Skip to main content

Intervistë: Beata Drogi

Page 1

​

​Intervistë

EBLA - Alpha Aktiv

E intervistuar: Beata Drogi Drejtoreshë e përgjithshme shkollës gjermane të gjuhëve Alpha Aktiv


Pse mendoni se studentët shqiptarë duhet të zgjedhin Alpha Aktiv? Së pari, është vendndodhja e Alpha Aktiv. Të jetuarit në Heidelberg ka shumë përparësi. Heidelberg është një qytet i qatë, këtu ndodhet universiteti më i vjetër në Gjermani dhe në treshen e universiteteve më të mira në Gjermani. Popullata e Heidelberg-ut përbëhet kryesisht nga studentët. Këtu ndodhen universitet më të mira për ata që synojnë studime teknike apo mjekësore. Alpha-Aktiv është një institucion i çertifikuar për dhënien e provimeve të Telc, TEstDaF, WiDaF dhe AZAV. Për përgatitjen e TestDaF. Ne jemi një nga institucionet më të mëdha gjë që tregon dhe cilësinë që zotërojmë. 80% e kurseve që ne përgatisim janë ata për provimet e standartizuara dhe 20% e kurseve janë kurse verore për të rinjtë.

Cilat janë avantazhet që kanë programet e Alfa Aktiv në krahasim me shkollat e tjera të gjuhëve? Siç e përmenda dhe më sipër përgatitja akademike është fokusi ynë. Profesorët tanë janë të gjithë mësues që kanë studiuar për gjermanishtë si gjuhë të huaj. Alfa Aktiv është qendër testesh jo vetëm për provimet e gjermanishtes, por dhe për ata të gjuhës angleze siç është TOEFL dhe TOIC. Ne i motivojmë studentët. Ju sigurojmë atyre akomodimin. Ju zhvillojmë teste të vazhdueshme për të kontrolluar nivelin e tyre gjuhësor, gjë që zakonisht shkollat e tjera të gjuhëve nuk e bëjnë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me universitet dhe asistojmë gjatë aplikimit të studentëve në universitet.

Alpha Aktiv është e fokusuar në zhvillimin e aftësive të studentëve në lidhje me gjuhën gjermane duke i bërë ata më të kualifikuar për tregun e punës. Si një student mund të përfitojë konkretisht nga Alpha Aktiv?


Ne jemi shumë striktë, nëse studenti dëshiron ne mund të mbajmë të informuar kohë pas kohe prindin për progresin e studentit, pjesmarrja në klasë kontrollohet vazhdimisht dhe zhvillohen mbledhje me mësuesit. Studentët që synojnë më tepër dhe dëshirojnë detyra ekstra ne ju mundësojmë këtë. Gjithashtu Alfa Aktiv organizon aktivitete për kohën e lirë të studentëve. Përgatitim studentët veçanërisht për provimet e hyrjes në universitet. Ju sigurojmë studentëve seanca konsultimi. Pas universitetit studentët kanë një vit kohë për të kërkuar punë dhe ne mund t’i ndihmojmë gjatë këtij procesi.

Ju i ndihmoni sudentët me përgatitjen për Studienkolleg, Sa të suksesshme kanë rezultuar këta programe për student të ndryshëm? Ekzistojnë rreth 30 Studienkollege të ndryshme në Gjermani dhe ne i këshillojmë studentët se ku duhet të shkojnë. Ne zhvilolojmë kurse speciale T, M dhe W; por ne ju shpjegojmë studentëve tanë diferencën mes këtyre kurseve dhe atyre për hyrje në Studienkolleg. Deri tani të gjithë studentët e Alpha Aktiv kanë kaluar provimin për pranim në Studienkolleg, sigurisht dhe studentët Shqiptarë .

Çfarë mendoni ju për partneritetin me “Educational Business Links Albania dhe sa përfitues ka qenë ky partneritet për tregun lokal të edukimit”? Për ne është i rëndësishëm kontakti me agjensitë e vendeve të tjera dhe duhet të theksojmë që E.B.L.A është një ndër agjensitë që kujdesen më shumë për studentët. Të gjithë studentët që kontaktojnë me EBLA-n marrin informacione të sakta dhe të detajuara . Çdo vit EBLA vjen për të bërë një kontroll për të verifikuar që gjithçka është në rregull si dhe për të kontaktuar me studentët. Studentët e EBLAS kanë qenë të gjithë të kënaqur nga shërbimi që kanë marrë pranë nesh.


Çfarë këshille do t’ju jepnit studentëve që duan të studiojnë në Gjermani? Studimi në Gjermani është një opsion shumë interesant. Universitetet gjermane janë falas janë të njohura në nivel ndërkombëtar, keni shumë opsione degësh që mund të ndiqni. Ju keni të drejtë të qëndroni në Gjermani për të gjetur një punë një vit pas mbarimit të universitetit . Gjermania nuk ju përgatit vetëm me një background akademik të pasur, por dhe kulturologjik.

© Përgatiti: EBLAMedia


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Intervistë: Beata Drogi by Educational Business Links Albania - Issuu