1 minute read

Fjalët me ngjyrim emocional

1 Në tekstin e mëposhtëm nënvizoni fjalët që shprehin ngjyrim emocional.

A e di bir pse nuk doja ta thyeje në shpirt shokun tënd? Sepse atij do t’i dukej si një qortim dhe kjo nuk do të kishte hije se ai nuk e bëri me dashje dhe veç kësaj rrobat i ndoti duke punuar. Njollat e punës nuk janë ndonjë ndyrësi, sepse puna nuk të ndot kurrë. Për punëtorin që kthehet nga puna mos thuaj kurrë: “Është i ndotur!” Thuaj: “Në rrobat e tij ai ka shenjat dhe gjurmët e punës.”

Advertisement

Këtë mos e harro! Duaje muratorin, e para se është shoku yt dhe pastaj se është biri i një punëtori! Edmondo De Amiçis

2 Ndërtoni fjali me fjalët: zemër, kokë, pëllumb. Përdorini ato: a) me kuptim të drejtpërdrejtë; b) me ngjyrim emocional.

3 Ndërtoni tri fjali me fjalë që emërtojnë shpendë dhe kafshë (p.sh.: lopë, dele, pëllumb etj.). Përdorini ato me ngjyrim emocional.

4 Ndërtoni dy fjali me fjalë që emërtojnë lule dhe bimësi (p.sh.: karafil, trëndafil etj.). Përdorini ato me ngjyrim emocional.

5 Ndërtoni dy fjali me fjalë që tregojnë cilësi (p.sh.: hutaq, i jashtëzakonshëm etj.) Përdorini ato me ngjyrim emocional.

This article is from: