Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit (në vijim AIDSSH) u krijua me Ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 30 mars 2015, ligj i cili u hartua kryesisht duke u bazuar në përvojën dhe modelin e ligjit gjerman mbi aksesin në regjistrat e STAS-it, të miratuar në fillim të viteve 1990 pas ribashkimit të Gjermanisë.