Skip to main content

Bilten znm nov dek 2013 al

Page 1

BULETINI NUMËR 16

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139

PËRMBAJTJA Portalet e interenetit nuk rregullohet me ligj Nuk na duhet ligj për media

Faks (+3892) 3116-447

Përparim drejt dialogut të vazhdueshëm me gazetarët

E-mail: contact@znm.org.mk

BE dhe SHBA ndihmojnë për rivendosjen e dialogut me gazetarët

Dialog kur të tërheqen ligjet e mediave

Këshilli i etikës për më shumë liri dhe etikë në media Mbështetje për formimin e Këshillit të etikës Gutierez: Liria e fjalës në rënie në Maqedoni Gjykata kushtetuese të prononcohet për dëbimin e gazetarëve

6 8 10 12 14 16 18 20

FEG fton për mobilizim të gazetarëve

21

Të kënaqur që Kezharovski kthehet në shtëpi

22

Selmani: 2013 vit i keq për lirinë e fjalës

24

Shurman: 2014 vit i sfidave dhe mundësive

26

Gazetari Kuqi nuk është anëtarë i SHGM

27

Qeveria të pranojë vërejte thelbësore për ligjet e mediave

28

Këshilli i Evropës i shqetësuar për lirinë e mediave në Maqedoni

30

Kandezët të interesuar për rastin e Kezharovskit

2

3

31

Mbështetje për korigjimin e ligjeve të mediave

32

EU kërkon llogaridhënie për fushatat qeveritare

33


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë PAJTUESHMËRI E PJESSHME PËR LIGJET E MEDIAVE

PORTALET E INTERNETIT

N E H O L L U G E R R NUK ME LIGJ

3


S 4

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë me 20 dhjetor pas konsultimeve të gjata të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtarë arriti pajtueshmëri të pjesshme me Qeverinë e Maqedonisë për ligjet e mediave. Në pajtueshmërinë me shkrim Qeveria obligohet të pranojë tre prej shtatë vërejtjeve të SHGM për ligjet e mediave. “Qeveria dhe SHGM pajtohen që portalet e inter-

Pëkundër pajtueshmërisë, ngelën dallimet per ligjet e mediave mes SHGM dhe Qeverisë për rregullimrin e mediave të shtypura, rregullimit me ligj të fushatave të qeverisë në media, definicioni i gazetarit dhe dispozitat ndëshkuese të ligjeve

netit të mos jenë pjesë e ligjit për media”, thuhet në pajtueshmërinë me shkrim. Vërejtja e dytë për të cilën u pajtuan palët ishte përfaqësimi i gazetarëve në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audivizive. Kjo do të thotë se SHGM do të ketë një anëtarë në Këshillin e Agjencisë së re të mediave. Qeveria u pajtua të saktësohet neni 48 i Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, i cili përcakton kushtet nën të cilat mund të kufizohet liria e


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

mediave. “Çdo kufizim i përmbajtjes së mediave të jetë në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në tekstin e pajtueshmërisë. Këto vërejtje qeveria u obligua t’i zbatojë menjëherë duke ndërhyrë me amandamente pas miratimit të ligjit. “Ndryshimet me procedurë të shkurtër Kuvendi pritet t’i miratojë më së voni deri në fund të janarit të vitit 2014”, parashihet në pajtueshmërinë. Lidhur me Radio televizionin maqedon, qeveria pranoi që në një afat prej gjashtë muajsh në konsultime me SHGM të gjendet një zgjidhje për forcimin e pavarësisë së servisit publik. Kjo para së gjithash ka të bëjë me gjejtjen e një zgjidhje adekuate që do të mundësonte burim

të sigurtë dhe të qëndrushëm për finanisimin e Radio televizonit maqedon, që është parakusht për të pasur autonomi institucionale të servisit publik dhe një strukturë adekuate të kierarkisë të organeve të RTM. Krahas pajtueshmërisë së pjesëshme, Qeveria dhe SHGM nuk arritën që t’i kapërcejnë dallimet tjera lidhur me ligjet e mediave. “Qeveria dhe SHGM nuk pajtohen për pjesën e ligjit i cili rregullon mediat e shtypura, mosrregullimin me ligj të fushatave të qeverisë në media, mbështetjen finansiare të radiodifuzerëve kombëtarë për produksionin e filmit dhe dokumentar, definicioni i gazetarit dhe dispozitat ndëshkruese”, thuhet në dokumentin e pajtueshmërisë.

5


SHGM NUK HEQ DORË NGA VËREJTJET PËR LIGJET E MEDIAVE

S

6

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë mënjëherë pas shpalljes në opinion të përmbajtjes së pajtueshmërisë së pjesshme me Qeverinë për ligjet e mediave lëshoi një kumtesë ku sqaroi përmbajtjen e dokumentit të dakorduar. SHGM kumtoi se përveç tre çështjeve për të cilat është arritur pajtueshmëri, ngelen të gjitha dallimet tjera qe deri atëherë ekzistonin mes SHGM dhe Qeverisë. “SHGM mbetet në qëndrimin se nuk ka nevojë për miratimin e ligjit për media, në kushte kur Maqedonia bie në listat botërore për lirinë e shprehjes. Paralajmërojmë se vërejtjet e papranuara të SHGM, të cilat janë edhe vërejtje të ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të OSBE, seriozisht do të cënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. SHGM vlerëson se ligj për media në kushte kur Maqedonia bie në mënyrë rapide në rang listat e organizatave me renome botërore për lirinë e shprehjes është krejtësisht e papranueshme. SHGM në të ardhmen do të angazhohet që qeveria t’i pranojë edhe vërejtjet tjera, për të përmirësuar legjislacionin e medias”, kumtoi SHGM. Shoqata vlerëson se nuk mund të pranohet që mediat e shtypura të kenë obligim ligjor të publikojnë impresum kur këtë obligim e plotësojnë thuaja të gjitha gazetat, si dhe nuk mund qeveria të kërkojë transparencë në strukturën e pronësisë të gazetave kur ajo vetë në mënyrë jotransparente shpenzon para në media. “Krejtësisht e panevojshme është t’u imponohen detyrime mediave të shtypura kur ato përballen me sfida serioze për të ekzistuar në treg”, vlerëson SHGM. Në kumtesë theksohet se SHGM nuk pajtohet me konceptin e formimit të Agjencisë për media dhe me zgjidhjet e ofruara për Radio televizionin maqedon, veçanërsisht pjesën për propozimin e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Agjenicisë dhe të Këshillit programor të RTM, mungesës së një burimi të qëndrushëm të finansimit dhe mostansparencës në punën e këtyre institucioneve. “Vlerësojmë se këto pjesë të ligjit nuk janë në pajtim me rekomandimet dhe standardet e vendosura të Këshillit të Evropës dhe ne do vazhdojmë t’i kontestojmë”, shtohet në kumtesë. SHGM, poashtu, nuk pranon sqarimin e Qeverisë, e cila refuzon diskutimin për rregullimin me ligj të

Shpenzimi jotransparentë i parave publike dhe kombinimi i tyre me ndëshkime të larta tregon se pushteti ndaj mediave zbaton politikë të shkopit dhe karrotës, vlerëson SHGM shpenzimit të parave publike për fushatat e qeverisë në media. Ky ligj duhet të sigurojë transparencë në shpenzimin e mjeteve publike, të definojë nacionin e fushatës mediatike me interes publik dhe të parasheh kritere për shpërndarjen e mjeteve të fushatave në media. Shoqata kundërshton që qevria me nenin 92 të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, të ndajë mjetë prej buxhetit për finansimin e produksionit vendor për programeve të filmit dhe emisioneve dokumntare të televizoneve kombëtare private. “Ne jemi të bindur se shpenzimi shtesë i mjeteve publike në televiozinet private kombëtare, është një mekanizëm i ri me të cilin qeveria do të ndikojë në politikën redaktuese të këtyre mediave. Nëse qeveria dëshiron të nxisë produksionin vendas, këto mjete duhet t’i orientojë në servisin publik, e jo në kompani private, të cilat çdo vit kanë profite të majme”, qëndron në kumtesë. SHGM nuk heq dorë nga qëndrimi se nuk ka kurrëfarë nevoje për definimin e profesionit të gazetarit sepse me këtë në mënyrë indirekte liçencohen gazetarët. Shoqata nuk pajtohet me lartësinë e

LIGJ P


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënimeve për mediat, të cilat janë shumë të larta dhe joproporcionale duke ndikuar negativisht ndaj punës së mediave dhe do të nxisin vetëçënzurën. “Shprenzimi jotransparentë i parave publike në media në kombinim me dënimet e larta tregon se qeveria ndaj mediave zbaton politikën e shkopit dhe karrotës. Mediat e dëgjueshme do t’i shpërblejë, ndërsa të padëgjueshmit do t’i ndëshkojë. Për SHGM kjo sjellje e qeverisë ndaj mediave paraqet një praktikë krejtësisht jodemorkatike, me të cilën cënohet liria e shprehjes dhe liria e mediave”, vlerëson SHGM. Në fund SHGM përkujton se ruan të drejtën të

vazhdojë t’i kontestojë zgjidhjet e këqija të ligjeve dhe të kërkojë nga qeveria t’i përmirësojë. “Përgjegjësia për zgjidhjet e këqija në ligjet e ofruaratë mediave është vetëm e qeverisë, ndërsa përgjegjësia e jonë si Shoqatë është të paralajmërojmë për efektet eventuale negative që mund të ketë zbatimi i tyre dhe të ofrojmë zgjidhje për përmirësimin e teksteve të ligjeve. Ne do të ndjekim zbatimin e ligjeve dhe për çdo efekt negativ që do të ketë ndaj punës së mediave do të reagojmë dhe do ta informojmë opinionin e brendshëm dhe botërorë”, përfundon SHGM.

NUK NA DUHET

PËR MEDIA 7


FAKTORI NDËRKOMBËTARË MBËSHTET PAJTUESHMËRINË E QEVERISË ME SHGM PËR LIGJET E MEDIAVE

PËRPARIM DREJT DIALOGUT TË VAZHDUESHËM ME

GAZETARËT

P 8

ërfaqësuesit diplomatik të Delegacionit të Komisionit evropian dhe të Shteteve të bashkuara të Amerikës në Maqedoni me 21 dhjetor përshëndetën arritjen e pajtueshmërisë së pjesshme mes Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe qeverisë maqedone për ligjet e mediave, me të cilën qeveria u pajtua që të mos i rregullojë me ligj portalet e internetit dhe të sigurojë një vend për gazetarët në Agjencinë për media. Në kumtesën e përbashkët Delegacioni i BEsë dhe ambasada e SHBA përshëndetin lajmin se

Qeveria dhe gazetarët kanë arritur pajtueshmëri për të bërë progres në raport me propozim ligjet për media. “Kjo pason pas konsultimeve të gjata për këto akte ligjore. Shpresojmë se kjo do të përgadit rrugën për dialog të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që i prekin mediat, të cilat janë theksuar në Raportin vjetor të BE-së dhe me këtë do të kontribuohet për krjimin e klimës së besimit”, thuhej në kumtesën e përbashkët të Delegacionit të BE-së dhe të Ambasadës amerikane në Shkup një ditë pas arritjes së pajtueshmërisë.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

KONSULTIME INTENSIVE ME PËRFAQËSUES TË BE DHE SHBA

DIALOG

pasi të tërhiqen ligjet e mediave SHGM përtritjen e dialogut me qeverinë e kushtëzoi me tërheqjen e ligjeve të mediave nga procedura parlamentare dhe me amnestinë e gazetarit Tomisllav Kezharovskit

9


G

10

jatë muajit nëntor dhe pjesës së parë të muajit dhjetor të vitit 2013 përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në disa raste takuan përfaqësues të Delegacionit të Komisionit evropian në Shkup dhe përfaqësues të Ambasadës amerikane, me të cilët diskutuan për vërejtjet e SHGM për ligjet e mediave dhe për mundësinë për rivendosjen e dialogut të gazetarëve me qeverinë. Në këto takime kryetari i SHGM Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekullovski sqaruan pozicionet e SHGM për ligjet e mediave, të cilët njëkohësisht janë edhe vërejtje të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët në emër të Këshillit të Evropës dhe të OSBE përpiluan ekpertiza për ligjin për media dhe për ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive. Kryetari Selmani këmbëngulte që si parakusht për rivendosjen e dialogut qeveria t’i tërheq nga procedura parlamentare ligjet e mediave, që të krijohen kushte dhe atmosferë, pa presione të diskutohet për përmirësimin e teksteve të ligjeve. Përveç kësaj, ai kërkonte edhe amnestinë e gazetarit Tomisllav Kexharovski, të dënuar me katër vite e gjysmë burgim, për kinse zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast vrasjeje. Selmani pohoi se nëse qeveria seriozisht është e interesuar të rivendos dialogun me gazetarët atëherë duhet t’i tërheq ligjet e mediave nga Kuvendi dhe duhet të amnestojë gazetarin Kezharovski. Me këtë do të dëshmojë se ka qëllime të sinqerta dhe se dëshiron të ndryshojë kursinë ndaj gazetarëve dhe mediave dhe të punojë në përmirësimin e gjenjdes me lirinë e fjalës dhe të lirisë së mediave. Sipas tij, çdo përtritje e dialogut me qeverinë pa mos garantuar efektin e këtyre bisedimeve do të jetë vetëm humbje kohe dhe do të cënojë kredibilitetin e SHGM. Selmani u sqaroi përfaqësusve të BE dhe SHBA se version i fundit i të dy ligjeve të mediave përmbajnë zgjidhje edhe me restriktive prej versioneve të mëparshme. Pas konsultimeve të gjata, përfaqësursit e faktorit ndërkombëtarë kërkuan nga SHGM të përgaditin një document ku do t’i shtrojnë kërkesat kryesore të tyre lidhur me ligjet e mediave, ndërsa ato do të përpiqen që ta bindin qeverinë që t’i pranojë ato.

SHGM me tetë kë

V

ërejtja e parë e SHGM ishte pozicioni i Agjenicisë për media dhe përbërja e saj, të cilat nuk garantojnë pavarësi, ndërsa neni 29 edhe më tej e ndërlikon situatën sepse hap mundësinë që Agjencia të ndërhyjë në punën e mediave të shtypura, duke mundësuar ndikimin e saj në politikën e tyre redaktuese. Kërkesa e SHGM ishte që qeveria të tërheq ligjin për media sepse nuk ka kurrëfarë nevoje për rregullimin me ligj të punës së mdiave të shtypit dhe të internetit. Vërejtja e dytë e SHGM ishte rreth dispozitave ndëshkuese, të cilat në versionin e ri të ligjit parashihen dënime fikse për mediat, prej pesë deri dhjetë mijë euro ose prej 10 deri më 20 mijë euro. SHGM argumentoi se dënimet janë joproporcionale dhe nëse nuk ulen ekziston rrezik që mediat të zbusin politikën redaktuese nga frika se do të mund të dënohen me gjoba të rënda për shkak të kundërvajtjeve eventuale. Përveç kësaj, këto dënime mund të sjellin edhe deri te mbyllja e mediave të vogla, të cilat nuk janë në gjendje të paguajnë dënime të tilla drastike. Prandaj, SHGM kërkoi që dënimet të zvoglëohen për gjysmë dhe të mos ketë gjobë më të ulët, por ato të jenë prej zero dhe të përkufizohet vetëm shuma maksimale e dënimit. Me këtë Agjencia dhe gjykatat do të kenë mundësi të shqiptojnë dënime adekuate duke iu përshtatur kundërvajtjes së kryer dhe fuqisë së mediumit, e jo ligji të imponojë dënime të unifikuara më të ulta dhe më të larta. Vërejtje e tretë e SHGM kishte të bëjë me nenin 48


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ërkesa për ligjet e mediave të Ligjit për media, ku përcatohen arsyet, siç janë kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare, thirrjes për rënimim me dhunë të rendit kushtetues, thirrjes pëer agresion, thirrjes për diskriminim, mostolerancë dhe gjuhë të urrejtjes të motivuara nga përkatësia racore, orientimi seksual, feja dhe kombësia, në bazë të cilave në të ardhmen do të mund të ndalohen artikujt e mediave. Intervenimi i SHGM ishte që të shtohet një aline e re në nenin ekzistues, ku do të sqarohet se çdo kufizim i përmbajtjes së mediave do të mund të bëhet në pajtim me praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Fshirja e definicionit gazetar ishte kërkesa e katërt e SHGM, për të cilën nuk ka kurrëfarë nevoje, sepse ajo mund të përdoret për liçencimin indirekt të gazetarëve. Korigjimi i nenit 11 të Ligjit për media, i cili i jep mundësi qeverisë të favorizojë ndonjë shoqatë gazetarësh gjatë propozimit të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për media dhe të Këshillit programor të RTM. Qeveria jo vetëm që nuk i pranoi kërkesat e OSBE në këtë pjesë, por në versionin më të ri të ligjit shkoi edhe një hap më tutje duke paraparë edhe numrimin e anëtarësisë së shoqatave të gazetarëve në përpjekje për të përcaktuar se cila prej tyre është shoqatë shumicë. SHGM argumentoi se një dispozitë e tillë është jokushtetuese sepse i mundëson qeverisë të ndërhyjë në organizimin e lirë të gazetarëve,

prandaj u kërkua që ky nen të fshihet. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë së mediave dhe të Këshillit programor të RTVM me dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvend ishte kërkesa e gjashtë e SHGM. Këtë zgjidhje SHGM e propozoi për të arritur konsenzus mbipartiak në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që të inkurajohen propozuesit e autorizuar në këto këshilla të nominojnë profesionistë të dëshmuar dhe të pranushëm për pjesën dërmuese të partive parlamentare në Kuvend. Vërejtja e shtatë e Shoqatës kishte të bënte me mënyrën e finansimit të RTVM, veçanërisht kundërshtohej ideja që servisi publik të finansohej nga donacione nga qeveria. Në vend të kësaj propozohej që RTVM të finansohet nga taksa radiodifuzive, ndërsa pjesa e mbetur të kompensohet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Rregullimi me ligj i fushatave të qeverisë në media ishte kërkesa e fundit e SHGM, me të cilën këmbëngulëm që të miratohet një ligj i veçantë, i cili do të shtonte transparencën në shpenzimin e mjeteve të buxhetit në media dhe do të parashikonte krietere në bazë të cilave do të shpërndahen fushtatat në media. SHGM sqaroi se me mjete publike qeveria bënë për vete politikën redaktuese të mediave, i shpërblenë mediat proqeveritare, ndërsa ndëshkon mediat kritike.

11


TAKIM PUNE I SHGM ME AMBASADORËT E BE DHE SHBA Kryetari i SHGM Naser Selmani thotë se problemi nuk qëndron ne mospasjen e komunikimit me qeverinë, por në keqkuptimin sepse palët kanë humbur besimin

BE dhe SHBA rivendosjen e

P

12

ërfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë nga fundi i nëntorit në Delegacionin e Komisionit evropian në Shkup takuan ambasadorin Aivo Orav dhe ambasadorin amerikan Pol Volers, ku u bisedua për ligjet e mediave dhe për mundësinë për rikthimin e besimit mes gazetarëve dhe qeverisë. Ambasadorët Orav dhe Volers u ofruan që të organizojnë një drekë joformale mes përfaqësuesve të SHGM dhe qeverisë, ku do të ftoheshin edhe përfaqësues të organizatave të tjera të gazetarëve dhe të mediave. Ambasadorët sqaruan se qëllimi i takimit do të ishte të krijonte një atmosferë të volitshme në të cilën SHGM dhe Qeveria do të diskutonin për çështje me interes të përbashkët, ndërsa roli i faktorit ndërkombëtarë do të ishte vetëm ta mbikqyrte diskutimin. Sipas tyre, e rëndësishme është që diskutimi të jetë inkluziv dhe kjo të ndodhë para samitit të dhjetorit të Këshillit evropian, kur faktori ndërkombëtarë do të ketë hapësirë të ndikojë mbi qeverinë që në mënyrë serioze t’i shqyrtojë kërkesat e gazetarëve lidhur me ligjet e mediave. Kryetari i SHGM Naser Selmani sinqerisht faleminderoi ambasadorët Orav dhe Volers për përpjekjet e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes me lirinë e fjalës dhe të mediave në Maqedoni. Selmani tha se SHGM përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Maqedoni i trajton si aleatë të sinqertë në betejën për përmirësimin e kushteve për punë të gazetarëve dhe të mediave dhe për këtë në Shoqatë askush nuk dyshon.

Selmani sqaroi se nuk ka kurrëfarë problemi për të komunikuar me përfaqësuesit e qeverisë, por është e qartë se në këtë komunikim ekzistojnë keqkuptime sepse nuk ekziston besim dhe mbisundojnë interesat e ndryshme. Ai me keqardhje konstatoi se SHGM nuk mund të pranojë këtë takim joformal me përfaqësuesit e qeverisë dhe me përfaqësues të tjerë të organizatave të gazetarëve dhe të mediave, pa mos u tërhequr ligjet e mediave nga procedura në Kuvend për të mundur që ato të korigjohen në pajtim me vërejtjet e gazetarëve dhe pa mos u amnestuar


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ndihmojnë për e dialogut me gazetarët

gazetari Tomisllav Kezharvski. Salami tha se tërheqja e ligjeve dhe amnestia e Kezharovskit do ta kthente besimin mes SHGM dhe Qeverisë dhe do të hapte rrugën e dialogut. Përfaqësuesit e SHGM argumentuan se do të jetë e pamundur të merrnin pjesë në këtë takim pa mos u definuar se cilat janë hapat e ardhshëm dhe garancitë se ky takim do të sjellë ndonjë përparim lidhur me ligjet e mediave. Përveç kësaj, për SHGM ishte e papranueshme edhe përbërja e pjesëmarrësve në takim sepse me këtë nuk dëshiron të legjitimojë ndërhyr-

jen e pushtetit në organizimin dhe bashkimin e gazetarëve. Sipas tyre, ky hap do ta nxiste qeverinë që edhe në të ardhmen të ndërhyjë jo vetëm në organizimin e gazetarëve duke formuar shoqata paralele, por ekziston rreziku që këtë strategji ta përdor edhe ndaj çdo shoqate tjetër qytetare nëse qeverisë nuk i pëlqejnë qëndrimet e saj të prezentuara në opinion. Të dy palët u angazhaun se do të vazhdojnë konsultimet me qëllim Maqedonia të ketë ligje te mediave sipas standardeve evropiane, të cilat garantojnë lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave.

13


FORMOHET TRUPI I PARË PËR VETËRREGULLIM NË MEDIA NË MAQEDON

KËSHILLI I ETIKËS PËR LIRI DHE ETIKË NË MED

14

Kuvendi themelues i Këshillit të etikës u mbajt me 19 dhjetor të vitit 2013 ku morën pjesë mbi tridhjetë përfaqësues të mediave kombëtare elektronike, të shtypit dhe të internetit si dhe përfaqësues të SHGM, IMM,SPGPM dhe SHMPE


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

NI

MË SHUMË DIA

15


G

16

azetarët, mediat dhe shoqatat joqeveritare të mediave me 19 dhjetor të viti 2013 formuan trupin e parë për vetërregullim në media, Këshillin e etikës, i cili duuhet të kujdeset për respektimin e standardeve dhe të etikës profesionale në gazetari. Vendimi për formimin është marrë në Kuvendin themelues të Këshillit të etikës të mediave në Maqedoni (KEMM), ku morrën pjesë mbi tridhjetë përfaqësues të mediave kombëtare elektronike, të shtypit dhe të internetit dhe përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Institutit maqedon të mediave, Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe puntorëve të mediave si dhe përfaqësuesve të Shoqatës së mediave private elektronike rajonale, e cila përfaqëson mbi 60 media rajonale dhe lokale. Në emër të Këshillit nismëtarë për nevojën e formimit të Këshillit të etikës foli kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani dhe kryetari i Këshillit drejtues të Institutit maqedon të mediave, Mirçe Adamçevski. Selmani tha se gazetarët, redaktorët dhe mediat mbështetin idenë për vetërregullim në media, si mekanizëm i rëndësishëm për liri më të madhe në media duke respektuar standardet dhe etikën profesionale të gazetarëve dhe duke mbrojtur mediat nga të gjitha format e presionit. Ai vlerësoi se për shkak të ndieshmërisë së çështjes së lirisë së fjalës vendet demokratike në vend që të rregullojnë punën e mediave me ligje këmbëngulin në vendosjen e mekanizmave vetërregullator për mbrojtjen e opinionit publik prej keqpërdorimeve eventuale të lirisë gazetareske. “Për ne nuk ka dilemë se pa etikë në gazetari nuk ka as liri të mediave. Liria para së gjithash do të thotë përgjegjësi. Sa më shumë që zbatojmë etikën profesionale të gazetarit, aq më shumë kemi të drejtë të thirremi në lirinë e gazetarit. Ky trup do ta mbrojë opinionin nga gabimet eventuale të gazetarëve, por do të mbrojë edhe nderin tonë para opinionit si profesionist”, theksoi Selmani. Sipas tij, trupi për vetërregullim do të bëjë dalimin mes mediave që përkujdesen për etikën gazetareske dhe të atyre që i ka vërbuar korupsioni. Vetërregullimi nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por do të jetë një udhërrëfyes i qartë se në cilin drejtim duhet ta kërkojmë daljen nga kjo situatë e rënduar në media.

Si arritëm deri te Këshi Ideja për formimin e Këshillilt të etikës, si trup për vetërregullim në media, SHGM e shtroi si prioritet në Planin strategjik të miratuar në Kuvendin e SHGM në vitin 2011. Gjatë viteve të kaluara në SHGM u formua një grup i punës për vetërregullim, e cili për me pak se tre vite arriti që këtë ide ta jetësojë. Në kuadër të aktiviteteve të SHGM njëherë ideja ishte prezentuar para gazetarëve në Shkup dhe në të gjitha gjashtë Qendrat rajonale, si dhe para pronarëve të mediave dhe organizatave të gazetarëve dhe të mediave. Në rrethin e dytë të konsultimeve grupi i punës për vetërregullim, para gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave kombëtare dhe rajonale prezentoi një model konkret për vetërregullim në media, bazuar mbi përvojat e Komsionit të ankesave në Britaninë e Madhe, “Ky system rrit transparencën në punën e mediave dhe do të na përkujtojë se llogari për punën tonë duhet t’i japin opinionit, e jo njerëzve të veshur me pushtet politik dhe ekonomik”, nënvizoi Selmani. Përveç kësaj, Këshilli i etikës do të ndihmojë të përmirësohet edhe cilësia e mediave maqedone sepse do të bëhemi të vetëdijshëm për dobësitë tona, përkujtoi Selmani. “Nëse ndonjëherë gabojmë, krejt profesionale është që të pranojmë gabimin dhe në të ardhmen të hapin katër sy që të mos i përsëritim


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

illi i etikës në media? Norvegji, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Faza e tretë mbaroi duke kërkuar mbështetje prej gazetarëve dhe mediave për formimin e Këshillit të etikës. Në takimet e grupit të punës në gjashtë qendrat rajonale të SHGM morën pjesë mbi 260 gazetarë dhe pronarë të mediave, ndërsa në Shkup u organizuan 23 takime me pronarët dhe menaxherët e mediave kombëtare elektronike dhe të shtypra, si dhe me drejtorët dhe redaktorët e servisit publik, Radio televizionit maqedon. Në kuadër të projektit u përpiluan edhe Statuti i Këshillit të etikës dhe tetë rregulloret për punën e organeve të Këshillit. Formimi i Këshillit u mbështet nga ambasada e Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe në Shkup, si dhe prej Agjencisë zviceriane për zhvillim, të cilëve sinqerisht u faleminderohemi për mbështetjen. gabimet e njejta”, ftoi ai. Në fund Selmani tha se sa më të fuqishëm të jenë mekanizmat e vetërregullimit në media, aq më pak legjislacion për media do të kemi. “Sot duam të dërgojmë porosi se nuk na duhet ligj për media sepse vetë ne jemi të aftë të vemë rend në marrëdhëniet tona dhe të vendosim rregulla të lojës në gazetari”, përfundoi ai. Kryetari i Këshillit drejtues të Institutit maqedon për media dhe anëtar i Këshillit nismëtarë për

firmimin e Këshillit të etikës, Mirçe Adamçevski tha se qytetarët, që do të ndihen të prekur nga ndonjë reaportim i ndonjë mediumi, do të mund të bëjnë ankesë në Këshillin e etikës. Adamçevski përkujtoi se në kuadër të Këshillit do të funksionojë edhe Komisioni i ankesave ku do të anëtarësojnë edhe përfaqësues të sektorit civil. “Çdo qytetarë, si individë ose ndonjë kompani që do të vlerësoi se ka qenë cak i sulmit të ndonjë raprtimi joetik dhe joprofesional, do të mund të bëjë ankesë deri te Komsioni i ankesave, i cili do të shqyrtojë dhe do të vendosë për ankesën. Vendimi duhet të publikohet nga media kundër të cilit është ngritur ankesa”, deklaroi Adamçevski. Pas një debati konstruktiv rreth kandidatëve të propozuar për organet e Këshillit të etikës, Kuvendi zgjodhi anëtarët dhe zëvendësit e Këshillit drejtues dhe mbikqyrës të propozuar nga mediat dhe nga SHGM, si përfaqësues i gazetarëve. Prej shtatë anëtarëve, në Këshillin drejtues si përfaqësues të mediave u zgjodhën Marina Domazetovska nga MPM, përfaqësues i mediave të shtypura, Biljana Trendafillova nga RTM, Ivana Kostovska nga ueb portali Telegraf, përfaqsues i mediave të internetit dhe Sasho Mitanovski nga SHMPE, përfaqësues i mediave rajonale dhe lokale. Me propozim të SHGM, Kuvendi për anëtarë të Këshillit drejtues zgjodhi Jusuf Kadriun nga Alsat-M, Katerina Sinadinovska nga Kapital dhe Dragan Antonovski nga portali Lokalno.mk. Kuvendi poashtu zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit drejtues të KEMM, ku tre anëtar propozuan pronarët e mediave dhe dy SHGM. Si përfaqësues të mediave në këtë trup u zgjodhën Goran Gavrillov nga Radio Kanal 77, Sonja Maxhoska nga Utrinski vesnik dhe Semi Mehmeti nga Almakos, ndërsa përfaqësues të gazetarëve të propozuar nga SHGM u zgjodhën Zoran Fidanovski nga TV Alfa dhe Aleksandar Dimkovski nga Nova Makedonija. Delegatët miratuan edhe Statutin dhe rregulloret për punën e organeve të KEMM. Në periudhën e ardhshme Këshilli drejtues me konsenzus duhet të zgjedh anëtarët e Komisionit për ankesa, i cili në të ardhmen duhet të vendos për aneksat e qytetarëve. Komisioni do të jetë i përbërë nga shtatë anëtarë, prej të cilëve, dy gazetarë të nominuar nga pronarët e mediave, dy gazetarë nga SHGM, ndërsa për zgjedhjen e tre anëtarëve përfaqësues të opinionit publik do të shpallet konkurs i hapur.

17


MBLEDHJE E FORUMIT TË GAZETARËVE TË SHGM

Mbështetje për formimin Anëtarët e Forumit të gazetarëve ftuan drejtuesit e SHGM të mos bisedojnë me qeverinë derisa ajo nuk ndryshon raportin ndaj gazetarëve dhe mediave

F

18

orumi i gazetarëve të SHGM, ku anëtarësojnë gazetarë dhe redaktorë të njohur dhe me përvojë nga mesi i nëntorit mbajti mbledhje ku u fol për procesin e formimit të trupit për vetërregullim në media dhe për procedurën e miratimit të ligjeve të mediave. Pas debatit të frytshëm Forumi mbështeti idenë për formimin e Këshillit të etikës, si trup i parë për vetërregullim në media, i cili duhet të kujdeset për forcimin e zbatimit të standardeve dhe të etikës profesionale dhe për lirinë e mediave. Anëtarët e Forumit sugjeruan që të mbahaet llogari për zgjedhjen e anëtarëve të organeve drejtuese të Këshillit me qëllim që të sigurohet legjitimitet më i madh i organizatës. Përveç asaj, Forumi kërkoi nga drejtuesit e SHGM të konsultohet me ato para se të nisen bisedime me qeverinë. Lidhur me përgaditjet për thirrjen e Kuvedit themelues të Këshillit të etikës, kryetari i SHGM Naser Selman i informoi anëtarët e Forumit se mbështetja e mediave për formimin e këtij trupi është i madh, përjashtim bëjnë disa media kombëtare. “Padallim se sa media do ta mbështetin procesin, ne kemi obligim ta themelojmë Këshillin e etikës që t’i mbrojmë mediat prej presioneve, por edhe qytetarët nga gazetarët e papërgjegjshëm”, nënvizoi Selmani. Ai vlerësoi se Këshilli duhet të formohet sa më shpejtë të jetë e mundur për të pasur

pozicione më ë mira lidhur me ligjet e mediave. Mirçe Adamçevski shprehi kënaqësinë për themelimin e Këshillit të etikës, ndërsa veçanërisht theksoi mbështetjen që këtij trupi i jep Shoqata e mediave rajonale elektronike, e cila përfaqëson mbi 60 media lokale private. Aleksandar Çomovski shtroi disa dilema lidhur me formimin dhe punën e Këshillit dhe theksoi


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

e Këshillit të etikës

rëndësinë që në kuadër të këtij trupi të përfshihet edhe servisi publi, Radio televizioni i Maqedonise, pa të cilin Këshilli nuk do ta ketë legjitimitetin e duhur. Gazetari Branko Gerovski vlerësoi se në organet e Këshillit duhet të inkuadrohen edhe pronarët e mediave për të mundësuar zbatimin e vendimeve që do t’i merr ky trup. Ai tha se ekzis-

ton rreziku që mediat që nuk do të mbështetin Këshillin e etikës, të formojnë këshill paralel. Disa kolegë kërkuan që të sqarohet dallimi mes Këshillit të etikës dhe Këshilllit të nderit të SHGM, is dhe m[nyra e finansimit të Këshillit. Kryetari i SHGM Selmani sqaroi se Këshilli i nderit i SHGM reagon ndaj shkeljeve të kodit të etikës të gazetarëve, ndërsa Këshilli i etikës do të reagojë ndaj shkeljeve që bëjnë mediat dhe ata do të duhet patjetër t’i pranojnë vendimet dhe t’i botojnë ato. Këtë detyrim mediat nuk e kanë ndaj Këshillit të nderit, i cili është organ për vetërregullim i gazetarëve. Zoran Fidanovski tha se e kupton nevojën se pse duhet të ngutet për formimin e Këshillit, por shfaqi dyshim se mund të bëhen gabime dhe të mos u jepet alibi disa mediave për ta sabotuar Këshillin. Për kryetarin e Forumit të gazetarëve Sasho Ordanovski është e kuptueshme pse duhet të formohet sa më parë Këshilli sepse presionet ndaj mediave do të rriten çdo ditë e më tepër dhe çdo trup i pavarur që do të merrej me mbrojtjen e standardeve në gazetari është i mirëseardhur. “Të mos harrojmë se SHGM është njëra ndër organizatat e rralla e cila me këmbënguljen dhe sjelljen e saj parimore paraqet problem serioz për pushtetin në zbatimin e politikave të këqija ndaj mediave”, tha Ordanovski. Në debatin lidhur me procedurën për miratimin e ligjeve të mediave përfaqësuesit e SHGM i informuan anëtarët e Forumit se SHGM i është nënshtruar presioneve të ndryshme për të vazhduar dialogun me qeverinë. “Kemi komunikim me qeverinë, por skemi marrëveshje për formatin e dialogut. Kemi ide të bisedojmë për çështje të definuara paraprakisht”, kumtoi Selmani. Anëtarët e Forumit shprehën mbështetje për drejtuesit e SHGM të qëndrojnë në pozicionet e deritashme dhe të mos bisedojnë me qeverinë derisa ajo nuk ndryshon raportin ndaj gazetarëve dhe mediave.

19


SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I FEDERATËS EVROPIANE TË GAZETARËVE PËR VI

Gutierez: Liria e fjalës në

S

20

ekretari i përgjithshëm i Federatës evropiane të gazetarëve, Rikardo Gutierez, me 27 nëntor arriti për vizitë dyditëshe në Maqedoni me ftesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe të puntorëve të mediave. Qëllimi i vizitës së sekretarit të përgjithshëm të FEG Gutierez ishte të informohet për gjendjen me lirinë e fjalës dhe të lirisë së mediave në Maqedoni, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me miratimin e ligjeve të mediave dhe procesit gjyqësorë kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski. Ai arriti në Shkup të shpreh mbështetjen dhe solidaritetin në emër të gazetarëve evropianë për SHGM dhe SPGPM në përpjekjet e tyre për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve. Në kuadër të vizitës, përveç bisedimeve me SHGM dhe SPGPM Gutierez pati takime edhe me nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe me ministrin për shoqëri informative dhe administratë, Ivo Ivanovski. Liria e fjalës në Maqedoni po shënon rrënie dhe kjo seriozisht na shqetëson, porositi sekretari i përrgjithshëm i Federatës evropoaine të gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimeve me Besmin dhe Ivanovskin. “Pamë raporte që tregojnë se liria e fjalës në Maqedoni po shënon rrënie dhe shumë organizata pajtohen me këtë, Bashkimi Evropoian, Stejt departamenti amerikan, organizatat joqeveitare Fridom Hauz dhe Reporterët pa kufi, si dhe anëtaret tona SHGM dhe SPGPM. Gjendja sipas raporteve po përmirësohet në Serbi dhe Kroaci, ndërsa në Maqedonia liritë po shënojnë rrënie. Qeveria duhet dhe mund të ndikojë. Ajo mund të luajë një rol për të mos përdorur reklamimin në media si vegël për çenzurë”, tha Gutierez. Sipas tij, vendimi i gjykatës së Shkupit me

Sekretari i përgjithshëm i FEG Rikardo Gutierez vlerëson se dënimi me burg për Kezharovskin është skandaloz, ndërsa fushtat e qeverisë cënojnë pluralizmin e mediave


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

IZITË NË MAQEDONI

rënie në Maqedoni

fushatave të qeverisë në media. “I luta Besimin dhe Ivanovskin ta publikojnë raportin e përgaditur për Komisionin evropian për atë se ku emitohen fushatat e qeverisë. Ky informacion nuk është vetëm e drejtë e gazetarëve, por edhe e gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Gutierez.

të cilin Kezharovski u dënua me katër vite e gjysmë burgim është i pakuptimtë dhe skandaloz. “Dje u takova me gazetarin Tomisllav Kezharovski, kuptohet në shtëpinë e tij. U thash ministrave Besimi dhe Ivanovski se për këto akuza në Evropë nuk do të guxonte të burgoset një gazetarë. Më befasoi besimi i tij i fortë, besoj se kjo është ashtu sepse e di se është i pafajshëm”, tha Gutierez. Gutierez theksoi se Maqedonia dhe Turqia janë vende të vetme në Evropë ku burgosen gazetarët. Një çështje tjetër për shqetësim është edhe mungesa e pluralizmit të mediave në Maqedoni, e cila pjesërisht varet edhe prej

Ai i kritikoi ligjet e mediave të propozuara nga qeveria, ndërsa ministri Ivanovski ka pranuar se ka hapësirë për përmirësimin e legjislacionit të propozuar për mediat. “Nuk ishte bisedë e lehtë, por në fund Ivanovski pranoi se ende ka hapësirë për të përmirësuar lgjin për media. I thashë se ligjet e mediave nuk duhet të shkruhen kundër gazetarëve, por bashkë me to, me pjesëmarrejn e drejtpërdrejtë të gazetarëve. Ministrat e pranuan sugjerimin se mund të korigjohen ligjet, ndërsa Ivanovski tha se është i gatshëm të shqyrtojë ide konkrete. Ai shtoi se pranon që mediat e shtypura dhe të internetit duhet të vetërregullohen, por theksoi se pronarët e mediave nuk duan vetërregullim”, tha Gutierez. Ai foli edhe për moszbatimin e Ligjit për marrëdhënie pune, që negativisht reflektohet në të drejtat sociale të gazetarëve. “Jemi të shqetësuar edhe për presionin ndaj disa gazetarëve. Dimë se shumë gazetarë në Maqedoni punojnë pa marrëveshje pune, pa sigurime, pa pushim të paguar vjetor, pa të drejtë për pushim mjeksor dhe e gjithë kjo duhet të ndryshojë”, porositi Gutierez. Federata evropiane e gazetarëve është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë dhe përfaqëson mbi 300 mijë gazetarë në mbi 39 vende evropiane. Gazetarët e Maqedonisë në FEG si anëtare i përfaqësojnë SHGM dhe SPGPM.

21


NJË VIT PAS NGJARRJEVE TË 24 DHJETORIT NË KUVEND

Gjykata kushtetues për dëbimin e gaze K

22

aluan një vit prej kur gazetarët forcërisht ishin penguar ta ndjekin mbledhjen e Kuvendit në të cilën miratohej buxheti për vitin 2013, ndërsa Gjykata kushtetuese ende nuk ka shqyrtuar nismën e SHGM, ku kërkohet që ndërhyrja e sigurimit të Kuvendit kundër gazetarëve të shpallet si shkelje e lirisë së shprehjes. Një vit më vonë Shoqata e gazetarëve shprehu keqardhje që përkundër shkeljes evidente të kushtetutës, e cila garanton lirinë e fjalës dhe të informimit, ende askush nuk ka bartur përgjegjësi politike, e as që ka epilog institucional të rastit. “SHGM në shkurt të këtij viti dorëzoi nismë para Gjykatës kushtetuese, ku kërkoi nga ky institucion më i lartë përgjegjës për ruajtjen e rendit kushtetues në vend, të deklarohet nëse me dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit është shkelur parimi kushtetues për lirinë dhe të drejtën e lirisë së shprehjes. Edhe pse kaluan dhjetë muaj nga dorëzimi i kërkesës, Gjykata kushtetuese ende nuk është prononcuar”, përkujtoi në konferencën për shtyp kryetari i SHGM, Naser Selmani. Selmani shprehu besimin se Gjykata kushtetuese në njërën prej mbledhjeve të ardhshme do ta shqyrtojë nismën e SHGM dhe do të sjellë vendim të drejtë. Ai tha se Komisioni anketues për zbardhjen e incidentit të 24 dhjetorit në Kuvend përcaktoi se ka pasur shkelje të kushtetutës në rastin e gazetarëve, por nuk ka arritur të përcaktojë përgjegjësi politike për personin që ka urdhëruar largimin e gazetarëve nga galeria. Sipas tij, menjëherë pas incidentit SHGM kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

se të prononcohet etarëve Kryetari i SHGM Naser Selmani vlerësoi se përcaktimi i përgjegjësisë për incidentin me gazetarët me 24 dhjetor në Kuvend do të parandalojë shkelje tjera të Kushtetutës

në kuadër të kompetencave të tyre të përcaktojnë përgjegjësi për këtë skandal, i cili negativisht ndikoi në imazhin e Maqedonisë në botë. “MPB u distancua nga përgjegjesia duke pohuar se vetëm ka zbatuar urdhërat e kryetarit të Kuvendit, ndërsa kryetari përgjegjësinë për dëbimin e gazetarëve nga galeria e hodhi mbi supet e sigurimit të Kuvendit. Avokati i popullit u thirr në ligjin për avokatin e popullit, ku thuhet se avokati nuk ka të drejtë të veprojë kundër institucionit që ka zgjedhur”, tha Selmani. Selmani përkujtoi se i gjithë kreu shtetërorë shprehu keqardhje për dëbimin e gazetarëve nga galeria, por të gjithat hapat në vazhdim të institucioneve të shtetit nuk e demostruan këtë disponim. “Nëse institucionet e shtetit shmangin përballjen me përgjegjësinë e tyre atëherë në vend që përgjegjësia të jetë e një personi që ka miratuar vendimin për dëbimin e gazetarëve, faji do t’i bartet shtetit të Maqedonisë. Vlerësojmë se locimi i përgjegjësisë konkrete do të parandalojë që në të ardhmen të shkilet kushtetuta dhe do të shtojë besimin e qytetarëve në rendin kushtetues”, përfundoi Selmani.

23


KONFERENCË RAJONALE E FEG NË KIEV PËR MEDIAT NË EVROPËN JUGLI

FEG

FTON PËR MOBILIZIM TË GAZETARËVE

P 24

rej 21 deri më 23 nëntor të vitit 2013, Federata evropiane e gazetarëve (FEG) në bashkëpunim me sindikatat e gazetarëve të Ukrainës organizuan një konferencë në Kiev ku morën pjesë organizata të gazetarëve nga Evropa Lindore, Ballkani dhe Turqia. Në konferencë u fol për problemet e organizimit sindikal të gazetarëve, kushtet për punë të puntorëve të mediave, siguria e tyre si dhe për gjendjen me lirinë e mediave. Për gjendjen e mediave dhe problemet e gazetarëve në Maqedoni dhe raportet me

pronarët e mediave, kontrollin e tregut, kushtet në të cilat punojnë gazetarët si dhe për rastin e gazetarit të gazetës Nova Makedonija, Tomisllav Kezharovski foli Goran Trpenoski, anëtarë i Këshillit drejtues të SHGM. Pas debatit dyditësh pjesëmarrësit e konferenceës miratuan këto konkluzione: - Mënyra më ë mirë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve është duke u organizuar në sindikata të fuqishme të gazetarëve dhe të shoqatave profesionale,


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

INDORE DHE TURQI

Nuk ka liri të gazetarisë derisa puntorët e mediave punojnë ne kushte të korupsionit, varfërisë dhe frikës, përfunduan pjesëmarrësit e Konferencës - Organizatat e gazetarëve duhet ta regrutojnë anëtarësinë e vet në mesin e të gjithë punëtorëve nga të gjitha nivelet në industrinë e mediave (fotoreporterë, kameramanë, montazher dhe producent), - Sindikatat patjetër njëkohësisht të punojnë edhe për të drejtat profesionale dhe të punës të antëarëve të vet. Nuk ka liri të gazetarisë derisa puntorët e mediave punojnë në kushte të korupsionit, varfërisë dhe frikës, - Organizatat e gazetarëve duhet të lobojnë dhe të angazhohen për reregullimin e

tregut të mediave, transparencës e strukturës së pronësisë në media, pavarësinë e politikës redaktuese dhe serviset publike. - FEG i kundërvihet çdo përpjekje që qasja në profesion dhe e drejta për të qenë gazetarë të jetë e rregulluar me definicione ligjore dhe ligje. Konferenca mbaroi punimet me një konferencë shtypi, e cila u organizua në Ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve 23 Nëntori dhe me një marshim nëpër rrugët e Kievit në përkujtim të gazetarëve të vrarë në detyrë.

25


TË KËNAQUR QË KEZHAROVSKI KTHEHET NË SHTËPI

Të kënaqur që

I K S V O R A H EZ në shtëpi Kkthehet

G

jykata themelore Shkup 1 me 8 nëntor të vitit 2013 pezulloi masën e paraburgimit kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski, të dënuar me katër vite e gjysme burgim për kinse zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin Orashje.

26

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shprehu kënaqësinë që gazetari Kezharovski është liruar nga burgu hetues i Shutkës dhe është kthyer në gjirin e familjes së tij. “Vendimi i Gjykatës së Shkupit 1 për zëvendësimin e masës së arrestit me arrest shtëpiak është hap përpara drejt përmirësimin e prak-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

SHGM prêt që Gjykata e Shkupit të shfuqizojë masën e paraburgimit shtëpiak, ndërsa Gjykata e Apelit të shpallë të pafajshëm gazetarin Tomisllav Kezharovskin tikës gjyqësore kur vendoset për shqiptimin e kësaj mase”, thuhej në reagimin e SHGM. Shoqata prêt që Gjykata shumë shpejtë ta shfuqizojë masën e paraburgimit shtëpiak dhe të miratojë vendim që Kezharovski të mbrohet në liri. “Besojmë se Kezharovski është i pafajshëm dhe presim që Gjykata e Apelit ta shfuqizojë

vendimin e shkkallës së parë dhe ta shpallë të pafajshëm. Kezharovski me tekstet e botuara nuk ka shelur ligjin, por ka zbuluar keqpërdorimin e institutit dëshmitar i mbrojtur. Opinioni ka të drejtë të jetë i informuar për shpërdorimet e institucioneve, që paraqet interes shumë i lartë publik”, thuhej në kumtesë. SHGM përkujtoi se në pajtim me praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, dënimi me burg kundër gazetarëve lejohet vetëm në rast kur ato përdorin gjuhën e urrejtjes dhe nxisin dhunë. “Në rastin e Kezharovskit gjykatat e Maqedonisë kanë një mundësi të rrallë për të implementuar praktikën gjyqësore evropiane kur shqyrtojnë lëndë lidhur me lirinë e shprehjes. Kështu, Gjykata do ta shmang riskun që kjo lëndë të rrëzohet para Gjykatës evropiane dhe Maqedonia të dënohet për shkeljen e nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, konkludohet në reagimin e SHGM.

27


DEBAT MBIKËQYRËS NË KUVEND PËR LIRINË E MEDIAVE

SELMANI:

2013 vit i keq për lirinë e fjalës

K

28

uvendi i Republikës së Maqedonisë nga mesi i dhjetorit të vitit 2013 organizoi debat mbikëqyrës me temë: Analizë për respektimin e të drejtës kushtetuese të prezumpcionit të pafajsisë, indikacioneve për shpërdorimin e paraburgimit, cënimin e lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave dhe të drejtës të shprehjes në tubime publike. Në këtë debat qenë ftuar të dëshmojnë para deputetëve një numër i madh i përfaqësuesve të sektrorit civil, redaktorë dhe gazetarë. Njëri prej tyre ishte edhe kryetari i SHGM, Naser Selmani, i cili në prezentimin e tij të shkurt vlerësoi se viti 2013 ka qenë një vit jashtëzakonisht i keq për lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. “Fatëkeqësisht, Maqedonia vazhdoi të bie në mënyrë rapide në renditjen e listave botërore për lirinë e fjalës, ku për një kohë më të gjatë trajtohemi si vend me liri të pjesshme të fjalës. Në listën e Reporterëve pa kufi jemi në vendin e 116, para nesh është Nigeria, ndërsa pas Venezuela. Pajtohemi të gjithë se nuk jemi në shoqëri të këndshme. Vlerësim negative për lirinë e mediave dha edhe Fridom Hauz, e cila lidhur me lirinë e mediave na ka vendosur në grupin e vendeve me qeverisje tranzitore dhe regjime hibride”, vlerësoi kryetari Selmani. Ai tha se dikush mundet këto raporte t’i

Kryetari i SHGM Naser Selmani porositi se pa ligje evropiane për mediat dhe pa lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski nuk do të përmirësohet gjendja me lirinë e fjalës në Maqedoni

cilësojë si tendencioze, por nuk janë vetëm ata që japin vlerësime negative për lirinë e mediave në Maqedoni. Vlerësim të ngjashëm ka edhe Komisioni evropian në raportin për progresin e Maqedonisë për vitin 2013. “Pjesa për lirjnë e mediave është raporti më i keq deri tani. Vlerësime të ngjashme kanë edhe Amerikanët. Si vend kandidat për anëtarësi në BE dhe NATO, këto vlerësime duhet seriozisht të na shqetësojnë”, paralajmëroi Selmani. Ai ftoi deputetët të jenë të sinqert dhe ta shikojnë drejt realitetin duke përmendur incidentin me gazetarët në Kuvend. “A keni ju sqarim racional për dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit me 24 dhjetor? Me këtë inci-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

dent me apo pa vetëdijë vetë kontribuam për përkeqësimin e imazhit të vendit në botë për lirinë e mediave. Si e mbyllëm këtë çështje, përcaktuam shkelje ligjore, por ama nuk ka fajtorë, nuk pati përgjegjësi politike. Mendoni se kjo është mënyra se si duhet të përballemi me sfidat?”, pyeti Selmani. Sipas tij, në vitin 2013 kemi punuar me këmbëngulje në dëmin tonë duke humbur tërë vitin në debate të padobishme për nevojën e miratimit të legjislacionit të ri të mediave, duke mos respektuar standardet dhe parimet evropiane. “Dua të ju sigurojë, askush nuk duuhet të ketë aspak dyshim, se nëse këto ligje miratohen në këtë formë siç janë propozuar, pritni që vitin e ardhshëm në listat botërore për lirinë e fjalës do të jemi në shoqëri edhe më të pakëndshme”, paralajmëroi Selmani. Ai tha se SHGM është e gatshme t’i ndihmojë qeverisë për të miratuar ligje evropiane të mediave, në pajtim me kushtetutën tonë dhe standardet evropiane dhe i luti deputetët të mos nguten, mirë të mendojnë para se ti votojnë këto ligje, sepse realisht do të bëjnë dëm të madh.

Në fund ai përmendi rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, për të cilin tha se nuk mund të kuptojë se kujt iu dasht. “Shpresoj se përfundimisht kemi kuptuar se çfarë çmimi paguam si vend për zbatimin joadekuat të të drejtës në këtë rast nga ana e gjykatave. Sipas tij, ka ardhur koha për bërë kthesë, nëse dëshirohet që punët të marin të mbarën.

29


PRITJE E SHGM PËR VITIN E RI PËR ANËTARËSINË DHE PARTNERËT

SHURMAN: 2014 VIT I SFID Ambasadorja holandeze në Shkup Mariet Shurman uroi që viti 2014 të jetë vit kur Maqedonia do të tregojë se mund nëse dëshiron dhe nëse palët kanë shëndet të mirë dhe memorie të keqe

S 30

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë me 18 dhejtor të vitit 2013 organizoi pritje për Vitin e Ri për gazetarët, përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve dhe të mediave, si dhe për përfaqësuesit e korit diplomatik, me të cilët SHGM ka bashkëpunim të shkëlqyer. Kjo pritje, ku morën pjesë mbi njëqind gazetarë dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe diplomatë u organizua me ndihmën e Ambasadës të Mbretërisë së Holandës në Shkup. Ambasadorja Mariet Shurman duke folur para gazetarëve të pranishmëm tha se 2013 nuk ishte një vit i mirë. „Filimin e tij e shënoi i ashtuquajtura „E Hëna e zezë“, dhe ende merremi me pasojat e

tij: humbje e plotë e besimit të ndërsjellë. Falë këtij incidenti, humbëm shumë mundësi, kohë shumë të çmuar. Them „ne“, sepse këtë e shikoj si përgjegjësi të përbashkët, prandaj e trajtojë edhe si mossukses personal“, theksoi ambasadorja Shurman. Ajo vlerësoi se viti 2014 do të jetë i mbushur me sfida sepse Bashkimi evropian do të jetë më shumë i përqëndruar në konsolidimin e brendshëm sesa rreth zgjerimit. „Maqedonia patjetër, më shumë se kurrë më parë, të mbështetet në vetveten dhe në kompasin e vet. Maqedonia patjetër të ulet në sediljen e vozitësit“, porositi Shurman. Ajo duke u thirr në shprehjen e Johan Krauf, sipas së cilës çdo sfidë duhet të shikohet edhe si


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

DAVE DHE MUNDËSIVE

mundësi, tha se Maqedonia duhet të bashkohet rreth vizionit të përbashkët dhe të demostrojë vendosmëri për ta realizuar këtë vizion, duke kapërcyer mosbesimin dhe dallimet për hirë të vlerave më të larta. „Shikoj posaçërisht mundësi për këtë përmes dialogut mes qeverisë dhe mediave. Ju mund të jeni shembull i mirë për atë se çfarë do të thotë dialog konstruktiv. Model që duhet të ndiqet në të gjitha sferat tjera të shoqërisë, si dhe në të gjitha vendet që përballen me sfida të ngjashme“, tha Shurman. Tashmë kur ekziston qëllim i qartë, e ky është media të lira dhe plurale, si themel i demokracisë, e cila duhet ta kalojë testin e lirisë për të kritkuar.

„Të gjitha palëve të involvuara u uroj të kenë urti, durim, qëndrueshmëri, besim dhe veshë e mendje të hapur. Shëndet të mirë dhe memorie të keqe, siç pati këshilluar Çercilli. Me këtë dhe me përkushtimin e fuqishëm dhe angazhimin e të gjithëve juve, jam e bindur se viti 2014 do të jetë vit kur Maqedonia do të tregoje se mundet nëse don“, uroj ambasadorja holandeze. Kryetari i SHGM Naser Selmani faleminderoi ambasadoren holandeze Shurman për fjlaët e mira dhe për mbështejten e lirisë së fjalës në Maqedoni, pa të cilën nuk mund të ndërtohet demokracia. Selmani kolegëve u uroj shumë shëndet, suksese dhe solidaritet më të madh në vitin e ri.

31


DREJTORI I DREJTORISË PËR ZGJERIM I KOMISONIT EVROPIAN NË SHGM

Qeveria të pranojë vërejte thelbësore për ligjet e mediave

32

Drejtuesit e SHGM nga fundi i nëntorit në lokalet e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë pranuan në takim drejtorin e ri të Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson dhe përfaqësues të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup dhe të ambasadës amerikane. Biseda mes drejtuesve të SHGM me drejtorin Danielson u përqëndrua në ligjet e mediave, që ishin në procedurë parlamentare. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian Danielson i dëgjoi vërejtjet e SHGM për ligjet e mediave dhe shprehu shpresën se qeveria seriozisht do t‘i shqyrtojë ato para se ligjet të votohen në Kuvend duke pranuar pjesën thelbësore të vërejtjeve të SHGM. Danielson tha se qëllimi i BE është që Maqedonia të ketë legjislacion evropian që garanton lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. Danielson mbështeti idenë e ambasadorëve të BE dhe SHBA në Shkup, Aivo Orav dhe Pol Volers për organizimin e një dreke joformale mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të Shoqatës së gazetarëve dhe të organizatave të mediave, ku në atmosferë joformale do të diskutoheshin çështjet me ineteres të përbashkët. Ai sqaroi se ideja e ambasadorëve nuk ka për qëllim të rivendos dialogun mes gazetarëve dhe qeverisë, por vetëm t‘u jepet edhe një mundësi organizatave të gazetarëve para përfaqësuesve të qeverisë dhe në prani të faktorit ndërkombëtarë t‘i prezentojnë vërejtjet e tyre kryesore. Ai tërhoqi vërejtjen se pozicionet e gazetarëve lidhur me ligjet e mediave mund të cënohen nëse përfaqësuesit e tyre refuzojnë në çfardo mënyre të bisedojnë me përfaqësuesit e qeverisë, të cilët janë të vetmit që mund t‘i korigjojnë ligjet ne harmoni me vërejtjet e SHGM. Përfaqësursit e SHGM faleminderuan përfaqësursin e Komisionit Evropian zotin Danielson për interesin e treguar për vërejtjet e SHGM për ligjet e mediave dhe sqaruan se këto bisedime janë të pamundura derisa pushteti në vepër nuk tregon se ndryshon kursin armiqësor ndaj gazetarëve dhe mediave. Kjo do të thotë se duhet t‘i tërheqin ligjet e mediave nga Kuvendi për të krijuar kushte normale për bisedime

Drejtori Kristjan Danilelson tha se qëllimi i BE është që Maqedonia të ketë legjislacion evropian që garanton lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave dhe të amnestojë gazetarin Tomislav Kezharovskin, të akuzuar për kinse zbulimin e identitieti të dëshmitarit të mbrojtur. Kryetari i SHGM, Selmani tha se drejtuesit e SHGM janë të interesuar për bisedime serioze me qeverinë, të cilat do të përfundonin me rezultate konkrete, e jo vetëm para opinionit të aktrohet dialog pa kurrëfarë garancash se përfaqësuesit e qeverisë do të pranojnë vërejtje serioze të gazetarëve për ligjet. Sipas tij, qeveria mund t‘i injorojë vërejtjet e SHGM, por përgjegjësia do të jetë vetëm e saja për të gjitha dëmet eventuale ndaj punës së mediave që do të shkaktoheshin gjatë zbatimit të tyre.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë PËRFAQËSUESIT E SHGM TAKUAN RAPORTUESIN PËR MAQEDONINË NË ANSAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Këshilli i Evropës i shqetësuar për lirinë e mediave në Maqedoni

Parlamentari britanik Robert Valter u interesua për rastine gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe për vetërregullimin e mediave në Maqedoni Në fillim të dhjetorit një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, përbërë prej kryetarit Naser Selmani dhe drejtorit ekzekutiv Dragan Sekullovski, në Shkup takuan Robert Valter, deputetin britanik dhe rasportuesin për Maqedoninë në Ansamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Parlamentari britanik Valter në Maqedoni erdhi me mision për të vlerësuar gjendjen e mediave në Maqedoni dhe për të mbledhur informacione për azhurimin e raportit të Këshillit të Evropës të publikur në qershor të vitit 2013. Në takim Valter tha se për Këshillin e Evropës liria e mediave në Maqedoni është shqetësim i përhershëm dhe kërkoi nga përfaqësuesit e SHGM t‘i ndajnë me të vlerësimet e tyre për këtë çështje. Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se liria e mediave në Maqedoni është e cënuar për shkak të raportit të qeverisë ndaj mediave, e cila i përdorë të gjitha instrumentet e pushtetit për të kufizuar lirinë e mediave. Bashkëbiseduesi i Këshillit të Evropës poashtu u interesua edhe për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharvoski , të dënuar me burgim prej katër vite e gjysmë për shkak

të kinse zbulimit të identiteti të dëshmitarit të mbrojtur. Në pyetjen e tij direkte nëse rasti i Kezharovskit kishte motive politike, kryetari Selmani u përgjigj pozitivisht dhe sqaroi se qëllimi i qeverisë dhe organeve të gjyqit nuk është vetëm të dënojnë Kezharovskin për kinsë shkleje të ligjit, por të frikesojnë dhe trembin edhe gazetarët e tjerë për t‘i demotivuar nga qëllimet e tyre për të hetuar për shpërdorime eventuale të qeverisë. Valter tha se megjithatë gazetarët duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që shkruajnë, Selmani u pajtua me të dhe sqaroi se gazetarët e Maqedonisë janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre në bazë të praktikës së Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, e cila nuk lejon që gazetarët të përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të nxisin dhunën përmes mediave. Valter dhe përfaqësuesit e SHGM folën edhe për procesin e vetërregullimit në media në Maqedoni, në dritën e ngjarrjeve në trupin vetërregullues të mediave në Britaninë e Madhe pas skandalit të përgjimit. Selmani tha se procesi i formimit të Këshillit të etikës përparon mirë dhe se në një të ardhme shumë të afërt pritet të themelohet me mbështetjen e të gjitha mediave në Maqedoni. Drejtori Sekullovski vërejti se në raportin e fundit të Këshillit të Evropës nuk është përmendur incidenti me gazetarët me 24 dhjetor të vitit 2012 në Kuvend dhe kërkoi që në raportine ri kjo pjesë të korigjohet. Sekullovski theksoi se donatorët ndërkombëtarë duhet të kenë qasje më të përgjegjshme ndaj organizatave lokale, nëi mbështetje të aksioneve të tyre për të pasur rezultate më të dukshme në teren, e jo të mbështeten projekte të cilat ndieshëm nuk kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes me lirinë e mediave në Maqedoni.

33


KËSHILLI I NDERIT PËR ANKESËN E MPB KUNDËR ALSAT-M

Gazetari Kuqi nuk është anëtarë i SHGM

36

Këshilli i nderit i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë vjet me 18 dhjetor shqyrtoi ankesën e Ministrisë së punëve të brendshme kundër Televizionit Alsat-M dhe gazetarit Valmir Kuqi për artikullin e botuar me 19 nëntor të vitit 2013 për rrahjet e nxënësve të shkollave të mesme ne kryeqytet. Gjatë shqyrtimit të rastit Këshilli i nderit shqyrtoi përmbajtjen e ankesës së MPB si dhe arsy-

etimin e dërguar nga Muhamet Zeqiri, kryeredaktor i Alsat-M dhe miratoi konkluzion sa vijon. „Sipas rregullores për zgjedhjen dhe punën e Këshillit të nderit të SHGM, neni 1, alineja 4, Këshilli i nderit i SHGM shqyrton raste dhe ngrit procedura që kanë të bëjnë me anëtarë të SHGM. Ndërsa, Valmir Kuqi, kundër të cilit është bërë ankesa, nuk është anëtarë i SHGM“, thuhet në vendimin e Këshillit të nderit të SHGM.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

AMBASADORI I KANADASË NË TAKIM NË SHGM

Kanadezët të interesuar për rastin e Kezharovskit

Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se nëse ambasadorët e vizitojnë në burg Kezharovskin do të ndihmojnë për lirimin e tij Drejtuesit e Shqatës së gazetarëve të Maqedonisë nga mesi i nëntorit pritën ambasadorin e Kandadasë me seli në Beograd, Roman Vasçuk me të cilin folën për gjendjen e gazetarëve dhe të mediave në Maqedoni. Ambasadori Vasçuk u interesua për letrën e SHGM të dërguar deri te kori diplomatik i akreditur në Maqedoni, me të cilën ftohen dipolomatët të vizitojnë në burg gazetarin Tomisllav Kezharovski. Kryetari i SHGM Naser Selmani tha se gazetari Kezharovski është akuzuar me pa të drejtë për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur prandaj vlerësoi se autoritetet maqedone duhet ta lirojnë nga fajësia. Selmani shtoi se Kezharovski jo vetëm që nuk ka bërë asgjë të keqe, por ai me tekstet e tij të botuara në vitin 2008 ka zbuluar keqpërdorimin e institutit të dëshmitarit të mbrojtur në një rast vrasjeje. Ai vlerësoi se rasti i Kezharovskit nuk është i drejtuar vetëm ndaj tij si individ, por kundër të gjithë gazetarëve me qëllim frikësimit të tyre. Përveç kësaj, Kezharovski pa kurrëfarë arsye serioze mbahet në paraburgim. Sipas Selmanit, thirrja drejtuar ambasadorëve për të vizituar Kezharovskin ka për qlllim

të senzibilizohet opinionin ndërkombëtarë për rastin e Kezharovskit dhe ftesë për faktorin ndërkombëtarë të ndihmojnë për lirimin e tij dhe me këtë ato do të nihmonin për lirinë e fjalës dhe të mediave në Maqedoni. Njëra prej mënyrave se si mund amabsadorët të ndihmojnë është duke vizituar Kezharovskin në burg, të bisedojnë me të dhe më mirë të informohen për rastine tij. Përveç kësaj, ata do të kenë edhe mundësinë drejtpërdrejtë të binden për kushtet në të cilat është vedosur ai në burgun hetues në Shutkë, të cilat sipas pohimeve të Avokatit të popullit janë të padurueshme. Selmani sqaroi se pa ndryshimin e atmosferës së përgjithshme në të cilat punojnë gazetarët dhe mediat shume vështirë se gjërat do të përmirësohen lidhur me lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. Ambasadori Vasçuk tha se seriozisht e ka shqyrtuar kërkesën e SHGM për të vizituar në burg Kezharovskin dhe se në të ardhmen nga afër do të ndjek rastin e tij. Drejtuesit e SHGM me ambasadorin kanadez folën edhe për çështje tjera aktuale me interes të ndërsjellë.

37


DREJTUESIT E SHGM TAKUAN AMBASADOREN E HOLANDËS NË SHKUP

Mbështetje për korigjimin e ligjeve të mediave

38

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në fillimit të dhjetorit vitin e kaluar takuan ambasadoren e Holandës në Maqedoni, Mariet Shurman, me të cilën folën për çështje me interes të ndërsjellë. Ambasadorja Shurman interesohej për angazhimin e dy ekspertëve holandezë që japin shërbime konsulente për drejtuesit e SHGM për forcimin e kapaciteteve të Shoqatës. Përfaqësuesit e SHGM thkesuan se kjo ndihmë është shumë e rëndësishme për lobimin sa më të suksesshëm për interesat e gazetarëve. Të dy palët folën edhe për aktivitetet e SHGM dhe të faktorit ndërkombëtarë për korigjimin e legjieve të mediave në pajtim me vërejtjet e gazetarëve. Kryetari i SHGM Naser Selmani përsëriti qëndrimin e Shoqatës se pa tërheqjen e ligjeve nga procedura kuvendore nuk mund të ketë hapësirë për përtëritjen e diaolgut me përfaqësuesit e qeverisë. Ambasadorja Shurman edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e Bashkimit evropian se nuk kërkon miratimine ligjit për media, por vetëm insistion që në ligjin aktual për veprimtari radiodifuzive të inkorporohet Direktiva evropoiane për shërbimet mediatike audio dhe audivizive. Të dy palët folën edhe për rolin e faktorit ndërkombëtarë rreth miratimit të ligjeve të mediave, për të cilët gazetarët kanë vërejtje serioze. Ranë dakord se faktori ndërkombëtarë duhet t‘i harmonizojë përpjekjet për të bërë trysni mbi qeverinë për të pranuar vërejtjet e gazetarëve, e jo të bëjë presion mbi SHGM për të përtrirë bisedimet me qeverinë. Ambasadorja Shurman informoi për aktivitetet

Ambasadorja e Holandës Mariet Shurman dhe kryetari i SHGM Naser Selmani u pajtuan se faktori ndërkombëtarë duhet të bëjë trysni mbi qeverinë t’i pranojë vërejtjet e gazetarëve për ligjet e mediave e ambasadës holandeze për të mbështetur mediat e pavarura përmes ndihmës finansiare në kuadër të projektit për mbështetjen e mediave të reja. Ajo sqaroi se ambasada do të përkrah disa projekte pa mos ndërhyrë në përmbajtjen që mediat fitimtare të projeketeve do t‘i prodhojnë pas marrjes së asistencës.Sipas saj, ky është një kontribut modest i qeverisë holandeze për të pasuruar pluralizimin e mediave në Maqedoni.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë AMBASADORJA E BELGJIKËS PËR VIZITË NË SHGM

EU kërkon llogaridhënie për fushatat qeveritare Ambasadorja e Belgjikës në Maqedoni me seli në Sofje të Bullgarisë, Anik Van Kelster nga fundi i nëntorit vizitoi SHGM, ku me drejtuesit e Shoqatës bisedoi për çështje aktuale lidhur me gjendjen e lirisë së fjalës dhe të mediave në Maqedoni. Ambasadorja belge Kelster u interesua për procedurën e miratimit të ligjeve të reja të mediave, pozicionet e SHGM për ligjet si dhe për gjendjen e përgjithshme me të drejtat e gazetarëve dhe të mediave. Kryetari i SHGM, Naser Selmani i prezentoi vërejtjet e gazetarëve për ligjet e mediave dhe sqaroi se nëse pushteti nuk i pranon vërejtjet e tyre, atëherë ligjet nuk do të jenë në harmoni me standardet evropiane. Këto ligje, theksoi Selmani do të mund të shpërdorohen për kufizimin e lirisë së fjalës dhe të mediave në vend. Ambasadorja Kelster sqaroi se pozicioni i Bashkimit evropian dhe të vendeve anëtare është shumë i qartë, ato kërkojnë nga qeveria maqedone të zbatojë Direktivën evropiane për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive dhe asjëherë nuk kanë kërkuar miratimin e ligjeve të reja për media. Sipas saj, ajo që kërkon Bashkimi evropian është që qeveria maqedone të publikojë shumën dhe mënyrën se si ajo shpenzon mjetet e buxhetit nëpër fushata qeveritare në media. Bashkimi evropian këmëbëngulë që qeveria të siguroi transparencë në shpenzimin e këtyre mjeteve dhe të përcaktojë kritere për shpërndarjen e tyre përndryshe mund të përdoren si mjet për presion finansiarë ndaj mediave me qëllim që të ndikohet mbi politikën e tyre redkatuese. Ambasadorja Kalster shfaqi interes edhe për rastin e gazetarit Zoran Bozhinovski, për të cilin gjykatat maqedone kërkuan nga autoritetet serbe që ta ekstradojnë në Maqedoni për shkak të kinse përfshirjes së tij në një aferë spiunazhi. Selmani tha se është e pazakonshme që në vende demokratike gazetarët të akuzohen për siunazh dhe tha se SHGM do të këmbëngulë që procesi gjyqësorë kundër Bozhinovskit të jetë transparent. Ai shfaqi dyshim se procesi do të jetë i drejtë nëse ai zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e opinionit publik.

Ambasadorja e Beligjikës në Maqedoni me seli në Sofje, Anik Van Kelster sqaroi se BE prej qeverisë maqedone nuk kërkon ligj për media, por llogaridhënie për shpenzimin e mjeteve publike për fushata qeveritare në media

39


Ky publikim u mundësua në suaza të programit CIVICA Mobilitas implementuar nga CIRa dhe finansiarisht e mbështetur nga SDC. Mendimet e shprehura këtu janë mendime të autorit/autorëve dhe nuk i reflektojnë qëndrimet e CIRa-së dhe SDC-së.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Bilten znm nov dek 2013 al by Association of Journalists of Macedonia - Issuu