Skip to main content

Koha 762

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 prill 2017 Viti XVl Numër 762 Çmimi 0,50

Intelektuali i sotëm politik

ISSN 1800-5696

Me zor e mundim… por Franca mbetet europiane!

Si u zhvendos afresku “Zoja e Shkodrës” në Romë më 1467


PËRMBAJTJE

MASHT ofron ndihmë për forcimin 5 e arsimit shqip në Mal të Zi

Në interes të partive politike

Asnjë i dyshimtë për krimet e bëra

Gjuha shqipe të “mjekohet” me shumë ngut

12

10

14

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017


PËRMBAJTJE

16

26

Vazhdim i ruajtjes dhe kultivimit të folklorit në Malësi

POEZI - ANTON GJURAVÇAJ

A ka më bukur se guri?!

Ngulimet e para

20

28

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 27 prill 2017 Viti XVl Numër 762 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

pozitiv

Intelektuali i sotëm politik

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Me zor e mundim… por Franca mbetet europiane!

Si u zhvendos afresku “Zoja e Shkodrës” në Romë më 1467

europiane! por Franca mbetet Me zor e mundim…

Romë më 1467 “Zoja e Shkodrës” në Si u zhvendos afresku

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

sotëm politik

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, pranon se ka ndryshuar mendim

S’na duhet referendum për anëtarësim në NATO

Podgoricë - Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka thënë se nuk do të propozojë referendum për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ai tha se Parlamenti ka legjitimitet që të prononcohet për këtë çështje, ndërsa ai personalisht ka ndryshuar mendjen krahasuar me atë para katër vitesh, kur pohoi se do të ketë referendum mbi këtë çështje. “Unë para katër vitesh dhashë pikëpamjet e mia, shumë qartë dhe sinqerisht, duke konsideruar se referendumi është mënyra më e mirë që të theksohet vullneti i qytetarëve. Katër

4

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

vitet e fundit treguan se për këtë nuk ka nevojë. Nuk ka ndodhur asgjë që do ta bënte të domosdoshëm referendumin. Qytetarët tanë e dinë se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin edhe prononcim për NATO-n. Dhe, me rastin e këtyre zgjedhjeve është ngritur aktakuzë për aktivitete terroriste të cilat ishin planifikuar në ditën e zgjedhjeve dhe për aksionin terrorist që duhej të ndryshonte vullnetin e qytetarëve dhe të konstituonte Parlamentin, që në përbërjen e vet do të ishte kundër NATO-s. Në kushte të tilla, është evidente se nuk ka nevojë

për referendum dhe është evidente se Parlamenti dhe deputetët e tij duhet të marrin përgjegjësinë për vendimin mbi pranimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike dhe t’i mundësojnë Malit të Zi hyrjen në NATO”, tha Vujanoviq. Ai shtoi se referendumi është i panevojshëm dhe se do të ishte sfidë e re mbi sigurinë, rrezik i ri dhe aktivitet i panevojshëm. Vujanoviq tha se nuk pret trazira nesër në Cetinë, kur deputetët do të votojnë për Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, zhvilloi vizitë zyrtare në Kosovë

MASHT ofron ndihmë për forcimin e arsimit shqip në Mal të Zi Prishtinë - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka pritur ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të pakicave të tjera nacionale pranë kësaj ministrie, Leon Gjokaj, dhe drejtori i Drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive të pakicave të tjera nacionale në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj. Në deklaratën për shtyp të MASHT-it thuhet se në këtë takim është biseduar për shumë çështje të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, me theks të veçantë për arsimin në gjuhën shqipe, si dhe për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim. Bajrami theksoi faktin se Kosova ka një bashkëpunim shumë të mirë me Malin e Zi në sferën e arsimit. Ai tha se Kosova ka ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi në shumë forma, si me tekste shkollore, me ndarjen e kuotave për studentë, por shprehu

gatishmërinë për të ndihmuar edhe në trajnimin e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar dhe në fusha të tjera. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, falënderoi ministrin Bajrami për gatishmërinë e vazhdueshme për të ndihmuar në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ai theksoi se Kosova gjithmonë ka qenë në fokus të interesimit të të rinjve shqiptarë në Mal të Zi sa i përket arsimimit të lartë dhe ky interesim vazhdon të jetë i madh. Gjatë vizitës së tij në Kosovës, delegacioni qeveritar nga Mali i Zi ka vizituar edhe Universitetin e Prishtinës, ku ka folur me Rektorin e këtij Universiteti, Marjan Dema, mbi forcimin e bashkëpunimit. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se në takime është vlerësuar se është e nevojshme që karakteri interkulturor i sistemit të arsimit të avancohet më tej dhe se në këtë drejtim ekziston nevoja e shprehur gjithnjë e më tepër për shkëmbimin

e shembujve të praktikave dhe përvojave të mira. Ministri Zenka ka biseduar edhe me anëtarët e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. Në fokus të takimit ka qenë rëndësia e Strategjisë për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Republikën e Kosovës 2016-2021, e miratuar para pak kohësh. Në takim është konkluduar se duhet të punohet bashkërisht në afirmimin dhe ruajtjen e identitetit të pakicës malazeze në Kosovë, si dhe integrimin e saj të plotë në shoqërinë kosovare. Lidhur me këtë është biseduar për vizitën e përfaqësuesve të resoreve relevante në Qeverinë e Malit të Zi për realizimin e Strategjisë së përmendur si dhe Planit të veprimit për zbatimin e saj. Është propozuar nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe intensifikimin e aktiviteteve për rritjen e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitet malazez në të gjitha nivelet në institucionet e Kosovës. (Kohapress)

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

QASJE

Intelektuali i sotëm politik Të jesh intelektual është krenari por edhe përgjegjësi, ngaqë të duhet të vësh shenja në rrugë edhe atëherë kur rrugëçarja e sotme politike dëshiron rrugë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë kamerë. Nëse arrin ta sfidosh këtë rrugëçari politike, ke të drejtë të ndjehesh krenar, por duke mos harruar se misioni i intelektualit nuk mbaron për aq kohë sa mer frymë dhe se ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, dhe të ketë kurajon ta thotë të vërtetën haptas ku dhe kur duhet, sado e hidhur, sado tragjike, sado e papëlqyeshme që të jetë për veshët e të tjerëve

Qani Osmani

Në jetën tonë të përditshme shpesh përdoret fjala “intelektual”. Mësojmë se fjala intelektual rrjedh nga gjuha latine, nga fjala intelectus, që do të thotë kuptim, ide, koncept. Për intelektualin thuhet se është një njeri që ka përgaditje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës e të kulturës, por që ka edhe një diapazon dhe një formim të gjerë arsimor. Intelektuali mes tjerash merret me punë mendore dhe ka aftësi të theksuar të të gjykuarit të arsyeshëm. Të jesh intelektual është krenari por edhe përgjegjësi, ngaqë të duhet të vësh shenja në rrugë edhe atëherë kur rrugëçarja e sotme politike dëshiron rrugë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë kamerë. Nëse arrin ta sfidosh këtë rrugëçari politike, ke të drejtë të ndjehesh krenar, por duke mos harruar se misioni i intelektualit nuk mbaron për aq kohë sa mer frymë dhe se ai duhet të jetë prezent në

6

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

kohën e vet, dhe të ketë kurajon ta thotë të vërtetën haptas ku dhe kur duhet, sado e hidhur , sado tragjike, sado e papëlqyeshme që të jetë për veshët e të tjerëve. Intelektuali e ndihmon shoqërinë përkatëse duke e udhëzuar me veprat e tij, për ta kërkuar këtë të drejtë të mohuar nga pushtetarët. Intelektuali i vërtetë gjithë jetën duhet të jetë në kërkim të gjetjes së rrugëve për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, në kërkim të gjetjes së rrugëve për mbrojtjen nga padrejtësitë, në kërkim të gjetjes së rrugëve për përmirësimin e jetës shpirtërore dhe shoqërore dhe në kërkim të dijes. Fjala intelektual u shfaq për herë të parë në shekullin XVIII me Volterin e të tjerë, por kjo nuk do të thotë se para këtij shekulli nuk ka pasur intelektualë. S’do mend se intelektualë kishim edhe atëherë kur nuk ekzistonte fare kjo fjalë, siç, fjala vjen, ishte Sokrati, por i mungonte një emërtim i tillë, përndryshe ndryshimet në botë nuk do të mund të vinin prej qëndrimeve SERVILE, STERILE dhe SAHANLËPIRËSE. Sa ndërlidhet kuptimi i fjalës intelektual me intelektualët e sotëm politikë (respekt për përjashtimet pozitive)

është një pyetje që fillimisht kërkon shpjegim më të thellë; të shohësh sot se kujt i thonë intelektual, dhe pastaj menjëherë të hulumtosh rreth veprave dhe qëndrimeve të tij nëpër kohë sa u përket politikave të përgjithshme. Çfarë do të shohësh si përfundim? Mbizotërimin e heshtjes. Heshtje dhe strukje për t’u dukur ndonjëherë me ndonjë përsiatje që më tepër sjell mjegull sesa sqaron diçka sa u përket problemeve të korrupsionit, politizimit të arsimit, diskriminimit, manipulimit të votuesve etj. Pikërisht heshtja ndaj problemeve reale dhe konkrete është kanceri i atyre që vetes i thonë intelektual, që për fat të keq sot me shumicë i kemi në shoqërinë tonë. Këta lloj intelektualësh harruan apo nuk dinë se të jesh intelektual dhe të shkëmbesh diturinë me një nënshtrim të ulët ndaj kësaj bote, është njësoj si të hidhesh në llavën përvëluese të vullkanit nga dashuria që ke ndaj të ngrohtit. Për ta sqaruar këtë dukuri dhe për të ardhur deri te zbërthimi i kësaj amullie, kësaj radhe duhet t’i theksojmë disa veti të intelektualit servil dhe steril, duke ardhur kështu lexuesi vetë, deri te një përgjigje e duhur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rreth degradimit të vlerave që ka hijezuar ashpër shoqërinë tonë. Disa veti të intelektualit të sotëm servil, steril dhe sahanlëpirës, janë: - Zgjohet vonë prej gjumit dhe hapi i parë që e hedh është nisja drejt ndonjë kafeneje dhe qëndrimi dy orë e më tepër aty, ku pamja e tij shëmtohet me shoqërimin e një luge të plastikës, që herë pas herësh e rrotullon në gojë; - Ka të mbushur celularin me numra të politikanëve dhe funksionarëve të ndryshëm. Jo pse kjo është ndonjë gjë e keqe, porse përmes kësaj krekosje mëtohet t’u thotë të tjerëve se “ja kush jam, njihem me të fortit” ; - Gazetën e shikon vetëm në ballinë dhe fillon të flasë keq për gazetarët dhe publicistët objektivë dhe të sinqertë, për ata që nuk përkrahin politikën e partisë të cilës ai i takon; - Libra jo që nuk dëshiron të lexojë, por nuk ka kohë, ngaqë është i zënë me bjerrje të kohës; - Atë pak dituri që ka, sigurisht të arritur në kohën e studimeve, lehtësisht e përdor për pazarllëqe të politikës ditore; - Me këmbëngulje mbron

vetëm politikanët që janë në pushtet, mbase çdo të keqe nga ana e tyre e arsyeton se opozita dhe të huaj të qëndrojnë mbrapa; - Sa për t’u dukur se është i gjallë, fillon e merret me të kaluarën e largët, duke pasur për qëllim të zhvendosë vëmendjen ndaj telasheve të sotme; - Ankohet për të ardhurat mujore, edhe pse të ardhurat financiare falë partisë të cilës i takon janë dytre fish mbi mesataren në vend; - Shokun, që dikur e lavdëronte, tani e përqesh me emërtime nga më të rëndat, dhe e quan budalla pse nuk ndërron parti me atë që është në pushtet; - Në rast të ndonjë mbledhjeje në parti, me kryetarin e partisë, ende pa e kryer ai fjalinë, vetëm me lëvizje të kokës vertikalisht e pohon dhe plotësisht përkrah atë që flet i pari i partisë; - Fjalët që nuk ka guxim t’i thotë në ndonjë debat politik ose konferencë, me guxim të pashoq, i thotë pas darke në prani të atyre që, përpos respektimit të autoritetit si intelektual, nuk e vrasin mendjen për fjalët që i thotë: - Qëndron deri në orët e vona të natës duke përgojuar njerëzit dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pasi të kthehet në shtëpi, përpara anëtarëve të familjes hiqet se vjen prej ndonjë beteje të rëndë intelektuale. Në shoqëritë me traditë demokratike jo vetëm që është i pranishëm mendimi kritik i intelektualit, por ai është i domosdoshëm për çështjet e ndryshme shoqërore. Fjala e gatuar dhe e pjekur mirë në furrën e mendimit është vepra e intelektualit. Hoferi thotë se “e dimë që fjalët nuk mund t’i lëvizin malet, por ato mund t’i lëvizin masat. Njerëzit janë më shumë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin për një fjalë sesa për çfarëdo tjetër. Fjalët i japin formë mendimit, i trazojnë ndjenjat dhe lindin aksionin”. Njerëzit e fjalës si: teologët, profetët, intelektualët, kanë luajtur një rol më vendimtar në histori sesa liderët ushtarakë, burrështetasit dhe biznesmenët. Prandaj sot me të drejtë bëhet pyetja: deri kur shumica e intelektualëve të sotëm do të jenë indiferentë dhe kur do të angazhohen, apo do të qëndrojnë gjithnjë në heshtje. Nëse qëndron kjo e fundit, atëherë kemi të bëjmë me intelektual servilë, sterilë, do të thoja edhe sahanlëpirës, sepse intelektualët e sotëm duhet ta dinë se heshtja nuk është cilësi e intelektualit. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Bernd Riegert

Mund të kishte ndodhur edhe më keq, por megjithatë rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë (23.04) nuk të bën të lumtur. Populistja e djathtë, Marine Le Pen renditet e dyta dhe futet në balotazh duke arritur suksesin më të madh politik të saj. Nacionalistja e çfrenuar është në ofensivë. Që nga marrja në dorë e kryesimit të partisë nga babai i saj antisemitist, ajo e ka udhëhequr Frontin National drejt suksesit – fillimisht në zgjedhjet lokale, ato europiane dhe tani në zgjedhjet presidenciale. Çfarë po ndodh në vendin e dytë më të madh të BE-së, që një politikane e talentuar e strat-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Me zor e m Franca mbe ege por me botëkuptime të vjetëruara të ketë kaq sukses?

Shansi i dytë për votuesit

Le Pen vetëm për pak nuk arriti të marrë shumicën e votave. Ky është sensacioni i këtyre zgjedhjeve dhe fitorja e hidhur e demokratëve të vërtetë. Shpresa e fundit është socialdemokrati liberal Emmanuel Macron. Për të votoi arsyeja, jo emocioni. Në raundin e dytë pas dy javësh (07.05) bëhet fjalë që të arsyeshmit të votojnë për të, edhe pse nuk janë të bindur plotësisht për orientimin politik të tij. Socialistët e konservatorët duhet

dhe do të rreshtohen pas 39 vjeçarit jo me ndonjë përvojë të madhe në politikë. Sepse tani bëhet fjalë për të ndalur Marine Le Pen dhe fantazitë e saj gjithënacionale. Disa vëzhgues zgjedhorë madje kanë folur për një efekt Trump në raundin e dytë, pra për një fitore të papritur të populistëve. Por kjo është në Francë gati e pamundur edhe për shkak të sistemit zgjedhor në këtë vend, që u mundëson zgjedhësve një shans të dytë për të marrë një vendim të arsyeshëm.

Paralajmërimi i fundit

Edhe nëse me shumë gjasë, Emman-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Kandidati Emmanuel Macron është shpresa e fundit e Europës. Megjithatë një populiste triumfoi e u fut në balotazh në Francë. Kjo është një goditje historike për demokracinë, por ende jo katastrofë

mundim…por etet europiane! uel Macron do t’ia dalë të hyjë në Pallatin “Elysee” këto votime mund të konsiderohen si paralajmërimi i fundit. Paraardhësit e Macron, konservatori Nicolas Sarkozy dhe socialisti i pafat, Francois Hollande nuk ia dolën të ripërtërijnë Francën, të ndërmarrin reformat e duhura ekonomike e shoqërore. Francezët në masë kanë votuar jo vetëm për të djathtën ekstreme, por edhe për të majtën ekstreme, për komunistin e vjetër, JeanLuc Melenchon. Gati çdo i dyti votues ndërkohë e refuzon sistemin e deritanishëm. Të kujtojmë që asnjë nga partitë tradicionale franceze nuk ka dalë në balotazh.

Këtë moment duhet ta shfrytëzojë Macron. Ai duhet t’i bëjë sërish për vete francezët e pasigurtë, të sjellë në qendër të e shoqërisë ata që ndjehen të lënë mbrapa nga zhvillimet ekonomike, ata që ndjehen të kërcënuar nga të huajt e emigrantët. Kjo do të jetë detyra e tij më e vështirë. Fqinjët e Francës dhe Bashkimi Europian, që të dielën mbajtën frymën për rezultatin zgjedhor, mund të qetësohen disi. Franca do të qëndrojë në eurozonë dhe nuk do të largohet nga NATO, siç do të vepronte Le Pen. Por europianët nuk mund të vazhdojnë të sillen më si më parë. Franca -si një shtyllë e fortë e BE-së

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përkrah Gjermanisë nuk është më aq e vetëkuptueshme, si mendohej. Emmanuel Macron do të shtrojë kërkesa ndaj BE-së. Ai kërkon lehtësime fiskale. Gjermania duhet të reduktojë suficitin tregtar me Francën. Ky nuk ka për të qenë një udhëtim i lehtë për kancelaren Merkel, por Macron duhet të ndihmohet. Europa duhet t’u tregojë francezëve, se ia vlen zgjidhja e arsyeshme kundër populizmit dhe izolacionizmit. E në fund edhe diçka: Kësaj here sondazhet ia qëlluan: Pra demoskopët nuk i kanë të humbura shpresat, megjithë prognozat e gabuara për Brexit, Trump dhe zgjedhjet në Holandë. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

SHQIPËRIA ME TRE LOBINGJE NË UASHINGTON

Në interes të pa

Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Uashington, por, sipas të dhënave në median shq marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partiv fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Tani, nuk dua që të keqkuptohem. Unë besoj se Shqipëria dhe Kosova si shtete duhet të kenë – përveç ambasadave të tyre në Uashington – edhe një organizatë lobingu për të shërbyer si përfaqsuese e interesave shqiptare në Uashington, sidomos në lidhjet me Kongresin amerikan. Një gjë e tillë mund të justifikohet, pasi kjo është një praktikë që ushtrohet edhe nga shumë vende të botës. Natyrisht se ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në Uashington luajnë rolin e tyre si përfaqësi zyrtare diplomatike në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Por nuk besoj se për nga natyra e tyre, marrëveshjet e partive politike shqiptare, të nënshkruara me organizata amerikane të lobingut, u shërbejnë drejtpërdrejt, interesave të Shqipërisë ose të shqiptarëve. Këto marrveshje u shërbejnë kryekëput vetëm interesave politike afatshkurta të partive në fjalë, ose udhëheqësve të tyre, të cilët gjatë vizitave në Uashington “blejnë” në rend të parë marrjen e fotografive me anëtarë të Kongresit ose me zyrtar të lartë të administratës. Duket se fotot janë diplomacia e preferuar e politikanëve shqiptarë gjatë vizitave të tyre në Shtetet e Bashkuara. Deri më sot, këto lobingje nuk kanë prodhuar asgjë më shumë se ndonjë foto

10

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

të udhëheqsve shqiptarë me ndonjë zyrtarë të lartë amerikanë ose kongresmenë. I famëshëm tani është rasti i fotos 80-mijë dollarëshe e Kryministrit shqiptar Edi Rama me ish-presidentin Barak Obama dhe shtërngimi i duarve midis tyre prej një minute! Përsonalisht, nuk jam dakord me këtë praktikë të partive politike shqiptare për të pasur grupe të tyre lobingu në Uashington -- për arsyen se, në mendimin tim, ato marrveshje nuk i shërbejnë interesave dhe kauzave shqiptare që duhen mbrojtur në Uashington. Por u takon votuesve dhe medias shqiptare që të vlerësojnë përfitimet ose jo që mund të vijnë nga përfaqësi të tilla me pagesë në Uashington, të sponsorizuara nga partitë e tyre politike. Janë taksapaguesit shqiptarë ata që duhet të vendosin nëse praktika të tilla janë në interes të shqiptarëve apo vetëm të partive politike, ose përfaqsuesve të tyre? Unë në të vërtetë -- si pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan-- kam një shqetësim tjetër, që sipas meje është më i rëndësishëm dhe më i dëmshëm, për të mos thënë edhe më i rrezikshëm, që ky fenomen mund të ketë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe mbi rolin që diaspora shqiptare në Amerikë ka luajtur historikisht në këto marëdhënie, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica e deri më sot. Pra, ka të bëjë me faktin se këto aktivitete lobiste të partive shqiptare në Uashington, sidomos vitet e fundit, duket se po afektojnë komunitetin shqiptaro-amerikan dhe rolin e tij prej pothuaj një shekulli në mbrojtje të interesave shqiptare në

Uashington, gjatë një periudhe kur as Shqipëria dhe as Kosova nuk kishin ambasada e as lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fakt ishte komuniteti shqiptaro-amerikan, si individë dhe si grupe të organizuara, që ushtronte rolin e ambasadave dhe të lobit shqiptaro-amerikan. Dihet se lobi shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë luftës në Kosovë, konsiderohej si ndër më të fuqishmit në Uashington, gjë që u provua me mbështetjen e pakursyeshme të këtij vendi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë periudhës komuniste, ky komunitet ka promovuar lirinë dhe demokracinë në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Gjatë viteve të fundit – me përjashtim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

artive politike

qiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar ve në Uashington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në

të Presidentit të Republikës -- është venë re një mos- interesim i gjithanshëm zyrtar për një pjesë të madhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, madje disa vezhgues thonë se shihen përpjekje për ta përçarë komunitetin, bazuar në mbështetje ose jo të partive politike në trojet shqiptare. Fatkeqësisht, duket se fryma e ndasive dhe e përçarjeve politike në trojet shqiptare ka përfshirë edhe komunitetin këtu. Jo vetëm për ta përçarë, por edhe për ta injoruar dhe për ta anashkaluar si të parëndësishëm. Në të vërtetë, marrëveshjet e partive politike shqiptare me lobingjet amerikane në Uashington, përforcojnë këto ndjenja. Duke komentuar mbi marrëveshjet e partive shqiptare me grupe lobiste në Uashington, duke biseduar me një

koleg timin, ai komentoi se me këtë veprim partitë politike shqiptare sikur duan t’i thonë diasporës shqiptare në Amerikë: s’kemi nevojë më për ju. E kaluam lumin, e u…kalin. Kemi ambasadat tona e kemi dollarë për lobingje personale… Ndoshta zyrtarët e sotëm shqiptarë nuk i japin rëndësi diasporës shqiptare dhe rolit të saj historik në Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni zyrtar i ka njohur gjithmonë meritat e tij në promovimin e marrëdhënieve të Amerikës me Shqipërinë dhe me Kosovën, ashtu siç kanë bërë edhe disa udhëheqës shqiptarë në të kaluarën. Është kjo një traditë dhe një domosdoshmëri që nuk duhet të harrohet as të zhduket sepse nuk dihet se kur do të ndodhë kriza e ard-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

hshme për shqiptarët në trojet e tyre, dhe si rrjedhim do të ndjehet nevoja për mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan. Është ky një rol që duhet vlerësuar, jo vetëm për arrrijtjet në të kaluarën, por me qëllim edhe për të mbajtur të interesuar dhe të angazhuar edhe brezat e ardhëshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në mbrojtjen e interesave shqiptare në Uashington. Por, pa marrë parasysh marrëveshjet e nënshkruara nga partitë politike shqiptare me lobingjet amerikane dhe megjithë anashkalimin dhe mosinteresimin seleksionues zyrtar që vihet re sot, sidomos ndaj diasporës së vjetër në Amerikë, komuniteti shqiptaro-amerikan – besoj unë – do të vazhdojë të shërbejë me dinjitet dhe atdhedashuri, si ambasadori më i mirë që mund të kenë Shqipëria dhe Kosova në Uashington. Shqipëria dhe Kosova duhet ta angazhojnë më shumë dhe në mënyrë më të organizuar diasporën pa dallim, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por kudo gjetkë, si një vlerë dhe pasuri të pazevendësueshme për forcimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me botën. Shqiptarët e Amerikës, si gjithmonë më parë, ç’prej kohës së Fan Nolit e Faik Konicës – dhe pa marrë parasysh interesat personale politike dhe frymat e kohës aktuale matanë oqeanit – qoftë si individë qoftë si grupe të organizuara, kur të paraqitet nevoja, do të vazhdojnë të japin për Nënën, për Shqipërinë e për Kosovën dhe për shqiptarët kudo në trojet shqiptare, me ose pa ndihmën e lobingjeve të sponsorizuara nga partitë politike shqiptare. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Përvjetori i 18-të nga vrasja e të dëbuarve me dhunë në Husaj të Rozhajës

Asnjë i dyshimtë pë

Çka është edhe më e vështirë për ta shkruar se në këtë ditë të përkujtuar të tmerrit, nuk doli asnjë bano dhe kanë migruar në Kosovë ,në Europë e deri në Amerikë.Por është për t’u habitur me faktin se përfaq të Rozhajës ku është kryer krimi, nuk e panë të arsyeshme të merrnin pjesë në vendosjen e kurorave n

Haxhi Lajçi

Të martën në fshatin Husaj ,në praninë e familjarëve të të vrarëve, qytetarëve të Rozhajës dhe mjeteve të informimit,u organizua përvjetori i 18-të nga vrasja e disa shqiptarëve të pafajshëm nga ana e ushtarëve e rezervistëve serbo-malazezë. U mbushën 18 vjet qëkur forcat e errëta ushtarake serbo-malazeze të ‘’Batalonit të shtatë’’, pikërisht në orën 18.00 të mbrëmjes, pa pikën e fajit, vranë 6 civilë shqiptarë. Sot edhe shumë mot do të kujtohen klithmat e Labinotit 13 vjeçar dhe të Nemkës ,bijë e Demiqve të Rozhajës,72 vjeçare, si dhe të gjithë të tjerëve që u vranë e u plagosën në qendër të fshatit Husaj . Ato ditë të 18 prillit Kosova po digjej, plaçkitej, e popullata civile po vritej e masakrohej në të gjitha anët pa dallim moshe e gjinie, me të vetmin pretekst se ishin shqiptarë dhe kërkonin liri nga zgjedha e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit. Disa nga banorët e fshatit Novosellë menduan që do t’ju shpëtonin masakrave e vrasjeve, mësynë bjeshkën e Shtedimit në këmbë nëpër borë e mot të lig. Në kolonë kishte fëmijë, djem,

12

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

vajza, burra , plaka e pleq , të cilët pas disa orëve udhëtimi arritën në fshatin Husaj, të lodhur duke bartur me vete edhe disa të plagosur. Qëllimi i tyre ishte të shkelnin tokën e Malit të Zi, duke e ditur se këtu nuk kishte luftë dhe do të gjejnë shpetimin dhe strehimin .Në qendër të fshatit Husaj ,tek ura e lumit ,kolona e gëzuar që arritën te bashkëkombasit e këtij fshati u ndalën për të pushuar dhe kërkuan ndihmë në ushqim, ujë dhe mundësisht dhe vend për t’u strehuar ! Me shpejtësi dhe pa ditur se çka do t’ju ndodhte më vonë ,disa të rinj të fshatit arriten te kolona e të dëbuarve duke ju

ofruar ndihmën e parë, ashtu siç vepronin tash disa javë me radhë për të dëbuarit e shumtë nga Kosova.Papritmas dhe pa kurrfarë paralajmërimi e shkaku nga ana juglindore e fshatit Husaj ,atje ku po qëndronin ditë me radhë ,mysafirë të paftuar,rezervistë ,ushtarë e paramilitarë të ‘’Batalonit të Shtatë’’ e të tjerë, erdhën breshëri të plumbave pa u ndalur disa minuta, nga të cilët pëlumba mbetën të vrarë dhe të plagosur disa nga të dëbuarit,fshatarë të Husajve si dhe Labinoti 13 vjeçar, i vetmi djalë ,i cili ishte i vendosur disa muaj më parë në shtëpinë e Bekë Sokol Lajçit me nënën dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ër krimet e bëra

or nga fshati Husaj , jo pse nuk deshën sepse që nga ato kohë të vështira të gjithë kanë braktisur fshatin qësuesit dhe udhëheqësit e dy komunave: të Pejës ,nga e cila komunë ishin viktimat, si dhe përfaqësues në vendngjarjen e krimit, së bashku me familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve motrat si refugjat. Ditën e nesërme ,sipas dëshmiterëve,të gjitha viktimat ngarkohen nga ana e ushtarakëve në kamion të markës ‘’FAP’’të cilët dërgohen në drejtim të panjohur .Më vonë pas përfundimit të luftës që të gjithë të vrarët u gjetën, u identifikuan dhe u varrosën në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës . Më 19 prill gjatë gjithë ditës ushtria ka bastisur shtëpitë e fshatit Husaj,fshatit Bukel të Epërm dhe ka dëbuar me dhunë të gjithë banorët e këtyre fshatrave, duke i rrahur e grabitur gjësende me vlerë .

Gjatë vendosjës për dy muaj me radhë të ushtarëve dhe paramilitarëve në këto fshatra, u plaçkitën e u demoluan shtëpitë ,veturat, traktorët, kamionët dhe të gjitha gjësendet me vlerë ,u morën dhe kurrë më nuk u kthyen. Ajo që është edhe më e vështirë për ta shkruar është se në këtë ditë të përkujtuar të tmerrit, nuk doli asnjë banor nga fshati Husaj, jo pse nuk deshën por sepse nga ato kohë të vështira të gjithë kanë braktisur fshatin dhe kanë migruar në Kosovë ,në Europë e deri në Amerikë. Por është për t’u habitur me faktin se përfaqësuesit dhe udhëheqësit e dy komunave: të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pejës ,nga e cila komunë ishin viktimat,si dhe përfaqësues të Rozhajës ku është kryer krimi, nuk e panë të arsyeshme të merrnin pjesë në vendosjen e kurorave në vendngjarjen e krimit së bashku me familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve. Ndërkaq, të pranishmit në këtë tubim u pritën nga kryetari i degës së LD në MZ Hysen Daci me bashkëpunëtorët ,Ali Daci,Haxhi Lajçi,Jimmy Daci,të cilët tash 18 vjet me radhë duke e mbajtur mend vendin ku bashkëkombasit derdhën gjakun e pafajshëm. Duke parë faktin se këtu në këtë fshat nuk ka kush t’ju shtrojë sofrën e mikpritjes mysafirëve nga Kosova ,Z.Ali Daci me bashkëpunëtorët i ka ftuar në drekë në restorant ’’ Aldi’’ . Sipas drejtësisë malazeze, vendimi gjyqësor lidhur me këto ngjarje të tmerrshme është se: “Aty në Husaj, Bukel, në Hajlë e gjetiu askush nuk u vra, askush nuk u plagos, nuk janë plaçkitur as nuk janë djegur shtëpi dhe dëbuar banorë...” Edhe pse dihet botërisht, si nga ana e dëshmitarëve okularë por edhe nga ana e zyrtarëve shtetërorë të Malit të Zi, se aty më 18 prill të vitit 1999 u vranë 21 civilë shqiptarë, u plagosën dhjetëra të tjerë në teritorin e Rozhahjës me rrethinë...Edhe përkundër ngritjës së Kallëzimit penal për krimet e bëra mbi civilët shqiptarë nga avokati i mirënjohur Velija Muriq, të gjithë të paraburgosurit e dyshimtë për krimet u liruan si të pafajshëm, ‘’në mungesë të provave ‘’... E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Mendim rreth librit “ Urgjenca gjuhësore” të Gjovalin Shkurtajt

Gjuha shqipe të “ me shumë ngut Gjekë Gjonaj

Akademiku Gjovalin Shkurtaj gjuhësisë shqiptare i dhuroi edhe një libër të vlefshëm. Një vepër me vlera të veçanta për të gjithë shqiptarët. Për gjuhën e tyre të folur e të shkruar. Ky emër i njohur i letrave shqipe dhe mbrojtës i zellshëm i pastërtisë dhe pasurimit të gjuhës shqipe, botoi nën siglën e Shtëpisë Botuese “ Naimi” në Tiranë librin e tij më të ri “ Urgjenca gjuhësore” (Fjalorth i barbarizmave dhe huazimeve të zëvendësueshme me fjalë shqipe), të cilin e mora dhuratë për ditëlindje nga Prof.Dr. Hamit Boriçi. Libri erdhi në duart e lexuesve shqiptarë në kohën kur gjuha shqipe sulmohet nga të gjitha anët dhe mbrohet shumë pak nga ne. Në këtë studim, ku veçohen gabimet që bëhen sot me gjuhën shqipe, autori ka futur të gjithë barbarizmat që nuk duhet të jenë në gjuhën shqipe. Po ashtu në libër ka përfshirë edhe fjalët sinonimike të shqipes për të zëvendësuar fjalët e

“ 14

Libri erdhi në duart e lexuesve shqiptarë në kohën kur gjuha shqipe bëhen sot me gjuhën shqipe, autori ka futur të gjithë barbarizmat që të zëvendësuar fjalët e huaja huaja. Autori tejet i shqetësuar për “ lëndimet” që po i shkaktohen, dita ditës, Gjuhës sonë nga moskujdesi, nga pakujdesia, nga mospërfillja e rregullave dhe normave të gjuhës standarde, nga mbivlerësimi i së huajës dhe nga nënvlerësimi i kulturës sonë kombëtare, na solli këtë libër sa të nevojshëm aq edhe të domosdoshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare dhe institucionet e saj shtetërore. Ky libër, në të cilin përdoruesit e shqipes do të gjejnë korrigjimet e gabimeve gjuhësore më të shpeshta që po ndodhin vitet e fundit, synon t’i thotë “ ndal!” këtij “vrapimi” në këtë “udhë qorre”, duke filluar brenda familjes, tek shkolla e shoqëria civile, tek gjithë shteti Shqiptar. Mesazhi i librit është të përpiqemi të gjithë, në një front, për të ruajtur, pasuruar e fuqizuar Shqipen tonë, “ dhuratë – amanet” nga të parët tanë , në shekuj.

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, duke shtruar në këtë libër domosdoshmërinë për ruajtjen, pastrimin dhe pasurimin e mëtutjeshëm të gjuhës shqipe, shpreh nevojën e ngutshme të “ shërimit” me ngut të gjendjes së sotme të gjuhës shqipe, themel –granitin e identitetit tonë kombëtar. Ka ardhur koha, vlerëson Shkurtaj, të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë pakujdesie e shthurjeje të qëndrimit ndaj shqipes

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

“Gjuha është tipar themelor i përbashkësisë dhe njësimit të kombit dhe si e tillë edhe duhet vlerësuar, mbrojtur, ajo duhet pastruar e pasuruar vazhdimisht. Por, për fat të keq, kjo detyrë shmanget ose nënvlerësohet shpesh. Ditë për ditë, jo vetëm në gojën e shtetarëve e të analistëve, si dhe në faqet e gazetave, ka fjalime, analiza e shkrime me gabime të pafalshme gramatikore. Mbi të gjitha ka dyndje të pafalshme të fjalëve të huaja të panevojshme. Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. Kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është dhe e dëmshme është dëshira e disave për ta shfaqur “modernitetin” me fjalë të huaja. Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë “na hipi hordhëku”, thotë autori në pasthënien e librit.

”


KULTURË

“mjekohet” sulmohet nga të gjitha anët dhe mbrohet shumë pak nga ne. Në këtë studim, ku veçohen gabimet që nuk duhet të jenë në gjuhën shqipe. Po ashtu në libër ka përfshirë edhe fjalët sinonimike të shqipes për

Nëpërmjet “ Urgjencës gjuhësore” gjuhëtari Shkurtaj pohon se “ka ardhur koha ( dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe s një tipar themelor i njësisë dhe i njësimit kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrsht edhe të veprimtarisë së shkruar e të kumtueshme nga të gjitha institucionet që varen ose lejohen nga shteti”. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, duke shtruar në këtë libër domosdoshmërinë për ruajtjen, pastrimin dhe pasurimin e mëtutjeshëm të gjuhës shqipe, shpreh nevojën e ngutshme të “ shërimit” me

ngut të gjendjes së sotme të gjuhës shqipe, themel –granitin e identitetit tonë kombëtar. Ka ardhur koha, vlerëson Shkurtaj, të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë pakujdesie e shthurjeje të qëndrimit ndaj shqipes. Kontributi shumëvjeçar i profesorit të njohur të gjuhësisë shqiptare Gjovalin Shkurtaj, me punën e tij të deritashme shkencore në ruajtjen e këtij thesari vlerash të pakrahasura, siç është gjuha jonë, është i madh dhe i mirëseardhur. Këtë fakt duhet nderuar e respektuar dyfish të gjithë shqiptarët, strukturat e shtetit dhe e gjithë shoqëria si një

komb i vogël, pasi jemi dëshmitarë se edhe kombet shumë herë më të mëdha se ne po luftojnë me fanatizëm për mbrojtjen e gjuhës së vet. Shikuar nga ky kontekst libri më i ri i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj “ Urgjenca gjuhësore” është një ndihmesë e rëndësishme për botuesit dhe redaktorët e shtypit, mësuesit, zyrtarët dhe gjithë përdoruesit e shqipes në administratë dhe në publik. Së fundmi mund të themi që ta mbrojmë shqiptarinë dhe të mbetemi shqiptarë të përjetshëm, duhet ta mbajmë të gjallë gjuhën e bukur shqipe, e cila është në fakt vetë “palca” e kombit tonë”.

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Ansambli folklorik “Shqiponja” shënoi dhjetëvjetorin e themelimit

Vazhdim i ruajtjes dhe kultivimit të folklorit në Malësi

Tuz- Ansambli folklorik “Shqiponja” ka shënuar përvjetorin e dhjetë të themelimit me një koncert me këngë dhe valle me motive nga treva e Malësisë e më gjerë, i cili është mbajtur në QKI “Malësia” në Tuz, me pjesëmarrje të një numri relativisht të madh të artdashësve dhe adhuruesve të folklorit burimor. Në fillim të këtij koncerti, ky ansambël ka shfaqur një pasqyrim të rrugëtimit të tij artistik ndër vite, qe nga ideja dhe synimi i themelimit të tij si ansambël me mision parësor ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e folklorit në këtë trevë, vështirësitë dhe sfidat që ka kaluar deri më sot, pjesëmarrjet nëpër skena kombëtare dhe ndër-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

kombëtare dhe sukseset e arritura sidomos në Festivalin Botëror të Folklorit të mbajtur në vitin 2016 në Bullgari, si dhe mbështetjet e donatorëve të cilët kanë mundësuar që ky ansambël të realizojë planet e tij gjatë një dekade. Të pranishmit në këtë koncert u argëtuan me këngë, valle e recitime të cilat anëtarët e rinj të këtij ansambli i shfaqën enkas për këtë dhjetëvjetor të veprimtarisë së tyre kulturore-artistike në këtë trevë. Folkloristët e rinj të cilët janë përcjellë me duartrokitje të shumta dhe entuziazëm gjatë gjithë kohës së interpretimit dhe performancës në skenë, në sfond kishin shpalosur flamurin Kuq e Zi, të për-

masave gjigante, i cili e zbukuroi dukshëm skenografinë e kësaj mbrëmjeje. Ndërkaq kanë qenë studentët nga Akademia e Arteve të Tiranës dhe asaj të Shkodrës të cilët ia kanë shtuar madhështinë këtij koncerti. Ata kanë kënduar solo disa këngë qytetare të shoqëruar nga orkestra live duke transmetuar çaste të këndshme dhe melankolike te publiku i cili i admiroi pamasë, teksa ata këndonin dhe luanin në instrumente të ndryshme muzikore. Në fund të këtij koncerti ansambli “Shqiponja” shtroi një koktej modest për të gjithë të pranishmit. t.u.


KULTURË

“Juvenilia” e Mjedës e digjitalizuar si urim për Ditën e Librit Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, fton lexuesit e saj të njihen me botimin e dixhitalizuar të veprës “Juvenilia” të poetit Ndre Mjeda. Ky botim i dixhitalizuar është në faqen zyrtare të BKSH (www.bksh. al), duke shenjuar me nderim edhe 100-vjetorin e botimit të parë të saj më 1917. “Juvenilia”, kjo vepër e

shkëlqyer e letërsisë shqipe mund të shfletohet tashmë online dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo. Në vitin 1917, Ndre Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin “Juvenilia” krijimet poetike të shkruara gjatë Rilindjes, që për arsye të ndryshme nuk ishin botuar më vonë. Ndër lirikat e

ndryshme të përfshira në veprën “Juvenilia” ka një varg vjershash me të cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes, ku himnizon bukuritë e atdheut. Motivet shoqërore janë vënë në bazë të dy vjershave të “Juvenilias”: “I mbetuni” dhe “Shtegtari”. Aty preken dy plagë të dhimbshme të Shqipërisë në atë kohë: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

SHF “Mahmut Lekiq” kremtoi 110 vjetorin e punës edukativo-arsimore

U shfaq program festiv kulturo-zbavitës

Tuz- Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz ka kremtuar 110 vjetorin e fillimit të punës së saj, me një ceremoni solemne në të cilën kanë marrë pjesë nxënës e mësimdhënës jo vetëm të kësaj shkolle por dhe të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Drejtorisë për Arsimimin e Popujve Pakicë në Mal të Zi, të Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore, përfaqësues të partive politike në vend, përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, personalitete të fushave të ndryshme, prindër, donatorë e miq të shkollës. Në fillim të këtij manifestimi është intonuar himni i Malit të Zi, ndërsa më pas, moderatorët e programit kanë shfaqur një historik të shkurtër të themelimit të kësaj shkolle si dhe një sërë suksesesh dhe projektesh që kjo shkollë ka arritur të realizojë sidomos gjatë këtij viti shkollor. Ndërkohë, drejtori i shkollës, Nikollë Dukaj duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, ka shprehur mirënjohje për të gjithë nxënësit, prindërit dhe donatorët të cilët janë angazhuar për realizimin e shumë projekteve me vlerë. Ai vuri në dukje disa aktivitete dhe projekte të cilat sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësimin dhe

18

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

testimin e njohurive të nxënësve, duke iu mundësuar atyre edhe kushte më të favorshme dhe më bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. “Kjo ditë është një ditë festive, e veçantë dhe me vlerë për shkollën tonë në të cilën ndjekin mësimin 1.160 nxënës me mësim në dy gjuhë, të ndarë në 58 paralele dhe katër objekte shhkollore. Ne jemi një shkollë me strukturë të ndryshme nacionale, gjuhësore dhe fetare të cilat na bashkojnë më së tepërmi. Pasuria më e madhe kombëtare është edukata e fëmijëve të cilën do ta arrijmë në bashkëpunim me ju, me punë serioze në realizimin e shumë planeve. Si drejtor i shkollës e ndjej vetën krenar me trupin arsimor, më nxënës shëmbullorë dhe me donatorë dhe miq që kemi. Në këto katër vite si drejtor i shkollës kam iniciuar disa projekte dhe fituar donacione për shkollë. Investimet nga Ministria e Arsimit, donatorët dhe miqtë tonë të shumtë, në shkollën amë dhe në tre shkolla të shpërndara, kapin vlerën e mbi 40 mijë eurove”, u shpreh Dukaj duke renditur disa aktivitete dhe projekte të cilat ata i kanë realizuar gjatë një viti në këtë shkollë. Drejtori i shkollës sqaroi se ditëve të

fundit kjo shkollë është pajisur dhe me tetë kompjuterë të rinj për kabinetin e informatikës me vlerë prej 2 mijë eurosh, donacion ky i Fondacionit të Klubit Internacional të bashkëshorteve të ambasadorëve të huaj në Mal të Zi. Në Ditën e shkollës, drejtoria ka shpërndarë fletë-falënderime për disa mësimdhënës të kësaj shkolle të cilët kanë qenë të angazhuar si udhëheqës të nxënësve në realizimin e projekteve të ndryshme si: Realizimi i kuizit shkollor, garat sportive, redaktimi i revistës shkollore, etj. Ndërkaq, në këtë ditë është shfaqur një program i begatshëm kulturor-zbavitës, ku nxënësit nëpërmjet këngëve, valleve e recitimeve trajtuan tematika nga më të ndryshmet duke sjellë çaste gëzimi në sallën e mbushur plot të QKI “Malësia” në t.u. Tuz.


KULTURË

Doktori i shkencave islamike Talal Eid nga SHBA mbajti ligjëratë në Qendrën e Kulturës në Ulqin

Pluralizmi fetar, bukuri e shoqërisë njerëzore Imami ka shpjeguar se të gjitha fetë monoteiste bazohen në të njëjtën filozofi, në ekzistencën e një Zoti dhe se thelbi i të gjithë njerëzimit është njeriu i mirë, i pajisur me vlera morale, pavarësisht se cilës fe i takon Ulqin – Imami i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Talal Eid, doktor i shkencave islamike, ka qenë të enjten mbrëma mysafir në Ulqin, ku ka mbajtur një ligjëratë mbi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe begatinë e diversitetit. Ligjërata e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Podgoricë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Malit të Zi – BI të Ulqinit, Komunën e Ulqinit, OJQ “Promul”, Qendrën e Kulturës dhe Ndërmarrjen “Trio Pro” ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të publikut të fushave të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe klerikë të fesë islame dhe ortodokse, të cilët kanë mbushur plot Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin. Eid, i cili është me prejardhje nga Libani, ka sjellë përvojën e shoqërisë amerikane, duke thënë se njëra ndër bukuritë e saj është pluralizmi fetar dhe kulturor, ku njerëzit njerëzit ta-

kojnë njëri-tjetrin dhe përpiqen të mësojnë nga njëri-tjetri. “Myslimanët amerikanë janë pjesë e kësaj shoqërie. Ne jemi të angazhuar në aktivitete ndërfetare dhe jemi duke punuar shumë që të kemi gjenerata të shëndosha. Ne dëshirojmë që fëmijët tanë të kenë mendje të shëndosha, të gjejnë punë dhe të kontribuojnë për këtë shoqëri”, është shprehur ai. Imami ka shpjeguar se të gjitha fetë monoteiste, përfshirë hebraizmin, krishtërimin dhe islamin, bazohen në të njëjtën filozofi, në ekzistencën e një Zoti dhe se thelbi i të gjithë njerëzimit është njeriu i mirë, i pajisur me vlera morale, pavarësisht se cilës fe i takon. Eid ka dhënë mesazhe bashkimi dhe ka bërë thirrje që bota ka nevojë për mirëkuptim ndërfetar. Duke folur për ndarjet fetare që ekzistojnë sot dhe ngjarjet e ndryshme terroriste, ai ka thënë se ato bazohen

në keqkuptimin e fesë dhe në jotolerancën fetare. Në emër të Komunës së Ulqinit, pjesëmarrësit i ka përshëndetur nënkryetarja e Komunës, Hadixha Gjoni, e cila ka thënë se për civilizimin e sotëm, sfida më e madhe është se si të gjitha konfesionet e ndryshme, popujt dhe ngjyrat e ndryshme, t’i sinkronizojë, drejtojë dhe në to të nxisë motivin i cili do të çojë drejt tolerancës, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Ndërkaq, në fjalën hyrëse Hafiz Sulejman ef. Bugari ka thënë ndër të tjera se ajo çfarë ka mësuar nga Kur’ani është se ekzistojnë katër lloje të sprovave të mëdha të njerëzimit. “Provimi i parë është feja. Deri vonë nuk e kam ditur që feja është provim. Feja na është dhënë si provim të gjithë neve”, është shprehur ai. Pas ligjëratës së tij, imami Talal Eid është përgjigjur në pyetjet e publikut i.k. të pranishëm. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Poezi ANTON GJURAVÇAJ

MIMOZË BRAZILIANE Të njëjtën dilemë e kam me ty si me diellin e tokëzuar mes rrugës afërsi e pakapshme që me bukurinë e vet vret dhe ngjallë... Si mund të më përcjell nëse gjurmët kanë formën e mendimeve e shikimi është diçka në mes pyetjes e përgjigjes Askush ende nuk i vuri emër qëndrimit pranë statujës të ulur në ulësen e shkrimtarit pse pikërisht në shëtitore mos është dënim për të mund të jetë vetëm se ka shkruar e pak komunikuar me botën apo pse preki këpucët e bronzta të poetit si të një shenjtori të cilin e kanë vendosur në mesin e rrugës /mund jetë përsëri për dënim/ se fillimi dhe mbarimi i ditës së tij ka qenë hapja dhe mbyllja e derës së kafenesë në alkoolin e gotës së tij pa pasur as kapak as fund treti mjaltin dhe helmin e kohës gjithçka çfarë shohin e nuk shohin sytë dëgjojnë e nuk dëgjojnë veshët

20

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

frymëmarrjen të rrahurat e zemrës... të mos e them sa herë ka dhënë shpirt shpresa ose kanë qenë gjithmonë kështu të bronztë vetëm se u ka rënë lëkura nëpër letra si ty që të bie era e luleve rrugës deri sa si hije nuk ndie as lodhje as neveri në kërkimin tim që në ato koka tani të ftohta të shoh djersën e dhimbjes së krijuesit do mos do mëngjesi të ka ndërpre rrugën pa arritur të kthehesh në ballinën e ndonjë ndërtese /një vështruese e heshtur më pakë/ apo lozonjare ikur prej Mimare duke ndërruar veshjen që të marr frymë pak trupi Sikur rruga të kishte kujtesën e letrës shikimet që të shkojnë pas do të shkaktonin përmbytje tek gjithçka që ti ndan me tokën vresht arë

vullkan termet edhe lumin e ndjenjave ëndrrave lotëve Besoj në sytë e tu të pa fund se lëkura nuk është lëmuar prej duarve të shumta se fërfërima e kofshëve tua i shurdhon u këput penjtë yjeve vlerësues me të tre llojet e kallëpeve / balte qelqi bronzi/ Mund jetë je njëra prej tre fateve që ke çuar krye e joshur prej guximit tim të mos lejojë kurrë të qesin ujë në verën e vjetër Po nëse lëshoj dorën mbi ty frikem se do të tkurresh mbyllesh ne vete me gjithë kohën edhe ngjyrën ta ndryshosh pa recituar deri në fund për dënim shpirtin tim të paqetë Zagreb, janar 2017


KULTURË

U përurua libri i Ruzhdi Hasanagës “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”

Folklorist i mirëfilltë i Ulqinit “Dëshira dhe qëllimi im ishte që të jap një ndihmesë të vogël kundër harresës, në përtëritjen e traditës kulturore, ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur. Ky ishte qëllimi kryesor”, ka theksuar autori Ruzhdi Hasanaga Ulqin – Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin, në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të kulturës, letërsisë gojore, të afërmve dhe miqve të autorit, të shtunën mbrëma është përuruar libri i Ruzhdi Hasanagës “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”. Libri është botuar kohë më parë dhe ai ndahet në katër kapituj: I. Fraza, II. Frazeologji (shprehje proverbiale), III. Fjalë të urta dhe IV. Kronikë. Redaktori i librit, shkrimtari Hajro Ulqinaku, ka thënë se Ruzhdi Hasanaga është një personalitet i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. “Ruzhdiu ka vjelur, ka qëmtuar, ka zgjedhur dhe i ka regjistruar nëpër fletore, nëpër libra, shumë fraza, shprehje, fjalë të urta, kudo që ka qenë, në qytet apo nëpër fshatra”, ka thënë ai, duke e cilësuar autorin si një folklorist të mirëfilltë të Ulqinit. Sipas tij, Hasanaga ka bërë një punë të jashtëzakonshme që do të duhej ta bënte ndonjë shkencëtar, studiues i albanologjisë, ekspert i folklorit, gjuhës etj. Recensenti i librit, dr. Stavri Trako nga Tirana, ka thënë se “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi” është një libër metaforë, i cili nuk ka të bëjë thjesht me mbledhjen e folklorit si dëshmi, por me nivelin e gjuhës. “Kjo është gjuha e mendjes, është gjuha e kulturës”, është shprehur ndër të tjera ai. Duke e quajtur autorin një albanolog të mirëfilltë, Strako ka thënë se libri i Ruzhdi Hasanagës është një libër për-

bashkues, që kërkon rrënjët ku janë shqiptarët. Për poetin Hajredin Kovaçi, libri “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi” i autorit Ruzhdi Hasanaga “është një gur më shumë në murin e gjatë të letërsisë së shqiptarëve në Malin e Zi e më gjerë, është një kontribut i çmuar në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe në veçanti gjuhës së shkruar”. Ai ka thënë se ky libër “është një përpjekje për të mos lënë në harresë pasurinë tonë shpirtërore, frazeologji dhe fjalë të urta që me kujdes janë përcjellur e ruajtur brez pas brezi në të gjitha hapësirat ku sot jetojnë shqiptarët në Malin e Zi”. Ajo që vlen të përmendet, sipas tij, është se autori “ka arritur të ruajë autenticitetin popullor dhe ngjyrën gjuhësore lokale të fjalëve të urta, pa kaluar në zbukurime apo pedantizëm arkaik”. Vetë autori i librit Ruzhdi Hasanaga ka treguar se gjatë punës së tij si veteriner, duke përshkuar fshatra të ndryshme, ka dëgjuar shumë fraza dhe fjalë të urta, të cilat i ka shënuar. Ai ka thënë se nuk e ka pasur në plan

që t’i botojë, por që disa miq e kanë nxitur për ta botuar librin. “Dëshira dhe qëllimi im ishte që të jap një ndihmesë të vogël kundër harresës, në përtëritjen e traditës kulturore, ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur. Ky ishte qëllimi kryesor”, ka theksuar Hasanaga. Ai ka thënë se këto fraza dhe fjalë të urta i ka mbledhur me kënaqësi të veçantë dhe dashuri të madhe. Vlerësime për librin dhe punën e autorit kanë dhënë edhe prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, dr. Gani Karamanaga dhe shkrimtari Asllan Bisha. Ruzhdi Hasanaga ka lindur në vitin 1937 në Ulqin. Ka mbaruar Fakultetin e mjekësisë veterinare në Universitetin e Zagrebit. Është veterineri i parë shqiptar i diplomuar në Mal të Zi. Ka qenë drejtor i stacionit të veterinarisë dhe i shërbimit veterinar në Ulqin. Për disa vite ka qenë i angazhuar në emisionin në gjuhën shqipe pranë Radios së Podgoricës, ku ka dhënë këshilla për mjekimin e sëmundjeve të kafshëve. Tani është në pension dhe jeton në Ulqin. Ky është libri i tij i parë. i.k.

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Vlora Çitaku shpallet kryetare nderi e ‘Refugees International’ t Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shpallur kryetare nderi e “Refugees International” për këtë vit. Ajo është shprehur e nderuar për këtë pozitë. “Jam e lumtur që do të shërbej si kryetare nderi këtë vit në “Refugees International”, ka thënë Çitaku. Po ashtu, “Refugrees International”, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë falënderuar ambasadoren Çitaku për përkrahje. Refugees International është organizatë e pavarur që përkujdeset për njerëz të zhvendosur.

Selman Jusufi triumfon në “ÉCU The European Independent Film Festival”

t Janë ndarë çmimet e festivalit ÉCU The European Independent Film Festival, në të cilin aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin e tij në filmin “Eho” nga Dren Zherka. Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin “Eho” të Dren Zherkës. Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa premierën ndërkombëtare e pati në Montreal World Film Festival vitin e kaluar, transmeton Koha.net.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ BOGË

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Si u zhvendos afres Shkodrës” në Romë Të jesh me fat apo pa fat, nuk është as merita e as faji yt, apo i tjerëve, për arsye të kushteve dhe situatës, për shkak të pozitës apo situatës gjeografike, politike etj.. Shtrohet pyetja: çfarë mund të thuhet për figurën murale, “Zoja e Shkoders Drita e Shqypmiis”, e zhvendosur nga Kisha bri kalasë së Shkodrës për në Gjenacano në vitin 1467, e cila pas pak viteve u shpall figurë mrekullibërëse nga Papa Pali II, (14641471), duke marrë që në këtë kohë ngjarje me përmasa botërore. Kjo histori e figurës së Zojës së Bekuar, domosdo na kthen në lashtësinë e Arbërisë, e në veçanti në qytetin e Shkodrës, i cili së bashku me Dioklenë, qytete të rëndësishme ilire, luante një rol shumë të rëndësishëm në fushën gjeopolitike të zhvillimit kulturor e pagëzimor në kohën romake. Me pushtimet sllave e avare në shek.VI, megjithëse shënohen degradime të këtij zhvillimi, me pranimin e krishterimit nga serbët në shek. IXXI, evidentohen ndryshime pozitive në këtë pellg dhe ura ndërtimi të përbashkëta, të cilat kulmojnë sidomos në shek. XIII. Shkodra me potencialin e saj, si nyje e lidhjeve në mes lindjes dhe perëndimit, vazhdonte të ishte e rëndësishme edhe në kohën veneciane në fushën e humanizmit, kulturës, pikëpamjeve filozofike e teologjike, shkencore juridike, në anën ndërtimore e artistikë e fusha të tjera. E gjithë kjo kuptohet nga dokumentet e kohës, kur flitet për qytetet e Arbërisë venecine si: Kotori, Shkodra, Tivari, Ulqini, Shasi, Drishti, Lezha e Durrësi. Ky lulëzim perëndimor zgjati deri me daljen në skenën politike të pushtuesve osmanë të trevave shqiptare në fillim të shek. XIV. Në kudër të këtij zhvillimi duhet parë puna artistike më kulmore, e cila reflektohej në objekte fetare, si: kishat katedrale dhe kishat kanonike, abacitë dhe kuvendet e urdhrave kishtare

24

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

dhe shenjtërore të përmasave krahinore e më gjerë. Vetëm në shek. e XIII, në territorin e Arbërisë Venedikase shënohet se janë ndërtuar 30 kuvende dhe Kisha rregulltarësh nga mbretëresha Helena Azhuniane, e martuar me mbretin serb Stefa Uroshin. (1237-1272). Në këtë bum ndërtimesh, katër kishat e kuvendet françeskane, në Kotor, Tivar, Ulqin e Shkodër, janë ndërtuar nga motra e Helenës, Maria Anselmus, e cila qe varrosur në Kishën e Shën Mërisë në Ulqin në vitin 1307. Provë për ndërtimin e kishave e kuvendeve në Shkodër janë shënimet e priftit shkodran Marin Barleci, i cili në ditarin e tij të botuar në Venedik në vitin 1504, duke folur për tmerrin e rrethimit të Shkodrës nga turqit, shprehet se brenda qytetit dhe përreth e qark, që më parë kanë funksionuar kishat në kala: Kisha katedrale e Shën Shtjefnit, e Shën Nikollit, e Shën Gjergjit; përreth kalasë: Shën Aponalit, e të gjithë Shêjtënve, Shën Teodorit e të Shêjtes Krygjë, Shën Pjetrit e Palit dhe e Shën Vlashit. Përtej Bune në Kasem, Kisha e Maria Magdalenës, Shna Prenes etj., dhe në jug-perëndim të kalasë bri murit qëndronte Kisha e Shën Marisë, e quajtur më vonë “Zoja e Këshillit të Mirë” si dhe në afërsi, Kisha e Shën Ilisë dhe e Shën Lazrit që gjendeshin në pjesën e Berdicës. Kishat e lartpërmendura të shek. XIII, i gjejmë edhe në Regjistrin e Kadastrës dhe Koncesioneve për rrethin e Shkodrës, 1416-1417.

Faltoret Arbërore të Zojës se Bekuar në mesjetë

Përhapja e rregulltarëve në mesjetë në këtë zonë si: Bendediktinët, Dominikanët, Françeskanët, Karmelitanet etj., tërhiqte me vete, pos të tjerave, nderimin e madh

që kishin ndaj Nënës së Krishtit, të lumes Mari, e cila në krishterim ka një rol tejet të rëndësishëm, sikurse perëndesha Vesta që kishte për Pellazgët e më vonë për Ilirët paganë. Me këtë synim duhen parë ndërtimet zinxhirë të manastireve kushtuar Zojës së Bekuar: të Shën Marisë në Budva, Zojës së Bekuar në Krajë, në shek. X dhe ajo e Dejës. Kurse në mesjetë kemi: kishën e Zojës, jashtë mureve të kalasë në Tivar, Kishën katedrale në dioqezën e Ulqinit, kishën kanonike të Shasit, Kishën e qytetit të Krujës, atij të Drishtit dhe kuvendin e kishës së Zojë së Bekuar, për të cilën jemi duke folur, ndërtuar jashtë mureve të kalasë, por brenda mureve të qytetit të Shkodrës, në shek. XIII. Studiuesja Fatbardha Shkupi, duke cituar bizantologun e njohur Theofan Popa, shprehet se Abacia e Shirqit, e rindërtuar në vitin 1293, nuk ishte e stilit bizantin, por një faltore gotike e shek. XIII, sikurse edhe Kisha e Zonjës nën kala, e ndërtuar po në të njëjtin shekull, me të njëjtin stil dhe gurë të marrë nga kodra e kalasë së Shkodrës. Për vendin se ku gjendej saktësisht në mesjetë Kisha e Zojës së Bekuar, e cila në dokumente figuron edhe si Zoja Nunciatë (Lajmërimi i Zojës), kemi informacione të ngjashme nga burime të ndryshme. Në dokumentin


KULTURË

sku “Zoja e ë më 1467 më të vjetër që kemi rreth toponimeve, Regjistri i Kadastrës dhe Koncesioneve për rrethin e Shkodrës, 1416-1417, duke përshkruar se ku gjendej te muret e qytetit shtëpia e Gajard Gajardit, e ku mbahej kripa e bashkisë, thuhej se ajo kufizohej edhe me Kishën e Shën Marisë së Shkodrës bri kalasë. Po kështu Kisha e Zojës përmendet, duke e përkufizuar pasurinë e Aleka Benkos në këtë zonë. Pastaj, duke përshkruar se ku gjendej vreshta e Piero Boiçinit, në Vreshtat e Shkodrës, në Berdicë, thuhej se kah pjesa e kalasë vreshta kufizohej me pasurinë e Kishës Zoja e Shkodrës. Po kështu edhe kur flitet për vreshtin e Proganit, e cila kufizohej me pasurinë e kësaj Kishe. Për vendndodhjen e këtij lokaliteti në mesjetë, shprehet edhe albanologu i shquar, Giuseppe Valentini, në shkrimini tij botuar te revista Leka, (nr. 8 1934), duke u shprehur se themelet e këtij objekti mesjetar duhet të jenë në patalokun e tanishëm, ku akoma sot qartas shihen gërmadhat e vjetra, apo sa pak në afërsi të lumit Drin, në vendin e një Teqje, e cila sipas gojëdhënës, është ndërtuar në vitin 1649, si një konkurrencë dhe pengesë për Kishën “Zoja e Shkodrës”. Po kështu shprehet edhe historiani i parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, si kontribues i vyer i Shenjtërores.

Në kujtimet e tij ai shprehet se Kisha e Këshillit të Mirë, sipas traditës popullore, duhet të ketë qenë aty ku sot janë gërmadhat e tepricat e vjetra, apo për shkak të madhësisë se Kuvendit, mund të ketë qenë shtrirë deri në shtratin e ujit të Drinit. Zhvillimi i artit pamor në Dalmaci, ka pasur jehonën e vet edhe në Arbërinë veriore Venedikase në shek. XIII. Nga relacionet e ipeshkvijve dërguar Selisë së Shenjtë, kuptojmë se Kisha katedrale e Shën Gjergjit në Tivar ka qenë e stolisur me piktura të ndryshme murale madhështore. Po kështu dëshmohet edhe për kishat dhe kuvendet në dioqezën Shkodrës, Drishtit, Shasit etj.. Në relacionin e tij të vitit 1610, Marin Bici shprehet se Kisha e Shirqit ka qenë më e bukura e stolisur në tërë Shqipërinë. Po kështu flitet edhe për Kishën e Shna Prendës në Obot e shumë të tjera. Zhvillimin e artit të suksesshëm në mesjetë në Arbëri, e dëshmojnë sot prania e pikturave, edhe pse të dëmtuara, në Kishat: Pllanë, Balldre, Rubik e Derven. Ndërtimi i kishave, abacive dhe kuvendeve në mesjetë, në tokën Arbërore kushtuar Zojës së Bekuar dhe stolisja me ikona të Zojës së Bekuar, ishte shenjë e nderimit të madh të popullit tonë ndaj kësaj Nëne Hyjnore. Kjo shihet nga edhe fakti se një ndër 7 pikturat e realizuara nga bashkëkohësi i saj, Shën Luka ungjilltar, kushtuar Zojës se Bekuar, ka qëndruar në katedralen e Ulqinit deri para shkatërrimeve osmane në vitin 1571, dëshmohet në Iliricum Sacrum të Farlati - Riceputi. Në këtë vazhdë të vlerësimit të posaçëm ndaj Nënës së Krishtit, është edhe Kisha Zoja e Këshillit të Mirë, bri Kalasë së Shkodrës, e shek. XIII, e shndërruar në një Shenjtërore mbarëkombëtare, për shkak të mrekullive të ndodhura nga

rrezatimi shpirtëror i ikonës murale, vendosur në altarin qendror të këtij tempulli fetar. Duke ruajtur një mister rreth vetes, që tejkalon fazën e Krishterimit, Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë, bëri që heroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti dhe Donika, të çonin dhurata të çmuara prej ari e argjendi e ta donin këtë Shenjtërore mrekullibërëse, me një dashuri të përkushtuar e entuziast. E Nëna e Kujdesit të Mirë, siç e quanin disa, si shpërblim, jo vetëm që e bëri atë një shëmbëlltyrë të përsosmërisë kishtare, po i dha edhe pushtet të pamposhtur, jo vetëm që shpëtoi Shqipërinë nga pushtime e egra turke, por edhe krishterimin, gjatë mbretërimit të tij.

Koha e errësirës kulturore – Perandoria osmane dhe shkatërrimet

Duke u pushtuar nga Perandoria Osmane, në vitin 1434, nga sulltani Murati II, Shqipëria kishte filluar të mbante mbi kurrizin e vet një kalvar tejet të mundimshëm pesëshekullor. Ngjarjet që kanë lidhje me zhvendosjen e afreskut të Zojës së Këshillit të Mirë për në Gjenecano, ishte fushata e egër e ndërmarrë në Arbërinë e Mesme dhe Veriore nga sulltan Mehmeti II në vitin 1466-1467. Duke dëgjuar për sëmundjen e Gjergj Kastriotit, në fillim të vitit 1467, sulltan Murati do të shprehej: Kush do të më ndalojë t’i shfaros të krishterët? Kanë humbur shpatën dhe mburojën e tyre. (v. Dandolo, Roma dhe Papët, vol.2). Kërcënimet e sulltanit pasuan ngjarjet e pranverës të vitit 1467, si: rrethimi i dytë i Krujës, Lezhës, Drishtit, Shkodrës dhe pushtimi i Danjës. Me këto djegie, tortura e vrasje të shqiptarëve nga Mehmeti II, populli ynë ishte trullosur dhe u mendua së mbërriti dita e gjykimit të Hyjit, ku e gjithë Shqipëria do të përfshihej në shfarosje. (vazhdon) E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

25


PORTRET

Portret: Hasan Mustafiqi

A ka më bukur se guri?! Ismet Karamanaga

Ulqini shtrihet buzë detit, i cili ka qenë gjithmonë damari kryesor i zemrës së tij, ashtu siç është aorta, ena që i sjell gjakun zemrës, duke i dhënë njeriut jetën. Kështu edhe Ulqini, gjatë historisë 2500-vjeçare, ka qenë dhe ende është i lidhur me detin. Mirëpo, Ulqini ka pasur edhe rrethinën e pasur dhe njerëz punëtorë të vyeshëm, të cilët kanë punuar dhe shumë prodhime të tyre i kanë transportuar me barka dhe

“

26

„Punën me gur e kam punuar me dashuri. Edhe pse më vonë kemi ardhur në Ulqin, zanatin nuk e kemi harruar. Ende edhe sot në shtëpinë time në Gjerana, punoj në kopsht, natyrisht jo më me gur, por ende jam i fortë dhe ende kujdesem për vete“, thotë ai anije nëpër det, deri në portet e caktuara. Shumë nga këta njerëz nga fshatrat rreth Ulqinit kanë qenë gjithashtu mjeshtra të njohur, në veçanti muratorë, të cilët e kanë njohur gurin, e që unë i quaj artistë të gurit, të cilët kanë ndërtuar shumë shtëpi dhe objekte të ndryshme në Ulqin dhe më gjerë. Këtë mjeshtri e kanë lënë trashëgimi brez pas brezi deri në ditët e sotme. Në fokus të interesimit tim është

Shembuj të këtillë duhet t’ua lëmë edhe ne trashëgim brezave që vijnë pas nesh. Posaçërisht duhet t’i përmendim sepse veprimtaritë, pra zejet e vjetra dhe puna me gur, që i kanë ushtruar këta njerëz, deri në art, po zhduken në Ulqin

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

”

njëri nga njerëzit e rrallë të qytetit të Ulqinit, Hasan Mustafiqi, një njeri i jashtëzakonshëm, i cili ende edhe sot punon. “Nuk mund të rri pa punë”, thotë ai. Hasani është një ndër qytetarët më të nderuar të Ulqinit. Ai është një njeri modest dhe “i butë”, siç thotë populli ynë. Ai kurrë nuk e ngrit zërin. Flet me zë të ulët. Ende edhe sot, në moshën 84-vjeçare, ecën pa shkop dhe ende pa probleme me frymëmarrje “njitet” në Kala. Pavarësisht se është i moshuar, ende është i pashëm, markant dhe gjithmonë i veshur elegant. Për Kalanë është i lidhur shumë dhe gjithmonë flet me një dashuri të madhe për të dhe për banorët e saj, “kalalitë”, tashmë edhe më tepër se përpara, pasi që brenda bedenave të Kalasë jeton edhe vajza e tij. “Por, në Kala kam pasur gjithmonë


PORTRET

miq dhe nganjëherë edhe kam punuar si murator. Kam punuar me gur dhe gurin e kam trashëgimi nga të parët e mi, brez pas brezi“, thekson Hasani. Në bisedë të shkurtër me Hasanin në restorantin „Taphana“, më tregon se nga fshati i tij i prejardhjes, Ftjani në Krajë, të gjithë e kanë njohur shumë mirë gurin. „Prandaj, punën me gur e kam punuar me dashuri. Edhe pse më vonë kemi ardhur në Ulqin, zanatin nuk e kemi harruar. Ende edhe sot në shtëpinë time në Gjerana, punoj në kopsht, natyrisht jo më me gur, por ende jam i fortë dhe ende kujdesem për vete“, thotë ai. Hasani thotë se mbiemrin Mustafiq e kanë „dhuratë“ nga Krajl Nikolla. „Ashtu ka qenë koha. Pak a shumë, i gjithë fshati është detyruar me e ndërrue“, tregon Hasani. E përkujtoj pak të ndjerën Dije,

bashkëshorten e tij, e cila para tetë vitesh ka ndërruar jetë. Ajo është ende në kujtesën e shumë qytetarëve të Ulqinit, të pazarit tonë. Ka qenë zonja më tërheqëse dhe më markante në pazarin e Ulqinit, gjithmonë e qeshur dhe me një sharm të veçantë. Hasanit i mungon shumë, por kështu është jeta, shprehet ai, duhet të jetosh. Rahmet pastë, them unë, dhe inshalla shpirti i saj është në Xhehnet. Dhe në fund, mendoj se është mirë që personazhet, siç është Hasan Mustafiqi, t’i shënojmë dhe mos t’i harrojmë. Sepse ai dhe shumë të tjerë kanë lënë gjurmë të pashlyera në trashëgiminë tonë. Shembuj të këtillë duhet t’ua lëmë edhe ne trashëgim brezave që vijnë pas nesh. Posaçërisht duhet t’i përmendim sepse veprimtaritë, pra zejet e vjetra dhe puna me gur, që

i kanë ushtruar këta njerëz, deri në art, po zhduken në Ulqin. Duke mos i respektuar këto vlera, ne sot sillemi keq ndaj mjedisit. Derisa të gjithë qytetet në botë, por edhe në rrethinën tonë i ruajnë vlerat, në veçanti arkitekturën e vjetër, tek ne ndodh e kundërta. Ne e kemi shkatërruar jo vetëm “Pazarin e vjetër”, por, në përgjithësi kemi lënë pas dore shumë monumente nga e kaluara jonë, krojet e shumta, “Beledijen”, “Shtëpinë e Pashës” dhe shumë objekte të tjera. Hasani flet me nostalgji duke shikuar në çdo hap “beton” dhe prapë “beton”. E përsërit shpesh: “A ka më bukur se guri?” Hasan Mustafiqi, pa dyshim, meriton një vend të veçantë në piramidën e personaliteteve të cilët e kanë shënuar historikun e qytetit tonë në shekullin e kaluar. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Me arbëreshët e Zarës (1)

Ngulimet e para Për vendosjen e shqiptarëve në Arbanas dhe vendbanime të tjera në qarkun e Zarës, sipas prof. Tulio Erber (Kolonia shqiptare e Arbanasve pranë Zarës, Dubrovnik, 1883), ekzistojnë dy dokumenta arkivorë që mbajnë të njëjtën datë, 15 gusht 1726... Ato tregojnë se arsyeja kryesore e emigrimit të tyre dhe vendosja nën sundimin e Republikës së Venedikut ka qenë jotoleranca fetare nga ana e Turqisë ndaj tyre

Hajrullah Hajdari

Historia dhe rrjedhat e saj ndaj popullit shqiptar kanë qenë të pamëshirshme, shpeshherë tronditëse, me sakrifica të shumta e të dhimbshme, ndërsa pasojat të papërmirësueshme deri në ditët e sotme. Ngjarjet e shumta të këtij populli, në përgjithësi në Ballkan e veçanarisht të shqiptarëve të cilët jetonin apo jetojnë në territorin e sotëm të Malit të Zi, kanë lënë gjurmë të thella në qenien e tyre shpirtërore, duke përjetuar masakrime fizike e psiqike nga më të ndryshmet, deri në lënien e vatrave shekullore, e shprehur në karvanin e emigrimit pa kthim, i cili nuk po ndalet edhe në ditët e sotme. Copëtimi i vendeve shqiptare, në cilëndo periudhë historike, kundër dëshirës së tyre, pa dyshim paraqet storjen më të dhimbshme të një populli në Ballkan. Ndarja e territoreve shqiptare ndërmjet shteteve ortodokse sllave bënë që vëllëzërit nga gjaku të mos njohin njëri-tjetrin, të mos komunikojnë, të mos shkojnë e të mos vijnë në mes veti, bile edhe të mos dinë se nga janë e nga vinin aty ku sot jetojnë. Duke u nisur nga realiteti i krijuar nga copëtimi i vendeve shqiptare dhe duke e parë si të nevojshme që ngjarjet e dhimbshme historike të shqiptarëve të amortizojnë sadopak zbrazëtinë e krijuar në njohjen reale të së kaluarës sonë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

historike në çdo cep të trojeve etnike shqiptare, pikërisht para 15 viteve, një grup entuziastësh, ku bëjnë pjesë edhe autori i këtij teksti dhe Kadri Sinani, vendosën që të grumbullojnë fëmijët nga të gjitha trojet etnike shqiptare në një turne mbarëkombëtar në futboll, U-15. Dhe kështu 14 vite me radhë fëmijët e Durrësit të cilët përfaqësojnë shtetin amë Shqipërinë, Tetovës të cilët përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni, Pejës, të cilët përfaqësojnë Kosovën, Ulqinit, të cilët përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi dhe Tërnovcit – Bujanoc, të cilët përfaqësojnë shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës, për çdo vit, sipas principit të rotacionit, për tri ditë me radhë, shoqërohen e luajnë futboll. Fëmijët vendosen te moshatarët e vet dhe kështu njihen me njëri-tjetrin, me kulturën dhe të kaluarën historike të vendit nikoqir të turneut, lidhin miqësi të reja, ndaj edhe motoja e turneut është: “Luajmë futboll për të njohur sa më mirë historinë tonë, shoqërohemi e miqësohemi – s’ka rëndësi kush fiton“. Këtë vit është radha e Ulqinit, e familjeve ulqinake, të jenë nikoqir i fëmijëve nga trojet mbarëshqiptare. Nga vendet e përmendura shihet qartë se harta gjeografike e trojeve shqiptare që do të marrin pjesë në këtë turne mbarëkombëtar është e paplotësuar. Mungojnë fëmijët nga Çamëria, nga arbëreshët e Italisë dhe Zarës. Nisur nga kjo, me mbështetjen e kryetarit të komunës së Ulqinit, morëm rrugën për në Arbnesh të Zarës, me shpresë se do të takojmë atje bashkombësit tanë për t’u

ofruar ftesën që fëmijet e kësaj lagjeje të Zarës të bëhen pjesë e këtij turneu marëkombëtar. Nuk është se nuk dinim për arbëreshët e Zarës, megjithatë nuk kishim shumë njohuri e sidomos në fushën e sportit. Dinim se funksionojnë dy ekipe të futbollit, njëri në Zemunik e tjetri në Arbanas.

Shpërnguljet nga Kraja e Sipërme - Brisku, Ljarja dhe Shestani (Shpërngulja e parë)

Për vendosjen e shqiptarëve në Arbanas dhe vendbanime të tjera në qarkun e Zarës, sipas prof. Tulio Erber (Kolonia shqiptare e Arbanasve pranë Zarës, Dubrovnik, 1883), ekzistojnë dy dokumenta arkivorë që mbajnë të njëjtën datë, 15 gusht 1726. Dokumenti i parë thotë: “Të nxitur nga çdo arsye, e justifikueshme dhe e vlefshme dhe përkushtimit religjoz dhe ndaj interesit publik, familjet e përmendura nga Shqipëria turke kanë vendosur të largohen nga tirania barbare dhe t’i bashkohen shtetit më të lumtur dhe përparësive të tij në këto vende, duke e humbur të gjithë pasurinë të cilën e kanë pasur në Shqipërinë turke“. Ndërkaq, dokumenti i dytë vërteton se: “Për arsye të besnikërisë ndaj fesë dhe përkushtimit të interesit publik, disa familje nga Shqipëria, të detyruar nga zullumet dhe tirania turke, duke e viktimizuar humbjen e të gjithë pasurisë së tyre me qëllim të gjetjes së strehimit natyror, u shpërngulën në Republikën e


MOZAIK

Kthjelltë për të gjetur atdheun e tyre të ri“. Kjo do thotë se arsyeja kryesore e emigrimit të tyre dhe vendosja nën sundimin e Republikës së Venedikut ka qenë jotoleranca fetare nga ana e Turqisë ndaj tyre. Gjithsesi, ata nuk erdhën aty të kërkonin lëmoshë dhe të jetonin pa punë, por erdhën të kërkonin tokë buke me të cilën në mënyrë të ndershme do të siguronin ekzistencën. Për Republikën e Venedikut ardhja e tyre ishte një peshqesh i çmuar pasi tokat e këtij regjioni, si pasojë e luftrave me turqit, ishin shkatërruar dhe pjesa më e madhe kishin mbetur të papunuara dhe të shkreta, pasi mungonte fuqia punëtore. Prandaj për këtë arsye nuk u refuzuan. Përkundrazi, Providuri i përgjithshëm Nikollo Erizzo ndërmori të gjitha masat e duhura për sigurimin e kushteve të banimit për të gjitha 16 familjet e para shqiptare që arritën në qarkun e Zarës, në mënyrë që të mos pendohen për vendimin e tyre. Nga përmbajtja e një dokumenti tjetër arkivor (nr. 4) vërtetohet arsyeja e angazhimit të pushtetit për sistemimin e shqiptarëve. Ata mendonin dhe shpresonin se nga produktet bujqësore, që shqiptarët do t’i prodhonin me punën e tyre do të kenë përfitime jo vetëm qytetarët e qarkut, por ata do të furnizojnë edhe vetë kryeqendrën. Për këtë arsye don Giovanni Grisogono vuri në dispozicion pasurinë tokësore të tij, e cila gjendej 2 km në jug të Zarës, ku me shpenzimet e qeverisë u ndërtuan

16 shtëpi me tokën përkatëse për çdo familje shqiptare të mbërritur aty. Nga hartat dhe dokumentet e kohës mund të konstatohet se toka e ndarë për këto familje nuk ishte e mjaftueshme, prandaj për këtë arsye atyre, po atë vit, u jepet tokë në Zemunik dhe Ploçe, në një sipërfaqe prej 441 kampa, 2 kvarte dhe 203 tavole (masa të asaj kohe; 1 kamp = 3956m2 = 4 kvarte; 1 kvarte = 210 tavola) dhe e gjithë kjo hedh dyshimin se ku u vendosën së pari shqiptarët në fshatin Erizzo, në jug të qytetit të Zarës apo në Zemunik? Për këtë fakt, studiuesit e çështjes së arbneshëve të Zarës, kanë mendime të ndara. Sipas prof. Tulio Erber, familjet e para shqiptare të shpërngulura në Zarë në vitin 1726 janë: 1. Luca d’Andrea Gesgenovich, 2. Nikolo di Luca Marghicievich, 3. Nikolo d’Andrea Gesgenovich, 4. Giovanni d’Andrea Gesgenovich, 5. Pere di Marco, 6. Prem Vucca Marghicievich, 7. Paolo Gliech Marghicievich, 8. Nikolo d’Andrea Marghicievich, 9. Nikolo di Luca Marghicievich, 10. Giech Prend Marghicievich, 11. Giech Pepa Marghicievich, 12. Marko Discialo Marghicievich, 13. Prenc Prema Marghicievich, 14. Petar Vucca Gianova, 15. Niko Matessich, 16. Luca Prend, 17. Stanica Gielencovich, 18. Visco Gielencovich, 19. Lech Pero Marghicievich, 20. Luca Lucich. Si duket, katër familjet e fundit kanë ardhur disa ditë më vonë nga të 16 familjet e para dhe janë vendosur aty, por jo në tokat e dhëna nga Griso-

gono. Të gjitha këto familje së bashku kanë mumëruar 147 frymë. Format dhe mbaresat e mbiemrave të shqiptarëve të shpërngulur në afërsi të Zarës nuk duhet të na habisin. Dihet se shqiptarët nuk kanë pasur mbiemra të cilësuar dhe se dallimi i tyre është bërë në bazë të emrit të babait, prejardhjes, gradës apo profesionit. Një analizë të mbiemrave të shqiptarëve të vendosur në afërsi të Zarës duke u shërbyer me lëndët arkivore, gjegjësisht me librat amëz të shekullit XVIII dhe XIX e ka bërë prof. Maximiljana Barançiq – Karuc. Autorja vë në pah shkrimin e mbiemrave në gjuhën kroate, latine dhe në gjuhën e vjetër kishtarosllovene dhe merr si shembull mbiemrat Vladoviq, Qurkoviq, Duka, Kalmeta, Krstiq, Peroviq e Marushiq, të cilëve mbiemrat i janë përshtatur të folmes së sunduesit. Ndërkaq prof. Erber thekson se mbarimi i mbiemrave në –ov ose –iq, të pasqyruar në dokumentin arkivor numër 2, nuk dokumenton se shqiptarët i kanë përdorur vërtet ato mbiemra. Ai thekson se regjistrimet e tilla janë sigurisht pasojë e gabimeve të përkthyesit apo nëpunësit shtetëror dhe merr si shembull regjistrimin e të parit të Arbanasit “Luca di Andrea, ose Andriq”, ose për shembull, familjet Vukiq apo Qurkoviq, të cilat janë familje të gjakut të pastër shqiptar dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët, por mbiemrat e tyre kanë mbrapashtesën sllave. Pra, mbiemrat janë ndërruar e përshtatur sipas rrethanave politike të kohës. (vijon) E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

Në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve vendas

Takime letrare në

Karvani i shkrimtarëve vendas, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ka për qëllim që nxënësit të njihen me shkrimtarët shqiptarë dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Guci/Plavë – Me rastin e 23 prillit - Ditës Botërore të Librit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini, në bashkëpunim me Shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë dhe Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, më 24 prill në Guci dhe 25 prill në Plavë, organizoi takimin e Karvanit të shkrimtarëve vendas. Me këtë rast, udhëheqësja e programit të takimit letrar në Guci, Hasnije Kukaj - Gjonbalaj, mësimdhënëse e gjuhës frënge në të dy shkollat, përshëndeti të pranishmit – nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, ndërsa mysafirëve nga Ulqini, kryetarit të SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, dhe shkrimtarëve Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe

30

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Hajredin Kovaçi, u dëshiroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm, duke u shprehur se ”jemi mbledhur për të mirëpritur dhe vlerësuar lart angazhimin e mysafirëve të nderuar me qëllim të shënimit të 23 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit”. Ndërkaq, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, në fjalën e rastit, duke falënderuar për mundësinë e krijuar për të realizuar takimet, tha se ka qenë një dëshirë e kahmotshme e krijuesve që bëjnë pjesë në këtë shoqatë për të ardhur në Guci e Plavë dhe për të vizituar shkollat aty. “Vizita jonë dhe këto takime, realizohen në kuadër të Karvanit të shkrimtarëve vendas, një projekt që ne e kemi nisur vitin e kaluar me shumë

dëshirë dhe vullnet, në kuadër të të cilit do të vizitojmë shkollat shqipe në Mal të Zi. Kjo nismë ka për qëllim që nxënësit të njihen me shkrimtarët shqiptarë dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorët etj.”, ka thënë ai. Kallaba ka treguar se vitin e kaluar kanë qenë në Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Triepsh të Malësisë, ndërsa këtë vit po e vazhdojnë me takimet letrare në shkollat në Guci dhe Plavë. Ai ka shprehur kënaqësi që sivjet kanë zgjedhur këtë trevë që ka dhënë shumë emra në fushën e letërsisë, duke filluar me bardin e letërsisë shqipe në Kosovë – Esad Mekulin, pastaj Rexhep Qosjen, Id-


KULTURË

ë Guci dhe Plavë

, është një projekt në kuadër të të cilit krijuesit letrarë vizitojnë shkollat shqipe në Mal të Zi. Kjo nismë Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorët etj riz Ulajn, Mimoza Ahmetin, Zuvdija Hoxhiq-Berishën, Rexhep Ferrin e shumë shkrimtarë të tjerë të njohur në rrafshin mbarëkombëtar, si dhe shumë personalitete në fusha të tjera. Para publikut të pranishëm, mësimdhënës dhe nxënës, janë paraqitur shkrimtarët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj, Hajredin Kovaçi dhe dy krijueset - poetet vendase Hasnije Kukaj-Gjonbalaj dhe Havaja Prelvukaj. Me këtë rast, SHAI “Art Club” i dhuroi nga 50 kopje, gjegjësisht 36 tituj, nga botimet e veta dhe anëtarëve të saj, bibliotekave të Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” – Guci dhe Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” – Plavë, si pjesë e

aksionit për pasurimin e fondit të librave të bibliotekave shkollore, të cilat iu dorëzuan mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe në këto shkolla, Besjana Gjonbalaj dhe Fadil Ulaj. Më pas, nxënësit e të dy shkollave në takimet letrare, recituan vargje nga poezitë e krijuesve letrarë dhe poetëve nga treva e Gucisë dhe Plavës: Esad Mekuli, Hasan Gjonbalaj, Idriz Ulaj, Rrustem Ulaj, Mehmet R. Balidemaj, Shaban Hasangjekaj, Havaja Prelvukaj, Hasnije Kukaj -Gjonbalaj, Verë Hakaj, Fortuna Balidemaj etj. Me vëmendje, kureshtje dhe interesim të veçantë u përcollën recitimet e nga ca poezive të poetëve të mirënjohur dhe të afirmuar nga

Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja, Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi, nga vëllimet e tyre të botuara me poezi, prezantimi i të cilëve u përshëndet me duartrokitje. Në orët e pasdrekes të së hënës, poetët mysafirë vizituan Burimet e Ali Pashë Gucisë dhe fshatin Vuthaj, me ç’rast u mahnitën dhe u mallëngjyen e u frymëzuan me bukuritë magjepsëse që këtij fshati piktoresk kodrinoro-malor rrëzë Alpeve Shqiptare ia ka dhuruar nëna natyrë. Në fund theksojmë se poetët e përmendur, ca të pranishmëve – mësimdhënësve dhe prindërve, u dhuruan kopje të vëllimeve të tyre me poezi. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

31


BISEDË

Intervistë me këshilltarin ekonomik në KU të Tuzit, Emin Axhoviq

Mungesa e Planit Hapës stagnon zhvillimin ekon Zhvillimin ekonomik të një vendi e përcaktojnë një sërë faktorësh të cilët i japin shtysë që të shënojë progres në ekonomi. Njëri ndër faktorët kyç që i paraprin zhvillimit ekonomik të një vendi, referuar ekspertëve ekonomikë, është edhe rritja e numrit të ndërmarrjeve të mëdha, por as ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla nuk përjashtohen kur bëhet fjalë një hov në zhvillimin ekonomik. Referuar zhvillimit ekonomik të trevës së Malësisë, pavarësisht se disponon me shumë resurse natyrore me vlerë, ajo mbetet ende larg vendeve me një zhvillim ekonomik të kënaqshëm. Njëri ndër shkaktarët për mos zhvillimin ekonomik të kësaj treve, është mungesa e një plani të mirëfilltë hapësinor urbanistik që i mungon këtij vendi, ashtu siç e pohon edhe këshilltari për zhvillimin ekonomik në KU të Tuzit, Emin Axhoviq, në këtë intervistë për Koha Javore Koha Javore: Sa mendoni se treva e Malësisë është e zhvilluar ekonomikisht dhe sa potencial ka ajo për t’u zhvilluar akoma më tepër? E. Axhoviq: Malësia, sipas mendimit tim, ka një nivel mesatar të zhvillimit ekonomik, krahasuar me komuna të tjera në Mal të Zi. Sa i përket potencialit, mendoj që ne kemi potencial shumë të madh i cili ende nuk është i shfrytëzuar. Për të mundësuar shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të kësaj treve, së pari duhet të hartohen planet. Ne kemi hartuar një plan hapësinor të cilin kuvendi i kryeqytetit e miratoi në vitin 2012 e po ashtu kemi hartuar PHU për Tuzin dhe dy fshatra përreth. Këtë vit kemi filluar hartimin e planeve të detajuara, ndërsa kohëve të fundit po merremi me planin e detajuar që është në përfundim e sipër e që ka të bëjë me fshatin e Rakiqit. Ky i fundit parashikon disa lokacione të cilat do të jenë atraktive dhe ku ekziston mundësia të ndërtohen disa biznese mesatare dhe të vogla, duke shpresuar që do kemi sukses në këtë drejtim. Koha Javore: Në cilat sfera vërehet progres më i dukshëm ekonomik në Malësi? E. Axhoviq: Duke marrë parasysh

32

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017

që bujqësia është dega kryesore ekonomike në Malësi, për fat të mirë në këtë fushë krahasuar me disa vite, vërehet se ka një avancim duke e ngritur nivelin e kultivimit të produkteve, zgjerimin e hektarëve të tokës ashtu dhe menaxhimin e bizneseve të tyre bujqësore . Sa i përket afarizmit, jemi diku tek mesatarja e këtij shteti, por për ta ngritur nivelin dhe për t’u ofruar mundësi afaristëve potencialë si vendas ashtu dhe atyre nga diaspora që të zhvillojnë biznesin këtu, është parakusht që të kemi plane të detajuara dhe lokacione të cilat mund t’iu ofrojmë afaristëve të interesuar. Koha Javore: Në bazë të përvojës tuaj disavjeçare si ekonomist i punësuar në këtë komunë, sa ka qenë kjo administratë e përkushtuar qoftë me investime kapitale qoftë me plane strategjike në mënyrë që të rritet niveli ekonomik i përgjithshëm i kësaj treve? E. Axhoviq: Vitet e fundit jemi më seriozë në aspektin e zhvillimit ekonomik. Për momentin kemi në përfundim e sipër hartimin e shtatë planeve të detajuara. Përveç këtyre, kemi dhe disa projekte shumë të rëndësishme të cilat po hartohen dhe janë në fazën përfundimtare.

Së pari kemi hartimin e projektit të bulevardit Podgoricë-Tuz, presim që dokumentacioni i projektit do të përfundohet brenda këtij viti dhe do të krijohen parakushtet që në vitin e ardhshëm të fillojmë ndërtimin e këtij bulevardi. Veç këtij projekti, kemi në plan që të hartojmë dhe dy projekte për rrugën Tuz- Vllanë-Mataguzh, një aks i rëndësishëm që lidh trevën tonë me qendrën e Tuzit dhe disa fshatra dhe rruga që na lidh me magjistralen që çon drejt Tivarit dhe vendeve të tjera bregdetare. Koha Javore: Cilët janë faktorët kyç që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Malësisë? E. Axhoviq: Përveç vullnetit të cilin besoj se e kemi për një përparim në këtë aspekt, me rëndësi është që të definohet edhe statusi i kësaj komune. Kemi më shumë se njëzet vite që flitet për këtë status por deri më tani nuk ka pasur rezultat në këtë drejtim, mirëpo me definimin e disa ligjeve që janë miratuar, shpresojmë që kësaj çështjeje t’i vihet pikë njëherë e mirë. Me zgjidhjen e statusit dhe me hartimin e këtyre planeve të detajuara, krijohen kushtet optimale për një zhvillim më intensiv me rregullimin e infrastrukturës, që është dhe fokusi i kësaj administrate që me një infrastrukturë të mirë të


BISEDË

sinor Urbanistik, nomik të Malësisë

krijojmë mundësi për zhvillimin e biznesit. Koha Javore: Ndër problemet më me peshë, përveç mungesës së PHU-së mund të konsiderohet dhe mungesa e truallit. Sa ka Malësia truall të saj i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin e afarizmit? E. Axhoviq: Për fat të keq, KU e Tuzit nuk ka shumë truall të saj i cili do të mundësonte ndërtimin e projekteve kapitale. Për këtë vit kemi planifikuar të zgjidhim disa çështje pronësore për të cilat mënyra dhe forma e kompensimit do të përcaktohet në bazë të inicimit të procedurës së eksproprijimit në përputhje me ligjin mbi eksproprijimin. Në radhë të parë rreth-rrotullimin në

qendër të Tuzit pranë Kishës Katolike. Projekti kryesor për këtë është përfunduar dhe në fazën finale është edhe revizioni, kështu që besoj se brenda këtij viti do të kemi kontratën për realizimin e këtij rreth- rrotullimi. Një projekt tjetër është edhe rruga për këmbësorë përgjatë lumit Urrelë, nga mulliri në qendër të Tuzit deri te Mali i Shipshanikut të ndërtohet një shëtitore e cila do të lidhte Tuzin me këtë pjesë. Projekti tjetër ka të bëjë me eksproprijimin e një trualli pranë stadiumit të Deçiqit në të cilin është planifikuar të ndërtohet palestra sportive e cila do kapë një vlerë 170 mijë euro. Koha Javore: Krahasur me disa vite të shkuara, sa është evidente papunësia e të rinjve të

këtë trevë? Ka rënie apo rritje të papunësisë? E. Axhoviq: Unë mendoj që ka rritje të papunësisë në këtë trevë. Meqenëse për fat të keq nuk jemi ende komunë, nuk kemi të dhëna të sakta për nivelin e papunësisë në këtë trevë. Disa herë nga enti i statistikave kemi kërkuar këto të dhëna, mirëpo nuk kanë pasur mundësi që të nxjerrin të dhëna vetëm për trevën tonë. Por, me siguri shifrat janë shumë të mëdha, por sidoqoftë ne do të bëjmë përpjekjet tona në krijimin e kushteve të zhvillimit të kësaj treve e cila do të zbuste papunësinë e të rinjve që shifrat e papunësisë të jenë të rënie e jo në ngritje siç janë aktualisht. Intervistoi: t.u. E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

33


34

Javore KOHA

E ENJTE, 27 PRILL 2017


SPORT

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi 24 medalje në turneun e tretë ndërkombëtar “Podgorica Open 2017”

Vendi i dytë në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” u paraqit me 28 garues dhe një refer, duke arritur të fitojë gjithsej 24 medalje, prej të cilave nëntë medalje të arta, tetë medalje të argjendta dhe shtatë medalje të bronzta, si dhe dy kupa Podgoricë – Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në turneun e tretë ndërkombëtar “Podgorica Open 2017”, i cili u mbajt të shtunën në Podgoricë. Në këtë turne kanë marrë pjesë klube dhe garues nga disa vende të rajonit, si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosna e Hercegovina. KT “Ulqini” u paraqit me 28 garues

dhe një refer, duke arritur të fitojë gjithsej 24 medalje, prej të cilave nëntë medalje të arta, tetë medalje të argjendta dhe shtatë medalje të bronzta, si dhe dy kupa. “Ulqini” zuri vendin e dytë edhe në renditjen e përgjithshme në kategorinë për fëmijë. Me medalje të arta u kurorëzuan Enes Dushku, Bledar Kasmi, Abdullah Dervishi, Arta Ismailaga, Mervana Muçaj, Merisa Malokraja, Muhammed

Ukoshata, Sumeja Bisha dhe Edina Kraja, me medalje të argjendta Amar Bakalli, Jahja Dervishi, Amella Nuti, Sara Kraja, Amell Nuti, Amra Dushku, Esad Kraja dhe Fiona Kraja, kurse me medalje të bronzta Harun Dervishi, Enis Kurti, Dorian Vukaj, Egzon Lika, Dion Mustafa, Meris Kollari dhe Ardiana Karmanaga. Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë për mbështetjen Fabrikën e Mobil(Kohapress) jeve “Kurti”.

E ENJTE, 27 PRILL 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit Intelektuali i e harruar sotëm politik Podgoricë e enjte, 27 prill 2017 Viti XVl Numër 762 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

SHQIPTARËT

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

guar e ulqina këve Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

rs triumfon në

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk mjerimit Komedia e

2016 Viti XV Numër 744

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

KULTURË PORTRET

2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

kulturore shqipt are 2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

Javore KOHA

MOZAIK

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

2017 Viti XVl Numër 754

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

KULTURË TEKNOLOGJI

ARSIM

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 27 prill 2017 Viti XVl Numër 762 Çmimi 0,50 SPORT

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË TEKNOLOGJI

SPORT KULTURË

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

sotëm politik KULTURË SHKENCË SOCIALE PANORAMË Intelektuali i PANORAMË TEKNOLOGJI INTERVISTË TEKNOLOGJI VËSHTIME & OPINIONE

6965-0081 NSSI

6965-0081 NSSI

HISTORI

PANORAMË

0,50

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

SOCIALE

PORTRET

744 Çmimi

JavoreHA KO JavoreHA KO

Romë më 1467 “Zoja e Shkodrës” në Si u zhvendos afresku

749 Çmim i 0,50

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

Viti XV Numër

0,50

15 Viti XVl Numër

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

E 1001 HALLEVE

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

europiane! por Franca mbetet Me zor e mundim…

26 janar 2017

Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

748 Çmim i 0,50

Podgo ricë e enjte,

Numër 744

e munguar e dëshirë e Teatri - një

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Viti XVl Numër

2016 Viti XV

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

ISSN 1800-5696

Si u zhvendos afresku “Zoja e Shkodrës” në Romë më 1467

Me zor e mundim… por Franca mbetet europiane!

enjte, 15 dhjetor

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

amoralrëëve pushtettandaj Sfida 19 janar 2017

Çmimi 0,50

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ISSN 1800-5696

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

Podgo ricë e enjte,

Numër 743

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Koha 762 by fgjokaj - Issuu