BULETINI NUMËR 3
SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË
KUVEND I SHOQATËS SË GAZETARËVE TË MAQEDONISË Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk
Ekipi redaktues: Naser Selmani Sasho Ordanovski Mishko Ivanov
Gazetarë: Nevena Popovska Kristina Maçkiq Filana Koka
2
Gazetarët kërkojnë Kristina Maçkiq
S
hoqata e Gazetarëve të Maqedonisë më 9 dhjetor në Shkup e mbajti Kuvendin e rregullt jozgjedhor, ku u miratua raporti për punën e udhëheqësisë së SHGM-së dhe raportin financiar për 10 muajt e parë të vitit 2011. Anëtarët e kuvendit njëzëri e miratuan edhe Planin aksionar për punën e Shoqatës në tre vitet e ardhshme. Kuvendi miratoi konkluzë edhe për punën e Këshillit mbikëqyrës, i cili nuk dorëzoi raport financiar. Urdhëroi anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, në afat prej dy muajve të përgatisin raport financiar në pajtim me dispozitat e Statutit të SHGM-së, në të kundërtën udhëheqësia duhet të fillojë procedurë që ën kuvendin e ardhshëm të zgjidhen anëtarë të rinj të KM-së. Para anëtarëve raportoi kryetari i SHGMsë Naser Selmani, i cili tha se brenda punës njëvjeçare Shoqata u bë e dukshme, kurse përmes paraqitjeve në opinion u bë e njohur si mbrojtëse e interesave të gazetarëve. Edhe përkundër presionit të ashpër nga politika, shtoi Selmani, SHGM mbeti e pavarur. “Vetë fakti se udhëheqësia e SHGM-së u kritikua ashpër edhe nga pushteti edhe nga opozita, paraqet dëshmi të mjaftueshme se ne jemi në rrugën e vërtetë dhe se kështu duhet të vazhdojmë” , theksoi ai. Sipas tij, SHGM arriti ta ndryshojë perceptimin në opinion se gazetarët janë fajtorët kryesorë për problemet në media. “Në vend të fajtorëve kujdestarë, e zbuluam të vërtetën e dhimbshme se ata janë viktimat më të mëdha të sistemit jodemokratik dhe të korruptuar medial. Në mënyrë të qartë e paraqitën përgjegjësinë e partive politike, pronarëve të medieve dhe një pjese të redaktorëve për kaosin medial. I demaskuam raportet e tyre korruptive në kurriz të lirisë së të shprehurit dhe të drejtave të gazetarëve”, tha Selmani. Ai shtoi se qëndrimet e SHGM-së për gjendjen e medieve u bënë pjesë e raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë dhe i shumë raporteve të organizatave joqeveritare evropiane dhe botërore. “Kjo tregon se qëndrimet tona janë objektive”, nënvizoi Selmani. Duke folur për dialogun me Qeverinë ai tha se ky nuk është as proces i thjeshtë e as
Kuvendi e miratoi raportin për punën e SHGM-së dhe raportit financiar, si dhe e miratoi Planin strategjik për tre vitet e ardhshme, kurse e gjykoi Këshillin mbikëqyrës i lehtë, por se me vullnet të mirë dhe qëllime të sinqerta nga të dyja palët mund të arrihen zgjidhje të mira. Përsëriti se SHGM në dialog përparësi i jep implementimit të ligjeve për dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit, si dhe harmonizimit të Ligjit për veprimtari radiodifuzive me direktivën evropiane dhe standardet tjera evropiane. SHGM për herë të parë e promovoi konceptin për vetërregullim dhe ndërmjetësoi për tërheqjen e mbi 40 padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, si dhe e forcoi kapacitetin administrativ të zyrës dhe siguroi një sërë beneficionesh për anëtarësinë. Gjatë debatit u përkrahën përfaqësuesit e SHGM-së në dialogun me Qeverinë, por u kërkua që edhe më fuqishëm t i mbrojnë pozitat e tyre. Të punohet në dekriminalizimin dhe të mos pranohet ideja për ligj për mediat. Selmani sqaroi se para se të fillojnë bisedimet me Qeverinë gazetarët janë pyetur përmes an-
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
dialog me rezultate
ketave, kurse janë organizuar edhe debate në Shkup dhe tre raunde debatesh në Qendrat rajonale. Pika e dytë rreth raportit financiar shkaktoi debat interesant. Në tavolinë para gazetarëve pati katër komente nga disa anëtarë të Këshillit mbikëqyrës, por asnjëri prej tyre nuk erdhi në Kuvend që t i mbrojë qëndrimet e veta. U theksua se nuk është mirë të diskutohet për raporte në mungesë të
atyre që i kanë përgatitur, por megjithatë anëtarët parashtruan pyetje të cilat u sqaruan njëra pas tjetrës. Gjëja e parë që u sqarua ishte financimi i qendrave rajonale . gjegjësisht honorarët e paguara, për çka Selmani sqaroi se janë paguar mjete për qira nga projekti NPA por se edhe janë mbuluar borxhet e mbetura nga udhëheqësia e mëparshme. U parashtrua edhe pyetja për vizitën studiuese të anëtarëve të grupit punues për vetërregullim në Norvegji. Selmani sqaroi se ideja ka qenë e ambasadës norvegjeze e cila për këtë qëllim ka ndarë 3.000 euro për të ndihmuar grupin punues të njihet me përvojën norvegjeze në procesin e vetërregullimit. Meqë përfaqësuesit e Këshillit Mbikëqyrës nuk ishin prezentë, Kuvendi miratoi konkluzë dhe e obligoi KM-në që në dy muajt e ardhshëm ta plotësojë obligimin statutar dhe të përgatisë një raport të vetëm për punën financiare të SHGM-së. Nëse ky obligim nuk përmbushet, KD do të iniciojë zbatim të nenit 43 gjegjësisht nenit 40 (alineja 18). Pasi e shqyrtuan në mënyrë të detajuar Planin strategjik të SHGM-së, anëtarët e miratuan të njëjtin pa asnjë diskutim. bëhet fjalë për dokument ku janë prezantuar qëllimet, kahjet, aktivitetet dhe mjetet e nevojshme në afat prej tre viteve për realizimin e aktiviteteve të SHGM-së. Katër qëllimet kryesore janë rritja e solidaritetit gazetaresk dhe besimit në SHGM, avancimi i standardeve profesionale dhe etikës dhe reformimi i kornizës juridike dhe krijimi i i politikës në media.
3
TRYEZË E RRUMBULLAKËT E QEVERISË DHE SHGM-SË
Kërkohet zgjidhje për
DEKRIMINALIZIM
të shpifjes dhe ofendimit Shkaku kryesor pse SHGM kërkon dekriminalizim të shpifjes dhe ofendimit është mosrespektimi nga ana e gjykatave në Maqedoni të praktikës gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg
4
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Nevena Popovska
I
nstitucionet kompetente t i ndërmarrin hapat e nevojshëm për zgjidhjen e dekriminalizimit e shpifjes dhe ofendimit. Ky është konstatimi që doli nga tryeza e rrumbullakët në temën “Dekirminalizim I ofendimit dhe shpifjes, që u mbajt më 13 dhjetor në hotelin “Aleksandar Palace”, në organizim të Qeverisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Përveç kësaj, grupi punues e përshëndeti fillimin e negociatave dhe në vazhdimësi do të përcjellë aktivitetet që do të ndërmerren në drejtim të dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit. Tribuna ishte paraqitja e dytë publike të përfaqësuesve qeveritarë me gazetarët pasi u paralajmërua dialogu për përmirësimin e gjendjes në sferën mediale. Në tryezën e rrumbullakët fjalë hyrëse patën zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, kryetari I SHGM-së, Naser Selmani, si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret, ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe avokati i angazhuar nga Shoqata, Filip Medarski. Në konferencë morën pjesë edhe një numër i madh i gazetarëve, përfaqësues të sektorit joqeveritar që në fokusin e tyre kanë mediat, përfaqësues të Qeverosë, si dhe një pjesë e madhe e korit diplomatik në vend, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori amerikan Pol Volers. Zëvendëskryeministrja Arifi tha se Qeveria në këtë proces është futur me qëllime të sinqerta dhe paralajmëroi gatishmëri për bashkëpunim. “Nëse bisedojmë sinqerisht për të gjitha problemet, do të mund të gjejmë zgjidhje për funksionim më të mirë të medieve”, theksoi
Arifi. Megjithatë në paraqitjen e saj zëvendëskryeministrja nuk u paraqit me zgjidhje konkrete për dekriminializimin, për të cilin proces tha se është mirë që hapet si çështje dhe që ekziston gatishmëri nga an e Qeverisë për të gjetur mënyrë e suksesshme që të mundësohet funksionim normal i gazetarëve. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani kërkoi dekriminalizim të plotë të shpifjes dhe ofendimit për shkak se gjykatat në Maqedoni kur procedojnë lëndët që kanë të bëjnë me shpifjen dhe ofendimin kundër gazetarëve nuk e marrin parasysh praktikën ligjore të Strasburgut dhe u lejojnë bartësve të funksioneve publike t i shfrytëzojnë këto padi për disiplinimin e gazetarëve dhe për të kufizuar lirinë e të shprehurit. “Kur procedojnë padi të këtilla gjykatat duhet ta përcjellin praktikën gjyqësore të Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg, që balancon mes të drejtës së lirisë për tu shprehur si interes publik dhe reputacionit dhe nderit të politikanëve”. Ai pyeti nëse për gjykatat në Maqedoni më të rëndësishme janë autoriteti dhe krenaria e politikanëve se sa liria e të shprehurit dhe e drejta e qytetarëve që të informohen. Maqedonia, sipas tij, ndoshta është lider në rajon dhe në Evropë sipas numrit të madh kundër gazetarëve. “Posedojmë informata se për çdo ditë parashtrohen padi të reja. Në shënjestër janë gazetarët, e jo pronarët dhe redaktorët“, nënvizoi Selmani. Prandaj, u kërkua përgjegjësi kierarkiale, e jo dënimet për shpifje dhe ofendim të bien vetëm në kurriz të gazetarëve. Ky qëndrim I paraqitur se seancat e prolonguara bashkë me dënimet e larta shkaktojnë frikë dhe autocensurë te gazetarët. Nga ana tjetër, në instancë të fundit edhe publikimi i sqarimit ose demantit duhet të jetë satisfaksion i mjaftueshëm për
5
dëmin e shkaktuar jomaterial ndaj paditësit. Ambasadori dhe shefi i misionit të OSBEsë në Maqedoni, Ralf Bret shprehi përkrahje për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, që është në përputhshmëri me përcaktimet e kësaj organizate. Ministri i drejtësisë theksoi se me ndryshimet e Kodit penal do të përfshihen shpifja dhe ofendimi, kurse në përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore që do të bëhen sipas praktikave të vendeve evropiane do të inkuadrohet edhe SHGM. Bexheti theksoi se nga gjithsej 296 lëndë penale në të cilat gazetarët paraqiten në rolin e të paditurve ose paditësve në dy vitet e fundit dhe 145 proceseve të përmbyllura gjyqësore, vetëm në nëntë raste janë shqiptuar dënime me të holla. “Në 78 për qind të rasteve paditë janë tërhequr, refuzuar, është ndërpre procedura ose ka pasur
6
aktvendime për lirim nga përgjegjësia”, informoi ai. Ndaj deklaratës së Bexhetit reaguan gazetarët të cilët e prezantuan informatën se edhe më tutje janë aktive 166 padi kundër gazetarëve, prej të cilave 96 datojnë nga viti 2010, pjesa më e madhe e të cilave janë parashtruar nga funksionarë publikë, për të cilët Gjykata e Strasburgut rekomandon të jenë më tolerantë ndaj kritikave publike. Për Tamara Gërnçarovskën, anëtare e KD të SHGMsë brengosës është fakti se nga viti në vit shënohet rritje progresive e numrit të padive kundër gazetarëve. “Dënimi me të holla që më së shpeshti shqiptohet ndaj gazetarëve poashtu është çyshtje brengosëse, sepse e definuar si gjobë ditore maksimum deri 5.000 euro në ditë, mund të arrijë shumën frapante prej 1.800.000 eurove “, Tha Grnçarovska. Gazmend Ajdini si problem më të madh e përmendi mundësinë për dënim me arrest e cila ende ekz-
iston në Kodin penal si sanksion i paraparë që mund t i shqiptohet gazetarit. Ai kërkoi që gjykata të ju ndihmojë gazetarëve gjatë procedurës dëshmuese. Petrit Saraçini nga MIM vlerëson se politikanët janë “njerëz të posaçëm” në kuptimin se duhet të durojnë kritikë më të madhe. Ai u angazhua për përgjegjësi kirearkiale në media në rastet e shpifjeve dhe ofendimeve sepse gazetarët megjithatë punojnë sipas urdhërit të redaktorëve ose pronarëve të medieve. Miormir Serafinoviq, anëtar i KD të SHGM-së përmes shembujve nga përvoja e vet tha se shqiptimi i dënimeve të larta me të holla për gazetarët në kontestet me politikanë i inkurajojnë edhe kategoritë tjera të qytetarëve t i padisin gazetarët me qëllim që të fitojnë dëmshpërblim të lartë. Serafinoviq me këtë rast që në kuadër të procesit të dekriminalizimit të amnistohen të gjitha rastet aktive që procedohen për shpifje dhe ofendim, Qëndrim më radikal kundër dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit shprehi Prokurori publik, Lupço Shvrgovski, i cili vlerëson se shoqëria në Maqedoni ende nuk është e përgatitur për një gjë të tillë. Madje Shvrgovski vlerëson se “Strasburgu lejon provokime të fuqishme ndaj funksionarëve publikë, por nëse posedojnë argumente për informatën, kurse nëse paraprakisht gazetari nuk i ka konfirmuar mirë argumentet, atëherë Gjykata nuk e amnistin nga përgjegjësia. Sipas tij, aktvendimet e Gjykatës në Strasburg bazohen në evoluim afatgjatë të mentalitetit. “Ne këtu kërkojmë standarde, kurse ën ndërkohë harrojmë se në aspektin politik, civilizues, kulturologjik, etj, jemi disa nivele pas demokracive perëndimore”, deklaroi Shvrgovski. Ndaj paraqitjes së prokurorit publik reagoi Stole Naumov, anëtar i Këshillit për Radio Difuzion, i cili tha se është koha e fundit që të bëhet diçka në drejtim të dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit sepse dëmi të cilin me sjelljen e vet mund ta bëjë një politikan, është shumë më i madh nga ai që mundet ta bëjë gazetari me shkrimet e tij. Ndonjëherë, theksoi Naumov, gazetari gjendet në pozitë për të spekuluar që të mund t i provokojë politikanët me qëllimq ë qytetarët ta shohin fytyrën e tyre të vërtetë. Gazetari Aleksandar Comovski, nga ana tjetër tha se “nëse në Evropë ndodh sot Gjykata Evropiane për Drejtësi, do të thotë ne duhet të kthehemi nj shekull mbrapa”. Sipas tij deri sa nuk rivlerësojmë kapacitetin demokratik të institucioneve, deri atëherë gazetarët dhe profesioni i tyre do të jetë i rrezikuar. “Ne nuk kemi elita të përgjegjshme politike prandaj ne bisedojmë për Maqedoninë ku mungon kapaciteti demokratik”, ishte decid Comovski.
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
GRUPI PUNUES I QEVERISË DHE SHGM-SË KËRKON
KRD ta zbatojë Ligjin për veprimtari radiodifuzive
G
rupi punues i përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe nga Qeveria e Maqedonisë, i formuar për të përmirësuar gjendjen e mediave, në takimin e vet të tretë miratoi konkluzë me të cilin apelon te Këshilli për radiodifuzion (KRD) në mënyrë parimore dhe në tërësi ta implementojë Ligjin për veprimtari radiodifuzive. Në pjesën e negociatave që zhvillohen për zbatim parimor dhe joselektiv të Ligjit, për çka insiston SHGM, përfaqësuesit e Qeverisë u paraqitën me angazhim që Këshilli për Radiodifuzion në tërësi t i zbatojë dispozitat ligjore. Nga përfaqësuesit qeveritar në grupin punues u theksua se me Qeverinë kanë problem ata që nuk e respektojnë, e jo ata që e respektojnë ligjin. vërejtjet e SHGM-së dhe organizatave tjera mediale janë se disa dispozita të rëndësishme të ligjit nuk res-
pektohen, posaçërisht pjesa që rregullon pronësinë e medieve, koncentrimin e medieve, pozicionin e dobësuar të Këshillit për radiodifuzion. Përveç kësaj, ndarja e lejeve të reja në mënyrë plotësuese e ka rrënuar tregun, kurse nuk respektohen as standardet teknike dhe programore që parashihen në ligj. KRD nuk posedon mjete për mbikëqyrje të plotësimit të standardeve nga ana e radidodifuzerëve dhe ka mangësi në pjesën e menaxhimit të mbikëqyrjes së servisit publik RTVM. Lidhur me prezantimin e konceptit për harmonizim të legjislatives me direktivën evropiane, rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Rekomandimet e Komisionit Evropian, Grupi punues arriti marrëveshje që nevoja eventuale për miratim të ligjit të ri ose ndryshim të ligjeve ekzistuese të sillet në kuadër të Grupit punues, dhe pastaj përmes konsultimeve të gjera me gazetarët, mediet, sektorin joqeveritar dhe ekspertët do të miratohet zgjidhje adekuate.
7
LUSTRIMI I GAZETARËVE
Deklaratat dorëzohen deri më 31 janar Filjana Koka
K
8
omisioni për verifikimin e fakteve më 10 nëntor solli vendim me të cilin i ftoi të gjithë gazetarët aktivë në Maqedoni që prej 1 dhjetorit të vitit 2011 deri në 31 janar të vitit 2012 të dorëzojnë deklaratë për mosbashkëpunim me shërbimet sekrete. Ky vendim thirret në nenin 6 alineja 2 e Ligjit për caktimin e kushtit plotësues për ushtrimin e funksionit publik. Deklaratën numër 2 gazetarët mund ta marrin nga ueb faqja e Komisionit, duhet ta plotësojnë dhe ta verifikojnë te noteri dhe personalisht duhet ta dorëzojnë deri te Komisioni, që gjendet në ndërtesën e RTVM-së. Verifikimi i deklaratës në noter kushton 150 denarë. Obligimi për lustrimin e gazetarëve buron nga miratimi i ndryshimeve dhe plotësimit të Ligjit për Kushtin plotësues për ushtrimin e funksionit publik nga 25 shkurti i këtij viti kur u precizua përfshirja e gazetarëve dhe redaktorëve, e jo i të gjithë të punësuarve. Obligimi për dorëzimin e deklaratës së shkruar kanë edhe themeluesit e Shoqërive tregtare radiodifuzive dhe të shtypit ekziston që nga miratimi i tekstit themelor më 29 janar të vitit 2008. Kryetari i Komisionit Tome Axhiev
Ligji thotë se do të lustrohen gazetarët që kanë spiunuar persona tjerë për shkaqe ideologjike dhe politike dhe nga kjo kanë përfituar materialisht ose kanë gëzuar avantazhe gjatë punësimit ose përparimit në karrierë sqaron se nëse një person ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete Komisioni konfirmon në bazë të nenin 2 dhe 4 të këtij Ligji, ku thuhet: “Nën bashkëpunim në kuptim të kij ligji vlerësohet bashkëpunim i vetëdijshëm, i fshehtë, i organizuar dhe në kontinuitet si dhe aktivitet i bazuar në dokument të shkruar me organet e sigurimit të shtetit në cilësinë e bashkëpunëtorit të fshehtë ose informatorit të fshehtë, gjatë grumbullimit operativ të informatave që kanë qenë lëndë e përpunimit, ruajtjes dhe shfrytëzimit nga organet e sigurimit shtetëror në formë të përmbledhjeve të automatizuara ose përmbledhjeve me dorë të të dhënave dhe dosjeve të formuara dhe të udhëhequra për persona të caktuar me të cilat janë thyer ose janë
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
9
kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve për shkaqe ideologjike dhe politike dhe nga i cili aktivitet është realizuar interes material ose benificione gjatë punësimit ose avancim në shërbim”. Komisioni e verifikon vetëm këtë, thotë Axhiev, dhe kërkon t i gjejë këto të dhëna në dosjet që janë bë për disa persona. Gjatë verifikimit të fakteve nuk ekziston vend për kurrfarë manipulimesh, garanton Axhiev, sepse angazhimi i një bashkëpunëtori të caktuat nuk është bë në katër sy. Fillimisht përgatitet propozim nga nëpunësi, pason miratimi nga instancat më të larta që një person të angazhohet si bashkëpunëtorë. “Inspektori u ka propozuar strukturave më të larta me ç rast është dashur të bëjë sqarim të mirë, që pastaj të fillojë të vendoset nëse do të pranohet ose jo. Nëse është pranuar që një person i caktuar të jetë bashkëpunëtorë, ka pasuar verifikim me dokument. Domethënë askujt nuk mund t i imputohet diçka, nuk mund të llogaritet si bashkëpunëtor dikush nëse i ka thënë dikujt mirëmëngjesi, ose mirëdita ose nëse ka
10
shkëmbyer dy-tri fjalë. Posaçërisht sepse është shumë e qartë nëse dikush ka pranuar kompensim. Kjo konfirmohet nëse ekziston dokument në formën e deklaratës, kasë-pranimit, faturës, e kështu me radhë”, thotë Axhiev. Sipas tij, vërehet se si ai person ka avancuar në karrierë, që nga fillimi në profesion - ku ka qenë dhe ku ka arritur. Ai thotë se lustrimi është vendosur në rend dite më së tepërmi me kërkesë të gazetarëve, sepse kjo vlerësohet që është në interes të përgjithshëm jo vetëm për gazetarët, por për të gjithë. Në opinion qëndron mbi çdo kënd që është bartës i postit publik, që është kandidat ose ka qenë bartës i postit publik, dhe të gjithë vendosen në të njëjtë pozitë nëse kanë qenë ose nuk kanë qenë bashkëpunëtorë. Sipas tij, me lustrimin e gazetarëve do të pastrohet dhe do të vërtetohet kush ka qenë bashkëpunëtorë, kurse të tjerëve që do të ju verifikohen deklaratat do të jenë të pastër dhe do të munden lirisht pa ua drejtuar askush gishtin ta kryejnë punën. “Tani dikush mund të thotë se mes gazetarëve ekz-
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë istojnë shumë bashkëpunëtorë. Ndoshta ekziston një, dy, tre ose 100, por me siguri të plotë mund të thuhet se nuk janë të gjithë”, potencon Axhiev. Ai e përjashton mundësinë që ndonjë gazetar që nuk ka qenë bashkëpunëtorë të vendoset në pozitë të bashkëpunëtorit, për shkak të presioneve ose ndikimeve eventuale suptile nga qendrat e ndikimit. Komisioni përbëhet prej 11 anëtarëve, kurse për të sjellë vendim duhet të votojnë gjashtë prej tyre. “Komisioni punon në bazë të fakteve që i fiton, i shqyrton dosjet dhe përcakton nëse dokumenti është valid dhe nëse duhet të merret parasysh”, thotë lustruesi i parë. Mohon se mund të ushtrohet presion ndaj anëtarëve të Komisionit pasi të gjithë janë nga provenienca të ndryshme dhe secili ka qëndrimin e vet. “Secili është mjaft serioz dhe nuk do ta lejonte një gjë të tillë”, shton ai dhe apelon te gazetarët t i dorëzojnë deklaratat me kohë dhe të mos e presin ditën e fundit që të evitohen tollovitë. Gazetarët janë të ndarë rreth aryeshmërisë së këtij
obligimi, Disa mendojnë se gazetarët nuk duhet të lustrohen, kurse të tjerët e përkrahin procesin. Kryetari i SHGM-së Naser Selmani thotë se lustrimi i gazetarëve është obligim ligjor me të cilin do të pastrohen të gjitha spekulimet në opinion se shumë gazetarë janë bashkëpunëtorë të policisë. “Ekzistojnë spekulime të ndryshme në opinion se ekzistojnë shumë gazetarë kodoshë. Nuk ekziston formë tjetër që ta largojmë këtë njollë për profesionin nëse nuk ballafaqohemi me këtë proces”, vlerëson njeriu i parë i SHGM-së. Selmani thotë se gazetarët duhet t i shërbejnë opinionit dhe bashkëpunimi me shërbimet e tilla është joprofesional. “Gazetarët janë krijues të opinionit publik dhe nëse kontrollohen nga qendra të atilla të ndikimit devalvohet seriozisht roli i tyre si korrigjues të pushtetit”, thotë ai. Përveç kësaj, që të posedojnë kredibilitet për të shkruar për lustrimin e funksionarëve publikë, gazetarët fillimisht duhet vetë të lustrohen. Ai e kupton shqetësimin e gazetarëve nga keqpërdorimet e mundshme të procesit, por nënvizon se për thyerje të kij ligji parashihen edhe dënime me arrest. Gazetari Aleksandar Çomovski thotë se procesi i lustrimit të gazetarëve duhet të fillojë dhe njëherë e përgjithmonë të përfundojë që të mos reflektohet ndaj punës së tyre. “E përkrahi procesin vetëm nëse bazohet në dispozitat ligjore dhe nëse nuk shërben vetëm për presione të caktuara politike për disiplinim ose për ndikim ndaj gazetarëve”, thotë Çomovski. Sipas tij, ky proces duhet të realizohet në mënyrë të sinqertë e jo në mënyrë selektive. “Duhet të lustrohen edhe gazetarët e rinj në moshë 20-25 vjeçare për të parë mos janë korruptuar nga forcat politike në MPB ose nga ndonjë rrjet tjetër spiunimi”, paralajmëron Çomovski. Ai vlerëson se perceptimi se vetëm gazetarët në moshë kanë mundur të jenë kodoshë. Dyshime se procesi mund të keqpërdoret janë shembujt kur një person shpallet spiun, kurse ka qenë edhe i përcjellur nga shërbimet, që tregon se procedurat janë udhëhequr në mënyrë tendencioze ose të parregullt. Ai vlerëson se procedurat ndaj gazetarëve kërkojnë senzibilitet dhe kujdes më të madh sepse grumbullimi i informacioneve është mjeti kryesor i gazetarëve duke mos i përjashtuar gjatë kësaj edhe bisedat me përfaqësues legjitimë dhe jolegjitimë të shërbimeve sekrete. Për këtë arsye është me rëndësi të veçantë që Komisioni të shohë se cili gazetar me vetëdije ka nënshkruar, nëse ka punuar për shërbimet dhe me punën e vet ka kontribuuar për afera politike dhe i ka dëmtuar kolegët e vet.
11
PLAN AKSIONAL PËR PËRMIRËSIMIN E SITUATËS NË MEDIA
SHGM dhe IMM me zgjidhje
M 12
ë 14 dhjetor në o organizim të SHGM dhe IMM , para 70 përfaqësuesve të institucioneve dhe trupave dhe agjencive rregulluese, pronarëve dhe menaxherëve, redaktorëve, gazetarëve, ekspertëve për media dhe përfaqësuesve të organizatave qytetare mediale u debatua për Plasnin aksionar për përmirësimin e situatës në media. Në tre sesionet konferenciale, u diskutua për lëmit prioritare problematike, qëllimet dhe qasjet e propozuara për zgjidhjen e problemeve të përmendura në projekt – Planin aksional për përmirësimin e situatës në mediat në Republikën e Maqedonisë (legjislativës mediale, servisit publik standardeve/kualitetit të gazetarisë), e për të cilat komuniteti media vlerëson se seriozisht ndikojnë në përkeqësimin e ambientit media në vend. Konstatim i përgjithshëm është se Plani aksionar paraqet bazë të mirë për adresim të problemeve ekzis-
Gjatë tre sesioneve rreth 70 të punësuar në media i diskutuan vendimet dhe dhanë sugjerime dhe vërejtje në tri lëmit e planit – legjislativë, servisi publik dhe kualiteti i gazetarisë
tuese. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit përmendën vërejtje konkrete për tekstin, si dhe dhanë ide dhe propozime për plotësimin e planit. Ato do të merren parasysh dhe do të përfshihen nëtekstin final, i cili duhet të shërbejë si platformë për komunitetin medial në proceset e ardhshme për përmirësimin e situatës në sferën mediale. Në
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
për problemet plan janë përmendur edhe parime dhe hapa konkretë për zgjidhjen e këtyre çështjeve, që parashohin përfshirje esenciale dhe konstruktive të komunitetit medial në proceset që kanë të bëjnë me industrinë mediale. Plani aksionar, bashkë me vërejtjet dhe konkluzat që dolën nga kjo ngjarje, e që kanë të bëjnë me çyshtje në kompetencë të institucioneve shtetërore, SHGM do t i shfrytëzojë në procesin e dialogut me Qeverinë e R. Maqedonisë për zgjidhjen e sfidave prioritare në sferën e medieve. Probleme kyçe sipas diskutuesve në këtë ngjarje, locohen në moszbatimin dhe zbatimin selektiv të ligjeve, si dhe në tregun e parregulluar media, ku si probleme u potencuan mungesa e kritereve dhe transparencës në reklamimin shtetëror, konkurrenca jolojale dhe koncentrimi, puna jotransparente e agjencioneve, mungesa e asociacioneve esnafe të industrisë së marketingut dhe pronarëve të tyre, etj. Te servisi publik u locuan prob-
leme në modelet e menaxhimit dhe financimit, që e rrënojnë pavarësinë e RTM-së. Vetërregullimi, reformimi i programeve mësimore në institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë arsimim gazetaresk, stimulimi i redaksive të krijojnë kode të veta, si dhe ringjallja e shkollave mediale dhe sistemit mentorial brenda redaksive, u potencuan si qasje që munden ta rrisin nivelin e kualitetit, profesionalizmit dhe etikës gjatë prodhimit të përmbajtjeve mediale. Në pjesën hyrëse, përveç përfaqësuesve të organizatorëve, të pranishmëve iu drejtuan edhe përkrahësit e kësaj iniciative, Ekselenca e saj Mariet Shurman, ambasadore e Mbretërisë së Holandës, në RM, dhe gazetarët Rob Heukels dhe Rob Freijsen , që ndihmuan në zbatimin e deritanishëm të iniciativës, e të cilët me vëmendje e përcollën debatin e plotë gjatë sesioneve të konferencës dhe përgatitën propozim konkluza dhe rekomandime që do të inkorporohen në plan.
13
Fotoreporteri Boris Grdanovski fitues i shpërblimit “Zhan Mone” Këtë vit shpërblimin “Zhan Mone” për fotografi më të mirë të vitit e fitoi fotoreporteri dhe redaktori i fotografisë ën VEST dhe foto-korrespodenti i agjencisë Asoshietejd Press, Boris Grdanovski. Tema për pjesëmarrje ishte Rruga drejt BE-së. Autori i fotografisë për buletinin e SHGM-së thotë : “Fotografia është bërë spontanisht, në rrugën kryesore 11 Tetori. Atë autobus e kam parë edhe më herët, mirëpo atë ditë yjet në të dukeshin mjaft të mjegullta, kurse njerëzit në autobus mjaft të ngarkuar, secili me problemin e vet. Në derë shkruan ‘dalje , kurse megjithatë autobusi
është i plotë”, thotë Grdanovski për përjetimin emocional të fotografisë. Me modesti Boro thotë: ”Fotografia nuk reflekton diçka të veçantë por len hapësirë për të menduar”. Këtë vit anëtarët e komisionit para vete patën 36 fotografi nga autorë të ndryshëm. Disa prej tyre thanë se fotografia në Maqedoni është në rangun e elitës botërore dhe se me të vërtetë është vështirë të bëhet përzgjedhje se cila është më e mirë se tjetra, kurse edhe më vështirë të thuhet se cila është më e m ira. (K. M.)
Trajnim për anëtarët e Këshillit të nderit të SHGM-së
14
Përfaqësues të zyrës ekzekutive të SHGM-së në dhjetor u takuan me përfaqësues të ambasadës norvegjeze në Shkup ku u konstatua nevoja për implementim të trajnimit të anëtarëve të Këshillit të nderit. Kjo ambasadë është partnere e SHGM-së dhe gjatë muajve të kaluar poashtu e ndihmoi procesin e asociacionit tonëdrejt realizimit të qëllimeve strategjike. Në takimet e realizuara u arrit marrëveshje që në fund të janarit të vitit 2011 të realizohet trajnim për anëtarët e Këshillit të Nderit në pjesën e standardeve profesionale gazetareske dhe prak-
tikës në vendet tjera evropiane. Përveç kësaj, do të investohet mund drejt publikimit të një doracaku të posaçëm me shembuj pozitiv dhe negativ lidhur me (mos) respektimin e Kodit etik. Trajnimin do ta realizojë ekspert nga Këshilli për etikë në Norvegji i cili është me përvojë shumëvjeçare pune.
BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Vizita e Qendrës Rajonale në Kumanovë Kryetari i SHGM-së Naser Selmani dhe anëtari i KD të SHGM-së Filjana Koka më 24. 11. 2011 i vizituan kolegët në Qendrën rajonale në Kumanovë. U vizituan televizioni NOVA, Televizioni FESTA dhe Televizioni KRT. Në takimet e realizuara kolegët kryesisht i paraqitën problemet e tyre, por edhe vërejtjet dhe propozimet lidhur me pikat e dialogut më Qeverinë. Ato ishin dekriminalizimi si problem që duhet zgjidhur, pastaj respektimi i ligjeve aktuale dhe dilemat rreth ligjit për mediat. Për kolegët nga kjo qendër problem më i madh është statusi i parregulluar i punës për shkak të mosrespektimit të Ligjit për marrëdhënie pune (LMP). Nga ana tjetër pronarët kryesisht u ankuan nga dobësia ekonomike për shkak të qasjes selektive që bën Qeveria gjatë shpërndarjes së reklamave nëpër media, gjë prej të cilës në masë të madhe varet punësimi i kuadrit dhe rregullimi i statusit sipas dispozitave të LMP. Përfaqësuesit e KD të SHGM i transmetuan qëndrime e grupeve punuese pran SHGM-së, pastaj informatat rreth asaj se deri ku kanë arritur negociatat me Qeverinë, cilat janë aktivitetet projektuese në të cilat pritet të kyçen edhe kolegët nga kjo qendër rajonale si dhe përgatitjet për Kuvendin e ardhshëm.
WLMP ndihmon për përforcimin e kapaciteteve të SHGM-së Përfaqësues të zyrës ekzekutive të SHGM-së kah mesi i dhjetorit realizuan takim me përfaqësues të World Learning Macedonia (ËLMP) në të cilin u biseduan mundësitë për përkrahje profesionale për personat që janë të inkuadruar në zyrën ekzekutive të SHGM-së. Kjo organizatë është e gatshme të ndihmojë në përmirësimin e punës së zyrës së SHGM-së përmes orga-
Ndryshe në tetor dhe nëntor të vitit 2009, World Learning Macedonia në bashkëpunim me ekspertin Yasha Lange përgatiti raport në të cilin potencohen rekomandime me të cilat do të përmirësohej puna e SHGM-së. Gjatë vitit 2011, janë plotësuar pjesa më e madhe e rekomandimeve. World Learning Macedonia Programi ndërkombëtar për zhvillim (ËLMP) është pjesë e World Learn-
nizimit të brendshëm. Fillimisht do të definohen profilet e vendeve të nevojshme të punës, sistemi i evoluimit të të punësuarve, doracakë të posaçëm (aty ku mungojnë) si dhe procedura që do të ndihmonin drejt rritjes së qëndrueshmërisë së punës së SHGM-së. Poashtu, nëse është e nevojshme do të organizohen edhe trajnime të posaçme për personat që janë të kyçur në punën e zyrës ekzekutive të SHGM-së.
ing, organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar në vitin 1932 në SHBA. Me seli në Uashington, SHBA, World Learning për programet zhvillimore ndërkombëtare fokusohen në një qëllim të vetëm: ta tejkalojë hendekun mes dëshirës për zhvillim njerëzor dhe aftësisë për të arritur këtë qëllim. ËLMP realizon programe për ndihmë teknike në mbi 50 vende anembanë botës, mes të cilave është edhe Maqedonia.
15
Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.