Klasifikimi Global i Shteteve sipas Fuqisë Industriale Përzgjedhja e vendit dhe degës së studimit është faza më e vështirë për çdo student dhe prind, pasi aty nis edhe investimi më i rëndësishëm i jetës. Ndaj njohja me tendencat e industrive apo ekonomive të një vendi është faktor përcaktues për një investim të suksesshëm afatgjatë. Sot, trendet na udheheqin drejt industrisë së prodhimit e cila sjel rezultate mjaft interesante për ato ekonomi botërore në të cilat kjo industri dominon dhe pritet të ruajë avantazh të dukshëm edhe në vitet në vazhdim. Analizat janë shkëputur dhe shqipëruar nga një raporti "Klasifikimi Global i Konkurrencës në Industrinë Prodhuese/Përpunuese", publikuar në mars të vitit 2016 nga kompania globale e shërbimeve profesionale Deloitte.
Siç duket edhe prej tabelës së klasifikimit, Kina është shteti më konkurrues në fushën e prodhimit / industrisë. Për vitin 2016, Kina renditet e para në rang botëror dhe do të jetë në renditjet top edhe në vitet në vazhdim sipas ekspertëve të Deloitte. Më tej, specialistët shtojnë se SHBA-ja do të renditet në vend të parë deri në fund të dekadit në këtë listë, ndërsa Gjermania do t i mëshojë fort vendit të tretë.
Burimi:
Deloitte's 2016 Global Manufacturing Competitiveness Index
’
Tendenca dhe prirje
Ndërkohë që industria prodhuese/përpunuese aplikon tekonologji gjithmonë e më të avancuar, vende tradicionalisht epiqendër e fabrikave të prodhimit dhe që kanë investuar vazhdimisht në teknologjitë prodhuese/përpunuese si SHBA-ja, Gjermania,Japonia, Mbretëria e Bashkuar,ruajnë përsëri vendet e para dhe pritet të qëndrojnë në Top 10 deri në fund të dekadës. Inovacioni,talenti dhe ekosistemi kanë luajtur një rol kyç në fuqinë e tyre të përtërirë vijimisht. Nëse po konsideroni mundësinë e studimit në këto shtete, mund të qëndroni të qetë mbi edukimin cilësor që do të merrni dhe shanset e gjera për t'u punësuar në një prej ekonomive më të forta, jo vetëm të këtij dekadi, shprehet konsulente edukimi jashtë vendit Znj. Deliallisi.
Ngritja e 5-es së Fuqishme- The Mighty Five “
”
Pesë shtete të Azisë së Paqësorit si Malajzia, India, Tailanda, Indonesia dhe Vietnami (MITI-V) pritet të ngjisin shkallët e Top 15 shteteve në konkurrencën prodhuese në pesë vitet në vazhdim.Të mësipërmit mund të krijojnë një Kinë të Re . “
”
Kërkesat e punëdhënësve tuaj të ardhshëm
Studiuesit ekonomikë shpjegojnë se çelësi për të rritur konkurrencën prodhuese në vitet e ardhshme është impenjimi i mëtejshëm ndaj: Talentit Produktivitetit Teknologjisë së avancuar Analizave parashikuese Internet of Things (IoT) Materialeve të avancuara
Burimi:
Deloitte's 2016 Global Manufacturing Competitiveness Index
Faktorit i nënvizuar më tepër nga vetë drejtuesit e kompanive industriale është TALENTI. Talenti "kultivohet dhe lulëzon" siç duhet nëse studentët marrin një shkollim të cilësisë së lartë, marrin eksperienca paraprake punësimi përmes intershipeve të ndryshme dhe plotësojnë veten me njohuri shtesë si gjuhët e huaja apo mprehja e mëtejshme e atyre që quhen "soft skills", shprehet konsulente për studimet në UK, USA dhe Azi tek EBLA, znj. Deliallisi. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të informoheni mbi trendet, industritë dhe ekonominë e një vendi, përpara se të vendosni për të studiuar apo punuar vijon Znj. Deliallisi
Le të bëjmë bashkë dëshirat tuaja të studimit realitet! Le të bëjmë bashkë dëshirat tuaja të studimit realitet! Educational Business Links Albania Konsulent Edukimi Jashte Vendit Rr. Kavaja, Nr. 3, tek Ambulanca nr. 9 (21 dhjetori) | Tirana, Shqiperi | email: marketing@blink-al.com