1 minute read

Njohuri për gjuhën Llojet e ndajfoljeve

Kujtojmë që ndajfoljet qëndrojnë pranë foljes dhe plotësojnë kuptimin e saj. Ndajfoljet i klasifikojmë duke u nisur nga pyetja që i drejtojmë foljes. Disa lloje ndajfoljesh janë:

Ndajfoljet e vendit, të cilat na tregojnë vendin e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e vendit është: Ku? Unë jam ulur përpara, kurse Drilona është ulur prapa. Ku jam ulur?

Advertisement

– Përpara.

Ku është ulur Drilona? – Prapa. Drilona është ulur prapa.

Ndajfoljet e kohës, të cilat na tregojnë kohën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e kohës është: Kur? Eni do të shkojë nesër në kinema.

Kur do të shkojë Eni në kinema?

– Nesër.

Ndajfoljet e mënyrës, të cilat na tregojnë mënyrën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e mënyrës është: Si? Drini ecte ngadalë.

Si ecte Drini? – Ngadalë.

1 Plotëso tabelën me ndajfolje sipas llojit. pastaj, gjithnjë, afër, drejt, mirë, vonë, lart, jashtë, gjallë, larg, pranë, qartë, keq, qetë, thjesht, kurrë, butësisht, shpejt, lehtë, ftohtë, brenda, shkurt, poshtë, ngushtë

Ndajfolje vendi Ndajfolje kohe Ndajfolje mënyre

2 Kthe mbiemrat e mëposhtëm në ndajfolje sipas modelit. i qartë – qartë i butë – i gjallë – i lirë – e gjatë – i ftohtë – i thellë – i ngushtë – i qetë – e mirë – i lartë – i gjerë – 3 Gjej ndajfoljet dhe zëvendësoji me të tjera, pa e prishur kuptimin e fjalive. Klorela po rritej shpejt në kabinën e saj, në kushtet shumë të mira që i ishin krijuar aty brenda. Një robot elektronik i telekomanduar nga inxhinier Nini merrej vazhdimisht vetëm me Klorelën, kryente pareshtur të gjitha shërbimet e nevojshme. E mbillte thellë, e plehëronte, e prashiste shpesh, e korrte, e thante.

B. Xhama, “Klorela”

4 Shkruaj ndajfoljet me kuptim të kundërt. ngushtë jashtë poshtë larg pranë qartë keq butë hidhur drejt kurrë përpara shpejt lehtë shkurt vonë rrallë lirë ftohtë thellë lart

5 Formo fjali në të cilat të përdorësh tri nga çiftet e ndajfoljeve të ushtrimit 4.

This article is from: