
1 minute read
Shkruajmë
from Gjuha shqipe 3
Shkruajmë PËRSHKRUAJMË NJË FILM VIZATIMOR
1 Plotëso tekstin me fjalët ndihmëse.
Advertisement
Fjalë ndihmëse: shkon ta takojë, Masha dhe Ariu, në film, nuk e kupton, përrallë të vjetër, përpiqet të rregullojë, film vizatimor, titujt, zë miqësi, shumë e shkathët dhe entuziaste.
Masha dhe Ariu është një me seri. Ky film bazohet në një ruse. e disa prej serive të tij janë: Do të luash me mua Ari, Dita e parë e shkollës, Shërim të shpejtë, Zbavitja në familje, Kapela magjike etj.
Personazhet kryesore të filmit vizatimor, janë . Personazhe të tjera që shfaqen janë: Qeni, Lepuri, Arusha, Ketri, Tigri etj.
Masha me Ariun dhe në çdo seri të filmit. Ajo është , mirëpo bën shpesh gabime. Niset gjithnjë për mirë dhe se ka gabuar. Vetëm kur e qorton Ariu, reflekton dhe gjithçka.
2 Përgjigju me shkrim pyetjeve të mëposhtme. Cili film vizatimor përshkruhet më sipër? Ku bazohet ai? Cilat janë personazhet kryesore të këtij filmi vizatimor? Çfarë bën Masha në çdo seri të filmit? Përse e qorton Ariu Mashën?
3 Cili është filmi vizatimor që të pëlqen më shumë? Plotëso skemën e mëposhtme.
Titulli:
Lloji:
Ku bazohet?
Personazhet kryesore:
Personazhe të tjera:
Çfarë ndodh në të?

4 Përshkruaj filmin tënd të preferuar, duke u mbështetur në skemën që plotësove më sipër. Në fund përshkruaj se si ndihesh kur shikon këtë film.