Skip to main content

Koha 758

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 mars 2017 Viti XVl Numër 758 Çmimi 0,50

Pasuri e veçantë e shqiptarëve ISSN 1800-5696

Politika amerikane karshi Kosovës

Të japim kontribut maksimal për mbrojtje të tokës


PËRMBAJTJE

4

Vlerat e Evropës janë mbrojtja e saj më e mirë

Tuzi komunë e pavarur në shtator 2018?!

Varrezat e Malësisë pa përkujdesje institucionale 14

Mal i Zi: Dëshmi për përfshirjen 12 ruse në ngjarjet e tetorit 2016

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

8


PËRMBAJTJE

16

28

Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane 22

Vepër madhore e trashëgimisë kulturore kombëtare

MMR, tema e prindërve të rinj

Rezultat i frymëzimit në kërkim të diturisë

30

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 30 mars 2017 Viti XVl Numër 758 Çmimi 0,50

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Pasuri e veçantë e shqiptarëve

Politika amerikane karshi Kosovës

Të japim kontribut maksimal për mbrojtje të tokës

6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

karshi Kosovës Politika amerikane

mbrojtje të tokës maksimal për Të japim kontribut

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

shqiptarëve

veçantë e avoreHA Pasuri e KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Malit të Zi miratoi Propozim ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi

Tuzi komunë e pavarur në shtator 2018?! Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar në mbledhjen e saj të enjten Propozim ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilin parashikohet që Tuzi të fitojë statusin e komunës së pavarur. Në deklaratën për shtyp nga mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se në diskutim është theksuar se në këtë mënyrë forcohet e drejta e qeverisjes lokale të qytetarëve nga treva e Tuzit dhe ndërtohet shoqëria mbi bazën e parimeve të decentralizimit, si një prej parimeve themelore të Kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale. Në bazë të Propozim ligjit, ai pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2018. Me qëllim të harmonizimit me këtë ligj, Qeveria ka miratuar edhe Propozim ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kryeqytetin. Miratimi i Propozim ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi nga Qeveria e Malit të Zi është përshëndetur nga partitë shqiptare të koalicionit “Shqiptarët e vendosur”,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Në faqen e tij në facebook, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka thënë se në këtë mënyrë po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi, duke realizuar gjithashtu një premtim të kahmotshëm të Forcës së Re Demokratike. “Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë. Falë votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi”, është shprehur ai. Nga ana tjetër, Nikollë Camaj, kryetar i Degës së LD në MZ në Malësi dhe ish kryetar i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, është shprehur skeptik në lidhje me vendimin e ri të qeverisë së Malit të Zi. Në një reagim të tij, Camaj e ka cilësuar këtë si një mashtrim të ri dhe shantazhim të qytetarëve të Malësisë. “Se është fjala për një mashtrim të ri dhe shantazhim, flet edhe fakti se

banorët e Malësisë, për këtë ‘fitore’, do të duhet t’i shërbejnë ‘prijësit’ dhe ta përkrahin në zgjedhjet e ardhshme të Kryeqytetit, në zgjedhjet presidenciale, e sipas të gjitha gjasave edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë ai, duke e quajtur këtë jokorrekte dhe me qëllim për t’i përulur edhe një herë qytetarët e Malësisë. Propozim ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi pritet që së shpejti të hyjë në procedurë për miratim në Kuvendin e Malit të Zi. Komuna e plotë e Tuzit (Malësisë) është një ndër kërkesat themelore të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, duke filluar që nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe partitë tjera që janë themeluar më vonë. Megjithëse pushteti ka premtuar disa herë komunën e pavarur për qytetarët e Malësisë, deri tani kjo nuk është bërë realitet, pasi që Tuzi vazhdon të jetë komunë urbane në kuadër të kryeqytetit Podgoricë. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, u prit nga homologia e tij e Shqipërisë, Mimi Kodheli

NATO dhe BE, e ardhmja e përbashkët e vendeve të Ballkanit Tiranë – Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka pritur homologun e tij të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, në vizitën e tij të parë si ministër i Mbrojtjes në Tiranë, me të cilin kanë biseduar për proceset e integrimeve euro-atlantike dhe gjendjen e sigurisë në rajon. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë thuhet se ministrja Kodheli e cilësoi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për t’i rikonfirmuar Malit të Zi se shumë shpejt do të rreshtohet zyrtarisht si anëtar me të drejta të plota në NATO. “Kujtoj se, Shqipëria ishte ndër vendet e para, që ratifikoi në Kuvend instrumentet e aderimit të Republikës së Malit të Zi në Traktatin e Uashingtonit”, është shprehur ajo. Kodheli ka thënë se e ardhmja e përbashkët e vendeve të Ballkanit është

NATO dhe Bashkimi Evropian. “Pa dyshim, është mënyra e vetme për të përballuar sfidat tona të përbashkëta, sfida këto gjithmonë në rritje, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria dënon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të pavarura, çdo influencë në vendimmarrjen e popujve sovranë, çdo synim për një destabilizim të Ballkanit dhe largimin e rajonit tonë nga rruga e vetme, rruga e vlerave, rruga evropiane”, ka thënë ajo. Ministrja Kodheli përshëndeti shqiptarët e Malit të Zi, të cilët i konsideroi si një urë të përjetshme lidhëse mes të dy vendeve. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, falënderoi ministren Kodheli për ftesën dhe gjithashtu për punën e bërë dhe mbështetjen për anëtarësimin e Malit

të Zi në NATO. Ai ka theksuar se në takimin e përbashkët kanë konstatuar faktin, interesin e përbashkët që kanë të dy shtetet për qetësinë dhe paqen në rajon. “Do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë ruajtjen e paqes dhe të qetësisë në rajonin tonë edhe pse ka tendenca për prishjen e qetësisë dhe të destabilizimit në rajon. Gjithashtu ne do të vazhdojmë rrugën tonë, rrugën që kemi zgjedhur si para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve 2016”, ka deklaruar Boshkoviq. Takimi u zhvillua në një kohë kur shumica e vendeve të Ballkanit po kalojnë një periudhë jo të qetë në aspektin e sigurisë dhe kur Mali i Zi pritet të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike NATO. (Kohapress)

E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Politika amerikan Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nënkryetar i i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel mbajti të mërkurën një f Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Fillimisht, miku i njohur i shqiptarëve numëroi ato që ai tha se janë suksese dhe arritje të viteve të fundit të shtetit më të ri në Evropë, duke përfshirë ndër të tjera medaljen e parë të artë olimpike të Kosovës, mbajtjen e konferencave me rëndësi ndërkombëtare mbi bashkëpunimin dhe tolerancën në fushën fetare atje, anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në institucione të tjera botërore, si dhe njohjen diplomatike deri tashti të pavarësisë së Kosovës nga më shumë se 110 shtete të botës. Ai theksoi në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, se këto janë vetëm disa prej arritjeve të deritanishme të shtetit të ri të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat shtete që kanë njohur më së pari pavarësinë e Kosovës dhe sot jemi mbështetësi më i fortë i saj dhe me të drejtë”, nënvijoi kongresmeni Engel. Së pari, Kosovën e njohu si shtet të pavarur Presidenti Xhorxh Bush dhe marrëdhëniet vazhduan të forcoheshin gjatë administratës së Presidentit Barack Obama. Si përfundim, Republika e Kosovës, theksoi ai, krenarisht e konsideron veten si mbështetësja më e fortë e Shteteve të Bashkuara në Evropë. Mirëpo, Zoti Eliot Engel nënvijoi se kjo nuk do të thotë se Kosova është një vend i përsosur në çdo pikëpamje. “As ne nuk jemi një vend i përsosur”, u shpreh ligjvënësi amerikan, por “Korrupsioni në Kosovë duhet të luftohet dhe reforma në drejtësi po zhvillohet me një ritëm tepër të ngadalshëm,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

ndërkohë që përqindja zyrtare e papunësisë sillet diku rreth 30 për qind. Si rrjedhim, është e qartë se në Kosovë mbetet shumë për t’u bërë”, deklaroi njëri prej mbështetësve më të mëdhenj të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, në Kongresin amerikan. Por, në fjalimin e tij mjaft të gjatë, Zoti Engel iu kthye përsëri optimizmit të tij mbi të ardhmen e Kosovës, duke thënë se nga vizitat e shumta që i ka bërë atij vendi gjatë viteve, ai ka parë secilën herë përparimin e bërë atje, duke thënë se “Jam i bindur për të ardhmen e shkëlqyer të Kosovës.” Ai u shpreh se siç e ka thënë shpeshherë, se kurdo që udhëtojë nëpër botë si shtetas amerikan, askund nuk më presin me më shumë dashuri e miqësi se ç ‘është rasti kur vizitoj Kosovën. “Njerëzit në Kosovë”, shtoi ai, “me të vërtetë i duan amerikanët dhe çdo gjë amerikane”. Ai iu drejtua Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara duke thënë se në këtë moment, “Mënyra më e mirë për të ndihmuar Republikën e Kosovës është me mbështetje të fortë, ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara gjatë viteve”. Por, ai tha se ekzistojnë pengesa të mëdha ndaj zhvillimit normal të Kosovës, shumica e të cilave vijnë nga jashtë kufijve të Kosovës. Ai tha se Kosova, ashtu si të gjitha vendet e rajonit dëshiron, të bëhet pjesë e një Evrope të sigurt e të integruar, me anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Si shembull i këtyre pengesave nga jashtë, ligjvënësi amerikan përmendi

mos njohjen e shtetit të Kosovës nga “pesë vende evropiane dhe bllokimin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve Bashkuara nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia”, u shpreh ai. “Në fakt, Serbia po përpiqet të bllokojë Kosovën në çdo rast dhe kohët e fundit ka shtuar tensionet në rajon,” u kujtoi ai kolegëve të tij. Si masa tensioni të mbështetura nga Serbia, ligjvënësi amerikan Eliot Engel përmendi trenin propagandistik të mbishkruar në 21 gjuhë të huaja me fjalët, “Kosova është Serbi”, me qëllim për të shkaktuar trazira në radhët e popullsisë së vogël serbe në Kosovë -- dhe ndërtimin e murit famëkeq në Mitrovicë. Për më tepër, “Serbia,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ne karshi Kosovës Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës jalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Republikës së Kosovës

vazhdon t’u mohojë drejtësinë familjeve shqiptare të qindra viktimave si rezultat i fushatës serbe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve, përfshirë rastin e tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë”, theksoi Z. Engel. Ai përmendi gjithashtu edhe urdhër- arrestin e Interpolit serb për Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze, por i cili është gjetur dy herë i pafajshëm nga tribunali ndërkombëtar, theksoi Engel. Franca, tha ai, “duhet ta lejojë Ramush Haradinajn të kthehet në Atdhe. Mjaft është mjaft”, deklaroi kongresmeni amerikan para Kongresit. Në vijim, ai shprehu dyshimin e të ashtuquajturit sukses të bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës, të ndërmjetë-

suara nga Bashkimi Evropian, duke thënë se “Serbia po pengon integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe se kësaj duhet t’i thuhet stop njëherë e mirë!” Në fjalimin e tij, Zoti Engel iu drejtua kolegëve ligjvënës në Kongres duke thënë se, “Ju mund të habiteni kur të mësoni se pas 9 vjetësh si shtet i lirë e i pavarur, Kosova ende nuk ka një ushtri të vetën. Pra, një shtet i pavarur e sovran, pa ushtri! Kosova”, tha ai, “ka një Forcë Sigurie, por asgjë në krahasim me forcat e mëdha të armatosura serbe dhe të furnizuara mirë nga Rusia”, në kufirin e saj. Ai theksoi se është absurd fakti që Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin, tani për tani, themelimin e një ushtrie të shtetit të Kosovës. Është një qëndrim që duhet të ndryshojë sa më parë nga ana e Uashingtonit, pasi armët dhe furnizimet ruse vazhdojnë të dërgohen pa pengesë në Serbi, me miratimin e Vladimir Putinit. Megjithatë, Eliot Engel theksoi se marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën janë të forta dhe e ardhmja e tyre është e shkëlqyeshme. Duhet të qëndrojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, ka thënë ai. “Si shtet i ri”, Kosova nënvizoi ai, “ka nevojë për ndihmë. Ne e dimë më mirë se çdo kush se sa e vështirë është të ndërtohet demokracia, nganjëherë haset në pengesa e herë të tjera është e nevojshme ndihma”, u shpreh ai para Kongresit. Z. Engel nënvizoi se mbështetja amerikane për Kosovën tani është më e rëndësishme se kurrë më parë. Kjo është arsyeja, theksoi miku i shqiptarëve në Kongresin amerikan, që Shtetet e Bashkuara të punojnë për thellimin e marrëdhënieve tona, të shtojmë mirëkuptimin dhe të vazhdojmë të mbështesim stabilitetin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

anembanë gadishullit ballkanik. “Kjo është mënyra e vetme për të garantuar një Kosovë më të begatshme, më demokratike dhe multi-etnike dhe kjo është mënyra që Shtetet e Bashkuara të krijojnë gjithashtu edhe një rajon të lirë dhe në paqe në Ballkan, si pjesë e një Evrope të bashkuar. Në fund të fjalimit, Elot Engel u bëri thirrje Shteteve të Bashkuar që të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës si shtet i lirë e i pavarur. Për shumë vite, shtoi ai, popullit të Kosovës u ishin mbushur veshët me gënjeshtra e propagandë kundër Shteteve të Bashkuara gjatë sundimit të regjimeve komuniste shekullin e kaluar, por ata nuk i kanë besuar kurrë ato rrena, tha Z. Engel. “Populli i Kosovës, pohoi ai, është mirënjohës për të gjitha ato që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për atë vend në të kaluarën. Është një popull të cilin e dua për mik, për miq të tillë kemi nevojë”, u shpreh Engel. Zoti Engel e përfundoi fjalimin e tij të mërkurën, në sallën e madhe të Dhomës së Përfaqësuesve, me një mesazh për popullin dhe qeverinë e Kosovës, duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë jush dhe do të jenë gjithmonë me ju”. Ndërsa iu drejtua qeverisë së Serbisë me këto fjalë: “Ne përkrahim aspiratat e popullit serb për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por Serbia duhet të ndalojë menjëherë masat që ka ndërmarrë për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës dhe të ndërpresë njëherë e mirë masat luftënxitëse kundër Republikës së Kosovës.” Të dy shtetet, tha në fund të fjalimit të tij Z. Engel, “duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe eventualisht në NATO, pa u penguar nga njëri tjetri.” E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Vlerat e Evrop mbrojtja e sa Donald Tusk

Viti 2016, do të hyjë në historinë e Evropës si koha e përpjekjes për të ruajtur unitetin politik, sistemor dhe social të Bashkimit Evropian, si një bashkësi vendesh, njerëzish dhe vlerash. Ajo qe një kohë e pasigurisë dhe e dështimeve tejet të dukshme. Por ishte gjithashtu një vit i shënuar nga arritjet reale. Mbi të gjitha, vota e Mbretërisë së Bashkuar në muajin qershor për të dalë nga BE, mbetet e fiksuar si një zhgënjim i hidhur. E megjithatë pati edhe një konsensus të ri pan-evropian për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, së bashku me përfundimin e Marrëveshjes Ekonomike dhe Tregtisë Gjithëpërfshirës (CETA) me Kanadanë, që meriton një lloj optimizmi të përmbajtur. Shumica e problemeve me të cilat është përballur BE-ja për një farë kohe, nuk janë zgjidhur plotësisht. Kriza e emigracionit, tensionet me Rusinë lidhur me Ukrainën dhe kërcënimet e tjera të sigurisë së jashtme dhe të brendshme, vazhdojnë të testojnë unitetin dhe efikasitetin tonë – dhe kjo do të vazhdojë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

edhe gjatë 2017-ës. Ajo që ne dimë nga viti 2016, është se ndryshimi i madh shtrihet përpara – shqetësues, ende i paidentifikuar, por një ndryshim megjithatë qartazi i dukshëm. Në fakt, lloji i ndryshimit që është duke ndodhur dhe do të ndodhë në të ardhmen, është duke shtangur parashikuesit politikë. Ka kaluar shumë kohë qëkur realiteti është tallur mizorisht me ekspertët, dhe parashikuesit e zgjedhjeve, madje edhe në kontekstin afatshkurtër të zgjedhjeve të ardhshme apo referendumeve. Politika është bërë po aq e paparashikueshme sa edhe moti në Bruksel. Dhe, ashtu si me parashikimet e motit, nëse ndonjë nga parashikimet dëshmohet e saktë, janë pikërisht ato pesimiste. Ndryshimet tektonike politike (e çfarë tjetër mund të quhet shkëputja e papritur e një ishulli të madh larg nga kontinenti?) që po ndodhin tani, nuk janë thjesht pasgoditjet e krizës financiare të vitit 2008. Burimi dhe thelbi i tyre është më i thellë se zemërimi i të rinjve të papunë apo pakënaqësisë me stanja-

cionin ekonomik në mesin e klasave të mesme evropiane dhe amerikane, ndonëse asnjë person i arsyeshëm nuk do t’i minimizonte këto ndjenja. Por ne të gjithë mendojmë se këto dridhje mund të sinjalizojnë një ndryshim më të thellë: fundin e një epoke, e cila në Evropë do të mund të quhet Epoka e Stabilitetit të Madh. Kjo është një epokë që ka zgjatur 70 vjet, e mbështetur mbi 3 shtylla. E para është një rend ndërkombëtar, që përcaktohet nga aftësia e Perëndimit për t’ia imponuar botës pasjen e respektit për rregullat dhe marrëveshjet, dhe që e ka mbrojtur Evropën kundër konflikteve globale. E dyta është demokracia liberale. Dhe e treta është prosperiteti relativ i shoqërive evropiane. Parashikimi i përhapur i ndryshimit nuk duhet të na frikësojë, apo akoma më pak të na paralizojë. Sikurse e dinë shumë mire historianët, është stabiliteti, dhe jo kriza, ai që është kalimtar dhe jetëshkurtër. Dhe, ashtu siç është përtej fuqisë sonë për të parandaluar krizat (të cilat nga natyra janë të pashmangshme), nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pës janë aj më e mirë është në interesin tonë të kapemi pas status quosë, teksa stabiliteti herët a vonë hyn në një fazë të stanjacionit, kur shpresa e ndryshimit bëhet universale. Kjo jo domosdoshmërisht çon drejt katastrofës. Por edhe mund të çojë. Çdo gjë varet nga aftësitë tona kolektive për të lundruar në detet e stuhishëm. Parakushti i parë është ruajtja e unitetit themelor të BE-së. Unë do ta përsëris këtë si një mantra: një BE e përçarë nga brenda, do të jetë e paaftë për t’u rritur përballë cilësdo nga sfidat me të cilat përballet, dhe po ashtu edhe shtetet anëtare të saj, duke përfshirë edhe ato më të mëdha. Themelet e solidaritetit evropian mbeten të brishta, dhe provat e vërteta shtrihen para. Pa solidaritet, Evropa s’do të ketë ndikim mbi drejtimin e ndryshimeve të ardhshme, duke u bërë viktima në vend se bashkautore e tyre. Për të shmangur këtë skenar të zymtë, ne duhet të kërkojmë edhe një herë atë që na mban lidhur, çfarë kemi të përbashkët, atë që jemi të gatshëm ta

mbrojmë me vendosmëri të plotë, të barabartë me atë të treguar nga kundërshtarët tanë. Ne duhet të përcaktojmë sërish territorin tonë, jo gjeografikisht, por në një kuptim civilizues, kulturor dhe ndoshta edhe simbolik. Ajo që jemi duke parë sot është se njerëzit, kombet dhe shtetet janë duke zbuluar fuqinë e mitit dhe thjeshtëzimit. Kjo mund të parashikojë një politikë më brutale – më pranë natyrës sesa kulturës. Gjëja më e rëndësishme do të jetë bërja e një dallimi të saktë, midis asaj që është e cekët dhe e parëndësishme në traditën evropiane dhe asaj që është e qëndrueshme, e vlefshme dhe unike – atë që historiani Jakob Burkhard e quan liria e shpirtit. Pikërisht te kultura dhe liria, ne do të rizbulojmë thelbin e Evropës. Në politikë, kjo do të thotë se ne duhet të jemi të përgatitur për ndryshimin, me kushtin që kjo të mos kufizojë lirinë si një vlerë thelbësore. Para se të riparojmë strukturën e BE-së, para se të fillojmë zgjidhjen e dilemave themelore në lidhje me sh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kallën e integrimit, ne të gjithë duhet të biem dakord se duam të bartim idealin e Evropës si një kontinent i lirisë nga e kaluara drejt së ardhmes. Bota e sotme është plot me barbarë, për të cilët liria dhe kultura, siç i kuptojmë ne, janë shndërruar në objektiva për t’u sulmuar. Evropianët do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat e tyre aktuale, vetëm atëherë kur të bien dakord që nuk do të bëjnë asnjë kompromis në këtë përballje. Simptomat e barbarizmit janë rreth nesh, midis nesh dhe brenda nesh. Nëse përkulemi ndaj presionit të jashtëm dhe dobësive të brendshme, ndryshimet e ardhshme mund të zhbëjnë arritjen më të rëndësishme politike të Evropës: që së bashku – dhe vetëm së bashku – sundimi i shumicës, sundimi i ligjit dhe qeveria e kufizuar, mund të garantojnë lirinë e njeriut dhe të drejtat civile. Kjo është arsyeja pse duhet që me guxim, dhe në mënyrë të vazhdueshme, të sfidojmë ata që qëndrojnë kundër lirive tona, qoftë nga brenda apo jashtë Evropës.

E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Pluralizmi fetar

Pasuri e veçantë e

shqiptarëve Qani Osmani

Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë . Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që ne si komb e kemi. Pranimi dhe bashkekzistenca e tre besimeve të popullit shqiptar, ka bërë që toleranca ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu si mjet dhe faktor që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithëse shqiptarët kurrë nuk e kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar. Shqiptarët si popull, pavarësishtë besimit fetar, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit. Anakronike dhe naive është mendë-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

sia që kërkon të gjejë rrënjët e “fesë më të vjetër” të shqiptarëve. Kjo ka shpjegimin e vet historik, ashtu siç ka shpjegimin historik pse feja islame u përqafua nga shumica e popullit shqiptar. Faktet gjenden dhe ndodhen në rrjedhën dhe logjikën e tyre historike. Janë faktorët historikë, shoqërorë e psikologjikë ata që kushtëzuan përqafimin e fesë islame nga shumica e popullit shqiptar në të gjitha trevat e veta. Është absurde dhe naive të flitet për konvertim të detyruar, sepse feja nuk zë dhe nuk lëshon rrënjë, në qoftë se nuk prek botën shpirtërore të njeriut. Akoma më naive tingëllon teza e “konvertimit të detyruar”- sot, kur një mysliman shqiptar ka disa breza që e trashëgon besimin e tij. Për një frymë tolerante, krahas feve dhe përfaqësuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqëror tradicional dhe ai i vlerave. Faik Konica do të përforconte: “Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare.” Po të marrin dhe të rendisim shembuj në lidhje me tolerancën fetare ndër shqiptarët gjatë shekujve, nuk do të mundemi t’i përmbledhim në një shkrim kaq të shkurtër. Një eveniment i rëndësishëm në historinë e bashkëjetesës së shqiptarëve është edhe Lidhja e Prizrenit. Kështu në gjysmën e dytë të

muajit maj të vitit 1878, u mblodhën në Prizren rreth 300 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në shumicën e tyre myslimanë. Mbledhja e parë u mbajt më 23 maj në Xhaminë e Bajrakut (bajrakli). Pra në këtë xhami kishte edhe përfaqësues të besimit të krishterë. Kurse më 10 qershor të vitit 1878 mbledhja u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës (sot muzeu, apo siç njihet si shtepia e Lidhjes së Prizrenit) Një nga personalitetet shqiptare të besimit mysliman ka qenë edhe Hoxhë Rexhep Voka nga Tetova i cili ka thënë: “Shqiptarët duhet të ngrihen mbi ndasitë fetare dhe të jenë të bashkuar. Të mos themi ky është mysliman dhe ai është i krishterë, jo toskë, jo gegë, sepse të gjithë jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë”. Ndërsa, kryemyftiu i Shqipërisë, Vehbi Dibra, në Kongresin Musliman Shqiptar të mbajtur më 1923, duke u treguar delegatëve për gjendjen fetare dhe duke u treguar se vëllazërimin e bashkimin kombëtar duhet mbajtur mbi gjithçka, kishte thënë: “Myslimanë, Katolikë dhe Ortodoksë, në pikëpamje të kombësisë kemi një lidhje të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vëllazni të plotë Çështja e fesë është një çështje e posaçme e secili është i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet”. Kurse, Sami Frashëri kishte deklaru-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të gadishullit Ballkanik por edhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme, si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërfetare. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjëra dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe më pas ta sundonin ar: “Mos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë....në mes shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë; janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë”. Pra, krahas tjerash, duhet theksuar faktin se, të qenët e shqiptarëve me shumicë të besimit mysliman, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë e kombit shqiptar. E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. Dhe e dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, te shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bërë nga myslimanët si shumicë. Pra, harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlerë thuajse unikale kombëtare e fetare, u krijua në shekuj, paralelisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan. Kemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tre besimeve që nuk mund t’i gjesh askund tjetër në Evropë. Shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme. Kur më 28 Dhjetor të vitit 1913 u ngrit

në Shkodër flamuri kombëtar, mysliman e katolikë, këmbanoren e kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes një konopi me minaren e xhamisë së Fushë Çelës, në të cilën valvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: “.....myslimanë e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dijnë me u vëllaznue në idealin kombëtar. Ky vëllaznim, u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë së Çelës me kumbanaren e kishës së Gjuhadolit....” Pastaj ta marim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, Bajram Curri i thotë konsullit austriak: “Ne shqiptarët të besimit mysliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njërën prej tyre ta bëjmë kishë”. Një rast tjetër të ngjajshëm kemi kur disa shqiptarë të besimit katolik deshën të djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh Gjergj Fishta dhe me t’u errësuar , shkon tek xhamia. Kur ata shkuan për ta djegur, Fishta u flet në emër, dhe ato të çuditur i thonë: “Si more ti At ti edhe prift edhe hoxhë?” Fishta ju përgjigjet thjesht: “Jo unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, më tha mua me e rujt xhaminë se edhe kjo është shtëpia e Zotit për shqiptarët!...”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Si përfundim mund të themi se çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngusht me sigurinë tonë kombëtare.Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare e fetare të shqiptarëve është një obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë. Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyrshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lavdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne , brezi ynë, ta ruajmë një status quo të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotëruar ndaj njëri tjetrit. Pluralizmi fetar shqiptar ka shërbyer si element bashkues midis njerëzve, familjeve dhe grupeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare. Komunitetet fetare mbetën besnike e frymëzimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktiv në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rinjve, forcimit të rolit të familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar. Toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në të gjitha trojet shqiptare në mënyrën më të mirë dhe të jemi shembull edhe në të ardhmen për mbarë botën, ashtu sikurse në të kaluarën tonë. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Mal të Zi, dëshmoi njëri nga organizatorët kryesorë të kësaj ngjarjeje, serbi Aleksandar Singjeliq. Aleksandar Singjeliq, i cili mban statusin e dëshmitarit të mbrojtur pasi nënshkroi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, paraqiti dëshmi të shumta që implikojnë Rusinë në ndërhyrjen e ngjarjeve të 16 tetorit të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi

Ali Salaj

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për përgatitjen e sulmeve terroriste në Malin e Zi, po dalin në pah shumë fakte që argumentojnë se këto ngjarje i kanë organizuar disa qarqe të caktuara ruse dhe një pjesë e opozitës proserbe në Malin e Zi. Dëshmitari i mbrojtur, i cili nënshkroi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, Aleksandar Singjeliq dëshmoi plot 11 orë para gjykatës së speciale mbi përgatitjen e grusht shtetit në Mal të Zi për rolin e Rusisë dhe të partisë opozitare

12

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

Mal i Zi: Dësh ruse në ngjar malazeze “Fronti Demokratik”. Aleksandar Singjeliq, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, bëri të ditur se ai u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Eduard Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grusht shteti në Mal të Zi. “Me Shishmakovin u njohëm që nga viti 2014 në një kamp lufte në Rusi dhe kemi pasur disa takime në Serbi ku përgatitëm detajet e aksionit, i cili do të shpinte deri te gjakderdhja në rrugët e Podgoricës”, tha Singjeliq. Singjeliq ka pranuar se “sipas urdhrit të Shishmakovit ka rekrutu-

ar personat, të cilët është dashur të mblidhen para Kuvendit, të shkaktojnë trazira dhe dhunshëm të hyjnë në këtë institucion, të shtien mbi popull e më pas të likuidojnë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq”. Në aksion, sipas dëshmitarit të mbrojtur ka qenë i përfshirë edhe ish shefi i xhandarmerisë serbe Bratislav Dikiç, i cili ishte i ngarkuar të kontrollojë protestuesit para Parlamentit të Malit të Zi. Singjeliq tha se pas dështimit të grusht shtetit ishte frikësuar për jetën e tij, pasi, siç u shpreh ai,“dy herë rusët tentuan të më vrasin në Beograd për çka u detyrova të dorëzohem në Mal të Zi”. Singjel-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

hmi për përfshirjen rjet e tetorit 2016 iq po mbahet nën masat e rrepta të sigurimi dhe vendndodhja e tij është tejet sekrete. Ndërkohë, shërbimet e sigurimit ndërkombëtar bënë të ditur se oficeri rus Eduard Shishmakov, i cili ishte organizatori kryesor i ngjarjeve në Mal të Zi, merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Mjetet malazeze të informacionit, duke iu referuar këtyre shërbimeve theksojnë se Shishmakov është pjesëtar i sigurimit shtetëror rus dhe se ishte njeriu i besueshëm i Vladimir Putinit. Kohëve të fundit Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallë herë kishte kërcënuar ish repub-

likën jugosllave në mënyrë të hapur nëpërmjet zyrtarëve rusë që të mos bashkohet me NATO. Kësaj fushate iu bashkuan edhe përfaqësuesit e opozitës proserbe në Mal të Zi “Fronti Demokratik”, ku dy deputetëve të saj iu hoq imuniteti me kërkesën e Prokurorisë së posaçme, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në komplotin e grusht shtetit në Mal të Zi. Ndërkaq, partitë opozitare kanë theksuar se grusht shteti i dyshuar është fabrikuar dhe kanë akuzuar partinë në pushtet se po shfrytëzon shërbimet e sigurimit për ta ruajtur pushtetin në Mal të Zi. Në këtë kuadër analistët vlerësojnë se integrimi sa më i shpejtë i Malit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të Zi në strukturat euroatlantike do të ndikonte në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Malit të Zi dhe rajonit. Mali i Zi ka qenë i përfshirë në ngjarjet konspirative në prag të zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit të vitit të kaluar, ku policia malazeze arrestoi 20 shtetas serbë të akuzuar për përgatitje të sulmeve të armatosura ndaj institucioneve shtetërore në vend. Grupi i organizuar, i cili ishte formuar në territorin e Serbisë, Rusisë dhe Malit të Zi, kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit të atëhershëm Gjukanoviq dhe marrjen e parlamentit nga ana e një partie opozitare proserbe në Mal të Zi. (VOA) E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Dukuri

Varrezat e Ma përkujdesje in

Varrezat janë identiteti ynë, prandaj gjithsesi duhet t’i ruajmë, t’i m më shumë e më fort se deri më sot. Nëse veprojmë kështu do të tr Gjekë Gjonaj

Anembanë Malësisë, në Tuz, Hot, Grudë, Triesh e Kojë gjenden disa lokacione të varrezave katolike dhe myslimane. Varrezat e besimtarëve myslimanë janë më pak të mirëmbajtura derisa besimtarët katolikë janë më të organizuar në aspektin e mirëmbajtjes së lokacionit ku varrosin të vdekurit. Për mirëmbajtjen e tyre institucionale është dashur të kujdeset Komuna e Podgoricës, e cila këtë obligim nuk e ka kryer si duhet, për fat të keq. As Komuna Urbane e Tuzit për më shumë se një dekadë nuk është treguar aspak e përkushtuar për mirëmbajtjen e tyre. Domethënë kujdesi i atyre që janë kompetentë për t’i mirëmbajtur

“

14

Nuk mbaj mend, qofsha i gabuar, që zyrtarë vendorë të kenë organizuar ndonjëherë në Malësi ndonjë kompani komunale që të pastrojë hapësirat publike ku ndodhen varrezat. Po ashtu nuk jam në dijeni të ndonjë ekspedite hulumtuese të ekspertëve të kësaj fushe në identifikimin dhe mbrojtjen e varrezave të veçanta, siç janë për shembull varrezat katolike në Vuksanlekaj, të cilat vlerësohen si një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në zonat Veriore

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

”


KULTURË

alësisë pa nstitucionale

mbrojmë dhe të përkujdesemi për to në mënyrë institucionale edhe regojmë një nivel qytetërimi më të lartë

ato gjithnjë ka munguar dhe vazhdon të mungojë. Në këtë situatë të moskujdesjes institucionale të kësaj pjese të trashëgimisë sonë materiale domosdo vjen deri tek devastimi i saj. Sikur të kishte munguar dhe të mungonte përkujdesja e vazhdueshme dhe kontributi financiar i fshatarëve ( familjarëve) të gjitha varrezat në Malësi do të ishin shumë më pak të rregulluara dhe në gjendje edhe

më të mjerueshme seç janë. Nuk mbaj mend, qofsha i gabuar, që zyrtarë vendorë të kenë organizuar ndonjëherë në Malësi ndonjë kompani komunale që të pastrojë hapësirat publike ku ndodhen varrezat. Po ashtu nuk jam në dijeni të ndonjë ekspedite hulumtuese të eksperteve të kësaj fushe në identifikimin dhe mbrojtjen e varrezave të veçanta, siç janë për shembull varrezat katolike në Vuksanlekaj , të cilat vlerëso-

hen si një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në zonat Veriore. Për mungesë të mjeteve buxhetore, apo nga pakujdesia, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që këto varreza duhet të trajtohen ndryshe nga institucionet përkatëse komunale dhe shtetërore. Zyrtarët komunalë të Tuzit dhe të Podgoricës do të ishte mirë të ndërmarrin ndonjë veprim konkret dhe serioz në lidhje me këtë çështje. Kjo në radhë të parë është obligim qytetar dhe kombëtar. Me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave ne ruajmë traditën tonë, historinë e civilizimin tonë si popull me vjetërsi mijëravjeçare evropiane. Varrezat janë identiteti ynë, prandaj gjithsesi duhet t’i ruajmë, t’i mbrojmë dhe të përkujdesemi për to në mënyrë institucionale edhe më shumë e më fort se deri më sot. Nëse veprojmë kështu do të tregojmë një nivel qytetërimi më të lartë. Edhe nëse institucionet vendore nuk ndërmarrin një veprim konkret dhe serioz në lidhje me këtë çështje, sigurisht se do të ketë persona të vullnetit të mirë, sikurse në të kaluarën, që të bëjnë sadopak në mënyrë që varrezat e shqiptarëve në Malësi të mos mbeten krejtësisht jetime dhe të lihen në gjendje të keqe. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Prishtinë u përurua libri në dy vëllime për Eposin e Kreshnikëve

Vepër madhore e trashëgimisë kulturore kombëtare Shaban Hasangjekaj Në sallën e mbushur përplot me personalitete të shquara të jetës dhe veprimtarisë shoqërore, politike, artistike dhe shkencore nga mbarë Kosova dhe më gjerë, dhe në praninë e shumë studiuesve e profesorëve universitarë nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina, përurimin e librit “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, e hapi prof. dr. Zymer U. Neziri, i cili me admirim i përshëndeti të pranishmit, u dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë eveniment madhështor. Libri në fjalë, mban të njëjtin titull me atë të konferencës shkencore ndërkombëtare, mbajtur në Prishtinë, më 28-30 gusht 2010, kushtuar Eposit të Kreshnikëve, organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në të cilin janë botuar referati dhe 77 kumtesa, paraqitur nga studiues vendas dhe të huaj, të radhitura dhe të sistemuara në gjithsej 1249 faqe dhe të redaktuara nga dy kryeredaktorët, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri nga Prishtina dhe prof. dr. Shaban Sinani nga Tirana. Në libër janë kumtesat e studiuesve dhe profesorëve nga shumica e qendrave tona studimore dhe universitare në Ballkan, por edhe nga studjuesit tanë në Itali (Antonio Bellusci e Nicola Scaldaferri), në Austri (Ardian Ahmedaja e Ina Arapi), në Francë (Fotaq Andrea e Red Radoja) dhe në Poloni (Rigels Halili). Në libër janë përfshirë edhe kumtesat e studiuesve të huaj të pran-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 17 mars 2017, u përurua libri në dy vëllime me kumtesa “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare” ishëm në këtë konferencë, nga Evropa, Amerika dhe Azia: Mirsad Kunić (BeH), Andrej Fajgejl (Francë), Gerd-Dieter Nehring e Karl Reishl (Gjermani), Antonia Young, Angela Selmani e Justin Elliott (Britani e Madhe), John Kolsti e Stephen Schwaratz (SHBA), Kazuhiko Yamamoto (Japoni) dhe Robert Elsie (Kanada). Gjatë rrjedhojës së përurimit të librit në fjalë, të pranishmit në fjalët e veta të rastit i përshëndetën: zëvendësministri i arsimit, i shkencës dhe i teknologjisë Agim Bërdyna, përshëndeti në emër të ministrit Arsim Bajrami dhe të MASHTit, duke u shprehur: “Për këtë libër i përgëzoj studiuesit Zymer U. Neziri dhe Shaban Sinani, sepse Eposi i Kreshnikëve është vlerë e rëndësishme kombëtare, përballë globalizimit, deh se ai duhet të ketë vendin e vet të merituar edhe në programet tona shkollore”. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha: “Etnokultura jonë ka ekzistuar edhe para se të vendoseshin këta kufij që kemi sot në Ballkan, kurse kryeqyteti unë është albanologjia, ndërsa institucionet tona duhet të ndajnë fonde për vepra të këtilla, sepse Eposi i Kreshnikëve dëshmon identitet kombëtar dhe me të drejtë është kandidat për UNESCO, KURSE Kosova duhet të bëhet pjesë e UNESCO-së”. Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me admirim përshëndeti

akademikja Floresha Dado, kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, që duke e vlerësuar lartë këtë ndërmarrje të madhe të përbashkët të dy institucioneve tona në Prishtinë e në Tiranë, për Eposin e Kreshnikëve, u shpreh: “Ky epos gjigant në këto dy vëllime me kumtesa, është dokument serioz që shoqëron dosjen për UNESCO. Në këtë libër ka qasje të reja dhe rezultate të reja për këtë epos të jashtëzakonshëm, që ka nivel të vlerave universale”. Rektori i Univeristetit të Prishtinë, prof. dr. Marian Dema, në fjalën e vet përshëndetëse mbi librin me kumtesa të konferencës së vitit 2010 tha: “Kjo vepër e nderon albanologjinë për Eposin e Kreshnikëve. Kjo poezi epike e popullit shqiptarë, që, me të drejtë quhet monument i etnokulturës shqiptare, por që është në rrezik, vendin e ka edhe në UNESCO, prandaj i përgëzoj Institutin Albanologjik dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike për këtë ndërmarrje kaq të madhe”. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, akademiku Marenglen Verli, institucion ky që është bashkorganizues i konferencës më 2010 dhe bashkëbotues i këtij libri, duke përshëndetur të pranishmit ndër të tjera tha: “Fillimisht dua të them se kjo punë kaq e madhe është proces që lidhet me terrenin, prandaj puna jonë varet nga autoritetet qeveritare dhe vëmendja e tyre duhet të jetë e vazhdueshme,


KULTURË

sepse nevojat janë të domosdoshme, sidomos tash kur jemi në prag të përvjetorëve të datave të mëdha të historisë për Skënderbeun e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.” Në emër të Degës së folklorit të Institutit Albanologjik, ku filloi baza e këtij projekti shumë të madh në fushën e epikës legjendare më 2009, e fundit të pranishmit i përshëndeti redaktorja, sekretarja shkencore e redaksisë dhe bashkëpërgatitësja e librit prof. dr. Arbnora Dushi. Ajo në fjalën e rastit përmendi konferencën e vitit 2010, që kishte 100 paraqitës kumtesash nga viset tona dhe nga bota, dy ditë në Prishtinë e një ditë në Rugovë, si dhe punën në vijim për mbledhjen e kumtesave dhe për redaktimin e tyre, por edhe për vonesën e botimit, tha se nuk ka të bëjë me fajin tonë e të autorëve. Kryeredaktori i librit, Zymer U. Neziri, në vijim të pranishmëve ua bëri me dije se për këtë përurim të sotëm, urime kanë mbërritur nga: Britania e Madhe (Antonija Jung, Angela Selmani e Justin Elliott); nga Austria (Ardian Ahmedaja); Nga Franca (Fotaq Andrea e Andrej Fajgel), nga Gjermania (Karl Reischel); nga Italia (Nicola Scaldaferri), si dhe nga viset tona: Shkodra, Tirana, Shkupi, Tetova, Gjirokastra, Vlora, po edhe nga Prishtina. Por sot i kujtojmë me respekt, tha ai, edhe dy autorë të kumtesave të këtij libri, që tashmë nuk jetojnë: profesorët Alfred Uçi dhe Zenun Gjocaj. Prof. dr. Shaban Sinani, në cilësinë e kryeredaktorit të librit theksoi: “Për herë të tretë për Eposin po mblidhemi në këtë auditor, në dy konferenca, 2010 e 2014, dhe në këtë përurim. Pas konferencës më 1983, kjo e vitit 2010 ka një cilësi të lartë e të thelluar. Janë autorët që i kanë thelluar dhe e kanë përmirësuar cilësinë, por edhe drejtori i projektit prof. dr. Zymer U. Neziri. Këtu

dua të përmend edhe përkrahjen e prof. Ardian Marashit, drejtor i mëparshëm në QSA, inkurajues i punës sonë, e tash prof. Marenglen Verlin drejtor. Për punën e zellshme në këto dy vëllime do të përmend edhe prof. Arbnora Dushin. Botimi tregon se Eposi ynë heroik legjendar është policentrik: janë vatrat Nikajt e Mërturit, po edhe Rugova, e tash edhe Maqedonia Perëndimore. Eposi ynë është edhe policiklik, se pos ciklit të Mujit e të Halilit, është edhe cikli i Gjergj Elez Alisë. Tashmë dihet se krahas shoqërimit me instrument të këtyre këngëve, kemi edhe formën recitative të tyre.” Kryeredaktor i librit, prof. dr. Zymer Neziri, duke shpalosur punën dhe kontributin e dhënë ne realizimin e këtij projekti madhor, tha se sot po përurojmë librin më të madh të këtij lloji, me mbi 1200 faqe kumtesa të konferencës më 2010, të përgatitur gjatë katër vjetëve të punës së pandërprerë dhe, pas pritjes të edhe tri vjetëve të tjera për mjete për shtyp, tashmë u finalizua kjo ndërmarrje e madhe në fushën e studimeve epike. Libri “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare” është i ndarë në tetë grupkumtesa nga fushat: 1. Teorike problemore, 2. Rajonale, 3. Krahasimtare, 4. koleksione, 5. Kontribute, 6. etnomuzikologji, 7. etnologji dhe 8. Gjuhësi. Me këto kumtesa do të pasurohen studimet epikologjike me të dhëna të reja për analiza të mëtejme lidhur me çështjet madhore për Eposin e Kreshnikëve, ashtu siç janë projektuar edhe në konferencat shkencore ndërkombëtare më 2010, po edhe më 2014, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, siç janë: zanafilla e Eposit shqiptar; autoktonja në Eposin shqiptar; funksioni etnik sipas simboleve mitologjike-përrallore; temat dhe motivet e konfliktit shqiptar-sllav; vlerat autentike të

Eposit: mitologjia, figuracioni e vargëzimi; shtresime krahasuese me eposet evropiane: krahasimet në aspektin tematik dhe motivor; shtresime të lashta etnokulturore: paralele të jetës së kodifikuar sipas Kanunit shqiptar me epokën homerike; sinonimia historike: Muji e Halili, sinonim i qëndresës kufitare: konteksti ballkanik: përkime dhe ndikime të ndërsjella me epikat gojore të Ballkanit; këngëtarët dygjuhësorë (bilingualë); teoria formulaike e Perry-Lordit, si një nga bazat për studimin e Eposit; interpretimi i këngëve epike: rrugët e zhvillimit; lahuta: instrumenti përcjellës për interpretimin e Eposit; gjendja e sotme në arkiva dhe në terren; detyrat e stadit aktual të studiuesve dhe të institucioneve kundrejt Eposit të Kreshnikëve. Dhe së fundit, prof. dr. Zymer U. Neziri, veçoi: “Dua të them se tash, me këtë botim, jemi më të mirë me veten e me botën, me qendrat studimore në Evropë, Azi, Amerikë e gjetiu. Eposi me këto kumtesa të konferencës më 2010, do të popullarizohet më shumë, bota do të na njohë më ndryshe për etnokulturën tonë kaq të pasur dhe për vlerën e saj që pak shoqe ka, për rrënjët e vjetra që tashmë na radhisin në grupin e traditave më të vjetra në Evropë e në botë.” Librin “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, I dhe II, Prishtinë, 2016, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe i Qendrës albanologjike në Tiranë, janë vëllime të përgatitura për shtyp sipas standardeve të larta për botime të këtilla shkencore. Janë redaktuar nga redaktorët përkatës dhe janë plotësuar nga autorët. Teksti përfundimtar është rishikuar disa herë, sipas nevojës, në pesë versione të paralibrit. Edhe gjuhësisht, libri është rilekturuar për herën e dytë. Të gjitha kumtesat kanë shkurtore (abstrakt), bibliografinë dhe rezymenë në gjuhën angleze, përkthyer nga Justin Elliott, Londër. Referati i hartuar nga prof. dr. Zymer U. Neziri dhe prof. dr. Shaban Sinani është shqip dhe anglisht. Libri ka fjalën e hapjes (Hysen Matoshi), fjalën përfundimtare (Zymer U. Neziri), regjistrin e emrave dhe fotografi nga ky aktivitet shumë i madh shkencor ndërkombëtar për epikën heroike legjendare më 2010, në Prishtinë e në Drelaj (Rugovë). E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

17


IN MEMORIAM

Në vend të portretit: Prof. Dr. sci. Mentor Disha

Burrë faqebardhë, shembull për të tjerët Përveç mirënjohjeve tjera të merituara, në vitin 2016, profesor Mentor Disha u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në shërbimin civil në Kosovë. Si njeri shumë i ndershëm dhe shkencëtar i vërtetë, Dr. Mentor Disha ishte dhe mbetet shembull për tjerët. Familja dhe kolegët e tij duhet të krenohen me këtë burrë faqebardhë Profesor Dr. sci. Mentor Disha u lind në Dibër, më 2 shkurt 1934, kurse ndërroi jetë në Prishtinë, më 15 shkurt 2017. Në Dibër e kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin në Tetovë. Diplomoi në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Zagrebit (1963). Specializoi Biokiminë mjekësore në Lubjanë (1973). Ka qenë shef i Laboratorit kimik të Qendrës Diagnostike në Prishtinë (1970), si dhe shef i Laboratorit të radio-kimisë pranë Njësisë së Mjekësisë Nukleare të Qendrës Diagnostike në Prishtinë (1975). Fitoi titullin e magjistrit në Fakultetin Farmaceutik të Universitetit të Lubjanës (1977), ndërsa titullin doktor shkencash në Universitetin e Prishtinës (1985). Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai është zgjedhur ligjërues i lëndës farmakologjia me toksikologji më 1978, kurse docent më 1986, si dhe profesor inordinar më 1994. Profesor Mentor Disha ishte edhe njëri ndër themeluesit e Fakultetit të Farmacisë pranë Universitetit të Prishtinës. Profesor Disha ka qenë edhe zëvendës kryeredaktor i “Praxis Medica”, revistë e Shoqatës së Mjekëve të Kosovës, ku ai edhe ka botuar shumë punime shkencore. Puna e tij në këtë revistë ishte për çdo lëvdatë. Ishte kënaqësi të punosh me Dr. Mentorin. Të gjithë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

anëtarët e redaksisë së revistës punonin me përkushtim. Ishte koha e pushtetit dhunues serb, të cilët e përjashtuan nga puna krejt kuadrin mësimor të Fakultetit të Mjekësisë. Për studentët u desh të organizohet procesi mësimor nëpër shtëpi private. Në ato kushte të vështira botohej edhe revista “Praxis Medica”. Profesor Mentor Disha ishte autor i tri librave universitare: Receptu-

ra Mjekësore (1985, botimi i dytë më 1987, botimi i tretë 2001), Farmakologjia mjekësore (1988, botimi i dytë më 1990) dhe Bazat e Farmakologjisë (2000). Profesor Disha më ka treguar që këto tekste i ka përpiluar ai vetë. Kur e pyeta se pse atëherë si autor i parë figuron prof. Dr. sci. Hilmi Islami, Dr. Mentori u përgjigj: Ai i ka grumbulluar të hollat për botim. Profesor Disha edhe përktheu një tekst universitar nga gjuha angleze të autorit Laurence-Bennett: Farmakologjia klinike (1990), ku ai është edhe njëri nga dy redaktorët e këtij përkthimi. Profesor Mentori ka marrë pjesë në shumë simpoziume e kongrese shkencore me punime origjinale. Ka të botuara 43 punime shkencore, profesionale ose revyale. Përveç mirënjohjeve tjera të merituara, në vitin 2016, profesor Mentor Disha u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në shërbimin civil në Kosovë. Si njeri shumë i ndershëm dhe shkencëtar i vërtetë, Dr. Mentor Disha ishte dhe mbetet shembull për tjerët. Familja dhe kolegët e tij duhet të krenohen me këtë burrë faqebardhë. Përgatiti: Prof. Dr. Simë Gjon Dobreci


IN MEMORIAM

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës së gjuhës angleze dhe përkthyeses Diana Rexha

Grua shembull dhe e përsosur me të gjitha vlerat njerëzore “Diana, jo vetëm që shquhej si nënë, bashkëshorte, por ishte edhe një intelektuale e zonja. Këtë e dëshmoi me punën e saj si mësimdhënëse në gjimnazin e Ulqinit, në të cilin punoi nga viti 1988-2002, derisa sëmundja e detyroi të pensionohej para kohe, në moshën 36-vjeçare”, ka thënë në fjalën e rastit Nepe Peraj Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të shtunën, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës së gjuhës dhe letërsisë angleze, dhe përkthyeses Diana Rexha, e cila u nda nga jeta para disa ditësh në SHBA, në moshën 51-vjeçare. Ora përkujtimore ka filluar me një minutë heshtjeje në shenjë nderimi për këtë figurë të arsimit dhe kulturës shqiptare në Mal të Zi. Në fjalën e rastit, Nepe Peraj, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ka thënë se Diana, “jo vetëm që shquhej si nënë, bashkëshorte, por ishte edhe një intelektuale e zonja. Këtë e dëshmoi me punën e saj si mësimdhënëse në gjimnazin e Ulqinit, në të cilin punoi nga viti 1988-2002, derisa sëmundja e detyroi të pensionohej para kohe, në moshën 36-vjeçare.” Ajo ka përkujtuar se Diana ishte bijë e dy prindërve intelektualë nga Shkupi, të ndjerit z. Sami Ibrahimi, profesor në Universitetin e Prishtinës, dhe znj. Lirije Ibrahimi, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë në Shkup. “E edukuar me frymë kombëtare nga prindërit, për Dianën, martesa jashtë vendlindjes, ishte një urë lidhëse e jo pengesë për bashkimin e shqiptarëve, sepse edhe në Ulqin frymohet shqip”, u shpreh ajo.

Peraj ka thënë se Diana “e deshi jetën, u ballafaqua me sëmundjen e saj, nuk u dorëzua, i dha vetes kurajo dhe shpresë se do t’ia dilte me sukses ta mposhtë këtë ‘murtajë’”, duke mos u dorëzuar edhe pas pensionimit të dhunshëm. Ajo ka përfunduar duke thënë se Diana Rexha do të mbetet kujtim i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin “si një grua shembull dhe e përsosur me të gjitha vlerat njerëzore”. Në emër të familjarëve të Diana Rexhës, të pranishmit në sallën e mbushur plot i ka përshëndetur djali i saj Blondi Rexha, i cili i ka falënderuar ata për pjesëmarrjen dhe nderimin që i kanë bërë nënës së tij. Diana Rexha u lind në Shkup më 15 gusht 1966. Ka mbaruar studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Me bashkëshortin Ali Rexhën nga Ulqini, po ashtu profesor

i gjuhës dhe letërsisë angleze, lindën vajzën Aldinën dhe djalin Blondin. Ka punuar si mësimdhënëse për 14 vite në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, deri në daljen në pension në vitin 2002. Kontributin më të madh në fushën profesionale, përpos arsimit, Diana e ka dhënë në fushën e përkthimit nga gjuha angleze, duke sjellë në gjuhën shqipe shumë botime me vlerë. Për shumë kohë ka bashkëpunuar me Shtëpinë e njohur Botuese “Logos A” nga Shkupi. Ndër të tjera ka përkthyer në gjuhën shqipe librat për fëmijë “Aventurat e arinjve të Arilendit” dhe “Tregime për çdo kohë” të shkrimtarit amerikan Gilbert Beers. Falë angazhimit dhe kontributit të saj, ky shkrimtar i njohur për fëmijë ka qenë i ftuar në manifestimin letrar “Kalimera Poetike” në vitin 2011. Diana Rexha ishte anëtare e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art i.k. Club”. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

OJQ “Mladiinfo-Montenegro” ka shfaqur dramën “Përshëndet dikë”

Të rinjtë trajtuan dhunën ndaj fëmijëve

Tuz- Grupi amator i aktrimit i organizatës joqeveritare “Mladiinfo-Montenegro” nga Podgorica kanë prezantuar në QKI “Malësia” shfaqjen “Përshëndet dikë” me tekst të Marija Rakoçeviqit dhe regji të Gjorgje Tatiqit, një tekst i hartuar nga libri me të njëjtin emër të autorëve Vesna Ognjenoviq dhe Budimir Neshiq. Këta të rinj nëpërmjet kësaj drame transmetojnë histori të vërteta të fëmijëve të cilët kanë përjetuar një formë të dhunës në familje, ose janë privuar nga prindërit të cilët nuk janë sjellë në mënyrë adekuate ndaj fëmijëve. Këta janë fëmijë të cilët në moshë shumë te re, kanë përjetuar trauma të cilat më vonë gjatë jetës, i kanë çuar në rrugë të gabuara. Nga kjo OJQ kanë bërë të ditur se ky grup i aktorëve amatorë është krijuar pas disa shfaqjeve publike që kanë organizuar shkollat ku më vonë janë përzgjedhur disa të rinj, të interesuar për aktrim. Këtë grup e përbëjnë studentë dhe gjimnazistë nga të gjitha

20

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

qytetet e Malit të Zi, ku numri më i madh i tyre është nga Podgorica. “Nëpërmjet teatrit ne trajtojmë tema dhe probleme aktuale të shoqërisë. Pas kësaj historie që kemi trajtuar me shfaqjen “Përshëndet dikë”, gjatë këtij viti, do të merremi me tematika të dhunës të personave me të njëjtën moshë si dhe me tematika të barazisë gjinore. Planifikojmë që deri në fund të vitit të përgatisim edhe dy shfaqje. Sa i takon dramës “Përshëndet dikë”, ajo do të vazhdojë të jetojë dhe të luhet edhe në qytete të tjera në Mal të Zi dhe rajon”, ka bërë të ditur drejtoresha e OJQ-së “Mladiinfo-Montenegro”, Milica Zhugiq. Ajo ka shtuar se OJQ “Mladiinfo-Montenegro” është organizatë e të rinjve e cila punon me të rinj dhe për të rinj dhe se teatrin e shohin si një kanal më shumë në rrugën e cila drejton të rinjtë. Personazhet në shfaqje janë të ndryshëm, por prapëseprapë i lidh e shkuara dhe përvoja të ngjashme të cilat janë pjesë e diskutimeve të tyre

në jetën e përditshme. Aktorët në këtë shfaqje janë pjesëtarë të grupit amator të aktrimit të OJQsë “Mladiinfo- Montenegro” të cilin e përbëjnë: Jelena Pajoviq, Dragana Vujisiq, Bojana Tomoviq, Danilo Stefanoviq, Dina Abazoviq, Marija Jekniq, Tajana Nediq, Balsha Vukçeviq, Danka Bubanja, Naida Bibezhiq, Katarina Jekniq dhe Stefan Boleviq. Shfaqja në fjalë deri më tani është shfaqur në QKI “Budo Tomoviq”, QKI “Golubovci”, ndërsa pas shfaqjes në QKI “Malësia” do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha qytetet e Malit të Zi si dhe në festivalin e amatorëve dramatikë në Bijelo Pole si dhe në festivale ndërkombëtare në vende të rajonit. Nga kjo OJQ gjithashtu kanë njoftuar se nga data 5 e muajit prill do të fillojë me punë shkolla e aktrimit për të rinj nga mosha 18 deri 30 vjeç të cilët janë të interesuar për këtë lloj arti e të cilët do të jenë nga territori i t.u. Komunës Urbane të Tuzit.


MOZAIK

Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa dhe Vështirësi në Zhvillim “Sirena” në Ulqin pajiset me furgonin special për transportin e fëmijëve

Donacion nga bashkëvendasit që punojnë në Gjermani “Me këtë lloj të furgonit, fëmijët janë të sigurt gjatë transportit, gjë që është parësore”, shprehet drejtori Bilal Alaj, duke falënderuar donatorët dhe duke thënë se ky ka qenë një projekt i kahmotshëm Ulqin – Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa dhe Vështirësi në Zhvillim “Sirena” në Ulqin është pajisur para disa ditësh me një furgon special për transportin e fëmijëve, donacion i bashkëvendasve nga Ulqini të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Donacioni në shumë prej 5960 euro është kontribut i 48 individëve që jetojnë në Gjermani, me të cilat është blerë furgoni dhe është bërë zhdoganimi i tij. Drejtori i Qendrës për Fëmijë “Sirena”, Bilal Alaj, tregon se ky projekt i madh dhe i domosdoshëm për këtë institucion është realizuar me ndërmjetësimin e Byl Llollës nga fshati Rashtishë, i cili ka kontaktuar me do-

natorët. Po ashtu kontribut ka dhënë edhe Biznes Klub Ana e Malit, gjegjësisht kryetari i saj Kabil Kurti dhe anëtari Muslim Llolla, duke ndihmuar me shumën 850 euro për kryerjen e servisimit të furgonit, ndërkaq Auto Qendra “Kliko’s” me pronar Predrag Klikovac ka bërë regjistrimin falas të furgonit. Furgoni i tipit Mercedes Benz është i pajisur me ashensor për hyrjen dhe daljen e fëmijëve me pengesa. “Me këtë lloj të furgonit, fëmijët janë të sigurt gjatë transportit, gjë që është parësore”, shprehet drejtori Bilal Alaj, duke falënderuar donatorët dhe duke thënë se ky ka qenë një projekt i kahmotshëm.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, përpos furgonit, Qendra “Sirena” është ndihmuar me veshmbathje nga Drejtoria e Doganave të Malit të Zi, pastaj Ndërmarrja Publike “Ujësjellës-Kanalizimi” – Ulqin etj. Drejtori i Qendrës për Fëmijë “Sirena” thotë se në këtë institucion tashmë janë krijuar kushtet për punë profesionale dhe se ai e ka fituar fizionominë e vet, me punën në kabinete, transportin e organizuar, ushqimin e fëmijëve etj. Sipas Alajt, në të ardhmen planifikohet që me ndihmën e institucioneve të specializuara nga Tirana dhe Beogradi të realizohet projekti me qëllim të ngritjes profesionale të stafit i. k. punues.

E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Ish-refugjatja nga Kosova, në serialet amerikane t Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.

Në fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qe nga prilli i vitit 2012. Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.

Elbenita Kajtazi debuton me rolin kryesor në skenën e “Aalto-Musiktheater” tAdina – një vajzë e pasur dhe shumë lozonjare – protagoniste e operës së famshme “L’elisir d’amore”, është sfida e radhës për sopranon kosovare, Elbenita Kajtazi. Me rolin kryesor të operës së Gaettano Donizettit, ajo do të debutojë në skenën e teatrit “Aalto-Musiktheater” në Essen të Gjermanisë, në ditën e gjashtë të muajit maj. Kajtazi veçse është në finalizim të përgatitjeve për rolin të cilin do ta interpretojë për të parën herë, sipas përshkrimit në internet “Aalto-Musiktheater” është shtëpi operistike dhe një prej vendeve më të mëdha performuese të qytetit gjerman Essen. Ishte hapur në shtator të vitit 1988 dhe prej atëherë ndërtesa shfrytëzohet për shfaqje operistike, balet dhe koncert e gala mbrëmje. E kompozuar nga Donizetti me libreto të Felice Romani, “Le’elisir d’amore” ka dy aktore dhe është operë komike.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ LËPUSHË

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

23


SOCIALE

Kraja, një perlë e pazbululuar në brigjet e Liqenit të Shkodrës (ll)

Nevoja e hapjes së pikës së re kufitare

Fiqret Mujeziqi

Afërsia gjeografike me Shkodrën është një përparësi që medoemos duhet shfrytëzuar. Po ashtu pozita e volitshme gjeografike bën të mundur lidhjen e pjesës bregdetare me atë kontinentale si dhe zbulimin e liqenit të Shkodrës për turizëm dhe sport. Një përparësi e madhe është klima e butë bregdetare ,por edhe ajo kontinentale. Klima në Krajë kushtëzohet nga dy pellgjet ujore (liqeni i Shkodrës dhe deti Adriatik) si dhe mali Rumija. Brenda vitit është një periudhë me më shumë se 250 ditë me diell, çka do mundësonte ndërtimin e sistemeve solare për furnizim me energji elektrike. Po ashtu zhvillimi i pylltarisë dhe pemëtarisë është një potencial shumë i fuqishëm zhvillimor i kësaj treve. Pemët si gështenja ,ulliri, shega, fiku, qershia etj. janë të njohura nga ky rajon, por për fat të keq duhet udhëtuar orë të tëra derisa të gjendet një blerës apo konsumator. Produktet agrare: qepa, hurdha, duhani, patatja janë tradicionale për këtë zonë. Monumentet historike në Krajë duhet të ruhen nga shkatërrimi i mëtutjeshëm, të bëhet evidentimi i tyre si dhe ruajtja me ligj nga dëmtimi. Duhet bërë një shkresë Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO që ujdhesave dhe hapësirave përreth liqenit të Shkodrës t‘u japë një

24

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

status të veçantë mbrojtjeje si pasuri botërore. Natyra e pastër dhe ambienti i pandotur duhet shfrytëzuar për zhvillimin e fshatit ekologjik dhe produkteve ekologjike. Mbrojtja e natyrës është e lidhur ngushtë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të zonës. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është një nevojë dhe kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe social, investimet në turizëm dhe bujqësi si dhe parandalimin e shpërnguljeve nga kjo trevë. Më rëndësi të madhe është hapja e pikës kufitare në Skje. Kjo pikë kufitare do bënte të mundur qarkullimin e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e turizmit, shkëmbimin e përvojave në turizëm por edhe në fusha të tjera si sport ,kulturë etj. Me hapjen e një pike të tillë kufitare do të ndalohej kalimi i kufirit në mënyrë ilegale, ndalimi i tregtisë ilegale, pengimi i ekonomisë informale dhe mundësia e zhvillimit të turizmit sidomos atij ditor. Njëkohësisht për banorët e kësaj zone dhe vizitorët e saj do të thotë evitimi i pritjeve të gjata në kufirin e Sukubinës ,sidomos në stinën e verës kur kjo rrugë është më së shumti e ngarkuar. Zhvillimi dhe ardhmëria e zonave kufitare në rrugë për BE ka një rëndësi të madhe. Nga të qenit zonë ndërkufitare duhet që banorët nga të dy anët e

kufirit të përfitojnë më shumë vlera ekonomike, shkencore e kulturore. Kjo është në frymën e fqinjësisë së mirë në mes dy shteteve, por edhe të synime dhe aspiratatave të këtij regjioni për të qenë pjesë e integrimeve europiane. Përmirësimi dhe modernizimi i rrugës në drejtim të Anës së Malit dhe hapja e një tuneli Arbnesh-Kravar i cili do ta bënte këtë rrugë të sigurt dhe të qarkullueshme edhe në stinën e dimrit si dhe do të lidhte këtë trevë me bregdetin e Adriatikut, do të shtonte mundësinë e zhvillimit të turizmit detar dhe malor. Zgjerimi dhe modernizimi i rrugës Ostros-Virpazar ka një rëndësi strategjike për lidhjen e Krajës me kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën dhe pjesët e tjera kontinentale ,si dhe afrimin e kësaj zone me projektet e ardhshme siç është autostrada Adriatiko-Joniane. Ndërtimi i një rruge të re automobilistike Skje-Muriq-Godinje e cila do kalonte pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe e cila duhej të lidhej me rrugën Ostros-Virpazar dhe në anë tjetër me rrugën Zogaj-Shkodër. Me këtë projekt do bëhej e mundur lidhja e fshatrave pranë liqenit dhe mundësia e zhvillimit të turizmit në brigjet e liqenit të Shkodrës. Nga ana tjetër do bëhej e mundur ruajta e pasurive natyrore të liqenit të Shkodrës si dhe ruajtja e florës dhe faunës, ndalimi i gjuetisë ilegale etj. Nëse këto


SOCIALE

Afërsia gjeografike me Shkodrën është një përparësi që medoemos duhet shfrytëzuar. Po ashtu pozita e volitshme gjeografike bën të mundur lidhjen e pjesës bregdetare me atë kontinentale si dhe zbulimin e liqenit të Shkodrës për turizëm dhe sport

nuk përfshihen në planet urbanistike të zhvillimit të turizmit dhe komunikacionit, atëherë as që mund të presim se ndonjë ditë këto mund të bëhen realitet. Rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj zone ka sjellja e ujit të pijshëm nga liqeni. Ky është një projekt jetik për banorët e Krajës , projekt i cili do mundësonte ekzistencën në këto troje. Ruajtja me ligj e monumenteve historike. Ndalja e uzurpimit të ujdhesave të liqenit të Shkodrës, konservimi dhe restaurimi i shtëpive të vjetra kranjane dhe shndërrimi i tyre në shtëpi- muze. Kjo ka rëndësi për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e pasurisë së përbashkët. Hapja e një qendre të grumbullimit të produkteve bujqësore, gjithashtu do të mundësonte zhvillimin e bujqësisë ,blegtorisë dhe pemëtarisë. Restaurimi dhe vitalizmi i motelit „Rumija“ ,apo ndërtimi i objekteve të tjera hoteliere si dhe zhvillimi i sektorit privat për turizëm, do të mundësonte hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e standardit jetësor, mirëqenies sociale dhe ekonomike. Hapja e një agjencie turistike e cila do merrej me informimin e turistëve, strehimin dhe organizimin e guidave turistike është po aq e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Modernizimi dhe zgjerimi i ambulancës me mundësitë e trajtimit sta-

cionar dhe i një shtëpie për pleq, do të kishte rëndësi për shëndetin e popullatës, por edhe mundësinë e punësimit të të rinjve. Nëse nuk merren masa të menjëhershme në vitet në vijim do kemi një dyndje të re të banorëve drejt qyteteve më të afërta Ulqinit ose Tivarit apo dhe jashtë shtetit dhe si rezultat do kemi zbrazjen e kësaj treve nga banorët autoktonë dhe shkatërrimin e pasurisë. Kjo nuk flet për një dukuri, por për një situatë alarmuese. Pra duhet ndërmarrë një varg veprimesh urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe parandalimin e fatkeqësisë që i kanoset kësaj zone .Kjo në radhë të parë është detyrë e komunës së Tivarit nën administrimin e së cilës gjendet, por edhe e faktorëve të tjerë me rëndësi vendimmarrjeje. Te gjithë faktorët politiko-shoqëror shqiptar në Mal të Zi duke filluar nga parlamentarët dhe këshilltarët deri te organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare duhet të merren me këtë çështje. Kjo po ashtu duhet të jetë një detyrë e të gjitha forcave progresive në Mal të Zi ,sepse zhvillimi i Krajës për vetë Malin e Zi nuk është pengesë as barrë ,por mundësi apo shanse që mund të sjell vetëm dobi jetëgjatë dhe të shumëfishtë. Ky vend nuk do ishte aspak më pak atraktiv për turizëm se sa vendet tjera në Mal të Zi. Përkundrazi ka shumë hapësirë

dhe kushte për t’u bërë i njohur dhe i dobishëm. Ajo çka sot duket utopike dhe e parealizueshme shumë shpejtë mund të bëhej realitet. Duhet vetëm vullneti i mirë, një qasje pozitive dhe dëshira për veprim. Si detyrë e parë do ishte dalja nga izolimi dhe ky është prioritet primar. Kjo gjë mund të arrihet vetëm me modernizimin e rrjetit rrugor dhe shkurtimin e distancës kohore për t’u lidhur me qytetet e afërta. Këshilltarët e Krajës duhet të merren me paraqitjen e projekteve konkrete për zhvillimin e kësaj zone, projekte këto të cilët duhet të përfshihen në planet zhvillimore të komunës së Tivarit, por edhe Republika e Malit të Zi duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje zhvillimit të kësaj treve, si një trevë me veçoritë dhe karakteristikat e veta specifike. Duhen angazhuar ekspertë të fushave të ndryshme për të studiuar mundësitë zhvillimore dhe investuese në këtë trevë. Nga e gjithë kjo sa u tha rezulton se Kraja është një mrekulli me vlera unike që i bashkohen trashëgimisë botërore .Klima dhe natyra e veçantë, liqeni, natyra malore e paeksploruar, kurioziteti kulturor, shtëpitë dhe kalldrëmet e gurta, kulinaria vendase, janë disa vlera të cilat bëjnë që këtë trevë në mënyrë figurative t’a quajmë “Bukuroshja e fjetur”. Është një bukuroshe e fjetur gjithnjë në pritje për t’u zgjuar. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

25


MJEKËSI

Reaksionet në stinën pranverore

Sëmundjet respi

Reaksionet alergjike shfaqen kur trupi percepton në mënyrë të gabuar faktorë të tjerë të paqartë janë përgjegjës për këtë fenomen. Mosha e Gani Karamanaga Alergjenët më të zakonshëm dhe të njohur përfshijnë polenin e luleve, mykun/myshqet, epitelet e kafshëve dhe pluhurin. Alergjitë ndaj ushqimeve dhe ilaçeve janë të zakonshmet. Reaksione alergjike gjithashtu mund të shkaktohen dhe nga pickimi i insekteve, bizhuteritë, kozmetikët, erëzat dhe substanca të tjera. Disa njerëz kanë reagime të tipit alergjik ndaj temperaturave të nxehta ose të ftohta, ndaj rrezeve të diellit ose nga faktorë të tjerë shkaktues të mjedisit. Në disa raste, fërkimi mund të shkaktojë simptoma. Një alergji e caktuar nuk kalon zakonisht te pasardhësit, d.m.th. nuk është e trashëguar. Megjithatë, në qoftë se prindërit tuaj kanë alergji, është shumë e mundshme që të keni dhe ju. Mundësia është më e madhe nëse alergji ka nëna juaj. Alergjitë mund të përkeqësojnë sëmundje të caktuara, të tilla si sinuset e hundës, ekzema dhe astma. Simptomat alergjike janë të ndryshme, por mund të përfshijnë: Probleme të frymëmarrjes (kollë, dispne), lotim të syve, djegie apo kruajtje në sy, konjunktivite (sy të fryrë, të kuq), kollë, diarre, dhimbje koke. urtikaria:kruarje në hundë, gojë, fyt, lëkurë apo në zonë tjetër. rrjedhje nga hundët. ekzantema (njolla) të lëkurës. ngërçe të stomakut (dhimbje barku), të vjella, fishkëllima të frymëmarrjes. Pjesa e trupit që vjen në kontakt me alergjenët luan një rol të rëndësishëm për simptomat që zhvillohen. Për shembull: • Alergjenët që rekrutohen nga fry-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

ma shpesh shkaktojnë bllokim të hundës, kruajtje në hundë dhe fyt, prodhim të mukusit në hundë, kollitje apo fishkëllima të frymëmarrjes. • Alergjenët që prekin sytë mund të shkaktojnë kruarje, lotim të syve, sy të ënjtur e të skuqur. • Konsumimi i ushqimeve ndaj të cilave ju mund të jeni alergjikë, mund të shkaktojë rrëmujë, të vjella, dhimbje barku, ngërçe, diarre ose një reagim të rëndë, kërcënues për jetën. • Alergjenët që prekin lëkurën mund të shkaktojnë ekzantemë të lëkurës, urtikari, kruarje, flluska apo edhe deskuamim (luspim) të lëkurës. Alergjitë që shkaktohen nga ilaçet përfshijnë të gjithë trupin dhe mund të çojnë në shumëllojshmëri të simptomave.

Rinitisi alergjik

Është çrregullim simptomatik nazal nga inflamacioni cili vjen pas iritimit të mukozës së hundëve me alergjenë dhe faktorë provukues.Karakterizohet me inflamacion kronik dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes. Është rritje e imunoglobulinëve specifikë IgE. Shpeshherë ekziston edhe predispozicioni atopik. Kjo sëmundje trajtohet si problem shëndetësor global. Etiologjia/faktorët e riskut: Sipas statistikave të OBSH, sëmundjet alergjike janë në vend të katërt sa i takon sëmundjeve kronike. Rinitisi alergjik paraqet sëmundjen më të shpesht alergjike prej të cilës janë të sëmurë 10-25% e popullatës në varësi prej vendit. Kjo dmth se ka përmasa epidemike.Më së shumti është prezente në fëmijëri dhe në adoleshencë .Është vërtetuar se në botë 15-20% të rinj kanë simptomet e rinitisit alergjik. Ne vendet e zhvil-

luara industriale sëmundja lajmërohet në 20-30% e popullatës, si dhe deri në 40 % te fëmijët dhe ka tendencën e rritjes. Edhe rastet me astmën janë dyfishuar prej vitit 1980, e gjithashtu dermatiti atopik është më i shpeshtë në dekadat e fundit. Ekspansioni i këtyre sëmundjeve ka shpjegim se popullata në përgjithësi është nën ndikimin e alergjeneve sensibilues si edhe të faktorëve provokues. Gjithashtu është edhe pasojë e zvogëlimit të imunitetit. Kjo gjë rezulton nga ndryshimet në mënzren e jetës, të të ushqyerit, nga ambienti jetësor si edhe nga ndryshimet klimatike globale. 1. Faktorët gjenetikë: 1. faktorët e ambientit të jashtëm: prezenca e alergjenëve në ambientet e mbyllura, pluhurat, myku, posaçërisht ndikojnë aeroalergjenët( sekrecionet, myku. pluhurat- Dermatophagoides pterinossimus dhe dermatophagoides farinae dhe epidermis.


MJEKËSI

iratore alergjike

r një substancë si të dëmshme. Faktorë gjenetikë, të mjedisit , metabolikë dhe shumë e fëmijërisë nuk përjashtohet nga ky rregull

2. ndikim i infeksionit 3. faktorët e ushqimit. Në ushqim( vezët, qumështi, peshku, arrat, kikiriki, grosha-fasule janë prezentë alergjenët nga proteinat .Disa alergjenë të ushqimit gërshetohen me ato të polenit. Klinika. Rinitisi alergjik shfaqet më së shumëti te fëmijët shkollor dhe te të rinjtë. Simptomat e para i presim në moshën 5-10 vjeç, kurse kulminimi është prej moshës 20-30 vjeç. Shumë rrallë rinitisi alergjik shfaqet në vitin e parë të jetës , gjithashtu rrallë shfaqet pas moshës 65 v. Më i shpeshtë është te gjinia mashkullore. Prej të gjitha rasteve të të sëmurëve nga rinitisi 20 % e sëmurëve kanë formën alergjike.

Rinitis alergjik sezonal

Alergjitë nga poleni i luleve dhe bari Sinonimet për këtë sëmundje janë: polinoza, ethet polinoze, konjuktiviti alergjik. Manifestohet në ditët e pranverës në sezonin e polenit. Ditët e

para të pranverës dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar alergji te shumë persona, të cilët i drejtohen mjekëve të tyre specialistë për ndihmë. Poleni i luleve dhe bari që sapo ka mbirë, janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje shumë bezdisëse. Është fakti që shumë nga pacientët kanë alergjinë nga poleni, duke kaluar në astmatikë të përjetshëm. Moshat më të prekura nga alergjia e polenit, janë moshat aktive, 20 deri në 40 vjeç, por problematike janë edhe moshat e vogla, mbi 5 vjeç. Klinika. Në alergjitë e pranverës bëjnë pjesë kryesisht alergjitë nga poleni i barishtave, të cilat rriten dhe zhvillohen në këta muaj, polenet çelin në varësi të kohës dhe temperaturave. Hunda është e para që shfaq shenjat e alergjisë nga poleni. Kur poleni bie në kontakt me mukozën e hundës atëherë zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetësimet që janë: teshtimat e forta, kullim hundësh, kruarje të hundës ose të lëkurës pranë saj, kruarje të syve, ënjtje përreth indeve të syve, lotim të syve dhe kollë”, - këto janë shenjat tipike të një alergjie pranverore nga poleni. Shqetësimet nga hunda në një pjesë të rasteve janë të shoqëruara me shqetësime nga sytë me konjuktivitin alergjik dhe të dyja këto shtojnë apo bëjnë atë që quhet rrufë. Shkaktarët dhe këshilla. Shkaktarët kryesorë janë barishtat dhe lulet e ndryshme, pasi poleni përhapet me kilometra larg, - bari i zakonshëm është varianti më i egër i alergjisë, sepse poleni i tij është shumë i lehtë dhe përhapet lehtë në ajër. Ndërkohë, ndotja e ambientit, ndikon fuqishëm mbi pacientët me alergji, pasi dhe poleni bëhet

më shumë acarues. Në këta ndotës, ndikojnë ndotja nga makinat si edhe pluhurat. Këta shkaktarë ia rrisin jetën këtyre polenëve në ajër dhe lehtësohet hyrja e tyre nga hunda dhe goja dhe futen direkt në mushkëri. Këshilla Alergjia e polenit padyshim që ka pasoja. Një alergji e tillë mund të kthehet në astmë të përjetshme. Alergjia nga poleni mund të sjellë edhe komplikacione të tjera si sinozit, si pasojë e bllokimit të vazhdueshëm të hundëve, mungesës të nuhatjes etj. Ndërkohë, për të shmangur këto pasoja, që sapo të vihen re shenjat e para të sëmundjes, pacientët t’i drejtohen mjekut specialist dhe të mos përdorin medikamente pa këshillën e tyre. Në ditët me diell dhe më shumë erë personat alergjikë nuk duhet të dalin jashtë. Gjithashtu, këshillohet që alergjikët të mbajnë syze dielli kur ka erë, për të shmangur kontaktin e polenit me sytë. Fëmijët e vegjël që janë me alergji, nuk duhet të luajnë në lulishtet me bar, pasi këto polene mund t’i marrin me vete në rroba dhe flokë dhe kur shkojnë në shtëpi, gjatë natës, duke pasur polenin në flokë, ai me anë të ajrit lëviz dhe futet në mushkëri. Parandalimi dhe mjekimi Redukimi i alergjenëve dhe faktorëve provokues, Farmakoterapia, Imunoterapia specifike, Mjekimi kirurgjikal, Edukimi i të sëmurëve. Farmakoterapia Modulatorët e histaminës, glikokortikoidët, medikamentët antialergjikë, antikolinergjikë, vazokonstriktorë, modulatorët e leukotrienit, modulatorët e citokinit, anti-imunoglobulinët E –IgE. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

27


MJEKËSI

Mjekësi

MMR, tema e p

Vaksina MMR është bërë kryetemë në dekadat e fundit, me arsyetimin se e njëjta ose pjesë përbërëse

Argëzon Sulejmani

MMR paraqet inicialet për morbill(fruth), mumps(parotidis-shyta) dhe rubeollë. Në fakt, bëhet fjalë për vaksinën e kombinuar, e cila në shumicën e kalendarëve kombëtarë të vaksinimit, që përpilohet nga Instututi i Shëndetit Publik, parashihet të jepet në fillim të vitit të dytë të jetës tek secili fëmijë. Qëllimi i çdo vaksine është i thjeshtë: të krijohet imunitet për sëmundjet infektive, të cilat nëpër kohëra kanë shkaktuar epidemi e katastrofa humane. Përmes modaliteteve prej të cilave përbëhet vaksina organizmi ynë krijon kontaktin e parë me agjentin e huaj infektiv. Në këtë mënyrë krijon sistem mbrojtës ndaj të njëjtit dhe në rast kontakti të dytë me virusin real reagon me imunitet të sofistikuar, i cili i pamundëson virusit në fjalë zhvillimin e shtrirjen. Në këtë formë është arritur që shumë sëmundje infektive fatale të kohëve të mëhershme të mbeten thjeshtë një histori e tejkaluar e hidhur: difteria, poliomieliti, etj. MMR është vaksina që parashikohet t’u jepet fëmijëve me të mbushur një vit. Si dhuratë për datëlindjen e parë!? Është modalitet i tre viruseve, emërtimet e të cilëve së bashku me sëmundjet që shkaktojnë janë cekur që në krye të temës. Por, asnjëra nga këto nuk është arsyeja përse sot flitet aq shumë, aq hutueshëm për vaksinën në fjalë. Vaksina MMR

28

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

është bërë kryetemë në dekadat e fundit, me arsyetimin se e njëjta ose pjesë përbërëse të saj kanë ndikim në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik, më konkretisht autizmit. Historia e hutisë në lidhje me vaksinimin në përgjithësi, kurse me vaksinën MMR në veçanti i ka fillet pas viteve ‘90. Vite, nëpër të cilat mjekësia po përballej me një fenomen të

ri që numerikisht dhe substancialisht po rritej përditë: çrregullimet e spektrit autik, i njohur për publikun si autizëm. Në fakt, autizmi përbën vetëm njërin nga 5 çrregullimet që më pas do të grupoheshin nën termin çrregullime të spektrit autik. Gazeta britanike për studime mjekësore ‘The Lancet’ e para hodhi hipotezën e ndërlidhjes në mes


MJEKËSI

prindërve të rinj

e të saj kanë ndikim në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik, më konkretisht autizmit

përmbajtjes së vaksinës MMR dhe autizmit. Gastroenterologu Wakefield, në vitin 1998 hamendësoi të ketë gjetur një ndërlidhje të tillë, duke u thirrur në proceset që kishte studiuar në traktin tretës. Kjo shërbeu si çelës që do të hapte kutinë e Pandorës, e cila mbase nuk do të arrijë asnjëherë më të bëjë rikthesën ideale. Dr Wakefield u akuzua, me

pas u dënua e në fund u përjashtua nga regjistri britanik i mjekëve me faktimin se kishte dhënë rezultate të falsifikuara e të rrejshme. I dënuari i pranoi atëbotë të gjitha akuzat. Megjithatë, falë këso storjesh, rezultatet e para janë të prekshme. Morbilli (fruthi) është rizgjuar e zgjeruar në zona epidemike në mbarë botën. Së fundmi, me këtë problem

janë përballur edhe vendet e rajonit: Serbia në vitet 2014/15 dhe këtyre muajve Rumania, e cila ka shënuar mbi 2000 të sëmurë dhe 13 viktima, kryesisht fëmijë, pas rënies së vaksinimit me MMR në masën nën 70%. Viktimat na e bëjnë të ditur se sa seriozisht duhet kuptuar këtë problematikë. Institucionet e Shëndetësisë Publike duhet të ndezin alarmin në mënyrë që të nisë një fazë e re e vetëdijesimit dhe sqarimit të të gjitha pikëpyetjeve eventuale. Prindërit e rinj nuk do duhej të liheshin në mes dy zjarreve. Është përqindja mbi 95% e të vaksinuarve ajo që siguron mbrojtjen nga epidemitë eventuale. Këto të dhëna duhet t’i kemi parasysh sa here u lëshohemi debateve ‘pro et contra MMR’. Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) ka sqaruar se spektri i çrregullimeve autike numerikisht po fiton terren, çka paraqet mundësi të shumta keqinterpretimi. Deri në vitet e ‘80 risku ndaj diagnostikimit me çrregullime të spektrit autik ishte 1:10.000 fëmijë, në vitin 1992 1:150 fëmijë, në vitin 2004 1:68 fëmijë, kurse në dy vitet e fundit shifrat varjojnë, por që janë dramatike. OBSH(WHO), bazuar në raportin e Komitetit Mbikqyrës Global për Sigurinë e Vakcinave (GACVS) ka ardhur në përfundimin se nuk ekziston asnjë mundësi ndërlidhjeje në mes përmbajtjes së vaksinës MMR dhe autizmit apo çrregullimeve të spektrit autik. Gjithashtu, bazuar në të njëjtin raport, thuhet të jetë arritur në konkluzën që nuk është e nevojshme të ndahet kompleksi MMR në M+M+R me arsyetimin se kjo do ta zvogëlonte shkollën e vaksinimit. E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

Bibliotekat në Ulqin në periudhën osmane

Rezultat i fry në kërkim të Mr. Ali Bardhi

Dëshira për të mbledhur dhe ruajtur dijet e mëparshme dhe ato të kohës, ka qenë një ndër arsyet themelore të krijimit të bibliotekave përgjatë historisë. Bibliotekat e para në botë, që njihen deri më sot, fillojnë që në periudhat e lashta, në qytetërimet e njohura, ku me theks të veçantë në këtë tubim mund të përmendim bibliotekat e periudhës osmane. Në Perandorinë Osmane bibliotekat janë të lidhura ngusht me institucionin e vakëfit. Në shtetin Osman, përveç sigurisë së brendshme dhe të jashtme, si dhe shërbimeve juridike, shteti nuk ofroi asnjë shërbim tjetër. Të gjitha shërbimet private si dhe shërbimet publike, të cilat kryhen nga shteti i sotëm modern, janë kryer nga ana e vakëfeve, që mund t’i konsiderojmë si një sektor i veçantë. Shteti ka kryer vetëm aktivitete për të ruajtur sigurinë e brendshme dhe sigurinë e jashtme, ndërsa të gjitha shërbimet e tjera ua ka lëne vakëfeve. Shteti osman të ardhurat që i përfitonte apo paratë që i shpenzonte në fushën e shërbimeve publike, i ka harxhuar më tepër në ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe të jashtme (Adnan Ertem, “Institucioni i Vakëfit në shtetin osman dhe në ditët e sotme”, fq, 34, në Civilizimi Osman, përgatitur nga Coşkun Çakır, Logos, Shkup, 2014). Në kulturën osmane islame, vakëfi nënkuptonte një institucion social, funksionet e të cilit bien ndesh me mendimet dhe praktikat që shoqërinë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

Të gjitha bibliotekat e hapura përgjatë historisë islame në Ulqin dhe edhe e shumë verseteve Kur`anore me anë të të cilave njerëzit janë n e ndajnë në dy klasa të papajtueshme me njëra-tjetrën, që kundërshtojnë konceptet e bazuara në konflikte klasore. Pra, vakëfi kur kryen funksionet e tij, niset sipas mendimit për t’i realizuar ato jo në bazë të konflikteve klasore, por duke mos bërë një dallim gjuhësor, fetar (Edhe hebrenjtë, të krishterët dhe armenët e Perandorisë Osmane posedonin vakëfet e veta që shërbenin për mbarëvajtjen e punës në institucionet fetare përkatëse dhe të tjera), racor apo klasor. (Adnan Ertem, po aty, fq. 35) Vakëfet e krijuara janë regjistruar tek Kadiu i vendit dhe kanë ushtruar aktivitet në bazë të fushës së interesit që ka dashur të zhvillojë bamirësi dhe pronari i vakëfit. Kështu që vakëfet kryenin shërbimet fetare, arsimore, shëndetësore, ekonomike, rregullonin marrëdhëniet shoqërore, shërbimet e ujësjellësit, shërbimet sportive, ekonomike, punësonin njerëz, kishin ndikim në unitetin social (Prof. Dr. Ziya Kazıcı, Islam Medeniyeti ve müesseseler tarhi, 302-303. Botimi 5, Universiteti Marmara, Stamboll, 2003), ku kjo e fundit kishte një rëndësi të madhe pasi vendbanimet formoheshin përreth veprave të vakëfeve. Në periudhën osmane të gjitha vendet publike, si xhamia, shkolla, hamami etj. gjendëshin afër vendbanimeve dhe ndërtoheshin e financoheshin nga vakëfet. Kompleksi i vakëfit kishte brenda xhami, medrese, shkollë, hamam, tyrbe, çezmë, han, mensë për të varfërit, spital, dyqane, bibliotekë etj. Me një fjalë, vakëfi na shfaqet si një

formulë juridike që përfshin të gjitha institucionet sociale në shtetin osman apo si një formulë juridike e përdorur nga të gjitha këto institucione sociale. Përfshirja e të gjitha institucioneve sociale nga ana e vakëfit apo emërtimi i të gjitha institucioneve sociale me emrin vakëf, na paraqet disa pika të rëndësishme për të parashikuar fushat e ndikimit të vakëfit në shtetin osman. Decentralizimi i vakëfeve do të zgjasë deri në tri dekadat e para të shek. XIX, në periudhën e fundit të shtetit osman, kur u vunë re lëvizjet centralizuese. Kjo periudhë është periudha në të cilën u themelua Ministria e Vakëfeve. Me anë të një mentaliteti centralist të llojit perëndimor të kohës si edhe ideja e përfitimit të shtetit nga potenciali i vakëfeve, mund të konsiderohet midis shkaqeve të themelimit të Ministrisë së Vakëfeve. Nga momenti i formimit të Perandorisë Osmane janë hapur shumë biblioteka në kuadër të institucioneve që ishin nën varësinë e vakëfeve, si shkollat, medresetë, xhamitë, teqet, dergjahet, e deri tek bibliotekat me ndërtesa të posaçme të ndërtuara nga sadrazamë (kryeministra), vezirë, pashallarë, shehzade, defterdarë, shejhu`l-islamë dhe të tjerë nëpunës shtetërorë. Nga fillimet e Perandorisë Osmane e deri në përfundimin e ekzistencës së vet si shtet, për nga ndërtesa dhe vendi kemi biblioteka me tipare të ndryshme, që mund t’i përmbledhim në pesë pika (Hakan Anameriç, Osmanlı kütüphane kültürü ve bilimsel


KULTURË

ymëzimit ë diturisë

e në Perandorinë Osmane e më gjerë janë rezultat i frymëzimit nga e kaluara jonë si ndikuar në kërkim të diturisë dhe ruajtjes së dijes në libra, konkretisht në biblioteka yaşama etkisi, fq. 57): 1. Biblioteka personale private në saraje, të krijuara nga sulltanët, shehzadet e kohës së vet; 2. Biblioteka personale të ndërtuara në shtëpi, konaqe, dhoma etj.; 3. Biblioteka të hapura në mjediset e institucioneve të ndryshme edukativo-arsimore, si xhami, medrese, mektebe (shkolla), dersane etj.; 4. Biblioteka të hapura brenda hapësirave të institucioneve fetare-arsimore, si mesxhide, teqe, zavije, tyrbe, hankah, ribat, dergjah e mevlevihane; 5. Biblioteka të veçanta me ndërtesa të posaçme (Biblioteka e parë e ndërtuar në ndërtesë dhe arkitekturë të posaçme në periudhen osmane i përket kohës së Qyprilinjve, në kohën kur kryeministër i Perandorisë Osmane ka qenë Ahmed Pashë Qypriliu dhe të dhënë vakëf nga Mustafa Pashë Qypriliu. Familja e njohur e Qyprilinjve ka qenë me origjinë shqiptare nga Berati, të cilët kanë administruar Kryeminstrinë e Perandorisë Osmane në vitet 1656-1683). Kështu në këtë mënyrë pasurimi i bibliotekave realizohej me anë të librave të dhëna vakëf. Por me kalimin e kohës, pasurimi i tyre me libra është realizuar edhe në disa mënyra të tjera: - Me anë të dhurimit të librave në periudha të ndryshme nga pronarët e vakëfeve; - Me anë të dhurimit të librave vakëf nga persona të ndryshëm; - Me anë të blerjes së librave; - Me anë të prorosisë për të shkruar-shumëzuar librat;

- Me anë të dhurimit të librave nga kryetarë të shteteve, ambasadorë, zyrtarë e pari të shtetit; - Me anë të sigurimit të librave nga plaçka e luftës etj. (Hakan Anameriç, po aty, fq. 58). Pra, në kuadër të kompleksit të vakëfit kanë funksionuar edhe bibliotekat. Në bazë të të dhënave, biblioteka e parë në shtetin osman është ndërtuar nga Sulltan Fatihu në vitin 1459, në kompleksin e xhamisë së Ejub Sulltanit në Stamboll dhe në xhaminë e Fatihut. Pas kësaj kohe, në Stamboll dhe vendet tjera të Perandorisë Osmane janë ndërtuar shumë biblioteka nga zyrtarë të shtetit dhe dijetarë. Kështu përveç bibliotekës së madhe në qendër të Pashallëkut të Shkodrës dhe bibliotekave të tjera pranë xhamive, shkollave etj., të cilat kanë qenë pjesë e vakëfeve të kohës, edhe në qendrën e Kazasë së Ulqinit janë hapur biblioteka publike që kanë funksionuar në kuadër të vakëfeve, ku mund të përmenden bibliotekat e Medresesë së Ulqinit, shkollës ruzhdie, shkollës (Mektebi i Madh) së madhe në Kalanë e Ulqinit, ish Mehqemen-Gjykatën e Ulqinit, nëntë xhamive të qytetit, teqeve etj., të cilat fatkeqësisht nuk kanë arritur ta kapërcejnë periudhën e komunizmit, si edhe biblioteka personale të shumë personaliteteve të shquara të historisë së Ulqinit, ku mund të përmendim bibliotekën e Molla Musa Bushatit në Kalanë e Ulqinit, nga i cili ende ruhen shumë libra, Hafiz Millës e shumë di-

jetarëve, hafizëve, imamëve e myderrizëve të tjerë deri në ditët e sotme etj., si dhe biblioteka e të ndjerit Kadi Hysein Mujalit, e cila është trashëguar dhe ende sot ruhet nga nipat e të ndjerit (Shaban e Samir Mujali), pa të cilët sot nuk do të ishte i mundur realizimi i këtij paneli dhe i ekspozitës. Për këtë edhe i falënderoj pasardhësit e hirësisë së kadiut, familjen Mujali. Sa i përket bibliotekës së Kadi Hysein Mujalit nga Ulqini, bashkë me Mr. Behlul Kanaqin kemi hulumtuar për disa ditë në bibliotekën e të ndjerit. Biblioteka e hirësisë Kadi Mujalit posedon shumë libra, nga të cilët një pjesë e tyre ruhen në kuti, kurse të tjerat janë të vendosura në rafte. Nga hulumtimi ynë në bibliotekë, për t’u ekspozuar në Galerinë e Qendrës për Kulturë – Ulqin kemi përzgjedhur vetëm 55 libra të shtypura dhe dorëshkrime, si edhe dorëshkrime personale të kadiut. Është për t’u vlerësuar lart biblioteka e pasur e kadisë, ku njëherit dëfton qartë edhe për dijen, mençurinë dhe personalitetin e lartë që ka pasur i ndjeri Kadi Hysein Mujali. Në fund theksoj se të gjitha bibliotekat e hapura përgjatë historisë islame në Ulqin dhe në Perandorinë Osmane e më gjerë janë rezultat i frymëzimit nga e kaluara jonë si edhe e shumë verseteve Kur`anore me anë të të cilave njerëzit janë ndikuar në kërkim të diturisë dhe ruajtjes së dijes në libra, konkretisht në biblioteka. (Autori është Kryeimam i Ulqinit) E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Mbrojtja e mjedisit jetësor

Të japim kontri për mbrojtje të

Mbrojtja e mjedisit jetësor ka qenë dhe duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm dhe sfidë për çdo vend i cili aspiron të ketë një ambient sa më ekologjik dhe larg tokësinave të ndryshme të cilat për fat të keq po i sjell çdo ditë e më shumë fenomeni, njeri. Për një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm, janë angazhuar dhe vazhdojnë të preokupohen shoqata, institucione, ministri, qeveri e dikastere të tjera e deri tek liderë të lartë botërorë të cilët luftojnë nëpërmjet formave të ndryshme për të pasur një planet sa më të pastër e të shëndetshëm, me synim kryesor parandalimin e degradimit të mëtejshëm të planetit sa i takon ndotjes së tij në nivel global dhe sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e të pasurit një planet të pastër dhe mbi pasojat që pësojnë vendet e shumta nga pakujdesia ndaj planetit. Shumë vende të zhvilluara i kushtojnë rëndësi dhe vëmendje të jashtëza-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

konshme mbrojtjes së mjedisit jetësor, të vetëdijshëm që vetëm me një ambient të pastër jetësor, mund të jetohet shëndetshëm dhe larg sëmundjeve të rënda dhe të ndryshme që për fat keq, si pasojë e ndotjes, me qindra dhe miliona njerëz në vit humbin jetën në të gjithë globin. Në këtë kontekst, duke u fokusuar në trevën e Malësisë se sa ruhet dhe mbrohet mjedisi, dhe nëse komuna urbane ka një plan strategjik qoftë dhe periodik, këshilltarja për mbrojtje të mjedisit në këtë komunë, Ismet Gjoka, për “Koha Javore” vë në dukje një sërë mangësish pa të cilat sipas saj, nuk mund të kemi mbrojtje të mjedisit në mënyrë të duhur, e të cilat aktualisht mungojnë. “Së pari duhet të qartësohen ligjet, planet, strategjitë, etj, që të kemi dhe hapa konkretë në këtë kuadër. Referati i sektorit për mbrojtje të mjedisit të komunës tonë nuk parashikon hartimin e planeve apo strategjive në fjalë përveç mendimeve dhe sug-

jerime tona që japim për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë. Ne përpiqemi që të jemi në rrjedha të ngjarjeve dhe në këtë mënyrë të ndikojmë në plane apo veprime të organeve të shtetërore në interes të qytetarëve e të mjedisit”, u shpreh Gjoka. Ajo tregoi se komuna, respektivisht sektori përkatës me aq sa ka potencial dhe aq sa është i inkuadruar nga organet shtetërore nga kjo fushë, merr pjesë në disa diskutime që kanë të bëjnë me trevën tonë, mirëpo sa i takon kompetencave që ka komuna, sipas saj, vetëm jepen mendime dhe sugjerime ndaj planeve dhe strategjive të organeve përkatëse. “Natyra është dhuratë për njeriun por ai mund të jetë dhe konsiderohet si shkatërrimtari kryesor i kësaj dhurate. Natyra na është dhënë për ta shfrytëzuar, të marrim nga ajo, aq sa na duhet, mirëpo njerëzit nuk e respektojnë këtë parim dhe në vazhdimësi, here pas here, krijojnë dëme të pakthyeshme dhe një dukuri e tillë,


MOZAIK

ibut maksimal ë tokës

Ismeta Gjoka

përfshin dhe rrafshin global. Nëse i referohemi mbrojtjes së mjedisit në trevën tonë, (Malësi), mund të thuhet se në këtë zonë, natyra është relativisht e ruajtur dhe besoj se me vendosjen e disa rregullave që janë në funksion të mbrojtjes së mjedisit, natyra do të mbetet në gjendje solide”, theksoi Gjoka. Ndërkaq, duke paraqitur se në ç’ gjendje ndodhet mjedisi në përgjithësi në këtë trevë, këshilltarja për mbrojtje të mjedisit, Ismeta Gjoka, jep disa sugjerimi të cilat sipas saj, do të ishin efikase për një mjedis me mbrojtje në nivel më të lartë. “Së pari, ne duhet të bëjmë një evidencë që ka të bëjë me gjendjen e mjedisit si: kadastrin e ndotësve e shumë çështje të tjera e më pastaj të merren hapa konkretë për zgjidhje dhe menaxhim. Në këtë kuadër, mendoj se do të duhej aplikuar taksa në varësi të nivelit të ndotjes. Pra ndotësi më i lartë, të paguaj taksë të lartë. Ne jemi ata që duhet ta ruajmë

e të përkujdesemi maksimalisht për natyrën që na rrethon, për ne sot e për pasardhësit tonë, pasi natyra na jep të mira të gjithanshme pa të cilat nuk mundemi të jetojmë në këtë botë”, përfundoi Gjoka në këtë prononcim për Koha Javore. Fakti se mbrojtja e mjedisit vërtetë është njëra ndër çështjet më me peshë në nivel global, e dëshmon dhe mbajtja e shumë konferencave me renome botërore siç ishte dhe ajo e fundit “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes” e lëvizjes botërore për mjedisin e cila u mbajt në Estoni nga data 26 deri më 29 Janar 2017. Kjo konferencë u organizua nga lëvizja globale “Let’s Do It World” ndërsa iu bashkëngjitën përfaqësues nga 67 shtete të botës të cilët për tre ditë rresht, shkëmbyen ide, sugjerime dhe hartuan strategji për organizimin e ditës së pastrimit të Botës e cila është caktuar më 8 shtator 2018 ditë në të cilën synohet pjesëmarrja e mbi 300 milionë vulln-

etarëve në tërë Botën. Rikujtojmë se Mali i Zi është shpallur shtet ekologjik në seancën e parlamentit republikan të mbajtur në ambient të hapur më 20 shtator të vitit 1991 në Zhablak. Në deklaratën e shpalljes së shtetit të Malit të Zi si shtet ekologjik u përcaktuan angazhimet dhe synimet strategjike që shteti të miratojë dhe të zbatojë normat dhe standardet më të larta në fushën e mbrojtjes së mjedisit në ruajtjen e natyrës dhe zhvillimit ekonomik mbi parimet e sistemit ekologjikisht të qëndrueshëm. Vlen të theksohet se planeti ynë sot është i rrezikuar nga shumë ndotës të cilët pas vetes lënë posoja të rënda dhe në shumë raste, të parikuperueshme, andaj është obligim i gjithsecilit nga ne, që të përkujdesemi maksimalisht që ta mbrojmë sa më tepër mjedisin ku jetojmë, për ne që e shfrytëzojmë sot por dhe për gjeneratat pasardhëse. T.Ujkaj E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

33


SPORT

Klubi i futbollit “Malësia”

Vazhdojnë garën në kampionatin e Malit të Zi Klubi i futbollit për të vegjëlit “Malësia” pas shpalljes së tij kampion në kampionatin “Dadex” në Podgoricë, po vazhdon me sukses pjesëmarrjen në kampionatin e Malit të Zi, i cili gjatë pesë ndeshjeve, shënoi katër fitore dhe një humbje. Trajneri i klubit në fjalë, David Camaj, bën të ditur se vogëlushët e klubit vazhdojnë të tregojnë përgatitje të mirë duke thënë se janë kandidatë që kryesojnë në garë. “Dua të veçoj sportistin Romario Camaj i cili ka shënuar plot 10 gola, po ashtu sportistët: Beqir Hakshabanaj, Toni Gojçaj, Gabriel Nicaj, Halil Kajoshaj me të cilët Malësia do

34

Javore KOHA

E ENJTE, 30 MARS 2017

të ketë të ardhme në fushën e sportit. Gjithashtu gjenerata 2008, vazhdon garën me përkushtim, të cilët gjatë 7 ndeshjeve shënuan tre fitore, dy humbje dhe dy barazime kështu që mendoj se do të kemi shanse për klasifikim në play off, çfarë është synimi ynë kryesor për këtë vit”, theksoi Camaj, Ai më tej tregoi se në muajin maj i pret turneu i përvitshëm tashmë tradicional i futbollistëve të vegjël i cili zhvillohet në Gjermani, mirëpo pjesëmarrja e tyre në këtë kampionat ende nuk është e konfirmuar. “Për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor në Gjermani nuk

kemi vendosur ende, pasi kjo varet pikërisht nga mundësitë tona financiare të cilat klubit tonë i mungojnë dukshëm, duke qenë se përveç disa dashamirësve, individë ose afaristë nga vendi dhe diaspora, nuk kemi ndonjë mbështetje të qëndrueshme financiare e cila do të na mundësonte që klubi ynë të realizojë me sukses misionin e tij. Komuna urbane e Tuzit e cila gjatë vitit të shkuar siguroi mbi 100 mijë euro për sport, ne si klub numër dy në Tuz, morëm një shumë simbolike prej 1mijë e 200 eurosh çfarë përbën një diskriminim të dukshëm ndaj klubit “Malësia”, përfundoi t.u. Camaj.


SPORT

Në fundjavë në Tiranë u mbajt Turneu Ndërkombëtar në Taekwondo “Tirana Challenge”

“Ulqini” fitoi 21 medalje Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar pesë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe nëntë medalje të bronzta, duke u renditur në vendin e parë në kategorinë për fëmijë dhe vendin e tretë në kategorinë për kadetë Klubi i Takwondosë “Ulqini” ka fituar 21 medalje, duke u renditur në vendin e parë në kategorinë për fëmijë dhe vendin e tretë në kategorinë për kadetë, në Turneun Ndërkombëtar në Taekwondo “Tirana Challenge”, i cili është mbajtur të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë. Në turne kanë marrë pjesë rreth 400 garues nga vendet e rajonit, ndërsa “Ulqini” është paraqitur me 24

garues dhe një refer. Ndër 21 medaljet e fituara, pesë janë të arta, shtatë të argjendta dhe nëntë të bronzta. Me medalje të arta janë kurorëzuar garuesit Meris Kollari, Fiona Kraja, Ardiana Karamanaga, Arta Ismailaga dhe Sara Kraja, me medalje të argjendta Enes Dushku, Muhammed Ukoshata, Sumeja Bisha, Medina Kanaqi, Merisa Malokraja dhe Amella

Nuti, kurse me medalje bronzi Agon Brisku, Egzon Lika, Dion Mustafa, Mervana Muça, Enis Kurti, Amell Nuti, Amar Bakalli, Bledar Kasmi dhe Rinor Jahja. Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë sponsorët dhe prindërit për përkrahjen e garuesve, si dhe organizatorin e turneut, Julian Caca. (Kohapress)

Sukses i Klubit Tendoryu Aikido “Ulqini” në seminarin ndërkombëtar në Jagodinë

Dy mjeshtra të aikidos në Ulqin Klubi Tendoryu Aikido “Ulqini” ka bërë të ditur se ka arritur sukses të veçantë pasi që dy anëtarë të tij janë shpallur mjeshtra, në seminarin ndërkombëtar të Tendoryu Aikidos, i cili u mbajt në Jagodinë të Serbisë nga data 10-13 mars. Trajneri i këtij klubi, Aleksandër Daboviq, ka marrë titullin 2 DAN, ndërsa anëtari tjetër Dren Rogova ka marrë titullin 1 DAN. Ata janë shpallur mjeshtra nga mësuesi dhe themeluesi i Tendoryu Aikidos, mjeshtri i madh japonez Sensei Kenji Shimizu. Në mesin e nëntë pjesëmarrësve nga Mali i Zi në seminar, shtatë kanë qenë nga Klubi Tendoryu Aikido “Ulqini”. Në seminar kanë marrë pjesë

përfaqësues nga Gjermania, Italia, Holanda, Sllovenia, Meksikoja, vendet e rajonit etj. Grupi i pjesëmarrësve nga Mali i Zi ishte ndër më të suksesshmit me tre mjeshtra të shpallur. Nga Klubi Tendoryu Aikido “Ulqini”

kanë njoftuar se më 1-2 korrik në Ulqin do të mabahet Seminari i parë ndërkombëtar për Tendoryu Aikido, ku pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar mjeshtri i njohur japonez Sensei Kenji Shimizu. (Kohapress) E ENJTE, 30 MARS 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 30 mars 2017 Viti XVl Numër 758 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743

Çmimi 0,50

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Të japim kontribut maksimal për mbrojtje të tokës

Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

Politika amerikane karshi Kosovës

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

enjte, 15 dhjetor

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Pasuri e veçantë e shqiptarëve

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandaj shqiptarëve sku ë p ë rb a a d fi Mës sshitkët S veçantë e Krijimi iuhe ap JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

mbrojtje të tokës maksimal për Të japim kontribut

6965-0081 NSSI

karshi Kosovës Politika amerikane

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

e A Pasuri e K avorH KJO JO avoreHA e A avorH KJO KJO avoreHA HISTORI ARSIM KULTURË Podgo ricë e enjte,

15

19 janar 2017

Viti XVl Numër

ësirës

748 Çmim i 0,50

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

Podgo ricë e enjte,

SOCIALE

26 janar 2017

Viti XVl Numër

PANORAMË

PORTRET SOCIALE

Podgoricë e enjte, 2 mars

2017 Viti XVl Numër 754

Çmimi 0,50

PANORAMË INTERVISTË

SOCIALE PANORAMË SOCIALE

Çmimi 0,50

749 Çmim i 0,50

ARSIM

PORTRET

SPORT

2017 Viti XVl Numër 753

VËSHTIME & OPINIONE

PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

MOZAIK

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

TEKNOLOGJI

KULTURË

Javore KOHA

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

ARSIM TEKNOLOGJI

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 30 mars 2017 Viti XVl Numër 758 Çmimi 0,50 SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

TEKNOLOGJI

VJET ME JU

www.kohajavore.org

SPORT KULTURË

ARSIM

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook