19 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Paragjykim! Lazarati në median ndërkombëtare Nga Vladimir Karaj

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 19 qershor 2014. Numër 1239. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Skandali/ shkëlqim ganaj

Politika ka zhdukur arkivat e deklarimit të pasurive që nga viti 2003

Misteri/ çfarë fshihet në lazarat?

Luftë guerrile shtëpi më shtëpi, zbulohet baza e grosistëve të drogës Kapot e Lazaratit po luftojnë krah për krah me personat e kërkuar nga qytete të tjera, që kishin gjetur strehë të sigurt në këtë fshat. Mes personave që qëllojnë, edhe një grup i madh të rinjsh. Prokuroria identifikon përmes përgjimesh “baronët” e vërtetë të kanabisit. Numri i të kërkuarve shkon në 200. Tri rreziqet e operacionit, që po pengojnë avancimin e shpejtë të Forcave Speciale

Ganaj: Kam kërkuar kontrollin e çdo dosjeje nga 2003 deri më sot. Shumë zyrtarë nuk janë kontrolluar asnjëherë për pasuritë e tyre. Nuk gjeta arkiv, është vjedhur dhe biblioteka. Kreu i ILDKP u shpreh se janë bërë 12 kallëzime penale për fshehje të pasurive nga ana e zyrtarëve, nga të cilat 5 janë bërë dje

Faqe 7

Apeli i BSH

Kreditë e shqiptarëve, miniera ari për bankat

ngadaltë. Nga aksioni i këtyre ditëve policia ka mundur të sigurojë një sërë informacionesh, që sipas drejtuesve të operacionit e... Faqe 3

Ditari i luftës/ dita e tretë

Informatori: Kujdes, grupi i zjarrit po ju sulmon me dy snajpera prodhim amerikan Rreth 400 Forca Speciale tentuan të avancojnë drejt qendrës së fshatit, por “grupi i armatosur” i pret me breshëri plumbash. Telefonata e banorit: Policia të bëjë kujdes, po qëllohet me dy snajpera prodhim amerikan. Bilanci i ditës së tretë të operacionit në Lazarat; 1.5 ton hashash dhe 70 mijë rrënjë të asgjësuara FAQe 4-5

Diferenca ndërmjet interesit që japin për depozitat dhe atij që marrin për kreditë ka kaluar çdo logjikë normale biznesi. Bankat japin interes për depozitat në lekë maksimumi 2.3 %, ndërsa për kreditë konsumatore, minimumi 17 %.

FAQe 9

NgërÇ

Prej katër ditësh, rreth 1 mijë forca policie mbajnë të rrethuar fshatin rebel në jug të vendit, por avancimi i tyre drejt qendrës së Lazaratit është i

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Nevoja për konsensus dhe reforma territoriale

Mbi Reformën në Arsimin e Lartë Aplikimi Universitar

Lazarati si medalje për qeverinë

Agron Haxhimali

Hysen Binjaku

Armand Shkullaku

brazil 2014

Spanja jashtë Botërorit, Holanda fitore me vuajtje Surpriza e parë e Botërorit është moskalimi i grupit nga kampionët e botës. Kili i mund 2-0 dhe i kthen në shtëpi. Holanda kalon me vështirësi Australinë, por ka para një g jysmëfinale me kilianët në ndeshjen e fundit në grup për të shmangur Brazilin. Faqe 16-17

Përsëri me drejtësinë

deklarata / Gjiknuri:

Zbulohen 15 rafineri klandestine, tregtojnë naftë kanceroze Karburantet e tregtuara në vend janë jashtë standardeve dhe nuk përmbushin kërkesat e vendosura me ligj për cilësinë e tyre FAQE 7


2

afër/larg

1

kronikë / Kush është

Historia e Fatjonit, bariut të plagosur në “luftën” e Lazaratit intervista/

grupi “rebel” i Lazaratit që po lufton me Policinë

Faqe 4

Faqe 5

Pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve, në “sitë” që nga 2013

politikë/

Faqe 7

Në Shqipëri kjo u raportua si një shfaqje e një interesi të veçantë, por dukshëm ishte pjesë e së njëjtës “propagandë ekstremistësh” që nisi që pas mësimit se Britania e Madhe mund të thoshte “po” për statusin e vendit kandidat

Në Bloombergview ama “qajnë” tjetër hall. Ekonomikisht sipas tyre, Shqipëria do dalë më e varfër nga operacioni që godet një industri prej disa miliardë eurosh dhe ndoshta vendi duhet të presë në listë derisa Europa të vendosë për ta legalizuar hashashin dhe pastaj ta pranojë si pjesë të saj edhe Shqipërinë, edhe pse në mënyrë kontradiktore thotë se vendi është rrugë kalimi për drogat drejt vendeve të tjera.

Paragjykim! Lazarati në median ndërkombëtare Nga “Meka e Hashashit” të Daily Mail te “Parajsa e trafikut” në Bloombergview, si lexohet në median e huaj operacioni në Lazarat. Financial Times: Shqipëria po përpiqet të tregojë vullnet në luftë kundër krimit... Vladimir Karaj

M

edia ndërkombëtare raporton për Lazaratin, raportohet në mediat shqiptare. Por përveç artikujve të Hektor Pustinës dhe Llazar Seminit të Associated Press (AP), që sigurisht për shkak të rëndësisë janë publikuar në disa prej të përditshmeve më të mëdha, pak gjë po thuhet jashtë kufijve shqiptarë për atë që po ndodh prej 5 ditësh në fshatin në jug të vendit. Ajo që kishte tërhequr vëmendjen sot ishte një raport i tabloidit konservator “Daily Mail”, bazuar thuajse në çdo rresht në shkrimet e AP, por me një titull provokues. Lazarati për gazetën në fjalë ishte “Meka e Hashashit”, duke bërë një lidhje që duket jo aq pa dashje mes faktit që shumica e shqiptarëve janë myslimanë dhe paragjykimit të përhapur kryesisht në media të ngjashme se janë po ashtu shumica trafikantë. Në Shqipëri kjo u raportua si një shfaqje e një interesi të veçantë, por dukshëm ishte pjesë e së njëjtës “propagandë ekstremistësh” që nisi që pas mësimit se Britania e Madhe mund të thoshte “po” për statusin e vendit kandidat. Dy gazeta po të së njëjtës linjë abuzuan duke thënë se tani David Kameron u kishte hapur dyert shqiptarëve dhe ishulli do “përmbytej” me emigrantë nga Shqipëria që sigurisht sipas këtyre dy faqeve virtuale jo fort të njohura ishin “trafikantë”. Titulli i Dayli Mail “Dita kur “Meka e Marijuanës” në Europë u përfshi në flakë (The day Europe’s ‘Marijuana Meca’ went up in smoke), duket që është në vazhdën e të njëjtës teori. Pas kësaj shkrimi i “Daily Mail” është një përsëritje e asaj që dihet dhe që është publikuar më herët në agjenci lajmesh. Raportohet

se po digjen miliarda drogë dhe se kjo është pjesë e madhe e GDP-së së Shqipërisë dhe se ka pasur përplasje me policinë. Të përditshme të tjera po ashtu kanë përcjellë lajmin referuar AP duke sjellë edhe versione të reja për tituj: “mbretëria e hashashit”, “perandoria e hashashit” dhe versione të ngjashme të tij janë publikuar në të gjithë median botërore. Ndërkohë përtej këtyre janë botuar edhe dy komente. I pari në Financial Times që merret seriozisht me ndikimin që do të ketë operacioni në marrjen statusit dhe i dyti nga Bloombergview me një autor nga Rusia që bën një krahasim të çuditshëm mes Shqipërisë dhe Ukrainës duke u bazuar po ashtu mbi paragjykimet e “Daily Mail”, por me një kënd të ri. Në Financial Times shkruajnë se koha e zgjedhur për operacionin është shumë domethënëse. “të enjten, Shqipëria do të mësojë nëse është pranuar për të qenë “kandidate” për tu bërë anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Kristian Oliver për FT. Sipas tij kjo që po ndodh është dëshira e Shqipërisë për t’i treguar Bashkimit Europian se ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas Oliver mesazhi është i qartë. Një fshat i tillë sipas tij nuk do mund të ishte ngritur “pa lidhje me lart”. “Është e vështirë të besohet që forcat e sigurisë në Shqipëri sapo u zgjuan dhe tani e panë atë që ndodhte në

Titulli i Dayli Mail “Dita kur “Meka e Marijuanës” në Europë u përfshi në flakë (The day Europe’s ‘Marijuana Meca’ went up in smoke), duket që është në vazhdën e të njëjtës teori. Pas kësaj shkrimi i “Daily Mail” është një përsëritje e asaj që dihet dhe që është publikuar më herët në agjenci lajmesh.

Lazarat-ajo që dihet është se plantacione të përmasave epike duhet të kenë qenë të mbrojtura nga lart. Shqipëria do të tregojë që është e interesuar të godasë interesat e errëta”, thotë Oliver. Ndërsa thotë se me gjasë të enjten forcat pro zgjerim do të fitojnë mbi të tjerat dhe vendit do t’i jepet statusi kandidat. Në Bloombergview ama “qajnë” tjetër hall. Ekonomikisht sipas tyre Shqipëria do dalë më e varfër nga operacioni që godet një industri prej disa miliard eurosh dhe ndoshta vendi duhet të presë në listë derisa Europa të vendosë për ta legalizuar hashashin dhe pastaj ta pranojë si pjesë të saj edhe Shqipërinë edhe pse në mënyrë kontradiktore thotë se vendi është rrugë kalimi për drogat drejt vendeve të tjera. Ai thotë se BE duhet t’i lërë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare “të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë”, duke lënë të kuptohet se Shqipëria mund të ishte furnizuesja kryesore me hashash cilësorë. Sipas tij edhe mënyra se si Shqipëria “një vend me shumicë myslimane” po përpiqet t’i afrohet Europës duke propaganduar se po ruan stabilitetin në Ballkan nuk do të thotë se asaj duhet t’i jepet statusi, por se mund të mbahet në të njëjtin pozicion me të cilin është mbajtur deri tani Turqia. Leonid Bershidsky, një zë i njohur në median ruse sipas përshkrimit që i bëhet në faqe, i qëndron idesë se Shqipëria është vend i trafiqeve të mëdha i hakmarrjes dhe mjaft problemeve që nuk po marrin zgjidhje dhe që sipas tij nuk do kishte arsye për të qenë vend kandidat apo anëtarë i BE para Ukrainës që është siç thotë ai: “Nuk është një parajsë e trafikut të narkotikëve dhe nuk ka zakone mesjetare të përgjakshme si hakmarrja dhe është më e hapur për biznesin perëndimore”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

19.06.2014

"Policia të tregojë kujdes. Dy persona po qëllojnë me snajper amerikan në drejtim të tyre. Jeta e policëve është në rrezik, nëse i afrohen më shumë fshatit”, - tha banori, i cili preferoi të qëndronte në kushtet e anonimatit.

Policia kërkon qendrën e Lazaratit, por sulmohet me snajper në mesnatë Rreth 400 Forca Speciale tentuan të avancojnë drejt qendrës së fshatit, por “grupi i armatosur” i pret me breshëri plumbash. Telefonata e banorit: Policia të bëjë kujdes, po qëllohet me dy snajpera amerikanë. Bilanci i ditës së tretë të operacionit në Lazarat Në natën e tretë të operacionit, përballja e policisë me një grup të armatosur në Lazarat është kthyer në një lojë nervash. Armëpushimi në intervale të shkurta dhe krismat e armëve tregojnë që nga larg se ç’po ndodh në brendësi të fshatit të kanabisit. Rreth 400 Forca Speciale, me në krye efektivët e RENEA-s tentuan mbrëmë të avancojnë në drejtim të qendrës së Lazaratit. Krismat e armëve u rikthyen sërish. Prej mëngjesit të së hënës, mbi 800 forca policie kanë blinduar Lazaratin e deri mbrëmë në darkë, ata kontrollonin rreth 30 për qind të terrorit. Gjatë gjithë ditës së djeshme “rebelët” kanë nisur të qëllojnë me snajper, duke e vështirësuar edhe më tej operacionin në terren. Nga ana tjetër, beteja për Lazaratin është edhe më e mediatizuara. Një banor telefonoi mbrëmë në “News24”, duke i bërë thirrje policisë të ketë kujdes nga snajperat. “Policia të tregojë kujdes. Dy persona po qëllojnë me snajper amerikan në drejtim të tyre.

Jeta e policëve është në rrezik, nëse i afrohen më shumë fshatit”, - tha banori, i cili preferoi të qëndronte në kushtet e anonimatit. Ai përmendi edhe dy personat, që sipas tij po qëllonin mbi policinë në orën 22 të mbrëmjes. Në këtë situatë të tensionuar ka vazhduar mbrëmë operacioni në Lazarat, ku edhe gjatë ditës Forcat Speciale nuk arritën të merrnin më shumë territor. Duke kontrolluar mirë pjesën jugore të fshatit, policia ka tentuar mbrëmë të lëvizë në drejtim të veriut, ku edhe ndodhet qendra e Lazaratit. Rrezja e rrethimit është ngushtuar së tepërmi, por snajperat kanë qenë problemi kryesor i policisë. “Të shtëna ka si nga personat e armatosur, ashtu edhe nga policia”, - raportoi më tej një banor i zonës, duke treguar kështu tensionin që mbizotëron në fshat teksa ora po i afronte mesnatës. Edhe gjatë orëve të paradites një tjetër snajper ka penguar policinë në planin e vet për të vënë nën kontroll gjithë fshatin. Policia tha se zjarri

ishte hapur nga shtëpia e Altin Shurdhit, ku dyshohej se qëndronte një grup i armatosur prej 12 personash, ndërsa u arrestua në Gjirokastër edhe Hysen Çela. Ky i fundit, që njihet me emrin Neli deklaroi se kishte prova që nuk shkelte prej dy vitesh në Lazarat, por policia e akuzon atë si një ndër personat që ka qëlluar me snajper gjatë paradites. Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi deklaroi në një intervistë për mediat se policia po kryen veprime taktike,

Prej mëngjesit të së hënës, mbi 800 forca policie kanë blinduar Lazaratin e deri mbrëmë në darkë, ata kontrollonin rreth 30 për qind të terrorit. Gjatë gjithë ditës së djeshme “rebelët” kanë nisur të qëllojnë me snajper, duke e vështirësuar edhe më tej operacionin në terren. Nga ana tjetër, beteja për Lazaratin është edhe më e mediatizuara...

për t’u dhënë kohë banditëve të dorëzojnë armët. “Nuk jam në gjendje që të jap një vijë të qartë të kapjes së terrenit nga forcat e policisë. Por mund të them që kemi pozicione të favorshme. Jemi duke kryer më tepër veprime të karakterit taktik dhe demonstrativ, me qëllim që çdo personi të armatosur t’i japim kohën e nevojshme për të reflektuar dhe çdo individi që kundërshton forcat e policisë për të ndaluar kundërshtimin dhe për t’u vendosur përballë drejtësisë”, - tha Didi. Edhe gjatë ditës së djeshme banorët dhe policia kanë vazhduar djegien në masë të hashashit. Gjatë kontrollit të 10 shtëpive gjatë ditës së djeshme janë gjetur sasi të tjera kanabisi, por pjesa më e madhe e lëndës narkotike është djegur dhe shkatërruar nga vetë kultivuesit. Një laborator i dytë droge deklarohet se është gjetur në shtëpinë e vëllait të Gate Mahmutajt, ndërsa operacioni i ditës së tretë ka asgjësuar 1.5 ton hashash dhe 2 mijë fidanë të sapombjellë.

Vëllai i Gate Mahmutajt: Ai nuk është bos, të gjithë kanë hashash I afërmi i të vetëdorëzuarit kërkon drejtësi, duke i kërkuar policisë të kontrollojë të gjitha shtëpitë në Lazarat. “Në të gjithë fshatin ka drogë, por flitet vetëm për një emër” Pas arrestimit të Gate Mahmutajt, stafetën në media e ka marrë vëllai i tij. “Ai nuk është bos. Im vëlla po bëhet viktimë dhe e gjitha kjo është një lojë politike”, - ka deklaruar Mahmutaj për mediat. Ai ka shtuar më tej se Razipi nuk ka as vila dhe as prona, si banorët e tjerë, ndaj edhe ka kërkuar drejtësi. “Në të gjithë Lazaratin ka drogë, por flitet vetëm

për një emër. Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të kontrollohen të gjithë”, - shtoi më tej ai. Gjatë ditës së djeshme policia deklaroi se kishte bllokuar një laborator të dytë për paketimin e kanabisit në shtëpinë e vëllait të Gate Mahmutajt. Vila e tij është kontrolluar gjatë ditës së djeshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar rolin e tyre në fshatin e Lazaratit. Në këtë banesë të shndërruar në një laborator të vërtetë, policia gjeti një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si dhe u gjetën të kultivuara bimë kanabissativa. Nga ana tjetër, numri i të arrestuarve nga policia ka mbërritur në 9 persona, ndërsa të shoqëruarit janë me dhjetëra. Një tjetër i kërkuar

me emrin Tonin Shehaj është arrestuar dje në postbllokun e ngritur në afërsi të rrugës nacionale. Emri i tij kishte dalë në listën e parë të policisë, ndërsa 31-vjeçari u paraqit në postbllok me dokumente false. Ai rezultoi të ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 7 vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. “Ai ishte nga Mallakastra, por ishte strehuar në Lazarat për shkak të dënimit që kishte mbi supe”, - bëri me dije policia. Në komisariatin e Gjirokastrës janë shoqëruar edhe persona të tjerë, të cilët pas verifikimit janë lënë të lirë nga policia. Një pjesë e tyre e kishin emrin në listën e të kërkuarve, por verifikimet kanë zbuluar se nuk ndodheshin në Lazarat përgjatë ditëve të fundit.

reagimi

KE: Shqipëria, në udhën e duhur kundër drogës Pas përshëndetjes në Twitter të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, edhe Komisioni Europian ka përshëndetur operacionin e policisë në Lazarat. Përmes një deklarate për mediat, KE e ka cilësuar të suksesshëm operacionin e policisë kundër një plantacioni me kanabis në fshatin Lazarat, në jug të Shqipërisë. “Kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit. Ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e prokurorisë dhe gjykatave është esenciale”, - thuhet në këtë deklaratë. Gjatë ditëve të fundit policia ka marrë mbështetje edhe nga komisioneri Fyle, apo ambasada e SHBA-së në Tiranë. Ndërsa lajmi ka bërë jehonë edhe në mediat më prestigjioze të botës.


4

në fokus

operacioni

Nën petkun e mbrojtjes që ofron Lazarati, persona të dënuar për krime të ndryshme dhe të implikuar në trafikun e narkotikëve kanë gjetur strehë në Lazarat dhe tashmë ndodhen në krah të banorëve “rebelë”, që sulmojnë vazhdimisht me armë policinë

Kush është grupi “rebel” i Lazaratit që po lufton me Policinë Përveç banorëve të zonës, policia ka identifikuar në fshat edhe të kërkuar nga qytete të tjera të vendit, që fshiheshin aty prej kohësh. Tri rreziqet e operacionit, që po pengojnë avancimin e shpejtë të policisë Leonard Bakillari

P

rej katër ditësh, rreth 1 mijë forca policie mbajnë të rrethuar fshatin rebel në jug të vendit, por avancimi i tyre drejt qendrës së Lazaratit është i ngadaltë. Nga aksioni i këtyre ditëve policia ka mundur të sigurojë një sërë informacionesh, që sipas drejtuesve të operacionit e vështirësojnë hyrjen e policisë në gjithë territorin e fshatit. Nga përgjimet telefonike, por edhe nga informacionet në terren, uniformat blu kanë mësuar se në fshatin Lazarat janë strehuar persona me precedentë kriminalë nga i gjithë vendi. Nën petkun e mbrojtjes që ofron Lazarati, persona të dënuar për krime të ndryshme dhe të implikuar në trafikun e narkotikëve kanë gjetur strehë në Lazarat dhe tashmë ndodhen në krah të banorëve “rebelë”, që sulmojnë vazhdimisht me armë policinë. Burime të rezervuara pohojnë se kanë informacione se në fshatin Lazarat, aktualisht gjenden persona me precedentë kriminalë, të cilët nuk janë banorë të fshatit. Mësohet se një pjesë e këtyre personave tashmë janë identifikuar nga policia dhe prokuroria, pasi rezultojnë të jenë pjesë e dosjes hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Disa prej tyre janë klasifikuar si baronët e vërtetë të drogës në Lazarat, edhe pse nuk janë banorë të këtij fshati. Dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda përfshin emra, përgjime, të dhëna, episode trafiku, si dhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme që janë kryer nga

të dyshuarit, një pjesë e mirë e të cilëve tashmë ndodhen në Lazarat dhe po sulmojnë me armë policinë. Qendra e fshatit dhe zonat ku policia nuk është prezente, kontrollohen nga grupet e armatosura, të cilat kanë ngritur disa qendra zjarri nga ku qëllojnë pa ndërprerje ndaj forcave të policisë. Grupet e forcave speciale ndodhen në pjesën jugore të Lazaratit dhe po avancojnë ngadalë drejt qendrës. Përveç personave të skeduar, një tjetër pengesë për policinë janë argatët e kanabisit, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në fshat. “Në rast të ndonjë ndërhyrjeje të beftë, kemi frikë se këta punëtorë që vijnë nga qytete të ndryshme mund të përdoren si mburoja njerëzore”, - i tha MAPO-s një burim nga policia. E njëjta frikë ekziston edhe për gratë apo fëmijët që gjenden ende në Lazarat. Kjo është një nga arsyet kryesore përse policia po përparon gradualisht drejt qendrës së fshatit, pasi aktualisht ka nën kontroll rreth 35 për qind të territorit të Lazaratit, kryesisht lagjen Mahmutaj në jug të fshatit. Një ekspert i policisë, pjesëmarrës edhe në aksione të mëparshme të policisë në Lazarat, konfirmoi se një nga faktorët kryesorë që po pengon deportimin e policisë është edhe terreni. Rruga e vetme që të çon në qendër të fshatit, me gjatësi rreth 4-5 kilometra, është vetëm me një kalim dhe e rrethuar me mure të larta. Pas tyre shtrihen banesat e fshatarëve, plantacionet e mbjella me lëndë nar-

Përveç personave të skeduar, një tjetër pengesë për policinë janë argatët e kanabisit, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në fshat. “Në rast të ndonjë ndërhyrjeje të beftë, kemi frikë se këta punëtorë që vijnë nga qytete të ndryshme mund të përdoren si mburoja njerëzore”, - i tha MAPO-s një burim nga policia

kotike, si dhe magazinat ku dyshohet të jetë depozituar kanabisi që “grosistët” kanë blerë nga banorët që e kultivojnë atë. Në rast të një prite të mundshme nga grupi rebel, policia do të gjendej në kurth e për pasojë viktimat do të ishin të pashmangshme. Në këtë situatë, taktika e policisë është të avancojë ngadalë drejt qendrës së fshatit dhe t’u kërkojë personave të armatosur të dorëzohen për t’u përballur me drejtësinë. Në rast se kjo taktikë nuk funksionon, atëherë forcat e policisë, pjesëmarrëse në operacion, do të kalojnë në fazën e dytë të sulmit, atë të përgjigjes me armë ndaj çdokujt që sulmon uniformat blu. Një urdhër i tillë është dhënë që prej ditës së djeshme, ku çdo punonjës policie ka leje të qëllojë ndaj çdo personi të armatosur që kërcënon jetën e uniformave blu dhe popullsisë civile. Deri tani nuk ka patur përballje direkte mes policisë dhe trafikantëve, pasi shkëmbimi i zjarrit ka qenë në distancë.

Shkon në 200 lista e të kërkuarve në Lazarat Alibia e kultivuesve: dalin nga fshati dhe dorëzohen në qytete të tjera të vendit, ku pretendojnë se nuk kanë qenë në Lazarat Përgjatë 4 ditëve të fundit policia ka shpallur në kërkim 200 persona, një pjesë e të cilëve të armatosur. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë, të cilët referuar të dhënave në terren pohojnë se janë të paktën 200 vetë, të ndarë në disa zona, të cilët kanë sulmuar me armë policinë që prej nisjes së operacionit duke u gdhirë mëngjesi i 16 qershorit. Deri tani janë evidentuar të paktën pesë zona zjarri, ku besohet se ndodhen pjesëtarë të grupit të armatosur, të përbëra kryesisht nga të rinj adoleshentë, por edhe persona të tjerë, të cilët nuk janë banorë të Lazaratit. Fillimisht policia publikoi një listë me 23 persona dhe ditën e djeshme një tjetër listë me 18 persona, që nga informacionet rezultojnë të kenë qëlluar ndaj policisë. Por nga verifikimet e kryera, disa prej tyre nuk kanë qenë në fshat gjatë sulmit të rebelëve ndaj uniformave blu, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi informacionet e policisë. Burime pranë bluve pohojnë se shumë

prej të dyshuarve, emrat e të cilëve tashmë janë publikuar, kanë dhënë alibi të cilat do të verifikohen nga hetimet që do të kryhen. Sipas të dhënave të policisë rezulton se menjëherë pas sulmit të parë, disa nga të dyshuarit kanë dalë nga fshati Lazarat dhe janë dorëzuar në polici në zona të ndryshme të vendit, duke krijuar idenë se në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë në Lazarat. Dy raste të tilla janë verifikuar në Rrogozhinë, ku fillimisht janë dorëzuar dy nga të dyshuarit. Por ashtu, një tjetër rast është evidentuar ditën e djeshme me shtetasin Hysen Çela, i njohur edhe me em-

rin Neli, i cili sipas policisë kishte qëlluar me snajper ndaj uniformave blu. Por i dyshuari në një prononcim për mediat tha se nuk shkonte në Lazarat prej të paktën dy vitesh. Referuar ditës së sulmit, por edhe ditëve të fundit, ai tha se ndodhej në një market në Gjirokastër dhe ky fakt mund të konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë së marketit. Pavarësisht alibisë së tij, policia kreu arrestimin e të dyshuarit, kohë gjatë së cilës në Lazarat nuk janë vërejtur më gjuajtje me snajper. Por në radhët e të dyshuarve të evidentuar nga policia ka patur edhe persona që nga verifikimet e kryera nuk kanë rezultuar të ishin në fshat gjatë sulmit nga policia. Njëri prej tyre është shtetasi Adil Kasma, i cili u la i lirë nga policia pas verifikimit të kryer në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Edhe një tjetër person i shoqëruar për sulmin ndaj policisë gjithashtu u la i lirë, pasi rezultoi se në momentin e shkëmbimit të zjarrit ai nuk gjendej në Lazarat. Sipas burimeve të policisë mësohet se pavarësisht rasteve sporadike, ka informacione të besueshme se aktualisht në fshatin Lazarat janë të paktën 200 persona të armatosur që sulmojnë me armë uniformat blu të angazhuara në operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike.

asgjesimi

Dhjetëra ton marijuanë në flakë nga vetë banorët Dhjetëra ton marijuanë e thatë është duke u djegur në pjesën veriore të fshatit Lazarat, pjesë e cila ende nuk po kontrollohet nga policia. Banorët, të vënë nën presionin e avancimit gradual të policisë, janë duke asgjësuar me djegie gjithë rezervat e bimës së thatë dhe duke shkatërruar bimët që do të rimbilleshin me lartësi 20-30 cm. E gjithë kjo pjesë e fshatit është mbuluar nga tymi i bardhë i marijuanës, ndërsa me sy të lirë mund të numërohen rreth 50 vatra zjarri. Djegia ka filluar 2 ditë më parë dhe banorët thonë se do të vazhdojë edhe gjatë natës, pasi ende mendohet se fshihen sasi të mëdha të magazinuara, si dhe gjithë logjistika ndihmuese e kultivimit. Në këtë pjesë të fshatit që përfaqëson gati 3/5 e gjithë territorit jetojnë gati 4000 banorë dhe bëhet fjalë për rreth 300 banesa. Në këtë zonë të fshatit duken qartë mbetjet e kultivimit edhe pas zjarrvënies, fuçi uji, mbetje qesesh plastike për farën, sasi të mëdha plehu, kontenierë të mëdhenj uji, mjete pune, automjete të mëdha transporti dhe persona nga rajone të ndryshme të vendit që kanë shërbyer si punëtorë të hashashit për vite me radhë në këtë fshat. Eliminimi i marijuanës që do të rëndonte kuadrin e provave materiale me mbërritjen e policisë, dje pasdite duket se është bërë pa hezitim nga të gjithë, ndërkohë që edhe të shtënat janë minimizuar mjaft, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja do të jetë e shpejtë dhe e paevitueshme.


në fokus

30

Shtëpi janë kontrolluar deri dje nga forcat speciale që ndodhen prej 4 ditësh në Lazarat. Në ambientet e tyre policia ka gjetur lëndë narkotike dhe armë, të cilat i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale

11

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Tonë lëndë narkotike dhe mbi 70 mijë rrënjë janë asgjësuar gjithsej nga Policia e Shtetit. Prej 4 ditësh Lazarati është i tëri në flakë, pasi edhe banorët, edhe policia po e asgjësojnë kanabisin me zjarr

19.06.2014

30

5

Milionë euro përllogaritet lënda narkotike e shkatërruar deri më tash nga policia gjatë operacionit në Lazarat. Nga ana tjetër, janë sekuestruar edhe dy laboratorë droge dhe pajisje të tjera me vlerë për hetimin

i arrestuari

Gate Mahmutaj mbërrin me pranga në Tiranë Gate Mahmutaj u soll dje në mesditë, nën masa të rrepta sigurie, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Bashkë me të, nga të arrestuarit në Gjirokastër udhëtuan drejt Tiranës edhe Emiljano Aliko dhe Matias Boçi. Të tre të arrestuarit akuzohen për sulmin me armë ndaj policisë, si edhe për mbjellje të lëndëve narkotike. Sulmi ndaj policisë konsiderohet një vepër e rëndë penale, për të cilën do të hetojë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gate Mahmutaj u dorëzua në policinë e Gjirokastrës mbrëmjen e së martës, ndërsa dy të tjerët u arrestuan nga forcat RENEA që po kryejnë aksionin në Lazarat. Mahmutaj, Boçi e Aliko pritet të dalin përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë ditët në vazhdim. Në dëshmitë e tyre për prokurorinë, ata kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me sulmin e armatosur ndaj punonjësve të policisë.

Historia e Fatjonit, bariut të plagosur në “luftën” e Lazaratit Bashkëshortja e Fatjon Mukollit tregon bisedën me të në telefon, ku i kishte thënë që e plagosi policia. “Ishim të varfër, ndaj vendosi të punonte si bari në Lazarat. Shteti ta ndihmojë Fatjonin” Dashamir Biçaku Tiranë Prej tre muajsh, Fatjon Mukolli

nga Gurakuqi i Pogradecit ishte kthyer në një punëtor të Lazaratit. Babai i një fëmije kishte dëgjuar që në fshatin e Gjirokastrës të gjenin punë dhe ishte nisur atje, pa u dhënë shumë shpjegime familjarëve. Mukolli është njëri prej personave të plagosur në fshat, i cili ishte dërguar dje në Spitalin Ushtarak për kurim të mëtejshëm. Në derën e dhomës së tij ndodheshin 4 punonjës policie, ndërsa e shoqja akuzon forcat e rendit për plagosjen e tij. “Ai shkoi të punonte në Lazarat, pasi u njoh me një burrë nga Shkodra. Ai vetë iku në Greqi, ndërsa im shoq u punësua si bari në fshat”, - tregon bashkëshortja. “Merrte 250 mijë lekë të vjetra në muaj, por në shtëpi më ka sjellë vetëm rrogën e parë. Dy muaj të tjerë ende nuk i kishte marrë”, - shton më tej ajo. Mukolli që prej mbërritjes së tij në spital ruhet me një grup prej katër efektivësh policie, të cilët nuk lënë asnjë person të huaj të kontaktojë me të.

Znj. Mukolli, si jeni informuar mbi plagosjen e bashkëshortit tuaj në Lazarat ? Më ka marrë vetë burri në telefon, Fatjoni, dhe më tha që e kishin plagosur. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Grua, më vranë’. Ja, këto fjalë më tha. Kush e kishte qëlluar, a ju tha ? Po, ai më tha se e kishte qëlluar policia: ‘Më vrau policia’, më tha në telefon ai. U tmerrova nga kjo që dëgjova, por s’po dija çfarë të bëja. Kur kishte shkuar bashkëshorti juaj të punonte në Lazarat ? U bënë të paktën tre muaj që kishte shkuar të punonte në Lazarat. Ishte pa punë dhe vendosi të shkonte. Unë jetoj në një shtëpi, një dhomë të vetme kam me qira, jetoj në mes të katër mureve, në një dhomë me një fëmijë, kemi një vajzë 7-vjeçare. Kam marrë vetëm 30 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Prandaj ai iku në Lazarat. Si ndodhi që shkoi në Lazarat ? U takua me një person nga Shkodra,

“Merrte 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Muajin e parë ma solli rrogën në shtëpi, dhe ka edhe dy muaj të tjerë për të marrë, që nuk i mori dot. “

që kishte punuar më përpara në Lazarat dhe ai i tha që kishte një vend pune për të shkuar për të punuar atje dhe do të punonte në vend të tij. Kjo pasi vetë ai nga Shkodra nuk donte të kthehej më në Lazarat. Iku në Greqi ai dhe Fatjoni vendosi të shkonte dhe kështu bëri. Kur iku ? Nuk di asgjë. Nuk më tha, vetëm se kur më tha më vonë që ishte duke punuar në Lazarat. Çfarë pune bënte atje ? Po çoban punonte ai. Kishte tre muaj që punonte atje. Po s’të kishte thënë ndonjëherë çfarë kishte në Lazarat ? Jo, s’më pati thënë asnjëherë se ai ishte në Lazarat. Unë jetoj me qira në Gurakuq. Nuk e kisha takuar që kur iku. Sa paguhej në Lazarat ? Merrte 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Muajin e parë ma solli rrogën në shtëpi, dhe ka edhe dy muaj të tjerë për të marrë, që nuk i mori dot. Tek kush punonte në fshat ai ?

Policia: Do qëllojmë pa hezitim ndaj atyre që hapin zjarr Ministria e Brendshme, me anë të një thirrjeje iu drejtohet banorëve të fshatit Lazarat që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit. Ndërkohë, në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit po vazhdon me vendosmëri operacionin për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu, si dhe për identifikimin e shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj drejtuar banorëve të Lazaratit, që të distancohen hapur dhe prerë nga elementët kriminalë që synojnë të mbajnë peng gjithë fshatin dhe të ardhmen e tij. Po ash-

tu, në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre, u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor. Të gjithë qytetarët e tjerë duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Policia iu kërkon gjithë banorëve e zonave përreth fshatit Lazarat të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës duke iu kundërvënë me armë uniformave blu.

Di që punonte atje si çoban, por s‘di se tek kush punonte. Çfarë bagëtish ruante ai atje ? Nuk e di, të thashë, se unë nja dy herë kam folur me të në telefon. Më pati thënë që ishte në punë dhe kaq. Kam marrë vesh se u plagos, u nisa bashkë me vëllezërit e tij dhe me nënën e Fatjonit dhe erdhëm këtu, e pamë se ai ishte i plagosur e i copëtuar dhe i plagosur. A keni komunikuar me të ? Ne kemi komunikuar shumë pak me të, e ka parë e ëma dhe unë. Erdhi një televizion sot na bëri një intervistë dhe që nga ai moment më pas policia nuk na la më të futemi brenda. Ne duam të futemi dhe të kujdesemi për të, por nuk na kanë lënë. Na thanë që nuk do të lejohet asnjë person të komunikojë me të, sepse kanë urdhër të mos komunikojë askush dhe askush të mos futet brenda. Ai ka një plagë në bark dhe ne i lutemi shtetit, i bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë ne, ta ndihmojë Fatjonin. Jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe mezi jetojmë. Duam ndihmën e shtetit.

Gurë mbi makinat e policisë, 3 në pranga Policia e Gjirokastrës arrestoi dje në mesditë disa adoleshentë, të cilët sulmuan me gurë automjetet e policisë. Ata shkuan pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës në shenjë proteste për aksionin e forcave policore në fshatin Lazarat. Aty ishin edhe disa familjarë të të arrestuarve të mëparshëm, të cilët kërkonin lirimin me arsyetimin se të ndaluarit nuk kanë marrë pjesë në asnjë sulm ndaj policisë. Adoleshentët e ndaluar janë identifikuar me inicialet E.B, K.B dhe B.B, të tre të moshës 17 vjeç, të cilët goditën me gurë makinën e policisë para Drejtorisë së Policisë së qytetit jugor. Ata kishin diktuar makinat e policisë në afërsi të komisariatit dhe i kishin goditur me gurë. Policia ka arrestuar tre adoleshentët, ndërsa disa të tjerë ia kanë dalë të largohen me vrap, duke u shpëtuar prangave.


6

“Policia në kundërshtim flagrant me ligjet dhe rregullat në kontrollin e banesave përmbys dhe thyen orendi, mobilie, hap dhe mure, nxjerr forcërisht jashtë banorët, fëmijët, gratë, të sëmurët nga shtëpitë e tyre”

ngjarje e ditës Berisha: Ky është operacioni “plaçkitja”, Prokuroria të nisë hetimet

Doda: Policia duhet të përkrahet, por ata që plaçkitën duhen hetuar

TIRANË “Plaçkitje! Të dashur miq, pasi gjatë bastisjes në familjen Koli në Lazarat kanë përmbysur çdo gjë orendi, mobilie, elektroshtëpiake dhe kanë terrorizuar familjarët, çunat e Ramës kanë plaçkitur çfarë kanë mundur dhe kanë veshur plaçkën! Ky është operacioni “plaçka”. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet rreth këtyre akteve të turpshme!!”, - komentoi mbrëmë në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha. Më herët, Berisha shkruante se në Lazarat po vazhdonte terrori ndaj popullsisë civile. “Policia në kundërshtim flagrant me ligjet

TIRANË “Sot shohim se Lazarati

dhe rregullat në kontrollin e banesave përmbys dhe thyen orendi, mobilie, hap dhe mure, nxjerr forcërisht jashtë banorët, fëmijët, gratë, të sëmurët nga shtëpitë e tyre dhe nuk i lejon edhe pas kontrollit të kthehen aty…Në pjesën më të madhe të komunës është ndërprerë energjia dhe interneti. Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë natës ajo ka hapur shtegun për largim të grupeve kriminale më të rrezikshme dhe bosëve kryesorë të trafikut, të cilët nuk i futi në listën e 26 personave të kërkuar, duke dëshmuar lidhjen e këtyre grupeve me qeverinë”, - shkruan Berisha.

“Edhe në aksionin për ndërhyrjen në Lazarat do duhet të përkrahet pa asnjë rezervë, pasi krimi dhe trafiku nuk kanë ngjyra politike dhe si të tillë qëndrojnë përballë me të gjithë ne që duam dhe respektojmë ligjin në këtë vend”

është kthyer në testin e krimit dhe trimit....kush është me Lazaratin është me krimin, ato të tjerët janë me Saimirin. Edhe njëherë politika po dëmton qytetarët e vet dhe po keqpërdor punën e nderuar të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit është gjithherë në shërbim të qytetarit dhe në luftë me kriminelët, ndaj në këtë mision duhet veç të mbështetet dhe përkrahet nga politika dhe qytetarët. Edhe në aksionin për ndërhyrjen në Lazarat do duhet të përkrahet pa asnjë rezervë, pasi krimi dhe trafiku nuk

kanë ngjyra politike dhe si të tillë qëndrojnë përballë me të gjithë ne që duam dhe respektojmë ligjin në këtë vend”, - shkruan deputetja demokrate, Mesila Doda. Megjithatë, kj o i sht e ve t ë m nj ë r a a n ë e medaljes. “Policët që kanë hyrë, dhunuar dhe plaçkitur banesat e Lazaratit, kanë keqtrajtuar gratë dhe kryer akte banditeske, duhet të vihen nën hetimin e SHKB-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kanë kryer të njëjtat akte të rënda si banditët dhe kanë turpëruar uniformën e tyre”, shkruan ndër të tjera Doda.

“Lazarati”, Rama: Operacioni do të përfundojë kur të vendoset ligji Braho: “...Në stanin kriminal të Lazaratit, përveç Belgrad Mahmutajt dhe Dasho Alikos, ndodhej edhe laboratori i drogës, arsenal armatimesh të cilat rezultojnë se përdoren kundër forcave të policisë. Në emër të Komisionit të Sigurisë Kombëtare shpreh mbështetjen e fuqishme ndaj Policisë së Shtetit...” TIRANË I ndodhur në Gjermani për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama deklaroi në prezantimin e organizuar nga dy ministritë respektive të ekonomisë në bashkëpunim me “Deutsche Bank”, se operacioni në Lazarat do të përfundojë kur të jetë vendosur ligji. “Pyetje: Kur do përfundojë operacioni në Lazarat? Përgjigje: Kur të jetë vendosur plotësisht sundimi i ligjit”, - shkruan Rama në Twitter. Por kjo nuk ishte pyetja e vetme për Lazaratin, nëse i referohemi asaj që vetë Rama përcolli përmes faqes së tij online. “Pyetje: Si mundet që Lazarati u la me vite të njolloste me turp Shqipërinë? Përgjigje: Sepse rrënjët e Lazaratit qenë në qeveri!” - shkruan ai. Rama ironizoi gjithashtu postimin e dy ditëve më parë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sipas të cilit, aksioni në Lazarat ishte pasojë e presionit të opozitës. “S’di a duhet qarë a qeshur me Shqupin që thotë operacioni është fryt i presionit të PD-së! Po a ishin 8 vjet në pushtet para se të bëheshin Shqup?...Policia e Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë me operacionin për fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e drogës!” - shkruan Rama. Ndërkohë po dje, gjashtë deputetë të majtë të komisionit të Sigurisë shkuan në

Lazarat për të ndjekur nga afër situatën. “Jemi të vendosur që operacioni të shkojë deri në fund. Është një iniciativë që ka nisur, një operacion pa kompromis”, - tha nga Gjirokastra deputeti Spartak Braho. Sipas Brahos, shumica e banorëve në Lazarat kanë qenë dakord me operacionin policor ndwrsa komentoi edhe qwndrimin e deritashwm tw PD-sw. “Dëgjova me neveri deklaratën e Partisë Demokratike dhe të deputetit Noka lidhur me cilësimin sulm banditesk të forcave të Policisë së Shtetit ndaj stanit kriminal të Lazaratit dhe kriminelëve të Lazaratit. U bëj thirrje të distancohen nga këto cilësime negative, sepse në stanin kriminal të Lazaratit, përveç Belgrad Mahmutajt dhe Dasho Alikos, ndodhej edhe laboratori i drogës, arsenal armatimesh të cilat rezultojnë se përdoren kundër forcave të policisë. Në emër të Komisionit të Sigurisë Kombëtare shpreh mbështetjen e fuqishme ndaj Policisë së Shtetit për operacionin e saj shembullor, të suksesshëm të kujdesshëm, në thelb humanitar dhe me këtë rast i drejtohem edhe popullit të Lazaratit t’i kthehet normalitetit të bashkëpunojë me policinë dhe strukturat e shtetit”, tha ai. Ndërkohë, të pranishëm në Komisariatin e Gjirokas-

“S’di a duhet qarë a qeshur me Shqupin, që thotë operacioni është fryt i presionit të PD-së! Po a ishin 8 vjet në pushtet para se të bëheshin Shqup?...Policia e Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë me operacionin për fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e drogës!”

trës kanë qenë edhe deputetët Armando Prenga, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia, Luan Rama dhe Vangjel Tavo, për të shprehur mbështetjen ndaj aksionit të Policisë së Shtetit. Rreth 800 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës për asgjësimin e lëndëve narkotike. Për katër ditë me radhë efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitraloza për të penguar operacionin.

Rama takohet me Shtajnmajer: Gjermania çmon rezultatet e qeverisë Kryeministri për statusin: “Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE-së dhe madje, as të hapin negociatat” TIRANË Për kryeministrin Edi Rama, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është si “pilulë antidepresive” për shoqëritë që aspirojnë t’i bashkohen familjes europiane. “Statusi i vendit kandidat është diçka krejtësisht ndryshe nga anëtarësimi në BE, por është gjithashtu diçka që nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me negociatat. Statusi i kandidatit është një lloj

pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE-së dhe madje, as të hapin negociatat”, - tha Rama në një takim të zhvilluar nga Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” në Berlin. Për Ballkanin, u shpreh ai, e ardhmja europiane është domosdoshmëri. “Kështu, të mos e japësh statusin, sipas këndvështrimit tim është plotësisht e paarsyeshme. Ta japësh statusin është jo vetëm e arsyeshme, por do të thotë të japësh praktikisht pothuajse asgjë dhe të përfitosh shumë më tepër. Përfiton ndërtimin e shpresës dhe besimit të njerëzve në të ardhmen, në një zonë shumë të vështirë, për shkak të problemeve ekonomike, të papunësisë së lartë, problemeve sociale dhe e fundit, por jo më e parëndësishme, mjafton të shihni një panoramë të asaj që po kalon Ballkani sot”, - tha më tej Ra-

ma. Kryeministri theksoi sërish se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. “Ne e kemi kaluar testin, edhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe se mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit dhe as Europës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian”, - tha ai. Për kalimin e provës nga ana e Shqipërisë dhe

punën e qeverisë, Rama ka biseduar dje edhe me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, Rama theksoi se ministri i Jashtëm, Shtajnmajer foli me notat më pozitive për rrugën e re të ndryshimeve që ka ndërmarrë Shqipëria. “Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme që po i jep Shqipërisë duke çmuar rezultatet e mirëqeverisjes sonë”, - shkruan Rama në Twitter. Ndërkohë, pak minuta me vonë ai hedh një tjetër status: “Ministri i Jashtëm Shtajnmajer foli me notat më pozitive për rrugën e re të ndryshimeve që ka ndërmarrë Shqipëria”. Në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri Rama pritet të takohet me krerë të lartë të shtetit. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe pjesëmarrja e tij në takimin e organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”.

reagimi

Halimi: “Mbështes policinë, por skeptik për show-n mediatik të Ramës” TIRANË “Partia Demokratike e

mbështet operacionin antidrogë në Lazarat, por është skeptike për show-n mediatik që po bëhet nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm”, - tha dje deputeti i PD-së, Eduard Halimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”. Më tej ai theksoi se çështja e narkotrafikut është ngritur së pari nga PD-ja dhe se operacioni i policisë erdhi si pasojë e presionit nga zëri i ngritur i opozitës. “Mbështesim forcat e policisë, ata punonjës të ndershëm që po kryejnë detyrën. Kemi dënuar dhe dënojmë çdo agresor ndaj policisë dhe medias. Për ne është e rëndësishme vendosja e ligjit. Jemi skeptikë ndaj qëndrimit që mban kryeministri dhe luftën e sinqertë që po bëhet ndaj narkotrafikut. Nga njëra anë kryeministri vendos në poste kyçe persona të lidhur me narkotrafikun. Të gjithë qytetarët e kuptojnë që narkotrafiku nuk bëhet vetëm nga ata njerëz që e mbjellin, por koka janë ata që zhvillojnë bandat e krimit të organizuar. Bandat kanë aktivizuar kanalet e vjetra. Një proces është procesi i mbjelljes, por po aq shqetësues është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike”, - tha ai.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

19.06.2014

7

Artan Lame ka sjellë dje në komision 5 propozime si zgjidhje të këtij ngërçi, por pa mundur të bindë plotësisht deputetët për variantin më të mirë.

Fshatrat turistikë

ALUIZNI: 5 variante për tokat dhe ambientet e përbashkëta Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi dje në parim ndryshimet në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, por pa mundur të gjejë një zgjidhje për mënyrën sesi do të veprohet me sipërfaqet e tokës dhe ndërtesat apo objektet e përbashkëta në fshatrat turistikë. Për këtë qëllim, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka sjellë dje në komision 5 propozime si zgjidhje të këtij ngërçi, por pa mundur të bindë plotësisht deputetët për variantin më të mirë. Kështu, Lame ka deklaruar se si mundësi e parë është që të operonte AKKP, nëpërmjet kth-

imit ose kompensimit për ish-pronarët. Si variant të dytë, ai ka sjellë që të mbeten shtet, pra si në situatën që janë sot. Si variant të tretë, ai ka ofruar propozimin që t’i blejnë personat e stimuluar, pra personi që ka patur fshatin turistik. Një variant tjetër është edhe ai që këto toka dhe ambiente të përbashkëta t’i blejë asambleja e banorëve që kanë blerë apartamentet apo vilat e banimit. Gjithashtu, Lame ka bërë të ditur se ekziston dhe një mundësi e pestë, që është marrja me qira afatgjatë nga asambleja e banorëve. “Në qoftë se do operonte AKKPja, juridikisht nuk ka prona për të kthyer

në këto zona. Nga ana tjetër, atij do t’i themi po të japim një pronë ku ti s’mund të ndërtosh. Për rastin e dytë mund të futemi në lloj-lloj situatash ku shiten tokat në këto zona. Kjo do mbetet në logjikën se sa i zoti është shteti të mbajë fjalën. Rasti i tretë do të thotë t’ua shesim personave të stimuluar. Nëse i themi blije truallin e lirë, praktikisht i themi ndërto. Rasti i 4-5, asambleja e banorëve, ose ta blejë, ose ta marrë me qira afatgjatë. Marrja me qira ose blerja e bën të pamundur ndërtimin më tej, sepse janë vetë banorët e interesuar të mos ndërtohet aty”, - tha Lame.

Pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve, në “sitë” që nga 2013 Ganaj: Kam kërkuar kontrollin e çdo dosjeje nga 2003 deri më sot. Shumë zyrtarë nuk janë kontrolluar asnjëherë për pasuritë e tyre. Nuk gjeta arkiv, është vjedhur dhe biblioteka Fejzi Braushi

Të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të hipotekave, tatimeve dhe doganave nuk u është kontrolluar asnjëherë pasuria në 10 vite që ka funksionuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje vetë kreu i ri i këtij institucioni, Shkëlqim Ganaj, gjatë raportimit të tij para komisionit të Ligjeve, ku ndërmjet të tjerave ka sjellë dhe fakte të tjera që tregojnë se në vitet e shkuara nuk është bërë fare punë ose është bërë shumë pak. Kështu, ai ka deklaruar se në 10 vite janë administruar rreth 12 mijë deklarata, ndërkohë që janë kontrolluar vetëm 3500 prej tyre. “ILDKP ka administruar në 10 vjet rreth 12 mijë deklarata pasurie dhe janë kontrolluar rreth 3500 zyrtarë, që është një shifër jashtëzakonisht e ulët. Të mos kontrollosh në 10 vjet një herë zyrtarin, është diçka shumë e rëndë”, - tha Ganaj. Madje ai ka deklaruar se kur ka shkuar në krye të këtij institucioni, ka gjetur atje një situatë katastrofike, jo vetëm për mosrealizimin e as-

një objektivi dhe detyrimi ligjor nga paraardhësja, por më së shumti për dosjet e përgjysmuara të zyrtarëve që kanë bërë deklaratat e pasurisë në vite. “Kur kam marrë detyrën nuk kam gjetur arkiv. Për juristët është e paimagjinueshme që fleta e inventarit të dosjes të thotë 70 fletë dhe aty të gjenden vetëm 22. Kjo është e rëndë. Prandaj krahas kontrollit, nga sot deri sa të jem në atë detyrë, kam kërkuar kontrollin e çdo dosjeje nga 2003 deri më sot”, - theksoi Ganaj. Për këtë arsye ai ka bërë të ditur se ka urdhëruar kontrollin e të gjitha dosjeve për të gjitha deklaratat e bëra që nga viti 2003 e deri më sot. Nga ana tjetër ai është shprehur se për të bërë të mundur që brenda një kohe të arsyeshme çdo zyrtar të jetë kontrolluar, ka urdhëruar që në vitin 2014 të kontrollohen plot 1400 dosje. “U gjetëm në një situatë të rëndë, pasi ishin dhe 2300 deklarata të mbartura nga më parë, pra në total janë afro 15 mijë deklarata për t’u kontrolluar. Sot që flasim ka mbaruar përpunimi i deklaratave të prapambetura të vitit 2012. Ka përfunduar përpunimi dhe kontrolli aritmetiko-logjik i të gjithë deklaratave të vitit 2013 dhe ka mbaruar kontrolli aritmetiko-logjik i 95 për qind të deklaratave të këtij viti”, - shtoi Ganaj. Ai ka bërë të ditur gjithashtu edhe faktin se nga shkurti kur ai mori detyrën e deri më tani, ILDKP-ja ka bërë 12 kallëzime penale në prokurori për fshehje apo mosdeklarim të pasurisë nga subjektet

“ILDKP ka administruar në 10 vjet rreth 12 mijë deklarata pasurie dhe janë kontrolluar rreth 3500 zyrtarë, që është një shifër jashtëzakonisht e ulët. Të mos kontrollosh në 10 vjet një herë zyrtarin, është diçka shumë e rëndë”

që kanë detyrimin e zbardhjes së pasurisë. “Deri më sot janë bërë 12 kallëzime penale, nga të cilat 5 janë bërë vetëm dje, pra nga fundi i shkurtit deri më tani”, - tha Ganaj. Ai ka deklaruar ndër të tjera se nga inventarizimi i bërë i materialeve në institucion është konstatuar ndër të tjera dhe vjedhja e bibliotekës së librave me afro 1 milion lekë vlerë. Të mendosh të fusësh duart edhe tek librat, kjo është e paimagjinueshme”, - tha Ganaj.

Ndërkaq, Xhafaj duke marrë shkas nga këto pretendime, i ka kërkuar kreut të ILDKP-së që t’i drejtohet prokurorisë për çdo shkelje të konstatuar. Ndërkohë që në projektrezolutën e hartuar nga komisioni i Ligjeve për punën e ILDKP-së për vitin 2013, i kërkohet këtij institucioni marrja e masave për të rikontrolluar dosjet e zyrtarëve, për të cilat ka informacione të besueshme se janë mbyllur në kundërshtim me ligjin.

Basha: Në PD të gjithë jemi aksionerë të barabartë Ndërkohë dje, PD-ja e Librazhdit dhe Peqinit zgjodhi krerët e rinj të degëve, respektivisht Bujar Vreto dhe Diell Çela TROPOJË Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë në kuvendet zgjedhore të degës së Hasit dhe Tropojës. Gjatë këtyre takimeve Basha theksoi se me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, “partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të një numri të madh të zgjedhurish”. Me votën e tyre, theksoi kreu demokrat, anëtarët e PD-së kanë sjellë në krye të seksioneve forca, frymëzime dhe synime të reja. “PD-ja ka

vendosur në themel të organizimit të saj, në themel të sistemit të saj të karrierës dhe të promovimit të vlerave, një parim t ë sh e nj t ë , q ë ë sht ë vo t a e l i r ë e anëtarëve të PD. Se vetëm me votë të lirë, sot e nga mot, do ta bëjmë PD-në më të madhe, më të fortë, më të bashkuar më tërheqëse për rininë, më të sigurt në rrugën e saj të fitores si alternativa e pushtetit të së djathtës dhe qendrës në Shqipëri”, - tha Basha. Kreu i PD-së shprehu para demokratëve bindjen se pushteti real është pushteti i votës. “Kjo është partia e të gjithë demokratëve. Të gjithë jemi aksionerë të barabartë në këtë parti. Askush nuk ka tagër t’u thotë demokratëve se për kë të votojnë. Askush nuk ka tagër t’iu mbajë dorën apo gojën demokratëve, askush

nuk ka tagër t’ju bëjë suflerin apo t’ju mbyllë opsionet. Kjo parti ka lindur e lirë, me vullnetin e lirë të Azem Hajdarit, Sali Berishës dhe themeluesve të tjerë, me vullnetin e Zotit dhe me vendosmërinë time e tuajën do mbetet parti e njerëzve të lirë”, - tha Basha. Ndërkohë po dje Basha ishte edhe në Librazhd dhe Peqin, ku PD-ja zgjodhi krerët e rinj të degëve. Në mbyllje të procesit të votimit në Librazhd rezultoi fitues i garës Bujar Vreto. Për këtë post kandiduan edhe 5 anëtarë të tjerë të PD-së. Vreto fitoi 144 vota, ndërsa pesë rivalët e tij morën rreth 30% të totalit të votave. Ndërsa kreu i ri i degës së PD për rrethin e Peqinit u zgjodh Diell Çela. Ai mori 92 vota, kurse rivali i tij Arjan Ashiku mori 45 vota.


8

19.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Njoftime/reklama 5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

19.06.2014

9

Gjiknuri: 15 rafineri abuzive prishin cilësinë e naftës Karburantet e tregtuara në vend janë jashtë standardeve dhe nuk përmbushin kërkesat e vendosura me ligj për cilësinë e tyre. Ministri Damian Gjiknuri është shprehur dje se ka diçka më shumë se 15 rafineri të tilla abuzive në vend që duhet të mbyllen. Edhe pse 80% e konsumit të hidrokarbureve vjen nga importi me cilësi të lartë, produkti final që merr konsumatori lë shumë për të dëshiruar.

Ministria e Industrisë dhe Energjisë nuk ka një numër të saktë të subjekteve informale që kryejnë përzierje të naftës me mbetje të tjera për ta hedhur atë më pas në treg. Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë dhe Energjisë ka përgatitur ndryshimet në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” dhe që pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2015. Por ndryshimet e propozuara për

ligjin synojnë gjithashtu rritjen e sigurisë së konsumatorëve dhe të furnizimit të vendit me energji. Aktualisht, ndryshimet ligjore po diskutohen në komisionet parlamentare para se të kalojnë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Niveli i gjobave është rritur me të paktën tri herë dhe pjesë e kontrollit do të jenë edhe impiantet e mëdha industriale që përdorin karburante për nevojat e tyre.

Kreditë që marrin shqiptarët, miniera ari për bankat Aktualisht, bankat japin interes për depozitat në lekë maksimumi 2.3 për qind, ndërsa për kreditë konsumatore, minimumi 17 për qind. Diferenca ndërmjet interesit që japin për depozitat dhe atij që marrin për kreditë ka kaluar çdo logjikë normale biznesi. Apeli i Bankës së Shqipërisë Blerina Hoxha

Interesi i depozitave të qytetarëve në banka është në pikën më të ulët historike. Ky interes për monedhën vendase në afatin 12-mujor nuk shkon më shumë se 2.3 për qind. Ndërkohë që kredia po në lekë sipas rastit sidomos për ato konsumatore nuk është minimumi 17për qind. Kjo situatë shënon të parën kur diferenca e interesit ndërmjet depozitave që japin bankat ndaj qytetarëve dhe asaj që marrin për kredinë arrin në shifra marramendëse, nga 13-15%. Pse po ndodh kjo

Politika e Bankës së Shqipërisë pas krizës ka synuar të ulë interesat për monedhën vendase me qëllim lehtësimin e kredisë për ekonominë. Kështu, norma bazë e interesit tani është vetëm 2.5 për qind për lekun, nga 6.2 për qind që ka qenë në vitin e kthesës, 2008. Por ndërkohë që politika ka synuar nxitjen e kredisë nëpërmjet uljes së normave të interesit, vetëm sa ka goditur të ardhurat e shqiptarëve nga kursimet. interesat e kredive janë ulur shumë pak krahasuar me synimin dhe për me tepër kredia për ekonominë në dy vitet e fundit ka rezultuar në nivele negative. Si rezultat i kësaj situate, bankat i kanë rritur fitimet nëpërmjet uljes së shpenzimeve për interesa. Për rrjedhojë nuk po funksionon mekanizmi kryesor i ekonomisë, ai i qarkullimit të parasë. Ulja e interesave të depozitave në nivelet e 2 përqindëve nga ana tjetër nuk është se ka nxitur konsumin. Qytetarët, pavarësisht in-

teresit të ulët, i kanë lënë kursimet në banka, por dy vitet e fundit është frenuar rritja e tyre. Në vitet 2011, ritmet e rritjes së depozitave në banka ishin mbi 8 për qind. Duke marrë në konsideratë po të dhënat e Bankës së Shqipërisë se konsumi po qëndron në nivele të ulëta, situata është futur në një ngërç. Kursimet e reja as nuk po u drejtohen bankave nga interesat e ulëta dhe as po përdoren për konsum. Nga politika monetare e Bankës së Shqipërisë deri më tani ka përfituar vetëm qeveria, e cila po paguan interesa më të ulëta për borxhin e brendshëm. Gjithashtu është rritur dukshëm afati i kthimit të borxhit të qeverisë. Bankat “jashtë” kontrollit

Të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë fshirë nga websit-et e tyre interesat e depozitave në lekë, një detyrim ligjor tashmë. Kjo për shkak se nuk mund të reklamohen më interesa kaq të ulëta. Duke marrë në konsideratë faktin se bankat janë biznese në misionin e tyre, ato kanë edhe përgjegjësi të tjetra, pasi nuk e bëjnë biznesin me paratë e tyre, por me ato të qytetarëve. Ndaj Banka e Shqipërisë ka një mori ligjesh dhe rregulloresh që kontrollojnë sistemin bankar që të mos dalë nga binarët dhe sidomos të miradministrojë paratë e qytetarëve. Në rastin konkret, normat e interesit për kreditë me ato të depozitave duhet të sheshohen. Guvernatori Ardian Fullani vitin e fundit pothuajse në të gjitha daljet publike ka lëshuar kri-

Të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë fshirë nga websitet e tyre interesat e depozitave në lekë, një detyrim ligjor tashmë. Kjo për shkak se nuk mund të reklamohen më interesa kaq të ulëta

tika të ashpra ndaj bankave, pikërisht se nuk kanë ulur interesat e kredive sipas orientimit të politikës monetare. Vetë bankat argumentojnë qëndrimin e tyre me nivelin e lartë të kredive të këqija. Por sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreditë e këqija, në një masë të madhe kanë ardhur nga pamundësia e përballimit të kostove të larta, të krijuara pikërisht nga interesat e larta.

Durrës dhe Elbasan, tregtarët protestë kundër taksave Tregtarët e tregjeve industriale në vend kanë kundërshtuar taksat e reja nga qeveria dhe regjistrimin e tyre si biznes i vogël. Të paktën në dy qytete ka pasur dje protesta të tregtarëve, ndërsa Drejtoria e Tatim-Taksave ka bërë me dije se do të regjistrohet çdo subjekt biznesi pas verifikimit në terren. Tregtarët e tregut industrial të qytetit të Elbasanit ndërprenë punën për rreth 1 orë në shenjë proteste ndaj taksave të larta. Sipas tyre, edhe qiratë e dyqaneve janë mjaft të shtrenjta dhe nuk i mbulojnë shpenzimet me xhirot e tyre ditore nga shitjet. “Kemi 7 vjet që kemi ardhur, qiratë i kemi shumë të larta, jemi ambulantë; të kesh një dyqan 300 mijë lekë dhe në fund të dynjasë, taksa pa fund, s’e përballojmë dot”, - tha një nga tregtarët. Nga të dhënat, janë rreth 300 tregtarë të tregut industrial. Ata thonë se po kërcënohen nga falimentimi, ndërkohë që një pjesë e tyre e kanë mbyllur aktivitetin për shkak se nuk

kishin fitim. Ndërkohë, rreth 1300 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun industrial të qytetit të Durrësit ulën dje qepenat në shenjë proteste kundër vendimit për rritjen e taksave. Ata kundërshtojnë ndryshimin e statusit të tyre nga tregtarë ambulantë në biznes të vogël, për shkak se kjo vjen në një kohë kur fuqia blerëse ka rënë. Tregtarët thonë se një vit më parë paguanin 45 mijë lekë në vit taksa vendore, ndërsa aktualisht janë të detyruar të paguajnë 110 mije lekë. Pas protestës së tregtarëve reagoi Drejtoria e Tatim-Taksave, e cila njoftoi se po bëhet regjistrimi i subjekteve dhe vetëm pas verifikimit në terren do të vendoset për hapat që do të ndiqen më tej. Tregtarët thonë se taksat e pashlyera ndaj shtetit, qiraja e lartë dhe konkurrenca e pandershme janë të përballueshme për ta. Sipas tyre, protesta do të vazhdojë deri në një vendim për uljen e taksave.

Janë rreth 300 tregtarë të tregut industrial. Ata thonë se po kërcënohen nga falimentimi, ndërkohë që një pjesë e tyre e kanë mbyllur aktivitetin për shkak se nuk kishin fitim.

marrëveshja

Legalizimi i dokumenteve në ambasadën italiane, tani me postë Tani dokumentet në ambasadën italiane do të legalizohen më lehtë. Posta Shqiptare nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi mbi kryerjen e shërbimit të legalizimit të dokumenteve të studentëve shqiptarë në ambasadën italiane. Ardit Çela, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, falenderoi ambasadën italiane për bashkëpunimin e deritanishëm me Postën Shqiptare, duke e cilësuar edhe në bazë të ecurisë së një tjetër nënshkrimi që u bë më 1 dhjetor të vitit 2013 për legalizimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët në ambasadën italiane, e cila pati një mbarëvajtje shumë të mirë për 9 qytetet kryesore të Shqipërisë. Objekti i këtij nënshkrimi konsiston në legalizimin e dokumenteve që realizohet nëpërmjet shërbimit postar ekspres të brendshëm në 9 qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi. Gjithashtu, nëpërmjet Postës Shqiptare realizohet dhe dorëzimi i pasaportave me vizë në adresë të tyre për këto 8 qytete.


10 19.06.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

FONDI I AVOKATISË NË INTERESIN PUBLIK OSFA 2014 THIRRJE PËR AVOKAT/GRUP AVOKATËSH Titulli i Pozicionit: njeriut)

Avokatë (të orientuar në fushën e të drejtave të

Titulli i Programit:

Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë Fondi i Avokatisë në Interesin Publik OSFA 2014

Afati i fundit për të aplikuar: 7 Korrik 2014 Fondacioni Soros shpall thirrjen në kuadër të “Fondit të Avokatisë në Interesin Publik – OSFA 2014”, drejtuar avokatëve të interesuar, në Tiranë apo rrethe. Nëpërmjet këtij Fondi do të ofrohet mbështetje financiare për të identifikuar, trajtuar dhe përfaqësuar raste të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe/ose cënimit të interesit publik, kur këto shkelje vijnë si rezultat i abuzimit me pushtetin nga ana e personave fizikë ose juridikë me përgjegjësi ligjore. Për këtë qëllim, avokatët ftohen të aplikojnë pranë Fondacionit Soros për një çështje konkrete, e cila duhet të përmbushë të gjitha kriteret e mëposhtme: •

subjekti, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose rrezikohen të shkelen, është në pamundësi financiare për të ndjekur ligjërisht shkeljen në fjalë.

shkelja ka ardhur si rezultat i abuzimit me pushtetin (politik, ekonomik apo mediatik) nga ana e personave fizik ose juridik me përgjegjësi ligjore (duke përfshirë të gjithë format e abuzimit, si: shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e aktiv, mosrespektim i legjislacionit në fuqi, etj.,)

shkelja e kryer ose e pretenduar duhet të ketë si pasojë cënimin e të drejtave themelore të një individi, komuniteti apo të interesit të gjerë publik;

rastet e identifikuara do të duhet të vijnë kryesisht nga fushat: shëndetësi, arsim, akses në drejtësi, akses në informacion, punësim dhe mjedis.

Natyra e shkeljeve mund të jetë civile, penale dhe/ose administrative. Për paketën e plotë të aplikimit dhe kualifikimet e kërkuara, ju lutem vizitoni linkun: www.soros.al Për cdo paqartësi, ju lutem drejtojuni adresës elektronike litigation@osfa.al

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme Z, FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

LUC FERRY: BOTA

KA QENË ASNJËHERË NUK

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

ME E PËRMUAJSH

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Are”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 10/7/2, vol 4, faqe 132, me sip. 2125 m2, , ZK 1303, pasuri e ndodhur ne fshatin Bujqes, komuna, Shirgjan, Elbasan, në pronësi të shtetasve Ndricim e Mynevere Sulmina. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Fondi Besa. Ankandi zhvillohet ditën e martë më dt. 01.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 401,200 (katërqindenjëmijëedyqind) leke. Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@ yahoo.com. Cel 0682099479.

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Apartament”, regjistruar në ZVRPP Peqin, me nr. pasurie 13/37+13, vol 2, faqe 102, me sip. 61,52 m2 , ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen “Xhami” Peqin, në pronësi të shtetasve Mahmud e Naxhije Dokja. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 02.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,860,365(njemilioneteteqindegjashtedhjetemijeetreqindegjashtedhjeteepese) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.06.2014

11

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Mbi Reformën në Arsimin e Lartë - Aplikimi Universitar

Q

ë vendi ka nevojë për një Reformë të Arsimit të Lartë, madje jo vetëm të arsimit të lartë, shumë e ngutshme është një Reformë edhe në Arsimin Parauniversitar, nuk ka askush mëdyshjen më të vogël. Për të realizuar Reformën është ngritur një Komision gjithëpërfshirës ekspertësh. Komisioni ka kohë që punon; ka nxjerrë një produkt, i cili është hedhur për diskutim në grupet e interesit. Diskutimet janë të shumta, ka argumente dhe kundërargumente për aspekte të ndryshme të trajtuara në këtë material të parë të Komisionit. Një ndër aspektet e reformimit të arsimit të lartë, i trajtuar edhe nga Komisioni i Reformës, është“ Rekrutimi i Studentëve” ose, e thënë ndryshe, “ Pranimet e reja në Institucionet e Arsimit të Lartë”. A. Analizë e propozimeve të Komisionit për pranimet e reja në IAL 1. Aplikimi universitar i kandidatëve Ndryshimet që propozohen nga Komisioni i Reformës për aplikimin e çdo kandidati janë: 1) Përcaktimi i tri zgjedhjeve. Në aplikimin aktual, me Formularin A2, kandidati/ja përcakton dhjetë zgjedhje. AKAU kërkon të përcaktohen tri zgjedhje. Pyes, përveç zvogëlimit të numrit të zgjedhjeve, çfarë ndryshon në esencë?! Le të kujtojmë, tri zgjedhje përcaktonte kandidati/ja, kur aplikonte për studimet e larta, edhe para vitit 1990. Ndryshimi i vetëm është se aplikimin nuk e bënte në një agjenci por në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit. Mos duhet të pranojmë që aplikimi para 1990 ishte më i mirë se ai që është sot?! 2) Aplikimi nëntë (9) muaj përpara se kandidati të mbarojë shkollën e mesme. Aplikimi aktual, me Formularin A2, i kërkon kandidatit të aplikojë pak ditë përpara se të mbyllet viti i fundit i shkollës së mesme. Sipas AKAU, aplikimi duhet të bëhet nëntë (9) muaj përpara se aplikanti të mbarojë shkollën e mesme, domethënë para se ai të fillojë vitin e fundit të shkollës së mesme, ekzaktësisht pasi ka përfunduar vitin e dytë të kësaj shkolle. Nuk shoh, tek ky ndryshim,ndonjë përmirësim standardi, përkundrazi, shoh disa defekte. Le të supozoj më këtë rast: Një kandidat, nëntë (9) muaj përpara se të mbarojë shkollën e mesme, bazuar në rezultatet shumë të mira të dy viteve të para, beson se mund të arrijë, në përfundim të shkollës së mesme, një numër të konsiderueshëm pikësh, të mjaftueshme për të qenë fitues në një nga Programet e Studimit nga më të kërkuara në një nga IAL e vendit. Aplikon tek AKAU duke përcaktuar tri kërkesa, nga ato që rëndom, quhen shumë të kërkuara. Ç’mund të ndodhë? Gjatë vitit të fundit të shkollës së

koment Hysen Binjaku

mesme, për njëmijë arsye, ky kandidat nuk ka rezultatet e dy viteve të para, për pasojë, pikët e grumbulluara nuk janë të mjaftueshme për asnjërën nga tri kërkesat që ka përcaktuar në aplikim. Çdo të bëhet me këtë kandidat?! Nëse i qëndrohet asaj që parashikohet në draft (nesër do jetë ligj) ky kandidat e humbet të drejtën për të ndjekur studimet e larta (të paktën për një vit, deri sa të aplikojë vitin e ardhshëm). Mundësi tjetër: Një kandidat, nëntë (9) muaj përpara se të mbarojë shkollën e mesme ka menduar të studiojë jashtë vendit dhe nuk aplikon pranë AKAU. Në qershor, kur mbaron maturën, rrethanat e krijuara (mund të jenë shumë të tilla) nuk i japin mundësinë që të ndjekë studimet jashtë vendit. Si i bëhet?! Ai nuk ka aplikuar para nëntë (9) muajsh, do të lihet ky kandidat, edhe pse e ka meritën, të mos fillojë studimet e larta? 2. Përcaktimi i nivelit minimal të pikëve që duhet të fitojë kandidati Në draftin e Komisionit të Reformës thuhet: Niveli minimal i pikëve që duhet të fitojë kandidati përcaktohen me VKM, ndërsa çdo IAL harton kritere shtesë. Nëse pranohet varianti i draftit të paraqitur nga Komisioni i Reformës, domethënë që aplikimi Universitar do të bëhet nga AKAU, atëherë përse është i nevojshëm përcaktimi i nivelit minimal të pikëve që duhet të fitojë kandidati? Mendoj se tjetër gjë mund të përcaktohet me VKM, dhe ky është kontingjenti i kandidatëve që do të fillojnë studimet në çdo Program Studimi në çdo IAL e vendit, shtetërore apo private. Ky kontingjent përcaktohet pasi më parë, nga AKAU, të jetë bërë verifikimi real për çdo IAL nëse kërkesat për kontingjent përputhet me kapacitetin pritës që ka IAL sipas standardeve të njohura. Duke qenë kontingjenti i përcaktuar sipas standardeve dhe meqenëse fituesit renditen duke filluar nga numri maksimal i pikëve të fituara nga kandidatët, nuk ka nevojë, madje nuk ke as se si të përcaktosh që më parë, se sa do jetë numri minimal i pikëve. Është tjetër gjë nëse vetë çdo IAL vendos si kriter shtesë një numër minimal pikësh për kandidatët që kërkon të rekrutojë. B. Alternativë për pranimet e reja në IAL 1. Ç’punë ka shkolla e mesme me pranimet e reja në shkollat e larta?! Procesi i përfundimit të shkollës së mesme në vetë -vete kërkon zhvillimin e atyre provimeve që sot njihen si Provime të Detyrueshme dhe vetëm

kaq. Të tilla provime, historikisht, janë bërë në përfundim të shkollës së mesme, por asnjëherë nuk është “mobilizuar” një armatë e madhe njerëzish, deri edhe policë, për ruajtjen e nxënësve që të mos kopjojnë, për ruajtjen e mësuesve dhe drejtuesve të shkollës që të mos u japin kopje nxënësve. Problemi nuk është pajisja e nxënësve me diplomën e shkollës së mesme, por procesi i pranimeve të reja në shkollat e larta shtetërore që, për mendimin tim, i është bërë barrë shkollës së mesme, barrë të cilën ajo as nuk e ka mbajtur dot dhe as nuk ka arsye përse ta mbajë. Le ta lëmë shkollën e mesme të bëjë detyrën. Detyrë e shkollës së mesme është që të dëshmojë se nxënësit që dalin nga ajo derë janë “të pjekur”. 2. A është efektiv procesi i pranimeve të reja në shkollat e larta të vendit? Në konceptin “Matura Shtetërore” është përfshirë edhe Procedura e Pranimeve të reja në shkollat e larta shtetërore të vendit ose ajo që quhet “Meritë – Preferencë”. Parimi “Meritë-Preferencë” aplikohet formalisht për një kategori të madhe Programe Studimi, sidomos ato që rëndom konsiderohen pak të kërkuara. Në vite të tëra, statistikat e regjistrimeve në shkollat e larta shtetërore të vendit tregojnë se janë shumë programe studimi në disa Fakultete dhe Universitete, të cilat nuk plotësohen me kontingjentin e studentëve të parashikuar (kupto: kuotat) edhe pse afatet e regjistrimeve shtyhen e shtyhen, ndonjëherë shkojnë edhe deri në fund të semestrit të parë, edhe pse bëhen thirrje për të plotësuar formularët e aplikimit edhe për ata që “marrin” provimet e shkollës së mesme në vjeshtë (merret me mënd se ç’kontingjent është ky!). Pra, boll që kandidati (maturanti) ta ketë shënuar këtë program studimi në një nga Formularët e Aplikimit, pra, të ketë shënuar “Preferencë” dhe, pavarësisht nga “Merita”, ai është automatikisht i regjistruar në këtë program. Me fjalë të tjera nuk hyjnë në punë pikët e grumbulluara nga mesatarja, provimet e detyrueshme dhe provimet me zgjedhje, për të cilat harxhohen gjithë ato energji. Parimi “Meritë - Preferencë” do të kishte njëfarë kuptimi për disa programe studimi në disa fakultete dhe shkolla të larta shtetërore, për ato programe që rëndom quhen shumë të kërkuara. Mirëpo, numri i studentëve që regjistrohen në këto programe nuk besoj se është më shumë se 20% e numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen në vitin e parë në të gjitha shkollat e larta të vendit (shtetërore dhe private) si dhe në shkollat e larta jashtë vendit. A do ta vlente barra-qiranë që për një numër kaq të kufizuar kandidatësh të bëhet gjithë ajo zhurmë, gjithë

ato provime me zgjedhje, gjithë ato formularë e përllogaritje, gjithë ato zvarritje dhe vonesa në regjistrime, gjithë ato dyshime dhe akuza për fiktivitet etj?! 3. Si mund të bëhet aplikimi universitar? Mendojmë se, në drejtim të forcimit të cilësisë në arsimin parauniversitar dhe universitar, do të kishte ndikim për mirë rishikimi i pranimeve të reja në shkollat e larta shtetërore dhe private, pra, në të gjitha IAL e vendit. Ajo që propozoj mund të jetë: kombinim i “Preferencës” me “Konkurrimin”, dhe konkretisht: 1) Të “çlirohet” Matura Shtetërore nga “Procedura e Pranimeve të reja në shkollat e larta të vendit”, që do të thotë, të hiqen provimet me zgjedhje dhe pikëzimi në Maturën Shtetërore. Aplikimi për në shkollën e lartë të bëhet pasi kandidatët të kenë marrë Diplomën e Shkollës së Mesme dhe jo nëntë (9) muaj përpara se të mbarojë shkollën e mesme. 2) Jo kushdo që merr Diplomën e Shkollës së Mesme mund të aplikojë për të filluar studimet e larta. Të vendoset një “dysheme” për nivelin e njohurive që duhet të ketë kandidati aplikant për në shkollën e lartë, shtetërore apo private qoftë. Kjo “dysheme” mund të ishte mesatarja e shkollës së mesme. Kriteri i mesatares, si masë “paraeliminatore” për aplikim, nuk mund të jetë i vetmi për aplikimin në një Program Studimi të caktuar, ai duhet të shoqërohet me të tjerë kritere specifike. Një kriter specifik mund të jetë një “dysheme” për notën e grup lëndëve që janë bazamenti i programit të studimit. Kjo dysheme duhet të jetë qartësisht mbi “dyshemenë” e mesatares së përgjithshme. Si shembull: nëse një kandidat kërkon të aplikojë për Inxhinieri ai duhet të ketë nga shkolla e mesme, në lëndët Matematikë, Fizikë, Kimi e ndonjë tjetër, notë të lartë, të themi mbi tetë (8); nëse një kandidat kërkon të aplikojë për Gjuhë –Letërsi, ai duhet të ketë nga shkolla e mesme, në lëndët Gjuhë Shqipe, Letërsi e ndonjë tjetër, notë të lartë, të themi mbi tetë (8) e kështu me radhë. 3)Kriteri i notës mesatare dhe kriteri specifik për Programet e Veçanta të Studimit duhet të përcaktohen nga MAS ose një institucion tjetër shtetëror dhe të jenë të njëjta, të detyrueshme për të gjitha IAL e vendit, shtetërore apo private qofshin. IAL, për Programet e tyre të Studimit, mund të vendosin edhe

kritere të tjerë shtesë, por asnjëherë në kundërshtim me kriteret e përgjithshme që janë të detyrueshme për të gjitha IAL. 4) Para se të fillojë aplikimi, i cili bëhet nga vetë kandidati pranë IAL ku dëshiron të nisë studimet, kundrejt kritereve, rregullave dhe dokumentacionit të para miratuar nga strukturat përkatëse, nga MAS ose një institucion tjetër shtetëror duhet të jenë bërë të njohura kuotat e pranimeve të reja për çdo program studimi në çdo IAL, shtetërore apo private qoftë. Kuotat e pranimeve të miratohen jo sipas dëshirës së njërit apo tjetrit IAL, por të përcaktohen në bazë të standardeve të mirënjohura, siç mund të jenë: hapësira në ambiente, stafi akademik, laboratorët etj. IAL mund të regjistrojë në një Program Studimi më pak studentë sesa kuota e miratuar, por në asnjë rast më shumë se kjo kuotë. 5) Nëse në një Program Studimi të IAL, në përfundim të periudhës së përcaktuar për aplikim, rezulton se kanë aplikuar më pak ose aq sa është kuota e parashikuar, ky aplikim konsiderohet regjistrim përfundimtar, aplikantët tashmë konsiderohen studentë të vitit të parë. 6) Nëse në një Program Studimi të IAL, në përfundim të periudhës së përcaktuar për aplikim, rezulton se kanë aplikuar më shumë se sa është kuota e miratuar, atëherë aplikantët i nënshtrohen një TESTI të organizuar nga IAL përkatëse. Mund të bëhet pyetja: Përse TEST dhe jo regjistrim i bazuar në rezultatet e shkollës së mesme, duke filluar regjistrimi nga ai/ajo aplikante që ka mesataren më të lartë e duke zbritur deri sa të plotësohet kuota e përcaktuar? Ka një arsye të fortë për këtë. Problem i madh dhe shumë i diskutueshëm në pranimet e reja në Arsimin e Lartë, sipas parimit “Meritë - Preferencë” që aplikohet prej disa vitesh, është mos përputhja e njohurive reale të aplikantëve me vlerësimin me notë (apo pikë), thënë ndryshe, fiktiviteti i notave. Në këto kushte, Testi është ai që përcakton më të mirët ndër “më të mirët që kanë aplikuar”. Kështu, një rrugë dhe dy punë: zgjidhen vërtetë më të mirët që kanë aplikuar, ndërkohë do të ulet ndjeshëm fiktiviteti, mjaft i përfolur për disa shkolla apo dhe më gjerë. *Prof.asoc. Dr. Hysen Binjaku, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.


op-ed

2

Blog / Uruguajani që ‘vrau’ Marakanën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Arian Sukniqi: Këta i hedhin artistët në rrugë

13

19.06.2014

Universitet / Teatri në një orë “loje” të pazakontë

Zjarri i një shikimi mund të ndezë edhe diellin. - L. Esquivel

Lazarati si medalje për qeverinë N

ë prag të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, qeveria shqiptare vendosi ta anulojë miqësoren e kthimit në futboll mes policisë dhe Lazaratit dhe ta kthejë atë në një ndeshje me armë për të vendosur ligjin brenda mbretërisë së kanabisit. Kjo ndërhyrje e munguar e shtetit për vite me radhë, që është në fazat e saj të para, po shoqërohet nga një tendencë për ta paraqitur si Aktin Final të luftës kundër drogës. Ka një nxitim për të ngritur kupën ende pa përfunduar një ndeshje që nuk fillon e nuk mbaron në plantacionet e Lazaratit. Në këtë eufori, më shumë të nxitur sesa të natyrshme, ku bëhen thirrje për rreshtime e solidarizime, duket sikur kërkohet të lihen në hije dyshimet për atë çka vjen më pas. "Shteti futet në Lazarat", është togfjalëshi që duhet të mbizotërojë dhe pyetja "çka vjen më pas", nuk ka rëndësi. Është pak a shumë e njëjta gjë që kryeministrit Edi Rama i doli ndoshta pa dashur gjatë një interviste në mediat franceze, kur i kërkoi Francës të votojë pro statusit e të mos trembej nga anëtarësimi i Shqipërisë, se ky është një proces i gjatë e nuk dihet si shkon.

Pra duhet diçka tani për kapital politik dhe jo një angazhim afatgjatë për një qëllim jetik. Si investim për kapital politik po tingëllon edhe aktivizmi me të cilin kryeministri Rama po përcjell në media e rrjete sociale operacionin e 800 trupave policore në Lazarat. Ka një shqetësim të tij për të treguar se ky është i pari që po sfidon fshatin e kanabisit, që qeveria po i jep fund kultivimit të drogës dhe po ia ngre kokën lart nënës Shqipëri në sytë e botës, etj., etj. E në fakt, aksioni i bujshëm e ka bërë efektin e duhur mediatik. Mediat më të mëdha të botës e kanë përcjellë kumtin që Rama priste: policia shqiptare po lufton kundër trafikantëve dhe kultivuesve të drogës. E nëse droga ka qenë një shqetësim real i vendeve të BE, qeveria ka bërë lëvizjen e pritshme në prag të marrjes së statusit. Po më pas? Kjo është pyetja që qeveria shqiptare duhet t'i japë përgjigje për qytetarët e saj. Ajo që po ndodh në Lazarat nuk ka përse të përjetohet si një bast nëse hyn apo jo policia në fshat, as si sfidë se kush është më i forti. Një shtet, sado i dobët qoftë, nëse ka vendosmërinë e duhur ia

del të fitojë çdo betejë me kriminelët. Por beteja në këtë rast nuk është futja ose jo në Lazarat, nuk është trajtimi si në eposin e kreshnikëve të një fshati me 5 mijë banorë. Operacionit policor deri tani dhe vendimit të qeverisë për të depërtuar në plantacionet e kanabisit, i duhet dhënë merita që i takon. Pse jo, edhe t'i njihet si sukses pas dështimit gati 15-vjeçar për të bërë diçka të tillë nga qeveritë e mëparshme. Por deri këtu. Përpjekja e kryeministrit që aksionin e deritanishëm policor ta varë në gjoks si medalje në luftën kundër trafikut të drogës është e tepërt dhe e nxituar. Nevoja e tij për kapital politik e zhvleftëson dhe e ul në banalitet atë çka po ndodh orë pas ore në Lazarat. Çfarë arsye ka kryeministri që edhe në një rast si ky, për të cilin kërkon mbështetje nacionale, të provokojë opozitën apo të bëjë mistrecin me statuse plot nënkuptime? Tendenca për ta paraqitur palën tjetër si pjesë e të keqes apo për ta shtyrë në anën tjetër të barrikadës, dëshmon që interesi politik prevalon mbi angazhimin e vërtetë për luftë kundër narkotrafikut. Përveç konfliktit me kriminelët, qeveria do të mbajë ndezur edhe konfliktin tjetër për t'i

koment Armand Shkullaku

treguar botës dhe shqiptarëve se sa të vështirë e ka ajo luftën ndaj së keqes. Dhe se medalja i takon asaj dhe vetëm asaj. Sigurisht që policisë dhe qeverisë, edhe me kaq sa ka ndodhur, u takon një medalje. Por ajo duhet pranuar nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm me përulësi dhe jo me triumf, sepse futja në Lazarat nuk do të thotë luftë kundër narkotrafikut. Lazarati nuk është maja e lartë ku garohet se kush do të ngulë flamurin i pari. Është vetëm një pjesë, e rëndësishme sigurisht, në hartën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, nga Dukagjini deri në Tepelenë. Djegia e plantacioneve dhe arrestimi i Gates janë një goditje e fortë, por vullneti i qeverisë duhet të dëshmohet përtej një aksioni të bujshëm policor. Ky vullnet nuk ka të bëjë me pamjen

hijerëndë dhe zërin e trashur të Sajmir Tahirit se tani kriminelëve po u vjen fundi, por me zbulimin dhe shkatërrimin e rrjeteve mafioze të drogës që çdo ditë kalojnë tonelata me lëndë narkotike përtej kufijve. Ministri nuk është për të bërë përbetime folklorike, por për të punuar më shumë që bosët e drogës të mos kenë lidhje me policinë e shtetit apo drejtues të saj që u japin garanci që marijuanën e Lazaratit apo heroinën e Turqisë ta tranzitojnë nëpër Shqipëri me destinacion perëndimin. Kjo do të ishte dëshmi e vullnetit serioz të qeverisë për të luftuar narkotrafikun. Bimët e dënuara me djegie në Lazarat nuk janë një zgjidhje afatgjatë, sepse siç thotë edhe avokat Ngjela, nuk ka bimë të fajshme, por bllokimi i rrugëve të trafikut dhe eliminimi i lidhjeve kriminale brenda policisë janë një garanci për suksesin në luftën kundër drogës. Futja në Lazarat është një sukses, por që të mos kthehet thjesht në një certifikatë sa për marrjen e statusit, duhet shumë më tepër. Në vend të statuseve në facebook, kryeministri duhet të na tregojë çfarë do të bëjë qeveria e tij më pas.

Nevoja për konsensus dhe reforma territoriale

A

rtikulohet shpeshherë nga të zgjedhur të lartë politikë se përfaqësuesit vendorë nuk janë të aftë të kryejnë asnjë prej funksioneve të dhëna prej tyre me ligj, duke theksuar në këtë mënyrë nevojën e reformës territoriale. Por, shpeshherë, këto komente janë bazuar në paragjykime dhe jo në ndonjë studim serioz qeveritar apo nga institucione të pavarura. Për këtë arsye, Shoqata e Komunave, në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, ka kryer një studim në komunat e vendit për të identifikuar shërbimet që këto njësi vendore mundet të kryejnë dhe cilat kanë vështirësi ato të performojnë në standardet që kërkohen nga qytetarët. Sipas këtij studimi, komunat e vogla dhe të mesme, ato që kanë nën 10 mijë banorë, nuk kanë mundësi t’u ofrojnë qytetarëve të tyre shërbime që lidhen me kanalizimet e ujërave të ndotura dhe kullimit, ndërsa komunat e mesme dhe të mëdha kanë probleme për sa i përket çështjeve si planifikimi urban dhe ai i mbetjeve. Por, pavarësisht madhësisë së tyre, komunat kryejnë mjaft mirë një sërë funksionesh që lidhen me rendin publik, shërbimet shëndetësore parësore dhe po kështu ato të arsimit të ulët. Nga ana tjetër, më shumë se 70 për qind e të anketuarve janë të qëndrimit se kë-

koment Agron Haxhimali

to komuna arrijnë të kryejnë pozitivisht funksione si ndër­timi dhe mirëmbajta e rrugëve ven­dore, ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore dhe historike, ruajtja e rendit publik, mbrojtja civile, arsimi parauniversitar, kujdesi i shën­detit parësor, por dhe funksione të tjera të përbashkëta, si gjendja civile dhe qendra të regjistrimit të bizneseve. Por dihet që tërë këto funksione të komunave nuk janë shoqëruar ndonjëherë me decentralizim të plotë. Në vetvete decentralizimi garanton një formë më të mirë qeverisjeje demokratike dhe u lejon qytetarëve të jenë më pranë vendimmarrjes duke siguruar efikasitet në politikat zhvillimore. Por teksa si një koncept teorik, decentralizimi është bindës dhe i përshtatshëm në praktikë, kanë dalë vështirësi në fuqizimin e pushtetit lokal dhe në sigurimin e pjesëmarrjes aktive të njerëzve në qeverisjen e komuniteteve lokale, pasi decentralizimi politik (demokratik)

është ndjekur nga një decentralizim fiskal shumë i vonuar. Ndaj duket se qeveria e thekson më tepër se duhet nevojën për reformë territoriale, ndërkohë që problemi është decentralizimi i pushtetit dhe jo vetëm reforma territoriale, pasi kemi njësi vendore me territor të madh, por performojnë shumë pak, siç dhe kemi njësi vendore me territor të vogël, por që performojnë mirë. Sipas ministrit Çuçi, kriteri bazë për reformën territoriale ka qenë krijimi i zonave funksionale ku janë ofruar dy alternativa, një me 39 njësi vendore e tjetra me 47 njësi, nga 385 që kemi aktualisht. Po sipas ministrit Çuçi, varianti i parë bazohet në hartën e ish-rretheve të dikurshme të vitit 1992 dhe varianti me 47 njësi shkon përtej këtyre, duke u nisur nga viti bazë 1992, por duke identifikuar brenda territoreve zona funksionale të reja që mundet të jenë jashtë territorit të rrethit, por që kanë ndërveprime institucionale, biznesi, njerëzore shërbime etj. Reforma territoriale kërkon një qartësim të funksioneve të reja që do të shoqërojnë njësitë e reja vendore. Variantet e ofruara nga qeveria me 39 apo 47 njësi vendore janë vetëm një pjesë e kësaj reforme. Ky variant i komprimon më shumë se ç’duhet njësitë vendore dhe kjo mund të sjellë një frymëmarrje me probleme

përsa i përket afrimit të shërbimeve në zonat periurbane dhe komunat e largëta. Një variant do të ishte që zonat urbane, ose 65 bashkitë aktuale, të zgjerohen dhe bashkohen me zonat rurale që kanë pranë apo komunat satelitore. Pjesa tjetër të mbeten komuna rurale, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën. Në vitin 2012, SIDA ka financuar një studim mbi reformën territoriale në Shqipëri për llogari të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Ky studim midis 5 opsioneve rekomandon që Shqipëria të ketë një numër prej 80 njësish të qeverisjes vendore të nivelit bazë, bashki dhe komuna. Duke qenë se studime të ndryshme ofrojnë dhe alternativa të ndryshme të reformës territoriale, duket që është me rëndësi që për ta bërë sa më efikase dhe legjitime reformën afatgjatë, është me rëndësi që autoritetet lokale të vendosin vetë nëse janë ose jo dakord me ndryshimet e reja territoriale. Është me rëndësi që komuniteti duhet të respektohet dhe trajtohet me të njëjtën rëndësi siç trajtohen kriteret teknike paraprake. Zagorinë, një komunë e vogël 60 km larg Gjirokastrës, nuk mundet ta integrosh lehtësisht në hartën e një njësie tjetër vendore, pra ajo mund të rrijë ashtu siç është, si entitet dhe identitet më vete. Kjo kërkon padyshim rishikim të kompetencave

dhe detyrimeve që ajo do të ketë. Duhet theksuar që shoqata jonë ka qenë pro reformës territoriale dhe ka bërë propozimet e saj vite më parë. Ne si shoqatë, që pas vitit 2005 kemi studiuar për një ndarje të re territoriale, që e kemi ndarë me qeverinë e mëparshme dhe aktuale dhe kemi qenë në pararojë për këtë reformë të rëndësishme shtetërore. Por reforma e re e propozuar ka probleme, pasi ka disa elementë që ne nuk jemi të qartë, duke shtruar dy pyetje me rëndësi: cili do të jetë modeli i qeverisjes vendore në Shqipëri? Pra do të kemi një nivel, dy nivele apo të ndërmjetme, dhe si do të prekë reforma qarqet? Së dyti, a mundet të ketë reformë, e cila do të zgjidhë problemet e pushtetit vendor pa një proces gjithëpërfshirës? Dihet që komunat që i përkasin opozitës nuk janë pjesë e konsultimeve dhe nuk japin kontributin e tyre në konsultimet për propozimet e bëra. Ndaj ne mendojmë se qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të përfshirë opozitën dhe të gjithë aktorët e shoqërisë civile gjatë kësaj periudhe dhe të mos shmangë zërin e të zgjedhurve vendorë, si ata të majtë, ashtu dhe ata të djathtë, pasi ata i njohin problemet e tyre lokale më mirë se çdo autoritet tjetër. *Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Komunave të Shqipërisë


14 19.06.2014 universitet

nis ma

Regjisorët Shkëlzen Berisha dhe Sonila Kapidani, praktikuesit e parë të metodologjisë “Teatri në Edukim - Fjongo e argjendtë”, realizuar nga Qendra e Hulumtimit Progresiv, flasin për eksperiencat e tyre në shkollat e kryeqytetit

Teatri në edukim

tani në të gjitha shkollat Teatri në Edukim si metodologji nisi së pari të aplikohej në Britani, ku në botim e sipër është dhe një libër me titull “The Roots, The Fruits and The Shoots of Theatre in Education”, për të tashmen dhe të ardhmen e tij, ku një vend të veçantë zë edhe puna e dy regjisorëve shqiptarë Aida Tuci

N

ë fillim synimi ishte që të krijohet kompania e parë teatrore që prodhon Teatër në Edukim në Shqipëri. Regjisorët Shkëlzen Berisha dhe Sonila Kapidani, iniciatorët e projektit “Teatri në Edukim - Fjongo e argjendtë”, realizuar nga Qendra e Hulumtimit Progresiv, besojnë se tashmë është krijuar. Për dy regjisorët, ky ka qenë synimi fillestar që tani është bërë fakt. Janë një grup njerëzish që punojnë për këtë. “Teatri në edukim” është një projekt novator në Shqipëri, por që ka një histori suksesi të vazhdueshëm në gjithë botën. Nisi në vitin 2012 si projekt pilot në katër shkolla të Tiranës, me mbështetjen e Fondacionit Soros. Vit pas viti kjo metodologji i dha frytet e veta. Metodologjia e re, e panjohur deri atëherë në shkollat tona, u shtri një vit më vonë në 25 shkolla të tjera. Këtë vit edhe në kuadër të iniciativës së Ministrisë së Kulturës për Edukimin Përmes Artit, “Teatri në Edukim” do të shtrihet në të gjitha shkollat e Tiranës dhe do të prezantohet në pesë klasa të shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren. Shkëlzen Berisha, regjisori nga Kosova e dinte rolin e madh që kishte arti në zhvillimin e fëmijëve, por i duhej trajnimi dhe përvoja disavjeçare në Britani për ta sjellë më pas edhe në Shqipëri dhe Kosovë. “Teatri në edukim - Fjongo e argjendtë”, siç do ta kuptoni, nuk ngjason aspak me orën e zakonshme të mësimit e as thjesht me një shfaqje teatrale ku nxënësit janë spektatorë. Është shumë më shumë se kaq. Fëmijët përmes lojës mësojnë, e përmes të mësuarit, edukohen, por mbi të gjitha “Teatri në edukim” u jep atyre mundësinë që të ndërtojnë besimin tek vetja, të zhvillojnë mendimin kritik, imagjinatën, komunikimin, punën në grup dhe e bën procesin e të nxënit një veprimtari të kënaqshme për të gjithë. “Ky është një program që aplikohet për nxënësit e klasave të para dhe të dyta, që sapo kanë nisur programin e gjatë të edukimit në shkollë. Pro-

grami fillon me eksplorimin e kulturës së klasës dhe të shkollës”, - shpjegon Kapidani orën e “lojës” me fëmijët. Çfarë është klasa? Çfarë është shkolla? Çfarë është kultura? Po imagjinata? Po gërmat, shkronjat, numrat? Pse i ka shpikur njerëzimi?...Janë disa nga pyetjet e para që mësuesit/aktorë së bashku me nxënësit kërkojnë t’u gjejnë përgjigjet e që pastaj do shërbejnë për të krijuar tregimin e tyre. “Kanë qenë vërtet befasuese për ne këndvështrimet e ndryshme të fëmijëve për këto pyetje që ne shtrojmë. Shpeshherë të gjithë ata që vijnë dhe ndjekin këtë metodë mahniten dhe befasohen nga perceptimi që kanë fëmijët dhe nga lehtësia me të cilën ata kyçen në proces”, thotë Kapidani. Fëmijët përfshihen me dëshirë në orën e pazakontë dhe fillojnë të imagjinojnë se si do të ishte bota, qenia njerëzore nëse nuk do të ekzistonte shkolla, shkronjat, numrat, gërmat. “Do të ishte një shkretëtirë, një vrimë e zezë”, është perceptimi që ka një prej tyre. Pasi kanë zhvilluar imagjinatën e tyre mbi çfarë do të ishte bota pa edukimin, dy mësuesit e pazakontë të asaj ore mësimi, Sonila Kapidani dhe Shkëlzen Berisha u flasin për një djalosh që ka pak a shumë moshën e tyre dhe që vjen sot për herë të parë në shkollë. Ata së bashku me grupin e punës kanë si detyrë të krijojnë një tregim dhe të gjithë këtë strukturë pedagogjike, që është përgatitur paraprakisht, fëmijët e plotësojnë me versionet e tyre të historisë. Ata bëhen në një mënyrë autorët e tregimit, ky është tregimi i tyre. “Tregimi është një ngjarje që kërkon ndihmën e fëmijëve dhe ndihma duhet të jetë imperative dhe e atypëratyshme dhe ky imperativ i fut fëmijët në një përgjegjësi që të kontribuojnë dhe ta zhvillojnë tregimin por në një mënyrë shumë të natyrshme, duke u bërë pjesë e tij, jo si aktorë, por si autorë që i japin zgjidhje ngjarjes”, - thotë regjisori nga Kosova, Shkëlzen Berisha. Kështu pra, tregimi që ata kanë zgjedhur sot për fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada”, bën fjalë për një djalë që ka ardhur më vonë në shkollë, sepse jeton në një lagje në periferi të qytetit, në një barakë të vjetër dhe nuk ka pasur mundësi të ndjekë shkollën më herët, ndaj vjen sot për herë të parë në shkollë. Ky është subjekti i tregimit që fëmijët duhet ta zhvillojnë. Ata menjëherë angazhohen që ta bëjnë shokun e ri pjesë të klasës. “Këtu fillon gjithë ai eksplorim i klasës dhe shkollës që është bërë pak më parë me aktorët/ mësues. Një nga të rinjtë e grupit të punës kthehet në personazhin djalë. Fëmijët fillojnë t’i shpjegojnë të sapoardhurit në klasë se çfarë kanë mësuar deri në atë moment,

Teatri në Edukim u jep atyre mundësinë që të ndërtojnë besimin tek vetja, të zhvillojnë mendimin kritik, imagjinatën, komunikimin, punën në grup dhe e bën procesin e të nxënit një veprimtari të kënaqshme për të gjithë. “Ky është një program që aplikohet për nxënësit e klasave të para dhe të dyta, që sapo kanë nisur programin e gjatë të edukimit në shkollë

rëndësinë e shkronjave, numrave që do t’i mësojnë së bashku. Bëhen edhe mësues, edhe shokë klase. I ofrojnë librin e gjuhës dhe matematikës, i shpjegojnë pse duhet, i tregojnë çdo gjë që kanë dhe e mbartin çdo ditë në çantat e veta të shkollës. Dhe shikojnë se ai djalë paska në dorë vetëm një shall, shami, fjongo ose flamur..çdo klasë e ‘sheh’ ndryshe çfarë mban në dorë i sapoardhuri. Aty janë të shkruara disa fjalë dhe fëmijët përpiqen të gjejnë kuptimin e fjalëve, domethënien, pse janë shkruar aty”. Pa e kuptuar, fëmijët ngërthehen në “lojën” e kuptimit dhe moskuptimit. Fillojnë të hulumtojnë në fusha të ndryshme; pema e familjes, prejardhja, si trashëgohet kultura, dija etj . Diku ngecin...Jo gjithçka arrijnë të kuptojnë. Për të mësuar më shumë pyesin djalin, por djali i pamësuar me mjedisin, ikën nga klasa dhe shkon tek vendi ku ai jeton. Kështu ata shkojnë te shtëpia e djalit ku nëpërmjet disa objekteve ai bën një udhëtim imagjinar në kohë, kërkon rrënjët e familjes së tij; me sytë e mendjes sheh mamanë e vogël, ka thuajse të njëjtën moshë si dhe ai tani, gjyshin, gjyshen etj. Pas kësaj nis debati... fëmijët nuk përmbahen më. Por tregimit i duhet një titull. “Në fund të zhvillimit të tregimit vendosim për titullin. Gjithmonë është i ndryshëm nga njëra klasë në tjetrën”, - thotë Kapidani. Për dy regjisorët kjo është një metodologji që kërkon përgatitje profesionale, mund dhe punë sepse ndërlidh pedagogjinë me artin. Do të thotë që përdoren mjetet artistike në funksion edukativ. Dhe është një punë që nuk mund ta bëjë kushdo që ka dije vetëm për njërën fushë. E rëndësishme është që fëmijët përfshihen në një diskurs eksplorues dhe jo thjesht konsumues, madje dhe ata të ndrojturit që kurrë s’u dëgjohet zëri në klasë. Modeli Britanik që do të aplikohet në gjithë Shqipërinë Kjo metodologji nisi së pari të aplikohej në Britani nga kompanitë e para të krijuara rreth viteve ‘60-‘70 që synonin t’u vinin në ndihmë shkollave në realizimin e orës së mësimit si veprimtari gjithëpërfshirëse. Që në shek. e 19-të, nga Jean Jack Rousou është folur për herë të parë për edukimin me në qendër nxënësin dhe pas dekadave kërkime dhe sprova të ndryshme, metodologjia Teatri në Edukim tashmë është një metodologji që përdoret g jerësisht deri në Azi. “Ndërkohë në Britani, në botim e sipër është një libër shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë, me titull “The Roots, The Fruits and The Shoots of Theatre in Education”, për të tashmen dhe të ardhmen e Teatrit në

Edukim, ku do të zë një vend të veçantë edhe puna jonë, si praktikues të parë të kësaj metodologjie në Shqipëri. Janë disa kompani që janë themeluar në gjithë botën për aplikimin e kësaj metodologjie pikërisht nga fakti se ka dhënë rezultate të fuqishme. Si kompani edhe ne duam që të zgjerojmë grupin dhe të përfshijmë njerëz të tjerë, sidomos të rinj dhe studentë, që të zgjerojmë aplikimin e kësaj metodologjie”, - thotë Shkëlzen Berisha. Po si do të realizohet kjo? Fillimisht janë njohur me metodën dhe pasi janë trajnuar, janë bërë pjesë e grupit të punës studentë nga Fakulteti i Arteve, në mënyrë që kjo metodë të aplikohet në sa më shumë shkolla. Janë zhvilluar seminare me mësimdhënësit në të cilët është diskutuar fuqia që ka drama në procesin e të nxënit, si edhe çështjet mësimore për ndërtimin e programeve të reja. Do të zhvillohen përsëri workshope dhe seminare, në muajt tetor-nëntor, në të cilët është ftuar edhe një nga ekspertët e kësaj metode në Britani, regjisori Ian Yeoman. Kapidani dhe Berisha synojnë që programin “Teatri në Edukim- Fjongo e Argjendtë” ta shtrijnë dhe në qytete të tjera. Fatmirësisht, projekti i tyre i shkon për shtat nismës së Ministrisë së Kulturës “Edukim përmes artit”. Andaj në 2015ës, vetë ministrja Mirela Kumbaro ka shprehur dëshirën që ky projekt të zgjerohet në gjithë Shqipërinë. “Edhe qendra jonë është duke u përpjekur ta bëjë këtë gjë. Ne kemi hedhur hapat e parë jo vetëm me metodologjinë “Teatri në Edukim”, por edhe me metoda të tjera pune si Teatri Zhvillues, Teatri Interaktiv etj. Dëgjojmë këtu njerëz, por edhe profesionistë që mendojnë se këto metoda janë të njëjta e mund t’i aplikojë gjithkush që ka një diplomë të regjisë apo aktrimit, por në fakt nuk është aspak kështu. Aplikimi i këtyre formave, sidomos kur këto kanë si pjesëmarrës fëmijët kërkon shumë kujdes. Çdo tendencë për të provuar zbatimin e tyre pa njohje profesionale, trajnim adekuat apo përvojë të duhur, kthen vlerën edukative në impakt negativ dhe potencialisht të dëmshëm në zhvillimin emocional dhe intelektual të pjesëmarrësve. Ndaj, Qendra jonë si një nga veprimtaritë e këtij projekti dhe synim afatgjatë ka organizimin e trajnimeve për studentë nga Fakulteti Pedagogjik edhe Universiteti i Arteve si dhe aktorë dhe mësues të rinj, për t’i bashkuar energjitë e të dy palëve në këtë punë, duke rritur kështu edhe burimet njerëzore profesionale për zgjerimin e këtyre formave në të mirën e përfitimit të sa më shumë fëmijëve në vend”.


kulturë

Gazeta MAPO

19.06.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15

Londo, drejtor i Teatrit “Kujtim Spahivogli”...thjesht formalitet Që kur u shpallën katër kandidaturat për të drejtuar Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, më i “kuotuari” si kandidati fitues ishte regjisori Kiço Londo. Mes kandidaturave të Erion Kames, Genti Bejkos dhe Xheni Koçit, Kiço Londo shihej si fitues jo vetëm për lidhjet e afërta të tij me të majtën qeverisëse, por dhe për dy eksperiencat e mëparshme në drejtim; më parë si drejtor i Teatrit Kombëtar, dhe i fundit drejtor i Teatrit të Metropolit. Ndaj vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave

Teatri Balet

ishte thjesht formalitet. Nga dita e sotme, zyrtarisht Kastriot Çipi lirohet nga detyra dhe në vend të tij, Këshilli i Ministrave (me propozim të Ministrisë së Kulturës) vendosi që drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” të jetë regjisori Kiço Londo. Bazuar në platformën konkurruese të Londos, platformë që u shpall fituese, drejtori i ri do të ketë në vëmendje hapjen e institucionit të Teatrit Eksperimental ndaj rrymave të ndryshme të artit dhe performancave teatrore,

duke bërë që ky teatër të jetë më shumë në favor të të rinjve. Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat e Ministrisë së Kulturës për platformat e kandidatëve. Gjithashtu, një nga kriteret kryesore të MK-së për kandidatin fitues ishte që, ai të përkrahë reformën e kontratave me institucionet dhe të jetë i gatshëm për të nënshkruar me ministrinë një kontratë për menaxhimin artistik të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me Kiço London, Ministria e Kulturës ka drejtuesin që i duhet.

Maestër Sukniqi shpjegon arsyet e pushimit nga puna, e në të njëjtën kohë jep panoramën e asaj që po ndodh brenda Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, një institucion “i izoluar” ndaj medias që me ardhjen e drejtorit Ilir Kerni

Arian Sukniqi:

Këta i hedhin artistët në rrugë Aida Tuci “Asnjë nga artistët nuk ka dalë pa punë. Të gjithë janë të mbrojtur”. Kjo është përgjigjja publike e para do kohëve e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni për 120 artistët që protestonin në dyert e institucionit që ai drejton. Urdhri i datës 12 qershor për pushimin nga puna të Balet/ Maestër, Arian Sukniqi, që mban firmën e drejtorit Ilir Kerni, tregoi se jo të gjithë janë të mbrojtur. Në intervistën e tij për Mapo-n, Balet/Maestër Arian Sukniqi ndalet të shpjegojë, sipas tij, arsyet e vërteta të pushimit nga puna e në të njëjtën kohë jep panoramën e asaj që po ndodh brenda institucionit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, një institucion “i izoluar” ndaj medias që me ardhjen e drejtorit Ilir Kerni. Zoti Sukniqi, cilat janë arsyet e largimit tuaj nga puna? Që më datë 7 janar, drejtori Ilir Kerni më ka kërkuar largimin nga puna me anë të një sms-je ku shkruante: “Arjan, gjej një mundësi të largohesh nga teatri, pasi planet e mia janë për ta bërë teatrin totalisht klasik. Por ty do të të ftoj të bësh balete herë pas here”. Dje roja e institucionit me dorëzoi një zarf, brenda të cilit ishte një urdhër i drejtorit, ku shkruhej: “Urdhëroj ndërprerjen e marrëdhënieve të punëve me z. Arjan Sukniqi me detyrë Balet Maestër në sektorin e Baletit pranë TKOBAP”. Dorëzimi i detyrës nga ana ime, sipas këtij urdhri ishte vendosur të bëhej më datë 16 qershor 2014. Ditën që m’u dorëzua mua zarfi në institucion u vendos një lajmërim për të gjithë punonjësit e institucionit, ku u bëhej presion sipas meje, që po nuk firmosët kontratat, nuk jepen rrogat. Unë nuk e kuptoj, çfarë lidhje ka firmosja e kontratës me rrogat?! Sipas jush, cilat janë arsyet e pushimit tuaj? Nuk e di arsyen. Biseda e parë mes nesh ka qenë: “Ose ti, ose unë në Teatrin e Operas dhe Baletit!” Kur unë i thashë që “ik ti, se mua më gjete këtu”, Kerni më kërkoi që nga Balet/ Maestër, unë të bëja ushtrimet në mëngjes për trupën e baletit. Me pak fjalë, unë, nga krijues të kthehesha në një pedagog në një trupë baleti, një punë të cilën nuk e kam kryer asnjëherë sepse ky nuk është formimi im profesional. Unë sigurisht që nuk e pranova kurrë këtë propozim. Në institucionin e Teatrit të Operas kam hyrë me konkurs. Iku Agron Aliaj dhe u hap një konkurs publik për Balet/Maestër. Unë mora pjesë në konkurs dhe fitova vendin e punës. Në fillim të këtij viti paraqita pesë projekte për trupën e baletit dhe trupën e Ansamblit të Valleve Popullore. Për trupën e baletit për herë të parë do vihej Ali Pashë Tepelena, një sipërmarrje shumë e madhe nga ana ime. Tjetri ishte një version i Don Kishotit dhe një i Gëtes, si dhe dy projekte me Ansamblin e Valleve Popullore. Asnjëri nga këto projekte nuk u miratua. Drejtori as i kishte lexuar. Që kur kanë ardhur në krye të institucionit si Ilir Kerni dhe udhëheqja artistike Abdigel Voshtina, vënë në skenë projektet e tyre.

Por a nuk ka një bord artistik që diskuton dhe miraton projektet? Po, por bordi nuk mblidhet. Në bord është Inva Mula, e cila nuk jeton në Shqipëri, Thoma Gaçi, Eno Peçi, që jeton në Vjenë, Luan Bregasi etj. Asnjëri nuk e gjen kohën për t’u mbledhur e jo më për të diskutuar ose për të miratuar kalendarin. Ata janë thjesht për imazh. Gjithçka që vihet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit i lihet spontanitetit dhe preferencave të drejtorit. Dhe qershia mbi tortë në gjithë këtë histori është fakti se; të gjithë punonjësit në Teatrin e Operas dhe Baletit janë me arsim të lartë, vetëm drejtori është me arsim të mesëm. Do ta pranoja këtë nëse drejtori do të kishte ndonjë kontribut në fushën e menaxhimit, por ai nuk ka as edhe një kontribut të tillë. Unë nuk di që Ilir Kerni të ketë ardhur një herë për të realizuar ndonjë projekt në skenën e Teatrit të Operas. Ai thjesht ka ardhur të interpretojë, ka marrë lekët dhe është larguar. Pse artistët, përfshi dhe ju, trembeni nga kontratat sezonale? Ky është një keqkuptim shumë i madh. Asnjë artist nuk i trembet kontratave sezonale, por ti si institucion nuk ke të drejtë ligjore që të kthesh në nul një kontratë ekzistuese sepse ashtu do ti, dhe si argument për të përligjur veprimin tënd thua se artistët i tremben konkurrencës dhe kontratave sezonale. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Sipas konkluzioneve që ka nxjerrë një grup pune i ngritur nga MK, është vënë re se në TKOB kishte mungesë të kontratave të vlefshme të punës, moszbatim të ligjit mbi Artin dhe Kulturën, arbitraritet në kategorizimin profesional të artistëve dhe moszbatim të parashikimeve të kontratës kolektive. Pra, kontratat ekzistuese nuk janë në për-

puthshmëri me legjislacionin? Ky pretendim është vetëm një shashkë. Në një institucion ku kontrolli i shtetit vjen dy herë në vit nuk është e mundur të ndodhë kjo. Në kontrollin e fundit të auditit janë marrë në shqyrtim të gjitha kontratat e punës dhe auditi nuk evidentoi asnjë shkelje. Mendoj se kanë dashur të justifikojnë kontratat e reja që propozojnë. Të gjitha kontratat janë bërë sipas legjislacionit në fuqi. Për t’u mbrojtur pikërisht nga këto “lajthitje” të drejtuesve rishtarë, neve na shërben si mbrojtje kontrata kolektive, e cila nënshkruhet ne Ministrinë e Kulturës, kurse kontratat individuale nënshkruhen me institucionin, që është Teatri i Operas dhe Baletit. Ç’do të thotë për ju, kontratë kolektive pune? Kjo është një kontratë që ne e kemi marrë me vendim gjykate. Kjo kontratë kolektive është një lloj statusi për ne artistët. Në mungesë të një statusi për artistin u gjet si zgjidhje kontrata kolektive. Nëse do kishte një status për artistin, nuk do lindte nevoja për kontratë kolektive. Kjo kontratë në fakt është në favor të artistëve që e kanë të pamundur të jenë 100% në skenë. P.sh, një balerin del në moshën 60 vjeç në pension. Si mendoni ju, se një balerin mundet të kërcejë në skenë në atë moshë? Atëherë, çfarë do të bëhet me ta nëse nuk ka një status që t’i mbrojë ose një kontratë kolektive, siç e kemi zgjidhur ne me vendim gjykate. Kontrata kolektive mban ato të drejta që në fakt duhet t’i përcaktojë statusi i artistit. Ministria e Kulturës, në emër të reformës, ka dalë me një propozim për hartimin e një skeme të qartë punësimi dhe zhvillimi karriere, sipas modeleve të njohura të institucioneve artistike europiane. Kjo është bërë me konsensus, sipas saj, me Sindikatën e Ar-

tistëve... Nuk është e vërtetë se ka patur konsensus me artistët. Si mundet të jetë e vërtetë kjo, kur 120 artistë firmosin se nuk bien dakord me çka propozon Ministria e Kulturës?! Ku është ky konsensus? Kjo do të thotë se ju nuk gjeni konsensus as brenda komunitetit të artistëve. Pjesë e grupit të punës së ngritur nga MK ka qenë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, zoti Reshat Ibrahimi? Shteti është shumë i fortë dhe përdor “të dobëtit”. Edhe ne brenda nesh sigurisht që kemi problemet tona. Reshat Ibrahimi nuk përfaqëson më Sindikatën e Artistëve. Ai nuk përfaqëson të drejtat tona, sepse në momentin që ne kishim nevojë për të, ai na braktisi. Ne si komunitet artistësh kemi zgjedhur për të na përfaqësuar tenorin Rudi Sata. Ministria e Kulturës e konsideron të domosdoshme reformën në institucionet e artit. Këtë reformë ajo e mbështet në disa shtylla të rëndësishme, siç është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm e transparent punësimi; rritja e konkurrencës dhe cilësisë artistike dhe garantimi e respektimi i dinjitetit të artistit. Ju nuk bini dakord me këtë? Çështja për të cilën po flasim nuk ka lidhje me reformën që kërkon të bëjë ministria në institucion. Kontratat ekzistuese nuk kanë qenë pengesë as për rritjen e konkurrencës, as për cilësinë e projekteve artistike. Konkurrenca ka gjithmonë mes artistëve, qoftë për marrjen në punë të tyre, qoftë dhe për projekte të ndryshme artistike. Nëse ministria kërkon rritjen e konkurrencës, çfarë problemi paraqesin kontratat? Artistët e Teatrit të Operas gjithmonë janë në konkurrencë me njëri-tjetrin. Kështu ka funksionuar gjithmonë. Për çdo rol apo projekt kishte një komision që vendoste, komision në përbërje të të cilit ishin artistë të nderuar. Ndërsa tani, është drejtori që vendos se kush duhet të ngjitet në skenë e kush projekt duhet miratuar. Si është më e drejtë; kur vendos një komision, apo një njeri i vetëm? Ndërsa përsa i përket garantimit të dinjitetit të artistit, ne prandaj kemi protestuar. Kontratat që propozon ministria nuk e garantojnë artistin, përkundrazi, artisti rrezikohet. Me këto kontrata, këta e hedhin artistin në rrugë. Unë mendoj se dhe vetë ministria nuk është e qartë për reformën që kërkon të ndërmarrë. Ju shihni ndonjë zgjidhje për këtë ngërç që është krijuar mes artistëve dhe drejtuesve të TKOB-së? Mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje është që, së pari të krijohet statusi i artistit dhe pastaj të fillojë negocimi për kontratat. Nuk është e drejtë që t’i lihet në dorë një njeriu vendimi për të hequr apo marrë në punë artistët, siç është bërë me gjithë administratën e TKOB-së që i hoqi pa asnjë shkak. Kështu veproi dhe me mua.


16 19.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori 2014 Spanja jashtë Botërorit, Holanda fiton me vuajtje Mbytet Spanja, “luftanija” e Del Bosches fut ujë nga të gjitha anët! Surpriza e parë e Botërorit është moskalimi i grupit nga kampionët e botës. Kili i mund 2-0 dhe i kthen në shtëpi. Holanda kalon me vështirësi Australinë, por ka para një gjysmëfinale me kilianët në ndeshjen e fundit në grup për të shmangur Brazilin. Arbi Fortuzi

E

duardo Vargas në minutën e 20 dhe Charles Aranguiz në të 43-ën, i dhanë dorën e fundit kampionëve të botës, të cilët kthehen në shtëpi kokulur. Luftanija e Vincent Del Bosches fut ujë nga të gjitha anët. Skuadra spanjolle ka pësuar 7 gola në dy ndeshje, ndërsa ka shënuar vetëm një. Ndeshja e zhvilluar në “Maracana” të Rio De Janeros, mes Spanjës dhe Kilit, e vlefshme për turin e dytë të grupit “B” ishte një makth pa fund për kampionët e botës. Iberikët shëtitën fanellën përgjatë gjithë lojës, teksa “shijonin” vallëzimin e kilianëve, që shënuan dy gola dhe shpërdoruan mjaft raste. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e lojtarëve të Spanjës janë pre e lodhjes së sezonit të sapopërfunduar, pasi gati 80% e lojtarëve ishin pjesë e finales së Ligës së Kampionëve. Zgjedhjet e teknikut spanjoll Del Bosche nuk ishin të goditura. Diego Costa dhe Fernando Torrez rezultuan një dështim përball mbrojtjeve kundërshtare, shtuar këtu dhe formën jo të mirë të portierit Casijias, rrugëtimi i Spanjës në Botërorin e Brazilit u kthye në një zhgënjim për sportdashësit e shumtë. Nga krahu tjetër duhen përgëzuar kilianët, të cilët tashmë do ndeshen me Holandën për të përcaktuar fituesen e grupit “B”. Holanda Emocione, surpriza, përmbysje rezultati dhe gjithçka tjetër që ofron një ndeshje futbolli ishin pjesë e sfidës Australi- Holandë, e vlefshme për turin e dytë të grupit “B” të Botërorit të Brazilit. Van Persie dhe Roben kanë qenë sërish vendimtarë me golat e tyre, ndërsa ka qenë i riu Memphis Depay në minutën e 68, i cili u hapi dritën jeshile tulipanëve drejt fitores finale 3-2 ndaj Australisë. Ndeshja dhuroi mjaft emocione, madje si

rrallëherë pamë dy përmbysje rezultati. Fillimisht ishte Roben, që përfitoi nga një pasiguri e mesfushës së ishullorëve dhe furishëm u vërsul drejt zonës kundërshtare, ku u gjend i vetëm përballë portierit Mathew Ryan. Për lojtarin e Bayernit ishte një lojë fëmijësh të përcillte topin në rrjetë nga ai pozicion, duke mos i dhënë asnjë mundësi gardianit të portës australiane të ndalonte topin. Pa përfunduar gëzimi i tulipanëve, në stadiumin “Beira-Rio” të Porto Alegres, ku pjesa më e madhe e 43 000 tifozëve ishin ende të dehur nga gëzimi i golit të Roben, Tim Cahill u ngriu atyre buzëqeshjen në buzë. Bomberi australian u shërbye mjaft mirë nga shokët e tij në zonën holandeze, nga ku lëshoi një predhë drejt portës së mbrojtur nga Jasper Cillesen, i cili nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta. Më tej loja u zhvillua në mesin e fushës, ku treshja Breschano, Oar dhe Lecike treguan një lojë më të mirë se mesfusha e tulipanëve, De Jong, Sneijder dhe De Guzman. Për t’u shënuar në pjesën e parë ishte agresiviteti i Cahill, që ndërhyri dy herë rrezikshëm ndaj mbrojtësit të tulipanëve Martin Indi, duke u ndëshkuar me kartonin e verdhë. Indi për fatin e tij të keq, u detyrua të dalë nga loja, pasi fizikisht nuk mundi të vijonte më tej. Ky zëvendësim do të rezultonte thelbësor për fitimin e lojës nga ana e holandezëve, pasi golin e fitores së tulipanëve do ta shënonte pikërisht Memphis Depay, lojtari që mori vendin e të dëmtuarit. 45-minutëshi i dytë nisi nën hijen e të parit, kangurët u shfaqën të rrezikshëm në portën holandeze, duke fituar edhe një 11-të metërsh, i cili do të kthehej në gol nga kapiteni Mile Jedinak në minutën e 54. Gëzimi i ishullorëve do të zgjaste vetëm pak, pasi holandezët vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 58’, përmes

Zgjedhjet e teknikut spanjoll Del Bosche nuk ishin të goditura. Diego Costa dhe Fernando Torrez rezultuan një dështim përball mbrojtjeve kundërshtare, shtuar këtu dhe formën jo të mirë të portierit Casijias, rrugëtimi i Spanjës në Botërorin e Brazilit u kthye në një zhgënjim për sportdashësit e shumtë.

Robie Van Persie do të shënonin golin e barazimit. Pas këtij goli ngjyrat “Le Oranje” do të pushtonin fushën dhe Deapy do të gjente forcën për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores në minutën e 68, kur goditi një silur me të djathtën e tij drejt portës australiane, duke gjunjëzuar për të tretën herë portierin Ryan. Skuadra e Ange Postecoglu pas pësimit të golit të tretë u bë pre e nervozizmit. Kangurët do të përpëliteshin drejt zonës holandeze edhe një herë në minutën e 90’, por pa sukses, duke i dhënë lamtumirën kampionatit botëror. Kjo humbje i

nxjerrë jashtë australianët nga Botërori, ndërsa kanë edhe një takim për të zhvilluar, atë ndaj Spanjës. Nga krahu tjetër skuadra e Louis Van Gaal tregoi karakter dhe vendosmëri në fushë. Me fitoren ndaj Australisë “Le Oranje” mund të konsiderohen skuadra e parë e kualifikuar në këtë kampionat botëror. Tulipanët me 8 gola në 2 takime kanë treguar se kanë një artileri të rëndë në sulmin e tyre, vetëm dyshja Roben- Van Persie kanë shënuar nga tre gola secili. Me këta bombera, Van Gaal mund të rrijë i qetë për ndeshjet e ardhshme.

Ochoa i Meksikës, kampion brenda një nate Ishte një mbrëmje e veçantë ajo e së martës midis Brazilit dhe Meksikës, me pritje mbresëlënëse dhe me mundësi të pafundme për gol. Heroi i mbrëmjes padyshim ishte portieri meksikan, Guiliermo Ochoa, i cili shmangu çdo përpjekje të brazilianëve për të shënuar. Brazili, pas fitores 3-1 kundër kroatëve, ishte favorit kryesor në ndeshjen e tij të dytë të turneut kundër Meksikës. Gjithsesi, 5 herë kampionët e botës ishin të paaftë të depërtonin portën e gardianit Ochoa, i cili njihet dhe me pseudonimin Memo. “Nuk më vjen asnjë tjetër portier në mëndje, që të ketë bërë atë që Memo bëri sot,” u shpreh për Reuters, Miguel Herrera, trajneri Mexican, “Memo sot i dha skuadrës sigurinë dhe besimin për të cilat të gjithë kishim nevojë”. Ochoa edhe pse nuk ishte një nga emrat më të njohur të futbollit , arriti të kthehej në idhullin e Meksikanëve brenda një nate, por jo vetëm. Kjo për të është kupa e tretë botërore ku merr

pjesë, por në Botërorin që po zhvillohet në Brazil është hera e parë që ai aktivizohet në lojë. Ochoa, i cili bëri debutimin e tij të parë në moshën 18-vjeçare, u bë pjesë e kombëtares meksikane në edicionet e vitit 2006 dhe 2010 të Kupës së Botës. Gjithsesi ai nuk pati mundësinë të luante në asnjërën prej tyre. Ndeshja kundër Kamerunit, të cilën Meksika e fitoi 1 me 0, ishte debutimi i parë i 28-vjeçarit në Kupën e Botës. Superportieri, siç dhe iu vu epiteti pas sfidës me Brazilin, momentalisht është pa skuadër. Ochoas i ka përfunduar këtë seksion kontrata trevjeçare që e mbante të lidhur me Ajaccion në Francë dhe performanca e tij në këtë botëror mund të jetë një mundësi e mirë për të hedhur një hap cilësor në karrierën e tij. Karriera e “superportierit” ka njohur ulje ngritjet e saj. 2011-ta ishte një periudhë e errët për të, pasi u kap pozitiv në testin e drogës, që iu bë gjatë kupës së konfederatave. Pavarësisht kësaj, Federata Me-

ksikane mori në mbrojtje lojtarin duke e justifikuar atë. Sipas Federatës testi pozitiv për substanca të palejuara erdhi si pasojë e një mishi të skaduar që skuadra meksikane kishte konsumuar. Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një thashethem për portierin ku aludohet se ai ka gjashtë gishta, ku për më tepër thuhet se pikërisht gishti i gjashtë që Memo ka në dorën e djathtë e ndihmoi portierin të bëjë superpritjet e tij. Këtë thashethem ka qenë vetë ai që e ka mohuar duke treguar gishtat e tij. Portieri meksikan veç karrierës së tij ka një jetë të mbushur plot me emocione dhe aktivitete. Ochoa ka qenë i martuar me Dulce Marian, një aktore, këngëtare dhe kantautore Meksikane mjaft e njohur. Marrëdhënia mes tyre përfundoi në pak vite. Tashmë ai është i martuar me Karla Mora, një modele seksi meksikane, me të cilën është njohur në Francë dhe kanë një fëmijë, Lucciana.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.06.2014

17

Xavi “braktis” Barcelonën për milionat e arabëve Edhe pse ka një jetë që vesh ngjyrat e Barcelonës, Xavi Hernandez, apo siç njihet vetëm Xavi është gati t’i thotë lamtumirë skuadrës së tij. Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe e ardhmja e tij është Katari, më saktë Al Arabi. Këtë lajm e ka konfirmuar Dan Petrescu,

teknik i formacionit arabik. “Xavi ka firmosur një parakontratë me ne”, - ka siguruar ish-lojtari i kombëtares rumune. “Kishte dhe skuadra të tjera të interesuara për të, por oferta jonë ishte bindëse. Kam folur me të personalisht”, - ka thënë Petrescu. Gjithsesi merkatoja për blugranat e

Spanjës do jetë shumë e gjatë, objektiv është blerja e të paktën një lojtari kryesor në sulm. Sipas “ El Mundo Deportivo”, është shumë e vështirë të arrihet tek Sergio Aguero dhe Marco Reus. Në listën e Luis Enrique përveç Gonzalo Higuain janë edhe Luiz Suarez , Robin Van Persie dhe Eden Hazard.

lista me 9 skuadra

Skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës pas raundit të parë? Holanda mund të bjerë nga lista pas lojës së dobët me Australinë, por shpartallimi që i bëri Spanjës e bën atë favoriten e parë, ndërsa janë vënë në dyshim mundësitë e Brazilit për të kaluar Spanjën

T

Ronaldo ndërpret stërvitjen, alarm për Portugalinë Ronaldo alarmon përsëri. Sulmuesi i Portugalisë nuk ka arritur sot të mbarojë stërvitjen, duke e lënë fushën me borsën e akullit në gjurin e majtë, për shkak të tendinitit që e shqetëson prej kohësh, që para Botërorit. Ronaldo fillimisht ka zhvilluar disa ushtrime me pjesën tjetër të grupit, për të vazhduar më pas punën me fizioterapistin. Pavarësisht nga kjo Ronaldo nuk ka evituar fotot dhe autografet me fansat.

Dëmtimi i Ronaldos nuk alarmon vetëm kampin portugez, por edhe atë madrilen. Problemi që ka me tendinën e tij fituesi i “Topit të artë” është i ngjashëm me problemin që ka vuajtur edhe braziliani Ronaldo, dhe prej të cilit ish- kampioni i botës në Korenë e Jugut u detyrua të varte këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës së tij. Shpresojmë që Kristiano Ronaldo të mos ketë të njëjtin fat.

ashmë që ndeshjet e para në fazën e grupeve kanë përfunduar dhe kanë nisur ndeshjet e dyta, të gjithë po bëjnë parashikimet në bazë të performancës së treguar nga skuadrat se kush do të jetë fituesja e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Sipas një klasifikimi të bërë nga “The Guardian”, Holanda është skuadra kryesore pretendente, kjo sigurisht pa llogaritur ndeshjen e djeshme me Australinë që e vuri fort në dyshim këtë status, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca. Në fund të listës ndodhen Hondurasi, Greqia dhe Australia. Portugalia pas humbjes së rëndë ndaj Gjermanisë, ndodhet në vendin e 21, ndërsa përpara saj ndodhen Rusia (20), Zvicra (17), Anglia (13), Belgjika (12). Lista me 9 skuadrat pretendente për të fituar Kupën e Botës: Holanda: Tulipanët ndodhen në krye të renditjes pas turpërimit që i bënë skuadrës spanjolle fituesit në fuqi të Kupës së Botës dhe Kupës së Europës, por pa marrë në konsideratë ndeshjen e tyre me Australinë. Nga tre tek 5 lojtarë në mbrojtje nuk kishin saktësisht stilin e futbollit total, por megjithatë arriti që të surprizonte edhe skuadrën më të mirë. Mbajtja e topit: 36.1%. Saktësia në pasimeve: 81.4%. Saktësia e gjuajtjeve: 76.9%. Goditje në portë: 10 Gjermania: Kanë humbur mundësinë të jenë në krye të listës për arsyen e vetme se fitorja e tyre ishte kundër 10 lojtarëve. Tashmë konsiderohet udhëheqësja e grupit të saj dhe në fazën tjetër do të përballet me vendin e dytë të Grupit H. Me shumë mundësi në çerekfinale do të luajë kundër Francës. Ndeshje të lehta për Gjermaninë. Gjithsesi, kush ka nevojë për sulmues? Mbajtja e topit: 56.5%. Saktësia në pasime: 88.9%. Saktësia e gjuajtjeve: 66.7%. Goditje në portë: 13 Franca: Një fazë e re për Gjelat. Vetëm tre lojtarë të skuadrës që mposhti Hondurasin, kanë luajtur në Botërorin e 2010. Nuk u duk se e ndjenë shumë mungesën e Franck Ribery dhe skuadra franceze parashikohet të ketë rrugën më të lehtë drejt çerekfinaleve se çdo skuadër tjetër. Karim Benzema është në kulmin e formës së tij. Mbajtja e topit: 70.8%. Saktësia në pasime: 91.0%. Saktësia e gjuajtjeve: 33.3%. Goditje në portë: 4 Italia: Fitorja ndaj Kosta Rikës do t’i konfirmojë si kryesues të grupit. Në fillim të Botërorit ka ekzistuar një

pesimizëm për të kaltrit, por e njëjtë ishte situata edhe në vitin 2006, kur ata u shpallën më pas kampion bote. Rikthimi i Gianluigi Buffon mund të ndodhë në ndeshjet pasardhëse. Mbajtja e topit: 55.5%. Saktësia në pasime: 93.2%. Saktësia e gjuajtjeve: 33.3%. Goditje në portë:18 Argjentina: Kanë sulmin më të frikshëm, por në ndeshjen kundër Bosnje-Hercegovinës mbrojtja e tyre tregoi edhe një herë tjetër problematikat e saj. Sigurisht që Lionel Messi nuk mund t’i shpëtojë ata në çdo ndeshje. Apo mundet? Trajneri Alejandro Sabella ende nuk e ka të qartë nëse formacioni 5-3-2 apo 4-3-3 funksionon më mirë për skuadrën e tij. Mbajtja e topit: 59%. Saktësia në pasime: 90.2%. Saktësia e gjuajtjeve: 22.2%. Goditje në portë: 16 Kolumbia: Nuk kanë shpresuar për një fillim më të mirë sesa ai në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, pavarësisht grupit të dobët në të cilin ndodhen. Radamel Falcao është një mungesë e madhe për ekipin, por ata festuan golat e tyre të bashkuar, cilësi që ndihmon skuadrat të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion. Mbajtja e topit: 48.1%. Saktësia në pasime: 82.6%. Saktësia e gjuajtjeve: 54.5%. Goditje në portë: 11 Kili: Nuk vuajnë nga dëmtimet, nuk kanë pezullime për shkak të kartonëve dhe kanë siguruar tri pikë të rëndësishme. Një grup i vështirë, por fatmirësisht u duhet vetëm një barazim kundër Spanjës për t’u kualifikuar në fazën tjetër. Kundërsulmet e tyre nuk janë shumë të ndryshme nga ato të Holandës, të cilat poshtëruan Spanjën në ndeshjen e parë. Mbajtja e topit: 64.7%. Saktësia në pasime: 86.1%. Saktësia e gjuajtjeve: 71.4%. Goditje në portë: 13 Brazili: Një fitore dhe një barazim për skuadrën e Brazilit. Fakti që luajnë në shtëpinë e tyre i bën ata favoritë në këtë Botëror, por Kili ose Holanda do të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e 1/16. Hulk është në dyshim për shkak të dëmtimit, ndërsa Fred është shumë larg formës së tij më të mirë. Mbajtja e topit: 57.2%. Saktësia në pasime: 84.7%. Saktësia e gjuajtjeve: 54.5%. Goditje në portë: 25 Kroacia: Ndodhen në listën e 10 skuadrave favorite, pavarësisht humbjes së tyre në ndeshjen hapëse kundër Brazilit, në të cilën treguan një madhështi të vërtetë në lojën e tyre dhe rezultati mund të ishte ndryshe në rast se gjyqtari nuk do të vendoste ndeshjen. Luka Modric nuk është stërvitur për shkak të dëmtimit, por mund të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër Kamerunit, ndërsa Mario Mandzukic është rikthyer pas pezullimit. Mbajtja e topit: 39.1%. Saktësia në pasime: 78.3%. Saktësia e gjuajtjeve:30%. Goditje në portë: 14 Nga The Guardian, Përgatiti Kevin Sinani


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

12

7

13

10

11

15 19

18

23

9

14

17 21

8

16

20

22

24

25

26

27

28

30

29 32

33 38 43

31

34

35

39

40

44

41

36

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

42

45

46

Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

48

Horizontalisht:

1. Masë për matjen e tokës bujqësore. 6. Shkurre përherë e gjelbër e vendeve të ngrohta, me lule të vogla ngjyrë qiell ose të bardha. 12. Urojnë italianët për ditëlindje. 14. Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave. 15. Korça në makina. 17. Qytet i vendit tonë. 19. Anija e famshme ilire. 21. Agjensi Juridike. 22. Institut Letrar. 23. Lojë që luhet me zara. 25. Janë dyqane prej llamarine që mund të lëvizen. 28. Përemër vetor. 29. Lloj verniku jo i tejdukshëm, i cili përdoret për të lyer enët a pajisjet prej qeramike. 30. Teli i llapmës elektrike. 32. Zonë Industriale. 33. Enciklopedia Europiane. 35. Njeri i drejtë e i ndershëm; fisnik. 39. Mjet shërimi, a shpëtimi. 42. Pjesë e trupit të qenieve të gjalla ose pjesë e bimëve, që kryen një funksion të caktuar.. 43. Mbarësi, lumturi. 45. Tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur nga tradita. 46. Trupi Diplomatik. 47. Sferë e vogël metalike. 48. Peshorja, ose... 49. Shqipëria për të huajt.

2 7

4

3

4

1. Përfundim që nxirret në shkencë mbi bazën e disa të dhënave për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por që ende nuk është vërtetuar plotësisht. 2. Shinji, futbollist japonez që luan me Manchester United. 3. Vegël për të hapur vrima në dru e në metale. 4. Pronar i madh tokash. 5. Marku i njohur i letërsisë. 6. Përdorimi i mbetjeve për të bërë sende të tjera. 7. Zonë Bujqësore. 8. Lëng i trashë, që mbetet si fundërri pas përpunimit të panxharit të sheqerit. 9. Podrimja, poet kosovar. 10. Shkoi. 11. Heroina e Kelmendit. 13. Notë muzikore. 16. Gjysëmrruzulli i Tokës. 18. Shyti i kinemasë shqiptare. 20. Sep, drejtuesi më i lartë i FIFA-s. 24. Mik francez. 26. Shkurre e helmët, me lule të verdha dhe me erë të mirë. 27. Komuniteti Ndërkombëtar. 31. Rruga që i bie qark një qyteti. 34. Alibegaj-ishbasketbolliste e njohur. 36. Sektori Grumbullimit. 37. Oxa, këngëtare italiane. 38. Bujtinë. 40. Qendroj, ose... 41. Përemër vetor. 42. Dhoma në dialekt. 43. Ushqehet. 44. Instituti Drejtësisë. 46. Tregu Bujqësor.

8

6 2

8

5

9

8 2

4

9 2 1 1 8

2 4 6

1

1

1

6

5

7

1 7 6 5

5 9

Regjimi nazist, me urdhrin e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit, u përpoq të ringjall një lloj mëzati që është zhdukur në shekullin XVII. Ky ishte një mëzat i madh që peshonte më shumë se një tonelatë, dhe që jetonte në Evropë e Azi. Lloji njihej si tur. Shefi i aviacionit, Hermann Göring, ishte adhurues i gjuetisë, ndërsa këtë soj e shihte si një sfidë të veçantë të gjahut. Kështu, shkencëtarët e asaj kohe me metodën e kryqëzimeve të llojeve ekzistuese donin të krijonin specien e zhdukur. Por, nuk patën kohë t’ia dalin, transmeton Telegrafi. Po ashtu, të njëjtin projekt e synuan shkencëtarët në vitin 2010, por prapë nuk ia dolën. Pos për gjueti, kjo specie për nazistët do të përdorej edhe për qëllime propagande. Por, se si do të përdorej, kjo nuk u arrit të kuptohet.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ka shume mundësi qe qielli i dashurisë te jete i mbushur me re gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret ka shume gjasa te flirtojnë me dike dhe te fillojnë edhe aventura kalimtare. Financat do jene problematike. Do ju duhet shume kujdes dhe përqendrim ne mënyrë qe ta stabilizoni shpejt situatën.

Jeta ne çift do jete me e qete sot. Do i kaloni te gjitha vështirësitë një e nga një dhe do ndiheni me mire se me pare. Beqaret do marrin ftesa te shumta nga miqtë e ngushte dhe do argëtohen me ta. Nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Shpenzoni me maturi qete mos gjendeni ne vështirësi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do keni me shume se kurrë nevoje sot për ngrohtësinë e partnerit dhe ai me shume gjase do ua plotësojë dëshirat. Priten momente shume te këndshme. Beqaret nuk do e vuajnë me vetminë sepse një person do behet shume shpejt pjese e jetës se tyre. Ne planin financiar duhet treguar kujdes edhe nëse situata është e qëndrueshme. Investimet lërini për me vone.

Përmirësime te mëdha do ketë sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me shume qartësi dhe do merrni edhe vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë dashuri platonike dhe fatkeqësisht asgjë konkrete. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi. kërkoni ndihmën e familjareve nëse vete nuk arrini dot ta stabilizoni situatën. Ata do ju gjenden pranë.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6

E çuditshme: Nazistët u përpoqën të "ringjallin" një specie të zhdukur!

4

8 2 6 7 3 1 5 3 4 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 1

7

8 2

7

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Çdo gjë do jete perfekte sot ne jetën tuaj ne çift. Do merrni vesh me se miri me partnerin dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një etape te re. Shume gjera do jene ndryshe ne jetën e tyre. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi. Nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar gjendjen.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Dite shume e zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u shqetësuar për te ardhmen. Beqaret do fiksohen pas gjendjes financiare te disa personave dhe do kërkojnë t’i bëjnë për vete. Do jeni me te organizuar dhe do merrni disa vendime te rëndësishme ne planin financiar.

8 6 9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 058, 129, 232, 253, 286, 468, 505, 509, 551, 558, 574, 597, 663, 672, 683, 741, 781, 785, 848, 869. Numra me 4 shifra: 1521, 1551, 2345, 2465, 3798, 5269, 5325, 8748.

Numra me 5 shifra: 01241, 02372, 15291, 15842, 20155, 23301, 25318, 32312, 41795, 51526, 52148, 54123, 56232, 61826, 62354, 64131, 65372, 69535, 81617, 85410. Numra me 6 shifra: 102382, 195836, 221176, 550968, 632105, 665125, 785415, 895245.

Do keni debate te forta sot me atë qe keni ne krah dhe atmosfera ka gjasa te nxehet me shume sesa mendonit. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranoni qe here pas here te bashkëpunoni. Beqaret do i kushtojnë me tepër rëndësi vetes dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Ne planin financiar do keni probleme po rrezikuat me shpenzimet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do keni shume angazhime familjare sot dhe nuk do keni kohen e përshtatshme për t’ia kushtuar atij qe keni ne krah. Edhe çastet intime do mungojnë. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e vjetër te shndërrohet ne diçka me tepër. Ne planin financiar do ketë ndryshime pozitive fale ndihmës se familjareve.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Partneri juaj do jete i mbushur me pune gjate kësaj dite dhe nuk do ju përkushtohet aq sa duhet. Tregohuni te kuptueshëm nëse nuk doni te keni probleme. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah. Situata financiare do jete shume me e mire se kohet e fundit. Do kryeni edhe transaksione.

AKREPI (22/X-21/XII)

Qielli i dashurisë do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh si duhet me atë qe keni ne krah dhe situata do jete shpeshherë delikate. Kujdes! Beqaret nuk do e durojnë dot me vetminë dhe do bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta ndryshuar situatën. Ne planin financiar tregohuni te matur ne mënyrë qe te shmangni problemet serioze.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete mjaft e qëndrueshme. Asnjë dhe askush nuk do mund te ndërhyjë dhe t’ua prishe çastet harmonike. Beqaret ka mundësi te gjejnë një person te veçante me te cilin do bien ne dashuri menjëherë. Ne pune do e keni paska te vështirë por deri ne mbrëmje do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet. Do jeni te qete.

PESHQIT (20/II-19/III) Sot do futeni ne një faze mjaft delikate ne jetën tuaj ne çift. Do diskutoni për temat e nxehta dhe mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje. Beqaret do kenë një dite te qete. Nuk do mungojnë takimet me persona te rinj, por nuk do ketë as ndonjë fillim lidhjeje. Te ardhurat do i përmirësoni vetëm nëse tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.06.2014

19

Kjo turmë që tani më admiron, kështu do të bënte edhe po të më shihte para litarit. - Napoleoni

19 qershor

1867

Meksikanët pushkatojnë Maksimilianin Vëllai më i vogël i perandorit të Austrisë, arkiduka Maksimilian arriti në Meksikë me gruan e tij të re, Karlota në vitin 1864 për t’u kurorëzuar perandor. Krejt gabimisht ai besonte se ish pranuar nga ata që andej e tutje i mbajti si ‘njerëzit e vet’. Në realitet ai ishte infiltruar në vend me ndihmën e ushtrisë franceze në përpjekje për të shtyrë ambiciet imperialiste të Francës dhe në pajtim me latifondistët e pasur meksikanë dhe me kishën katolike. Ata donin që perandori i ri të zbonte presidentin Benito Juarez, i cili po u kërcënonte pasurinë dhe pushtetin. Për zemërimin e mbështetësve të tij, Maksi-

miliani po tregonte një shqetësim të pabesueshëm për mirëqenien e fshatarësisë së varfër dhe refuzoi të zhbënte reformat e Juarez-it. Ushtria franceze megjithatë pothuajse e nxori Juarezin përtej kufirit amerikan deri në Teksas para se qeveria amerikane të kërkonte tërheqjen e tyre parashikuar në Doktrinën Monroe. Në vitin 1866, Napoleoni III i Francës shpalli se trupat e tij do të tërhiqeshin. Karlota udhëtoi në Europë për të kërkuar ndihmë prej tij, por më kot. Francezët ikën një vit më vonë. Maksimiliani nuk u bind që të abdikonte e të largohej sepse ai e konsideronte një veprim të tillë të

pander. Ushtria e tij prej 9 mijë burrash u rrethua nga forcat e Juariste në Queretaro në veri të Mexico City deri në uri e dorëzim. Maksimiliani u mbajt i burgosur në një manastir. Një plan për arratisjen e tij u planifikua ku qe përfshirë një nga oborrtarët e tij, princesha e lindur në Amerikë, Agnes zu Salm-Salm, e cila me gjasë do të joshte njëfarë Kolonel Palasios. Ajo dështoi e po kështu edhe plani. Maksimiliani 34-vjeçar u dënua me vdekje dhe u ekzekutua herët në mëngjes nga një skuadër pushkatimi. Juarez u kthye në Mexico City muajin vijues dhe Meksika iu kthye të qenit Republikë.

Blitz

Flickr

68

Vjeç do të jetë Fabio Capello gjatë FIFA World Cup, duke e bërë trajnerin e Rusisë më të vjetrin në këtë kompeticion.

71

Vjeçar ishte Otto Rehhagel, kur i priu Greqisë në vitin 2010 në finalet e Kupës së Botës, Afrika e Jugut.

42

Vjeç është mosha e Niko Kovaç, trajnerit të Kroacisë, më i riu në “Brazil 2014”.

1

Muaj më i madh se Kovaç është trajneri francez i Bregut të Fildishtë, Sabri Lamouchi.

Foto: Polo Correia / shitësi i mjaltiit

Uruguajani që ‘vrau’ Marakanën 16 Korrik 1950, pak momente para fillimit të ndeshjes, uruguaiani Alcides Ghiggia, ecte në fushën e Stadiumit Marakana të Rio de Zhaneiros, përballë 200.000 fansave brazilianë të ekzaltuar.“Ishte një atmosferë fantastike. Tifozët brazilianë festonin dhe kërcenin nga gëzimi sikur tashmë ta kishin fituar trofeun e Kupës së Botës,” thotë ai. Brazili ishte aq i sigurt në fitimin e titullit saqë një bandë muzikore samba qëndronte në anë të fushës, gati për të ekzekutuar këngën e re të quajtur “Brazili – Fitimtarët”. Gazetat lokale kishin shtypur prej kohësh edicione speciale që shpallnin vendasit “Kampionë të Botës”.“Të gjithë pa përjashtim po thoshin që ata do të na copëtonin tre ose katër me zero. Unë bëra çmos te mos shikoja turmën marramendëse por vetëm të fokusohesha te ndeshja”, kujton Ghiggia. Për Brazilin, fitimi i titullit ishte një prioritet kombëtar absolut. Qeveria shpresonte që futbolli do të mund të bashkonte vendin e përçarë dhe të ndërtonte imazhin e një fuqie të re ndërkombëtare. Në qendër të kësaj strategjie Brazili ndërtoi Markanën, një stadium gjigant i konceptuar për të qenë si më i madhi stadium në botë për të gjitha kohërat. Rreth një të dhjetat e popullsisë të Rio de Zhaneiros mbipopulloi shkallët e stadiumit për ndeshjen finale, midis tyre edhe 11 vjeçari në atë kohë, Joao Luiz de Albuquerque. Brazili kishte shënuar 13 gola në dy ndeshjet e fundit, kështu që si edhe çdo brazilian tjetër në atë stadium, Albuquerque besonte që të hiqje qafe Uruguain nuk ishte veçse një formalitet i thjeshtë.

gazetamapo@gmail.com

“Asnjëri nuk kishte emocione apo të ishte ndopak nervoz. Të gjithë më thoshin ne do fitojmë – familjarët e mi, miqtë, madje edhe shitësi i qumështit,” tregon ai. Menjëherë pasi fusha u pastrua nga një “shi” karamelesh të hedhura në të nga tifozët e panumërt, brazilianët imponuan lojën e tyre duke krijuar një mori rastesh në 45 minutat e para. Do të duheshin vetëm dy minuta nga pjesa e dytë, dhe ata kaluan në avantazh 1-0 dhe Albuquerque së bashku me prindërit e tij filluat festimet, të bindur tashmë që festimet filluan. “Dyqind mijë njerëz në Marakana i thoshin njëherazi njëri-tjetrit, ‘POOO, ja ku është… A s’të thashë?’”, tregon ai. Por, në mënyrë krejt paradoksale dhe të paimagjinueshme, ky gol i brazilianëve e ktheu ndeshjen në favor të “të dobtëve”.“Kapiteni ynë tha, ‘Djema, ne patjetër që duhet t’i shkojmë deri në fund’, dhe kështu ne filluam të sulmojmë, e sulmojmë, e sulmojmë”, tregon Ghiggia. Gradualisht, Ghiggia filloi t’ia dilte të sfidonte me sukses markuesin e tij brazilian, dhe kështu në minutën e 66, ai realizoi një kros i cili u kthye në gol nga Juan Alberto Schiaffino, duke barazuar kështu rezultatin. Dhe kur kishin ngelur edhe 11 minuta, ai sërish mori topin dhe u sul drejt portierit brazilian, Moacir Barbosa. I pasigurt mbi çka synonte Ghiggia, Barbosa hezitoi, duke lënë kështu një boshllëk midis vetes dhe shtyllës më të afërt.“Unë pata vetëm një fraksion sekonde për të vendosur se ç’duhej të bëja. Godita topin, dhe ai shkoi ngjitur me shtyllën… Ishte goli më i bukur që unë kisha

shënuar ndonjëherë”, tregon Ghiggia. Por, në të njëjtën kohë që po festonte, Ghiggia vuri re që në stadiumin gjigant pllakosi një heshtje varri. “Vetëm tre njerëz kanë mundur të heshtin Markanan – Frank Sinatra, Papa dhe unë”, thotë ai. Albuquerque ishte midis brazilianëve të shokuar. “Ishte njësoj sikur të shkoje në shtëpinë e një miku të cilit i kishte vdekur nëna. Ai ishte momenti që ne të gjithë duhej të mbështesnim ekipin tonë, por në fakt që të gjithë ne ndenjëm të heshtur”, kujton ai. Atmosfera funerale që u krijua zhduku si me magji vullnetin e brazilianëve, të cilët dështuan të vinin Uruguain nën presion në minutat e mbetura të ndeshjes. Me dëgjimin e fërshëllimës finale, shumë brazilianë filluan të qanin të dëshpëruar, ndërkohë qe Albuquerque ishte shtangur komplet. “Unë mbaj mend që ne nuk lëvizëm për 10 – 15 minuta. As nuk e mbaj mend fare kur në fushë doli trofeu i kupës, madje asnjë gjë. Unë veçse mendoja që fatkeqësia më e madhe në botë sapo më kishte ndodhur”, thotë ai. Edhe në fushë ndërkohë kishte lot. Ndërkohë që lojtarët brazilianë qanin me dëshpërim, ata uruguaianë përjetonin emocione të përziera gëzimi dhe mosbesimi ndërsa bënin xhiron e nderit rreth e rrotull stadiumit. “Ne u çmendëm nga gëzimi. Mbaj mend që ndjenim vërtetë njëfarë keqardhje kur shikonim nga shkallët e stadiumit, por unë jam një uruguaian dhe të fitosh Kupën e Botës ishte kulmi i karrierës time”, tregon Ghiggia. Pas humbjes, shumica e

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

bareve dhe restoranteve në Rio de Janeiro u mbyllën pavarësisht karnavaleve që koincidonin në të njëjtën periudhë. Gazetat ndryshuan menjëherë titujt kryesorë për të treguar atë që gazeta kryesore O Mundo Sportivo e titulloi si “Dramë, Tragjedi dhe Farsë”. Kjo ndeshje tashmë njihet me emrin Maracanazo, që mund të përkthehet si “Goditja e rëndë” e Marakanas, dhe që do t’ju fanitet brazilianëve për dekada të tëra. Legjenda braziliane e futbollit Pele, i cili e ndoqi këtë ndeshje në shtëpi nga radioja, gjithnjë kujton që ishte hera e parë që shihte të atin të qante.“Futbolli supozohej të ishte shprehja e brazilianizmit të vërtetë,” thotë Alex Bellos, autor i Futebol: Mënyra e Jetës Braziliane. “Humbja përforcoi idenë qe brazilianët janë të dënuar për të dështuar në sytë e botës.” Tashmë Brazili e ka fituar pesë herë Kupën e Botës, por Ghiggia thotë që sa herë që ai viziton vendin e tyre, brazilianët i kujtojnë që ata edhe sot ndjejnë dhimbjet e Maracanazo-s. “Ishte një goditje e tmerrshme për ata. Brazilianët e kishin marrë për të mirëqenë që ata do ishin kampionë bote, dhe gjithçka shkoi komplet keq për ta”, tregon ai. Ghiggia u ftua në shortin e finaleve të këtij botërori – hera e parë që Brazili pret një kampionat botëror që nga viti 1950. Ai tregon që iu rezervua një pritje miqësore, por zyrtarët brazilianë i bënë të ditur që, nëse ka një gjë që ata nuk e dëshirojnë sot në 2014, është një tjetër finale kundër Uruguait në Marakana…

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 19.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.