2 minute read

10.3. PROKURIMET

objekt i vëmendjes dhe trajtimit për periudhat pasardhëse.

10.3. PROKURIMET

Advertisement

Në funksion të veprimtarisë së institucionit gjatë vitit 2021, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që në fillim të vitit është hartuar regjistri i parashikimeve për vitin 2021, në të cilin, në bazë të buxhetit të miratuar nga Ministria e Finanacave dhe Ekonomisë për Autoritetin, për vitin 2021 janë parashikuar procedura prokurimi për shërbime e mallra të domosdoshme dhe të nevojshme për veprimtarinë e institucionit, që nga blerja e pajisjeve kompjuterike dhe pajisjet e zyrave, deri te materialet për pastrim dhe dezinfektim të mjediseve të Autoritetit, diktuar nga kushtet e përhapjes së pandemisë Covid 19.

Viti 2021 ka qenë vit shumë i rëndësishëm përsa i përket përfundimit të procedurës së prokurimit më të madh e më të rëndësishëm që ka pasur Autoriteti, rikonstruksionit të ndërtesës së zyrave të reja. Përmbyllja me sukses dhe integritet të plotë e kësaj procedure ka bërë që Autoriteti (punonjës, arkiv dhe pajisje zyre), në nëntor të vitit 2021 të zhvendoset në zyrat e reja, me hapësira të konsiderueshme për arkivin historik të ish-Sigurimit të Shtetit, dhe për punonjësit (zyra, salla mbledhjesh, etj..).

Janë zhvilluar një pjesë e mirë e procedurave të prokurimit, të parashikuara në Regjistrin e parashikimeve të vitit 2021, të cilat kanë bërë që fondet e buxhetit të shtetit, të akorduara për Autoritetin për vitin 2021, të realizohen në masën 84%. Procedura të rëndësishme të kryera gjatë vitit 2021, nga fondet e Grantit të akorduar nga SIDA (Qeveria Suedeze) kanë qenë “Blerje dhe instalim pajisje rrjeti, data storage, server dhe back up solution, e ndare ne 2 lote”, “Blerje dhe instalim pajisje rrjeti”, “Blerje dhe instalim data storage dhe back up solution”, “Blerje pajisje kompjuterike të tempestuara”, “Hartimi i termave të referencës dhe projektit të sistemit të arkivit digjital”, etj.

Gjithashtu, në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ICMP, janë realizuar me sukses të gjitha procedurat e prokurimeve, të cilat kanë bazë fondet e grantit që Bashkimi Europian ka akorduar për ICMP, një pjesë e të cilave janë përdorur nga Autoriteti, si bashkaplikant, për realizimin e produkteve konkrete për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: çështja e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste. Në këtë kuadër, janë realizuar me sukses takime në qytete, tryeza teknike, ekspozita, pllakate përkujtimore, botime dhe ribotime në shqip dhe anglisht, duke bërë që parashikimet për këto procedura të realizohen në masën 100%.

Vlen të përmendet që të gjitha procedurat e prokuruara, të realizuara, apo jo, janë kryer në mënyrë transparente dhe me integritet të plotë nga njësitë e prokurimit, komisionet e vlerësimit të ofertave, komisionet e shqyrtimit të ankesave dhe të marrjes në dorëzim.

This article is from: