Intervistë me Leart Kola
Eshku për jetën
Më mirë se një përrallë
Podgoricë e enjte, 5 mars 2009 Viti VII Numër 360 Çmimi 0,50 ISSN 1800-5969
rrymimet aktuale në ash dhe fati i malësisë
Refleksi i mentalitetit tonë
Ditëve të fundit është çuar shumë pluhur në opinionin shqiptar në Mal të Zi lidhur me ngjarjet e fundit në Alternativen Shqiptare, gjegjësisht lidhur me faktin se Këshilli kryesor i kësaj partie nuk ka mundur të arrijë konsensus lidhur me faktin se kush do të jetë bartësi i listës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të bëjmë rekapitulim në bazë të asaj çka ka mundur të shihet nga mediat: një rrymë e anëtarëve të Këshillit ka qenë për opcionin që bartësi i listës zgjedhore të kësaj partie të jetë deputeti i deritashëm në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ndërsa, rryma tjetër e ka përkrahur Nik Gjeloshajn. Sipas mediave malazeze (sic!) bartësi i listës do të jetë Gjeloshaj. Te qytetari neutral i cili, në radhë të parë, brengoset për të ardhmen e Malësisë, rrymimet në ASH lënë përshtypje të rëndë. Jo vetëm që krijojnë imazh negativ për partinë në fjalë, por, në rend të parë për Malësinë. Sepse, fitohet përshtypja se diçka nuk është në rregull me mentalitetin tonë.