Skip to main content

Johan MUKA - “Media dhe integrimi evropian"

Page 1

Media dhe integrimi evropian

63

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN ¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

Tiranë, 2019


Media dhe integrimi evropian

MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN Drejtues i projektit: Johan MUKA

¦ Sondazh ¦ Ekspozitë pamore ¦ Forum

Projekt studentor mbi vlerësimet e tyre në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

Tiranë, 2019

1


2

ABC Tirana Club

www.abctiranaclub.wordpress.com Email: abctiranaclub@gmail.com Tel: 00355693632767 P/box: 1402 Tirana, Albania Drejtues i projektit: Johan MUKA Redaktimi:

Ederina DEMO

Design & Layout:

Bujar KAROSHI

Fotoreporter:

Maks Haxhia

Ilustrimi fotografik:

ISBN: ISBN 978-9928-307-18-7 ©: ABC Tirana Club Ky botim është pjesë e projektit studentor: “MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN” Mbështetës:

Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës

ABC Tirana Club

Në bashkëpunim me “Europa House” në Tiranë Printuar M&B - Botime dhe Studio Grafike Rruga “Isa Boletini”, Nd.2, H.12, Nj.Admin.nr9, 1017, Tiranë Tel. 069 20 68 603 (Viber). Tel. 068 65 08 441 (WhatsApp). E-mail: mbbotime@gmail.com Tiranë, 2019


Media dhe integrimi evropian

3

Ky projekt i një grupi studentësh të Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, të cilët janë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të ABC Tirana Club, kishte tri produkte kryesore: -

realizimin e një SONDAZHI me 500 studentë, nga të pesë degët e fakultetit, në të dyja nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë;

-

ndërtimin e një EKSPOZITE PAMORE, ku evidentohej roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë;

-

organizimin e një FORUMI studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese.

Ky botim, në versionin print dhe online, përfshin informacion të zgjeruar mbi projektin studentor “Media dhe integrimi evropian”, mbi të tri produktet kryesore të tij.


4

ABC Tirana Club

Grupi i studentëve të angazhuar: Endi Mullaj

(drejtues i grupit të punës në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë);

Arbiona Çibuku; Ronald Qema; Brian Bunjaj; Jetmira Kasemi; Mirela Haxhiaj; Fiorela Akçiu; Johan Muka (drejtues i projektit); Klarenc Hajdërlli; Tomas Terezi; Amelisa Brari; Stiliano Kumaraku; Ergild Tane.

Çdo mendim ose sugjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402 Tiranë. Email: abctiranaclub@gmail.com Më shumë info: www.abctiranaclub.wordpress.com Si dhe llogaritë e ABC Tirana Club në rrjetet sociale.


Media dhe integrimi evropian

5

Studentët mbeten më të interesuarit për integrimin evropian ABC Tirana Club është një grupim studentor me profil proevropian. Historia 2- vjeçare e saj, jo rastësisht nisi me një projekt dedikuar integrimit evropian, një studim mbi perceptimet e vlerësimet e studentëve mbi këtë synim strategjik të Shqipërisë. Një fotografi dhe një lente që nxorri në pah optikën e të rinjve dhe të rejave nga 12 qarqet e vendit të ulur në auditorët e Universitetit të Tiranës. Vëzhgimi i prill-majit të vitit 2018 po përsëritet, tashmë në një njësi të Universitetit të Tiranës, me vlerësimet e studentëve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë. Koncepti dhe platforma e grupit të aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të ABC Tirana Club në këtë fakultet, sidomos nga radhët e degës së gazetarisë, u mbështet pa rezerva nga dekani, prof. dr. Sabri Laçi, si dhe prof. asoc. Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit. “Media dhe integrimi evropian” u ideua si një projekt me tri elemente: kryerja e një sondazhi me vlerësime të studentëve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë mbi dinamikën e procesit në gjykimin e studentëve; realizimi i një ekspozite pamore dedikuar kontributit të medias klasike dhe asaj të re në mbulimin e fazave të ndryshme të integrimit evropian; ndërkohë që eventi përbashkues ishte një forum diskutimi mes studentëve, pedagogëve, ekspertëve e përfaqësuesve të medias. Studentët mbeten më të interesuarit për integrimin evropian. Këtë e kanë shprehur qartë dhe në përgjigjet e sondazhit në kuadër të këtij projekti, ku 66% e tyre pohuan se “dëshirojnë shumë që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së”.18% janë “disi”, kurse 9% “pak”e duan anëtarësimin dhe 2% nuk e duan.


6

ABC Tirana Club

Vështrimi nga Evropa i studentëve ka arsye të natyrshme: Ata gjenden në një moment kyç të jetës kur përgatiten të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm. Ndiejnë nevojën e standardeve për shkollimin e tyre në universitetet shqiptare, kushte më të mira në auditorë, në praktika e punë shkencore, më shumë kredite për diplomën. që ajo të jetë e vlerësuar kudo ku ata mund të shkojnë për të vijuar studimet, për paskualifikime apo për punësim. Mirëqenie për veten dhe për familjen, të jenë pjesë e një komuniteti ku jetohet me normalitet. Protestat, me revoltën e drejtë, e dimrit 2018 dhanë shenjat e padurimit për padrejtësinë, fiktivitetin, amullinë dhe pjesët e padobishme të kurrikulave dhe stafeve akademike. Mbi të gjitha, për korrupsionin dhe shterpësinë e klasës politike, që sheh më shumë se fatet e vendit dhe të mirën e qytetarëve, hallet dhe agjendat e veta. Duke stimuluar beteja sa për sy e faqe, duke lënë mënjanë aspekte thelbësore nga përditshmëria e familjeve shqiptare, atrofizimi dhe mbjellja e pasigurisë për të ardhmen e të rinjve, e studentëve. Studentët mbeten më të interesuarit për integrimin evropian. Ata përpiqen të hulumtojnë dhe të kuptojnë tej fasadave dhe formalizmave që bëjnë gjithçka rozë në këtë vend. Përpiqen të ndriçojnë prindërit dhe të afërmit për atë që nuk shkon në këtë vend për një mijë arsye dhe për atë që duhet bërë me patjetër po për një mijë arsye. Ndaj dhe ky projekt synimin kryesor e ka pasur që studentët të kuptojnë më shumë, të ndajnë mes tyre realitetin dhe sfidat, të shpërndajnë në komunitet erën e ndryshimit dhe energjinë pozitive për një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë për qytetarët e vet. Studentët mbeten më të interesuarit për integrimin evropian. Duke e shikuar si një zgjidhje të vetme që iu garanton më shumë oferta për të menduar, studiuar e kontribuar njësoj si moshatarët e tyre në vendet e BE-së. Për këtë ata nuk mund të bëjnë indiferentin dhe flegmatikun kronik. Për të çliruar energji për ndryshim. Ky botim është sinteza e një projekti studentor mbi integrimin evropian. Një nga temat ku studentët nuk mund t’i mënjanosh, pasi ata mbeten më të interesuarit! Johan MUKA Drejtues i ABC Tirana Club Tiranë, 11 dhjetor 2019


7

Media dhe integrimi evropian

Përmbajtja Kapitulli 1 PREZANTIMI I PROJEKTIT “MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN” 9 Synimi dhe objektivat 10 Aspekte metodologjike 11 Modeli i pyetësorit 13 Kapitulli 2 GJETJET KRYESORE TË SONDAZHIT

17

Dëshira e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BE-së 18 Vlerësime mbi ecurinë e procesit të integrimit

21

Perceptime mbi zhvillimet aktuale në vend

24

Kapitulli 3 EKSPOZITA PAMORE: “MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN” 26 Roli i medias në informimin dhe edukimin e publikut

27


8

ABC Tirana Club

Dhjetor 2010: Liberalizimi i vizave në zonën Schengen të BE-së 30 Qershor 2014: BE i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat 34 Tetor 2019: Brukseli pa vendim për hapjen e negociatave 36 Kapitulli 4 FORUMI STUDENTOR MBI PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

41

Të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që sjell anëtarësimi i vendit në BE

42

Njoftimi për median 49 Galeria fotografike Kapitulli 5 PROFILI DHE ANGAZHIMI I ABC TIRANA CLUB

51

Synimi dhe fokusi i një qendre studentore

52

Projektet e finalizuara nga ABC Tirana Club

55

Kontakti 60


9

Media dhe integrimi evropian

Kapitulli

1

PREZANTIMI I PROJEKTIT “MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN” ¦ Synimi dhe objektivat ¦ Aspekte metodologjike ¦ Modeli i pyetësorit


10

ABC Tirana Club

Synimi dhe objektivat Një nga synimet kryesore të “Media dhe integrimi evropian” ishte nxitja e debatit dhe vështrimit kritik të studentëve për njërën prej objektivave strategjike të Shqipërisë. Ishte krijimi i një auditori ku nuk përsëritet në mënyrë rutinore kërkesa për anëtarësimin e vendit në BE, ku nuk bëhen hesape kohore se në cilën datë do t’i bashkohemi familjes evropiane, por në fakt bëhet përpjekje për skaner të progresit, analizë të qëndrimit vendnumëro apo ecjes si breshka. Për të krijuar një auditor jo ku mblidhen dhe flasin, por me produkte konkrete duke shpenzuar kohë për arsyetime dhe analiza mbi të tashmen e për sfidat e asaj që pritet. Synimi për ta mbajtur ndezur monitorimin dhe vlerësimin e procesit të integrimit evropian, ka qenë i qartë prej fillimit të këtij projekti studentor. Duke e konsideruar këtë si një përpjekje konkrete në fluksin e madh të kontributit që bëjnë institucionet publike, shoqëria civile, grupime dhe individë, por dhe nga faktorë e aktorë ndërkombëtarë, qeveri, organizata, struktura lobuese etj. Përcjellja e mendimeve, gjykimeve, propozimeve, kritikave fshikulluese, indinjatave konstruktive të studentëve për vendimmarrësit dhe ligjvënësit e këtij vendi ishte haptazi një tjetër synim i projektit, për të evituar fatin që kanë jo pak projekte të ngjashme, që janë thjesht dosje, që stivosen diku dhe vlejnë vetëm si justifikim për buxhetet e akorduara. Objektivat kryesore ishin tri: Realizimi i një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit, në të dy nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, për vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Pyetësori kishte tri seksione: i pari, me pyetje mbi dëshirën e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BE-së; i dyti, rreth vlerësimeve mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe seksioni i fundit përfshinte perceptimet mbi zhvillimet aktuale në vend. Objektivi i dytë ishte ndërtimi i një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë. Të realizohej monitorimi i


Media dhe integrimi evropian

11

tyre, në tri ndër fazat më të rëndësishme: vendimi i Brukselit për liberalizimin e vizave për zonën Schengen të BE-së (viti 2010); momentet e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Shqipërisë në BE (viti 2014), si dhe mbulimi mediatik më i fundit i tetorit 2019, kur Këshilli Evropian nuk arriti të marrë një vendim mbi hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut fqinje. Organizimi i një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese ishte objektivi i tretë. Brenda këtij objektivi ishte dhe ky botim përmbledhës, që cilido i interesuar mund ta gjejë në versionin print ose atë online.

Aspekte metodologjike Në fazën e parë të projektit grupi i punës aplikoi monitorimin dhe sondazhin. Monitorimi u aplikua tek mediat, duke përfshirë gazetat, revistat, televizionet, faqe online të njohura, si dhe produktin virtual të disa mediave ndërkombëtare në gjuhën shqipe. Monitorimi synoi që të bënte evidente tiparet kryesore të mbulimit që ato i kanë bërë procesit të integrimit evropian, por dhe të përzgjidhte disa prej tyre, me përmbajtjet e të cilave u prodhuan posterat në formatin A3, me ngjyra, të ekspozitës pamore. Kampioni për sondazhin përfshiu 500 studentë, nga të dyja nivelet e studimit në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, nga 3630 që janë në total, në të pesë degët: Gjuhë-Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Histori, Gjeografi dhe Arkeologji. Kampioni respektoi proporcionin gjinor, degët ku ata studiojnë, si dhe nivelet Master dhe Bachelor. Si çdo fakultet i Univresitetit të Tiranës, edhe ai i Historisë e i Filologjisë ka studentë nga të gjitha qarqet e vendit, ndaj dhe respektimi i proporcionit gjeografik në kampion i jep një dimension kombëtar sondazhit, me të rinj dhe të reja nga zona të ndryshme urbane dhe rurale. Komunikimi mes anëtarëve të grupit të punës me studentët ishte i drejtpërdrejtë, duke u siguruar që pyetja ishte kuptuar mirë dhe plotësimi i formularit bëhej për të gjitha kërkesat. ABC Tirana Club nuk aplikon komunikimin virtual për


12

ABC Tirana Club

plotësimin e pyetësorëve, kjo për të siguruar ruajtjen e standardit për kampionin e zgjedhur. Bazuar nga numri i anëtarëve të grupit të punës, si dhe përqendrimi i kampionit vetëm në një fakultet, pra që studentët ndodheshin në një rreze të kufizuar, u la një afat 3 javor për kryerjen e sondazhit dhe mbledhjen e të gjithë pyetësorëve për fazën e mëpasme të përpunimit dhe nxjerrjes së të dhënave për secilën nga rubrikat e formularit.

Duke pasur një periudhë totale prej 12 javësh për të gjithë projektin, në tre muajt e fundit të vitit 2019, koha për kryerjen e sondazhit dhe nxjerrjen e rezultateve ishte e mjaftueshme.


Media dhe integrimi evropian

13

Modeli i pyetësorit Pyetësor “Vlerësime të studentëve të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në UT mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” Të dhëna të përgjithshme I. Gjinia

1. Vajzë

II. Mosha

Vjeç……

III. Vendlindja 1. Qarku………

2. Djalë

2. Bashkia…….

IV.Dega…………………………… V.Niveli i studimeve 1. Cikli parë 2. Master Shkencor 3. Master profesional VI. Kursi i studimeve…………………. Para fillimit të studimeve në Shqipëri, a keni synuar t’i ndiqni ato jashtë vendit? 1.Shumë 2.Disi 3.Pak 4.Aspak (Për ata që pohojnë, ku?) 1.Europë? 2.SHBA? 3.Tjetër? Specifiko………………………….. (Për ata që mohojnë, për cilën arsye?) 1.Nuk kam dëshiruar 2.Pamundësi financiare 3.Pamundësi e kapacitetit të njohurive 4.Pengesa nga zyrtarët e vendit pritës 5.Arsye tjetër Specifiko…………………………..


14

ABC Tirana Club

Sa herë keni vizituar deri tani një vend anëtar të BE-së?

1. Një herë 2. Dy herë 3. Më shumë se dy herë 4. Asnjëherë

Keni emigruar (vetëm apo me familjen) në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së para fillimit të studimeve?

1. Po 2. Jo

(Për ata që pohojnë, ku?) 1.Itali? 2.Greqi? 3.Gjermani 4.Shtet tjetër i BE-së? Specifiko………………………….. (Për ata që mohojnë)

1.Nuk kam emigruar në asnjë shtet 2.Shtet tjetër jashtë BE-së? Specifiko…………………………..

Pas diplomimit në Shqipëri, sa dëshironi të vijoni me studime të mëtejshme në vende të tjera? 1.Shumë 2.Disi 3.Pak 4.Aspak 5.Pa përgjigje (Për ata që pohojnë, ku?) 1.Brenda BE-së? 2.SHBA? 3.Shtet tjetër?

Specifiko…………………………..


Media dhe integrimi evropian

15

Pas diplomimit në Shqipëri, sa dëshironi të punoni jashtë vendit? 1.Shumë 2.Disi 3.Pak 4.Aspak 5.Pa përgjigje (Për ata që pohojnë, ku?) 1.Brenda BE-së? 2.SHBA? 3.Shtet tjetër? Specifiko………………………….. Sa dëshironi që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së? 1.Shumë 2.Disi 3.Pak 4.Aspak 5.Pa përgjigje Me cilin vend anëtar të BE-së Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta? 1.Me…………….……. 2.Nuk e di Nga cili burim informoheni më shumë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë? 1.Media tradicionale (televizion, radio, gazeta, revista etj.) 2.Media online (televizion, radio, gazeta, revista etj.) 3.Rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram etj.) 4.Botime të specializuara (informuese, edukuese) 5.Ndjekja e veprimtarive/ngjarjeve mbi këtë temë 6.Pa përgjigje Sipas mendimit tuaj, pengesat dhe ngadalësimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë janë më shumë pasojë e: 1.Performancës së papërshtatshme politike? 2.Nivelit të lartë të korrupsionit? 3.Nivelit të lartë të krimit të organizuar? 4.Performancës së papërshtatshme të administratës publike? 5.Tjetër? Specifiko…………………………..


16

ABC Tirana Club

Sipas mendimit tuaj, cili është problemi më shqetësues në vendin tonë? 1.Varfëria? 2.Papunësia? 3.Korrupsioni? 4.Krimi i organizuar? 5.Krimi ordiner? 6.Keqfunksionimi i shtetit ligjor? 7.Tjetër? Specifiko………………………….. 8.Pa përgjigje Ju shpresoni më shumë nga anëtarësimi i vendit në BE: 1.Rritjen e nivelit të mirëqënies? 2.Forcimin e institucioneve dhe shtetin ligjor? 3.Tjetër? Specifiko………………………….. 8.Pa përgjigje Sa është pritmëria juaj për zbatimin e procesit të Vettingut në drejtësi? 1.E lartë 2.Mesatare 3.E ulët 4.Nuk kam pritmëri fare 5.Nuk e di Sa besim keni se brenda vitit 2020 hapen negociatat e Shqipërisë me BE? 1.Shumë 2.Disi 3.Pak 4.Aspak 5.Pa përgjigje


17

Media dhe integrimi evropian

Kapitulli

2

GJETJET KRYESORE TË SONDAZHIT

¦ Dëshira e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BE-së ¦ Vlerësime mbi ecurinë e procesit të integrimit ¦ Perceptime mbi zhvillimet aktuale në vend


18

ABC Tirana Club

Dëshira e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BE-së Formulari i hartuar që iu shpërnda studentëve të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranës për sondazhin “Mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” u konceptua dhe u ndërtua me pyetje bazike, të kuptueshme dhe të drejtpërdrejta. Një pjesë e pyetjeve vijonte dhe me nënpyetje, varësisht nga përgjigjet e studentëve. ABC Tirana Club ruajti linjën konceptuale të sondazhit të zhvilluar vitin e kaluar, po me të njëjtën tematikë, që përfshiu studentë nga të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.1 Formulari i pyetjeve kishte tri rubrika kryesore: -Dëshira e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BEsë -Vlerësime mbi ecurinë e procesit të integrimit -Perceptime mbi zhvillimet aktuale në vend Pyetja e parë për rubrikën “Dëshira e studentëve për të studiuar e punuar në vendet e BE-së” ishte për të mësuar nëse para fillimit të studimeve në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, studentët kanë synuar t’i ndjekin ato jashtë vendit. Pjesa më e madhe e tyre, 31%, u përgjigjën se kanë dëshiruar “shumë”. 29% “disi”, 13% “pak” dhe 26% nuk e kanë dashur “aspak” një zgjidhje të tillë. “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” – Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës, Botimet M&B dhe ABC Tirana Club, Tiranë, 2018, faqe 18-32. Versioni virtual: https://issuu.com/abctiranaclub/docs/procesi_i_integrimit_ evropian_t__shqip_ris__n__opt

1


Media dhe integrimi evropian

19

Synuar Nr. i studentëve Përqindje 1. Shumë 157 31% 2. Disi 147 29% 3. Pak 66 13% 4. Aspak 130 26% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Për 370 studentët që u shprehën se kanë aspiruar të ndjekin studimet jashtë vendit, pas pyetjes për më shumë specifikime mësohet se 266 prej tyre, ose 72% dëshironin arsimimin në vendet e BE-së, kurse 24 % në SHBA dhe pjesa e mbetur prej 4% në vende të tjera. Studentët, si pjesa tjetër e popullatës në Shqipëri, prej mesit të dhjetorit të vitit 2010 janë përfitues të procesit të liberalizimit të vizave duke lëvizuar pa nevojën e pajisjes me to brenda hapësirës Schengen të vendeve të BE-së. Ndaj dhe pjesë e pyetësorit të sondazhit ishte dhe pyetja: “Sa herë keni vizituar deri tani një vend anëtar të BE-së?”. Shumica e tyre, ose 182 studentë, pohoi “asnjëherë”, kurse nga ata që kishin shkelur në BE, ose 28%, pranuan se kjo kishte ndodhur “më shumë se dy herë”, ndërkohë që 23% u përgjigj “një herë” dhe 13% e kishin vizituar “dy herë”. Vizituar Nr. i studentëve Përqindje 1. Një herë 115 23% 2. Dy herë 63 13% 3. Më shumë se dy herë 140 28% 4. Asnjëherë 182 36% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% “Keni emigruar (vetëm apo me familjen) në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së para fillimit të studimeve?” ishte pyetja vijuese, të cilës “po” iu përgjigën 99 studentë, ose 31 %, kurse 69% tha “jo”.


20 Emigrim para studimeve

ABC Tirana Club

Nr. i studentëve

Përqindje

1. Po 99 31% 2. Jo 219 69% -------------------------------------------------------------------------------------Total 318 100% Studentëve që u përfshinë në këtë sondazh, të cilët janë duke ndjekur studimet në nivelin “Bachelor” ose “Master”, në njërin prej programeve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, iu drejtua dhe pyetja: “Pas diplomimit në Shqipëri, sa dëshironi të vijoni me studime të mëtejshme në vende të tjera?”. Rreth gjysma, ose 253 prej tyre, u përgjigj “shumë”. Pjesa tjetër pohoi: “disi” 27%, “pak” 6%, “aspak” 9%, kurse 33 studentë nuk preferuan të përgjigjen. Dëshiruan Nr. i studentëve Përqindje 1.Shumë 253 51% 2.Disi 136 27% 3.Pak 32 6% 4.Aspak 46 9% 5.Pa përgjigje 33 7% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Për pyetjen e radhës: “Pas diplomimit në Shqipëri, sa dëshironi të punoni jashtë vendit?”, rreth gjysma e tyre, ose 49% u shprehën “shumë”, 26% “disi”, 8% “pak”, 12% “aspak” dhe nuk dhanë përgjigje 24 të pyetur. Dëshiruan

Nr. i studentëve

Përqindje

1. Shumë 247 49% 2. Disi 129 26% 3. Pak 40 8% 4. Aspak 60 12% 5. Pa përgjigje 24 5% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100%


21

Media dhe integrimi evropian

Për 416 studentë që në nivele të ndryshme dëshironin të punësoheshin jashtë vendit pas diplomimit në Shqipëri, u kërkua specifikim i përgjigjes. 66% e tyre identifikoi zonën e shteteve brenda BE-së, 27% në SHBA dhe 29 prej tyre, ose 7% preferonin mundësinë “shtet tjetër”, (Angli, Kanada dhe Turqi). Dëshiruan

Nr. i studentëve

Përqindje

1.Brenda BE-së? 275 66% 2. SHBA? 112 27% 3.Shtet tjetër? 29 7% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 416 100%

Vlerësime mbi ecurinë e procesit të integrimit Aksi i dytë i pyetjeve të formularit që iu shpërnda studentëve lidhej drejtpërdrejt me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Sa dëshironi që Shqipëria të jetë vend anëtar i BE-së?” ishte njëra prej pyetjeve bazike, për të cilën dhanë përgjigjen “shumë” pjesa më e madhe e studentëve që ranë në kontakt me formularin e sondazhit (330 prej tyre ose 66%). Pjesa tjetër pohoi “disi” 18%, “pak” 9%, “aspak” 2% dhe 25 studentë nuk dhanë përgjigje për këtë pyetje. Dëshiruan

Nr. i studentëve

Përqindje

1.Shumë 330 66% 2.Disi 90 18% 3.Pak 45 9% 4.Aspak 10 2% 5.Pa përgjigje 25 5% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Gjermania është vendi kryesues në BE, të cilin studentët e shohin si partnerin më të ngushtë të Shqipërisë. 33% e studentëve


22

ABC Tirana Club

e përzgjodhi si mundësi përgjigjeje Gjermaninë në pyetjen: “Me cilin vend anëtar të BE-së Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta?”. Më pas në renditje ishin Italia dhe Greqia, dy vende fqinje, me përkatësisht 7% dhe 3% dhe Franca po me 3%, ndërkohë që 8% zgjodhën vende të tjera (Austrinë, Belgjikën, Holandën etj.) Vihet re se gati gjysma e të pyeturve, ose 46%, nuk kishin një mendim të qartë për këtë, pasi shprehën pasiguri duke zgjedhur mundësinë “nuk e di”. Preferuan

Nr. i studentëve

Përqindje

Gjermania 168 33% Italia 33 7% Greqia 15 3% Franca 15 3% Të tjera 37 8% Nuk e di 232 46% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Viti 2019 ishte një vit i pafat në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në muajin tetor Këshilli i Ministrave të BE-së nuk mundi të marrë një vendim për hapjen e negociatave për dy vendet e rajonit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes vendeve skeptike, Franca ishte më e bindura se dy shtetet aspirante nuk i kishin përmbushur standardet dhe nuk ishin të gatshme për një hap të tillë. Ndaj dhe Shqipëria, ashtu sikundër dhe Maqedonia e Veriut, duhet të presin ende, duhet të punojnë akoma për të bindur të gjitha vendet anëtare për një vendim pozitiv. Nisur nga ky zhvillim më i fundit, në pyetësorin e sondazhit u përfshi dhe pyetja: “Sa besim keni se brenda vitit 2020 hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në?”. Përgjigjet e studentëve ishin: 34% e tyre u shprehën optimist me “shumë”, 13% me “disi”, kurse ata që pohuan “pak” ishin shumica, me 40%. Nuk kishin besim që brenda vitit 2020 do të kishte hapje të negociatave 8%, kurse 5% nuk dhanë përgjigje fare.


23

Media dhe integrimi evropian

Niveli i besimit

Nr. i studentëve

Përqindje

1. Shumë 170 34% 2. Disi 65 13% 3. Pak 200 40% 4. Aspak 40 8% 5. Pa përgjigje 25 5% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, nivelin e performancës së autoriteteve, vlerësimet dhe sugjerimet e herëpashershme të Brukselit apo kancelarive perëndimore, vendimmarrjen e tyre – për gjithë aspektet – studentët kanë burime të ndryshme informimi mbi aktualitetin dhe perspektivën, kanë qasje të ndryshme në mediat klasike apo ato të reja. Njëra prej pyetjeve kishte lidhje pikërisht me këtë këndvështrim: “Nga cili burim informoheni më shumë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë?”. Nga përgjigjet e studentëve të fakultetit të Historisë e të Filologjisë kupton se pjesa më e madhe informohet prej mediave online, 39%, kurse nga mediat klasike 31%. Përmes llogarive në rrjetet sociale informohen 24%, kurse në mënyrë të pandjeshme 2%, nga botimet e specializuara, apo 1% nga ndjekja e veprimtarive direkt apo ngjarjeve mbi këtë tematikë. Nuk dhanë përgjigje 3%. Burimi i informimit Nr. i studentëve Përqindje 1. Media tradicionale (televizion, radio, gazetë, revistë etj.) 155 31% 2. Media online (televizion, radio, gazetë, revistë etj.) 195 39% 3. Rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram etj.) 120 24% 4. Botime të specializuara (informuese, edukuese) 10 2% 5. Ndjekja e veprimtarive/ngjarjeve mbi këtë temë 5 1% 6. Pa përgjigje 15 3% ------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100%


24

ABC Tirana Club

Perceptime mbi zhvillimet aktuale në vend

Integrimi evropian është një objektiv strategjik i Shqipërisë. Është një prioritet jetik dhe shumëplanësh, që në mënyrë organike është i lidhur me mjaft aspekte dhe tregues nga zhvillimet aktuale të vendit, politike, sociale, ekonomike, të aftësisë së administrimit dhe qeverisjes në të gjitha nivelet, të kualitetit të sistemit të drejtësisë, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit etj. Ndaj dhe formulari përfshiu pyetje për të nxjerrë në pah vlerësimet e studentëve mbi këta tregues. Për shkaqet sipas tyre të pengesave dhe ngadalësimit evident të procesit të integrimit, shumica e studentëve, 43%, e renditën si kryesoren “Performancën e papërshtatshme politike”. Më pas renditeshin “Niveli i lartë i korrupsionit” me 32%, “Niveli i lartë i krimit të organizuar” dhe “Performanca e papërshtatshme e administratës publike” me kuotë të barabartë përgjigjesh, 12%. Shkaku i pengesave dhe ngadalësimit

Nr. i studentëve Përqindje

1.Performanca e papërshtatshme politike? 215 43% 2.Niveli i lartë i korrupsionit? 160 32% 3.Niveli i lartë i krimit të organizuar? 60 12% 4.Performanca e papërshtatshme e administratës publike? 60 12% 5.Tjetër? 5 1% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% “Sipas mendimit tuaj, cili është problemi më shqetësues në vendin tonë?”, ishte pyeja vijuese, ku pjesa më e madhe e studentëve që u përfshinë në sondazh, 25%, zgjodhën mundësinë “varfëria”. Më pas në renditje ishte zgjedhja “keqfunksionimi i shtetit ligjor” me 23%, “korrupsioni” 19%, “papunësia” 18%, “krimi i organizuar” 7% dhe “krimi ordiner” 4%. Nuk preferuan të përgjigjen 4%.


25

Media dhe integrimi evropian

Problemi Nr. i studentëve Përqindje 1.Varfëria? 125 25% 2.Papunësia? 90 18% 3.Korrupsioni? 95 19% 4.Krimi i organizuar? 35 7% 5.Krimi ordiner? 20 4% 6.Keqfunksionimi i shtetit ligjor? 115 23% 7.Tjetër? 0 0% 8.Pa përgjigje 20 4% --------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Po cilat janë pritmëritë e studentëve nga anëtarësimi i vendit në BE? Për këtë pyetje më shumë përgjigje mblodhi mundësia “Rritja e nivelit të mirëqenies” me 48%. Në një përqindje më të vogël, me 42%, u zgjodh përgjigja “Forcimi i institucioneve dhe shteti ligjor”, kurse 8% e të pyeturve nuk dhanë përgjigje..

Pritmëria

Nr. studentëve

Përqindje

1. Rritjen e nivelit të mirëqenies? 240 48% 2. Forcimin e institucioneve dhe shtetin ligjor? 210 42% 3. Tjetër? 10 2% Pa përgjigje 40 8% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100% Reforma në drejtësi konsiderohet si një nga “detyrat më të rëndësishme të shtëpisë” nga Brukseli për vendin tonë. Është një proces që ka trazuar shumë politikën, si dhe ka futur në siklet të paimagjinuar komunitetin e gjyqtarëve, prokurorëve, si dhe punonjësve të tjerë të drejtësisë. Në monitorimin e rreptë të SHBAsë dhe BE-së, një nga hallkat thelbësore të reformës në drejtësi është vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet, një skaner që ka nxjerrë nga sistemi më shumë se gjysmën e atyre që janë testuar.


26

ABC Tirana Club

“Sa është pritmëria juaj për zbatimin e procesit të Vetting-ut në drejtësi?”, ishte një pyetje në formularin e sondazhit, për të cilën u evidentua se është i lartë numri i studentëve që janë hezitues (me përgjigjen “nuk e di”), me 26%. Optimistët, ata që pohuan “e lartë” përbënin 31%, ndërkohë që pritmëri të ulët kanë 27%, kurse “mesatare” 7%. “Nuk kam pritmëri fare” u përgjigjën 45 studentë, ose 9% e totalit të të pyeturve. Pritmëria

Nr. i studentëve

Përqindje

1. E lartë 155 31% 2. Mesatare 35 7% 3. E ulët 135 27% 4. Nuk kam pritmëri fare 45 9% 5. Nuk e di 130 26% -------------------------------------------------------------------------------------------Total 500 100%


27

Media dhe integrimi evropian

Kapitulli

3

EKSPOZITA PAMORE: “MEDIA DHE INTEGRIMI EVROPIAN”

¦ Roli i medias në informimin dhe edukimin e publikut ¦ Dhjetor 2010: Liberalizimi i vizave në zonën Schengen të BE-së ¦ Qershor 2014: BE i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat ¦ Tetor 2019: Brukseli pa vendim për hapjen e negociatave


28

ABC Tirana Club

Roli i medias në informimin dhe edukimin e publikut Afrimi i vendit në familjen evropiane me synimin e anëtarësimit me të drejta të plota në BE është një proces shumëdimensional. Përfshin koncepte të shumta mbi përafrimin e legjislacionit dhe të praktikave më të mira të vendeve anëtare, ka disa stacione që një vend aspirant duhet t’i kalojë, ka një agjendë shumë të ngjeshur detyrash që duhet të kryen, afate, mekanizma vlerësuese të secilit tregues në fusha të ndryshme: politike, ekonomike, sociale, në liritë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, të pakicave, shtresave të përbuzura etj., etj. Për t’i bërë sa më të kuptueshme të gjitha këto për qytetarët, për punonjësit e administratës, për studentët, nxënësit, punonjësit dhe çdo grupim social institucionet publike bëjnë një punë informimi dhe ndërgjegjësimi. Por ky proces nuk mund të kuptohet pa median. Publiku nuk mund të informohet apo të edukohet me aspektet e integrimit pa kontributin e redaksive mediatike, si ato klasike, ashtu dhe mediat e reja, apo rrjetet sociale. Përmes informacioneve në formatet e lajmeve, kronikave, reportazheve, deklaratave, por dhe analizave e komenteve, intervistave, vox-pop-eve, portretizimeve, forumeve dhe debateve mediat krijojnë hapësira ku ftohen ekspertë të integrimit evropian, diplomatë dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, analistë dhe komentatorë mediatikë, përfaqësues të delegacioneve negociatore, politikanë vendas ose të huaj – ku ata shpjegojnë dhe dëshmojnë mbi ecurinë, problematikat e hasura, sfidat etj. Projekti kishte një nga objektivat dhe ndërtimin e një ekspozite pamore, ku të jepej prezantimi i mbulimit mediatik të procesit


Media dhe integrimi evropian

29

të integrimit evropian të Shqipërisë. U evidentuan pasqyrimet mediatike (gazeta, revista, televizione, radio të huaja me programe në shqip, si dhe portale) në tri faza kryesore: -në mes të muajit dhjetor të vitit 2010, kur BE vendosi të liberalizojë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e zonës Schengen; -në qershor të vitit 2014, kur Këshilli i Ministrave të BEsë vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian; -dhe zhvillimi më i fundit, në muajin tetor 2019, kur Brukseli zyrtar nuk arriti të dilte me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por dhe Maqedoninë e Veriut fqinje. Vetëm duke kaluar në faqet kryesore të gazetave të përditshme, apo duke shikuar pamjet e edicioneve informative televizive, si dhe ballinat e portaleve – një pjesë e tyre e pasqyruar në këtë ekspozitë –kupton diversitetin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve, notat herë optimiste dhe herë pesimiste mbi rezultatet e procesit dhe vendimmarrjen e ndërkombëtarëve, shikon kritika dhe sugjerime konstruktive për reflektim. Por jo pak herë dallon dhe polarizimin e mediave, ku ashtu si për çështje të tjera të aktualitetit, edhe për integrimin evropian tregohen të njëanshem, duke iu larguar realitetit dhe duke u kujdesur për shërbimin ndaj partive ose grupimeve të caktuara politike. Nga monitorimi që u realizua në kuadër të projektit u panë dhe gabime të gazetarëve dhe reporterëve në identifikimin e institucioneve të BE-së, apo shpjegimin e ndonjë procedure të cilën duhet ta kalojë vendi ynë në faza të caktuara. Pavarësisht këtyre problemeve, kontributi dhe roli i redaksive mediatike në procesin e integrimit evropian është i pazëvendësueshëm për informimin dhe edukimin e qytetarëve, për oponencë ndaj autoriteteve në nivel qendror dhe lokal në përmbushjen prej tyre të objektivave në shërbim të publikut, për rritjen e mirëqënies, për t’i bërë sa më të dobishme fondet publike, për të parandaluar dhe goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar etj.


30

ABC Tirana Club

Dhjetor 2010: Liberalizimi i vizave në zonën Schengen të BE-së


Media dhe integrimi evropian

31


32

ABC Tirana Club


Media dhe integrimi evropian

33


34

ABC Tirana Club

Qershor 2014: BE i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat


Media dhe integrimi evropian

35


36

ABC Tirana Club

Tetor 2019: Brukseli pa vendim pĂŤr hapjen e negociatave


Media dhe integrimi evropian

37


38

ABC Tirana Club


Media dhe integrimi evropian

39


40

ABC Tirana Club


41

Media dhe integrimi evropian

Kapitulli

4

FORUMI STUDENTOR MBI PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN ¦ Të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që sjell anëtarësimi i vendit në BE ¦ Njoftimi për median ¦ Galeria fotografike


42

ABC Tirana Club

Të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që sjell anëtarësimi i vendit në BE Forumi u organizua në mjediset funksionale të “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Tiranë, ku studentët ishin ulur në formë rrethore dhe në sfond ishin posterat e mbulimit mediatik mbi procesin e integrimit evropian. Personeli i “Europe House”, si në fazën përgatitore të forumit, ashtu dhe gjatë zhvillimit të tij, datë 09.12.2019, nga ora 10.00 deri në 12.30, ishte shumë bashkëpunues me studentët dhe ofroi gjithçka për mbarëvajtjen e aktivitetit. Drejtuesi i grupit të punës së studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Endi Mullaj, që njëkohësisht është dhe anëtar i Bordit të ABC Tirana Club, në fjalën hapëse të forumit përmendi angazhimin dhe përkushtimin 4-mujor për realizimin e produkteve të projektit, me qëllimin e nxitjes së debatit studentor në problematikat e integrimit, për të kaluar në lente dinamikën e zhvillimeve, hapat avancues, por dhe pengesat që dalin. Ai falënderoi dekanin e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, prof. dr Sabri Laçi, si dhe përgjegjësin e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në këtë fakultet, prof. ssoc. dr. Mark Marku për mbështetjen, gjithashtu dhe përfaqësuesin e “Europe House” të Delegacionit Evropian në Shqipëri, z. Betim Dibrani, për kujdesin dhe suportin, sigurisht dhe të gjithë aktivistët dhe bashkëpunëtorët e ABC Tirana Club të përfshirë në projekt. Studenti Johan Muka, drejtues i “ABC Tirana Club, gjatë moderimit të Forumit përmendi fillimisht faktin se kjo qendër studentore, si një grupim proevropianist vijon të synojë që me veprimtari “të mbahet ndezuar monitorimi dhe vlerësimi i procesit të integrimit evropian në radhët e të rinjve shqiptarë. Duke e


Media dhe integrimi evropian

43

konsideruar këtë si një përpjekje konkrete në fluksin e madh të kontributit që bëjnë institucionet publike, shoqëria civile, grupime dhe individë, por dhe nga faktorë e aktorë ndërkombëtarë, qeveri, organizata, struktura lobuese etj”. Duke përmendur profilin dhe aktivitetin e ABC Tirana Club në 2 vite ekzistencë, Muka ftoi pjesëmarrësit për të ndjekur një insert audioviziv të animuar mbi projektet kryesore të qendrës studentore. Më pas përmes një inserti tjetër audioviziv të animuar u prezantuan për të pranishmit dhe gjetjet kryesore të sondazhit me 500 studentët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, prof. asoc. dr. Mark Marku, ka bërë vlerësime për projektin, për angazhimin e studentëve në arritjen e qëllimeve të tyre. “Është një kënaqësi shumë e madhe për mua si përgjegjës departamenti që të marr pjesë në një aktivitet studentor, pasi ne si departament e vleresojmë shumë pjesëmarrjen e studentëve nëpër aktivitete. Jo vetëm nëpër aktivitete mësimore, sepse për ne të qenit student nuk përmbyllet vetëm brenda auditorëve”- tha ai, duke shtuar se, nuk ka formë më të mirë


44

ABC Tirana Club

për t’i bërë aktivë studentët, përveçse duke krijuar atë që quhet infrastrukturë e jetës studentore. “Mendoj që ABC Tirana Club, bazuar edhe në aktivitetin e mëparshëm të saj, është një shenjë e mirë për t’a krijuar këtë infrastrukturë. Pa këtë infrastrukturë jeta studentore nuk ekziston, universiteti nuk ekziston dhe ne i mëshojmë fort kësaj në department dhe mendojmë se do duhet që edhe vetë studentët të bënin presion. Presioni i studentëve do ta bënte universitetin tonë dhe çdo universitet tjetër një universitet të vërtetë. Ky debat mes të rinjve na ndihmon që të kuptojmë më mirë procesin e integrimit evropian, që publiku dhe sidomos studentët të mos i marrin njohuritë përcipatzi, por të bëhen të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që ka anëtarësimi i vendit në BE. Vetëm me gjykim kritik qytetarët përballojnë sfidat, qofshin ato pozitive apo ato negative që shoqërojnë procesin” –tha ai. Duke iu referuar sondazhit me mendime të studentëve, prof. asoc. dr. Marku u shpreh: “Unë personalisht nuk e konsideroj futjen në BE si një proces mekanik. Sukesesi i anëtarësimit në BE do të ishte inekzistent, nëse do të përmbyllej me një nënshkrim formal. Unë mendoj që më shumë rëndësi ka evropianizimi se sa futja në evropë mekanikisht. Sipas të dhënave që u prezantuan


Media dhe integrimi evropian

45

sot, 45% e studentëve deklaruan se do të përmiresohej mirëqenia. Por në të vërtetë mund të ndodhi e kunderta, sepse disa atribute që i kemi tani si vend që nuk jemi në Evropë mund t’i humbim duke u bërë pjesë e Evropës. Pra, nuk është një proces mekanik dhe nuk janë përfitimet siç i mendojnë shqiptarët: të largohen dhe të punojnë jashtë vendit. Procesi do ishte katastrofik nëse të gjithë shqiptarët do të iknin në Evropë, pasi Shqipëria do të kthehej në një vend pensionistësh, administrate dhe mbi të gjitha të varfër më shumë nga ky nënshkrim formal i bërjes pjesë në BE. Procesi i evropianizimit është shumë i rëndësishëm dhe ai fillon pikërisht tek ne. Fillon me këto lloj aktivitetesh dhe produktesh, të cilat mund të duken modeste në pamje të parë, por duke krijuar komunitete aktive, të cilat dinë të projektojnë të ardhmen në Evropë”. Gjatë diskutimit në forum studentët komentuan të dhënat e sondazhit, por dhe shpalosën mendime mbi rolin e medias në procesin e integrimit evropian. Ronald Qema: “Përpara se ne të diskutojmë për integrimin dhe negociatat duhet të ndryshojmë diçka tek vetja, pasi nuk është e lehtë të jesh mes shteteve ku dallohet qartë disbalanca në terma ekonomike, sociale dhe në thuajse të gjitha fushat e mundshme. Një nga aspektet është arsimimi. Ne e dimë shumë mirë se përqindja


46

ABC Tirana Club

është shumë e lartë e atyre që duan të vijojnë masterin apo punën në vendet e BE-së, bazuar edhe në rezultatet nga ky sondazh. Mbase edhe në Shqipëri arsimimi nuk duket aq i gatshëm sa të jetë i aftë të mobilizojë studentët për universitetet jashtë vendit. Bazuar në kurrikulat që duken se janë pak të prapambetura në përgjithësi në të gjitha universitetet. Gjithashtu duket se mendimi kritik me metodikat e zgjedhura në mësimdhënie është i varfër dhe këto ndikojnë në formimin e studentëve, faktorë të rëndësishëm në evropianizim por që nuk favorizohen mjaft nga strukturat përkatëse”. Keisi Gorenca: “Problemi fillon që nga sistemi ku meritokracia nuk ekziston dhe gjithashtu fakti se universitetet, por edhe shumë institucione të tjera në Shqipëri shihen si biznese”. Edona Haklaj: “Studentët përgjithësisht nuk e kanë idenë se cilat janë përfitimet nga antarësimi në BE. Është bërë një temë e cila preket shpesh në ambiente të ndryshme, mund të themi se është tema e ditës, por pjesa më e madhe nuk e dinë tamam se për çfarë bëhet fjalë. Ky mund të jetë një ngërç i madh pasi ne duam të futemi në një vend në të cilin nuk e dimë tamam se çfarë është edhe se çfarë na pret. Unë mendoj se media nuk është informuese aq sa duhet në lidhje me këtë proces”.


Media dhe integrimi evropian

47

Stiliano Kumaraku: “Unë mendoj se antarësimi do të sillte një rritje ekonomike si pasojë e stabilitetit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja në vend”. Endi Mullaj: “Mendoj se të rinjtë largohen si pasojë e pamundësive. Mundësitë jashtë janë më të shumta se këtu në Shqipëri. Gjithashtu zhvillimi profesional duket më i lartë jashtë se sa këtu dhe në fund pagesat, pra aspektet ekonomike, duket se janë më të kënaqshme në raport me çmimet dhe standardin e jetesës, jashtë se sa brenda vendit”. Arbiona Çibuku: “Ne kemi parë në shumë sondazhe se numri i studentëve që duan të ikin është shumë i lartë. Një aspekt që shkakton këtë fenomen është cilësia. Fillojmë me faktin se në shumë vende të botës arsimi është falas, ndërsa në Shqipëri jo që nuk është falas, por ne kemi tarifat më të larta në raport me pagat. Kjo sjell lëvizjen e studentëve për jashtë në universitete më cilësorë dhe më ekonomike. Gjithashtu, jashtë jepet mundësia e punësimit ndërkohë që studion, aspekt i cili nuk ekziston mirëfilli për studentët në Shqipëri. Gjithashtu edhe punëtorët, për shkak të pagave dhe kushteve jo të mira tentojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë”.


48

ABC Tirana Club

Inis Nurja: “Ideja është që ne nuk duhet t’ia lëmë gjithë fajin shkollës. Kurrikulat kanë mangësitë e tyre, por edhe studenti shqiptar ka të vetat. Ne duhet të mundohemi më shumë duke studiuar qoftë edhe nga literatura të tjera, jo të sugjeruara nga pedagogët, për t’u aftësuar dhe për t’u bërë nesër studentë të denjë që nuk do e kishin problem konkurrencën me studentët francezë, gjermanë apo të çdo vendi tjetër të BE-së dhe jo vetëm”.

Eljo Lubonja: “Aksesimi i informacionit të saktë dhe të përditësuar, apo literaturës shkollore është shumë më i lehtë jashtë Shqipërisë se sa në Shqipëri. Problem gjithashtu është edhe implikimi shumë herët i partive politike në jetën e nxënësve, madje duke nisur që në sistemin 9-vjeçar. Studentët në Shqipëri janë shumë herë më të zotë se sa studentët jashtë për shkak të nivelit të panevojshëm të vështirësisë që kanë shkollat këtu tek ne. Jashtë vlerësohet më shumë praktika, ndryshe nga këtu ku mbizotëron teoria, mbase ky mund të jetë edhe çelësi i suksesit për studentët tanë që studiojnë jashtë. Problem është arsimimi si shërbim, i cili nuk merret në të gjithë vendet njëlloj brenda Shqipërisë. Gjithashtu edhe korrupsioni, i cili ndodh haptazi në mes të Tiranës nga vetë funksionarë të qeverisë, për të mos folur pastaj për qytetet në tërësi”.


Media dhe integrimi evropian

Njoftimi për median Nxitja e debatit studentor në problematikat e integrimit Sot më datë 09.12.2019, në mjediset e “Europe House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, u bë prezantimi i projektit studentor “Media dhe integrimi evropian”. Ky projekt është realizuar nga një grup studentësh të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, të cilët janë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të ABC Tirana Club. Projekti kishte tri produkte kryesore: -realizimin e një SONDAZHI me 500 studentë, nga pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dyja nivelet e studimit, Bachelor dhe Master, për vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; -ndërtimin e një EKSPOZITE PAMORE, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; -organizimin e një FORUMI studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. “ABC Tirana Club është një grupim proevropianist dhe synimi për veprimtari të tilla është që të mbahet ndezuar monitorimi dhe vlerësimi i procesit të integrimit evropian në radhët e të rinjve shqiptarë” – u shpreh Johan Muka, njëri prej organizatorëve. “Duke e konsideruar këtë si një përpjekje konkrete në fluksin e madh të kontributit që bëjnë institucionet publike, shoqëria civile, grupime dhe individë, por dhe nga faktorë e aktorë ndërkombëtarë, qeveri, organizata, struktura lobuese etj”, tha ai. Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë e i Filologjisë, prof. asoc. dr. Mark Marku ka bërë vlerësime për projektin e

49


50

ABC Tirana Club

studentëve të tij. “Ky debat na ndihmon që të kuptojmë më mirë procesin e integrimit evropian, që publiku dhe sidomos studentët të mos t’i marrin njohuritë përciptazi, por të bëhen të vetëdijshëm për detyrimet dhe përfitimet reale që sjell anëtarësimi i vendit në BE. Vetëm me gjykim kritik qytetarët përballojnë sfidat, qofshin ato pozitive apo ato negative që shoqërojnë procesin” –tha prof. Marku. Në mjediset ku u zhvillua Forumi Studentor ishte ndërtuar një ekspozitë pamore me mbulimin mediatik të tri momenteve kryesore të integrimit evropian: vendimi i Brukselit për liberalizimin e vizave për zonën Schengen të BE-së në vitin 2010; në kohën e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në vitin 2014; si dhe zhvillimeve në fund të tetorit 2019, kur Këshilli Evropian nuk arriti të marrë një vendim mbi hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut fqinje. Projekti u mbështet nga Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe nga Qendra studentore ABC Tirana Club. Ekspozita pamore do të qëndrojë e hapur deri në datë 16 dhjetor 2019, nga ora 11.00 deri në 16.00. (Holli i katit të parë në mjediset e Europe House i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Rruga “Papa Gjon Pali II”, ngjitur me Stadiumin “Air Albania”, Tiranë). Hyrja është e lirë. Tiranë, 09.12.2019

ABC TIRANA CLUB


51

Media dhe integrimi evropian

Kapitulli

5

PROFILI DHE ANGAZHIMI I ABC TIRANA CLUB

¦ Synimi dhe fokusi i një qendre studentore ¦ Projektet e finalizuara nga ABC Tirana Club ¦ Kontakti


52

ABC Tirana Club

Synimi dhe fokusi i një qendre studentore ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Ajo SYNON një rol proaktiv të të rinjve, veçanërisht studentëve përmes: -

pjesëmarrjes në vendimmarrjen e çdo niveli të qeverisjes;

- për të mbështetur reformat që forcojnë institucionet demokratike dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve; - për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; - për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale. ABC Tirana Club është themeluar më 18.10.2017 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, si një organizim me vullnet të lirë, joqeveritar dhe jofitimprurës, ku aktivistët shprehin gatishmërinë që të kontribuojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përmbushje të objektivave e synimeve të projekteve dhe programeve. Më 30.07.2018 ABC Tirana Club është regjistruar si organizatë joqeveritare, Qendër, nga Gjykata e Tiranës. ABC Tirana Club është një hapësirë mendimi dhe veprimi për të konkretizuar ide dhe projekte, që bashkojnë studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, por dhe nga auditorët e institucioneve të tjera universitare publike dhe private


Media dhe integrimi evropian

53

të Shqipërisë. Nismat dhe angazhimet e ABC Tirana Club janë të hapura dhe për ata studentë që vijojnë të shkollohen jashtë vendit, por dhe nxënës të shkollave të mesme. FOKUSI kryesor është: - Fushata informuese dhe ndërgjegjësuese në kontakte të drejtpërdrejta ose virtuale mes të rinjve të Shqipërisë dhe vendeve aspirante të rajonit të Ballkanit. - Sondazhe dhe testime të opinionit publik, me prioritet të rinjtë mbi perceptime, kuptime, vlerësime dhe qasje në aspektet kryesore jetësore me karakter social, kulturor, politik, ekonomik etj. -

Publikime në print dhe online që lidhen me aktivitetin rinor brenda dhe jashtë procesit mësimor, kushtet, nevojat, niveli, perspektivat në tregun e punësimit, mundësitë e karrierës, angazhimi në hartimin dhe planifikimin e politikave dhe në vendimarrje, histori suksesi etj.


54

ABC Tirana Club

-

Evente kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave më të mira kulturore kombëtare, evropiane dhe globale.

-

Konferenca, seminare, workshop-e, tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e të rinjve, duke angazhuar ekspertë me reputacion të fushave, për informim dhe kualifikim, duke promovuar debatin dhe përfshirjen në temat më të ndjeshme të aktualitetit dhe të perspektivës.

- Mbështetje të drejtpërdrejta, si dhe përmes lobimit për komunitete dhe grupime të pambrojtura, në lehtësimin dhe zgjidhjen e problematikave që janë peng dhe kosto e zvarritjeve ose harresave burokratike, diskriminuese dhe përçmuese, duke ndikuar dhe në mediatizimin e tyre. -

Bashkëpunime me grupime, shoqata dhe subjekte studentore brenda dhe jashtë vendit për sinergji në iniciativa dhe programe që kanë ose zgjojnë interes të përbashkët.

- Shfrytëzimi i hapësirave mediatike, klasike ose të reja, dhe komunikimet në rrjetet sociale për të përcjellë profilin, nismat dhe impaktin e projekteve ku angazhohen aktivistët dhe partnerët e ABC Tirana Club. Në ANGAZHIMIN për realizimin e projekteve ABC Tirana Club është: - e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me individë, subjekte dhe institucione në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave; -

transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të realizuara dhe në përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacioneve të ligjshme nga mbështetësit financiarë;

- e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda afateve të planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, lobimeve, sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print/online, produkteve audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor/ outdoor).


55

Media dhe integrimi evropian

Projektet e finalizuara nga ABC Tirana Club “Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë në optikën e studentëve” (2018) Projekti kishte si objektiv kryesor organizimin e një sondazhi për vlerësimin e perceptimeve dhe gjykimeve të studentëve të Universitetit të Tiranës mbi procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Përmes një broshure, gjetjet dhe përfundimet e studimit u bënë publike në Ditën e Evropës, 9 maj 2018, duke u shpërndarë tek studentët, shoqëria civile, institucionet kryesore publike etj. Projekti u pasqyrua gjerësisht në mediat kryesore, si dhe rrjetet sociale.

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË NË OPTIKËN E STUDENTËVE

Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

22

Botimet M&B

“Univers mbi tastierë” (2018)

Koncerti pianistik recital “Univers mbi tastierë” u shfaq në shkollën “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës dhe në Muzeun Historik


Profili Profili i ABC TirAnA CluB: 56

e hapur dhe proaktive për bashkëpunim dhe kooperim me indivi ABC Tirana Club

institucione në përmbushjeve të qëllimeve dhe objektivave;

muajin transparente në kalendarin e aktiviteteve të planifikuara apo të r në Tiranë, në maj 2018, si pjesë e procesit të edukimit kulturor të të rinjve, gjithashtu dhe me mesazhe pro integrimit përdorimin me përgjegjshmëri të burimeve, fondeve a donacione evropian të Shqipërisë. Interpretues ishin Johan Muka dhe Ami nga mbështetësit financiarë; Muka, vëlla e motër. Koncerti pati mbulim mediatik të gjerë për këtë event, e përkushtuar dhe profesionale në kryerjen cilësore dhe brenda a ndërkohë që i plotë u emetua nga Transmetuesi Publik, RTSH, si planifikuara të eventeve, fushatave të ndërgjegjësimit dhe inform dhe kompania DigitAlb. Mbështetës: Ministria e Kulturës dhe ABC Tirana Club. sondazheve dhe anketimeve, publikimeve në print / online, prod Partner: Shkolla “Besëlidhja” në Lezhë.

audiovizive dhe performancave të ndryshme pamore indoor / ou

“Monitorimi i angazhimit të institucioneve publike Projekte të për vënien në përdorim të Kartës së Studentit” ABC TirAnA CluB (nga maji i vitit 2018 - 2019) Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh

22

PROCESI I INTEGRIMIT EVROPIAN SHQIPËRISË Projekti ka në fokusTËmonitorimin NË OPTIKËN E STUDENTËVE

sistematik të institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror (Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), për vënien në përdorim të Kartës së Studentit. Për çdo fazë të monitorimit dhe evidentimit të fakteve ka pasur fushatë informimi në media, me informacione dhe artikuj, që kanë pasqyruar realisht çfarë kanë bërë dhe çfarë duhet të bëjnë ende institucionet publike për jetësimin e një Karte Studenti sa më të dobishme për ta. Perceptime dhe vlerësime bazuar në një sondazh të realizuar në muajin prill 2018 në Universitetin e Tiranës

9 789928 256201

Botimet M&B

“Fqinjët”- Edicioni i Parë (2019) Eventi artistik rajonal “Fqinjët”- Edicioni i Parë, angazhoi 4 studentë pianistë nga 4 shtetet fqinje (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria) me synimin kryesor për të promovuar vlerat kulturore evropiane dhe kombëtare. Si krijim i një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga këto vende. “Fqinjët” është një brand eventi që do të përsëritet periodikisht, duke mos qenë thjesht një agjendë kulturore, ku artistët nga


57

Media dhe integrimi evropian

vendet fqinje interpretojnë pjesë të autorëve më të njohur, por është i konceptuar dhe si një shkëmbim i kulturave mes të rinjve studentë, si një hapësirë edhe për mesazhe pro procesit të integrimit evropian, objektiv strategjik ky për shtetet fqinje aspirante. “Fqinjët” – Edicioni i Parë, u realizua në prill 2019 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kishte mbulim te gjerë mediatik, ndërkohë që vijon të transmetohet i plotë dhe nga Transmetuesi Publik në Shqipëri, RTSH dhe Transmetuesi Publik në Kosovë, RTK. Mbështetës: Banka Credins, Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club. Projekti “Fqinjët” i ABC Tirana Club është një investim për krjimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi kulturor mes studentëve artistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Fqinjët” është dizajnuar që të jetë një event i përsëritshëm, në Tiranë apo zona të tjera të vendit, në Shqipëri apo në shtetet e tjera fqinje. Veç fokusit të shkëmbimit kulturor e artistik, “Fqinjët” do të fokusohet dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre.

Mbështetës:

Ne flasim gjuhën tuaj!

“Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” (2019) Projekti “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” kishte si qëllim parësor organizimin e një procesi monitorues dhe një fushatë informimi e ndërgjegjësimi të publikut për të parandaluar dhe evituar fenomenin e shitblerjes që aplikon çmime në monedha të huaja, i cili jep dhe impakt të drejtpërdrejtë tek konsumatori. Projekti synoi të nxisë gjithashtu autoritetet përgjegjëse që të jenë aktive në luftën ndaj abuzimeve me këtë fenomen, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, të qëndrueshme dhe të zbatueshme në mbrojtje të konsumatorit. Motoja ishte: KONSUMATORI DUHET TË TRAJTOHET MË MIRË!


58

ABC Tirana Club

Forumi i Diskutimit me pjesmarrjen e grupeve të interesit që u zhvillua në Fakultetin e Ekonomisë të UT, pati një mbulim të zgjeruar mediatik. Mbështetës: Raiffeisen Bank dhe ABC Tirana Club. Partner: Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës “Miq të klimës” (2019) Eventi artistik “MIQ TË KLIMËS” – informim, ndërgjegjësim, performancë, u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Ozonit, 16 shtator 2019, në mjediset e Shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”,

në Tiranë, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë eventit u transmetuan dhe mesazhe nga Kombet e Bashkuara për rëndësinë që ka mbrojtja e shtresës së ozonit dhe nevojës së përfshirjes së temave të tilla në kurrikulat mësimore të shkollave shqiptare. Mbështetës: Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri Partner: Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” “Media dhe integrimi evropian” (2019) Ky projekt kishte si synim tri produkte kryesore: realizimin e një sondazhi me 500 studentë, nga të pesë degët e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, në të dy nivelet e studimit, Bachelor


Media dhe integrimi evropian

59

dhe Master, mbi vlerësimet dhe perceptimet e tyre, mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; ndërtimin e një ekspozite pamore, ku evidentohej roli dhe kontributi i medias shqiptare në informimin dhe edukimin e publikut përgjatë fazave kryesore të ecurisë së procesit të integrimit të vendit tonë; si dhe organizimin në përmbyllje të projektit të një forumi studentor në mjediset e ekspozitës për të diskutuar mbi gjetjet e sondazhit dhe pozicionin e angazhimin e tyre në dinamikat integruese. Forumi u zhvillua më 9 dhjetor 2019, në sallën “Europa House” të Delegacionit të BE-së në Shqipëri me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, përfaqësuesve të mediave etj. Mbështetës: Fakulteti i Historisë e i Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe ABC Tirana Club. Partner: “Europe House” e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.


60

ABC Tirana Club

Kontakt ABC Tirana Club P/Box: 1402 Tirana/Albania Nipt. L91405453T Cel: 00355 (0)693332767 Tel: 00355 (0)2265222 Email: Abctiranaclub@gmail.com Email: Abctiranaclub@hotmail.com Website: http://www.abctiranaclub.wordpress.com FB: AbcTirana Club IG: abctiranaclub

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë ABC Tirana Club Media dhe integrimi evropian : sondazh, ekspozitë pamore, forum : projekt studentor mbi vlerësimet e tyre në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë​/ ABC Tirana Club ; drejtues i projektit Johan Muka ; red. Ederina Demo. – Tiranë : M & B, 2019 60 f. : me foto ; 16 x 24 cm. ISBN 978-9928-307-18-7 1.Masmedia 2.Marrëdhënie publike 3.Bashkimi Evropian 4.Integrimi ekonomik evropian 5.Studentë shqiptarë 6.Projekte

659.44(496.5) :061.1(4) (083.94)


62

ABC Tirana Club

Mbështetës:

Në bashkëpunim me:

9 789928 307187


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Johan MUKA - “Media dhe integrimi evropian" by ABC Tirana Club - Issuu