Page 4

NGJARJE JAVORE

U kremtua Dita e Komunës së Ulqinit

Nën hijen e pritjes së qeverisjes së re vendore Ulqin – Në një atmosferë të zymtë, në sallën gjysmë të zbrazur të Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën është kremtuar Dita e Komunës së Ulqinit – e shtuna e parë e muajit prill. Me këtë rast, në sallën e Qendrës së Kulturës është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ku kanë qenë të pranishëm ndër të tjerë edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera, përfaqësues të Qeverisë dhe pushteteve vendore, anëtarë të Shoqatës Kulturore “Ulqini” nga Durrësi etj. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka përmendur të arriturat e qeverisjes vendore ndërmjet dy kremteve. Ai ka thënë se koalicioni qeverisës aktual gjatë kësaj periudhe ka pasur të arritura të konsiderueshme, por se nuk janë të vetëkënaqur. Ndër të arriturat ai ka theksuar miratimin e Planit Hapësinor Urbanistik, që sipas tij, “hapi rrugë për interesimin e investitorëve si kurrë më parë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

për të investuar në fushën e turizmit, zhvillimit rural, energjitikës dhe burimeve tjera të rinovueshme”. Cungu ka thënë se Komuna e Ulqinit ka arritur që nga mjetet e veta buxhetore të realizojë disa projekte. “Ne si Komunë e vlerësojmë shumë ardhjen e brendit të njohur, pra të ‘Karismas’ dhe normalisht agjencisë ‘TUI’. Këtë e cilësojmë një fillim të mbarë për turizmin e Ulqinit që në të ardhmen t’u hapë dyert edhe investitorëve tjerë me renome”, ka deklaruar ai, duke shtuar se në objektet e rikonstruktuara të kompanisë “Karisma”, e cila i ka marrë me qira hotelet “Bellevue” dhe “Olympique”, do të punësohen një numër i madh i të rinjve të Ulqinit dhe se ka edhe investitorë të tjerë të interesuar për të investuar në fushën e turizmit, si “Tomas Kuk”, pas të cilit qëndron Agjencia Turistike “Neckerman”. Ndërsa ish-kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, ka thënë ndër të tjera se kuvendet dhe parlamentarizmi kanë sfidat e tyre, por Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka ditur çdoherë që me mençuri dhe me

përkrahjen e të gjithë këshilltarëve t’i kalojë këto sfida. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të bërë, por secili nga ne është i gatshëm të kontribuojë për përparimin e Ulqinit dhe të rinisë sonë”, është shprehur ai. Me këtë rast është shfaqur premiera e spotit publicitar ku prezantohen bukuritë e Ulqinit, i realizuar nga ekipi i autorëve të rinj vendas, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit. Më pas, për të pranishmit është shfaqur një program kulturor artistik, ku kanë marrë pjesë sopranoja Gjylie Pelingu nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, sopranoja Bojana Pejanoviq nga Tivari nën përcjelljen e pianistes Merita Subashiq – Shabanoviq, Grupi i Burrave “Burimi” dhe bendi i Suad Mehmetit. Për nder të Ditës së Komunës së Ulqinit janë organizuar edhe disa aktivitete të tjera. Por festimi ka kaluar nën hijen e pritjes së formimit të qeverisjes së re në Ulqin dhe zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen i. k. të dielën.

Profile for fgjokaj

Koha 810  

Koha Javore numër 810, botuat më 19.04.2018

Koha 810  

Koha Javore numër 810, botuat më 19.04.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement