Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager në programin dldp
1 Dldp promovon Katalogun e Grave Këshilltare - Qarku Shkodër
2 Modele pozitive në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor
2 Dëgjesë publike mbi PPV dhe PBA në bashkinë Mat
3 “Arti i të folurit në publik”
- Trajnim me Rrjetin e Grave në Politikë
3 “Arti i të folurit në publik” -Trajnimi i dytë me Rrjetin e Grave në Politikë nga Qarqet Dibër, Kukës dhe Lezhë
4 Fushatë informuese mbi “Transparencën e buxhetit” - projekti më i ri në Bashkinë Shkodër
4 dldp vazhdon programin e trajnimeve kombëtare për qeverisjen vendore
EDICIONI X-të PRILL-QERSHOR 2017
Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager në programin dldp Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager ishte në Shqipëri dhe ndër të tjera u njoh më nga afër edhe me projektet e financuar nga programi zbatues zviceran dldp. Gjatë vizitës treditore të delegacionit zviceran kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zv i c e ra n e p ë r Z hv i l l i m d h e Bashkëpunim (SDC), z. Manuel Sager, delegacioni u njoh nga afër me programin zbatues zviceran dldp përmes dy projekteve të financuar në Bashkinë Mat dhe Bashkinë Durrës.
Në ditën e parë të vizitës, më 25 prill, delegacioni u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Mat, z. Nezir Rizvani, i cili falenderoi mbështetjen zvicerane e cila bëri të mundur realizimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për bashkinë Mat, hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor dhe ngritjen e Zyrës me Një N d a l e s ë , p ro j e kte këto të mbështetura nga programi zviceran dldp. Të mërkurën pasdite, më 26 prill, delegacioni u takua me Kryetarin e Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako ku u inaugurua një ura e rinovuar e cila
lidh fshatrat Jubë dhe Rrushkull. Një rrugë hyrëse prej 500 metrash u shtrua midis qendrës Rushkull dhe urës. “Zvicra ka qenë një partner i besueshëm për Shqipërinë veçanërisht në qeverisjen vendore e cila është edhe më pranë njerëzve. Ura simbolizon miqësinë dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Zvicrës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager.
Dldp promovon Katalogun e Grave Këshilltare - Qarku Shkodër Programi zviceran dldp ka mbështetur prej vitit 2011 Rrjetin e Grave në Politikë, i themeluar fillimisht me gratë këshilltare të Qarkut Shkodër dhe Lezhë, për t'u zgjeruar në vitin 2014 me gratë këshilltare të Qarkut Kukës, Dibër dhe Durrës dhe sot numëron mbi 468 anëtare të rrjetit. Rrjeti duke qenë një grupim jozyrtar i grave që janë pjesë të strukturave partiake dhe përfaqësuese të tyre në trupa vendimmarrës në këshillat bashkiak, bashkon pa dallime politike gra që synim kryesor kanë shërbimin në të mirë të komunitetit duke u bërë promotore të ndryshimeve vendore dhe kombëtare në çështje me ndjeshmëri sociale e gjinore. Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që dldp jep prej vitesh përmes aktiviteteve të ndryshme të Rrjetit të Grave në Politikë, më 12 Maj 2017, në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Shkodër u promovua edhe “Katalogu - Profilet e Grave Këshilltare të Këshillave Bashkiakë – Qarku Shkodër”, që përfshin gratë
këshilltare në zgjedhura për të ushtruar mandatin e tyre gjatë zgjedhjeve vendore 20152019. Në këtë aktivitet ishin ftuar edhe gratë këshilltare të Këshillit Bashkiak të Qarku Durrës, por edhe gra që kanë dhënë kontribut në rritjen e rolit të grave në nivel vendor, si Klodiana Spahiu, Voltana Ademi. Në promovim gratë këshilltare u përshëndetën edhe nga një Delegacion të parlamentarëve eurodeputet gjermanë të Unionit Kristiano Demokrat - CDU të cilët përgëzuan Rrjetin për rolin aktiv dhe pozitiv përmes modelit të krijuar prej vitesh. Menaxherja e programit dldp, Valbona Karakaçi gjatë fjalës së hapjes vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe vullnetin pozitiv që kanë gratë këshilltare për të ofruar ndihmën e tyre në çështje me ndjeshmëri sociale. Parlamentarja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë që ka përvoja e krijuar në këshillat vendorë për gratë që kandidojnë në zgjedhjet
parlamentare në përçimin e problemeve dhe të kuptuarit gjithëpërfshirës të aspekteve gjinore në nivel vendor dhe kombëtar. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, nënvizoi sukseset e arritura nga gratë këshilltare të Këshillit Bashkiak Shkodër për t'u ardhur në ndihmë shtresave në n e vo j ë e ve ça n ë r i s ht g rave kryefamiljare përmes lehtësimeve të konsideruara edhe në paketën fiskale të buxhetit të bashkisë. Katalogu i Grave Këshilltare synon promovimin e profileve të këtyre grave vullneti dhe ambicia e të cilave lidhet ngushtë me respektimin e votbesimit nga komuniteti ku jetojnë dhe për të cilin punojnë.