KOHA Javore Podgoricë e enjte, 17 gusht 2017 Viti XVl Numër 777 Çmimi 0,50
Vendtakim i botuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve ISSN 1800-5696
Tre gishtat tregues të letërsisë
Amerika? Vetëm të ecësh drejt!
PËRMBAJTJE
4
12
Kërkohet ndërhyrje urgjente
Gazetarët rrezikojnë jetën për t’i sjellë publikut lajmet
Vepër e rëndësishme për letërsinë gojore shqiptare 14
Muret janë kudo përreth nesh
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
6
PËRMBAJTJE
18
26
Manifestim me aktivitete shumëdimensionale 24
Nevoja për lexim, kuptim dhe interpretim të ri
Vëllim poetik për fëmijë
Çift që gëzon shumë respekt
29
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 17 gusht 2017 Viti XVl Numër 777 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Vendtakim i botuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve
ma uk Qençe n ISSN 1800-5696
Tre gishtat tregues të letërsisë
SHQIPTAR ËT E
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Amerika? Vetëm të ecësh drejt!
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Problemet e qarkullimit të ujit dhe ngushtimit të grykëderdhjes së degës së djathtë të lumit Buna
Kërkohet ndërhyrje urgjente Ulqin – Problemi i qarkullimit të ujit në grykëderdhjen e degës së djathtë të lumit Buna në Detin Adriatik, i cili ka çuar në ngushtimin jonatyror dhe pothuajse mbylljen e saj për shkak edhe të nivelit të ulët të ujit, ka nxitur më në fund reagimin e institucioneve dhe organeve kompetente. Prej shumë kohësh, specialistët dhe ekologët kanë paralajmëruar rrezikun e ngushtimit dhe mbylljes së grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna për shkak të ndërhyrjes pa kriter në shtratin e këtij lumi dhe ndërtimit të shtëpizave në të dy krahët e degës së djathtë të Bunës. Ditëve të fundit ka qenë ekologu Xhelal Hoxhiq që ka akuzuar organet kompetente dhe Komunën e Ulqinit për këtë dukuri, duke thënë se ajo nuk është rezultat i ndonjë katastrofe natyrore, por i paditurisë dhe i papërgjegjësisë. Ai ka thënë se nuk është dëgjuar e as marrë parasysh asnjë propozim i ekspertëve dhe i përfaqësuesve të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
organizatave joqeveritare që merren me këtë problematikë. Hoxhiq ka kërkuar zgjerimin e lugajës, duke thënë se nuk mjafton që të zgjidhen pasojat, por që të mënjanohen shkaqet. Lidhur me këtë problem kanë reaguar të martën nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit, duke i cilësuar kritikat si përpjekje për hedhjen e përgjegjësisë mbi Komunën e Ulqinit. “Mendojmë se nuk ka qytetar në Ulqin, që nuk e din se Lumi Buna, i tërë shtrati i saj, ujdhesa Ada i përkasin zonës së të mirave detare, ku Komuna e Ulqinit, fatkeqësisht, nuk ka kurrfarë kompetencash mbi këtë territor”, thuhet në deklaratën për shtyp. Përkundër kësaj, theksohet se Komuna e Ulqinit ka ndërmarrë masa duke njoftuar institucionet kompetente në Mal të Zi – Drejtorinë për Ujra dhe Ndërmarrjen Publike “Të Mirat Detare”. “Gjatë javës së shkuar, me institucionet e përmendura kemi ranë dakort
për aktivitete konkrete, respektivisht angazhimin e makinerisë së nevojshme që do të punojë në normalizimin gradual të situatës”, thuhet në deklaratë. Zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit përkujton se Drejtoria për Ujra gjatë vitit 2014 ka publikuar thirrjen publike për zgjedhjen e firmës që do të mënjanojë dhe do të grumbullojë materialin nga pjesa e djathtë e lumit Buna, por fatkeqësisht në këtë thirrje nuk është paraqitur askush. Nga Komuna e Ulqinit kanë përfunduar se ajo bashkë me organet shtetërore të Malit të Zi do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe do të ruajnë lumin Buna dhe ujdhesën Ada dhe nuk do të lejojnë dëmtimin e njërit prej resurseve më të njohura të këtij lokaliteti. Kjo është hera e parë që viteve të fundit vjen deri te mbyllja e grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
OJQ “Horizonti i Ri” organizoi shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë
Ndërgjegjësim i vendimmarrësve lokalë për çështjet rinore Ulqin - Në hapësirat e Këndit për të Rinj, në Bibliotekën e Ulqinit, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Kjo ditë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe tërheqjen e vëmendjes së publikut, por edhe të politikëbërësve lokalë, për problemet e të rinjve – nxënësve dhe studentëve; për promovimin aktivizmit rinor nëpërmjet të cilit rinia do të angazhohej në dhënien e kontributit të vet për zhvillimin e komunitetit lokal. Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet që nga viti 2000, në bazë të një rezolute të posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara. Në deklaratën për shtyp të OJQ “Horizonti i Ri” thuhet se pikërisht, për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për të ndërgjegjësuar vendimmarrësit lokalë për çështjet rinore, kjo shoqatë organizoi një takim të veçantë midis aktivistëve rinorë dhe drejtuesve të Komunës së Ulqinit. Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, të rinjtë bashkëbiseduan me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, me nënkryetaren e Komunës Hadixha Gjoni si dhe me zyrtarin e ngarkuar për çështje të shoqërisë civile, Ahmet Aloshi. Ata paraqitën shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Ulqin, por edhe dhanë propozime e ide se si mund të përmirësohet pozita e tyre aktuale.
Me këtë rast u prezantuan edhe kapacitetet e reja teknike të Këndit për të Rinj, të cilat e bëjnë këtë hapësirë më të përshtatshme për punë dhe më miqësore për të rinj. Kur bëhet fjalë për çështjet rinore, duhet të theksohet se Mali i Zi ka miratuar Strategjinë për të Rinj për periudhën 2017-2021. Një ndër prioritetet kryesore të kësaj strategjie është “Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje, në zhvillimin e komunitetit lokal dhe në hartimin e politikave publike”. Në përputhje me këtë strategji si dhe me Planin e Veprimit Rinor për vitin 2017, OJQ “Horizonti i Ri”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, realizojnë projektin “Të rinjtë – kompetentë për pjesëmarrje”, të cilin e mbështetën Ministria për Sport e (Kohapress) Malit të Zi.
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Liria e shtypit Muajin e kaluar u emërua Përfaqësuesi Për Lirinë e Medies, i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE). Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Z. Sebastian Kurz, i cili kryesoi procesin konsultativ për të identifikuar dhe për të emëruar kandidatin më të përshtatshëm në këtë detyrë, njoftoi se Këshilli Ministror i OSBE-së kishte miratuar emërimin e francezit, Harlem Desir, si përfaqësues i ri i kësaj organizate për lirinë e medies
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Në njoftimin e OSBE-ës për emërimin e Z. Desir në këtë detyrë, thuhet se përfaqësuesi për Lirinë e Shtypit, në rolin e tij, ndër të tjera, ushtron funksionin e paralajmërimit ndaj trysnive dhe rreziqeve që mund t’i kanosen lirisë së medies në 57-vendet anëtare të OSBE-së dhe njëkohësisht të propozojë ndërhyrjen e shpejtë ndaj shkeljeve serioze të lirisë së shtypit në rajon. “Liria e medies përballet me trysni në rritje e sipër, përfshirë edhe rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së”, është shprehur në një deklaratë për media, Ministri i jashtëm i Austrisë dhe Kryetari në detyrë i OSBE-së, Sebastian Kurz, duke thënë se, “Kjo është edhe arsyeja që më kënaq fakti se Harlem Desir, një figurë e njohur publike, do të shërbejë si zëri i kësaj organizate për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve”. Para emërimit të tij në detyrën e përfaqësuesit të OSBE-së për lirinë e shtypit, Harlem Desir ka shërbyer si Ministër i Francës për Çështjet Evropiane pranë Ministrisë së Jashtme të atij vendi dhe në një numër detyrash me rëndësi në Parlamentin evropian. Mandati i kësaj detyre me rëndësi kërkon që Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias duhet të jetë një personalitet i njohur, me reputacion ndërkombëtar, i cili posedon përvojën e nevojshme në fushën e medias e nga i cili pritet që – në vlerësimet e tija -- të jetë i paanshëm, objektiv dhe i pavarur në kryerjen e funksionit të tij. Duket se emërimi i Z. Harlem Desir si përfaqë-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Gazetarët rre për t’i sjellë p sues i OSBE-së për Lirinë e Medias është pritur mirë nga institucionet ndërkombëtare që merren me mbështjen e lirisë se medias. Është kjo një detyrë e cila vlerësohet shumë nga gazetarët dhe nga institucione dhe organizata që merren me lirinë e shtypit, sidomos për mandatin e saj për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, në mbështetje të lirisë së medias, pikësëpari në radhët e vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë. Njëra nga këto organizata, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qëndër në New York, është shprehur me rastin e emërimit të Z. Desir në këtë detyrë, “Se, një kohë kur liria e shtypit është në përkeqësim e sipër në shumë vende të OSBE-së – duke filluar nga Turqia, ku Presidienti Rexhep Erdogan po burgos një numër të madh gazetarësh e deri tek Rusia, ku gazetarët po vriten pa asnjë ndëshkim ndaj atyre që kryejnë këto akte, ose Hugaria e Polonia ku media shtetërore kontrollohet rreptësisht – pasja e një zëri për të ngritur shqetësimet kundër shkeljes së të drejtave të gazetarëve dhe për të mbajtur përgjegjëse shtetet që lejojnë dhe tolerojnë një gjë të tillë -- është jetësore për lirinë e medies.” Në një intervistë që Z. Desir dha javën e kaluar për Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG) u shpreh se prioriteti i tij në mandatin e detyrës së re prej tre vjetësh, do të përqendrohet pikërisht mbi tri çështje me rëndësi për gazetarët: mbi sigurinë e gazetarëve
në kryerjen e detyrës së tyre në terren, me mosndëshkimin zyrtar të atyre që shkelin dhe që abuzojnë me të drejtat e gazetarëve dhe me lirinë e shtypit në përgjithësi dhe me luftën kundër dhunës ekstreme (“online”) në internet. Harlem Desir theksoi se për realizimin e këtyre prioriteteve, ai pret që të bashkpunojë me autoritetet vendase, me shoqërinë civile -- sidomos në vendet e OSBE-së -- për të zgjidhur problemet që rrjedhin nga sfidat dhe trysnitë me të cilat përballet sot liria e shtypit. Në lidhje me sigurinë e gazetarëve, në kryerjen e detyrës dhe përgjegjësive të tyre, në intervistën me institucionin e lirisë së shtypit, KMG-në, Z. Desir u shpreh se kjo çështje për të është, “Prioriteti absolut”: siguria fizike, pra, e gazetarëve dhe ndëshkimi i krimeve që kryhen ndaj gazetarëve, kudo qoftë në rajonin e 57-vendeve anëtare të OSBE-së. Ai shtoi se mos ndëshkimi i atyre që abuzojnë me lirinë e shtypit, është një problem në rritje e sipër dhe nevojitet një vëmendje serioze ndaj këtij fenomeni nga ana e vendeve anëtare, pasi është një problem që vazhdon të jetë—megjithëse jo e vetmja -- një prej sfidave kryesore me të cilat përballet liria e shtypit në vendet anëtare të OSBE-së. “Në disa vende të OSBE-së, gjëndja e lirisë së shtypit vazhdon të keqësohet dita-ditës, duke çuar në burgosjen e gazetarëve për shkak të punës së tyre – që është një shkelje flagrante e angazhimeve që kanë marrë përsipër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ezikojnë jetën publikut lajmet vendet anëtare të OSBE-së”, nënvijoi përfaqësuesi i ri për lirinë e medias i OSBE-së, Z. Harlem Desir dhe shtoi se, “Jemi dëshmitarë të qindra hetimeve kriminale nga autoritetet e ndryshme qeveritare kundër zërave kritikë, ndërkohë që 150 gazetarë mbeten në burg” në rajonin e OSBE-së, vetëm e vetëm se kanë ushtruar punën e tyre si gazetarë, ka theksuar Z. Desir në intervistën e tij me institucionin për mbrojtjen e lirisë së shtypit, KMG. I pyetur se cili ishte mesazhi i tij për gazetarët dhe mbrojtësit e lirisë së shtypit kudo, përfaqësuesi i ri i OSBE-së për lirinë e medias, u shpreh se, “Roli i gazetarit është shumë i rëndësishëm në shoqëritë tona. Në shumë vende anëtare të OSBE-së, gazetarët rrezikojnë jetën për t’i sjellë publikut lajmet për të cilat njerëzit kanë nevojë në jetën e përditshme, ashtu që të jenë më mirë të informuar mbi botën që na rrrethon. Që të jemi më të angazhuar në shoqërinë tonë, që nëpërmjet medias së lirë, t’i bëjmë të njohura nevojat tona, të gjejmë mbështetjen e nevojshme dhe që të lidhemi me njëri tjetrin”, theksoi Z. Harlem Desir. Ai shtoi se, “Demokracitë tona bëhen më të forta nepërmjet debatit të hapur e të sinqertë, përfshirë mosëmarrveshjet midis nesh dhe çështjet e vështira me të cilat përballet shoqëria”. Në fund të intervistës, Z. Desir u angazhua duke u shprehur se, gazetarët (në personin e tij) kanë një mbështetës të dedikuar për ta dhe për punën e tyre,
duke premtuar se, “Do të ngrit zërin tim për ju, kur ju ose puna juaj shumë e rëndësishme përballet me kërcënime ose me përpjekje për të shuar zërin tuaj.” Sot, në shumë vende anëembanë botës, përfshirë vendet anëtare të OSBE-së liria e shtypit dhe liria e fjalës përballen me sfida dhe trysni serioze, ndoshta si kurrë më parë ç’prej shembjes së komunizmit. Këto trysni, fatkeqësisht, po diktohen jo vetëm në vendet me regjime autoritare, por edhe në vendet që, në përgjithësi, konsiderohen si demokratike. Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të cilat ndjekin situatën e lirisë së fjalës, anembanë botës, kanë shënuar rritjen e dukshme në survejimin e gazetarëve, shtypjen e fjalës së lirë dhe ushtrimin e influencës nga qeveritë e ndryshme, sfida këto që, në sytë e organizatave ndërkombëtare, mbrojtëse të lirës së fjalës, përbëjnë një shqetësim serioz për lirinë e medias dhe për zhvillimin e shoqërisë civile në përgjithësi. Fatëkeqsisht, diktohet një përpjekje gjithnjë e më e madhe nga ana e qeverive të ndryshme që ato të ruajnë monopolin e tyre mbi përhapjen e lajmeve dhe të informacionit, ndërkohë që me anë të frikësimeve dhe trysnive të llojllojshme, sipas institucioneve të ndryshme mbrojtëse të fjalës së lirë, monitorojnë dhe bllokojnë mjetet e lira të komunikimit. Në një raport të mëparshëm të këtij viti, organizata e të drejtave të njeriut, Freedom House u shpreh se po rritet numri
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në listën e vendeve evropiane ku liria e shtypit gjendet përballë një rreziku gjithnjë më të madh. Sipas këtij raporti, sidomos vendet në juglindje të Evropës, veçanërisht në Ballkan, ushtrojnë frikësime, kërcënime dhe burgosje ndaj gazetarëve, ndërkohë që monopolet mediatike janë nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të qeverive, të cilat ndjekin shembullin e Rusisë dhe të Kinës. “Dhe çfarë po bëjnë demokracitë botërore në lidhje me këto kërcënime ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit”, pyet me ironi Freedom House, duke u përgjigjur njëkohsisht se vendet perëndimore sipas saj bëjnë, “Jo shumë dhe sigurisht jo aq sa duhet”. Freedom House me të drejtë paralajmëron se, “Në qoftë se humbasim Evropën dhe Shtetet e Bashkuara si kampione të lirisë së shtypit…ka të ngjarë se do të humbasim edhe orientimin tonë në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit në përgjithësi, ose edhe më keq, sipas saj, ka mundësi që si rezultat i krijimit të kësaj situate, të përballemi me qeveri të cilat, më në fund, pa u hyrë therrë në këmbë, të kundërshtojnë dhe të shkelin rregullisht të drejtat e përgjithëshme të qytetarëve të vet. Një atmosferë e tillë ndërkombëtare, ku mohohet ose shkelet liria e fjalës dhe e shtypit pa asnjë ndëshkim, nuk përbën një botë më të sigurt, por një botë më të rrezikshme për të gjithë dhe jo vetëm një kërcënim për të drejtat e njeriut në përgjithësi, por edhe për paqën dhe sigurinë botërore, në veçanti. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Huffington Post
Pse Vuçiq po tregohet “realist” me Kosovën? A po e shtron Vuçiqi terrenin për të marrë përsipër një barrë të madhe? Barra e madhe do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga Serbia. Kosova do të anëtarësohej në OKB, derisa Kosova dhe Serbia do të vazhdonin punën për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë bashkërisht në BE
David Philips
Kosova i shkëputi lidhjet me Serbinë më 1991, si kundërpërgjigje ndaj represionit drakonik të Slobodan Millosheviqit. Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë të Kosovës u vranë dhe mbi një milionë të tjerë u zhvendosën gjatë fushatës represive të Serbisë. NATO nisi më 24 mars 1999 fushatën e bombardimeve ajrore, me qëllim të parandalimit të spastrimit etnik. Luftës i dha fund Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën u vendos Administrata e Përkohshme e OKB-së (UNMIK) në Kosovë. UNMIK-u ofroi ndihmesë për vetëqeverisje lokale dhe ndihmoi procesin për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, duke i hapur rrugë shtetësisë së Kosovës. Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e sfidoi deklaratën e pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Megjithatë, GJND-ja vlerësoi se deklarata ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Sipas sekretares së atëhershme amerikane të Shtetit, Condoleeza Rice: «Kombinimi i pazakonshëm i
8
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
faktorëve në rastin e Kosovës – përfshirë ndarjen e Jugosllavisë, historinë e spastrimit etnik dhe krimet kundër civilëve në Kosovë, si dhe periudha e zgjatur e administratës së OKB-së – nuk janë hasur askund tjetër, rrjedhimisht Kosovën e bëjnë rast special». Pavarësia e Kosovës shkaktoi zhgënjim, mosbindje dhe zemërim anembanë Serbisë dhe nëpër enklavat serbe të Kosovës. Për shumë serbë, Kosova është pjesa më e shenjtë dhe më e rëndësishme e Serbisë, djepi i shtetësisë, kulturës dhe shpirtit serb. Serbët besojnë në prejardhjen hyjnore të sundimit serb. Instrumentet frymore të manastirit ortodoks të Deçanit të shekullit të katërmbëdhjetë në Kosovë ishin farkëtuar prej shpatave të fisnikërisë serbe të shuar në luftë kundër turqve osmanë. Serbët e konsiderojnë Betejën e Kosovës të vitit 1389 si pjesë të luftës së vazhdueshme ndërmjet dy civilizimeve – atij të krishterë dhe europian, dhe tjetrit islamik dhe aziatik. Deri në ditët e sotme, Serbia refuzon ta pranojë se e ka humbur Kosovën: Kosova kurrë më nuk do të jetë nën kontroll të Serbisë. Deri tani, 114 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia mundohet sistematikisht t’i sfidojë orvatjet e Kosovës për të pasur njohje të reja ndërkombëtare. Serbia minon shtetndërtimin e Kosovës, duke vendosur struktura paralele në veri të Kosovës, ku banojnë serbët.
Me përkrahjen ruse, Serbia mbështet fushatat kundër anëtarësimit të Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare, si Interpoli dhe UNECSO. Qasja e Serbisë mund të ndryshojë. Më 24 korrik 2017, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkroi një shkrim autorial, duke i bërë thirrje popullit serb «të mos e mbajë kokën në rërë» kur vjen puna te çështja e Kosovës, dhe të fillojë «një dialog të brendshëm». Sipas Vuçiqit: «Ne duhet të tregohemi realistë, të mos e dorëzojmë ose ta humbim atë që e kemi, por të mos presim se do të kthejmë atë që e kemi humbur kaherë». Vuçiqi mund të sjellë marrëveshje për Kosovën. Ka mandat të fuqishëm të bazuar në monopolin e tij nacionalist, dhe është zgjedhur së fundi president me mandat pesëvjeçar. Qëndrimi i tij gëzon përkrahje. Sipas ministrit serb të punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrit të parë, Ivica Daçiq, «kohët dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë ndryshuar». Vuk Drashkoviq, drejtues i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, e pranon: “Serbia duhet «ta pranojë dhe ta njohë realitetin e Kosovës”, si bazë për «zgjidhje të qëndrueshme». Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave, tradicionalisht me qëndrim të sertë, nuk ka shprehur kundërshtim. Por çfarë e shtyri Vuçiqin të shkruante për Kosovën dhe të propozonte dialog të brendshëm në mesin e serbëve midis verës? A është përn-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jëmend i sinqertë kur vjen puna te zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, apo thjesht po tregohet i arsyeshëm për të përfituar nga Brukseli? Vuçiqi është edhe pragmatist, edhe politikan i matur. Serbisë i kërkohen reforma kushtetuese për t’i përmbushur standardet e «acquis communautaires» të BE-së. Negociatat për anëtarësim i kërkojnë Serbisë shumë ndryshime themelore në sistemin ligjor, ekonomik dhe politik, duke rezultuar me europianizim të rendit kushtetues serb. Partia Radikale Serbe, më e madhja në opozitë kundër qeverisë së Vuçiqit, kundërshton me vendosmëri reformat kushtetuese. Vuçiqi mund të vihet para një zgjidhjeje të zorit: ose ta përkrahë njohjen e Kosovës në njërën anë, ose t’i kryejë reformat në anën tjetër. Kjo e fundit është larg më
e pranueshme për serbët. Vuçiqi mund të provojë t’i distancojë serbët nga problemet ekonomike. Në një goditje të fuqishme për ekonominë serbe FIAT-i, investitori më i madh i huaj në Serbi, mund ta mbyllë fabrikën e vet në Kragujevc. Vuçiqit i duhet përkrahje popullore për reforma ekonomike që prekin administratën shtetërore, financat publike dhe ekonominë për të përparuar në rrugën e anëtarësimit në BE. Ose Vuçiqi mund të provojë të nxitë përplasje nacionaliste, që rezulton me krizë. Serbia mund të kundërpërgjigjet me aneksimin e Kosovës veriore, duke jetësuar planin e ndarjes të Millosheviqit. Ky skenar duket i pamundshëm. Krijimi i një krize në Kosovë është punë e rrezikshme për një lidership. Vuçiqi e di se nuk mund të bëjë zgjidhje ushtarake, dhe ai ak-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sion ushtarak në Kosovën veriore do të shkatërronte prospektet e Serbisë për anëtarësim në BE. A po e shtron Vuçiqi terrenin për të marrë përsipër një barrë të madhe? Barra e madhe do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga Serbia. Kosova do të anëtarësohej në OKB, derisa Kosova dhe Serbia do të vazhdonin punën për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë bashkërisht në BE. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së, me qasje të reja dhe në format tjetër do të mund t’i printe marrëveshjes, duke zgjidhur njërin prej konflikteve më të vështira të Europës. (Autori ishte ish-këshilltari i lartë dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në administratat e Clinonit, Bushit dhe Obamas) E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
9
KULTURË
U mbajt edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin
Vendtakim i botu shkrimtarëve dhe
Ulqin – Edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin, i cili tuboi sipas organizatorit më shumë se 30 botues, librashitës e distributorë të librit nga disa vende të rajonit - Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, u mbajt në shëtitoren në Ranë nga data 10 deri më 14 gusht. Panairi i sivjetshëm u organizua nga Qendra e Kulturës – Biblioteka e Ulqinit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike - Ulqin. Sipas udhëheqëses së Biliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, Panairi i Librit në Ulqin paraqet një ngjarje kulturore me shumë rëndësi e cila tashmë ka
10
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor. Duke iu referuar thënies së shkrimtarit të madh Borhes, i cili ka thënë se “e kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”, Rama ka thënë në hapje të Panairit se “me bukuritë e veta natyrore, detin, rërën, diellin, pishat, Ulqini është një parajsë natyrore, por sonte u shndërrua në parajsë shpirtërore”. Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit në Ulqin ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, prof. mr. Janko Lumoviq. Në fjalën e tij, ai ka nënvizuar rëndësinë e prezantimit të librit,
duke thënë se panairet janë vendi më i mirë për ta bërë këtë dhe se ato janë vendtakime të shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve. “Jam i sigurt që disa lexues të rinj do të zbulojnë libra të rinj, kurse disa tituj të vjetër do t’i zbulojmë po ashtu sepse veprimtaria botuese sot është sfidë që të na prezantojë edhe titujt e rinj, por edhe që të na përkujtojë dhe të na rikthejë jo vetëm te klasikët, por edhe shumë tituj që përcaktojnë jo vetëm jetën tonë por edhe disa histori tona private sepse leximi tekefundit është çështje private”, është shprehur ndër të tjera Lumoviq.
KULTURË
uesve, e lexuesve
Shkrimtari Mehmet Kraja ka qenë i ftuar i edicionit të sivjetshëm të Panairit të Librit në Ulqin. Ai ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje Komunës së Ulqinit, që sipas tij, arrin të mbajë gjallë këto manifestime dhe t’i kthejë në traditë, që është shumë me rëndësi dhe për t’u lavdëruar. “Ju ftoj që në këtë qytet, ku unë para shumë kohësh kam njohur magjinë e librit, këtë gjë ta bëni edhe ju”, ka thënë akademiku Kraja duke u drejtuar të pranishmëve në hapjen e Panairit. Panairin e Librit e ka hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i
cili ka thënë se ai plotëson ofertën e kësaj komune. “Ne mundohemi që jo vetëm qytetarët tanë, por edhe mysafirët tanë, të gjejnë një libër të bukur gjatë pushimit këtu tek ne, të fillojnë t’i lexojnë ato dhe t’i përfundojnë në vendet e tyre”, është shprehur ai. Qëllimi themelor i Panairit të Librit në Ulqin është dhënia e mundësisë botuesve, librashitësve, shkrimtarëve, bibliotekave dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë që të shpalosin veprimtarinë e tyre botuese e krijuese jo vetëm qytetarëve të Ulqinit, por edhe turistëve të shumtë të cilët e vizitojnë Ulqinin
“Ju ftoj që në këtë qytet, ku unë para shumë kohësh kam njohur magjinë e librit, këtë gjë ta bëni edhe ju”, ka thënë akademiku Mehmet Kraja duke u drejtuar të pranishmëve në hapjen e Panairit
gjatë sezonit veror. Gjatë ditëve të Panairit të Librit, në Bibliotekën e Qytetit janë zhvilluar dy mbrëmje letrare. E para, e titulluar “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”, u është kushtuar shkrimtarëve Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (adademik) dhe Hajro Ulqinaku, kurse mbrëmjen e dytë është bërë përurimi i librit “Muret” të Enes Haliloviqit. Panairi i Librit, krahas Festivalit “Skena Verore” dhe manifestimit letrar “Kalimera Poetike”, vlerësohen si ngjarjet më të rëndësishme kulturore gjatë sezonit të verës në Ulqin. i. k. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
11
KULTURË
Në Ulqin u përurua përmbledhja me poezi “Muret” e Enes Haliloviqit
Muret janë kudo “Haliloviq shkon më tepër kah një prozaizim i qëllimshëm i poezisë. Kjo në Amerikë ka ndodhur si reagim i këtij tipi të poezisë që ka shkuar deri në ekstrem duke u figurativizuar tej mase, duke u hermetizuar shumë, dhe amerikanët e kanë bërë këtë me shumë sukses. Shpeshherë gati ke përshtypjen që lexon një poezi prozë”, ka thënë redaktori i librit dr. Basri Çapriqi Ulqin – Përmbledhja me poezi “Muret” e shkrimtarit Enes Haliloviq nga Novi Pazari, e botuar ditë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, u përurua të dielën mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin. Redaktori i librit, prof. dr. Basri
12
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Çapriqi, ka thënë se muret është një simbol që ka qenë sfidë për të gjithë poetët e të gjitha kohërave. “Dhe kjo tregon se Haliloviqi është poet që prek esencat. Muret është një sfidë që del gjithmonë përpara poetëve të mirëfilltë ose të shkrimtarëve. Muri si kufizim, si kufizim i lir-
isë që është aty për t’u kaluar ose për t’u kapërcyer dhe është një simbol që ky e ka gjatë gjithë librit, pothuajse një dominancë stilistike”, ka thënë ai. Çapriqi ka potencuar gjuhën si një veçori të shkrimit të Haliloviqit. “Ka një gjuhë interesante që është e
KULTURË
o përreth nesh re. Ky është inkuadruar suksesshëm, me kreativitet, në atë që quhet gjuhë boshnjake, duke përdorur një vokabular interesant nga ai ambient nga ky vjen, por edhe më gjerë”, ka thënë ai. Si një tjetër karakteristikë e poezisë së Haliloviqit, Çapriqi ka veçuar mënyrën e të shkruarit, që sipas tij, nuk është më poezia e viteve ’70, ’80 ose ’90, që është shkruar me metaforizimin e tepruar ose gjuha e figurativitetit strikt. “Haliloviq shkon më tepër kah një poezi e prozaizimit të poezisë. Domethënë, kemi të bëjmë me një prozaizim të qëllimshëm të poezisë. Kjo në Amerikë ka ndodhur si reagim i këtij tipi të poezisë që ka shkuar
deri në ekstrem duke u figurativizuar tej mase, duke u hermetizuar shumë, dhe amerikanët e kanë bërë këtë me shumë sukses. Shpeshherë gati ke përshtypjen që lexon një poezi prozë”, është shprehur Çapriqi. Përkthyesi Qazim Muja ka treguar përvojën e tij në përkthimin e përmbledhjes me poezi “Muret” në gjuhën shqipe. “Duke e ditur se poezia, edhe brenda gjuhës së origjinës, të gjuhës në të cilën shkruhet, është një gjuhë në vete, atëherë nga kjo del se, me të vërtetë, toçitja e një vepre letrare nga njëra gjuhë në tjetrën është një përgjegjësi e madhe. Dhe ky asnjëherë nuk është një proces i zakonshëm, pasi që me rastin e përkthimit
shpirti krijues i autorit duhet të hyjë patjetër brenda nesh dhe nga aty pastaj të flasë me gjuhën dhe fjalët tona”, ka thënë ai. Muja e vlerëson përkthimin e këtij libri “me shumë rëndësi në forcimin e lidhjeve shpirtërore në mes dy kulturave, duke pasur parasysh se për njohjen dhe afrimin e kulturave dhe popujve njëra nga komponentat themelore sigurisht që është letërsia, në të cilën, vend të posaçëm zë poezia si pjesa më subjektive, më intime dhe më e sinqertë e saj”. Në bisedë me udhëheqësen e Bibliotekës së Ulqinit dhe moderatoren e takimit, Ardita Rama, e cila ka lexuar disa poezi nga përmbledhja, autori Enes Haliloviq ka treguar se çfarë e ka shtyrë për të shkruar “Muret”. “Muret janë, siç e dini, kudo përreth nesh. Dhe nëse mendoni për murin, ju do ta shihni ngado që të silleni. Nëse këto janë muret fizike përreth nesh në shtëpi, nëse këto janë mure historikë... Pra, shohim që muri është një koncept aq i rëndësishëm përgjatë historisë. Dhe çdo mur ngjan me tjetrin. Kudo na përcjellin këto mure”, ka thënë ndër të tjera ai. Haliloviqi ka shprehur kënaqësi që duke u përkthyer, libri i tij ka hyrë në korpusin e madh të gjuhës shqipe. “Ky është një libër poetik, por edhe i një matematike diskrete”, ka thënë ai, duke shtuar se do të donte që lexuesit dhe kritika ta kujtojnë jo vetëm për “Muret”, por edhe për ndonjë libër tjetër. Enes Haliloviqi konsiderohet njëri prej autorëve më të shquar të letërsisë së sotme boshnjake, ndërsa libri i tij “Muret” vlerësohet nga kritika si një arritje e re e këtij autori drejt majave të letërsisë dhe për risinë e konceptit. Përurimi i librit u organizua nga Qendra e Kulturës – Biblioteka e Qytetit në bashkëpunim me SHAI “Art Club” në kuadër të programit të Panairit të Librit – Ulqin 2017. i. k. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Libri “Krijime popullore shestanase” të autorit dr. Simë Gjon Dobrecit
Vepër e rëndësishme për l
Dr. Sima këto materiale të mbledhura të folklorit i ka regjsitruar ashtu siç jetonin këto thesare në përvoj Qëllimi i tij kryesor ishte objektiv: T’u siguronte shestanasve një identitet kombëtar, për të forcuar dhe
Gjekë Gjonaj
Dermatologu i njohur prof.dr. Simë Gjon Dobreci lexuesit shqiptar i dhuroi librin” Krijime popullore shestanase”. Autori, edhe pse me profesion mjek, u fut në historinë e folkloristikës me një njohuri teorike modeste, por me pikëpamje të drejta rreth karakterit të mirëfilltë që duhej të kishin krijimet popullore. Me këtë libër dr. Dobreci u radhit ndër mbledhësit e hershëm të folklorit shqiptar të cilët u nxitën nga Romantizmi Europian për të vlerësuar trashëgiminë folklorike dhe sidomos trashëgiminë e këngës popullore. Libri “ Krijime popullore shestanase” të autorit dr. Simë Gjon Dobrecit është një produkt i vullnetit të tij të kahmotshëm për grumbullimin e thesarit të pasur popullor të shestanasve. Autori i librit është rritur e brumosur me përdorimin e prozës tregimtare popullore të Shestanit, një nga zonat etnike të shqiptarëve në Malin e Zi, saqë kureshtja dhe vullneti e tij i madh kanë bërë të
“
14
“
Urtësia popullore shestanase e trajtuar në këtë libër është jo vetëm dëshmi e trashëgimisë së pasur shpirtërore, por edhe e dashurisë ndaj njerëzve dhe ndaj vendlindjes . Aty është përdorur një sistem i ngirtur dhe i pasur i të shprehurit poetik, janë gërshetuar krahasime dhe metafora, të cilat të njësuara e të ndërlidhura mes veti, funksionalizohen mjeshtërisht në tërësinë kuptimore dhe shprehëse artistike të krijimeve përkatëse
mundshëm formimin, përdorimin dhe shënimin e këtij thesari folklorik, nga i cili bindemi se tradita folkloristike, si një dhunti e natyrës psikoetnike, është mjaft e pasur dhe e pashtershme. Autori shkruan në hyrje të librit se “krijimtaria popullore e Shestanit më ka gëzur dhe entuziazmuar. Botimi i saj në revistën BUZUKU, si dhe disa miq më dhanë idenë dhe më shtuan dëshirën që t’i bashkoj në një libër të vetë, ashtu që të lexohen më lehtë.E bëra këtë punë me dashuri , sepse kjo është pasuri e çmueshme që na e lanë të parët tonë”. Materiali i “bletës shestanase” në këtë libër është renditur sipas gjinive. Libri përfshinë pjesë me këngë dashurie, këngë dasme, këngë kurbeti, balada
Materiali i “bletës shestanase” në këtë libër është renditur sipas gjinive. Libri përfshinë pjesë me këngë dashurie, këngë dasme, këngë kurbeti, balada e elegji, vajtime, këngë humoristike, këngë kreshnike, këngë të barinjve e krijime të tjera nga letërsia gojore e Shestanit të botuara në revistën “ Buzuku”, sikurse edhe për disa shestanas të njohur
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
e elegji, vajtime, këngë humoristike, këngë kreshnike, këngë të barinjve e krijime të tjera nga letërsia gojore e Shestanit të botuara në revistën “ Buzuku”, sikurse edhe për disa shestanas të njohur. Dr. Sima këto materiale të mbledhura të folklorit i ka regjsitruar ashtu siç jetonin këto thesare në përvojën aktuale popullore, pa bërë përpunime e shtesa të tyre me ngjarje që nuk i kishin tekstet origjinale. Qëllimi i tij kryesor ishte objektiv: T’u siguronte shestanasve një identitet kombëtar, për të forcuar dhe bashkuar kombin gjuhësisht dhe kulturalisht. Synimi tjetër i tij ishte të regjistronte krijimtarinë folklorike të kësaj treve folklorike dhe për të rritur e ndërgjegjësuar atë, po dhe për ta ruajtur gjatë në kujtesë. Urtësia popullore shestanase e trajtuar në këtë libër është jo vetëm dëshmi e trashëgimisë së pasur shpirtërore, por edhe e dashurisë ndaj njerëzve dhe ndaj vendlindjes . Aty është përdorur një sistem i ngirtur dhe i pasur i të shprehurit poetik, janë gërshetuar krahasime dhe metafora, të cilat të njësuara e të ndërlidhura mes veti, funksionalizohen mjeshtërisht në tërësinë kuptimore dhe shprehëse artistike të
KULTURË
letërsinë gojore shqiptare
jën aktuale popullore, pa bërë përpunime e shtesa të tyre me ngjarje që nuk i kishin tekstet origjinale. e bashkuar kombin gjuhësisht dhe kulturalisht
krijimeve përkatëse. Ka rëndësi të përmendet fakti se dr. Sima nuk nisi t’i mbledhë këto këngë si entuziastë dhe pastaj të zbulonte vlerat e larta të atyre këngëve, por ai e nisi këtë punë me një qëllim të caktuar patriotik, i shtyrë nga dashuria për vendin dhe gjuhën. Punoi në mënyrë autodidakte, pra ai nuk vinte nga ndonjë formim etnologjik dhe folklorik, por duke qenë përpara kësaj situate të habit fakti që vepra ka një karakter të pranueshëm shkencor. Këto krijime gojore, epike, lirike, epiko-lirike, të cilat janë ruajtur e zhvilluar që nga kohët e hershme e deri në ditët e sotme, në saje të kujdesit të përgjithshëm të shestanasve, paraqesin një vlerë për mbarë folkloristikën tonë. Ato përbëjnë një trashëgimi të vyer po edhe të pastudiuar sa e si duhet nga gjuhësia dhe folkloristika shqiptare. Prandaj, botimin e kësaj krijimtarie popullore e konsideroj si një vepër të rëndësishme për letërsinë gojore shqiptare, si një pasuri të përgjithshme kombëtare. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Vendlidja - guri i rëndë që (s’)peshon në vend të vet (1)
Tre gishtat tregues t (Disa reflekse për temën e vendlindjes në veprat e shkrimtarëve: Mehmet Kraja, Zuvdija Hoxhiq-Berisha dhe Hajro Ulqinaku)
Ata do të detyrohen të lënë vendin e tyre, që mund të konsiderohet si pjesë e fatit, apo mallkimit të tyre, por kjo në planin e krijimtarisë së tyre do të jetë rezultatdhënëse. Pikërisht vendi që ata do t’i japin vendlindjes në krijimtarinë e tyre, qoftë si nocion, shprehje, mendësi, ndjeshmëri, gjuhë, kolorit, stil etj. do të jetë i shumanshëm. Në mënyrë të veçantë, do të dallohen me temën e vendlindjes në veprat e tyre tre shkrimtarë: Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja dhe Zuvdija Hoxhiq-Berisha
Mr. Haxhi Shabani
1. Vendi i lindjes nuk zgjedhet Vendlindja, përkatësisht atdheu, është një gur i rëndë, që të peshon rëndë dhe të mban të varur për qafet gjatë tërë jetës. Madje, atëherë kur fizikisht e lë, të peshon dhe më shumë, edhe kur me mendje duket se e ke braktisur, apo ke hequr dorë prej saj, edhe në atë situatë je i lidhur për të, paradoksalisht, edhe më shumë se kur jeton në vendin e vet. Kjo ndodh edhe atëherë kur i referohemi domethënies së urtësisë “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, por edhe kur pohohet e kundërta në një varg poetik që përmbys kuptimin e saj: “Guri i rëndë s’peshon në vendin e vet”. Që në krye të herës, që nga veprat e para të letërsisë së shkruar, por edhe më tej, është vendi ku ke qarë për herë të parë, i cili të përcjellë gjatë tërë jetës. Le të kujtojmë vetëm veprat e Homerit e sidomos, personazhin kryesor të veprës me të njëjtin emër
16
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Odiseja, i cili bën shumë dhe çdo gjë mund të lë pa bërë, vetëm pa u kthyer në Itakën e tij nuk mund të shkojë nga bota e këtejshme, sepse duhet të kthehet atje, pra në vendlindje, në të cilën e pret gruaja dhe djali i tij. Letërsia shqipe e cila deri në fillim të shekullit të shkuar, shumica është shkruar jashtë trojeve shqiptare, një nga temat e saj më të pëlqyera ka atdheun, vendlindjen, një atdhe romantik, ndonëse nuk ishte i këtillë. Ishte një platformë, sidomos e romantikëve shqiptarë, e cila kishte në bazë jo bërjen e letërsisë, si detyrë parësore, por bërjen e atdheut, formimin e kombit dhe ringjalljen e gjuhës, shpeshherë në dëm të letërsisë së vërtetë. Por, kjo ndodhi në kohë kur dështuan stukturat politike dhe qeveritare shqiptare për të bërë punën e tyre, dukuri e cila do të përsëritet edhe më vonë në rastin e Kosovës. Krahas identitetit gjuhësor, atij kombëtar, identiteti hapësinor, përkatësisht territorial është nga më të rëndësishmit në jetën e një individi, në jetën kolektive të një populli. Dhe nëse historia e shqiptarëve në Ballkan dhe e atyre në përgjithësi, gjithandej të shpërngulur nëpër botë, ka qenë e përbashkët për një veçori karakteristike, atëherë është
lidhja e tyre e veçantë me atdheun, vendlindjen. Shqiptarët, që sot jetojnë brenda kufijve politikë të Malit të Zi dhe atyre që kanë lindur në trevat shqiptare të këtushme apo kanë një origjinë të këtillë, si pjesë e mozaikut gjithëshqiptar, nuk mund të dalin nga kjo skemë, aq më shumë, ata që kanë prodhuar: kulturën, gjuhën, artin, letërsinë. Po të bëjmë një përmbledhje të zgjedhur dhe rigoroze të emrave të cilët i kanë dhënë më shumë kulturës shqiptare dhe janë nga vendet e rralluara me shqiptarë, brenda kufijve të Malit të Zi, lista do të jetë vërtet dinjitoze. Kjo ka ndodhur duket jo rastësisht, kur kemi parasysh se vetë rrënjët e shqipes së shkruar i gjejmë pikërisht në trevat e Tivarit dhe Ulqinit (dokumenti i vitit 1332 i atë Brokardit, libri i parë i gjuhës shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut). Por, në letërsinë shqipe, sidomos, do të ndodhë një nga dukuritë e cila mbase nuk është karakteristike vetëm për të. Veprat më të mira për atdheun, apo në përgjithësi për lirinë, dashurinë shkruhen kur ato mungojnë. Kështu, do të ndodhin edhe në letërsinë, artin e këtyre emrave të cilët që në gjallje të tyre, disa nga ta nuk janë në këtë jetë, janë bërë personalitete në letërsi, art e shkencë
KULTURË
të letërsisë
si: Esad Mekuli, Rexhep Qosja, Rexho Mulliqi, Mehmet Kraja, Isa Qosja, Ruzhdi Ushaku, Hajro Ulqinaku, Zuvdija Hoxhiqi, Anton Kolë Berishaj, Basri Çapriqi etj. Ata do të detyrohen të lënë vendin e tyre, që mund të konsiderohet si pjesë e fatit, apo mallkimit të tyre, por kjo në planin e krijimtarisë së tyre do të jetë rezultatdhënëse. Pikërisht vendi që ata do t’i japin vendlindjes në krijimtarinë e tyre, qoftë si nocion, shprehje, mendësi, ndjeshmëri, gjuhë, kolorit, stil etj. do të jetë i shumanshëm. Në mënyrë të veçantë, do të dallohen me temën e vendlindjes në veprat e tyre tre shkrimtarë: Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja dhe Zuvdija Hoxhiq-Berisha.
2. Që nga tradicionalja,
modernizmi, postmodernizmi e deri te performatizmi Shkrimtari Hajro Ulqinaku, duke pasur një parim bazë se letërsia më e mirë për fëmijë, është edhe letërsi për të rritur, diferencohet në letërsinë shqipe me shprehjen tradicionale të tij, gati ideale me një temë mbizotëruese të tij që është deti, bregdeti, për t’u quajtur me të drejtë, shkrimtari i detit. Është dikund një mjedis i paparë, ku aventurat janë realitet, kur ngjyrat nga më të bukurat në këtë botë ndërthuren e harmonizohen, ku zihet edhe peshku më i madh dhe më i bukur, ai i artë. Ky vend e ka emrin Ulqini-florini, atje pra pranë detit që do të thotë pranë mbretit. Kjo është ve-
pra e Hajro Ulqinakut e cila për nga përmasat e bukurisë së saj në raport me realitetin është vështirë të jetë e besueshme, por vepra letrare pikërisht komunikon si e besueshme për lexuesin edhe kur nuk është e këtillë në rastet kur përmbush kriteret estetike dhe letrare. Ky shkrimtar i bën të besueshme këto pohime, sidomos me veprën e tij komplete: “Libri për detin”. Dhe, Hajro Ulqinaku do të ruajë këtë dominim teme në veprën e vet edhe kur nuk shkruan letrësi të mirëfilltë për fëmijë, siç bën gjatë këtij çerekshekulli të fundit, në veprat e tij publicistike e dokumentare. Edhe në këto vepra tema e vendlindjes, njerëzve të saj, Ulqinit të tij, është gjithëpërfshirëse. (vazhdon) E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
U përuruan librat “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’” e Gëzim Pukës dhe “Fejesa n’djep a se Ulq
Nevoja për lex dhe interpretim
“Kjo monografi synon të analizojë të veçantat e dramës shqiptare, por edhe vështirësitë e leximit dhe të interpretimit në kushtet e zhvillimeve të reja letrare, të përfshira në rryma postmoderniste, të cilat në shumicën e rasteve janë të vështira të gëlltiten nga lexuesit, por edhe nga spektatori”, ka thënë Gjovalin Çuni duke folur për librin “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’” Ulqin – Në kuadër të Festivalit “Skena Verore”, i cili organizohet nga Qendra e Kulturës së Ulqinit, të martën mbrëma, më 8 gusht, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit është bërë përurimi i librave “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’” i studiuesit dr. Gëzim Puka dhe “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” i dom Ndoc Nikajt. Për librin e Dom Ndoc Nikajt, i botuar për të parën herë në vitin 1913, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në kohën e ngjarjeve të bujshme në Ballkan dhe në prag të Luftës së Parë Botërore, foli studiuesi Gëzim Puka, pedagog në Departamentin e Letërsisë të Universitetit të Shkodrës. Ai tha se dom Ndoc Nikaj, i cilësuar si “babai i prozës gege të shekullit XX”, ishte një ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letrave shqipe të fundit të shekullit XIX dhe dekadave të para të shekullit XX. Puka theksoi se “po të shihet kompozimi, fryma që sjell ky roman, ambienti, struktura e intrigës, hetohet e përbashkëta që ka me romanet tipike romantike evropiane”. Ai sqaroi se në faqet e këtij romani, “historia del vetëm si sfond i rrëfimit dhe shfaqet përmes ngjyresave
18
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
mistike, aventurave të heronjve, apo përmes ndjenjës së dhimbjes dhe mëshirës për humbjen e luftës”. Sipas tij, ndonëse kanë kaluar më shumë se një shekull që nga botimi i parë i romanit “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun”, ai është mbushur dhe vazhdon të mbushet me kënaqësi leximi, kuptimi dhe interpretimi të ri. “Për shumë prej jush, një prej leximeve të mundshme mund të ishte ‘Ulqini personazh!’”, u shpreh ai. Për librin tjetër, “Një kërkim të një drame ‘ndryshe’” të Gëzim Pukës, foli Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti” – Shkodër. Ai tha se titulli që autori i ka vënë librit shpreh synimin e dyzuar të autorit. “Pikësëpari synohet që përmes hulumtimit të evidentohet një etapë e re e një drame ‘ndryshe’, fillimet e së cilës në botë i takonin dramës dhe teatrit kryesisht të pas viteve ’70. Por si çdo gjë tek ne që vjen me vonesë, ashtu edhe kjo lloj gjinie filloi të lëvrohet tek ne pas viteve ’90. Nga ana tjetër, titulli shpreh edhe shqetësimin e autorit, atë të gjetjes së rrugëve që drama shqiptare, përgjithësisht sot në krizë, t’i afrohet publikut”, ka thënë Çuni. Sipas tij, në parashtrimin e librit të tij
Puka bazohet në traditat e vjetra greke homerike të kritikës letrare. Ai ka thënë se megjithë vështirësitë, mëdyshjet dhe pasiguritë, që rrjedhin nga ndërthurja e tradicionales me kohët e sotme, Puka zgjodhi si objekt studimi pesë shkrimtarë: Serafin Fankon, Stefan Çapalikun, Albri Brahushën, Kasëm Trebeshinën dhe Ferdinand Hysin, të cilët në gjykimin e tij spikatnin jo vetëm për origjinalitetin, por para së gjithash për faktin se përfaqësonin vetveten. Çuni ka thënë se kjo monografi “synon të analizojë të veçantat e dramës shqiptare, por edhe vështirësitë e leximit dhe të interpretimit në kushtet e zhvillimeve të reja letrare, të përfshira në rryma postmoderniste, të cilat në shumicën e rasteve janë të vështira të gëlltiten nga lexuesit, por edhe nga spektatori”. “Monografia jep panoramën mbi gjendjen e tanishme të teatrit, duke treguar se si janë të ndërthurura problemet, mundësitë e reja, stili dhe interpretimi në dramën bashkëkohore shqiptare”, ka theksuar ai. Vetë autori i studimit “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’”, dr. Gëzim Puka, ka thënë se “sfida e këtij botimi është të ndërgjegjësojë lexuesin për disa forma ekzistence të dramës
KULTURË
qini i marrun” i dom Ndoc Nikajt
xim, kuptim m të ri
së sotme shqipe që plotësojnë kriterin estetik për t’u quajtur të bukura në llojin e vet” dhe se “këtu kemi më shumë modelin e një kritiku që ndërvepron me tekstet”.
Puka dhe Çuni janë përgjigjur më pas në pyetjet e moderatorit të takimit dhe botuesit Gazmend Çitaku. Librat “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’” dhe “Fejesa n’djep a se Ulqini
i marrun” janë botuar pak kohë më parë nga Shtëpia Botuese “Diti&Oli”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të i. k. Pakicave të Malit të Zi. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Amerika? Vetëm Ka shumë të rritur të cilët nuk jetojnë në Irak, e që mendojnë se për të arritur në Amerikë duhet të ecësh drejt, vetëm drejt!
Xhoana M. Perkaj
Në filmin kurd “Bekas”, dy vogëlushë kurdë, vëllezërit Dana (10) dhe Zana (10), vendosin një ditë ta gjejnë Supermenin i cili do t’i shpëtonte nga Sadam Huseini. Pasi që Supermeni jeton në Amerikë, ata duhet ta gjejnë mënyrën t’i fitojnë paratë që të shkojnë në atë vend. Fillojnë ti pastrojnë këpucët e kalimtarëve dhe t’i kursejnë të hollat. “Ku është Amerika”, pyet Dana.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
“
Pas shumë peripecive, mes tjerash edhe me trafikantët e njerëzve, e kaluan kufirin. Ishin aq afër të arrijnë në Amerikë, kur vëllai i madh shkel mbi mine. I vogli, vrapon në fshatin e afërt për të gjetur ndihmë. Askujt nuk i interesonte vogëlushi i çmendur
“Andej drejt”, thotë i madhi dhe tregon me gisht drejt maleve dhe shkretirave irakiane. “Ec drejt,
vetëm drejt”. Në ndërkohë, e blejnë një gomar të cilin Zana e quajti sipas këngëtarit
MOZAIK
m të ecësh drejt!
“ të tij të adhuruar, Michael Jackson. Kështu, Dana, Zana dhe M. Jacksoni u nisën drejt Amerikës. Ishte një gjë e thjeshtë të arrish në Amerikë sepse, vëllai i madh e kishte gjetur një hartë të Botës në të cilën hapësira mes vendit të tyre dhe Amerikës ishte e gjatë sa një pëllëmbë. Pas shumë peripecive, mes tjerash edhe me trafikantët e njerëzve, e
kaluan kufirin. Ishin aq afër të arrijnë në Amerikë, kur vëllai i madh shkel mbi minë. I vogli, vrapon në fshatin e afërt për të gjetur ndihmë. Askujt nuk i interesonte vogëlushi i çmendur. Dana e kalon pa lëvizur, tërë ditën, nën diellin që vret. I gatshëm për të vdekur, vendos të largohet nga mina. Mina nuk shpërtheu. Në mbrëmje kthehet, duke vrapuar, vëllai i vogël, i mbytur në lotë. Nuk
Ishte një gjë e thjeshtë të arrish në Amerikë sepse, vëllai i madh e kishte gjetur një hartë të Botës në të cilën hapësira mes vendit të tyre dhe Amerikës ishte e gjatë sa një pëllëmbë
beson se e sheh Danën gjallë. “Kush të shpëtoi”, pyet vogëlushi. “Supermeni! Jam bërë Supermen”, thotë vëllai i madh. Të përqafuar, u nisën drejt shtëpisë. Ka shumë të rritur të cilët nuk jetojnë në Irak, e që mendojnë se për të arritur në Amerikë duhet të ecësh drejt, vetëm drejt! xhoanaperkaj@gmail.com E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Edhe tre artistë të Kosovës, anëtarë të Akademisë së Filmit Evropian Tre artistë kosovarë, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë prestigjioze të Filmit Evropian EFA duke numëruar kështu 17 anëtarë nga Kosova të cilët janë pjesë e Akademisë, njofton kumtesa nga QKK. Në bazë të sukseseve të arritura Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi si aktorë të filmit ‘Babai’ dhe Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, janë ftuar të anëtarësohen nga Akademia e Filmit Evropian me propozim nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku. Akademia e Filmit Evropian është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Së fundmi edhe regjisori Visar Morina i është bashkangjitur Akademisë së Filmit Evropian.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
FOTOGRAFIA E JAVËS
FAHRUDIN GJOKAJ KISHA NË SHAS
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
23
MOZAIK
Përfundoi manifestimi tradicional “Ditët e boronicës”
Manifestim me a shumëdimensio
Plavë - Në Plavë, në kuadër të programit “Vera kulturore e Plavës 2017”, edhe këtë vit është mbajtur manifestimi tradicional me program të larmishëm, të begatë dhe gjithëpërfshirës, kulturor, turistik, muzikor, sportiv, letrar, artistik dhe bujqësor “Ditët e boronicës”, i 18-i me radhë. Për pesë ditë, sa zgjati manifestimi, prej 28 korrikut, deri më 1 gusht, u zhvillua aktivitet i dendur, i begatë dhe i larmishëm nga fushat, zhanret dhe opuset e ndryshme të veprimtarive nga Komuna e Plavës, Mali i Zi dhe më gjerë. Paralajmërimi i sivjetëm i manifestimit “Ditët e boronicës” është bërë në qytetin e Budvës, më 24 korrik, me ç’rast karvani prezantues i boronicës nga Komuna e Plavës është pritur dhe përshëndetur me respekt, nderime dhe vlerësime më të larta nga popullata budvase, ndër të cilët ka zgjuar interesim shumë të madh. Vashat vjelëse të boronicës, qytetarëve të Budvës u kanë ndarë fruta të boronicës të përcjellur me këngët dhe vallet e SHKA “Pllavsko Jezero”. Me këtë rast të pranishmëve në sheshin e Budvës u janë drejtuar kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, drejtori i Qendrës për Kulturë të Plavës, Sulejman Shaboviq, dhe drejtori i Qendrës turistike të Komunës së Plavës, Edin Jadadiq,
24
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
kurse nga komuna nikoqire, mysafirët nga Plava i ka përshëndetur dhe u ka dëshiruar mirëseardhje drejtori i Qendrës turistike të Budvës. Edhe këtë vit manifestimi ka tubuar një numër shumë të madh vizitorësh nga Plava me rrethinë, nga viset e tjera të Malit të Zi dhe bashkëvendës nga Diaspora, të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në vendlindjet e veta. Parakalimi i karvanit të pjesëmarrësve nëpër rrugën qendrore të sheshit të Plavës, e shoqëruar nga anëtarët e dy SHKA-ve “Pllavsko Jezero” nga Plava dhe “Xhafer Nikoçeviq” nga Gucia, në orët e hershme të mbrëmjes së 28 korrikut - ditës së parë të manifestimit, ishte uverturë dhe paralajmërim i hapjes solemne të manifestimit në platoun e oborrit të Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavë, ku ishin tubuar disa qindra qytetarë për ta përcjellë programin e begatë dhe të larmishëm. Drejtuesja e programit, pas fjalës përshëndetëse të të pranishmëve, duke elaboruar mbi rëndësinë dhe vlerën e manifestimit, theksoi: “Ditët e boronicës sipas rëndësisë, karakterit dhe përmbajtjeve të shumëllojshme, paraqesin njërin ndër manifestimet më të rëndësishme, jo vetëm në Veri të Malit të Zi, por edhe më gjerë.
Për 18 vjet të ekzistimit, manifestimi është bërë i mirënjohur në rrethinë. ‘Ditët e boronicës’ kanë mbirë nga populli dhe me popull jetojnë, që të mos harrohen adetet, zakonet, kultura, ushqimi dhe vlera tradicionale të kësaj ane. Në territorin e Komunës së Plavës, gjenden sipërfaqet më të mëdha të plantacioneve natyrore të boronicës së pyllit, jo vetëm në ish Jugosllavi, por edhe në Ballkan. Me 500 deri në 600 mijë tonë boronicë të vjelur dhe grumbulluar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, Komuna e Plavës ka qenë kampione në Ballkan, kurse treg i shitjes së boronicës kanë qenë tri kooperativa bujqësore në Plavë, Guci dhe Murinë. Asokohe, bashkësitë familjare nga shitja e boronicës kanë siguruar kushtet jetësore dhe kanë shkolluar fëmijët. Mirëpo, për fat të keq, më vonë kanë ardhur vitet e shkuarjes masive të popullatës së kësaj ane në botën e jashtme, shkak ky që ka ndikuar në zbehjen, e madje edhe në shuarjen e këtij lloji të produktiviteti familjar”. Në programin kulturor-artistik dhe muzikor të ditës së parë të manifestimit, i cili ka zgjatur deri në orët e hershme të ditës së nesërme, të pranishmit të shumënumërt në skenën e improvizuar në platoun e SHMP “Beqo Bashiq” të Plavës, i ka argëtuar kantautori i mirënjohur
MOZAIK
aktivitete onale nga BH i muzikës etno-pop dhe argëtuese, Al Dino (Aldin Kuriq), performancat e të cilit disa orëshe janë përcjellë dhe përshëndetur me ovacione dhe duartrokitje frenetike. Gjatë pesë ditëve sa ka zgjatur manifestimi “Ditët e boronicës”, në objektet kulturore të qendrave vendore: në Pallatin e Qendrës për Kulturë në Plavë dhe në Shtëpinë e Kulturës së Murinë, është zhvilluar aktivitet i dendur, i begatë dhe i larmishëm me program shumëdimensional nga opuset, zhanret dhe sferat e kulturës, ndër të cilat veçojmë: Rivistën e folklorit, në të cilën me këngë dhe valle autoktone burimore u prezantuan anëtarët e shoqërive kulturo-artistike “Pllavsko jezero” nga Plava; “Xhafer Nikoçeviq” nga Gucia; “Mlladost Vishnjevo”, nga Travniku i BH dhe SHKA “Mladost” nga Sjenica e Serbisë; Koncertin e madh të margaritarëve të melosit popullor të Malit të Zi në të cilin me performancat e veta u prezantuan këngëtarët e mirënjohur: Branka Shqepanoviq, Shukrija Zhuti Serhatlliq, Esad Merulliq, Vesko Milleusniq, Gjulija Pellinku, Dragan Raçiq, Dejan Shkulletiq, Aldin Avdijaj dhe Nexhib Delliq. Koncertin në skenën e improvizuar në platoun e SHMP “Beqo Bashiq” të Plavës i përcolli orkestri i madh popullor i Shukrija Zhuti Serhatlliq; Koncertin e
madh të këngëtares së popullarizuar dhe të mirënjohur serbe të muzikës folk dhe pop-folk, Dara Bubamara (Radojka Kesiq), panairin e produkteve të prodhimeve bujqësore dhe artizanale në të cilin prodhimet e veta i ekspozuan shumë individë dhe shumë kompani bujqësore nga Plava, Andrijevica, Berani, Rozhaja e Petnica; Përurimin e librit “Plavjanët dhe gucijanët në anekdota” të autorit nga Plava Ibrahim-Ibro Rekoviq; Përurimin e Parkut nacional “Proklletije”; Ekspozitën e pikturave dhe fotografive të Parkut nacional dhe Qendrës për Kulturë në Plavë, etj. Pos ngjarjes qendrore që është zhvilluar në malin Kofilaça në Plavë, ku vashat plavjane në kostume speciale kanë vjelur frytin e boronicës, ku dhe është zhvilluar programi i begatë kulturo-artistik e muzikor, me pjesëmarrje jo vetëm të qytetarëve nga Komuna e Plavës, por edhe të shumë personaliteteve të njohura të jetës shoqërore e politike nga qendrat e ndryshme të Malit të Zi, janë zhvilluar edhe një vistër aktivitetesh të tjera nga sfera të ndryshme. Edhe këtë vit, manifestimi “Ditët e boronicës, Plava 2017”, është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Malit të Zi dhe në organizim të Qendrës për Kulturë dhe
Komunës së Plavës, i sponzoruar dhe përkrahur nga një numër i madh i ministrive në Qeverinë e Malit të Zi, institucioneve, organizatave dhe kompanive nga Plava dhe Mali i Zi. Në natën e fundit të manifestimit me program të begatë muzikor, të pranishmëve të tubuar në platonë para Qendrës për Kulturë, i argëtuan anëtarët e SHKA “Pllavsko Jezero”, të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare e malazeze. Ata po ashtu patën rast të njihen me eksponate tradicionale etno-kulturore të vendit të prezantuara në “dhomën e Plavës” dhe me ekspozitën e hapur të pikturave të Qendrës për Kulturë në hollin e objektit të saj. Në mungesë të mjeteve financiare, edhe këtë vit mungoi ndarja tradicionale e çmimeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm të manifestimit, pos shpalljes së bukuroshes (misit) të “Ditëve të boronicës”, epitet ky që i takoi Adellisa Canoviq dhe vjelëses më të re Aida Bashiq. Manifestimin e sivjetshëm e shpalli të mbyllur drejtori i Qendrës për Kulturë të Plavës, Sulejman Shaboviq, i cili në fund tha se prej ditës së nesërme fillojnë përgatitjet për shënimin e manifestimit të vitit të ardhshëm. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Takim: Lumnije Kastrati – Llunji dhe Ali Llunji në kafenenë “Timoni” në Ranë
Çift që gëzon shumë respekt
Ali Llunji - publicist, shkrimtar, dramaturg e autor i dokumentarëve televizivë, është një veprimtar i palodhur i cili mbi 50 vite, që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar e deri më sot shkruan, hulumton dhe është ende i pranishëm në media anembanë viseve tona, pavarësisht se tashmë është në pensionin e merituar
Ismet Karamanaga Kafja e parë e mëngjesit në këtë kafene të Ulqinit, me pamje në det dhe në Kala, te ky çift gjithmonë zgjon kujtime të mëdha nga koha e rinisë, nga koha kur kanë kaluar më tepër kohë në vendlindjen e Aliut, në Ulqin, nipit të fisit të njohur Karamanaga nga Kalaja e Ulqinit. Edhe tash si të moshuar, çdo ditë dalin në Ranë, shëtisin buzë detit, shijojnë aromën e pishave dhe detit të kaltër. Një kohë të shkurtër qëndrojnë afër bregut, evokojnë kujtimet e së kaluarës së tyre. Shpesh rrimë së bashku, mësoj shumë nga Aliu, i cili është një
“
26
enciklopedi në këmbë. Tekefundit, ai është nipi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi. Është njëri ndër themeluesit e televizionit shqip në Kosovë, veçanërisht i filmave dokumentarë televizivë. Disa fjalë për zonjën Lumnije. Ajo është një zonjë e rëndë, siç themi ne në Ulqin. Zonja Lumnije vjen nga një familje me një pedigre të veçantë nga Kosova. Babai i saj, z. Beqir Kastrati, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale shqipe të Gjakovës. Profesor i gjuhës frënge, por edhe i asaj esperanto. Nxënësit e tij nga Ulqini e Tuzi kanë treguar se ai gjithmonë ka qenë i përgatitur që të plotësojë programin shkollor. Kam nder ta përmendi, pasi që ai ka qenë pedagogu i shumë personaliteteve dhe intelektualëve të njohur nga Ulqini, siç kanë qenë ish-mësimdhënësit Fadil Taipi, Ru-
Nga puna disa dekadëshe e mësueses dhe pedagoges Lumnije dolën shumë gjenerata. Ishte e çmuar, e respektuar dhe e shpërblyer si mësuese e dalluar. Nxënësit e saj sot në Kosovë ushtrojnë detyra të larta dhe me përgjegjësi shtetërore. Ajo është shumë krenare sepse puna e saj si pedagoge u kurorëzua me sukses
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
zhdi e Naxhije Alibegu, Hasan Gorana, Hilmi Cungu e të tjerë. Prandaj, nuk është e rastit pse kjo zonjë ka pasur dhe ende gëzon një autoritet të madh tek ne në Ulqin, jo vetëm si nusja e një ulqinaku kaq të njohur, siç është Ali Llunji, por edhe më gjerë. Nga puna disa dekadëshe e mësueses dhe pedagoges Lumnije dolën shumë gjenerata. Ishte e çmuar, e respektuar dhe e shpërblyer si mësuese e dalluar. Nxënësit e saj sot në Kosovë ushtrojnë detyra të larta dhe me përgjegjësi shtetërore. Ajo është shumë krenare sepse puna e saj si pedagoge u kurorëzua me sukses. Ali Llunji - publicist, shkrimtar, dramaturg e autor i dokumentarëve televizivë është një veprimtar i palodhur i cili mbi 50 vite, që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar e deri më sot shkruan, hulumton dhe është ende i pranishëm në media anembanë viseve tona, pavarësisht se tashmë është në pensionin e merituar. Aliu tregon se bashkëshortja e tij, znj. Lumnije, e ka përkrahur dhe nxitur në krijimtarinë e tij. Aliu ka një arkiv të pasur i cili përmban shkrime, jo vetëm librat e botuar, por edhe shumë intervista me
KULTURË
personalitete të njohura të kulturës dhe artit, filma dokumentarë, tregime dhe shumë gjëra me të cilat një ditë do të merren hulumtuesit e veprës së tij madhore. Nëna e tij, znj. Pashe Llunji, e lindur Karamanaga, ka qenë ndër më të urtat në fisin tonë, prandaj edhe për këtë mendoj se i ka takuar më të mirit në fisin e Llunjve, hafiz Hasan Llunjit, myftiut të fundit të Ulqinit, imamit dhe myderrizit të Xhamisë së Ranës - Detarëve. Për idetë përparimtare dhe respektin e veçantë të cilin e ka pasur në qytetin e Ulqinit, babain e
tij, hafiz Hasan Llunjin, dhëndrin më të mirë të fisit tonë të Karamanagëve, komunistët e kanë pushkatuar pa asnjëfarë faji, kurse një javë më parë kishin pushkatuar edhe Rafo Goranën, pilotin e parë te ne, ashtu si dhe Hodo beg Bushatin me të birin e tij Ahmetin dhe një grup intelektualësh të tjerë. Afër fshatit Braticë është varri i tij dhe i tre martirëve të rënë. Njihet mikrotoponimi “Kthesa e Hoxhës” apo edhe “Laku i Hoxhës”. Për meritat kombëtare, mendoj unë, është e udhës që një rrugë e Ulqinit të mbajë emrin “Myfti
Hasan Llunji”. Ka mbetur në kujtesë të ulqinakëve toleranca dhe bashkëpunimi i myfti Hasanit në sferën kombëtare me priftin shembullor, dom Nikollë Tusha, po ashtu të pushkatuar nga komunistët. Hoxhë Llunji ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë si imam, teolog dhe më në fund edhe si myftiu i fundit i qytetit të Ulqinit. Pa dyshim që kjo figurë markante e qytetit tonë ka lënë një zbrazëti të madhe në qytetin tonë. Për gjithë këtë, nuk është për t’u çuditur pse ky çift gëzon kaq shumë respekt. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Botime të reja
Vëllim poetik për fëmijë (Ali Gjeçbritaj, Kopshti i xixëllonjave, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2017) Pas përmbledhjeve të tij të poezive për të rritur, monografisë për arsimin shqip në Krajë, librave me karakter publicistik etj., autori Ali Gjeçbritaj vjen me vëllimin e tij të parë poetik për fëmijë “Kopshti i xixëllonjave”. Libri përbëhet nga 74 faqe dhe në të janë përfshirë 53 poezi për fëmijë, të ndara në pesë cikle. Redaktore dhe lektore e librit është Ardita Rama, recensente Arlinda Sukaliqi, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelek-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
tualëve “Art Club”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh të Krajës, më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistikë. Shkruan dhe krijon kryesisht poezi, tregime, vështrime dhe shkrime publicistike. Bashkëpunon me të gjitha mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Shkrimet e tij i hasim edhe në revis-
ta e gazeta jashtë Malit të Zi. Deri tash ka botuar këto libra: “Motet” (përmbledhje me poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi) dhe vëllimin poetik “Botë mashtrimi”. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 120 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në (Kohapress) Malin e Zi.
MOZAIK
Botime të reja
Vëllim poetik për fëmijë
Seminari, ambasador i gjuhës dhe kulturës shqiptare Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që ka hapur dyert të hënën në Prishtinë, do ta vazhdojë rrugëtimin si ambasador i gjuhës e kulturës shqiptare. I cilësuar si institucion që sivjet shënon edicionin e 36-të, ngjarja më e madhe albanologjike edhe këtë vit
ka tubuar studiues nga mbarë bota. Në ceremoninë e hapjes së edicionit të sivjetmë, në ambiente të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, janë përmendur sukseset por edhe sfidat për realizimin e ngjarjes së madhe të albanologjisë. Drejtori i seminarit, profesori universitar Rrahman Paçarizi, ka thënë se këtë vit kanë përjetuar numër rekord të kërkesave për mësimin e gjuhës
shqipe. Sipas tij, moment i ri është interesimi i brezit të dytë apo të tretë të mërgatës shqiptare për ta përmirësuar shqipen e tyre. “Fatkeqësisht nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u dalë zot këtyre kërkesave. Seminari deri më tash e ka kryer punën e tij duke i shpërfillur vështirësitë dhe kështu do të vazhdojë edhe më tej”, ka thënë ai. E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Deutsche Welle
Serbi: Më e rëndësishme Kosova apo ligji? Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë David McAllister u takuan në Beograd të shtunën (12.08). Si përfundim shihet qartë se ata kanë perceptim të ndryshëm, se cilat janë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Pas takimit, McAllister si kërkesë kyçe nga ana e BE-së përcaktoi luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Me këtë vlerësim nuk u pajtua presidenti i Serbisë. Ai ka një listë komplet ndryshe sa u përket bisedimeve me Perëndimin: “Çështja kryesore është Kosova, në vendin e dytë është qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë”, thotë Vuçiq, ku sundimi i ligjit është parë
30
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
në vendin e tretë. Vuçiq ka shtuar, se “kokëdhimbje shkaktojnë vetëm marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Nëse nuk kemi përparim në këtë çështje nuk do të ketë asnjë progres drejt BE-së”. Deklaratat e ndryshme vijnë ndoshta sepse Serbia nuk mund të marrë ende datën e përafërt të integrimit në BE. Por është e mundur që në këtë mënyrë Alkesandër Vuçiq është duke u përgatitur për fushatën zgjedhore me mesazhin “që ai e shpreh mendimin e tij shumë qartë”. Dhe të tregojë zemërimin e tij që nuk ka marrë datën e hyrjes në BE. Çështja me Kosovën? “Unë mendoj se të dy deri diku kanë
të drejtë” vlerëson mosmarrëveshjen në deklaratat për opinionin Boshko Jakshiq. “Nga pikëpamjet reformuese, sundimi i ligjit është vërtet shumë i rëndësishëm për shoqërinë serbe në tërësi. Por Vuçiq ka të drejtë edhe sepse pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Serbia nuk do të ketë të ardhme pa marrë parasysh zbatimin ose jo zbatimin të reformave. McAllistetr e ka shmangur çështjen e Kosovës, duke mbajtur qëndrim diplomatik”, thotë Jakshiq. Nuk diskutohet që për politikanët perëndimorë sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, thotë Jelena Miliq, drejtuese e Qendrës për Studimet Euro-Atlantike. Për pajtimin
MOZAIK
Cilat kushte duhen plotësuar së pari për integrimin në BE? Sipas deklaratave të BE-së, ato janë sundimi i ligjit dhe lufata kundër korrupsionit. Por mediat në Beograd besojnë se tema kryesore për Perëndimin ëshë Kosova
rajonal, sipas mendimit të saj, është gjykimi i krimeve të luftës në Serbi dhe mbështetja e gjykimit gjithëpërfshirës të krimeve të luftës në Kosovë. “Unë mendoj se vërejtjet për dyfytyrësi ndaj bashkësisë ndërkombëtare perëndimore janë të sakta, sepse është rënë dakord që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një copë letre në rregullimin e marrëdhënieve. Por kjo nuk trajton me asnjë fjalë se si është arritur kjo marrëveshje, dhe se shumë autorë të krimeve të pazgjidhura të luftës mbeten të pandëshkuar”. Rusia, në pozitë më të lartë se në vendin e dytë Rusia u shfaq në këtë takim si një nga
pengesat kryesore në rrugën e integrimit evropian. Në opinionin serb shihet se ka një problem në shkëputjen e marrëdhënieve me Rusinë. Jelena Miliq thekson se është shumë pozitive që Rusia vlerësohet më në fund se është në pozitë më të lartë se ajo e dyta. “Presioni dhe shantazhet e Rusisë ndaj Serbisë ngadalësojnë integrimin evropian. Tani nuk flitet më për çështjen e anëtarësimit në NATO, por vetëm për ngadalësimin e proceseve të demokratizimit. Prandaj, do të ishte mirë nëse arrihet një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që do t’i hiqte Rusisë një nga përparësitë kryesore me të cilën mund ta destabilizonte rajonin”.
Prioriteti kryesor: Sundimi i ligjit apo Kosova? Deklarata e David McAllister ka shkaktuar konfuzion në Serbi, ku shtrohet pyetja: A është kusht kryesor për anëtarësim në BE sundimi i ligjit apo çështja e Kosovës? McAllister njoftoi se do të vizitojë Serbinë përsëri pas dy javësh, dhe ndoshta atëherë do të mundet të sqarohen dyshimet sa i përket kërkesave të BE-së. Boshko Jakshiq ka vlerësuar, se “koha është që Perëndimi të jetë i vendosur - jo vetëm kur bëhet fjalë për Serbinë, por edhe për rajonin më gjerë – se prioritet duhet të jetë vendosja e demokracisë. Unë thellësisht besoj se pa demokraci nuk ka stabilitet.” E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
32
Javore KOHA
MOZAIK
m
t
Javore KOHA
33
MOZAIK U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
PROTOCOL ASSISTANT/TRANSLATOR
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
As Protocol Assistant, the incumbent provides protocol guidance and translation/interpretation for the Front Office. In addition, the incumbent offers advice on protocol issues to other Embassy sections as required. The incumbent reports to the Executive Section OMS and deals directly with the Ambassador at events that require incumbent to translate.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Four year University Degree in social sciences is required.
2. EXPERIENCE: Must have at least three years of progressively responsible experience in translating/interpreting and office administration.
3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must be able to work accurately with little supervision; research questions relative to protocol and social customs. Ability to become an expert on questions of protocol, dealing with high-level officials and to work under continuous pressure. Excellent interpersonal skills are required to be able to work with all levels within the Embassy and the host government. Good public speaking skills are needed when accompanying the Ambassador at events and important meetings. 5. KNOWLEDGE: Must have thorough knowledge of host government diplomatic instructions, regulations and sources for reference as well as State Department manuals and regulations. Must be able to render accurate and clear translations and interpretations of various subject matters, in particular of political and economic nature. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: AUGUST 28, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Protocol Assistant/Translator) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në spanjisht Cilat ishin institucionet që funksiononin gjatë periudhës së Kanunit të Lekë Dukagjinit? Mbi çfarë normash dhe dokesh juridike funksiononte shoqëria? Cili ishte folklori dhe etnologjia? Të gjitha këto sot nuk janë më, por mbartin rëndësinë e trashëgimisë së një dokumenti të rëndësishëm ligjvënës për kohën. Ndërsa tani interes studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit pas një sërë shtetesh ka shfaqur dukshëm edhe Spanja. Duke e përkthyer këtë Kanun në gjuhën e tyre. “Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më
34
Javore KOHA
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit”, thotë Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht. Kur përmendim lashtësinë e dokumentit nuk mund as ta distancojmë nga ndikimi që ende edhe sot ka kanuni mbi popullsinë e malësisë së Shqipërisë, në Kosovë, apo dhe vende të tjera ku janë shqiptarët. Pavarësisht se në këtë kohë ai re-
alitet është i largët. “Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime”, thotë Ajazi. Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, është ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane.
SPORT
“Shkëndija” ndeshet sonte me gjigantin italian “Milan”
Tetovarët provojnë të bëjnë historinë
Ndeshja është e vlefshme për fazën e “play off”-eve, që të siguron biletën për hyrjen në fazën e grupeve të trofeut të dytë më të rëndësishëm evropian të futbollit Skuadra e “Shkëndijës” nga Tetova do të ndeshet sonte me Milanin në Ligën e Evropës. Ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit tetovar do të luhet në stadiumin “San Siro” të gjigantit italian Milan. Futbollistët e “Shkëndijës” kanë udhëtuar të martën drejt qytetit të modës, ku kanë kryer disa stërvitje para ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës. Ndeshja është e vlefshme për fazën e “play off”-eve, që të siguron biletën
për hyrjen në fazën e grupeve të trofeut të dytë më të rëndësishëm evropian të futbollit. Pas më shumë se 65 mijë të pranishmëve në ndeshjen e një raundi më parë kundër Universitatea Craiova, në takimin e kthimit të turit të tretë kualifikues të Europa League, Milani synon sërish të ketë një stadium të mbushur edhe përballë “Shkëndijës” së Tetovës. Në kulmin e vapës mbytëse që ka përfshirë të gjithë Evropën, milanistët janë të etur për ta parë në fushë
skuadrën e tyre për sezonin e ri. Sigurisht që numri i arritur i spektatorëve në ndeshjen ndaj Craiovës është i vështirë të përsëritet, por drejtuesit e klubit duken optimistë.. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave, më 24 gusht, në “Telekom Arena” në Shkup, ku edhe pritet një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të klubit kuqezi. Edhe ekipin tjetër shqiptar, “Skënderbeun”, e pret një përballje e vështirë kundër Dinamos së Zagrebit. (Kohapress)
E ENJTE, 17 GUSHT 2017
Javore KOHA
35