Skip to main content

Ebla Summer Courses Brochure

Page 1

E.B.L.A

Studime jashtë vendit & Kurse Gjuhësh

Mëso dhe eksploro gjatë verës!

EBLA

KURSE VERORE & KURSE GJUHËSH

2016 - 2017

GJERMANISHT SPANJISHT

ANGLISHT FRËNGJISHT

Educational Business Links Albania Rr.Kavajës, Nr.3, PO.BOX 8327 ✉: marketing@blink-al.com ☎:+355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎: +355 4 2244 217


E.B.L.A

Studime jashtë vendit & Kurse Gjuhësh

Mëso dhe eksploro gjatë verës!

Përmbajtja

Kurse Verore EBLA..................................................................................................................................................3 Kurse Verore të Përgjithshme.......................................................................................................................4 Kurse Verore në UK/ Londër ...........................................................................................................................5 Kurse Verore në UK/ Oxford.............................................................................................................................6 Kurse Verore në Gjermani / Berlin..............................................................................................................7 Kurse Verore në Gjermani / Heidelberg.................................................................................................8 Kurse Verore në Gjermani / Hamburg.....................................................................................................9 Kurse Verore në Gjermani / Frankfurt.....................................................................................................10 Kurse Verore në Gjermani / Mynih.............................................................................................................11 Kurse Verore në Austri / Vienë.......................................................................................................................12 Kurse Verore në Spanjë / Seville..................................................................................................................13 Kurse Gjuhe gjatë gjithë vitit..........................................................................................................................14 Kontakte..........................................................................................................................................................................15

Për informacione më të detajuara mbi të gjitha llojet e kurseve, kontaktoni në: Educational Business Links Albania Rr.Kavajës, Nr.3, P.O.BOX 8327 ✉: marketing@blink-al.com ☎:+355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎: +355 4 2244 217

2


Kurse Verore Educational Business Links Albania Rr.Kavajës, Nr.3, P.O.BOX 8327 ✉: marketing@blink-al.com ☎:+355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎: +355 4 2244 217

3


KURSE VERORE TË PËRGJITHSHME Kurse në UK (nga 12 vjeç +) Kurset ofrohen në të shumtën e rasteve në rezidencat studentore në shumë vende të ndryshme të UK si dhe akomodim në familjet mikpritëse angleze. Programet e kurseve të gjuhës angleze ofrohen nga shkolla dhe institucione të akredituara nga British Council dhe ofrojnë cilësi dhe devotshmëri, me një minimum prej 15 orë në javë për të gjitha nivelet e gjuhës Angleze dhe në disa raste përfshihen dhe teste të Trinity ose British Council. Të gjitha programet ofrohen të ndërthurura me një zgjedhje të larmishme aktivitetesh kulturore dhe sportive. Studentët janë nga e gjitha bota dhe studentët shqiptarë do të jenë pjesë e një bote të vogël shumëkombëshe.

Kurse në Gjermani (nga 12 vjeç +) Gjuha gjermane sa vjen dhe bëhet më e kërkueshme nga shumë studentë. Ne ofrojmë dy programe, një në familje gjermane dhe tjetri në rezidencë studentore në mënyrë që çdo student të ketë mundësi të zgjedhë nivelin që më së miri i përshtatet si dhe qytetin e dëshiruar. Çdo program ofron një kombinim shumë të mirë të mësimit të gjuhës gjermane dhe aktiviteteve kulturore duke mundësuar pjesëmarrësit të zbulojnë kulturën Gjermane dhe krijojnë miqësi të reja.

Kurse në Francë (nga 12 vjeç

+)

Për studentët të cilët duan të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me francezë ose të perfeksionojnë gjuhën, EBLA ju ofron kurse verore në Francë në një familje franceze ose dhe residenca studentore. Programi ofron mundësi eksplorimi gjithpërfshirëse të gjuhës dhe kulturës franceze. Gjatë verës studentët e të gjitha niveleve të gjuhës franceze ndjekin kurset e mësimdhënies ndërkohë që marrin pjesë në aktivitete sportive, kulturore dhe ose sociale në praninë e shumë studentëve të tjerë ndërkombëtare.

Kurse në Spanjë (nga 12 vjeç +) Për studentët që dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër mbi artin, traditën dhe kulturën e vërtetë spanjolle, destinacioni i duhur është SPANJA! Eksplorimi i Seville dhe thellimi i gjuhës spanjolle janë 2 qëllimet më të rëndësishme të kësaj vere. EBLA ofron kurse të gjuhës spanjolle pranë partnerëve tanë dhe ndërkohë ju jep mundësinë të eksploroni më tepër Spanjën dhe të njihni miq nga e gjithë bota. E ardhmja i përket studentëve bilingual! Dhe si e tillë, qendra jonë partnere në Spanjë, i kushton rëndësi të veçantë mësimdhënies. Gjatë kohës së qëndrimit me familjen host, studentët do të jenë pjesë e një programi dinamik i cili do të përmbajë aktivitete kulturore, sportive, lojra në grup si dhe ekskursione ditore.

Educational Business Links Albania Rr.Kavajës, Nr.3, P.O.BOX 8327 ✉: marketing@blink-al.com ☎+355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎+355 4 2244 217

1.

4


KURSE VERORE NË UK Londër Programi Ky program është ideal për studentët që duan të mësojnë ose përmirësojnë gjuhën Angleze ndërkohë që i gëzohen dhe eksplorojnë mundësitë e ndryshme që një qytet metropolitan si Londra ofron. Programet do të zhvillohen në qendrën e Londrës në ambjentet e Universitetit të London South Bank. Kampuset studentore ofrojnë një ambjent modern, të sigurtë dhe shumë mikpritës. Programi është i mbushur me studentë nga vende të ndryshme, duke inkurajuar kështu përdorimin e gjuhës angleze dhe mundësi për të njohur kultura krejt të ndryshme nga kultura jonë shqiptare.

Akomodimi

Përmbledhja e programit Mosha: 12+ Sezoni: 12.06 - 26.06 | 03.07 - 14.08 Kohëzgjatja: Nga 1 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: duke nisur nga £900 / javë nuk perfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti, urban, kostot e vizës dhe rregjistrimi

Rregjistrimi te EBLA: 15 maj (për efekt të aplikimit për vizë angleze)

Residencat janë moderne, me dhoma teke dhe ose të ndara me studentë të tjerë, Qendrat kanë hapësira të mëdha gjelbërimi, ambjente të përbashkëta si fusha tenisi, fusha futbolli, klasa moderne dhe qendra ose dyqane komerciale.

Programi dhe Aktivitetet Programi Programi përmban 15 orë mësimore në javë të gjuhës angleze me pedagogë të kualifikuar dhe mjaft profesionistë. Fillimisht studentët zhvillojnë një provim të gjuhës angleze. Mësimi ndahet në dy faza: faza e parë fokusohet në ndërtimin gjuhësor (përdorimi i gramatikës dhe fjalorit bazuar në ushtrime dhe aktivitete të ndryshme) dhe faza e dytë fokusohet në zhvillimin e rrjedhshmërisë në të folur dhe aftësisë që kanë studentët për t’u shprehur në gjuhën angleze.

Aktivitete Java është e mbushur me aktivitete të ndryshme që shtrihen nga e hëna në të premte. Aktivitetet sociale, sportive, kulturore dhe artistike mbikqyren dhe monitorohen nga persona drejtues. Shembuj aktivitetesh: tenis, basketboll, futboll, kërcim, disko, kinema etj. Secilit do t’i dorëzohet një kalendar eventesh përpara nisjes.

Ekskursionet

Çdo javë do të përmbajë guida të plota ditore si dhe vizita dhe ture gjysëm ditore. Ekskursionet do të zhvillohen në qytete dhe vende të afërta që shfaqin interes historik dhe kulturor. Shembuj vizitash të mundshme: Në Londër: Muzeu Britanik, Buckingham Palace, Big Ben, Westminster, Sheshi Trafalgar, Piccadilly, Galeria Kombëtare; Oxford Street, Harrods etj; Windsor: Tur në brendësi të qyteti dhe në Kala.

1.

5


KURSE VERORE NË UK Oxford Programi Qyteti i Oxford-it është i njohur si shtëpia e një nga universiteteve më prestigjoze në botë. Kampusi universitar dhe ndërtesat e vjetra e bëjnë këtë qytet një domosdoshmëri për të shijuar atmosferën e elitës akademike. Oxford ka inspiruar shkrimtarë të famshëm si C, S.Lewis, JRR Tolkien e Lewis Carrol si dhe është vendxhirimi i disa momenteve nga filmat e Harry Potter. Ky qytet është i mbushur me restorante, dyqane dhe elementë kulturorë që gjallërojnë dhe jetën studentore.

Akomodimi Residencat studentore janë moderne, me dhoma teke dhe ose të ndara me studentë të tjerë. Qendrat kanë hapësira të mëdha gjelbërimi, ambjente të përbashkëta si fusha tenisi, fusha futbolli, klasa moderne dhe qendra ose dyqane komerciale.

Përmbledhja e programit Mosha: 12+ Sezoni: 26.06 - 07.08 Kohëzgjatja: Nga 1 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: duke nisur nga £700 / javë

nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti, urban, kostot e vizës dhe rregjistrimi) (

Rregjistrimi te EBLA: 15 maj (për efekt të aplikimit për vizë angleze)

Programi dhe Aktivitetet Programi

Studentët e zhvillojnë orën mësimore në një nga ambjentet më moderne dhe të reja të kolegjit më prestigjioz në Angli e pozicionuar në qendër të Oxford-it. Shkolla ofron mundësi të shkëlqyera për studentët që dëshirojnë të studiojnë në një mjedis të sigurtë, miqësor dhe akademik. Programi përmban 15 orë mësimore në javë të zhvilluara cdo ditë të javës. Grupet janë të vogla dhe të formuara nga studentë ndërkombëtarë. Studentët 14 vjec mund të zgjedhin të zhvillojnë kursin intensiv të gjuhës i cili përmban 25 orë/ javë të zhvilluara sipas orareve të përcaktuara nga qendra.

Aktivitete Programi i aktiviteteve është shumë dinamik dhe përmban vizita në brendësi të qytetit të Oxford. Ture të ndryshme me autobus në qytetin e Oxford, Shëtitje përgjatë Lumit Cherwell dhe organizimi i lojrave sportive, filmave, art etj

Ekskursionet Gjatë mbrëmjes janë planifikuar aktivitete të ndryshme sociale si: kinema, disko, piceri etj. Gjithashtu gjatë qëndrimit do të përfshihen ekskursione të ndryshme jashtë qytetit të Oxford në ditët e përcaktuara nga qendra. Turi me autobus në qytetin e Oxford: Shëtitje përgjatë Lumit Cherwell dhe organizimi i lojrave Frisbee; Kurse fotografie; Udhëtim gjysëmditor në “Blenheim Palace”; Ture në Londë; Ekskursione në Stratford, qyteti i lindjes i Shakespaeare.

1.

6


KURSE VERORE NË GJERMANI Berlin Programi Berlini, kryeqyteti I Gjermanisë, njihet sot si qendra globale e kulturës kontemporane, me më shumë se 4 milion banorë. Për studentët që do të ndjekin kurset verore në Berlin, ky qytet ofron shumë gjëra për të pare dhe për të bërë, nga skenat muzikore deri te aktivitetet kulturore kontemporane nga e gjithë bota.

Akomodimi Studentët do të akomodohen në një hotel studentor në qendër të qytetit, jo shumë larg nga Potsdamer Platz. Dhomat janë komode, me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe internet të shpejtë në cdo moment.

Përmbledhja e programit Mosha: 15+ Sezoni: 24.07. – 13.08.| 14.08. – 03.09. Kohëzgjatja: Nga 3 jave + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: 2,530 € / 3 javë (nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti – në destinacion)

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 15 gusht

Programi dhe Aktivitetet Programi Programi I gjuhës përbëhet nga 24 orë në javë të krijuar në klasa me numër të vogël pjesëmarrësish, grupuar sipas nivelit të gjuhës. Mësimi zhvlllohet me pedagogë vendas dhe me përvojë në mësimdhënie.

Aktivitete Në vijim të programeve mjaft të ngjeshura sportive, organizohen dhe grupe të ndryshme për koncerte, muzeume, shfaqje kulturore, filma dhe aktivitete të tjera argëtuese. Ekskursione të ndryshme në qendrat dhe pjesët më atraktive të qytetit.

Ekskursionet Shembuj vizitash të mundshme: Ture në brendësi të qytetit të Berlinit; Mbledhje të rregullta ‘Stammtisch’; Vizita në kinema; Lundrime me varkë; Vizita në Parlamentin Bundestag; Vizita në Muze dhe Koncerte; Aktivitete sportive (ngjitje, udhëtime me kanoe).

1.

7


KURSE VERORE NË GJERMANI Heidelberg Programi Rezidenca studentore e Heidelberg është e pozicionuar në qendër të këtij qyteti të vogël dhe antik. Historia e Heidelberg daton që në periudhën antike Romake. Këtë e dëshmojnë dhe monumentet e shumta përreth tij. Çdokush që viziton Kalanë e Heidelberg, kalon në kopshtin e famshëm "Hortus Palatinus" të krijuar rreth shekullit të ’17. Nga ballkonet e kështjellës mund të shijosh pamjet shumëngjyrëshe që vetëm Heidelberg mund të ofrojë.

Akomodimi

Përmbledhja e programit Mosha: 15+ Sezoni: 26.06. - 30.08. Kohëzgjatja: 1 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Familje /Rezidenca studentore (opsion) Cmimi: 475 € / javë nuk përfshihet transporti ajror)

(

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 15 korrik

Lloji i akomodimit që ofrohet në Heidelberg, varion nga grupmosha. Studentët e grupmoshave të mëdha mund të zgjedhin akomodimin nëpër rezidencat studentore ose dhe apartamente në afërsi të qendrës. Ndërsa për grupmoshat e vogla, rezervohet qëndrimi në familje host të cilat janë përzgjedhur me kujdes nga Autoritetet Përkatëse.

Programi dhe Aktivitetet Programi

Gjatë muajve Korrik – Shtator, qendra jonë në Heidelberg ofron kurse intensive dhe të përgjithshme të gjuhës gjermane. Përveç orëve të rregullta mësimore, një rëndësi e veçantë i kushtohet kulturës gjermane dhe traditave rajonale. Ky kurs gjuhe është dizenjuar kryesisht për adoleshentë dhe të rinj që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre të gjuhës gjermane. Programi konsiston në 20 ose 30 orë mësimore/javë në varësi të llojit të kursit, të zhvilluara nga e hëna në të premte në grupe të vogla studentësh.

Aktivitete

Mbasditet dhe mbrëmjet janë të rezervuara për programe sociale të cilat shërbejnë për të integruar studentët me njëri tjetrin si dhe për të njohur më mirë kulturën gjermane.

Ekskursionet Tre herë në javë, organizohen udhëtime dhe aktivitete të natyrave të ndryshme të cilat gjithmonë shoqërohen me guida profesionale dhe me përfaqësues nga qendra jonë partnere në Gjermani. Shembuj të mundshëm aktivitetesh: Festa e Mirëseardhjes; Udhëtim me varkë në Neckar; Guida në qytetin e Heidelberg; Vizita në Muze dhe Kopshte Zoologjike; Vizita në Kështjellën e Heidelberg; Mbrëmja e Filmave; Udhetime në Mannheim, Frankfurt, Stuttgarts etj.

1.

8


KURSE VERORE NË GJERMANI Hamburg Programi E gjendur në zemër të Hamburg, kjo qendër konsiderohet si një nga shkollat më të mirënjohura të mësimit të gjuhës gjermane në Gjermani. Me mbi 60 vjet eksperiencë në mësimdhënien e gjuhës gjermane. Kjo qendër mirëpret mijëra studentë ndërkombëtarë çdo vit. I kosideruar si një qendër e fuqishme kulturore, Hamburg është destinacioni i duhur për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe të zhyten në kulturën e “Deutschland”.

Akomodimi Studentët ndërkombëtarë mund të zgjedhin disa nga opsionet që Hamburg ofron për vendqëndrimin e tyre: familje mikpritëse, rezidencat studentore, ndarjen e apartamenteve, studio si dhe hotelet e zgjedhura specifikisht për këtë kategori studentësh.

Përmbledhja e programit Mosha: 16 vjeç + Sezoni: 26.06. - 30.08. Kohëzgjatja: 2 javë + Niveli i gjuhës: A1 - C1 Akomodimi: Residence studentore, hostele, familje, në varësi të disponibilitetit Çmimi: 500 € / javë ( në varësi të kushteve dhe llojit të akomodimit ) Rregjistrimi te EBLA: Brenda muajit qershor

Shërbimet ekstra varen nga lloji i akomodimit.

Programi dhe Aktivitetet Programi Hamburg ju ofron disa mundësi për mësimin sa më efektiv të gjuhës gjermane. Ju mund të zgjidhni të ndiqni këto kurse pranë nesh: A. Kurse të përgjithshme të gjuhës gjermane Kurse Intensive Kurse të Kombinuara Kurse GjysëmIntensive Kurse private B. Kurs gjuhe & Lundrim C. Kurs gjuhe & Muzikë

Aktivitete Kurset gjuhësore në Hamburg shoqërohen në përshtatje me kulturën gjermane si dhe vizita të shumta në vende turistike dhe ekskursione ditore gjatë fundjavës. Programi i aktiviteteve është mjaft dinamik.

Ekskursionet Shembuj të mundshëm aktivitetesh: Guida turistike në Parkun “Planten und Blomen”, Blankenese; Guida turistke në brendësi të Hamburg; Vizita në Muzeun Historik të Hamburg; Vizita në galerinë e Artit “Hamburger Kunsthelle”; Ekskursione ditore në Berlin, Schwerin, Bremen, Sylt; Aktivitete sportive si fotboll, volejboll etj; Vizita në Tregun e Krishtëlindjeve, Muzeun Wax; Kinema.

1.

9


KURSE VERORE NË GJERMANI Frankfurt Programi Nëse dëshironi të studioni gjuhën gjermane dhe të argëtoheni njëkohësisht, atëherë Frankfurt është vendi i duhur. Pas qiellgërvishtëseve metropolitane, do të zbuloni Teatro, Muze, Galeri dhe shumë klube nate. Edhe pse Frankfurt ka aktualisht më pak banorë se Mynih apo Berlini, përsëri është qyteti më kozmopolitan në Gjermani. Gjatë verës do të keni mundësinë të shijoni gjallërinë e vërtetë të këtij qyteti. Gjatë “Paradës Kulturore”, grupe me prejardhje të ndryshme etnike, mbushin rrugët e qytetit me kostume tradicionale dhe muzikë vendase.

Përmbledhja e programit Mosha: 14+ Sezoni: 26.06. - 06.08 Kohëzgjatja: Nga 2 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: 1,500 € / 2 javë nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti – në destinacion) (

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 15 korrik

Akomodimi Studentët do të akomodohen në rezidenca studentore ose hotele të dedikuara për të rinjtë gjatë periudhës verore, të vlerësuara dhe kontrolluara nga autoritetet përkatëse gjermane.

Programi dhe Aktivitetet Programi Programi i gjuhës përbëhet nga 20 orë në javë të krijuar në klasa me numër të vogël pjesëmarrësish, grupuar sipas nivelit të gjuhës. Mësimi zhvlllohet me pedagogë vendas dhe me përvojë në mësimdhënie.

Aktivitete Në brendësi dhe përreth Frankfurtit ka shumë gjëra për t’u zbuluar. Gjatë turit në Mainz, zbulohet më tepër rreth historisë Romake dhe Johannes Gutenberg i cili shpiku makinën e parë të shtypit në shekullin e ’15. Në kazinonë Wiesbaden, do të shihni se ku perandorët, fisnikët dhe figurat e famshme si Fjodor Dostojewski, Richard Wagner dhe Elvis Presley provuan fatin duke rrezikur të gjithë pasurinë e tyre. Gjatë tureve në Frankfurt do të vizitoni vendlindjen e Johann Wolfgang von Goethe dhe në Muzeun Städel do të shihni portretin e këtij shkrimtari të famshëm.

Ekskursionet Megjithatë, Frankfurt ka më shumë për të ofruar përveç artit dhe kulturës. Si thoni të shijoni pamjen mahnitëse të Frankfurt nga lartësia? Guidat turistike do t’ju mundësojnë të ngjiteni në kullën më të lartë në Europë, “Commerzbank”. Nga atje do të mund të shijoni kopshet ekzotike me palma, Operan në Frankfurt, Muze dhe shumë atraksione të tjera. Nëse planet për fundjavën mungojnë, pse jo mos të shijoni një ditë udhëtim në Würzburg, në luginën Rhein ose Heidelberg! Një foto nën rrënojat e kështjellës romantike në sfond është një domosdoshmëri kur ju udhëtoni në Gjermani!

1.

10


KURSE VERORE NË GJERMANI Mynih Programi Qyteti i Bavarisë: tradicional, magjik dhe kosmpolitan. Përvecse konsiderohet si qyteti më i sigurtë në Mynich, është gjithashtu dhe qyteti më origjinal dhe “me këmbë në tokë”. Vendet turistike si Marienplatz, Studiot e Filmit Bavarez, museu i Pinokut, tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Nëpërmjet programit "EBLA Summer Courses", ju mund të shijoni këtë bukuri natyrore si dhe të mësoni gjermanisht njëkohësisht.

Akomodimi Studentët do të akomodohen në një hotel studentor pranë Deutche Museum në qendër të qytetit. Ndërtesa përfshin ambjente të ndryshme sportive dhe rekreative.

Përmbledhja e programit Mosha: 15+ Sezoni: 03.07 - 23.07 | 03.07 - 13.08. Kohëzgjatja: Nga 3 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: 2,370 € / 3 javë

nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti – në destinacion) (

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 10 korrik

Programi dhe Aktivitetet Programi Programi i gjuhës përbëhet nga 30 orë intensive në javë të krijuar në klasa me numër të vogël pjesëmarrësish 8-10 persona, grupuar sipas nivelit të gjuhës. Mësimi zhvlllohet me pedagogë vendas dhe me shumë përvojë në mësimdhënien e gjuhës gjermane.

Aktivitete Në vijim të programeve mjaft të ngjeshura sportive, organizohen dhe grupe të ndryshme për koncerte, muzeume, shfaqje kulturore, filma dhe aktivitete të tjera argëtuese. Eksursione të ndryshme si psh Augsburg, Regensburg, Salzburg, Neuschwanstein Castle, etj

Ekskursionet Gjatë qëndrimit tuaj atje, do të keni mundësinë të shijoni pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore si: Festa e Mirëseardhjes; Guida në qytetin e Mynih; Vizita në Muze dhe Kopshte Zoologjike; Vizita në Kështjellën "Neuschwanstein Castle"; Mbrëmja e Filmave; Udhetime në Augsburg, Regensburg, Salzburg etj.

1.

11


KURSE VERORE NË AUSTRI Vienë Programi Viena ofron një ansambël unik pasurie kulturore dhe modernizmi. Ndërtesat e mrekullueshme perandorake (Belvedere, St. Stephen’s Cathedral) si dhe shija tradicionale muzikore, bashkohen natyrshëm me arkitekturën moderne bashkëkohore. Me një kalendar të ngjeshur kulturor si dhe mundësi të pafund vizitash, Viena meriton të ketë vëmendjen tuaj. Festivalet dhe eventet e veçanta të verës, si kinemaja e hapur mund të koordinohen lehtësisht me vizitat artistike në teatrot e famshme apo performancat operistike. Mbetet në dorën tuaj të shijoni këtë bukuri vieneze!

Akomodimi

Përmbledhja e programit Mosha: 14 + Sezoni: 26.06. - 06.08. Kohëzgjatja: nga 2 jave + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Rezidenca studentore Cmimi: 1,550 € / 2 javë

nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti – në destinacion) (

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 15 korrik

Studentët do të akomodohen në rezidenca studentore ose hotele të dedikuara për të rinjtë gjatë periudhës verore, të vlerësuara dhe kontrolluara nga autoritetet përkatëse gjermane.

Programi dhe Aktivitetet Programi Programi i gjuhës përbëhet nga 20 orë në javë të krijuar në klasa me numër të vogël pjesëmarrësish, grupuar sipas nivelit të gjuhës. Mësimi zhvlllohet me pedagogë vendas dhe me përvojë në mësimdhënie.

Aktivitete Gjatë qëndrimit në Vienë, studentët do të kenë mundësi të eksplorojnë dhe zbulojnë diçka më tepër rreth natyrës antike por edhe moderne të saj. Për këtë arsye 5 orë në javë i dedikohen vetëm aktiviteteve jashtëshkollore.

Ekskursionet Shembuj të mundshëm aktivitetesh: Ture në brendësi të Vienës Vizita në zona historike, muzikore dhe arkitekturore të Vienës Kurs Valsi në Vienë Kurse gatimi Karaoke Vizitë në “Heurigen” Aktivitete të ndryshme sportive

1.

12


KURSE VERORE NË SPANJË Seville Programi Gjatë qëndrimit në Seville, studentët do të mund të shijojnë artin, traditën dhe kulturën e vërtetë spanjolle. Seville është kryeqyteti i rajonit jugor Andaluzi në Spanjë dhe vatra e valles së famshme spanjolle, Flamenkos sidomos në lagjen Triana. Qyteti është i mirënjohur për zbukurimet komplekse të kështjellës Alcázar si dhe Plaza de Toros de la Real Maestranza ndërtuar gjatë shekullit të XVIII. Gjithashtu Katedralja e stilit gotik, është vendi i prehjes së Kristofor Kolombi.

Akomodimi Gjatë qëndrimit në Seville, do të qëndroni në familjet mikpritëse të zgjedhura me shumë kujdes, të cilat kanë një përvojë të gjatë në pritjen e studentëve ndërkombëtarë. Akomodimi është në dhoma dyshe ose teke sipas mundësive.

Përmbledhja e programit Mosha: 13+ Sezoni: 13.06. - 27.06 | .04.07-29.07. Kohëzgjatja: Nga 1 javë + Niveli i gjuhës: A1-C1 Akomodimi: Në familje Cmimi: 570 € / javë

nuk përfshihen transporti ajror dhe transferta nga aeroporti – në destinacion) (

Rregjistrimi te EBLA: 10 prill – 10 korrik

Programi dhe Aktivitetet Programi E ardhmja i përket studentëve bilingual! Dhe si e tillë, qendra jonë partnere në Spanjë, i kushton rëndësi të veçantë mësimdhënies. Orari dhe programi i kursit përcaktohet nga shkolla e cila ofron mësimdhënie nga niveli fillestar deri tek i avancuari. Kursi përmban 20 orë mësimore në javë të zhvilluara nga e hëna në të premte. Grupet janë të vogla dhe të formuara nga studentë ndërkombëtar të grupmoshave të ndryshme.

Aktivitete Gjatë kohës së qëndrimit me familjen mikpritëse, studentët do të kenë mundësinë të njohin më mirë kulturën spanjolle brenda dhe jashtë orëve mësimore. Programi i argëtimit është mjaft dinamik.

Ekskursionet Pothuajse çdo mbasdite, studentët do të kenë mundësinë të shijojnë aktivitete kulturore, sportive, lojra në grup si dhe ekskursione ditore. Eksplorimi i Seville dhe thellimi i gjuhës spanjolle janë 2 qëllimet më të rëndësishme të kësaj vere! Shembuj të mundshëm aktivitetesh: Vizita turistike brenda Seville; Ekskursione në fundjavë në Andalucía; Eksplorime në plazhet e Spanjës; Ture në Guadalquivir; Vizita në Katedralen e 3 më të madhe në botë; Vizita në lagjen më popullore në Seville, Triana.

1.

13


SHUMË DESTINACIONE | SHUMË KURSE GJATË GJITHË VITIT GRUPMOSHAT – 16 VJEC – 50 VJEC + Programi Educational Business Links Albania në bashkëpunim me institucionet që ajo përfaqëson u mundëson studentëve shqiptarë mësimin e gjuhëve angleze, gjermane, franceze spanjolle në qendra të specializuara dhe me çmime shumë të mira, në vendet si Irlandë, Britani e Madhe, Kanada, SHBA, Austri, Francë, Spanjë dhe Gjermani. Këto programe janë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar çdo periudhë si dhe përforcuar njohuritë gjuhësore teksa studentët shijojnë një eksperiencë të shkëlqyer personale dhe kulturore. Studentët do të ndërveprojnë me studentë të nacionaliteteve të ndryshme dhe grupmoshave të përafërta duke bërë miq nga e gjithë bota dhe duke qenë më të hapur ndaj kulturave të ndryshme.

Programi dhe Aktivitetet Programi Programet bazohen në nivelin akademik të studentit. Llojet e ndryshme të kurseve, shpjegohen më poshtë: Kurse të përgjithshme Kurse Intensive Kurset e Ndërthurura Kurse për përgatitjen e Provimeve (Cambridge / IELTS / TOEFL (Anglisht) DELF / DALF (Frëngjisht), GfdS / Zertificat Goethe (Gjermanisht) Trajnim për mësimdhënie Kurse Profesionale Kurse për të gjithë familjen Kurse për të rritur 50 vjeç +:

Ekskursionet Shkollat mundësojnë pjesëmarrjen në veprimtari të ndryshme sociale, aktivitete kulturore, turistike apo sportive: guida turistike nëpër qytet, ekskursione në vendndodhje të afërta, pjesëmarrje në klube sportive, dreka të organizuara, filma etj. Pjesëmarrja në këto aktivitete, lehtëson integrimin në gjuhën e re si dhe i jep mundësinë pjesëmarrësve të njohin miq nga e gjithë bota. Detaje dhe rregjistrimi: Për informacione të detajuara, paraqituni në cdo kohë pranë Educational Business Links Albania, kontaktoni në info@blink-al.com ose regjistroni të dhënat tuaja Këtu. (Versioni Online)

Educational Business Links Albania Rr.Kavajës, Nr.3, P.O.BOX 8327 ✉ marketing@blink-al.com ☎+355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎+355 4 2244 217

1.

14


E.B.L.A

Studime jashtë vendit & Kurse Gjuhësh

Mëso dhe eksploro gjatë verës!

Kontakte

Na gjeni në Rrjetet Sociale

Educational Business Links Rr.Kavajës, pranë Poliklinikës Nr.9 Nr. 3, P.O.BOX 8327 ☎+ 355 67 20 60 948 / +355 67 20 22 952 ☎+355 4 2244 217 ✉ marketing@blink-al.com

Për t'u kontaktuar nga ne, klikoni KËTU! (Versioni Online)

ebla_albania StudyAbroadEBLA EBLA.KurseGjuhe Educational Business Links

Studime jashtë vendit & Kurse Gjuhësh

Akreditime Educational Business Links

15


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Ebla Summer Courses Brochure by Educational Business Links Albania - Issuu