Ky dokument është konceptuar për të ndihmuar dhe për të përmirësuar më tej aksesin në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Udhëzuesi ka në fokus dy grupe specifike: përfaqësuesit e medias, ku përfshihen gazetarët e të gjitha formateve të publikimit (media e shkruar, media elektronike, dokumentuese, etj.),
si dhe anëtarët e botës akademike, ku përfshihen studiuesit shkencorë, vendas dhe të huaj, të të gjitha niveleve dhe të fushave të studimit.