SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË
100
VJET
PAVARËSI
Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!
Nr. 21 Shkurt-Prill 2012
Adresa: Rr. “Skerdilad Llagami”, Ndërtesa 3, Apt. 8 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. e-mail.aac@abcom.al. webpage:www.aac-al.org.
SHKSH zhvilloi mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Zgjidhen dy nënkryetarët e rinj, miratohet Plani Strategjik i shoqatës
S
hoqata e Komunave të Shqipërisë mbajti në 23 Mars, mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues së kësaj organizate, në drejtimin e drejtuesit të saj, Fatbardh Plakut. Në këtë mbledhje në të cilën merrnin pjesë 27 anëtarë të Komitetit Drejtues u zgjodhën si nënkryetar të rinj të ShKSh-së me votim të hapur, Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt dhe Fran Frrokaj, kryetar i Komunës Shënkoll. Procesi i zgjedhjes së dy nënkryetarëve të rinj u krye nën një frymë bashkëpunuese dhe dy përzgjedhjet u miratuan në përputhje me filozofinë e SHKSH, për të pasur në drejtimin e saj përfaqësues nga dy koalicionet e mëdha në politikën shqiptare. Në mbledhjen e mbajtur u miratua dhe Plani Strategjik i ShKSh për periudhën 20122016, plan i cili parashikon drejtimet kryesore strategjike të veprimtarisë së Shoqatës së
KRYEMINISTRI Komunave për një periudhë katër vjeçare. Një tjetër dokument i rëndësishëm që u miratua nga anëtarët e këtij Komiteti ishte dhe Plani Vjetor i Veprimit për vitin 2012 i Projektit Faza përmbyllëse e “Zhvillimit të ShKSh”, financuar nga Sida dhe zbatuar nga SKL Internacional. Takimi shërbeu edhe për konsolidimin e grupeve rajonale të ngritura nga shoqata në kuadër të qëndrueshmërisë financiare të saj dhe pagesës së kuotave të anëtarësisë nga Kryetarët e komunave, sipas listës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të SHKSH-së. Takimi shërbeu dhe për
diskutime të lira në kuadër të rritjes së komunikimit të komunave mes njëra tjetrës dhe të solidarizimit mes tyre. Bashkëpunimi u konsiderua i rëndësishëm në kuadër të sfidave të reja me të cilat po përballen sot Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe forcimit të aspektit lobues të shoqatës. Në takim u propozua që nismat për rritjen e bashkëpunimit të nisin që nga zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta sportive, deri në formimin e grupeve aktive lobuese në institucioneve të ndryshme në vend, si Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministrinë, ministritë etj. Mbledhja e parë
e KD-së erdhi dy muaj pasi ShKSh organizoi Asamblenë e saj të Përgjithshme, ku zgjodhi kryetarin e ri të shoqatës dhe rifreskoi dokumentet bazë të punës në ndihmë të rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të njësive vendore në vend. Pas mbledhjes së parë të komitetit, stafi i SHKSH-së ka nisur punën nëpër rajone, për të vendosur dhe axhendën e ardhshme të këtij forumi, e cila pritet të mbahet në muajin qershor. Takimet do të zhvillohen dy në Jug të vendit dhe dy në Veri, deri në 20 ditë para mbledhjes së ardhshme të KD-së. (Vijon në faqen 3)
“Bashkëpunimi kusht për rritjen e qeverisë vendore” Kryetari i ShKSh-së, Fatbardh Plaku ngriti çështjen e menaxhimit të burimeve njerëzore në komuna
onferenca me titull "Qeveri vendore e fortë dhe efektive përmes rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë" mblodhi në muajin Mars, përfaqësuesit e qeverisë qendrore, asaj vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar në lidhje me rritjen e efikasitet të qeverisjes lokale në Shqipëri. Organizatorët e kësaj konference, Bashkëpunimi Zviceran dhe Këshilli i Evropës kishin si qëllim mbledhjen e mendimeve nga të gjitha gru-
Drejtuesit e ShKSh-së marrin pjesë në Asamblenë e shtatë të NALAS-it
FAQE 2
Bashkëpunimi Zvicerian dhe Këshilli i Europës:
K
RRJETI I SHOQATAVE
pet e interesit për të diskutuar në lidhje me mënyrat e forcimit të rolit të pushtetit vendor në Shqipëri. Kryeministri i vendit, Sali Berisha i pranishëm në këtë konferencë theksoi se vendorët duhet të ishin më kujdesshëm në miradministrimin e territorit të tyre dhe po kështu të merrnin masa konkrete për pastrimin e tij. "Ju duhet të jeni gardianët kryesorë të mjedisit dhe territorit tuaj. Ju duhet të angazhoheni sa më shumë në pastrimin e territor-
eve që keni në administrim", tha Kryeministri Sali Berisha duke iu adresuar kryetarëve të bashkive dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore. Ai nxiti për një grumbullim më të mirë të taksave të biznesit të vogël në nivel vendor dhe u kërkoi përfaqësuesve të qeverisë vendore që të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës, për sa i përket praktikave dhe punës së kryer në kryeqytet. Nga ana e saj ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler deklaroi
se bashkëpunimi nëpërmjet komunave është një nga mjetet më të duhura dhe të njohura për të siguruar efektivitet dhe efiçiencë për administratën vendore. "Unë shpresoj që mësimet dhe përvojat të cilat do të ndahen sot do të jenë të dobishme për ata të cilët përditë udhëheqin qeverinë vendore dhe për ata roli I të cilëve është të ndajnë këtë njohuri dhe përvoja me të tjerët", theksoi ambasadorja zvicerane Enzel. (Vijon në faqen 2)
Vendorët, kujdes me mbetjet e gropave septike FAQE 2 VIZITA
Ministri maqedonas i Vetëqeverisjes viziton landfill-in e Bushatit
FAQE 3
NISMA
Pushteti qendror, ai vendor dhe organizatat, të bashkuara për mbrojtjen e mjedisit
FAQE 4
NATYRA
15 Parqet kombëtare të Shqipërisë FAQE 4