Page 8

KULTURË

Mbi librin “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të autorit Haxhi Shabani (1)

Ndoshta thashë p të tjerat i keni aty Dimitrov Popoviq

Kohë më parë, diku para dhjetë vitesh, më kanë rënë në dorë poezitë e deriatëhershme të Haxhi Shabanit. Ta them drejt se edhe kam shkruar për to e i kam botuar, edhe sot ndjehem i lumtur se për çfarë kam shkruar, kam pasur të drejtë. Vërtetohet plotësisht ajo që kam thënë, se pas vargjeve të këtij poeti fshihet një penë që do t’i kalojë kufijtë e vetvetes e do të bëhet i dashur e i pranueshëm në sferat letrare të krijimtarisë në shqip. Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja kryesore që ngula këmbë në përzgjedhjen e poezive nga disa libra të tij, për të botuar një libër të ri, që do të ishte esenca e krijimtarisë së deritashme dhe njëkohësisht t’i jepja edhe një shtytje të mëtejshme, duke e garantuar se je në rrugën tënde origjinale, në rrugë të mbarë që shoqërisë t’i shërbesh përmes artit. Dëshira ime si redaktor i librit mori krahë, kur Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, brenda marrëdhënieve të mira mes nesh, e propozoi që në vitin që shkoi, duke vazhduar traditën e mirë të botimit të autorëve shqiptarë, të botonim edhe përzgjedhjen e Haxhi Shabanit. Dhe libri është botuar në Bibliotekën më me vlerë që ka Enti i Teksteve, në atë “Savremenik” (Bashkëkohësi) ashtu si duhet, nën kujdesin e vazhdueshëm të drejtorit Pavle Goranoviq, që është vetë një poet i kohës, me fletë të shkëlqyera, me kapakë të trashë dhe ilustrim special.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Librin e shoqërojnë emrat e recensentëve dr. Basri Çapriqi e Liridona Sinishtaj dhe një parathënie mjaft e bukur dhe kuptimplote nga ana e Liridonës. Libri ndahet në pesë pjesë, kryesisht sipas librave të botuar më parë. Nuk më takon të them se “jam befasuar” kur i kam lexuar këto poezi. Jo, jo. Befasimi vjen aty ku nuk e pret. Por nga Haxhiu është pritur, sepse tek ai bashkëjetojnë dija dhe përgatitja teoriko-shkencore si mësues i lëndës së gjuhës e letërsisë, por edhe ajo e shpirtit të frymëzuar që krijon duke formuar këndin e vet të shikimit të sendeve e fenomeneve që na rrethojnë. Ai e ka kuptuar se për të shkruar, lexuesit të sotëm nuk i duhen fjalë të mëdha, të stërholluara, të pagjetura as në fjalorë, që duhet të lodhesh t’ua gjesh kuptimin e derisa të arrish t’i sigurosh këto, të humbet ajo dëshirë për të lexuar e s’di se ku të tretet vëmendja nga leximi. Prandaj ai shkruan thjesht, figura e tij letrare e stilistike është e kuptueshme dhe e kapshme, mobilizuese, përjetuese. Ky edhe ka qenë motivi i shkrimit të librave, me qëllimin dhe njetin e mirë, pavarësisht se deri ku është arritur. Poeti e di dhe shprehet edhe përmes poezive, por edhe në intervista të ndryshme se “Poezia është art elitar”. Ai i përmbahet këtij qëndrimi dhe për mendimin tim e justifikon më së miri. Çështja se çfarë janë librat dhe si ndikojnë, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për Kafkën, kjo ka qenë “sëpata në detin e ngrirë brenda nesh”, Për Karl Saganin “një tregues se njerëzit janë të aftë të bëjnë të magjishmen”, për Xhejms Boldvinin “mënyra që të ndryshohet fati ynë”, për Nil Gejmenin “transmetues i të vërtetave më të thella njerëzore”, për fituesen e Nobelit, polaken Simborska “kufiri

ynë i fundit i lirisë”. Galileu e ka parë leximin si “mënyrën që të posedosh fuqi mbinjerëzore”, kurse eseisti i famshëm, Herman Hese, rolin historik të fjalës së shkruar e konsideron: “Për të gjithë njerëzit fjala dhe të shkruarit janë të magjishme dhe të shenjta; të emëruarit dhe të shkruarit janë punë origjinale e magjike, një pushtim magjik i natyrës përmes shpirtit, dhe kudo talenti dhe të shkruarit është konsideruar me origjinë hyjnore. Për shumicën e njerëzve shkrimi dhe leximi kanë qenë sekret dhe artet e shenjta kanë qenë të rezervuara vetëm për klerikët”. Por me kohën kanë ndryshuar edhe gjërat dhe vetë fakti se sot promovojmë një libër të tillë, na jep të drejtën të mendojmë se edhe mes nesh shkruhet, krijohet dhe afirmohesh shumë mirë. Libri për herë të parë iu paraqit publikut të kryeqytetit të Shqipërisë, në Panairin e 20-të të librit në Tiranë. Shumë vizitorë, profesorë e akademikë, poetë e prozatorë që e panë stendën tonë gjatë të gjitha ditëve, e sidomos në ditën e promovimit, e kanë pëlqyer librin dhe janë shprehur me fjalë shumë të mira. Me mjaft interes është parë nga studentët dhe krijuesit shqiptarë, por edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë që me praninë e tyre i dhanë librit dhe autorit vlerësimin e duhur. Ishte kënaqësi që në promovim kishin ardhur shumë qytetarë nga Ulqini, të gjithë kërkonin nga një libër. Por kulmi ishte atëherë kur mbërritën nxënësit e Gjimnazit Privat “Drita” , ata që janë përditë me profesorin, për ta parë si ndrin ai që u jep mësim për ditë, në një ambient tjetër, në një tempull të lartë të kulturës e krijimtarisë shqiptare, siç ish Pallati i Kongreseve në ato ditë. S’kam pse ta fsheh, vetë

Profile for fgjokaj

Koha 809  

Koha Javore numër 809, botuar më 12.04.2018

Koha 809  

Koha Javore numër 809, botuar më 12.04.2018

Profile for fgjokaj
Advertisement