Skip to main content

Programi i PD

Page 1

PAKETA E DHEMBSHURISË Shtylla e parë e programit të Shqipërisë Madhështore është Paketa e Dhembshurisë, ose Paketa e Zhdukjes së Varfërisë së Skajshme. Mahatma Gandi thoshte: “Madhështia e një kombi provohet me mbështetjen që ai tregon për anëtarët e tij në nevojë.” Sot, për shkak të bllokimit për 12 vite të rritjes reale të rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, si dhe për shkak të rritjes mbi dy herë të çmimeve të ushqimeve bazë, ilaçeve dhe mallrave të tjera, si edhe shkatërrimit të dhjetëra mijëra vendeve të punës, varfëria ekstreme dhe mjerimi janë rritur 3.4 herë. Sot, 41% e shqiptarëve kërcënohen nga varfëria, ndërsa 18% e tyre, sipas UNICEF-it, nuk u sigurojnë dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre. Pensionet dhe rrogat minimale, nga më të lartat që ishin në vitin 2013, sot janë 2-3 herë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve janë mbi dyfishuar. Sirenat e skamjes bien nga të katër anët e vendit: qytetarë që numërojnë kafshatat, që nuk ushqejnë dot fëmijët me tre vakte, që nuk mund të blejnë ilaçet për sëmundjet e tyre. Nga varfëria dhe papunësia, nga viti 2014 deri në vitin 2024, sipas Eurostat, vetëm në hapësirën Shengen janë larguar 1,099,000 shqiptarë. Për të gjitha këto, Partia Demokratike ka shpallur Paketën e Dhembshurisë si Paketën e Emergjencës, e cila do të zbatohet në 100 ditët e para të qeverisjes. Kjo paketë, e bazuar në kthimin e parave të taksave te qytetarët në rroga, pensione dhe minimumin jetik, do të zhdukë varfërinë e skajshme dhe do ta bëjë Shqipërinë të jetueshme.

Shqip…ria Madh…shtore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Programi i PD by Eden Kollçinaku - Issuu