E.B.L.A LAJME NGA PARTNERET maj 2016
Studentët Shqiptarë në London South Bank (“LSBU”) Një intervistë ekskluzive e zhvilluar me përfaqësuesen e London South Bank University (“LSBU”), zonjën Nuria Prades e cila gjendej në Shqipëri për shkak të seminarit të hapur që zhvilloi agjensia konsulente për edukimin Educational Business Links Albania (“EBLA”). Zonja Prades shprehet për vlerat e LSBU, por dhe për marrëdhënien institucionale me EBLA-n si dhe rolin e kësaj të fundit për të gjithë ata studentë shqiptarë që synojnë të studiojnë jashtë vendit.
Znj. Prades, pse mendoni që studentët shqiptar duhet të zgjedhin London South Bank University? LSBU-ja përbëhet nga 7 fakultete të përqendruara në fushat më të rëndësishme ekonomike : Shkencat e Aplikuara, Art, Biznes, Arkitekturë dhe Mjedis, Inxhinieri, Shëndet dhe Kujdesi Social, Ligje dhe Shkenca Sociale Arkeologji Gëzojmë vlerësimin më të lartë për edukimin tonë nga Agjensia Këshilluese e Pavarur për Sigurimin e Cilësisë. Kurrikulat akademike përpilohen në bashkëpunim të ngushtë me organizmat profesionale dhe ekspertizë nga bota e biznesit dhe fushave të tjera të interesit, duke iu përshtatur në cdo kohë kërkesave të tregut të punës. Ia vlen të përmendet kurrikulat financiare të cilat janë të aprovuara nga ACCA, RIBA dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë të kualifikuar. Stafi akademik dhe ai administrativ ka një reputacion të mirëmerituar për shërbim të personalizuar kundrejt studentëve. London South Bank University ofron programe edukimi të një cilësie të lartë me një qasje drejt punësimit dhe karrierës. Tjetër element shumë i rëndësishëm që e sjell LSBU ndryshe është mbështetja dhe programet suportive
për të gjithë studentët që me mbarimin e shkollës janë në kërkim të një vendi pune. Jobshop platforma online është një tjetër mekanizëm mbështetës për studentët e LSBU-së. Tre janë shtyllat kryesore të cilat e bëjnë LSBU-në të jetë ndër universitetet më të kërkuara: -
1.
Kurrikula dhe programe kërkimore inovative që i përgjigjen nevojave të tregut të punës
2. Programe akademike të ndërthurura me praktikë pune 3-5 muaj 3. Diversitet kulturor dhe kushte maksimale për cdo student
Cila është rruga e përfitimit të bursave, nëse LSBU ofron një të tillë? Bursat është një nga temat që shumë dhe prej studentëve shqiptarë gjatë aktivitetit që patëm preferojnë, megjithatë është shumë e rëndësishme të kuptohet që dhënia e një burse është ndërthurje e shumë faktorëve dhe jo një ofertë sezonale, pra të fitosh një bursë nga 30-100% bazohet në meritokraci dhe në një punë të palodhshme të studentit. Aktualisht ne kemi krijuar një fond të posacëm për studentët ndërkombëtarë që rregjistrohen për here të pare në ofrimin e një incentive prej £1,000, ndërsa skema e bursave të mirëfillta mbetet pjesë e vlerësimeve akademike dhe ecurinë akademike të studentit.
Sa mundësi ka një student shqiptar të punësohet në Londër ose në ndonjë vend tjetër në Europë pas diplomimit? Në varësi të kursit, studentëve i jepen katër muaj ekstra për qëndrim në Londër. Ata mund ta marrin këtë mundësi punësimi, por mund të punojnë ndërkohë që janë në LSBU me anë të shërbimit universitar të punësimit.
E.B.L.A LAJME NGA PARTNERET Pas diplomimit mund të punësohen kudo në Europë pasi sistemi britanik i arsimimit është i njohur ndërkombtarisht dhe vlerësohet në çdo vend.
Meqënëse flasim për EBLA sa i rëndësishëm është një përfaqësues
LSBU është e fokusuar në zhvillimin e aftësive të studentit për t’i kualifikuar ata për tregun e punës. Një ndër programet kualifikuese që ju ndiqni është ai i sipërmarrjes. Sa përfitues është për studentin një program i tillë? Zhvillimi i aftësive sipërmarrëse është thelbësore për të ardhmen tuaj, qoftë nëse dëshironi të bëheni sipërmarrës, punonjës i pavarur, apo të punosh për dikë tjetër. Nëse e di çfarë do të bësh, apo nuk e di nga duhet t’ja nisësh, LSBU ndihmon studentët e saj me: Skema nismëtare të biznesit. Programi që bazohet në identifikimin e studentëve dhe ideve më inovative në terma biznesi apo kërkime shkencore. Aplikantët e sukseshëm përfitojnë: Akses në fonde, zyra, një adresë biznesi, këshillim dhe mentorim, suport dhe ndjekje të ecurisë përgjatë 12 muajve. Të finacuara nga fondet e krijuara nga LSBU. Konkurse: “Bëje reale” është një konkurs vjetor për studentët e LSBU dhe të diplomuarit që synojnë dhe kanë treguar të kenë aftësi sipërmarrëse, të cilëve si shpërblim u lëshohen ambjente me qera dhe përfshirje në rrjetet e biznesit për të qënë më afër situatave reale
Kur është koha e përshtatshme për të aplikuar dhe si mund të rregjistrohen studentët shqiptarë. Pjesa më e madhe e programeve akademike për 7 fakultetet fillojnë në semsetrin e shtatorit, që do të thotë që aplikimet duhet të nisin jo më vonë se fund i qershorit, pasi element i rëndësishëm i aplikimit është edhe viza studentore që ka afatet rigoroze dhe kërkesat e veta që duhet të plotësohen në kohe. Ndaj sugjeroj që studentët shqiptarë duhet të interesohen në detajet e programit, kriteret dhe datat e pranimit dhe aplikimit të vizave nëpërmjet përfaqësuesit tone në Tiranë Educational Business Links Albania.
vendas për LSBU-në dhe për studentin ? EBLA ka rekorde të faktuara për konsulencën dhe ndihmesën e studentëve për mundësi studimi në europë dhe më gjerë, duke kryer rolin e një ure, nën terminologjinë e kulturës dhe gjuhës, me studentët shqipëtar dhe partnerët. Për ne si institucione të huaja, është shumë e rëndësishme prezenca dhe bashkëpunimi me të tillë konsulentë pasi na lidh më shumë me studentët shqiptarë, synimet akademike që ata kanë dhe mundësitë që ne mund të ofrojmë, na siguron infrastrukturën e duhur për të qenë sa më shumë present në tregun shqiptar. Studentët shqiptarë duhet të konsultohen me EBLA për procedurat e aplikimit dhe pranimit në universitet dhe të gjitha procedurave dhe hallkave të nevojshme për aplikimin e vizave, hallka shumë të rëndësishme për cdo student që kërkon të jetë pjesë e programeve në Britaninë e Madhe.
Kontaktoni : Email: eblamedia@blink-al.com Mob:+366 67 20 60 948 Fcb: /StudyAbroadEBLA