2 minute read

Mesazhi i Pashkëve dhe Bekimi i Papës Drejtuar Romës e Botës

Mesazhi i Pashkëve dhe bekimi i Papës Françesku drejtuar Romës e botës

Të dashur vëllezër e motra: Gëzuar Pashkët!

Advertisement

Sot në të katër anët e botës jehon kumtimi i Kishës: “Jezusi, i kryqëzuari, u ngjall, si pati thënë. Aleluja!” .

Kumtimi i Pashkëve nuk tregon ndonjë mirazh, nuk zbulon ndonjë formulë magjike, nuk rrëfen rrugëdaljen nga situata e vështirë, që po kalojmë. Pandemia është akoma në kulmin e vet e kriza shoqërore dhe ekonomike, shumë e rëndë, posaçërisht për më të varfërit: pavarësisht nga kjo - e është shkandulluese - konfliktet e armatosura nuk pushojnë e arsenalet ushtarake fuqizohen.

Përballë, a më mirë të themi, në mes të këtij realiteti kaq të ndërlikuar, kumti i Pashkëve përmbledh me pak fjalë një ngjarje, e cila të jep shpresën që nuk zhgënjen: “Jezusi, i kryqëzuari, u ngjall!” . Nuk na flet për engjëj, as për fantazma, por për një njeri, një njeri me mish e eshtra, me fytyrë e me emër: Jezus. Ungjilli dëshmon se ky Krisht, i kryqëzuar nën Poncin Pilat mbasi pati thënë se ishte Krishti, Biri i Zotit, në të tretën ditë u ngjall, sipas Shkrimeve e si ai vetë ua kishte parafolë dishepujve të vet.

I kryqëzuari, jo tjetërkush, u ngjall! Zoti Atë e ngjalli të Birin Jezus sepse bëri deri në fund të fundit vullnetin e Tij të shëlbimit: mori mbi vete ligështinë tonë, plagët tona, vetë vdekjen tonë: pësoi dhimbjet tona, mbarti barrën e mbrapshtive tona. Prandaj Hyji Atë e lartoi e tani Jezu Krishti jeton përgjithmonë, është Zoti.

E dëshmitarët kumtojnë një hollësi të rëndësishme: Jezusi i ngjallur i mbart mbi vete plagët në duar, në këmbë, në brinjë.

Këto plagë janë vula e përhershme e dashurisë së tij për ne. Kushdo kalon ndonjë provë të vështirë, në korp a në shpirt, mund të gjejë strehë ndër këto plagë e të marrë prej tyre hirin e shpresës, që nuk të zhgënjen.

Krishti i ngjallur është shpresë për të gjithë njerëzit, që vuajnë akoma për shak të pandemisë, për të sëmurët e për ata, që humbën njeriun e dashur. Zoti e ngushëllon dhe e mbështet punën e mjekëve e të infermierëve. Të gjithë, posaçërisht njerëzit më të ligshtë, kanë nevojë për asistencë e të drejtë për mjekimet e nevojshme. Kjo bëhet edhe më e qartë në këtë kohë, kur të gjithë jemi të thirrur për ta luftuar pandeminë e kur vaksinat janë mjeti kryesor në këtë luftë. Në frymën e “internacionalizimit të vaksinave ” , e nxis mbarë Bashkësinë ndërkombëtare në angazhimin e përbashkët për ta shmangur çdo vonesë në shpërndarjen e tyre e për të favorizuar ndarjen e përbashkët, posaçërisht me vendet më të varfëra.

I Kryqëzuari i Ngjallur është ngushëllim për ata, që humbën punën a që kalo-

This article is from: