1 minute read

Shtojca 2

Next Article
G. Përkujtimore

G. Përkujtimore

Ekspertiza përkatëse hetimore dhe mjeko-ligjore mund të përfshijë aktorët e mëposhtëm ose disiplinat e specializuara:

Menaxheri i vdekjeve masive merr përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin operacional të varreve masive, duke përfshirë, por pa u kufizuar në respektimin e marrëveshjeve juridiksionale dhe Procedurave Standarte të Funksionimit; mirëmbajtjen e ndërlidhjes me komunitetin, shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien në vend; zbatimin e strukturave raportuese dhe strategjisë së komunikimit; dhe koordinimin e procesit të identifikimit dhe kthimit të mbetjeve njerëzore.

Hetuesit e vendit të krimit dhe/ose oficerët e

lartë të vendit të ngjarjes janë individë të trajnuar për identifikimin, dokumentimin, mbledhjen dhe ruajtjen e provave fizike për analiza të mëtejshme, ndërkohë që ruajnë një zinxhir komunikimi. Ekspertët e të dhënave dixhitale analizojnë dhe nxjerrin prova dhe të dhëna nga telefonat celularë, memoriet, kompjuterët ose mediat sociale. Antropologjia mjeko-ligjore ka të bëjë me gjetjen dhe ekzaminimin e mbetjeve njerëzore (duke përfshirë dekompozimin, skeletizimin, fragmentimin ose djegien) për t’iu përgjigjur pyetjeve mjekoligjore, duke përfshirë ato të identifikimit. Arkeologjia mjekoligjore nënkupton përdorimin e metodave të përdorura në studimin e mbetjeve dhe objekteve antike për qëllimet e ligjit, me qëllim regjistrimin, gërmimin, rikuperimin, rindërtimin dhe vlerësimin e një skene krimi.

Specialistët e balistikës mjeko-ligjore/armëve të

zjarrit dhe shenjave të mjeteve kryejnë ekzaminimet e shenjave të lëna në eksponate dhe krahasimin e tyre me mjetet/instrumentet/armët e mundshme shkaktare, duke çuar në konkluzione me vlerë mjeko-ligjore për plagët me armë zjarri dhe predha të marra prej tyre. Entomologjia mjeko-ligjore është studimi i insekteve në një mjedis mjeko-ligjor, më shpesh si pjesë e patologjisë mjeko-ligjore, si një tregues i kohës minimale që nga vdekja. Odontologjia mjeko-ligjore është studimi i stomatologjisë në lidhje me ligjin, veçanërisht në hetimin e vdekjes, veçanërisht për identifikimin e mbetjeve njerëzore. Mjekësia ligjore i referohet parimeve dhe praktikës së mjekësisë, siç zbatohen për nevojat e ligjit dhe gjykatave. Pathologu ligjor ose mjeku ligjor është specialist i certifikuar mjekësor, i cili është i autorizuar për kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore pas vdekjes. Toksikologjia mjeko-ligjore është shkenca e barnave dhe helmeve që aplikohet për nevojat e ligjit dhe gjykatave. Ekspertët e identifikimit njerëzor duke përfshirë gjenetistët, ekspertët e gjurmëve të gishtërinjve, biologët molekularë/ekspertët e ADN-së mjekoligjore ose dentistët mjeko-ligjorë.

(Burimi: përshtatur nga Protokolli i Minesotës, faqet 30 dhe 53) Secili prej këtyre profesioneve dhe/ose praktikantëve do të zbatohet sipas kodeve përkatëse të sjelljes. Titujt e tyre mund të ndryshojnë.

This article is from: