2 minute read

Mesazh shpirtëror për kohën e pandemisë (Klajdi Dervishi

Në këto ditë vendi ynë, dhe jo vetëm, por e gjithë bota ndodhet përpara një armiku të rrezikshëm. Të mbyllur brenda katër mureve, të detyruar për shkak të Covid-19, po kalojmë ditët tona të karantinës duke mos shpresuar se diçka e mirë do të ndodhë në fund. Besimi se diçka do ta zhdukë këtë virus, nuk gjendet në zemrat tona. E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë është që t’i kthejmë zemrat tona drejt Perëndisë, i cili kurrë nuk e braktis krijesën e Tij. Shën Athanasi i Madh thotë: “Perëndia u bë njeri, që njeriu të bëhet perëndi sipas Hirit”. Dashuria e madhe që Zoti ka për krijesën e Tij kalon çdo mendje njerëzore. Nga ne kërkon që të jemi vigjilent dhe kërkues në çdo moment, që vullneti i Tij të bëhet mbi ne. Të mbështesim shpresat dhe besimin tonë te Perëndia. “Kini besim në Perëndinë.” (Mk. 4:40).

Frika ka pushtuar mendjen dhe zemrën tonë. Vetë Zoti, Perëndia ynë na porosit që të mos kemi frikë, por vetëm besim. “Çfarëdo që të kërkoni me besim përmes lutjes, do ta merrni.” (Mt. 21:22). Duke qëndruar në shtëpi dhe duke pasur kohë të mjaftueshme, të përpiqemi sadopak t’i drejtojmë një lutje Perëndisë sonë me sinqeritet të plotë, besim dhe shpresë që të marrë fund kjo situatë e pazakontë dhe përsëri të lulëzojë në zemrat tona një e ardhme e cila të jetë premtuese.

Advertisement

Krishti është Ngjallur. Çfarë na bën që të kemi frikë dhe mosbesim?! “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh”. Që Perëndia të jetë me ne, në mënyrë që mos të kemi frikë, duhet që ne ta ndjekim Atë nga pas duke shpresuar dhe besuar me shpirt

Mesazh shpirtëror “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” (Jn. 16:33)

dhe zemër të pastër se Ai do t’i vendosë gjërat në vendin e duhur. Ftesa e Perëndisë na është bërë që në momentin e lindjes nga prindërit tanë, dhe Ai pret me padurim që ne ta ma-rrim atë ftesë dhe të bëhemi bij të Tij. Në këto momente paskale që ndodhemi, të ngjallim veten tonë dhe të çlirohemi nga gjërat që na pengojnë të jemi sa më pranë Perëndisë.

Pandemia, në këtë moment, na ka ndaluar që të marrim Krishtin brenda nesh nëpërmjet Kungatës së Shenjtë, por kjo nuk do të thotë se Ai nuk është pranë nesh. Në qoftë se në zemrat tona ekziston dëshira e mirë dhe Fjala e Perëndisë, ne e kemi marrë shpërblimin e caktuar nga vetë Ai në forma të ndryshme. Të falënderojmë Perëndinë në çdo moment që bën të mundur shijimin e të mirave që ai na ka dhuruar dhe të mos bëhemi si nëntë të lebrozurit të cilët morën shërim nga Zoti dhe ikën duke mos e falënderuar. Të imitojmë lebrozin që u shërua dhe nuk veproi si shokët e tij, por hyri në gëzimin e Krishtit (Lk 17:12-19).

Me besim, shpresë dhe dashuri le të ecim në rrugën e Perëndisë, që të bëhemi trashëgimtarë të Mbretërisë së Tij. “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” (Jn. 16:33).

Krishti u Ngjall - Vërtet u Ngjall!

Përgatiti: Klajdi Dervishi Student i vitit II

This article is from: