Skip to main content

Koha 793

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 793 Çmimi 0,50

Identiteti i rrezikuar apo asimilimi politik ISSN 1800-5696

Intelektuali i vërtetë

Festa që i bashkon shqiptarët anembanë botës


PËRMBAJTJE

6

12 Nëntori zhgënjyes në Malësi

Të dehur nga vetëkënaqësia, mendjemadhësia dhe bajraktarizmi

16

18 Vlerë e shtuar në letërsinë tonë

Shoqatat kulturore-artistike shpalosën program të begatë folklorik

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017


PËRMBAJTJE

20

28 Kërkimi shkencor kthehet në traditë

Një thesar i pashtershëm dhe i papërsëritshëm

30

34 Spektakël i madh sportiv me mjeshtër të mëdhenj

Plan për malazezimin e Ulqinit

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 7 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 793 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Identiteti i rrezikuar ulqinaka r e apo asimilimi politik u g n u m e ë ir h s ë d jëet ma h n o t i tr je a Te uk

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Intelektuali i vërtetë

i vërtetë Intelektuali

Festa që i bashkon shqiptarët anembanë botës

anembanë botës shqiptarët bashkon Festa që i

apo asimilimi politik

Identiteti i rrezikuar avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë

2016 e enjte, 8 dhjetor

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë

2016 e enjte, 15 dhjetor

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Darmanoviq: Demarkacioni tash është problem i Kosovës Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndonëse Komisioni Qeveritar i Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja e vitit 2015 mes dy vendeve nuk është e rregullt. “Çështja e demarkacionit tani është problem i Kosovës. Parlamenti i

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Malit të Zi asnjëherë nuk ka anuluar marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë as tani”, ka thënë Darmanoviq për agjencinë e lajmeve “Nova”, duke shtuar se beson në fuqinë demokratike të institucioneve të Kosovës. Ky reagim pason procedimin që të hënën ka bërë Qeveria e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, marrëvesh-

jen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës Haradinaj dhe partia e tij kanë kundërshtuar nga fillimi demarkacionin me Malin e Zi duke pretenduar se Kosova po humb territor dhe se rishikimi i saj ka qenë një nga premtimet e para të kryeministrit të ri para se të marrë detyrën. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Reagim i KKSH-së lidhur me situatën në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

Ministria e Arsimit dhe drejtoria e Shkollës të zgjidhin situatën e krijuar Ulqin - Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka përcjellur me vëmendje situatën e krijuar në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq”. KKSH shpreh shqetësimin për bojkotimin e mësimit nga një pjesë e nxënësve shqiptarë për shkak të moszbatimit dhe mosrealizimit të së drejtës së arsimimit në gjuhën amtare shqipe në disa lëndë. KKSH vlerëson se situata e krijuar është pasojë e politizimit të sistemit arsimor dhe e mosgarantimit të së drejtës së arsimimit të plotë në gjuhën shqipe, për ç’gjë kemi kërkuar zyrtarisht në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Arsimit, nëpërmjet shkresave dhe takimeve me përfaqësues të kësaj Ministrie, zgjidhjen e këtij problemi. Kujtojmë me këtë rast se Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq”

është një prej rasteve, ku nxënësve shqiptarë iu mohohet e drejta e arsimimit të plotë në gjuhën amtare, por raste të tilla ka edhe në disa shkolla të tjera në gjuhën shqipe në Mal të Zi. KKSH rikujton se e drejta e arsimimit në gjuhën amtare përbën një nga të drejtat themelore, e bazuar dhe e garantuar me konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Malit të Zi dhe Ligjin e përgjithshëm të arsimit. KKSH thotë se ka shpresuar “që situata e krijuar në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” do të zgjidhet dhe se Ministria e Arsimit do të vetëdijësohet, por për fat të keq ka munguar vullneti i mirë”. KKSH vëren se në vend që të zgjidhen, janë thelluar problemet dhe se ata që vuajnë janë nxënësit shqip-

tarë. Fëmijët janë më të pafajshmit në këtë mes dhe pësojnë për shkak të veprimeve të të tjerëve. Për këtë arsye, KKSH fton Ministrinë e Arsimit dhe drejtorinë e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” që të marrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e situatës së krijuar. KKSH po ashtu i bën thirrje edhe një herë Ministrisë së Arsimit që të miratojë dhe realizojë kërkesat e KKSH-së dhe përfundimet e Grupit të punës për arsimin shqip. KKSH shprehet se do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e të drejtës së arsimimit në gjuhën amtare shqipe dhe nuk do të lejojë, duke bërë publike dhe denoncojë, shkeljen e të drejtave në dëm të arsimit shqip dhe fëmijëve shqiptarë (Kohapress) në Mal të Zi.

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet lokale në Malësi dhe dualizmi i liderëve politikë shqiptarë

Të dehur nga vetë mendjemadhësia Ali Salaj

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Disa analistë nuk i ftuan partitë shqiptare në një koalicion parazgjedho listë zgjedhore. Nuk i mbështetën “pinjollët e Malësisë” në mënyrë të b tek elektorati shqiptar u kthye në batutën më qesharake, si “Laknori i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ëkënaqësia, dhe bajraktarizmi

or. Nuk kërkuan bashkimin e tyre për të mirën e Malësisë, por bënë thirrje që vota t’i jepet vetëm njërës barabartë, por shkuan aq larg saqë bënë krahasime megalomane me epitete si “Makroni i Malësisë”, që Malësisë”, për të definuar pozitën e lidershipit sot në Mal të Zi Votat e zgjedhjeve lokale në Malësi i nxorën lakuriq partitë politike shqiptare. Nxori lakuriq egon e përfaqësuesve politikë, mendjemadhësinë dhe bajraktarizmin e tyre. Nxori lakuriq edhe “Marrëveshjen parimore” për bashkëpunim paszgjedhor, e cila nuk ishte asgjë tjetër vetëm një mjegullnajë dhe mashtrim për votuesit shqiptarë. Loja e tyre, si në teatrin e absurdit, nuk i lejoi këta burra që të krijonin një koalicion parazgjedhor. Inatet dhe urrejtja kundër njëri-tjetrit nuk e la Malësinë të bashkohet. Sikur vetëm pak këta liderë të ishin tolerantë, të sinqertë dhe bashkëpunues, do të dakordoheshin për një koalicion parazgjedhor që pa dyshim do të mbështetej fuqishëm nga votuesit, i cili me zemër beson në bashkim, i prirur nga efekti socio-psikologjik që nxitë masën. Koalicioni i tillë do të ishte motiv shtesë për votuesit shqiptarë dhe me siguri do të rezultonte me dy këshilltarë më shumë në favor të partive shqiptare, duke e dobësuar gjithsesi DPS-në në këto zgjedhje. Partitë politike shqiptare jo që nuk bënë koalicion parazgjedhor, por zhvilluan një fushatë të ashpër kundër njëri-tjetrit. Fushata nisi në faqet e gazetave malazeze “Dan”, “Vijesti” dhe “Pobjeda”, për të vazhduar nëpër mediat sociale ku shpërfillen njëritjetrin me akuza të ndërsjella, duke harruar se përballë e kishin DPS-në.

Në portalet partiake u angazhuan “analistë” të grupimeve të interesit që preferonin një parti ose një lider të caktuar, duke i denoncuar partitë dhe liderët tjerë, gjë që edhe më shumë thelloi përçarjen ndërshqiptare. Disa nga këta analistë nuk i ftuan partitë shqiptare në një koalicion parazgjedhor. Nuk kërkuan bashkimin e tyre për të mirën e Malësisë, por bënë thirrje që vota t’i jepet vetëm njërës listë zgjedhore. Nuk i mbështetën “pinjollët e Malësisë” në mënyrë të barabartë, por shkuan aq larg saqë bënë krahasime megalomane me epitete si “Makroni i Malësisë”, që tek elektorati shqiptar u kthye në batutën më qesharake, si “Laknori i Malësisë”, për të definuar pozitën e lidershipit sot në Mal të Zi. Megjithatë, definimin më të qëlluar të lidershipit shqiptar në Mal të Zi e bëri këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj. I zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve në Malësi, Nikprelaj iu kushtoi atyre një këngë me çifteli, ku lidershipat shqiptarë i quan “Liderluca”, kurse një strofë i këngës në mënyrën më figurative pasqyron dualizmin e liderëve dhe të partive politike shqiptare në Mal të Zi: “Liderlucat o ndër oxhaqe Herë me bërka, herë mustaqe, Tue shtua peshë, tue ba kile Pa u mërzitë se po ban hile Nëpër çanta shlivovica Tue luftua o për pakica” (N. Nikprelaj)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“

Në portalet partiake u angazhuan “analistë” të grupimeve të interesit që preferonin një parti ose një lider të caktuar, duke i denoncuar partitë dhe liderët tjerë, gjë që edhe më shumë thelloi përçarjen ndërshqiptare

Dhe në vend që liderët shqiptarë të reflektojnë për rezultatin dështues dhe të japin dorëheqje, ata po bëjnë bilancin e suksesit duke e shpallur partinë e vet si “subjektin më të madh nacional”! Kështu të dehur nga vetëkënaqësia, ata po bëhen gati t’i turren edhe Ulqinit në zgjedhjet e 4 shkurtit, për të përhapur edhe më shumë farën e përçarjes te shqiptarët në Mal të Zi. Edhe atje po i bëjnë “përgatitjet intensive” që bashkë me partitë tjera shqiptare që veprojnë në Ulqin ta instalojnë sa më mirë DPS-në e Gjukanoviqit. Nuk thotë kot një proverb i njohur popullor se “qeni i keq ta bie ujkun në torishtë”. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Identiteti i rrezi apo asimilimi p

Në saje të rezultateve të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tuzit që u mbajtën javën e fundit të nëntorit, del qartë se subjektet politike nacionale shqiptare nuk janë duke u mbështetur nga votuesit shqiptarë, nga del se kemi të bëjmë me një çështje komplekse, ku përveç presionit permanent nga ana e pushtetit, përkatësisht nga partitë të ashtuquajtura qytetare, kemi të bëjmë me një proces i cili është duke ndikuar në zbehjen e identitetit të subjekteve politike shqiptare me pasoja asimilimin politik të këtij mjedisi

Nail Draga

Në prag të zgjedhjeve lokale në Tuz(26 nëntor 2017), mediat njoftuan se në mes subjekteve nacionale të shqiptarëve në Malësi(ASH,UDSH dhe LDSH), u arrit një marrëveshje e cila i obligonte nënshkruesit për të qenë unikë në zgjedhje, pra te dalin me një listë të përbashkët. Por, duke ditur rrethanat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë si dhe animozitetet në mes subjekteve shqiptare, nuk ishin të paktë ata që dyshuan për një marrëveshje në mes palëve nënshkruese. Dhe, ashtu siç u dyshua, dy-tre ditë më pas, opinioni u informua se nuk kemi të bëjmë me listë të përbashkët zgjedhore, por ajo mundësi ekziston pas zgjedhjeve. Marrëveshja filloi të mohohej pikërisht nga ata te cilët e kishin nënshkruar, nga del se kishim të bënim me një akt jo të vullnetshëm, por më tepër si akt mediatik sesa me seri-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

ozitetin politik. Duke marrë parasysh përvojën e kaluar por edhe gjendjen aktuale, del se ishin të kota përpjekjet e Tiranës për unifikim të spektrit politik shqiptar në Malësi. Nga një qëndrim i tillë ne lidhje me ketë marrëveshje me drejt do të ishte të thuhej se janë marrë vesh për mos me u marrë vesh(!).

Mbështetje nga diaspora

Edhe pse ishte një mbështetje aktive nga ana e diasporës shqiptare me banim në SHBA me origjinë nga Malësia që votuesit shqiptarë në Malësi të votojnë subjektet politike shqiptare, rezultati i zgjedhjeve nuk ishte i favorshëm, sepse partia më e votuar doli ajo joshqiptare(DPS), e cila njëherit fitoi edhe numrin më të madh të mandateve të këshilltarëve (15) për Komunën e Tuzit. Nga ana tjetër, subjektet politike shqiptare(ASH,UDSH,LDSH) të cilat morën pjesë në zgjedhje veç e veç, fituan 12 mandate apo 37.5%, duke i mundësuar të tjerëve të formojnë pushtetin lokal. Është çështje tjetër se a do të jetë pjesë e pushtetit lokal ndonjë subjekt nacional shqip-

tar, sepse shumica parlamentare lokale mund të formohet pa subjektet shqiptare.

Mundësi korrigjimi për malësorët në vitin 2018

Duke marrë parasysh se ne vitin 2018, qytetarët e Malësisë do të votojnë edhe dy herë të tjera, votimi i 26 nëntorit 2017, ishte testi i parë i votuesve të Malësisë, andaj ekziston mundësi reale për korrigjimin e gjendjes ekzistuese. Nuk ka dilemë se kjo çështje do të jetë në agjendën e analizave të subjekteve përkatëse, për të analizuar çdo qendër votimi, duke nxjerrë përfundime të qëndrueshme për veprim të mëtutjeshëm. Votimet ishin ato që ishin dhe duhet qenë realist për të pranuar së qytetarët votuan ashtu siç kanë dëshiruar me vullnet të lirë apo me presion, duke anashkaluar subjektet nacionale dhe duke votuar ato të ashtuquajtura parti qytetare në përqindje më të madhe. Për njohësit e rrethanave shoqërore dhe sociale në Malësi, një votim i tillë nuk ishte befasi sepse pakkush ka shpresuar se do të ndodhte ndonjë mrekulli. Një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ikuar politik konstatim i tillë mbështetet në faktin se partia e pushtetit(DPS) në Malësi ka mbështetësit e vet tradicionalë vite më radhë, e trashëguar nga koha e monizmit.

Politika e pushtetit dhe identiteti i zbehur

Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me elektoratin votues në Malësi, nuk dallon shumë nga viset e tjera shqiptare, por duhet thënë se ky mjedis në aspektin politik është shumë heterogjen, ku subjektet politike shqiptare e kanë të vështirë të jenë superiore ndaj subjekteve të tjera të ashtuquajtura qytetare. Ndërkohë politika perfide e pushtetit me metoda të ndryshme ka ndikuar në zbehjen e subjekteve politike shqiptare, nga del se subjektet malazeze apo si thuhet gjoja qytetare, kanë arritur këtu të kenë votues të tyre, duke dobësuar unitetin e elektoratit votues shqiptar. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që moskoordinimi për gjetjen e një modusi për unifikimin e subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët zgjedhore ka dekurajuar votuesit shqiptarë, duke vlerësuar situatën se kemi të bëjmë me interesa personale të grupimeve të ndryshme e jo të atyre kombëtare. Ndërkohë, nuk duhet përjashtuar as listat me kandidatët e propozuar për këshilltarë, që nuk ka dilemë se kanë mundur të jenë më të pranueshme për votuesit. Në këtë gamë nuk duhet përjashtuar as qasjen lideriste e ataviste të disa përfaqësuesve të subjekteve politike, që ka ndikuar në dekurajimin e elektoratit votues shqiptar.

Partitë qytetare dhe asimilimi politik i Malësisë

Duke i cilësuar këto zgjedhje lokale si historike, kemi pasur angazhimin permanent të pushtetit (DPS) përmes premtimeve të ndryshme dhe formave të tjera të presionit, duke ndikuar në elektoratin e Malësisë, në mënyrë identike si në zgjedhjet e kaluara. Ishte ky një veprim perfid i tyre si duket për të përgatitur strukturën e re kadrovike për komunën e pavarur, për ta udhëhequr në mandatin e ardhshëm. Po ashtu ka vijuar propaganda e pushtetit duke favorizuar konceptin qytetar të subjekteve politike si më të pranueshëm në nivel shtetëror e duke mënjanuar atë nacional. Një veprim i tillë demagogjik i pushtetit nuk është i panjohur te shqiptarët, sepse kemi të bëjmë me një qasje të bashkërenduar me pasoja për këtë mjedis. Është pikërisht kjo qasje e pushtetit që ka ndikuar në zbehjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

identitetit politik të Malësisë, çështje kjo e cila ka filluar të marrë përmasa shqetësuese. Nëse nuk do të kemi ndryshim sasior në të ardhmen, komunën e pavarur të Tuzit ka gjasa maksimale ta udhëheqin partitë nga korpusi qytetar, duke i mënjanuar ato nacionale shqiptare. Nëse partive qytetare malazeze iu shtojmë edhe atë boshnjake e cila këtu ka elektorat të konsiderueshëm, është e qartë se malësorët do të jenë të huaj në shtëpi të vet. Janë këto plane të pushtetit me strategji perfide që quhet asimilim politik i Malësisë, duke rrezikuar identitetin kombëtar shqiptar të Malësisë. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me manipulim ordiner, sepse përfaqësuesit e subjekteve politike qytetare malazeze, nuk mund të jenë përfaqësuesit autentikë të Malësisë, sepse të tillë mund të jenë vetëm të zgjedhurit nga partitë nacionale shqiptare. Dhjetor 2017 E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Intelektuali i vërtetë

Njerëzit intelektualë duhet që gjithmonë të jenë në kërkim dhe argumentim të së vërtetës për interesin e përgjithshëm. Ata duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në ngjarjet dhe në korrigjimin e politikës dhe dukurive të tjera negative të shoqërisë. Ata duhet të konsultojnë faktet dhe faktorët. Duhet të jenë vigjilentë për mënyrat e tjera alternative. Vetëm për intelektualët e tillë shoqëria jonë do të ketë nevojë permanente

Qani Osmani

Që në fillim nuk duhet harruar se fjala intelektual ka prejardhjen nga gjuha latine “Intellectus” dhe kjo nënkupton çdo person nga të dy gjinitë njerëzore, që njohuritë dhe dijen e tyre e vënë në shërbim të shoqërisë njerëzore. Konceptet e intelektualëve duhet të priren nga objektivi që shoqëria të jetojë në paqe, në dashuri, drejtësi, mirësi e respekt. Duke qenë të nderuar nga vendi, kombi ose rrethi ku jetojnë, përgjegjësia më e madhe ndaj proceseve të një shoqërie pa mëdyshje është ajo e intelektualëve, njerëzve të ditur. Intelektualët e vërtetë paraqesin forcën kryesore të prezantimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit të mirëqenies shoqërore në përgjithësi. Shumë herë në fjalorin dhe shkrimet tona është përmendur e shkruar edhe për rolin e intelektualit, përgjegjësinë, mospajtimet, heshtjen dhe vendin që i takon atij në shoqëri. Është folur dhe diskutuar për njeriun që, në kuptim të

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

mirëfilltë të fjalës intelektual, është i detyruar që me punën dhe veprën e tij të bëhet udhërrëfyes i avangardës së të gjitha proceseve përparimtare të shoqërisë dhe kombit që i takon. Përgjegjësia dhe fjala e intelektualit është padyshim e “vërteta”. Për bartësit e emrit intelektual dhe përgjegjësitë që i takojnë atij në shoqëri nuk mund të bëhet ndonjë përkufizim ose saktësim i prerë si më me thikë. Parësore është të kuptohen njeriu i vërtetë dhe paraqitja e tij si i tillë. Duke u mos u stërzgjatur pa nevojë në rolin që i takon intelektualit, do t’i referohemi thënies së V. Havelit i cili thotë “Se njeriu i tillë, padyshim, duhet të rebelohet për çdo gjë që nuk ecën mbarë në shoqëri”. Vendet dhe shoqëritë e dala nga luftërat dhe ato të cilat gjenden në periudha kalimtare përballen me shumë probleme dhe me epoka të gjata dhe kaotike. Këto periudha kohore karakterizohen me konfuzione, frikë dhe zhbërje kulturore, politike dhe shumë destruktivitete të tjera. Në këtë kuadër, roli i intelektualit është për të arritur që me zërin e tyre të reduktojnë këtë konfuzion dhe të paraqesin vizionet e reja. Në hapësirën tonë, duket se zëri i intelektualëve lenë shumë për të dëshiruar.

Krijohet përshtypja se intelektualët tanë ndodhen mes hapësirës së vërtetë të shprehjes dhe shkretëtirës së heshtjes. Intelektuali i vërtetë duhet që me zërin dhe punën e tij të ndikojë në rreth dhe shoqëri në kuptimin më të thellë. Ai duhet të mundohet për ta ndryshuar keqësimin dhe idetë e tij t’i plasojë tek publiku. Nga ana tjetër, mediat duhet të jenë mediat ato që ta legjitimojnë intelektualin. Nëse mediat nuk i japin hapësirë, fryma dhe zëri kritik i intelektualit nuk mund të gjënë rrugën e duhur deri tek audienca. Njerëzit intelektualë duhet që gjithmonë të jenë në kërkim dhe argumentim të së vërtetës për interesin e përgjithshëm. Ata duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në ngjarjet dhe në korrigjimin e politikës dhe dukurive të tjera negative të shoqërisë. Ata duhet të konsultojnë faktet dhe faktorët. Duhet të jenë vigjilentë për mënyrat e tjera alternative. Vetëm për intelektualët e tillë shoqëria jonë do të ketë nevojë permanente. Megjithatë, intelektualët nuk mund t’i ndryshojnë gjërat si me shkop magjik. Ata duhet të jenë promotorët e mendimit optimist dhe njerëz të mendimeve bujare. Fryma dhe zëri kritik i shoqërisë, i alternativave konstruktive

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe i idealeve të pathyeshme ...Prandaj, talenti i tyre nuk duhet të jetë një luks, por një obligim edhe më i madh për të kërkuar të vërtetën dhe kujdesin për të mirën e shoqërisë. Me gjithë respektin për aftësitë intelektuale, pa një angazhim konkret, pa një aktivitet të veçantë mbi platformën e së vërtetës, intelektuali pushon të jetë intelektual edhe pse ai mund të jetë një ekspert, specialist apo shkencëtar i mirë. Vetëm mendimi publik me kompetenca intelektuale e morale e bën një intelektual të plotë dhe të kompletuar. Intelektualët e vërtetë janë njerëz të cilët jo vetëm që thonë ose shkruajnë diçka publikisht, por janë edhe të gatshëm për t’u përballur me sakrificat që u eksponohen. Ata nuk llogarisin koston e flijimeve në emër të së vërtetës. Njerëzit e tillë ia kushtojnë jetën vlerave kombëtare e universale dhe këto vlera i ngritin në aspektin profesional, human dhe në mënyrë të denjë. Intelektual i mirë duhet të bëhet si një lloj fanari për shoqërinë. Mënyra dhe puna e tyre është tregimi për rrugën drejt zhvillimit, mirëqenies dhe harmonisë shoqërore. Pavarësisht rrethanave shoqërore e historike, për të respektuar dinjite-

tin e të gjithëve, intelektuali i vërtetë armën e vetme e ka të vërtetën e pamposhtur, drejtësinë, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjithë këtë potencial ai futet në betejat e luftimit kundër të gjitha anti-vlerave njerëzore. Për t’i bërë sa më të qëndrueshme qëllimet tona sublime, kërkohet që në radhë të parë të krijohet një strukturë e qëndrueshme shoqërore. Kërkohet që t’i shmangemi ndikimit për krijimin e kastës servile të njerëzve të nënshtruar. Nevojitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend diletantët e zhurmshëm, pseudo-intelektualët me mendje të frustruara politike. Kërkohet demaskim deri në palcë ndaj karrieristëve dhe lidhjeve të tyre zinxhirore, intrigantëve dhe lajkatarëve që nxisin polemika të mërzitshme në shoqëri. Pastaj të luftohen shfaqjet mediokre e egocentriste të individëve, të cilët sillen të papërgjegjshëm para detyrave të caktuara, të mashtruesve, që për mungesë intelekti e afiniteti për udhëheqje, mburren me meritat që nuk u takojnë, apo përvetësojnë meritat e të tjerëve. Lirimi nga këto pseudo-prezantime të gabuara shpien jo vetëm në lumturin e jetës sonë, por edhe drejt vlerave

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të përhershme njerëzore. Intelektualët e vërtetë duhet të jenë shembulli paraprijës i rreshtimit drejt vërtetës. Vetëm intelektualët me frymë të pastër dhe dije të thellë janë thesar i çdo populli. Duhet thënë se dimensionet e përgjegjësive që i mbart fjala publike e intelektualit duhet kuptuar si të shenjta dhe të shtrenjta. Të pavërtetat dhe fjala e pavend të pseudo-intelektualëve janë një ultrahelmim me fuqi të madhe çorientuese. Askush më mirë se ne, shqiptarët, nuk e pagoi tagrin nga gjëmat, sharlatanizmin, fudullëkun e fjalët e pavërteta që dolën nga një taraf i pseudo-intelektualëve e që, fatkeqësisht, nga ato fjalë e të pavërteta, që ata bashkë me gënjeshtrat i kishin dhe ende i thithin bashkë me ajrin. Si rrjedhojë e kësaj stërkeqje, edhe sot e kemi llojin e intelektualit mediokër, intelektualin e mbyllur në vetvete, njeriun oportun, të cilit i mungon guximi për të thënë të vërtetën. Kemi intelektualin që fare lehtë nënshtrohet, pozicionohet e shndërrohet në servil të kujtdo qoftë. Kemi njeriun e brufulluar dhe të vetëquajtur intelektual, që me veprimet e papëlqyeshme gdhihet duke sulmuar qiellin. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet lokale

Nëntori zhgënjyes Mendoj që ka ardhur koha që liderët e partive shqiptare të mbajnë përgjegjësi politike e morale e jo të fajësojnë votuesit, por të punojnë e të ndryshojnë qasje ndaj problemeve e vështirësive të popullit. Ata duhet të kthejnë besimin e humbur duke pranuar gabimet në të shkuarën dhe duke qenë më modestë në interesat e arritjet personale ndaj atyre shoqërore Ulkiana Tela

Edhe pse në prag të ,,Ditës së shenjtë Arbërore,, kësaj date të rëndësishme për kombin tonë, datë kjo e bashkimit dhe fitores së popullit tonë të shumëvuajtur, në këtë nëntor u zgjuam të zhgënjyer e të hidhëruar nga disfata e thellë e partive shqiptare në zgjedhjet lokale në Malësi. Pritshmëria se këto ditë krenarie do festonim me zemër plot e me dinjitet që kemi ruajtur identitetin tonë kombëtar, vlerat e traditat tona. Ajo e shenjta besë e shqiptarit u thye, një hije turpi mbulon atë trevë kreshnike. Sot Malësia heshtë e ka ulur kokën, sot s’kanë vlerë këngët e vallet, sot flamurin mos e ngritni lëreni në gjysmë shtizë, sot le të vajtojë Malësia, jo për vete, por për ata që e tradhtuan, që u mashtruan nga e keqja e u shitën për pak.

“

12

Ndonëse u bë një përpjekje zyrtare nga Tirana dhe Prishtina që të krijohej një platformë e përbashkët mes partive shqiptare në mënyrë që të bashkohen për t’i ofruar elektoratit shqiptar një mundësi zgjedhjeje, mirëpo siç ndodh rëndom në këto 27 vite pluralizëm politik, prapë historia e njëjtë përsëritet me dështimin e marrëveshjes dhe aty fillon e gjitha nga e para, debati dhe akuza për fajtorin, ku topi gjuhet sa në njërën aq edhe në palën tjetrën, duke u larguar nga ajo kryesorja, përçarja! Diaspora edhe kësaj radhë nuk heshti, pavarësisht largësisë dhe bindjeve të ndryshme, ata dërguan përmes një letre jehonën emocionale e atdhedashëse duke kërkuar nga populli që të votohet shqip e të mbështeteshin partitë shqiptare. Ata u munduan që të zgjonin ndjenjën atdhedashëse në mënyrë që të jenë malësorët zot të vendit të vet, dhe donin t’ua kujtonin të kaluarën dhe premtimet që u shndërronin në

mashtrime, kërkuan që bijtë e bijat e asaj toke të ndëshkonin me votë këtë politikë që ndër vite i la në skamje, të papunë e të zhvlerësuar e përbuzur, kërkuan të ndëshkohen ato që ndër vite s’na lënë rrugë tjetër përveç rrugës së mërgimit „për një jetë më të mirë”, ata kërkuan, mirëpo rezultatet vyshkën kërkesën dhe shpresën

Realiteti i këtyre zgjedhjeve nuk mund të përkthehet ndryshe nga nevoja për ndryshimin e skenës politike dhe largimin e njerëzve të korruptuar e marioneta që jetojnë për interesat personale para atyre kombëtare. Por nga ana tjetër edhe votuesi shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm dhe me vizionar për të ardhmen, ato nuk duhet t’ia lejojnë vetes gabimin e të rënit pre e mashtrimeve, blerjes apo premtimeve

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

s në Malësi e tyre. Realiteti i sotëm të bën të pyesësh veten se mos vallë ne jemi zhveshur nga çdo gjë e jona, nga kombi, atdheu ,nga e kaluara jonë; mos vallë kemi filluar të harrojmë kush jemi, bijtë e kujt jemi? Mendoj që ka ardhur koha që liderët e partive shqiptare të mbajnë përgjegjësi politike e morale e jo të fajësojnë votuesit, por të punojnë e të ndryshojnë qasje ndaj problemeve e vështirësive të popullit. Ata duhet të kthejnë besimin e humbur duke pranuar gabimet në të shkuarën dhe duke qenë me modest në interesat e arritjet personale ndaj atyre shoqërore. Besoj se ka kaluar koha e politikanëve të tillë dhe këtë po e bën të njohur votuesi shqiptar. Ndoshta është koha që të krijohen programe

afatgjatë e të mirëfilltë për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, e jo si deri tani me doracak parazgjedhor sa për sy e faqe. Realiteti i këtyre zgjedhjeve nuk mund të përkthehet ndryshe nga nevoja për ndryshimin e skenës politike dhe largimin e njerëzve të korruptuar e marioneta që jetojnë për interesat personale para atyre kombëtare. Por nga ana tjetër edhe votuesi shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm dhe me vizionar për të ardhmen, ato nuk duhet t’ia lejojnë vetes gabimin e të rënit pre e mashtrimeve, blerjes apo premtimeve. Në mënyrë të veçantë duhet të vetëdijsojmë të rinjtë, të cilët me premtimin e një vendi pune ndihen të detyruar të nënshtrohen zgjedhjes së pushtetit dhe të largohen nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“

E gjithë kjo që ndodhi në Malësi është një kambanë alarmi për partitë shqiptare që po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin, në mënyrë që të mos përjetojnë fiasko të njëjtë

të qënurit vetvetja e të aftë për të vetëvendosur. E gjithë kjo që ndodhi në Malësi është një kambanë alarmi për partitë shqiptare që po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin, në mënyrë që të mos përjetojnë fiasko të njëjtë, por të marrin mësim nga kjo e ndodhur, të ulen e të analizojnë gabimet dhe të metat e tyre, të krijojnë kauza me vlerë gjithëpopullore si dhe të mundësojnë përfshirjen e të rinjve në numër sa më të lartë.

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi në Ulqin 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Festa që i bashkon shqiptarët anembanë botës Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi të martën mbrëma 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit kombëtar me një manifestim të gërshetuar me këngë, muzikë dhe recitime. Manifestimi ka filluar me intonimin e Himnit Kombëtar. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, ka thënë se 28 Nëntori është festa që i bashkon shqiptarët anembanë botës dhe që ata i bën një. “Andaj, jemi tubuar që në shoqërinë e njëri-tjetrit të kthejmë sytë nga e kaluara jetike, jemi mbledhur të kujtojmë kush jemi. Shpesh në shoqërinë moderne ndodh që njeriu të pushojë së reflektuari atëherë kur më së shumti është nevoja për një kthim në kohë. Këtë përherë na kujton nëntori. Edhe këtë 28 Nëntor do të theksojmë se jemi ndër popujt e rrallë, autokton, që jetojnë të grimcuar në shtete rreth e qark tokës amë,

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak“, ka thënë ai. Nimanbegu ka theksuar se gjatë këtyre katër viteve, KKSH ka pasur fokusin në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe si rrjedhim është angazhuar në çështjet e arsimit shqip në Mal të Zi. Ai ka përmendur disa nga të arriturat në fushën e arsimit, informimit në gjuhën shqipe etj. „Demokratizimi i mëtejshëm i Malit të Zi, kërkesat politike për decentralizim, rritja e ingerencave të komunave, përmirësimi i të drejtave politike, avancimi i të drejtave që na takojnë të gjithëve pa dallim politik, treve, gjinie apo feje, do të jenë synimi ynë i vazhdueshëm“, është shprehur ai, duke shpresuar që edhe në vazhdim KKSH-ja do të vazhdojë të kontribuojë në ndalimin e asimilimit kombëtar. Më pas për të pranishmit është shfaqur programi kulturor, ku kanë

“

“Shpesh në shoqërinë moderne ndodh që njeriu të pushojë së reflektuari atëherë kur më së shumti është nevoja për një kthim në kohë. Këtë përherë na kujton nëntori. Edhe këtë 28 Nëntor do të theksojmë se jemi ndër popujt e rrallë, autokton, që jetojnë të grimcuar në shtete rreth e qark tokës amë, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak“, ka thënë kryetari i KKSHsë, Genci Nimanbegu

marrë pjesë SHKA “Dulcinea” nga Ulqini, Grupi Folklorik i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” - Ostros”, Ansambli “Tradita” nga Ana e Malit, Grupi i Folklorit “Trëndafilat e Shën Terezës”, SHKA “Ana e Malit” dhe rapsodi Ilmadi Zaga, SHKA “Zana e Ulqinit”, si dhe aktori i Teatrit „Migjeni“ – Shkodër, Bruno Shllaku, të cilët me paraqitjen e tyre kanë krijuar emocione dhe elektrizuar atmosferën tek të pranishmit. Me këtë rast, Shoqata “Qyteti Krijues” organizoi në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës ekspozitën me veshje tradicionale dhe punime të dorës. Po të njëjtën ditë, është organizuar edicioni i gjashtë i Maratonës së Pavarësisë në relacionin Shkodër – Ulqin. Aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit janë realizuar në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Real-


KULTURË

Foto: Studio PRO

izimin e të Drejtave të Pakicave. Në manifestim kanë marrë pjesë ndër të tjerë ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, kryetari i Ko-

munës së Ulqinit dhe përfaqësues tjerë të pushteti vendor, ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, zëvendës am-

basadorja e Maqedonisë, dhe shumë personalitete të tjera nga fusha të ndryshme. i. k. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Malësi u shënua 105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Shoqatat kulturoreprogram të begatë f Tuz- 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është shënuar edhe këtë vit në Malësi nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Koha”, e cila njëkohësisht shënoi dhe dyzetvjetorin e themelimit , me mbështetje të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, me ç rast u shfaq një koncert me muzikë folklorike, me pjesëmarrje të një numri relativisht të madh të anëtarëve të rinj të kësaj shoqate.

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Në këtë mbrëmje argëruese për nder të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit tonë kombëtar ka qenë prezent një publik shumë i madh, adhurues të folklorit dhe këngës shgipe nga të gjitha viset e Malësisë por dhe mysafirë të ftuar e autoritete të fushave të ndryshme. Në hapje të kësaj mbrëmjeje kulturore-artistike pas intonimit të himnit kombëtar, u tha se festa e 28 Nëntorit është një ditë e cila i bashkon shqiptarët më shumë se asnjë datë tjetër, duke i njëjtësur ata pa dallime

krahinore apo konfesionale. Në të njëjtën kohë, në fjalën përshëndetëse kryetari i SHKA “Koha” nga Dinosha, Sylejman Beqaj, ka prezantuar në retrospektivë rrugëtimin e veprimtarisë kulturore të kësaj shoqate në dyzet vitet e kaluara, duke theksuar se përvjetori i 40-të, e gjen këtë shoqatë me rritjen e numrit të anëtarëve të rinj të cilët i japin shpresë kësaj shoqatë për vazhdimin e traditës. “Për të arritur këtu është dashur të kalohet një rrugë e gjatë dyzetvjeçare e mbushur me plot angazhime dhe sakrifica, por gjithherë e mbushur me entuziazëm dhe dashuri, me të vetmin qëllim për të ruajtur folklorin nga harresa e për t’ua përcjellë gjeneratave të reja trashëgiminë tonë të pasur kulturore. Këtë rrugë e kanë përshkuar gjatë këtyre viteve gjenerata të tëra, të rinj nga Dinosha me rrethina dhe më gjerë”, theksoi Beqaj, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë shoqatë ndër vite si dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave etj, për mbështetje


KULTURË

-artistike shpalosën folklorik në organizimin e shënimit të këtij përvjetori dhe të 28 Nëntorit. Në fillim të kësaj mbrëmjeje folklorike SHKA “Koha” ka prezantuar anëtarët më vegjël të cilët kanë debutuar në skenë me kostume kombëtare, duke interpretuar disa këngë dhe poezi të cilat u duartrokitën ngrohtësisht nga publiku në sallë, ndërkohë që pikat e tjera nga agjenda programore kjo shoqatë i ka shfaqur në fund të këtij koncerti festiv. Këtij koncerti ia shtuan madhështinë edhe prania e pesë shoqatave të tjera kulturore-artistike në vend, si: SHKA “Besa”, SHKA “Dedë Gjon Luli”, SHKA “Liria”, Ansambli “Shqiponja”, SHKA “Ramadan Sharkiq” si dhe lahutari Gjokë Kalaj të cilët për afro dy orë kanë kënaqur publikun e pranishëm me këngë e valle folklorike të gërshetuara edhe me recitime, duke interpretuar me një skenografi dinjitoze. Në kuadër të kremtimit të përvjetorit të 40-t të SHKA “Koha” dhe të 105- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është shpalosur dhe një ekspozitë fotografish nga arkivi 40- vjeçar i veprimtarisë së SHKA “Koha”, e cila ka qëndruar e hapur në hollin t. u. e QKI “Malësia”.

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Romani “Nata në Sion” i Anton Gjuravçaj u promovua në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” në Nju

Vlerë e shtuar në letërsinë tonë

Ky roman i Anton Gjuravçajt na rikujton historitë e tragjeditë shqiptare për pesë shekuj gjak e lot . Ta rikujton vuajtjen e sakrificën e stërgjyshërve tanë të pa epur dhe gjakimin për t’u çliruar nga perandoria e errët Aziatike. Ky roman historik në fakt është letërsi e përplasjeve dhe ndriçimeve historike, është libër i kauzës kombëtare e letrare, është atlasi historik për një kategori lexuesish të etur për njohje por edhe një lloj shpalosjeje e vuajtjeve të kombit shqiptar në robërinë Otomane

Dalip Greca

Ligjёrusi Velaj, duke vlerësuar romanin tha se: Ky është roman i thellësive historike dhe të një kulture mahnitëse të njohjes universale që në epiqendër të rrëfimit romanor ka diskursin etno – psikologjik të shqiptarëve nëpër shekuj dhe përplasjet e tij për të mbijetuar nga dhuna osmane. Ky në fakt është roman i ashtënisë shqiptare, ku përshkruhet i gjithë kozmosi lirik dhe epik i këtij fisi të fisshëm që fati historik e përplasi me kulturën e robëruesit osman që kurrë nuk kurseu asnjë mjet për ta asimiluar , stërkequr, dezorientuar, e zhbërë nga faqja e dheut këtë komb të lashtë. Etika letrare , epistimiologjia e njohjes historike dhe virtyti prej malësori i Anton Gjuravçaj janë kauza që këtë autor e kanë shtyrë që gjithmonë të trajtojë kësi lloj temash që në epiqendër të rrëfimit romanor e letrar e kanë etno – gjenezën tonë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

, psikologjinë shqiptare, virtytet e traditat e tij që nga mileniumet, por edhe disa elemente destruktiviteti të cilat sipas autorit janë edhe shkaku e pasoja e rrëshqitjeve tona nëpër kohë e hapësirë. Sipas shkrimtarit Velaj, ... Romani , “Nata ne Sion ‘’ është një vlerë e shtuar në letërsinë tonë naciona-

le jo se Antoni është i vetmi që shqyrton tema kaq të çmueshme porse fuqia e tij ideore dhe meditative dallon nga krijuesit e tjerë të cilët esencat dhe përshkrimet historike i trajtojnë në mënyrë krejt formaliste dhe më një lloj romantizmi të cekët letrar e krejtësisht patetik. Ai përtej subjektivizmit flet për realitetet historike me nota psikologjike si një kronist letrar jo për ti bërë paradigmë historisë sonë sa epike po aq legjendare porse për ta dëshmuar unin e tij letrar dhe prejardhjen e ndjesinë e tij shqiptare. Autori përmes këtij romani na flet më gjuhën e simboleve here si përjetues i ngjarjeve e herë si zë i dytë i ndërgjegjes sonë të vrarë kolektive. Është pra ky një gjakim artistik që i shpall luftë humnerave të kohës, zbrazëtive e vakumeve tona ekzistenciale e historike, joshjeve ideologjike, servilizmit tonë shekullor që si skulpturat e varrosura në dhe nuk e shijojnë dritën as ngrohtësinë e dobisë së botës , po as të fryteve që burojnë nga palca e kombit. Por autori


KULTURË

u Jork (2)

Gjuravçaj nuk frymëzohet nga mitet as legjendat por nga realiteti ynë i hidhur historik. Ai përmes rrëfimeve transcendentale e letrare flet për kauzat e virtytet shqiptare, rezistencat titanike te malësoreve e shqiptareve ne përgjithësi, përballë një perandorie skëterre siç ishte ajo osmane, duke vënë në pah fisnikërinë e bujarinë e malësorit , shpirtin titanik e gjallues të tyre, ritet, traditat, e bujarinë, mëkëmbjet, fenë e dashurinë, pas rrënimeve dhe ruajtjen e palcës kombëtare deri në ketë fillim shekulli. Është shpirti i etur intelektual, gjenetika prej malësori , ndjesia morale e letrare që e shtynë autorin Gjuravçaj për të reflektuar për vlerat më sublime të atdheut të mbështjellura me shembuj të lartë vetëmohimi e sakrifice. Është ky roman i cili flet për hakmarrjet, vetërrënimet, kaoset shpirtërore e qeveritare, hierarkinë ushtarake në

njërën anë përzier me zërat e daulleve e Miopinë e shekujve të errët të Perandorisë Osmane në njërën anë, dhe shpirtin Spartan e gjakimin për liri të një kombi të vogël i cili pamëshirshëm dhunohet dhe abuzohet nga njerëzit e kësaj perandorie së bashku me një grup bashkëpunëtorësh servilë ku e kush më shumë rrënon pamëshirshëm atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nё mbyllje tё kumtesës sё tij Mhill Velaj tha se: . Ky roman i Anton Gjuravçajt na rikujton historitë e tragjeditë shqiptare për pesë shekuj gjak e lot . Ta rikujton vuajtjen e sakrificën e stërgjyshërve tanë të pa epur dhe gjakimin për t’u çliruar nga perandoria errët Aziatike. Ky roman historik në fakt është letërsi e përplasjeve dhe ndriçimeve historike, është libër i kauzës kombëtare e letrare, është

atlasi historik për një kategori lexuesish të etur për njohje por edhe një lloj shpalosjeje e vuajtjeve të kombit shqiptar në robërinë Otomane. Gjithë kjo histori letrare e ka një autor, e ky është pena e mendja e ndritur e Anton Gjuravçaj i cili vjen e i bën dritë edhe sivëllezërve të tij që jetojnë në Nju Jork e gjetiu për të na hequr nga mendja ,, Natën në Sion ,, të shqiptareve dhe për ta ndriçuar shtegun e dritës drejt integrimeve kulturore, etnike dhe euroatlantike. Autorit i uroj çdo të mirë në jetë, dhe Zoti e bekoftë mendjen e tij të ndritur dhe shtegun e tij letrar. Nё fund tё promovimit shkrimtari Anton Gjuravçaj u ёshtё përgjigjur pyetjeve dhe ka falënderuar organizatorët e promovimit, Kishёn Zoja e Shkodrёs, Shoqatёn Malёsia e Madhe, ligjëruesit dhe tё gjithë mbёshtëtsit. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Kërkimi shkencor k Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë “Harmonisation of Research and Education with Sustainable Development” 2017, me pjesëmarrjen e rreth 140 pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë nga e gjithë Shqipëria, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen në të njëjtën kohë dhe si pjesë e aktiviteteve të shumta që po zhvillon Universiteti “Luigj Gurakuqi“ i Shkodrës në kuadër të 60-vjetorit të krijimit Me pjesëmarrjen e rreth 140 pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë nga e gjithë Shqipëria, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zhvilluar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë “Harmonisation of Research and Education with Sustainable De-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

velopment” (HRESDE) 2017. Kërkimi shkencor, tashmë i kthyer në traditë në Universitetin e Shkodrës, i jep një dimension të ri këtij institucioni përballë sfidave që ka sot fusha akademike. Punimet e kërkuesve shkencorë, të mbështetura në një thellim epistimologjik përballë fenomenologjisë

dhe në një qasje empirike e teorike në funksion të praktikës, bënë të mundur që kjo konferencë ndërkombëtare të përmbushë misionin dhe të promovohet si vlerë shkencore universitare në shërbim të dijes studentore dhe publikut. Kjo konferencë ndërkombëtare shkencore vjen në të njëjtën kohë


MOZAIK

kthehet në traditë dhe si pjesë e aktiviteteve të shumta që po zhvillon Universiteti “Luigj Gurakuqi“ i Shkodrës në kuadër të 60-vjetorit të krijimit. Konferenca është hapur me fjalën përshëndetëse të rektorit të Universitetit, prof. Dr. Adem Bekteshi, i cili duke falënderuar pjesëmarrësit u shpreh se shkëmbimi i përvojave mes profesorëve dhe kërkuesve shkencorë të rajonit dhe më gjerë i shërben jo vetëm komunitetit shkencor, por edhe përgatitjes së specialisteve të rinj. “Konferencat shkencore janë kthyer në traditë të universitetit tonë dhe janë shprehje e dëshirës dhe e vullnetit të komunitetit kërkues të profesorëve për të arritur rezultate gjithnjë e më të mira në shkencë e përgatitjen e specialistëve të rinj”, theksoi ai. Sipas rektorit Bekteshi, organizimi i

kësaj konference ishte nismë e një grupi pedagogësh të përkushtuar jo vetëm në punën mësimore, por dhe atë kërkimore, një punë e cila duhet falënderuar dhe vlerësuar që nga fillimi deri në finalizimin e saj. “Pjesëmarrja e gjerë e specialistëve dhe kërkuesve nga universiteti ynë dhe universitetet e tjera të rajonit e më gjerë, e bënë këtë konferencë eveniment të rëndësishëm në shkëmbimin e eksperiencave, ideve dhe rezultateve në kërkimin shkencor”, pohoi rektori Bekteshi. Konferenca është përshëndetur gjithashtu nga emra të njohur të botës akademike të universiteteve të rajonit e më gjerë, si rektori i Universitetit te Kievit, Roman Vasko, Anna Dolfi nga Universiteti i Firencës etj. Punimet e rreth 140 kërkuesve shkencorë janë ndarë në pesë sek-

sione të ndryshme, të klasifikuara sipas profileve shkencore. Në konferencë pati punime shkencore në të gjitha fushat, si informatikë, teknologji, bio–kimi, fizikë, albanologji, gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, psikologji, sociologji, jurisprudencë, ekonomi, gjuhë të huaja etj. Të gjitha punimet e prezantuara do të përmblidhen në një libër, si pasuri e një fondi kërkimesh shkencore që ofron trupi akademik i studiuesve të rinj dhe jo vetëm kaq. Universiteti i Shkodrës është universiteti i dytë më i madh në Shqipëri. Pas Universitetit të Tiranës, është shtëpia më e madhe e dijes në veri të vendit, ku cilësia e mësimdhënies dhe stafi akademik kanë marrë gjithnjë vlerësime maksimale. Ardi Hoti E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin u përurua monografia dhe u hap ekspozita retrospektive e piktorit Gjergj Noc Martini

Monografia i siguron përjetësinë „Gergj Noc Martini me ikjen nga jeta, është shpërngulur në veprën e vet, fatkeqësisht të papërfunduar, e ndërprerë në fazën më të pjekur të krijimtarisë së artistit, kur nga ai me të drejtë janë pritur krijime kulmore artistike”, ka thënë akademiku Zuvdija Hoxhiq Ulqin – Në prani të një numri të madh të adhuruesve të artit, familjarëve, kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizatave joqeveritare etj., të hënën mbrëma në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin është bërë përurimi i monografisë dhe është hapur ekspozita retrospektive e piktorit Gjergj Noc Martini. Monografia është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe disa donatorëve të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba, ka thënë se monografia dhe ekspozita retrospektive vijnë në pesëvjetorin e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

ndarjes nga jeta të piktorit, prandaj kjo është edhe një mbrëmje përkujtimi dhe homazhi për këtë personalitet të artit dhe kulturës sonë. “Ne e kemi filluar këtë projekt me një vullnet dhe dashuri të madhe, dhe si kurorëzim i kësaj pune është kjo monografi, të cilën po e përurojmë sonte, me të cilën do të thosha se piktori Gjergj Noc Martini siguron përjetësinë, si njeri dhe si krijues”, është shprehur ai. Kallaba ka thënë se nga ata që e kanë njohur mirë dhe nga biografia e tij shihet qartë që piktori Gjergj Noc Martini ka qenë një person i angazhuar duke dhënë shumë për shoqërinë dhe mbase duke humbur nga krijimtaria e tij. “Përkundër kësaj, siç shihet edhe nga veprat e ekspozuara, Gjergji ka lënë trashëgimi një numër të madh veprash, me vlerë të madhe artistike, të vlerësuara nga kritika e artit”, ka thënë ai. Redaktorja e monografisë, piktorja Vahida Nimanbegu, ka thënë se e ka njohur dhe respektuar piktorin Gjergj Noc Martini, por edhe ai atë. Ajo ka thënë se nga respekti për piktorin dhe familjen e tij kanë filluar ta punojnë monografinë. Sipas saj, “emri i tij ka hyrë në historinë e artit figurativ të Malit të Zi dhe në këtë drejtim kritikët e shumtë e kanë vlerësuar punën e tij”. Akademiku Zuvdija Hoxhiq, njëri prej kolegëve më të afërt, që e ka njohur mirë jetën dhe artin e piktorit, ka thënë ndër të tjera se Gjergj Noc Martini të ka bërë për vete edhe me natyrën e tij,

fisnikërinë dhe mirësinë, njerëzoren. “Sikur në atë kohë anëtarët e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi t’i kishin anketuar se cili në mesin e tyre është më i dashuri dhe më i vlerësuari, përgjigjja do të ishte e njëzëshme: Gjergj Noc Martini”, është shprehur ai. Hoxhiq, njëherazi edhe recensent i monografisë, ka thënë se „Gergj Noc Martini me ikjen nga jeta, është shpërngulur në veprën e vet, fatkeqësisht të papërfunduar, e ndërprerë në fazën më të pjekur të krijimtarisë së artistit, kur nga ai me të drejtë janë pritur krijime kulmore artistike”. “Për fat të mirë, edhe ajo çfarë ka krijuar gjatë shumë dekadave, është e pasur, është e madhe, i siguron një vend të lartë në artin figurativ dhe në kulturën shqiptare dhe malazeze”, ka thënë ndër të tjera ai. Në emër të familjes, të pranishmit i ka përshëndetur mbesa e piktorit, Maria Noc Martini, e cila ka falënderuar SHAI „Art Club“, të gjithë ata që kanë punuar për realizimin e monografisë dhe donatorët. Me këtë rast, për publikun është shfaqur një emision për jetën dhe veprën e Gjergj Noc Martinit, i realizuar nga Televizioni i Malit të Zi në vitin 2008. Pas Ulqinit, përurimi i monografisë dhe hapja e ekspozitës retrospektive të piktorit Gjergj Noc Martini do të bëhet nesër mbrëma në Pavijonin artistik të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi në Podgoricë. (Kohapress)


MOZAIK

Foto: Studio PRO

U mbajt edicioni i gjashtë i Maratonës së Pavarësisë Shkodër-Ulqin

Triumfojnë Këllezi dhe Simoviq Ulqin/Shkodër – Maratona e Pavarësisë Ulqin-Shkodër, e nisur si një aktivitet me karakter simbolik në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për çdo vit e më tepër po fiton në seriozitetin e saj me pjesëmarrjen e maratonistëve cilësorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, krahas atyre nga trevat e ndryshme shqiptare dhe vendet e rajonit. Të martën, më 28 nëntor, është mbajtur edicioni i gjashtë i kësaj maratone, këtë vit në relacionin Shkodër – Ulqin, ku kanë marrë pjesë 51 maratonistë për të rritur dhe një numër i fëmijëve. Këta të fundit kanë vrapuar në distancën 1 dhe 2 kilometra, në varësi të moshës së tyre. Në kategorinë e meshkujve triumfoi Ilir Këllezi nga Korça, kampion i Shqipërisë, me rezultatin 1:39:45.

Në kategorinë e meshkujve triumfoi Ilir Këllezi nga Korça, kampion i Shqipërisë, me rezultatin 1:39:45. Në vendin e dytë u rendit Aleksandar Kiradjiev nga Maqedonia, kurse në vendin e tretë – Igor Jakimoski, po nga Maqedonia. Kurse në kategorinë e femrave, e para u rendit Teodora Simoviq nga Novi Pazari, e dyta në renditjen e përgjthshme pas Këllezit, me rezultatin 2:42:53. Pas saj Biljana Kiraxhieva nga Maqedonia, kurse në vendin e tretë Qëndresa Ramadani nga Kosova

Në vendin e dytë u rendit Aleksandar Kiradjiev nga Maqedonia, i cili arriti rezultatin 2:46:33, kurse në vendin e tretë – Igor Jakimoski, po nga Maqedonia, me rezultatin 2:52:14. Kurse në kategorinë e femrave, e para doli Teodora Simoviq nga Novi Pazari, e dyta në renditjen e përgjthshme pas Këllezit, me rezultatin 2:42:53. Pas saj Biljana Kiraxhieva nga Maqedonia me rezultatin 3:23:42, kurse në vendin e tretë Qëndresa Ramadani nga Kosova me rezultatin 3:29:45. Për fituesit, organizatorët e Maratonës së Pavarësisë – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën e Ulqinit, kanë ndarë çmime, kurse për të gjithë pjesëmarrësit bluza, çertifikata mirënjohjeje

dhe medalje. Pjesëmarrës i edicionit të sivjetshëm të Maratonës së Pavarësisë, ishte ndër të tjerë edhe Guri Muça, që jeton në SHBA, njëri prej nismëtarëve të Maratonës së Pavarësisë. Kurse mbështetje financiare përpos organizatorëve dhe Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ka dhënë edhe diaspora nga Ulqini në SHBA. i. k. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Gëzim Nika-35 vjet këngë dhe veprimtari kombëtare

Jubile i rëndësishëm p Në këngët e tij, Gëzim Nika shpreh dashuri dhe mall për kombin e vet, për shqiptarët në trojet e tyre dhe kudo janë të përhapur anembanë botës

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Njoftohet se më 1 dhjetor 2017, komuniteti shqiptaro-amerikan do të festojë 35-vjetorin e veprimtarisë muzikore të artistit dhe të legjendës së këngëve me motive patriotike, Gëzim Nika. Gëzim Nika njihet mirë në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në diasporë, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për më shumë se 20-vjet tani jeton me familjen e tij. Veprimtaria e tij, sidomos në lëmin e dendur muzikor, por edhe në veprimtarinë e tij patriotike është e njohur mirë tanimë anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporën shqiptare, jo vetëm në Amerikë dhe Evropë, por kudo që gjenden shqiptarët, përfshirë edhe Australinë e largët. Këngëtari i njohur i folklorit shqiptar Gëzim Nika njihet për repertorin e tij të pasur me krijimtari të larmishme dhe si i tillë është ndër këngëtarë e pakët në diasporë dhe në trojet shqiptare që e mban gjallë këtë traditë duke ia përcjellur këtë lloj muzike edhe brezit të ri të shqiptarëve. Vitin që kaloi, për veprimtarinë e tij artistike, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dekoroi këngëtarin Gëzim Nika me titullin e merituar, “Mjeshtër i Madh”. Me rastin fatbardhë të 35-vjetorit të daljes në skenë për të, familjen e tij dhe për shqiptarët kudo, disa bashkatdhetarë po organizojnë në fund të kësaj jave një darkë madhështore

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

në nder të këngëtarit të njohur dhe tashmë legjendës së muzikës popullore shqiptare, i cili është gjithnjë aktiv dhe në këtë fushë dhe tepër i preferuar nga shqiptarët kudo për festat, dasmat dhe për ngjarje të ndryshme familjare, si ditëlindje dhe përvjetorë. Pritet që në këtë solemnitet të marrin pjesë një numër i madh bashktadhetarësh nga Nju Jorku dhe nga shtetet përreth. Të ftuar të posaçëm në këtë darkë do të jenë një numër këngëtaresh dhe këngëtarësh

si dhe artistë të njohur shqiptarë, për të nderuar veprimtarinë 35-vjeçare të kolegut të tyre të respektuar, Gëzim Nikës. Pritet që darka të kalojë në një atmosferë përzemërsie të sinqertë dhe vëllazërore dhe si e tillë të jetë një dëshmi e ngrohtë, nderim dhe falënderim për veprimtarinë muzikore dhe patriotike prej tre dekada e gjysmë të Gëzim Nikës, nga pjesëmarrësit dhe kolegët e tij artistë që do të jenë pranë tij atë mbrëm-


KULTURË

për kulturën shqiptare je për të festuar me të, këtë jubile të shënuar personalisht për të dhe për kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi, këtë ngjarje pra tepër të rëndësishme në jetën artistike të Gëzim Nikës dhe për të gjithë admiruesit e tij sot dhe gjatë dekadave të kaluara. Ndër pjesëmarrësit muzikantë, kolegë e kolege në këtë ngjarje me rëndësi jo vetëm për këngëtarin e njohur popullor do të jetë edhe këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj e cila ndan me miqtë e saj në instagram njoftimin për këtë jubile dhe urimin e saj për Gëzimin – që shumë shqiptarë ndjejnë për këngëtarin e njohur dhe yllin e muzikës popullore shqiptare – dhe jo vetëm në këtë jubile, duke iu drejtuar atij me këtë mesazh: “1 Dhjetori është një festë për ty dhe për gjithë

shqiptarët. Miq e mikesha, ju njoftoj se më 1 Dhjetor, Gëzim Nika feston 35-vjetorin e daljes në skenë! Unë dua të uroj paraprakisht për sukseset ndër vite me këngë që sot e përgjithmonë janë gur i rëndë në artin shqiptar. @gezimnika, ti për mua dhe familjen time je mik, vëlla që të duam fort! Këndofsh për shumë e shumë vite o Legjendë”, përfundon urimin e saj, Albërije Hadërgjonaj. Në këngët e tij, Gëzim Nika shpreh dashuri dhe mall për kombin e vet, për shqiptarët në trojet e tyre dhe kudo janë të përhapur anembanë botës. Shpresoj se darka që komuniteti shqiptaro-amerikan po organizon me1dhjetor në nder të tij dhe të punës së tij prej 35-vitesh në skenë, të jetë sadopak një njohje e vogël, një shënjë falënderimi nga publiku -- të

pakën nga publiku shqiptaro-amerikan – ndaj rapsodit të shquar të kombit shqiptar, Gëzim Nikës. Unë personalisht i jam mirënjohës, Gëzimit për këngët e tij që tani i dëgjoj rregullisht, por që dikur i dëgjonim me shumë vështirësi pasi i transmetonte radio Tirana me valë të shkurtra në emisionin për bashkatdhetarët jashtë atdheut, këngë siç është, “Në Dardani bien tupanët” – por këngë të cilat më lehtësonin deri diku mallin për çdo gjë shqiptare, në atë kohë. Prandaj, edhe unë bashkohem me Albërie Hadërgjonajn dhe me qindra mijëra bashkatdhetarë në Shtetet e Bashkuara, anembanë trojeve shqiptare dhe në mbarë botën, që ndërsa Gëzim Nika kremton 35-vjetorin e tij në skenë – bashkohemi për t’i uruar atij suksese edhe në të ardhmen, në paqe e liri për shqiptarët kudo qofshin dhe në të mirën dhe përparimin e kulturës shqiptare kudo, me gjithë bukurinë dhe shpirtin e saj arbëror që e dallon nga kombet e tjera. Thashë më lart se veprimtaria e tij artistike prej 35-vitesh, përveçse shquhet në fushën e muzikës, ajo veprimtari dallohet edhe si vepër patriotike, pasi këngët e Gëzim Nikës, siç është kënga, “Shqipëri oj Nëna ime”, përshkohen nga malli i mërgimtarit për Atdheun si edhe nga fryma e patriotizmit, ato shprehin dashurinë për popullin shqiptar si dhe besnikërinë ndaj interesave dhe vlerave të kombit, për bashkimin dhe lirinë e tij. Gëzim Nika është dhe do të mbetet përgjithmonë një “Gur i rëndë në artin shqiptar”. I dashtun Gëzim, në këtë 35-vjetor të paraqitjes tënde në skenë, në mes të dollive dhe breshërisë së urimeve, mundem vetëm me të dërgua përshëndetjen që e përdornin malet tona, pasi lahutari mbaronte këngën: Sot e gjithmonë ty të lumtë goja e të këndoftë zemra dhe kënga jote u dëgjoftë përgjithmonë: “Në Prishtinë e në Tiranë, dorë për dorë si vëllau me vëllanë”, dhe jo vetëm në Prishtinë e në Tiranë, por kudo jetojnë shqiptarët. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Me rastin e 160-vjetorit të lindjes së bejtexhiut Cafi i Hasanagës (1857-1935) (2)

“Dueli” me Hetin ng Cafi i Hasanagës nuk i takon vetëm frymës laike në krijimtarinë e bejtexhinjve ulqinakë, por bën pjesë edhe në atë të frymës fetare. Ky bejtexhi ka thurur edhe një Ilahi, e cila sot në Ulqin përmendet si “Ilahija e Cafit Hasanagës”. Nga harresa e ruajti e ndjera Hanko Bejaze

Sutki Malohoxha

(vijon nga numri i kaluar) Marrëdhëniet e qytetit të Ulqinit me Shkodrën kanë qenë të mëdha. Këto marrëdhënie ishin shumë të afërta dhe me shumë elemente të përbashkëta, sidomos në ceremonialin e dasmave dhe në shumë aspekte tjera të jetës, kulturës, folklorit etj. Një ndër këto elemente është edhe tradita e bejtexhinjve ndër të dy këto qytete. Një ngjarje e bukur e kësaj tradite ndodhi në Ulqin. Hafiz Ali Riza Ulqinaku e kishte ftuar Hetin e Mulla Sylos (humorist e satirist i njohur shkodran) në një dasëm në Ulqin. Këtu Hetin e pritën me shumë përzemërsi dhe respekt për emrin dhe namin e madh që e kishte fituar. Në këtë gëzim ishte ftuar edhe bejtexhiu Cafi i Hasanagës. Të dy bejtexhinjtë i vendosën përballë njëri-tjetrit në sofrën e dasmës, të rrethuar nga shumë dasmorë. Të gjithë prisnin me padurim fillimin e “duelit”. Miku i Hetit, Hafiz Ali Riza Ulqinaku, pasi uroi çiftin për lumturi, i ftoi dy bejtexhinjtë të fillonin, duke krijuar vetë ai një bejte aty për aty: Ballë për ballë dy bejtexhinj njeni prit e tjetri qit, tesh na kënaqin tuj këndu e tuj qesh tesh bim’ tiftik. Le t’i lutena Perendisë

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

për këtë darsëm në Ulqin, Cafi i Zyles n’bejte idhnak Heti i Sylos për marak. Heti, duke e parë veten të detyruar, i drejtohet Cafit duke hapur kështu “dyluftimin” me bejte: Po ndigjo djali i Hasanit Shumë kurbane bahen n’Ulqin, Djem të mirë ka gjithkund E këtë gja ti mirë e din. Po si unë nuk gjen kërkund Kur t’vijë dita e Ramazanit Syltepriç për natë do t’ha E mish dashi pa ja nda, Kurse lëkurën në Pazar Do ta ndërroj me një gomar E me të nëpër Ulqin Ndonjë mik kam me shetitë, Me nji kangë plot ambëlsim Do ta rrej nji vajzë n’Ulqin. Cafi I mjeri ti, i mjerë me okë, Pasi bari që binë mbi tokë, Jam tuj ndi se çka sajan Ti veç vedin pa livdan. Pa na vjen vera karshi Dhe na ban ma marakli. A pa je tuj m’ndigju Për këta fjalë që pa thu, Ishalla t’çan Zoti nji strokë E të hupë ty me gjithë shokë Tuj ec’ gjatë me ardh’ këtu Shonjat rrugës t’janë captu, Ktheju n’Shkodër pa vanu S’të nep Ulqini vajzë për gru. Heti Mustafë aga në këto anë Bejtexhi i parë me nam, Ka harru me kë po flet Për shkodranë bejte po qet. Unë n’Ulqin s’desha me ardhë Porse m’pruni zemra e bardhë, M’pruni miku, zotni burrë

“

Ulqini ka dhënë disa bejtexhinj të njohur dhe të panjohur. Njëri prej tyre ka qenë pa dyshim edhe Cafi i Hasanagës, që sot e kësaj dite përmendet si “bejtexhi me nam”. Ky bejtexhi, në Ulqin i njohur si Mustafë-aga, i takon kryesisht frymës laike, por edhe asaj fetare

Që i don bejtet si n’furrë. Por po t’tham se s’më kap tuta Edhe ne i hedhsh mizat me grushta, Kangë e bejte plot shyhret I kam këndu për lezet. Ndër shumë kangë që kam kriju Ulqinakët i kam livdu. Cafi Ti dynjanë, apo dynjaja të mundi ty? A e mblodhe miletin ti, a mileti ty? Ah, kuku, prep pa e livdan vedin Si ma i miri i dynjasë, Si shkadran e ke adetin Në Ulqin ti me lanë nam. Heti Ali Riza, je tuj ndigjue Ç’ka po thotë Cafi për mue? Ky Caf-agë kafexhia Nuk din fjalë ma shumë se fëmija. Me këto bejte pa lezet Asht marrue për ibret, Nuk ka ba kërkend me qeshë Veç da fytyra me u ngërdheshë.


KULTURË

ga Shkodra Ti me Shkodër mos u kap Asht nji punë pa terezi, Nuk ka qenë kurrë adet Me sha mikun në shtëpi. Cafi Mas u friga se të gërgava S’ke qillu ma i mirë se unë, Këta janë dokrra e përralla I kam bejtet si llakum. Ti terzi me gjylpanë Unë i shkreti kafexhi, Me shumë bejte e me kangë Tanë Ulqinin ta çojmë n’kamë. Heti T’u rritë ndera e t’lumtë goja Bukur tash e ke fillu, Po na shkoi me bejte mbarë Javën tjetër m’ke n’Tivar. Tash pak bejten le ta ndalim E me gaz kangën ta marrim, T’kënaqim dhandrin edhe nusen Si dy pëllumba në nji gem, Na i ruejtë dora e Perendisë Këto dy gema të dashnisë. Cafi i Hasanagës, siç theksuam më parë, nuk i takon vetëm frymës laike në krijimtarinë e bejtexhinjve ulqinakë, por bën pjesë edhe në atë të frymës fetare. Ky bejtexhi ka thurur edhe një Ilahi, e cila sot në Ulqin përmendet si “Ilahija e Cafit Hasanagës”. Nga harresa e ruajti e ndjera Hanko Bejaze (Tekstin e Ilahisë e kam shënuar nga kaseta e radios, me zërin e të ndjerës Bejaze. Kasetën e kishte ruajtur i ndjeri Muhamet Kollari nga Ulqini). Këtë Ilahi po e japim në versionin e plotë të saj: Bismilanej par Allah pa bajm nji dua. Bismilanej par Allah pa bajm nji dua, pa lusim Allahun Allah qi na dha n’dyrnja. Men’ e sy e gjuh’ Allah, vesh’ e dur’ e kam Gjith’ azadet n’ven Allah, shyqyr na i ke dhan’. Gjith’ azadet n’ven Allah, shyqyr na i ke dhan’, danji sen’ të mangut Allah, shyqyr s’na i ke lan’. Danji sen’ të mangut Allah s’na ke lan’,

Megjithçfar’ nimetesh Allah, na ke ba iqram. Megjithçfar’ nimetesh Allah, na ke ba iqram, danjinës shyqyrin Allah, s’mund t’ia bajm’ taman. Veç ti qi je Allah, Allah kydret sahibi me na fal’ ti neve Allah, jemi rab asi. Aman ja Allah thrrasim, ja rabi, kta gjynahet tona Allah, mas naj ma karshi. Aman ja Allah, jemi rab adil kta gjynahet tona Allah, na i ban tebdil (zhduk). Aman ja Allah, jemi gjynahqar kur të vijmë ke ti e Allah, neve me na fal’. Aman ja Allah, na kemi uzdaj’ at natyn e vetme Allah, ti na bafsh kallaj. Aman ja Allah, rabi mystehan shpirtat kur t’na i merrsh e Allah, na i merr me iman. Ti je nji Allah, Allahu egjber vorrin na ndriça e Allah, mas na le në terr. Aman ja Allah, kur të dush ti vet’ me nji send të pakt’ Allah, na shtje në xhenet. Aman ja Allah, thrrasim ja mahbub kur të vijmë ke ti e Allah, ti na pritsh me t’but. Aman ja Allah, sa jemi n’dyrnja sa jemi laike Allah, mas na nep xheza. Sa jemi laike Allah, mas na nep xheza për hatyr të atij e Allah, Ahmet Mustafa. Ti ja ke madhnu Allah ç’se ke jeretis emnin e ke afrue Allah, me emën t’Madhnis.

Bes e kemi xan Allah pa pamun me sy si Resulit tan’ Allah ashtu edhe ty. Aman pyr hatyr t’atij pejgamber fytyrat na i zbardhe e Allah, në ruzi mahsherr. Kush e ka ujdis’ aman o njikyt dua Cafi i Hasanagës aman, i thojnë Mustafa. Kushda qi ta knojn’ aman, ja laç amanet hem kush ta ndigjojn’ aman, të napin rahmet. Dhe në vend të përfundimit, një bejte e krijuar nga autori i këtij teksti, kushtuar Cafit të Hasanagës, bejtexhiut të njohur ulqinak. Mustafë-agë jetu n’kyt anë bejtexhi ke qenë me nam, në kafehane miq ke pritë me shkadranë bejte ke qitë. T’kanë thanë Cafë-agë kafexhija shpesh e ke ndi vejdin si fëmija, Cafi i Zylës n’bejte idhnak ka qitë bejte për marak. Kuvendu ke me shkadranë nuk i ke lanë me ba nam, me dashni e respekt të madh ke qitë bejte si nepër gardh. Kafehanja jote tanë lezet ka mbledh’ shokë për muhabet, me shumë bejte e me nam tanë Ulqinin e ke çu n’kam’. Ilahinë na ke lanë amanet e ke ujdis’ par si dua, kur e lexanj të nap rahmet emnit t’kanë thanë Mustafa. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

(Fund)

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portret: Gjylije Sadiku – Muharremi

Një thesar i pashtershëm Pak ka pasur femra në Ulqin, të cilat kanë ditur “me ba dyzen”, të këndojnë, t’i bien dajres, të vallëzojnë, të kërcejnë, ashtu siç ka ditur Gjyla... Në shumë emisione kushtuar muzikës popullore, Jenuzi shpesh e ka shoqëruar me fizarmonikë nënën e tij. Ky duet i rrallë tek ne ka mbetur i shënuar si një mjeshtri artistike, në veçanti këngët e vjetra të dasmave të cilat ka mundur t’i interpretojë vetëm Gjyla dhe ato pa dyshim janë pjesë e historisë dhe e trashëgimisë sonë

Ismet Karamanaga Gjyla, siç e quajnë të gjithë ata që e njohin, është një “zonjë e rëndë”, siç themi në Ulqin për femrat që janë të veçanta. Gylije Muharremi është pa dyshim e veçantë, një figurë interesante nga Rana e Ulqinit. Them se është e rrallë, një femër me famë, e cila me sjelljen dhe aktivitetet e saj me dekada, në jetë, punë dhe kulturë, e ka filluar emancipimin e femrës ulqinake shumë më herët se në kohët e sotme të lëvizjeve feministe për emancipimin e femrës. Duhet të mos harrohet se bëhet fjalë për vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Në ato kohë ka qenë ndryshe, nuk ka pasur “frizerka, sekretaresha, doktoresha“, por të gjithë emrat e profesioneve, pavarësisht nëse kanë punuar femrat apo jo, kanë njohur vetëm një gjini - gjininë mashkullore, kurse sot është normale që t’i quani profesionet ku janë të pranishme femrat në gjininë femërore. Ndërsa sot në kohën moderne, femra dhe lëvizjet feministe e kanë shumë më lehtë të avancojnë. Gjyla, ende sot, pavarësisht se është e moshuar, është aktive, shpesh jep intervista për mediat elektronike dhe të shkruara lokale, të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi. Natyrisht, mosha e bën të

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

veten, por Gjyla nuk dorëzohet. Nëse kaloni rrugës pranë shtëpisë së saj në Ranë, e cila gjendet veç pak metra larg nga Plazhi i Vogël, tek shkumba e detit, mund ta shihni në tarracën pranë shtëpisë duke biseduar ose duke kënduar me zë të ulët. Asgjë nuk i kalon pa parë, pa e përcjellur. Pak ka pasur femra në Ulqin, të cilat kanë ditur me ba “dyzen”, të këndojnë, t’i bien dajres, të vallëzojnë, të kërcejnë, ashtu siç ka ditur Gjyla. Bile ajo është femra e parë e cila ka vallëzuar valcer me Rifatin, bashkëshortin e saj, në tarracën e hotelit “Jadran”. Vështirë ta imagjinosh në ato kohë të fillimit të turizmit tonë, një femër myslimane ulqinake duke luajtur valcer në mesin e mysafirëve të huaj nga perëndimi. Kështu ka qenë Gjyla. Prandaj edhe them se ajo është dhe ka mbetur e veçantë, e papërsëritshme. Ka lindur në Ranë, në familjen e njohur dhe me pedigre të Riza Sadikut. I ndjeri Riza Sadiku, babai i saj, ka pasur fat që ka martuar një zonjë nga familja Abazi, në popull të quajtur Hamoj, me prejardhje nga Kruja. Kjo familje ka pasur në radhët e saj berberë, mjekë popullorë dhe shumë të tjerë që e kanë shënuar kohën e vet. Mirëpo Hamojtë kanë qenë më “të fortë “ në muzikë dhe argëtim. Posaçërisht janë marrë me muzikë popullore burimore, kurse shumë prej tyre kanë qenë moderatorët e parë dhe të pazëvendësueshëm në dasma ulqinake dhe më gjerë. Këngëtarët dhe ahengxhinjtë e kohës ishin në mesin e shekullit të kaluar dhe më parë: Osoja, Maliqi, Jenuzi dhe Hakushi. Ekzistonte

edhe “thënia”: ”Venja veshin masllahatit, si ka thënë Maliqi i Dautit”. Kjo thënie dëgjohet edhe sot. Më vonë këtë traditë e kanë vazhduar edhe të tjerët nga kjo familje, në veçanti Rexhepi, i cili ka mbetur sinonim si valltar i folklorit dhe i muzikës popullore burimore tek ne. Nga kjo familje e ka trashëguar Gjyla gjenin “e fortë”, i cili vazhdon të përcillet tek i biri i saj Jenuzi. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që edhe Gjyla këto veti i ka të trashëguara nga ky fis i njohur nga Ulqini, nga nëna e saj. Nga kjo famile e njohur ulqinake ende jeton daja i saj, Sabro Abazi, i cili ndonëse në moshën 94-vjeçare, ende del tek “duganja“ e të birit të tij, i përcjellë njerëzit, kalimtarët, turistët dhe asgjë nuk i kalon. Shpesh ndalem dhe ia kujtoj disa ngjarje, e përshëndes dhe bisedoj pak me të. Më lavdëron, më thotë se jam dhëndri më i mirë i Hamojve: “Na ke qitë në libra”, e përsërit. Kështu edhe Gjyla e ka pasur muzikën dhe argëtimin në gjene dhe në gjak qysh nga fëmijëria. Ky talent më vonë ka ardhur deri tek ekspozimi edhe me martesën e saj me z. Rifat Muharremi. Në atë kohë ky ishte një kombinim i rrallë pasi që Rifati, për ata që më pak e njohin, në kohët e fillimeve të turizmit tonë ndër të parët në Ulqin ka luajtur “Rock and Roll“ dhe “Twist” në tarracat e njohura të hoteleve tonë. Ai ka qenë dhe është një ndër valltarët e parë nga Ulqini, i cili në vitin 1957 ka kryer shkollën e vallëzimit në Zagreb të Kroacisë. Këto gjëra është e nevo-


MOZAIK

m dhe i papërsëritshëm jshme të shkruhen dhe të shënohen pasi që ato janë pjesë e trashëgimisë së jetës dhe kulturës sonë. Ky kombinim është reflektuar më vonë tek i biri i tyre Jenuzi, i cili vazhdon traditën e prindërve duke bërë muzikë në dasma dhe duke marrë pjesë në shfaqje folkloristike anembanë botës. Muzikën, këngën, këndimin dhe mjeshtërinë në muzikë me fisharmonikë, të cilën ai e ushtron deri në perfeksionizëm, e ka në gjak dhe në gjen të trashëguar. Në shumë paraqitje televizive, në emisione kushtuar muzikës popullore, Jenuzi shpesh e ka shoqëruar me fizarmonikë nënën e tij. Ky duet i rrallë tek ne ka mbetur i shënuar si një mjeshtri artistike, në veçanti këngët e vjetra të dasmave të cilat ka mundur t’i interpretojë vetëm Gjyla dhe ato pa dyshim janë pjesë e historisë dhe e trashëgimisë sonë. Bile nga nëna e tij, ai ka një memorie të hatashme me mbi 1000 këngë popullore në trurin e tij. Sa ka mundur të dijë Gjylije Sadiku, është vështirë të imagjinohet. Them se Gjyla është një enciklopedi e gjallë, një thesar i pashtershëm. Një kompjuter i gjallë që në secilin moment iu përgjigjet në pyetje, iu tregon nga e kaluara jonë e lavdishme, iu përkujton për gjërat të cilat kanë nevojë të nxirren nga errësira në dritën e historisë së qytetit tonë. Është mirë që ende kemi personalitete siç është Gjyla, prandaj edhe duhet të bisedojmë me ta, t’i shënojmë gjërat nga jeta dhe kultura jonë, në veçanti me këta persona derisa janë në mesin tonë. Gjyla ka lindur në vitin 1937 dhe si vajzë e re ka filluar nga dajat e saj ta mësojë edhe zanatin e parukieres. Këtë zanat e ka ushtruar më vonë në Ranë, në sallonin e saj pranë shtëpisë së tyre. Vëllai i saj, i ndjeri Basro Sadiku, këtë zanat gjithashtu e ka mësuar dhe ushtruar më parë në Sarajevë. Pas kthimit nga Sarajeva në Ulqin, ai hap sallonin e parë në Ulqin për zbukurimin e nuseve të reja. Kështu, ai nga Sarajeva sjell dy zonja të cilat punojnë aty. Në sallon punësohet edhe Gjylija, fillon të mësojë dhe pas një kohe jep provimin

“

Me sjelljen dhe aktivitetet e saj me dekada - në jetë, punë dhe kulturë, e ka filluar emancipimin e femrës ulqinake shumë më herët se në kohët e sotme të lëvizjeve feministe për emancipimin e femrës

në Titograd (sot Podgoricë), dhe bëhet femra e parë në Ulqin e kualifikuar në këtë zanat. Në bisedë me të, më tregon se për çdo ditë ka pasur femra dhe nuse të reja, të cilave ajo ua ka rregulluar flokët dhe frizurat. Për çdo javë në sallonin e saj ka pasur ndërmjet 15-20 femra dhe nuse, të cilat kanë kërkur duart dhe mjeshtërinë e saj për t’u zbukuruar. Gjyla këtë zanat e ka ushtruar deri në perfeksionizëm. “Të gjitha myshteritë i kam shërbyer mirë dhe flokët gjithmonë ua kam bërë sipas dëshirës së tyre”, i kujtohet Gjylës puna në sallonin e bukurisë në Ranë. Edhe mua më kujtohet salloni pranë shtëpisë së Sadikëve në Ranë, në shtëpinë e tyre. Natyrisht, tregon Gjyla: “Shumë të reja kanë respektuar edhe mendimin dhe këshillat e mia”. Në sallon ka punuar edhe motra e saj më e vogël, Servetja, e cila sot jeton në Tivar. “Pastaj, në sallonin tim gjithmonë janë takuar shpesh edhe ata që më pak janë njohur ndërmjet vetes”, thekson ajo. “Salloni im ka qenë i kërkuar edhe nga rrethina. Kam pasur myshterinj edhe nga Tivari”, kujton Gjyla. Salloni ka qenë aktiv deri në fillim të turizmit masiv. “Më vonë i jemi kthyer të gjithë turizmit”, tregon Gjyla dhe vazhdon: “Më në fund, edhe kam filluar me u plakë dhe e kam lënë punën”.

Sa për kujtesë të opinionit, Gjylije Muharremi i ka bërë frizurën edhe Nexhmije Pagarushës, “Bilbilit të Kosovës”, kur ajo ka kënduar në Ulqin, kurse suksesin më të madh e ka pasur kur e kanë thirrur që t’ia bëjë frizurën Jovankës, bashkëshortes së Titos, në vizitën e tij të fundit në Ulqin, më 1953, në hotelin “Galeb”. Një medalje me fizionominë e Titos ishte një dhuratë që e mban dhe e tregon edhe sot me plot dashuri Gjyla. “Mirëpo muzikën, folklorin, këngën, argëtimin, bejtet, nuk do t’i la kurrë”, thotë Gjyla me nostalgji. “Kam ditur, por edhe kam qitur vetë shumë bejte, të cilat gjithmonë e kanë pasur ‘thumbin’ me vete, për ata të cilët e kanë merituar”, qeshet Gjyla. Ende edhe sot në trurin e saj ka mijëra këngë, fjalë të urta, bejte. Ajo është një femër e cila ka humor të pashtershëm edhe në këtë moshë. Gjithmonë e qeshur, e mirë, një femër markante. Shumë emisione në TV “Teuta” dhe artikuj në revista të ndryshme dëshmojnë për aktivitetin e kësaj zonje nga Rana jonë. Edhe unë këtë shkrim modest, i cili do të jetë pjesë e librit tim të ri, ia kushtoj zonjës Gjylije Sadiku – Muharremi. Jam më se i bindur se ajo meriton shumë më tepër.

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

29


FEJTON

Tharja e Fushës së Ulqinit (1)

Plan për malazezimin e Ulqinit

Pa hyrë mirë në Ulqin, duke ditur se kishte zaptuar një tokë arbërore, popullata e së cilës nuk fliste asnjë fjalë sllavisht, Princi i Malit të Zi i kishte vënë vetes dhe qeverisë së tij një obligim: të malazezojë Ulqinin sa më parë

Hajrullah Hajdari

Zaptimi i Ulqinit dhe i rrethinës së tij, për Malin e Zi, përveç përfitimeve territoriale paraqet një ndër fitoret me të rëndësishme politike të kohës. Vojvodë Simo Popoviqi, në letrën dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 22 prill 1884, ndër të tjera theksonte: “Qarku i Ulqinit është i huaj për ne: të gjithë turq (lexo: shqiptarë) e malësorë. Shqetësimi ynë i vërtetë, për shumë shkaqe të rëndësishme, duhet të jetë ta malazezojmë sa më parë. Kjo do të arrihet me shkolla (duke mos hapur shkolla shqipe dhe me sjelljen e malazezëve. Malazezët do të mund të vendosen (400-500 familje) kur të thahet Fusha e Ulqinit dhe kur të çohen nga këtu malësorët (me turqit e këtushëm do ta kemi lehtë). Kur të realizohet kjo, atëherë ky vend i bukur dhe i pasur do të jetë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

dhe do të mbetet krejtësisht i Malit të Zi. Deri të bëhet kjo nuk mund t’i gëzohemi”. Pra, pa hyrë mirë në Ulqin, duke ditur se kishte zaptuar një tokë arbërore, popullata e së cilës nuk fliste asnjë fjalë sllavisht, Princi i Malit të Zi i kishte vënë vetes dhe qeverisë së tij një obligim: të malazezojë Ulqinin sa më parë. Për të arritur këtë qëllim famkeq duhej të krijoheshin kushtet për vendosjen e malazezëve në Ulqin dhe rrethinën e tij. Toka që kishin në dispozicion për t’u ndarë ardhacakëve malazezë nuk mjaftonte, natyrisht duhej tokë shtesë. Mungesa e tokës e ngadalësonte procesin dhe kjo ndikonte direkt në realizimin e planit për ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë, pasi shqiptarët, edhe përkundër emigrimit, vazhdonin të jenë shumicë në numër. Nisur nga këto fakte, qeveria malazeze kishte vendosur që sa më parë të marrë masa për shtimin e sipërfaqeve tokësore ku do të vendoseshin ardhacakët malazezë. Natyrisht, vendi më i përshtatshëm për realizimin e këtij qëllimi ishte Fusha e Ulqinit e cila, thënë të drejtën, nganjëherë

në ato vite edhe përmbytej, këneta shtohej, kështu që edhe kushtet për shfrytëzimin e saj vështirësoheshin. Projekt tjetër për malazezimin e Ulqinit ishte popullimi i Malit të Brisë, ku edhe nuk kishte shumë tokë pune, kështu që domosdoshmërisht duhej shfrytëzuar edhe toka rreth Baltës së Zogajve. Për këtë arsye qeveria e Malit të Zi vendosi të fillojë punët në tharjen e Fushës së Ulqinit, apo siç e njihnin vendasit, tharjen e Kënetës, duke shpresuar se sipërfaqet e reja të tokës punuese do t’i shërbenin qëllimit të caktuar më parë. Autori malazez Gjoko Pejoviqi kishte thënë: “Tek me lirimin e sipërfaqeve të mëdha nga uji i detit mund të mendohet në kolonizimin më masiv të malazezëve, të cilët, pasi të vendosen si banues të përhershëm, do të jenë edhe mbrojtje e sigurt gjatë kufirit me Turqinë”. Fillimisht, për të bërë një projekt mbi efektet e tharjes së Fushës së Ulqinit, qeveria në vitin 1881 kishte angazhuar inxhinierin Dr. Josif Slade, i cili kishte për obligim të bëjë matjet e nevojshme të tërë sipërfaqeve në Baltën e Ulqinit, që mund të thahen,


“ të llogarisë sipërfaqen e tokave që do të përfitohen si dhe të përpilojë një raport për shpenzimet e përgjithshme të këtij projekti e në bazë të cilave Ministria e Ndërtimit duhej të merrte vendim në lidhje me këtë çështje. Inzhinieri Slade qëndroi në Ulqin dhe plot 35 ditë punoi në Fushën e Ulqinit, bëri matjet e duhura dhe hartoi planin për tharjen e sipërfaqeve që duheshin tharë. Ai në një letër që i kishte dërguar vojvodë Masho Vërbicës theksonte se sipas mendimit të tij me tharjen e Kënetës do të fitoheshin së paku 12 000 rrallë tokë punuese cilësore. Për Malin e Zi kjo ishte sipërfaqe e konsiderueshme e sidomos kur dihet se pas ndarjes së sipërfaqeve të vogla pjesëtarëve të batalionit të Katunska Nahijes, shumë malazezë të varfër kërkonin që sa më parë të vendosen në tokën e ndarë dhe të premtuar, për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre. Ndërkohë Masho Vrbica, atëherë Ministër i Ndërtimtarisë, kishte kërkuar nga Filip Petroviqi, i cili atë kohë gjendej në Ulqin, që të ndërmarrë masat e nevojshme për plotësimin e kushteve për fillimin e punëve në tharjen e Baltës së Ulqinit. Pas raportimeve të Dr. Slades, Vojvodë Vrbica, më 15 shkurt 1882 njofton guvernatorin e Ulqinit, Simo Popoviqin, se Këshilli Shtetëror në mbledhjen e vet të mbajtur më 11, 12, 13 shkurt të vitit në vijim, kishte shqyrtuar iniciativën për tharjen e Baltës së Ulqinit, në të cilën kishte marrë pjesë edhe inzhinieri Slade. Këshilli Shtetëror, pasi shqyrtoi të gjitha vështirësitë dhe përfitimet nga tharja e Baltës, kishte vendosur që

menjëherë t’i qaset punëve të tharjes me shumën prej 10.000 forintë, çka, sipas besimit me shkrim të inzhinier Slade, do të jenë të mjaftueshme për hapjen e kanalit me gjerësi prej 9 metra dhe thellësi të nevojshme. Këtë vendim e kishte përkrahur edhe Lartmadhëria e tij, Nikolla I, por për arsye të paqarta ky projekt nuk u realizua. Mirëpo, me rastin e ndarjes së tokave malazezëve, gjatë viteve në vijim, qeveria e pa se toka po mungonte dhe nuk kishte ku t’i vendoste të gjithë ata varfanjakë malazezë që kërkonin tokë nga njëra anë, e nga ana tjetër rrezikohej realizimi i malazezimit të Ulqinit. Për këtë arsye dhe për faktin se Balta e Zogajve me të madhe, pothuaj për çdo vit, përmbytte tokat pjellore në Fushën e Ulqinit, tharja e saj dhe shtimi i sipërfaqeve tokësore u bë imperativ i qeverisë malazeze. Sigurisht për këtë arsye, Qeveria angazhoi inzhinierin rus V. I. Varman, i cili fillimisht parashikoi që të fillohet me hapjen e kanalit prej Baltës së Zogajve deri në det, i cili do të ishte afër 4 kilometra i gjatë, me gjerësi në fund 7 e lart 9 metra. Sipas Varmanit, i cili edhe punët në hapjen e kanalit i udhëhoqi vetë, kanali duhej të ketë një kosto të lartë, mbi 20 000 forintë. Punët në tharjen e Baltës së Zogajve filluan dhe mbaruan në vitin 1885. U hapën mbi 4 km kanal nëpërmes të cilit uji i liqenit kullonte në Detin Adriatik. Kështu nga uji u liruan afër 5 000 rrallë tokë punë. Siç do të shohim më vonë, punimet u zhvilluan në mënyrë stihike e joprofesionale. Toka e fituar me tharjen e Liqenit të Zogajve, në pjesën më të madhe ishte

FEJTON

Projekt tjetër për malazezimin e Ulqinit ishte popullimi i Malit të Brisë, ku edhe nuk kishte shumë tokë pune, kështu që domosdoshmërisht duhej shfrytëzuar edhe toka rreth Baltës së Zogajve

pronë e myslimanëve ulqinakë, madje disa për ato toka i paguanin shtetit dacjet (haraçin) vjetore. Me këtë rast shteti veproi kundër praktikave të deriatëhershme, sigurisht për rolin e madh që do të këtë pastaj, dhe kryesisht këto toka i konfiskoi, duke i shndërruar në toka shtetërore. Megjithatë Lartmadhëria e Tij këtë tokë ua ndau, jo ulqinakëve por ardhacakeve malazezë që vinin nga viset gurore të Malit të Zi, të cilet pas vendosjes masive të tyre u shndërruan në kolonistë. Lumi Buna, sidomos pasi u krijua ujdhesa, sot e quajtur Ada, tentonte t’i hapte vetes shtrat të ri në drejtim të Baltës së Ulqinit dhe paraqiste rrezik të përhershëm të përmbytjes së saj. Edhe hapja e kanalit në Baltën e Zogajve dhe vërshimi i ujit të detit deri në fushë, si pasojë e punimeve joprofesionale e jocilësore, gjithnjë e më shumë rrezikonte përmbytjen, jo vetëm të tokave që më parë përmbyteshin, por edhe të tokave të reja të cilat tani vazhdimisht punoheshin. Përmbytjet e shpeshta, sidomos depërtimi i ujit të detit në Fushën e Ulqinit ndikuan shumë në plleshmërinë e kësaj fushe, dikur ndër fushat më të mira në rajon. Toka e punës që për shkak të përmbytjeve dhe ujit të detit nuk mund të punohej, nga viti në vit po zvogëlohej. Nga ana tjetër, përmbytjet dhe uji i detit shkatërronte florën e kësaj fushe, ku me kalimin e kohës aty rritej vetëm kallami dhe ferrat. Gjatë muajve të verës sipërfaqja tokësore mbulohej me barushtinë dhe u shndërrua në burim të sëmundjeve të rrezikshme, sidomos të etheve të kënetës apo malaries. (vijon) E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Deputetët shqiptarë në zgjedhjet e vitit 1974

Fadil Taipoviq, sh parë në Këshillin të Kuvendit të M Gjekë Gjonaj

Në periudhën kohore 1974- 1978 zgjedhjet për Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi janë mbajtur më 25 prill 1974. Në Këshillin e Punës së Bashkuar janë zgjedhur 65 delegatë. Në Këshillin e Komunave 35 delegatë dhe në Këshillin Politiko-Shoqëror 35 deputetë. a) Në Këshillin e Punës së Bashkuar nga radhët e shqiptarëve për deputetë janë zgjedhur: 1. Omer Axhoviq, Komuna e Podgoricës dhe 2. Lekë Elezoviq, Komuna e Ulqinit b) Në Këshillin e Komunave janë zgjedhur dy shqiptarë: 1. Xhemal Husiq nga 17.6.1977, Komuna e Tivarit dhe 2. Haxhi Hasangjekiq, Komuna e Plavës c) Në Këshillin Politiko-Shoqëror shqiptarët janë përfaqësuar vetëm me një deputet: 1. Nikollë Gjonaj, Komuna e Podgoricës. Domethënë në përbërjen e vitit 197478 shqiptarët janë përfaqësuar me

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

5 deputetë, po aq sa në zgjedhjet paraprake të vitit 1969. Kuvendi i ri i Republikës Socialiste të Malit të Zi, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit mbi Këshillin Ekzekutiv, më 6 maj 1974 ka zgjedhur dhe emëruar anëtarët e Këshillit Ekzekutiv prej 17 anëtarësh. Në mesin e tyre për herë të parë emërohet një shqiptar. Ai ishte Fadil Taipoviq, nga Komuna e Ulqinit, duke u bërë kështu shqiptari i dytë në organet e pushtetit të Malit të Zi pas Luftës së Dytë Botërore. Ja përbërja e Këshillit Ekzekutiv: 1. Marko Orllandiq, kryetar i Këshillit Ekzekutiv; 2. Radovioje Brajoviq, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv; 3. Spasoje Medenica, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv 4. Milivoje Stijepoviq, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv; 5. Avdul Kurpejoviq, anëtar i Këshillit Ekzekutiv; 6. Mllagjen Shkobal, anëtar dhe sekretar i Këshillit Ekzekutiv; 7. Fadil Taipoviq, aëtar i Këshillit Ekzekutiv; 8. Gjorgje Vukmanoviq, anëtar i Këshillit Ekzekutiv; 9. Vuçiq Çagoroviq, sekretar Republikan për Punë të Brendshme 10. Sllavko Mariçeviq, sekretar Republikan për Mbrojtje Popullore; 11. Marko Markoviq, sekretar Republikan për Drejtësi dhe Organizim të Admnistratës; 12. Vuk Ognjanoviq, sekretar Republikan për Financa; 13. Radomir Gjaçiq, sekretar Republikan për Ekonomi;

14. Millan Shanoviq, sekretar Republikan për Bujqësi; 15. Dr. Branko Poçek, sekretar Republikan për Punë, Shëndetësi dhe Mbrojtje Sociale; 16. Dr. Bozhidar Ivanoviq, sekretar Republikan për Arsim, Kulturë dhe Shkencë; 17. Dragutin Grukoviq, drejtor i Entit Republikan për Planifikim, deri më 25.10.1975, kur në vend të tij emërohet dr. Risto Vukçeviq. Këshilli Ekzekutiv përbëhej nga shtatëmbëdhjetë anëtarë. Përveç kryetarit kishte 3 nënkryetarë, 9 sekretarë dhe 1 drejtor. Zgjedhjet e vitit 1974 u zhvilluan në pajtim me Kushtetutën e re të cilën e miratoi Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit të Zi (në periudhën mandatore 1969-1974), në seancën e përbashkët të të gjitha këshillave, të mbajtur më 25 shkurt 1974. Vendimin për shpalljen e Kushtetutës së Republikës Socialiste të Malit të Zi e nënshkroi Vidoje Zharkoviq, kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi. Sipas kësaj kushtetutë Republika Socialiste e Malit të Zi është shtet i popullit malazez dhe i pjesëtarëve të popujve dhe kombësive të tjera të Jugosllavisë në të cilën jetojnë. Në RSMZ janë njësoj të barabartë malazezët, myslimanët, serbët, kroatët, maqedonasit, sllovenët, shqiptarët dhe pjesëtarët e popujve të tjerë të cilët jetojnë në të. Republika Socialiste e Malit të Zi është në përbërje të RSFJ ( Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë).


MOZAIK

hqiptari i n Ekzekutiv Malit të Zi Qytetarët e Republikës Socialiste të Malit të Zi kanë shtetësinë republikane dhe çdo qytetar i saj në të njëjtën kohë është edhe shtetas i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( RSFJ-së) Që nga miratimi i Kushtetutës së vitit 1974 e deri me ndryshimin e saj me amendamente ( Amendamenti LXXII) e deri në vitin 1990 Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit ë Zi ka qenë me tri dhoma. Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi e përbëjnë: 1. Këshilli i Punës së Bashkuar. 2. Këshilli i Komunave dhe 3. Këshilli Politiko- Shoqëror. a)Këshilli Punës së Bashkuar përbëhet nga delegatët e popullit punues nëpër organizata të punës së bashkuar dhe të organizatave e bashkësive të tjera vetëqeverisëse. Kandidatët për deputetë në këtë këshill i propozon delegacioni i punonjësve( punëtorëve) në organizatat e punës së bashkuar, organizatat dhe bashkësitë e tjera vetëqeverisëse nga përbërja e delegacionit. Kandidatët i cakton komisioni konkurrues i cili përbëhet nga delegatatët prej Këshillit të Punës së Bashkuar të Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesve të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues (LSPP). Një delegat zgjidhet përafërsisht në 2.700 punonjës. Në çdo komunë zgjedhet më së paku nga një delegatë dhe pikërisht nga fusha e punës ku ka më së shumti punonjës. Delegatet në Këshillin e Punës së Bashkuar i zgjedh Këshilli i Punës së Bashkuar të Kuvendit të Komunës me vota të fshehta, me fletëvotime.

b)Këshilli i Komunave e përbëhet nga delegatët e punonjësve dhe qytetarëve në komuna. Kandidatët për deputetë propozohen nga delegacionet në organizatat dhe bashkësitë kryesore vetëqeverisëse dhe bashkësitë e organizatat politiko shoqërore nga përbërja e vet. Kandidatët për deputetë i cakton komisioni i konkurseve të cilin e zgjedh Kuvendi i Komunës në mbledhjen e përbashkët të të gjitha këshillave, nga radhët e delegatëve të Kuvendit të Komunës. Të paktën një delegat nga çdo komunë zgjidhet përafërsisht në 15.ooo banorë. Deputetë në Këshillin e Komunave i zgjedhën nga kuvendet e komunave, në mbledhjen e përbashkët të gjitha këshillave, me vota të fshehta, me fletëvotime. c) Këshillin Politiko-Shoqëror përbëhet nga deputetët e punonjësve dhe qytetarët e organizuar në organizata politiko-shoqërore ( Lidhja Socialiste e Popullit Punues (LSPP)

, Lidhja Komuniste (LK), Lidhja e Sindikatave ( LS), Lidhja e Rinisë Socialiste (LSR) dhe Lidhja e Luftëtarëve të Bashkuar të Luftës Nacional-Çlirimtare ( LLB të LNÇ). Kandidatët për delegat propozohen nga delegacionet e organizatave politiko-shoqërore të bashkuara në Lidhjen Socialiste të Popullit Punues të Malit të Zi nga përbërja e vet. Kandidatët i cakton Konferenca kandiduese e LSPP-së të Malit të Zi në bazë të rregullave të përcaktuara të Konferencës Republikane të LSPPsë të Malit të Zi. Për zgjedhjen e delegatëve në Këshillin Politiko-Shoqërore deklarohen me vota të fshehta këshillat politiko-shoqëroro të gjitha kuvendeve të komunave. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit askush nuk ka mundur të zgjedhet për delegat në Kuvendin e Republikës më shumë se dy herë radhazi, as që mund të jetë në të njëjtën kohë delegat në dy ose tre këshilla. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

Klubi i takwondo-së “Besa” organizoi Festivalin e IV të Taekwondo-së

Spektakël i ma me mjeshtra të

Tuz- Klubi i taekwondo-së “Besa” ka organizuar festivalin e IV-të të taekwondo- së në Malësi me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të këtij klubi, me ç rast është shpalosur një aktivitet i gjerë sportiv dyditor më 2 dhe 3 dhjetor 2017. Ky aktivitet madhështor sportiv ka tubuar një numër të madh të sportdashësve nga ky klub (sportistë aktualë dhe ish-sportistë) por edhe nga 17 klube të tjera pjesëmarrëse të ftuara nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, etj, por dhe mysafirë spe-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

cialë të ftuar nga vendet e rajonit dhe Evropës. Gjatë këtyre dy ditëve të këtij aktiviteti sportiv në Tuz, sportistët e klubeve përkatëse kanë shpalosur talentin e tyre dhe mjeshtrinë që zotojnë për këtë lloj sporti, duke filluar nga anëtarët më të rinj deri tek ata më të vjetër, në prani të një numri të madh të sportdashësve nga Malësia dhe nga vendet e ftuara në këtë eveniment sportiv, i cili ditën e parë është zhvilluar në sallën sportive të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz kurse

dita e dytë, përkatësisht manifestimi qendror ka vijuar në QKI “Malësia” në Tuz. Trajneri i klubit “BESA”, Nikollë Gegaj, në prononcimin e shkurtër i tha Kohës Javore se të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival sportiv i ka mirëpritur ashtu sikurse e kanë traditë malësorët- shqiptarë. “Në ditën e parë sipas kategorive të përcaktuara sportistët kanë garuar në disa disiplina si: luftëra, pompse dhe kikë, kurse dita e dytë është karakterizuar kryesisht me luftëra në


SPORT

adh sportiv ë mëdhenj

tapetin 1, kurse në tapetin 2 është zhvilluar demonstrimi dhe vetëmbrojtja si dhe janë shpalosur disa pika shumë atraktive nga anëtarët e klubit “BESA” dhe nga klubet e tjera pjesëmarrëse si dhe janë shpërblyer me çmime në këto gara sportistët më të mirë dhe trajnerët. Gjatë dy ditëve kemi punuar në dy tapete. Në njërin tapet zhvilluam luftëra kurse në tapetin tjetër zhvilluam disa disiplina të cilat ndoshta në gara të mëparshme nuk i kemi zhvilluar. Kemi pasur garat në pompse , demonstrim, në kikë

rënie dhe në vetëmbrojtje”, u shpreh Gegaj. Në këtë aktivitet sportiv dyditor kanë marrë pjesë dhe mjeshtër të mëdhenj të këtij arti marcial, siç është mjeshtri koreano-jugor i gradës mjeshtërore 8 DAN, Kim Yong Ki, mjeshtri nga Kroacia, Mirosllav Brezhan, etj. Në përmbyllje të këtij aktiviteti sportiv, drejtuesit e klubit “BESA” kanë ndarë disa plaketa dhe mirënjohje për dyzet sportistët (mjeshtërit) e këtij klubi ndër vite por dhe për

disa sportistë të dalluar të klubeve mysafire. Po ashtu mirënjohje dhe falëndërime u janë ndarë edhe sponsorëve të cilët mundësuan organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv dyditor. Ky aktivitet sportiv është mbëshetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Shoqata Malësia e Madhe- Detroit, Shoqëria e sportdashësve- Nju Jork, Shoqëria e Sportdashësve- Detroit, Restoranti “Verdi”- Tuz, “Alba Petrol”- Tuz dhe t. u. Restoranti “David”- Sukruq. E ENJTE, 7 DHJETOR 2017

Javore KOHA

35


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Koha 793 by fgjokaj - Issuu