Revsita Mapo

Page 4

DHJETOR 2011

32

26 50

4

38 MAPO CHAT Luljeta Lleshanaku dhe Lazër Stani; njëra poete e tjetri prozator. Të mbërthyer në biznesin prozaik të martesës. Dalin prej aty: njëra me poezitë e tjetri me tregimet të cilat, mendja ta do, i ndajnë së pari me sho-shoqin. Siç kanë ndarë edhe “sekrete” të tyre në këtë intervistë, ku ata kanë ndërruar vendet duke pritur pyetje e hedhur përgjigje. 46 PYETËSORI I MAPO Sokol Balla: Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër. Ndër pyetjet që ndoshta bëhen kur emri ose portreti

i Sokol Ballës shfaqet ose sillet ndërmend, duhet të jetë: pse është kaq kontrovers; e ka të brendshme apo të kërkuar? Kjo intervistë mund të ta japë përgjigjen e pyetjes, siç edhe mund të ta shtojë ndërdyshjen. 74 LIBRI I VITIT, EMILY BRONTË MUND HELENA KADARENË Revista MAPO sjell në këtë numër të fundit të këtij viti 12 librat e 2011-ës sipas shijeve të: një përkthyesi, një kritiku letrar, një gazetari dhe një shkrimtari, gjë që u shndërrua rastësisht në

misionin për të nxjerrë në pah dhe librin më të nominuar. “Lartësitë e stuhishme”, i Emily Brontë, i përkthyer nga Amik Kasoruho 60 DËSHMIA E BASHKIM FINOS Kur Bashkim Finon e thirrën nga Gjirokastra për t’u bërë Kryeministër, shteti shqiptar luhatej mes udhëkryqesh të rrezikshme. Në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ai do të përpiqej të kthente paqen dhe sigurinë në vend. 98 SIKUR FATOS TARIFA TË ISHTE KRYEMINISTËR Ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë e Amerikë, është kandidati i MAPO-s për postin (virtual) të shefit të qeverisë. Çfarë do të kish bërë ndryshe një sociolog në krye të ekzekutivit... 54 IDENTITETI I DYFISHTË NË BALLKAN OSE “TOKA E ASKUJT” Gazmend Kapllani i shtron vetes një pyetje “të mundimshme”, një dilemë identiteti. “Shqiptar apo Grek?”. Çfarë do të thotë identiteti i një njeriu në Ballkan?: Gjendja ime shpirtërore përpara se të përfitoja njohje publike në Greqi, ishte shumë e afërt me atë të dikujt që ende është duke kaluar kufirin


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.