Skip to main content

Biographies of some famous physicians

Page 1

Biografite e disa fizikanteve te famshem Biographies of some famous physicians

Adriana Laze


Gulielmo Markoni (1874-1937) Fitues i cmimit Nobel ne fizike me 1909 Markezi Gulielmo Markoni ishte fizikani dhe inxhinieri elektrik italian i cili zbuloi mundësinë e përdorimit të valëve të radios për trasmetimin e informacionit. Është i pari që nxori në treg një shërbim të tillë dhe ka meritën për shumë nga zhvillimet që e kthyen radion dhe telegrafinë në industri. Mori shumë patenta dhe çmime, por pa dyshim, më kryesori ishte Çmimi Nobel në fizikë për vitin 1909. Gulielmo, djali i dytë i një pronari të suksesshëm tokash dhe i një irlandezeje të pasur, lindi në Bolonjë në vitin 1874. Mësimet e para i mori nga mësues privatë, më pas futet në Institutin Teknik të Livornos për të studiuar fizikë nga profesorë të shquar italianë. Me sa duket ai nuk u regjistrua kurrë në universitet dhe nuk mori ndonjë diplomë universitare. Markoni ndërton radiotrasmetuesin e tij të parë për t’u lidhur me vilën e të atit. Në eksperimentin e tij radiovalët (ose valët e Hercit) gjeneroheshin nga një shkëndijë që lindte në hapësirën ndërmjet dy sferave metalike të lidhura me një burim tensioni të lartë. Si marrës përdori një pajisje të ndërtuar nga fizikani anglez Xhozef Lodxh – një tub qelqi i mbushur me tela metalikë të lidhur me një bateri – për të kapur radiosinjalet. Dhënësi lidhej me një antenë teli. Në vjeshtën e vitit 1895 Markoni arrin të dërgojë sinjale radioje deri në çifligun e të atit, në largësi rreth një milje (një eksperiment i ngjashëm realizohet në të njëjtën kohë në Rusi nga Aleksandër Popovi). Qeveria italiane nuk tregoi asnjë interes për eksperimentet e tij, ndaj Markoni së bashku me të ëmën shkuan në Angli. Menjëherë mbas mbërritjes në Londër, në shkurt të vitit 1896, Markoni siguron mbështetjen e zyrtarëve të Zyrës së Luftës, Admiraliatit dhe Shërbimit Postar Britanik. Mbasi e patenton shpikjen, Markoni krijon Kompaninë e Sinjalizimit dhe të Telegrafit pa Tela, e cila më pas mori emrin kompania e telegrafit pa tela Markoni “Ltd”. Realizon trasmetimin e parë ndërkombëtar pa tela ndërmjet Anglisë dhe Francës në vitin 1899. Në vitin 1901 transmeton sinjale përmes oqeanit Atlantik, nga Kornuolli në Njufoundlend. Në vitin 1902 Markoni kthehet në Itali ku Flota Italiane i jep anijen “Karlo Alberton” dhe laboratorin e parë lundrues. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore Markoni bëhet konsulent teknik i ushtrisë italiane. Mbas lufte Markoni blen një jaht të vetin, të cilin e pagëzon “Elektra”, e që u bë laboratori dhe shtëpia e tij. Vazhdon të punojë për trasmetimin e valëve me gjatësi vale shumë të shkurtër, të cilat në vitin 1932 përdoren për ndërlidhje në largësi të mëdha. Në të njëjtën kohë provon që prodhimi i mikrovalëve (valët me gjatësi më të vogël se 1 cm) ishte i mundshëm. Markoni u martua dy herë. Pati tre vajza dhe një djalë nga martesa e parë dhe një vajzë nga e dyta. Biografët e përshkruajnë si njeri shumë energjik. Me prirje muzikore, shpikës, biznesmen dhe pjesëmarrës aktiv në jetën politike. Në vitin 1923 bëhet anëtar i Partisë Fashiste dhe ishte ndër ata që mbështetën Musolinin. Fiton mjaft çmime, bëhet markez dhe president i Akademisë Mbretërore Italiane. Vdes në vitin 1937 dhe i rezervohet një ceremoni shtetërore nga qeveria italiane.


Guglielmo Marconi (1874-1937) Winner of the Nobel Prize in physics in 1909 Markez Guglielmo Marconi was the Italian physicist and electrical engineer , who discovered the opportunity of using radio waves to transmit information. He was the first who brought to market such a service and has the credit for many of the developments that turned radio and telegraph in industry .He took many patents and prizes ,but with no doubt, the most important one was the Nobel Prize in physics for 1909. Guglielmo, the second son of a successful land owner and a rich Irishwoman, was born in Bologna in 1874.He took the first lessons by private teachers, and later he inserted in Livorno Technical Institute to study physics by notability italian professors. As it seems he never was registered in university and he never took any university degree. Marconi built his first radio-transmitter to connect with his father's house. In his experiment radio waves (or hertz waves) were generated by a spark in the space between two metallic spheres linked by a high voltage source. As a receiver he used a equipment built by the English physicist Joseph Lodxh - a glass tube filled with metal wire connected to a battery - to capture radio signals .The giver was linked to a wire antenna .In the autumn of 1895 Marconi achieved to hear radio signals even in his father's house, about one mile away, ( a similar experiment was realized in the same time by Alexander Popov in Russia). The radio became the main tool of entertainment and networking. The Italian Government didn't show any interest for his experiments, so Marconi together with his mother went in England . Immediately after his arrival in London, on February of 1896, Marconi provided support by the officers of War Office and British Postal Service. After he patented the invention , he created the Flag Company and the wireless telegraph , which later took the name of the wireless telegraph company ''Ltd''. He realized the first international transmission of wireless between England and France in 1899.In 1901 it transmits signals through the Atlantic Ocean, from the Cornwall to Newfoundland. In 1902 Marconi came back in Italy where the Italian Navy gives him the ship "Carlo Alberto" and the first floating laboratory .With the beginning of The First World War , Marconi becomes the technical consultant of Italian Army. Mussolini made him many honors. After the war Marconi bought his own yacht , which he baptized as ''Electra'' and became his laboratory and home. He continues to work for the transmission of waves with very short wavelengths , which in 1932 were used for intercommunication for long distances. In the same time he proves that the production of microwaves (waves with length less than 1 cm) was possible. Marconi got married twice. He had three daughters and a son from his first marriage and a daughter from the second one .Biographers describe him as a very energetic person with musical trend, inventor, businessman and an active participant in political life. In 1923 he becomes a member of the Fascist Party and was among those who supported Mussolini .He won enough prizes, became marquis and president of the Royal Academy of Italy. He died in 1937 and the Italian government reserved a state ceremony for him.


Xhejms Klark Maksuell 1831 - 1879 Xhejms Klark Maksuell (James Clerk Maxwell) ishte fizikan skocez dhe ushtroi ndikim të madh në fizikën moderne të shekullit XIX. Ai krijoi teorinë elektromagnetike të dritës. Maksuelli lindi në 13 korrik 1831 në Edinburg. Prindërit e tij u martuan vonë dhe e ëma, Frances Kej, ishte dyzet vjeç kur lindi ai. I ati, Xhohn Klark Maksuell, ishte avokat. Familja ishte e pasur. Çifliqet, rreth 800 hektarë tokë e punueshme, i mbetën Maksuellit. Dhjetë vitet e para të jetës i kalon në Shtëpinë Glenler, në çiflikun e familjes. Deri në vdekjen e së ëmës me edukimin e tij u mor tërësisht ajo. Ajo e mësoi të lexojë, i nxiti (bashkë me të atin) kuriozitetin për çdo gjë, si dhe krenarinë për kujtesën e mrekullueshme. Maksuelli ishte tetë vjeç kur ajo vdes nga kanceri. Djali pëson një goditje të rëndë. Në moshën dhjetë vjeç çohet në Akademinë e Edinburgut. Në moshën 14 vjeç Maksuelli boton artikullin e parë shkencor mbi gjeometrinë e ovales. Më pas qëndron tre vjet në Universitetin e Edinburgut dhe tre vjet të tjerë në Kembrixh. Fiton një bursë për në Kolegjin Triniti. Në pjesën e parë të artikullit të Maksuellit “Mbi vijat e intensitetit të Faradeit” (1855 -1856) përfshihen një grup ekuacionesh që përshkruanin lidhjet e fushave elektrike dhe magnetike me ngarkesat dhe rrymat që i krijonin. Në qendër të këtij punimi ishte teorema që, sipas Maksuellit, ne sot e quajmë Teorema e Stoksit. Largohet nga Kembrixhi për t’u bërë profesor në Kolegjin Marishall në Aberdin. Atje martohet me të bijën e përgjegjësit të kolegjit. Nuk patën fëmijë por nga biografët e tij përshkruhet si “një martesë ….me përkushtim të pashembullt”. Duke zëvendësuar në ekuacionet e tij disa rezultate eksperimentale të G. Kohlraushit dhe V. Veberit, Maksuelli gjen që shpejtësia e përhapjës së valëve elektromagnetike ishte e njëjtë me atë të dritës. Kjo teori u paraqit në dy artikuj të viteve 1865 dhe 1868 dhe në veprën e tij të madhe “Traktat i elektricitetit dhe Magnetizmit”, të botuar në vitin 1873. Maksuelli bëri punime dhe në fusha të tjera të fizikës: në teorinë kinetike të gazeve, në fizikën molekulare, në termodinamikë dhe në natyrën e unazave të Saturnit. Maksuelli ishte larg të qenit një teoricien i pakuptueshëm, por ishte projektues dhe eksperimentues i aftë. Së bashku me të shoqen prodhojnë një nga fotografitë e para me ngjyra. Në vitin 1861 bëhet anëtar i Shoqatës Mbretërore dhe në vitin 1871 zgjidhet Profesori Kavendish në Kembrixh. Ai përgatit dhe ndjek projektin e rikonstruksionit të Laboratorit Kavendish. Maksuelli shpenzon paratë e tij për të blerë pajisje për laboratorin. Sipas biografëve të tij, Maksuelli ishte një njeri jashtëzakonisht i ndjeshëm, me ndjenja të forta fetare dhe ndjenjë të këndshme humori. Kishte talent për të shkruar poezi. Në kohën që e shoqja ishte shumë e sëmurë qëndron për shumë ditë e net pranë saj. Vdes në vitin 1879 mbas një sëmundje të shkurtër. Maksuellit nuk iu bë asnjë nderim publik dhe u varros në heshtje në fshatin Parton në Skoci. Në Britani, të paktën, ai ishte më i madhi fizikan matematik që nga koha e Njutonit.


James Clerk Maxwell 1831 - 1879 James Clerk Maxwell (James Clerk Maxwell) was a Scottish physicist and exerted great influence on modern physics of the nineteenth century. He created the electromagnetic theory of light. Maxwell was born on July 13, 1831 in Edinburgh. His parents were married later and his mother, Frances Kay, was forty years old when he was born. His father, Xhohn Clark Maxwell, was a lawyer. The family was rich. About 800 hectares of arable land, remained to Maxwell. The first ten years of his life he passed in the Glenler house . Until the death of his mother's with the education was taken completely she . She learned to read, spurred (with her father) the curiosity about everything, and pride wonderful memory. Maxwell was eight years old when she died of cancer. The boy suffers a severe stroke. At the age of ten he was brought to the Edinburgh Academy. At age 14, Maxwell published the first scientific article on the geometry of ovales. Later stands three years at Edinburgh University and three years at Cambridge. Wins a scholarship to Trinity College. In the first part of Maxwell's article "On Faraday's lines of intensity" (1855 -1856) includes a set of equations that describe the connections of electric fields and magnetic charges and currents that they created . At the center of this work was theorem that, according to Maxwell, we call today Stoks theorem. Leaves Cambridge to become professor at the Marishall College in Aberdeen. There he was married with the daughter of the correspondent of the college. They had no children but by his biographers was described as "a marriage ... . with unprecedented commitment". By replacing on his equations some experimental results Kohlraushit G. and V. Veber , Maxwell finds that the propagation speed of electromagnetic waves was identical to the light. This theory was presented in two articles of the years 1865 and 1868 and in his great work "Treaty of electricity and magnetism", published in 1873. Maxwell did works in other areas of physics: the kinetic theory of gases, molecular physics, thermodynamics and in the nature of the rings of Saturn. Maxwell was far from being an incomprehensible theorist but he was a designers and skilled experimenter. Along with his wife produced one of the first color photographs. In 1861 becomes a member of the Royal Society and in 1871 settled in professor Kavendish in Cambridge . He prepares and follows the project of reconstruction of the Kavendish Laboratory . Maxwell spends his money to buy equipment for the laboratory. According to his biographers, Maxwell was an extremely sensitive man, with strong religious feelings and pleasant sense of humor . He had a talent for writing poetry. At the time that his wife was very ill stands for many days and nights with her. Dies in 1879 after a short illness.To Maxwell was not made any public esteem and was buried quietly in the Parton village in Scotland. In Britain, at least, he was the greatest mathematical and physicist since Newton.


Andrija Mohoroviçiç 1857 - 1936 Andrija Mohoroviçiçi është i famshëm për zbulimin e mungesës së vazhdimësisë në strukturën e brendshme të Tokës. Andrija lindi në Volosko, një fshat bregdetar i Istrias, ku i ati ishte farkëtar që prodhonte ankora. Shkollën fillore e përfundon në vendlindje, shkollën e mesme në një qytet fqinjë, Rjeka, dhe shkollën e lartë për matematikë dhe fizikë e përfundon në Universitetin e Pragës. Atje, një nga profesorët ishte fizikani i famshëm Ernst Mah. Në moshën 15 vjeç dinte italisht, anglisht dhe frëngjisht. Më vonë mëson gjermanisht, latinisht dhe greqishten e vjetër. Karrierën e fillon si mësues në shkollën e mesme të Zagrebit, por shpejt transferohet në shkollën Detare të Bakarit (ngjitur me Rjekën). Jep mësim në meteorologji, fushë që e tërheq aq sa fillon të bëjë vrojtime dhe matje sistematike. Për të matur shpejtësinë horizontale dhe vertikale të reve përdori instrumente të projektuara dhe ndërtuara vete. Në punën e tij të përditshme ishte skrupuloz. Shumë kohë më vonë (1907) në “Udhëzime për vrojtimin e reshjeve në Kroaci dhe Slloveni” ai shkruante: “Kushdo që nuk e kryen këtë punë me ndërgjegje, nuk do të përfshihet në vrojtimin e reshjeve”. Të dhënat e grumbulluara nga vrojtimet ishin baza e tezës së tij të doktoratës “Mbi vrojtimin e reve dhe perioda ditore dhe vjetore e reve në Bakar” e paraqitur në Universitetin e Zagrebit. Ai është një nga themeluesit e Shoqatës për të ndihmuar studentët e varfërr të Shkollës Mbretërore Navale në Bakar. Kthehet në Zagreb dhe vazhdon të punojë në observatorin meteorologjik ku arrin të shtrijë rrjetin në të gjithë Kroacinë. Një ngjarje e rrallë e vrojtuar në atë kohë ishte tornadoja e Novskit (31 mars 1892) kur një vagon treni 13 tonësh me 50 pasagjerë u flak në një largësi 30 m. Ndërkohë jepte leksione të gjeografisë dhe astronomisë në universitet. Që nga viti 1900 interesi i tij u përqendrua në sizmologji. Siguron disa sizmografë që u instaluan para ngjarjes së 8 tetorit të vitit 1909, një tërmet me epiqendër 39 km në juglindje të Zagrebit. Gjatë tërmeteve në tokë përhapen dy lloje valësh, gjatësore dhe tërthore, me shpejtësi të ndryshme. Kur valët sizmike takojnë kufirin që ndan materiale me natyrë të ndryshme, ato pjesërisht pasqyrohen dhe pjesërisht thyhen, ashtu si drita kur takon një bllok qelqi. Kohët e mbërritjes së tyre në vendin ku ndodhen observatorët sizmologjikë iu shpërndaheshin të gjithë kolegëve. Duke analizuar të dhënat e sizmografëve të një dyzine stacionesh, Mohoroviçiçi tregoi që Toka përbëhet nga një shtresë sipërfaqore mbi një bërthamë të brendshme. Ai arriti të vlerësonte se trashësia e shtresës së sipërme ishte 54 km. Sot dihet që ajo luhatet ndërmjet disa kilometrave në tabanin e oqeaneve në 70 km nën malet më të lartë. Kjo mungesë vazhdimësie në strukturën e Tokës quhet me emrin e Mohoroviçiçit. Është interesant fakti që një problem i bazuar në përfytyrimet e tij iu dha konkurrentëve të Olimpiadës XVII Ndërkombëtare të Fizikës për shkollat e mesme të zhvilluar në Londër në vitin 1986.


Andrija Mohoroviçiç 1857 – 1936 Andrija Mohoroviçiçi is famous for discovering the inconsistency in the internal structure of the Earth. Andrija was born in Volosko, a coastal village of Istria, where his father was a blacksmith who produced anchors.He finished the elementary school in hometown, secondary school in Rijeka, and high school for mathematic and physic at the University of Prague. When he was 15 years old he could speak Italian, English and French. Later teached German, Latin and ancient Greek. He strarted his career as a teacher in a high school in Zagreb, but quickly he transferred to a maritime school in Bakar. There he gave lessons in meteorology, field that attracted so he started to get systematic observations and measurements. To measure horizontal and vertical velocity of clouds,he used instruments projected and built by him.He was sclupurous in his daily work. Later (1907) , in the "Guidelines for surveillance of rainfall in Croatia and Slovenia," he wrote: "Whoever who does not perform this work conscientiously, will not be included in the monitoring of rainfall". All the data collected from the surveys were the basis of his doctoral thesis “ A observation about the clouds and daily and annual periods of clouds in Bakar" presented at the University of Zagreb.. He returned to Zagreb and continued to work in the meteorological observatory which managed to extend network throughout Croatia. A rare event observed at that time was the tornado of Novskit (31 March 1892) when a wagon train ,13 tonnes with 50 passengers were tossed at a distance to 30 m. Since 1900 his interess focused on Seismology. During earthquakes on earth spread two types of waves, longitudinal and transverse, with different speeds. When seismic waves belonged to the border which separats the different materials in nature, they are partially reflected and broken. By analyzing data from seismographs of a dozen stations, Mohoroviçiçi showed that the Earth consists of a core with a surfaced and interior layer . He failed to appreciate that the thickness of the upper layer was 54 km. Today it is known that it fluctuates between several kilometers of ocean seabed at 70 km under the high mountains. This lack of consistency in the structure of the Earth named after Mohoroviçiç. It is interesting that a problem based on his perceptions gave competitors XVII International Physics Olympiad for secondary schools held in London in 1986.


Xhorxhes Nadjakof 1896-1981 Fotoelektretët u zbuluan nga Xhorxhes Nadjakofi, një lloj elektreti me një mekanizëm të ri veprimi. Por rëndësi më të madhe kishte vete ideja e mekanizmit që qëndronte në thelb të tyre. Elektretët janë lëndët që ruajnë polarizimin elektrik për shumë kohë mbas largimit të fushës elektrike. Nadjakofi lindi në Dupniza, një qytet në Bullgari. I ati ishte ndihmësmjek. Nadjakofi mbetet jetim kur ishte 16 vjeç. Në vitin 1915 fillon të studjojë fizikë dhe matematikë në Universitetin e Sofjes. Por Lufta e Parë Botërore ia ndërpreu studimet. Si oficer ushtarak, kalon nëpër tmerret e luftës së viteve 1916 -1918. Dy vjet nbas luftës mbaron studimet në universitet dhe fillon punë në departamentin e fizikë-matematikës. Universiteti i Sofjes dha një bursë për në Shkollën e Fizikës dhe Kimisë Industriale në Paris për t’u specializuar gjatë viteve 1925–1926 në një nga fushat që dëshironte. Aty, në Laboratorin e Elektricitetit Lanzhëve, ra në kontakt me shkencën eksperimentale moderne. Studion me metoda elektrometrike fotopërcjellshmërinë e dielektrikëve dhe atë të gjysmëpërcjellësve me rezistencë të lartë. Nadjakofi ndërtoi elektrometra shumë të ndjeshëm dhe metoda të përgjithësuara për të vrojtuar efektin fotoelektrik të brendshëm. Nxori një ekuacion të përgjithshëm për tre tipa të ndryshëm elektrometrash me përdredhje. Elektretët e njohur deri atëherë, elektretët Eguki, që prodhoheshin duke futur në fushë elektrike lëndën e ngrohur në temperaturë të lartë, u quajtën nga Nadjakofi termoelektret. Më vonë ai zbulon një lloj tjetër elektretesh, që prodhoheshin me veprimin e dritës dhe fushës elektrike. Ai i quajti ata fotoelektret. Ndryshimi ndërmjet fotopërcjellsve dhe fotoelektretëve ishte që në errësirë polarizimi i fotoelektretit ruhej për një kohë të gjatë, njësoj si magnetët konstant. Studion më vonë efektin fotovoltaik te gjysmëpërcjellësit dhe te jonet e rënda në atmosferë. Si eksperimentator Nadjakofi i ndodh një aksident. Shpërthimi i një balloni qelqi të vendosur pranë një ngrohesi e spërkat me benzinë e cila merr flakë. Në çast kthehet në një pishtar, por një asistent i guximshëm i shpëton jetën. Në vitin 1937 Nadjakofi zgjidhet profesor dhe shef i fizikës eksperimentale në Universitetin e Sofjes. Leksionet e tij ilustroheshin me demostrime interesante. Nadjakofi bëhet rektor i Universitetit të 83 Sofjes, anëtar dhe zëvendëspresident i Akademisë Bullgare të Shkencave.


Georges Nadiacof 1896-1981 Photoelectres were discovered from Georges Nadiacof, one type of electry with a new action mechanism. But greater importance had the idea of mechanism that stand on top of them. Electries are acorns that save their electric polarization for a long time after elemination of electric field. Nadiacof was born in Dupniza, a city in Bulgaria. His father was paramedic. Nadiacof became a orphan when he was 16. In 1915 he starts studying physics and mathematic in Sofia University. But First World War interrupted his studies. As a military officer, he goes on war's horror of 1916 -1918. Two years after the war he finishes his studies in university and starts job in department of physics and mathematic. University of Sofia gave him a scholarship for Physics and Industrial Chemistry School in Paris to specialize during 1925–1926 in one of the fields that he wanted. There, in Electricy Laboratory of Lanzhve, he was in touch with modern experimental science. He studies with electrometric methods the photoconductivity of dielectrics and that of halfconductivity with high resistance. Correct, skilfully and in a creative way. As a lecturer he was correct and thoughtful. He was almost burned for death. Nadiacof had a strong character. He was hardworking and he worked in a systematic way. He did experiments. Nadiacof built very sensitive electrometres and generalized methods to observe the internal photoelectric effect. He brought a general equation for three different types of electrometres with origination. Nadiacof married a colleague Vera Postompirova, in 1928. He went on First World War Horror. Electres known until then, Eguki electres, that were made by adding in the electric field the warm acorn in high temperatures, were called from Nadiacof thermoelectres. Later he discovered another type of electres, that were produced with the action of light and electric field. He called them photoelectres. The difference between photocondutor and photoelectres was that in the dark polarization of photoelectres were saved for a long time, same as constant magnet. Later he studies photovoltaic effect at halfconductivity and at heavy ions in the atmosphere. As a experimental Nadiocof had a accident. Explosion of a glass balloon near a heater sprayed him with petrol which got flame. In a moment he turns into a torch, but a brave assistant saved his life. In 1937 Nadiacof was choosed as proffesor and a experimental physicist chef in University of Sofia. His lectures were illustrated with interesting demonstrations. Nadiacof becomes rector at 83th University of Sofia, member and vice-president of Bulgarian Science Academy.


Xhon fon Nojman 1905 - 1957 Matematikan dhe fizikan i famshëm teorik, zhvilloi bazën matematike të mekanikës kuantike. Më vonë drejton vëmendjen ndaj dukurive jolineare siç janë valët goditëse të prodhuara nga shpërthimet. Zgjidhja e këtij problemi kërkonte vëllim të madh llogaritjesh për të cilat Nojmanit i duhej të përdorte makinën llogaritëse. Ishte ai që bëri të njohur rëndësine e sistemit binar: 1 ose 2; po ose jo (që i korrespondojnë gjendjeve elektonike i kyçur ose i çkyçur). Ai u interesua dhe për metodat llogaritëse që bënin të mundur përdorimin e matematikës në meteorologji dhe në ndryshimet klimatike. Në vitin 1944 Nojmani hodhi idenë që jo vetëm të dhënat fillestare por edhe programet mund të futen dhe të ruhen në mënyrë elektronike në kompjuter. Xhon fon Nojman lindi në vitin 1903 në Budapest, në një familje shumë të njohur. I ati Maks fon Nojman ishte bankier dhe duhet t’i ketë shërbyer mirë vendit të tij përderisa mbreti i dha një titull fisnikërie. Që në moshë të re Xhoni (gjithashtu Janoshi) shfaqi aftësi të larta në matematikë. Ai ishte i aftë të shumëzonte me mend numra me tetë shifra. Kishte kujtesë të shkëlqyer dhe shpesh fliste me të atin në gjuhën klasike greke. Që nga viti 1921 deri në vitin 1925 Nojmani ishte regjistruar në degën e matematikës në Universitetin e Budapestit, por kohën më të madhe e kalonte në Zyrih për të studiuar kimi. Diplomohet në kimi inxhinierike në Zyrih dhe merr, pothuajse në të njëjtën kohë, doktoraturën në matematikë në Budapest. Mbas kësaj shkon në Gëtingen për t’u bërë asistent i matematikanit të shquar David Hilbert. Në atë kohë zhvillon teorinë e interpretimit statistik të mekanikës kuantike. Shkruan “Bazat matematike të mekanikës kuantike”, që u kthye në një tekst klasik. Ai përpunoi teorinë e pokerit. Ai bëri të njohur rëndësinë e sistemit binar. Kur në vitin 1930 në Gjermani erdhën në fuqi nazistët, Nojmani largohet për në Amerikë. Zë një vend në Universitetin e Prinstonit; Janosh fon Nojmanni bëhet “Xhoni”. Në Prinston Xhoni bëhet shpejt një shkencëtar udhëheqës. Krahas shkencës, Nojmani ishte shumë i dhënë mbas pokerit dhe dhënies së makinës. Boton edhe një artikull mbi teorinë matematike të pokerit, punim që çoi në themelimin e teorisë matematike të lojërave. Para Luftës së Dytë Botërore Xhoni fillon të punojë për projektin ushtarak të Los Alamosit. Nojmani merr pjesë në ndërtimin e bombës me hidrogjen dhe në provën e saj në jug të Oqeanit të Qetë në vitin 1949. Nojmani u martua dy herë. Gruaja e dytë, Klara Dan, u bë një nga programueset e para të kompjuterave elektronikë. Ai konsiderohej nga kolegët si një nga njerëzit më të talentuar. Kolegët e përshkruanin me shaka. Për fat të keq Nojmani nuk jetoi për të parë zhvillimin e teknologjisë së kompjuterave. Vdes në vitin 1957 nga kanceri.


Xhon fon Nojman 1905 - 1957 John fon Neumann, a famous mathematician and theoriticatl physicist, developed the mathematical basic of quantum mechanies.Later he directed his attention to nonlinear phenomena, such as shock wave produce by explosions.The solution of this problem requiring a large volume of calculations for wich Neumann had to used the calculator.It was he that made famous the importance of the binary system :1 or 2, yes or no .He was interested also in accounting methods that made possible the use of mathematics in meteorology and climate changes.In 1944 Neumann suggested that not only the initial data can be entered and stored electronically in a computer. John born in 1903 in Budapest in a very famous family. His father was a banker and he must have served the country well because the king gave a nobility title. At a young age John showed in mathematics, He was able to multiply numbers guess eight figures. He had an excellent memory and spoke with his father in classical greek language. Since 1921 untill 1925 Neumann was recorded in the branch of mathematics at the University of Budapest, but most of his time he spent in Zurich to study chemistry. He graduated in chemistry engineering in Zurich and it takes almost simultaneosly decorate in mathematics in Budapest . After this he goes to Gottingen to become assistant prominet mathematician David Hilbert. At that time he developed the theory of statisficul interpretation of quantum mechanics. He wrote mathematical foundutions of quantum mechanics , which it becames the classic text. He revised theory of Poker . He did recognize the importance of the binary system. When in 1930 in Germany the nazis came to power Naumann leaves to America. He took a seat at Prinston University. Janosh fon Neumann becames John. At Prinston John quikly became o leading scientist. Science besides he was giving poker and after cars. He also published an article on the mathematical theory of poker, Before World War 2 John began to work for the military draft Los Alamos.Neumann participated in the construction of hydrogen bomb and its sauthern Calm Ocean in 1949. Neumann was married twice. Clara Dan the second wife became one of the first programmers of electronic computer. He was recorded by colleagues as one of the most talented people. Colleagues described him playfully: He can validate any claim, Whatever proves John is correct. Unfortunaly Neumann did not live to see the development of technology of competers . He died in 1956 from cancer.


Milutin Milankoviç 1879 – 1958 Kujtdo që interesohet për akullnajat dhe ndryshimet klimatike nuk mund t’i ketë kaluar pa e vënë re emri i Milutin Milankoviçit. Milankoviçi lindi në Dalj (në ato kohë pjesë e Austro–Hungarisë, sot pjesë e Kroacisë), në një familje serbe të klasës së mesme të lartë. Mësimet e para i mori në shtëpi nga mësues privatë. Që nga viti 1889 deri në vitin 1896 mbaron shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në një shkollë në Osijek, ku ishte studenti më i mirë i klasës. Atë vit Milankoviçi regjistrohet në Shkollën Teknike të Vjenës, me drejtim kryesor Inxhinierinë e ndërtimit. Në vitin 1902 diplomohet dhe dy vjet më vonë mbron doktoraturën në shkencat teknike. Karriera e tij u lidh me kompani ndërtimi, me ndërtimin e sistemeve hidroteknike dhe me ndërtimin e banesave në tokën austro– hungareze. Në vitin 1905 Milankoviçi patenton një projekt të ri të një çatie betoni dhe punon mbi teorinë e betonit të armuar, një material i ri për atë kohë. Ai u bë i njohur si inxhinier. Me ftesë të Ministrisë së Arsimit të Mbretërisë Serbe, në vitin 1909 Milankoviçi braktis karrierën dhe suksesin në Austro–Hungari dhe zë postin e profesorit të filozofisë në Beograd. Atje jep leksione mbi mekanikën qiellore, fizikën teorike dhe historinë e astronomisë për një pagë dhjetë herë më të vogël. Në këtë mjedis të ri Milankoviçi vendos të ndryshojë fushën e kërkimit shkencor dhe, duke mos ndërprerë studimin e Ademarit dhe Krolit, fillon të punojë mbi teorinë astronomike të ndryshimeve klimatike. Ai punoi mbi teorinë e betonit të armuar. Ai shpjegoi ndryshimet globale të temperaturës. Lufta e Parë Botërore ia ndërpreu punën në këtë fushë të re (në të cilën kishte bërë disa botime) kur, gjatë një vizite në qyteti e lindjes Dalj, kapet rob. Falë marrëdhënieve të mira me disa njerëz të rëndësishëm në AustroHungari, arrin t’i kalojë vitet e burgut në bibliotekën e Akademisë Hungareze të Shkencave në Budapest. Atje Milankoviçi punon mbi teorinë e tij mbi klimën e Tokës, Marsit dhe Afërditës. Të gjitha rezultatet u botuan pas lufte, në vitin 1920, në librin e tij “Teoria matematike e efektit ngrohës të shkaktuar nga rrezatimi diellor”. Synimi i tij ishte: të llogariste fluksin e rrezatimit diellor në gjerësi të ndryshme gjeografike, duke u mbështetur nga ligjet e mekanikës qiellore dhe marrjen parasysh të perturbimeve të Hënës dhe të planetëve. Rezultati i llogaritjeve të tij ishte një funksion lëkundës me disa pika kritike. Kurba e Milankoviçit ishte në përputhje të mirë me të dhënat gjeologjike gjë që e bënë të njohur teorinë. Pika kulmore e veprës së tij ishte botimi në vitin 1941 i librit të tij “Ligjet e rrezatimit të Tokës nga Dielli dhe përdorimi i saj në problemin e Periudhës së Akullnajave”. Krahas detyrave profesionale, Milankoviçi kreu detyrën e shefit të Observatorit Astronomik dhe të presidentit të Shoqatës Astronomike Jugosllave. Milutin Milankoviçi vdiq në Beograd në vitin 1958


Milutin Milankoviç 1879 – 1958 Milutin Anyone who is interessed to the glaciers and climate changes could not have passed without noticing the name of Milutin Milankovic. Milancovic born in Dajl ( once part of Austro-Hungary,today part of Croatia) in a Serbian wealthy family.He took the first lessons with a private teacher. Since 1889 until 1896 he finished elementary school and secondary school in Osijek, where he was the best student of the class.That year he applied to go in technical school of Vienna, where he would study in the branch of construction engineering.In 1902 he was graduated and two years later he saved the doctorate in technical sciences. His career was in the construction companies, in the construction of hydro-technical systems, and in the construction of Austo-Hungary’s flats. In 1905 Milankovic built a new project for a concrete roof and studied the theories of the reinforced concrete,a new material for the time so he become well-known. With the invitation of Serbian Kingdom’s Ministry of Education, in 1909,Milankovic abandoned his career and his success and took the post of the professor of Philosophy in Beograd,where he gave lectures on the celestian mechanic, theoretical physic and the history of astrology,but with a salary ten times smaller.He decided to work astronomical theory of climate changes without interrupting studies of Ademar and Kral. He explained the global temperatures changes. The First World War interrupted his work in this new direction,when during a tour in Dajl he has captured. Thanks to good relations with some important people in Austro-Hungary,he managed to pass prision years in the library of the Hungarian Academy of Sciences in Budapest.There he worked on the theory of the climate of the Earth,Mars and Venus.All results were published after the war ,in 1920 in his book “Mathematical history of heating effects caused by solar radiation”. His purpose was: the calculation flux of solar radiation in different geographic latitude,being supported by the laws of celestial mechanic and considering the influence of the Moon and the planets.The result of his calculation was a oscillating functionwith some critical points.Milankovic’s curve was in good accordance with geological data which became well known the theory. The culmination of his work was the publication in 1941 of the book “Laws of radiation of Sun to the Earth and its use in the problem of Global Period. Besides professional duties, Milankovic was the head of Astronomical Obseratory and Ygoslav Astronomical Society. Milutin Milankovic died in Belgrade in 1958


Amalia Emi Noter ( 1982 – 1935 ) Amalia Emi Noter (Amalia Emmy Noether) konsiderohet si një nga femrat matematikane dhe fizikane teorike më të mëdha të të gjitha kohërave. Emi Noter punoi në fushën e algjebrës abstrakte. Thuhej që “mbi të gjitha ajo shënoi fillimin e një stili të ri që bëri epokë në algjebër”. Ajo vërtetoi, gjithashtu, dy teorema që fizikanët teorikë i konsiderojnë shumë të rëndësishme për relativitetin e përgjithshëm. Njëra, që njihet si Teorema Noter, vendos ekuivalencën ndërmjet një vetie invariance dhe një ligji të ruajtjes. Tjetra përcakton lidhjen ndërmjet invariancave dhe ekzistencës së disa integraleve të ekuacioneve të lëvizjes. Emi Noter lindi në vitin 1882 në qytetin e vogël universitar të Erlangenit, Gjermani. I ati, Maks Noter, matematikan i madh që punoi në teorinë e funksioneve algjebrike, ishte profesor në Universitetin e Erlangenit. E ëma rridhte nga një familje e pasur nga Këlni. Noeteri u rrit si një vajzë tipike gjermane. Mësoi të gatuaj dhe mori mësime në piano. I pëlqenin mësimet e vallëzimit. Vajzat në atë kohë nuk lejoheshin të regjistroheshin ne gjimnaz. Në fillim studion matematikë dhe gjuhë të huaja në Shkollën e Mesme Qytetare për Vajza. Ëndërronte të bëhej mësuese e frëngjishtes dhe anglishtes, por ndryshon mendje dhe shkon në universitet. Regjistrohet në Universitetin e Erlagenit, në të cilin lejoheshin edhe femrat, ku merr doktoratën në matematikë në vitin 1908. Noter fillon punën kërkimore pa pagesë në Institutin e Matematikës së Erlangenit. Punon në algjebër dhe boton artikullin e parë. Në vitin 1915 Hilberti (matematikani i mirënjohur) e fton në Universitetin e Gëtingenit, përsëri pa pagesë, meqë femrat nuk lejoheshin në fakultet. Në vitin 1922 ajo quhej asistente jo zyrtare. Noteri ishte mësuese e shkëlqyer dhe studentët e admironin. Ajo i organizonte leksionet në formën e diskutimeve. I pëlqente të harxhonte kohën e lirë me studentët, veçanërisht duke bërë shëtitje të gjata. Paga e saj vazhdonte të ishte fare modeste. Gjatë dimrit 1928–1929 Noteri dha leksione si profesore e ftuar në Universitetin e Moskës dhe merr pjesë në konferenca në Bolonjë dhe Zyrih. Gjatë udhëtimeve i pëlqente të vrojtonte kulturat e reja. Jeta e saj ndryshoi në vitin 1933 me ardhjen në fuqi të nazistëve. Si çifute dhe si grua nuk mund të vazhdonte të punonte në universitet. Për fat i ofrohet një vend profesori në Bryn Maur, një kolegj për femra në Pensilvani të SHBA. Në pranverë të vitit 1935 Noteri i nënshtrohet një operacioni për të hequr një tumor të uterit. Edhe pse operacioni doli me sukses ajo vdes katër ditë më vonë, me sa duket nga infeksione pas operacionit. Ajo u vlerësua dhe nderua vetëm mbas vdekjes.


Amalia Emmy Noether ( 1982 – 1935 ) Amalia Emmy Noether is considered as one of the women mathematicians and theoretical physicists greatest of all time. Notary Emi worked in the field of abstract algebra. It was said that "above all, it marked the beginning of a new style to an era of algebra". It proved, also, two theorems that theoretical physicists consider very important for general relativity.One, known as Notary theorem establishes the equivalence between a feature invariance and conservation law. Next establishes the connection between invariance and the existence of some integrals of the equations of motion. Notary Emi was born in 1882 in the small university town of Erlangen, Germany. Her father, Max Notary great mathematician who worked on the theory of algebraic functions, was a professor at the University of Erlangen. His mother came from a wealthy family from Cologne. Noeteri grew up as a typical German girl. He learned to cook and took piano lessons. I loved dancing lessons. Girls at the time were not allowed to enroll in college. In early studies mathematics and foreign languages Civic Middle School for Girls. Dream of becoming a teacher of French and English, but changes his mind and goes to college. Recorded at the University of Erlagenit, which allowed the women, which takes a doctorate in mathematics in 1908. She had to leave Germany when Nazis came to power. She worked on the theory of general relativity.Gravitational waves Notary begins free research at the Institute of Mathematics of Erlangen. Works in algebra and first published article. In 1915 Hilbert (known mathematician) invites the University of Getingeni, again free of charge, since women were not allowed in college. In year 1922 it was called unofficial assistant. Notary was excellent teacher and students admired. She organized lectures in the form of discussions. I liked to spend free time with students, especially making long walks. Her salary was still quite modest. In 1915 Hilbert (known mathematician) invites the University of Getingeni, again free of charge, since women were not allowed in college. In year 1922 it was called unofficial assistant. During winter 1928-1929 Notary gave lectures as guest professor at Moscow University and participates in conferences in Bologna and Zurich. During trips liked to observe new cultures. Her life changed in 1933 with the coming into force of the Nazis. In 1915 Hilbert (known mathematician) invites the University of Getingeni, again free of charge, since women were not allowed in college. In 1922 it was called unofficial assistant. In the spring of 1935 Notary undergo an operation to remove a uterine tumor. Although the operation was successful she dies four days later, apparently from infections after 85 operation. She was praised and honored only after death.


Dimitri Ivanoviç Mendeljev Një nga zbulimet më gjeniale dhe të habitshme të shekullit XIX ishte “Tabela Periodike e Elementëve”. Ajo u propozua në vitin 1869 nga shkencëtari rus Mendelejev, në një kohë kur nuk njiheshin as elektroni e as bërthama. Ai përdori skeda ku ishin shkruar vetitë kimike dhe peshat atomike të elementeve të cilat i rendiste në mënyra të ndryshme. Rezultati ishte një tabelë ku elementet e së njëjtës kolonë kishin veti të ngjashme kimike dhe ata të të njëjtit rresht krijonin një periodë. Mendelejevi parashikoi ekzistencën e tre elementëve që mungonin në tabelë. Të tre elementët u zbuluan më vonë. Dimitri Ivanoviç Mendeljev lindi në Tobolsk të distriktit Tumenskaja. Ishte fëmija e shtatëmbëdhjetë në familje. I ati, drejtor i Kolegjit Tobolsk, ishte një burrë vërtet i zgjuar. E ëma, grua shumë energjike dhe e talentuar, rridhte nga një familje tregtarësh siberianë dhe pronarë të disa fabrikave. Ajo trashëgoi disa prona. I ati i Dimitrit vdiq kur ai ishte 13 vjeç kurse fabrika e së ëmës u shkatërrua nga zjarri. Kur kuptoi aftësitë e shkëlqyera të të birit e ëma niset nga Tobolski për në Moskë për t’i siguruar një arsimim të lartë. Mendelejevi i ri nuk u pranua në Universitetin e Moskës, prandaj në vitin 1850 futet në Institutin Pedagogjik të Shën Petersburgut. Në vitin 1855, mbasi diplomohet shkëlqyeshëm, largohet për në Krime për të punuar si mësues i matematikës dhe fizikës. Në atë kohë i lind interesi për kiminë. Në vitin 1856 Mendelejevi mbron tezën e masterit duke fituar dhe të drejtën të kthehet n137 Shën Petersburg si pedagog në Universitet. Atje kreu kërkime të suksesshme dhe botoi artikuj në pothuajse të gjitha degët e shkencave natyrore. Në vitin 1859 Mendelejevi lejohet të bëjë një udhëtim pune jashtë shtetit. Punon në Francë dhe më pas në Hajdelberg të Gjermanisë ku ndërton një laborator të tijin dhe fillon të eksperimentojë mbi fizikën e lëngjeve. Rezultatet e punës së tij nuk u pëlqyen ndaj Mendelejevi vendos të kthehet në Universitetin e shën Petersburgut ku bëhet profesor. Mendelejevi martohet në vitin 1862, por me të shoqen nuk ndanin të njëjtat interesa, ndaj në vitin 1881 ndahen. Mbas pak kohësh martohet për të dytën herë. Vitet 1868-71 kanë qenë periudha më e rëndësishme në jetën e Mendelejevit. Ishte koha kur zbulon ligjin periodik të elementeve kimike dhe shkruam veprën “Parimet e Kimisë”. Mendelejevit kishte interesa për kiminë, teknologjinë dhe ekonominë e industrisë së naftës. Ai tërhiqet nga ideja e prodhimit të një karburanti pa tym. Mbas vetëm një viti e gjysmë zhvillon teknologjinë e prodhimit të karburantit pa tym, në formë pluhuri, që ua kalonte të tërë produkteve të huaj të ngjashëm, si në cilësi ashtu edhe në çmim. Ai krijoi Zyrën e Masave dhe të Matjeve, e cila shpejt u bë qendra metereologjike udhëheqëse në Europë. Në vitin 1899 Mendelejevi u mor me organizimin e ekspeditave në oqeanin Arktik. Në vitin 1899, në moshën 65 vjeç, merr pjesë në një ekspeditë në Urale. Mendelejevi u bë shkencëtari më i famshëm rus i kohës dhe mori medalje dhe çmime të panumrta (por çuditërisht jo Çmimin Nobel). U zgjodh anëtar i huaj i shumë akademive. Elementi 101 u quajt mendelevium për nder të tij.


Dimitri Ivanoviรง Mendeljev One of the most genius and surprising discoveries of XIX century was ''Periodic Tabla of Elements''. It was proposed back in 1869 by the russian scientist Mendeleev, in a time when either electron or cores weren't known. He used some files where were written the chemical properties and atomic weights of elements that he listed in different ways. The result was a table where the elements of the same column had the same chemical properties and the others in the same line created a period. Mendeleev predicted the existence of three elements which were missed in the table. The three elements were discovered later. Dimitri Ivanovich Mendeleev was born in Tobolsk of Tumenskaja district. He was the 17th cild in family. His father, the college's director of Tobolsk, was a really smart man. His mother, a very energetic and talented woman , was from a family of Siberian merchants and owners of several factories. She inherited some assets.Dimitri's father died when he was 13 years old and his mother's factory was destroyed by the fire. When his mother understood his excellent skills travelled from Tobolski to Moscow to provide him a higher education. The young Mendeleev wasn't accepted in Moscow University, so in 1850 he inserted in St. Petersburg Pedagogical Institute. In 1855 , after he graduates, travells to Crime to work as a math's an physic's teacher.In that time arises the interest for chemistry. In 1856 Mendeleev he protects the master's thesis winning the right to go back in St. Petersburg as a lecturer at the University.There he made successful researches and published articles in almost all branches of natural sciences. In 1859 he was allowed to make a job trip abroad.He worked in France and later in in Heidelberg, Germany where he builds his own lab and begins to experiment on physics of fluids.His results weren't appreciated by him so he decided to go back in University of St. Petersburg as a lecturer. In 1862 he got married, but he didn't share the same interests with his wife so in 1881 the got divorced.Later he got married for the second time. 1868-1871 were the most important years in Mendeelev's life. It was the time when he discovered the periodic law of the chemicals elements and wrote "Principles of Chemistry". Mendeleev shared interests for chemistry, technology and the economy of the oil industry. He was attracted by the idea of production of a smokeless fuel.Only after a year and half he developes the technology of the smokeless fuel production,in powder form,which passed the whole similar foreign products, in quality and in price too. He created the Office of Measures and Measurements, which quickly became the leading meteorological center in Europe.In 1899 Mendeleev dealt with organizing expeditions to the Arctic Ocean. In 1899, at age of 65, takes part in an expedition to the Urals. Mendeleev became the most famous Russian scientist of the time and received countless awards and prizes (but surprisingly not the Nobel Prize. He was elected as a foreign member of many academies. The 101 element was named mendelevium for his honor


Liza Majtmer ( 1878 – 1968 ) Liza Majtmer (Lise Meitner) lindi në Vjenë në vitin 1878. Ishte fëmija i tretë e Hedvig dhe Filipp Majtnerit. Filipi punonte si jurist, ishte një ‘mendimtar i lirë’ dhe humanist. Ai dhe Hedvigu e kthyen shtëpinë një pikë takimi për njerëz interesant: ligjvënës, shkrimtarë, lojtar shahu, juristë etj. Fëmijët e tyre u rritën në një mjedis intelektual. Në familje ishin tetë fëmijë. Liza luante në piano që në moshë të vogël, por e tërhiqnin më shumë matematika dhe shkencat; merr dëftesën në vitin 1892, mbasi kishte mësuar të mirëmbante librat, aritmetikë, histori, gjeografi, pak frëngjisht dhe gjimnastikë. Më vonë futet në një shkollë publike. Liza mbasi mbaron maturën në vitin 1901 në Gjimnazin Akademik, një shkollë e njohur djemsh, hyn në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1905 fillon doktoratën. Në vitin 1907 shkon në Berlin ku qëndron për më se tridhjetë vjet. Në Berlin Liza ndjek leksionet e Maks Plankut. Këtij fizikani të famshëm nuk i pëlqenin studentët femra, por kur Liza u paraqit në zyrën e tij bëri një përjashtim! Liza u bashkua me Oto Hanin në kërkimet mbi radioaktivitetin. Ata punuan nën të njëjtën çati për tridhjetë vjet, në fillim së bashku, më pas në mënyrë të pavarur, ishin kolegë të ngushtë dhe miq shumë të mirë. Majtneri dhe Hani ishin ndër të parët që izoluan izotopin protaktinium 231, studiuan izomerizmin bërthamor dhe zbërthimin beta. Në vitet 1930 ata (së bashku me Shtrasmanin) analizuan produktet e bombardimit të uranit me neutrone. Mbasi Hani dhe Shtrasmani provuan ekzistencën e bariumit në uranin e bombarduar me neutrone, Majtneri me nipin e saj Frish hodhën dritë mbi mekanizmin fizik të ndarjes. Në janar të vitit 1939 propozon për procesin termin fission (ndarje). Ajo gjykonte që neutronet e ngadalta kapen më me lehtësi. Majtneri pranohej si eksperimentuese e përsosur; për eksperimentet e saj të shpërhapjes ndërton vetë një dhomë Uillson, të parën në Berlin.Liza Majtner studioi ndarjen e bërthamave atomike Ajo punoi në Berlin për 30 vjet.Meqenëse Liza Majtner ishte çifute, në verën e vitit 1938 e detyruan të largohej nga Gjermania naziste. Miqtë e ndihmuan të vendosej në Suedi, në Stokholm, ku mbërrin pa asnjë qindarkë në xhep (llogaria e saj bankare në Berlin ishte ngrirë) dhe pa ditur asnjë fjalë suedisht. Në Suedi kishte një antipati të përgjithshme për refugjatët nga Gjermania naziste. Kolegët e trajtonin Majtnerin si të jashtme, të tërhequr dhe të rënë moralisht. Megjithatë Liza punon dhe jeton në Suedi për njëzet vjet të tjera, deri në vitin 1960, kohë në të cilën shkon në Kembrixh, në Britani. Ajo ishte një njeri plot besim dhe ngulmues, që dinte me saktësi çfarë dhe ku ajo duhet të ishte: fizikane, ndërmjet miqsh. Kapaciteti i saj për të krijuar miqësi ishte shumë i madh. Nuk ishte aspak e turpshme. Nuk u martua kurrë, edhe pse ishte shumë tërheqëse e kishte rrotull shumë djem të rinj. Sipas fjalëve të saj: “...thjesht nuk kisha kohë për atë”. Ndodhi që vetëm Hani dhe Shtrasmani fituan Çmimin Nobel në fizikë për vitin 1940 për zbulimin e ndarjes së bërthamave (e parë nga shumë njerëz si shembull i diskriminimit të grave). Në vitin 1966 të gjithë: Hani, Majtneri dhe Shtrasmani nderohen nga Komisioni i Energjisë Atomike të SHBA me Çmimin Enriko Fermi për të njëjtin zbulim. Për fat të keq, Majtneri nuk mundi të merrte pjesë në cermoninë për shkak të shëndetit të dobët. Vdes në gjumë, tamam mbas mesnatës së 27 tetorit të vitit 1968, disa ditë para se të mbushte nëntëdhjetë vjeç.


Lise Meitner (1878- 1968 ) Lise Meitner was born in Vienna in 1878. She was the third child of Hedwig and Filipp Majtnerit. Philip worked as a lawyer, was a 'free thinker' and humanist. He and Hedwig turned home into a meeting point for interesting people, legislators, writers, chess player, lawyers etc. Their children grew up in an intellectual environment. In the family were eight children. Lisa played the piano at an early age, but she was attracted more by math and science; takes note in 1892, after she had learned to maintain books, arithmetic, history, geography, a little French and gymnastics. Later she entered in a public school . Lise after ending his schooling in 1901 at the Academic Gymnasium, a well known boys school , entered in the University of Vienna. In 1905 starts doctorate. In 1907 goes to Berlin, where he stays for more than thirty years. Lisa took lessons from Maks Plank. This famous physicist disliked female students, but when Lisa appeared in his office he made an exception! Lisa joined Otto Hani in researches of radioactivity. They worked under the same roof for thirty years, first together, then independently,they were close colleagues and good frinds . Majtneri and Hani were among the first to izolate the isotope . In 1930 they ( with Shtrasmanin) analyzed products by neutron bombardment of uranium. After Eat and Shtrasmani sampled the existence of barium in uranium bombarded with neutrons, Majtneri with her nephew Frisch threw light on the physical mechanism of separation. In January 1939, proposes to Fission term process (division). It judged that the slow neutrons are captured more easily. Majtneri was accepted as a perfect experimental ; for its diffusion experiments Wilson builds itself a chamber, first in Majtner Berlin.Liza studied the separation of atomic nuclei . She worked in Berlin for 30 vjet. As Majtner Lisa was Jewish, in the summer of 1938 she was forced to flee the Nazi Germany. Friends helped her to settle in Sweden, in Stockholm, which arrives with penniless pocket (its bank account was frozen in Berlin) and without knowing the Swedish language . In Sweden was a general dislike for refugees from Nazi Germany. Majtnerin colleagues treated her as a foreign, drawn and disenchanted. However Liza works and lives in Sweden for twenty years, until 1960, at which she goes to Cambridge, in Britain. She was a woman full of faith and persevering, he knew exactly what and where she should be: physicists, among friends. Its capacity to create friendship was huge. It was not embarrassing. She never got married , although he was very attractive and had a lot of young boys around her . According to her words: "... just I had not time for that" .Happened that only Eat and Shtrasmani won the Nobel Prize in physics in 1940 for discovering the separation of nuclei (seen by many as an example of discrimination for women) . In 1966 all: Eat, Majtneri and Shtrasmani were honored by the Atomic Energy Commission US with the Enrico Fermi Award for the same invention. Unfortunately, Majtneri was unable to attend the ceremony because of the poor health. Died sleeping , just after midnight on 27 October 1968, a few days before he had the ninety anniversary .


Large Zhan Marek Marçi Large Zhan Marek Marçi (Large Jan Marek Marci) ishte mjek, filozof dhe fizikani i parë çek. Ai ishte bashkëkohës i Galileos dhe jetoi në Pragë gjatë kohës së turbullt të Luftës Tridhjetëvjeçare. Zhan Marek Marçi lindi në qytetin e vogël të Lanskrounit (Kronland) në Boheminë Lindore; studioi në akademitë jezuite dhe bëhet profesor i mjekësisë në Universitetin e Pragës. Pikëpamjet dhe metodat e tij mjekësore ishin fare moderne: rekomandonte një mënyrë të shëndetshme jetese, me shumë veprimtari në ajër të pastër dhe ushqime të shijshme e me përmbajtje të lartë. I pëlqente veçanërisht vera e kuqe e mirë. Takohet me Uilliam Harvejin gjatë vizitës së tij në Pragë dhe është një nga të parët që u njoh me zbulimin e Harvei mbi qarkullimin e gjakut. Në vitin 1639 Marçi boton librin etij “De proportione motus” ku , për të parën herë, analizon goditjen e trupave elastikë. Ai nënvizon në mënyrë të veçantë rastin e goditjes së dy sferave të njëjta elastike, njëra nga të cilat para goditjes ndodhet në qetësi. Mbas goditjes ato këmbejnë shpejtësitë, sfera e parë ndalon dhe e dyta merr të gjithë lëvizjen. Marçi shqyrtoi edhe mundësinë e ndalimit të gjyleve të topave duke bërë të goditen me sfera të njëjta që ndodhen në qetësi. Kjo metodë e ndalimit të gjyleve të topit nuk u përdor kurrë, por sot në reaktorët bërthamorë përdoret një metodë e ngjashme, ku neutronet ngadalësohen duke u goditur me bërthamat e lehta të ngadalësuesit. Një fushë tjetër e interesit shkencor të Marçit ishte optika. Ai ishte i pari që zbuloi difraksionin e dritës; studioi brezat e ngjyrosur pranë tehut të mprehtë të një thike apo vrimave të vogla të bëra në një letër. Në librin e tij “Thaumantias” përshkruan vetitë e ylberit dhe bulave të ngjyrosura të sapunit. Disa vjet para Njutonit zbulon që drita e bardhë, me anë të një prizmi qelqi, mund të zbërthehet në ngjyra të veçanta dhe që këto përbërëse spektrale nuk ndryshojnë më nëse drita bëhet të kalojë nëpër një prizëm të dytë. Ai studioi goditjen ndërmjet trupave elastikë. Në vitin 1662 Marçi zgjidhet rektor i Universitetit të Pragës dhe bëhet mjaft i njohur në të gjithë Evropën. Shoqata Mbretërore e Londrës i ofron atij të bëhet anëtar i saj, por kur njoftimi mbërriti te Marçi, ai nuk jetonte më. Sot Marçi konsiderohet si një nga themeluesit e spektroskopisë. Një krater i vogël në anën e prapme të hënës mban emrin e tij.


Large Jan Marek Marci Large Jan. Marek Marci was a physician, philosopher and physicist, first from Czech. He was a contemporary of Galileo and lived in Prague during the Thirty Years' War turbulence.

Marek Marci Jean was born in the small town of Lanskroun in Eastern Bohemia; studied at the Jesuit academies and become professor of medicine at the University of Prague. The views and his medical methods were very modern, recommend a healthy lifestyle, with many activities in the fresh air and delicious foods with a high content. He especially liked the good red wine. He met William Harvejin during his visit to Prague is one of the first to recognize the detection of Harvey on blood circulation.

In 1639 Marcin published his book "De proportione motus" where, for the first time, analyzes hitting of elastic bodies. It underlines in particular the case of collision of the two spheres of the same elastic, one of which is located in the calm before the collision. After the collision they exchange velocities, the area's first and second stops all movement takes. Marcin examined the possibility of banning the guns doing bombshell hit the same areas that are at rest. This method of stopping the ball bombshell was not used ever, but today's reactors used a similar method, where neutrons are slowed down by being hit with light nuclei bottlenecks.

Another area of scientific interest was Marcin optics. He was the first who discovered the diffraction of light; coloring generations studied at the sharp blade of a knife or small holes made in a letter. In his book "Thaumantias" describes features and Bulava rainbow colored soap. Some years before Newton discovers that white light through a glass prism, can be broken down into separate colors and that these spectral components do not change if the light becomes more pass through a second prism..

In 1662 Marcin elected rector of the University of Prague and become quite famous throughout Europe. Royal Society of London offers him to become a member, but that the notice arrived to Marcin, he lived not more. Today Marcin is considered one of the founders of Spectroscopic. A small crater on the back side of the moon bears his name.


Antuan Loren Lavuazje ( 1743 – 1794 ) Antuan Loren Lavuazje (Antoine Laurent Lavoisier) ishte eksperimentues dhe shkencëtar i shkëlqyer. Ai konsiderohet si themeluesi i kimisë moderne por ishte po aq dhe një fizikan i madh. Arritja kryesore e Lavuazjesë ishte shpjegimi i djegjes – një nga vrojtimet më të lashta të njerëzimit. Në ato kohëra njerëzit mendonin që kur një lëndë digjej, njëfarë “materiali djegës” çlirohej prej saj në formën e zjarrit dhe flakës. Ishte Lavuazje që tregon se lënda digjet në sajë të bashkimit me oksigjenin, një nga përbërësit e ajrit të zakonshëm. Lavuazje projektoi instrumente origjinale dhe, duke përdorur metoda të sakta për matjen e sasisë së elementeve në reksionet kimike, formulon parimin e ruajtes së lëndës. Studion procesin e frymëmarrjes dhe arrin në përfundimin se oksigjeni është themelor në jetën e një kafshe. Shpjegon se uji formohet nga hidrogjeni dhe oksigjeni. Lavoisier lindi në Paris më 26 gusht të vitit 1743, ditën e hënë, në Kyl-dë-Sak Peket. Ishte djali i parë i Zhan Antuan Lavuazjeit, jurist, dhe Emili Pynktit, e bija e një avokati të parlamentit. Pesë vitet e para të jetës i kalon në shtëpinë e lindjes. Më vitin 1748 zonja Lavuazje vdes menjëherë mbas lindjes së vajzës. I shoqi braktis shtëpinë dhe së bashku me dy fëmijët shkon të jetojë në shtëpinë e prindërve. Halla e Lavuazjesë, Mari Margarita Kostanc, 22 vjeç, iu përkushtua kaq shumë të dy fëmijëve pa nënë sa, për tu kujdesur për ta, braktisi çdo mendim për t’u martuar. Zhan Antuani nuk u martua më dhe iu përkushtua gjithë jetën të birit. Ndërmjet tyre u vendos një miqësi e veçantë. Vitet e shkollës së Lavuazjesë shtrihen nga viti 1754 deri në vitin 1766. Studioi në Kolegjin Mazarin, ku, krahas studimit të gjuhëve klasike, merreshin shumë njohuri në shkencë, përfshi matematikën, astronominë dhe kiminë. Duke ndjekur traditën familjare dhe këshillën e të atit, hyn në Shkollën Juridike. Megjithatë mendja e tij analitike e tërhoqi drejt shkencave. Në moshën njëzet vjeç Lavuazje ishte mjaft i pasur. Investon para në një kompani të mbledhjes së taksave, Ferm General, e cila mblidhte një taksë indirekte mbi duhanin dhe kripën, dhe fiton mjaft sa për të ndërtuar një laborator të pajisur mirë. Ishte i ri, elegant, i pastër dhe simpatik. Në vitin 1771 Lavuazje martohet me Mari An Piere. Nusja e tij nuk ishte as katërmbëdhjetë vjeç. Çifti nuk pati fëmijë. Mari studioi me piktorin e famshëm David, mësoi anglisht dhe kimi dhe u bë ndihmëse e të shoqit. Martesa duket se ka qenë e lumtur. Edhe pse Mari dashuroi edhe burra të tjerë, Lavuazje kurrë nuk ia përmendi. Ai ishte i zënë me vrojtimet e tij dhe punën në disa komitete shtetërore. Përveçse në shkencë, ai dha ndihmesë të rëndësishme në bujqësi, industrinë kimike, financë dhe arsim. Megjithatë ai jetoi në kohën kur Franca ishte turbulluar nga Revolucioni. Në vitin 1794 Parisi qeverisej nga njerëz që ekzekutuan pa mëshirë mijëra kundërshtarë të revolucionit. Mes tyre u përfshinë dhe taksambledhës. Lavuazje, pavarësisht nga puna që kishte bërë për shtetin, u gjykua si taksambledhës, shpallet fajtor dhe ekzekutohet në giotinë në moshën 51 vjeç.


Antoine Laurent Lavoisier (1743 – 1794 ) Antoine Laurent Lavoisier was experimental and excellent scientist. He is considered the founder of modern chemistry but was just as well as a great physician. Lavuazjesë main achievement was burning explanation - one of the most ancient observations of humanity. In those days people thought that when a burning subject, some "material chili" liberated from it in the form of fire and flame. It was Lavuazje indicating that burns content thanks to union with oxygen, one of the components of ordinary air. Lavuazje designed the original instruments, using accurate methods for measuring the amount of chemical elements reksionet, formulates the principle of retaining the case. Study breathing process and concludes that oxygen is essential in the life of an animal. Explains that formed from water oxygen and hydrogen. Lavoisier was born in Paris on 26 August 1743, Monday, at the Kyl-de-sak Pekee. It was the first son of Jean Antoine Lavuazjeit, lawyer, and Pynktit Emily, the daughter of a lawyer parliament. Five years before life goes on maternity home. On Lavuazje lady dies in 1748 shortly after the birth of their daughter. Her husband abandoned house and together with two children going to live in the parental home. Lavuazjesë aunt, Margarita Mary Constance, 22, devoted so much of two children without a mother how to care for them, abandoned any thought to marry. Jean Antoine was not married and devoted son's life. Among them was placed a special friendship.. Lavuazjesë school years stretching from 1754 until 1766. He studied at the Collège Mazarin, where, in addition to the study of classical languages, deal more knowledge in science, including mathematics, astronomy and chemistry. Following the family tradition and the advice of his father, enters Law School. However, his analytical mind pulled toward science. At the age of twenty years Lavuazje was quite rich. Invests money in a tax collection company, Ferm General, which together a indirect tax on tobacco and salt, and earns enough to build a well-equipped laboratory. He was young, stylish, clean and charming. In 1771 Lavuazje married to Mary Ann Pierre. His bride was not even fourteen. The couple had no children. Mary studied with the famous painter David, taught English and chemistry and became assistant to her husband. Marriage seems to have been happy. Although Mary loved other men, Lavuazje never mentioned to. He was busy with his observations and work on several state committees. Except in science, he gave important assistance in agriculture, chemical industry, finance and education. However he lived at the time when France was troubled by the Revolution. In 1794 Paris governed by people who ruthlessly executed thousands of opponents of the revolution. Among them were included and tax collector. Lavuazje, regardless of the work he had done for the state, as tax collector was tried, convicted and executed in giotinë at the age of 51 years.


Hendrik Lorenc Në fillim të viteve 1890 elektroni nuk ishte zbuluar ende. Fizikani i famshëm danez Hendrik Lorenc, për të shpjeguar disa dukuri fizike, postulon ekzistencën e një grimce të vogël të ngarkuar. Lorenci argumenton që rrezatimi elektromagnetik prodhohet nga lëkundjet e kësaj grimce të ngarkuar. Pak kohë më vonë, fizikani britanik Xh.Xh.Tomson i zbulon këto grimca, elektronet, eksperimentalisht. Ju mund ta dini që vizat spektrale janë një dukuri optike dhe shfaqen kur drita e lëshuar nga flaka e një gazi ndahet në ngjyra përbërëse. Një rrjedhim i rëndësishëm i teorisë elektronike të Lorencit ishte parashikimi sipas të cilit vizat spektrale duhet të zbërthehen nëse burimi i tyre vendoset në një fushë të fuqishme magnetike. Lorenci hodhi hipotezën që prania e fushës magnetike ndryshon lëvizjen e grimcave të ngarkuara brenda burimit të dritës që prodhon vizat spektrale duke shkaktuar në këtë mënyrë ndryshimin e pozicionit të tyre. Në vitin 1902 Lorencit dhe bashkatdhetarit të tij Pieter Zeman u jepet Çmimi Nobel në fizikë për zbulimin dhe shpjegimin e ndarjes së vizave spektrale. Hendrik Antoon Lorentz lindi në Arnhem të Holandës në 18 korrik të vitit 1853. I ati ishte pronar i një çerdheje, e ëma vdes kur Hendriku ishte vetëm katër vjeç dhe i ati martohet për të dytën herë. Me sa duket e njerka duhet të jetë kujdesur shumë për të e për vëllanë më të vogël. Në moshën gjashtë vjeç Hendriku shkon të studiojë në shkollën e Mjeshtrit Suater, në ato kohë një nga më të mirat në Arnhem. Shpejt bëhet i pari i klasës. Nën mbikëqyrjen e një mësuesi të mirë, i cili dalloi talentin e tij, Hendriku në moshën nëntë vjeç mund të përdorte tabelën e logaritmeve. Në moshën trembëdhjetë vjeç hyn në shkollën e mesme të Arnhemit. Si nxënës shkëlqeu në çdo gjë që ndërmerte. Ishte shumë i dhënë mbas leximit, kryesisht pas librave historikë si dhe librave të Ualter Skotit dhe Çarl Dikensit. Në vitin 1870 Lorenci hyn në Universitetin e Leidenit për të studiuar fizikë dhe matematikë. Që student njihet me punimet e të madhit Xhejms Klerk Maksuell, themeluesit të teorisë elektromagnetike të dritës. Mbas diplomimit kthehet në Arnhem për të përgatitur doktoratën. Gjatë dy viteve që pasuan dha mësim në një shkollë lokale për të siguruar jetesën. Në vitin 1875 mbron doktoratën me tezën “Teoria e pasqyrimit dhe thyerjes së dritës:. Në moshën 24 vjeç i jepet vendi i profesorit të fizikës teorike në Leiden. Një ditë, gjatë pushimeve të verës, Lorenci takon të bukurën Aleta Kaiser, të bijën një profesori në Akademinë e Arteve të Bukura. Në vitin 1881 çifti i ri martohet. Martesa duke të ketë qenë e lumtur. Aleta ju përkushtua të shoqit dhe ishte një ndihmë e vërtetë për të. Ata sollën në jetë dy vajza dhe një djalë. Lorenci kujtohet si njeri i shoqërueshëm e me një ndjenjë të spikatur humori dhe i këndshëm në bisedë; i pëlqente të pinte duhan dhe të kthente me miqtë një gotë verë të mirë. Përveç kërkimit shkencor, Lorenci u aktivizua në zbatimet praktike të fizikës. Në vitin 1920 merr përsipër llogaritjen e lartësisë së digës së Zuiderzee. Në vitin 1906 bën udhëtimin e parë në Amerikë, një ngjarje shumë e rëndësishme e jetës së tij. Takon pjesën më të madhe të fizikanëve më të shquar të SHBA-së. I bën përshtypje të madhe 74 grykëderdhja e lumit Hadson dhe Statuja e Lirisë. Leksionet e tij ishin shumë të suksesshme.


Hendrik Lorentz In the early 1890s electron was not discovered yet. Famous Danish physicist Hendrik Lorentz, to explain some physical phenomena, postulates the existence of a small particle charge. Lawrence argues that the electromagnetic radiation produced by the vibration of the particle charge. Some time later, a British physicist Xh.Xh.Tomson reveals these particles, electrons, experimentally. You may know that the spectral visas are an optical phenomenon and occurs when the light released by the flame of a gas divided into component colors. An important consequence of the Lorentz electron theory was forecast, according to which the spectral visas should be broken down if their source is placed in a strong magnetic field. Lawrence speculated that the presence of the magnetic field changes the movement of charged particles within the light source that produces visas spectral causing thereby changing their position. In 1902 Lorentz and his compatriot Pieter Zeman was given the Nobel Prize in physics for the discovery and explanation of the division of spectral visa. Hendrik Antoon Lorentz was born in Arnhem the Netherlands to 18 July 1853. His father was the owner of a nursery, the mother dies when Hendriku was only four years old and his father married for the second time. Apparently the stepmother should be cared more for the smaller brother. At six years Hendrik goes to study in the school of Master Suater, at the time one of the best in Arnhem. Rapidly becoming the first class. Under the supervision of a good teacher, who spotted his talent at the age of nine years Hendrik can use the table of logarithms. At age thirteen enters high school Arnhem. As students excelled in everything that he take on. It was very fond after reading, mainly after historical books and books of Walter Scott and Charles Dickens. Lawrence was born in the Netherlands. He explained mathematically shortening of moving objects with relativistic speeds. In 1870 Lawrence enters the University of Leiden to study physics and mathematics. Since student acquainted with the works of the great James Klerk Maxwell, founder of the electromagnetic theory of light. After graduation returned to Arnhem to prepare a PhD. Over the next two years he taught lessons at a local school to make a living. In 1875 defends PhD thesis "Theory of reflection and refraction of light :. At the age of 24 he received the place as a professor of theoretical physics at Leiden. One day, during summer vacation, Lawrence meets beauty Aleta Kaiser, the daughter a professor at the Academy of Fine Arts. In 1881 the young couple married. Marriage have been happy. Aleta devoted her husband and was a real help for him. They brought in life two daughters and a son. Lawrence was remembered as a gregarious man with a remarkable sense of humor and charming in conversation; He liked the smoked and return with friends a glass of good wine. In addition to scientific research, Lawrence was activated on practical applications of physics. In 1920 assumes the calculation of the height of the dam at the Zuiderzee. In 1906 makes the first trip to America, a very important event of his life. Just most of the most prominent physicists US. 74 Hudson River delta and the Statue of Liberty impressed him. His lectures were very successful.


Leonardo da Vinçi 1452-1519 Kushdo ka dëgjuar për artistin e famshëm Leonardo da Vinçi, krijuesin e pikturave madhështore. Në fakt Leonardo ishte edhe shkencëtar dhe shpikës. Shfaqte interes për fusha të ndryshme të veprimtarisë intelektuale dhe praktike: anatominë analitike, mekanikën, matematikën, teknologjinë, botanikën, gjeologjinë, hidrologjinë e kështu me radhë. Leonardo da Vinëi lindi në 15 prill 1452, ishte djali i paligjshëm i Piero da Vinçit, pronar tokash dhe noter i suksesshëm, dhe një fshatareje të varfër të quajtur Katerina. Menjëherë mbas lindjes së të birit i ati martohet me vajzën e një familje fisnike. Leonardo u rrit në fshatin ku lindi, pranë qytetit Vinçi të Toskanisë. Në fëmijëri mblidhte insekte, gjarpërinj, flutura, karkaleca dhe kafshë të tjera të vogla për t’i bashkuar e për të formuar një krijesë të madhe e të shëmtuar. Që i vogël Lenardo vizatonte mirë dhe kishte vesh për muzikë. Duke vënë re këto cilësi, i ati e çoi në Firence tek Andrea del Verokio i cili e mësoi të vizatojë, të bëjë skulptura dhe mekanikën elementare. Leonardo i ri ishte i bukur, elegant dhe i fortë fizikisht. Tërhiqte këdo rreth tij. Nuk u martua kurrë dhe sjelljet e tij private vazhdojnë të jenë edhe sot objekt debati. Dihet që në vitin 1482 Leonardo largohet nga Firencia për të shërbyer pranë dukës së Milanos. Gjatë qëndrimit në Milano u mor kryesisht me zhvillimin e teknologjisë ushtarake. Ndërkohë studion mekanikë dhe optikë. Mëson vetë latinisht, sepse në atë kohë fare pak shkrime të lashta ekzistonin në gjuhë të tjera. Vazhdon të vizatojë. Ishte një nga periudhat më prodhimtare të tij, gjatë së cilës vizaton të famshmen “Darka e fundit” (1497). Nga Milano Leonardo shkon në Venecie dhe përfundimisht vendoset në Firence ku punon si kryeinspektor i fortifikimeve ushtarake. Por veprimtaria e tij më i parapëlqyer ishte piktura. Në këtë kohë pikturon “Mona Lizën” (1503). Krahas veprimtarisë artistike kurrë nuk reshti së studiuari dhe vrojtuari natyrën. Mbante shënime në bllokun e tij të famshëm. Blloku u zbulua më pas dhe doli që ai përdorte shkrimin në të kundërt, me sa duket sepse ishte mëngjërash. Disa nga shënimet dhe skicat janë ruajtur nëpër librari dhe muzeume. Prej tyre mësojmë për veprën e tij shkencore. Studion anatominë e njeriut dhe të zogjve për të zgjidhur problemin e mundësisë së njeriut për të fluturuar. Studion lëvizjen e ujërave dhe bën projekte për shmangien e lumenjve dhe ndërtimin e kanaleve. Shpiku sisteme mekanike: vinça komplekse, sisteme pulexhash, një pajisje zhytëse, torno dhe orë. Ishte shumë i interesuar për problemin e të parit dhe shpërhapjes së dritës. Mendonte se drita përhapej njësoj si valët e krijuara gjatë “rënies së një guri në sipërfaqen e ujit”. Duke studiuar vetitë e lëvizjes së trupave mbërrin fare pranë zbulimit të ligjeve të Njutonit me pohimin “trupi vazhdon të lëviz për aq kohë sa mbi të vepron një forcë”. Thuhet që ai asnjëherë nuk botoi punime shkencore sepse nuk mund të vinte rregull në dorëshkrimet e tij dhe, pavarësisht nga arritjet e mëdha shkencore, kujtohet kryesisht si artist i madh. Vdiq më 2 maj të vitit 1519 duke u lënë miqve dhe nxënësve të tij të gjitha vizatimet dhe dorëshkrimet.


Leonardo da Vinci 1452-1519 Everyone has heard about the famous artist Leonardo da Vinci, the creator of the magnificent paintings. In fact Leonardo was a scientist and an inventor too. He showed interest about various intellectual and practical activities : analytical anatomy, mechanism, mathematics, technology,botany, geology,hydrology and so on. Leonardo da Vinci was born on 15 April 1452, he was the out-of-wedlock son of Piero da Vinci , a laird and a successful notery, and the son of a peasant named Caterina. Immediately after son's birth, his father married a rich family's daughter. Leonardo grew up in the countryside where he was born, close to Vinci town of Tuscany.Throughout his childhood he collected insects, snakes, butterflies,shrimps and other smalls creatures to unite them and to form a big , ugly creation. Since he was little Leonardo painted very well and had talent for music. Recognizing these qualities, his father brought him in Firence to Andrea del Verochio, who tought him to draw, to sculpt and the elementary mechanism. Leonardo as a young man was handosme, good-looking and physically strong. He attracted everyone around him. He never got married and his private life is still a subject of debate today. It is known that in 1482 Leonardo left from Firence to serve close to the Duke of Milano.During his visit in Milano he dealt with the development of the military technology. Meanwhile he studied mechanism and optics. He learned in his own latin , because in that time , very few ancient writings existed in other languages. He continued to paint.It was one of his most prolific periods, during which draws the famous ''Last Supper'' (1497). From Milano Leonardo went to Venice and eventually he placed in Florence , where he worked as a chief inspector of military fortifications. However his most preferred activity was painting . In that time he painted ''Mona Lisa'' (1503). Along his artistic activity, he never stopped studying and observing the nature. He kept notes in his famous notebook. The notebook was discovered later and it turned out that he used to write otherwise,apparently because he was left-handed.

Some of his notes and sketches are kept in libraries and museums. From them we learn about his scientific work.He studied human's and bird's anatomy to solve the problem of human's possibility to fly. He studied the water's movement and made projects for avoiding rivers and the construction of canals. He invented pulley systems, a diving equipment, lath and clocks. He was very interested for the problem of seeing and light diffusion.he thought that the light spread just like the generated waves during '' the fall of a stone on the surface of water''. Studying the properties of the body's movement , he arrives very close yo the discovery of Newton's laws with the statement ''the body continues to move as long as a force is acting on it''. It is said that he never published his scientific achievements because he couldn't put order in his manuscripts and, despite his major scientific achievements, he is mainly remembered as a great artist. He died on 2 May 1519 leaving his friends and students all of his paintings and manuscripts.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Biographies of some famous physicians by Adriana Lapi Laze - Issuu