
1 minute read
Reportazh - U festua e kremtja e shën Vlashit (Jorgo Belul
ReportazhU festua e kremtja e shën Vlashit Fjala

Advertisement
Në mënyrë panigjirike dhe plot gëzim u festua e kremtja e Hierodëshmorit të Madh, Vlash, episkopit të Sebastës, emrin e të cilit mban edhe Manastiri i rindërtuar në shek.XX, në një kodër pranë fshatit Shënavlash, afër Durrësit.
Panairi nisi në mbrëmjen e ditës paraardhëse me Mbrëmësoren e Madhe dhe Bekimin e Pesë Bukëve drejtuar nga Mitropoliti Nikolla dhe klerikë të shumtë të ardhur nga mitropoli të ndryshme. Shërbesa nisi rreth orës 18:00 që me kohën judaike përkon me nisjen e ditës së re, pra të dt.11 në të cilën nderohet kujtimi i shenjtorit. Në vazhdën historike të nderimit të këtij shenjti është bërë traditë që çdo vit të kryhet një Agripni e vogël, ku pas Mbrëmësores pasojnë shërbesat e Paraklisit, Pasdarkës dhe Himnit Akathist. Në mëngjesin e ditës tjetër, në orën 7:30 u krye shërbesa e Mëngjesores dhe pas saj Liturgjia Hyjnore nën drejtimin e Mitropolitit Nikolla. Besimtarët si çdo vit nuk munguan, dhe morën pjesë në shërbesa për t’iu lutur shenjtorit dhe për të marrë ndërmjetimet e tij; ku ndër ta kishte të rinj, studentë, nxënës dhe studentët e Departamentit të Theologjisë. Besimtarët u kunguan me Trupin dhe Gjakun e Krishtit.
Nderimi që Kisha u bën shenjtorëve të saj, nuk lidhet vetëm me respektin dhe shenjtërinë që ata kanë, por edhe me imitimin; sepse duke imituar Krishtin ata janë shembull i gjallë imitimi edhe për ne dhe na nxisin që edhe ne të jetojmë me Krishtin. Në këtë mënyrë ata bëhen “Perëndi sipas hirit”, dhe duke e shfaqur këtë hir me mrekullitë që ata bëjnë, me paprishje lipsanesh apo burim miroje.
Në fund të fundit të gjithë jemi thirrur që të bëhemi të shenjtë, të bëhemi bijtë e Perëndisë dhe lutemi që me ndërmjetimet e Hierodëshmorit Vlash, Perëndia të na denjësojë.
Predikimi në Liturgjinë Hyjnore u përgatit nga studenti i vitit II, Klajdi Dervishi, i cili foli rreth shenjtorit dhe rolit të tij ndërmjetësues për ata që i luten dhe e nderojnë.
