Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, duke përkujtuar ngjarjen tragjike të dënimit të “grupit të deputetëve”, ka bërë edhe një punë të vyer në nxjerrjen e disa dokumenteve origjinale që ndodheshin e dosjen e dënimit të martirëve të lirisë. Botimi i
këtyre dokumenteve, jo vetëm që kanë një vlerë të madhe dokumentuese dhe shkencore, por i shërben edhe vetndërgjegjësimit tonë për të kaluarën e regjimit totalitar. Dikur Kanti thoshte se pa publicitet nuk ka demokraci. Le të shërbejë
kjo maksimë kantiane në funksion të lirisë dhe të demokracisë.