PROFESIONI INXHINIERI MEKANIKE Dëshiron të studiosh pë Inxhinieri Mekanike por nuk je i/e sigurt për rrugët e karrierës që mund të ndjekësh me mbarimin e edukimit? Inxhinieria Mekanike konsiderohet si dega që hap dyert drejt një vargu industrish të tjera, sidomos në ditët e sotme ku teknologjia është baza e zhvil imit të ekonomisë. Në cilat fusha mund të zhvillosh karrierën tënde nëse studion për Inxhinieri Mekanike-Teknologji?
1. Prodhimtari dhe Automatizim
Sot fabrikat në fusha të ndryshme ia kanë besuar prodhimin e paisjeve makinerive dhe shumë pak kapitalit njerëzor.Pavarësisht kësaj, në mënyrë që këto makina të jenë sa më efiçente, të mirëmbajtuara dhe të garantojnë procesin e prodhimit në cilësinë më të lartë duhet të monitorohen dhe janë në përgjegjësinë direkte të inxhinierit mekanik të teknologjisë.
2. Industria e Aviacionit dhe Aerodinamikës
Avionët dhe çdo fushë që lidhet me botën hapësinore e kësaj industrie gjigande multimiliardere kërkon në rradhët e ekspertëve të saj inxhinierë mekanikë.
3. CAD dhe Grafike Kompjuteri
Ky sektor i specializuar është fusha ku inxhinierët mekanikë nëpërmjet programeve të tyre kompjuterike siç është CAD krijojnë vizatime precise dhe ilustrime teknike ose zhvillojnë, modifikojnë dhe optimizojnë një dizenjim inxhinierik.
4. Dizenjim Produkti dhe Prodhimtari Nëpërmjet përdorimit të modeleve të sofistikuara të programeve 3D, një inxhiner mekanik dizenjon konceptet, kryen analiza dhe i komunikon të dhënat e dizenjimit fabrikantëve të cilët përdorin makinat e automatizuara për të prodhuar produktet e tyre në seri, shpejt dhe në kohën e përcaktuar.
A je gati për t'u bërë pjesë e industrisë më tërheqëse të momentit?
Nëse je i/e interesuar për të studiuar degën e mësipërme, konsidero të aplikosh në universitet për degën e Inxhinieri Mekanike në Teknologji. Na kontakto për më shumë mbi vendet dhe mundësitë e aplikimit dhe kriteret që lidhen me të. Mund të jetë një nga vendimet më të mira që mund të bësh! Educational Business Links Albania Rr. Kavaja, Nr. 3, tek Ambulanca nr. 9 (21 dhjetori) Tirana, Shqiperi email: marketing@blink-al.com