Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë u bënë bashkë në një projekt serioz dhe sfidues që ndriçon këtë aspekt të historisë sonë të afërt. Dhjetë intelektualë të mirënjohur, filozofë, gazetarë, mendimtarë e përkthyes, shkrimtarë e njohës shumë të mirë të dinamikave në vend e jashtë tij u morën në studim nga një ekip i nivelit të lartë akademik.
4475 faqe dokumente u deklasifikuan nga AIDSSH dhe u vunë në dispozicion të gjashtë studiuesve që iu qasën në mënyrë shumëdisiplinare profileve të përzgjedhura, duke riskicuar në të njëjtën kohë tablonë e mendimit politik të së majtës në Shqipëri, në kuadër të mendimit politik botëror të së majtës përgjatë shekullit XX.
Sejfulla MalĂ«shova, Konstandin Ăekrezi, Tajar Zavalani, Musine Kokalari, Isuf Luzaj, SkĂ«nder Luarasi, Petro Marko, Xhavit Qesja, Isuf Keçi, Zef Mala e tĂ« tjerĂ« janĂ« personalitete qĂ« u frymĂ«zuan nga aspiratat pĂ«r drejtĂ«si shoqĂ«rore dhe punuan pĂ«r ta ngritur e formĂ«suar tĂ« majtĂ«n.