Page 1

Vëmendje e veçantë ndaj pjesëmarrjes së pakicave në zgjedhje

Alketa Vejsiu

Fjeti poeti i filmit shqiptar

Podgoricë e enjte, 12 mars 2009 Viti VII Numër 361 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969

BËHEN TË DITURA KOALICIONET DHE PARTITË QË DO TË GAROJNË NË NJËSINË E VEÇANTË ZGJEDHORE ME SHUMICË SHQIPTARE

Kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Malit të Zi


NGJARJET JAVORE MINISTRI FUAD NIMANI PRITI DELEGACIONIN E MISIONIT VËZHGUES TË OSBE-së PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË MAL TË ZI

Vëmendje e veçantë ndaj pjesëmarrjes së pakicave në zgjedhje Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, u takua të hënën me delegacionin e Misionit Vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të kryesuar nga shefja e këtij Misioni Artis Pabriks. Në kumtesën e Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se në bisedë me ministrin Nimani dhe ndihmësministrin Sabahudin Deliq, anëtarët e delegacionit kanë shfaqur interesim për atmosferën parazgjedhore dhe vetë procesin lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Vëmendje e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së pakicave në këtë proces, si dhe mënyrës së përfaqësimit të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi. Ministri Nimani i ka njohur anëtarët e delegacionit me legjislacionin zgjedhor në bazë të të cilit do të realizohen zgjedhjet e 29 marsit, duke nënvizuar se Grupi i Punës i Parlamentit të Malit të Zi nuk ka arritur të harmonizojë legjislacionin zgjedhor me Kushtetutën e Malit të Zi, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen sipas ligjit të ri. Ministri i njoftoi anëtarët e delegacionit edhe mbi mënyrën në bazë të së cilës në përbërjen e ardhshme të Parlamentit do të mundësohet pjesëmarrja e pakicave dhe ka vlerësuar se rrjedha e deritashme e fushatës ka treguar se në Mal të Zi ekziston ambienti demokratik dhe se edhe këto zgjedhje do të kalojnë në atmosferë të ndershme dhe demokratike, thuhet në kumtesën për opinion. Sipas kumtesës, në takim është potencuar bashkëpunimi i deritashëm i mirë që Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave ka me Zyrën e OSBE-së në Mal të Zi dhe është shprehur kënaqësi që edhe këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojë Misioni Vëzhgues i ODIHR-it.

(Kohapress)

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG ’’Pobjeda’’ Kryetari i Bordit të drejtorëve Radoica Luburiq Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fran Gjokaj, Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Rrok Dushaj (mozaik, bota), Fahrudin Gjokaj (grafikë), Vijoleta Berishaj (sekretare teknike), Bisera Beqaj (marketing) Adresa: Bulevar revolucije 5 Podgoricë Telefonat: 081-247-799, 247-734 Fax: 247-674 E-mail: kohajavore@cg.yu www.kohajavore.cg.yu Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

2 e enjte, 12 mars 2009


NGJARJET JAVORE KRYETARI I PDS-së MILLO GJUKANOVIQ MORI PJESË NË TRIBUNËN E KOALICIONIT “MALI I ZI EVROPIAN” NË ULQIN

Fitorja, emëruesi ynë i përbashkët

Ulqin – “Ka pasur shumë zgjedhje gjatë dy dekadave të kaluara, kurse e përbashkëta e tyre është se në të gjitha ato kemi fituar”, ka thënë Millo Gjukanoviq, kryetar i Partisë

Demokratike të Socialistëve dhe bartës i listës për deputetë i Koalicionit “Mali i Zi Europian” në tribunën e mbajtur me qytetarë të shtunën në Ulqin. Ai ka numëruar një sërë arsyesh për shkak të të cilave ky koalicion është oferta më e mirë në skenën politike të Malit të Zi në këtë moment. “Kemi ruajtur paqen dhe kemi forcuar harmoninë multietnike, në kohën kur kudo përreth nesh njerëzit janë numëruar në bazë të përkatësisë etnike dhe fetare. Kemi siguruar pavarësinë e Malit të Zi, kurse më pas kemi ruajtur stabilitetin e tij. Malin e Zi e kemi futur në binarët e integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe e kemi afruar drejt anëtarësimit të plotë në BE. Gjatë viteve ’90 Mali i Zi ka qenë vendi më pak i zhvilluar dhe me borxhin më të madh në rajon, ndërsa sot është vendi me borxhin më të vogël në rajon, në një vlerë prej 14 për qind të prodhimit të përgjithshëm shoqëror. Paga mesatare nga maji i vitit 2006 deri më sot është rritur për njëqind për qind. Të papunë në vitin 2006 kanë qenë 48 mijë vetë, kurse sot janë 28 mijë”, ka thënë ai. Gjukanoviq ka potencuar sidomos projektet zhvillimore në Ulqin. “Deri në fund të marsit do të shpallet tenderi për Plazhin e Madh dhe Adën. Ky do të jetë projekti më i madh zhvillimor në Evropën Juglindore për të cilët tashmë kemi

partnerë të interesuar. Deri në fund të vitit do të krijojmë të gjitha parakushtet e domosdoshme për realizimin e punëve me vlerë prej disa dhjetëra miliardë euro, që nënkupton ndërtimin e hoteleve të rinj, qendrave kongresionale dhe të biznesit, terreneve të golfit, hipodromeve, marinës, ndërsa në pajtim me këtë ndërtimin e infrastrukturës së re, rrjetit të ri elektrik, mundësinë e ndërtimit të aeroportit në Ulqin dhe zgjerimin e rrugës Tivar-Ulqin”, ka thënë ai. Sipas tij, me realizimin e këtyre projekteve do

të përparojë jo vetëm Ulqini, por do të ndryshojë edhe imazhi turistik i Malit të Zi. Në kuadër të fushatës zgjedhore në Ulqin, Gjukanoviq ka zhvilluar takime me simpatizantë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Koalicionit “Për Malin e Zi Europian” edhe në Katërkollë dhe Shtoj.

(Kohapress)

Takim edhe me kryetarin Hajdinaga Ulqin – Gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, kryetari i PDS-së dhe bartësi i Listës së deputetëve të Koalicionit “Mali i Zi Europian”, Millo Gjukanoviq, njëkohësisht kryeministër i Malit të Zi, është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Në kumtesën për media të Zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se “në një takim të hapur dhe miqësor u prekën një sërë çështjesh të rëndësishme, veçmas ato që kanë të bëjnë me investimet që janë duke u realizuar dhe ato madhore që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë në komunën e Ulqinit”. “Kryeministri Gjukanoviq theksoi angazhimin e Qeverisë në realizimin e këtyre projekteve dhe nënvizoi që Komuna e Ulqinit përherë mund të llogarisë në përkrahjen e Qeverise, respektivisht dikastereve përkatëse”, thuhet në kumtesë.

KUMTESË PËR OPINION E FORCËS SË RE DEMOKRATIKE LIDHUR ME DËSHTIMIN E KRIJIMIT TË KOALICIONIT TË PARTIVE SHQIPTARE

Shkaqet e dështimit - interesat personale dhe politikat e vjetra

Ulqin - Forca e Re Demokratike është përpjekur që të hyjë në koalicion me të gjitha partitë politike shqiptare, me përjashtim të UDSH-së, duke dashur që populli shqiptar të flasë me një zë. UDSH e ka zgjedhur rrugën e vet dhe me aktivitetet e deritashme nuk ka mbrojtur interesat politike të shqiptarëve të Malit të Zi. Bisedimet tona me partitë e tjera shqiptare kanë qenë të vështira sepse, nga njëra anë kemi pasur presion prej një pjese të anëtarësisë dhe elektoratit tonë që nuk donin që ne të bashkëpunonim me forca politike të konsumuara dhe të shterruara që janë provuar në pushtet e nuk kanë dëshmuar integritet dhe aftësi. Nga ana tjetër, kemi pasur probleme me këto parti shqiptare me të cilat kemi biseduar pasi të gjitha ato janë të përçara e madje na është dashur të marrim rolin e mediatorit për të mundësuar pajtimin mes fraksioneve të ndryshme të këtyre partive. Ne e kemi pasur derën e hapur për koalicion deri në ditën e fundit kur bëhej regjistrimi i listës, mirëpo, nga të tëra palët vinin zëra të ndryshëm, konfuze dhe për këtë arsye vendosëm të dalim të vetëm në zgjedhje. Anëtarët tanë në Malësi dëshiruan që të bëjmë koalicion vetëm me Altrnativën Shqiptare të bashkuar e kurrsesi me një krah të përçarë. Ne nuk kemi dëshiruar që të bëhemi pjesë e përçarjeve, pasojat e të cilave do të shihen shumë shpejt. Jemi munduar që të ndërmjetësojmë që Alternativa Shqiptare të bashkohet dhe në mes veti të gjejnë një kompromis, por pa sukses. Ishim të gatshëm që të lidhim koalicion me Aleancën e Re të Anës së Malit e cila u paraqit si iniciativë qytetare, por kërkesat e tyre joreale dëshmuan se ata qysh në fillim nuk kanë dashur koalicion, por vetëm negociata pa fund, që populli të mendojë se ata nuk do të jenë shkaktarë të djegies së votave. Kërkesat joreale të Aleancës së Re ishin që kandidati i tyre të jetë bartës i

listës dhe kërkuan mjete financiare mbi baza joreale. Pra, qëllimi i tyre ishte që të mos bëhet koalicioni dhe të lidhen me një krah të Alternativës e cila i mundëson vendin e parë në listë. Dëshira jonë ishte që të kishim bërë një koalicion shqiptar parazgjedhor për të eliminuar përçarjen e thellë krahinore dhe fetare që po manifestohet te shqiptarët në Mal të Zi. Këtë koalicion nuk e donim për interesin e Forcës, por sepse me anën e një koalicioni më të gjerë do të mundësonim që partitë shqiptare të merrnin më shumë deputetë shqiptarë në krahasim me numrin e deputetëve të mëparshëm. Edhe kësaj radhe kanë dalë në shesh interesat personale dhe qëllimi për të vazhduar me politika të vjetra. Në skenën politike shqiptare ka edhe asi personash që janë duke bërë çmos që të digjen votat e partisë tjetër. Këtyre përçarjeve dhe manipulimeve iu ka ndihmuar edhe ligji i tashëm zgjedhor i cili nuk garanton mandatet shqiptare, por partia në pushtet çdo herë ka marrë më së paku dy mandate. Forca e Re Demokratike është rritur e konsoliduar dhe në mënyrë konstante janë shtuar anëtarët dhe simpatizuesit, edhe pse ne nuk kemi pasur pushtet në dorë. Ne kemi dëshmuar këmbëngulje, integritet, aftësi dhe vizion. Prandaj ne jemi të sigurt që në këto zgjedhje Forca e Re Demokratike do të ketë mandatin e sigurt dhe do të dalim partia udhëheqëse shqiptare në Mal të Zi, thuhet në deklaratën për shtyp të lexuar të premten në një konferencë për shtyp nga kryetari i saj Nazif Cungu.

(Kohapress)

e enjte, 12 mars 2009 3


OPINIONE & VËSHTRIME PARTITË SHQIPTARE DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

Shqiptarët kurrë më tepër të përçarë

Kanë mbetur edhe më pak se njëzet ditë deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 marsit. Çfarë është pasqyra e skenës politike shqiptare në prag të zgjedhjeve? E mjerueshme! Ndonëse, varet si për kë! Është gjë reale të pritet që disa nga subjektet politike ta vërtetojnë pozitën stabile në trupin e tyre votues (UDSH), disa të tjerë me siguri do të shënojnë rritje të mëtejshme të trupit votues (Forca e Re Demokratike) në trevën ku janë subjekt politik autokton (Ulqini). Për të gjithë të tjerët, këto zgjedhje janë provë e cila do të vendosë për mbijetesën e tyre të mëtejshme në skenën politike.

Xhoana M. Perkaj Ku është vendi i Malësisë? Termeti më i madh ka ndodhur në Malësi pas

shembjes së Alternativës Shqiptare, partisë më të fortë në zgjedhjet e 2006, me 2600 vota. Pas shembjes së ASH-së, të dy rrymat insistojnë se janë bartëse të emrit dhe idesë së ASH – së burimore. Dy lista: në një anë është lista e koalicionit “Perspektiva” (pjesa e ishASH- it në koalicion me disa subjekte politike minore nga Ulqini) dhe, në anën tjetër, koalicioni i partisë e cila ka vazhduar ta mbajë këtë emër (ASH), në aleancë parazgjedhore me Lidhjen Demokratike dhe Listën për Tuzin. Në zgjedhjet e ardhshme këto do të jenë kundërshtarë të drejtpërdrejtë. Çfarë është vendi i Malësisë në këto zgjedhje? Duhet të konstatoj se gjendja duket e mjerueshme.Çka nuk është në rregull këtu? Një krah i ish anëtarëve të Këshillit Qendror të ASH –së, gjendet në listen e “Perspektivës” Lideri i deritashëm i Alternativës Shqiptare, dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, gjendet i dyti në këtë listë zgjedhore, pas Amir Hollajt. Kur e kam parë për të paren herë në media këtë listë nuk kam mundur ta përmbajë përshtypjen shokante. Sepse, është nonsens që Sinishtaj i cili duke i prirë listes së ASH - it në zgjedhjet e shtatorit 2006, ka marrë 2600 vota, jo vetëm që ka hyrë në aleancë parazgjedhore me subjekte politike anonime, por, është i dyti në listë. Është vështirë që në mesin tonë të vogël të shkruash për peshën politike të personaliteteve, sepse, rrezikon që kjo të keqkuptohet nga politikanët tanë të cilët ushtrojnë një profesion publik, ndërsa, në anën tjetër, nuk durojnë kritikë, por, fakt është se ish lideri i ASH –it, Sinishtaj, nuk ka guxuar ta devalvojë veten duke hyrë i dyti në listë pas personit i cili nuk ka peshë të rëndësishme si faktor politik. As krahu tjetër i Alternativës burimore, me bartësin e listës Nik Gjeloshajn, nuk del në zgjedhje në mënyrë të

pavarur, por, Demokratike.

aleancë

me

Shaban Peraj Tani që gjërat janë qartësuar rreth asaj se sa koalicione e parti politike do të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për ne shqiptarët në Mal të Zi duket se jemi të prirur për debakle. Çdokund, në çdo ndejë heton vetëm urrejtje ndaj njëri-tjetrit, e akumuluar kjo me propagandën e bërë nga ata që do të duhej të ishin nismëtarë të së mirës, të asaj që sjell bashkim e prosperitet për shqiptarët. Vetë

ardhshme. Koalicioni brenda Malësisë?

A ka mundur të evitohet kjo situatë? Natyrisht, se po. Kur në një parti paraqiten fraksionet e papajtueshme, nga këto fraksione formohen partitë e reja. Sepse, është vetëm humbje kohe dhe derdhje e kotë e energjisë nëse problemet fshehen dhe realiteti zbukurohet para opinionit të gjerë për ta krijuar përshtypjen se çdo gjë është në rregull.. Ky është mentaliteti mesjetar lindor i cili duhet braktisur njëherë e përgjithmonë. Sa më heret që identifikohet problemi, është më mirë për vet subjektin (subjektet) politike. Kështu, së paku, ndodh në vendet e demokracisë qytetare. Në vend të kësaj ka ndodhur që kapaciteti politik i cili është akumuluar në ASH si fituese të zgjedhjeve lokale të 2006, të shterret në rrymime brenda partisë. Çfarë do të jenë pasojat e kësaj shterrjeje, do të tregojnë zgjedhjet e

Të kishte ekzistuar një mençuri politike, sot ka mundur në Malësi të ekzistojë një koalicion i fortë, i përbërë nga dy subjekte më të forta politike, në këtë trevë, ASH dhe UDSH. Nuk do të kishte qenë e nevojshme që ky të ishte doemos koalicion parazgjedhor. Por, ka mundur të punohet konkretisht në drejtim të një vizioni të ardhshëm për ardhmërinë e Malësisë prosperuese dhe proeuropiane. Nuk është dashur këtu të kihet frikë nga profilet specifike të secilës prej këtyre dy partive, sepse, kudo në botë, subjektet politike i kanë identitetet e tyre politike me të cilët veçohen nga njëri tjetri, por, kjo nuk u pengon që të kenë relacione normale dhe të hyjnë në koalicione stabile. Sepse, punojnë në rë miren e përbashkët. A nuk ka mundur të arrihet një gjë e tillë edhe në një trevë të vogël çfarë është Malësia? xhoanaperkaj@yahoo.com

Grindjet e brendshme mënyra e paraqitjes së subjekteve shqiptare për të dalur në zgjedhje të bën të pyesësh veten, si ka mundësi që jemi katandisur kështu? Jemi bërë të padurueshëm ndaj njëri-tjetrit, duke sulmuar secilin që nuk është në një mendje me ne, duke ofenduar kundërshtarët politikë edhe për jetën private, shkallën e aftësisë profesionale, mënyrën e veprimit politik e çfarë jo, vetëm e vetëm për ta paraqitur veten si engjuj, në një kohë kur ose nuk dinë se janë zhdukur nga skena politike, ose para se ta kuptojnë këtë hidhen e kërcejnë si peshku pa ujë. Të rrëmosh për të mësuar të metat e tjetrit, është paturpësi, ta përfolësh atë majtas e djathtas është ves i pafalshëm për ata që pretendojnë se janë në shërbim të popullit.Tani këtu nuk kalon ditë e të mos dëgjosh deklaratat e tyre apo shkrimet në media nga më të ndryshmet nga ata që kanë mbetur pa parti, që nuk i pranon askush, ata që po i japin çdo ditë e më shumë profesionit të vet politik “natyrë matrapazi”, pa qenë të vetëdijshëm për të kuptuar atë thënien: “çka t’i bësh tjetrit, do ta përjetosh vetë”. Kjo është logjikë e tyre politike, kështu janë të prirur nga natyra, nga vlerat që kanë në vetvete duke menduar se me deklarata e punë të bëra mund të realizojnë aspiratat dhe ambicjet e veta politike. Kjo logjikë u shfaqet si dukuri dhe vazhdon t’u mbushë mendjen se kështu mund të veprohet në shoqëri pa harruar se kanë marrë fund, ose janë duke u likuiduar. Punët e tyre të ngritura mbi gënjeshtra dhe stëmadhime të

Lidhjen

Thonë se “s’ka trim që të mos ketë rënë prej kali e s’ka kalë që të mos ketë zënë në thumb!” Puna është që pasi të jesh rrëzuar, të dish të ngrihesh e përsëri të vish në vete.

dukurive negative duket se janë shembur si një ëndërr e hidhur dhe një ilzion i përmalluar! Kjo mënyrë e veprimit politik të tyre kur edhe brënda një subjekti politik paraqiten të ndarë me lista zgjedhore të bënë të mendosh se dikushët-kërrkushët shfrytëzojnë momentin për t’u ngritur me merita të huaja, pa pasur masën pas vetit. Të më besohet se unë nuk jam për konfrontime brënda subjekteve shqiptare e as brënda një subjekti politik, atëherë pse na ndodhë kjo neve nëse nuk punojmë për shkatërrim e përcarje brenda vetës? Hileqarët me punët e tyre tinëzare bëjnë njëmijë dallavere për të mbajtur poste e karriga të cilat duket se nuk do t’i mbajnë edhe shumë kohë. Këta bashibuzukë vazhdojnë të shesin mend kudo e me këdo për të arritur majën politike duke harruar se atje në bazë kanë një masë të shëndoshë që do ti detyrojnë ata të ulin gishtat e demokracisë për të mos manipuluar më me votën e sovranit. Për ta ky është një fakt i hidhur, ndaj shrohet pyetja: çfarë e keqe i kanoset komunitetit të këtushëm nga këta individë që nuk zgjedhin mjete për diskreditimin e njerëzve, për ofendimin që u bëjnë të tjerëve e duke nënçmuar këdo pa zgjedhur mjete? Asgjë tjetër, përvec se lakmia për të qenë në piedestal të politikës ditore e duke u sjellur me të tjerët sikur ata të mos ishin pjesë e të njëjtit komb, pa pasur respekt e dinjitet ndaj të tjerëve përdorin ofendime që nuk i “ha pazari”. Nga deklaratat

dhe shkrimet e tyre njeriu nuk ka se si të mos dëshprohet, megjithatë ne jemi mësuar tashmë t’i duam të tjerët kur vdesin e kurrsesi sa jemi gjallë. Këta mjeranë politikë që shohin zi cdo gjë e çdokë që mendon ndryshe pa pasur merita, duke u bërë shembull tipik i së keqes, merren me shpifje e mashtrime të opinionit të këtushëm. Ky popull është lodhur nga ata që duan të manipulojnë me votuesit duke u munduar ta bindin atë se pa ta do të shkatërrohet cdo gjë. E si zakonisht këta me deklaratat e veta mundohen të ulin imazhin e kundërshtarëve të tjerë për t’u gjetur atyre “qime në vezë”. Kjo betej brënda shqiptarëve të këtueshëm duket se nuk ka fund, këtë do ta hetojmë atëherë kur të hamë njëri-tjetrin! Për këtë duhet lënë anash mentalitetin ballkanik për të mënjanuar të afërmit e njerës apo palës tjetër, ndaj votuesi këtë mund ta bëjë duke marrë pjesë në votime në mënyrë masive për ta kuptuar këta politikanë se ne nga Ballkani duhet të shkojmë në Evropë.

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

4 e enjte, 12 mars 2009


VËSHTRIME & OPINIONE PIKËPAMJE

Shqiptarët në Mal të Zi - popull autokton Lidhja Demokratike - përfaqësuese autentike e tyre

Lidhja Demokratike në Mal të Zi është parti politike e qytetarëve të lirë, të organizuar vullnetarisht me qëllim të pjesëmarrjes aktive në jetën politike, ekonomike-shoqërore dhe kulturore, duke shprehur dhe avancuar specifikat nacionale të popullit shqiptar në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, me qëllim të përfaqësimit politik ...dhe mbrojtjes së të drejtave e interesave të tyre. e pronësisë pothuajse mbi tërë pasurinë e komunave, si p. sh. të ndërtesave të shkollave, madje edhe të ndërtesës së Shkollës Fillore, që pas termetit të 1979 ishte donacion i Italisë, të Shtëpiave të Shëndetit donacion i Rumanisë Komunës së Ulqinit, madje e tërë ish pasuria joperspektive e ish ushtrisë etj. etj. ; Politika dhe praktika okupatore e koloniale përmes të ashtuquajturit privatizim duke mos pyetur

Mehmet Bardhi Përfaqësuesit e shqiptarëve, nga vatrat e tyre shekullore sot në Mal të Zi: nga Rozhaja, Plava dhe Gucia, Malësia – Tuzi, Kraja – Komuna e Tivarit, nga Ana e Malit e Ulqini, u mblodhën më 9 shtator 1990 në Tuz, në Kuvendin themelues dhe formuan partinë e parë politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Kryetari i Kuvendit themelues ishte aktivisti i njohur dhe atdhetari zoti Lekë Lulgjuraj. Partia është organizuar sipas parimit territorial e demokratik. Parimet themelore që përmbajnë dokumentet programore të partisë pasqyrojnë interesat politike, ekonomike e nacional të shqiptarëve, të cilët LD në MZ i përfaqëson në mënyrë legjitime. Si Parti e qendrës së djathtë, LD në MZ synon të zhvillojë dhe të mbrojë interesat nacionale të shqiptarëve, demokracinë, të drejtat individuale dhe kolektive, liritë e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, si dhe të mbrojë rregullin dhe shtetin juridik e demokratik, të bazuar në ekonominë e tregut dhe respektimin e pronës. LD në MZ angazhohet: të mbrojë interesat nacionale me anë të përfaqësimit autentik, të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të drejtat nacionale kolektive të shqiptarëve në Malin e Zi dhe të qytetarëve të tjerë, të bazuara në orientimet programore të LD në MZ-së, duke respektuar dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare; të ndërtojë demokracinë, duke respektuar të drejtat e njeriut të mbrojtura me standarde ndërkombëtare, të bazuara në bashkësinë e njerëzve të lirë dhe të ndërgjegjshëm, të cilët bashkëpunojnë, respektojnë njëri-tjetrin dhe marrin përgjegjësi të përbashkëta të ndërtojë shtetin juridik me raporte të balancuara dhe pushtete të ndara qartë, si garant për jetën, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, të garantuara me kushtetutë dhe ligje demokratike; të garantojë të drejtat e pronës private, paprekshmërinë e saj dhe të drejtën e pronarit që ta administrojë, ta trashëgojë dhe kompensimin e saj me vlerë të plotë të tregut.

pushtetin lokal...; Anulimi, dy herë, i Vendimit të KK Ulqinit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve nga Gjykata Kushtetuese, vetëm sepse ato ishin në gjuhën shqipe dhe ishin emra nga kultura shqiptare...; Aksioni policor „Fluturimi i shqiponjës“, arrestimi dhe tortura ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë të Malësisë; Mosrealizimi i të drejtës për vetëqeverisje lokale në territorin e Malësisë; Pastaj rasti i Valdanosit, mënyra e administrimit të të mirave detare, shfrytëzimi i „Plantazhave“, projekti i Parkut Nacional „Prokletije“ në komunën e Plavës, me të cilin po tentohet që edhe në të ardhmen të mbahet tampon zona në mes shqiptarëve në trojet e veta, sot në Malin e Zi dhe shtetit amë Shqipërisë, dikur me ushtarë të armatosur, tash me polici, e nesër me renxherë të armatosur, moslejimi i regjistrimit të partive politike shqiptare në gjuhën shqipe, moslejimi i përdorimit të flamurit kombëtar në institucionet shtetërore e komunale me rastin e festave kom-

Veprimtaria polike e LD-së, në të gjithë rrafshin politik të Malit të Zi, ku gjendet tash gati dy dekada, në kushte të pushtetit krejtësisht të centralizuar, ka qenë e kufizuar, çka bukur shumë e ka zvogëluar mundësinë e realizimit të synimeve programore të Partisë. Gjatë tërë kësaj kohe, raporti i pushtetit aktual ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në territoret ku ata jetojnë, ka qenë herë i hapur, herë i mbuluar, herë i ashpër e i fuqishëm e herë i butë, por injorues, madje edhe diskriminues, në kundërshtim me parimet demokratike dhe parimet e gatishmërisë për vendosjen e besimit reciprok, të vërtetë e të drejtë ndërnacional, si kusht dhe garant për ndërtimin e shoqërisë përparimtare dhe stabile, të drejtave dhe shanseve vërtetë të barabarta. bëtare shqiptare (Ditës së Flamurit, Ditës së Mësuesit etj) si dhe shumë shembuj të tjerë, të cilët dëshmojnë më së miri raportin e këtij pushteti ndaj shqiptarëve në Malin e Zi. LD është e përcaktuar qartë për privatizim të drejtë, pa të cilin

nuk mund të ketë shoqëri demokratike dhe përparimtare. Por jo plaçkitës e kolonizues. LD në MZ gjithsesi edhe më tej do të angazhohet për realizimin e qëllimeve të veta, të cilat shkojnë drejt definimit final të statusit të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë drejtim, prioritete të veprimtarisë sonë politike edhe më tej do të jenë: • Decentralizimi i pushtetit • Jetësimi i komunës së Tuzit me të drejta të plota dhe në kufijt natyrorë të Malësisë • Përfaqësimi autentik në të gjitha organet dhe nivelet e pushtetit në MZ • Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të pakicave, duke zbatuar mekanizmat, praktikën pozitive dhe standardet e njohura ndërkombëtare • Arsimimi në gjuhën amtare shqipe në të gjitha nivelet • Administrata në gjuhën shqipe, dokumentet personale publike • Institucionet nacionale: fakultetet, bibliotekat, institutet... • Shuarja i Ndërmarrjes Publike Shtetërore për Administrimin e të Mirave Detare, të cilën ne me të drejtë e quajtëm „Të këqijat detare“ • Kthimi i pronës së marrë dhe të nacionalizuar ose kompendimi i drejtë i saj ish-pronarëve (Valdanosi, ishEkonomia ushtarake në Shas, në Malësi, pyjet në Plavë e Rozhajë etj.) • Shfrytëzimi i „Plantazheve“ me qëllim zhvillimor të territorit në të cilin ato gjenden • Lirimi i përmendoreve të kulturës dhe majave të maleve nga tentativat e përvetësimit nga kisha ortodokse serbe (në ishujt në liqenin e Shkodrës, heqjen e kishes së metaltë nga maja e malit Rumi, nk mbetjet – themelet e muranat e Shën Mërisë – Kishës së Krajës nga shek. i X-të etj.) • Ndryshimin e planit hapësinor dhe anulimi i Parkut Nacional „Prokletije“ • Kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjendjes monopoliste në vend • Kundër diskriminimit Në fund duhet shtuar se anomalia e gjithë kësaj bëhet edhe më e madhe kur dihet kontributi i padiskutueshëm i shqiptarëve në rrjedhat demokratike, antiluftë e pro referendum në këto hapësira. (Autori është bartës i Listës Shqiptare: Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj, në zgjedhjet parlamentarte të 29 marsit 2009 në MZ).

Veprimtaria polike e LD-së, në të gjithë rrafshin politik të Malit të Zi, ku gjendet tash gati dy dekada, në kushte të pushtetit krejtësisht të centralizuar, ka qenë e kufizuar, çka bukur shumë e ka zvogëluar mundësinë e realizimit të synimeve programore të Partisë. Gjatë tërë kësaj kohe, raporti i pushtetit aktual ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në territoret ku ata jetojnë, ka qenë herë i hapur, herë i mbuluar, herë i ashpër e i fuqishëm e herë i butë, por injorues, madje edhe diskriminues, në kundërshtim me parimet demokratike dhe parimet e gatishmërisë për vendosjen e besimit reciprok, të vërtetë e të drejtë ndërnacional, si kusht dhe garant për ndërtimin e shoqërisë përparimtare dhe stabile, të drejtave dhe shanseve vërtetë të barabarta. Si dëshmi për tërë këto i sjellim disa shembuj: Centralizimi i pushtetit, i cili ka filluar në vitin 1992 e po vazhdon edhe sot, si p.sh. me aprovimin e para pakohësh ( më 26.03.09) të Ligjit për pasurinë shtetërore, ku nga deputetët shqiptarë unë isha kundër (paraqita 11 amandamente, por si zakonisht shumica qeverisëse DPS-SDP-UDSH, i refuzoi) me të cilin shteti në mënyrë arbitrare vë të drejtën

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

e enjte, 12 mars 2009 5


OPINIONE & VËSHTRIME QASJE

Muzgu i një nate politike

e Që të jemi më të qartë zotërinjtë t, Mali së Anës të re së Aleancës të pas 10 viteve të lokalizmit s sofistikuar kur u “zbuluan” sipa jnë rregullit gjeometrik do të krijo cila efekte anësore të shembjes e pritet të godasë Malësinë! Duke ë e pasur shpresë në zgjuarsin et e popullit, mendoj që Koalicion ekreja të dala nga shembja e arkit r), turës së Aleancës së re (të vjetë z. që personalizohet përmes t duke më hi Bard htaj, Sinis j, Holla ofisë filoz e isë urtës n se i shko de anamalase e cila është: “Haj Ethem e ma ndez zjarmin, skam çka t’baj se kam fik temin”.

Mmuhamet Nika Stephen R. Covey deklaron që “njerëzit shpeshherë arrijnë fitore që janë boshe, suksese që kanë ardhur për llogari të gjërave që ata befas i kuptuan se ishin shumë më të vlefshme për ta”. Ndryshe do të ndodhte sikur nga kjo logjikë në politikë të dinim në të vërtetë se cila është gjëja më e rëndësishme për ne në mënyrë që të mos turpërohen trashëgimtarët tanë në fjalimin e përmortshëm të funeralit tonë politik nëse ndodhë! E kjo nënkupton se si nuk do të dëshironim ta kishim të kaluarën tonë politike. Nisur nga përvoja personale gjithherë kam menduar fundin, mirëpo kurdoherë kam pasur si moto maksimën latine: për të vërtetën mjafton vetëm një votë. Mendoj që rasti se kush u prin listave zgjedhore për koalicion të partisë autentike ish-Alternativës Shqiptare e konkretizon më qartë këtë. Funerali politik me siguri atyre nuk do tu ndodhte po të mos ishin përcaktuar për “shpirtra rrënues” të skenës politike. Epilogu i gjithë kësaj për tërë shqiptarët në Mal të Zi do të ishte që fillet e naivitetit politik do të mbyllen si opcion dhe metodë me këto zgjedhje parlamentare, aty ku filluan, në Malësi, si epiqendër historike të Lëvizjes shqiptare në shekuj që do të shtrihet pastaj në të gjitha trojet etnike shqiptare. Po përsërisim mendimin që sado të mëdha të jenë fitoret e menaxherit politik ato assnjëherë nuk mund të mbulojnë humbjet e liderit politik. Kjo ka ndodhur edhe në këtë situatë. Humbja dhe turpërimi ndodhë shpeshherë për ata të cilët janë mësuar që të punojnë në mënyrë të pavarur duke mos ndërtuar themelin e ndërvarësisë. Ne padyshim që është dashur të përdorim një koncept krejtësisht tjetër të organizimit dhe matematikës politike. Humbës në këtë funeral politik pas “avarive” të sistemit të organizimit

të trupit zgjedhor shqiptar në degë e nëndegë duhet ta pranojmë që për funeralin politik nuk ka pse të shqetësohet vetëm z. Bardhi. Ai, vërtetë nisi një punë të cilës edhe ai vetë nuk ia dinte fundin, mirëpo duke pasur të zhvilluar qysh si fëmijë aftësitë e veta “për të luajtur qorrazi” po duken që e nxorën nga situata. Aristoteli thotë “ne jemi çfarë bëjmë në mënyrë të përsëritur, përsosmëria, kësisoj nuk është një veprim, por një zakon”. Po përmendim që nga intervista për gazetën "Dan" më 24 qershor 2008 dhënë nga z. Bardhi, gazetari nxori për titull këtë deklaratë të tijën ku kish thënë: "Loja symbyllas ka qenë sporti im i preferuar"(zhmurka mi je bila omiljeni sport), kurse i pyetur se për kë kishte simpatizuar në sport u përgjigj kështu: (citoj gazetën): “Pra, keni qenë tifoz i Boracit?" Po në hendboll, kurse në futboll kam qenë tifoz i Partizanit". Vetëm keni qenë tifoz? Po, e tash nuk simpatizoj më asnjë. Që kur nuk më ekziston ai shteti i madh nuk simpatizoj asnjërin?! (kujtoni sa i rri kësaj vlerësimi i Aristotelit i cituar më lart). Ndoshta dikush do të thoshte se kështu mund të akuzohej edhe Aristoteli po të ishte gjallë, mirëpo pasi që nuk ka ngjarë deri më sot, kjo atëherë është një inspirim provokues i kundërshtarëve të Aristotelit? Historia e shpirtit rrënues shqiptar nuk ka qenë vetëm në trevat jashtë Anës së Malit, por në Anë të Malit ishte më e sofistikuar duke u zbuluar haptas në këto zgjedhje. Rezultati matematik i votave të luftës së brendshme që bëhej atëherë në Komunën e Ulqinit i cili më vonë prishi kompozimin zgjedhor në Komunën e Ulqinit e që do të prishë përfundimisht edhe Malësinë mund të dëshmohet edhe me këtë letër anonime që po e publikojmë për herë të parë e cila kishte arritur në adresë të z. Skender Hoxha, kryetar i porsazgjedhur i Komunës së Ulqinit, pas zgjedhjeve të vitit '99, të cilin me skena e prapaskena politike e pengonin në konsolidimin e pushtetit vendor. Citojmë letrën anonime: “Ana e Malit – Skender Hoxha. Pasi që KLD MZ nuk pati guxim edhe pas 16 muaj e 26 ditë të përcaktohet për këshilltarin e 11 të LD në MZ, Ne nga kjo trevë, duke përkrahur diskutimin e kryetarit të FRESH të LD në MZ, që nga ajo degë që ka edhe një votë më tepër duhet të fitojë këshilltari “FAMOZ” nga kjo rrjedh kjo llogari dhe përcaktim si vijon: Votuan për LD në MZ nga dega e Anës së Malit 2434 votues, ndërkaq dega e Ulqinit për LD në MZ votoi 1099. Gjithsejt 3533 votues. Nga kjo shumë e votave LD ne MZ-së i takojnë 11 këshilltarë... Pasi që Dega e Anës së Malit në krahasim me degën e Ulqinit ka një tepricë prej 51 vote, këshilltari të jetë nga Dega e Anës së Malit e jo nga cilado degë, por ANAMALAS sepse... diskriminimi është i papranueshëm ndërsa lojaliteti i padobishëm sepse garnitura e vetëquajtur ELITË pas përpilimit të Statutit të ri dhe Kuvendit të mileniumit të ri duhet të bëhen ndryshime të dobishme sepse ju kështu qysh keni vepruar deri më sot keni vetëm një mundësi: që eklipsi i partisë të vijë më 2001 e ndoshta edhe më parë, e jo sikurse eklipsi i diellit që pritet më 2081. Përshëndetje kryesisë së LD në MZ. Kuptohet që kjo arkitekturë e projektantit të keq sipas logjikës së rënies së objekteve të larta ndërtimore të cilat nuk janë në harmoni të brendshme të proporcionit të betonit dhe armaturës do të rrëzohen duke krijuar efekte anësore më tepër atje ku bien sesa në katin përdhes të godinës. Që të jemi më të qartë zotërinjtë e Aleancës së re të Anës së Malit, pas 10 viteve të lokalizmit të sofistikuar kur u “zbuluan” sipas rregullit gjeometrik do të krijojnë

efekte anësore të shembjes e cila pritet të godasë Malësinë! Duke pasur shpresë në zgjuarsinë e popullit, mendoj që Koalicionet e reja të dala nga shembja e arkitekturës së Aleancës së re (të vjetër), që personalizohet përmes z. Hollaj, Sinishtaj, Bardhi më duket se i shkon urtësisë e filozofisë anamalase e cila është: “Hajde Ethem e ma ndez zjarmin, skam çka t’baj se kam fik temin”. Është interesant, që me “vetëdije” apo “pa vetëdije”, “me skenë”, apo “prapaskenë”, pak rëndësi ka që nga ky sindrom i lokalizmit do ta pësojë ajo pjesë e Anës së Malit e cila është e subjektivizuar rreth UDSH-së. Kjo Degë është e bindur që pas zgjedhjeve do të aplikohet ai parim i letrës anonime, se nga ajo degë që është edhe një votë më shumë do të jetë deputeti që më parë si praktikë, siç e shohim shkatërroi subjektin e Lidhjes. Arkitekturat organizative mbi bazën e degëve do të kenë fund të njëjtë qoftë për LD-në qoftë për UDSHnë. Meqë disa “lideruca” partiakë nuk e dinë matematikën e Don Tonit me të cilën shqiptarët dalin në zgjedhje, themi që për deputetin e Anës së Malit më frytdhënës do të kishte qenë koalicioni UDSH – PPD, sepse mandati i dytë sipas formulës do të prodhonte anamalas. Mirëpo kjo gjë nuk duhej të ndodhte ngase sipas kësaj formule deputeti i dytë i listës UDSH – PPD do të rrezikonte deputetin e dytë nga lista zgjedhore e DPS-it. Më kujtohet që para se të ndërhynin amerikanët në Irak, përfaqësuesit ndërkombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut e kushtëzonin diktatorin Sadam për të biseduar me Kurdët dhe ai shprehej: "Po. Por më gjeni 5 kurdë që mendojnë njësoj, më gjeni 4 kurdë që mendojnë njësoj, më gjeni 3 kurdë që mendojnë njësoj ose së paku më gjeni dy kurdë që mendojnë njësoj dhe unë do të ulem në tryezën e bisedimeve me ta"! Mirëpo fatkeqësisht kurdët ashtu si ne shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin në gjendje të flisnin me një gjuhë.! Në këtë lojë i fituar, deshëm apo s’deshëm, do të jetë lista për koalicionin, Mali i Zi në Evropë ngase është kushtëzim i rrethanave tona të brendshme. Për ta përfunduar këtë vështrim,”të muzgut të organizimit politik shqiptar” e përmbyll me disa pjesë të një

komentatori politik me sa duket anamalas anonim i publikuar në gazetën Liberal 4. 13 prill 1998 me inicialet S.A. (citoj): në muzgun e një nate në Katërkollë të Anës së Malit u themelua dega e partisë, e cila mban pushtetin në Mal të Zi – PDS, e që mblodhi një numër të konsiderueshëm antarësh dhe tifozësh të cilët vuajnë nga mistifikimi i fuqisë së pushtetit dhe shquhen për nga uniformiteti i koncepteve komuniste. Vetëm në një muzg rajoni etnikisht i pastër u plasarit duke u ndarë në favor të atyre forcave që mbollën kaos dhe frikë në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të cilët me dekada mbanin një qëndrim injorues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm në një muzg u pozicionuan me qindra anëtarë anamalas, shumica e të cilëve janë policë të pensionuar, kontrabandistë ose ndonjë “intelektual” i hutuar. Por, megjithatë të gjithë janë persona “dezha vy” të cilët gjatë tërë jetës patën një tifozllëk konstant ndaj të gjitha regjimeve në Mal të Zi. Kjo gjendje në të cilën veprojnë shumë faktorë negativë, bën të domosdoshme të kërkohet fajtori dhe ai të gjendet në radhë të parë te forcat politike shqiptare, të cilat për një grimcë pushtet po shkaktojnë një luftë politike të degjeneruar. LD në MZ edhe UDSH të vetësygjestionuara me një pushtet të vogël dhe fiktiv po shkelin drejt humnerës duke shkaktuar huti të jashtëzakonshme të elektoratit shqiptarë. Këto dy forca politike edhe ashtu nuk shfaqin ndonjë shqetësim serioz kur është në pyetje instalimi i ndonjë partie të spektrit politik malazet në “zonat e tyre zgjedhore” se sa shqetësohen dhe shpupurishen kur njëra tjetrës i konkurrojnë në pushtetin e tyre të vogël. Konflikti i tyre politik që shpeshherë kap nuancat e devijimeve gjenetike, rrezikon që këto dy forca politike të mbeten aktorë të dorës së dytë dhe figurantë në tragjikomedinë e tyre. Mirëpo fatkeqësia qëndron aty se kjo lojë po luhet në sfondin e një elektorati etnikisht të pastër siç çështë zona e Anës se Malit. Kësisoji, manipulimet e forcave politike shqiptare dhe të atyre malazeze me një elektorat rural i cili ende e ka të trashëguar kompleksin e inferioritetit, po e aktualizon atë batutën e vjetër shkodrane: “anamalas pa tru sa e shet at gamar me dru.”

Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione & vështrime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Kohës javore”

6 e enjte, 12 mars 2009


SPECIALE LISTAT E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË KOALICIONEVE DHE PARTIVE QË GAROJNË NË ZONËN E VEÇANTË ZGJEDHORE ME SHUMICË SHQIPTARE Lista Shqiptare – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj 1. Mehmet Bardhi 2. Nik Gjeloshaj 3. Saubih Mehmeti 4. Luigj Junçaj 5. Nikolla Camaj 6. Gjergj Camaj 7. Muhamed Gjokaj 8. Aisha Gjeçbritaj 9. Ruzhdija Nikoviq 10. Hajrullah Hajdari 11. Arbër Kajoshaj 12. Ismet Gjonbalaj 13. Afërdita Lajiq 14. Hajredin Kovaçi 15. Vitore Lulgjuraj 16. Skender Hasangjekaj 17. Ramazan Bardiq 18. Maria Perezaj 19. Marash Dedvukaj 20. Daut Ceka 21. Shpresa Kukiq 22. Mustaf Bardhi 23. Agron Berishaj 24. Xhafer Cukoviq 25. Luan Balidemaj 26. Arif Çelaj 27. Mehmet Gjonbalaj 28. Xhimi Daci 29. Fran Gjokaj 30. Enver Daciq 31. Naser Kuqi 32. Salih Duraku

33. Zef Gjokaj 34. Ramazan Kurtoviq 35. Musa Daciq 36. Fadil Veloviq Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Ferhat Dinosha 1. Ferhat Dinosha 2. Mehmed Zenka 3. Fatmir Gjeka 4. Fuad Nimani 5. Musa Goçaj 6. Hatixha Gjonoviq 7. Deda Zadrima 8. Haxhi Sulejmani 9. Beqir Zatoviq 10. Alija Dukoviq 11. Xhelal Myrtja 12. Enver Demiroviq 13. Fadil Kajoshaj 14. Xhenana Çaushi 15. Rama Sinanaj 16. Enis Gjokaj 17. Nail Asllani 18. Jasmina Hasiq 19. Sead Orahovac 20. Manush Halili 21. Naser Tagani 22. Izedina Axhoviq - Shkrijel 23. Gani Demiri 24. Husein Dervishi 25. Adem Gjokaj 26. Mahir Hoxha 27. Valbone Bogliq 28. Xhevdet Gjokoviq 29. Naim Hoxha

1. Çfarë prisni nga këto zgjedhje parlamentare? 2. Pse duhet t’Ju votojnë shqiptarët? 3. Cila është përparësia Juaj në krahasim me bartësit e listave të tjera për deputetë që garojnë në njësinë zgjedhore me shumicë shqiptare? Mehmet Bardhi, bartës i listës për deputetë Lista Shqiptare – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj 1. Për të pasur zgjedhje demokratike, të lira, të ndershme e fer duhet të plotësohen disa kushte e standarde demokratike. Pikësëpari duhet të ketë një klimë e atmosferë vërtet demokratike që përligjë praktikën edhe përmbushë standardet demokratike, që nga funksionimi i shtetit ligjor e deri tek infrastruktura zgjedhore demokratike e arritur me konsensus. Deri tash këto, në asnjë zgjedhje, nuk kanë qenë përmbushur, sepse të tre pushtetet, në një mënyrë apo tjetër, direkt apo indirekt, ku dhe kur më pak e ku e kur më shumë, kanë qenë dhe janë në krah të strukturave pushtetmbajtëse. Prandaj edhe nuk pres ndryshime për të mirë. Përkundrazi, shkrimet e denoncimet e ndryshme në media po tregojnë të kundërtën. Megjithatë do të jemi në parlament. 2. Që të votojnë koalicionin nr. 16 LISTËN SHQIPTARE: Lidhjen Demokratike dhe Alternativën Shqiptare, partinë e parë shqiptare në Mal të Zi dhe përfaqësuesen e vërtetë të interesave të shqiptarëve dhe Alternativën Shqiptare, subjektin që u organizua të jetësojë komunën e plotë të Malësisë, të cilin obligim e angazhim programor Lidhja e mori që nga themelimi, ka edhe shumë arsye të tjera të cilat zgjedhësit nuk i kanë zhgënjyer asnjëherë. Kështu kemi: kërkesat në vazhdimësi për decentralizimin e pushtetit dhe kthimin e ingjerencave komunave; jetësimin e komunës së Tuzit me të drejta dhe ingjerenca të plota;

30. Almir Lulanaj 31. Beqir Selloviq Koalicioni “Mali i Zi europian – Millo Gjukanoviq” (Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate, Iniciativa Qytetare Kroate dhe Partia Boshnjake) 38. Luigj Shkrela 48. Dr Halil Duković 64. Nikolla Gegaj (Në këtë listë janë dhënë vetëm kandidatët shqiptarë, ndërsa numrat janë sipas renditjes në Listën e kandidatëve për deputetë) Lista FORCA – Nazif Cungu 1. Genci Nimanbegu 2. Nazif Cungu 3. Xhaudet Cakuli 4. dr. Nail Draga 5. Mentor Llunji 6. Ilmira Lika 7. Jakup Muratoviq 8. Fuad Haxhibeti 9. Muharrem Mollabeqiri 10. Mirsad Markashi 11. Ridvana Suliq 12. Dritan Pultiq 13. Mustafa Gorana 14. Shuquri Murati 15. Remzi Brisku 16. Astrit Ibroçi 17. Vjollca Lika - Çoboviq 18. Afërdita Pelinkoviq

19. Nadil Milla 20. Cano Axhemoviq 21. Bajazit Lajka 22. Asim Resulbegoviq 23. Smajl Kaleziq 24. Faik Nikoviq 25. Kadrija Bushati 26. Cano Lazoja 27. Ilir Llazorja Koalicioni Shqiptar –„Perspektiva“ 1. Amir Hollaj 2. Vasel Sinishtaj 3. Smail Maliq Çunmulaj 4. Fehim Avdiu 5. Lindon Gjelaj 6. Zenel Selloviq 7. Rexhep Gjokoviq 8. Zana Sarvan 9. Simon Ivezaj 10. Xhemal Senaj 11. Nikola Dusheviq 12. Milazim Demiroviq 13. Nikolla Z. Gegaj 14. Kasem Çaushi 15. Katrina Gjurasheviq 16. Abaz Mustafa 17. Mark Lucaj 18. Sabahete Zeneloviq 19. Valentin Junçaj 20. Besnik Jahoviq 21. Drita Rukaj 22. Gjylaver Avdiu 23. Rexhep Çunmulaj

24. Safet Nikoviq 25. Lindita Gjonaj 26. Tahir Çaushi 27. Nika Berishaj Partia e Prosperitetit Demokratik 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 23. 24. 25. 26. 27. 28. 29.

Ali Rexha Kapllan Muçaj Dritan Kurti Safet Taipi Zefa Llukiq Osman Rexha Muhamet Nika Gjergj Pepgjonoviq Omer Shaba Abdul Hoxhiq Blerim Holloviq Aleksandar Jacoviq Shaban Gjekaj Rasim Osmani Naser Sellaj Besim Kollari Fatmir Seferi Pjetër Dobreci Antonia Koçoviq Branka Margjonoviq Arjeta Lika Loro Llukiq Husejn Curanoviq Liridona Mehmeti Valdet Rexha Prença Mirdita Vebi Paleviq Agim Çobaj Enver Muçaj

Kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Malit të Zi Kushtetutën, e cila do të garantonte shtetin demokratik, ku shqiptarët nuk do të jenë të diskriminuar (propozuam 35 vërejtje, sugjerime e kërkesa në Projektkushtetutë dhe 20 amandamente në Propozim kushtetutë, ku fatkeqësisht makineria votuese monopoliste nuk pranoi asgjë (respektimin e orientimeve nga Memorandumi i 1972-shit; krijimin e institucioneve nacionale shqiptare: Fakultetin e Mësuesisë në Ulqin apo në Tuz e jo në Podgoricë, siç e bënë të dëgjueshmit e pushtetit; krijimin e një dege rajonale pranë Ministrisë së Arsimit për arsimin shqip, me seli në Ulqin; administratën në gjuhën shqipe – të gjitha dokumentet publike personale së pari në gjuhën shqipe; përfaqësimin proporcional në të gjitha nivelet, përfaqësimin autentik politik proporcional; jetësimin e Vendimit të KK Ulqini për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të cilin Gjykata Kushtetuese e anuloi dy herë, vetëm sepse ato ishin në gjuhën shqipe dhe ishin emra nga kultura shqiptare, që fatkeqësisht pushteti i sotëm në Ulqin po jetëson praksën e vjetër, shkrimin përpara në gjuhën serbe, e pastaj shqipe ose vetëm në gjuhën serbe (shih e krahaso akte e vendime të ndryshme...); heqjen e Ndërmarrjes Publike Shtetërore për menaxhimin e të mirave detare dhe menaxhimi i tyre nga komunat, që kjo “e keqe detare” menaxhuese të kthehet në të mirë të qytetarëve dhe

komunës në përgjithësi; përdorimi i lirë i simboleve kombëtare; anulimi i planit për parkun

metaltë nga maja e malit Rumi, mbetjet – themelet e muranat e Shën Mërisë – Kishës së

nacional „Prokletije“; kundër privatizimit kolonizues e okupues; ndarjen e pasurisë shtetërore me atë të qeverisjes lokale me marrëveshje, e jo me diktat plaçkitës, siç bënë edhe me Ligjin e fundit të aprovuar në këtë legjislaturë, ku fatkeqësisht edhe deputeti(-ët) shqiptar(-ë) votoi(uan) PËR, megjithëse e ftova të më përkrahë për kundërshtim të tij që e bëra unë; për kthimin e pasurisë, të marrë në cilëndo bazë, ishpronarëve (Valdanosi, Dheu i Zi etj. në Malësi, Shtoj, Shas, Plavë e Rozhajë, etj.); shfrytëzimi i „Plantazheve“ edhe për zhvillimin e territorit në të cilin gjenden; Lirimi i përmendoreve të kulturës dhe majave të maleve nga tentativat e përvetësimit nga kisha ortodokse serbe (në ishujt në liqenin e Shkodrës, heqjen e kishës së

Krajës nga shek. i 10-të, themeleve të kishës në kala të Ulqinit etj.); lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjendjes monopoliste në vend; kundër diskriminimit; kundër krizës së besimit, etj. Asnjëherë nuk shitëm interesat kombëtare; pastërtia e figurës u ruajt e po ruhet si vlerë e shembull për të tjerë etj. 3. Angazhimi im, puna publike e pastër, e sinqertë, parimore dhe e drejtë; angazhimi në Parlament, mbi njëmijë amandamente në propozim ligje e vendime në kuvend (vendi i 14-të sipas vlerësimit të MANS-it nga numri i 81 deputetëve, ndoshta edhe kjo diçka flet).

e enjte, 12 mars 2009 7


SPECIALE BËHEN TË DITURA KOALICIONET DHE PARTITË QË DO TË GAROJNË NË NJËSINË E VEÇANTË ZGJEDHORE ME

Kush do t’i përfaqësojë shqip1. Çfarë prisni nga këto zgjedhje parlamentare? 2. Pse duhet t’Ju votojnë shqiptarët? 3. Cila është përparësia Juaj në krahasim me bartësit e listave të tjera për deputetë që garojnë në njësinë zgjedhore me shumicë shqiptare? Genci Nimanbegu, bartës i Listës për deputetë i FORCA-s – Nazif Cungu 1. Ne në këto zgjedhje parlamentare presim që votuesi shqiptar të jetë ndërgjegjësuar dhe ta ketë kuptuar mirë që partitë politike shqiptare që kanë pasur pushtet deri tani janë provuar tash-

më, janë shterruar dhe e kanë dëshmuar mjaft herë që nuk janë të afta t’i japin përgjigje elektoratit dhe të përmirësojnë gjendjen e popullsisë. Ato janë shterruar dhe nuk janë rigjeneruar prej kohësh, janë bërë pronë private e liderëve të tyre, nuk kanë demokraci të brendshme dhe nuk prodhojnë asnjë platformë apo program për të zgjidhur çështjet që kanë rëndësi për shqiptarët. Ne mendojmë se këto janë zgjedhjet e ndryshimit dhe se votuesi kërkon rotacionin duke na dhënë neve të Forcës shansin që të provohemi me përgjegjësi. Forca e Re Demokratike gjatë kësaj periudhe është forcuar edhe më tej, ka zgjeruar ndjeshëm anëtarësinë edhe pse nuk kemi qenë në pushtet e nuk kemi futur njerëz në punë apo nuk kemi dhënë tendera sikurse bëjnë partitë e tjera për të marrë mbështetje publike. Prandaj këto zgjedhje do të vërtetojnë se e drejta, ideali, cilësia ka për të triumfuar. 2. Unë besoj se ne përfaqësojmë më mirë interesat e shqiptarëve, nuk kemi bërë ndonjëherë kompromis me pushtetin në kurriz të interesit të votuesve. Ne jo vetëm kemi integritet e nuk jemi përlyer, por kemi në parti kuadro të shquar, të cilët e kanë dëshmuar veten si profesionistë të zotë në fushat e tyre dhe politikën nuk e kanë zanat të tyre të parë, mund ta sigurojnë jetën edhe pa të. Ata nuk e shohin politikën si mundësi për ta mjelur dhe shfrytëzuar, por e shohin si vokacion, si një mision, si një mjet të domosdoshëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët. Gjithashtu Forca ka anëtarësi të larmishme duke patur njerëz nga shoqëria civile, bota e biznesit, bota akademike e mbi të gjitha shumë të rinj, me energji dhe entuziazëm. Anëtarët tanë janë të të gjitha krahinave dhe përkatësive fetare dhe ne funksionojmë me demokraci të brendshme e jo si të tjerët. Por mbi të gjitha unë mendoj se shqiptarët duhet ta votojnë Forcën sepse ne nuk kemi vetëm

8 e enjte, 12 mars 2009

vullnetin e mirë, integritetin dhe ndershmërinë, si dhe kuadrot e aftë për të qeverisur më mirë, por edhe sepse ne kemi vizion, kemi platformë dhe projekt të qartë me ide dhe veprime për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve këtu. 3. Përparësia ime ndaj të tjerëve është se unë nuk vij këtu thjesht si individ, por vij të përfaqësohem si pjesë e një ekipi më të gjerë kuadrosh. Dhe ajo që është më e rëndësishme, unë do shërbej si zëri i disa qëllimeve fisnike që synojnë katër integrime. Së pari mes nesh, ne si Forcë duam të eliminojmë përçarjen krahinore, fetare dhe politike që ka lulëzuar mes shqiptarëve gjë që e kemi dëshmuar edhe me përpjekjet e palodhura tona për të mundësuar një koalicion të gjerë shqiptar dhe për të mundësuar pajtimin e fraksioneve të ndryshme brenda partive të tjera shqiptare si Alternativa dhe Aleanca. Së dyti, ne duam të rrisim integrimin me viset e tjera të banuara me shqiptarë, duke shtuar bashkëpunimin dhe lidhjen me të gjithë bashkëkombësit. Së treti, ne duam të integrohemi më mirë me pjesën tjetër të Malit të Zi në mënyrë që shqiptarët të mos diskriminohen më në këtë shtet dhe zëri i tyre të dëgjohet fortë në Podgoricë. Së katërti, ne do kontribuojmë për përshpejtimin e integrimit evropian pasi vetëm brenda Evropës ne do kemi standarde të larta jete dhe do gëzojmë respektimin e plotë të identitetit tonë kombëtar. Ne mendojmë se ashtu sikurse pjesëmarrja e shqiptarëve në referendumin për pavarësi ishte vendimtare për krijimin e Malit të Zi, kontributi i shqiptarëve do të jetë i rëndësishëm edhe për të realizuar integrimin euro-atlantik të shtetit tonë. Ali Rexha, bartës i Listës për deputetë i Partisë së Prosperitetit Demokratik 1. Ndryshe nga zgjedhjet e deritashme, pres që premtimet e dhëna, disa bile edhe të përsëritura gjithmonë para zgjedhjeve, kësaj radhe të plotësohen. Pres që të drejtat e pakicave, në veçanti të shqiptarëve, të garantuara me ligjet dhe konventat evropiane dhe të përfshira në Kushtetutën e Malit të Zi si një nga kushtet kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, të jetësohen në tërësi. Pres që këto të drejta të garantuara, si e drejta e identitetit, e drejta e

përdorimit të gjuhës amtare dhe simboleve kombëtare në jetën private, publike dhe zyrtare, e drejta për zhvillim dhe ruajtje të kulturës dhe traditës, të drejta të veçanta në fushën e shkollimit, e drejta në pjesëmarrje efikase në jetën shoqërore dhe kontakte e bashkëpunim ndërkombëtar e shumë të tjera, të mos mbeten vetëm shkronja të thata në Kushtetutë të cilat përdoren për të bindur opinionin ndërkombëtar se ato ekzistojnë sipas nevojës. Vetëm me jetësimin e tërësishëm të këtyre të drejtave, edhe shqiptarët mund të ecin kryelartë në mesin e të barabartëve. 2. Jemi dëshmitarë se shqiptarëve kurrë nuk u ka munguar dhe nuk do t’u mungojë patriotizmi. Por, gjithashtu jemi dëshmitarë se shqiptarët dita-ditës po vetëdijësohen dhe po e kuptojnë se vetëm patriotizmi, pa një politikë me vizion të qartë, e mbështetur me një mirëqenie ekonomike, nuk mjafton për t’u integruar në rrjedhat bashkëkohore. Lista e PPD-së ku të gjitha ndasitë shqiptare janë të harmonizuara, ku janë gërshetuar përvoja me energjinë rinore, ku femrës i është dhënë një hapësirë e gjerë veprimi, premton plotësimin e kërkesave dhe nevojave të shumta të shqiptarëve në Mal të Zi. Koha do ta dëshmojë se emri i të zgjedhurve në listën e PPDsë nuk është vënë sa për të figuruar, por të gjithë ata të zgjedhur janë të vullnetshëm dhe kanë elan për të punuar për të mirën e kombit. 3. Personalisht i njoh të gjithë të kandiduarit dhe bartësit e listave të partive shqiptare në këto zgjedhje. Përparësia ime në krahasim me disa nga kandidatët e tjerë është risia që sjell një imazh të ri politik në skenën politike të Malit të Zi, nga njëra anë, dhe përvoja ime shumëvjeçare në organizatat më eminente ndërkombetare, në Mal të Zi, në rajon dhe nëpër botë, nga ana tjetër. Në çdo mënyrë jam munduar të kontribuoj edhe atëherë për vendlindjen dhe popullin tim ndonëse nuk kam pasur asnjë interes për pozitë politike. Atë se ç’kam bërë e dinë mirë udhëheqësit e institucioneve shkollore e publike në Ulqin, në Anë të Malit, Krajë, Shtoj dhe shumë komuna të tjera në Mal të Zi, por për të respektuar hapësirën që ma keni rezervuar, nuk po i ceki një nga një. E ndjej si obligim që këtë përvojë të përfituar ta shfrytëzoj për prosperitetin e popullit tim. Në fund më lejoni t’u dëshiroj të gjithë kandidatëve fushatë të mbarë, të qetë dhe të ndershme..


SPECIALE SHUMICË SHQIPTARE

tarët në Parlamentin e Malit të Zi re” ka përkrahjen e qytetarëve dhe aspak nuk na brengosë fakti që disa mundohen të na etiketojnë me emra të ndryshëm, sepse me retorika të vjetëruara mundohen të fshehin dështimet e tyre, që nuk mund të fshehen. Që nga fillimi nuk jemi larguar nga kërkesat e aktivistëve tanë të të gjitha profileve, pa dallime dhe nënvlerësime, edhe pse jemi të sulmuar nga partitë e ndryshme për interesa personale. Lëvizja qytetare “Aleanca e re” me moton “Për deputetin e Anës së Malit“ si dhe Iniciativa Qytetare nga Tuzi, me të cilët kemi bërë një marrëveshje shumë xhentile për arsye që të mos vijë deri te shkapërderdhja e votave, në këto zgjedhje dalim me “Koalicionin shqiptar - Perspektiva “ dhe jemi të bindur dhe shumë të sigurt në arritjen e qëllimit që të kemi përfaqësim dinjitoz në Parlamentin e Malit të Zi.

Luigj Shkreli, kandidat për deputet i Koalicionit “Mali i Zi Europian – Millo Gjukanoviq”

1. Pres pa dyshim fitore të bindëse dhe të sigurt të Koalicionit “Mali i Zi Evropian”, me të cilën do të arrihet një mandat stabël dhe afatgjatë, i cili do të na sigurojë ecjen përpara dhe përfundimin e proceseve që e çojnë Malin e Zi drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në të gjitha strukturat e tij. Kualiteti i ri dhe aplikimi i standardeve të njohura evropiane në jetën e çdo qytetari të Malit të Zi do të jetë një ndër sfidat kryesore dhe bosht i përqendrimit të aktiviteteve tona partiake, parlamentare dhe shtetërore në kohën që do të pasojë pas zgjedhjeve dhe fitores së sigurt dhe votës transparente, të besuar nga populli. 2. Po të isha unë në pozitë që të shtroj pyetje, do të pyesja: Pse mos të më votojnë shqiptarët?! A ka ndonjë arsye pragmatike? A ka ndonjë shkak të arsyeshëm? A ka ndonjë fakt të jetësishëm? A ka ndonjë sjellje të njerëzishme, përpos atyre që kanë karakter subjektiv ose të ndonjë gjendjeje tjetër në të cilën mund të ndodhin logjika e jetës së përditshme njerëzore?. Perfundimi i Shtëpisë së Kulturës pas 15 vjetëve, Materniteti, Fakulteti i Mësuesisë, i pari institucion i lartë në gjuhën shqipe, hapja e pikës kufitare me Shqipërinë, Ligji mbi përdorimin e simboleve nacionale, Ligji mbi liritë dhe të drejtat e popujve pakicë, njësia e posaçme zgjedhore për shqiptarët në Mal të Zi, diskriminimi pozitiv dhe aksioni afirmativ, Ministria përkatëse e udhëhequr në mënyrë konstante nga shqiptarët, kontributi i parezervë për Pavarësinë e Malit të Zi, roli i subjektit tim politik në kohët më të egra për shqiptarët dhe strehimi i vëllezërve dhe motrave nga Kosova në Mal të Zi në kohën e eksodit të paparë gjatë agresionit serb dhe bombardimeve të NATO-s, roli aktiv në hartimin e Kushtetutës me dispozita afirmative për pakica dhe anëtar i këshillit për hatimin e saj, njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, politika e fqinjësisë së mirë e udhëhequr nga Qeveria e Malit të Zi si prodhim i partisë në

pushtet. Këto dhe shumë të tjera, qoftë direkt qoftë indirekt, në Parlament dhe jashtë tij, janë produkt i aktivitetit tim, i drejtimit politik që kam përkrahur dhe kam udhëhequr, dhe i Partisë Demokratike të Socialistëve, funksionar i lartë i së cilës jam dhe i kryetarit Millo Gjukanoviq, në listën e së cilës tash tre mandate në radhitjen e dhjetë deputetëve të parë hyj në Parlament. I bindur se me këto stolisen edhe të tjerët dhe lëvdatat dhe epoletat ia ngjesin vetvetes, por lexuesit dhe qytetarët e dinë se cili subjekt politik i ka aprovuar të gjitha këto, por e dinë mirë edhe kush ka qenë kundër tyre. A janë këto të arritura që mjaftojnë që të më jepet vota dhe a kanë pse të më votojnë shqiptarët, le ta çmojnë vetë votuesit te të cilët kam besim të plotë duke llogaritur mençurin dhe maturinë tradicionale që është karakteristika jonë.

2. Shqiptarët në Malin e Zi dita-ditës janë të bindur me fakte se përfaqësimi i deritashëm në nivelin republikan nuk ka qenë i mirëfilltë! Këtë e them duke pasur parasysh mospajtimet në mes të deputetëve tanë si dhe mangësitë ligjore të cilat nuk janë tejkaluar as pas tre viteve të pavarësisë së Malit të Zi, edhe pse kemi një Kushtetutë të re, ku sipas saj, shqiptarët në veçanti, si pakicë autoktone dhe specifike, por edhe pakicat e tjera duhet të kenë të drejta të garantuara dhe të parapara me ligjet dhe konventat ndërkombëtare, ato edhe sot varen nga dëshira e partive në pushtet, prej zgjedhjeve në zgjedhje. Në anën tjetër, shqiptarët janë lodhur nga premtimet dhe mashtrimet me ndërtime pa plane, me ndriçime publike, po ashtu pa asnjë plan, premtim të punësimeve - e fabrika e hotele, dhe atë përherë në fillim të fushatës zgjedhore, qofshin ato lokale apo në nivelin republikan, periudhë kjo e gjatë për një jetë normale dhe dinjitoze. Është e vërtetë që infrastruktura, ndriçimi, punësimi na duhen, por nëse mungon infrastruktura ligjore dhe nëse kur është në pyetje punësimi apo dhe shkollimi si dhe përfaqësimi autokton ka shumë mangësi, atëherë lind pyetja se për kë po bëhen këto investime - për pushtet apo për qytetarët?! Qëndron fakti që rinia shqiptare dita-ditës po i lëshon trevat e veta dhe po emigron në Amerikë e në shtetet e Europës Perëndimore për të siguruar një jetë më të mirë dhe më din-

jitoze, ku askush nuk të pyet prej nga je, në cilën parti je, por a do dhe a di të punosh?! Ndërsa te ne këtu është krejtësisht e kundërta! Ne do të jemi një fryme e re në Parlamentin e Malit të Zi, i cili që 18 vite është i uzurpuar nga të njëjtit persona të cilët për fatin e keq të qytetarëve nuk kanë arritur të bëjnë shumë hapa përpara për shkak të hasmërive personale. Për ne ajo është një e kaluar. Do të kemi frymë për bashkëpunim të mirëfilltë në mes të shqiptarëve, çka e kemi treguar dhe me Lëvizjen “Aleanca e re” dhe me bashkëpunimin me qytetarët e Malësisë, dhe qëllimi ynë është përpilimi - konsolidimi i një platforme të qartë dhe të përbashkët për interesin e mbarë shqiptarëve në Malin e Zi. 3. Në radhë të parë, Lëvizjen qytetare “Aleanca e Re” e karakterizon fryma e mirëkuptimit dhe e qëllimit shumë të pastër në skenën politike - bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarë, largimi nga fshehja pas posteve politike, si dhe çka është shumë me më rëndësi aprovimi i vendimeve dhe qëndrimeve me konsensus dhe pa prapaskena dhe mashtrime e përfitime personale. Përparësia tjetër qëndron në faktin që çdo gjë që fillohet me zemër dhe qëllim të pastër, për të mirën e gjithë qytetarëve, garanton sukses të plotë! Pra kjo është “Aleanca e re“, kjo është lëvizja qytetare nga Tuzi, ky është Koalicioni Shqiptar “Perspektiva”. Qytetarëve të Anës së Malit, Ulqinit, Malësisë, Plavës, Gucisë e Rozhajës u ofrohet një shans i ri, të cilin ato duhet të dinë ta shfrytëzojnë, sepse duke e vlerësuar veten në radhe të parë, dinjitetin personal, do të jemi në gjendje të vlerësojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjithë. Kush është kundër këtij koalicioni shqiptar, është në radhë të parë kundër vetvetes, është kundër të mirës së Anës së Malit - Ulqinit dhe Malësisë, dhe të gjitha trevave shqiptare. Do bëjmë maksimumin që qytetarëve t’u mundësojmë që t’u kthehet dinjiteti i votës duke mos harruar edhe për një moment ofertat nga ata që shumë premtojnë e fare pak realizojnë. Të nderuar qytetarë. Besoj që e kuptuat se është momenti juaj, për Anën e Malit, për Malësinë! Për të gjithë neve! Plotësoni dëshirën, Votoni Perspektivën.

3. Nuk mendoj se kam përparësi në krahasim me kandidatët e tjerë që garojnë në këtë njësi zgjedhore, përpos eventualisht faktit se jam i njëjti person qysh prej vitit 1997, 1998, 1999, 2001, 2002, 2006 edhe sot e kësaj dite. Të tjerët le të sillen rrotull e të përqendrohen për të pare se ku gjenden. Nuk i kam shkuar askujt prapa, por të tjerët kanë ardhur pas meje. Populli dhe qytetarët, e posaçërisht votuesit dinë bukur mirë t’i vlerësojnë të gjitha këto dhe të japin notën dhe respektin e merituar.

Amir Hollaj, bartës i Listës për deputet i Koalicionit Shqiptar “Perspektiva” 1. Nga këto zgjedhje, në radhë të parë presim që të jenë në një nivel demokratik dhe që qytetarëve tanë t’ju tregojmë një pjekuri dhe qëllim të mirëfilltë, të përdorim oratori - fjalor të pastër dhe me fakte, si dhe qëndrime të paluhatshme politike. Qëllimi ynë është i pastër dhe për këtë jemi të sigurt në rezultate të mira. Lëvizja “Aleanca e

e enjte, 12 mars 2009 9


PANORAMË KULTURORE

Pussycat Dolls: Sytë tek ne! Pussycat Dolls-at janë kthyer sërisht mes nesh. Me albumin e dytë "Doll domination" Nicole, Jesica, Kimberly, Melody dhe Ashley, pesë vajzat që buzëqeshin, kërcejnë, përgatisin pjesën dhe këndojnë në në të të njëjtën njëjtën kohë, janë gati që të godasin për së dyti herë në zemrat e adoleshentëve evropianë (në SHBA CD-ja doli më parë, por pa u ndier shumë). Singëlli "I

Alketa Vejsiu

Po historia as kish zënë fill e as mbaroi me setin fotografik. Energjia e pashtershme e Alketës sa kish gjetur një fushë të re për t'u shprehur, që nuk interferonte aspak me ato të angazhimeve të tjera. Gjatë kohës së inkubacionit të kopertinës (kur Alketa qëndroi një copë herë në itali, rinisi të merrej pas kthimit e biznesin e familjes, por dhe me përgatitjen e sezonit të ri të progrmait "Më shumë dashuri", pa harruar kujdesin për të bijën, që po gjatë kësaj kohe mbushi dy vjeç), ajo mendonte për një theks që duhej vënë, për saktësimin e një përgjigjeje, për një falënderim të harruar, sepse Alketa është e specializuar në të bërit e shumë gjërave njëkohësisht.

10 e enjte, 12 mars 2009

hate this part" është vetëm njëra prej 19 këngëve dhe baladave që mbretëreshat e trukut dhe të R'n'B kanë përzier në punët e reja. Për të tjerat nuk kanë shumë për të shtuar, por si gjithmonë, ka shumë për të parë. Sespe, nëse kontributi që i japin muzikës ngelet i diskutueshëm, efekti që kanë për sytë nuk është. Për to pak informacione ka. Janë të thjeshtura, japin pak

deklarata, çka i lë edhe më të distancuara nga faqet gossip. Ama qëndron fakti që Pussycat Dolls janë të gatshme të të bëjnë t'i paguash edhe 1 milion dollarë për të dhuruar 40 minuta spektakël. Ndoshta për këtë, kur i prezantoi në ndarjen e çmimeve MTV Europe, Sacha Baron Cohen tha: "Shkoni të masturboheni, po vijnë prostitutat ndërkombëtare".


PANORAMË KULTURORE

Twist again Rikthehet modeli mitik i flokëve frymëzuar nga vitet '60. Volum, volum dhe vetëm volum. Dhe ndonjë fjongo sa për sharm. Paris, Londër, Nju Jork, Milano. Sezoni vjeshtë-dimër 20082009: forma të plota flokësh, gjeometri të pastra frymëzuar nga vitet '60, me karrenë e derdhur dhe volumin super. Mendoni për Baby Jane Holzer, yllin e parë të Andy Warhol ose për Jacqyueline Kennedy-n, emblema e finesës dhe glamour-it. Përse ky kthim i këtyre modeleve? E thjeshtë: sepse prerja karre, për shembull, u rri mirë të gjithave. Thekson sytë dhe mollëzat, duke lënë zbuluar një pjesë shumë delikate femërore: qafën. Flokët mund të arrijnë deri tek shpatullat në rastin e qafës së gjatë dhe në linjë mandoline në rastin e qafës së shkurtër. Edhe modeli me presje është kthyer në "must"-in e stinës, por sidomos stili me volum. Atëherë … imagjinatë! Nuk është hera e parë që ndodhë. Modelin e famshëm të flokëve që bëri revolucin më vete në vitet '60-ta, e ndeshim shpesh e më shpesh. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për filmat e atyre viteve që i shohim me aq ëndje e mundohemi t’i mbajmë mend prerjet e sarafaneve. Aspak. Po flasim pikërisht për sfilatat e sezoneve më të fundit, ku tendencat që avullojnë nga pasarelet na bëjnë ligjin para pasqyrës. Stilistët u janë rikthyer edhe njëherë flokëve alla Baby Jane Holzer dhe na kanë trullosur edhe njëherë.

Vdiq regjisori i njohur, Viktor Gjika

Pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë në moshën 71 vjeçare vdiq regjisori i njohur shqiptar, Viktor Gjika. Gjika që ishte i nderuar me titullin "Artisti i Popullit", njihet si një ndër kineastët më të mirë shqiptarë. Ai ka bërë regjinë e disa filmave të njohur si "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Rezistencë", "Gjeneral gramafoni" "Nëntori i dytë", "Njeriu me top". Gjika vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, kanë thënë familjarët e tij. Me rastin e vdekjes së regjisorit Viktor Gjika, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen Gjika, ndërsa regjisorin e ndjerë e vlerëson si një "kineast të jashtëzakonshëm e intelektual të shquar".

e enjte, 12 mars 2009 11


KULTURË VIKTOR GJIKA

Fjeti poeti i filmit shqiptar

Ditë më parë, mbylli sytë Viktor Gjika, një nga etërit e kinematografisë shqiptare, pjesë e pandarë e asaj plejade të shkëlqyer, që hodhën themelet e saj, që e nxorën nga faza e fëmijënisë dhe diletantizmit dhe e ngritën në stadin e pjekurisë dhe profesionalizmit të vërtetë.

Nasho Jorgaqi Emri i tij shkëlqen me një dritë të veçantë në kostelacionin e artit të shtatë shqiptar, i cili, ndonëse erdhi me vonesë në jetën e kulturës sonë kombëtare, krijoi vepra të admirueshme dhe bëri histori. Në fondin e artë të kësaj historie qëndrojnë denjësisht filmat më të mirë të Viktor Gjikës. Nuk u gjend rastësisht në kinematografi. Natyrë e lindur artistike dhe inteligjent, njeri plot dhunti dhe me mendje të hapur, energjik dhe me vullnet të hekurt, gjithnjë kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve, punëtor i palodhur dhe me interesa të gjithanshme, ai do të formohej në kinoshkollën e madhe të Ejzejnshtejnit, për t'u realizuar si kineast i shkëlqyer në botën e imazhit filmik shqiptar.

vetin, të dallueshëm, origjinal, mbresëlënës, nga i cili mund të veçonim poezinë e filmave të tij, atë frymë njeridashëse që i përshkon ato, dritën e bukur që zbulon aq mjeshtërisht këndet e shpirtit e zemrës njerëzore. Gjithë magjia e filmave të Viktor Gjikës përftohet nga aftësitë e tij të mrekullueshme për t'i rrokur e njësuar në një krijim të vetëm të gjithë komponentët e artit pamor. Kur i sheh ato, s'ka se si të mos të kujtohen fjalët e regjisorit francez Rene Kler, që thotë se filmi rilind tri herë, në tavolinën e krijimit të skenarit, në sheshin e xhirimit dhe në studion e montazhit. Viktori në të tre këto fronte do të tregohej mjeshtër. Ai do të dinte ta kthente fjalën në imazh, kamerën në një instrument çudibërës, montazhin në lëvizje të jetës njerëzore, duke vënë gjithnjë në qendër njeriun, pra aktorin, me të cilin mjeshtri dinte të punonte në mënyrë krijuese si me individin, ashtu dhe me ansamblin. Dhe këtë do ta arrinte falë njohjes së gjithanshme, të materialit njerëzor, të aftësisë së komunikimit, të atmosferës që dinte të krijonte, të frymës së bashkëpunimit.

Më shumë se sa arti, na kishin lidhur mendimet e përbashkëta, raportet me të kaluarën dhe të sotmen, interesat dhe shqetësimet për vlerat e njeriut dhe të shoqërisë, afiniteti shpirtëror. Viktori më ka bërë gjithnjë për vete me karakterin dhe natyrën e tij të hapur, me optimizmin dhe energjitë pozitive, me kulturën e brendshme dhe kulturën artistike, me bisedat e tij të mençura e të këndshme. Me këtë njeri, jo vetëm mund të bisedoje përzemërsisht e seriozisht, ta kishe mik të dashur, por dhe të krijoje e të bashkëpunoje. Kjo e dyta, për fat të keq, nuk ka ndodhur në atë masë sa do të dëshironim unë dhe ai. Ndoshta të tilla kanë qenë rrethanat, por megjithatë filmi dokumentar "Diogjen i qytetërimit shqiptar", kushtuar shkencëtarit dhe shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, është fryt i punës sonë të përbashkët. Mbi bazën e skenarit tim, Viktori si mjeshtër i dokumentarit, realizoi një film që do të mbetet në kinoga-

Për më se katër dekada, Viktor Gjika do të shpaloste personalitetin e tij artistik shumëplanësh: operator, regjisor, skenarist, drejtues. Ai do të ishte i pari artist që do të drejtonte qytezën e artit filmik shqiptar, Kinostudion "Shqipëria e re", duke i hapur asaj me guxim qytetar e artistik shtigje të reja krijuese. Por Viktori mbi të gjitha do të mbetej krijues, gjithnjë në rritje, nga një film në tjetrin. Filmat e tij më të mirë si "Rrugë të bardha", "Gjeneral gramafoni", "Nëntori i dytë", "I teti në bronz", "Përballimi" etj. do të përbënin ngaherë ngjarje në artin dhe kulturën tonë. Ishin dhe janë edhe sot e kësaj dite, në radhë të parë, vepra artistike të një niveli të lartë, pjellë, sigurisht, e një epoke të caktuar të historisë shqiptare, por që ngrihen mbi kufijtë kohorë dhe e bëjnë jetën e tyre të pavarur estetike. Filma që tingëllojnë të vërtetë, emocionalë, mbushur me mesazhe humane, ngritur mbi konflikte e drama realiste, që marrin jetë nga një galeri personazhesh të besueshëm, plot hetime dhe detaje të holla psikologjike. Viktor Gjika krijoi një personalitet artistik të

12 e enjte, 12 mars 2009

Me Viktor Gjikën kemi qenë miq dhe kolegë të hershëm, po sidomos këto dy dekadat e fundit.

lerinë e figurave kombëtare. Për këtë unë ndjehem krenar dhe ia di për nder Viktorit që më ftoi e më nxiti të bashkëpunonim. Bashkë me të, më 2001, ndërmorëm dhe një projekt për të bërë një film dokumentar kushtuar historisë dhe jetës së bashkatdhetarëve tanë në SHBA. Duke iu përgjigjur ftesës që na erdhi prej andej, filluam nga puna përgatitore. Shkuam në Nju Jork, Boston, Uester etj., takuam njerëz dhe shkelëm nëpër gjurmët shqiptare, mblodhëm materialet e para. Por ngjau ajo që nuk e prisnim. Puna jonë u ndërpre dhunshëm. Ngjau 11 shtatori i kobshëm. Pikërisht mëngjesin e asaj dite, ne kishim shkuar na Manhatan për t'u takuar me një nga heronjtë e filmit tonë të ardhshëm, që punonte te kullat binjake. Ky ishte Rrok Camaj, një shqiptar nga Malësia e Madhe, i njohur për guximin e tij të

pashoq. Ai pastronte prej vitesh xhamat e dritareve të kateve më të larta të kullave. Ai na priste në orën 9, por gjysmë ore përpara, tek po shkonim për tek ai ndodhi katastrofa dhe ne u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje planetare. Një ngjarje që e përjetuam dhembshëm tok me Viktorin për shumë arsye, por dhe për arsyen se në rrënojat e kullës, gjeti vdekjen dhe "heroi" ynë. Pas 11 shtatorit realizimi i projektit tonë u bë i pamundur. Por gjithë sa ndodhi na tronditi thellë të dyve dhe atë ditë, do të ndanim së bashku dhembje, mendime dhe opinione, por dhe mbresa nga takimet dhe inkursionet nëpër mikrobotën shqiptare të SHBA. Kjo rrethanë dhe ato çka përjetuam na lidhën më fort me njëri tjetrin. Kishim kaluar nëpër një ferr të vërtetë dhe kjo nuk ishte pak për një miqësi si e jona. Para tre vitesh, do të isha në krah të Viktorit kur u ndanë çmimet e Festivalit XII të filmit shqiptar në sallën e Teatrit Kombëtar. Me këtë rast ai u nderua me Çmimin e karrierës. Sapo e ftuan në skenë, u ngrit, ngjiti shkallët dhe doli përpara publikut. Salla menjëherë u çua në këmbë dhe duartrokiti fort dhe gjatë. Viktori i emocionuar, por si gjithnjë dinjitoz, shqiptoi shkurt disa fjalë falënderimi e mirënjohjeje dhe përsëri nën duartrokitjet e sallës u kthye në vend. Dhe unë i prekur, duke i shtrënguar dorën, i pëshpërita: "Ngritja e sallës në këmbë është çmim mbi çmimet". Ai më vështroi me sytë e rrëmbushur e më tha: "Është e vërtetë. Një nder i madh vërtet". Ishte ky një manifestim krejt spontan dhe aq shumë i merituar i publikut shqiptar, mbledhur atë mbrëmje që nderonte dhe i shprehte mirënjohjen një artisti siç është statura e Viktor Gjikës.


KULTURË KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALI N E ZI ORGANIZOI KREMTIMIN E 7 MARSIT – DITËS SË MËSUESIT

T’i zgjidhim problemet dhe avancojmë arsimin shqip Kryetari i KNSH në Malin e Zi, Tahir Tahiri, tha se “problemet e arsimit shqip të shqiptarëve në Malin e Zi janë të mëdha dhe se na takon neve që të punojmë shumë për t’i zgjidhur këto probleme dhe të avancojmë arsimin shqip për fëmijët tanë”. Ulqin – Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi kremtoi të shtunën në Ulqin 7 Marsin – Ditën e Mësuesit me një program kulturo-artistik ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri, në fjalën e rastit falënderoi mësuesit në pension dhe ata që nuk

jetojnë më për kontributin e tyre në edukimin e brezit të ri. “Ishin ata të cilët në momente shumë më të vështira se sot patën kurajon dhe guximin për të bindur prindër e nxënës për t’u shkolluar dhe për të vazhduar rrugën e ndritur të diturisë”, tha ai. Sipas Tahirit, problemet e arsimit shqip të shqiptarëve në Malin e Zi janë të mëdha. “Neve na takon që të punojmë shumë për t’i zgjidhur këto probleme dhe të avancojmë arsimin shqip për fëmijët tanë”, theksoi ai. Më tej ai shpjegoi se pse KNSH në Mal të Zi ka marrë përsipër të kremtojë sivjet për të parën herë këtë datë të shënuar të arsimit shqip. “Duke pasur parasysh se KNSH ka si qëllim mbrojtjen, afirmimin e të drejtave nacionale, kulturore, arsimore në tërë trojet ku jetojnë ata në Malin e Zi dhe shënimin e datave të rëndësishme të kombit tonë, KNSH si një prej projekteve në këtë drejtim ka edhe kremtimin e Ditës së Mësuesit”, ka thënë ai. Për këtë datë të rëndësishme në historinë e arsimit shqip dhe kulturës sonë foli Mr. Ismail Doda, kryetar i Komisionit për Arsim pranë Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe veteran i arsimit. Ai foli për rrugën që ka ndjekur shkolla dhe arsimi shqip në trevat shqiptare, përfshirë edhe shqiptarët në Mal të Zi duke falënderuar të gjithë ata që luftuan për mbrojtjen e shkollës shqipe. “Mirënjohje të thellë flijimtarëve për mbrojt-

jen e shkollës shqipe qysh në zanafillën e saj. Kolegëve në Ulqin dhe në Anë të Malit që për shkollën dhe çështjen kombëtare u përjashtuan, u burgosën dhe u keqtrajtuan në fundshekullin e shkuar. Guximtarëve të këtueshëm të cilët kundërshtuan zyrtarët të cilët nëpër tubime politike bënin propagandë për t’i mbyllur shkollat shqipe”, tha Doda. Dita e Mësuesit në të kaluarën, që prej fillimit të pluralizmit në Mal të Zi, është shënuar së pari nga LD në MZ e më pas edhe nga subjekte të tjera të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky është viti i parë që shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi e kremtojnë së bashku këtë festë të rëndësishme të arsimit dhe kulturës sonë kombëtare.

i.k.

GJIMNAZI PRIVAT “DRITA” KREMTOI MË 7 MARS DITËN E SHKOLLËS Drejtori i Gjimnazit “Drita”, Bilal Alaj, tha se ky institucion arsimor ka synim të përgatisë njerëz të pjekur e të aftë, dhe se misioni i stafit arsimor është që të krijojë shkollë të mirë për edukimin e të rinjve dhe të krijojë mjedis dhe klimë që të mësojnë të shkëlqyerit e vërtetë. Ulqin – Gjimnazi Privat “Drita” kremtoi të shtunën më 7 Mars Ditën e Shkollës. Drejtori i Gjimnazit “Drita”, Bilal Alaj, tha me këtë rast se ky institucion arsimor ka synim të përgatisë njerëz të pjekur dhe të aftë. “Misioni ynë është që të krijojmë shkollë të mirë për edukimin e të rinjve dhe të krijojmë mjedis dhe klimë që të mësojnë të shkëlqyerit e vërtetë”, tha ai. Themeluesi i Gjimnazit “Drita”, Hysejn Bisha, duke iu drejtuar nxënësve tha se “ata e kanë vendin në historinë e arsimit shqip” si nxënës të institucionit të parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bisha tha se po realizohet një ëndërr e tij. Ai u bëri thirrje të rinjve që të mësojnë në këtë institucion shkollor. “Ejani, bashkohuni të gjithë me ne sepse rruga jonë është rruga e dritës”, përfundoi ai. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, tha se “Komuna e Ulqinit dhe ai do të mbështesin gjithmonë aktivitetet dhe punën e Gjimnazit “Drita”. “Buxheti i Komunës së Ulqinit ka siguruar siv-

Mjedis arsimor për të shkëlqyerit e vërtetë jet ndihmë për shkollat e kësaj komune”, ka thënë ai. Nxënësit e Gjimnazit “Drita” më pas shfaqën për të pranishmit një program kulturo-artistik të përbërë nga muzikë, këngë, humor, etj. Me këtë rast u shpërndanë edhe çmime për nxënësit më të mirë të viteve sipas paraleleve si dhe nxënësin më të mirë të Gjimnazit, Mersiha Gorana. Gjimnazi “Drita” është hapur në shtator të vitit 2006 dhe është gjimnazi i parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe i dyti në Mal të Zi. Vitin e parë shkollor në këtë institucion shkollor janë regjistruar 20 nxënës, kurse aktualisht në të tre vitet mësojnë 83 nxënës, të ndarë në pesë paralele.

i.k.

e enjte, 12 mars 2009 13


MOZAIK ATO DUKEN SI … ?

Në çka u shndërrua fëmijëria?

A nuk është më fëmijëria ai kopshti i madh me lule ? Mos tani fëmijëria u shndërrua në një burg nga ku fëmijët duan të largohen sa më shpejt ? Mos po ndodh që kjo kohë moderne po e “vret” fëmijërinë ?

Ardita Kovaçi Të gjithë e dijmë se koha ecën, kalon. Koha ndryshon. Ne ndryshojmë. Ndryshojmë fizikisht, psikikisht dhe në çdo aspekt tjetër. Ajo është fuqia e kohës! Përderisa vitet lënë gjurmë në fytyrën tonë, shumë nga ne mbajnë mend kur i kalojnë të 20-at. Është një kohë që nuk je më fëmijë, nuk je as i pjekur. Nuk ke shumë përvojë, por s’je as i papërvojë. Është një moshë që karakterizohet me shumë përpjekje për të gjetur veten, për të mbaruar shkollën, për të gjetur punën, për t'u pavarësuar etj, etj. Dhe derisa i mbush 26 vjet, më duken shumë. Më duket se koha kalon më shpejt seç unë dua. Para pasqyres qëndroj dhe kërkoj shenjat që më ndryshojnë. Mund të mendoj se ata që kanë vite më shumë se unë,ndonjëherë bëhen të thyejnë pasqyrën. Por nuk e bëjnë këtë, sepse nuk duan punë të fshijnë xhamat… Megjithatë për secilin nga ne ka ngushëllim, ashtu është e krijuar kjo botë. Diçka të merr, por vazhdimisht edhe të

jep. Prandaj edhe secili nga ne e pranon plakjen në mënyrë natyrale. Është proces që ti natyralisht lëshon vend për tjetrin që të vjen pas, ndërsa me shokët e së njëjtës moshë gjithmonë e ke vendin tënd. Kështu që edhe unë e kam ngushëllim tim. Ndihem mirë me vitet që kam, sepse e kam vendin tim në kohë. Por nganjëhere habitem ... Shoh fytyra të reja që duken të gjeneratës sime. Duken ashtu, por nuk janë. Mbasi pyes dhe informohem, mësoj se nuk kanë më shumë se 15-16 vjet . Unë dhe ato nuk dallojmë shumë dhe atë , jo, sepse une dukem më e re. 10 vite na ndajnë, e përseri nuk na dallon asgjë. Mendoj athu pse ? A nuk është më fëmijëria ai kopshti i madh me

lule ? Mos tani fëmijëria u shndërrua në një burg nga ku fëmijët duan të largohen sa më shpejt ? Mos po ndodh që kjo kohë moderne po e “vret” fëmijërinë ? Ekzistojnë shumë pyetje e fakte që duhet të na brengosin. Numri i këtyre fëmijëve që sillen e vishen si një “mini – adult “ po shtohet çdo ditë e më shumë. Kjo gjë më shqetëson dhe personalisht, nuk dua të ndihem mirë kur shoh një 15vjecare që duket si unë! Ne si shoqëri duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, tani më faji nuk mund t’i mbesë vetëm familjes, shkollës apo një personi të tretë.Kjo gjë nuk zgjidhet kështu. Ne së bashku duhet të vetëdijësohemi për ndryshimet dhe për hapat që duhet të marrim.

T’ja nisim prej diku. Të rrisim vlerat e fëmijërisë. E di që duket mision i pamundur, por ka shumë gjëra që mund të bëjmë . E kjo fillimisht i bjen kështu – t’i duam fëmijët, ta duam secilën ditë të fëmijërisë së tyre, në atë mënyrë që ata mos të lypin dashuri tjetër duke u dukur si një 20 e kusur vjeçare. Sepse edhe nje dukje e tillë e ka arsyen e vet, e arsyet mund të jenë më shumë se një. Se sa e sa arsye qëndrojnë pas një dukurie të tillë na mbetet të hulumtojmë, por shpresoj të jetë vullneti i njerëzve të mirë, ata të cilët do të kontribojnë që fëmijëria të mbesë kopshti i madh me lule dhe të përjetohet si e tillë.

U. S. EMBASSY PODGORICA

U. S. EMBASSY PODGORICA

CUSTODIAN

LABORER

for work up to 30 work days per year

BASIC FUNCTION OF THE POSITION Transfers and relocates furniture, household goods and other equipment as needed. Ensures that goods are not damaged during relocation. Delivers supplies as needed. May perform basic work of carpenter, plumber, basic painting and plaster work if required. Performs other duties as assigned.

Announces an open position for

TEMPORARY POSITION

BASIC FUNCTION OF THE POSITION Provide full range of janitorial support for the American Embassy. Empty and wipe clean wastebaskets, sweep floors, vacuum carpeting, dust and wipe clean furniture, clean toilets, lavatory areas, remove trash, and report repairs needed. QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Completion of elementary school. Prior Work Experience: Six months of housekeeping or cleaning work experience is required. Language proficiency: Level I (rudimentary) English is required. Skills and abilities: Must have basic knowledge of cleaning techniques, supplies and equipment. Must have ability to follow instructions and to learn new job-related equipment. Must be able to lift up to 20 kgs.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 13, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +382 20 241 371; Via mail: American Embassy Podgorica Management Office– Job Application (Custodian) Ljubljanska bb, 81 000 Podgorica, Crna Gora More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.

14 e enjte, 12 mars 2009

Announces an open position for

QUALIFICATIONS REQUIRED Education: Completion of elementary school is required. Prior Work Experience: Six months of laborer or related work experience is required. Language proficiency: Level I (rudimentary) English is required. Skills and abilities: Must be able to perform strenuous physical labor and lift heavy objects.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 19, 2009. POTENTIAL CANDIDATES ARE INVITED TO SUBMIT APPLICATION: Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via fax: +385-1-661-2371; Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Laborer) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia More information on this Vacancy Announcement can be found on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer The US Mission in Montenegro provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.


MOZAIK NJË PROJEKT TJETËR I ORGANIZATËS SË SHOQËRISË PËRFAQËSUESIT E ULQIN BIZNES ASOCIACIONIT U TAKUAN ME PËRFAQËSUESIT E USAID-it NGA KOSOVA CIVILE “HORIZONTI I RI”

Shkolla për Integrime Europiane edhe në Ulqin Shkolla për Integrime Evropiane është program i edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për arsimim mbi historikun, idenë, kornizën institucionale të Bashkimit Evropian si dhe procesin aktual të integrimit në BE, nëpër të cilin po kalon Mali i Zi. Shkolla për Integrime Europiane, një program dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme të Ulqinit, do të organizohet për herë të parë në Ulqin nga Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Fondacionin “Instituti për Shoqëri të Hapur” – Zyra në Podgoricë. Shkolla për Integrime Evropiane është program i edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për arsimim mbi historikun, idenë, kornizën institucionale të Bashkimit Evropian si dhe procesin aktual të integrimit në BE, nëpër të cilin po kalon Mali i Zi. Shkolla u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit që kanë interesim në zhvillimin e njohurive dhe eksperiencave për Bashkimin Evropian dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimet europiane. Sipas koordinatorit të projektit, Nazif Veliqi, Shkolla për Integrime Europiane do të fillojë të shtunën dhe do të zgjasë dy muaj. “Programi i shkollës është i organizuar në disa grupe temash, ku përveç ligjërimit nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe shumë shkathtësi të tjera, siç është puna në grup, teknikat e komunikimit, prezantimit, diskutimi interaktiv, etj.”, thotë ai. Ligjërues të këtij programi do të jenë ekspertë vendorë në fushën e studimeve europiane.

Prodhuesit nga Kosova të interesuar për tregun e Malit të Zi

USAID Kosova synon që produktet e ndryshme të industrisë ushqimore që prodhohen në Kosovë të licensuara dhe që përmbushin standardet ndërkombëtare të cilësisë të jenë të pranishme edhe në tregjet e Malit të Zi. Ulqin – Përfaqësuesit e Ulqin Biznes Asociacionit u takuan të mërkurën e kaluar me përfaqësuesit e USAID-it nga Kosova – Programi i Ndërmarrjeve Private të Kosovës. Përfaqësuesit e UBA-s u kanë prezantuar mysafirëve nga Kosova, z. Arben Musliu, specialist i agrobiznesit, dhe z. Branimir Dimitrijeviq, menaxher marketingu për agrikulturë, mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet e kësaj organizate. Nga ana tjetër, Musliu ka prezantuar USAID Kosova si dhe ka shpjeguar qëllimet e vizitës në Ulqin. USAID Kosova synon që produktet e ndryshme të industrisë ushqimore që prodhohen në Kosovë, të licensuara dhe që përmbushin standardet ndërkombëtare të cilësisë, të jenë të pranishme edhe në tregjet e Malit të Zi. Përfaqësuesit e USAID Kosova, të shoqëruar nga përfaqësuesit e UBA-s, kanë vizituar disa tregtarë të Ulqinit me të cilët është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve nga Kosova dhe afaristëve nga Ulqini.

(Kohapress)

(Kohapress)

U NDANË ÇMIMET E EDICIONIT TË KATËRT TË KONKURSIT TË FOTOGRAFISË “NË FOKUSIN E TË RINJVE”

Zhygjeli ngadhënjen sërish

Juria në përbërje Renata Mashanoviq, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Shtjefën Ivezaj, Shuquri Lika dhe Qazim Muja e kanë zgjedhur fotografinë e Zhygjelitj, ku si motiv ka Plazhin e Madh, si më të mirën. Për vendin e parë atij i ka takuar çmimi prej 300 eurosh. Ulqin – Ali Zhygjeli nga Ulqini ka ngadhënjyer për të dytin vit me radhë në konkursin tradicional të fotografisë “Në fokusin e të rinjve” që për të katërtin vit me radhë organizohet nga Forca Rinore. Juria në përbërje Renata Mashanoviq, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Shtjefën Ivezaj, Shuquri Lika dhe Qazim Muja e kanë zgjedhur fotografinë e tij, ku si motiv ka Plazhin e Madh, si më të mirën. Për vendin e parë Zhygjelit i ka takuar çmimi prej 300 eurosh. Pas tij, në vendin e dytë në kategorinë e fotografisë analoge-digjitale është renditur Fisnik Dobreci, i cili ka marrë çmimin prej 200 eurosh, kurse në vendin e tretë Drita Buzuku e cila ka fituar çmimin prej 100 eurosh. Me çmime nga 100 euro janë shpërblyer edhe Gëzim Mavriqi, fitues i vendit të parë në kategorinë e fotomontazhit, dhe Srgjan Drobnjak, fitues i vendit të parë në kategorinë e fotografisë MMS. Çmimet janë dhënë në një ceremoni të organizuar ku janë ekspozuar fotografitë më të mira pjesëmarrëse në konkurs. Nga Forca Rinore kanë bërë të ditur se ekspozita me fotografitë e përzgjedhura do të organizohet edhe në qytete të tjera në Mal të Zi.

i.k.

e enjte, 12 mars 2009 15


RAJONI & BOTA NË TIRANË U MBAJT KONFERENCA E KARTËS SË ADRIATIKUT ME TEMË “PERSPEKTIVA DHE SFIDA E BALLKANIT JUGLINDOR”

Shqipëria mbështet Malin e Zi në rrugën e integrimit në NATO Përfaqësuesit e delegacioneve parlamentare paraqiten eksperiencat dhe specifikat e shteteve të veta në realizimin e reformave dhe krijimin e infrastrukturës ligjore në përmbushjen e kushteve të integrimit në NATO. Tiranë – Në organizim të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëmarrjen e delegacioneve parlamentare – Këshillave për mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, në Tiranë u zhvillua Konferenca Kartës së Adriatikut – Perspektiva dhe sfida e Ballkanit Juglindor. Në përbërje të delegacionit parlamentar të Malit të Zi ishin Milloje Drobnjak, Mehmet Bardhi dhe Millan Shqikiq. I pranishëm në Konferencë ishte edhe delegacioni i Parlamentit të Kosovës. Konferencën e udhëhoqi kryetari i Këshillit parlamentar për siguri kombëtare i Parlamenti të Republikës së Shqipërisë, deputeti Leonard Demi, ndërsa në të morën pjesë ndër të tjerë edhe kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, i deleguari i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s si dhe ambasadori amerikan në Republikën e Shqipërisë, John Withers II. Në fjalët e tyre përshëndetëse të gjithë cekën rëndësinë që luajti Karta e Adriatikut në përshpejtimin e integrimit të shteteve pjesëmarrëse. Karta e Adriatikut apo siç njihet ndryshe A3 u themelua në vitin 2003 në Tiranë nga tre vende, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, me mbështetjen e plotë të SHBA-së. Në vitin 2006 kësaj Karte iu bashkangjiten Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, duke formuar kështu Kartën e zgjeruar të Adriatikut (A3+2). Përfaqësuesit e delegacioneve parlamentare paraqiten eksperiencat dhe specifikat e shteteve të veta në realizimin e reformave dhe krijimin e infrastrukturës ligjore në përmbush-

16 e enjte, 12 mars 2009

jen e kushteve të integrimit në NATO. Në kuadër të përpjekjeve për fitimin e statusit të kandidatit, këshilltari në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë, Mr. Met Gjoni zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes me drejtorin e Drejtorisë për Integrime Euro-atlantike, Idriz Konjari. Gjoni e njoftoi nikoqirin me të arriturat e Malit të Zi në rrugën e integrimit në NATO. Konjari vlerësoi lart të arriturat e Malit të Zi

dhe nënvizoi marrëdhëniet e mira fqinjësore si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes dhe më gjerë. Në takim, gjatë drekës solemne, Gjoni bisedoi me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Gazmend Oketa, i cili shprehi mendimin se integrimi i Malit të Zi do të jetë më i shpejtë se ai i Shqipërisë, tërë kjo duke iu falënderuar rrethanave të reja që po krijohen, ku rajoni së shpejti do të ketë dy anëtarë te rinj

të NATO-s, Shqipërinë dhe Kroacinë. Ministri Oketa siguroi mbështetjen e pa rezervë të Shqipërisë ndaj Malit të Zi në rrugën e integrimit në këtë Aleancë Euro-atlantike.

(Kohapress)


FEJTONI ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (13)

Rritje e presionit ndaj Portës së Lartë Ministri turk e bëri me dije homologun e tij se Porta gjendej në pamundësi materiale dhe morale që malazezëve t’ia dorëzonte një qytet shqiptar siç ishte Ulqini. Në anën tjetër, Abedin pasha tërhoqi vëmendjen se dobia materiale sipas Protokollit të prillit për Mal të Zi do të ishte me vlerë të vogël, sepse gjithmonë do të kishte konflikte me fiset shqiptare.

Mr. Riza Rexha Në përgjigjen e Portës, në vendimin e saj konkret se a mendonte ta zbatonte njërin nga vendimet, u prit vetëm dy ditë. Fuqitë e Mëdha nuk pranonin që Portës së Lartë t’i lejonin një kohë më të gjatë për realizimin e vendimit. Kërkonin nga Porta që Malit të Zi t’i lëshohet Ulqini me territor deri në Bunë. Në këtë propozim të ri ishte paraparë edhe një korrigjim në vijën kufitare në lindje të liqenit të Shkodrës, përkatësisht fshati Dinoshë parashihej t’i mbetej Malit të Zi. Për ta zbutur situatën, Portës i propozohet t’i japë autonomi Shqipërisë Veriore. Portës së Lartë edhe një herë iu tërhoq vëmendja se, në rast se do ta refuzonte projektin e ri, do të mbetej në fuqi obligimi për zbatimin e Protokollit të 18 prillit, prandaj Abedin pasha do të duhej të përgjigjej në një afat sa më të shkurtër. Ambasadori britanik, Gosheni, në bisedë me sulltan Abdyl Hamidin, edhe një herë e sinjalizoi se çështja e kufirit turko-malazez është urgjent. Sulltani e drejtoi Goshenin në bisedë me homologun e tij, Abedin pashën. Ministri turk e bëri me dije homologun e tij se Porta gjendej në pamundësi materiale dhe morale që malazezëve t’ia dorëzonte një qytet shqiptar siç ishte Ulqini. Në anën tjetër, Abedin pasha tërhoqi vëmendjen se dobia materiale sipas Protokollit të prillit për Mal të Zi do të ishte me vlerë të vogël, sepse gjithmonë do të kishte konflikte me fiset shqiptare. Prandaj për Mal të Zi do të ishte shumë më e dobishme, sipas

Abedin pashës, që përveç shumës, e cila paraqet tatimin në të cilin Mali i Zi ka të drejtë duke filluar prej 22 prillit 1880, të pranonte edhe dëmshpërblimin në lartësinë e vlerës së tërë atij territori. Shumën e të hollave për Hot dhe Grudë, Porta do t’i paguante në afat prej një muaji prej ditës së marrëveshjes për këtë çështje. Ky propozim bëri që të thellohej kriza diplomatike në marrëdhëniet e Malit të Zi me Portën. Gavro Vukoviqi, përfaqësues diplomatik i Malit të Zi në Stamboll reagoi ashpër dhe pak mungoi që ai të tërhiqej nga Stambolli. Halil beu në Cetinë e bindi Stanko Radonjiqin, ministrin malazez të Punëve të Jashtme, se Porta do të zgjidhte shpejt çështjen e kufijve, duke e realizuar Protokollin e prillit. Stanko Radonjiqi iu përgjigj se s’kishte gjë kundër, por se ishte e nevojshme që Porta të jepte njëfarë garancioni. Edhe Vjena bënte presion të ashpër në Portën e Lartë. Hajmerle e bëri me dije Portën që të mos llogariste rastësisht në mospajtimin e Fuqive të Mëdha si dhe të mos shpresonte se qeveritë e tyre do të bënin lëshime dhe se do të lejonin që Turqia ta pengonte realizimin e vendimeve të tyre. Hajmerle konstatoi edhe gjëra të tjera, që kishin të bënin me lojën diplomatike të Portës. Kabineti i Londrës i kishte dhënë udhëzime Goshenit që të hedhte poshtë të gjitha afatet të cilat do t’i kërkonte Porta për realizimin e obligimeve të veta sipas Traktatit të Berlinit. Nga Porta kërkohej ose të zbatonte Protokollin e prillit ose të pranonte projektin e ri britaniko-austro-hungarez për dorëzimin e Ulqinit.

NJË QASJE NDRYSHE, MË KRITIKE LIDHUR ME SHUMË NGJARJE QË KANË TË BËJNË ME PERIUDHËN E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË HARKUN KOHOR 1908 -1912 (2)

Kryengritja e Ferizajit në favor të sulltanit Kjo më së miri do të mund të shihet në fund të punimeve të Kuvendit të Ferizajit, kur Isa boletini dhe pasuesit e tij ubënë pre e agjitatorëve serbë dhe marshuan kudnrë misionit të oficerëve austrohungarezë në Shkup.

Sylë Ukshini Mbështetur në dokumentet arkivore dhe në analizën e rrethanave të atëhershme ndërkombëtare, mund të konstatojmë se tubimi kryengritës në Ferizaj më tepër shkonte në favorin e sulltanit dhe të Perandorisë Osmane sesa në avancimin e pozicionit të shqiptarëve apo edhe në dobësimin e ndikimit hegjemonsit rus drejt Ballkanit, kursin ekspansionist me të cilin ajo synonte shtrirjen e ndikimit në pjesën juglindore të kontinentit evropian. Kjo më së miri do të mund të shihet në fund të punimeve të Kuvendit të Ferizajit, kur Isa boletini dhe pasuesit e tij ubënë pre e agjitatorëve serbë dhe marshuan kudnrë misionit të oficerëve austrohungarezë në Shkup. Natyrisht, kjo zhvendosje e fokusit të kërkesave të shqiptarëve ia hap rrugën SERbisë për ta prëgatitur terrenin për pusthimin e Kosovës

dhe visee tjera në Ballkanin Jugor. Po kështu, ky pozicion dëshmon se liderët shqiptarë ndodheshin jashëtzakonisht në periferi të zhvilimeve ndërkombëtare dhe të përçarë mes vete, për shkak të interesave personale dhe rajonale, derisa në planin diplomatik ndërkombëtar vjena zyrtare orvatet për vancimin e pozicionit të Shqiptarëve me qëllim të stopimit të ekspansionit rus drejt Adriatikut. Në këtë kontekst, rivaliteti midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë mori tiparet e një konflikti krejt të hapur, derisa diplomacia vjeneze mbështeste forcimin e elementit shqiptar, ajo ruse angazhohej për strimin e influencës së saj edhe përmes elementit sllav, para së gjithash atij serb.

e enjte, 12 mars 2009 17


FJALEKRYQI

DASHI

DEMI

BINJAKËT

GAFORRJA

LUANI

VIRGJËRESHA

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT DASHI - Keni nje engjull qe ju ruan ne krahe kete jave . Kjo mund te jete dikush qe flet cdo here mire per ju ose person I cili do te ju njoftoje me dike tjeter I cili do te mund te ju ndihmoje . Ndegjoni intuiten tuaj dhe verjani veshin enderrave tuaja. Cfare do qe te beni ne jeten tuaj publike do te kete efekt pozitiv. DEMI - Ana e juaj artistike dhe kreative tani po vie ne pah dhe ju sjell ide te shkelqyera per pune . Ju jeni duke e zbukuruar perditshmerine e shume njerezve perreth jush. Ju keni nje intuite te forte per njerezit, per desajn dhe ritem. BINJAKET - C’fare thuani dhe mendoni ka nje domethe nie te madhe pe r rrethin tuaj jashte shte pise . Ndoshta keni ide te pazakonshme qe mund ti shokojne disa njere z, mire po ju nuk brengoseni. Edhe poqe se te tjere nuk dakordohen, ju nuk jeni ne disponim te heshtni. Kjo e shte nje jave e shke lqyer pe r nje udhe tim pak sa me te gjate. GAFORRE - Zemra juaj dhe truri jane duke u brengosur vetem per nje gje dhe ate per dicka qe ka te beje me edukimin, shkollimin tuaj, gjyqesine , udhe timin, ose per cfardo qe ju besoni se eshte e “drejte ” per ju." Lereni qe punet vete te qarkullojjne . Ne nderkohe , dita e juaj ne pune po permiresohet dhe ju dita dites po beheni person me I organizuar keshtu qe tani mund te beni shume per nje kohe me te shkurter. Ndoshta do te ju dhurojne ndonje dhurate te vogel. LUANI - Jeni duke kerkuar me teper shtypje dhe dinamike ne maredhe-

18 e enjte, 12 mars 2009

nien tuaj me partnerin, si para ose me teper sensualitet. Jeni te interesuar ne nje aritje unike te vecante , ne me nyre qe secili te jete I lire te beje cfardo qe ka de shire vet dhe ne te njejten kohe te jeni se bashku. Faktore me te rendesishem per ju jane : mendimi dhe ndarja e ideve.

Ndoshta do te jeni te pranishem ne aktivitete te lidhura me tehnike , sic eshte per shembull mesimi I menaxhmentit, kompjutoreve. Gjuha e fjaloreve te specializuar do te jete fokusimi juaj per kete jave . Te favorizuara gjithashtu jane edhe jeta sociale dhe ajo romantike.

VIRGJERESHA - Udheheqe si I juaj, Merkuri, eshte duke shkelur ne shtepine tuaj te 7, shtepi kjo e “tjereve” deri me daten 3 Mars. Ndryshimet e personave qe I keni te rendesishem ne jete do te kene shume ndikim ne ju dhe ne reagimet e juaja. Ne periudhen vijuese, shumica e aktiviteteve tuaja do te kene te bejne me aferat e shokeve, shoqeve ose te dashures/it tuaj.

BRICJAPI - Jeni duke shkelur drejt nje niveli te ri te jetes, nivel ne te cilin shume here do te ndjeheni dhe cdo gje do te ju duket e cuditshme. eshte mire t’a perdorni mencurine tuaj dhe te ndjeni kete periudhe me 6 shqisat qe I posedoni. Kjo do te jete si nje hyrje ne nje keshtjelle te rrezikshme. Aty do te kete edhe perbindesha te cilet do te duhet ti largoni, mirepo do te kete edhe shpetimtare te cilet do te ju ndihmojne gjate rruges suaj.

PESHORJA - Kete jave do te keni permiresime ne lemine e dashurise dhe ne pergjithesi kreativitetit tuaj. Ju do te kenaqeni ne dezejnet, ngjyrat, dhe ritmin. Miqte tuaj se shpejti do tu ofrojne kurajo dhe aktivitete ne te cilat do te kenaqeni. Gjate fundit te javes do te keni nje eksperience te quditshme me femije ose me te dashuren/in. AKREPI - Kjo eshte nje periudhe shume e mire qe ti sqaroni mire punet me partnerin ose me femijet. Keni opcione te definuara, mirepo ju gjithashtu jeni duke hulumtuar per kompromise dhe solucione ku ju do te dilni fitues . Udhetimi dhe/ose mesimi do te jene te pranishme kete jave . Mendja juaj eshte e shpejte dhe e kthjellet. SHIGJETARI - Udhetimi dhe komunikimi figurojne forte kete jave .

UJORI - Kjo eshte nje jave e mire per te udhetuar, e posacerisht nese shkoni dikund ku ka edhe uje . Jeta shoqerore dhe romansa do te jene te pranishme me nje mase te madhe. Ju keni ardhur me nje faze ku duhet ta ndryshoni karieren ose punen tuaj. Juve ju nevojitet dicka e fresket qe te ju mbaje te fokusuar. PESHQIT - Merkuri eshte duke udhetuar shpejte ne shenjen tuaj mes 16 shkurtit e deri me 3 Mars. Gjate kesaj periudhe do te keni permiresime ne komunikim dhe ne udhetime te shkurtera qofshin ato me pune ose personale. Truri do te ju punoje shpejte ndersa sjelljen do ta keni pak sa me agresive. Jeni te zhytur ne idea edhe perderisa ecni duhet ti shkruani per te mos I haruar.


SPORT KARATEISTËT E KLUBIT TË KARATESË “ALBULENA” MORËN PJESË NË “KUPËN E TIVARIT 2009”

Venesa Nuhi, garuesja më e mirë e Kupës Përveç Venesa Nuhit e cila fitoi katër medalje të arta, medalje të arta nga KK “Albulena” fituan edhe Lindita Hoxhiq dhe Sretena Gjuriq (fituan nga tri medalje të arta), Hakile Resulbegu, Ardit Astafa dhe Emir Mustafiq fituan nga dy medalje të arta, ndërsa nga një medalje të artë fituan Ana Kuzman, Katarina Kujunxhiq, Albulena Ujkashi, Xhivat Hoxhiq, Pashko Gjonoviq, Xheneta Vuçiq dhe Besnik Adoviq. Klubi i Karatesë “Albulena” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, ndërsa garuesja e këtij klubi, Venesa Nuhi, me katër medalje të arta të fituara u shpall garuesja më e mirë e garës në Kupën e Tivarit e cila u mbajt të dielën në Tivar. Në këtë garë KK “Albulena” u përfaqësua me 24 garues, kurse në Kupë morën pjesë gjithsej rreth 350 garues nga Mali i Zi. Në renditjen e përgjithshme, para KK “Albulena” u radhit KK “Buduqnost” nga Podgorica i cili zuri vendin e parë, kurse vendi i dytë i takoi KK “Omladinac”, po nga Podgorica thuhet në deklaratën për shtyp të KK “Albulena”. Përveç Venesa Nuhit, medalje të arta nga KK “Albulena” fituan edhe Lindita Hoxhiq dhe Sretena Gjuriq (fituan nga tri medalje të arta),Hakile Resulbegu, Ardit Astafa dhe Emir Mustafiq fituan nga dy medalje të arta, ndërsa nga një medalje të artë fituan Ana Kuzman, Katarina Kujunxhiq, Albulena Ujkashi, Xhivat Hoxhiq, Pashko Gjonoviq, Xheneta Vuçiq dhe Besnik Adoviq. Ndërkaq me disa medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen Arta Lazori, Azra Lihari, Hana Subrahimoviq, Sabit Axhemoviq, Esat Nimanbegoviq, etj. Pjesëmarrjen e KK “Albulena” në këtë garë e mundësoi Ndërmarrja “Hermetic”.

(Kohapress)

KK “CHAMPION” FITOI 62 MEDALJE NË TURNEUN TRADICIONAL “13 OPEN BAR”

Vendi i tretë në renditjen e përgjithshme “KK “Champion mori pjesë me 33 garues të cilët fituan 62 medalje. Garuesi më i mirë i Turneut u shpall Gjovan Shkrela i cili u kurorëzua me tri medalje të arta. Në renditjen e përgjithshme, vendi i parë i takoi KK “Buduqnost”, vendi i dytë KK “Omladinac” dhe vendi i tretë KK “Champion”, thuhet në njoftimin për media të KK “Champion.

Klubi i Karatesë “Champion” fitoi 62 medalje, prej të cilave njëzet të arta, 11 të argjendta dhe 31 të bronzta, në Turneun tradicional të Karatesë “13 Open Bar” që u mbajt të dielën në Tivar. Në këtë turne të organizuar nga Federata e Karatesë së Malit të Zi dhe Klubi i Karatesë “Mornar”, sipas drejtuesve të KK “Champion” morën pjesë rreth 400 garues nga 14 klube të Malit të Zi. “KK “Champion mori pjesë me 33 garues të cilët fituan 62 medalje. Garuesi më i mirë i Turneut u shpall Gjovan Shkrela i cili u kurorëzua me tri medalje të arta. Në renditjen e përgjithshme vendi i parë i takoi KK “Buduqnost”, vendi i dytë KK “Omladinac” dhe vendi i tretë KK “Champion”, thuhet në njoftimin për media të KK “Champion. Medalje të arta në kata individuale fituan Genc Murati, Elvir Delanin dhe Nexhad Çobiq, kurse në luftra individuale Adonis Markashi, Rizo Resyloviq dhe Gjovan Shkrela. Në kata ekipore me medalje të arta u kurorëzuan ekipi në përbërje Admir Sella, Goran Kilibarda dhe Elvir Delanin, si dhe ekipi i përbërë nga Gjovan Shkrela, Nexhad Çobiq dhe Rizo Resyloviq. Në disiplinën e luftrave ekipore, me medalje të artë u shpërblye ekipi në përbërje Adonis Markashi, Genc Murati, Ardit Murati dhe Ardian Dasharami. Po me medalje të artë u shpërblye edhe ekipi i përbërë nga Gjovan Shkrela, Rizo Resyloviq, Nexhad Çobiq dhe Zemridin Murati. Me medalje të argjendta u kurorëzuan Ermir Kurtoviq dhe Genc Murati në kata individuale dhe Ivana Rangjelloviq dhe Ardit Murati në luftra individuale. Në kata ekipore, medalje të argjendtë fitoi ekipi i vajzave i përbërë nga Eliza Markiq, Aksa Hajdinaga dhe Ajla Murati, kurse në luftra ekipore ekipi i djemve në përbërje Sllobodan Batriqeviq, Zemridin Murati, Denis Idrizoviq dhe Sherif Asanoviq. Ndërkaq, medalje të argjendta fituan në kata individuale Aksa Hajdinaga, Milica Bundallo, Eliza Markiq, Admir

Sella, Tamara Gjurishiq, Jovana Gjurishiq, Goran Kilibarda, Ardit Murati, Ena Kovaçeviq dhe Damir Veisiloviq, ndërsa në luftra individuale Ardian Dasharami, Ena Kovaçeviq, Gent Jakupi, Denis Idrizoviq, Zemridin Murati, Sllobodan Batriqeviq dhe Sherif Asanoviq. Në kata ekipore me medalje të bronzta u kurorëzuan ekipi i vajzave i përbërë nga Jeta Dervishi, Jehona Koleni dhe Lejla Sulejmani, si dhe ekipi tjetër në përbërje Eliza Markiq, Ivana Rangjelloviq dhe Ena Kovaçeviq. Medalje të bronztë fitoi edhe ekipi i djemve në përbërje Eldin Murati, Ardian Dasharami dhe Shaban Murati, kurse në luftra ekipi i përbërë nga Eldin Murati, Ermin Çoboviq, Ardian Dasharami dhe Shaban Murati. Sipas drejtuesve të KK “Champion”, ky klub po tregon rezultate të mira. “Dëshmi për këtë është renditja ndër klubet më të mira në çdo turne të mbajtur”, thuhet në njoftimin për media.

Trajnerët e këtij klubi Lek Markiqi dhe Nail Kurtoviqi falënderojnë për mbështetje restorantin “Antique”, sponsorin e përgjithshëm të këtij klubi “Prva Banka CG” si dhe kryetarin e KK “Champion” Hysni Begu. Nga ky klub njoftojnë se më 28 mars 2009 në Ulqin do të mbahet Kampionati i kualifikimit shtetëror për regjionin jugor, për fatosa, pionierë dhe shpresa, organizator i të cilit do të jetë Federata e Karatesë së Malit të Zi, ndërsa organizator teknik KK “Champion”.

(Kohapress)

KLUBI I KARATESË “ULQINI” MORI PJESË VETËM ME DY EKIPE NË TURNEUN E KARATESË “KUPA E TIVARIT 2009”

Të dy ekipet u kurorëzuan me medalje

Drejtuesit e KK “Ulqini” kanë sqaruar se pjesëmarrja me një numër të vogël të garuesve në këtë garë ka ndodhur për shkak të vendimit të mëparshëm të këtij klubi me qëllim të pjesëmarrjes vetëm në garat e një niveli më të lartë dhe për të shmangur edhe lëndimet e garuesve si dhe zvogëlimin e shpenzimeve financiare. Dy ekipet e katave të KK “Ulqini”, pjesëmarrës të vetëm të këtij klubi në Turneun e karatesë “Kupa e Tivarit 2009”, u kurorëzuan me medalje të artë dhe medalje të argjendtë. Ekipi i djemve në përbërje

Viktor Curoviq, Liridon Elezi dhe Dardan Ceka fitoi medalje të artë, ndërsa ai i vajzave në përbërje Antigona Rama, Jehona Musliq dhe Xhemale Elezi fitoi medalje të argjendtë në Kupën e Tivarit që u mbajt të dielën. Drejtuesit e KK “Ulqini” kanë sqaruar se pjesëmarrja me një numër të vogël të garuesve në këtë garë ka ndodhur për shkak të vendimit

të mëparshëm të këtij klubi me qëllim të pjesëmarrjes vetëm në garat e një niveli më të lartë dhe për të shmangur edhe lëndimet e garuesve si dhe zvogëlimin e shpenzimeve financiare. “Natyrisht që asnjë garë nuk e nënvlerësojmë, por duke ditur që tashmë KK “Ulqini” ka arritur një nivel shumë të lartë të paraqitjes së garuesve dhe të rezultatave, duke qenë përherë në mesin e më të mirëve, u vendos që Klubi të paraqitet i kompletuar vetëm në ato gara ku ka kundërshtarë të denjë, sepse vetëm atëherë garuesit tanë mund të shfaqin përgatitjen e vet kur ndeshen me konkurrencë të fortë”, thuhet në kumtesën për opinion të KK “Ulqini”. Udhëheqësit e KK “Ulqini” kanë shpjeguar se edhe në garat e tjera do të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Nga ky klub kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në gara të ardhshme si “Trofeu i Podgoricës”, Kampionati i Malit të Zi në Karate për seniorë, kualifikimet për gjenerata të reja për Kampionat të Malit të Zi, Turneun ndërkombëtar “Ilixha 2009” në Sarajevë e shumë e shumë gara të karakterit të lartë. “Po ashtu jemi duke u përgatitur për Turneun X jubilar të Karatesë “Ulqini Open 2009”, turne ky i cili organizohet me rastin e Ditës së Ulqinit nga klubet e karatesë “Ulqini” dhe “Albulena”, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi”, thuhet në kumtesën për opinion të KK “Ulqini”. Vitin e kaluar në këtë turne kanë marrë pjesë 39 klube me rreth 830 garues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia.

(Kohapress)

e enjte, 12 mars 2009 19


MARKETING

Profile for fgjokaj

Koha 361  

Koha Javore numër 361, botuar më 12.03.2019

Koha 361  

Koha Javore numër 361, botuar më 12.03.2019

Profile for fgjokaj
Advertisement