KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 nëntor 2017 Viti XVl Numër 791 Çmimi 0,50
Zë i fuqishëm për të drejtat shqiptare
ISSN 1800-5696
Kriza e librit, pasojë edhe e politikës tatimore
Dominoi muzika dhe kënga sllave
PËRMBAJTJE
8
12 Pseudointelektualët dhe politika
Në Malësi pasiviteti i disa OJQ-ve ka zbehur dukshëm rolin dhe ndikimin e tyre
14
18 Qasja progresive e femrës i shërben shoqërisë bashkëkohore
Zëdhënës dhe zëmbrojtës i shqiptarëve në Mal të Zi
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
PËRMBAJTJE
22
28 Prezantim i poezisë nëpërmjet artit
Njohje me autorët dhe botimet shqip në Mal të Zi
30
32 Fiton Jetlira Hoxha
Ngritja e flamurit kombëtar në Vuthaj KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Teatri - një dëshirë e Zë i fuqishëm për munguar e të drejtat shqiptare ulqinakëve Qençe nuk Podgoricë e enjte, 23 nëntor 2017 Viti XVl Numër 791 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk n e Qenç 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Dominoi muzika dhe kënga sllave
tatimore e politikës pasojë edhe Kriza e librit,
kënga sllave muzika dhe Dominoi
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Kriza e librit, pasojë edhe e politikës tatimore
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministrja e Administratës Publike, Suzana Pribilloviq, vizitoi Komunën e Ulqinit
Në funksion të avancimit të punës së qeverisjes lokale Ulqin – Ministrja e Administratës Publike, Suzana Pribilloviq, me bashkëpunëtorë, ka vizituar të mërkurën e kaluar Komunën e Ulqinit, në kuadër të komunikimit të rregullt që Ministria e Administratës Publike realizon me vetëqeverisjet lokale. Në komunikatën për media të kësaj ministrie thuhet se ministrja Pribilloviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kanë biseduar për tema të shumta që kanë të bëjnë me funksionimin e Komunës së Ulqinit në aspektin e avancimit të mëtejshëm të punës së njësive të vetëqeverisjes lokale, reformën e administratës publike në nivel lokal,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
me theks të posaçëm në Projektligjin e ri mbi vetëqeverisjen lokale, i cili është në procedurën e hartimit. Ministrja Pribilloviq ka theksuar se qëllimi i vizitës së komunave është thellimi i bashkëpunimit dhe i ndihmës së Ministrisë së Administratës Publike në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qeverisjet vendore në punën e tyre. Ajo ka thënë se beson që zgjidhjet e reja të propozuara me Projektligjin mbi vetëqeverisjen lokale do të avancojnë funksionimin e komunave. Pribilloviq e ka njoftuar Cungun se është në hartim e sipër Projektligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e
Ligjit mbi administratën elektronike, e cila i parashikon edhe qeverisjet vendore në sistemin e ofrimit të shërbimeve. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka prezantuar aktivitetet dhe projektet aktuale që kjo komunë i ka realizuar apo është duke i realizuar në aspektin e avancimit të mëtejshëm të punës së njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimit efikas të qytetarëve. Në takim është biseduar edhe për tema të tjera nga fusha e reformës së administratës publike në nivelin lokal. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Zgjerohet bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë
Mali i Zi dhe Shqipëria si dy vende fqinje po zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e përmirësimit dhe zgjerimit te infrastruturës së komunikimit. Në këtë kuadër Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri u prit të martën në Podgoricë nga Ministri i Transportit, Osman Nurkoviq dhe nga Ministrja e Ekonomisë, Dragana Sekuliq. Ministrat nënvizuan faktin se tashmë ka filluar puna për kryerjen e një Studimi të Fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane. “Diskutuam në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore, ku të dyja vendet kanë si projekt prioritar autostradën Adriatiko-Joniane. Kemi marrë financimet për të bërë studimin përfundimtar të fizibilitetit. U njoha edhe me
projektet infrastrukturore në Mal të Zi që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në lidhjen me Shqipërinë. “/ theksoi ministri Gjiknuri. Më tej ministrat u ndalën tek përpjekjet për krijimin e pikës së përbashkët kufitare edhe në Han të Hotit, njësoj siç tashmë funksionon edhe në Muriqan-Sukubinë. Vendkalimi kufitar Bozhaj-Hani i Hotit, ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë do të rikonstruktohet dhe modernizohet deri në fund të vitit. Kështu ka paralajmëruar ministri malazez Osman Nurkoviq. “Ndërtimi i vendkalimit të përbashkët kufitar është me një rëndësi shumë të madhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve edhe ashtu të mira me Shqipërinë, por paraqet edhe kontribut
në afrimin me BE-në” tha Nurkoviq. Për rikonstruktimin e këtij vendkalimi kufitar, BE ka siguruar një milion euro. Në takimin e përbashkët ministrat u ndalën tek angazhimi për projektin e përbashkët Jonian Adriatik Pipeline (IAP). Ata vendosen që nga faza e krijimit të një njësie të përbashkët të kalojnë në fazën për krijimin e një kompanie të përbashkët për projektin IAP. Në këtë kuadër, ministrat e dy vendeve morën pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e stacionit u vlerësua si një sukses i përbashkët dhe si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. a.s. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Në orët e vona të mbrëmjes së 7 Nëntorit 2017, pas lajmit të fitores së z. Mark Gjonaj për mandatin e anëtarit të Këshillit të Bashkisë së Nju Jork-ut, rrjetet sociale në internet vërshuan me përgëzimet dhe urimet e shqiptarëve anemban botës duke shprehur krenarinë e tyre për suksesin e radhës së politikanit shqiptar i cili bëri dy herë histori: njëherë duke u zgjedhur anëtari i parë shqiptar i Asamblesë së shtetit të NY në vitin 2012 dhe tani, me 7 Nëntor 2017 duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të NY
Për Koha Javore:
Xheladin Zeneli Nju Jork S’ka dyshim se deri më sot, pas ish kongresistit me prejardhje shqiptare, z. Joseph DioGuardi, z. Gjonaj është politikani më i suksesshëm shqiptar në SHBA.Të zgjidhesh Këshilltar i Bash-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
kisë së metropolës dhe qytetit më të njohur në botë është një arritje e rrallë. Të jesh një prej 51 anëtarëve të organit legjislativ të Këshillit Bashkiak të qytetit i cili numëron 8 milion e gjysmë banorë, nuk është diçka që mund të realizohet aq lehtë. Të përfaqësosh një distrikt i cili përbëhet nga 17 lagje të Bronx-it me gjithsejtë rreth 150.000 banorë është një sukses i veçantë. E gjithë këtë, z. Gjonaj, tashmë një politikan me pesë vite përvojë, i arriti me një punë vetëmohuese, me një pasion e përkushtim serioz për çështjet që preokupojnë bazën e tij zgjedhore,
por çka është më e rëndësishme ,çdo herë ai zhvilloi dhe i zbatoi me dinjitet fushatat e tij zgjedhore, posaçërisht fushatën e tij të fundit për anëtar të Këshillit Bashkiak, kur me maturi iu shmang negativitetit, injoroi sulmet dhe ofendimet e kandidatëve rival dhe u përqendrua në zgjidhjen e problemeve thelbësore të zgjedhësve (votuesve) të tij. Para se të fillonte të merrej me politikë, Mark Gjonaj ka qenë një aktivist i dalluar në komunitetin shqiptar. Ai i ka kushtuar një kohë e energji të konsiderueshme aktiviteteve të organiza-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Mark Gjonaj, shembull i politikanit dhe liderit të mirëfilltë
Zë i fuqishëm për të drejtat shqiptare tave të ndryshme, si p.sh. në klinikën shqiptare “Illyria” e cila funksionon në kuadër të qendrës shëndetësore, “Jacobi Hospital”, në Bronx, si anëtar i organit këshillues të komunitetit në “Einstein College of Medicine”,po ashtu në Bronx. Z. Gjonaj është bashkëthemelues i Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ( AACA). Falë angazhimit të tij dhe shoqatës në fjalë, që nga viti 2009 ( pra, para se ai të zgjidhet anëtar i Asamblesë së NY-ut), për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë , për çdo Nëntor, në shtyllat e disa rrugëve të Bronx-it dhe Staten Island-it, ngritën dhe ekspozohen flamujt kuq e zi me shqiponjën dykrenare. Përveç kësaj, z. Gjonaj , me zgjedhjen e tij si Asambleist dhe tani edhe si anëtarë i Këshillit Bashkiak ka fituar respektin e komunitetit shqiptar në NY me rrethe, ku njëherit po dëshmohet si një lider i mirëfilltë i këtij komuniteti , duke iniciuar, organizuar dhe udhëhequr aktivitete të ndryshme kulturore e kombëtare në këtë komunitet, duke përkrahur moralisht dhe financiarisht aksione të ndryshme humanitare si në vendlindje e atdhe ,ashtu edhe në diasporë, duke ndihmuar realizimin e projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës dhe identitetit të shqiptarëve në diasporë , konkretisht duke siguruar fonde nga buxheti shtetëror për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe në disa shkolla publike të qytetit të Nju Jorkut, duke siguruar fonde për realizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në NY, qendër kjo e cila nën drejtimin e z. Gjonaj dhe me përkrahjen e mbarë komunitetit, besoj se në një të ardhme të afërt do të bëhet realitet. Gjithashtu, z. Mark Gjonaj ka qenë dhe gjithnjë vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për të drejtat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.
Në Prill të vitit 2014 , nën drejtimin e tij është organizuar protesta masive e shoqatave shqiptare ,me moton :”Ndal politikën antishqiptare në Mal të Zi”, para Shtëpisë së Bardhë (në Uashington DC ), me rastin e vizitës së kryeministrit të atëhershëm malazez në kryeqendrën administrative të SHBAsë.
Zëri i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Z. Gjonaj ka përkrahjen e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar pa dallim, pra edhe të atyre me ide dhe orientime të djathta apo të majta, liberale apo konservatore. Në fushatat e tija parazgjedhore si dhe tubime të tjera në komunitet, gjithmonë vërehen bashkatdhetarë me prejardhje nga të gjitha trevat shqiptare dhe me bindje apo preferenca të ndryshme për partitë politike në atdhe. Pra, z. Gjonaj është treguar, deri më tani, si personalitet i cili bashkon dhe unifikon komunitetin shqiptar të Nju Jork-ut me rrethe ,duke marrë pësipër organizimin e evenimenteve të përbashkëta të shoqatave dhe organizatave që veprojnë në komunitetin shqiptar. Tash tre vite me radhë nën patronazhin e tij mbahet pikniku tradicional i përbashkët i shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar si dhe mbrëmja festive e 28 NëntoritDitës së Pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit 2015, në anijen ( jahtin) e vendosur në bregun perëndimor të lumit Hudson në Manhattan, z. Gjonaj me përkrahjen e një numri të konsiderueshëm të shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar, në mënyrë madhështore realizoi organizimin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me moton : “ Kur t’i bashkojmë kokat, i bashkojmë tokat”, ku morën pjesë mijëra bashkatdhetarë si dhe personalitete të shquara nga jeta politiko-shoqëro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ro-kulturore dhe artistike shqiptare dhe amerikane. Gjithashtu, z. Gjonaj, për çdo vit, në bashkëpunim me organizatat e komunitetit shqiptar, merr mbi vete organizimin dhe sponsorizimin e përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2013 në sallën e Asamblesë së Shtetit të Nju Jork-ut në Albany, me inicimin e z. Gjonaj u mor vendimi legjislativ për përkujtimin e 5-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2013. Për suksesin e tij historik si dhe për kontributin në ruajtjen dhe avancimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve në diasporë, në vitin 2015 zyra e presidentit të Republikës së Shqipërisë i akordon dekoratën “ Nderi i Kombit”. Mark Gjonaj pohon se frymëzimi i tij buron nga vështirësitë që kanë kaluar prindërit dhe familja e tij ( të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit) si gjenerata e parë e emigrantëve në SHBA dhe suksesin e tij ia atribuon dashurisë, bujarisë dhe përkrahjes së familjes dhe të afërmve të tij. Kurse sot, vetë z. Gjonaj , i cili ka një të ardhme dhe perspektivë të ndritur në politikën amerikane dhe mund të bëjë një histori tjetër të radhës, është bërë burim frymëzimi për të tjerët, veçanërisht për gjeneratat e reja të mërgatës shqiptare, me shpresë që edhe ata të afirmohen dhe të angazhohen me qëllim që të kontribuojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e mëtejshëm të diasporës shqiptare në politikën e SHBA-së. Në kohën kur në atdhe dhe vendlindje dominojnë polarizimet e skajshme, ndasitë dhe retorika përçarëse e politikanëve tanë, populli ynë ka më shumë nevojë për liderë si z. Mark Gjonaj i cili është bërë shembull dhe model i politikanit shqiptar që vepron në diasporë dhe me zërin dhe veprimet e tij dërgon mesazhin dhe shpërndan frymën e afrimit, atdhedashurisë dhe bashkimit të shqiptarëve. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Pseudointelektualët dhe politika Pseudointelektualët shfaqin një prirje të anarkisë kronike dhe kanë frikë nga njerëzit në pozita të larta politike që janë të veshur me pushtet, ngase ata në të shpeshtën e rasteve janë puthadorët e tyre. Arma kryesore e pseudo intelektualëve janë gënjeshtrat dhe intrigat. Ata janë në gjendje të shesin njohuritë e tyre dhe ato njohuri t’i venë në shërbim të qëllimeve të ndryshme politike, kulturore e shkencore në mënyrë të paargumentuar. Cilësinë e opinionit të tyre publik ata e zhvillojnë në bazë të shpirtngushtësisë dhe servilizmit
Qani Osmani
Në çdo shoqëri vlen të përmendet fakti se përveç intelektualëve të mirë dhe të vërtetë ekzistojnë edhe intelektualë të këqij. Intelektualët e tillë ( të këqij) operojnë me një interes vetjak, me një injorancë karshi shoqërisë dhe shpesh ata janë të manipuluar. Këta intelektualë janë të korruptuar dhe urrejnë dialogun dhe nuk tolerojnë kundërshtinë. Për të tillët pasuria materiale ka domethënie të veçantë dhe është e vlerësuar nga ata më shumë se ajo shpirtërore. Pseudointelektualët shfaqin një prirje të anarkisë kronike dhe kanë frikë nga njerëzit në pozita të larta politike që janë të veshur me pushtet, ngase ata në të shpeshtën e rasteve janë puthadorët e tyre. Arma kryesore e pseudointelektualëve janë gënjeshtrat dhe intrigat. Ata janë në gjendje të shesin njohuritë e tyre dhe ato njohuri t’i vënë në shërbim të qëllimeve të ndryshme politike, kulturore e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
shkencore në mënyrë të paargumentuar. Cilësinë e opinionit të tyre publik ata e zhvillojnë në bazë të shpirtngushtësisë dhe servilizmit. Pseudointelektualët apo intelektualët rremë janë shumë të kujdesshëm për të mos thënë gjëra për momente të caktuara, apo janë të prirë për t’i mbuluar të vërtetat edhe kur ata janë të vetëdijshëm se ato të vërteta janë ndryshe. Para se gjithash ata kanë frikë nga hakmarrja e pushtetarëve dhe mediave, ku në të shpeshtën e rasteve ata janë zëdhënës të tyre. Kjo pandershmëri intelektuale është veçanërisht e dëmshme për zhvillimin e demokracisë, fjalën e lirë etj. Kjo dukuri pa dyshim shpie në një lloj mosbesimi ndaj elitave të mirëfillta intelektuale. Si pasojë e kësaj kemi një shkëputje të madhe midis masave dhe elitave intelektuale të cilët i njohin gjërat dhe janë të gatshëm të sakrifikohen për të vërtetën. Shembull kemi profesorë, arsimtarë, mjek e juristë të cilëve asnjëherë nuk ua kemi dëgjuar zërin sepse atyre nuk iu është dhënë hapësirë mediatike. Megjithatë, të mos harrojmë se ekzistojnë shumë njerëz të cilët kanë njohuri e ide të shkëlqyera, dhe nuk mashtrohen lehtë nga manipulantët dhe falsifikatorët, por për fat
të keq numri i pseudointelektualëve dita ditë bëhet më i imponueshëm. Ky plim “gënjeshtarësh serikë” të paskrupullt dhe pa fije turpi çdo natë shfaqet nëpër ekranet televizive, çdo mëngjes nëpër emisione të radiove, paturpësisht zënë kolonat e shtypit etj. Ky fenomen shumë negativ gjen shprehjen e tij më të mirë në lëvizjet politike. Problemi qëndron në faktin se shumë nga këta njerëz janë pa vlera dhe pa asnjë bagazh të nevojshëm intelektual përfitojnë nga situatat e krijuara politike, duke marrë përsipër “zgjidhjen” e fateve të shoqërisë dhe kombit, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre nisen nga qëllime tërësisht vetjake dhe në thelb të filozofisë së tyre qëndron përfitimi personal. Ka thënie të disa filozofëve të mëdhenj, që kanë mbijetuar ndër vite sa edhe vetë njerëzimi, ku thuhet se “Armiku më i madh i diturisë nuk është padituria, por iluzioni se je i ditur”. Pra, psudo-intelektualët kanë qenë dhe janë një problem i madh i shoqërisë, të cilët, për shkak të një superioret të brendshëm iluzionar, i shohim sot të krekosur, nën petkun e kostumit politik, e që mundohen të drejtojnë fusha ku nuk janë aspak kompetentë, duke
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
na udhëhequr drejt së ashtuquajturës “fuqizim të injorancës”. Ky realitet i trishtë që daton me Sokratin dhe Shekspirin, është vërtetuar dhe finalizuar viteve të fundit. Pjesa më rrezikshme e gjithë kësaj është se të vetëquajturit intelektualë brohorasin më forcë kotësinë e tyre. Është fakt se strukturat dhe udhëheqjet e ndryshme politike shpeshherë me veprimet e tyre kamuflojnë të vërtetën reale në të cilën kalon një
“
shoqëri në një kohë të caktuar. Në këtë kontekst intelektualët e vërtetë bëhen viktimë e mjedisit ngase ata nuk mund të pajtohen me heshtjen si kompromis. Atëherë kur një realitet i egër vret përbërësit bazë të identitetit intelektual, kur qasja e vërtetë intelektuale përulet përballë injorancës dhe diletantizmit, kur roli dhe mendimi i tyre tashmë është braktisur, intelektualit të vërtetë s’i mbetet tjetër pos mbylljes në vetvete apo detyrimit
Ky fenomen shumë negativ gjen shprehjen e tij më të mirë në lëvizjet politike. Problemi qëndron në faktin shumë nga këta njerëz që janë pa vlera dhe pa asnjë bagazh të nevojshëm intelektual përfitojnë nga situatat e krijuara politike, duke marrë përsipër “zgjidhjen” e fateve të shoqërisë dhe kombit, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre nisen nga qëllime tërësisht vetjake dhe në thelb të filozofisë së tyre qëndron përfitimi personal
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për të migruar. Në një shoqëri të caktuar, zhgënjimi do të jetë përherë i pranishëm kur nuk përfillen intelektualët e vërtetë, kur fjala dhe roli i tyre primar shpërfillet nga shoqëria. Një shoqëri e cila injoron vlerat intelektuale të njerëzve të saj, si e tillë është e pavlerë dhe e destinuar të rropatet me pasoja afatgjata, duke mos gjetur shtegdalje. Rezultatet e kësaj janë jashtëzakonisht shqetësuese për të diskredituar shpirtin dhe intelektin dhe talljet e tyre publike. S’ka dyshim se fushatat e orkestruara kundër intelektualëve, mënjanimi dhe distancimi i tyre nga proceset shoqërore dhe politike shpesh bëhen me qëllime të caktuara. Shpesh nxiten nga inercia dhe përfitimi. Kjo bëhet vetëm për të demaskuar hipokrizinë dhe padrejtësinë e shoqërisë të shkaktuara nga politika e papërgjegjshme, cinikët dhe pseudo-intelektualët. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Shkencëtaret botërorë paralajmërojnë rrezik për njerëzimin
Rreziku i ndotjes së ambientit dhe abuzim Në një paralajmërim botuar në revistën ndërkombëtare online “BioScience”, shkencëtarët e udhëhequr nga ekologjisti i njohur amerikan William Ripple i Universitetit shtetëror Oregon në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë: “Njerëzimit po i bëhet tani një paralajmërim i dytë. Ne jemi duke rrezikuar të ardhmen tonë në qoftë se nuk kufizojmë konsumimin material në sferën gjeografike dhe demografike dhe ne qoftë se nuk e konsiderojmë rritjen e shpejtë të popullsisë si një prej shkaqeve kryesore të kërcënimeve ekologjike dhe shoqërore”, me të cilat përballet njerëzimi
Frank Shkreli Nju Jork Anembanë botës, çdo vit, vdesin më shumë njerëz nga ndotja e mjedisit se sa nga të gjitha luftërat dhe dhuna në botë. Ky është “paralajmërimi drejtuar njerëzimit” nga mbi 15,000 shkencëtarë, përfaqësues të 184 vendeve, nga e gjithë bota. Në paralajmërimin e botuar të hënën nga Aleanca e Shkencëtarëve Botërorë theksohen rreziqet me të cilat përballet njerëzimi dhe planeti ynë në të ardhmen -- rreziqe këto të shkaktuara -- sipas shkencëtarëve botërorë -- nga ndryshimet klimaterike, nga shpyllëzimi, nga humbja e ujit të pijshëm, nga zhdukja e specieve të ndryshme dhe nga rritja e pakontrolluar e popullsisë, sidomos në Afrikë dhe në Azi, ku sipas shkencëtarëve botërorë, është shënuar një rritje prej 35 për qind e popullsisë. Në përgjithësi, ekspertët shënojnë 25
10
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
trende negative anembanë botës, për sa i përket keqësimit të mjedisit dhe rreziqeve me të cilat përballet njerëzimi, si përfundim. Ndër trendët negative, ata identifikojnë, ndër të tjera, pakësimin me 25 për qind të ujit të pijshëm për person, shtimin me 75 për qind e numrit të zonave të vdekura oqeanike dhe humbjen e 300-milion hektarëve me pyje, si dhe pakësimin me 29 për qind të numrit të kafshëve, zogjve dhe llojeve të ndryshme peshqish dhe kafshësh amfibe, e të tjera. Në të vërtetë, ky ishte një paralajmërim që shkencëtarët kishin bërë 25 vite më parë, por raporti i botuar të hënën është edhe më i zymtë për nga pesimizmi me të cilin shkencëtarët e shikojnë ndotjen e mjedisit dhe efektet që ka mbi njerëzimin dhe planetin në të cilin jetojmë. Nga raporti i fundit, që cilësohet si paralajmërimi i dytë, vihet re se pikëpamjet e shkencëtarëve të njohur botërorë, përfshirë ndër ta edhe nobelistë, e shikojnë situatën e ndotjes së mjedisit, madje edhe më të rrezikshme se 25 vite më parë, kur kishin bërë paralajmërimin e parë mbi rreziqet që i kanosen njerëzimit nga ndotja serioze e mjedisit. Sipas
raportit të fundit të shkencëtarëve, përveç shtresës së ozonit që, sipas tyre, duket se është stabilizuar disi, çdo kërcënim tjetër që 25 vjet më parë ata i kishin identifikuar si rreziqe serioze ndaj mjedisit dhe planetit tonë, janë keqësuar gjatë këtyre 25 viteve të fundit. Në raportin e tyre, shkencëtarët botërorë identifikojnë konsumimin e tepruar të burimeve të planetit si dhe shtimin e pakontrolluar të popullsisë si rreziqet më serioze me të cilat do të përballet njerëzimi në të ardhmen. Në paralajmërimin e dytë, shkencëtarët më të njohur botërorë, i bëjnë thirrje njerëzimit që të konsumohet më pak mish, që të lindin më pak foshnje, që të përdoret energjia grinë dhe të konsumohet më pak në përgjithësi, me qëllim që të shpëtohet planeti nga rreziqet që rezultojnë nga ndotja e mjedisit dhe abuzimet. Ata theksojnë se ndonëse janë shënuar përparime të vogla në drejtimin e duhur, disa fushë, siç është rënia e lindjeve të foshnjave në disa pjesë të botës, shkencëtarët botërorë bëjnë thirrje për një rivlerësim të rolit të ekonomisë të bazuar në rritje, me qëllim për të pakësuar gaz-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
met
rat, për të inkurajuar ripërdorimin e energjisë, për të mbrojtur eko-sistemet, dhe në përgjithësi për të adoptuar masa të përgjithshme në mbrojtje të mjedisit, në të gjitha përmasat e tij. Shkencëtarët shfaqën gjithashtu shqetësimin e tyre se njerëzimi nuk po bën sa duhet për të marrë masat e nevojshme në mbrojtje të biosferës së rrezikuar nga ndotja e mjedisit. Njoftohet se shkencëtarët arritën në këto përfundime duke u bazuar dhe duke përdorur të dhënat dhe informacionet nga qeveritë e ndryshme anembanë botës, nga ente private dhe nga ekspertë të ndryshëm, për të arritur në përfundimin e tyre se në qoftë se bota nuk merr masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, njerëzimi dhe planeti në të cilin jetojmë, përballen me një “rrezik të madh dhe të pandreqshëm”, në të ardhmen. Por, shkencëtarët nuk janë krejtësisht të pashpresë se gjendja nuk mund të ndryshohet drejt përmirësimit të mjedisit, në qoftë se merren masat e nevojshme. Ata i bëjnë thirrje publikut botëror për një aktivizëm më të madh në këtë fushë, për t’u bërë presion autoriteteve vendore dhe udhëheqësve politikë kudo, që të marrin vendime më serioze në mbrojtje të mjedisit, anembanë botës.
Profesori Uilliam Riple i Universitetit shtetëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara, citohet të ketë thënë në një njoftim për median, se raporti mbi rreziqet që ndotja e mjedisit sjell për botën, mund të konsiderohet nga disa si një dokument alarmues që i fryn rrezikut dhe si të tillë hedhin poshtë provat që kemi mbledhur. “Puna e shkencëtarëve është për të analizuar të dhënat dhe për të parashikuar pasojat afatgjata për të ardhmen”, është shprehur profesori amerikan. Ai shtoi se shkencëtarët që kanë nënshkruar dokumentin që u botua të hënën, nuk po japin një alarm fals, por shtoi Profesori Ripple, ata po i paraqesin njerëzimit provat për shenjat e qarta se bota është në një rrugë pa kthim, në qoftë se nuk merren masat të menjëhershme për të ndryshuar trendet tepër negative, që autorët përshkruajnë në këtë raport, dhe rreziqet me të cilat mund të përballet njerëzimi, si pasojë e ndotjes së pakontrolluar të mjedisit. Megjithë parashikimet pesimiste të këtij paralajmërimi mbi ndotjen e mjedisit dhe mbi pasojat afatgjata që mund të ketë ndaj njerëzimit dhe planetit tonë, autorët thonë se çdo gjë nuk është humbur ende. Ata theksojnë se në qoftë se ekziston vullneti i mirë për të bërë diçka
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në lidhje me këto prirje negative që shkencëtaret venë në dukje në raportin e tyre, njerëzimi mund të bëjë ndryshimet e nevojshme në jetën e përditshme, si edhe në ekonomi dhe në industri, por edhe në të gjitha fushat e jetës, të cilat deri tani kanë ndikuar negativisht në ndotjen e mjedisit në të cilin jetojmë. Rreth 15,000 shkencëtarë botërorë paralajmërojnë se nuk është vonë për një ndërhyrje botërore për të ndaluar keqësimin e mëtejshëm të mjedisit, me qëllim, sipas tyre, për të “Mënjanuar mjerimin e fatkeqësinë që mund të sjellë humbja e biodiversitetit” dhe ndotja e pa kontrolluar e planetit. Ata këshillojnë, më në fund, se, të gjithë ne si individë, si autoritete qeveritare dhe si shtete, “Duhet të jemi të vetëdijshëm se Toka, me të gjitha qenjet e gjalla është e vetmja shtëpi për të gjithë ne.” Për ta shpëtuar, përfundojnë ata paralajmërimin e tyre, së bashku, “mund të shënojmë përparim të madh për të mirën e njerëzimit dhe të planetit, prej të cilit të gjithë ne varemi…përndryshe, së shpejti mund të bëhet tepër vonë”, theksojnë shkencëtarët botërorë në paralajmërimin e dytë drejtuar njerëzimit, mbi pasojat serioze që sjell për njerëzimin ndotja e mjedisit, anembanë botës. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Organizatat joqeveritare dhe roli i tyre në shoqëri
Në Malësi pasiviteti i zbehur dukshëm rolin Toni Ujkaj
Roli i organizatave joqeveritare në shoqëri është mjaft i rëndësishëm në cilindo vend ku ato themelohen dhe veprojnë. Çdo OJQ e cila ka një mision e vizion të qartë dhe e cila është aktive për të vepruar në të mirë të shoqërisë, duhet përshënde-
“ 12
Për fat të keq, shpeshherë disa OJQ janë shikuar dhe konsideruar si organizata të cilat shërbejnë vetëm për përfitime të grupeve të vogla duke mos pasur ndonjë ndikim të theksuar për interesa të përgjithshme të komunitetit. Por ndoshta ky pasivitet i cili i ka mbërthyer këto OJQ në Malësi, lë hapësirë për konstatime të tilla se me të drejtë analistët i kanë etiketuar si të tilla të gjitha ato OJQ të cilat aktivitetin e tyre nuk e tregojnë asgjëkund
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
tur, përgëzuar e mbështetur. Organizatat joqeveritare duhen konsideruar si një zë kumbues për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe të institucioneve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm ndaj problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët. Në vendet e zhvilluara dhe në ato vende që aspirojnë për të shënuar progres të gjithanshëm, roli i OJQve është mjaft i gjerë, duke qenë se ato ndërmarrin iniciativa për çështje e probleme nga më të ndryshmet, alternativa, reforma, etj, me një objektiv të qartë se si duhet të funksionojë më së miri një shoqëri. Në këtë kuadër, nëse do t’u referoheshim disa OJQ-ve të cilat janë themeluar prej vitesh në Malësi e që si mision të tyre kishin zhvillimin e kulturës, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve në këto treva dhe çështje të
tjera, vihet re se këto OJQ ka kohë që jo vetëm se e kanë zbehur dukshëm veprimtarinë e tyre publike, por madje ato po qëndrojnë indiferente dhe pasive për të përmbushur atë mision për të cilin ishin themeluar. Po të shikojmë ose t’i krahasojmë këto OJQ me vende të tjera siç fjala vjen Ulqini, Shkodra, etj, arrihet fare lehtë në përfundimin se ato janë shumë larg angazhimit dhe funksionimit në raport me vendet e lartpërmendura. OJQ-të këtu, nisur nga realiteti i përditshëm, nuk janë aktive as përafërsisht me ato të vendeve të tjera në të cilat këto organizata janë funksionale dhe të cilat luajnë rol të çmuar në shoqëri. Në Malësi disa OJQ në vitet e themelimit të tyre patën treguar mjaft interesim dhe optimizëm për të vepruar dhe funksionuar dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
disa OJQ-ve ka n dhe ndikimin e tyre nëpërmjet formave të ndryshme të të vepruarit, mirëpo vetëm pak vite më vonë, faktikisht ky “fluks” i punës së tyre pësoi rënie të menjëhershme dhe si rezultat i kësaj tanimë kemi një “ngrirje” të veprimtarisë së këtyre OJQ-ve në vend, (jo të gjitha). Për fat të keq, shpeshherë disa OJQ janë shikuar dhe konsideruar si organizata të cilat shërbejnë vetëm për përfitime të grupeve të vogla, duke mos pasur ndonjë ndikim të theksuar për interesa të përgjithshme të komunitetit. Por ndoshta ky pasivitet i cili i ka mbërthyer këto OJQ në Malësi, lë hapësirë për konstatime të tilla se me të drejtë analistët i kanë etiketuar si të tilla të gjitha ato OJQ të cilat aktivitetin e tyre nuk e tregojnë asgjëkund. Ndoshta mosfunksionimi në kontinuitet i OJQ-ve në Malësi lidhet ngushtë dhe me mungesën e mjeteve të mjaftueshme financiare
nga donatorë dhe nga administrata lokale, e cila ka për detyrë të ketë një bashkëpunim të mirë me sektorin joqeveritar dhe t’i mbështesë materialisht ato në ralizimin e projekteve të tyre. Por, pavarësiht kësaj, përfaqësuesit e këtyre OJQ-ve do të kishin mundur të paktën të motivohen dhe të impenjohen në ato pak aktivitete që nuk kanë shumë kosto për ta, e të cilat do të kishin pasur mjaft vlerë për shoqërinë, siç është fjala vjen: shënimi i datave historike e kulturore të cilat shpeshherë neglizhohen nga ata të cilët janë të obliguar t’i shënojnë. Vlen për t’u theksuar se falë ekzistencës së OJQ-ve, angazhimit dhe mirëfunksionimit të tyre, mund të dalin në pah shumë dukuri negative dhe keqpërdorime të cilat godasin në mënyrë direkte ose indirekte një shoqëri të tërë, pasi keqfunksionimi i një administrate (institucioni) mund
“
Vlen për t’u theksuar se falë ekzistencës së OJQ-ve, angazhimit dhe mirëfunksionimit të tyre, mund të dalin në pah shumë dukuri negative dhe keqpërdorime të cilat godasin në mënyrë direkte ose indirekte një shoqëri të tërë, pasi keqfunksionimi i një administrate (institucioni) mund të vijë si pasojë e mosveprimit të organizatave joqeveritare në komunitet
të vijë si pasojë e mosveprimit efikas të organizatave joqeveritare në komunitet. Mendoj që Organizatat Joqeveritare në Malësi, për të realizuar me sukses misionin e tyre për të cilin u themeluan, do të duhej të dalin nga ky pasivitet, të ndërmarrin iniciativa konkrete, të bashkëpunojnë me administratën lokale por pse jo edhe me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer përvoja dhe ide se si duhet vepruar më me seriozitet në komunitet dhe për të pasur influencë më të madhe në të gjitha sferat e jetës. Aktivizimi më i madh i të rinjve në çështje të ndryshme dhe të rëndësishme do të ishte më se i mirëseardhur, meqenëse aktualisht situata nuk është aspak e kënaqshme në këtë aspekt. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Kumtesë lidhur me librin “Bijtë e Shqipes” të autorit Gjekë Gjonaj
Zëdhënës dhe zëmbrojtës Kur lexon librat e Gjekë Gjonajt, nuk mund të mos mrekullohesh prej punës së tij dhe nuk mund të mos e adhurosh atë njeri të palodhshëm. E them këtë, sepse e di fort mirë ç’do të thotë të jetosh në Republikën e Malit të Zi dhe të shkruash në këtë mënyrë. Me shkrimet e tij Gjekë Gjonaj i mban gjallë dhe i ringjall njerëzit e vendit të vet. Ai, me anë të shkrimeve, i mban gjallë dhe i ringjall gjer në përjetësi të gjitha trevat shqiptare që sot ndodhen nën Mal të Zi
Gjokë Dabaj
Kur e sheh në hartë atë pjesë toke shqiptare që shtrihet nga Çakorri deri te Ada në Grykë të Bunës e që dikush e ka quajtur figurativisht Rripi numër 2 i Gazës, të ngjan me ca mbetje gjeografike që zor se i hyjnë në punë dikujt. Mirëpo, kur e lexon lirin e Gjekë Gjonajt “Bijtë e Shqipes”, zbulon aty një thesar njerëzor gati të pabesueshëm. Rron Kombi ynë edhe në ato ngastra toke, që ngjajnë në hartë me ca copa letrash të grisura! Rron dhe nxjerr thesare pa ndërprerë! Nxjerr ai vend i shqiptarëvet të atillë personalitete që edhe vende të mëdhenj s’i lindin e s’i rrisin dot! Njerëzit që ka përshkruar Gjeka në këtë libër, janë aq shumë sa do të duhej një simpozium më vete për t’i pasqyrur e për t’i njohur vlerat e tyre jo me të gjitha veçoritë e hollësitë, por përsëri vetëm pjesërisht. Mendja dhe talenti i atyre njerëzve, i atyre malësorëvet tanë, kanë pushtuar sot edhe Amerikën. Nuk themi kanë mbërritur deri në Amerikë, por themi e kanë pushtuar Amerikën, sepse shumë prej tyre tashmë janë bërë, sidomos në fushën e biznesit, njerëz me peshë dhe gjurmëlënës në ambientet ku jetojnë. Por jo vetëm kaq. Ata janë njerëz që paranë e fituar nuk
14
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
e ruajnë sënduqeve apo në skuta bankash, por e japin dhe e shpenzojnë edhe në të mirë të Kombit, prej të cilit kanë dalë dhe të cilit, edhe pse larg, vazhdojnë t’i takojnë e t’i shërbejnë. Gjon Lulgjuraj (f.209), nga Llofka e Grudës, emigruar në SHBA që në moshën 18 vjeç, veprimtar i palodhshëm i çështjes shqiptare. I kthjellët në përballjen me agjentët sërbo-malazias, të cilët as në SHBA nuk u hiqen qafe shqiptarëve. Kolë Zagreda (f.243) nga fshati Reç i Ulqinit, në shtëpinë e të cilit “njëzet e katër orë valon Flamuri Shqiptar”. Larguar 12 vjeç për në SHBA dhe unë kam këtë shënim në fund të artikullit që ka shkruar Gjekë Gjonaj për këtë njeri: “Njëri ndër atdhetarët më të vetëdijshëm, që e koncepton Atdheun më saktë se shumë shqiptarë të tjerë që mund të gjenden edhe në krye të politikës.” Familja Jakaj (f.248), nga Ranoci i Klinës. “Shembull i sakrificës njerëzore për mbrojtjen e Kombit dhe Atdheut të vet.” Për njërin nga pinjojtë e kësaj familjeje, Tomë Ndue Jakajn, Gjekë Gjonaj shkruan: “Ndihma e tij humanitare është e pranishme në shumë veprimtari bamirësie, si sponsorues i palodhur kudo që e ka kërkuar nevoja dhe kauza shqiptare”. Mark Gjonaj (f.309) nga Reçi i Ulqinit, lindur e rritur në SHBA, biznesmen i suksesshëm, pronar i qindra apartamenteve dhe personalitet në hierarkinë shtetërore të SHBA-së. Midis gjithë asaj që lexova për të, më
bëri shumë përshtypje një thënie e tija: “Njeriu ka këto zgjedhje në jetë: (1) T’i pranojë gjanat ashtu si janë. (2) Të ankohet për problemet. (3) Të shpërvjeli mangët, t’i hyjë punës e t’i ndrrojë gjanat… Unë zgjodha të tretën.” Gjonajt e Reçit (f.335). Që të gjithë njerëz të punës dhe krenarë se janë shqiptarë. Gjekë Gjonaj shkruan: „Askush nuk mund të thotë se sa llogaritet pasuria e Gjonajvet të Reçit në Amerikë.“ Anton Markola (f.323), shqiptari “që kujdeset për ndërtesën më të lartë në Manhatan”, “78 kate të lartë me 350 banesa”. Njeri me disa fakultete, “shembull i realizimit të ëndrrës amerikane”. Nick Markola (f.326), bankier. Është pak me thënë i suksesshëm. Ka qenë Zëvendëspresident në Benk of Amerika, një nga bankat më të mëdha në botë. Ka shërbyer si ekzekutiv i bankës së famshme Sitigrup (Citigroup), edhe kjo një nga bankat më të mëdha në SHBA dhe në botë, me filiale bankare e financiare në më shumë se 100 shtete të botës. Ka mbrojtur dy magjistratura dhe është analist i çertifikuar për menaxhim kapitali. Njëzet faqet e para, nga f.11 deri në f.32, Gjeka ia ka kushtuar Flamurit tonë Kombëtar. Jo më kot ka ndodhur kështu. Flamuri Kombëtar Shqiptar nuk lejohet të mbahet lirshëm në Republikën e Malit të Zi. Nëse dëshiron ta përdorësh në ndonjë dasmë a me rast të ndonjë feste, je i detyruar
KULTURË
i shqiptarëve në Mal të Zi të kërkosh leje. Duket se pikërisht të këtilla rrethana diskriminuese e kanë shtyrë Gjekë Gjonajn t’ia kushtojë njëzet faqe pikërisht Flamurit, me titull të përgjithshëm “Dashuria për Famurin”. “Flamuri ynë Kombëtar,” thotë Gjeka, “radhitet ndër më të vjetrit nga flamujt që vazhdojnë të praktikohen”. Pastaj citon Faik Konicën: “Flamuri ynë Kombëtar është nga më të drejtët, sepse asnjëherë nuk priu në mësymje të shqiptarëvet kundra (popujvet të tjerë).” (f.13) Pra, është edhe ndër më të vjetrit dhe është nga më të drejtët! Mirëpo, ç’e do?! Pushtetarët malazias duket se e kanë halë në sy Famurin tonë. “Përdorimi i simboleve kombëtarë për shqiptarët (nën Mal të Zi) është mjaft i kufizuar”, shkruan Gjeka. “As ligji aktual, por as ai që pritet të miratohet në parlamentin malazias, nuk lejon pëdorimin e lirë të simboleve kombëtare shqiptare.” (f.14) Mbas kësaj, si për të vërtetuar se, megjithkëto, Flamuri Shqiptar rron e do të rrojë në viset ku jetojnë “Bijtë e Shqipes”, Gjekë Gjonaj ka radhitur një varg faktesh, të cilat te shumë lexues mund të shkaktojnë habi. Më 1905-n, gjashtë vjet para se ky Flamur të ngrihej në Deçiq prej një skuadre heronjsh, është ngritur në Tivar. Pikërisht në Tivarin ku sot praktikisht nuk mund as ta përmendësh. Në Tuz e Triesh ai Flamur është ngritur më 1906-n, pesë vjet para se historia e Kombit tonë të përjetonte në Bratilë të Deçiqit një nga epopetë e veta më madhështore. Të tre këta akte madhorë të ekspozimit të Flamurit tonë Kombëtar, në Tivar, në Tuz e në Triesh, nuk janë tjetër veçse preludi i aktit sublim të Deçiqit. Në Deçiq, ndërkaq, më 6 prill 1911, do të ndodhte ajo që as heroizmi mrekullibërës i Zhan D’Arkës nuk do të mund t’i afrohej dhe as qëndresa gjëmëmadhe vetëflijuese e trimavet spartanë të Termopilës. Aty, të shtatë trimat e Kojës së Kuçit, Dokë Preçi, Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë
Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca, ranë vetë, njëri mbas tjetrit prej plumbash të ushtarëve osmanë, por Flamurin s’e lanë të rrëzohet. (f.80) Mbetet vetëm për t’u indinjuar: Këta shtatë heronj të Flamurit dhe të Kombit tonë, pse s’i kanë përmendoret, në Tiranë, në Vlorë, në Prishtinë, në Shkup, në Shkodër dhe në Podgoricë?! Them, në Podgoricë, sepse ata nga ajo anë ishin dhe se, si vetë malazezët, edhe ata kundër pushtuesve osmanë kanë luftuar. Pse
të mos vihej në Podgoricë një përmendore e tyre? Detarët ulqinakë, sapo edhe në Vlorë u ngrit Flamuri i Kombit tonë, për të mos u rrëzuar kurrë më, e ngritën atë Flamur edhe mbi anijet e veta. Ndonjëri prej tyre guxoi ta çojë atë Flamur edhe në Tivar, në Tivarin e pushtuar prej sllavësh tashmë mbi 30 vjet, por e pagoi guximin edhe me gjobë edhe me burg. (vazhdon) E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Vështrim
Botim enciklopedik (Zenepe Dibra, FJALO R E N C I KLO P E D I K I HAP Ë S I R Ë S S H KO D RAN E(I-I I), Botoi: E B P”Gjergj Fishta”, Lezhë, 2015-2016)
Kemi të bëjmë me një botim enciklopedik, i cili është gjithëpërfshirës për hapësirën shkodrane për një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Autorja prezanton personalitete, ngjarje e dukuri të ndryshme qe kanë ndodhur në këtë rajon gjeografik, ku si ikonë qëndron Shkodra, kryeqendra e Ilirisë
Dr. Nail Draga
Në fushën e studimeve dhe botimeve, autorë të ndryshëm kanë bërë emër duke u vlerësuar nga opinioni shkencor dhe kulturor, në saje të punës së tyre shumëvjeçare. Veprat e tilla nuk janë të karakterit lokal, apo rajonal, por madje janë të karakterit kombëtar. Pikërisht në këtë gamë të veprimtarive janë afirmuar autorë të ndryshëm, duke u bërë sinonim i mjedisit përkatës. Por, jo rrallë ndodh që individët me punën e tyre ua tejkalojnë institucioneve që financohen nga buxheti shtetëror, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me persona më dhunti të veçanta në fushën e tyre krijuese. Me këtë rast prezantojmë dr.Zenepe Dibra nga Shkodra, e cila kohë më parë opinionit i është paraqitur me botimin e veprës Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane në dy vëllime(2015, 2016), botuar nga Shtëpia Botuese “Gjergj Fishta” në Lezhë. Fillimisht duhet të themi se kemi të bëjmë me një botim enciklopedik, i cili është gjithëpërfshirës për hapësirën shkodrane për një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Autorja prezanton personalitete, ngjarje e dukuri të ndryshme qe kanë ndodhur në këtë rajon gjeografik, ku si ikonë qëndron Shkodra, kryeqendra e Ilirisë. Është kjo Shkodra e Rozafës, mbretit Genti nga koha antike e deri në ditët tona, e mbushur me plot
16
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
sakrifica dhe lavdi, duke qenë krenaria e botës shqiptare. Madje siç cekën edhe vet autorja ne dedikimin e saj, ky botim njëherit është edhe homazh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e tokave të hapësirës shkodrane. Edhe pse në të kaluarën ka pasur emigrim të banorëve, në veçanti duhet cekur eksodin e madh në shek. XV, duke emigruar në Venedik e gjetiu në bregdetin e Adriatikut, në kohën kur Shkodra pushtohet nga Perandoria Osmane. Por, Shkodra përsëri rilindi, sepse ajo u mbush me popullsi të re të ardhur nga rrethinat e saj. Madje sipas disa të dhënave ceket se në Shkodër nga ajo kohë e më pas ekzistojnë hiç me pak se 400 patronime familjare, që lidhen me toponimet e vendbanimeve nga kanë ardhur banorët e vendosur në Shkodër. Në saje të të dhënave historike në shek. XIX në Siujdhesën Ilirike në kuadër të Perandorisë Osmane, njihen dy qytete me peshë të veçantë, e ato janë: në bregdet Selaniku dhe në brendësi Shkodra. Ishte pra ky qyteti i mijëra dyqaneve e zejeve të ndryshme si rrallë kund në atë kohë. Ajo ishte qendra kryesore e Veriut shqiptar, siç ishte dikur kryeqendra e Ilirisë, duke qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve gjatë shekujve. Ndërsa me pas në sajë të rrethanave të reja shoqërore Shkodra humbi imazhin e vet, e kjo ka të bëjë sidomos me kohën e diktaturës pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë botim janë përfshirë edhe personalitete e ngjarje nga hapësira e viseve shqiptare qe sot janë në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë
ka qenë i arsyeshëm, sepse edhe këto vise shqiptare Shkodrën e kanë pasur qendrën e tyre gravituese tregtare, kulturore e kombëtare. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse në saje të ngjarjeve të zhvilluara në shek. XIX-XX, në saje të dekompozimit territorial të hapësirës shqiptare dhe të luftërave pushtuese të malazezëve ndaj viseve shqiptare, popullsia shqiptare e Tivarit, Ulqinit, Krajës, Anës së Malit, Malësisë e Plavë-Gucisë, strehimin e shpëtimin e ka gjetur pikërisht në Shkodër. Dhe nga ato vite një pjesë e popullsisë së këtyre viseve, kanë mbetur këtu duke u bërë banorë të këtij qyteti, duke mbajtur kujtimin për vendin e origjinës së tyre. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri dhe izolimi i vendit nga viti 1945-1990, ku u ndërpre komunikimi ndërshqiptar, pati pasoja për të gjithë, ku as Shkodra nuk bënte përjashtim. Në këtë aspekt shqiptarët në Mal të Zi si pakicë numerike, u izoluan nga shteti amë me pasoja etnosociologjike, që janë të pranishme edhe në ditët tona. Por, edhe në këto kushte u mbijetua, duke sfiduar rrethanat e kohës, duke krijuar vlera në shumë veprimtari shoqërore. Emrat e personave dhe veprimtaritë e ndryshme të cilat prezantohen në këtë botim, e dëshmojnë më së miri një konstatim të tillë. Nuk ka dilemë se një punë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kemi të bëjmë me një lëndë voluminoze, me përmbajtje shumëdimensionale, ku në këto dy vëllime prezantohen 1170 personalitete dhe rreth 2100 zëra me gjithsej 1658 faqe. Madje e them pa hezitim se atë çka
KULTURË
k për Shkodrën
nuk e kanë bërë institucionet me buxhet shtetëror ka arritur ta realizojë zonja Dibra. Ajo për realizimin e një projekti të tillë ka sakrifikuar kohën e saj të çmuar, por ka pasur durim dhe pasion për t’ia arritur qëllimit. Ajo mund të jetë e kënaqur, sepse i ka ofruar opinionit të gjerë shkencor e kulturor një botim enciklopedik, që do t’ia kanë zili edhe qytetet më popullsi disamilionëshe. Por, kur para vetes vendosen objektiva dhe punohet me seriozitet e plot pasion rezultati nuk do të mungojë. Autorja ka bashkëpunuar me një numër të konsideruar autorësh të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontribut me vlerë, që dëshmohet edhe më emrat e tyre të vendosur në fund të zërave përkatës. Në lidhje me këtë botim enciklopedik, autorja po ashtu
ka konsultuar një literaturë të gjerë, që na është prezantuar në fund të njësive të prezantuara. Lënda e prezantuar përfshin shumë fotografi personalitetesh, objektesh apo ngjarjesh të ndryshme, duke dëshmuar në mënyrë faktografike anën tekstuale të lëndës së trajtuar Dhe pikërisht, thënien më brilante për Shkodrën, e ka thënë më mirë së askush tjetër poeti Migjeni, duke e cilësuar atë ”dashnorja e shekujve”. Është kjo një thënie emblematike, e cila e personifikon Shkodrën si asnjë qytet tjetër në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse Shkodra në historinë e saj të lavdishme 2500 vjeçare, edhe sot rrezaton dhe shkëlqen në arealin shqiptar, duke mbetur krenaria jonë kombëtare.
Madje nuk thuhet kot se pa Shkodër nuk ka Shqipni! Edhe botimi me titull Fjalori enciklopedik i hapësirës shkodrane i autores Zenepe Dibra, është në favor të këtij konstatimi të kryeqytetit të Ilirisë. Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe, sepse Shkodra me të kaluarën e saj të lavdishme, ajo nuk të le të qetë, por inspiron dhe motivon krijues të profileve të ndryshme shkencore e kulturore. Urojmë dhe shpresojmë që këtë punë me vlerë sa profesionale aq edhe kombëtare në të ardhmen ta vazhdojnë të tjerët, ku ky botim mund të shërbejë si model edhe për qytetet dhe viset e ndryshme në hapësirën etnogjeografike shqiptare. (Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin më 4 nëntor 2017) E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
BOTA FEMËRORE
Qasja progresive e femrë shërben shoqërisë bashk
Femrat nuk duhet të godasin shpirtin e njëra-tjetrës, me qëllim që të zhvillojmë dhe ndërtojmë një të ard Për ta bërë këtë, për ta ruajtur shëndetin mendor, çdo femër duhet t’i nënshtrohet vet-analizës, me që udhëheqin në jetë dhe t’i mbajë nën kontrollin e duhur
Albina Osmani Markasheviq Gjinia femërore është një botë në vete, prandaj shumë femra (me përjashtime) kanë tendencë për t’u krahasuar me njëra tjetrën, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Në veçanti, ky krahasim vjen në shprehje, ose bëhet tepër i dukshëm dhe më i përfolshëm. Kur një femër gjysmë e formuar, ose me plot mungesa në karakter dhe profesion, ndjehet e
18
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
rrezikuar nga një femër tjetër, e cila është më e ngritur, ka një formim personaliteti relativisht të plotë dhe të mbështjellur me ngjyrime karizmatike të shpirtit emancipues. Një femër me një shpirt të lartësuar, mendje të ndritur, pamje joshëse, qëndrim elegant dhe rrezatues, gjithmonë provokon dhe zgjon shqisat dashakeqe të femrave, të cilat i kanë të mangëta këto virtyte njerëzore. Prandaj, si rrjedhojë, në mes të këtyre dy grupeve femërore, pas shpine ose pas dyerve të mbyllura, zhvillohet një luftë verbale, jokonstruktive dhe dashakeqëse. Pra, femra gjysmë e formuar, në pamundësi për të konkurruar dhe garuar me nivelin e femrës
së emancipuar në bazë meritore, ajo përzgjedh ta sulmojë ose godasë dinjitetin dhe integritetin e saj, pa bazë dhe argumente të arsyeshme. Në kontekst të këtij sulmi moral dhe profesional, në mes të këtyre dy grupeve, zhvillohen pole të kundërta, me energji armiqësore dhe regresive. Disa nga arsyet pse janë ngritur këto mure përplasëse ose kundërshtuese mes këtyre dy grupeve të femrave, do të përpiqemi që t’i shtjellojmë në vazhdim të këtij shkrimi. Femra e natyrshme dhe me pasion për t’i shërbyer shoqërisë në mënyrë të denjë, dallon në shumë aspekte të formimit, në krahasim me femrën gjysmë të formuar. Për më shumë, të
KULTURË
ës i këkohore
dhme më të mirë për botën femërore. ëllim që të identifikojë neurozat që e
dy grupet, në thelb janë ose llogariten të suksesshme dhe gëzojnë një punë, mirëqenie materiale ose status shoqëror, por në kuptim më të ngushtë të fjalës, ato dallojnë në mënyrën se si janë formuar dhe çfarë rrethana dhe mundësi kanë shfrytëzuar. Është ai lloji i femrave që është ndërtuar me themel dhe në vazhdimësi, dhe është ai lloji tjetër që është ndërtuar në mënyrë gjysmake, rastësisht dhe me vështirësi. Grupi i parë i femrave kanë treguar gatishmëri për t’u formuar si personalitete që në fëmijërinë e hershme dhe dashurinë për librin e kanë pasur të mbjellur në mënyrë sistematike, ndërsa lloji i dytë i femrave nuk kanë
lexuar asnjëherë, por janë dhënë pas librit vetëm kur u është parashtruar nevoja eventuale dhe mundësia për të shfrytëzuar privilegjet dhe për të realizuar interesat. Pra, këto femra nuk është se e duan librin dhe kanë motivim të brendshëm dhe të natyrshëm për të lexuar, por kanë motive të jashtme, me nuanca të thella interesi, privelegji, pushteti, statusi shoqëror, popullariteti dhe nevojë për simpatinë e të tjerëve. Këto sjellje që shfaqen në përputhshmëri me egoizmin e tyre shkenca e psikologjisë këto persona i kategorizon si nevrikë dhe i ndan në të etshme për pushtet, të etshme për pëlqimin nga të tjerët e kështu me radhë. Pra, derisa lloji i parë i femrave është i pajisur me virtyte, aftësi, njohuri dhe vlera në vazhdimësi dhe kanë krijuar karrierë në mënyrë të plotë dhe të thellë, duke absorbuar shprehi pune dhe duke vepruar profesionalisht në çdo nivel të fushës që ushtron, ndërsa lloji i dytë i femrave aty për aty shndërrohen në “eksperte” në profesionin që ushtrojnë. Lloji i parë i femrave ka njohuri të përgjithshme dhe të kompletuara, kanë koncepte të qarta dhe dinë të bëjnë sinteza të njohurive të fituara më parë, për të zbërthyer dhe trajtuar fenomene shoqërore që ndërlidhen ngusht me jetën, rrethanat kulturore, gjendjen psikologjike e shoqërore dhe dispononim profesional të një populli. Ndërsa grupi i dytë i femrave kanë njohuri gjysmake dhe të rastësishme ndërlidhur me profesionin që ushtrojnë, duke i kamufluar potencialet e kufizuara profesionale përmes koncepteve dhe ideve që i marrin të gatshme nga burime të ndryshme, me raste të dyshimta dhe i modifikojnë, për të krijuar përshtypje se janë origjinale të tyre. Grupi i parë i femrave kanë devotshmëri dhe disiplinë në punën që e ushtrojnë dhe gjithmonë mbështeten në një standard pune të pranueshëm dhe efektiv për shoqërinë, në çdo fushë të jetës. Ndërsa grupi tjetër i femrave përpiqen t’i mbulojnë mangësitë profesionale përmes lëvdatave, lajkave, gënjeshtrave dhe manipulimeve që bëjnë, për të ndërtuar një imazh të rrejshëm, por bindës për masën, respektivisht bindës për ata individë që nuk e kanë të zhvilluar të menduarit kritik dhe analitik, pra, që
lehtësisht pranojnë atë që u servohet dhe lehtësisht binden ndaj këtyre modeleve dhe imazheve të rrejshme. Grupi i parë i femrave nuk synojnë të impresionojnë publikun, as nuk pretendojnë të arrijnë famë, aq më shumë të lavdërohen ose të shtrembërojnë realitetin për të fituar respektin, por ato e tregojnë veten dhe punën e tyre duke kontribuar në vazhdimësi, për të mirën e përgjithshme dhe duke e realizuar atë mision përmes punës së vërtetë. Grupi i parë synojnë mirëqenie fizike, mendore dhe shpirtërore përmes rrugës së denjë dhe përplot sakrifica, ndërsa grupi i dytë synojnë paranë, pushtetin, famën ose statusin shoqëror, duke mos zgjedhur mjete për të arritur qëllimin. Kur një femër vërtet e suksesshme, gëzon një pamje të bukur dhe një mendje të ndritur, për më shumë kur është ndërtuar dhe formuar si personalitet gjatë gjithë jetës, ajo sulmohet dhe goditet rëndë nga grupi i dytë i femrave, që nuk e kanë forcën mendore dhe shpirtërore për t’u krahasuar dhe për ta mbisunduar kapacitetin e saj, të cilin kapacitet e ka ndërtuar me vite, pa ndërprerje. Po i njëjti grup i femrave, në pamundësi për të gjetur paralelizëm me këto femra, përzgjedhin t’i nënvlerësojnë,, përqeshin dhe demotivojnë shpirtin e brendshëm, të cilin e ka ndërtuar vite me radhë dhe me punë të vazhdueshme. Kur femra gjysmë e formuar e godet moralisht një femër tjetër të denjë, kjo nënkupton se vullneti i saj nuk qëndron në gjetjen e formave njerëzore për të konkurruar me femrat e tjera, por ajo përzgjedh forma të ulëta, dekurajuese dhe dashakeqe, për të luftuar konkurrencën. Nga kjo që shprehëm më lartë, mund edhe të përfundojmë se femrat nuk duhet të godasin shpirtin e njëra-tjetrës, me qëllim që të zhvillojmë dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për botën femërore. Për ta bërë këtë, për ta ruajtur shëndetin mendor, çdo femër duhet t’i nënshtrohet vet-analizës, me qëllim që të identifikojë neurozat që e udhëheqin në jetë dhe t’i mbajnë nën kontrollin e duhur. Qasja progresive e një femre kundrejt një femre tjetër, do t’i shërbente shoqërisë më pozitivitet dhe njëkohësisht do të prodhonte kushte të shëndosha dhe të dobishme për gjeneratat e reja. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Tiranë u mbajt edicioni i 20-të i Panairit të Librit
Kriza e librit, pasojë edhe e politikës tatimore Të premten është bërë përurimi i përmbledhjes me poezi të zgjedhura “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” i poetit Haxhi Shabani, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Malit të Zi Tiranë – Edicioni i 20-të i Panairit të Librit në Tiranë, i cili vlerësohet si veprimtaria më e madhe e librit në hapësirën shqiptare, është mbajtur nga data 15-19 nëntor në Pallatin e Kongreseve në kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas organizatorit, Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, 97 botues nga vendi dhe rajoni, kanë marrë pjesë në edicionin e këtij viti, i cili qoftë për nga numri i pjesëmarrësve, por sidomos nga numri i titujve të rinj ka qenë më i varfër se vitet e kaluara. Kriza e librit për shkak të mungesës së politikave kulturore stimuluese ka qenë kryefjala e botuesve, të cilët kanë shprehur brengosjen e tyre se janë të detyruar që të botojnë libra në një tirazh shumë të vogël, që nganjëherë nuk i kalon 200 kopje. Për këtë arsye, edicioni i sivjetmë i
20
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
Panairit të Librit në Tiranë u hap me afishet që bënin thirrje për zbritjen e tatimit mbi librin dhe honoraret e shkrimtarëve. “Tatimi mbi librin nga 20 për qind në 5 për qind, për të gjithë, pa përjashtim” e “Tatimi mbi honoraret nga 15 në 5 për qind”, ishte afishuar në muret e Pallatit të Kongreseve.
Dy ekspozues nga Mali i Zi
Në mesin e botuesve pjesëmarrës në Panair ishin dy nga Mali i Zi – Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Malit të Zi, i cili merr pjesë për të tretën herë në këtë panair, dhe Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi, që u prezantua për të parën herë me botimet që janë mbështetur nga ky institucion.
Drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi, Safet Kurtagiq, shprehet i kënaqur me paraqitjen e tyre duke thënë se interesimi për botimet e ekspozuara në stendën e tyre ka qenë i madh. Ai konsideron se ky institucion ka obligim që produksionin e vet, atë çfarë kanë mbështetur me mjetet e tyre financiare, kurse botuesit tjerë kanë botuar, t’ia prezantojnë jo vetëm opinionit malazez, por edhe vendeve të rajonit, “në mënyrë që të afirmojmë politikën e pakicave të Malit të Zi, sidomos politikën kulturore të bashkësive të pakicave në Mal të Zi të cilën ne e mbështesim”. Sipas Kurtagiqit, Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave ka mbështetur botimin e më shumë se 600 titujve në gjini të
MOZAIK
ndryshme, të pjesëtarëve të pakicave në Mal të Zi.
Përurohet libri i poetit Haxhi Shabani
Para stendës së Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Malit të Zi, të premten është bërë përurimi i përmbledhjes me poezi të zgjedhura “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të poetit Haxhi Shabani. Botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, libri është një zgjedhje nga tërë krijmtaria e këtij poeti. Redaktor i librit është poeti dhe studiuesi Dimitov Popoviq, kurse recensentë poeti e studiuesi dr. Basri Çapriqi dhe Ma. Liridona Sinishtaj, e cila ka shkruar edhe parathënien e librit. Redaktori i librit Dimitrov Popoviq ka thënë se ky libër është përmbledhje nga poezitë më të bukura që autori ka shkruar gjatë jetës së tij, prandaj
është mirë që ta keni në bibliotekën tuaj. Duke folur për vlerat e librit, ai ka thënë se ky libër nuk është i rëndësishëm vetëm sepse e botojnë ata, por siç ka thënë ai, “sepse botojmë njeriun, poetin, shkrimtarin e vërtetë”. Ndërsa vetë autori mr. Haxhi Shabani ka thënë se ndjehet i nderuar që libri i tij përurohet në Panairin e Tiranës, pasi që ky panair këto ditë është bërë një kult i librit jo vetëm te shqiptarët, por edhe në rajon. Ai ka thënë se “libri është ai që dëshmon se edhe shqiptarët në Malin e Zi shkruajnë letërsi shqipe, dhe nuk duhet harruar që pikërisht fillet e letërsisë shqipe të shkruar në Malin e Zi janë në trevën e Ulqinit dhe Tivarit”. Shabani ka theksuar se letërsia shqipe që krijohet nga shqiptarët në Malin e Zi ka nevojë të integrohet. “Kjo letërsi, e cila bëhet sot aq sa bëhet, te shqiptarët në Malin e Zi, është një letërsi e cila ka nevojë që
të integrohet edhe brenda letërsisë kombëtare shqiptare, por ka nevojë të integrohet edhe brenda letërsisë së Malit të Zi”, është shprehur ai, duke falënderuar botuesin dhe redaktorin e librit për përgatitjen e librit. Autori ka nënvizuar se “edhe me këtë botim, edhe me disa botime të tjera, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore po dëshmon se Mali i Zi është i përgatitur që të integrojë edhe pakicat, normalisht duke ruajtur specifikat e tyre”. Në përurim morën pjesë një publik i gjerë, si poetë, studiues e mësimdhënës nga Tirana, Podgorica, Tetova, Ulqini e Tuzi, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Drita” nga Ulqini. Të gjithë pjesëmarrësve në përurim poeti Haxhi Shabani u dhuroi nga një libër nga krijimtaria e tij. Edicioni jubilar i Panairit të Librit në Tiranë është mbyllur të dielën me ndarjen e çmimeve për autorë e shtëi. k. pi botuese. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
Piktorja akademike, Majda Turuskoviq, hapi eskpozitën e parë personale
Prezantim i poezisë nëpërmjet artit Tuz- Piktorja akademike, Majda Turuskoviq, ka hapur ekspozitën e saj personale të ilustrimeve “Përgjimet”, në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, në prani të një numri relativisht të madh të miqve, kolegëve, artistëve dhe artdashësve vendas dhe nga Podgorica. Në këtë ekspozitë autorja e ka prezantuar artistikisht poezinë si gjini letrare duke e shndërruar atë në art pamor të cilin ajo e ka paraqitur nëpërmjet një numri të madh të punimeve artistike, ilustrimeve të ndryshme grafike dhe pamore. Ajo paraqitet me një art bashkëko-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
hor ashtu siç e vlerësuan edhe përfaqësuese të QKI “Malësia” në Tuz në hapje të ekspozitës, teksa folën për punimet e autores Turuskoviq, duke theksuar se elitës kulturore të këtij vendi i nevojiten personalitete kozmopolite siç është autorja e kësaj ekspozite. Majda Turuskoviq u lind në vitin 1986 në Podgoricë. Në vitin 2012 diplomoi në Fakultetin e Arteve Pamore në Podgoricë, në degën Dizajn i Komunikimeve Pamore. Puna e saj është e fokusuar në tërësi në vizatim të ilustrimeve grafike dhe pamore. Turuskoviq ka qenë e angazhuar në
fushatën e UNHCR-së, Apatridija. Ka bashkëpunuar me kompani dhe organizata të ndryshme të cilave u ka dhënë zgjidhje ideore për logon e tyre. Ajo është marrë edhe me përgatitjen grafike të disa botime të revistave shkollore për nevojat e Qendrës së Resurseve “1 Qershori” në Podgoricë. Turuskoviq ka qenë pjesë e disa ekspozitave kolektive të cilat janë organizuar nën patronazhin e Fakultetit të Arteve Pamore në Podgoricë. Është profesoreshë e artit figurativ dhe komunikimit Pamore në Gjimnazin “25 t. u. Maji” në Tuz.
PANORAMË
OJQ “Horizonti i Ri” prezantoi rezultatet e hulumtimit “Vetëqeverisja lokale proaktive: Komuna e Ulqinit”
Brengos shkalla e ulët e transparencës dhe e përgjegjshmërisë Ulqin – Rezultatet e hulumtimit të kryer nga Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” tregojnë se Komuna e Ulqinit ka një shkallë brengosëse të transparencës, e bashkë me të edhe të përgjegjshmërisë. Hulumtimi “Vetëqeverisja lokale proaktive: Komuna e Ulqinit” është fokusuar në parimin e përgjegjshmërisë, si një nga shtyllat e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike deri në vitin 2020, të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit të kaluar. Sipas këtij hulumtimi, në administratën e Komunës së Ulqinit “nuk merret në konsideratë fakti që publikimi i rregullt i informacioneve lehtëson dukshëm punën e saj dhe njëkohësisht zvogëlon numrin e kërkesave për qasje të lirë në informacion”. Duke sqaruar hulumtimin, nga OJQ “Horizonti i Ri” kanë thënë se përmes këtij procesi kanë monitoruar se si organet e Komunës së Ulqinit zbatojnë Ligjin për Qasje të Lirë në Informacion, i cili parasheh qartë detyrimin e organeve të administratës publike që informatat t’i bëjnë të qasshme për qytetarët. “Synim i veçantë i hulumtimit ka qenë monitorimi i zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë në Kuvendin e Komunës e pastaj edhe në organet tjera të Administratës Vendore. Gjithashtu, gjatë këtij procesi kemi monitoruar dhe evidentuar se cilat informacione organet e Komunës së Ulqinit nuk i publikojnë edhe në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatën për media. Hulumtimi në mënyrë të qartë ka treguar se Komuna e Ulqinit pjesërisht i publikon informatat me rëndësi publike, në faqen e vet të internetit. “Edhe pse publikimi i tyre proaktiv është i detyrueshëm me ligj, Komuna e
Ulqinit në mënyrë të pamjaftueshme e zbaton parimin e përgjegjshmërisë së administratës publike. Kuvendi i Komunës së Ulqinit, duke mos publikuar listën e saktë të këshilltarëve të Kuvendit, procesverbalet nga mbledhjet e këtij organi të pushtetit, raportet nga mbledhjet e trupave punues të Kuvendit, informatat për amendamentet që dorëzohen si dhe rezultatet e votimit, vështirëson dukshëm informimin e qytetarëve për rezultatet e punës së përfaqësuesve të tyre legjitim, por njëkohësisht edhe kontrollin e punës së tyre”, theksojnë në këtë organizatë. Nga hulumtimi vlen të veçohet e dhëna se kryetari i Komunës së Ulqinit, dy nënkryetarë, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave si dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, sipas faqes zyrtare në internet të Komunës së Ulqinit, vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e këshilltarit në Parlamentin Lokal. Një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme sa i përket transparencës së punës së Komunës së Ulqinit “është fakti që as Rregullorja e Punës së Kuvendit, si dokumenti më i rëndësishëm i këtij organi, nuk është publikuar në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit”. Komuna e Ulqinit po ashtu nuk publikon listën e funksionarëve publikë, të zyrtarëve dhe punonjësve të administratës vendore si dhe detyrat që ata kryejnë. “Me këtë, jo vetëm që shkelen normat ligjore dhe parimi i përgjegjshmërisë, por dërgohet edhe një mesazh për publikun e gjerë, që për Komunën nuk është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe kontakti i drejtpërdrejtë në mes të zyrtarëve dhe qytetarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp. Një ndër rezultatet më befasues të këtij
hulumtimi, pa dyshim që është mospublikimi i informacioneve në gjuhën shqipe. “Në faqen zyrtare në internet të Komunës së Ulqinit publikohet një numër shumë i vogël i dokumenteve në gjuhën shqipe. Statutit i Komunës është dokumenti i vetëm në gjuhën shqipe i publikuar në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit”, kurse në kategorinë „Vendimet e miratuara“, nuk është publikuar asnjë vendim në gjuhën shqipe. Sipas këtij hulumtimi, mungesa e përgjegjshmërisë ndaj publikut vërehet edhe në faktin se asnjë organ i vetëqeverisjes vendore nuk ka publikuar në gjuhën shqipe Udhëzuesin për qasje të lirë ndaj informacionit. “Komuna e Ulqinit në këtë mënyrë vështirëson direkt të drejtën e qytetarëve për qasje të lirë në informata”, vlerësojnë në OJQ “Horizonti i Ri”. Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit WeBER - Programi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike në nivelin lokal, të cilin e financon Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. (Kohapress)
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Fejton
Deputetët shqiptarë në Zgjedhjet për deputet të Këshillit Arsimor-Kulturor janë mbajtur në të gjitha njësitë zgjedhore më 23 prill 1969. Për deputet nga radhët e shqiptarëve janë zgjedhur, Mehmed Balidemiq ( ( Plavë) dhe Mehmed Cucoviq ( Ulqin)
Gjekë Gjonaj
Zgjedhjet e vitit 1969 për përbërjen e Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi janë mbajtur në prill të vitit 1969. Mandati katërvjeçar është dashur të përfundojë në prill të vitit 1973, por ai është shtyrë dhe ka zgjatur pesë vjet. Me fjalë të tjera, gjatë këtij mandati, ka filluar dhe përfunduar puna në hartimin dhe miratimin e kushtetutës së re. Andaj Kuvendi më 14 mars 1973 me Ligjin Kushtetues për vazhdimin e mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi dhe këshilltarëve të kuvendeve komunale, ka vazhduar mandatin e vet deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri, për jo më shumë një vit. Me amendamentin VII të Kushtetutës së vitit 1969 është caktuar parimi që të gjithë deputetët në Kuvend të zgjedhen çdo katër vjet, me ç’ka është ndryshuar parimi i cili ka qenë i paraparë me Kushtetutë që për çdo dy vjet të zgjedhet gjysma e deputetëve të çdo këshilli. Me Ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve VI dhe VII është caktuar që të gjithë deputetëve në Kuvend t’u pushojë mandati ditën e konstituimit të Kuvendit të ri për të cilin deputetët do të zgjedhen në zgjedhjet e vitit 1969. Për këtë mandati u ka pushuar edhe deputetëve të zgjedhur në vitin 1967.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
Në pajtim me parimin e ri kushtetues mbi strukturën e Kuvendit dhe zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi të periudhës mandatore 1963-1969, në seancat e Këshillit Republikan dhe Këshillit Organizativo- Politik, të mbajtur më 11 shkurt 1969, nxjerr Ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi dhe Ligjin mbi ndryshimet e njësive zgjedhore. Sipas parimit të ri dhe ligjeve të lart-
përmendura të caktuara me amendamente kushtetuese mënyra e procedimit të zgjedhjeve bëhet kësi soji: Këshilli Republikan ka 70 deputetë. Këshillat e tjera ( Këshilli i Komunave, Këshilli Ekonomik, Këshilli Arsimor-Kulturor e Social - Shëndetësor ) kanë 46 deputetë. Deputetët për Këshillin Republikan zgjedhen nga qytetarët, si delegatë të qytetarëve. Deputetët e Këshillit të Komunave , si delegatë të komunave, zgjedhen nga
KULTURË
ë zgjedhjet e vitit 1969 kuvendet komunale. Deputetët e këshillave të tjera ( Ekonomik, Arsimor e Kulturor dhe Social e Shëndetësor ) si delegatë të punonjësve në bashkësinë punuese i zgjedhën nga forumi zgjedhor të cilin e përbëjnë këshilltarët e kuvendit komunal dhe delegatët e bashkësive punuese , organizatave punuese dhe formave të tjera të punës së bashkuar. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në disa këshilla me amendamentet kushtetuese dhe ligjin zgjedhor nuk kanë ndryshuar, domethënë parimi ka mbetur i njëjtë sikur në zgjedhjet e vitit 1963. Lidhja Socialiste e Popullit Punues është bartëse kryesore dhe organizatore e aktiviteteve politiko-shoqëroro në zgjedhjen e deputetëve dhe në propozimin dhe caktimin e kandi-
datëve. Kandidatët për deputetë për secilin këshill të Kuvendit e propozon dhe e cakton Konferenca kandiduese e Lidhjes Socialiste. Kandidatët për deputetë për Këshillin Republikan propozohen dhe caktohen edhe në mbledhjet (tubimet) elektorale . 10.Numri i deputetëve i cili zgjedhet në çdo komunë për çdo këshill të Kuvendit caktohet në pajtim me normën që një deputet zgjedhet në numër të njëjtë të banorëve , me kusht që në Këshillin e Komunave çdo komunë zgjedh më së paku nga një deputet. Për Këshillin Republikan janë caktuar 20 njësi zgjedhore ( I-XX) me numër të ndryshëm të deputetëve të cilët zgjedhen në disa njësi zgjedhore, respekivisht komuna. Për Këshillin e Komunave njësitë zgjedhore kanë
qenë komunat.Për Këshillin e Njësive Punuese janë caktuar nga 19 njësi zgjedhore ( I- XIX) me numër të ndryshëm të deputetëve në njësitë zgjedhore, gjegjësisht në komuna. Zgjedhjet për deputetë janë shpallur më 3 mars 1969, kurse janë mbajtur më 13 pill për Këshillin Republikan. Dhjetë ditë më vonë , më 23 prill 1969, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e tjera. Në zgjedhjet e mbajtura më 13 prill 1969 për Këshillin Republikan të Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi janë zgjedhur dy deputetë shqiptarë, Selim Frluçkiq (Komuna e Titogradit ) dhe Adem Hoxhiq (Komuna e Ulqinit). Zgjedhjet për deputetë të Këshillit Ekonomik janë mbajtur më 23 prill 1969 në të gjtha njësitë zgjedhore. Nga radhët e shqiptarëve për deputet në këtë këshill është zgjedhur Latif Çausheviq.s Zgjedhjet për deputetë të Këshillit Arsimoro-Kulturor janë mbajtur në të gjitha njësitë zgjedhore më 23 prill 1969. Për deputetë nga radhët e shqiptarëve janë zgjedhur, Mehmed Balidemiq ( ( Plavë) dhe Mehmed Cucoviq ( Ulqin) Zgjedhjet për deputetë të Këshillit Social e Shëndetësor janë mbajtur në të gjitha njësitë zgjedhore më 23 prill 1969. Për deputetë nga radhët e shqiptarëve nuk është zgjedhur asnjë shqiptar. Zgjedhjet për deputetë në Këshillat e Komunave janë mbajtur në të gjitha komunat më 23 prill 1969. Për deputet nga radhët e shqiptarëve janë zgjedhur dy shqiptarë, .Marko Gjoleviq, Komuna e Titogradit dhe Mahbub Resulbegoviq, Komuna e Ulqinit. Mandati i deputetëve të zgjedhur ka zgjatur katër vjet. Në përbërjen e Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi dhe të Këshillit Ekzekutiv pas zgjedhjeve të vitit 1969 nga radhët e shqiptarëve nuk është emëruar asnjë sekretar republikan dhe funksionarë të tjerë republikanë. E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Në Ostros u mbajt manifestimi “Dita e gështenjave”
Dominoi muzika dhe kënga sllave Ostros - Manifestimi bujqësor, turistik e kulturor tashmë tradicional “Dita e gështenjave” u mbajt të shtunën në Ostros. Ishte ky manifestimi i 11-të me radhë. Edhe kësaj here sikurse në tre-katër vitet e fundit, manifes-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
timi u organizua nën patronatin e Bashkësisë Lokale Ostros, Komunës së Tivarit dhe Organizatës Turistike të Tivarit, në kuadër të festimeve të Ditës së Komunës së Tivarit. Dita pa reshje bëri të mundur që
manifestimi të mos ketë pengesa organizative. Në këtë ditë manifestuesit e shumtë nga të dy anët e kufirit patën rastin e mirë që të shijojnë frytin e shijshëm të gështenjës së Krajës, por edhe të prodhimeve të tjera
KULTURË
Me përjashtim të prodhimeve vendore dhe organizimit teknik që ishte në nivelin e duhur, pjesa tjetër si edhe vitin që shkoi lë për të dëshiruar. Në skenë nuk u vërejt asnjë element i kulturës vendore autoktone, që bie ndesh me valorizimin e kulturës së trevës. As edhe një fjalë artistike nuk u tha shqip në skenën e manifestimit bujqësore e blegtorale të kësaj krahine. Pse jo dhe të tregtojnë, ngase banaqe të shumtë me oferta të bollshme ishin të mbushur me prodhime vendase - gështenja dhe prodhime tjera bujqësore e blektorale, peshk, duhan etj. Manifestimin e hapi solemnisht nënkryetarja e komunës së Tivarit, Sanella Liçina.
“Me realizimin e këtij manifestimi nxisim vlerat ekologjike autoktone, trashëgiminë tonë natyrore, e gjithë kjo në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj treve. Prezantojmë xhevahiret në këtë pjesë të Adriatikut kushtuar kësaj bime autoktone, e cila edhe sot është e mundshme të valorizohet. Kjo zonë na jep të drejtë të gjithëve që jemi sot këtu të jemi optimistë për të ardhmen e vendit. Këto projekte që i mbështetë komuna e Tivarit u mundësojnë njerëzve të kuptojnë që në këtë vend vlen të bëhen përpjekje dhe të jetohet”, tha ndër të tjera ajo. Kryetari i Bashkësisë Lokale Ostros, Vebija Dodiq, shprehet shumë i kënaqur me manifestimin. “Në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët tanë kam ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që manifestimi të shkojë mbarë. Shprehi kënaqësinë time të pakufishme që çdo gjë shkoi mirë. Falënderoj komunën e Tivarit, Organizatën Turistike dhe donatorët e shumtë që na ndihmuan”, theksoi ai. Të pranishëm në manifestim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tivarit, Radomir Novakoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka etj. Në pjesën kulturore artistike morën pjesë këngëtarët Suad Shaptafi, Dino Beharoviq, Elizabeta Marku, Roksana Cimert, orkestri Omer Hoxhiq nga Tivari dhe poeti e humoristi Rajko Joliçiq nga Tivari. Këtë ditë ra në sy aktiviteti i Forumit Rinor të Shoqatës Atdhetare “Kraja”, të cilët grumbulluan nënshkrime për hapjen e pikës kufitare Skje –Zogaj. Sipas fjalës së kryetares së Forumit, Medina Cura, nënshkrimet do të vazhdojnë t’i mbledhin edhe në ditët në vijim. Lidhur me këtë peticion, anëtarët e Shoqatës shpërndanë afishe me arsyetimin se pse duhet të hapet
pika kufitare Skje - Zogaj. Në të janë shënuar qartë nevojat e hapjes së kësaj pike kufitare. Përshtypjet dhe opinionet mbi manifestimin janë të ndryshme ngaqë secili i sheh nga këndvështrimi i vet. Një gjë është e sigurt, ngase mbetën për një kohë në kujtesën tonë si të vendasve ashtu dhe mysafirëve: Ambienti pa ndonjë ndryshim nga viti i kaluar, skenari po ashtu, panotë pa asnjë ndryshim, me përjashtim të aktorëve në skenë. Përshtypjet e shumicës: me përjashtim të prodhimeve vendore dhe organizimit teknik që ishte në nivelin e duhur, pjesa tjetër si edhe vitin që shkoi lë për të dëshiruar. Dominoi muzika dhe kënga sllave. Në skenë nuk u vërejt asnjë element i kulturës vendore autoktone, që bie ndesh me valorizimin e kulturës së trevës. As edhe një fjalë artistike nuk u tha shqip në skenën e manifestimit. Sigurisht që pati të kënaqur, por opinioni artdashës shqiptar nuk mund të thuhet se pati rast ta shijojë kënaqësinë që duhet ta kishte ky manifestim autokton në Krajë. Sllavizimi i toponimeve, mikrotoponimeve, objekteve të trashëgimisë shpirtërore e kulturore që po ndodhin vite me radhë, assesi të ndalen edhe sot e gjithë ditën, nuk çojnë drejt valorizimit të ofertës turistike të trevës, por drejt tjetërsimit të trashëgimisë, shtrembërimit të historisë etj. Manifestimi përfundoi, siç kanë përfunduar edhe shumë të tillë. Shkoi secili në punë të vet. Jeta vazhdon. Kraja ka shumë probleme. Me këto probleme ballafaqohen kranjanët që ende jetojnë në Krajë. Pak banorë kanë mbetur këtu. Mungesa e investimeve, anashkalimi i kërkesave jetike bërë këtu e 27 vitë në vazhdimësi ndaj qytetarëve të kësaj treve, më e prapambetura në komunë. Përveç premtimeve, nuk u bë asgjë. Erdhën, kaluan një ditë të bukur, por askush nuk e hapi gojën për mosrealizimin e premtimeve. Ali Gjeçbritaj E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Në Tiranë prezantohen librat e tetë autorëve shqiptarë nga Mali i Zi
Njohje me autorët dhe botimet shqip në Mal të Zi “Me këtë veprimtari shkojmë akoma më tej duke u njohur edhe me vepra të plota letrare të një të sërë krijuesish, pjesëtarë të shoqatës suaj, komentuar në këtë takim nga studiues nga më të njohurit”, ka thënë prof. dr. Marenglen Spiro, sekretar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave Tiranë – Në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, të premten mbrëma janë prezantuar tetë autorë shqiptarë nga Mali i Zi, për të cilët kanë folur studiues të njohur. Veprimtaria është organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave, Muzeu Historik Kombëtar, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi dhe Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Në fjalën përshëndetëse, sekretari i ASHASH-it, prof. dr. Marenglen Spiro, ka thënë se ata kanë qenë të informuar me veprimtarinë botuese të shqiptarëve në Mal të Zi nëpërmjet revistave shkencore në gjuhën shqipe që botohen në Mal të Zi, si “Lemba”, “Dija”, “Buzuku” dhe “Malësia”. “Ato na kanë lënë një përshtypje të pashlyer si pasqyra të ligjërimit letrar shqip me ngjyrat, veçantitë, pasuritë historike e kulturore të trevave ku jetoni. Ato janë pjesë e pandarë e kulturës sonë, shkencës e komu-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
nikimit letrar e shpirtëror, aspekte të jetës të cilat kanë mbajtur gjallë ndër kohëra identitetin e kombit shqiptar”, ka thënë ai. Ndërsa duke folur për prezantimin e tetë autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, ai ka thënë se me këtë veprimtari “shkojmë akoma më tej duke u njohur edhe me vepra të plota letrare të një të sërë krijuesish, pjesëtarë të shoqatës suaj, komentuar në këtë takim nga studiues nga më të njohurit”. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë për ndihmën e shtetit shqiptar. “Ne mendojmë se ndihmesa prej Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi duhet të jetë më e madhe”, ka thënë ndër të tjera ai. Për librin e mr. Ali Bardhit “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” ka folur studiuesi dr. Moikom Zeqo, për librin e Ali Dacit “Shtigjet e përgjakura” shkrimtari Sadik Bejko, për përmbedhjen me tregime të Anton Gojçajt “Ndërmjet kapakëve“ studiuesja e letërsisë
prof. dr. Klara Kodra, për librin e prim. Dr. Gani Karamanagës “Në derë të oborrit” prof. as. Dr. Olimbi Velaj, për librin e Gjekë Gjonajt “Bijtë e shqipes“ studiuesi Gjokë Dabaj, për librin e prof. dr. Simë Dobrecit “Krijime popullore shestanese“ gjuhëtari prof. dr. Emil Lafe, për librin e akademikut Zuvdija Hoxhiq (Berisha) “Të gjithë të mitë“ prof. dr. Xhevat Lloshi dhe për romanet e Mark Lucgjonajt “Fshati i heshtjes” dhe “Ligji i maskave” ka folur studiuesja e letërsisë Ma. Liridona Sinishtaj. Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, dhe Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave Përpos autorëve, anëtarëve të ASHASH-it, studiuesve dhe dashamirëve të kulturës, e pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Artemis Dralo, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë. i. k.
MOZAIK
Botime të reja: Dr. Nail Draga “Etnia dhe hapësira”
Qasje profesionale për viset dhe popullsinë shqiptare në Mal të Zi (Nail Draga, Etnia dhe hapësira, Art Club, Ulqin, 2017) Ditë më parë, studiuesi dr. Nail Draga i ka ofruar opinionit librin e tij më të ri “Etnia dhe hapësira”, në të cilin janë përfshirë 11 studime shkencore që janë paraqitur në konferenca shkencore në dy dekadat e fundit apo janë botuar në revista të ndryshme. Siç thotë autori në parathënie, libri “ofron një qasje profesionale nga dimensioni gjeografik në lidhje me viset dhe popullsinë shqiptare në Mal të Zi” apo siç quhet ndryshe, cepin veri-perëndimor të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Në mënyrë të veçantë nga aspekti gjeografik trajtohen viset dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi, duke filluar nga mesi i shekullit XIX deri në ditët tona, “sepse kjo është
periudha kohore më dinamike ku kanë ndodhur ndryshime dhe transformime të mëdha, në aspektin demografik dhe të dekompozimit politiko-territorial të këtij mjedisi. Është kjo koha e luftrave, pushtimit e aneksimit të territoreve, spastrimit etnik, shpërnguljeve dhe ideologjive megalomane kundër shqiptarëve dhe hapësirës së tyre etnogjeografike”. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë, ku artikujt studimorë janë shoqëruar dhe ilustruar me fotografi, harta, tabela etj. Ai përbën një botim të vlefshëm për lexuesin e gjerë, por sidomos për komunitetin shkencor, që në fokus të tij ka trajtimin e çështjeve që lidhen me shqiptarët në Malin e Zi. Redaktor i librit është prof. dr. Sel-
man Sheme, recensentë prof. dr. Florim Isufi dhe prof. dr. Shpejtim Bulliqi, lektor Sabri Halili, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” me mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe është shtypur në Shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Dr. Nail Draga ka botuar më parë librat “Shqiptarët në Mal të Zi”, “Albanci u Crnoj Gori”, “Gjurmë gjeografike”, “Komente dhe opinione”, “Shpalime gjeografike”, “Meditime për identitetin”, “Në një cep të Ilirisë” (grup autorësh), “Kultura dhe shoqëria civile” dhe “Intelektuali dhe paragjykimet”. i. k.
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Gjurmë historie (1)
Ngritja e flamurit kombëtar në Vuthaj Ky akt, ndonëse jo i madh për nga përmasat, me idetë dhe qëllimet politike, përputhej me synimet dhe idealet e brezave të shumtë, edhe të kësaj treve, që u flijuan dhe u sakrifikuan për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike dhe historike të mbetura nën okupacion Binak Ulaj
Jubileu i 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është rast i veçantë për ndriçimin e një ngjarjeje që i bën nder historisë së Plavës e Gucisë - ngritjen e flamurit tonë kombëtar, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në Vuthaj, më 12 tetor 1968. Ky akt, ndonëse jo i madh për nga përmasat, me idetë dhe qëllimet
30
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
politike, përputhej me synimet dhe idealet e brezave të shumtë, edhe të kësaj treve, që u flijuan dhe u sakrifikuan për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike dhe historike të mbetura nën okupacion. Me këtë veprim u tregohej udhëheqësve shtetërorë të Jugosllavisë, se ne jemi shqiptarë, se jetojmë në trojet tona, se dhuna dhe terrori shtetëror i ushtruar në vazhdimësi, që nga pushtimi i kësaj
krahine nga ushtria serbe e malaziase, në tetor të vitit 1912, nuk ishte arritur ta shuajë vullnetin e popullit tonë për të qenë i lirë dhe i pavarur.
Kushtet dhe rrethanat e krijuara
Pas Plenumit të Brioneve (korrik 1966), kur bie klika e Rankoviqit, ndonëse rankoviqizmi, si ide dhe politikë, do të vazhdojë të zbatohet
“ në forma të ndryshme nga qarqe të caktuara shtetërore, ishin krijuar sadopak kushtet që populli shqiptar në Jugosllavi t’i shpërfaqte përsëri kërkesat dhe vullnetin e vet politik. Dhe këtë vullnet politik do ta manifestojë fuqishëm me demonstratat e rinisë studentore e shkollore, që do të shpërthejnë në Prizren, më 6 tetor 1968, në Therandë, më 8 tetor, për të vijuar më pas në Pejë, më 19 tetor, në Podujevë, më 27 tetor, në Ferizaj e Gjilan, më 27 nëntor, e që do të kulmojnë, pasditen e të njëjtës ditë, në Prishtinë. Në dhjetor të po atij viti do të shpërthejnë demonstrata masive edhe në Tetovë. Kërkesat kryesore ishin: Vetëvendosje! Republikë! Duam universitet!... Po popullsia shqiptare e Plavës dhe Gucisë, çdo të bënte në ato rrethana? Ndonëse të pakët në numër dhe nën represion të vazhdueshëm të institucionalizuar, popullsia shqiptare e Plavës dhe Gucisë edhe kësaj here do të japë kontributin e vet për çështjen kombëtare, ashtu siç e kishte dhënë, dhe siç do ta japë më vonë, në periudha vendimtare historike. (Shembulli më i ndritshëm i këtij kontributi ishte pjesëmarrja e bijve më të mirë të kësaj treve në radhët e UÇK-së, veçmas nga SHBA-ja, por edhe nga vendi. Numri i tyre, krahasuar me numrin e popullsisë, është për çdo admirim. Me këtë rast po i përmendi vetëm dy-tri raste shumë domethënëse. Ismet Dedushaj, kur ishte nisur me batalionin “Atlantiku”, bashkëshortes së prekur nga sëmundja malinje, ia kishte lënë amanet: ”Nëse vritem, fëmijët m’i kthe në atdhe”. Kur Hysen Bruçajt i kishin thënë se për shkak të moshës nuk mund t’u bashkohej atlantikasve, u ishte përgjigjur: “Mu pse jam në moshë, nuk do të kem rast më të mirë për të vdekur për atdhe”. Dhe, u ishte bashkuar. Bruno Selimaj, biznesmen shumë i suksesshëm, kishte dhënë aq shumë ndihma sa kishte falimentuar. Më pas, i ishin dashur jo pak vite e mund për ta marrë të mbarën) Kjo popullatë asnjëherë, s’e kishte parë fatin e vet të ndarë nga fati i popul-
lit që i përkiste e, assesi, nga fati i pjesës tjetër të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, ndaj së cilës ushtrohej represion i njëjtë shtetëror, e që krerët e Beogradit e kishin ndarë në disa republika për ta defaktorizuar rolin e saj dhe sunduar më lehtë, pavarësisht se ajo ishte e treta për nga numri i popullsisë në Jugosllavi. Ndaj, në rrethanat e krijuara në vitin 1968, ishte e domosdoshme që edhe shqiptarët e Plavës e Gucisë, ta ridëshmonin vullnetin politik e qytetar të përbashkët. Pas shqyrtimit të kësaj çështjeje me Idriz Zeqirajn (në shtator të vitit 1968, pasi e kisha përcjellë deri në kufi, Idriz Zeqiraj do të kalojë ilegalisht në Shqipëri me qëllim që prej andej të na dërgojë literaturë dhe udhëzime për veprimatri të mëtejme. Këtë detyrë ai do ta kryejë me shumë përkushtim. Literaturën e shumtë ai do t’ia dërgojë vëllait, Seferit, në Gjermani, dhe axhës, Rexhepit, në Francë, të cilët do ta sjellin në Kosovë e, pastaj atë do të na e dorëzojë vëllai tjetër i tij, Tafa. Kjo literaturë shpërndahej anekënd Kosovës.) dhe Zenel Ulajn, që të dy mësimdhënës në fshatin Vrellë të Istogut, dhe Xhafer Shatrin (Dy nga pjesëtarët e këtij grupi, Xh. Shatri e B. Ulaj, së bashku me Kadri Osmanin, Mehmet Hajrizin e Jashar Alinë, në vitin 1973, do ta themelojnë organizatën klandestine, Grupin Revolucionar të Kosovës.), nxënës i gjimnazit në Istog, që ishin anëtarë të grupit të organizuar që detyrë parësore kishte ngritjen e vetëdijes kombëtare, veçmas tek nxënësit dhe të rinjtë, dhe që merrej me shpërndarjen e literaturës ilegale që vinte nga Tirana, kishim vlerësuar se ngritja e flamurit kombëtar më 12 tetor, ditën e caktuar të dasmës së Sylejman Ulajt dhe Emine Dakajt nga Vrella, ishte rasti më i përshtatshëm për demonstrimin e vullnetit, por edhe të solidaritetit të popullatës shqiptare të Plavës e Gucisë me demonstratat në Kosovë. Për këtë veprim, pavarësisht pasojave që mund të pësonte, ishte pajtuar edhe Sylejmani, vëllai i madh i Zenelit. Me qëllim të ruajtjes së konspiracionit, këtë ide nuk e kishim
MOZAIK
Ngritja e flamurit kombëtar më 12 tetor, ditën e caktuar të dasmës së Sylejman Ulajt dhe Emine Dakajt nga Vrella, ishte rasti më i përshtatshëm për demonstrimin e vullnetit, por edhe të solidaritetit të popullsisë shqiptare të Plavës e Gucisë me demonstratat në Kosovë
biseduar me askë tjetër. Realizimin me sukses të kësaj ideje e bazonim në faktin se përdorimi i lirë i flamurit tonë kombëtar ishte përfshirë në ndryshimet kushtetuese për të cilat diskutohej. Përveç kësaj, flamuri kombëtar kishte filluar të përdorej aty-këtu në Kosovë, ndonëse ende s’ishte ligjësuar. Me atë rast, secili prej nesh kishte marrë përsipër detyra të caktuara. Gjetjen e flamurit, sjelljen dhe ngritjen e tij në Vuthaj e kisha marrë përsipër unë. Duke pasur besim të palëkundshëm në qëndresën e bashkëvendësve të mi, tipar ky themelor i karakterit nacional dhe i mbijetesës sonë, por edhe në ndjenjat e atdhedashurisë së tyre rëndë të dhunuara, e kisha marrë përsipër t‘i njoftoja dasmorët për kushtet që ishin krijuar për marrjen e flamurit në dasmë. Përveç si obligim ndaj atdheut në përgjithësi dhe vendlindjes në veçanti, motiv shtesë për marrjen e kësaj përgjegjësie ishte edhe fakti se ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të demonstratave në Prizren dhe Pejë, ishin shokët e mi të idealit dhe të shkollës: Meriman Braha, Zymer Neziri dhe Isa Demaj, andaj nuk mund t’i lejoja vetes të mbetesha pas. Përveç kësaj, duke qenë i kapluar nga entuziazmi prej të riu, që vinte nga jehona e demonstratave, e paramendoja se të afërmit e mi që i kisha në krahun tjetër të atdheut, në Shqipëri, mund ta pyesnin veten, apo do t’më pyesnin mua, kurdo që do t’më takonin: Po ti, vëlla, kushëri, nip, ku ishe dhe ç’ bëjë kur ndodhnin gjithë ato vlime në Kosovë? (vijon) E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
Fondacioni “Studenti” organizoi Garat e recituesve të rinj në nivel të shkollave në gjuhën shqipe
Fiton Jetlira
Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Behar Palit, nxënës i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, kurse në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Sara Beqoviq, nxënëse e Medresesë “Mehmed Fatih” – Tuz. Në edicionin e sivjetshëm morën pjesë nxënësit e nëntë shkollave fillore dhe katër shkollave të mesme nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini Ulqin – Për të katërtin vit me radhë, Fondacioni “Studenti” organizoi të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, Garat e recituesve të rinj në nivel të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Juria e përbërë nga Farida Ramadani,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
shkrimtare nga Shkodra, Dr. Gëzim Puka, pedagog pranë Departamentit të Letërsisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” – Shkodër, dhe Adriana Hoxha, studiuese e letërsisë nga Ulqini, shpalli fitues të Garave Jetlira Hoxhën, nxënëse e vitit të tretë
në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” – Ulqin, e cila recitoi poezinë “Baladë çame” nga Bilal Xhaferri. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i takoi Behar Palit, nxënës i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, vendi i dytë Enola
MOZAIK
në Mal të Zi
a Hoxha Balidemajt nga Shkolla Fillore “Xhafer Nikoçeviq” – Guci, kurse vendi i treta Florentina Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Ostros. Ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Sara Beqoviq, nxënëse e Medresesë “Mehmed Fatih” – Tuz, vendi i dytë Antoneta Gjokajt nga Shkolla e Mesme “25 Maji” – Tuz dhe vendi i tretë Jonida Kovaçit nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim Bashkim” – Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka thënë se është mirë që të gjithë të kontribuojmë për ruajtjen e vazhdimësisë së mbajtjes së Garave të recituesve të rinj.
“Është një ngjarje e bukur kulturore, si e vetmja e këtij lloji që ndodh në qytetin tonë. Është kënaqësi që mblidhemi në një vend, nxënës, mësues e prindër, që nga Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini”, është shprehur ai. Duke u nisur nga problemet e hasura gjatë këtij viti, por edhe viteve të kaluara, siç janë recitimi i poezive të njëjta nga nxënësit, ai u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta lajmërojnë me kohë organizatorin për pjesët që do të recitojnë nxënësit, në mënyrë që të mos vijë deri te përsëritja e poezive dy apo edhe tri herë. “Mos ejani gjithmonë me të njëjtat poezi apo të njëjtit autorë! Nuk fiton autori, as poezia e tij, por interpretimi, zëri, sytë, duart dhe lëvizjet e këtyre
nxënësve të mrekullueshëm! Mos na thoni se jeni lajmëruar vonë. Unë që sonte po Ju ftoj që të përgatiteni dhe të merrni pjesë në Garat e recituesve të rinj 2018”, ka bërë apel Kovaçi. Fituesit janë shpërblyer me çmime në të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata me libra. Ky është konkursi i vetëm që organizohet në mënyrë të rregullt për shkollat shqipe në Mal të Zi, i cili përpos garës, zbulimit, afirmimit dhe mbështetjes së talenteve të reja, ka për qëllim edhe njohjen dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave shqipe në Mal të Zi. Në edicionin e sivjetshëm kanë marrë pjesë nxënësit e nëntë shkollave fillore dhe katër shkollave të mesme nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Mbajtjen e kësaj veprimtarie kulturore e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakii. k. cave.
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
Poezi Astrit Lulushi Vend e Liri E dua vendin kur e imagjinoj Vetëm si njeri të përveçëm, Sepse kur e shoh me njerëz Gjendja shumë më dëshpëron. Liqenet, lumenjtë e tij i dua Fshatin, ku pushimet e verës kaloja Kroin ku etjen ndalesha për të shuar (s’më harrohet uji i tij i kulluar). Detin, bregun, fushat, malet Kodrat pa bunkere “stolisur” dhe shtëpinë ku u linda, i dua. Më kujtohet kur isha fëmijë, Dhe u zgjata të prekja sobën. Nëna u mundua të më ndalte, Por babai i tha ‘Le ta prekë.’ Dhe unë e preka, e u dogja (pa pushim atë natë qava); Ky ishte mësimi im i parë Mbi kuptimin e lirisë. Nga të gjithë objektet e pajetë, Librat janë miqtë më të ngushtë, Pasi përmbajnë mendimet tona, Ambiciet, indinjatat, iluzionet, Besnikërinë ndaj së vërtetës, dhe Prirjen e vazhdueshme drejt gabimit.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 23 NËNTETOR 2017
SPORT
E ENJTE, 23 NËNTOR 2017
Javore KOHA
35
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE
VOTO NUMËR
6
UNIONI I JONI
UDSH