Skip to main content

Hotel Brezovica Katalog

Page 1

AT 1,100 M

www.brezovicahotel.com


I ndodhur në pjesën më të bukur, në zemër të Brezovicës. Larg nga zhurma dhe nxitimi i qytetit, hoteli është i vendosur në një pjesë magjepsëse dhe të qetë të rrethuar nga malet e Sharrit pranë Lumit Lepenc. I ndërtuar me një arkitekturë të veçantë dhe magjepse, që të bën të ndjesh një qetësi shpirtërore, me një shërbim profesional që ruan standardet, e që në qendër të vëmendjes ka mysafirin. Hoteli posedon 72 dhoma të mobiluara në një stil luksoz modern duke kombinuar një ndërthurje të elegancës, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë, ku shumica prej dhomave ofrojnë pamje spektakolare mbi të gjithë perlën e Brezovicës. Në Brezovica Hotel mysafirët do të ndihen rehat dhe të plotësuar. Hoteli ofron Restaurantin Gjethja, Lounge barin Opera, Terasen Era, tre dhoma takimesh dhe banketesh, klubin e nates Magnet dhe qendren Aquarius Spa. Gjatë stinës së dimrit, mysafirët mund bëjnë skijim, ngjitje në male dhe aktivitete tjera dimërore. Nuk duhet munguar as gjatë stinës së verës, sepse aktivitetet e ndryshme si shëtitja në ajrin e pastër nëpër malet e Brezovicës, shëtitja përgjatë lumit Lepenc është kënaqësi që nuk duhet humbur gjatë vizitës në Brezovica Hote & Spa.


RESTAURANT GJETHJA

Restauranti Gjethja i ndriçuar natyrshëm përmes dritareve të mëdha dhe i pajisur me një tarracë komode, është i përshtatshëm për çdo rast, si takimet e drekës me familje, takimet me miq apo edhe takimet e punës. Përgjatë qëndrimit mund të vështroni një pamje mahnitëse të maleve të Sharrit duke e shijuar mëngjesin në stilin tavoline suedeze. Mobiljet komode e bëjnë restorantin Gjethja të jetë një ambient i përsosur për raste të ndryshme si takime dreke me familjen dhe miqtë, takime biznesi, fejesa dhe ceremoni dasmash. Çdo stinë e vitit është e shkëlqyer për të jetuar përvojën e një eventi të veçantë në Restauranti tonë Gjethja.

BREZOVICA HOTEL & SPA


Restoranti Gjethja është një pikë referimi. Për drekë dhe darkë, ne kemi krijuar një menu të pasur "A la carte" në të cilën do të gjeni specialitete nga kuzhina tradicionale dhe ndërkombëtare. Propozimet tona do të ju çojnë në një udhëtim kulinar, të rrethuar nga magjepsja e një pamje panoramike të natyrës. Shefat tanë të kuzhinës, me kujdes maksimal, përdorin gjithmonë vetëm produkte të freskëta dhe të shëndetshme për t'u siguruar që ato të plotësojnë çdo kërkesë tuajën, duke i kushtuar gjithmonë vëmendje çdo intolerance dhe alergjie. Përveç ushqimit të përkryer, në ambientin komod me interier modern, restoranti Gjethja është vendi i përsosur për të kaluar mbrëmjet nën tingujt e muzikës “live” duke shijuar koktejet tuaja të preferuara.

BREZOVICA HOTEL & SPA


OPERA LOUNGE BAR

BREZOVICA HOTEL & SPA

Opera Cafe Bar është vendi ideal për të shoqëruar kafen tuaj të mëngjesit dhe për të mbledhur energjinë e duhur për të nisur ditën apo edhe për të pushuar pas një dite të ngarkuar në Brezovicë. Pavarësisht nëse është një kafe mëngjesi, darkë apo koktej, trajtojeni veten me një moment të këndëshem në çdo kohë të ditës. Menuja e larmishme dhe e pasur ofron kafetë e dëshiruara, çajra bimorë, pije alkoolike dhe joalkoolike, kokteje të ndryshme, birra vendase dhe të importuara, snacks dhe ëmbëlsira të ndryshme. Shijoni një pushim të këndëshem, në çdo kohë të ditës! Barmenët tanë do të dinë t'i bëjnë këto momente të vogla të paharrueshme me një gotë shampanjë ose një koktej të shijshëm.


OPERA LOUNGEBAR

BREZOVICA HOTEL & SPA


MEETING & EVENTS KADARE Brezovica Hotel & SPA ka dy salla konferencash: “Kadare” dhe “Butrint”, si dhe një dhomë ngrënie private e cila mund të përdoret edhe si sallë konferencash – “VIP Room”.

Sallat e konferencave ofrojnë ambientin perfekt për takime private, takime biznesi, konferenca të ndryshme, evente speciale, ku garantojmë vëmendje dhe zell për çdo detaj.

BREZOVICA HOTEL & SPA


Të dy sallat janë të pajisura me teknologjinë më të fundit, me sistemin më të avancuar të ndriçimit dhe zërit. Pajisjet teknike të saj përfshijnë: projektor LCD; Ekran pa pagesë; Mikrofon pa tela ose me kabllo; Sistemi i zërit; lidhje Wi-Fi; Flip Chart /Marker; Tabela e bardhë/shënues i tabelës; Laser Pointer; Lektori. Dhomat tona të biznesit ju lejojnë të pushoni me pamjen e mrekullueshme të malit të Sharrit gjatë punës.

Salla e konferencave Kadare ka një kapacitet prej 130.53 metrash katrorë, me gjatësi 18.18 metra dhe gjerësi 7.18 metra dhe lartësi tavani 2.70 metra. Brendësia e saj përfshin një kombinim të qeramikës dhe drurit me dyshemenë me tapet. Kjo sallë konferencash mund të akomodojë deri në 50 persona në stilin e sallës së konferencave.

BREZOVICA HOTEL & SPA


BUTRINT BREZOVICA HOTEL & SPA

Salla e konferencave “Butrint” mund të organizohet sipas nevojave tuaja. Ka fleksibilitet të lartë për të ndryshuar paraqitjen e ndenjëseve në dhomën e mbledhjeve, formen e klasën, dhe stilin e teatrit. Me një kapacitet 113.30 metra katrorë, një gjatësi 15.52 metra dhe gjerësi 7.30 metra dhe lartësi tavani 2.70 metra, Butrinti është i gatshëm t'ju akomodojë në çdo stil që i përshtatet nevojave të organizatës suaj. Kjo sallë konferencash mund të strehojë deri në 38 persona në stilin e sallës së këshillit, 34 persona në formë U-je, 65 persona në stilin e teatrit dhe 48 persona në stilin e klasës.


VIP ROOM DHOMA VIP është një zonë dyfunksionale e cila mund të përdoret si dhomë ngrënieje private dhe sallë konferencash. Cilësia e dhomës private të ngrënies ju lejon të festoni suksesin e takimeve tuaja me ushqime të shijshme, kafe apo ndonjë pije freskuese.

Dhoma private e ngrënies është e pasur me një shumëllojshmëri menush ushqimesh dhe pijesh, me ambient të dekoruar sipas preferencave të klientëve. Salla VIP si hapësirë konferencash ka një kapacitet prej 51.09 metra katrorë, me gjatësi 7.34 metra, gjerësi 6.96 metra me tavan të lartë 2.70 metra dhe qasje në ballkon me pamje nga malet e Sharrit dhe pellgu të lumit Lepenc. Dhoma VIP mund të strehojë deri në 12 persona në stilin e sallës së konferencave dhe 16 persona në një stil në formë U. BREZOVICA HOTEL & SPA


MAGNET NIGHT CLUB

BREZOVICA HOTEL & SPA

Klubi i nates Magnet është një vend në vete! Jo shumë hotele mund të ju ofrojnë një klub privat, argëtues të caktuar për përdorimin tuaj. Ne mundemi! Duke u ofruar miqve tanë një përvojë të jashtëzakonshme pas një dite të gjatë skijimi ose ecjeje me muzikë dhe lojëra tërheqëse si tavolina e bilardos, tabela me shigjetë, ping-pong, dhe përzgjedhje të larmishme pijesh, kokteje tërheqëse të shoqëruara me snack.


DHOMAT STANDARD | JUNIOR | DELUXE SUITE | FAMILY SUITE PREMIUM SUITE | PRESIDENTIAL SUITE


DHOMA STANDARD

BREZOVICA HOTEL & SPA

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI


JUINOR SUITE

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI

BREZOVICA HOTEL & SPA


DELUXE SUITE

BREZOVICA HOTEL & SPA

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI


BREZOVICA HOTEL & SPA

BREZOVICA HOTEL & SPA


FAMILY SUITE

BREZOVICA HOTEL & SPA

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI


BREZOVICA HOTEL & SPA


PREMIUM SUITE

BREZOVICA HOTEL & SPA

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI


BREZOVICA HOTEL & SPA


PREMIUM SUITE

BREZOVICA HOTEL & SPA


BREZOVICA HOTEL & SPA


PRESIDENTIAL SUITE

BREZOVICA HOTEL & SPA

ME BALLKON DHE PAMJE NGA MALI PËRFSHIRË: MËNGJESI | PISHINA | JACUZZI | SAUNA FITNESI | PARKINGU | WI-FI


AQUARIUS SPA CENTER

Qendra Aquarius Spa ju ofron një ndjesi unike, duke ofruar tendencat më të fundit të relaksit. Qendra SPA me sipërfaqe 791.5 m² konsiderohet si një nga më të mirat në Brezovicë. Mysafirët mund të shijojnë pishinën e brendshme dhe të jashtme, saunës finlandeze, dhomën me avull, xhakuzin e jashtem dhe te brendshëm, palestrën moderne, trajtime masazhi si dhe orët e vona në klubin Magnet. Ne e dimë se sa e rëndësishme është një stërvitje e duhur për një trup të shëndetshëm, për këtë arsye, ne ju ofrojmë një palestër të pajisur mirë, në mënyrë që të mund të jeni plot energji dhe të relaksoheni. Si kulmim i rrugëtimit tuaj të mirëqenies, besojuni duarve eksperte të profesionistëve të qendrës Aquarius SPA për një trajtim të plotë bukurie ose një masazh relaksues. I rrethuar nga malet, ju mund të pini një pije buzë pishinës dhe më pas të zhyteni në ujin e nxehtë, duke qëndruar atje me një pamje mbresëlëndëse

BREZOVICA HOTEL & SPA


BREZOVICA HOTEL & SPA


FITNESS CENTER

BREZOVICA HOTEL & SPA

Zona e fitnesit me natyrën përballë është me të vërtetë mbresëlënëse, një vend ideal për të gjithë mysafirët që dëshirojnë të nisin një ditë me sport dhe ushtrimet e duhura.


BREZOVICA HOTEL & SPA


+383 (0) 49 30 10 30 +383 (0) 45 60 70 70 www.brezovicahotel.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Hotel Brezovica Katalog by Edison Krasniqi - Issuu