SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 16 Prill 2011
Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt. 33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.
EDITORIAL
Për një qëndrim të ri ndaj qeverisjes së qytetarëve
S
iç dihet më 8 maj zhvillohen zgjedhjet për qever isjen e pushtetit vendor. Padyshim që këto zgjedhje janë një evenimet i rëndësishëm për qeverisjen vendore, që do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm në jetën social-ekonomike të vendit. Ato përbëjnë një ballafaqim të hapur mes zgjedhësve e të zgjedhurve, ballafaqim mes arritjeve e mosarritjeve, për mbajtje premtimesh. Zgjedhjet lokale janë sfida për prurje të elementëve të rinj me vizion të ri qeverisës, për eksperineca më të mira, për të kapur standatet e dëshiruara në qeverisje, janë jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve, jetike e vendimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ëndrrën më të madhe shekullore të shqiptarëve. Padyshim që qeverisja vendore, që përbën themelin e qeverisjes së një vendi, do të dijë që të hedhë hapa përpara, për të vendosur themele edhe më të forta e të qëndrueshme. Ajo që kërkohet nga njësitë e qeverisjes vendore sot, është që, shumëçka që varet prej tyre, këto zgjedhje të jënë të lira, demokratike, të ndershme, të pranueshme për t’i treguar botës një imazh të ri të vërtetë të një shoqërie vërtet demokratike. Janë të shumta sfidat e detyrat që kanë përpara organet e qeverisjes vendore për organizimin e përballimin me sukses të fushatës zgjedhore. Duke qenë jetike e vendimtare për komunitetin ShKSh shpreh bindjen e plotë se në këto zgjedhje do të tregohet pjekuri maksimale, lartësi e duhur në organizimin e tyre, gjatë gjithë procesit zgjedhor, që zgjedhjet të jenë jo nga më të mirat, por vërtet më të mirat. Shoqata jone shpreh bindjen se anëtarët e saj do të bëhen barrikadë kundër çdo lloj tentative sado të vogël për manipulim të zgjedhjeve. (Vijon në faqen 2)
PËRP ARËSITË VJET ORE TË VEPRIMT ARISË PËRPARËSITË VJETORE VEPRIMTARISË SË SHOQA TËS SË KOMUNA VE SHOQATËS KOMUNAVE Grupi i Punës për Planifikimin Strategjik në punën e tij u përqendrua dhe në identifikimin e disa prioriteteve vjetore për veprimtarinë e Shoqatës së Komunave. Këto përparësi do të miratohen nga Komiteti Drejtues në mbledhjen e rradhës. ARËSIA 1 PËRP PËRPARËSIA Konstituimi i organeve të reja të ShKSh. Në zbatim të Statutit, pas zgjedhjeve vendore ndërmerren një sërë aktivitetesh të parashikuara për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe zgjedhjes së Kryesisë së Shoqatës dhe Komitetit të ri Drejtues. Aktivitetet kryesore 1. 12 forume rajonale 2. Takim me kryetarët e rinj të zgjedhur 3. Asambleja e Përgjithshme PËRP ARËSIA 2 PËRPARËSIA Diskutime dhe Vendim-marrja për ndryshime në Statut; Nisur nga gjendja aktuale në të cilën ndodhet ShKSh është shtruar pyetja nëse ajo do të jetë një Shoqatë për apo e Komunave, pyetje e lidhur kryesisht me politikëne ndjekur deri tani nga Komiteti Drejtues për përfshirjen në aktivitete dhe të komunave që nuk kanë paguar kuotën e anëtarësisë. Aktivitetet kryesore 1. Diskutimi dhe votimi në Komitet Drejtues 2. Diskutime gjatë 12 forumeve rajonale 3. Votimi në Asamblenë e Përgjithshme PËRP ARËSIA 3 PËRPARËSIA Rritja e numrit të komunave paguese të kuotës së anëtarësisë; Qëndrueshmëria e ShKSh ka qenë dhe mbetet një prioritet në veprimtarinë e përditshme. Dhe pse mjaft progres është bërë vitet e fundit, objektivat e vendosura nuk janë arritur prandaj këto objektiva janë afruar më shumë me mundësitë dhe kushtet reale të ShKSh. (Vijon në faqen 2)
FAZA PËRMBYLLËSE NDIHMON SHKSH NËPËRMJET ZHVILLIMIT TË MJETEVE TË REJA NË MBËSHTETJE TË ANËTARËVE TË SAJ
PLANI I RI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT TË SHKSH -Faza PërmbyllëseMë 15 mars 2011, u zhvillua në mjediset e ShKSh në një Takim Grupin e Punës së Planifikimit Strategjik të ShKSh. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e Shoqatës së Komunave dhe të Grupit të Punës në procesin e përgatitjes së Planit të Ri Strategjik 2011-2015 të ShKSh. Procesi i hartimit të planit strategjik përfshin disa aktivitete si: a. Ngritja e Grupit të Punës të përbërë nga Kryetarë, staf të Komunave dhe stafi ekzekutiv i Shoqatës. Ky grup pune është përgjegjës për hartimin e planit të ri dhe për monitorimin e planit në të ardhmen. b. Plotësimi i pyetësorëve nga anëtarësia për drejtimet kryesore të veprimtarisë së Shoqatës për 5 vitet e ardhshme. c. Analizimi i Planit të vjetër Strategjik, cfarë është arritur dhe cfarë mund të vlejë për të ardhmen. d. Organizimi i tre takimeve rajonale me kryetarë dhe staf për të diskutuar mbi prioritetet kryesore të ShKSh për 5 vitet e ardhshme. e. Mbledhje të Grupit të Punës për straukturën e Planit Strategjik dhe të Planit Vjetor dhe përgatitja e Drafit. Struktura e Planit Strategjik dhe atij Vjetor është e thjeshtë dhe lehtësisht e menaxhueshme nga Shoqata. Arsyeja e përgjithshme e Fazës Përmbyllëse është për të forcuar më tej ShKSH-në në mënyrë që të mund të bëhet e vetëqëndrueshme dhe për ta ndihmuar atë në zbatimin e strategjive të saj bazë. Për më tepër, pasi procesi i integrimit të Shqipërisë në BE prezanton një seri sfidash e mundësish për ShKSh dhe anëtarët e saj. Faza Përmbyllëse ndihmon ShKSh-në për t’u përgatitur për integrimin në BE nëpërmjet zhvillimit të mjeteve/shërbimeve të reja në mbështetje të anëtarëve të ShKSh-së. Kontributi i Grupit të Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së duhet të konsiderohet si një kontribut afatgjatë, duke marrë parasysh edhe procesin e rishikimit vjetor të prioriteteve të ShKSh. Megjithatë, në lidhje me qëllimin kryesor të Grupit të Punës, përgatitjen e Planit të ri Strategjik, pjesa më e madhe e punës pritet të kryhet gjatë një periudhe prej 3 muajsh, nga shkurt-prill 2011. Ndërsa për rishikimin vjetor të prioriteteve të ShKSh-së, Grupi i Punës pritet të takohet të paktën një herë në vit. Grupi i Punës ka një sërë angazhimesh: në procesin e hartimit të Planit të ri Strategjik 2011-
2014 të ShKSh-s, në rishikimin e prioriteteve vjetore të ShKSh-së. Stafi ShKSh do të përgatisë raport-progresin vjetor të Planit Strategjik, që do të diskutohet me Grupin Punës në fund të vitit përkatës. Anëtarët do të ndjekin të gjitha mbledhjet e Grupit të Punës dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë proces, Anëtarët nga rajonet përkatëse, ku do të zhvillohen tre seminaret rajonale, do të kenë përgjegjësinë e organizimit të tyre. Ata do të japin mbështetje, sipas nevojës, për Komitetin Drejtues për çështjet e lidhura me Planin Strategjik të ShKSh-së. Të veprojnë si kampionë të bashkëpunimit ndërmjet ShKSh-ShBSh-ShQSh në rajonet përkatëse. Metodologjia e punës do të vendoset në bashkëpunim me ekspertin ndërkombëtar, por koncepti bazë i kësaj detyre është puna në ekip, kështu që do të vlerësohej angazhimi për këtë qasje nga anëtarët e Grupit të Punës. Duhet të jetë e qartë se anëtarët pritet të sjellin si kontribut një perspektivë strategjike që përfaqëson interesat e ShKSh-së, si një e tërë dhe jo interesat e komunave të tyre. Anëtarëtr do tëkenë këto profile: Kryetarë (niveli politik), të cilët do të jenë në gjendje që të angazhohen plotësisht në këtë proçes. Presupozohet që ata do të sjellin përvojën e komunave të tyre (dhe jo vetëm, do të jetë mirë në qoftë se ata mund të përfaqësojnë komunat fqinje apo rajonin). Stafi i komunës (nëpunës civilë), me gjasë ata që marrin pjesë në Forumet Profesionale apo Komisionet e Përhershme. Në këtë rast ata do të jenë në gjendje të sjellin në tryezë çështjet që lidhen me veprimtarinë e përditshme të komunës.Stafi Ekzekutiv i ShKSh-së që përveç kontributit të drejtpërdrejtë, ata do të kenë përgjegjësinë edhe për menaxhimin e procesit. Grupi i Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së do të punojë në bazë të një plani pune që do të përgatitet në bashkëpunim me Drejtorinë Ekzekutiv të ShKSh-së dhe ekspertin ndërkombëtar. Ai do të jetë subjekt i rishikimit, nëse është nevoja, për t’iu përshtatur nevojave të procesit përgjatë zbatimit të tij. Përveç Draftit të Planit Strategjik 2011-2014 të ShKSh-së, puna dhe kontributi i Grupit të Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së do të dokumentohet në raporte të përgatitura nga Zyra Ekzekutive e ShKSh-së. Grupi i Punës për Planin Strategjik të ShKSH-së do të takohet sipas kërkesës së planit të punës, kryesisht në mjediset e ShKSh-së, përveç rasteve kur vendoset ndryshe nga menaxhimi i projektit.