4 minute read

Lexojmë Vjeshta e artë Shkruajmë Përshkruajmë natyrën në stinë të ndryshme

Advertisement

VJESHTA E ARTË

Na ishte njëherë një vogëlushe që jetonte në një qytet të madh me pak pemë. Ajo s’e kishte parë kurrë vjeshtën e artë. Kur dëgjonte të flitej për të, pyeste të atin: − Vërtet e artë është? − E artë, e artë, − i përgjigjej babai.

Dhe vogëlushja mendonte: “Ndonjëherë do të shkoj atje ku ndodhet vjeshta e artë. Do të marr pak ar dhe do të blej me të shtatë kukulla, një kukull për çdo ditë të javës”.

Babai i foli edhe një herë tjetër për vjeshtën e artë dhe vajza përsëri e pyeti: – Je i sigurt që është e tëra e artë? – Po, po, e tëra e artë! – iu përgjigj i ati.

Dhe vajza mendoi me vete:

“Kur të shkoj atje ku ndodhet vjeshta e artë, do të marr pak ar dhe do të blej me të tridhjetë kukulla, një kukull për çdo ditë të muajit”.

Një herë tjetër mendoi: “Ndoshta do të marr pak më tepër ar dhe do të blej treqind e gjashtëdhjetë e pesë kukulla, një për çdo ditë të vitit”.

Më në fund, një të diel, babai e nxori të bijën jashtë qytetit, nëpër pyje. Vogëlushja vështronte e magjepsur pemët e praruara. Ajo shikonte me miliona gjethe ngjyrë ari, të verdha, të kuqe, të verdha në të çelët, të verdha në të errët, të kuqe në të çelët, të kuqe në të errët.

Eci tërë ditën në pyllin e artë, duke luajtur me gjethet, kërpudhat dhe ketrat. Dhe aq fort e përfshiu ngazëllimi, sa i harroi shtatë kukullat, tridhjetë kukullat, treqind e gjashtëdhjetë e pesë kukullat.

Vajzës, çdo gjethe i dukej më e bukur se tërë kukullat e botës.

Xhani Rodari Fjalë të reja

Shëno me kuptimin e saktë të

fjalëve dhe të shprehjeve. vjeshtë e artë:

në stinën e vjeshtës, mjedisi merr ngjyrë të verdhë ari; në stinën e vjeshtës, mjedisi merr ngjyrë të gjelbër.

e magjepsur:

e frikësuar; e mrekulluar.

pemët e praruara:

pemë në ngjyrë gri; pemë në ngjyrë ari.

ngazëllimi:

gëzimi i madh; hutimi.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Shëno me ose me . Vajza jetonte në një fshat të vogël e të bukur. Ajo s’e kishte parë asnjëherë vjeshtën e artë. Vajza jetonte në një qytet ku kishte pak pemë. Ajo nuk donte të shkonte në park me babin. Vajza donte të shkonte atje ku vjeshta ishte e artë, për të marrë ar. Ajo ëndërronte të blinte shumë kukulla me arin që do të mblidhte. Babai e çoi në pyllin e artë. Vajza mblodhi arin e vjeshtës dhe bleu shumë kukulla me të. Vajza u mrekullua nga natyra, aq sa i harroi kukullat.

VEPRIMTARI

REFLEKTOJ

Pse mendonte vajza që mund të blinte shumë kukulla, nëse shkonte atje ku ishte vjeshta e artë? Po për ty, a është e artë vjeshta? Pse? A ke ecur ndonjëherë në një park të mbuluar me gjethe vjeshte? Si je ndier? Shkruaj disa nga karakteristikat e stinës së vjeshtës. Përgatitni një kolazh me gjethe vjeshte.

SHKRUAJ

Shkruajmë PËRSHKRUAJMË NATYRËN NË STINË TË NDRYSHME

1 Shiko me vëmendje ilustrimet dhe shëno detajet e secilit prej tyre. Shiko me vëmendje ilustrimet dhe shëno detajet e secilit prej tyre.

Fjalë ndihmëse: lulëzon, gjelbëron, dallëndyshe, fllad i lehtë.

Fjalë ndihmëse: plazh, bën vapë, ditë e gjatë, pushime.

Fjalë ndihmëse: j Fjalë ndihmëse: e artë, erë, shi, fillon shkolla. e artë, erë, shi, fillon shkolla.

Fjalë ndihmëse: ftohtë, ditë e shkurtër, bardhësi, festa.

2 Përshkruaj natyrën në secilën figurë. Përdor fjalët ndihmëse dhe ato që shënove përbri secilit ilustrim. 3 Përshkruaj stinën që të pëlqen më shumë.

This article is from: