KOHA Javore Podgoricë e enjte, 2 shkurt 2017 Viti XVl Numër 750 Çmimi 0,50
Të avancohet pozita dhe roli i mediave në shoqëri Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi ISSN 1800-5696
Kur do të fillojë ndërtimi i fazës së tretë të rrugës Ulqin – Sukubinë?
100 vjet gjuhë dhe Kosovë mbi supe
PËRMBAJTJE
4
10
Ulqini të krijojë identitetin e tij kulturor
Liria e fjalës dhe lajmet e rreme
Medie që nuk përkrahet nga Komuna Urbane e Tuzit
Krijim i madhërishëm poetik
8
18
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
PËRMBAJTJE
20
Elita kulturore dhe infrastruktura identitare
Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt
Një shekull jetë dhe punë shkencore
Mit gjithëpërfshirës
24 të akademik Idriz Ajetit
22
28
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 2 shkurt 2017 Viti XVl Numër 750 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Të avancohet pozita dhe roli i mediave në shoqëri
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi
Kur do të fillojë ndërtimi i fazës së tretë të rrugës Ulqin – Sukubinë?
100 vjet gjuhë dhe Kosovë mbi supe
Ulqin – Sukubinë? së tretë të rrugës ndërtimi i fazës Kur do të fillojë
mbi supe dhe Kosovë 100 vjet gjuhë
Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi
në shoqëri roli i mediave pozita dhe Të avancohet
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri i Kulturës, mr. Janko Lumoviq, qëndroi në vizitë pune në Ulqin
Ulqini të krijojë identitetin e tij kulturor Ulqin – Ministri i Kulturës, prof. Mr. Janko Lumoviq, ka thënë se misionin e institucionit që drejton e sheh në forcimin e politikave lokale të qyteteve dhe krijimin e identiteteve kulturore të qyteteve. Ai ka vizituar të hënën komunën e Ulqinit, ku është pritur nga kryetari i saj Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar Kalanë e Ulqinit, Qytetin e Vjetër të Shasit dhe është takuar me krijues të Ulqinit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me kulturë. “Vizita ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi sot ishte rast për të inicuar të gjitha lidhjet e bashkëpunimit sepse gjithmonë më pëlqen të them se qyteti është bartës i kulturës”, është shprehur Lumoviq në konferencën për shtyp në fund të vizitës. Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Ulqin është që të njihet më mirë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
me potencialet e zhvillimit të kulturës dhe projektet në fushën e kulturës në këtë qytet. “Vizita e sotme tregon se sa e rëndësishme është që të zhvillojmë politikën kulturore dhe që të krijojmë imazhin e dëshirueshëm të çdo qyteti, sidomos të Ulqinit, ku përpos formave bazë të përmbushjes së nevojave kulturore të qytetarëve, të mendojmë edhe për projektet ambicioze për shkak të të cilëve do të vihet në Ulqin”, ka thënë ministri i Kulturës. Lumoviq ka theksuar se me kryetarin e Komunës së Ulqinit kanë rënë dakort që të definojnë programin konkret të punës për këtë vit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se me ministrin e Kulturës, Janko Lumoviq, kanë biseduar për ato pika të cilat tash disa vite janë duke i promovuar. “Në rend të parë është Kalaja e Ul-
qinit, që ajo të futet në UNESCO. Ne si pushtet lokal, ashtu edhe Ministria e Kulturës, t’i bëjmë të gjitha përgatitjet që definitivisht të plotësohen kushtet që janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka treguar se me ministrin e Kulturës kanë folur edhe për konservimin e disa objekteve në lokalitetin e Shasit dhe se kjo ministri ka ndarë 50 mijë euro për konservimin e një kishe në këtë lokalitet. Në takim me krijuesit, artistët dhe përfaqësuesit e shoqatave kulturore nga Ulqini, ministri Lumoviq është shprehur i hapur për bashkëpunim, duke i ftuar ata që të inicojnë projekte kulturore me vlerë. Vizita e ministrit të Kulturës në Ulqin ishte e para që ai zhvillon në një komunë që prej marrjes së detyrës së i.k. ministrit dy muaj më parë.
NGJARJE JAVORE
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, priti Ambasadoren e SHBA-së, Margaret En Uehara
SHBA, partner i respektueshëm dhe vend mik i Malit të Zi Podgoricë – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Margaret En Uehara, kanë vlerësuar se SHBA është partner i respektueshëm dhe mik i rëndësishëm i Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe evro-atlantike. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se në takimin e zhvilluar të enjten, dy bashkëbiseduesit kanë konkluduar se Mali i Zi dhe SHBA, edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të popujve pakicë dhe barazisë gjinore. Ministri Zenka ka falënderuar ambasadoren Uehara për mbështetjen gjithëpërfshirëse të vazhdueshme të SHBA-së ndaj Malit të Zi në fushën
e integrimeve evro-atlantike, dhe ka shprehur pritjen se edhe procesi i ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO do të përmbyllet me sukses këto ditë. Ai ka vënë në pah suksesin që Mali i Zi ka arritur në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut në bisedimet e paraanëtarësimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zenka i konsideron shumë të rëndësishme ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, zgjidhjet e të cilit do të mundësojnë që Komuna Urbane e Tuzit – Malësisë të realizojë mundësinë e fitimit të statusit të komunës së plotë. Ndërsa lidhur me avancimin e të drejtave të popujve pakicë, Zenka ka theksuar që Propozimi i Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave është në procedurën e Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa këtë vit pritet edhe miratimi i
Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Nga ana tjetër, ambasadorja Margaret En Uehara ka theksuar se SHBA do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në çdo hap të mëtejshëm në proceset integruese të Malit të Zi, por edhe në forcimin e kapaciteteve të saj në këtë rrugë. Ajo ka thënë se njëri prej qëllimeve kryesore strategjike të SHBA-së është forcimi i institucioneve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të të gjitha grupeve shoqërore. Zenka dhe Uehara kanë konkluduar se është me rëndësi fakti që të dy shtetet e kanë njohur rëndësinë e përfshirjes së përfaqësuesve të pakicave në pozitat vendimmarrëse, në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike. (Kohapress)
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
PAGAT E LARTA TË DEPUTETËVE
Problem serioz i përfaqësimit politik të shqiptarëve Xheladin Zeneli
Njoftohet në media se aktualisht, paga mesatare e deputetëve në Mal të Zi është €1883 euro ( rreth $2000 dollarë amerikan). Kurse paga mesatare e punonjësve të përgjithshëm në Mal të Zi, sillet rreth €447 euro. Pra, paga e deputetit është katër herë më e madhe se paga mesatare ! E mos të flasim për përqindjen e lartë të papunësisë, veçanërisht të popullsisë në trevat shqiptare, si dhe ata të cilët puno-
“
6
Ata që kanë zgjedhur të kryejnë detyrën e përfaqësuesit të popullit të deputetëve mund të vijnë nga puna e tyre bazë profesionale. Nëse dep jnë por nuk marrin paga disa muaj me radhë. Ironia më e madhe është fakti që një deputet i cili në mes tjerash, e ka për obligim të angazhohet në përmirësimin e standardit jetësor të atyre që e kanë zgjedhur, merr pagën mujore katër herë më shumë sesa zgjedhësi i vet,(apo taksapaguesi i tij), pagë kjo për të cilën shumica e qytetarëve vetëm mund të ëndërrojnë!?. Paga e lartë nuk është dukuri vetëm
Një sistem shoqëror që i paguan deputetët me paga të tilla të larta, jo vetëm që është i pozicionuar të ketë një shoqëri demokratike jo funksionale , por njëherit posedon të gjitha predispozitat e një sistemi të përfaqësimit politik të korruptuar
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
”
e deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, por edhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët së bashku, kanë pagat më të larta të deputetëve në shtetet e rajonit. Gjithashtu, një sistem shoqëror që i paguan deputetët me paga të tilla të larta, jo vetëm që është i pozicionuar të ketë një shoqëri demokratike jofunksionale , por njëherit posedon të gjitha predispozitat e një sistemi të përfaqësimit politik të korruptuar. Në Kuvendin e parë legjislativ shumëpartiak të vitit 1990, anëtar i së cilit isha edhe unë, deputetët nuk kanë marrë paga në Parlamentin e Malit të Zi. Pra, as unë as kolegët e mijë të atëhershëm nga radhët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, nuk kemi pasur kompensim në formën e pagave mujore. Pagat për deputet janë vendosur më vonë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
vet apo t’i shërbejnë bazës së tyre zgjedhore, nuk do të duheshim që të kompensoheshin! Të ardhurat e putetët duhet të paguhen, atëherë ata duhet të marrin pagat minimale apo mesatare Ne atëherë e kemi kryer detyrën e deputetit në mënyrë vullnetare dhe ishim të vetëdijshëm para se ta marrim në përgjegjësi një detyrë të tillë. Ndoshta edhe sot do të duhej të jetë kështu. Ata që kanë zgjedhur të kryejnë detyrën e përfaqësuesit të popullit të vet apo t’i shërbejnë bazës së tyre zgjedhore, nuk do të duhej që të kompensoheshin! Të ardhurat e deputetëve mund të vijnë nga puna e tyre bazë profesionale. Nëse deputetët duhet të paguhen, atëherë ata duhet të marrin pagat minimale apo mesatare. Pra, mendoj që këtu qëndron esenca e problemit. Kur deputetët paguhen kaq lart në raport me pjesën tjetër të shoqërisë, kjo nxit gara të ashpra dhe të pamëshirshme ndërmjet subjekteve politike me qëllim që medoemos të fitohet pozita e deputetit, me ç ‘rast nuk zgjedhën mjetet për
të arritur këtë qëllim. Një ndër arsyet e dështimit të koalicioneve parazgjedhore të subjekteve politike shqiptare në të kaluarën, ka qenë fakti se secila nga ato insiston që kandidati i tyre të jetë i pari në listën zgjedhore sepse për fituesin është në pyetje një shumë e konsiderueshme e të ardhurave materiale ,si për deputetin ashtu edhe për subjektin politik që ai përfaqëson, duke mos përfshirë beneficionet e tjera që ata përfitojnë. Se si pozita e deputetit bëhet “mollë sherri” ndërmjet subjekteve politike shqiptare vërteton rasti i mandatit të kaluar legjislativ në Kuvendin e Malit të Zi (2012-2016), kur përfaqësuesit e dy koalicioneve të atëhershme shqiptare , shpallën akuza të ndërsjella publike lidhur me prishjen e marrëveshjes për ndarjen e mandatit të deputetit, akuza këto që arritën deri në kërcënime me pa-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ditje gjyqësore. Sikur detyra e deputetit të jetë një detyrë vullnetare, ashtu siç ishte në legjislacionin e parë pluralist në vitin 1990, ndoshta sot nuk do të kishim kaq shumë mosmarrëveshje, ndasi e përçarje, në mes subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi !? Nëse një individ dëshiron t’i shërbejë dhe të mbrojë në mënyrë të mirëfilltë interesat e elektoratit ( zgjedhësve) të vet në organin më të lartë legjislativ, atëherë kandidati potencial do të duhej të jetë i gatshëm që një detyrë të tillë të ndershme, ta kryej pa kompensim material !. Ndoshta në këtë mënyrë , do të shfaqnin interesim vetëm ata kandidatë të cilët nuk motivohen nga paga e deputetit ,por dëshirojnë që me një përkushtim të vërtetë të angazhohen në mbrojtjen e interesave të popullit dhe elektoratit të vet !. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Liria e fjalës dhe Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara ekspozuan në një shembull mjaft të prekshëm fuqinë e lajmeve të rreme
Peter Singer
Rreth një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nëntorin e shkuar, dikush postoi në Twitter se Hillary Clinton ishte në qendër të një rrjeti pedofilie. Thashethemi u përhap në median sociale dhe një prezantues i një emisioni të krahut të djathtë me emrin Alex Jones vazhdimisht deklaroi se ajo ishte e përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe se shefi i fushatës së saj, John Podesta merrte pjesë në rituale satanike. Në një video në YouTube (e fshirë që atëherë), Jones fliste për “të gjithë fëmijët që Hillary Clinton kishte vrarë personalisht dhe prerë në copa e përdhunuar”. Video, e postuar katër ditë përpara zgjedhjeve, u pa më shumë se 400,000 herë. Email-et e publikuara nga WikiLeaks tregonin se Podesta ndonjëherë darkonte në një piceri në Uashington të quajtur Comet Ping Pong. Me sa duket për këtë arsye akuzat e rrjetit seksual të fëmijëve u përqendruan mbi picerinë dhe u përdor hashtagu #pizzagate (skandali i picave). Akuzat u shpërndanë shpesh nga programe të projektuara për të përhapur mesazhe të
8
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
caktuara – duke kontribuar në krijimin e përshtypjes se shumë njerëz po flisnin për “Pizzagate” në mënyrë serioze. Historia, çuditërisht, u shpërnda gjithashtu nga gjenerali Michael Flynn, i cili u bë këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit të zgjedhur Donald Trump. Edhe pas zgjedhjes së Trump – dhe pavarësisht hedhjes poshtë nga New York Times dhe Washington Post – historia vazhdoi të përhapej. Comet Ping Pong u kërcënua shpesh me telefonata abuzive. Kur menaxheri iu drejtua policisë, atij iu tha se thashethemet ishin mendime të shprehura që mbroheshin nga Kushtetuta. Edgar Welch, një i krishterë që ka vargje të Biblës të bëra tatuazh në kurriz, ishte një nga ndjekësit e Jones. Më 4 dhjetor, ai ngau makinën për 350 milje nga shtëpia e tij në Karolinën e Veriut në Comet Ping Pong, i armatosur me një pushkë, një revolver dhe një thikë. Ai lejoi klientët dhe stafin të largoheshin ndërsa kërkoi për fëmijët e abuzuar që thuhej se ishin në tunele. Ai qëlloi me armë të paktën një herë për të hapur një derë të mbyllur me çelës. Pasi
nuk gjeti fëmijë, ai iu dorëzua policisë. Lajmet e rreme – “dezinformimi aktiv” që zbukurohet që të duket sikur vjen nga uebsajte serioze lajmesh – është një kërcënim për institucionet demokratike. Ka pasur shembuj më pak absurdë, përfshirë një raportim të rremë për kërcënim bërthamor nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit që nxitën në mënyrë të gabuar homologun e tij pakistanez të ripublikonte lajmin dhe të kërcënonte Izraelin se edhe Pakistani është fuqi bërthamore. Presidenti Barack Obama pranoi rrezikun ndaj lirive demokratike ndërsa foli për shtypin në Gjermani pas zgjedhjeve në SHBA. Pavarësisht nëse lajmet e rreme i kushtuan apo jo zonjës Clinton presidencën, ato haptazi mund të shkaktojnë humbjen e një kandidati në zgjedhje dhe të prishin marrëdhëniet ndërkombëtare. Është gjithashtu kundër një prej premtimeve thelbësore të demokracisë: që votuesit të bëjnë zgjedhje të informuara mes kandidatëve në garë. Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane e deklaron këtë. “Kongresi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e lajmet e rreme
nuk duhet të bëjë ligje… që pakësojnë lirinë e fjalës apo të shtypit…”. Në vitin 1919, interpretimi i Gjykatës Supreme për këto fjalë kishte çuar në doktrinën se Kongresi duhet ta ndalojë lirinë e fjalës vetëm kur shkaktonte “rrezik të qartë dhe real” për dëm serioz. Ky pozicion u ripërkufizua në atë që është ndoshta mbrojtja më madhështore e lirisë së fjalës nga një gjykatës amerikan: opinioni i dakordsisë së Louis Brandeis për çështjen e vitit 1927 të Whitney kundër Kalifornisë. Brandeis e përshkroi lirinë e fjalës dhe tubimit si “funksione thelbësore për demokraci efektive”. Ai bëri thirrje për “njerëz guximtarë, të sigurt në vetvete, me besim te fuqia e arsyetimit të lirë dhe të patrembur, të aplikuar përmes proceseve të qeverisë popullore”. Në këtë aspekt, që liria të paraqesë një rrezik të qartë dhe real që të mund të justifikojë ndalimin e saj, dëmi i fjalës duhet të jetë aq i shpejtë saqë të përjashtojë çdo mundësi për të diskutuar plotësisht se çfarë është thënë. Nëse, këmbënguli Brandeis, ka kohë për të ekspozuar përmes diskutimit falsitetin
dhe mosvërtetësinë, për të shmangur të keqen përmes proceseve të arsimit, përmirësimi duhet të vijë përmes më shumë sqarimesh, jo duke detyruar heshtje”. Sot, është e vështirë të kesh aq shumë besim te “arsyetimi i lirë dhe i patrembur”, veçanërisht nëse supozohet të “aplikohet përmes proceseve të qeverisjes popullore” – që kërkon që të ketë ndikim në zgjedhje. Po kështu, besimi i Brandeis që “sqarimet e mëtejshme, jo heshtja e detyruar”, janë ilaçi për “mosvërtetësinë” duket naiv, veçanërisht nëse zbatohet për një fushatë zgjedhore. Cila është alternativa? Ajo që Jones tha rreth Clinton është sigurisht shpifje dhe ajo mund ta padisë atë; por do të ishte e kushtueshme dhe do të shpenzonte kohë, me gjasa do të duheshin vite përballje në gjykata. Në çdo rast, paditë civile të shpifjes janë efektive vetëm kundër atyre që kanë asetet për të paguar dëmshpërblimet. Po shpifjet penale? Në Mbretërinë e Bashkuar, “shpifja penale” ishte për shumë shekuj një shkelje penale, por
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nuk u përdor dhe u shfuqizua në vitin 2010. Në SHBA, shpifja penale nuk është një shkelje federale. Vazhdon të jetë një krim në disa shtete, por pak çështje paraqiten. Një raport në 2015 nga A. Jay Wagner dhe Anthony L. Fargo për Institutin Ndërkombëtar të Shtypit i përshkruan shumë nga çështjet e fundit si “për të ardhur keq” dhe i drejtohet ligjit civil për shpifjen si një burim më i mirë për “ofendimet personale”. Raporti përmbyllet duke thënë se trajtimi i shpifjes si vepër kriminale është bërë “i tepërt dhe i panevojshëm”. Shembujt e fundit të lajmeve të rreme sugjerojnë se konkluzioni i Wagner dhe Fargos ishte i nxituar. Akuzimi, gjatë një fushate zgjedhore, i një kandidate për presidente në SHBA për vrasje fëmijësh nuk është për të ardhur keq dhe ligji civil për shpifjen nuk ofron zgjidhje të saktë. Në periudhën e internetit, a është koha që të kthehemi te parashikimi i shpifjes si krim? (Autori është profesor i bioetikës në Universitetin Princeton)
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
TV Boin , pa mbështetje financiare
Medie që nuk përkrahet nga Komuna Urbane e Tuzit Albert Camaj
Nga kjo del si e pritur, madje obligative, nga këndvështrimi ligjor, që kjo medie edhe të përkrahet. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur e as nuk po ndodhë, iu qasa këtij vështrimi për të hulumtuar dhe për të gjetur arsyet pse kjo medie nuk po ndihmohet, pse ndaj informimit në gjuhën shqipe nuk respektohen ligjet. Duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo medie për popullatën tonë në Malësi, duhet potencuar vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo medie. Duke i vërejtur mangësitë e programeve që do duhej të ishin në këtë TV, emisionet që do të duhej të ishin, por edhe ato që ishin dikur e nuk ekzistojnë më, sigurisht për shkak të kushteve të vështira financiare, çka pati si pasojë zvogëlimin e numrit të të punësuarve, që dikur numëronte më shumë se tani, unë fillova të interesohem më shumë për fatin që ka dhe që e pret këtë televizion shqiptar. Për të kompletuar vështrimin konsultova ligjet adekuate dhe kontaktova persona relevantë. Së pari kontaktova udhëheqësen e këtij televizioni zonjën Sandra Bojaj, e cila më tha se këtë medie e mbështet kryesisht Diaspora shqiptare. Viteve të fundit, një herë, eventualisht dy herë në vit, përmes projekteve që i bën kjo medie te Fondi për Pakica, fitohet një përkrahje, por me një shumë që nuk i plotëson as përafërsisht nevojat. Ajo sqaron se kjo medie mbijeton në kushte shumë të vështira financiare. Bojaj, sqaron se vite me radhë ka konkurruar me projekte në Komunën Urbane të Tuzit, por pa sukses, pasi që secilën herë e kanë refuzuar kërkesën e saj për mbështetje. Siç sqaron Bojaj, për zgjidhjen e kësaj çështje, ajo u
10
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
është drejtuar për ndihmë politikanëve të shumtë, duke filluar nga kryetarët e komunave, deputetët, institucionet përkatëse, ministrave në Ministrinë e Popujve Pakicë, etj, por pa sukses. Është e çuditshme që edhe përkundër faktit se në periudhat e kaluara por edhe tani kishte deputetë të shumtë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, kryetarë komunash, ministra etj dhe asnjë deri me tani nuk u angazhuan për fatin e kësaj medieje, apo zgjidhjen e kësaj çështjeje. Duke përcjellur veprimtarinë e këtij televizioni kam vërejtur se Komuna Urbane e Tuzit nuk e përkrah as në projektet e veta, respektivisht as në programet me të cilat promovohet veprimtaria në komunë. TV Boin përcjell çdo seancë të Kuvendit të kësaj komune që nga viti 2006, por edhe të gjitha aktivitet e tyre në përgjithësi, pa kompensim. Të vetmit të cilët në seancën e kaluar kërkuan publikisht që kjo medie të përkrahet nga Komuna ishin këshilltari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj dhe Këshilltarja e ASH-së, Tina Lulgjuraj. Pas kërkesës që erdhi nga këshilltarët opozitarë, në njëfarë mënyre iu bashkëngjit edhe këshilltari i PDS, Nikollë Gegaj, por këtë nuk mund ta marr si kërkesë serioze, pasi që partia e tij udhëheq pushtetin në Tuz, e mu kjo parti, së bashku me aleatët e vet Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Partinë Boshnjake, që përbejnë pushtetin në këtë komunë, do të mundë ta përkrahin, mirëpo mu ata hedhin poshtë çdo projekt, apo kërkesë të deritashme, që u erdhi nga kjo medie.
Lind pyetja përse Tv Boin nuk përkrahet nga shumica në KU të Tuzit ? A thua për arsye se atyre më shumë u pengon që Tv Boin të jenë pjesëmarrës në Seanca të Kuvendit, se të jenë prezentë apo jo se u pengon çdo gjë shqiptare në këtë vend, apo cila do të jetë enigma e vërtetë për këtë? Sipas informatave jozyrtare, por edhe të disa të dhënave të sigurta në bazë të dokumentacionit Komuna e Ulqinit e mbështet financiarisht Televizionin Teuta, por edhe mediat tjera, përmes projekteve vjetore. Sipas informatave zyrtare Komuna e Ulqinit në Buxhetin vjetor planifikon mbi 29 mijë eura për medie. Po ashtu, sipas informatave jo zyrtare, kjo komunë ka kontratë me Tv Teuten për përcjellje të seancave të Kuvendit, me pagesë. Se Komuna e Ulqinit ndihmon mjetet e informimit mund sipas vërtetohet edhe me ndarjen e mjeteve financiare për projektet e organizatave joqeveritare, në Konkursin për vitin 2016, ku me numër 9 dhe 11 janë organizatat që administrojnë portalet Ul Info dhe Promul apo Ulqini Online. Prandaj, nëse i kemi parasysh këto fakte, është e natyrshme të na imponohet pyetja pse Komuna urbane e Tuzit nuk e përkrah të vetme medie lokale në hapësirën e vet, edhe pse dihet se Tv Boin tërë veprimtarinë e vet informative e zhvillon në pajtim të plotë me ligjet vendore, me Kushtetutën e shtetit dhe me konventat ndërkombëtare. E theksojmë se të drejtat e pakicave, ku hyn edhe e drejta në informim, garantohen edhe me Kushtetutën e Malit Zi. Në nenin 6,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
TV Boin është Televizioni i vetëm i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi, i themeluar 15 vite më parë, nga i ndjeri Tomë Bojaj. Qellimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i të drejtave kolektive e individuale të pakicave, me theks të veçantë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, si pakicë e vetme me gjuhë, tradita dhe kulturë krejt të ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve të tjerë në Mal të Zi përveç tjerash, thuhet: “Mali i Zi i garanton dhe mbron të drejtat dhe liritë e pakicave“. Pastaj neni 8 i Kushtetutës ndalon diskriminimin e çfarëdo lloji. Këtë në të vërtetë e parashohin edhe normat e konventave ndërkombëtare - neni 14 protokolli 12 n. 1 dhe protokolli 7 n. 5 . Me nenin 9 të Kushtetutës parashihet se konventat ndërkombëtare njihen dhe bile kanë përparësi ndaj ligjeve vendore, çka do të thotë se nëse ligjet vendore janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, atëherë aplikohen të dytat. Për këtë çështje kërkova mendimin e avokati Dr. Angjell Gojçaj i cili shprehet: Sipas Ligjit mbi mediat, Qeveria respektivisht Ministria përkatëse është përgjegjëse për financimin e mediave të cilat kanë në përmbajtje programet në gjuhën shqipe (neni 3 i Ligjit të lartpërmendur). “Kushtetuta e Malit të Zi përcakton qartazi se gjuha shqipe është në përdorim zyrtar, kurse pakicave u garantohen të drejtat dhe liritë, të cilat mund të përdoren individualisht dhe në bashkësi me të tjerët, siç është, mes tjerash edhe informimi në gjuhën shqipe. Po ashtu Ligji mbi liritë dhe të drejtat e pakicave parashikon që pakicat nacionale duhet të informohen në gjuhën amtare sipas standardeve ndërkombëtare, ku në mes tjerash thuhet se Qeveria duhet të marrë masa për të ndihmuar mediat që në programet e tyre kanë për bazë promovimin e kulturës dhe identitetit të pakicave. Edhe pse Boini është pronë private, duke marrë parasysh që nuk ekziston asnjë medie tjetër në gjuhën shqipe, në këtë mjedis, Mali Zi, respektivisht organet kompetente, janë të detyruara që të ndihmojnë TV-Boin me mjete financiare. Duhet theksuar edhe faktin që ato mjete financiare vjelën edhe nga taksapaguasit shqiptarë, të
cilat kanë të drejtë të informohen në gjuhën shqipe” shprehet Gojçaj. Prandaj, pikërisht kjo është arsyeja kryesore që duhet të mbështetet kjo medie, e cila përmes emisioneve të përditshme, kronikave, intervistave, informatave, vështrimeve, reportazheve etj, ua sqaron dhe shpjegon shtresave të gjëra këto të drejta, me qëllim të ruajtjes së traditës, kulturës , gjuhës që dallojnë krejtësisht e dalluar nga gjuhët e tjera dhe janë në funksion të mbrojtjes nga asimilimi etj. Natyrisht se kjo është në interes të shqiptarëve, por edhe në interes të shtetit ku jetojmë, sepse duke respektuar të drejtat e pakicave, shteti njëkohësisht respekton edhe të drejtat ndërkombëtare, gjë që e ndihmon dhe avancon atë në proceset vijuese të integrimeve euroatlantike. Më poshtë janë dhënë disa nga pikat kryesore të projektit të TV Boin, të cilat ia dërgoi Komunës, e që nuk u aprovuan në Buxhetin e KU të Tuzit për vitin 2017: -Ruajtja e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve; -Nxitja e shkollimit të të rinjve në gjuhen amtare (shqipe) dhe të integrimit të tyre në shoqërinë më të gjerë bashkëkohore; -Informimi i opinionit në gjuhën e tyre amtare (shqipe) si e drejtë e pamohueshme mbi të gjitha ngjarjet në vend dhe në botë; -Kultivimi i dashurisë ndaj artit, muzikës, teatrit dhe krijimtarisë së përgjithshme artistike, letrare filmike etj, në gjuhën amtare (shqipe); -Sqarimi i vlerave të integrimit evropian të Malit të Zi, që do të thotë edhe i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Për gjithë këtë jam i mendimit se ky mjet i informimit meriton përkrahje më të madhe të shtetit dhe komunës. Media e këtilla duhet të kenë favore, në kraha-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sim me mediat në gjuhën e shumicës. Duhet pasur parasysh edhe faktin se si pakicë kombëtare në Mal të Zi llogaritet edhe ajo serbe, e cila ka përqindje të madhe të popullatës, prandaj edhe i thithë shumicën e mjeteve të parapara për këto qëllime, në Fondin e pakicave, edhe pse gjuha e tyre nuk dallon nga ajo zyrtare, që do të thotë se nuk është e rrezikuar, kurse ajo shqipe po rrezikohet dita-ditës. Duhet te kemi parasysh faktin që ky Televizion nuk ka treg as përafërsisht me televizionet e tjera simotra në këtë vend, por plotëson një boshllëk të madh të informimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, sepse Televizioni shtetëror ka vetëm një emision ditor lajmesh, me kohëzgjatje deri në 15 minuta dhe një emision javor informativo-muzikor prej 45 minutash, që natyrisht se as përafërsisht nuk i plotësojnë nevojat e popullatës shqiptare në Mal të Zi, që marrin pjesë me më shumë se 5 për qind të popullatës. Pra, do të ishte e nevojshme që në kuadër të Buxhetit, respektivisht Planit Financiar të KU të Tuzit, të parashihen mjete edhe për këtë medie. Pra edhe TV Boin duhet të përkrahet nga linja e veçantë buxhetore që lidhet me një prej obligimeve statutare që ka KU e Tuzit, e që është përkujdesja për informim të qytetarëve në gjuhën e vet. Për këtë i ftoj të gjithë politikanët shqiptarë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, kuvendesh, liderë të partive politike, këshilltarë, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, Diasporën dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë në realizimin e njërës prej të drejtave themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, e që realizohet edhe përmes medies, në rastin konkret, përmes Televizionit Boin, si e vetmja medie shqipe në këto treva. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi
Dijana Dukaj
Ditë më parë u shënua 23 janari, Dita e gazetarisë në Mal të Zi, e që do të duhej që rastet e tilla të shfrytëzohen për të trajtuar proble-
“
12
Të avancoh roli i medi
met dhe sfidat me të cilat përballet sot gazetaria në përgjithësi. Së paku, me këtë rast do të duhej që, pikërisht, për problemet në vazh-
Vetëm në kushtet e sigurisë së plotë dhe ambientit të përshtatshëm, siç kërkojnë standardet e proklamuara gazetareske, mediat mund të japin frytin e vet maksimal në fushën e informimit të një cilësie më të lartë. Sidomos në kohën e sotme me mundësi të reja, që vetëm mund të avancojnë gazetarinë profesionale si nevojë jetike për opinionin e gjerë
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
”
dimësi në këtë profesion të flasin vetë gazetarët, ata të cilët për çdo ditë e ushtrojnë këtë profesion të domosdoshëm në ndërtimin e shoqërisë. Nga vetë fuqia e medieve në kohën e sotme rrjedh edhe nevoja gjithnjë e më e madhe e shoqërisë për gazetari profesionale, në mbështetje të proceseve të përgjithshme të domosdoshme për avancimin e vlerave më të larta shoqërore. Edhe pse gazetaria e sotme përballet me presione të natyrave të ndryshme, duke filluar nga sensacionalizmi, pastaj komercializmi, mospërgjegjësia e kështu me radhë, prapëseprapë ajo vazhdon të jetë shtysë kryesore në ngritjen e përgjegjësisë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Diskutimi dhe dialogu i brendshëm vetëm mund të prodhojë ide dhe qasje më cilësore në përmirësimin e pozitës e, njëkohësisht, në rritjen e përgjegjësisë dhe të profesionalizmit te vetë gazetarët. Mungesa e vullnetit në këtë drejtim e dëmton këtë profesion, i cili ndodhet para sfidave gjithnjë e më të theksuara, në kohën e konkurrencës dhe zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së komunikimit mes individëve dhe popujve anembanë globit
het pozita dhe iave në shoqëri në organet e vendimmarrjes brenda një shoqërie. Andaj, roli i këtillë insiston domosdo në krijimin e ambientit të shëndoshë që gazetarët të kryejnë punën e vet, gjithherë në interesin më të gjerë të opinionit. Vetëm në kushtet e sigurisë së plotë dhe ambientit të përshtatshëm, siç kërkojnë standardet e proklamuara gazetareske, mediet mund të japin frytin e vet maksimal në fushën e informimit të një cilësie më të lartë. Sidomos në kohën e sotme me mundësi të reja, që vetëm mund të avancojnë gazetarinë profesionale si nevojë jetike për opinionin e gjerë. Kjo nënkupton gazetarë me njohuri të larta në këtë profesion, me vetëbesim të plotë
në respektimin e së vërtetës dhe të drejtës së opinioni për të qenë i informuar, në përputhje me normat dhe kodeksin gazetaresk, që nuk është objekt i këtij shkrimi, por rastet e këtilla duhet shfrytëzuar për të tërhequr vërejtjen në problemet e përditshme me të cilat përballen të gjithë ata që punojnë e, po ashtu, edhe ata që në të ardhmen do të jenë pjesë e bashkësisë mediatike. Diskutimi dhe dialogu i brendshëm vetëm mund të prodhojë ide dhe qasje më cilësore në përmirësimin e pozitës e, njëkohësisht, në rritjen e përgjegjësisë dhe të profesionalizmit te vetë gazetarët. Mungesa e vullnetit në këtë drejtim e dëmton këtë profesion, i cili ndodhet para
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sfidave gjithnjë e më të theksuara, në kohën e konkurrencës dhe zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së komunikimit mes individëve dhe popujve anembanë globit. Me rastin e shënimit të kësaj date, është debatuar për gjendjen dhe statusin e medieve dhe gazetarëve në Mal të Zi e cila, kuptohet, nuk është për ndonjë lëvdatë, e që nuk i ka anashkaluar as gazetarët dhe mediat në gjuhën shqipe në këtë vend. Por diskutimi i problemeve të natyrave të ndryshme dhe bashkëpunimi në rrafshin profesional, pavarësisht, do të krijojë ambient më të përshtatshëm në avancimin e punës së gazetarëve dhe të gazetarisë në përgjithësi. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Kur do të fillojë ndërtimi i fazës së tretë të rrugës Ulqin – Sukubinë?
Qytetarët vua papërgjegjësi e pushtetit Për Koha Javore:
Ismet Kallaba
Kanë kaluar më se pesë vjet qëkur ka filluar ndërtimi i rrugës Ulqin – Sukubinë. Dy akset e para të kësaj rruge, nga Sukubina deri në Krythë, ka kohë që kanë mbaruar, ndërsa në aksin e tretë nga Krytha deri në Ulqin, është premtuar disa herë se do të fillojnë punimet, por deri tani nuk është bërë asgjë edhe pse është kryer projekti dhe është bërë kompensimi i pronarëve të cilëve do t’u merret toka për zgjerimin e rrugës. Paratë për ndërtimin e kësaj rruge janë siguruar nëpërmjet kredisë nga Banka Evropiane për Investime.
“ 14
Zyrtarisht, shkak për mos vazhdimin e punimeve është bërë anulimi i tenderit për shkak të shkeljes së procedurave të tenderimit. Por e vërteta duket se është ndryshe. Shkak i vërtetë për anulimin e tenderit ishte pasi që në tender nuk kishte fituar kompania e favorizuar nga qeveria. Premtime për vazhdimin e punimeve ka pasur vazhdimisht, qoftë me rastin e vizitës apo takimeve të qeveritarëve me krerët e Komunës së Ulqinit, pastaj gjatë fushatave zgjedhore. Po ashtu gjatë prezantimeve të ofertës turistike të Ulqinit në vende të ndryshme. Tashmë jemi
Arma e vetme e qytetarëve mbeten protestat dhe bllokimi i rrugës për t’i bërë presion pushtetit për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe sjelljes së papërgjegjshme dhe arrogante ndaj qytetarëve të tij
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
”
mësuar me refrenin e pushtetarëve që para fillimit të sezonit turistik të thuhet se rruga do të fillojë menjëherë pas përfundimit të sezonit, kurse kur përfundon sezoni e ndërtimi nuk fillon se nuk ka kohë për shkak të fillimit të sezonit të ardhshëm turistik. Gjatë vizitës së tij të fundit në Ulqin, në muajin shtator, ish-kryeministri Millo Gjukanoviq ka deklaruar se “jemi duke e përshpejtuar procedurën e tenderimit në mënyrë që paratë e përcaktuara për këtë qëllim të vihen në funksion”, kurse kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka deklaruar me këtë rast se pret që shumë shpejt të hapet tenderi për ndërtimin e fazës së tretë të rrugës Ulqin – Sukubinë dhe se punimet të fillojnë deri në fund të vitit. Por tashmë ka përfunduar viti 2016 e opinioni nuk ka asnjë lajm për vazhdimin e punimeve. Aksi Krythë – Ulqin, me gjatësi prej rreth 13.5 kilometra, është shndër-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ajnë inë Rëndësia e ndërtimit të kësaj rruge është e shumëfishtë dhe jetike për qytetarët. Ndërtimi i saj do të kishte ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të zonës së Anës së Malit dhe të Ulqinit në përgjithësi, por sidomos për zhvillimin e turizmit. Përfundimi i ndërtimit të rrugës do t’i afronte më tepër në aspektin kohor zonat rurale me Ulqinin dhe do të kufizonte deri diku edhe migrimin fshat-qytet ruar në makth të vërtetë për të gjithë shoferët e automjeteve, sidomos për ata që për shkak të punës u duhet të udhëtojnë për çdo ditë. Rruga është amortizuar aq shumë saqë nuk ke mundësi t’u shmangesh gropave, të cilat jo rrallë janë bërë edhe burim i aksidenteve, ndërkohë që nga viti në vit vjen duke u rritur fluksi i automjeteve që kalojnë nëpër këtë rrugë. Që prej hapjes së pikës kufitare Sukubinë – Muriqan dhe ndërtimit të Rrugës së Kombit, rruga Sukubinë – Ulqin (Tivar) është shndërruar në artieren kryesore për qarkullimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës drejt vendeve të Evropës dhe të mërgimtarëve shqiptarë drejt vendlindjes. Kështu, gjatë vitit të kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Sukubinë-Muriqan kanë kaluar më shumë se dy milionë persona. Por ndërsa autoritetet lavdërohen për rritjen e numrit të pasagjerëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar
Sukubinë – Muriqan, nuk kanë bërë asgjë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Rëndësia e ndërtimit të kësaj rruge është e shumëfishtë dhe jetike për qytetarët. Ndërtimi i saj do të kishte ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik të zonës së Anës së Malit dhe të Ulqinit në përgjithësi, por sidomos për zhvillimin e turizmit. Ndërtimi i rrugës do t’i afronte më tepër në aspektin kohor zonat rurale me Ulqinin dhe do të kufizonte deri diku edhe migrimin fshat-qytet.
“
Prandaj pyetja që shtrohet është se pse dhe deri kur duhet të vuajnë qytetarët papërgjegjësinë e pushtetit qendror dhe atij vendor? Pas gjithë kësaj historie, kush mund t’i garantojë qytetarët se nuk do të anulohet edhe tenderi i ardhshëm për ndërtimin e këtij aksi rrugor?! Arma e tyre e vetme mbeten protestat dhe bllokimi i rrugës për t’i bërë presion pushtetit për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe sjelljes së papërgjegjshme dhe arrogante ndaj qytetarëve të tij.
Tashmë jemi mësuar me refrenin e pushtetarëve që para fillimit të sezonit turistik të thuhet se rruga do të fillojë menjëherë pas përfundimit të sezonit, kurse kur përfundon sezoni e ndërtimi nuk fillon se nuk ka kohë për shkak të fillimit të sezonit të ardhshëm turistik
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
”
Javore KOHA
15
KULTURË
100 vjet gjuhë dhe
Vizionet për Kosovën e të ardhmes i kam përjetuar në periudha të ndryshme të jetës sime dhe jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj të të qenit dëshmitar të rrjedhave të historisë Idriz Ajeti
Nuk kam zgjedhur unë ta kem një shekull mbi supet e mia dhe as që e kam menduar se natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që të shoh e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet. Dhe e ndiej se përgjegjësinë për ecjen tonë e kemi pasur ne! Kam ardhur nga një fshat shqiptar përtej kufirit të sotëm të Kosovës, sikur shumë të rinj të tjerë, të gatshëm e të etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe dhe për t’i bërë bashkë ato – në një mendje dhe një shpirt. E kam menduar se ‘pagëzimi i gjuhës’ do të ndodhë kur pavarësisht rajoneve tona, pavarësisht shtrirjes sonë gjeografike, do të bëjmë bashkë përtej kufijve jo vetëm
16
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
idenë por mbi të gjitha njerëzit, që flasin një gjuhë, por që nuk njihen mirë mes vete. Unë do t’ju flas për gjuhën edhe në këtë 100 vjetor timin dhe mbase fjalimet e mia për të, edhe në këtë ditë kur së bashku po shënojmë këtë jetëgjatësi timen, do të jenë të pafund, sa i pafund është thesari i saj. Sa e pafund ka qenë ideja për ta bërë një – të përbashkët, të plotë. Por gjuha zhvillohet, po aq sa zhvillohen edhe shoqëritë. Po aq sa është zhvilluar edhe e gjithë shoqëria shqiptare, kudo, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë edhe në pjesët e tjera të Ballkanit. Dhe gjuha duhet të jetë pandashmërisht pjesë e evoluimit, e përmbushjes së nevojave të një populli, që flet me dialekte por që rrënjën e ka të përbashkët. Dhe
prandaj përpjekjet tona, në shekullin e kaluar për ta bërë bashkë, tani duhet të jenë përpjekje për ta përmbushur, pa e trandur themelin e saj. Kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të dashurisë për gjuhën, me një ndjenjë të përgjegjësisë dhe me qasje të ndërgjegjshme ndaj saj për ta ruajtur, kultivuar dhe për ta zhvilluar duhet t’i prijnë institucionet tona shkencore, në Tiranë e Prishtinë. Akademia e Shkencave dhe Arteve është, jo vend i pleqve dhe pleqnarëve, por i shkencës dhe i dijes, që si autore e studimeve, dokumenteve dhe krijimtarive të ndryshme u bë prijatare e momenteve të kthesës në historinë e popullit të Kosovës. U bë historia e re e saj. Akademia duhet të vazhdojë që ta ruajë dhe ta përmbushë obligimin e veçantë në fushën e shkencës dhe
KULTURË
e Kosovë mbi supe
të artit, por mbi të gjitha të ndihmojë në zhvillimin e kombit dhe të shtetit. Në kohë të vështira të përmbysjeve të vlerave shkencore e kulturore, Kosova ka nevojë për një Akademi të fuqishme që do ta shndërronte shkencën në pjesën më të rëndësishme të jetës dhe në vizion të së ardhmes së vendit dhe popullit të tij. Përparimi ynë si shtet bazohet në dije, shkencë e arsim. Avancimi i tyre do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit dhe prandaj Akademia ka rol të rëndësishëm të saj në këtë fushë. Momentet historike të vendit i kanë dhënë rol vendimtar Akademisë dhe ajo këtë rol duhet ta ketë dhe sot. Vizionet për Kosovën e të ardhmes i kam përjetuar në periudha të ndryshme të jetës sime dhe jetëg-
jatësia më ka ofruar këtë privilegj të të qenit dëshmitar të rrjedhave të historisë. Por historia është vetëm një përkujtuese dhe shënjuese e devotshme e ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndodhura, ndërkaq e tashmja është ndërtuesja e të ardhmes. Themelet e një jete më ndryshe vendosen sot dhe ato duhet të jenë të forta për ta mbajtur peshën e rëndë të zhvillimeve të shoqërisë. Prandaj shteti i Kosovës ndërtohet sot dhe ndërtohet bashkërisht; ndërtohet me vizion dhe me durim; ndërtohet me shumë dashuri dhe me shumë mund. Askush nuk mund të ketë privilegjin e shtetit, sepse ai është i qytetarëve të tij dhe sepse si i tillë ndërtohet dhe jetohet prej tyre. Të nderuar miq, Sot mbaj mbi supet e mia 100 vjet, që mund t’ju them më kanë rënduar.
Nuk ishin asnjëherë njëqind vitet e vetmisë, por vite të mëdha të të arriturave të mëdha. Dhe unë i bëj bashkë të arriturat e përbashkëta, në çdo fushë. Prandaj kur e nisa fjalën për t’ju falënderuar e nisa pikërisht me gjuhën shqipe; një dashuri imja e pashterur, e pashuar dhe e përjetshme. Prandaj e nisa me gjuhën që ta bëj bashkë me popullin që zhvillohet dhe kërkon një të nesërme më të mirë. Ju falënderoj të gjithë juve, që sot më keni nderuar, më keni bërë të ndjehem i privilegjuar dhe i veçantë, më keni dhënë më shumë forcë. JU falënderoj të gjithëve që keni marrë udhë për të qenë me mua sot. Zoti ju bekoftë juve, Akademinë dhe Kosovën.
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Vështrim
Krijim i madhërishëm poetik Dr. Bahri Brisku
Vepra BOTË MASHTRIMI është një vepër e madhërishme artistike. Ajo është krijim i shkrimtarit dhe poetit tonë të mirënjohur Ali Gjeçbritaj i cili deri më tani ka botuar gjashtë vepra cilësore. Aliu merret edhe me botime prozaike, por në fushën e krijimeve poetike ka arritur që të shënoj vlera cilësore artistike. Vargjet e kësaj vepre artistike janë vargje cilësore shpirtërore që dëshmojnë art të vërtetë. Poezitë e botuara në veprën artistike BOTË MASHTRIMI të shkrimtarit Ali Gjeçbritaj janë poezi të përjetuara thellë në shpirtin e shkrimtarit me të cilat qartas dëshmohen preokupimet e banorëve të rajonit të Krajës të cilët masovikisht e braktisën vendlindjen dhe u tretën në botën e mërgimit. Poeti Gjeçbritaj me një forcë të madhe poetike i mallkon vendasit që morën rrugën e zhdukjes së tyre nëpër botë të huaj! Kjo vepër artistike e poetit Gjeçbritaj është e ndarë në katër pjesë, të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, jo vetëm me tematikën interesante, por edhe me vlerat artistike që përthekojnë. Veprës i jep një pamje impozante kopertina të
18
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
cilën e ka punuar piktori akademik Bilal Nikeziqi. Redaktori i kësaj vepre letrare Jaho Kollari, kësaj vepre i jep një recension të shurtër por shumë domethënës e cilësor. Poeti Ali Gjeçbritaj me të drejtë këtë vepër e fillon me simbolin e Krajës siç është ubla. Ky vajton mërgimin e popullatës e cila ka mbyllur shtëpi e lagje të cilat kanë mbetur shkretë në mes të ferrave dhe hithrave, kurse pleqtë një nga një kanë vajtur në bujtinat e përhershme. Fëmijët e tyre që vijnë në vizita nga mërgata me vështirësi ju gjejnë varret e tyre!! Atëherë iu bie në mend se sa keq kanë vepruar që kanë lënë të shurdhër vendlindjen e tyre!!! Poezitë e kësaj vepre janë vargje të përjetuara thellë në shpirtin e krijuesit, ndaj vlerat e tyre artistike janë të madhërishme. Vargjet: Sot s’ka më fëmijë që luajnë nëpër oborre Alushi, Ademi, Lezi dhe Abazi Shtëpitë i kanë në varre! Në disa vargje poeti rrëfen mundin dhe djersën e banorëve të cilët ndërtuan kulla të forta guri me qëllim që këtu të banojmë sa të jetë jeta dhe zjarri në vatra të mos fiket asnjëherë! Por ndodh e kundërta: Sot gjahtarët që nuk dihet se nga vijnë Kanë varë armët gjahtarët që nuk dihet se nga vijnë Në ublat tona me gure të lëmuar etjen shuajnë! Pastaj strehojnë kokat te shtëpiat e braktisura! Që pa luftë i braktisme – i lamë të
shkreta! Këto vargje poetike qartas dëshmojnë mërgimin e mallkuar i cili na i la shkollat pa nxënës dhe fshatrat pa banorë, të cilët pa dhunë lufte i lanë të shkreta! Poeti Gjeçbritaj, Ulqinit ia kushton disa poezi por në njërën gërsheton simbole karakteristike siç janë: Kalaja, Kacemja, barkat e peshkatarëve, Plazhi i Vogël, Varlanosi, Ullishta... Gjithashtu edhe poezija e tij – Pa atdhe nuk ka fe, është një krijim poetik me vlera të theksuara poetike me të cilat vargje i fton banorët që të mos i lëshojnë vendlindjen të cilat nuk ka mundësi që do i gjejnë diku tjetër përveç aty ku kanë farefisin dhe përmendoret mortale të parëve të tyre. Ftesa e poetit që vendasit e tij të mos marrin arratinë dhe udhët e mërgimit pasqyrohet në poezinë Këngët tona! Duam të këndojmë këngët tona Zemra na digjet flakë! Do këndoj të mos më digjet shpirti Dua ta shuaj etjen me këngë! Poezia Qyteti im është një poezi e thyer me vargje artistike. Të rralla janë poezitë si ajo e poetit Gjeçbritaj me të cilën paraqet ritet dhe zakonet shqiptare në poezinë Dasmat tona. Edhe poezia Ditët e verës është një poezi e madhe në të cilën janë përthekuar vlera artistike. Këtu po evidentoj dy vargje nga të cilat përshkruhet qartas e kaluara e hidhët e popullit tonë: Na patën ndarë në copa si pëlhurë E s’na lanë të bashkohemi kurrë! Në vargjet që po i shënojmë më
KULTURË
Poezitë e botuara në veprën artistike BOTË MASHTRIMI e shkrimtarit Ali Gjeçbritaj janë poezi të përjetuara thellë në shpirtin e shkrimtarit me të cilat qartas dëshmohen preokupimet e banorëve të rajonit të Krajës të cilët masovikisht e braktisën vendlindjen dhe u tretën në botën e mërgimit poshtë është një komentim i qëlluar: Atje ku zë vend në vendin e vet Njeriu është më i fortë se guri Poezia në të cilën janë fiksuar qartas preokupimet e masës, është qëndrimi meditativ i mbarë popullatës shqiptare: Atëbotë nënat tona lanin petkat me finjë dhe smojë. Vargjet e poezisë MRIZAT E BRAKTISURA, është një krijim i veçantë poetik, pikturon fuqishëm gjendjen aktuale në rudinat e bjeshkëve në të cilat blegëronin në kullosa grigje të mëdha dhenësh dhe dhish. Kjo gjendje e qetë ku nuk dëgjohen si më parë bëegërima poetin e mallëngjen shumë! Mërgimi, largimi nga trojet atnore ku
lindën dhe u rritën të rinjtë e të rejat nëpër shpatijet e Krajës së mrekullueshme dhe të pasur me pasuri, e cila siguronte një gjallëri normale, poeti na e pikturon në vargjet e poezisë Pesha e trojeve të mia: Këtu dyftyrësia nuk ka patur kurrë bujtinë Këtu nuk ka patur maskarenj e batakçi Këtu të vërtetës asnjëherë nuk i është kthyer shpina Poezia Toka ime është një krijim i rrallë poetik të cilin poeti Ali Gjeçbritaj na e sjell në faqen 29 të veprës BOTË MASHTRIMI. Në vargjet e këtij krijimi poeti pasqyron dashurinë e thellë që kultivon për vendlindjen. Kjo poezi njëkohësisht është thirrje
e fuqishme që kranjanët të ndërprejnë rrugën e rëndë të mërgimit, se bukën e gojës edhe këtu mund ta sigurojnë. Shkrimtari Gjeçbritaj në poezinë e tij Lukuni ujqish me nostalgji kujton të kaluarën kur nëpër kullota blegëronin grigjat e dhenve duke i dhënë gjallëri luginave të bjeshkëve të Krajës. Është me peshë të veçantë që me këtë rast të theksojmë se në këtë vepër poetike të autorit në fjalë secila poezi është shumë e kapshme nga lexuesi dhe duke lexuar këtë vepër lexuesi ndjen mallëngjim, gëzim, hidhërim, shpresë, pra ato në brendinë e vet përthekojnë art të vërtetë. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me poetin nga Ulqini Haxhi Shabani
Elita kulturore dh infrastruktura ide
Haxhi Shabani lindi më 9 qershor 1963 në Anë të Malit-Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Fakultetin kreu në Prishtinë, më 1987. Kreu studimet pasuniversitare në vitin 2006 në Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës shqipe d “Dygjuhësia te shqiptarët e Ulqinit” te mentor akademik Rexhep Ismajli. Në fushë të krijimtarisë letrare botoi tri përmble tokalltë” (1998), “Jam ai që nuk jam” (2010) . Është përfshirë në përzgjedhjen e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi “Drita Në vitin 2011 në kuadër të librit “Pet Albanskih književnika u Crnoj Gori” ( Pesë shkrimtarë shqiptarë në Malin e Zi) botohe i librave shkollorë për klasën e pestë të shkollës fillore, “Libri më bën të ditur (libër leximi) dhe Shija e leximit (ditar i lexi “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur”. Në vitin 2016 boton librin me poezi të zgjedhura në gjuhën malazeze “A dokumentar “Ndërmjet”, film dokumentar për shqiptarët në Malin e Zi.
Koha Javore: Sa vështirë është të jesh kreativ, të botosh një vepër letrare sot në Mal të Zi? Mjafton mbështetja financiare që ka një shkrimtar shqiptar në Mal të Zi apo mungon dhe në ç’ masë? H. Shabani: Në Malin e Zi është e vështirë jo vetëm të jesh krijues shqiptar, por fatkeqësisht edhe të jesh shqiptar. Ende shumica në Malin e Zi ka paragjykime vetëm për faktin se je shqiptar (këtë e argumentojnë edhe rezultatet e anketave). Por, duhet nënvizuar se nëse përgjithësisht me përjashtime të vogla gjatë këtyre 25-vjetëve të sistemit shumëpartiak ndaj shqiptarëve në Malin e Zi nga shumica pushtetmbajtëse është udhëhequr një politikë e premtimeve gjatë fushatave për përmirësimin e statusit të shqiptarëve, vetë faktori politik shqiptar në Malin e Zi, edhe në këtë rast me përjashtime të pakta, ka bërë një politikë të shpërfilljes së zgjidhjes afatgjatë të Çështjes së shqiptarëve në Malin e Zi, në dobi të interesave të një grupi të ngushtë të udhëheqësve politikë. Brenda kontekstit të përmendur, hapësirat për të ndërtuar një politikë kulturore të duhur për krijuesit shqiptarë të fushave të ndryshme, atyre që vërtetë janë profesionistë në fushat e tyre, janë shumë të ngushta. Edhe në ato pak institucione kulturore, artistike, mediatike, shkollore që merren me kulturë në gjuhën shqipe
20
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
udhëhiqen nga njerëz të cilët nuk kanë njohjen e duhur në këto fusha dhe shumicën e rasteve rekrutohen nga partitë në nivel lokal apo qendror. Konkretisht, nëpër konkurse të pakta që financojnë vepra e autorë të letërsisë mbështeten edhe “vepra” të cilat nuk i plotësojnë as kriteret minimale për t’ u botuar. Në këtë drejtim, përjashtime pozitive mund të përmenden siç janë: Qendra për ruajtjen e kulturës së pakicave dhe Ministria e Kulturës së Malit të Zi, apo shoqata e Art Club-it që kanë përkrahur krijuesit kryesorë shqiptarë në Malin e Zi, ndonëse kjo mbështetje ka qenë e kufizuar. Koha Javore: Cilat janë problemet kryesore me të cilat përballet sot një shkrimtar shqiptar në Mal të Zi, për të jetësuar dhe nxjerrë në dritë një vepër letrare? H. Shabani: Problemi kryesor i një shkrimtari shqiptar që jeton në Malin e Zi është se ai po të mendoj që të jetoj duke u marrë me punën e tij, duhet të filloj të numëroj se edhe sa ditë jetë i kanë mbetur, si atij ashtu edhe familjes së tij. Për të mos ndodhur kështu, shkrimtarë shqiptarë në Malin e Zi, ndonëse numri i tyre, siç e kam thënë edhe njëherë tjetër mund të numërohen me gishtat e një dore, duhet të punojnë së paku dy punë të tjera njëkohësisht, për të jetuar
(është e qartë pastaj sesa kohë cilësore i mbetet) për shkruar. Po një situatë të këtillë nuk e kanë kolegët e tyre malazezë me të cilët jetojnë brenda një shteti, e mund të thuhet as krijuesit e tyre bashkëkombas në Shqipëri e Kosovë e mos të flasim për ata në Kroaci apo Slloveni. P. sh. në Malin e Zi ekziston statusi i krijuesit të merituar të cilin e marrin edhe krijuesit të cilët nuk i kanë mbushur ende 50 vjeç, që është një pagë e përhershme solide gjatë tërë jetës. Apo në Kroaci, p.sh. tirazhi i veprave të autorëve kroatë blihet nga Ministria e Kulturës dhe ju shpërndahet bibliotekave, kurse në Slloveni marri honorar të mirë nga buxheti i shtetit. Shkrimtari (krijuesi) shqiptar në Malin e Zi, e ka pothuajse të pamundur të jetë shfrytëzues i këtyre burimeve, jo sepse nuk ka vlera, por sepse gjithnjë jeton në periferi sepse është trefish i paragjykuar. Së pari sepse vetë përfaqësuesit politikë, qeveritarë e publikë nuk kanë kulturën e duhur për të vlerësuar punën e tyre, së pasi që jetojnë jashtë qendrave shqiptare Tiranës dhe Prishtinës dhe së treti sepse flasin një gjuhë tjetër nga Podgorica zyrtare. Të gjitha këto ndodhin edhe pse dihet se një autor, apo vepra e tij bëhet e njohur nëse ka vlera letrare, estetike, figurative etj. e jo për shkakun e ka krijuar një autor që jeton në një vend të caktuar, i takon një kombi një feje apo race të caktuar.
INTERVISTË
he entitare
Filozofik, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e duke mbrojtur magjistraturën shkencore me titullin edhje me poezi: “Të kërkoj” (1995) dhe “Natë e poraren lëre hapur”, botuar nga Art Club, në vitin 1998. et një përzgjedhje nga poezia e tij. Është bashkautor imit), botuar në vitin 2013. Në vitin 2013 botoi librin Amerika moja”. Po gjatë këtij viti ka realizuar filmin
Koha Javore: Si e realizon një shkrimtar shqiptar misionin e tij, nga e merr guximin dhe vullnetin të krijojë pasi siç theksuat mbështetja financiare është vendimtare që një vepër të qarkullojë në tregun e gjerë? H. Shabani: Një shkrimtar kur e krijon një vepër letrare, nuk është se mendon shumë për faktin se a do të ketë mundësi financiare për ta botuar. Ka shembuj që disa nga veprat më të mëdha të letërsisë botërore janë refuzuar të botohen nga botues të kohës, duke u botuar madje edhe pas vdekjes së tyre. Në mjedisin ku jetoj, ku të prodhosh letërsi do të thotë të provosh të shesësh mallin i cili jo vetëm që nuk shitet, por shumica të thonë se merresh me “punë të thata”, po të mendoja për efekte financiare do të duhej ta lija këtë punë përgjithmonë. Por, nëse pajtohemi se krijuesi i vërtetë jeton në dy kohë, atëherë shkrimtari shqiptar në Malin e Zi nuk duhet të krijojë vetëm për lexuesin shqiptar të këtushëm ( a thua ka?), por për lexuesin shqiptar dhe po qe i Zoti edhe për atë që nënkupton daljen jashtë kufijve gjuhësorë. Unë kam provuar ta bëjë këtë me botimin e një libri të zgjedhur me poezi në gjuhën malazeze “Amerika moja” dhe kam kuptuar se kjo jo vetëm që është e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Pra, një autor kudo që jeton, duke pasur parasysh se
letërsia sidomos aktualisht nuk ka kufij, duhet të shkruaj me nënkuptimin se `. Koha Javore: A mendoni se çdo vit e më shumë ka rënie të botimeve cilësore dhe gjithashtu edhe interesimi për leximin është zbehur dukshëm. Pse mendoni se po ndodh ky fenomen? H. Shabani: Numri i botimeve në gjuhën shqipe në Malin e Zi, viteve të fundit mendoj se është rritur, por është zvogëluar shumë numri i botimeve cilësore, si në fushë të letërsisë ashtu edhe në fusha të tjera. Sot gjithkush që do të botojë një libër, nëse ka aq para sa kushton botimi përkatës pa marrë parasysh se çfarë vlerash ka, mund ta botojë, pasi pothuajse nuk ekziston kurrfarë infrastrukture as para botimi e as pas botimit të librit, me pak përjashtime. Tashmë “guximi” i njerëzve për t’u bërë shkrimtarë, apo madje edhe shkencëtarë edhe pse nuk kanë as talent, e as përgatitje “më mrekullon” dhe është bërë dukuri. Këtë dukuri e ndihmon edhe liberalizimi i mediave sociale në të cilat mund të lexosh lloj-lloj “shkrimtarësh”. Si rrjedhim, numri i lexuesit ka rënë, sepse internetizimi i fëmijëve dhe të rinjve është bërë i gjithëpranishëm, saqë mund të flitet për sëmundjen e këtij shekulli i cili po krijon një botë jo reale, saqë jeta nuk mund të mendohet pa internet.
Koha Javore: Çfarë do të duhej të ndryshojë që numri i krijuesve të rritet dhe botimet të shtohen? H. Shabani: Mendoj se thelbi i problemit nuk është në rritjen e krijuesve dhe botimeve në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Zgjidhje normalisht se ka, por jo të shpejta dhe të pamenduara. Familja dhe shoqëria në të cilën jetojnë shqiptarët në Malin e Zi, por edhe më gjerë, kanë krizë vlerash. Në skenën publike, pothuajse në të gjitha fushat, me ndonjë përjashtim janë në skenë të paditurit të cilët me çdo kusht përpiqen që të kontrollojnë çdo gjë. Dhe në këtë rast ata që janë profesionistë në punën e tyre, tërhiqen. Rrjedhimisht te shqiptarët në Malin e Zi, duhet të dalin në skenë ajo që mund të përbëjë elitën kulturore e intelektuale, aq sa është, dhe të fillojë me guxim e dije të flasë për parregullsitë me argumente dhe konkretisht, duke krijuar e udhëhequr infrastrukturën e duhur dhe të nevojshme kulturore dhe identitare. Kështu do të mund të dilnin në skenë edhe krijuesit e rinj, të cilët krahas atyre emrave që kanë mbajtur gjallë shkrimin letrar të shkruar shqip dhe e atyre veprat e të cilave janë të konkurueshme në tregun e botimeve letrare shqiptare, do të dëshmonin se letërsia e shkruar në gjuhën shqipe do të vazhdojë të shkruhet edhe në Ulqin e Tuz. Intervistoi: Toni Ujkaj
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt
Fituesi i çmimeve Bafta dhe një sërë trofesh prestigjioze, Sir John Hurt, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ai njihet për rolet e tij në filma si “Alien”, “The Elephant Man” dhe “Harry Potter”. Roli i tij i fundit ishte në filmin “Jackie”, i cili tregonte jetën e Jackline Kennedy pas vrasjes së J. F. Kennedy. Hurt luajti edhe në një seri filmash të “Harry Potter”, si krijuesi i shkopinjve magjikë, zotin Ollivander. Vdekja e aktorit ka tronditur mjaft yje të kinematografisë, të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e një artisti të tillë.
tVendimi i fundit i Donald Trump që t’u ndalohet njerëzve nga gjashtë shtete myslimane të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka pamundësuar regjisorit me famë botërore, Asghar Farhadi, të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, njofton Klan Kosova. Regjisori iranian, Asghar Farhadi, që është i nominuar për Oscar në një nga kategoritë, do ta ketë të pamundur të përkrahë nga afër filmin e tij. Farhadi është një emër i njohur në kinematografinë botërore. Ai në ë kaluarën ka fituar edhe Oscar për filmin më të mirë të huaj me “A Separation” dhe po ashtu edhe një çmim Golden Globe. Në vitin 2012 Farhadi ishte emëruar nga revista Time si një ndër 100 personalitetet me më ndikim në botë. Vendimi i Trump iu ndalon sirianëve udhëtimin për në SHBA për një afat të pacaktuar, kurse për 90 ditë të ndaluar të futen në SHBA do ta kenë edhe shtetasit e Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 22 2 SHKURT DHJETOR2017 2016
Ndalimi i Donald Trump për myslimanët ia pamundëson regjisorit të famshëm pjesëmarrjen në Oscars
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, E ENJTE,222DHJETOR SHKURT 2016 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Përvjetor
Një shekull jetë dh shkencore të akad
Veprimtaria dhe puna e tij shkencore kolosale që ka bërë e po bën është vlerësuar nga studiues e qytetarëve, e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre
Gjekë Gjonaj
Të premten e kaluar akademik Idriz Ajeti nga Medvegja ka mbushur 100 vjet. Një shekull jetë. Kështu e desht fati. Kështu, jam i sigurt, se e deshtën dhe e duan jo vetëm më të afërmit e tij, nxënësit dhe studentët e tij të dikurshëm, por edhe kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njohin ose ata të cilët e njohën ose kanë lexuar e dëgjuar për profesorin e nderuar. Me shëndetin që gëzon shpresojmë dhe besojmë thellë se do t’ia kalojë me disa vjet edhe shekullit. Atë ditë bota shkencore shqiptare e shënoi në Prishtinë përvejtorin e madh të lindjes së këtij doajeni, gjuhëtari, albanologu dhe profesori të gjuhës shqipe dhe njërit nga ndërtuesit e institucioneve shkencore në Kosovë. Këtë privilegj të jetëgjatësisë e ka pak kush. Njerëzit e rrallë të shkencës dhe të kulturës jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Ai mbetet një fenomen i rrallë i dijes shqiptare. Në njëqind vjetorin e lindjes së tij Ajeti tha :“Nuk kam zgjedhur unë ta kem një shekull mbi supet e mia dhe as që e kam menduar se natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi
24
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
dhe njëkohësisht forcën që të shoh e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet. Kam ardhur nga një fshat shqiptar përtej kufirit të sotëm të Kosovës, sikur shumë të rinj të tjerë, të gatshëm e të etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe dhe për t’i bërë bashkë ato – në një mendje dhe një shpirt“ Nga kjo ndërmarrje e rëndësishme e dashurisë për gjuhën, respektivisht nga puna shkencore albanologjike profesor Ajeti nuk po ndahet, por po e vazhdon punën e tij në fushën e gjuhësisë. Ky njeri shekullor ka bërë një shekull punë për shkencën albanologjike. Kolegët e tij e quajtën Lis i Madh i kohës sonë. Ndër lisat e lartë të kulturës dhe të fisnikërisë shqiptare. Njeri që ka shkrirë trurin dhe mendjen e tij vetën për të mirën e kulturës dhe gjuhës amtare shqipe. I papërsëritshëm në jetën shkencore. Një dijetar dhe studjues i thellë i dijeve të Albanologjisë. Profesor me dinjitet të rrallë. Njeri e dijetar me plot kuptimin e fjalës. Personalitet i rrallë i jetës shkencore e kulturore. Një
emër i veçantë i institucionit të albanologjisë. Ndër emrat më të shquar të shkencës albnanologjike, i cili i dha një kontribut shumë të madh gjuhës së unisuar letrare. Emri i tij është i pandarë nga zhvillimi i arsimit dhe i shkencës në Kosovë. Në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës roli dhe ndihmesa shkencore e organizative e Idriz Ajetit janë të pazëvendësueshme. Ai si rrallëkush u ka vënë shpatullat dhe gjoksin burrërisht punëve të mëdha për çështjen kombëtare, për kulturën shqiptare e për gjuhën shqipe. Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit është e pasur dhe e nduarduarshme. Ajo përmban më vete një korpus të gjerë studimesh: sa
KULTURË
he punë demik Idriz Ajetit
sit si udhërrëfyes për emancipimin dhe përpjekjet e shqiptarëve, në ish-Jugollavi për të drejtat
nga dialektologjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuhës së shkruar, sa nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutueshme të saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyanshme gjuhësore shqiptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga normimi i shqipes, po aq edhe nga çështjet e kulturës së gjuhës etj. Drejtoi për 20 vjet në katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës që nga themelimi i saj më 1960. Si rektor i Universitetit të Prishtinës themeloi më 1974 Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili zhvillohet për vit në muajin gusht. Seminari
i Prishtinës u bë shpejt një vatër joshëse për formimin e albanologëve të rinj nga e gjithë bota dhe qendër takimesh shkencore ndërkombëtare. Veprimtaria dhe puna e tij shkencore kolosale që ka bërë e po bën është vlerësuar nga studiuesit si udhërrëfyes për emancipimin dhe përpjekjet e shqiptarëve në ish-Jugollavi për të drejtat e qytetarëve, e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre. Studiuesit Shaban Demiraj, Emil Lafe, Et’hem Lika, Gjovalin Shkurtaj, Rami Memushaj, Begzad Baliu, përveçse e quajnë akademik Ajetin bard i studimeve albanologjike, e cilësojnë atë trashëgimtari i albanologjisë historike, i cili i takon brezit më të arrirë të shekullit XX.
Profesor Ajeti po ashtu është vlerësuar si një ndër veprimtarët më të mëdhenj në përparimin e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht edhe ndërtues i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Për punën e tij në fushën e shkencës është nderuar disa herë nga presidentët e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Ndërkaq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, Ajeti u nderua me çmimin e karrierës. Unë i gëzohem punës dhe jetës të këtij njohësi të thellë të gjuhësisë shqiptare dhe këtij njeriu të madh të shkencës dhe të dijes në përgjithësi. Nderim dhe respekt profesor! Urime dhe rrofshi sa malet Akademiku ynë, Nderi ynë!
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Vështrim rreth librit të mr. Ali Bardhi “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” (1)
Varri në traditën e mys jet fetare në gurvarret e
Sipas të dhënave që na jep autori Ali Bardhi, në Anë të Malit ka katër të shkurtër rrethuese, varre me kornizë të lartë rrethuese si dhe va Mr. Behlul Kanaqi Sipas literaturës fetare islame (Kur’ani el-Maide 30-31; termi vorr/kabir dhe varre/kubur kalon edhe në Kur’an –suret: et-tevbe, tekathur, el-haxh, el-fatir...), tradita e të varrosurit fillon me njerëzit e parë, pra me të birin e Ademit a.s. dhe vazhdon deri më sot. Varrosja ka bërë që të ndahet vend (tokë) për njerëzit e vdekur duke formuar kështu varrezat ose me fjalë të tjera mezaret, makburet e para. Kështu që në këto vende janë ndërtuar varre sipas kushteve të terrenit dhe të klimës, të mjedisit e tjerë. Në përgjithësi, për t’i qëndruar kohës varret, pra pjesa e sipërme e tyre ndërtohet me gurë. Kështu, për shembull, në Dhjatën e Vjetër flitet se si Jakubi (një prej të dërguarve të Zotit) ka vendosur një gur në varrin e gruas së tij. Përveç kësaj flitet edhe për varreza të familjeve si dhe për tyrbe. Pra, edhe në kulturat paraislamike të popujve aziatikë kanë ekzistuar varre të mbuluara me dhè në formë gunge dhe me gurë si shenjë. Ka ndodhur që gurët e varreve të kenë mbishkrime. Edhe në kulturën e myslimanëve, vendosja e gurëve të quajtur “shahide” ose “mezar tashi/gurvarri” te koka dhe këmba e varrit daton që në fillimet e Islamit. Transmetohet se Muhammedi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka vënë gurë te koka e varrit të Othman b. Maz’unit në mënyrë që të dihet (njihet) varri i tij. Po ashtu dihet se pas vdekjes
26
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
së Muhammedit s.a.s., mbi varret e disa shokëve të tij (ashabëve) dhe shokëve të shokëve të tij (tabiinëve) është vënë çadër në formë kubeje (është quajtur kubbe). Për shembull, mbi varrin e Hasanit, të birit të Hasanit r.a., nipit të Muhammedit, është vënë kjo lloj çadre dhe ka qëndruar një vit (Buhari, Xhenaiz). Po ashtu Omeri r.a. ka ndërtuar tyrbe mbi varrin e Zejneb bint Xhahsh (gruaja e Muhammedit s.a.s.), Aisheja r.a. ka ndërtuar tyrbe mbi varrin e të vëllait Abdurrahmanit. Përveç kësaj, nga të dhënat që na jep Imam Shafiu (v. 204 h.) në lidhje me rrënimin e ndërtimeve mbi varre që bëhet nga ana e valinjve (prefektëve) të Mekkes, kuptojmë se myslimanët që në kohët e hershme kanë ndërtuar varre ose tyrbe. Ndërtimi i varreve ka qenë temë diskutimi edhe mes juristëve të së drejtës islame duke e shqyrtuar këtë temë nga aspekte të ndryshme, disa duke dhënë mendime negative, kurse të tjerët pozitive në lidhje me ndërtimin e vetë varrit ose ndërtimin mbi varre (tyrbeve ose çadrave). Mirëpo, po t’i analizojmë këto debate si dhe fjalët e Profetit Muhammed në lidhje me këtë temë shohim se qëllimi kryesor ishte të ruhej besimi në një Zot të vetëm, mos përzierja me idhujtari, e jo forma e varrit. E shoh të nevojshme ta them edhe këtë, që Islami këshillon çdo gjë që është e bukur dhe modeste, e dobishme
për njerëzinë, kurse teprinë dhe ekzagjerimin nuk e pëlqen. Sipas të dhënave që na jep autori Ali Bardhi, në Anë të Malit ka katër lloje varresh: varre me një ose dy gurvarre (nishane), varre me kornizë të shkurtër rrethuese, varre me kornizë të lartë rrethuese si dhe varre të përbashkëta me një kornizë të shkurtër rrethuese. Përveç këtij klasifikimi, autori në punimin e tij ka bërë edhe klasifikimin e gurvarreve në ato të meshkujve, të femrave dhe të thyera. Mirëpo ne këtu do të ndalemi tek epitafet e këtyre gurvarreve, të cilat përmbajnë elemente siç janë: përgjërimi (jakarish), lutja (duaja), identiteti i të ndjerit/ës, kërkesa për lutje (dua) dhe data. Në fakt, autori i shpjegon këto elemente shkurtazi dhe qartazi. Gurvarret që i ka lexuar autori (me sa kam unë informacion, Ali Bardhi është ndër të rrallët në Mal të Zi i cili mund të lexojë gurvarret me mbishkrime arabo-osmane, si dhe në përgjithësi shkrimin e osmanishtes e sidomos atë të shkruar me dorë, gjë që është një pasuri shumë e madhe edhe për vetë Aliun, por edhe për komunitetin ku jeton ai dhe më gjerë) fillojnë me përgjërimin, duke aluduar në atë që çdo punë e myslimanit fillon me përmendjen e Zotit, me lavdërimin apo lartësimin e Tij. Në fakt, ashtu fillon edhe Kur’ani. Po ashtu edhe tradita e Profetit Muhammed s.a.s. na porositën që çdo punë ta fillojmë me përmendjen e Zotit të
KULTURË
slimanëve dhe shprehe Anës së Malit - Ulqin
r lloje varresh: varre me një ose dy gurvarre (nishane), varre me kornizë arre të përbashkëta me një kornizë të shkurtër rrethuese
lartëmadhërishëm. Sipas studimit të autorit, në këto gurvarre hasim në emrat Allah, Allahu Ekber/Zoti është i madh-më i madhi, La ilahe il-la-llah/S’ka zot tjetër përveç Allahut, La ilahe il-lallah Muhammedun Resulullah/S’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, Hu/Ai, Allah Baki/Allahu është i përjetshëm, Huve’l-Baki/Ai është i përjetshëm, Huvell-llahu’l-Baki/ Ai, Zoti është i përjetshëm, Huve’lHal-lak el-Baki/Ai është i vërteti i përjetshmi, Huve’l-Baki Huve’l-
Hal-lak/Ai është i përjetshmi i vërteti, Huve’l-Hajju’l-Baki/Ai është i gjalli i përjetshmi. Në fakt, këto shprehje përveçse si përgjërim dhe lutje janë edhe si dhikër, pra përmendje e Zotit, përmendjen e të cilit edhe Kur’ani, por edhe tradita e Profetit Muhammed s.a.s. e këshillojnë. Këto shprehje, siç i pamë, edhe në gjuhën shqipe janë të qarta, por unë dua shkurtimisht të ndalem tek përemri vetor i vetës së tretë njëjës Hu/Ai. Ky përemër vetor në gjuhën arabe aludon në vetë Zotin xh.sh. Kështu në Kur’an këtë përemër e hasim në formën “la ilahe il-la hu/s’ka zot tjetër përveç Tij”; ose “kul huve Allahu ehad/ Thuaj Ai, Zoti është një”. Pasi që në gjuhën arabe kur duhet të theksohet diçka, siç është në rastin konkret, para emrit vjen përemri përkatës, për shembull “Thuaj Ai, Zoti është Një”. Kështu që shprehja “Hu” në gjuhën arabe, kur përdoret në raste të këtilla siç janë epitafet në gurvarre, tyrbe, xhami apo tekste që kanë lidhje me fe nënkupton Allahun xh.sh. si Kri-
juesin absolut dhe të vetmin. Pra, është një shprehje që thekson në mënyrë të fuqishme njësinë e Allahut të lartmadhërishëm. Përveç kësaj shprehjeje kemi edhe shprehjet tjera, siç i pamë më lart, si për shembull “I përjetshmi”, “I gjalli”, duke përkujtuar përjetshmërinë e Allahut e vdekshmërinë e njeriut, ose “I gjalli”, duke përkujtuar gjallërinë e Allahut dhe jetën e shkurtër dhe vdekjen e njeriut. Pra, në fakt këto shprehje shprehin njëfarë përulësie të njeriut ndaj Krijuesit të tij dhe adhurim. Përsa i përket lutjeve, edhe këto e kanë qëllimin për t’iu lutur Allahut të lartmadhërishëm, po ashtu për t’ua përkujtuar vizitorëve të varreve lutjet. Duaja ose lutja është një lidhje mes njeriut dhe Zotit. Njeriu si person me mangësitë e veta, që mundohet të udhëtojë drejt përsosmërisë e Zoti si qenie absolute që i ndihmon lutësit për t’ia arritur qëllimit. Kështu që gjatë historisë, njeriu gjithmonë është lutur në këtë apo në atë mënyrë. Sipas identifikimit që ka bërë autori në epitafet (epigrafet) e gurvarreve të Anës së Malit - Ulqin, pas duave vjen emri i personit së bashku me mbiemrin apo emrin e vendit nga ku është i vdekuri. Edhe identifikimi i të vdekurit në gurvarr është shumë i rëndësishëm, qoftë kjo nga aspekti i ruajtjes së të dhënave për popullatën e vendit, qoftë edhe nga aspekti shkencor, siç është fusha e antroponimit etj. (vazhdon) E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
A lidhet historia e zanave shqiptare me amazonat botërore?
Mit gjithëp
Muhamet Nika
Duke iu rikthyer edhe një herë kuptimit mitik të zanave, me semantikën e cekur popullore, ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se në mitin mijëvjeçar të grave magjepsë se (Amazonave) - të njohura edhe si sirena, përsëri në koncept të emrit ruhet fjala “zë”. Dhe kështu miti i tyre del të jetë mit gjithëpërfshirës në mënyrë paralele, duke u hasur edhe sot në folklorin shqiptar të trevës. Për amazonat, edhe pse nuk dihet me shumë saktësi vendi i zanafillës së tyre, shihet që spekulimet rreth tyre janë të shumta. “...Disa i tregojnë me origjinë nga Kaukazi, por të vendosura në Azinë e Vogël. Sipas legjendës dallohen me natyrë luftarake. Ato e përshkonin Azinë e Vogël dhe vendet për-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Në Anë të Malit, këto njihen disi ndryshe dhe janë “posllavicat”, që e gëzuar stolinë e qëndisur me shumë punë e mund nga vetë dora e t magjepsëse në Anë të Malit thuhet se ”ajo është e bukur si posllavicë reth duke jetuar me plaçkitje, rrëmbime dhe dhunime, të mbrojtura me një mburojë dhe me një helmetë me lëkurë dhish, ndërsa ato kalëronin në mënyrë të mahnitshme. Ato kishin tmerr nga burrat dhe bashkoheshin një herë në vit me fqinjët e tyre - gargarenët, për të shtuar racën e tyre, por foshnjet mashkull ato i vrisnin. Ndërsa mbretëresha e tyre e famshme ishte Pentisiella...”
Prej te Pentisiella e Homerit deri te “Pastallavica” e Krajës dhe “Posllavica” e Anës së Malit
Këtu për të konkretizuar çështjen e enigmës mitike në folklorin popullor të trekëndëshit të basenit të cekur dhe mitit grek - sidomos Pentisiellës
që përmend Homeri dhe vashave mitike enigmë të folklorit tonë, i cili gjithashtu reflekton lashtësi, krahasojmë legjendat e “pastallavicave” të Shestanit – Krajës dhe të “Posllavicave” të Anës së Malit. Të parat – postallavicat, sipas gojëdhënave popullore lokale, dalin si femra luftarake dhe përfytyrohen të ishin vetëm me një gji - pa gji, me të cilin po e trazove të godet me të si me shpatë, andaj duhet t’u ruhesh po i takove “diku“ buzë ujit të liqenit, ku rrinë zakonisht! Diçka të ngjashme ndeshim edhe në mitin grek. Këto femra luftarake ndër ta, besohet se vetë e presin gjirin për të pasur më lehtë bartjen e harkut! Ndërsa në Anë të Malit, këto njihen
MOZAIK
përfshirës
dalin si vasha (vajza) mitike të fejuara, të cilat sipas legjendave vdesin pa tyre derisa ishin të fejuara. Zakonisht edhe sot për të përshkruar një femër ë”! disi ndryshe dhe janë “posllavicat”, që dalin si vasha (vajza) mitike të fejuara, të cilat sipas legjendave vdesin pa e gëzuar stolinë e qëndisur me shumë punë e mund nga vetë dora e tyre derisa ishin të fejuara. Zakonisht edhe sot për të përshkruar një femër magjepsëse në Anë të Malit thuhet se ”ajo është e bukur si posllavicë”! Duke u ndarë prej jetës nga vdekja mizore, shohim që këto qenie sipas tregimeve të trevës, të çohen nga varret dhe dalin natën duke vikatur (piskatur) me zë e duke të shituar si zana pasi të vihen pas e duke të provokuar që t’i ndjekësh nga bukuria! Por kur bën e i ndjek, ato të afrohen duke bërë përpjekje që të të rrëmbejnë e mbështjellin me pëlhurën e
vet të endur derisa ishin të fejuara! Këto krijesa luftarake – femra të trevës, sipas neve, nëse e krahasojmë çështjen me Pentisiellën vërejmë se gjenden dhe rigjenden edhe në Iliadën e Homerit, ku na dalin si aleate të trojanëve. Mbretëresha e tyre Pentesiella atje, u vra nga Akili. Shih sa afër rri gjuhësisht emri mitik i tyre “Pentesiella” me variantin “Pastallavica” në Krajë ose “Posllavica” në Anë të Malit (shënimi ynë)! Ngjashëm me këto gra luftarake, në Greqi kishim Amazonat mitike (greqisht “mazos” = gji, amazos/a = (pa) gji). Dhe në esencë, mbase shihet që lidhet me fjalën Zanë, kurse emri gji është simbol i amësisë femërore që nga civilizimet e lashta.
Femra me ndikim në mbarimin e fortifikatave dhe themelimin e qyteteve
Këto femra edhe në lashtësinë tonë pamë të kishin një ndikim të fuqishëm si femra luftarake dhe bile po duket kishin edhe vendbanime e fortifikata të tyre në terren. Një vendbanim i tillë na del i shënuar edhe në hartat venedikase në Anë të Malit – aty ku gjendet Shasi antik, i përmendur në hartë edhe si Rri-Zana, si emër i parë i Anës së Malit. E gjithë kjo të bën të mendosh për atë që cekëm më lart rreth Hesionës greke dhe reminishencat e mundshme me folklorin tonë nga mugëtirat e kohëve. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Dëshmi
Kënga e Flam në vitin 1958 Gani Karamanaga
Hysein - Ceno Kapllanbegut (1929) i kujtohet kur në vitin 1958 u tubuan në hotelin “Republika” në Ranë të Ulqinit djemtë e rinj të asaj kohe për të festuar Ditën e Flamurit. Aty morën pjesë: Bajram Sela, Hasan Gorana, Ismet Lamoja, Xhavit dhe Sani Ismajlaga, Kabil dhe Basri Karamanaga, Shaqir Fici, Hysein -
30
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
“Kur e kënduam kangën, të gjithë jemi çu në kambë. Mysafirët tjerë n janë edhe persona tjerë të cilët erdhën më vonë“, tregon Hysein Kap
Ceno Kapllanbegu, Bahri Mollazeqiri dhe një mysafir nga Peja.. “Kur e kënduam kangën, të gjithë jemi çu në kambë. Mysafirët tjerë në sallën e hotelit ‘Republika’ dolën jashtë. Mandej dolëm përpara hotelit dhe u fotografum. Në fotografi janë edhe persona tjerë të cilët erdhën më vonë“, tregon Hysein
Kapllanbegu. Pas kësaj ndodhie, Ceni në mënyrë zyrtare e hoqi “viq”-in prej mbiemrit të vet dhe të gjithë familjes së tij. “Gjeta dy dëshmitarë - Maliq Karamanagën dhe dajën tim Zejnel - Nelo Resulbegun. Një nëpunës malazias më pyeti se pse po e ndërroj mbiemrin. Ndërmjet tjerave më
MOZAIK
murit u këndua në Ulqin
në sallën e hotelit ‘Republika’ dolën jashtë. Mandej dolëm përpara hotelit dhe u fotografum. Në fotografi pllanbegu Kënga e Flamurit Kombëtar
pyeti: A ka ndonjë gjë lidhje se jam shefi i shitores “Napredaku” prej Gjakove?! Përgjigjja jeme ishte që shqiptarët kurrë nuk i kanë pasur mbiemrat me viq”, kujton ai. “Napredaku” i Gjakovës ishte në vitin 1958 shitorja e vetme ku shitej flamuri shqiptar. Aty punonin vëllezërit Hysein dhe Ruzhdi Ka-
pllanbegu. Sani Hamid Ismajlaga (1935) ishte njëri prej pjesëmarrësve të këtij tubimi historik. “Kemi qenë të rinj, shokë dhe miq të mirë. Të bashkuar kemi festue Ditën e Flamurit me 1958. Fotografia gjindet edhe në albumin tim”, u shpreh ai duke u qeshur dhe kujtuar
Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t`i mbajmë Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd, Të drejtat tona ne s`i ndajmë; Këtu armiqtë s`kanë vend. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombet shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, Për nder` edhe lavdimn` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet` ai do të kujtohet Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
me dashuri e mall këtë ngjarje. Prej këtij tubimi sot jetojnë vetëm Sani Ismajlaga dhe Hysein - Ceno Kapllanbegu, kurse Shaqir Fici ndërroi jetë para disa ditësh. E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
31
KULTURË
Reportazhë (2)
Në manife “Ora e Mal Majlinda Nana Rama
Dhe ishin, pikërisht ky grup njerëzish që kishin ditur si të mbanin të shenjtë shqipen tonë. Para na doli Aliu me një grup intelektualësh të vendit dhe më pas, na u bashkuan edhe miq të ardhur nga Shkodra e qytete të tjera të Kosovës e Shqipërisë. Për organizatorët dhe vendasit, kjo ditë kishte shumë kuptime. Në manifestimin “Ora e Maleve”, të cilin prisnim të fillonte, ata përkujtonin të rënët e Rozhajës, nderonin ata emra, që atë tokë e patën të shtrenjtë, duke e shenjtëruar me gjakun e tyre, por edhe shpalosnin vlerat më të mira shqiptare, si për t’u treguar martirëve se amaneti i tyre mbahet, se Rozhaja është tokë shqiptare, se brezat e rinj kanë mundësi ta lexojnë historinë e gjakut të tyre, nëpërmjet urave të tilla. Dhe, ura e tillë, në rastin, konkret ishte Ali Daci. Aliu, së bashku me një grup miqsh dhe intelektualësh, edhe pse të paktë në numër, ishin era e ndryshimit në atë vend.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Kur zbrita te sheshi qendror, pashë posterat e mi që kishin pushtuar at këtë pritje madhështore nuk e kisha gjetur në vend tjetër, dhe së dyti, kundër asimilimit të gjuhës e traditave shqiptare Pasi pimë nga një çaj si për të sfiduar edhe të ftohtin, u ngjitëm në godinën ku po hapej ekspozita personale e një grafisteje të re nga Prishtina, Dafina, në mos gaboj, e quanin. Ndërsa ceremonia nisi dhe vazhdonte, unë dhe profesor Nashoja u vendosëm, diku nga fundi i sallës. Si zhurmëtarë që ishim, disa herë e shkëputëm fillin nga aktiviteti për të shkëmbyer ndonjë bisedë nga tonat. Në komunikimin tonë, edhe pse me një distancë të madhe moshe, ka patur përherë një natyrshmëri, që, thuajse çdo kohë shoqërohet me batuta e sens humori. Në fakt, këtë herë s’di, tamam, për çfarë po qeshnim, por mua më ishte kujtuar një shprehje e Faik Konicës, të cilën, po e komentonim, siç bëjmë shpesh bisedat tona në kafe. Në axhendën e aktiviteteve ishte menduar, si fillim të bëheshin përshëndetjet e rastit. Zbritëm në sallën e madhe të kulturës. Sapo hyra brenda pashë një poster super të madh me fotografinë time. Njerëz në sallë nisën
të më shihnin sa mua, sa posterin. Tani, një gjë nuk po kuptoja, kush nga ne të dyja ishte me tërheqëse, por me siguri Majlinda e posterit, sepse Aliu ishte kujdesur të përzgjidhte më të mirën. Zumë vendet dhe ndoqëm për disa minuta përshëndetjet e autoriteteve lokale të Rozhajës, por edhe miq e të ftuar të tjerë. Isa Qosja, njëri nga regjisorët e mirë të Kosovës, do të prezantohej aty me disa filma me metrazh të shkurtër, të cilët shquheshin për profesionalizëm të lartë realizimi, si ideor, ashtu edhe përmbajtjesor e vizual. Pas kësaj na erdhi radha neve. Organizatori, Ali Daci, u ngjit në skenë dhe na ftoi, mua dhe profesorin të ngjiteshim në tryezën e vendosur për ne. U rehatuam. Pasi u interpretuan dy poezi të miat, Aliu ia dha fjalën profesor Nashos. Ky i fundit, të cilit vërtet po i linte mbresa Rozhaja, nuk harroi të përshëndeste gjithë pjesëmarrësit, duke u përmendur atyre emrin e Der-
KULTURË
estimin leve”
të hapësirë shqiptare dhe, të them të drejtën, u emocionova për dy arsye: së pari, sepse sepse fotografitë e emri im po valëviteshin në një tokë që për vite me radhë po luftonte vish Rozhajës, për të cilin, u tha se duhet të ishin krenarë. Pastaj u ndal tek krijimtaria ime, dhe të them të drejtën, u ndjeva mirë nga fjalët vlerësuese të tij. M’ u duk sikur më plotësoi kornizën e ngjyrave të asaj dite që, në fakt, ata njerëz ma kishin bërë të ishte e bukur. Mua nuk më mbetej gjë tjetër, veçse, me përulje, t’u falënderohesha shqiptarëve të Rozhajës që më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Por festa e madhe duket se do të fillonte pas këtyre aktiviteteve. Në ambientet e hotelit ku ishim vendosur për akomodim, ishte shtruar një drekëdarkë që zgjati deri në mëngjes. Edhe aty, Aliu, arriti të realizonte një minispektakël. Çmime e vlerësime e certifikata mirënjohjeje ishin pjesë e kësaj feste, ndërsa profesorin e vlerësuan me Çmim Nderi dhe mua me Çmimin e Lartë “Ora e Maleve”. Festa, ndërkohë vijonte. Aliu, si i zoti i shtëpisë, shkonte tryezë më tryezë për t’i respektuar nga pak të gjithë, duke
trokitur me ta gotat e verës. Edhe kjo më dukej se ishte pjesë e zakoneve të Tepelenës, por s’e thosha se më dukej një egoizëm i kot. Kur ishin larguar një pjesë e mysafirëve që ishin larg, i thashë profesor Nashos të shkonte të pushonte. E dija që ishte lodhur. Profesori u largua. Unë me Xhemialdon u bashkuam në tavolinën e Aliut me miq të tjerë. Gati isha e tulatur, kur në sfond dëgjova muzikë jugu. Ishte një valle pogonishte me të cilën më përshëndetën të zotët e shtëpisë, por me të vërtetë që më dhanë emocione. U çuam të vallëzonim. Për fatin tim të mirë, në sallë ishin edhe disa vajza e gra nga Shqipëria, me të cilat bëmë një grup të mirë. Tani po më dukej se do “konkurronim” Ansamblin e Shtetit. Ishte një festë e mrekullueshme. Të nesërmen, Aliu na përcolli. Ika me dashurinë e atij vendi. Nuk isha ndier kaq mirë askund. Njerëz që më donin e më afronin por edhe të rinj e të reja që u shkëlqenin sytë. Gjithçka dukej të ishte në perfeksion. Aty nuk kishte
acar. Aty nuk dukej acar. Aty dukej çdo stinë, e pranvertë, sepse zemrat e tyre bujare, ishin të bleruara nga dashuria e madhe dhe e pastër për gjakun e tyre, për dheun e tyre, për fjalën shqipe, për ngjyrat e flamurit. Ata, më mirë se kushdo, ia dinin kuptimin fjalës liri e komb. Rozhaja, nga një nocion gjeografik, kish marrë tanimë tjetër kuptim për mua. Ajo ishte kthyer në pelegrinazhin e mendimeve e dëshirave për ta takuar sërish, për ta rigjetur atë sofër, ashtu, të ngrohtë. U largova nga Rozhaja, por me vete mora shumë. Mora buzëqeshjet e të rinjve, mora vështrimet e qindra dashamirësve, mora bujarinë e vendit, mora mikpritjen, respektin e fisnikërinë e Aliut, mora bisedat e ngrohta të Safet Hadroviq, shkrimtarit boshnjak, mora trimërinë dhe kurajën e z. Kenan Kurtaga, mora ëmbëlsinë e Xhimit, por, mora edhe sytë e bukur të Agnesa Dacit, me të cilët do shoh përherë drejt Rozhajës… E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
U mbajt koncerti i dytë në kuadër të sezonit koncertor “Vivo”
Prezantohen talentët vendas Koncerti u ishte dedikuar talenteve të rinj nga Ulqini, të cilët hapat e parë të muzikës i kanë bërë në Shkollën e Ulët të Muzikës në Ulqin, ndërsa tani i ndjekin mësimet në shkollat e mesme të muzikës në Podgoricë dhe Kotorr. Ata janë fitues të çmimeve të ndryshme në garat dhe festivalet në Mal të Zi dhe premtojnë shumë për të ardhmen
Ulqin - Koncerti i dytë në kuadër të sezonit koncertor të titulluar “Vivo” është mbajtur të shtunën mbrëma në Shkollën e Muzikës në Ulqin. Koncerti u ishte dedikuar talenteve të rinj nga Ulqini, të cilët hapat e parë të muzikës i kanë bërë në Shkollën e Ulët të Muzikës në Ulqin, ndërsa tani i ndjekin mësimet në shkollat e mesme të muzikës në Podgoricë dhe Kotorr. Ata janë fitues të çmimeve të ndryshme në garat dhe festivalet në Mal të Zi dhe premtojnë shumë për të ardhmen. Për publikun kanë performuar so-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
pranoja Ajna Kaleziq, nën shoqërimin e Fatime Buzukut, pedagoge e pianos në Shkollën e Muzikës në Ulqin, pianistet e reja Ema Milla dhe Lejla Sulejmanoviq, si dhe violinistët Ardit Lika dhe Aksa Murati, të cilët kanë luajtur dhe kënduar pjesë të kompozitorëve të njohur botërorë. Sezoni koncertor “Vivo” është nismë e një grupi joformal të qytetareve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit si dhe që artistëve nga ky qytet t’u mundësohet që talentin e tyre ta prezantojnë para publikut
dhe t’i motivojnë në rrugën e zgjedhur. Në kuadër të tij janë planifikuar që të mbahen gjashtë koncerte, nga një në fund të çdo muaji. Koncerti i parë është mbajtur në fund të muajit dhjetor nga Shoqata Miqtë e Muzikës “Rozafa Expression” nga Shkodra, nën drejtimin e kompozitorit të njohur Zef Çoba. Ndërkaq, koncerti i ardhshëm, i treti me radhë, do të mbahet në fund të muajit shkurt, po në Shkollën e Muzikës në Ulqin, ku do të performojë dyshja Jelena Knezheviq në piano dhe Sllagjana Bozhoviq në i.k. flaut.
SPORT
Klubi i futbollit “Malësia” kampion i turneut “Kros Park” në Podgoricë
Vogëlushët mundën garuesit nga 48 ekipe pjesëmarrëse Podgoricë- Klubi i futbollit për fëmijë “Malësia” është shpallur kampion në mesin e 48 ekipeve pjesëmarrëse të gjeneratave 2005, 2006, 2007 dhe 2008 në turneun “Kros Park” i cili u mbajt nga data 14 deri më 22 janar në Podgoricë. Në këtë turne kanë marrë pjesë futbollistë të vegjël nga Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kroacia. Klubi “Malësia” në këtë turne ka korrur sukses të paparë deri më tani, ashtu siç shprehet për “Koha Javore”, trajneri i klubit David Camaj. “Klubi ynë garoi me skuadrën më të vështirë. Pas përfundimit të pesë ndeshjeve me tre fitore dhe dy barazime, kaluam një sfidë shumë të vështirë duke u përballur me ekipe shumë të fuqishme siç janë “Arena“ me mbi 150 anëtarë, “Kalcio“ dhe
“Elektro”. Ky i fundit është ekipi më i organizuar, por ne prapëseprapë treguam forcë dhe kaluam grupin me tre gola, duke u kualifikuar me tetë ekipet më të mira çfarë na solli një sukses i cili më pas u reflektua me kalimin në gjysmëfinale me rezultatin 5-0 ndaj ekipit që zuri vendin e parë në grup, “Venom”. Nga kjo ndeshje, fëmijët u “trimëruan” dhe morën forcë për të mundur në gjysmëfinale ekipin “Elektro“ me penallti, kurse në finale ekipin “Kalcio“ me rezultatin 1-0 me golashënuesin e talentuar Beqir Hakshabanaj”, u shpreh Camaj. Camaj më tej theksoi se ky është viti i dytë që klubi të cilin e drejton, arrit të shpallet kampion duke shprehur kënaqësi dhe krenari që vogëlushët e talentuar treguan sukses të lartë dhe një rezultat të lakmueshëm, duke
thënë se lojtari më i mirë i turneut Romario Camaj. “Dua të falënderoj mbi 300 tifozë të cilët erdhën nga Malësia për të na mbështetur në mbrëmjen finale duke qenë se mbështetja e tyre padyshim që ndikoi pozitivisht edhe te rezultati që arritën fëmijët. Pas turneut të Podgoricës na pret një turne në Tiranë i cili do të mbahet me 8 shkurt kurse në muajin maj jemi të ftuar në një turne që do të mbahet në Gjermani mirëpo pjesëmarrja në këtë të fundit do të varet nga situata financiare”, theksoi Camaj. Trajneri i klubit “Malësia“ shprehur falënderim ndaj diasporës shqiptare në SHBA për mbështetje të parezervë që në kontinuitet i jep këtij klubi si dhe ndaj disa afaristëve vent. u. das.
E ENJTE, 2 SHKURT 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 2 shkurt 2017 Viti XVl Numër 750 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Qençe nuk jetohet ma
SH
ISSN 1800-5696
a m t e h o t e j uk n e ç n e Q 01 HA LL EVE QIP TARË T E 10
6965-0081 NSSI
e A avorH KJO Podg oricë e enjte
, 15 dhjet or 2016
Viti XV Numë
r 744 Çmim i 0,50
pozita dhe roli i mediave në shoqëri
6965-0081 NSSI
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
APATIA politikeTë avancohet
Në udhëkryq
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
jetohet ma Qençe nuk
Kur do të fillojë ndërtimi i fazës së tretë të rrugës Ulqin – Sukubinë?
100 vjet gjuhë dhe Kosovë mbi supe SHQIPTA
Ulqin – Sukubinë? së tretë të rrugës ndërtimi i fazës Kur do të fillojë
mbi supe dhe Kosovë 100 vjet gjuhë
RËT E 1001 HAL LEVE
Me shkas: 23 janari - Dita e gazetarisë në Mal të Zi
në shoqëri roli i mediave pozita dhe Të avancohet
KJO avorH e A Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor
Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org
E-mail: kohajavore@t-com.me
Javore KOHA www.kohajavore.org
www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 2 shkurt 2017 Viti XVl Numër 750 Çmimi 0,50
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50