28 29 qershor mapo ok

Page 1

Aktualitet

integrimi

kontrapedal

Reforma territoriale Shumica dhe opozita bashkë në tryezë, kompromisi ende larg

Gjermania: Statusi, të mos biem në iluzione; sfidat janë ende të mëdha

Vladimir Myrtezai

Këshilli i Ministrave të BE konfirmoi dje statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Barroso në Tiranë, vizitë domethënëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda Faqe 13

Daniel hamilton

Fino: E presim opozitën deri më 31 korrik. Basha: Ky proces s’mund të jetë ultimativ. Bashkim Fino, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili ishin bashkë në konferencën e organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë për reformën administrativo-territoriale Faqe 7

pyetësori

primo shllaku

koment

single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 28-29 qershor 2014

Drejtor artur Zheji- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1247 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

ekskluzive

Polici Rrugor: Si e vranë para syve të mi bankierin Artan Santo

Punonjësi i policisë rrugore është përballur sy më sy me vrasësit para se ata të qëllonin mbi biznesmenin Artan Santo. “Tentova të afrohesha, por killeri më drejtoi pistoletën. E qëlloi viktimën sapo zbriti nga makina dhe u larguan në sekondë me motor. I ndoqa deri tek Diga e Liqenit, por aty m’u zhdukën nga sytë. Motori i tyre ishte shumë më i shpejtë. Profili i Artan Santos sipas pesë miqve... Faqe 8-11

Zbardhen pasuritë e ministrave

Shtëpia e Ramës në Surrel, 400 milionë lekë, Basha shet apartamentin për 100 milionë Kryeministri deklaron vlerën e shtëpisë që po ndërtohet në Dajt dhe marrjen e një kredie 80 mijë euro për të paguar ndërtuesit. Sa është vlera e pasurisë së ministrave të kabinetit “Rama” dhe kush rezulton më i pasuri. Presi-

Formacioni i brazil 2014

denti Nishani shton pasurinë në 2012-2013, ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha shet për 10 milionë lekë të reja shtëpinë e bashkëshortes. Presidenti shton të ardhurat me 12 mijë euro nga qiraja e një dyqani në Durrës Faqe 4-6

editorial

ide politike

sipas meje

Shqipëria që nuk duam!

Reforma administrative Shërbimi ndaj qytetarëve, jo hartat, është përparësia

Statusi i shqiptarit

Lulzim Basha

Edison Ypi

Artur zheji

Faqe 3

Personazh Alban Nimani: Unë jam e bardha Alban Nimani zbulon të gjitha detajet e projektit “E bardhë”, prezantuar për publikun muajin e kaluar dhe projektet e ardhme, gjithmonë eksperimentale, më i afërti është botimi i një monografie, ku do të shpjegojë të gjithë elementët e performancës së tij aspak të zakonshme në Galerinë Kombëtare të Arteve... Faqe 24

Sondazhi i MARCA, Xherdan Shaqiri në 11 më të mirët e Botërorit

ARBEN MALAJ Një ide për Shqipërinë? Të mbështesim zhvillimin te klasa e mesme

Memo Ochoa është portieri i formacionit më të mirë të gjithë Botërorit “Brazil 2014” deri në këtë fazë. Meksikani ka arritur në fazën e parë me 60.2% të votave, kryesisht falë ndeshjes së tij të madhe kundër Brazilit. Konkurrent ishte Kosta Keylor Navas... Faqe 15

Në një ekonomi globale, ku mundësia e eksportimit të krizave mbetet e lartë, është pranuar ideja se krizat imponojnë zgjidhje globale. Një studim i fundit i FMN-së argumenton se, nëse shtetet do të ndërmarrin masat e duhura për t’iu përgjigjur situatave... Faqe 26-27

Faqe 28

Faqe 29

mapo libri

Libri që theu tabutë e botimeve në shqip “Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit”, libri më i ri që vjen në shqip nga “Helga’s Secrets”, sjell një sërë dokumentesh, të dhëna e rrëfime të rëndësishme, kujtime këto të rrëfyera nga dy negociatorët kryesorë të Marrëveshjes së Kumanovës, Strobe Talbott dhe Faqe 18 Viktor Çernomerdin...


2

E shtunë E shtunë - e diel - e 28-29 diel 13-14 qershor prill 2014 2013 www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Shqipëria që nuk duam! (Për vrasjen e paralajmëruar të Artan Santos)

Artur zheji

J

Artan Santo, i vrarë të enjten në tiranë

javore

libri

E shtunë-diel,28-29 qershor 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Reforma territoriale Shumica dhe opozita bashkë në tryezë, kompromisi ende larg Fino: E presim opozitën deri më 31 korrik. Basha: Ky proces s’mund të jetë ultimativ. Bashkim Fino... Faqe 7

11 10 15 24 7

Vrasja e Santos

50 të shoqëruar në polici, asnjë pistë e përjashtuar

Dëshmia

“Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit

Libri që theu tabutë e botimeve në shqip

Rojet e pallatit: Djali i Santos iku përpara, atentatorët kujtuan se u shpëtoi

Futboll

Spanjollët votojnë 11-shen e Botërorit, mes tyre Xherdan Shaqiri

14

Personazh

Bledi Strakosha, një emision për miqtë e tij më të mirë

Politikë

Gjermania: Statusi, të mos biem në iluzione; sfidat janë ende të mëdha

Analiza e Economist Shkatërrimi i kreativitetit

Alban Nimani: Unë jam e bardha

emi tashmë një vend i specializuar tejmase në organizimin e ceremonive mortore për të përcjellë në botën tjetër, në botën e Heshtjes, njerëz të talentuar që dinë shumë gjëra që djegin e që për pasojë duhet të varrosen me çdo kusht. Vrasja e Tan Santos, është një grusht i rëndë për qytetërimin tonë të brishtë dhe mediokër që po përpiqemi tash sa vite të ngremë në këtë truall moçalor ku dergjet shoqëria shqiptare. Është një kthim tjetër mbrapa. I zymtë dhe çnjerëzor. Kafshëror dhe në kufijtë e një diktature de facto. Një diktaturë e kapitalizmit të egër. Të egër deri në vrasje. Vrasje për para, nga vrasës të parapaguar. Kur vritet një bankier, që nuk është dhe nuk duhet të jetë një shenjtor, është njësoj si të vrasësh arbitrin, regjisorin që rregullon tregun, duke u bazuar te kontrata. Sepse një kapitalizëm që bazohet te kontrata dhe nenet e saj, është ajo formë organizimi që kapërcen xhunglën dhe disiplinon instinktet kafshërore të kapitalizmit primitiv, që mbështetet vetëm në fitimin pa kufi dhe me çdo kusht. Në kurriz të të gjithëve dhe kundër të gjithëve. Është pra një vrasje simbolike, që frymëzon anarkinë, shthurjen e rendit ekonomik dhe rrezikon të sotmen e sistemit bankar shqiptar. Duke zëvendësuar kontratat, me pistoletat, vrasjen dhe gjakun. Një alarm pra, tejet më i madh se vrasja e një individi. I dashur apo i urryer qoftë ai. Pistat e vrasjes së Santos janë sa të qarta dhe të dallueshme, aq edhe të fshehura, nga pothuajse pamundësia për të faktuar identitetin e vrasësve që tërhoqën këmbëzën dhe dërguesit e tyre. Sot në festë. Se kush përfiton nga vdekja e bankierit, është padyshim e shkruar dhe e vulosur në kasafortat e Bankës Credins. Por lidhja dhe sidomos provat, ndërmjet përfituesit apo përfituesve, me vrasjen e Santos, kalojnë tashmë nën tokë. Dhe duket se janë të mirëmaskuara dhe të mirëkopsitura. Ekzekutimi në dyert e Bankës, e bën krimin me ngjyra të dallueshme pasionante dhe hakmarrëse gjithashtu. Sepse vrasja, e pra eliminimi fizik është një gjë që mund të kryhej kudo, poshtë shtëpisë, në një restorant, në një kafene. Santo nuk ruhej, ndonëse dëshmitarë të ndryshëm pohojnë se ai e perceptonte rrezikun. Vrasësit pra, mund ta qëllonin kudo dhe në vendin më të përshtatshëm për ta. Për pasojë, ish-blloku ishte padyshim vendi më i rrezikshëm për vrasësit dhe vendi më i mbrojtur për bankierin. Mirëpo me sa nënkuptohet, vrasja, për arkitektët dhe porositësit e saj, duhet të ishte spektakolare. Spektakolare dhe goditëse për sistemin financiar shqiptar. Për kredibilitetin e Republikës së Shqipërisë. Pra porosia ka qenë e qartë: Të vritet aty ku mund ta shohë gjithkush! Dhe gjithkush të tmerrohet paskëtaj! Të vritet pra, pikërisht përpara Bankës që ai vetë kishte themeluar, për të dhënë një mesazh politik, një mesazh force ogurzezë, një mesazh ekonomik, të maskuar me ngjyra të rrejshme mafioze. Kështu pra, ky opinion publik i squllët dhe i gjunjëzuar, pjesë e të cilit ndjehemi, mori në këto orë edhe një poshtërim tjetër kombëtar dhe kafshëror. Pa më të voglën habi, vura re se në qokën e gjatë mortore kishte një dyndje të mizërishme njerëzish. Kryesisht pa interesa. Pasiqë një bankier i vdekur, përveç të interesuarve që e vranë, nuk të ndihmon dot më. Ishte pra, një protestë e heshtur e elitës së fyer shqiptare, që ishte vënë në rresht për t’i dhënë lamtumirën e fundit deles së therur, pjesë e së njëjtës kope. E lexuat mirë. Pashë në ceremonial njerëz të veshur mirë e me sqimë. Të kamur dhe të kulturuar. Por pjesë e një kopeje të heshtur delesh kokë ulura, që dy banditë me atlete, në mes të tangërllëkut të pasanikëve të rinj shqiptarë, në ish-bllok, aktualisht Blloku i milionerëve, që dy banditë pra, e çnderuan me plumba dhe dhunë barbare. Asnjë protestë. Por vetëm nënshtrim. Asnjë akuzë. Por vetëm një katrahurë psikike. Dhe më pas, bashkimi në kopenë e mërmërimave nën zë. Që të rrënqethin për nga dimensioni i dyshimeve. Por mezi dëgjohen. Sepse kopeja e atyre që ngrenë supet dhe mërmërijnë është aleatja më e fortë e këtij krimi politiko-ekonomik, që zhbën çdo shpresë se mund të jetohet normalisht në këtë Shqipëri të copëtuar. Në atë ceremonial pashë dhe perceptova kaq shumë frikë, sa mend më zuri frika edhe mua që t’i shkruaj këto radhë dhe që frikën e cilësoj pa komplekse, si pjesë të mençurisë. Ceremoniali madhështor dhe zotnillëku i ngushëllonjësve të panumërt, aq sa impresionues është, po aq edhe të kall datën. Pasiqë këto varrimet madhështore, tanimë të përsëritura, sikur dëshmojnë për një mbyllje të ciklit. Një bindje e rrënjosur që vrasësit fizikë dhe arkitektët e vrasjes nuk do të kapen kurrë. Sepse ndoshta janë të maskuar, si njeri prej nesh dhe midis nesh. Sepse janë më të fortë se ligji ose e kanë kapur atë. Dhe kjo joshpresë, e bën gati të pamundur jetën normale në këtë moçal social. Sepse jetojmë në kufijtë e neverisë së thellë, ku Antishteti kapardiset dhe Shteti ndan para dhe pushtet me të. Kalofsh sa më mirë në botën e shumëpopulluar të Heshtjes, Tan. Vrasësit do të të mbërrijnë një ditë edhe aty. Jepu një dorë kur të vijnë. Do të kenë shumë nevojë për ngushëllimin dhe ndërmjetësinë tënde, që të lehtësohen disi nga pesha e ferrit. Për këtë jam shumë i sigurt. Pavarësisht se jetojmë në një vend thelbësisht ateist, që thuajse ka vrarë veten, mbasi që ka vrarë Zotin.


4

E shtunë E shtunë - e diel - e 28-29 diel 13-14 qershor prill 2014 2013 www.mapo.al

Zbardhet pasuria e ministrave E di R ama Pasuria e vitit 2012 Apartament banimi me sipërfaqe 59 metra2, parafabrikat, rivlerësuar në 2012 5.422.100 lekë Studio artisti 65 metra2 (trashëgimi nga babai) 2.500.000 lekë. Shtëpi banimi në Surrel me vlerë 39.607.741 mijë lekë. Koleksion nga krijimtaria e babait (i pavlerësuar). Të ardhura nga paga dhe shitja e librit “Kurban” 2.004.789 lekë. Kursim cash 988.700 lekë. Të ardhura nga paga 1.438.000 lekë. Të ardhura të tjera 53.845 lekë. Detyrim për kredinë e aktivizuar në vitin 2000 me vlerë 2.5 milionë lekë me afat shlyerje 15 vjet, me interes 3 për qind. 336.383 lekë. 50 për qind e detyrimit të papaguar ndaj subjektit ndërtues “shtëpi banimi 1-katëshe në Surrel”. 12.056.241 lekë Në pritje të miratimit të një kredie bankare… 50 për qind e detyrimit për qiranë e apartamentit rruga Sami Frashëri 573.280 lekë ( Detyrimi paguhet një herë në vit) Djali Gregor Rama (nuk ka pasuri të deklaruar veçmas në emrin e tij) Bashkëshortja Linda Rama Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra 2. 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009. Vlera e apartamentit 52.891 euro, që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes totale të blerë më 2005 dhe 13.832.000 lekë që përfaqëson 50 për qind të sipërfaqes të blerë në 2009 nga bashkëpronari. Tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar. 1.086.650 lekë. Shtëpi banimi në fshatin Surrel 39.607.741 lekë. Dhënë hua pa interes 70 mijë euro. Të ardhura personale në llogari bankare 6.206.644 lekë. Ekspertiza dhe paga 4.408.956 lekë. Qira e apartamentit rruga Pjetër Bogdani me vlerë 1.536.712 lekë. Interesa dhe komisione bankare me vlerë 24.731 lekë. Deklarata e vitit 2013 Të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit 1.068.459 lekë Pakësime 936.330 lekë. Kursime cash 765 700 lekë. Pakësime 223 000 lekë. Të ardhura nga paga e kryeministrit 694 358 lekë. Kredi e marrë në vitin 2013 me vlerë 80 mijë euro. Shlyer 1111 euro. Detyrim për kredinë e vitit 2000, shlyer shuma e mbetur 336.383 lekësh. Linda Rama Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare me vlerë 6069.644 lekë. Pakësime me 137 mijë lekë. Ekspertizë me vlerë 1.010.016 lekë. Qira nga apartamenti në rrugën Pjetër Bogdani me vlerë 505 mijë lekë. Interesa bankare me vlerë 4963 lekë.

A rb e n A hm e taj Pasuria 2013 Paga nga Kuvendi Paga si ministër Detyrime Kredi me afat 24 mujor Këste të paguara gjatë 2013 Kredi e marrë në 2006 Këste të paguara Kredi në Intesa, marrë më 2009 Këste të paguara gjatë 2013 Livia Ahmetaj Gjendja e llogarisë është shtuar vetëm Keisi Ahmetaj Gjendja e llogarisë është shtuar Albina Mancka Paga dhe shpërblimet Dhënia me qira e ambienteve Dhënia e zyrave me qira Makinë Leasing Shlyer nëpërmjet pagës së Arben Ahmetajt

2.051.855 lekë 508.004 lekëve 10 mijë euro 3539 euro 100 mijë euro 11.297 euro 24.111 euro 3.827 euro

Ministrat e kabinetit “Rama”, me disa apartamente, troje dhe llogari bankare. Kryeministri deklaron se vlera e shtëpisë që po ndërton është më shumë se 390 milionë lekë, e për të paguar gjysmën e tij ka marrë 80 mijë euro kredi Kabineti “Rama”, edhe pse i ri në moshë rezulton i kamur në pasuri. ILDKP publikoi dje pasuritë e ministrave për vitet 2012-2013, nga ku mësohet se thuajse të gjithë ministrat kanë nga disa apartamente, troje apo llogari bankare. Vetë kryeministri, përgjatë këtyre dy viteve e ka trashur deklaratën e tij, dikur diskrete. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 dhe që pasqyronte gjendjen e pasurisë së tij për vitin 2012, Rama ka shtuar përkrah apartamentit parafabrikat edhe një studio artisti të trashëguar nga babai me vlerë 2.500.000 lekë. Për herë të parë në pasurinë e tij, kreu aktual i qeverisë deklaron vlerën e pasurisë së shtëpisë që po ndërton në Surrel të Komunës Dajt. Ai e ka deklaruar atë me një vlerë 39.6 milionë lekë të reja, e cila do të ndahet në mënyrë të barabartë me bashkëshorten. Në deklaratën e vitit 2012, Rama deklaron se kishte 50 % të papaguar detyrim ndaj subjektit që po ndërton shtëpinë, vlerë që në total shkon në më shumë se 12 milionë lekë të reja. Për shlyerjen e këtij detyrimi ai në këtë deklaratë bënte të ditur se ishte në pritje të miratimit të një kredie bankare. Po për të njëjtin vit ai deklaronte se kishte 50 për qind të detyrimit të qerasë së pallatit ku jeton sëbashku me bashkëshorten. Për vitin 2012 Rama deklaron të ardhura nga paga

dhe shitja e librit “Kurban” në vlerën e 2.004.789 lekë. Por më e pasur se vetë Rama për vitin 2012 deklarohet bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila bënë të ditur se zotëron një apartament me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe garazh 17 metra2, nga e cila 50 për qind e sipërfaqes totale është blerë më 2005, ndërsa 50 për qind e sipërfaqes është blerë nga bashkëpronari me 2009. Vlera e këtij apartamenti llogaritet në 52.891 euro dhe 13.832.000 lekë. Gjithashtun ajo deklaron se zotëron tokë are 4.483.5 metra2 në Surrel, gjysma blerë në 2005 dhe gjysma në 2008 me vlerë totale 1.086.650 lekë. Mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia e banimit e deklaruar edhe nga Rama. Ajo deklaron gjithashtu se ka dhënë një hua pa interes në vlerën e 70 mijë eurove, ndërsa zotëron llogari bankare në vlerën e 6.206.644 lekë. Ndërkohë që ka deklaruar të ardhura nga paga, ekspertiza dhe qiraja e një apartamenti. Një vit më vonë Rama do të deklaronte pak ndryshime të pasurisë, ndërsa bënë të ditur se ka marrë një kredi të re në 2013 në vlerën e 80 mijë eurove për të shlyer një pjesë të detyrimeve për shtëpinë që po ndërton në Surrel, si dhe deklaron se ka mundur të shlyejë kredinë e zbutur që kishte marrë që në 2000. Për 2013 ai do të deklaronte të ardhura personale nga paga dhe shitja e librit 1.068.459 lekë.

Dam i an G ji knur i

L in dita N iko l l a

Pasuria 2013 Shtesë në llogari rrjedhëse 600 mijë lekë Të ardhura neto nga paga 2 128 278 lekë Pagesat të një huaje ndaj bashkëshortes 8 mijë euro Paga e bashkëshortes 1.4 milionë lekë. Këst I paguar nga kontrata e shitjes së aksioneve 600 mijë lekë Shitja e automjetit “Audi 4” 5500 euro. 180.400 mijë lekë Interesat e paguara për kredinë për shtëpi Bashkëshortja, pakësuar llogaria në bankë 135 mijë lekë Llogari e hapur në 2013 6842 euro. 1.4 milionë nga paga dhe 800 Bashkëshortja të ardhura mijë lekë nga puna si designer. Paguar gjatë 2013 3500 euro për kredinë e makinës.

226 dollarë 1733 dollarë 5.061.031 lekëve 12 mijë euro në vit. 10.800 euro në vit 9789 euro 3172 euro.

B l e di Çu ç i Deklarata e pasurisë 2012 Apartament banimi me sipërfaqe 94.4 metra2 90 mijë euro Apartament banimi me sipërfaqe 130 metra2 plus 130.3 metra2 ambiente ndihmëse blerë në vitin 2000 78 mijë euro (Është pjesëtuar pas divorcit. Vlera e pasurisë nga rivlerësimi është 25 milionë lekë) Garazh për makinë 18.37 metra2 23 mijë euro. Tokë pyll 1 mijë metra2 në Lanabregas 1.4 milionë lekëve Automjet Land Rover blerë në vitin 2010 27 mijë eurove. Banka Intesa SanPaolo Llogari bankare 43.760 lekë Depozitë bankare 114.496 lekë 6183 euro Llogari bankare Paga si ministër nga shtatori i 2013 174.000 lekë Pasuria 2013 Banka Intesa SanPaolo Llogari bankare Depozitë bankare Llogari bankare Paga si ministër

Rama deklaron shtëpinë në Surrel: 400 mln lekë

247840 lekë 54496 lekë 5830 euro 437002 lekë.

E d m o nd H ax h i nasto Pasuria 2012 Apartament 194 metra2 i blerë në 2011, plus parkim 116 400 euro Apartament i deklaruar më përpara, por i hipotekuar 90.6 metra2 3 milionë lekë. Paga mujore nga puna e kryer si zv.ministër 1.823.732 lekë. Kursime në vlerë 2.500.000 lekë. Kredi e marrë në 2012. Pasuria 2013 Llogari rrjedhëse Depozitë kursimesh në vlerën

5650 euro. 10 mijë euro.

Paga mujore si ministër 1.198.170 lekë. Paga e bashkëshortes 50 mijë lekë në muaj. Bashkëshortja zotëron njësi me sipërfaqe totale 122 metra2 dhuruar nga kompania ‘Lerenti’, pronë e babait të saj.

E d m o nd Panari ti Deklarata e vitit 2013 Të ardhura nga puna e ministrit pas fillimit të funksionit 672.367 lekë. Pakësime për shpenzimet familjare 497.569 lekë. Pagesa nga fakulteti 45.083 lekë. Shpenzime familjare 60.204 lekë. Të ardhura nga puna në fakultetin publik 43 mijë lekë. Bashkëshortja Të ardhura nga puna dhe interesa 17 mijë euro. Pakësime për pagesë shkolle me 1900 euro.

Pasuria e vitit 2013 Llogari bankare me huanë e kthyer nga vëllai 1 milion lekë Gjendja në llogarinë e pagës BKT 300 mijë lekë Kursime 200 mijë lekë Pagë mujore si kryetare njësie 92 mijë lekë Pagë mujore si ministre 139 640 mijë lekë Honorar si bashkautore tekstesh 63 mijë lekë Bashkëshorti i ministres Nikolla Pagë mujore si përgjegjës departamenti 94 mijë lekë Pagesë si pedagog i Jashtëm 320 mijë lekë Pagesë si pedagog i Jashtëm FNSH 118 mijë lekë Pagesë si pedagog i ftuar në Tetovë dhe Strugë 3520 euro Pagesë për leksione në doktoraturë UT 243 mijë lekë Vazhdon kredia në Raiffaisen Bank Hua pa interes marrë nga miku R. H për shkollimin e vajzës 6 mijë euro

E r io n Ve l ia j Pasuria e vitit 2013 Llogari bankare me 5294 euro. Të ardhurat nga paga. Llogari 7503 dollarë. Të ardhurat nga paga. Llogari 168.168 lekë. Të ardhurat nga paga. Llogari 209 euro. Paga mujore e ministrit 595 000 lekë. Shpërblim Kuvendi 52.896 lekë.

D itmir B u s hati Pasuria 2013 Depozitë bankare me vlerë 7.347 dollarë shtuar me 105 dollarë Depozitë me vlerë 21.344 euro, shtuar 563 euro. Llogari rrjedhëse e pagës dhe përfitimeve si deputetë 729.309, pakësuar me 839.762 lekë. Depozitë me vlerë 3.404 euro, shtuar me 79 euro. Llogari rrjedhëse me vlerë 9.069 lekë, pakësuar me 790 lekë. Depozitë me vlerë 13.887 plus 1.215 dollarë, shtuar me 1057 dollarë. Shtije apartament banimi me sipërfaqe 104 metra2 me vlerë 75 mijë euro. Blerje apartament banimi me sipërfaqe 170 metra katror 110 mijë euro. Paga si deputetë dhe ministër me vlerë 2.145.571 lekë Të ardhura nga puna kërkimore me vlerë 250 mijë lekë. Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja nga konsulenca dhe punë kërkimore me vlerë 22 mijë euro. Të ardhura nga puna në bankë me vlerë 508 mijë lekë. Të ardhura nga konsulenca me vlerë 82.740 lekë. Huamarrje për blerjen e apartamentit në vlerë 20 mijë euro. Nga bashkëshortja Llogari me vlerë 14.909 euro, shtuar 368 euro. Llogari me vlerë 33.041 dollarë, shtuar me 327 dollarë. Llogari me vlerë 10072 euro. Llogari 127 euro, shtuar me 12171 euro. Llogari rrjedhëse 60.279 lekë, shtuar me 360 mijë lekë. Llogari “future”7099 euro, shtuar me 140 euro.


E shtunë - e diel 28-29 qershor 2014

www.mapo.al

5

Kabineti “Rama”, edhe pse i ri në moshë rezulton i kamur në pasuri. ILDKP publikoi dje pasuritë e ministrave për vitet 2012-2013, nga ku mësohet se thuajse të gjithë ministrat kanë nga disa apartamente, troje apo llogari bankare.

M il e n a H a r ito Pasuria e vitit 2013 Apartament banimi me sipërfaqe 210 metër katror në Francë 755 mijë euro Rinovimi i apartamentit në shumën 150 mijë euro Studio me sipërfaqe 24.4 metër katror në Francë blerë në shumën e 18 mijë eurove. 6 mijë euro rinovimi i ambienteve të studios Dyqan në Tiranë me sipërfaqe 116.6 metër katror me vlerë 10 milion e 200 mijë lekë blerë në vitin 2009 me të ardhurat personale dhe të bashkëshortit Apartament me sipërfaqe 73.6 metër katror blerë nga prindërit në vitin 1995 me vlerë 8 mijë e 494 lekë 4 mijë e 441 euro Gjendje CASH në dy llogari bankare në Paris Gjendje në llogari kursimesh Paris, 2 mijë e 227 euro Gjendje në llogari bankare 10 mijë e 709 euro Gjendje në llogarinë bankare 52 mijë e 24 euro Gjendje në llogari kursimi 2 mijë e 400 euro Të ardhura nga puna e bashkëshortit 86 mijë e 960 euro Të ardhura nga qiratë e ambienteve të shtëpisë në Francë 9 mijë e 600 euro Të ardhura nga studio në Francë 2 mijë 700 euro Kredi bankare 233 mijë e 763 euro Bashkëshorti Apartament banimi 70 metër katror blerë në vitin 1994 me vlerë 9 mijë lekë

S hkë lq im Ca n i

E glan t ina G j e r m e ni Pasuria 2013 Bashkëshorti Llogaria pakësohet me 649 mijë lekë Llogaria shtohet me 23 mijë lekë. Llogari pakësohet me 27351 dollarë. Llogari pakësohet me 230 mijë lekë. Shtohet llogaria me 11 mijë lekë. Maturohet BTH 10 mijë euro. Shet OBL 1.3 milionë lekë. Blen OBL 1.5 milionë lekë. Konverton 27352 dollarë në 17 mijë paund. Blerë 9500 paund. Blerë 10500 euro. Blerë 5000 dollarë. Shtohen 5 mijë euro. Shtohen 4400 dollarë. Blerë kmon7mon me vlerë 6.203 euro. Blerë 2 onc flori me 250 mijë lekë. Gjendja cash në fund të vitit është 150 mijë lekë, 1500 paund, 1500 dollarë, dhe 4500 euro. Llogaria personale e ministres Gjermeni 140 mijë lekë. Bashkëshorti paga dhe shpërblime si drejtor I departamentit të operacioneve monetare 4.175.618 lekë . Interesa neto nga investimet LV të Qev. nëpërmjet bankave 1.110.218 mijë lekë. Paga dhe shpërblime e Eglantina Gjermenit si deputete 1851850 lekë. Paga dhe shpërblime si ministër 347.751 lekë. Shpërblime si pedagoge e jashtme 170 mijë lekë. Projekti PDS2 720 euro.

K lajda G josha Deklarata e tetorit 2013 për pasurinë para se të bëhej ministër Paga si zëvendësministre e Punës 407.465 lekë Llogari bankare 80.086 lekë. Bashkëshorti Gjendje llogari 585089 lekë. Të ardhurat nga biznesi. Gjendje llogari 1864 euro. Të ardhurat nga biznesi. Kredi biznesi 215.825 lekë. Deklarata e 2014 për vitin 2013 Të gjitha pronat janë në emër të prindërve. Paga si ministër 513 637 lekë. Anëtare e bordit të FSHZH 31624 lekë.

Le ft e r Ko ka Pasuria për vitin 2013 Kontratë shkëmbimi sipas të cilës përfiton 2 mijë e 324 metër katror pistë me vlerë 1 milion e 672 mijë e 400 euro në këmbim të truallit me sipërfaqe 994.5 metër katror dhe ndërtesë mbi të me sipërfaqe 248.2 metër katror Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror përfituar nga ALUIZN-i me vlerë 507 mijë e 703 lekë Para CASh në shumën 227 mijë e 279 lekë përfituar nga shitja e truallit me sipërfaqe 330 metër katror me vlerë 9 milion e 900 mijë lekë. Nga këto para janë paguar 4 milion e 166 mijë e 820 lekë për truallin e blerë nga bashkëshortja; 7 mijë e 21 euro për mbylljen e kredisë për blerjen e automjetit; 507 mijë e 703 lekë për kontratën me ALUIZNI-n si dhe shlyerjen e borxhit me vlerë 17 milion lekë Para CASH në shumën 2 milion 539 mijë e 202 lekë Kontratë për transferimin e aksioneve në kompaninë e pijeve Sipërfaqe apartamentesh 1 mijë 347.8 metër katror përfituar nga kontrata e shkëmbimit të pasurisë Të ardhura nga paga dhe shpërblimet 1 milion 725 mijë e 239 lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 955 mijë e 420 lekë Të ardhura nga paga si ministër 492 mijë e 172 lekë Detyrim ndaj shoqërisë për blerjen e tokës arë 17 milion lekë, mbetur pa shlyer 183 milionë lekë Bashkëshortja Shitje trualli sipas kontratës me Ministrinë e Financave, drejtoria e Administrimi dhe Shitjes së Pronave publike me vlerë 4 milion 166 mijë e 820 lekë Truall me sipërfaqe 403.9 metër katror me vlerë 507 mijë e 703 lekë Para CASH në tre llogari bankare në shumën 14 milion 785 mijë e 86 lekë dhe 27.91 euro Shlyer shuma prej 7 mijë e 61 euro nga kredia për blerë automjeti e marrë në vitin 2008

N asi p N aço Shtëpi banimi me sipërfaqe 170 metër katrore 6 milionë e 500 mijë lekë. Automjet tip “Benz” me vlerë 7 mijë euro Shtuar depozita bankare në shumën 890 mijë lekë nga paga si nënkryetar i Kuvendit dhe Ministër i Drejtësisë Pakësuar me 500 mijë lekë nga gjendja e parave CASH të deklaruara në vite Depozitë bankare me gjendje 500 mijë lekë Të ardhura bruto nga paga si nënkryetar Kuvendi dhe Ministër Drejtësie 2 milion e 312 mijë e 13 lekë Të ardhura bruto nga paga e bashkëshortes 761 mijë lekë Kredi për blerjen e apartamentit në shumën 5 milionë lekë, shlyer 3 milion e 324 mijë lekë, detyrimi 3 milion e 13 mijë lekë

Pasuria e vitit 2013 Të ardhurat nga paga 405 mijë e 236 lekë Shtesë nga interesat 130 mijë e 304 lekë Shtesë në fondin e pensionit suplementar 156 mijë e 357 lekë Të ardhura nga paga si profesor 19 mijë e 460 lekë Të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë 26 mijë e 650 lekë Të ardhura nga paga si Ministër Financash 350 mijë e 805 lekë Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies 22 mijë e 320 lekë Honoraret si lektor 226 mijë e 800 lekë Shlyer 2 mijë e 242.37 euro nga kredia Shlyerje këstesh në vlerën 38 mijë e 280 lekë Bashkëshortja Shtesë interesi për depozitën e rinovueshme në shumën 34 mijë e 322 dollarë Depozitë në emër të prindërve 18 mijë e 597 dollarë Depozitë në emër të nënës 1 milion 273 mijë e 764 lekë Të ardhurat nga paga si lektore 226 mijë e 800 lekë

Sa imir Ta hir i Kursime CASH shtuar 2 mijë e 500 euro, vlera totale 21 mijë e 500 euro Të ardhura nga paga si deputet 2 milion 656 mijë e 634 lekë Kartë krediti në vlerën 3 mijë e 600 euro Shitur automjet në vlerën 2 mijë e 500 euro Të ardhura nga paga si pedagog 768 mijë lekë Honorare 15 mijë lekë Paguar 2 mijë e 808 euro për kredi, detyrimi i mbetur 16 mijë e 892 euro Overdraft i pashlyer në vlerën 150 mijë lekë Shitje e automjetit në vlerën 1 milion lekë Kursime CASH pakësuar me 11 mijë euro pas blerjes së automjetit Llogari bankare në emër të djalit 550 mijë e 970 lekë Të ardhura nga paga si deputet 1 milion 583 mijë e 750 lekë Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm547 mijë e 383 lekë Llogari kursimi në shumën 700 mijë lekë Shlyer shuma prej 2 mijë e 698 euro, detyrimi i mbetur i kredisë 14 mijë e 194 euro Overdraft i pashlyer 77 mijë e 397 lekë

N iko Pe l e s hi Shtesë në llogarinë e pagës 74 mijë e 597 lekë Pakësuar llogaria në shumën 887 euro Pakësuar 8 mijë euro për shlyerjen e kartës së kreditit dhe pjesërisht arsimimin e fëmijëve Shtesë 500 mijë lekë krijuar nga tërheqja e pagesës Pakësim i llogarisë me 910 euro Mbyllur llogaria rrjedhëse 106.37 euro Llogari rrjedhëse në shumën 6 mijë e 511 euro Shtesë në llogaritë e fëmijëve respektivisht 1 mijë e 907 dollarë, 1 mijë e 100 e 84 dollarë dhe 300 e 30 dollarë Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Korçë 744 mijë e 78 lekë Bonus për transportin 360 mijë lekë Të ardhura neto nga paga si këshilltar 178 mijë lekë Të ardhura të përfituara nga interesat e depozitave 580 mijë e 314 lekë Të ardhura nga paga si zv.kryeministër 471 mijë e 53 lekë Të ardhurat nga paga dhe bonuset e bashkëshortes 1 milion 338 mijë e 995 lekë Pagesë nga Komisioni Europian 562 euro Paguar 364 euro për kredinë e banesës, detyrime 46 mijë e 170 euro Kartë krediti me limit 2 mijë euro, detyrim 887, 65 euro


6

E shtunë - e diel 28-29 qershor 2014

www.mapo.al

Zbardhen deklaratat e pasurisë së Presidentit Nishani dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Familja presidenciale përfiton 12 mijë euro nga qiraja e një dyqani në Durrës. E vetmja lëvizje në pasurinë e Bashës është shitja e apartamentit të bashkëshortes

B u j a r N is ha n i Pasuria për vitin 2013 Shtesë depozite 357 mijë e 338 lekë, plus 42 mijë e 662 lekë interesi. Shtesë në llogari rrjedhëse 157 mijë e 153 lekë. Shtesë depozite 1 mijë euro, plus 296 euro interesi. Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 27 mijë lekë. Shtesë nga interesat e depozitës së bashkëshortes, 122 euro. Shtesë e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortes, 332 euro. Shtesë depozite te bashkëshortja, 2500 euro. Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës së bashkëshortes, 8892 lekë. Gjendje financiare në shtëpi, 1500 euro dhe 100 mijë lekë. Shtesë depozite në emër të djalit, (kaluar nga llogaria e pagës), 30 mijë lekë. Shtesë depozite në emër të vajzës (kaluar nga llogaria e pagës), 120 mijë lekë. Të ardhura nga paga si President i Republikës, 2 milion e 531 mijë e 864 lekë në vit. Paga në KLD, 126 mijë lekë në vit. Dieta udhëtimesh, 1440 dollarë dhe 1140 euro. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore e MTKRS, plus 10 ditë si specialiste në BSH(në total periudha 1.1.2013-31.12.2013), 963 mijë lekë në vit. Të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e KMB të PSH janar-shtator, 1881 mijë e 800 lekë neto. Dieta udhëtimesh nga bashkëshortja jashtë vendit, 750 euro plus 720 dollarë. Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 12 mijë euro në vit. Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 mijë lekë në vit. Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 720 mijë lekë në vit. Pagesë kredie për apartamentin 285 mijë e 600 lekë në vit. Detyrimi i pashlyer, 3 milion e 929 mijë e 560 lekë. Kredi për shtëpi, gjendja e së cilës në vitin 2013 u ul me 40 mijë euro, për shkak të pagesës së kësaj shume nga pakësimi i depozitës së bashkëshortes, që u krijua nga shitja e apartamentit 1 plus 1 me sipërfaqe 60 metra katrorë, e përbashkët me prindërit e bashkëshortes. Detyrimi i mbetur për kredinë e shtëpisë, 62 mijë e 963 euro. Siguracione për kredite, 42 mijë lekë në vit.

Presidenti shton të ardhurat, Basha shet shtëpinë e bashkëshortes për 100 mln lekë Leonard Bakillari

Tiranë Të ardhurat e Presidentit të Republikës dhe

bashkëshortes së tij kanë njohur rritje gjatë dy viteve 2012-2013. Sipas deklaratës së pasurisë rezulton se llogaritë bankare të Presidentit të Republikës janë shtuar nga interesat, të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat e udhëtimeve, apo qiraja e një dyqani në qytetin e Durrësit. Vlera më e madhe në pasurinë e Presidentit është ajo prej 12 mijë eurosh, që familja presidenciale ka përfituar nga qiraja e dyqanit në qytetin e Durrësit. Por krahas të ardhurave, Nishani deklaron se ka shpenzuar rreth 16 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve të tij. Po ashtu, Presidenti ka shpenzuar edhe për kredinë e

apartamentit të banimit, për të cilin thotë se paguan një këst prej 733 eurosh në muaj, ndërsa në vitin 2012 duhet të shlyente mbi 100 mijë euro. Ndërsa deklarata e pasurisë për vitin 2013 tregon se Presidenti duhet të paguajë 62 mijë euro kredi për të shlyer përfundimisht pagesën e apartamentit. Por ndryshe nga Presidenti që ka patur lëvizje të ardhurash në llogaritë e tij bankare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka raportuar asnjë lëvizje në llogaritë bankare. Bashka ka deklaruar pagën e tij dhe të bashkëshortes si të ardhura për vitet 2012-2013 si dhe shumën prej 10 milionë e 450 mijë lekë. Këto para sipas kreut të opozitës janë përfituar nga shitja e apartamentit të bashkëshortes së tij në Tiranë.

M ir e la K umb ar o Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror blerë në vitin 1998, shlyer 47 mijë e 500 dollarë Apartament banimi me sipërfaqe 128 metër katror, shlyer 2 milion e 450 mijë lekë Apartament banimi me sipërfaqe 103 metër katror, shlyer 3 milion e 400 mijë lekë Apartament me sipërfaqe 108 metër katrore, paguar 44 mijë dollarë Apartament në Sarandë me sipërfaqe 87.8 metër katror, paguar 60 mijë e 598 euro Llogari e përbashkët 531 mijë e 942 lekë Depozitë e përbashkët 19 mijë e 879 euro Depozitë në shumën 5 milion e 500 mijë lekë Llogari personale 3 mijë lekë Llogari e përbashkët 87 mijë lekë Depozitë e përbashkët 1 milion lekë Llogari e përbashkët 7 euro Llogari personale 3 mijë e 296 euro Llogari personale 13 mijë e 242 euro Depozitë personale 22 mijë e 359 euro Llogari e përbashkët 9 mijë e 580 euro Depozita të përbashkët 4 mijë e 730 euro, 10 mijë euro, 4730 euro Llogari e përbashkët 3 mijë e 222 euro Depozitë 20 mijë euro Bono Privatizimi dhuruar nga prindërit 300 mijë lekë Fond pensioni 30 mijë euro Automjet “Opel” 12 mijë dollarë Automjet “Honda” 5 mijë euro Bashkëshorti Llogari personale 5 mijë e 70 paund Llogari personale 12 mijë e 801 dollarë Llogari personale 105 mijë e 723 lekë Depozitë bankare 2 milion lekë Llogari personale 619 mijë e 912 lekë Depozitë 2 milion lekë

L u l zim B as ha Pasuria për vitin 2012 1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2012, 1 milion e 669 mijë e 352 lekë. 2.Të ardhura nga bashkëshortja nga shitja e apartamentit në Tiranë, 10 milion e 450 mijë lekë. Pasuria për vitin 2013 1.Të ardhura neto nga paga si kryetar i Bashkisë Tiranë nga data 1 janar 2013 deri më 31 dhjetor 2013, 1 milion e 650 mijë e 222 lekë. 2. Të ardhurat e bashkëshortes për shërbime PR/consultancy nëpërmjet fondacionit EËPPP, 22 mijë euro.

I li r Be qaj Pasuria për vitin 2012 Depozitë bankare shtuar me 600 dollarë Llogari rrjedhëse shtuar me 283 mijë lekë Llogari rrjedhëse shtuar më 7 mijë e 200 euro Të ardhura nga paga në Kuvend 1 milion e 30 mijë lekë Të ardhura nga qiraja e apartamentit 900 mijë lekë Përfitimi nga sigurimet suplementare si ish-deputet 634 mijë lekë Të ardhura nga fitimi i kompanisë 19 milion e 278 mijë lekë Shlyerja e 50 për qind të detyrimit për apartamentin 2 mijë e 750 euro Kredi për blerje apartamenti me sipërfaqe 205 metër katror dhe garazh nëntokë e marrë në vitin 2007 me këst mujor 1 mijë e 58 euro. Paguar 13 mijë euro, detyrimi 52 mijë e 850 euro Pasuria 2013 Shtuar depozita bankare në shumën 770 dollarë Pakësuar llogaria rrjedhëse 288 mijë lekë Pakësuar llogaria rrjedhëse 4 mijë e 380 euro Shitja e kotave në kompaninë “I….” 51 mijë lekë Të ardhura nga pagan ë Kuvend 940 mijë lekë Të ardhura nga pagan ë Ministrinë e Shëndetësisë 620 mijë lekë Të ardhura nga shitja e 51 për qind të kuotave të kompanisë 18 milionë e 360 mijë lekë Të ardhura nga fitimi i kompanisë për vitin financiar 2012 12 milionë lekë Të ardhura nga qiraja e apartamentit 900 mijë lekë Paguar 13 mijë euro nga kredia për blerje apartamenti në vitin 2007. Detyrim i mbetur, 42 mijë e 180 euro Bashkëshortja Shtuar llogaria rrjedhëse 351 mijë lekë Shtuar depozita 650 mijë lekë Shtuar llogaria rrjedhëse 19 mijë e 500 lekë Mbyllja e depozitës bankarë 49 mijë dollar Shtuar depozita 24 mijë dollar Shtuar depozita 24 mijë dollar Shitja e kuotave në “P…..” 12 mijë e 500 euro (vlera fillestare) Të ardhura nga shitja e kuotave 21 mijë euro Të ardhura nga puna në bankë 4 milion e 529 mijë lekë

S hkë lq im Ca n i Depozitë bankare në shumën 50 mijë e 326 dollarë Depozitë bankare në shumën 26 mijë e 330 dollarë Depozitë bankare në shumën 10 mijë e 948 mijë euro Depozitë bankare në shumën 27 mijë e 185 euro Llogari rrjedhëse në Uashington 611 dollarë Fond suplementar pensioni 320 mijë lekë Apartament me sipërfaqe 112 metër katror blerë në vitin 2007 në vlerën 67 mijë dollarë Apartament me sipërfaqe 142.3 metër katror me vlerë 132 mijë euro Apartament me sipërfaqe 133 metër katror me vlerë 6 milionë e 900 mijë lekë Tokë arë me sipërfaqe 600 metër katror me vlerë 1 milion lekë Autoveturë tip “Benz” me vlerë 10 mijë euro Të ardhura nga paga si profesor 720 mijë e 529 lekë Të ardhura nga honoraret, doktoratura e the 516 mijë e 696 lekë Të ardhurat nga mësimdhënia në një universitet privat 903 mijë e 533 lekë Honorare nga leksionet në Universitetin e Elbasanit 324 mijë lekë Paga neto nga një organizatë jofitimprurëse 405 mijë e 236 lekë Kredi për shtëpi me vlerë 89 mijë euro, shlyer për vitin 2013 6 mijë e 752 euro Kredi për shtëpi në shumën 4 milion lekë, detyrim 2 milion 411 mijë lekë Bashkëshortja Depozitë në shumën 15 mijë euro Depozitë në shumën 34 mijë e 257 dollarë Llogari rrjedhëse 408 dollarë Pasuria e vitit 2013 Të ardhurat nga paga 405 mijë e 236 lekë Shtesë nga interesat 130 mijë e 304 lekë Shtesë në fondin e pensionit suplementar 156 mijë e 357 lekë Të ardhura nga paga si profesor 19 mijë e 460 lekë Të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë 26 mijë e 650 lekë Të ardhura nga paga si Ministër Financash 350 mijë e 805 lekë Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies 22 mijë e 320 lekë Honoraret si lektor 226 mijë e 800 lekë Shlyer 2 mijë e 242.37 euro nga kredia Shlyerje këstesh në vlerën 38 mijë e 280 lekë


E shtunë - e diel 28-29 qershor 2014

7

www.mapo.al

politikë

Bashkim Fino, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili ishin bashkë në konferencën e organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë për reformën administrativo-territoriale

Reforma territoriale Dashamir Tahiri: Do votoj që Himara të jetë bashkë me Vranishtin TIRANË Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri

deklaroi dje nga Vlora se ai është dakord me ndarjen e re që reforma territoriale parashikon për Himarën. “Në Parlamentin shqiptar ka shqiptarë dhe bijë shqiptarësh. Ata që kërkojnë mosbindje civile apo ndonjë parti që bredh andej dhe këtej dhe bëhet palë me ndonjë gjakprishur, i vetëshpallur grek apo filogrek. Ne jemi në parlament për çështje shqiptare, mua më ka votuar Lumi i Vlorës, më ka votuar Vranishti, më ka votuar Kuçi dhe do jem përkrah tyre në të gjitha format dhe do ta votoj reformën territoriale që Himara të jetë bashkë me Vranishtin, se kjo është detyrë dhe e kam për detyrë ndaj shqiptarëve të gjithë Shqipërisë. Rryma e tyre flet gjithmonë për Vorio Epirin, kurse ne flasim për real Epirin e jugut, ku është një pjesë shqiptare. Të dyja palët ecin në të kundërt të njëri-tjetrit, por e saktë është kjo që flasim ne”, - tha ai pas shfaqjes së aktivitetit përkujtimor që u mbajt në Vlorë në kuadër të 70-vjetorit të genocidit grek ndaj popullit çam.

Fino: E presim opozitën deri më 31 korrik. Basha: Ky proces s’mund të jetë ultimativ Fino: “Pritëm 3 muaj rresht opozitën duke stopuar axhendën e reformës në limitet e saj, çka tregon se vullneti për konsensus është i sinqertë dhe vazhdon të jetë i sinqertë. Por nga ana tjetër, ka një axhendë të caktuar reformash që nuk mund të spostohen, por as të ngadalësohen në kurriz të qytetarëve” TIRANË Në tryezën e dytë të konferencës së

organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë, Bashkim Fino, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili u panë të ulur në rreshtin e parë të sallës së madhe të Akademisë së Arteve, duke përcjellë për herë të parë pas kaq muajsh ndasie një sinjal afrimi mes tyre lidhur me reformën administrativoterritoriale. Një sinjal ky vetëm në dukje, pasi përpos gatishmërisë së shprehur nga të dyja palët për konsensus dhe vullnet të përbashkët, qëndrimet e tyre dallonin jo pak. “Për reformën territoriale është i nevojshëm bashkëpunimi i opozitës. Duhet të ndjekim shembullin e shumë vendeve të tjera që e kanë kryer këtë reformë dhe të balancojmë shpenzimet në bashki dhe komuna”, - tha bashkëkryetari i komisionit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino. Ndërsa kryetari i opozitës u shpreh fillimisht për decen-

tralizim, pastaj për hartë territoriale. “Para se të mbërrijmë tek harta, duhet të bëjmë decentralizimin e vërtetë për të përballuar nevojat dhe sfidat e vërteta të Shqipërisë së vitit 2014”, - tha Basha. Gatishmëria e Finos për konsensus u pa si lëvizje elastike nga moderatori i takimit të djeshëm, Artan Hoxha. Por për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, kjo ishte thjesht çështje interpretative. Kjo sepse Fino u shpreh se për reformën nuk mund të diskutohen kriteret dhe afati kohor, që është 31 korriku. “Pritëm 3 muaj rresht opozitën duke stopuar axhendën e reformës në limitet e saj, çka tregon se vullneti për konsensus është i sinqertë dhe vazhdon të jetë i sinqertë. Por nga ana tjetër, ka një axhendë të caktuar reformash që nuk mund të spostohen, por as të ngadalësohen në kurriz të qytetarëve”, - tha Fino duke shtuar se reforma duhet

“…Konsensus në Kuvend. T’i lëmë manovrat e tjera. Në qoftë se e keni harruar, konsultoni se çfarë bëmë për reformën elektorale të 2008-ës. E kam fjalën për z. Fino, jo për z. Vasili, se z. Vasili ishte në grevë urie atëherë. Edhe uroj që një konsensus domethënës mos të përfshijë asnjë në grevë urie…”

të përfundojë brenda 31 korrikut. “Jemi gati të presim sugjerimet tuaja, por brenda afateve”, - tha ai. Por për kryedemokratin Lulzim Basha, ky proces nuk mund të jetë ultimativ. “Ky proces nuk mund të jetë një proces ultimativ. Ka rëndësi që procesi të ecë, padyshim. Kemi humbur kohë padyshim. Të mos tregojmë me gisht se i kujt është faji…”, tha Basha. Sipas tij, konsensusi politik jepet vetëm në parlament. “…Konsensus në Kuvend. T’i lëmë manovrat e tjera. Në qoftë se e keni harruar, konsultoni se çfarë bëmë për reformën elektorale të 2008-ës. E kam fjalën për z. Fino, jo për z. Vasili, se z. Vasili ishte në grevë urie atëherë. Edhe uroj që një konsensus domethënës mos të përfshijë asnjë në grevë urie…”, - shtoi Basha. Në të kundërt, sipas kreut të PD-së, vendos populli me referendum: “…Është e drejta sovrane e qytetarëve shqiptarë, ed-

he në bazë të Kushtetutës, për të marrë vendime mbi projekte të mëdha afatgjata, siç është decentralizimi dhe reforma e territorit”. Ndërkohë, në takimin e djeshëm u propozuan projektet e katër organizatave; “Autonomia Vendore dhe pesë opsione për organizimin territorial”, “Metodologjia e zonave funksionale për zhvillimin vendor”, “Riorganizimi administrativ - territorial fillon nga decentralizimi”, si dhe “Decentralizimi dhe Rajonalizimi”. Konkluzionet e seancës së dytë fokusoheshin tek nevoja për decentralizim për zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Dy ditë më parë, Kuvendi shtyu me afro një muaj tjetër afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të Reformës Territoriale. Komisioni do të veprojë deri në datën 31 korrik, kohë kur pritet të mbyllet edhe ky sesion parlamentar. N.Perndoj

Zgjedhjet, Aurel Bylykbashi zgjidhet sërish kreu i PD së Elbasanit Në zgjedhjet për kreun e PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi fitoi 297 vota kundrejt 238 votave të marra nga kandidati tjetër, Ilir Dervishi. TIRANË Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në kuvendin zgjedhor për kryetarin e degës së Elbasanit, se me votë të lirë PD-ja do të zgjedhë ekipet e drejtimit. Në fund të votimit për kreun e PD-së së Elbasanit, që nga organizatorët u konsiderua si proces model, ish-depu-

teti Aurel Bylykbashi rezultoi fitues me 297 vota kundrejt 238 votave të marra nga kandidati tjetër, Ilir Dervishi. Në garë ishin edhe dy kandidatë të tjerë, Admir Kongoli dhe Elsa Gega. Ndërkohë, zyra e shtypit e PD-së shpërndau dje edhe qëndrimet që Basha ka mbajtur gjatë pjesëmarrjes në kuvendet zgjedhore të PD-së në Përmet dhe Mallakastër. “Rilindja’ e famshme e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi një tufë tullumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternativë, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, real-

iste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara. Por u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo. Sipërmarrja në nivel falimentimi në të gjithë vendin. Mijëra shqiptarë humbin vendet e tyre të punës, asnjë premisë për përmirësim”, - u shpreh Basha. Ai ka kërkuar gjithashtu nga drejtuesit e rinj të partisë në çdo degë që të hartojnë platformën e zhvillimit për zonat e tyre. “Çfarë tjetër është arsyeja jonë për të qenë këtu, nëse nuk jemi në gjendje t’u ofrojmë një perspektivë zhvillimi qytetarëve, ku

g jithsecili prej tyre të shohë mundësinë dhe të besojë tek e nesërmja, të besojë se dinjiteti i tij dhe i saj nuk do të nëpërkëmbet, të besojë se ligji do të funksionojë i barabartë për të gjithë. Misioni i Shqipërisë europiane në çdo qelizë të saj, i standardit europian në çdo orë të jetës së çdo shqiptari kudo në vend, është misioni hyjnor i Partisë Demokratike”, - tha Basha. Në kuvendin zgjedhor të Mallakastrës, kryetar i PD-së së kësaj dege u zgjodh Arjan Llanaj, ndërsa në Përmet Arben Dosti. Ndërkaq, në Tepelenë pritet të zhvillohet një raund i dytë votimi mes kandidatëve Hatixhe Qendro dhe Vehip Çela.


8

E shtunë-diel, 28-29 qershor 2014

www.mapo.al

"Pashë që ai zbriti nga vetura dhe ishte me shpinë. Sapo ai hodhi këmbën në tokë, ai e qëlloi nga pas. Unë u fsheha pas pemës. Ai nisi ta qëllonte dhe ta ndiqte nga pas, ndërsa bankieri po mundohej të largohej. E ndoqi nga pas dhe ai u rrëzua. Aty e qëlloi prapë"

Dëshmia e policit

Polici Rrugor: Si e vranë para syve të mi bankierin Artan Santo Punonjësi i policisë rrugore është përballur sy më sy me vrasësit para se ata të qëllonin mbi biznesmenin Artan Santo. “Tentova të afrohesha, por killeri më drejtoi pistoletën. E qëlloi viktimën sapo zbriti nga makina dhe u larguan në sekondë me motor. I ndoqa deri tek Diga e Liqenit, por aty m’u zhdukën nga sytë. Motori i tyre ishte shumë më i shpejtë" Dashamir Biçaku Tiranë Efektivi i Policisë Rrugore, që u

përball me personat që ekzekutuan me armë bankierin Artan Santo, ka rrëfyer momentet kur ai është përballur me agresorët dhe ndjekjen e tyre. Sipas tij, gjithçka kishte ndodhur në fraksionet e një momenti, kur vrasësit i ishin afruar veturës së zezë të bankierit dhe e kishin qëlluar sapo ai kishte hapur derën. Efektivi i Policisë Rrugore, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thotë se e pati të pamundur të reagonte apo të ndërhynte, pasi një nga vrasësit i kishte drejtuar armën. Dëshminë e tij, efektivi i policisë rrugore e ka dhënë për hetuesit që po merren me vrasjen e bankierit Artan Santo. MAPO zbardh një pjesë të dëshmisë së tij, dhënë për kolegët, ku ky punonjës pohon se si vepruan vrasësit profesionistë. Instinkti për të vepruar është përballur me një pistoletë të drejtuar nga ai. Polici i rrugores i ka ndjekur vrasësit deri tek Diga e Liqenit, ku ata i kanë humbur nga sytë. Ku ishit kur ndodhi vrasja e bankierit Santo? Duhet të ketë qenë ora rreth 9:18 minuta. Kam qenë pak më sipër bankës. Kam qenë duke u afruar për të kontrolluar trafikun në kryqëzim. Ishte një fragment sekonde, kur pashë që aty ndaloi një veturë me një targë me 3 numra të njëjtë, njëri pas tjetrit. Vetura ndaloi aty në formë skiç, si diagonal në rrugë, dhe mendova se mund të bllokonte rrugën. Kur po shkoja aty, pashë që nga pas ishte një motor i zi dhe dy njerëz që kishin veshje të errëta. U mata të vija fillimisht këmbën në këmbalecin e motorit që të nisem, por ndalova, sepse pashë që ata nuk lëvizën. U krijua një moment pështjellimi dhe mendova çfarë po ndodhte. Menjëherë sapo motori ndaloi, personi që ishte në ndenjësen e pasme të motorit, kërceu nga mjeti dhe u hodh në rrugë. S’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe u afrova. Në atë moment, personi nxori armën. Hodha edhe një hap, por ai ma drejtoi mua. U largova pas, ndërsa pashë që në këtë moment po zbriste nga vetura një burrë i madh në moshë. Kështu m’u duk. Mendova se duhej ta kishin me të dhe po mendoja me vete: po me këtë ç’punë kanë. Më vonë mora vesh se ky burrë ishte një njeri mjaft i rëndësishëm. E patë kur e qëlluan? Pashë që ai zbriti nga vetura dhe ishte me shpinë. Sapo ai hodhi këmbën në tokë, ai e qëlloi nga pas. Unë u fsheha pas pemës. Ai nisi ta qëllonte dhe ta ndiqte nga pas, ndërsa bankieri po mundohej të largohej. E ndoqi nga pas dhe ai u rrëzua. Aty e qëlloi prapë. Në këtë kohë, isha futur pas pemës dhe po thërrisja në radio: Vrasje në Bllok, vrasje në bllok. Por nuk mund të qëndroja përballë, sepse

pasi të vrisnin këtë person, objektivi i ardhshëm do të isha unë, sepse isha i identifikuar me uniformë policie. Po personi tjetër që ishte në motor, çfarë veprimesh kryente? Ai nuk po lëvizte, qëndronte në motor. Dhe sapo ai mbaroi punë, motori u nis. Nuk humbën asnjë sekondë. Arritët të dallonit ndonjë gjë të veçantë tek personat apo ndonjë targë të motorit ? Jo, aspak. Motori nuk kishte targë fare dhe nuk kishte mundësi për ta dalluar. Ishte tërësisht i zi. Mund të them se ishte motor i fuqishëm. Por nuk kishte kohë të fiksoje ndonjë gjë, sepse gjithçka ka ndodhur në një periudhë kohore shumë të shkurtër, ku nuk mund të fiksoje ndonjë detaj të veçantë. U krijua një lloj çoroditjeje dhe shumë njerëz që ishin aty, u stepën dhe nuk po e kuptonin në moment. Vetëm kur ai qëlloi zotërinë, gjithçka ishte e qartë. Asnjë detaj nuk arritët të fiksonit? Ishte e pamundur ju thashë. Unë kam parë çdo gjë të zezë. Nuk mund të them që kishte këtë apo atë veshje. Madje, edhe pistoletën që kam parë më është dukur e zezë, edhe vetë momenti kur më ka drejtuar pistoletën. M’u duk si grykë topi dhe jo si grykë pistoletë. Kam fiksuar se ajo ishte e ngjashme me pistoletën “TT”, por nuk jam i sigurt, nëse ishte “TT”, apo armë tjetër. Menduat në ndonjë moment të nxirrnit armën ? U mendova dhe nisa të veproja, kur isha pas peme. E zbërtheva këllëfin, por gjithçka ndodhi shumë shpejt, pasi isha pas pemës dhe shumë mundësi për të vepruar nuk kisha. Çfarë ndodhi më pas? Ata kishin veshje të zeza. Xhupa të zinj, kishin skafandër të zezë dhe kaq. Nuk kam fiksuar më tepër, gjithçka ndodhi në pak momente. E gjitha kjo situatë besoj se zgjati më pak se një minutë. Pasi motori u largua, shkova kapa motorin, e ndeza, por ata kishin ikur goxha para meje. Iu vura pas në ndjekje. Ata morën rrugën të Garda e Republikës, më pas dolën te liqeni, te diga e liqenit artificial. Edhe unë isha pas tyre. Por kur dolën tek diga, u futën tek ura poshtë dhe aty i humba nga sytë. Nuk munda t’i dalloj më. Nga cili drejtim ikën ? Nuk e di. Deri aty munda t’i ndjek, por ata kishin një motor mjaft të fuqishëm. Ata u zhdukën poshtë urës dhe unë nuk munda t’i gjej. Gjatë kësaj kohe, po komunikoja në radio për të orientuar sallën. Më vonë mora vesh se një koleg tjetër i imi, i kishte ndjekur deri pranë ‘Urës së Gjoles’, por edhe atij i kishin shpëtuar nga sytë.

"Motori nuk kishte targë fare dhe nuk kishte mundësi për ta dalluar. Ishte tërësisht i zi. Mund të them se ishte motor i fuqishëm. Por nuk kishte kohë të fiksoje ndonjë gjë, sepse gjithçka ka ndodhur në një periudhë kohore shumë të shkurtër"

Pamjet e kamerave: Atentatorët pritën për 1 orë Santon Një tjetër sekuencë filmike u publikua dje në media, lidhur me vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Në pamjet e regjistruara në orën 08:20 minuta të mëngjesit, evidentohen dy atentatorët që lëvizin të pashqetësuar nga rruga “Papa Gjon Pali i Dytë” drejt rrugës “Asim Zeneli”, pra një rrugicë ngjitur me shtëpinë e Artan Santos. Për rreth 51 minuta para ngjarjes dy personat kanë mbajtur nën vëzhgim zonën përreth banesës së 58-vjeçarit. Kamera e

sigurisë ka arritur t`i fiksojë para atentatit dhe pesë herë të tjera autorët që lëviznin më motorin tip “Suzuki V-Storm” 650 kubikësh. Përkatësisht në orën 08:20 minuta, 08:25 minuta, 08:27 minuta, 09:07 minuta dhe 09:09 minuta. Më pas në orën 09:11 minuta atentatorët kanë dalë tek kryqëzimi tek RTSH dhe kanë pritur për disa sekonda derisa mjeti me të cilin udhëtonte Santo të nisej për në destinacion. Atentatorët e kanë

ndjekur duke i qëndruar në distancë të afërt prej tre metrash dhe në kryqëzimin pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa rreth orës 09:15 minuta kur Artan Santo ka zbritur nga mjeti është qëlluar të paktën katër herë më armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm. Hetimet e prokurorisë dhe policisë janë përqendruar në disa pista ndërsa numri i të shoqëruarve në polici ka arritur në 27 persona.

Të afërmit e të shoqëruarve: Motori i vrasësve nuk është i yni Familjarët e Klodian dhe Saimir Gjozit, të ndaluar të enjten në Fushë-Krujë mohuan dje implikimin e të afërmve të tyre në ngjarje. Nëna, babai dhe vëllai i Saimirit thanë dje se motori i atentatorëve të Artan Santos nuk ishte i tyri, ndryshe nga sa pretendonte policia. “Policia i ka marrë djemtë gjatë kohës që ishin duke punuar. Nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje. Motori që ka dalë në televizor, nuk është i njëjti me atë që djali kishte lënë në servis”, - tha babai i të shoqëruarit nga policia. Familjarët i bënë thirrje policisë që t’i linte të lirë dy djemtë, pasi asnjë prej tyre

nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. “Motori ynë ndodhet ende në servis. Nuk e kuptojmë se pse duhej t’i shoqëronte policia”,- tha edhe vëllai i njërit prej të dyshuarve. Edhe ai, si familjarët e tjerë tha se motori i gjetur nga policia është i ndryshëm nga ai i atentatorëve. Një fakt të tillë e pohuan dje edhe burime nga grupi hetimor. Sipas tyre, motori i gjetur në Fushë-Krujë nuk është i njëjtë me të atentatorëve, por dy djemtë me mbiemrin Gjozi vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e policisë. Gjithashtu janë shoqëruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm edhe dy

vëllezër nga Lezha, pronarë të servisit ku mendohet se është modifikuar motori i autorëve. Deri në orët e vona të mbrëmjes, policia mohoi të kishte kryer ndonjë arrestim, ndërsa bëhet me dije se të shoqëruarit po mbahen në polici për të dhënë sqarime të mëtejshme. Motori i zi u bë mjeti më i kërkuar nga policia pas atentatit të mëngjesit të së enjtes, i ndodhur në zemër të Bllokut. Më pas, kamerat e vendosura në qendër të Tiranës e zbuluan atë në kohë dhe vende të ndr yshme, përg jatë g jithë mëngjesit kur u ekzekutua për vdekje Artan Santo.


E shtunë-diel, 28-29 qershor 2014

9

www.mapo.al

Policia shoqëron dy vëllezër nga Lezha, të cilët dyshohet se kanë dijeni për motorin e atentatorëve. Verifikohet deri në detaje itinerari i killerave me pagesë dhe qëndrimi i tyre në rrugën e Elbasanit Rojet e pallatit: Djali i Santos iku përpara, atentatorët kujtuan se u shpëtoi TIRANE- Rojet e pallatit ku banonte

Foto: Hamza Hatika

Vrasja e Santos

50 të shoqëruar në polici, asnjë pistë e përjashtuar D Dashamir Biçaku

y ditë pas ekzekutimit mafioz të bankierit Artan Santo, hetimet mbeten në vendnumëro. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Tiranës janë takuar disa herë për analiza, por shanset për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë zvogëlohen me kalimin e orëve. Burime të policisë i thanë MAPO-s se janë shoqëruar në Tiranë, Fushë-Krujë e Lezhë mbi 50 persona, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi atentatit e ndodhur në zemër të Tiranës. “Po hetojmë në disa pista. Të shoqëruarit janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve”,-thanë zyrtarë të policisë, duke treguar njëherazi se nuk ka ende një pistë zyrtare për krimin. Megjithatë, hetimet janë fokusuar në zonën e Veriut, nga ku dyshohet se janë rekrutuar vrasësit. Përveç dy personave të shoqëruar në Laç, policia ka marrë në pyetje edhe dy vëllezër nga Lezha, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Bledar dhe Kreshnik Tushaj kanë qëndruar për orë të tëra në polici, ku kanë dhënë dëshminë e tyre, pasi emri u ka dalë në skenë për servisin ku dyshohet se është modifikuar motori i krimit. Hetimet janë fokusuar gjithashtu në marrëdhëniet e biznesit të Artan Santos, aksioner dhe drejtor ekzekutiv i bankës “Credins”. Një hetim paralel po zhvillohet rreth atentatorëve, të cilët dyshohet se kanë marrë shumën më të madhe të parave, paguar për një vrasje me pagesë në vend. Gjatë ditës së djeshme, policia ka sekuestruar të tjera pamje të dy vrasësve me skafandra, fare pranë shtëpisë së biznesmenit Santo. Dy vrasësit shfaqen në rrugën “Papa Gjon Pali II”, por edhe tek rruga e Elbasanit, ku banonte i ndjeri. Krimi i ndodhur

mëngjesin e së enjtes në mes të Tiranës ka tronditur njëherazi edhe qytetarë të shumtë në vend. Policia thotë se ka marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarë, të cilët pohojnë se në ditë të ndryshme, kanë parë të njëjtin motor të lëvizë në zonën ku banonte Artan Santo. Mëngjesin e së enjtes, ata kanë qëndruar gjatë në rrugën e Elbasanit. Sipas dëshmive të rojeve të pallatit ku banonte Santo, motori është shfaqur fillimisht në orën 9.00 të mëngjesit, kohë kur ka dalë nga godina djali i të ndjerit. Ata kanë ndjekur makinën e tij, e kur kanë vënë re se bankieri nuk ndodhej në makinë, janë kthyer sërish në afërsi të pallatit. Dëshmitarët kanë pohuar se atentatorët kanë pritur pak metra më larg herën e dytë, deri në daljen e objektivit nga pallati. Më pas, janë vënë në ndjekje të tij deri në qendër të Bllokut, ku edhe kanë qëlluar. Një tjetër pikëpyetje ngrihet mbi mungesën e masave të sigurisë, në mbrojtje të Artan Santos. Si shoferi i tij ashtu edhe banorë të pallatit kanë pohuar në polici se e kanë parë disa ditë radhazi motorin e atentatorëve, por askush nuk ka menduar se mund të ishte kërcënues. Në të vërtetë, kërcënimi direkt ose indirekt i biznesmenit të njohur mungon në këtë histori. Burimet e policisë thanë dje se nuk kishin asnjë sinjal se Santos i kanosej ndonjë rrezik dhe vetë ai, ka qenë i qetë nga kjo anë. Prokurorët thanë se ka nisur marrja në pyetje e personave me të cilët punonte Artan Santo, familjarë apo miq të tij. Ata do të pyeten nëse biznesmeni kishte shprehur më parë shqetësime për konflikte që mund të kishte pasur me persona të tjerë. “Asnjë pistë hetimore nuk është përjashtuar deri tani nga hetimi”,-thanë dje hetuesit që kanë në duar çështjen “Santo”.

Visho Ajazi: S’kam shumë informacion për vrasjen “Nuk kam shumë informacion për vrasjen e Artan Santos”. Kjo është përgjigjja që vjen nga kreu i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, i pyetur dje nga mediat pasi përfundoi homazhet për biznesmenin. Shërbimet inteligjente, përmes kreut të tyre kanë pohuar se nuk kishin asnjë të dhënë se Artan Santos i kërcënohej jeta nga ndonjë konflikt i mundshëm.

bankieri Artan Santo, pohuan dje për gazetën “MAPO” se e kishin parë motorin e fuqishëm që të vinte vërdallë ditën e vrasjes, dhe se iu ishte dukur pak sa e dyshimtë që një motor të sillej vërdallë në atë zonë në atë mënyrë. Sipas tyre, Santo dilte çdo mëngjes rreth orës 8:50 minuta nga shtëpia dhe nisej për në punë. “Nuk harronte asnjëherë të na përshëndeste kur zbriste nga shtëpia për të shkuar në punë, apo kur kthehej dhe hynte në banesë”,- thotë një burrë rreth të 50-ve, që punon si shofer për një banor të pallatit ku banonte edhe bankieri i njohur Artan Santo. Sipas tyre, motori sillej rreth gjysmë ore vërdallë pallatit dhe besojnë se herë pas here personat kontrollonin nëse vetura e Santos ndodhej e parkuar në vendin e parkimit ku ajo qëndronte gjithmonë, pranë bankës që ndodhet në atë rrugë, afër konviktit të Liceut Artistik, apo në rrugicën e banesës së tij. Sipas rojës dhe një shoferi, Santo ndodhej në banesë dhe fillimisht me veturën e tij ishte larguar për në punë i biri, ndërsa më vonë kishte ardhur edhe kishte marrë bankierin. “E kam parë dhe e kam fiksuar atë motor në lagje që kishte ardhur dhe ishte sjellë vërdallë, por nuk na shkonte mendja se mund të bënte një gjë të tillë. E kemi parë dy-tri herë që vinte rrotull në zonë dhe më pas largohej. Duhet të ketë qenë mbase ora 8:20 minuta kur unë e kam parë për herë të parë në zonë. Ai erdhi u rrotullua një herë dhe iku”, - tregon burri i thinjur. Ndërsa shton se në këtë kohë vetura kishte qenë e parkuar në vendin e saj të zakonshëm në rrugën “Ismail Qemali”, përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”. Aty ndalonte gjithmonë shoferi kur vinte përpara se ta merrte për ta dërguar në punë, pasi veturën e mbante gjithmonë shoferi me vete në shtëpinë e tij dhe vinte e merrte në mëngjes. “Kur erdhi herën e dytë, vetura nuk ishte këtu. Djali i Tanit kishte zbritur dhe kishte ikur me makinën e Tanit. Kur erdhën herën e dytë, ata panë që nuk ishte makina e Tanit aty dhe ikën shpejt. Dëgjova që pasi kishte ikur makina e Tanit nga këtu, motorin e kishin parë përpara bankës dhe kishin qëndruar aty, por nuk di më tepër”, - thotë polici privat që shërben si roje i një prej pallateve aty pranë. Të dy ata nuk preferojnë të japin emrat, por se thonë se Santo nuk harronte asnjëherë t’i përshëndeste apo t’iu fliste ndërsa ikte i qetë në punë. “Herën e tretë që i mbaj mend, ata erdhën dhe këtë herë makina e Tanit ishte e parkuar. Ata kaluan dhe dolën. Ne nuk pamë se ku ndodheshin më pastaj, sepse ata ikën dhe kaluan rrugën këtu dhe zbritën mbase tek Televizioni”, - thotë burri që punon shofer, teksa rrëfen se edhe shoferin e Santos e njihte mirë . “Shoferin, Fatmirin e njihja prej kohësh. Fillimisht kishte punuar me të shoqen, pastaj vitet e fundit kishte kaluar dhe punonte me Tanin. Ishte një burrë rreth të 50-ve, i qetë”. Ndërsa qëndrojnë në tavolinë thonë se policia kishte ardhur dje aty dhe kishte marrë kamerat e disa kryqëzimeve në zonë, po kështu edhe atë të lokalit aty pranë. Kamera tjetër e një pallati ngjitur ku janë edhe garazhet, nuk kishte kapur dot gjë për shkak të pamjes së kufizuar të saj.


In memoriam

10

www.mapo.al

Guximi dhe vizioni që u prenë në mes Ndarja e parakohshme nga jeta e njërit prej biznesmenëve më të suksesshëm në vend, viktimë e një atentati, bëri dje bashkë shqiptarët në homazhe, kujtime dhe revoltë

A

Familjarë, miq, kolegë dhe figura të njohura të botës së artit, biznesit, politikës dhe medias kanë kryer dje homazhe përpara trupit të pajetë të biznesmenit Artan Santo, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit. Familjarët pritën ngushëllime për humbjen e njeriut të tyre të dashur në ‘Hotel Sheraton’.

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

rtan Santo u përcoll dje nga mijëra qytetarë. Si të gjitha ikjet e parakohshme, si të gjitha ikjet e paparalajmëruara, ai lë pas një boshllëk pse-sh, një varg të gjatë pyetjesh, ndërsa e ka mbështetur shoqërinë në mur përballë problemeve të veta. Vrasja, motori, maskat, motivet dhe konspiracionet do të jenë për ditë të tëra ato që do të diskutohen në kafene, bashkë me një mori thashethemesh dhe të vërtetash. Kush ishte Artan Santo? Miq, njerëz që punuan me të që prej asaj karriere të shkurtër si aktorë në adoleshencë e deri ata që e njohën prej pozicionit të ministrit tregojnë për një burrë kurajoz dhe vizionar, një të ri që donte dhe ia doli mbanë. Të tjerë ngulin këmbë për korrigjimet në një shoqëri që shkon drejt dhunës dhe se kjo tashmë është bërë e patolerueshme. Për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, vrasja e Santos është e dyta më e rënda pas asaj të deputetit të PD-së, Azem Hajdari. “Të gjithë jemi të shokuar. Kjo është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Do them ato fjalë që mendoj për zotin Santo. Impresionues që në takimin parë, inteligjent, njeri i shkolluar. Vlerësoj kontributin e tij. Ajo që ka ndodhur është më e rëndë nga ç’mund ta themi me fjalë”, - tha Topalli dje gjatë homazheve. Të tjerë vlerësuan figurën e Santos si njeriu i përkushtuar i punës dhe suksesit. Financierin e guximshëm që transformoi tregun e bankave në Shqipëri dhe nga ana tjetër një filantrop të dhënë pas artit e librit. Kjo është arsyeja pse dje u përcoll prej njerëzve më të rëndësishëm të vendit dhe mijëra qytetarësh. Familjarë, miq, kolegë dhe figura të njohura të botës së artit, biznesit, politikës dhe medias kanë kryer dje homazhe përpara trupit të pajetë të biznesmenit Artan Santo, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit. Familjarët pritën ngushëllime për humbjen e njeriut të tyre të dashur në ‘Hotel Sheraton’. Përpara arkivolit me trupin e pajetë të 58-vjeçarit kanë kryer homazhe kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, partneri i Santos në media, Irfan Hysenbelliu, ish-kryeministri Fatos Nano, deputetë të së majtës dhe të së djathtës, si dhe ambasadorë, deputetë, gazetarë, artistë dhe qytetarë të thjeshtë. Mjaft prej tyre e njihnin Santon si bashkëpunëtor e mik. Shumë prej tyre rrëfyen copa jete të njeriut që i kishte ndihmuar, kish bërë të qeshnin, u kishte dhënë kurajë apo i kishte udhëhequr në karriera të suksesshme.

Një njeri me suksesin në çdo hap

Arrita ta njoh Santon Ilir Babaramo*

Nga Adrian Civici

Ë

shtë g jithmonë e vështirë të shkruash post-mortum për një mik, shok e koleg. Aq më tepër për Artan Santon. Duhet kurajë, duhet përtypur dhimbja, duhet të luftosh me realitetin dhe atë që ka ndodhur. Duhet të seleksionosh ndjenjat pozitive që do shoqërojnë kujtimin e tij nga hidhërimi se kjo humbje nuk erdhi nga Zoti apo nga arsye aksidentale, por nga dhuna dhe krimi. Teksa bënim homazhe dhe takonim të përlotur familjen dhe prindërit e tij, të shumtë në numër, gjithë qyteti do thosha, ndjenim se shkaku që na mblodhi të gjithëve ishte respekti dhe konsiderata maksimale për Tanin. Por, "në ajër" ndjehej dhe një shkak tjetër. Dukej sikur të gjithë ishin vrarë nga pak dhe kishin nevojë të dëshmonin e solidarizoheshim kundër akteve të tilla tronditëse, kishin nevojë të shprehnin në heshtje revoltën e tyre qytetare. Teksa flisnin për vlerat dhe dhimbjen e thellë të humbjes së Santos, të gjithë kërkonin e shpresonin se ngjarje të tilla nuk do ndodhin më. Shqipëria dhe njerëzit me vlera të saj nuk duhet të meritojnë një fund të tillë të dhimbshëm e makabër. Shpresoj të gjejmë forcat njerëzore e institucionale për të mos u gjendur më në homazhe e funerale të tilla. Artan Santo ishte vërtet një njeri i veçantë dhe me mjaft vlera. E kishim koleg në çështjet bankare e financiare, ishte ekonomist me vizion të gjerë dhe mbi të gjitha dinte ta prekte ekonominë në thelbin e saj: zhvillimin dhe suksesin. Një ekonomist, biznesmen e bankier që e barte suksesin në çdo hap të karrierës së tij. Ishte njeri me interesa e kuriozitet të madh. Nëse do shkoje në opera apo teatër, kishte shumë mundësi që të takoje Tanin që e shikonte dhe komentonte me zell autorin, skenarin, regjisorin, aktorët; nëse do ishe prezent në promovime librash, qofshin këto romane, poezi apo libra profesionale kishte shumë mundësi që Tani, jo vetëm të ishte prezent, por të ishte dhe autori i tyre, financuesi apo organizuesi i eventit. Të flisje për çështje shëndetësore, Tani ishte burim i pashtershëm komentesh pasi thoshte shpesh se kishte një pasion të fshehur për mjekësinë dhe në rini kishte dashur të bëhej mjek. Nuk mund të ri pa përmendur dhe faktin se humori dhe dëshira e tij për humor ishte e pashtershme. Tani ishte një njeri i lindur dhe brumosur pozitivisht që do na mungojë shumë, nga ata miq e kolegë që ju shkon shumë për shtat shprehja e bukur e domethënëse franceze se "do shkëlqejnë vazhdimisht me mungesën e tyre". Nuk e di sa kohë do na duhet të mësohemi me mungesën e bashkëpunimit dhe prezencës fizike të Tanit, por jam i bindur se nuk do na mungojë kurrë respekti dhe kujtimi i tij.

P

as syve të tij të zgjuar dhe gjithë shkëlqim si prej hebreu munda të zbuloj gjithë Santot që tani do na mungojnë. Është gati e pamundur të gjesh në një njeri të vetëm financierin e City të Londrës dhe bohemin e Montmartre në Paris. Por Santo ëndërronte të kishte këtë identitet të dyfishtë. Gjashtë plumbat që i morën jetën në hyrjen e bankës që themeloi ndanë nga jeta një nga ata të paktë njerëz që e shtyjnë përpara shoqërinë. Santo do na mungojë akoma më shumë nëse ndalemi për një çast dhe shikojmë hapësirën e sipërmarrjes shqiptare dhe botën editoriale të mbushur me kokëqoshe e të pagdhendur. Shpesh i qesëndiste. Nënqeshte, siç dinte ai, kur shikonte shpura bodygardesh me hipopotamë në mes që hynin gjithë rrapëllimë në hollet e hoteleve luksoze të Tiranës. Vetë kishte zgjedhur të jetonte i lirë si një zog. Gjithmonë ëndërronte. Nuk u mjaftua duke krijuar të parën bankë private, por u përpoq të krijonte dhe Bloombergun shqiptar në një vend ku nuk ka bursë. "Si çdo vend perëndimor dhe Shqipëria do ketë një ditë Wallstreetin e saj", më thoshte shpesh. Ishte një nga njerëzit më të informuar dhe të kultivuar në këtë qytet. Të shpjegonte ndoshta më mirë se kushdo krizën e euros dhe pak çaste më pas të recitonte me saktësi financieri vargje të Elyarit lexuar vite më parë. Ishte një bonvivant dhe gjyshi më i lumtur në botë. Për ta ngacmuar miqësisht i thosha "dandy plak". Shpërthente menjëherë. Sfidën e kishte me vitet e jetës që po i afrohej të 60-ve dhe me askënd. Kështu shpërthyes do ta mbaj mend gjithmonë. Lamtumirë miku im! *Botuar së pari në Shqiptarja.com


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

Santo nuk u fshihej vështirësive Nga Arben Malaj

E

para dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve. Sigurisht që kam pasur një marrëdhënie të gjatë me Santon si kolegë dhe pastaj si dashamirës. Ajo që më ka bërë përshtypje edhe nga raportet e krijuara, për shkak të faktit që kur më 1997 përballë detyrimit për të bërë një reformë të plotë të sistemit bankar midis disa ekspertëve ne përzgjodhëm me një mirëkuptim të plotë, Santon që të ishte drejtor i Bankës së Kursimeve, reformimi i së cilës ishte i vështirë, ishte banka më e madhe kishte mbi 70 për qind të depozitave të shqiptarëve. Nga një përvojë konkrete me shumë menaxherë të sektorit privat dhe publik, e para dhe kryesorja është që Santo kishte një vizion. E dyta Santo nuk ishte nga ato menaxher që për çdo vështirësi që mund t’i dilte të donte ta kalonte përgjegjësinë te të tjerët dhe nuk përpiqej ta fshihte dështimin. Në këto raste kur do të bësh një punë një reformë mënyra se si bashkëpunon ai të cilit ia beson një punë të vështirë profesionale kushtëzon edhe suksesin. Kështu që ai dallonte nga shumë menaxher të tjerë, dallonte sepse e kishte vizionin që duhej, ishte i qartë, ishte i përkushtuar dhe nuk të harxhonte kohë me detajet dhe nuk kërkonte suport sa herë krijohej ndonjë vështirësi. Sigurisht, suksesi i tij krijonte xhelozi të caktuara, por në asnjë kohë unë nuk ndjeva dhe për këtë i jam shumë mirënjohës që ai të pengohej me paqartësitë e tij apo ta kalonte diku tjetër përgjegjësinë. Ai kishte guxim, jo sepse lozi në një film, por edhe në modernizimin që i bëri menaxhimit të Bankës së Kursimeve që u konkludua me një privatizim të suksesshëm. Edhe me hapin e parë që mori për të krijuar një institucion financiar, ngriti “Credins Bank”, edhe investimi që bëri në median e parë në fushën e analizës ekonomike si televizioni “Scan”. Edhe ai koloriti i ngjyrave, sepse edhe vetë ashtu pëlqente të vishej, për të bërë diçka të dukej sa më e plotë sa më moderne. Jo thjeshtë në sipërfaqe por edhe në mesazh. Rasti i Santos është nga rastet e suksesshme të njerëzve në Shqipëri që kanë vizionin dhe e bashkojnë vizionin me guximin. Dhe po të shikojmë dinamikën e sektorit bankar dhe financiar, pas hapit të guximshëm që Santo ndërmori, pati pastaj edhe disa iniciativa të tjera, pra u krijuar një sinergji guximi madje risku edhe nga investitorë të tjerë shqiptarë. U krijua një përvojë shumë pozitive e biznesit shqiptarë që synonte në fusha që dukeshin të vështira. Në marrëdhëniet njerëzore, siç thashë kur ke marrëdhëniet më të mira për ta njohur një koleg janë marrëdhëniet burokratike. Disa tipa thjeshtë nënshtrohen për të mbijetuar dhe disa tipa ta bëjnë të vështirë bashkëpunimin. Ai nuk kishte asnjërën. Ishte shumë miqësorë dhe prapë e përsëris nga shumë përvoja dhe eksperienca të tjera ai kurrë nuk të bezdiste, por e mbaronte vetë një detyrë dhe asnjëherë nuk kërkonte që kur ishte sukses të ishte vetëm i tij dhe kur ishte dështim t’u kalonte të tjerëve.

11

Ai nuk u lodh asnjëherë Nga Tinka Kurti

K

am një dhimbje shumë të madhe. Është një dhimbje e madhe për të gjithë popullin. Ngushëlloj gruan dhe fëmijët. Edhe unë kam derdhur lot në atë rol. Ai donte me çdo kusht të futej në jetë. Me Artan Santon jemi njohur në vitin 1962, kur më kërkohet mua që të bëj një film me një skenar shumë të bukur. Më paraqitet ky djalë simpatik, i shëndoshë, i bukur dhe shumë i edukuar. Gjatë gjithë kohës së filmit unë kam pasur lot se doja që këtë fëmijë ta mbaja pas vetes. Ai ishte një fëmijë shumë i shkathët, shumë inteligjent, shumë i edukuar. Mbaj mend gjatë gjithë filmit nuk tha një herë u lodha.

Sot kur e shoh më duket ndonjëherë po ajo fytyrë e qeshur, ai njeri aq i ëmbël, aq i dashur. E kam takuar pas shumë vitesh në një sallë tek Akademia e Arteve. Isha ulur në rresht të parë dhe vjen dikush pas meje dhe më rreh shpatullat, më përshëndet dhe më thotë që jam Artan Santo. Ishte rritur shumë. Më prezantoi edhe me bashkëshorten. Jam bërë dhe unë si një nënë e dytë për të. I drejtohem popullit shqiptar, të shohim para, të duam jetën, njëritjetrin, ta lëmë urrejtjen. Çfarë fitojmë ne me urrejtjen? Jemi dhe ne njerëz që kemi karakter, që duam jetën dhe familjen.

Jo kthimit të vendit në Palermon e viteve ‘60… Zef Preçi*

S

apo erdha nga ceremonia funerale e Santos… Një mori mendimesh më vijnë në kokë sa herë shkoj në varreza (diçka që besoj se i ndodh shumëkujt)… dmth ceremonia mortore, pa harruar shokun, mikun, të afërmin e radhës që përcjellim në “”pushimin e pasosun” është edhe një thirrje a mënyrë për vetëreflektim mbi të mirën dhe të keqen, mbi të djeshmen dhe të sotmen, mbi vlerat dhe antivlerat e shoqërisë në të cilën jetojmë… E pra pas këtij funerali, sidomos nisur nga mënyra mizore se si ia morën jetën një njeriu me të cilin kam ndarë jo pak por gjashtë vite pune së bashku, një reflektim mbi kërcënimet që vijnë rrotull jetës sonë komunitare nuk mund të injorohet: Shqipëria ka rrezik të kthehet në një Palermo të ditëve tona… Kuptohet se kjo ka lidhje me tolerimin e parave të drogës, korrupsionit dhe të krimit - vitet e fundit edhe atij të organizuar - që ju është bërë për një kohë të gjatë, me perceptimin e krijuar se këto fenomene janë bashkë-ud-

hëtare të sistemit, se vendi ynë është i vogël dhe tregjet edhe më të vogla për shkak të popullsisë së varfër, rindarja e tregjeve është e mundshme vetëm përmes dhunës dhe forcës...Në fakt, kjo ka lidhje me pandëshkueshmërinë e krimit që nuk e teproj të them se gati ka fshirë kufijtë me biznesin dhe ky i fundit nuk ka më kufij me politikën... Ja përse vrasja e Santos është as më shumë dhe as më pak një akt terrorist dhe më tingëllojnë disi pa kuptim thirrjet për drejtësi që vijnë nga të gjitha krahët, duke filluar me ata që janë mandatuar të menaxhojnë fatet e përbashkëta në pushtet dhe në opozitë... Politikanë të këtij vendi! Ju lutem bëni detyrën për të cilën jeni betuar mbi Kushtetutë! Përndryshe, ky vend po rrezikon të shndërrohet në një Palermo të vërtetë dhe kështu të bëhet i pajetueshëm. I qoftë i lehtë dheu Santos! *Postuar në rrjetin social Facebook


12

E shtunë-diel, 28-29 qershor 2014

www.mapo.al

Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti dhe Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women) në Shqipëri lançuan në datë 24 Qershor në Tiranë, në një aktivitet publik studimin “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara”. Ky studim u realizua nga Partnerët Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), në kuadër të Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 mes Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara. Përgatitja dhe publikimi i studimit është mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze. Studimi synon të japë një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, të përshkruajë karakteristikat e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre, të vlerësojë kapacitetet e grave dhe vajzave të papuna, si dhe rolin e institucioneve shtetërore, biznesit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të punësimit. Studimi fokusohet në Qarkun e Tiranës, Durrësit, dhe Elbasanit. Ai paraqet një përmbledhje të situatës së ndërmarrjeve sociale në vend duke përfshirë statusin ligjor, aktivitetet, numrin e përfituesve, grupet e përfituesve, llojet e shërbimeve që këto ndërmarrje sociale ofrojnë, impaktin e veprimtarisë së tyre në grupet e disavantazhuara (në veçanti tek gratë e vajzat) si dhe sfidat e zhvillimit të tyre e nevojat për shërbime mbështetëse. Në kushtet e mungesës së një përkufizimi standard jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, studimi paraqet disa karakteristika kryesore të ndërmarrjeve sociale dhe që dallojnë nga ndërmarrjet tradicionale private, për të hedhur dritë dhe kuptuar më mirë rolin e mënyrën e funksionimit të tyre, arsyet se pse ato janë një lëvizje që po rritet me shpejtësi si dhe impaktin e ndërmarrjeve sociale në zhvillimin social dhe ekonomik kryesisht në Evropë por edhe më gjerë. Si pjesë e këtij studimi, paraqitet informacion mbi rolin që kanë institucionet kryesore shtetërore të punësimit, formimit profesional dhe kujdesit social në vend. Studimi përfshin një analizë të të dhënave të këtyre institucioneve për të vlerësuar situatën e grupit në fokus të tij, grave dhe vajzave, me qëllim identifikimin e nevojës për punësim dhe aftësim, kapacitetet e tyre aktuale dhe potencialin e tyre për punësim. Studimi u realizua gjatë periudhës Maj 2013-Janar 2014 dhe analizon të dhëna për vitin 2013. Një vend të rëndësishëm në studim zë edhe roli që luajnë bizneset lokale në të tre qarqet dhe ndërmjetësuesit e punësimit, veçanërisht ata që kanë në fokus punësimin e grave dhe vajzave, duke identifikuar kështu mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të aktivitetit të ndërmarrjeve sociale dhe shtrirje në sektorë që shihen në rritje. Studimi gjithashtu paraqet disa modele funksionimi të ndërmarrjeve sociale dhe praktika të sukseshme të zhvillimit të tyre në Evropë dhe në botë, me qëllim njohjen e tyre dhe nxitjen e hapjes së një debati të gjerë për adaptimin e këtyre praktikave e aplikimin e tyre edhe në Shqipëri. Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi synojnë të promovojnë reforma në nivel qendror dhe lokal për nxitjen e punësimit të grupeve të marxhinalizuara, veçanërisht të grave dhe vajzave, nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjeve sociale. Studimi gjithashtu mund të shërbejë si një bazë e mirë për rishikimin e kuadrit ligjor që mbështet dhe nxit zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Për më tepër këto gjetje mund të shërbejnë për nxitjen e reformave në drejtim të shërbimit të punësimit, si dhe trajnimit e edukimit profesional si elementë shumë të rëndësishëm jo vetem në rritjen e punësimit në sektorin privat por edhe si një element kyç për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.

Njoftim për ankand

Për më shumë informacion studimin e plotë mund ta gjeni në faqen e Partnerëve Shqipëri: www.partnersalbania.org/zhvillimi_ndermarrjeve_sociale.pdf

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

NR. 16 (261),

VITI VIII BOTIMIT

MARS 2013

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

ELL ALASTAIR CAMPB RAMËS

JES SË EDI

NJERIU I RILIND E PËRMUAJSHME

30 lekë

BESNIK MUSTAFAJ në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

, LUC FILOZOFIN FRANCEZ

RË NUK KA QENË FERRY: BOTA ASNJËHE

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. në politikë, vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

FAJ BESNIK MUSTA Ngatërresat në z me kufirin france emrin Le Pen IKU STEFAN ÇAPAL Gjurmët e ujkut rët oriental te shqipta FOTO ESSE Natë shqiptare

NR. 16 (261), VITI

VIII BOTIMIT MARS

LEKË 2013 ÇMIMI 300

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

ËS

JES SË EDI RAM

E PËRMUAJSH

ME

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ushtarakisht i fushatave të UET Press. Në për të ndërhyrë Blair, botim i Eshtë spin doctor-i e shefit të tij e të tjera. e mia me Tony ë në politikë, kur mbronte vendiminDitarët e atyre ditëve: Vitet me rëndësinë e strategjis Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : 1. Pasurinë “Truall+Ndërtesë”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 7/226, vol 24, faqe 134, me sip. trualli 100 m2, sip ndërtimi 100 m2, ZK 8521, pasuri e ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, në pronësi të shtetasve Llambri e Adriana Risto. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 11.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 3,136,000 (tremilionenjeqindetridhjeteegjashtemije) leke. pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shpallje ankandi Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr 5/215 e llojit truall, me sip.114 metra katrore dhe ndërtese 4 katshe + bodrum + papafingo, me sip. ndërtimi 93.2 m2, ndodhur në ZK 8524, me adresë në lagjen “E Re “ Elbasan, në pronësi të Arben Laze. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 166,528 Euro Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 250.000 Euro. Ankandi zhvillohet në datë 02.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

njoftim për ankand

Shpallje ankandi

Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e pare per shitjen e pasurise te paluajtshme: 1- Pasuria e llojit Are me Nr.Pasurie 129/139, sip. 1050 m2 , Zona Kadastrale 2066, Volumi 24, Faqe 194. 2- Çmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 7,680,000 (shtate milion e gjashteqind e tetedhjete mije) leke. 3- Vendi i ndodhjes: Kamez, Tirane. 4- Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure, date 18.06.2014 dhe do te qendroje i publikuar deri ne date 02.07.2014. 5- Zhvillimi i ankandit behet me date 02.07.2014 ora 16:00 E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasuris së paluajtshme: Pasuria me Nr.183/166, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 300m2, nga kjo ndertesë me sip 41m2 e ndodhur në fshtin Glinë, Gjirokastër, në pronësi të Kostandinos Vasil Beqo. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 1,640.000 Lekë. Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014, ditën e Premte ora 15:45 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

njoftim për ankand

Shpallje ankandi

Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e dyte per shitjen e pasurise te paluajtshme: Dyqan me Nr. 30, me siperfaqe 52.39 m2 e ndodhur ne katin perdhe ne godinen 2-8 dhe 12 kat me 2 kat parkim nen toke . Cmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 43,588.48 (dyzet e tre mije e pesëqind e tetëdhjetë e tetë pike dyzet e tetë) Euro. Vendi i ndodhjes|: Rr.Kavajes, Tirane. Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure date 25.06.2014 dhe do te qëndroje i publikuar deri në date 09.07.2014. Zhvillimi i ankandit behet me date 09.07.2014 ora 16:00. E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurive të paluajtshme: 1.Pasuria me Nr.491/10, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3100m2,e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 664.000 Lekë. 2.Pasuria me Nr.621/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 1800m2, e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri Çmimi fillestar në ankandin e parë është 432.000 Lekë Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


E shtunë-diel, 28-29 qershor 2014

13

www.mapo.al

statusi

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth këshillon nevojën e veprimit urgjent për zbatimin e reformave që BE kërkon nga Shqipëria. Vendimtar, jo miratimi i ligjeve, por zbatimi i tyre në praktikë.

Barroso në Tiranë, vizitë simbolike edhe në gjykatë Presidenti i KE-së pritet të vizitojë të hënën Shqipërinë. Mësohet se gjatë kësaj vizite që nis më 30 qershor, Jose Manuel Barroso do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas vizitës në këtë gjykatë, presidenti Barroso, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Sandër Simoni dhe kryeministri Edi Rama, do të mbajnë një fjalë para medias pasditen e së hënës. Vizita të hënën në Shqipëri e kreut të KE-së u paralajmërua dje nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë seancës plenare të radhës. Të hënën, Barroso do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë.

Gjermania: Statusi, të mos biem në iluzione; sfidat janë ende të mëdha Zoti Roth, Samiti i BE-së vendosi këtë të premte që t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Por ky mund të konsiderohet si një hap simbolik, meqenëse Shqipërisë i duhet të zbatojë me rigorozitet reforma. Kur parashikohet se do të mundësohet h ap j a e b i s e d i m eve p ë r anëtarësimin? Fakti që Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, është një sukses i bukur. Bëhet fjalë për një miratim të përparimeve në rrugën e reformave. Bashkimi Europian me të drejtë kërkon shumë nga ato vende që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Shqipëria bëri një hap të suksesshëm në drejtimin e duhur, ndërsa shpejtësia e afrimit të mëtejshëm me BE-në varet kryesisht nga vendosmëria që do të tregojë Shqipëria lidhur me kryerjen e reformave të tjera. Të mos biem në iluzione; sfidat janë akoma të mëdha. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformimi i sistemit gjyqësor, janë fusha me rëndësi thelbësore, të cilat kanë nevojë për veprim urgjent. Lidhur me këtë duhet thënë se kriteri vendimtar nuk do të jetë miratimi i ligjeve, por

vënia e tyre në jetë, zbatimi i tyre në praktikë. Zoti Roth, ju theksoni nevojën e veprimit urg jent përsa i përket ndalimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformimit të sistemit gjyqësor. Si mund ta ndihmojë BE-ja qeverinë shqiptare në zbatimin e reformave në këto drejtime? Asnjë vend nuk do të lihet pas dore në rrugën e tij për në BE. Mbështetja merr forma të shumëllojshme, duke qenë se procesi i reformave që të ecë përpara me sukses, duhet të depërtojë në tërë shoqërinë. Nga njëra anë kuptohet se duhet përmendur ndihma financiare: në vitin 2013, për afrimin e Shqipërisë me BE-në janë vënë në dispozicion gjithsej 95 milionë euro nga buxheti i BE-së. Mirëpo, jo më pak të rëndësishme janë edhe programet e BE-së, synimi i të cilave është që bashkërisht të arrijmë përmirësime konkrete në Shqipëri. Sa i përket tematikës vërtet thelbësore të sundimit të ligjit, programi EURALIUS luan një rol shembullor. Nëpërmjet këtij misioni, i cili e mbështet sistemin gjyqësor shqiptar, afrimi i rendit juridik me standardet e BE-së shoqërohet me

Ambasada e SHBA:

Përgëzojmë Shqipërinë për Statusin

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në Facebook uron Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat të BE-së, ndërsa shprehet se do ta mbështesë Shqipërinë të ecë përpara. “Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Europian dhe do të vazhdojmë të punojmë me popullin shqiptar ndërsa ecën përpara”. Urimi i Ambasadës amerikane vjen pas miratimit të statusit nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian.

anë të ndihmës teknike të shteteve anëtare të BE-së. Krahas kësaj ka edhe një numër programesh teknike, të cilat i kushtohen reformimit të administratës publike, infrastrukturës së transportit – veçanërisht në zonat rurale – apo mbrojtjes së mjedisit në zonat bregdetare. Dhe në fund, por po aq me rëndësi, ne i japim mbështetje edhe zhvillimit shoqëror në Shqipëri, duke përfshirë mbrojtjen e pakicave. Shqipëria që në vitin 2009 kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian, mirëpo iu desh që të priste disa vjet para se të merrte statusin e kandidatit. Për çdo hap që bëhet në rrugën e afrimit me BE-në, duhen plotësuar më parë disa kushte të përcaktuara qartë. Kjo do kohë dhe shpeshherë është tepër e mundimshme. Unë e di se qeverisë shqiptare i kërkohet vazhdimisht marrja e vendimeve shumë të guximshme. Fakti që dhënia e statusit të kandidatit tashmë ka qenë e mundur, buron edhe nga përpjekjet e mëdha të qeverisë shqiptare lidhur me reformat. Shqipëria u bashkëngjitet tani Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, që zyrtarisht e kanë marrë

statusin e kandidatit. Por ky status nuk u është dhënë ende Bosnjës dhe Kosovës. A përmban ky hap përpara i Shqipërisë edhe një inkurajim e një perspektivë për këto dy vende? Perspektiva e BE-së vazhdon të ekzistojë për të gjitha vendet në rajon. Ne shpresojmë që vendimi pozitiv për Shqipërinë të shërbejë si shtytje e mëtejshme për vendet e tjera në rajon, që reformat e domosdoshme t’i nisin dhe t’i zbatojnë me më shumë energji. Sa ka ndikuar konflikti në Ukrainë dhe acarimi i marrëdhënieve me Rusinë si pasojë e këtij konflikti, ndaj vendimit për t’i dhënë sot Shqipërisë statusin e kandidatit? Vendimi që Shqipërisë t’i njihet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE është marrë vetëm e vetëm në bazë të zhvillimit të Shqipërisë. Sa kohë parashikohet se i duhet Shqipërisë deri në pranimin si anëtare e BE-së? Kjo nuk mund të parashikohet ende. Hapi i ardhshëm do të jetë fillimi i negociatave për anëtarësim. Se kur mund t’i fillojmë negociatat dhe sa do të zgjasin, për këtë tani për tani mund të bëjmë vetëm spekulime.

70 vjetori i genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Idrizi: Bashkimin kombëtar ua kemi borxh shqiptarëve Shoqata “Çamëria” organizoi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aktivitetin qendror të ‘Javës së Kulturës dhe Historisë së Çamërisë’, në kuadër të 70-vjetorit të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, me moton “Ne nuk harrojmë”. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se çamët sot janë më të fortë se kurrë, pasi besojnë tek drejtësia europiane. “Kauzën e të parëve tanë, baballarëve tanë, e kemi shndërruar në kauzë kombëtare, për këtë flitet kudo ku flitet shqip”, - tha Idrizi në nisje të këtij tubimi. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “kur grekët larguan paraardhësit tanë, ne ishim vetëm, nuk na u gjetën pranë misionet ndërkombëtare në shtetin grek, as atdheu, as shteti ynë. Shqipëria kishte

zgjedhur komunizmin si nënë e si babë, atdheu ynë nuk iu dha viktimave që dergjen në Qafë-Botë një varr. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë vetëm, por sot, bijtë e Çamërisë i ndërtuan varrezat, i bënë ato vendin e pelegrinazhit dhe Mekës së Shqipërisë”. Ndërsa u shpreh se çështja çame është tashmë e njohur kudo ku ka shqiptarë, Idrizi tha se projekti më i madh për ta mbetet bashkimi kombëtar. “Çështja çame lulëzon nga Arta në Nish, aty ku shqiptarët i ka dhënë Zoti. Ne jemi sot një parti e bashkimit kombëtar dhe integrimit europian. Pa bashkim jemi më të dobët përballë botës. Ne Shqipëri, jemi të vetmit që mbajmë gjallë flamurin e shqiptarizimit me aleatë të vendosur, ata të Vetëvendosjes në

Kosovë. Albini është mik i madh i Çamërisë. Çamëria e Kosova do ta bëjë shqiponjën të fluturojë në mbarë hapësirën kombëtare”, tha ai më tej. Sipas Idrizit, “bashkimin kombëtar ua kemi borxh shqiptarëve. Bashkim do të thotë ekonomi më të fortë, porte më të rëndësishme, një parlament të përbashkët. Ne do t’i heqim kufijtë politikë mes nesh, do rikthejmë gjithë burimet natyrore. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe brenda Europës. Ne duam bashkimin me të tjerët, por në fillim të bashkohemi mes vedit, sepse ne jemi të gjithë shqiptarë. Brenda Europës, ne do jemi të barabartë me Serbinë dhe Greqinë. Brenda Europës do bëjmë drejtësi për çështjen çame”.


8

14

E shtunë-diel, 28-29 qershor 2014

arsim

www.mapo.al

Revolucioni i teknologjisë së internetit, tani është radha e universiteteve. Prestigjiozja “The Economist” lajmëron se arsimimi nga interneti, shumë shpjet do të tronditë metodën tradicionale. E mira është se do të kushtojë më pak dhe do të vjelë shumë njerëz

Shkatërrimi i kreativitetit A

rsimi i lartë është një nga sukseset e mëdha të shtetit social. Ai që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë e klasës së mesme, kryesisht në sajë të mbështetjes nga qeveria. Më shumë se 3.5 milionë amerikanët dhe 5 milionë europianë do të diplomohen këtë verë. Në botën në zhvillim universitetet janë të shëndetshme. Kina ka shtuar rreth 30 milionë vende në 20 vjet. Megjithatë, biznesi ka ndryshuar pak që nga mësimet e Aristotelit në Liceun e Athinës: Studentë të rinj ende mblidhen në një kohë të caktuar dhe vend për të dëgjuar diturinë e dijetarëve. Tani një revolucion ka filluar në sajë të tri forcave: kostove në rritje, kërkesës dhe teknologjisë. Rezultati do të jetë një rinovim i universitetit. Arsimi i lartë vuan nga një sëmundje që është kthyer në një tendencë së fundmi, rritja e shpenzimeve marramendëse për një vit akademik. Ndërsa çmimet e makinave, kompjuterave dhe shumë të tjerave kanë rënë në mënyrë dramatike, universitetet, të mbrojtura nga fondet e sektorit publik dhe punëdhënësve, kanë rritur gjithnjë e më shumë shpenzimet për të njëjtën cilësi shërbimi. Për dy dekada, kostoja për të shkuar në kolegj në Amerikë është rritur me 1.6 pikë përqindje më shumë se inflacioni çdo vit. Për shumicën e studentëve të universitetit, marrja e një diplome nga një kauzë për nxitje të rritjes së të ardhurave gjatë jetës është shndërruar në një borxh të madh për të filluar jetën, në disa raste deri në 590 000 dollarë. Numri i studentëve që kanë marrë borxh për studimet është rritur në mënyrë dramatike, me rreth 48 për qind në SHBA dhe në 28 % për qind në Britani. Dhe vullneti i shtetit për të dhënë

mbështetje është në rënie. Në Amerikë, fondet e qeverisë për student ranë me 27% në mes të 2007 dhe 2012, ndërsa tarifat mesatare për shkollim, të rregulluara me inflacionin, u rriten me 20%. Tarifat e shkollimit në Britani, nga afër zeros në dy dekada më parë mund të arrijnë në 9000 paund në vit. Shoferi i dytë i ndryshimit është tregu i punës. Në modelin standard të arsimit të lartë, njerëzit shkojnë në universitet në të 20-at e tyre. Por automatizimi ka filluar të ketë të njëjtin efekt në punë, si për zyrtarët, ashtu edhe për punëtorët e krahut. Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, 47% e profesioneve janë në rrezik për t’u automatizuar në dekadat e ardhshme. Kjo risi fshin disa vende pune dhe njerëzit duhet të investojnë për kapitalin e tyre njerëzor gjatë gjithë jetës së tyre. Ndryshimin e madh e ka bërë interneti. Ai i ka kthyer bizneset, nga gazetat, muzika dhe deri të shitja e librit me pakicë në me kokë poshtë. Interneti në një të ardhme jo të largët duket se do të përmbysë edhe arsimin e lartë. Tani MOOC ose ““Massive Open Online Course”, po u ofron studentëve mundësi për të dëgjuar yjet e pedagogëve dhe për të marrë një diplomë vetëm me një pjesë të vogël të harxhimeve që kryhen në universitet. MOOC ka filluar në vitin 2008, dhe, siç ndodh shpesh me teknologjinë, ata kanë dështuar deri tani në premtimin e tyre. Kryesisht për shkak se nuk ka sistem formal të akreditimit dhe braktisja ka qenë e lartë. Por kjo po ndryshon investitorët si ata privatë dhe universitetet ekzistuese. Një ofrues kursesh pohon se janë mbi 8 milionë përdorues të regjistruar. Edhe pse kurset e saj janë të lira, ajo mbushi thesin e saj me të ardhura 1 milion

Nga rinovimi i universiteteve do të përfitojnë më shumë njerëz. Studentët në botën e pasur do të kenë qasje drejt arsimit të lartë me kosto të ulët dhe me lehtësi më të madhe për ta

dollarë vitin e kaluar, pas prezantimit të tarifave për mundësi certifikimi nga 30 dhe 100 dollarë. Një tjetër kompani “AT & T” është ofruar për gradime për mjeshtër online në informatikë, në më pak se një të tretën e kostos së versionit tradicional. Harvard Business School së shpejti do të ofrojë një kurs online “pre-MBA” për 1500 dollarë. Starbucks ka ofruar pagesa për stafin e tij për të marrë gradimin online në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Shkollat online si MOOC do të ndërpresin universitete të ndryshme në mënyra të ndryshme. Jo të gjithë do të vuajnë. Oxford dhe Harvard mund të përfitojnë. Njerëzit ambiciozë gjithmonë do të duan të shkojnë në universitetet më të mira për të plotësuar ambiciet e tyre dhe ekonomia dixhitale priret të favorizojë operatorë të tillë të mëdhenj. Emrat e mëdhenj do të jenë në gjendje të shesin MOOC-et e tyre nëpër botë. Por universitetet mediokre mund të vuajnë fatin e shumë gazetave. Tregu i arsimit dhe i gazetave po vuan të njëjtën g jendje. Për shkak të teknologjisë, të ardhurat e universiteteve do të bien nga më shumë se gjysma dhe punësimi në këtë industri do të bjerë me rreth 30% dhe më shumë se 700 institucione do të mbyllin dyert e tyre. Pjesa tjetër do të duhet të rinovojë veten për të mbijetuar. Një term i ri

Ashtu si të gjitha revolucionet, ai që po ndodh në arsimin e lartë do të ketë viktima. Shumë qytete janë të mbështetura në universitete. Në disa mënyra, MOOC do të përforcojë pabarazinë si në mesin e studentëve (të talentuarit do të ndihen shumë më rehatshëm e më të fortë jashtë

mjedisit të strukturuar universitar), ashtu dhe në mesin e mësimdhënësve (ligjëruesit superstar do të fitojnë shumë të ardhura në furinë e kolegëve të tyre më pak karizmatikë). Politikanët do të vihen në mënyrë të pashmangshme nën presion për të ndalur këtë revolucion. Ata duhet të mbajnë mend se nga shpenzimet e shtetit duhet të përfitojë shoqëria si një e tërë, jo të mbrohen disa profesorë të prekur nga konkurrenca. Nga rinovimi i universiteteve do të përfitojnë më shumë njerëz. Studentët në botën e pasur do të kenë qasje në arsimin e lartë me kosto të ulët dhe me lehtësi më të madhe. MOOC gjithashtu ofron fleksibilitet për njerëz të moshuar që kanë nevojë për rikualifikim. EDX, një tjetër ofrues, thotë se mosha mesatare e studentëve të saj online në Amerikë është ajo 31-vjeçare. Në vendet në zhvillim, të tilla si Brazili, kurset online ofrojnë gjithashtu arsimim më të lirë. Dhe arsimi është bërë tashmë një treg global. “Massachusetts Institute of Technology” ka zbuluar një të ri mongol shumë të talentuar, me anë të një kursi online. Në vend që të marrin në mbrojtje modelin e vjetër, qeveritë duhet të bëjnë të mundur që një i ri të punojë më mirë. Ato mund ta bëjnë këtë duke mbështetur standardet e përbashkëta për akreditim. Në Brazil, për shembull, studentët që përfundojnë kurse të kryejnë një provim të drejtuar nga qeveria. Në shumicën e vendeve perëndimore gjithashtu do të ishte mirë që të ketë një organizatë të vetme, të pavarur, e cila vërteton rezultatet e provimeve. Rinovimi i një institucioni të lashtë nuk do të jetë diçka e lehtë. Megjithatë, kjo nuk premton arsim më të mirë për shumë njerëz.


E shtunë - e diel 28-28 qershor 2014

15

www.mapo.al

Botërori

Manchester United, 31.5 milionë paund për 18-vjeçarin Luke Shaw Edhe pse është vetëm 18 vjeç, mbrojtësi anglez, Luke Shaw mbart mbi shpatulla një rekord të ri, pasi Manchester United ka paguar për të 31.5 milionë paund, që e thënë ndryshe gati 40 milionë euro, duke u kthyer në adoleshentin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të “djajve të kuq”, ku sqarohet se 18-vjeçari ka kryer me sukses testet mjekësore në qendrën stërvitore të United dhe ka nënshkruar për 4 sezone me skuadrën e teknikut Louis

Van Gaal. Ish-mbrojtësi i Southampton u shpreh i lumtur për finalizimin e marrëveshjes, pasi karriera e tij merr një drejtim tjetër në një klub si Manchester United. “Jam shumë i lumtur që bashkohem me Manchester United. Kam luajtur për Southampton që në moshën 8-vjeçare dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët dhe njerëzit që më kanë mbështetur. Dua të rritem edhe më shumë profesionalisht dhe transferimi tek United do të më ndihmojë shumë për të arritur këtë objektiv.

MARCA voton 11-shen e Botërorit, mes tyre Shaqiri Memo Ochoa është portieri i formacionit më të mirë të gjithë Botërorit “Brazil 2014” deri në këtë fazë. Meksikani ka arritur në fazën e parë me 60.2% të votave, kryesisht falë ndeshjes së tij të madhe kundër Brazilit. Konkurrent ishte Kosta Keylor Navas. Në pjesën e mbrojtjes, i pari është uruguajani Godin, i cili është zgjedhur nga lexuesit e MARCA-s si më i mirë i fazës së parë të Botërorit me 29,4%, përpara Thiago Silvës (19%) dhe meksikanit Rafa Marquez (13.5%). Në mesfushë, kolumbianët Kuadrado dhe James Rodriguez janë të preferuar dhe pasohen nga zvicerani (me origjinë shqiptare) Xherdan Shaqiri dhe talenti belg, Eden Hazard. Votimi i lexuesve ka lënë jashtë lojtarë të nivelit të Roben, Van Persie dhe Benzema. Por para tyre renditen emra të tjerë të atij niveli apo ndoshta edhe më të lartë. Të tre sulmuesit e zgjedhur nga lexuesit janë Neymar (23%), Leon Messi (21.2%) dhe Thomas Müller (15.3%). Në votimin e trajnerit më të mirë të fazës së parë nga interneti rezultoi kolumbiani Jorge Luis Pinto.

Latino-amerikanët, mbretër në shtëpinë e tyre Arbi Fortuzi

Botërori i Brazilit ka dëshmuar qartë se latino-amerikanët janë zotër në shtëpinë e tyre. Brazili, Uruguai, Kili, Kolumbia, Meksika, Kosta Rika dhe Argjentina, janë 7 nga 16 skuadrat më të mira në botë, që me lojën e tyre kanë eliminuar nga ky botëror skuadra si Italia, Anglia, Spanja kampione e botës apo Portugalia. Pushtimi i latino-amerikanëve drejt kontinentit plak ka nisur që ditën e parë të këtij botërori, kur Brazili dhe Meksika gatuan kthimin në shtëpi të kroatëve dhe kamerunasve, pastaj vijuan me zaptimin e gadishullit iberik, eliminuan anglezët, por u sprapsën nga Franca, Gjermania dhe Holanda, të cilat së bashku me Greqinë, Belgjikën dhe Zvicrën mbajnë lart flamurin e kontinentit të vjetër. Lufta vazhdon dhe në 1/8-at pritet të dhurojnë përbal-

lje interesante në këtë drejtim. Një nga sfidat më pikante mes europianëve dhe latinëve është përballja e Meksikës dhe Holandës, kjo dhe për shkak të ngjashmërisë në lojën e tyre. Shpejtësia dhe teknika janë pikat më të forta të të dyja skuadrave, mbrojtja, pika e dobët. Duhet thënë se holandezët duken të favorizuar, forma e “fluturuesit” Van Persie dhe furtunës Robben duket e mrekullueshme, së bashku kanë shënuar 6 gola në tri ndeshje. Brazili nga krahu tjetër duket se e ka të hapur rrugën drejt gjysmëfinaleve. Neymar me të tijtë pas përballjes me Kilin, do të ndeshen me fituesin e sfidës UruguaiKolumbi, ku të parët janë favoritë. Në rrugëtimin e Brazilit drejt finales janë gjermanët dhe francezët. Pancerat me në krye Mullerin do të ndeshen me Algjerinë dhe pas kësaj me fituesin e

Pushtimi i latinoamerikanëve drejt kontinentit plak ka nisur që ditën e parë të këtij botërori, kur Brazili dhe Meksika gatuan kthimin në shtëpi të kroatëve dhe kamerunasve

sfidës Francë-Nigeri dhe eventualisht në çerekfinale do të kemi GjermaniFrancë, fituesja e së cilës do të ndeshet me Brazilin për të përcaktuar finalisten e parë. Finalistja e dytë duket se do të jetë një luftë tjetër latino-amerikane europiane. Holandezët pas Meksikës në rrugëtimin e tyre do të gjejnë fituesen e ndeshjes mes Greqisë dhe Kosta Rikës për t’u gjendur në gjysmëfinale. Argjentina është skuadra e dytë favorite për t’u ndeshur me holandezët, skuadra e Lionel Messit ka përballje të lehta në horizont. Fillimisht Zvicra, e më tej njëra mes Belgjikës dhe SHBA-së, për t’u ndeshur më tej me Holandën për të përcaktuar finalisten e dytë. Botërori i Brazilit duket se sapo ka filluar dhe mbetet për t’u parë nëse pushtimi latino-amerikan do të vijojë më tej apo jo.

Shaqiri, heroi zviceran që kthehet në djathë Xherdan Shaqiri, shqiptari që mbron ngjyrat e Zvicrës në Botërorin e Brazilit, është kthyer në një hero për zviceranët. Tre golat e shënuar ndaj Hondurasit që i dhanë kualifikimin skuadrës helvete mes 16 skuadrave më të mira në botë, duket se ka ngjitur 22-vjeçarin në krye të lojtarëve më të pëlqyer të përfaqësueses së tij, duke zgjeruar famën e tij përtej kufijve të kuadratit të gjelbër. Zvicra njihet për prodhimin e çokollatave, të djathit, por tani e mbrapa do të njihet dhe për djathin ‘Shaqiri’, në nder të futbollistit me origjinë shqiptare. Një kompani helvete ka menduar të hedhë në treg një produkt të ri djathi, i cili do të quhet ‘Le Sha Qui Ri’ dhe i është dedikuar paraqitjeve në fushë të futbollistit me origjinë nga Gjilani. Fotoja e Shaqirit, që u bë i pari lojtar i kombëtares zvicerane në histori që shënoi

një tregolësh në Botëror, do të jetë madje dhe mbi kutinë e djathit në vend të kokës së zakonshme të lopës dhe ky lloj djathi pritet të jetë shumë i pasur me kalcium, duke pasqyruar disi dhe forcën fizike të Shaqirit, që konsiderohet jo vetëm një prej futbollistëve përveçse më teknikë të Botërorit, por gjithashtu dhe si një prej lojtarëve më shumë robust në aspektin fizik. Suksesi i Shaqirit nuk mbyllet me kaq, mesfushori i Bayern Munych sipas “Blick” është lojtari më i pëlqyer i të gjitha kohërave në Zvicër. Prestigjiozja “Blick” ka hapur një sondazh, ku u kërkohet lexuesve të votojnë për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave të kombëtares së Zvicrës. Sipas të anketuarve, Shaqiri është në krye të listës. 25.5% e të anketuarve kanë votuar për Shaqirin, i cili është ndjeshëm i shkëputur nga rivalët e tjerë.

shkurt

Suarez largohet mes lotëve, por pritet si hero në vendlindje Luis Suarez i përfshirë nga lotët u dha lamtumirën shokëve të skuadrës në vendgrumbullimin e Uruguait në Brazil, duke u nisur drejt vendlindjes së tij pas dënimit të marrë nga FIFA. Në aeroportin “Carrasco” të kryeqytetit të Uruguait, mijëra tifozë i rezervuan Lus Suarez një pritje të denjë për një hero kombëtar. Flamuj e banderola ku shfaqej fytyra e Suarez e mbizotëruan në motenvideo për orë të tëra, duke bllokuar edhe hyrjen kryesore për në aeroport. Shumë tifozë në banderolat e tyre shprehnin indinjatën e thellë ndaj FIFA-s, duke e konsideruar një organizatë mafioze pas skualifikimit të Suarez. Mes mijëra personave që prisnin Suarez në aeroportin “Carrasco” ishte dhe presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i cili shfaqi gjithë irritimin e tij në mikrofonat e De Zurda-s, programit që drejtohet nga Diego Armando Maradona. “Jemi të tërbuar pasi FIFA përdor dy standarde. Jam i moshuar dhe kam parë shumë në jetën time, por këtë herë e kaluan kufirin. Në futboll shihen faulle dhe gjeste shumë më të rënda, por ata i lejojnë vetes të na shkelin me këmbë vetëm pasi jemi një vend i vogël”, - duke ritheksuar atë që kishte thënë edhe Maradona më parë. “Është e qartë se i shkaktojmë bezdi dikujt pasi nxorëm jashtë dy fuqi si Italia dhe Anglia, kushedi sa para ka humbur FIFA. Nga ana tjetër dihet që italianët janë ekspertë të provokimeve, por ne jemi gati të ‘pushtojmë’ Brazilin, pasi i njoh djemtë e Tabarez, nuk do doja të isha kundërshtar i tyre në këto momente”, - përfundoi presidenti uruguaian, Jose Mujica.


8

16

E shtunĂŤ - e diel 28-29 qershor 2014

www.mapo.al


PRIMO SHLLAKU

recensa

Kurr mos ardhtë Libri Total !

Shqipëria në “pazarin” e Londrës 100 vjet më parë

Libri ma i vjetër që kam, asht i 1571-shit. Asht një histori e San Sovinos mbi shtëpinë perandorake otomane dhe të bamet e saj. Flitet për shqiptarë, për Skënderbeun, për Rozafatin...

Autori na thotë që në rreshtat e parë se ky libër është një kujtesë historike për ngjarjet kryesore në të cilat u përfshi Shqipëria 100 vjet më parë...

recensë personazh pyetesori shënime librari Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

“Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit"

Libri që theu tabutë e botimeve në shqip Botuesi Alfred Cako: Në gjuhën dhe botimet shqipe të pas viteve ‘90 nuk ka botime të rëndësishme nga politologët dhe diplomatët rusë. Ekziston një tabu që armiku ose rivali nuk duhet lexuar. Por duke mos e lexuar, do të thotë të mos e njohësh dhe kështu e ke më të vështirë për ta përballuar në aulat e diplomacisë rajonale e më gjerë Faqe 17


18

intervista

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

“Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit"

Alfred Cako

“Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit”, libri më i ri që vjen në shqip nga “Helga’s Secrets”, sjell një sërë dokumentesh, të dhëna e rrëfime të rëndësishme, kujtime këto të rrëfyera nga dy negociatorët kryesorë të Marrëveshjes së Kumanovës, Strobe Talbott dhe Viktor Çernomerdin. “Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit”, libri që vjen në shqip nga “Helga’s Secrets”, u promovua së pari në Prishtinë. Kjo është e kuptueshme. Disi çuditshëm tingëllon ajo çka deklaron vetë botuesi i tij, Alfred Cako përsa i përket autorëve të librit. “Ekziston një paragjykim për të botuar libra me kujtime të personaliteteve të larta të politikës ruse. Vazhdon të jetë tabu që shtëpitë botuese shqiptare të botojnë mendimet e këtyre politikanëve sovjetikë, sepse ata i quajnë si të padenja mendimet e tyre”. Cako lë të kuptohet se ai është botuesi që theu tabutë duke rreshtuar në shqip disa libra që sipas tij, botues të tjerë nuk do kishin guxuar t’i botonin. Në librin e fundit “Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit” zbulohen një sërë dokumentesh, të dhëna e rrëfime të rëndësishme, kujtime këto të rrëfyera nga dy negociatorët kryesorë të Marrëveshjes së Kumanovës, Strobe Talbott dhe Viktor Çernomerdin. Veçanërisht në këtë libër vihet theksi në gjendjen e Kosovës në vitet ’90 e deri te çlirimi i saj. Libri është shqipëruar nga studiuesi Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse në vitin 1999. “Shpresoj që libri me kujtime më vete nga dy negociatorët V. Çernomerdin dhe S. Talbott, dy arkitektëve të vërtetë në prapaskenë të paqes së Kumanovës, atyre që dinë edhe sekretet më të mëdha nga ato që tregojnë në këtë libër, sigurisht që mund të përfshihen edhe sekrete të tjera mbi ndarje influencash dhe territoresh që, për Kosovën mund të kenë nisur mbas luftës së parë mes Rusisë dhe Çeçenisë, sekrete financiare dhe ku, sigurisht që Millosheviçi ishte një instrument me një peshë të vogël rajonale, do t’u plotësojë disa kërshëri”. Botuesi Alfred Cako Pse në Shqipëri paragjykohej ky libër nga botuesit? I referohem këtu deklaratës suaj në promovimin e librit në Prishtinë... Në gjuhën dhe botimet shqipe të pas viteve ‘90 nuk ka botime të rëndësishme nga poli-

Libri që theu tabutë e botimeve në shqip Botuesi Alfred Cako: Në gjuhën dhe botimet shqipe të pas viteve ‘90 nuk ka botime të rëndësishme nga politologët dhe diplomatët rusë. Ekziston një tabu që armiku ose rivali nuk duhet lexuar. Por duke mos e lexuar, do të thotë të mos e njohësh dhe kështu e ke më të vështirë për ta përballuar në aulat e diplomacisë rajonale e më gjerë tologët dhe diplomatët rusë. Ekziston një tabu që armiku ose rivali nuk duhet lexuar. Por duke mos e lexuar, do të thotë të mos e njohësh dhe kështu e ke më të vështirë për ta përballuar në aulat e diplomacisë rajonale e më gjerë. Ndryshe ka qenë para viteve ’90, kur njerëz të shquar si Mustafa Kruja kanë botuar vepra të autorëve serbë. Edhe kur janë botuar pas viteve ‘90 politikanë ose memuaristikë serbomalazezë apo jugosllave, kjo ka ndodhur me autorë që kanë qenë kundër vijës zyrtare të ish-Jugosllavisë. Shtëpia ime botuese relativisht e re, ‘Helga’s Secrets’, duke menduar ndryshe nga kjo tabu, ka botuar disa libra si, Kujtimet e Sazonovit, ish-ministrit të Jashtëm të Carit të fundit në vitet 1910-1916, i cili tregon diplomacinë pa protokoll të ushtruar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në gjashtë muajt e parë të vitit 1913, ku flitet për herë të parë në gjuhën shqipe për prapaskenat e diplomacisë së madhe që ka lidhje me ndar-

jen e tokave të shqiptarëve si ‘mëlçitë e dashit’ në peshoren e aleatëve ortodoksë që fituan dy luftërat ballkanike. Po kështu kam botuar monografinë e vetme të paautorizuar të Putinit, ku autori britanik ka qenë edhe ambasador i Britanisë në Federatën Ruse. Gjithashtu kam botuar librin tjetër ku paraqitet pozicioni rus mbi çështjen e Kosovës, “Klubi i Billderbergut dhe Kosova”. Dhe tani sollëm edhe librin e fundit, “Prapaskenat e Kapitullimit të Millosheviçit”, me kujtime të dy negociatorëve të paqes së arritur në Kosovë midis NATO-s dhe Jugosllavisë së mbetur më 12 qershor 1999 me Marrëveshjen e Kumanovës. Pse zgjodhët Prishtinën për ta prezantuar për herë të parë librin? Atje e mendoni lexuesin? Këta libra synojnë të paraqitin peshoren reale të Fuqive të Mëdha ose thëne ndryshe, mes Lindjes dhe Perëndimit, duke larguar folklorizmat dhe emocionet dhe duke u dhënë


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

19

www.mapo.al

Rusinë nuk e kemi zgjedhur ne armik ose kundërshtar, por ajo, për shkak të konjukturave racore e religjioze të Ballkanit, rreshtim i cili e ka flakur racën shqiptare dhe interesat e saj e në rajon, në rang të fundit në llogaritjet ruse, qyshse Rusia cariste filloi të kishte influencë të dukshme mbi Ballkan, sidomos pas luftërave ruso-turke në fund të shekullit të 19-të.

Për Rambujenë Strobe Talbott

Në libër, Talbott jep “live” dy komunikime të egra në telefon mes Jelcinit dhe Klintonit, nga ana e të parit, duke e lënë të dytin të befasuar dhe të kujdesshëm në terrenin Ballkanik, po të palëkundur në veprimet anti Serbi dhe anti Rusi në rajon, si një përpjekje për të siguruar të drejtat themelore të shqiptarëve... të gjithëve hakun. Në diplomaci nuk ka miq të përhershëm dhe as armiq të përhershëm. Por Rusinë nuk e kemi zgjedhur ne armik ose kundërshtar, por ajo, për shkak të konjukturave racore e religjioze të Ballkanit, rreshtim i cili e ka flakur racën shqiptare dhe interesat e saj e në rajon, në rang të fundit në llogaritjet ruse, qyshse Rusia cariste filloi të kishte influencë të dukshme mbi Ballkan, sidomos pas luftërave ruso-turke në fund të shekullit të 19të. Por ne duhet t’i shohim me kujdes dhe në mënyrë analitike të gjithë aleatët sipas parimit win-win. Ky territor ka qenë territor ku janë luajtur skena të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë ndër shekuj, vija e ndarjes mes Lindjes e Perëndimit ose e ashtuquajtura “Vija e Teodositf ”, ku shqiptarët kanë qenë të rreshtuar sipas momentit në njërin apo tjetrin krah, ose kanë qenë të përçarë, pa mundur të organizohen si entitet i gjerë politik. Sot ne nuk kemi se me kë të krijojmë aleancë, veçse me Perëndimin, pasi disa interesa të rëndësishme mbi bashkimin tonë kombëtar dhe mbi modelin demokratik të qeverisjes, përputhen me kulturën dhe interesat e Perëndimit. Si e portretizojnë Millosheviçin dy negociatorët? Shiko, konflikti nuk ka qenë ashtu siç duket, mes NATO-s dhe serbo-malazezëve. Jo! Konflikti ka qenë me një status-quo të vendosur në takimet e pas-Luftës së Dytë Botërore në Jaltë, Teheran e Potsdam. Rendi botëror qysh pas Paqes së Vestfalisë dhe Koncertit të Vjenës, ka ekzistuar mbi bazën e pakteve të firmosura pas një ekuilibri të ri forcash të vendosura me luftë e gjak, ose me marrëveshje financiare, siç ishte lëshimi i Luizianës nga Napoleoni ndaj 13 shteteve të bashkuara që bënë në fillim SHBA.

Pra, rusët e konsideronin Millosheviçin si një instrument, si një tigër kartoni dhe me të, në ballon me maska që luanin me SHBA sipas parimit “djalë i mirë” (Jelcini) dhe “djalë i keq” (Millosheviçi), ata synonin ta shisnin këtë copë lëkurë në skajet e perandorisë së Stalinit, sa më shtrenjtë për të siguruar ndonjë copë të shijshme “torte” me lëshime. Në fakt, çështja e ndjeshme e Kosovës filloi të agravonte pas ngjarjeve të dhunshme në Çeçeni. Ne akoma nuk i dimë se si mund të jenë kënaqur orekset ruse për lëshimin e Kosovës dhe, megjithëse të dy autorët tregojnë shumë gjëra të reja, ata përsëri nuk tregojnë akte lëshimesh reciproke politike, diplomatike apo financiare, gjëra të cilat ose nuk do zbulohen kurrë, ose do të zbulohen pas gjysmë apo një shekulli më mbrapa, kur të hapen arshivat. Në fund, pjesë e pazareve ka qenë edhe lëshimi i Millosheviçit si gjah me kosto të ulët, për Perëndimin, i cili e donte atë prapa hekurave si një akt moral e si një akt kërcënimi për “Millosheviçë” të tjerë që mund t’i dilnin më tutje në rrugë si Kadafi, Asadi apo S.Huseini. Është një moment kyç kur forcat ruse ndërhyjnë në aeroportin e Prishtinës... Ky moment është përshkruar me hollësi nga të dy negociatorët, sipas këndvështrimit

dhe interesave të tyre. Delegacioni amerikan me S.Talbott në krye ndodhej në Moskë qysh më 2 qershor 1999. Këtu përshkruhen gjithë marrëdhënia e acaruar diplomatike, konflikti mes britanikëve (Gjeneralit Xhonson) dhe amerikanëve (W.Clark) për të mos goditur konvojen ruse që erdhi nga Bosnja në Serbi e pastaj në Prishtinë. Si u lanë pa furnizime nga veprimi i shpejtë i SHBA-së me aleatët ballkanikë për të mos lejuar fluturimin mbi territoret e tyre të avionëve rusë të furnizimeve etj. Madje me këtë rast trajtohen takimet e para të amerikanëve me yllin e ri të politikës ruse, ishshefin e FSB-së ruse, Putinin dhe konsideratat e para për të. SHBA nuk e kanë pasur deri ato ditë në axhendën e personave të rëndësishëm Putinin, gjë të cilën e mësuan më vonë nga informacioni i Izraelit, i cili e quante atë i pari si trashëgimtarin e carit Jelcin në Kremlin. Pra ky moment i rrezikshëm përshkruhet me shumë intrigë në të dy kujtimet e negociatorëve si një moment i rrezikshëm. Po ashtu, në libër, Talbott jep “live” dy komunikime të egra në telefon mes Jelcinit dhe Klintonit, nga ana e të parit, duke e lënë të dytin të befasuar dhe të kujdesshëm në terrenin Ballkanik, po të palëkundur në veprimet anti Serbi dhe anti Rusi në rajon, si një përpjekje për të siguruar të drejtat themelore të shqiptarëve, të cilët kishin pësuar për një shekull mbi shpatullat e tyre masakra e pogrome të padëgjuara në kohët moderne mbi ndonjë popull tjetër, duke e vendosur kombin dhe racën tonë në qoshe të dhomës me duart e lidhura e duke i mbajtur një kërbaç e shpatë mbi kokë me kërcënim për zhdukje nga skena e historisë. Duke lexuar “armikun” apo “rivalin” siç e quani ju, çfarë mësojmë më shumë me këtë libër? Nga ky libër mund të mësohet se si është parë në analet ruse J.B.Tito, i cili ishte kroatoslloven si origjinë dhe katolik si fe të familjes. Aty duket se si i shikon diplomacia jashtëzakonisht e kujdesshme ruse popujt dhe ekuilibrat e fuqive. Rusia ëndërron të dalë me anë të Serbisë e Bullgarisë në ujërat e ngrohta të Egjeut dhe Adriatikut dhe gurit të peshores së diplomacisë në Ballkan, i jep një vlerë të veçantë krahas gurëve të tjerë që zotëron perandoria e pacak ruse në Euro-Azi. Perandoria ruse ngjan me një yll përvëlues për ne shqiptarët, këto 150 vjet, i cili herë duket sikur shuhet apo fiket dhe hiri i tij i nxehtë nuk mund të jetë i rrezikshëm më për racën tonë, e herë duket se fillon të përvëlojë ambientin e shqiptarëve autoktonë të Ballkanit dhe ngroh vendet sllave-ortodokse të saj me fuqinë e vet depërtuese. Ndërsa për ne shqiptarët i vetmi far shprese dhe një destin jetik duket se është perëndimi dhe kohabitacioni themelor i tij, kristiano-çifut.

Nëpër Rambuje bridhte një kompani diplomatësh rusë, të thirrur për të mbrojtur parimin e sundimit të Beogradit mbi Kosovën, për të minimizuar rolin e NATO-s në procesin e rregullimit dhe për të diskredituar shqiptarët si banditë që nuk dallohen aspak nga terroristët. Kur po zhvilloheshin bisedimet, unë isha në Moskë dhe, nga ana ime mbështesja Madlenën, duke mbajtur lidhje me grupin e saj, nëpërmjet ambasadorit amerikan në Maqedoni, Kris Hill, që në shërbimin tonë diplomatik ishte specialisti më i përgatitur dhe më i aftë për Ballkanin. Ne tentonim tu mbushim mendjen rusëve që të kuptojnë se, duke u deklaruar përsëri si avokatë të serbëve, ata vetëm se nxisin këmbënguljen e tyre dhe në këtë mënyrë rrisin mundësinë për luftë. Përfaqësuesit e Millosheviçit në Rambuje zgjasnin kohën, ai vetë nuk denjoi të vinte dhe ata nuk afroheshin për pranimin e kushteve për të cilat insistonte Madlena. Ndërkohë, në Kosovë vazhdonin represionet serbe, që shpesh shoqëroheshin me barbarizma.

Viktor Çernomerdin Bisedimet filluan sipas planit, por shpejt u bë e qartë se ato nuk do të jepnin rezultatin e dëshiruar. Palët në konflikt, serbët dhe shqiptarët, nuk lëvizën asnjë hap për problemet e diskutuara, ndërsa ndërmjetësit europianë, mendohet se nuk mundën ose nuk deshën të shfrytëzonin potencialin e tyre për t’i sjellë ato në një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Ç’është më e keqja, secila prej palëve, mbrojti qëndrimet e veta më me insistim dhe më me ashpërsi. Si shpjegohej kjo? Siç duket, delegacioni i Kosovës u bind për vendosmërinë e heshtur të ShBA dhe Europës për të mbrojtur qëndrimin e tyre. Kosovarët llogaritën se këtë herë, me ndihmën perëndimore do “shtrëngojnë” Millosheviçin, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Doli në pah rasti tipik për konfliktet rajonale: mbështetja e jashtme i forconte moralin palës së dobët, ndërsa ajo, zinte gjithnjë e më shumë një pozicion të papranueshëm për oponentin. Karakteristike është se edhe Millosheviçi tregonte kryeneçësi, jo krejtësisht pa influencën e faktorëve të jashtëm. Dashje pa dashje, për këtë atë e nxisnin dhe shumë politikanë rusë, duke i lënë të mendonte kot, se nëpërmjet qëndrimit të ashpër antiamerikan, ai do të arrinte të tijën. Me që ra fjala, duhet thënë se në këtë etapë, edhe në vetë shoqërinë ruse, po rritej deziluzioni për bashkëpunimin me ShBA...


20

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

recensa

www.mapo.al

Në zhvillimet e asaj konference ndërthuren interesa të drejtpërdrejta për rrëmbim të territoreve shqiptare nga fqinjët tanë, serbë, malazezë, grekë etj...

Nuri Dragoj, përmes dokumenteve historike përshkruan takimet, bisedat, mbledhjet dhe konferencat ku gatuhej e ardhmja e Shqipërisë dhe bëheshin plane për copëtimin e saj.

Shqipëria në “pazarin” e Londrës 100 vjet më parë Rreth librit të autorit Nuri Dragoj, “Prapaskenat e Konferencës së Londrës 1912-1913”, botuar nga “Iseberg” Fran Gjoka Autori na thotë që në rreshtat e parë se ky libër është një kujtesë historike për ngjarjet kryesore në të cilat u përfshi Shqipëria 100 vjet më parë. Në të janë trajtuar disa nga episodet më të rëndësishme të çështjes kombëtare shqiptare, lidhur me zhvillimet në prag dhe pas Konferencës së Londrës. Bëhet fjalë për periudhën nga prag-triumfi i Pavarësisë së Shqipërisë, deri te prapaskenat europiane për shpërbërjen e kombit tonë në pesë shtete. Kjo padrejtësi e madhe historike, që u vulos në Konferencën e Londrës (1912-1913), mban në arkivin e vet edhe autorët e krimit. Ata janë krerët e Fuqive të Mëdha dhe drejtuesit e shteteve fqinje, të cilët e shihnin Shqipërinë si vend armik apo plaçkë tregu, e vlefshme vetëm për të kënaqur orekset e tyre shoviniste. Në zhvillimet e asaj konference ndërthuren interesa të drejtpërdrejta për rrëmbim të territoreve shqiptare nga fqinjët tanë, serbë, malazezë, grekë etj., të cilët u ndihmuan nga politika tinëzare e shteteve më të fuqishme europiane. Në këtë mënyrë, gjashtë Fuqitë e Mëdha do të nënshkruanin më 29 korrik të vitit 1913, tragjedinë më të kobshme me efekte prapavepruese për kombin shqiptar. Ajo mbledhje e ambasadorëve do të ligjëronte padrejtësisht copëtimin e hartës së Shqipërisë. Gjithsesi u mundësua krijimi i një shteti të pavarur shqiptar. Patriotët shqiptarë, që u përpoqën t’i dilnin për zot fatit të popullit të vetë, ishin disi të vetmuar. Përgjithësisht atyre u mungonte mbështetja ndërkombëtare. Të rrethuar me armiqësi të shumta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ata luftuan dhe sakrifikuan gjithçka, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej prej gijotinës europiane. Përkundrazi, fqinjët mundën të kënaqnin oreksin e tyre barbar, sepse kishin pas vetes mbështetës të fuqishëm, si Rusia, Franca apo edhe Anglia. Kuptohet qartë se çështja shqiptare ka qenë shtruar për zgjidhje shpeshherë në kancelaritë perëndimore, pasi gjithmonë janë bërë plane, janë kurdisur prapaskena dhe janë marrë vendime në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar. Pikërisht këtij problemi, që mbetet aktual edhe në ditët tona, i kushtohet libri historik i studiuesit tashmë të mirënjohur, Nuri

Dragoj, “Prapaskenat e Konferencës së Londrës 1912-1913”. Megjithëse në këtë material serioz dhe të plotë trajtohen çështje të rëndësishme që ngërthejnë një hark kohor prej dy vitesh, autori udhëton edhe në vite të mëparshme. Aty pasqyrohen me realizëm përpjekjet e patriotëve dhe politikanëve tanë të kohës për ta bërë të njohur emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ta respektuar atë si shtet të pavarur, si dhe përpjekjet e Fuqive të Mëdha jo vetëm për ta lënë në harresë lavdinë e këtij vendi, por çka është më e keqja, për ta copëtuar atë. Me shumë të drejtë autori ndalet për të analizuar mbledhjet dhe konferencat që firmosën aktin tragjik të copëtimit të trojeve shqiptare, akte që hodhën “shpatën e rëndë” të Demokleut mbi trojet arbërore duke ndarë kombin shqiptar në pesë pjesë, pa marrë parasysh vullnetin e sovranit të sapodalë nga lufta e egër pesëshekullore. Në këtë periudhë të vështirë, populli ynë vuante plagët e rënda të luftës. Ai kishte nevojë për ndihmë dhe përkrahje dhe jo për një trajtim mizor, siç po ia bënin Fuqitë e Mëdha kombit më të lashtë në Ballkan. Megjithatë, patriotët tanë të sprovuar në situata të tilla të vështira, ditën t’u dilnin zot fateve të kombit. Është meritë e studiuesit Nuri Dragoj që përmes dokumentesh të pamohueshme analizon dhe vlerëson me kujdes figura të tilla të spikatura si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Fan Noli etj., por edhe rolin e pazëvendësueshëm të patriotëve të mëdhenj si Sejfulla Vllanasi apo Mehdi Frashëri. Mjeshtëria e spikatur e studiuesit Nuri Dragoj pasqyrohet në çdo rresht, në çdo faqe, në çdo detaj të librit; ai ka ditur të ndërthurë me kujdes përshkrimin me faktet historike, të kaluarën me të sotmen, si dhe të shprehë qëndrimet dhe ndjesitë personale për këtë çështje kombëtare madhore për kombin tonë. Kështu autori krijon vizione të qarta historike, ku pasqyron ngjarje para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, luftën për të konsoliduar shtetin e ri shqiptar në familjen e madhe europiane. Lëvizjet janë të shumta, ngjarjet po ashtu, kryengritja e gushtit 1912 që kishte përfshirë gati gjithë Shqipërinë, Memorandumi me 24 kërkesa i kryengritësve, Lufta Ballkanike e 8 tetorit 1912, kur Serbia do të sundonte krahinën e Sanxhakut, etj., por edhe përpjekjet e popullit shqip-

tar për të shijuar pak ditë liri ishin të mëdha. Në krye të këtij kombi të varfër ishin vënë patriotë dhe atdhetarët e vërtetë që dinin t’u dilnin zot fateve të Atdheut. Dhe autori ndalet tek figura emblematike e lëvizjeve për pavarësi, Isa Boletini, një nga udhëheqësit e lëvizjeve dhe pjesëmarrjes në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës të Dhjetorit 1912. Ishin pikërisht këta patriotë që u bënë ballë planeve ogurzeza të gjashtë Fuqive të Mëdha, që asokohe thuajse bënin ligjin në Europë. Ishte Londra, Moska, Berlini, Roma, Vjena dhe Parisi që kurdisnin plane dhe lëshonin vija sipas dëshirës mbi hartën e Shqipërisë, pikëpyetje dyshimi mbi Pavarësinë e saj etj., të cilat studiuesi në mënyrën më të saktë dokumentare na e jep përmes bisedës së bërë nga Fairfax Cartwright (1857 –1928) ambasadori britanik në Vjenë dhe ministrit të Jashtëm austriak, Kontit Leopold Berchtold, në mëngjesin e 26 tetorit të vitit 1913. Aty nisin dhe tratativat e famshme të masakrës territoriale të Shqipërisë, kur propozimet për copëtimin e tokave shqiptare, aneksimi i Sanxhakut, Plavës e Gucisë, Kosovës e deri edhe në portin e Shëngjinit kalonin sa në një kancelari në tjetrën, derisa përfundonin në dosjet famëkeqe të ministrit të Jashtëm të Anglisë, Edward Grey (1862–1933), një nga aktorët më të rëndësishëm të masakrës territoriale shqiptare të viteve 1913. Studiuesi i njohur Nuri Dragoj, përmes dokumenteve historike përshkruan takimet, bisedat, mbledhjet dhe konferencat ku gatuhej e ardhmja e Shqipërisë dhe bëheshin plane për copëtimin e saj. Më 17 dhjetor 1913 do të hapte punimet Konferenca e Londrës, në të cilën do të merrnin pjesë burrat më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, që do të copëtonin trojet tona dhe do të vendosnin për fatet e këtij kombi të sapodalë nga lufta pesëshekullore. Ishin kasapët e Europës, Edward Grey – ministër i Jashtëm i Anglisë, Raymond Poincare, ministër i Jashtëm i Francës, Leopold Bercitold, ministër i Jashtëm i Austro–Hungarisë, i cili qe ndoshta ndër të vetmit që mbrojti çështjen shqiptare, ndoshta sepse më vonë mendonte të hartonte plane në kurriz të saj; Sergei Sozonov, ministër i Jashtëm i Rusisë, Antonio San Giuliano di Markuis, ministër i Jashtëm i Italisë, Eleftherios Venizelos, kryem-

inistër i Jashtëm i Greqisë, të cilët historia i dënoi dhe vazhdon t’i dënojë për terrorin që u bë para 100 vjetësh në këto troje. Në ballë të luftës për njohje të qeverisë shqiptare dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit tonë qenë patriotët tanë, bijtë më të mirë të këtij populli, që luftuan dhe sakrifikuan për çështjen kombëtare. I tillë ishte edhe patrioti korçar, Nikolla Naço, i cili sapo dëgjoi se Konferenca e Ambasadorëve të Londrës do të shpallte njohjen e qeverisë shqiptare pati brohoritur: “Rroftë Shqipëria! Plagët e shpirtit tim u shëruan! Tashti le të vdes! Zoti i madh na paska falur një vdekje të ëmbël!”... dhe kishte dhënë shpirt patrioti i madh më 24 prill 1913. Kështu edhe atdhetari i shquar, Dhimitër Zografi, apo delegatët shqiptarë të Konferencës së Londrës që bënë historinë, mbrojtën çështjen tonë kombëtare përballë Fuqive të Mëdha. Ndonëse emrat e tyre rrallë ishin artikuluar në të kaluarën, ata mbetën të pavdekshëm në mbrojtjen kombëtare. Sipas studiuesit Dragoj, në delegacion bënin pjesë Rasih Abedin Dino, Mehmet bej Konica dhe Filip Noga. Faik Konica ishte dërguar nga “Vatra” dhe Fan Noli nga Kisha Ortodokse e Amerikës. Janë të njohura ngjarjet që rrodhën në vitet e mëvonshme, sepse trojet shqiptare u copëtuan, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët u acaruan akoma më shumë, madje edhe sot e kësaj dite mbetet në fuqi Ligji i Luftës me Shqipërinë, apo tendencat agresive të fqinjëve. Kujtojmë këtu edhe çështjen e pazgjidhur të Çamërisë, që sot e kësaj dite zvarritet e zvarritet pafund. E të gjitha këto janë pasoja të kësaj Konference, që veprimtarinë dhe vendimet e saj i analizon aq bukur dhe me kujdes i mirënjohuri ynë Nuri Dragoj, i cili ka krijuar tashmë profilin e tij të studiuesit me shumë vepra të këtij lloji. Në këtë vepër autori ka shënuar arritje të rëndësishme në fushën e studimeve, sepse me faktet e shumta, dokumentet e shfletuara, dëshmitë e analizuara sjell para lexuesit të dhëna të reja historike rreth synimeve të Konferencës së Londrës dhe synimeve për copëtimin e Shqipërisë, por më e keqja është se këto synime dashakeqe janë gjallë edhe sot, prandaj edhe libri i Nuri Dragojt është një apel kundër këtyre synimeve të shteteve europiane.


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

21

www.mapo.al

PYETESORI Një takim me shkrimtarë dhe lexues përmes pyetje-përgjigjesh që zbulojnë ‘të fshehta’ të lehta të procesit të leximit...

PRIMO SHLLAKU

Kurr mos ardhtë Libri Total ! -Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj… Libri ma i vjetër që kam, asht i 1571-shit. Asht një histori e San Sovinos mbi shtëpinë perandorake otomane dhe të bamet e saj. Flitet për shqiptarë, për Skënderbeun, për Rozafatin dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zhdërvillimet e politiko-historike të shek XVI. -Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri? Edhe autori, edhe zhanri janë kritere të zgjedhjes sime. Kur zgjedh Shakespeare-n, automatikisht ke zgjedhë dramatikën, pra zhanrin. Të tjerë që kanë gamë ma të gjanë gjinish, sjellin ma shum larmi. -I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë? Sigurisht që jo. Asht sikur të mendosh se duhet t’i hash i vetëm të gjitha ushqimet që ke në frigorifer. Në bibliotekë ka libra që janë dhuratë, pra që mund t’u duhen të tjerëve. Ka libra që mbahen aty eventualisht për t’i shërbyer dikujt që ka interesa specifike leximi ose studimi. Biblioteka asht kuzhina, jo menyja jote. -Libri i parë që keni lexuar… Parahistoria ime intelektuale asht nji mjegullnajë tashma. Kjo mjegullnajë mbulon edhe librin tim të parë që lexova. Nuk ma merrte mendja se do të pyeteshim nji ditë rreth titullit të librit të parë. Thjesht lexonim dhe thjesht qëllonte që nji libër të ishte i pari që do të fillonte nji veprimtari, e cila do të na shoqnonte për të gjithë jetën. -Libri i parë që keni kursyer për ta blerë… Mbaj mend se në vjetin e largët 1968 me nji sasi të hollash shum të konsiderueshme atëherë për xhepin e një studenti, tek një bukinist që e kishte dyqanin ku asht sot Hotel Tirana, bleva pa ngurrim nji fjalor të vjetër italisht, fort i njoftun me emnin e autorit, Schenkler. -Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student? Zakonisht me shokët e klasës ose me bashkëmoshatarët e mehallës. -A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit? Patjetër që kam pasë, patjetër që kam frekuentue bibliotekën e qytetit, patjetër që jam ndie i unët mbas leximesh dhe i etshëm në kërkim të rritjes së dozës së leximit cilësor. Njohëm disa klasikë dhe shum shpejt kërkuem me gjetë diçka nga jeta jonë aty. Por menyja e jonë e rekomandueshme ishte me «gjellë» të majme, por të nji shekulli ma parë. -Sa shpesh shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot? Djemtë e vajzat e mira shkonin në bibliotekë.

Biblioteka ishte edhe vend idilik me mundësi takimi e afrimi. Sot interesat e mia janë të përqendrueme dhe unë preferoj të rri në studion time dhe t’i siguroj librat që më duhen. Kur nuk e kam librin, rroftë interneti. -I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse? Libri shtegton dhe shpesh ndodhet në duer që nuk duhet të ishte. Bibliomania ishte nji smundje e lehtë por kambëngulëse e kohës së rinisë sonë. Unë nuk i kam marrë dikujt ndonjë libër, edhe pse me vete kam thanë : o Zot kush kujt i ka ra për hise ky çfarë libri. Nji shok imi pati përvetsue nji libër dhe, e mbaj mend, u ba sherr i madh. Pastaj sherri heshti. U tha si nëpër dhambë se libri ishte kthye të zotit me kusht që të mos përmendej emni i atij që kishte ba përpjekje për ta përvetësue. Kshtu u tha e ra heshtja e kompromisit. -Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur? Po. Kam humbur nji libër shum të dashun që më kishte shoqnue gjatë, jo edhe aq me shkronjat sesa me figurat. Ky libër ishte nji edicion luksi format albumi i «Orlandos së çmendun» të Ariostos, i cili ishte i mbushun gërmicë me ilustrime të Gustave Doré-s. Kur shkova me ia kërkue, shoku im i klasës më tha se ai libër ishte ba i shtëpisë së tyne sepse kishin kalue 5 vjet. Ky arsyetim më tinglloi shum cinik, por me atë rast msova termin juridik «parashkrim». -A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit? Marrdhania me librat e ndaluem ka dy faza. E para, në kohën e shkollës 7-vjeçare (kshtu quhet asokohe) kur na lexonim «Maskën e zezë», «Dashnorët e Venedikut », kolanën policore të detektivit Sherlock Holmes dhe Pinkerton. Kta libra qarkullonin nëndorë, ndoshta pa ndonji shkak, por ashtu qarkullonin. Ishin libra të cunguem, u mungonin përjetësisht dy ose tri fletët e para dhe po aq nga fundi. Fundi dhe fillimi tyne qarkullonte në versionin gojor. Tjetra ndodhej aty e plotë dhe e thukët. Afatet ishin të ngjeshuna masakrante. Shpesh qëllonte që na mbetej libri përgjysëm dhe përveç pezullimit të ngjarjes, ndjenim edhe njifarë frustrimi që nuk qenkeshim lexues të shpejtë. Në jetën studentore filluem me lexue libra seriozë e autorë të shekullit XX. Sartre, Camus, Tenessee Williams, Joyce, André Gide, Rilke, André Breton etj. Kta libra i merrja prej djemsh ma të rritun se unë e që më besonin edhe si diskrecion, edhe si shpejtësi leximi. -Dhurimin e librave është një rit që e

vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë? Libri sot dhurohet ma së shumti. Kjo dhuratë asht e vjergueme, sepse ajo presupozon detyrimin e leximit dhe dhanien e detyrueshme të përshtypjeve detyrimisht të mira. Dikur dhurohej një libër dhe libri dhuratë ishte nji autor ose nji titull klasik e i afirmuem. Kta ishin librat e luksit, të mbështjellun me lkurë e me përpunim të posaçëm. Tek na askush nuk jeton prej librash, përveç shtëpive botuese. Autorët mbajnë në gojë nji kallam sheqeri të përmasave që s’po ditka kurr me mbarue. -Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ? Mjeda lexonte në kambë, im atë rrinte ndenjun në nji karrikë të fortë dhe i mbështeste brrylat mbi nji tavolinë po aq të fortë. Unë jam universal, i di të gjitha notet. Nji gja duhet të them se kur lexoj, nuk jam ma aty. -Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni? Varet. Çdo bukurie duhet t’ia gjesh gjuhën për «me e futë në dorë». -Çfarë po lexoni këto ditë? Hahaha. Po lexoj përgjigjet me shkrim të studentëve të mi, që zotnojnë po aq keq landën ashtu edhe drejtshkrimin. -Mbani shënime kur lexoni? Me librat sillem në mnyrë masakrante. Nji libër që kalon nëpër duert e ia nuk mund të rishitet si i ri. E mbushi me palosje, sidomos, tashti kah e vona, kam gjetë shkronjën «Q» të madhe që shënon «thelbësoren». Me kta markadorët e rij fosforeshentë faqet e librave të mi janë të mbushun me vija dhe duken si jelekët e puntorëve të bashkisë kur u bien dritat e makinës, ndërsa punojnë rrugicave të qytetit. -Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues? Leximi asht naziq. Studimi asht hamës i madh dhe merr mbarë. Tashti na po flasim për leximin si arrati nga e përditshmja. Besoj… Zakonisht autorët lodhen shum për të dhanë një vepër mbetëse. Shenja se ata janë lodhë nuk janë as smundjet që mund t’i kenë në anamnezë, as djersa mbi ballë që u asht ngri dhe ka krijue akullnajën. Dëshmia e lodhjes së tyne janë veprat periferike ose kalimtaret. Cilësisht veprat formojnë nji kurbë, nji piramidë, kanë nji hierarki. Joyce asht ma i shijshëm në vepra e tij margjinale, tek «Dublinasit», psh. Vepra e nji autori përmbledh edhe mobiljen përfundimtare që synohet të prodhohej, por edhe tallashin e

grumbulluem nën banak. A e kemi shansin me marrë në dorë të gjithë tallashin? Studiuesit janë dinozaurë që nuk lanë mbas dore as edhe nji thërrime. Puna e tyne… -Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër? Janë shum dhe nuk do të më pëlqente të isha hartues listash. Na duhet të kemi nji shkollë të fortë dhe, simbas meje, shkollë e fortë asht ajo që e ban të varun njeriun nga libri e leximi. Të tjerat zbulohen vetë simbas një radhe e magjepsje personale. -A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total? Unë nuk besoj tek Libri Total. Thjesht për faktin se Libri Total do të ishte edhe fund i librit. Përderisa çdo ditë shkruhen, botohen, tregtohen libra të rij, kjo më siguron se Libri Total asht vetëm nji dëshirë absolutiste për me ia gjetë fundin botës. Sikur kjo të ndodhte, jeta intelektuale e njeriut dhe krijimtaria që buron prej andej, do të kishin mbarue pa shpresë. Pra, kurr mos ardhtë Libri Total! -Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin? Biblën, po, njiherë, se ajo përmban Arkën e Noes, dhe, sa herë të binte shi biblik, po aq herë do të rishtrohej detyra për me shpëtue edhe tre libra të tjerë. Kshtu, natyra nuk do të humbte qeniet e krijueme prej saj, por as njeriu nuk do ta humbte kryeveprën e vet, ose, nji nga kryeveprat: librin. -Na thoni një maksimë për librat, që e mbani mend ose e përsërisni shpesh… Alvus plena non amat libros doctos, barkut plot s’kanë ç’i duhen librat e dishëm. -Na thoni një varg të preferuar poezie… Mallkue qoftë ai që, i pari,/ moralin e përzieu me punët e dashnisë.-(C. Baudelaire) -Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar? Kam shum kohë që nuk admiroj personazhe, admiroj vetëm autorët. Në romantizëm, për parim, personazhi identifikohej me autorin. Zakonisht autorët modernë nuk kanë ma besojma. -Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj? Në vjetin 1966, regjisori i madh francez René Clair, mbas kërkesës sime, më dërgoi një vepër të tij studimore mbi kalimin e kinemas nga memece në me za. Ky autor me uronte në rrugën e kinemasë, ku ai kujtonte se unë isha fillue. Por ai s’e dinte se nji urim francez kishte shum ma pak forcë se nji spostim shqiptar. Ket libër e ruej fort. Ma mban kujtesën e freskët se në Shqipni duhet të andrrosh vetëm sa nji bubrrecë.


22

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

Librari

Furia me të cilën Guliveri i shmanget shoqërisë së shokëve të tij për kuajt e tij është një imazh që do të qëndrojë me lexuesit përgjithmonë - sepse këtu bëhet e qartë që ai nuk është objektivi kryesor i satirës. Jemi ne.

Histori Titulli: Gra të përgjithshme Histori prostitucioni shqiptar në periudhën e Zogut Autor: Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo Shtëpia Botuese DITURIA

Histori prostitucioni shqiptar në periudhën e Zogut

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni

Udhëtimet e Guliverit Jonathan Swift Jetëgjatësia: L. 1667 (Irlandë, V. 1745 Botuar për herë të parë: 1726, nga B. Motte (Londër) Titulli në origjinal: Travels Into Several Remote Nations of the World, by Lemuel Gulliver Gjithsecili di të paktën diçka për Udhëtimet e Guliverit. Disa herë i lexuar dhe rishkruar si rrëfenjë fëmijësh, satirë politike, dorëshkrim udhëtarësh, film i animuar dhe seria televiziv në BBC, klasiku i përjetshëm i Swift-it është shkurtuar, i janë shtuar, është debatuar dhe adaptuar, por mbetet një prezencë konstante në çdo kod të pranuar të letërsisë angleze. Rrëfenja ndjek aventurat e udhëtarit të pafajshëm, Lemuel Gulliver, që nga rinia në rrugën e gabuar, nëpër pasqyrat shtrembëruese të Liliput dhe Brobdignag, tek ishujt më enigmatik të Laputa, Balnibarbi, Glubbdubdrib, Luggnagg dhe Japoni, të ndjekura nga trojet shumë të rëndësishme të Houyhnhm-ave dhe Yahoo-ve. Me shumë aftësi Swift fut vendndodhje të tilla në hapësirat boshe të hartave të shekullit të tetëmbëdhjetë (të cilat janë të përfshira në botimin e parë) dhe ndjek marrëveshjet e narrativës bashkëkohore të udhëtimeve me kaq saktësi saqë realja dhe fantazia bëhen një. Udhërrëfyesi ynë i vetëm është Guliveri, vetëbesimi i patundur i të cilit për epërsinë e anglezëve dhe kulturës angleze me ngadalë dhe pashmangërisht, cifloset nga karakteret e ndryshme që ai takon në udhëtimet e tij—disa të parëndësishëm, disa të mëdhenj, disa të keqdrejtuar, disa të egër e të tjerë të udhëhequr krejtësisht nga arsyeja. Të gjithë ofrojnë komente dhe perspektiva mbi Guliverin, duke i detyruar lexuesit të ngrenë pikëpyetje supozimet e tyre. Është satirë që ndoshta ka pjesën më të madhe të forcës së saj të menjëhershme politike, por ende e ka thumbin për të gjithë ne sot, e bërë edhe më efektive teksa Swift përgatit klimaksin e rrëfenjave brenda kufirit të kombshtetit anglez. Furia me të cilën Guliveri i shmanget shoqërisë së shokëve të tij për kuajt e tij është një imazh që do të qëndrojë me lexuesit përgjithmonë - sepse këtu bëhet e qartë që ai nuk është objektivi kryesor i satirës. Jemi ne. Një propozim modest Jonathan Swift Jetëgjatësia: L. 1667 (Irlandë), V. 1745 Botuar për herë të parë: 1729 Botuar për herë të parë nga: S. Harding (Dublin) Pseudonimi: Isaac Bickerstaff Titulli i plotë i “Një propozim modest” është A Modest Proposal for Preventing the Children of Poor People from Being a Burden to Their Parents, Or the Country, and for Making Them Beneficial to the Public. Titulli është i gjatë, por pamfleti propagandistik i Swift-it është aq i ngjeshur dhe e zhvokur sa është e mundur për një vepër satire. E shkruar pasi autori i saj rikthehet në Dublin për t’u bërë dekan i Shën Patrikut, vepra shpreh masa të njëjta përbuzjeje për politikat angleze në Irlandë dhe për butësinë

irlandeze që i pranon ato. Një shkrimtar pjellor, gazetar politike dhe i zgjuar, Swift ishte i aftë të transformonte zemërimin në ironi therëse. Propozimi këtu është çdo gjë, por modest: fëmijët irlandezë mund të bëhen më pak barrë për familjet e tyre dhe shtetin duke u bërë ushqim për të pasurit. Fëmijët mund të bëhen bagëti e një cilësie shumë të mirë për fermerët e varfër. Fëmijët e vegjël, sugjeron Swift, “janë plotë shije dhe vitamina” sido që t’i gatuash, “gjellë, në zgarë, të pjekur në furrë apo të skuqur,” ndërsa fëmijët më të rritur, që sigurisht nuk kanë një shije po aq të mirë, mund të kursehen për qëllime mbarështimi. Avantazhet e propozimit të Swift-it përfshijnë reduktimin e numrave të “Papist”, duke rritur fondet aq shumë të nevojshme për fshatarësinë, duke rritur të ardhurat kombëtare dhe duke stimuluar tregtinë e kateringut. Swift-i gjithashtu satirizon egërsinë e pronarëve anglezë protestantë mungestarë, ekonomia e të cilëve vlerësonte më shumë komercializmin sesa fuqinë e punës. Ndërsa përtej manovrave të tij, Swift është shumë i komplikuar në politikat e tij. Në këtë pamflet të paharrueshëm, ne e gjejmë atë në më të mirën e egërsisë së tij. Joseph Andrews Henry Fielding Jetëgjatësia: L. 1707 (Angli), V. 1754 Publikuar për herë të parë: 1742, nga A. Millar (Londër) Titulli në origjinal:The History of the Adventures of Joseph Andrews, and of his Friend Mr. Abraham Adam Joseph Andrews fillon si një“vazhdim” për Shamela-n, parodi e shkurtër e Fielding për shumë populloren Pamela të Richardson-it. Por shumë shpejt lë pas origjinalin, duke nxjerrë në pah progresin e Fielding-ut drejt një zëri dhe teknike imagjinare të vërtetë dhe duke zbuluar shqetësimin e tij moral me çështjen e “natyrës së mirë” si themeli i virtytit të vërtetë. Në një shkëmbim komik të roleve, gjinor tipik, Joseph-i (vëllai i Pamela-s dhe shërbëtor në shtëpinë Booby) me virtyt u reziston ngacmimeve të zonjës Booby, por jo sepse atij i mungon forca mashkullore (e pamenduar për një hero të Fieldingut), por sepse ai është i dashuruar besnikërisht me të bukurën Fanny Goodwill. Kur ai pushohet nga zonja e dëshpëruar, Joseph fillon një seri aventurash pikareske me Parson Abraham Adams-in, i cili hedh hije mbi Josephin si prezenca më e gjallë në këtë novelë. Adams është po aq naiv sa edhe virtuoz, vazhdimisht duke u futur bashkë me shokët e tij në ngatërresa që vënë në provë natyrën e tij të mirë. Nabokov, mes të tjerëve, vuri në dukje mizorinë e Joseph Andrews-it; duket se Fielding e shijon vendosjen e heronjve dhe heroinave të tij virtuoze në pozicione komprometuese. Budallallëku dhe sjellja e çuditshme e Parson-it dhe Joseph-it, megjithatë, përligjen nga kuraja e tyre fizike dhe morale, besnikëria e tyre dhe mirësia e tyre—moraliteti i Don Kishotit është një model i qartë. Fielding manipulon traditat e romantizmit për të sjellë një fund të lumtur, me një xing për lexuesit e tij për të njohur panatyrshmërinë e tij.

Libri është mbështetur në literaturën e paktë historike që ekziston në shqip dhe sidomos, në dokumentet e gërmuara në Arkivin Qendror të Shtetit. Ligje dhe rregullore, raporte policësh, spiunësh gjithfarësh, ankesa kryepleqsh, kallëzime të anonimëve përgjimtarë e ziliqarë, histori çengish të lodhura, fate grash të huaja që zhduken po aq befas sa kanë ardhur, zullume të dehurish, që ngatërronin portën e shtëpisë publike… të gjitha këto përbëjnë thelbin e këtij libri, i cili ndokujt, dhe ndoshta me të drejtë, mund t’i duket disi i pazakontë. Një nga telashet e këtij libri ka qenë gjuha e përdorur në korrespondencën zyrtare të kohës dhe terminologjia shumë e larmishme. Kurvë, grua e përgjithshme, prostitutë, çengie, grua qejfi, grua e përdalë, bordello, kuplara, prostitucion, burdelizëm, shtëpi e përgjithshme, shtëpi publike, drejtori, pronari, i zoti i shtëpisë publike, burdeltari, të gjithë këta terma ndeshen paralelisht thuajse në të njëjtën periudhë. Ndonëse sot ndonjë prej tyre mund të ketë ngjyrim të theksuar keqësues, ne i kemi lënë ashtu si janë përdorur asokohe, duke menduar se kështu e afrojmë më mirë këtë periudhë te lexuesi.

Epistolar Titulli: Epistolate - Antropologjia e Frymës Autor: Përparim Kabo Shtëpia Botuese: Onufri

Historia në letrat e filozofit dhe antropologut Përparim Kabo Libri “Epistolate - Antropologjia e Frymës” zuri fill 12 vite të shkuara, kur ai nisi letrën e parë në eter, drejtuar Ismail Qemalit. Pakkush mund ta merrte me mend se kishte nisur një udhëtim, ritual i padukshëm, befasues dhe atipik për shoqërinë tonë të zhurmshme. Filozofi dhe antropologu Përparim Kabo ia doli. Ai sjell në këtë libër historinë e popullit dhe të vendit tonë përmes një komunikimi dialogues me ata që nuk jetojnë më vetëm fizikisht, me Antropologjinë e Frymës, siç e quan ai, duke pasur shqetësimin që ëndrra të mos vijë e vdekur. Historia përmes antropologjisë është studimi i parë fondamental në literaturën shqiptare. Ky lloj këndvështrimi të habit filozofikisht dhe të josh në një përjetim, ku stilistika dhe arkitektura e mendimit e bëjnë universin një, nën dhe mbi tokë. Autori, në 100-vjetorin e ngjarjeve të 1914-ës, shkodon dhe një brengë që ka pasur ai dhe jo vetëm, për Princ Vidin, mbretin e shqiptarëve. Ky punëtor i mendimit na thotë: shumë shpejt prisni “Antropologjinë e Artit” dhe “Antropologjinë e Turmës.”

Roman Titulli: Kaini dhe Abeli Autori: Jeffrey Archer Shqipëroi: Enklajd Malo, Kristo Qendro Shtëpia Botuese: Ombra GVG

Ky libër është historia tronditëse e dy burrave Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës. Është historia e bankierit Uilliam Lovwll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski. Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin. Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri, djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni.

Studime Titulli: Dhuna Autor: Lekë Imeraj Shtëpia Botuese: Naimi

Çfarë e degradon një individ në shoqëri “Ajo që ka munguar, ose edhe kur e kemi patur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Pikërisht për të gjitha këto e vlerësoj shumë punën që autori Lekë Imeraj ka bërë në librin “Dhuna”. Ai na sjell më shumë detaje, zbërthime dhe shembuj gjithçka favorizon, ngurtëson dhe degradon një individ në shoqëri”, - shkruan Dr. Zamira Çavo. UMB në bashkëpunim me entin botues “Naimi” organizon sot promovimin e librit.


personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Alban Nimani Unë jam e bardha

Ish-lideri i grupit “Asgjë sikur dielli” rrëfen aventurën e re që ka ndërmarrë në performancat eksperimentale të artit multimedial, duke shkrirë bashkë muzikën minimaliste me tingujt elektronikë, poezinë, instalacionet, video-projeksionet, baletin kontemporan dhe të kënduarit live. Alban Nimani zbulon të gjitha detajet e projektit “E bardhë”, prezantuar për publikun muajin e kaluar dhe projektet e ardhme, gjithmonë eksperimentale, më i afërti është botimi i një monografie, ku do të shpjegojë të gjithë elementët e performancës së tij aspak të zakonshme në Galerinë Kombëtare të Arteve...

E

bardha si baza e të gjitha gjërave. E bardha që nxjerr në pah njollat e zeza. E bardha që shfaq zbuluar të gjitha të këqijat e llojit njerëzor. E bardha si lindje...Ishin këto përsiatjet që i vinin në mend artistit Alban Nimani ndërsa shkruante dhe hidhte bazat mbi projektin e tij eksperimental “E bardhë”, shfaqur për publikun një muaj më parë në mjediset e Galerisë Kombëtar të Arteve, ku bashkë me një ekip artistësh nën udhëheqjen e tij performuan live për më shumë se 40 minuta një gërshetim të tingujve elektronikë, instilacioneve, videove, imazheve, dizajnit, baletit kontemporan dhe poezisë...një eksplorim i mëtejshëm mbi materien e tingullit përmes mediave dhe teknologjisë së informacionit. “Kam pasur një dilemë ta quaj sipas një pjese që është në performancë ‘Hajni më i madh i të gjitha kohërave’, ose do ta titullonim ‘E bardhë’. Zgjodha të dytën, si një lloj eksperimentimi. Më ka bërë përshtypje për shembull sesi populli eskimez kishte mbi 300 terma për ngjyrën e bardhë. Në kohën që po punoja për projektin, më lindi djali dhe provova një ndjenjë krejt tjetër, të madhe, hyra në një fazë tjetër të re të jetës dhe e mendova si një emocion të bardhë...”, – tregon Alban Nimani ndërsa zbulon se i gjithë projekti mban firmën e tij, nga ideja e deri te shkrimi i teksteve që shoqërojnë tingujt minimalistë që prodhohen nga aparaturat elektronike dhe procesimi në kohë reale të efekteve vizuale, instilacioneve, audioefekteve dhe kërcimit modern. “Fillova të eksperimentoja me muzikë dhe mediume të reja sapo u ndava nga grupi ‘Asgjë sikur dielli’. Doja ta lidhja atë çka bëja edhe me profesionin e dizajnit grafik dhe multimedias, për të cilën jam diplomuar”. Në kërkim të një shtegu të lirë, hapësire pa rregulla, larg kompromiseve për hir të audiencave të caktuara, krejt i pavarur në punën e tij. “Kjo gjë që bëj tani është krejt e hapur, gjithçka që bëj është eksperiment dhe në këtë lloj fushe të artit je krejt i lirë të bësh ç’të duash”, - vijon Albani duke shtuar se vendimi që mori kur u nda nga grupi i rrokut alternativ me të cilin kishte krijuar plot fansa, ishte të bënte diçka që në radhë të parë t’i pëlqente atij. Një lloj krijuesi dhe shijuesi i parë i veprës së tij, pavarësisht nëse për këtë i duhet të shkelte në terrene të paeksploruara më parë, ndoshta edhe me rrezik dështimi. “Arrita të ngrija një ekip, me të cilin punuam videot, kishim edhe një

baterist dhe më është dashur të punoj edhe me shkrime e tekste. Ka qenë komplet projekt dhe punë e imja. Arrita ta bëja për herë të parë në ‘Sheshin 21’ në 2010-ën, kur bëmë regjistrimin e parë dhe testuam për ta lançuar online në kanalin Youtube”. Kjo ishte edhe data, të cilën Albani e quan edhe si promovimin e këtij albumiekspozitë të një lloji të veçantë, që u bë menjëherë i disponueshëm për publikun nga mbarë bota. “Doja ta provoja edhe në livestream, por asokohe nuk ishim ende të sigurt për ndonjë gabim të mundshëm”. Pasi realizoi këtë, nisi të aplikojë në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Performanca e tij multimediale u takua me simotrat e saj në qytete të rëndësishme të botës, në Meksikë, Në Kejp Taun, në Romë , Bari, Lubjanë...derisa vendosi ta sjellë për publikun shqiptar në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Për mua ka qenë sfidë e madhe, sepse këtu e provuam për herë të parë livesteram-in”, ku publiku që nuk gjendej në sallën e Galerisë, mund ta ndiqte përpara një ekrani kompjuteri apo celulari në kohë reale. I frymëzuar nga performancat atipike në muze dhe galeri prestigjioze të botës, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistë të rinj të multimedias performonin veprat e tyre, mendoi se mund të bënte diç-

"Më intereson shumë mapping online, instalacionet me video që bëhen shumë interesante; ka nisur të më pëlqejë shumë edhe baleti kontemporan dhe mendova pse të mos i fus këto duke i shtuar muzikën elektronike”

ka të ngjashme në Tiranë, megjithëse i ndërgjegjshëm që prej fillimit se të pakët do të ishin në numër ata që do e kuptonin dhe përthithnin mesazhin nëpërmjet artit të tij, që për publikun vjen si një bombardim nga të gjitha kahet; tinguj, imazhe të lëvizjes, plastikë, teknologji e fundit....Por, për habi të tij, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani e mirëpriti krahëhapur. “Më befasoi! Më priti aq mirë, sa ç’mund të pritet ky lloj arti vetëm në Amerikë. Pasi në Europë në përgjithësi, drejtuesit e këtyre institucioneve janë të ngurtë, i mbeten klasikes. I vetmi problem ishte të ulnim audion nga frika se mos dëmtonte ndonjë pikturë”. Është i befasuar për mirë edhe me mënyrën sesi e kanë pritur njerëzit performancën e Albanit, të cilin e njihnin dhe e donin shumë kur këndonte “...mendoja se çdo gjë merr fund pa ty..” “ Gjithsesi mendoj se ka qenë pak konfuze për njerëzit që të shihnin atë lloj instalacioni aty brenda, por për mua është shumë ngacmues dhe i guximshëm dhe një tendencë e re. Në Shqipëri, kohët e fundit kanë ndodhur gjëra shumë të bukura, gjëra që kam pasur qejf t’i shija edhe në Kosovë”, - rrëfen ai, duke shtuar se kjo është rruga e tij e re, por që nuk do të ndalet së eksperimentuari dhe së sjelli detaje ngacmuese, duke përfshirë edhe më shumë fusha dhe teknologji brenda. “Shoh çfarë ndodh sot në botë dhe më ngacmon shumë edhe profesioni që të jem në kërkim të të rejave. Më intereson shumë mapping online, instalacionet me video që bëhen shumë interesante; ka nisur të më pëlqejë shumë edhe baleti kontemporan dhe mendova pse të mos i fus këto duke i shtuar muzikën elektronike”, - thotë ai ndërsa qesh kur shton se teksa luhej muzika, njerëzit parafytyronin imazhe krejt të tjera. “Gjithçka kam dashur të bëj është të krijoj një emocion dhe ta përcjell atë për publikun” . Publikut shqiptar i serviri një performancë të pazakontë edhe një herë më shumë në ‘Javën e Inovacionit’, organizuar në ambientet e Muzeut Kombëtar, duke e shpluhuruar hijen e rëndë dhe statike të asaj godine me performancën e tij. “Doja të bëja diçka inovative. Ishte edhe stresuese për mua, pasi ishte i pranishëm edhe Kryeministri, një përgjegjësi më vete. Improvizuam shpejt një pjesë të shkurtër muzike që lidhej me live mapping. I dhamë kryeministrit një iPad, i cili sipas muzikës krijonte një lloj linjash të hartave online. Ishte vërtet interesante”.

Faqe 23

Po aq interesante ishte edhe performanca në eventin “TedxTirana”, ku ai performoi online nëpërmjet video-thirrjeve me kolegët e tij që në atë kohë gjendeshin në Prishtinë. “E gjitha dukej një performancë e tërë. E para, eksperimentuar në ShBA disa kohë më parë, kur u lidha live me një tastierist dhe performonin bashkë, madje edhe në orare të ndryshme”. Të gjitha këto ide novative ka dëshirë t’i implementojë edhe në fakultetin ku jep mësim si pedagog i degës Grafik-Dizajn në Universitetin Publik të Prishtinës. “Dua që studentët të mos punojnë vetëm me detyra teorike por edhe me performanca dhe të bashkëpunojnë me kolegë njëherazi nga e gjithë bota, live dhe online”. Megjithëse shpesh has në vështirësi burokratike dhe hierarkie nga drejtuesit e institucionit arsimor që nuk i pranojnë idetë e reja, Albani ngulmon për t’i angazhuar të rinjtë me detyra jashtë auditorëve dhe t’i lidhë ata me botën e biznesit. “Kanë realizuar punë për OJQ, postera, reklama, për një koncert ku kanë mbledhur fonde për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. I kanë bërë të gjitha vetë dhe kanë fituar eksperiencë. “Jam lidhur edhe me programues të ndryshëm, me të cilët kemi rënë dakord të bashkëpunojmë që studentët e Grafik-Dizajnit të krijojnë pjesën e imazhit. Por mbetet e vështirë të çash me idetë novatore në terrene të ngurta”, - tregon ai. Krahas ideve avangarde, Albani pohon se nuk i largohet muzikës, duke zbuluar disa plane që ka në këtë fushë. “Nga muzika nuk dua të dal, sepse po hyre, edhe po të duash nuk del dot, dhe është çlirim dhe ndjenjë fantastike. Dua të bëj një koncert me këngë të tim eti, i cili ka qenë edhe ai këngëtar. Muzikë e viteve ’60. Dua të bëj edhe një videoklip me këngën ‘Adresa’ të Françesk Radit, të cilit i kam bërë një version cover në një nga spektaklet e TV Klan-it”. Por me hedhjen në rrjetet sociale dhe internet të performancës “E bardhë”, plani i tij më i afërt sapo të kthehet nga pushimet e verës është të përfundojë monografinë. “Të tjerat? Çfarë të sjellë jeta...”, - përfundon ai duke qeshur. Por ndërsa eksperimenton në terren të bardhë, nga Alban Nimani pritet çdolloj risie dhe ai nuk do të ndalet derisa t’i shterojë të gjitha nuancat e saj dhe fjalët e ndryshme që ekzistojnë në gjuhët e botës për ta specifikuar të bardhën, me të cilën ai dëshiron të evidentohet...


8

24

E shtunë - e diel 28-29 qershor 2014

Televezion

www.mapo.al

single and the city

Ata me katër putra. Të cilët, gazetari dhe moderatori i njohur televiziv, Bledi Strakosha i do shumë. Kafshët shtëpiake, të cilave jo vetëm u ka kushtuar dashurinë dhe përkujdesin prej disa vitesh, por edhe një emision televiziv. Bledi rrëfen iniciativën e tij personale deri në realizimin e këtij projekti të titulluar “Miku im më i mirë ka katër putra”, që shumë shpejt do e kalojë nga kanali i tij në Youtube në një kanal televiziv.

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Single, po! City? Jo më!

Bledi Strakosha një emision për miqtë e tij më të mirë K

a korrur sukses të padiskutueshëm që në momentin kur e ngarkoi videon e parë thuajse 40 minutëshe të titulluar “Miku im ka katër putra” në kanalin e tij personal në rrjetin “Youtube” ku menjëherë arriti të merrte pëlqime, komente e reagime nga qindra njerëz dhe shumë shpejt, në muajin shtator, Bledi Strakosha zbulon se ky emision do të kalojë në ekranet e televizorit, por ende nuk dëshiron ta zbulojë emrin e kanalit televiziv që ka rënë dakord të transmetojë atë çka lindi krejt për pasion dhe mban krejtësisht firmën e tij; nga ideja, te realizimi, puna teknike në terren, kamera, montazhi, produksioni dhe post-produksioni. Nga 1 Marsi kur kjo nismë, e menduar vite më parë prej tij mori jetë nën pronësinë “Bledi Strakosha Media” ka arritur të realizojë 6 emisione, të cilat për çdo herë e informojnë publikun me nga një racë qeni dhe maceje, sjellin këshilla nga veterinerë të ndryshëm, histori personale të kafshëdashësve, spote informuese e ndërgjegjësuese dhe kamera gazmore. “Ka spote ndërgjegjësuese që vijnë nga jashtë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare që na i mundësojnë dhe pjesa më e rëndësishme është historia personale; njerëzit tregojnë marrëdhënien me kafshët, si e kanë marrë, përse e kanë marrë, sa vite kanë, si përkujdesen, si e ushqejnë, mund të tregojnë ndonjë moment sa gazmor aq edhe emocionues. Nëpër filma i kushtohet rëndësi kësaj marrëdhënieje njeri-kafshë, por edhe në program janë shumë interesante”, - thotë Bledi duke shtuar se ky emision, përtej dëshirës së tij të madhe dhe dashurisë që ka për kafshët, të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë, ka një mision ndërgjegjësimi për njerëzit në lidhje me përgjegjësinë që duhet të kenë mbi kafshët shtëpiake kur vendosin t’i bëjnë pjesë të familjes. “Emisioni është i strukturuar që të ndiqet nga të gjitha moshat, por do të doja shumë që të ndiqej, në mos nga fëmijët të paktën nga adoleshentët,

sepse aty është momenti kur njeriu fillon merr edukatën bazë, jo vetëm në marrëdhënie me kafshët shtëpiakë, por edhe me natyrën dhe respektin ndaj çdo qenieje të gjallë”, - vijon Bledi. Emisioni që nisi si iniciativë private për kënaqësi, për një grusht miqsh që ia njihnin pasionin për kafshët dhe ndanin po të njëjtën dashuri, ka marrë strukturë më solide dhe është përmirësuar teknikisht, i pari emision në Shqipëri që sjell informacion për të njohur sa më mirë kafshët shtëpiake dhe i pari i xhiruar në teknologjinë e fundit të quajtur 4K Ultra HD, në një cilësi shumë të lartë të imazheve. Për këtë Bledi rrëfen se ka investuar privatisht, duke blerë një kamera tejet cilësore dhe zbulon se tashmë e sheh gati për transmetim televiziv. Ndoshta aq gati duken edhe qytetarët që tashmë janë edhe më të prirur drejt bashkëjetesës me kafshët shtëpiake, ndryshe nga sa dukeshin në 2006-ën kur Bledi e pati si ide. Reagimet deri më tani duken pozitive, sidomos tregon Bledi nga organizata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve që operojnë në Shqipëri, përfaqësues të të cilave ai i ka pasur shpesh të ftuar në emision. “Kjo mbetet një punë e bërë me shumë dashuri dhe në një realitet si ky i yni ku shumë gjëra bëhen për para, sesa për pasion. E kanë vlerësuar, fatmirësisht, dhe më ka ardhur mirë”. I pasionuar pas kafshëve, veçanërisht dy qenve të tij të racës labrador, Bledi rrëfen se ka lexuar shumë për t’i njohur, për t’i kuptuar dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë dhe të lumtur me kafshët e tij, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që këto njohuri t’ua përcjellë edhe të tjerëve. “Padyshim qe jemi në një kohë kur nuk është se ka nevojë për një emision si ky i imi për t’u informuar, se mund të futesh në Google dhe gjen gjithçka, por i servirur pak më artistikisht dhe i përshtatur me këshilla dhe informacione nga specialistë vendas, është më i këndshëm dhe koherent”. Nga koha kur ishte i shqetësuar për krijimin e kontakteve dhe gjetjen e personazheve interesante për emisionin e tij, tani janë vetë qytetarët që i shkruajnë në rrjete sociale me dëshirë për të rrëfyer historitë e tyre personale me kafshët. “ Kam bërë shumë kartëvizita, të cilat ua shpërndaj njerëzve që shoh me kafshë”, - thotë duke qeshur, ndërsa përfundon se dëshira e tij më e madhe është që ky projekt të zgjasë gjatë. Derisa të vijë shtatori për ta ndjekur në ekranet e televizorit, emisionin “Miku im i mirë ka 4 putra” vijon të jetë i disponueshëm në kanalin personal të Bledit në Youtube dhe vijon të klikohet çdo ditë nga njerëz që i duan kafshët dhe duan të dinë më shumë për miqtë e tyre që ua bëjnë jetën më të bukur...

B

am, bam, bam”, zhurma vjen ritmike, e qartë, fiks si një javë më parë. Ora shënon fiks 7:32 minuta. Një javë me parë ishte qenë 7:28, kurse në një nga të shtunat e muajit të fundit 7:50, ç’ka më bëri tmerrësisht merak: mos vallë teta e katit të katërt tek pallati përballë ishte pa qejf, ndaj edhe ishte ngritur vonë për të bërë punën e saj të preferuar, shkundjen e tapeteve dhe rrugicave me një rrahëse kauçuku tek hyrja?! Jo për gjë, por ajo është gjithmonë korrekte: 7:30 në dimër dhe 7:00 në verë, plus ose minus dy tre minuta. Çdo dreq të shtune, shi, erë, borë, diell, Shën Valentin, 1 Maj a 1 qershor, festë a mort në lagje, kurdo që të qëllojë e shtuna ajo është aty, stoike, bashkë me rrahësen e kauçukut, tapetin bezhë me bordura kafe dhe dy rrugica të së njëjtës ngjyrë… “Bam, bam, bam”, janë ritmi që nuk i mungojnë asnjë të shtune, me gjithë protestat e mia herë të heshtura (shoqëruar me sharje e mallkime në facebook) e herë të zhurmshme (shoqëruar nga sharjet e tetës dhe thirrjet, se në shtëpinë e vet ajo mund të bëjë ç’të dojë). Teksa përpiqem të fle sërish, pasi shkundja çerekorëshe mbaron me sukses, më kujtohet se si përpara se të blija apartamentin në një nga rrugicat në qendër të Tiranës, një mik i familjes që po ndërtonte një shtëpi diku në një nga kodrat në lindje të qytetit, më këshilloi të bëja të njëjtën gjë. Atëherë i kisha gjithë argumentat e duhur për ta kundërshtuar: jam një vajzë që jetoj vetëm, ndaj edhe duhet të jetoj në qendër të qytetit (po ky miku i familjes kaq i humbur ishte, sa të ngatërronte serialin “Sex and the city” me “Desperate Houseëives” , nuk e di ky që unë jetoj në të parin dhe pas nja dhjetë vjetësh do nis të jetoj në të dytin?!)… Nis të përgjumem dhe ndoshta dhe dremis ca minuta, derisa ulërima e bebes së fqinjëve ma nxjerr gjumin vetëm dhjetë minuta përpara se në apartamentin sipër, të fillojë zhurma e një trapani… E kotë të shaj beben, trapani do më zgjonte gjithsesi… Dhe është nga ato zhurmat që s’të lënë të rrish as shtrirë kot, duhet të çohesh urgjentisht nëse nuk do të të zërë koka. Divani i kuzhinës duket alternativa më e mirë, bashkë me një film të vjetër bardh e zi, që ata të programacionit duhet ta kenë menduar që është melhem për nervat e shkatërruara të atyre që zgjohen dhunshëm të shtunave… Por konkurenca me buçitjen e muzikës së BBF-së që vjen nga televizori i komshinjve është e fortë, shoqëruar me klithmat e kalamajve që luajnë poshtë pallatit dhe thirrjet e mamave që të ngjiten në shtëpi që të hanë apo të mos zihen me njëri tjetrin, të bëjnë të çohesh e të mendosh daljen si të vetmin shpëtim. Dhe ashtu është. E shtuna kalohet mirë nëpër Tiranë, mund të hash mëngjes e drekë bashkë, të bësh muhabete me shoqet, të endesh dyqaneve të rrobave me shoqet, pastaj të shkosh dhe në një qendër tregtare, për të tjera dyqane rrobash dhe sidomos për një hypermarket të madh, ku tre orë mes rafteve të ushqimeve kalojnë pa u ndjerë fare dhe në fund fare një karrocë e madhe dhe lloj lloj kutish dhe shishesh mbushin bagazhin e makinës. “Sa shumë blen dhe ti, një njeri je në shtëpi dhe çdo javë me qese plot”, është i pari koment që dëgjoj nga një nga plakat e lagjes, sapo filloj të nxjerr dy tre qeset e para nga bagazhi. Janë komentet e përhershme nga grupi i të moshuarave, që çdo pasdite ulen te hyrja e pallatit, ku rrinë e sodisin kalimtarët e rrugicës, numërojnë kush hyn e del dhe sa qese ka, ça ka veshur, për ta krahasuar me sa qese kishte javën e shkuar dhe sa herë hyri doli, e mbi të gjitha me kë hyri e doli… Para tre vjetëve madje, njëra prej tyre, guxoi e i tha një djali me të cilin kisha disa javë që dilja, se pse ai nuk ngjitej lart, por më priste e më përcillte te hyrja (ça donte të thoshte ajo, që ndonjë tjetër ngjitej ndërkaq lart?!)… Kurse një tjetër, i kishte thënë të shoqes së nipit, që kishte një shoqe që punonte te studioja ku sapo kisha filluar punë, se unë bashkëjetoja aty me të dashurin tim, i cili kishte blerë madje shtëpinë… Mezi ia dola atëherë t’u mbushja mendjen kolegëve se nuk i kisha gënjyer për gjendjen time civile, se vërtetë kisha një lidhje, por shtëpia ime e imja dhe vetëm e imja. E di që është e kotë të kapem me plakat e pallatit, një buzëqeshje dhe jam në shtëpi. Fiks në kohë për të dëgjuar zënkën e radhës në shtëpinë e fqinjëve: ai do dalë me shokët, kurse ajo ulëret se nuk është skllavja e tij që do mbyllet në shtëpi për të rritur fëmijët. Nga të shtunat e tjera kam mësuar se diku nga ora dy e natës ajo do zgjohet, do e marrë në telefon dhe do t’i ulërijë pse nuk e ngre telefonin dhe pse nuk ka ardhur akoma në shtëpi. Mua do më zërë prapë gjumi dhe në 4 do zgjohem sërish, sepse ai do kthehet në shtëpi dhe do bërrtasë më shumë se ajo, se ai është burrë dhe ka të drejtë të hyjë e të dalë kur t’i dojë qejfi… Unë mund të fle rehat pas këtij sherri. Mund të fle sa të dua të dielën paradite, e kam këtë luks: nuk ka shkundje tapetesh, nuk ka as trapan as BBF e as kalamaj. Do jenë lodhur të gjithë e do pushojnë që të jenë gati për të shtunën tjetër. Për çdo dreq të shtune. Derisa mua të më jetë mbushur mendja se ka ardhur koha të ndërroj serial. “Sex and the city”!? Në djall vaftë qyteti. Dua të shkoj në periferi. Qoftë edhe vetëm!


kontrapedal

sipas meje

Tallava

Statusi i shqiptarit

Vladimir Myrtezai Teoria e kërcimit pupthi nga bazamentet e shtresës ku ne

Edison Ypi

bëjmë pjesë është një e vërtetë e pashmangshme për ata njerëz që ndërtohen kulturalisht dhe bëhen...

Statusi i grekut është pabesia, statusi i serbit është vik-

timizmi, i italianit kanconeta, i rusit megalomania, i gjermanit disiplina, i anglezit cinizmi, i turkut...

Pikëpamje intervistë Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

ARBEN MALAJ Një ide për Shqipërinë? Të mbështesim zhvillimin te klasa e mesme Alfred Lela

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

-A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Në një ekonomi globale, ku mundësia e eksportimit të krizave mbetet e lartë, është pranuar ideja se krizat imponojnë zgjidhje globale. Një studim i fundit i FMN-së argumenton se, nëse shtetet do të ndërmarrin masat e duhura për t’iu përgjigjur situatave të vështira ekonomike, dhe nëse do të rritet harmonizimi apo bashkëveprimi në politikat përkatëse antikrizë dhe pro rritjes së punësimit, ekonomia globale në 5 vitet e ardhshme do të ketë një rritje me 2% të GDP-së. Një shifër e konsiderueshme kjo për të lehtësuar përbal-

ljen me efektivitet të kostove të shkaktuara nga borxhet e larta, rritjen e dobët ekonomike, papunësinë e të rinjve në nivele shumë të larta. Kjo e fundit në fakt rezulton të jetë jo vetëm zhgënjyese. Në kushtet kur kriza vazhdon të shfaqë shenja të të qenit afatgjatë, dhe rikthimi i rritjes ekonomike dhe punësimit në nivelin e parakrizës tenton të jetë i ngadalshëm dhe jo i sigurt, sugjerohen ide të reja deri në aplikimin e interesave negative për depozitat si një politikë rishpërndarjeje e barrës së borxheve duke ulur koston e tij. Kanë fituar mbështetje publike e institucionale ato që konsiderohen politika monetare jo-konvencionale / jo-tradicionale. Të përdorura me shpejtësi dhe “agresivitet” nga FED, të konkretizuara me efikasitet në Abenomiksin e kryeministrit

Faqe 25

japonez për të ndërprerë periudhën e gjatë të deflacionit e recesionit të ekonomisë së Japonisë, të cilat po deklarohen si një mundësi e gatshme për t’u përdorur edhe nga BQE, nëse rreziku për rrëshqitje të ekonomisë së BE-së drejt deflacionit do të vijë në rritje. -A flitet sot për, dhe a ekziston një rrugë e mesme që e sheh ekonominë të zhvillohet përtej dikotomisë së ideve të Keynes dhe Hayek? Gjithmonë në historinë e zhvillimit të mendimit ekonomik në përgjigje të sfidave ekonomike kanë lindur ide të reja. Aktualisht është pranuar se problemi më i vështirë për shkak të pasojave morale, ekonomike, shoqërore e politike është thellimi i pabarazisë. Rritja e përqendrimit të pasurisë në një numër gjithnjë e më të vogël individësh... >>


26

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

INTERVISTA IDE

ARBEN MALAJ

Kriza solli një të mirë, rrëzimin e barrierave ideologjike

>> ...dhe rritja e zgjerimi i një shtrese që kërcënohet nga varfëria është sfida që imponon zgjidhje, e cila mbetet përgjegjësi e ekonomistëve. Janë krijuar iniciativa si “kapitalizmi kundër kapitalizmit”, por në thelbin e tyre synojnë një kapitalizëm gjithëpërfshirës, një zhvillim që nuk e anashkalon dot më thellimin e pabarazisë. Synohet që të qartësohen politika dhe strategji zhvillimi që e trajtojnë thellimin e pabarazisë jo si një debat ideologjik, por si një kërcënim real mbi zhvillimet e ardhshme sociale dhe politike. Po të analizohet zhvillimi i ekonomisë globale disa vjeçare, po të shihen ritmet e rritjes sipas fazave të ndryshme të zhvillimeve, po të analizohen zhvendosjet dhe rizhvendosjet e qendrave të ekonomisë globale, do të duhet të pranojmë se nuk është vërtetuar që një teori e caktuar e mendimit ekonomik, neokejnsianiste apo neoliberale, të ketë dominuar në mënyrë të përhershme mendimin ekonomik apo politikat qeverisëse. Po të analizohet përbërja e politikave dhe paketave antikrizë të mbështetura nga shumë qeveri (pavarësisht spektrit të tyre ideologjik), për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë dhe rikthimin e saj tek rritja, gjen elementë të theksuar neokejnsianistë. Ndërsa në strukturën e reformave afatgjata për rritjen ekonomike më të lartë e të qëndrueshme, ka elementë të theksuar neoliberale, sidomos në pjesën e politikave të përmirësimit të ambientit të biznesit dhe funksionimit të shtetit ligjor. Ndaj sugjerohet një rrugë e mesme që u largohet qëndrimeve strikte ideologjike, por që nuk i i shpall të dështuara dy teoritë e mendimit ekonomik. Sugjerohet që të dyja kanë nevojë të përafrohen në qëndrime më realiste, se sa të distancohen në pozicione të ngrira ideologjike. Një nga elementët pozitivë që i njihet krizës së fundit globale, është pikërisht rrëzimi i “barrierave” ideologjike të shkollave të ndryshme ekonomike. Kështu ka ecur historia e zhvillimit të mendimit ekonomik, kur për ta gjallëruar dhe ringritur ekonominë në periudhat e rënies së saj janë përdorur shpesh politika neokejnsianiste dhe politika neoliberale në zhvillimit e saj dinamike. Në të vërtetë, politikat ekonomike që po implementohen sot në Europë po manifestojnë shenja të qarta të një qasjeje të moderuar të politikëbërësve drejt dy rrymave të mendimit ekonomik, nekejnsianizmit dhe shkollës austriake të mendimit ekonomik. Pas krizës financiare të vitit 2008, ndërhyrjet e institucioneve qendrore në krijimin e lehtësirave dhe paket-

ave të shpëtimit për korporatat globale, nuk janë veçse një tregues i qartë për rëndësinë thelbësore që përfaqëson ndërhyrja e shtetit në ekonomi. Ndërkohë që suksesi i strategjive dhe ecuria e rritjes e zhvillimit të këtyre institucioneve financiare, përcaktohet vetëm e vetëm nga tregjet ndërkombëtare. -A nuk ju duket se pajtimi me një rrugë të tretë ekonomike apo politike, ose kombinimi i teorive apo praktikave ekonomike është në thelb streha e të pamundurve për të gjetur një ide të re në ekonomi apo politikë? Idetë e qarta e të forta, dhe jo shartimet apo hibridizimet, janë dëshmuar edhe si më të suksesshmet në ekonomi: për shembull Reagan, me atë që u quajt reaganomics apo politikat ekonomike të Thatcher-it… Në ekonominë e zhvillimit ku analizohen pse disa vende janë të zhvilluara dhe disa jo, pse disa reforma funksionojnë në disa vende dhe disa jo, përsëritet shpesh këshilla/rekomandimi që nuk ka një kostum-set reformash që u rrinë mirë të gjithëve. Këshillohet që të mbahet parasysh edhe kultura institucionale dhe tërësia e faktorëve, sidomos atyre shoqërorë që i mbështesin ndryshimet ose i pengojnë ato. Profesori i Historisë së ekonomisë, Nail Ferguson, tenton të qartësojë se përse Kina, Turqia apo Lindja e Afërt dhe e Largët dështuan në avantazhin e tyre disa shekuj më parë dhe pse Perëndimi i tejkaloi ata. Dallimi ishte kulturor, vendet e lindjes e bazuan zhvillimin e tyre tek forca e traditës, ndërsa perëndimi ndërtoi sisteme ekonomike, politika, legjislacion dhe institucione të mbështetura tek arsyeja. Ferguson konkludon se pa pronën, kontratën dhe shtetin ligjor, jo vetëm zhvillimi ekonomik por edhe ai demokratik është i pamundur. Kur diskutimin dhe analizën e politikave ekonomike e shtrijmë në planin e shkollave të mendimit ekonomik, diskursi nuk mundet të dalë përtej kufijve aktualë të të menduarit ekonomik. Në fakt sot, nobelistë e ekonomistë të dalluar po bëjnë përpjekje për të zgjeruar kufijtë e mendimit ekonomik, por ky është një proces intelektual e mendimtar që kërkon kohë të realizohet e të pranohet si i tillë. Politikat ekonomike të implementuara nga Reagan dhe Thatcher kaluan mes debatesh të ashpra në momentet e hershme të tyre, por provuan të ishin të duhurat vetëm në një perspektivë afatgjatë. Në librin e tij “Back to Work” ish presidenti Bill Clinton, kritikon presidencën e Reagan-it si iniciatorja e financimit të reformave ekonomike nëpërmjet borxhit publik të qeverisë amerikane duke e cilësuar këtë si ana

Kur diskutimin dhe analizën e politikave ekonomike e shtrijmë në planin e shkollave të mendimit ekonomik, diskursi nuk mundet të dalë përtej kufijve aktualë të të menduarit ekonomik. Në fakt sot, nobelistë e ekonomistë të dalluar po bëjnë përpjekje për të zgjeruar kufijtë e mendimit ekonomik, por ky është një proces intelektual e mendimtar që kërkon kohë të realizohet e të pranohet si i tillë...

tjetër e medaljes së suksesit të Reagan-it. Jetojmë në një kohë kur dinamikat e tregjeve financiare janë në një shpejtësi lëvizëse të paprecedentë në këndvështrimin historik, e në këto kohë duhet të jemi të duruar të shohim efektet që do kenë në një periudhë të paktën afatmesme politikat jokonvencionale që po implementohen vitet e fundit. Rikthimi i ekonomisë britanike në rritje ekonomike dhe rritja e punësimit në SHBA janë edhe rezultat i një politike monetare të aplikuar më parë, asaj të injeksioneve monetare, apo “quantitative easing” siç quhet në fjalorin ekonomik ndërkombëtar. Ndoshta kjo përmbyllje e një analize të revistës “The Economist” për Progresivizmin e vërtetë, i bashkon përgjigjet për pyetjet/ shqetësimet tuaja, duke argumentuar se ku nuk duhet të gabojnë e djathta dhe e majta : “Instinkti i së djathtës është për ta bërë qeverinë më të vogël, në vend që ta bëjë më të mirë. Dështimi i të majtës së supozuar egalitare është edhe më bazik. Në botën e pasur, shtetet e mirëqenies po mbeten pa para, rritja ekonomike po ngadalësohet dhe pabarazia po rritet: përgjigja e vetme e të majtëve vazhdon të mbetet taksa më të larta për të pasurit. Obama, Miliband, Hollande dhe të tjerët duhet të gjejnë diçka tjetër, që të garantojë si drejtësi, edhe progres. Përndryshe të gjithë do të paguajmë”. -Në qarqe liberale ekonomike filet për drojën e një rikthimi të etatizmit në Shqipëri pas ardhjes së të majtës në pushtet... Në shkencë këshillohet që një konkluzion të mbështetet nga një studim. Pra në cilat elementë konkretë të politikave qeverisëse ky risk është rikthyer apo është rritur?! Zakonisht debati bëhet lidhur me madhësinë e qeverisë, lidhur me shkallën e ndërhyrjes së qeverisë në ekonomi, lidhur me raportin rregullim apo derregullim, lidhur me politikat ekonomike dhe fiskale, me strukturën e taksimit dhe nivelin e taksave. E vërteta është që jo vetëm në Shqipëri po diskutohet se si mund të korrigjohen disa deformime të theksuara që ka sjellë zhvillimi ekonomik i rritjes pa punësim, në rritjen e varfërisë dhe thellimin e pabarazisë, të cilat kanë rritur zhgënjimin dhe riskun për zhvillime sociale dhe politike që mund të përkeqësojnë të ardhmen. Ndaj znj. Rothchild, themeluese e iniciativës: “Kapitalizim gjithëpërfshirës” thekson se: Askush prej nesh nuk mundet të lulëzojë në një botë ku një miliard vetë shkojnë në shtrat të uritur çdo natë, dhe 2.3 miliardëve u mungon shërbimi shëndetësor bazë. Po kështu, biznesi nuk mund të lulëzojë atje ku opti-


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

27

www.mapo.al

koment

Anëtarësi Shqiptare në BE? Jo kaq shpejt Daniel Hamilton

T

mizmi i publikut për të ardhmen dhe besimi tek institucionet janë në nivelet më të ulëta historike”. -Cila, sipas jush është ideja më e gabuar ekonomike? Absolutizimi i efekteve të politikave neokejnsianiste dhe neoliberale. E para, kur mbivlerëson magjinë e politikave rishpërndarëse; dhe e dyta, kur absolutizon magjinë e duarve të padukshme të tregut të lirë. -Cila është ideja më e gabuar ekonomike e djathtë? Absolutizimi i magjisë së duarve të padukshme të tregut. Një diskutim të tillë do të doja ta trajtoja duke patur në qendër të vëmendjes qasjen e manifestuar konceptuale në lidhje me pabarazinë dhe mirëqenien sociale. Jam në favor të angazhimit të politikëbërësve në zbutjen e varfërisë dhe krijimin e kushteve të mundësive të barabarta. -Cila është ideja më e gabuar ekonomike e majtë? Teprimi me rolin rishpërndarës të buxhetit, në krahun e taksave apo të shpenzimeve në përballjen me sfidat sociale. Barazia e mundësive dhe cilësia reale e mundësive duhet të dallojë qartë nga populizmi i barazitizmit. -Cila është ajo ide ekonomike, së cilës ju i qëndroni besnik dhe mendoni se do mbetet aksiomatike për zhvillimin e një vendi? Ndoshta ajo që ka theksuar Aristoteli kur qartëson se vendet më të qëndrueshme në zhvillimet e tyre politike, janë vendet që kanë një klasë të mesme të konsoliduar. Këtu ekonomia demokratizon politikën dhe politika modernizon ekonominë, pasi pushteti politik nuk përqendrohet në pak duar dhe nuk kërcënohet nga pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute, ndërsa shoqëria ka mundësi të ketë zhvillime më të qëndrueshme politike si parakusht për përmirësime të vazhdueshme sociale. Duhet ta mbështesim gjithnjë e më mirë zhvillimin tonë tek klasa e mesme duke rritur cilësinë e mundësive nëpërmjet rritjes së cilësisë së mirarsimimit, shëndetit publik dhe kostove të thjeshtëzuara për të bërë biznes, i cili duhet të prodhojë më shumë punësim dhe sa më pak varfëri. -Cila është ajo ide ekonomike që e keni tradhtuar? I keni besuar dikur, por jo më? Ndoshta edhe për shkak të karrierës profesionale në fillimet e saj si bankier, ndoshta për shkak të perceptimit për rëndësinë e bankave dhe institucioneve financiare në mbështetjen e zhvillimit duke mbështetur biznesin privat, ndoshta për shkak se në fillim të tranzicionit

mungesa e bankave dhe ndërmjetësve të tjerë financiarë ishte në nivele shumë të pazhvilluara, zhvillimin e tyre e konsideroja si mundësia më e mirë për të kapërcyer vështirësisë që kishte vendi, duke mbështetur individët dhe biznesin me burime alternative financimi. Zhvillimi i ekonomisë reale, riorientimi i ekonomisë drejt sektorëve me shkallë më të lartë produktiviteti, mirëqeverisja e vendit për t’ua lehtësuar e thjeshtëzuar individëve dhe kompanive vendimmarrjet e tyre ekonomike, besoj se duhet të jetë strategjia më e mirë e zhvillimeve tona në të ardhmen. Më duhet ta “certifikoja” këtë përqasje, ndaj në një takim të FMN-së dhe BB për sfidat e ekonomisë globale ku fokusi ishte rritja me punësim, pyetjes sime se kush do të ishte këshilla e tyre, leksioni më i mirë i dalë nga kriza globale për vendet në zhvillim, përgjigja do të ishte: një fokusim më mirë tek ekonomia reale se sa tek sektori financiar. Sigurisht, raportet e tyre nuk janë të lehta sepse midis tyre ka ndërveprim reciprok, por qartësimi i fokusimit është i dobishëm për vizionin e politikëbërjes. -Cila është ajo ide ekonomike që do i bënte punë Shqipërisë? Për fat të mirë janë rritur dhe përmirësuar debatet për modelin e ri ekonomik: debatet për natyrën e shtetit ekonomik, për mbështetjen e ristrukturimit të ekonomisë sonë, orientimin drejt sektorëve më produktivë apo futjen në qarkullim me cikël të plotë të pasurive tona natyre për të rritur vlerën e shtuar të shfrytëzimit të tyre; si në rritjen e punësimit, rritjen e kontributit të të ardhurave në buxhet dhe në përmirësimin e ambientit. Nga analiza e shumë modeleve dhe eksperiencave, e sukseseve dhe dështimeve, nga analiza e specifikave tona, çfarë na ka penguar dhe cila është sfida konkrete? Vlerësoj se janë reformat ekonomike që mbështeten tek mirëqeverisja, qartësimi i pronës dhe mirëfunksionimi i shtetit ligjor, fokusimi tek forcimi i institucioneve më shumë se sa tek individët me pushtet ekonomik apo politik, është rruga më e mirë për sfidat që ka vendi ynë. Ky mund të jetë opsioni më i vështirë, jo i shpejtë dhe me arritje të mëdha në kohë të shkurtër, por është më i qëndrueshëm dhe krijon bazamente të forta për sfidat afatgjata. Mirëqeverisja në konceptin e saj më të mirëfilltë politiko-ekonomik është një parakusht që vendi ynë të njohë sukses në hapat dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Është një domosdoshmëri më tepër se një kuadër, rëndësia që tezat ekonomike e politike më efikase të kohës të konsiderohen thelbësisht për t’u implementuar.

ë martën, ministrat europianë të Punëve të Jashtme votuan për t’i dhënë Shqipërisë statusin formal të “vend kandidat” në BE. Një votë finale do të ndodhë midis krerëve të qeverive gjatë samitit të planifikuar në datat, (26 ose 27) qershor, sidoqoftë, shumica pret statusin e sapodhënë që të finalizohet. Lajmi i të dhënit të statusit të “vend kandidat”, me të drejtë dhe e kuptueshme kjo, është lavdëruar në Tiranë si një hap i madh përpara për anëtarësimin europian të Shqipërisë. Kryeministri i qendrës së majtë (relativisht) i ri, Edi Rama me të drejtë e ka prezantuar zhvillimin si një përligjërim i diplomacisë së tij frenetike rreth kryeqyteteve të BE. Ish-kryeministri, presidenti dhe ish-kryetari i qendrës së djathtë, Sali Berisha, gjithashtu është përpjekur të bëhet pjesë e njoftimit, duke e prezantuar si një “vazhdim i natyrshëm” i punës së qeverisë së mëparshme. Midis euforisë megjithatë, është e nevojshme një doze realizmi themelor. Shqipëria nuk është anëtarësuar ende në BE. Në të vërtetë, sipas eksperiencës së Turqisë, - një “kandidat” formal për integrimin në institucionet e Brukselit për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar – është një status jo konkret. Shqipëria nuk është bindëse për t’u bashkuar në Europë. Në fakt, është larg të përmbushurit të kritereve minimale të anëtarësimit. Në nivel politik, ndërkohë që gjashtëmbëdhjetë shtete të BE-së lobuan në favor të marrjes së “statusit kandidat”, qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë lobuan kundër propozimit. Ndërkohë që secila qeveri ka pika të ndryshme për të shqyrtuar ndaj Shqipërisë, dy problemet kryesore lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë, janë të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka një problem imazhi. Për fat të keq, perceptimet e kriminalitetit të tepruar në Shqipëri, janë të përhapura gjerësisht në shumë vende të BE-së. Këto perceptime janë përforcuar vazhdimisht në nivel institucional; më së afërmi në komunikimin e Komisionit të BE-së drejt Këshillit të Ministrave, i cili përfshinte një numër paragrafësh të ashpër që kritikonin historikun e Shqipërisë në evazionin fiskal, larjen e parasë, aftësinë e policisë në hetime, prokurorinë dhe trafikun njerëzor. Sidoqoftë, situata nuk është vetëm e zezë. Në të kundërt të disa vendeve të tjera “kandidate” për BE në Evropën Juglindore, Shqipëria nuk është përpjekur të ndjekë një strategji donkishoteske për t’u mundur që të balancojë relatat me Brukselin dhe Moskën. Shqipëria nuk është frenuar as nga lidhje emocionale me Rusinë siç ka bërë Serbia, dhe as nga trysnia ekonomike e prurë nga investimet e majme në vende si Mal i Zi. Statusi aktual i Shqipërisë si një anëtare e NATO – pra një vend me synime të qarta për të luajtur një rol aktiv në bashkëpunimin euro-atlantik– do të shihet si një faktor në favor të vendit. Duke pranuar statusin e vendit “kandidat”, udhëheqësit shqiptarë u kanë treguar udhëheqësve të BE se janë të gatshëm të pranojnë sfidat që do të vijnë nga një rritje e vëmendjes mbi klimën gjyqësore, klimën e biznesit dhe proceset e administratës publike. Në

fakt, thonë se drita e diellit është dizinfektanti më i mirë – dhe rritja e shqyrtimit do të vërë vijën ndarëse midis pranimit ose jo të aspiratave për anëtarësimin e Shqipërisë. Siç është diskutuar, guri i parë dhe kilometrik për administratën e Ramës, do të jetë korrigjimi i shqetësimeve lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ndërkohë që dikush mund të futet në një diskutim të detajuar se cilat masa mund të ndërmerren – nga bashkëpunimi më i thellë me Interpolin deri në nevojën për të bërë shembull zyrtarët e rangjeve të larta me duar në thes, duke i futur në burg – pika themelore është se asgjë më pak se tolerancë zero mbi këtë pikë, do të jetë e mjaftueshme. Kur bëhet fjalë për shtete anëtare, BE shprehet me urrejtje ndaj paqëndrueshmërisë dhe papjekurisë në procesin demokratik. E angazhuar tej mase me krizën në Ukraine – së cilës nuk i shihet fundi – gjëja e fundit me të cilën do të merret është një krizë e brendshme politike në Shqipëri. Raporti i Komisionit i vitit 2013 mbi përparimin e Shqipërisë drejt statusit “kandidat” ishte i qartë në të thënit se nevojitet “dialog i dukshëm dhe konstruktiv” mes qeverisë dhe opozitës për çështjet e lidhura me BE. Deri vonë, cirku parodik i vënë në skenë në foltoren e Parlamentit mes Ramës e Berishës nuk jep shumë besim në pjekurinë e demokracisë shqiptare. Të dy burrat duhet të tregojnë më tepër pjekuri në diskutimin politik. Siç BE dëshiron të mënjanojë paqëndrueshmëri politike, Angela Merkel – që mund të përshkruhet si Kryeministre e Gjermanisë dhe Kancelare e Europës – dëshiron të mënjanojë situata të mëtejshme të vështira ekonomike të llojeve të para në Portugali, Irlandë, Greqi dhe Spanjë. Publiku gjerman thjesht nuk është më i gatshëm të “sqarojë llogarinë”. Kështu, fakti që deficiti shqiptar dhe borxhi i jashtëm vazhdon të rritet vit pas viti dhe tejkalimi i shifrës 60% të borxhit të lejuar më parë, nuk frymëzon shumë besim. Nëse Shqipëria dëshiron të bindë udhëheqësit e BE se është një kandidate e përshtatshme, janë dy gjërat që duhet të ndodhin. Së pari, populli shqiptar duhet të pranojë shkurtimet e egra në shpenzimet publike dhe një rishikim të sistemit të sigurimeve shoqërore. Së dyti, shqiptarët duhet të fillojnë të paguajnë taksat në vend që të sajojnë mënyra për t’u shmangur atyre. Të dyja sa më sipër kanë nevojë për veprimet e vendosura nga qeveria, që mund të jenë jopopullore nga ana politike. Sidoqoftë, janë të vetmet mënyra praktike nëpërmjet të cilave të sillet lloji i besueshmërisë ekonomike, për të cilën udhëheqësit e BE-së po kërkojnë në vendet e reja anëtare. Me dhënien formale të statusit “kandidat”, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë marrë një zgjidhje 24-orëshe për problemet e shumta të vendit. Perceptimi në Bruksel dhe vendet anëtare të BE-së vazhdon të jetë se Shqipëria është një vend i korruptuar dhe i pasigurt. Shqipërisë i është dhënë një mundësi për të treguar se premtimet e guximshme dhe retorika e reformës mund të mbështeten me arritje reale. Pra, Shqipëri, BE po shikon. Por, a jeni seriozë? Ish-deputet i partisë Konservatore në Parlamentin Britanik.


28

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

Ide politike

Reforma administrative

Shërbimi ndaj qytetarëve, jo hartat, është përparësia Lulzim Basha

S

hoqatat e bashkive, komunave, qarqeve të Shqipërisë, organizojnë, për të dytën herë, në një përpjekje tonën për të bërë të mundur, në mënyrë transparente dhe përmes mediave, para çdo qytetari, një diskutim të hapur thelbësor, për atë çka kjo reformë jep efekte te kushdo: Përmirësim të shërbimit, rritje të përfaqësimit të publikut dhe dëgjimit të zërit të qytetarit. Në takimin tonë të parë po kështu ftuam pa asnjë paragjykim, edhe përfaqësuesit e shumicës, të cilët të paktën, hartën, pra patkonjtë, i kanë gjetur, por kalin akoma jo. Përdora këtë metaforë për të theksuar edhe njëherë bindjen time si kryetar i njësisë më të madhe vendore të vendit, si kryetar i shoqatës së bashkive, por shpresoj edhe bindjen e të gjithë të zgjedhurve vendorë në këtë vend, pavarësisht se cilit formacion politik i përkasin, bindjen e katër konsulentëve, 3 prej të cilëve u komisionuan nga qeveria, se para se të blejmë patkoin, duhet të blejmë kalin, se para se të mbërrijmë tek harta, duhet të bëjmë decentralizimin e vërtetë në përputhje me nevojat, sfidat dhe standardet e Shqipërisë 2014, dhe Shqipërisë 2015, dhe Shqipërisë 2025. Shqipërisë që duhet të shkojë drejt Europës dhe standardeve europiane. Funksionet, decentralizimi, autonominë vendore, përfaqësimin sa më afër qytetarit, atë që sot BE e konsideron gur themeli të ekzistencës së vet me një fjalë të ngatërruar latine ‘subsidiariteti’, që do të thotë shërbimi të jepet sa më afër qytetarit. Pushteti të ushtrohet sa më afër qytetarit. Këtë kemi kërkuar dhe konstatoj jo pa kënaqësi se një personalitet i shumicës sot si z. Fino, me përvojën e tij si ish i zgjedhur vendor, si i ngarkuar për pushtetin vendor dhe si ish-kryeministër i vendit, bie dakord që është decentralizimi dhe autonomia vendore kyçi i suksesit apo i dështimit të këtij procesi. Sukses dhe dështim që nuk mund të vërehet sot për sot apo sot për nesër. Procesi duhet të garantojë shtrirjen në kohë dhe sukses në kohë të kësaj ndërmarrjeje dhe kjo është arsyeja që në fillim thamë që duhet konsensus politik. Konsensusi politik është një minimum dhe ai nuk mjafton. Dhe të ulen PD dhe PS, LSI dhe PR, në një tavolinë e ta diskutojmë larg syve të qytetarëve, edhe kjo nuk shkon. Por minimumi duhet një konsensus politik. Pse duhet konsensusi politik? Duhet sepse kështu garantojmë qëndrueshmërinë e kësaj reforme, që të mos vijë prifti e t’ia prishë hoxhës, e të vijë hoxha e t’ia prishë priftit. Duhet konsensusi politik, sepse nëpërmjet konsensusit ne do ta garantojmë llogaridhënie dhe transparencën para qytetarëve shqiptarë, shërbëtorë të të cilëve jemi. Dhe jemi këtu për t’u shërbyer dhe jemi shërbëtorë të tyre. Nuk jemi këtu për t’i udhëhequr, koha e udhëheqësve mbaroi më 1991. Pra një reformë, e cila përmirëson shërbimet ndaj qytetarëve. Çdo shërbim. Nga infrastruktura, tek marrja e lejeve apo certifikatave, tek kanalizimet, tek marrja e lejes për të rregulluar çatinë, për të hapur një dritare apo për të vënë sahatin e ujit. Apo shërbimet të tjera që sot Europa i garanton përmes pushtetit vendor. Europa?! Kosova i garanton përmes pushtetit vendor si arsimin, shëndetësinë. Por pushteti vendor ka në dorë vetëm furçën e bojës dhe gjithçka tjetër bëhet përmes 1 mijë drejtorive të pushtetit qendror, të shpërndara anembanë Shqipërisë që i kushtojnë 4 apo 5 herë më shumë sesa fatura e imagjinuar, s’po e paragjykoj, që qeveria do e kursejë duke e tkurrur pushtetin vendor. Pra shërbime më të mira ndaj qytetarëve dhe përfaqësim më të mirë për qytetarët. Përfaqësimi është liria, demokracia që kemi fituar. Si ndryshe do të mbajmë llogaridhënës atë që do të japë shërbimin, në qoftë se ai është nëpunës civil anonim,

apo në qoftë se, është një person që do të japë llogari para komunitetit të vet, fshatit, qytetit, lagjes, komunës në njëherë e kaq vjet. Shërbim ndaj qytetarëve, demokraci për qytetarët, këtë duhet të garantojë reforma. Shërbime më të mira, përfaqësim më të mirë. Cili është rreziku?! Rreziku është veçanërisht në rastin e një megashumice siç kemi të bëjmë sot në Parlament me 83 deputetë të zgjedhur dhe 2 të importuar dhe me sytë e hapur për të kapur ndonjë import tjetër, që jo shërbimet dhe demokracinë, por faktorin elektoral dhe kontrollin politik bëhen axhendë e parë. Cila është njësia që më leverdis më shumë dhe si mund ta kontrolloj më shumë? T’i lëmë mënjanë pikat që na ndajnë, t’i lëmë mënjanë pikat e ndryshme apo dhe retorikën e tepërt. Po është e vërtetë, kryeministri çoi një letër dhe më ftoi ta diskutonim dhe ta diskutonim sy ndër sy, por kur unë e pyeta pa e paragjykuar fare takimin për këtë çështje apo çdo çështje tjetër të rëndësishme për shqiptarët, se nuk është problemi tek takimi apo tek marrëdhëniet personale sepse nuk është çështje personale, është çështje e qytetarëve shqiptarë, pra kur unë e pyeta nëse është i gatshëm të ofronte konsensus në parlament, aty ku merren vendimet, atëherë përgjigja e tij ishte ‘jo’. Justifikimi ishte se opozita përmes kësaj mund të bllokonte procesin, ndërkohë që opozita vetëm ka garantuar në çdo moment se është për këtë reformë. Se do të bëjë gjithçka që reforma të jetë e vërtetë, e suksesshme dhe afatgjatë. E ndërkohë që me 83 plus 2 ka mjaftueshëm vota për t’u vërtetuar shqiptarëve vullnetin e tij të mirë në qoftë se opozita na dalka vullnetligë në këtë proces. E pra, unë e lexoj këtë si një mungesë vullneti, sikundër e lexoj vënien e këmbës në gaz për ta bërë në një kohë fare të shkurtër, pa transparencën e nevojshme, pa asnjë konsultim domethënës me qytetarët e vendit, të cilët Kushtetuta i ka mandatuar si stacionin final vendimmarrës të pushtetit vendor.

Ky proces nuk mund të jetë një proces ultimativ. Ka rëndësi që procesi të ecë, pa dyshim. Kemi humbur kohë pa dyshim. Të mos tregojmë me gisht se i kujt është faji. Argumentet e mia, argumentet e shoqatave, argumentet e të zgjedhurve vendorë i dhashë dhe besoj se jeni të qartë se këto nuk janë argumentet e të zgjedhurve vendorë blu, sepse as në Memaliaj dhe as në Rrogozhinë nuk qeveris as PD dhe as aleatët e saj, por qytetarët dhe pushtetarët që kanë dalë. Janë të paqartë e të mos themi që kanë rezervat e tyre. Por të paktën janë të paqartë. Janë të paqartë sepse kemi renduar pas hartës, dhe jo drejt decentralizimit dhe autonomisë vendore, drejt funksioneve. Ndaj thirrja jonë është kjo; tanimë që i kemi këto 4 konsulenca të bëra publike, tani që kemi bërë një bilanc të vërtetë, se çfarë ka funksionuar në 23 vite pushtet vendor kështu siç e kemi, kjo nuk është koha për t’u fshehur pas gishtit. Kjo nuk është koha për të bërë demagogji e për të thënë, ju harxhoni më shumë e investoni më pak, sepse e vërteta flet ndryshe. Dhe këtë e them edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por e them edhe si ish-ministër Transporti. E vërteta flet që njësitë vendore në tërësi janë eficente me ato kompetenca që u janë dhënë e ndoshta do të jenë edhe më eficente në qoftë se kompetencat do të vazhdojnë të shoqërohen me mbështetje financiare. Nuk paragjykojmë asnjë variant, asnjë hartë. Asnjë hartë nuk paragjykojmë për sa kohë që funksionaliteti, cilësia e shërbimit, demokracia, e drejta e përfaqësimit, garanton, për sa kohë që vullneti i qytetarëve shqiptarë, zëri i tyre dëgjohet. Kemi gjithë mundësitë ta bëjmë këtë proces ashtu si duhet. Na mungon vetëm vullneti. Në emër të të gjithë të zgjedhurve vendorë të tri shoqatave, por dhe në emër të opozitës përsëris vendosmërinë tonë, vullnetin tonë për të dhënë kontributin maksimal për një reformë të suksesshme të decentralizimit, të fuqizimit të demokracisë vendore dhe natyrisht të konsolidimit territorial të Shqipërisë, në

përputhje me sfidat dhe nevojat, në përputhje me horizontet europiane të vendit tonë. E përsëris, jo vetëm për dy përfaqësuesit e nderuar të shumicës, por për vetë shumicën parlamentare dhe kreun e ekzekutivit, vullnetin tonë për t’u ulur dhe për të studiuar së bashku pa asnjë paragjykim të gjitha opsionet që na çojnë drejt një zgjidhjeje të mirë dhe të qëndrueshme, në themel të së cilës do të qëndrojë shërbimi më i mirë ndaj qytetarit, përfaqësimi më i mirë i qytetarit. Se si, këtë nuk kam nevojë ta shpik. Nuk kam nevojë ta shpik se në këto 23 vite, me gjithë veset dhe problemet, vendi ka krijuar një stok pozitiv. Ka krijuar një rekord pozitiv përsa i përket konsensusit politik. Të gjithë e dimë se konsensusi politik është ai që materializohet në Parlamentin e Shqipërisë, midis shumicës dhe opozitës. Ndonëse viti u mbush, nuk besoj se kujtesa e tradhton shumicën e sotme se dje në opozitë, për reformën elektorale apo reforma të tjera të ngjashme, kështu e ka marrë, dhe kështu e kemi bërë konsensusin. Konsensusi politik pra jepet në parlament. Ndaj kudo dhe kurdo të jetë gati shumica të reflektojë, për këtë moment të rëndësishëm, jo vetëm për këtë reformë, por dhe për klimën e konfliktualitetit, apo e kundërta, klimën e dialogut dhe bashkëpunimit që na e tha me zë dhe me figurë Këshilli Europian, kur mori vendimin për statusin dje, opozita është gati. Konsensus në Kuvend. T’i lëmë manovrat e tjera. Në qoftë se e keni harruar, konsultoni se çfarë bëmë për reformën elektorale të 2008-ës. E kam fjalën për z. Fino, jo për z. Vasili, se z. Vasili ishte në grevë urie atëherë. Edhe uroj që një konsensus domethënës mos të përfshijë asnjë në grevë urie. Të jemi të gjithë, por veçanërisht të jemi për të bashkuar vullnetet tona në funksion të një reforme të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kemi kohë? Kemi kohë. Absolutisht po. Kemi kohë për të arritur edhe tek harta, impostimi i së cilës si meraku më i madh i qeverisë, në rastin më të mirë për qeverinë, pa e paragjykuar fare, ka eklipsuar përtej masës nevojën për reformën substantive, të vërtetë, thelbësore. Po nuk mund ta blejmë patkoin më 22 korrik e të presim për janarin apo shkurtin, që të blejmë kalin, se nuk ka kuptim. Duhet t’i bëjmë, si minimum, paralelisht. Kjo është logjika. Dhe më vjen mirë që nuk është vetëm logjika ime, apo vetëm logjika e një krahu politik. Po mbizotëron edhe tek ekspertët dhe njerëzit e politikës. Duhet të jenë, si minimum, të dyja bashkë. Ka kohë. Kemi studime. Kemi studime të cilat në tërësi gravitojnë pak më ndryshe sesa konkluzionet e dy hartave qeveritare. Nuk i paragjykoj. Nuk i paragjykoj, nëse shumica do t’i diskutojë, ne nuk do t’i hedhim ato nga tavolina, por të katër konsulentët gravitojnë diku tjetër, edhe përsa i përket nivelit të parë, edhe përsa i përket nivelit të dytë. Katër konsulentët nuk janë katër apostuj, mund të ketë të tjerë. Rrahja e mendimeve me siguri do të na çojë drejt konkluzioneve më të drejta. Gërmimi i llogoreve do të na çojë me siguri drejt politizimit të kotë, të panevojshëm, të dëmshëm, të padobishëm për qytetarin dhe në mënyrë të paevitueshme drejt përplasjes. Përplasjes jo në emër të përplasjes, por përplasjes në emër të asaj që ne besojmë se është e shenjtë dhe që nuk mund të anulohet nga asnjë mazhorancë katërvjeçare, që është e drejta sovrane e qytetarëve shqiptarë, edhe në bazë të Kushtetutës, për të marrë vendime mbi projekte të mëdha afatgjata, siç është decentralizimi dhe reforma e territorit. *Fjala e kryetarit të opozitës mbajtur dje në seancën e dytë të konferencës, “Decentralizimi dhe reforma territoriale”, organizuar nga shoqatat e të zgjedhurve vendorë. Në takimin e hapur morën pjesë edhe përfaqësuesit e mazhorancës, Bashkim Fino dhe Petrit Vasili.


29

www.mapo.al

Sipas meje

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

Statusi i shqiptarit Edison Ypi Po statusin e skllavit, statusin e dinakut, statusin e delirantit, statusin e mashtruesit, statusin e konspirativit (që nuk duhet ngatërruar me statusin e spiunit) statusin e palaços, statusin e të çmendurit, statusin e të pangopurit, statusi e budallait, a i ka, ai i zotëron, ai i gëzon shqiptari këto statuse ?

Statusi i grekut është pabesia, statusi i serbit është viktimizmi, i italianit kanconeta, i rusit megalomania, i gjermanit disiplina, i anglezit cinizmi, i turkut rehatllëku, i arabit Allahu, i kubanit sheqeri, i kinezit orizi, e kështu me rradhë secili statusin e vet. Po statusi i shqiptarit, cili është vallë statusi i shqiptarit? Shqiptari ka disa statuse. Statusin e parë fare, atë më të rëndësishmin, kryestatusin, shqiptari ka statusin e hajdutit. Shqiptari vjedh dhe rrjep dhe xhvat jo vetëm vendin e vet, ortakun e vet, mikun e vet, familjen e vet, babën e vet, por edhe veten e vet. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku, me përjashtim të ndonjë budallai si unë dhe si ti që po lexon këtë shkrim, hajdutë janë praktikisht të gjithë. Duket si katastrofë. Por po të kesh parasysh se në total hajdutët e botës janë miliona herë më tepër në numur se hajdutët e Shqipërisë, s’është ndonjë qamet pse statusi themelor i shqiptarit është statusi i hajdutit. Shqiptari ka dhe statusin e spiunit. Po nuk spiunoi dhe po nuk u spiunua, shqiptari ngordh si qen. Shqiptari këtë e di, kësaj i frikësohet, dhe merr masa për të mos ndodhur, domethënë ngordhur. Për ta kuptuar sa më mirë statusin e spiunit, shërben ky shembull; Dy shqiptarë që kanë shtëpitë apo dyqanet pranë e pranë. Si Hamletë të dorës së parë që janë, për njëri-tjetrin dyshojnë, secili dyshon se e spiunon tjetri. Dhe nisin e spiunohen reciprokisht. Jo për gjë tjetër. Vetëm për shkak të karakterit gjithpërfshirës së spiunllëkut. S’mund t’i bësh me faj në një vend ku spiuni është si fiku “shih spiuni spiunin dhe piqu, alias spiunohu”. Pra spiunllëku i pavullnetshëm por i domosdoshëm është arësyeja që për shqiptarin statusi i spiunit nuk është turp, por nder. Një numur sitesh në Internet me emra llahtarisës rudimente të një kohe të shkuar; “Denonco”, “Kallxo” ekuivalente me “Spiuno”, janë një turp tepër i madh në pikëpamje etike, por janë edhe një paevitueshmëri nga pikëpamja e përpjekjeve të suksesëshme për të çarë jetën, kështuqë edhe me statusin e spiunit jemi në rregull, dhe shyqyr që e kemi, domethënë e keni, e kishit, dhe do ta keni.

Po statusin e vrasësit nuk e ka shqiptari? Sigurisht që e ka edhe atë status. Mund ta verifikosh. Pa folur për mjetet e ftohta dhe të nxehta si kazmat, sqeparët, tritolat, dinamitat, kalashnikovat, që mbushin përditë kronikat e gazetave dhe televizioneve, bëji ndonjë kompliment ndonjë femre, dhe ke për të parë po s’të vrau në vend për vetmbrojtje, se komplimenta nuk i kanë bërë kurrë, komplimentin do ta marri për kërcënim. Statusi i vrasësit, në fakt çfaqjen e jashtëme e ka me sqepara dhe kallashnikova, por nuk është faj apo krim, është problem i thellë genetik, që hiç s’ke ç’i bën, dhe hiç mos e zgjat. Shqiptari ka gjithashtu statusin e frikacakut. Ky status, siç dihet, është pararendësi i statusit të vrasësit. Shqiptari nuk është frikacak si frikacaku i botës, që është frikacak sepse është vrasës. Shqiptari është vrasës sepse është frikacak. Ndjekja korrekte e zinxhirit shkak-pasojë, pra konsiderimi i të qënit frikacak së pari, pastaj vrasës, të nxjerr në përfundimin se statusi i frikacakut, si status më pak i rrezikshëm se statusi i vrasësit, duke qënë i falshëm, nuk mund të konsiderohet gabim që duhet ndrequr, e aq më pak faj apo krim që duhet ndëshkuar, por vlerë për tu mburrur. Shqiptari gëzon edhe statusin e dembelit, pra statusin e njeriut që nuk do të zerë punë me dorë. Thonë se 99 % të aktivitetit cerebral shqiptari e përdor si e si të mos punojë. Që të mos punojë shqiptari shpik deri edhe proverba përmes të cilave implikon në dembelllëk deri edhe barinjtë e tij shpirtërorë si; “Po të ishte e mirë puna punonte edhe prifti dhe hoxha”. Për të mos zënë kurrsesi ndonjë punë me dorë, disa nga punët, ato më të lehtat, shqiptari i quan “Pun’ muti”, fjalëformim rrënqethës oruellian ky i padëgjuar në asnjë vend tjetër të botës, as në Rusi që është nëna dhe gjyshja e Njuspikut. Ç’nuk bën shqiptari për ta merituar statusin e dembelit. Edhe godet, rreh, plagos, vret, madje bën edhe gjënë më të pabesueshme, punon. Pak, se po të punojë shumë, rrezikon statusin e dembelit, që është një nga pasuritë më të mëdha me vlera të pallogaritëshme kombëtare historike dhe utilitare. Shqiptari është i famshëm edhe për statusin

e vetshkatërruesit, autodestruktorit. A s’më thua, pa këtë status të ndritur si do ishte katandisur Shqipëria e rrethuar me vetveten, dhe si do ja kishin arritur shqiptarët të ishin gjithmonë e më të pakët në numur ? Statusi i autotodestruktorit nuk është gjë e keqe. Është krasitje vitalizuese darviniane, pra sakrificë e domosdoshme për të garantuar mbijetesën në dëm të sasisë për hir të cilësisë. Thuaj shyqyr që Shqipëria na është katandisur kaq, dhe si numur kemi mbetur aq. Se ka, domethënë kishte, vende në botë që janë zhdukur pa gjurmë nga faqja e dheut. Shqipëria e vogël dhe shqiptarët e pakët, bereqaves që ekzistojnë. Nuk mund t’i mohohet shqiptarit as statusi i llapaqenit. Shumë mirë bën shqiptari që përmes llapës siguron statusin e gores. Dhe jo vetëm; Pa bërtitur, klithur, uluritur, lehur, pra pa përdorur llapën lëvizëse dhe pështymën lubrifikuese, njeriu vdes. Po statusin e skllavit, statusin e dinakut, statusin e delirantit, statusin e mashtruesit, statusin e konspirativit (që nuk duhet ngatërruar me statusin e spiunit) statusin e palaços, statusin e të çmendurit, statusin e të pangopurit, statusi e budallait, a i ka, ai i zotëron, ai i gëzon shqiptari këto statuse ? Pa merak. I ka të gjitha ato statuse shqiptari. Përveç tyre sot shqiptari ka edhe statusin e Fesbukut që e freskon hera-herës me selfie ose fotografi duke ngrënë e duke pirë si derr. Së fundmi shqiptari ka edhe atë statusin që me zor na e dhanë dhe me siklet ua morëm, statusin e europianit, Europës. Shumë mirë. Për hajër. Por me një kusht. Vetëm po qe e vërtetë se; Një oqean me të këqia bën një të mirë të madhe. Një det me budallallëqe bën një mënçuri të vlefëshme. Një lumë me mungesa bën një prezencë të nevojshme. Një mal me vese bën një virtyt të domosdoshëm. Një qiell pësimesh bën një shkollë mësimesh.


30

E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

Në djathë e gjeti një befasi të pakëndshme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

15

5

6

7

16

8

9

10

24

25

26

46

28

37

38

43

44

47

48

51

29

33

36 42

41

14

22

27

32 35

40

13

21

31

34

12 18

20

30

11

17

19 23

52

53

45

49

54

39

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

50 55 Koha e fillimit ____:____

57

56

Koha e mbarimit ____:____

Horizontalisht

1. Maja e këmbës. 5. Tundet dallgë-dallgë nga njëra anë në tjetrën. 13. Hasi në makina. 15. Vënia e dikujt nën zgjedhë. 17. Rregullimi i një pajisje që të jetë plotësisht horizontale me tokën. 19. Jaser, ish-lideri i Palestinës. 20. Përmbledhje e sistemuar rregullash e udhëzimesh, që duhet të zbatohen në një fushë të caktuar. 21. Alqi, dirigjent i njohur. 23. Buajt që tërheqin qerren. 24. Spagna, këngëtare italiane. 26. Armata Kineze. 28. Gjysma e një tasi. 29. Takim-stakim në një qark rryme. 30. Gjendja kur njeriu duhet të zgjedhë ndërmjet dy mundësive. 32. Veshje e prerë dhe e qepur për ushtarakët. 34. Që është nga Tepelena. 35. Shtet në kufi me Malin dhe Çadin. 37. Sopatë e vogël për të prerë mishin. 38. Markë cigare. 40. Krahët e horizontit, ose... 42. Monedhë ari me vlerë prej njëzet frangash. 44. Pjesa kryesore e një sendi. 46. Krëhëri i fishekëve. 48. Enti Transportit. 50. Pjesa e trupit të njeriut anash brinjëve. 51. Përemër pronor. 52. Instituti Sociologjisë. 53. Gjysma e vitit shkollor. 56. Markë pistolete. 57. I thonë ndryshe speca.

Vertikalisht

1. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë. 2. Berte, këngëtare italiane. 3. Fshat në Tiranë. 4. I thonë ndryshe dorëzanë. 5. Lëndë organike, që është e domosdoshme për veprimtarinë jetësore të njeriut, që merren nga ushqimi. 6. I ka kama në mes. 7. Koço, dirigjent. 8. Pëllumb mashkull. 9. I ka kivi në mes. 10. Fije e hollë metalike. 11. E vogla e maces (mbrapsht). 12. Veçoritë. 14. Mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. 16. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të trashë që përdoret për ushqim. 18. Thërret lopa. 20. Zotëron. 22. Gjendje në të cilën mungon rregulli. 25. Paraqitja e një pamje në një film fotografik. 27. Londo, regjisor. 31. Gadishull në Europë. 32. Ndezësi i eshkës. 33. Njësia më e vogël e sistemit tingullor të një gjuhe. 34. Ndryshimi që pëson trajta e një emri kur kalon nëpër rasa. 36. Poezi tregimtare që dallohet nga lirika dhe drama. 39. I thonë ndryshe qose. 41. Të lashtat. 43. Dru i lartë i familjes së dushkut. 45. Pavone, këngëtare italiane. 47. Fillimi i një kërkese. 49. Thaj. 54. Enti Privatizimit. 55. Skrapari në makina.

Sudoku | nivel mesatar 7 5

4

5

3

1

7

4

7 8

1 9 4

2 1

5

6

2

3

7

2 9 6

9

3 8

4

6

8

3

9

6

3 8

5 3

5 9 1

2

6 2 4

7

8

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Derisa po hante, zonja vërejti që në djathë është një bonus shtesë. Jane Betts u desh të nxjerrë kafshatën nga goja, për të parë nëse i ka rënë dhëmbi, apo një i tillë ishte brenda djathit. Pasi kontrolloi dhëmbët, ajo pa se në goje nuk i mungonte asnjë, por dhëmbi që gjeti kishte qenë në ushqimin që hante. Zonja Betts ka shkuar te dentist, për të vërtetuar nëse copëza e bardhë, ishte vërtetë një dhëmbë. “U ndjeva keq dhe më vinte për të vjellë” ka thënë ajo për Mirror, duke shpjeguar për këtë përjetim të pështirë. Nga ‘Sainsbury’ ku është blerë djathi i cilësisë së lartë, kanë thënë se po bëjnë hetime, për të vërtetuar se nga përfundoi dhëmbi në djathin e prodhuar.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Sot duhet te bëni zgjedhje te vështira juve qe jeni ne një lidhje. E ardhmja do jete edhe me e bukur se disa kohe me pare. Beqaret do kenë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i beje te ndihen keq. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do dini si ta menaxhoni buxhetin. Mund te ketë edhe ndonjë përmirësim.

Do keni interesa te përbashkëta sot me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni ne çdo moment. Do iu jepet edhe mundësia te zgjidhni disa probleme te vogla te mbetura pezull qysh herët. Beqaret duhet te maten mire para se te joshin apo te pranojnë ftesa. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta stabilizoni situatën sa me pare dhe te kryeni shpenzimet e nevojshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do përjetoni emocione te forta sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do e dashuroni atë me shume se kurrë me pare. Shume do ju kenë zili, por nuk do ja dalin t’iu prishin pune. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe do bëjnë mjaft persona për vete. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Situata do jene ne gjendje mjaft te qëndrueshme.

Dashuria do vazhdoje te ece ne rrugën e duhur edhe gjate kësaj dite. Do i kuptoni me një vështrim nevojat qe ka personin ne krah dhe do përjetoni ndjesi te mrekullueshme. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort pas një takimi impresionues qe do realizojnë ne mbrëmje. Shpenzimet duhen kryer me kujdes ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite e shkëlqyer kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do e bëni ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Beqaret do kenë nevoje për një person ne krah, por jo te gjithë do ia arrijnë ta gjejnë atë. Financiarisht nuk do jeni ne gjendjen me te mire, kështu qe tregohuni te kujdesshëm përpara se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Partneri do ua ngrohe zemrën gjate kësaj dite me disa gjeste dhe me disa premtime interesante. Ai me te vërtetë ju dashuron tej mase. beqaret nuk do jene ne gjendje te bëjnë zgjedhjen e duhur edhe pse takimet do jene te shumta. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë dalin mundësi te mira. Ne planin financiar do kryeni investimet e menduara.

2 6

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

0 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 012, 015, 124, 142, 216, 245, 321, 322, 374, 436, 526, 574, 604, 787, 855, 859, 895. Numra me 4 shifra: 0114, 1023, 1444, 1526, 1914, 2147, 4011, 5152, 5447, 5695, 6325, 7485. Numra me 5 shifra:

12529, 18237, 25132, 27314, 40517, 45451, 52172, 52365, 67124, 75033, 83542, 85999. Numra me 6 shifra: 100012, 158567, 329054, 355545, 372252, 412422, 440501, 451714, 501524, 576150, 595696, 665198, 758954, 857477.

Ndryshime rrënjësore priten gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do e shihni te ardhmen me një sy tjetër dhe gjithçka do ece si duhet. Beqaret me mire te mos tentojnë ta ndryshojnë statusin sot sepse do përballeni me zhgënjime shume shpejt. Ne planin financiar do jeni te ndërgjegjshëm për gjendjen ne te cilën ndodheni dhe do veproni me maturi.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Do ndiheni me te vetmuar se kurrë sot juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do kenë impenjime te tjera dhe do ju lere shume pas dore. Beqaret do kënaqen me takimet qe do realizojnë më me dike do vazhdojnë me tej njohjen. Financat do jene shume te turbullta Shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet me tepër.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Shprehjani partnerit çdo gjë qe ndjeni gjate kësaj dite. Ai ka nevoje te dije çfarë mendoni për te dhe a ndiheni te kënaqur me aq sa ai iu jep. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do iu interesojnë aspak propozimet qe do iu bëhen.Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ne planin financiar ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme dhe vështirësi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos e lini gjendjen te përkeqësohet sot ne jetën sentimentale, por zgjidhini me maturi dhe qetësi problemet. Po u mbyllet ne vetvete do e keni akoma me te vështirë me vone. Beqaret do jene sharmante dhe gati për te filluar histori dashurie te çmendura. Financat do i riktheni ne gjendjen e mëparshme me shpejt sesa e mendonit. Do jeni te qete.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ambienti ne çift do jete elektrizues gjate kësaj dite dhe here pas here do keni probleme goxha te renda. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret duhet ende te bëjnë durim nëse duan te gjejnë personin qe ju përshtatet me se miri. Ne planin financiar nuk duhet te ëndërroni me shume sesa duhet. Nuk do e keni luksin te shpenzoni shuma te majme.

PESHQIT (20/II-19/III) Pozicionimi i mire i Merkurit ne jetën tuaj ne çift do sjelle plot te mira gjate kësaj dite. Do jeni me te çliruar për te folur hapur dhe nuk do druheni aspak. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te shpirtit binjak sepse personat qe do ju shfaqen ne mesdite nuk do iu përputhen ne asnjë pike.


E shtunë-diel, 28-29 Qershor 2014

www.mapo.al

Kontra

edal

Vladimir Myrtezai

T

eoria e kërcimit pupthi nga bazamentet e shtresës ku ne bëjmë pjesë është një e vërtetë e pashmangshme për ata njerëz që ndërtohen kulturalisht dhe bëhen pjesë e tablosë njerëzore si një pozicionim dinjitoz. Për shkak të mjedisit dhe të zërave të brendshëm që të kontrollojnë heshtur, kjo tablo sa vjen e bëhet edhe më e shumëllojtë dhe bredharake nëpër identitete të fshehura që dalin në sipërfaqe papritmas, si të pavullnetshme. Sforcot për t’u rreshtuar kulturalisht te fokuset e vëmendjes së grupimeve ose të shoqërisë shënojnë një luftë të pandërprerë për të gjithë ata që formohen në këtë betejë të koklavitur. Por, qasjet e pavullnetshme janë pasqyra reale e të qenit i lirë dhe i identifikuar si gjendje e thjeshtuar e formës së hapur që të mos kesh turp për të qenë i lumtur me gjithsej. Kjo lloj analize, që e mundonte shpesh për t’iu bashkëngjitur asaj që ia kish ënda më shumë, u bë një lloj stereotipi ngasës për Shan Rrjollin. Gjatë mbrëmjeve bariste ngadalë dhe letohej lirshëm në bregdetin më të afërt me qytetin ku hetonte vetveten gjatë ditëve të fundjavës. Pamja krejt lirike e tij, e dorëzuar dhe e falur krejtësisht lirë e pa teklif në publik, e bënte Shan Rrjollin një aristokrat race, që krijonte një nga gjërat që nuk të linin shteg për koment dhe dyshime. Vishej gjithnjë bukur, me ndonjë element të dukshëm për t’u dalluar, qark dhe rreth vetes ruante një distancë të padiskutueshme që nuk të ftonte t’i afroheshe lehtë. Qe një formë e zgjedhur prej njeriu të veçantë, që distancat në komunikim i merrte si oaze oksigjeni, të pandotura nga belbëzitjet e dyshimta dhe nga zhargoni rastësor i rrugës. Gjithandej hidhte një vështrim pickues, një lloj shikimi që e bënte të palexueshëm se ku e kishte mendjen apo çfarë po kërkonte. Në publik lëvizte si një njeri jo i zakonshëm dhe me një dendësi kurioziteti përqark, që ia bënte të veçantë jetën, si me pekule. Por, sa më shumë që kalonin ditët, kjo lloj zgjedhjeje në jetë nuk se e bënte krejt të lumtur, dhe shpesh përvidhej në situata të “ndotura”, duke e shkulur me gëzim statusin e tij, dhe zhgërryhej me çfarë kishte në një rrjedhë të përzier pop, me një zell shpërthyes dhe me një gëzim vrasës. Me të njëjtën metodë zbulimi, si në jetë ashtu edhe në art, Shan Rrjolli hidhej dhe zhvendosej mes gjësë si një premisë për të marrë shenjat e mundshme që shkaktonin gjërat që donte t’i vinte në provë. Kishte shijuar dhe i kishte bërë pjesë të tij si provë shumë nga nuancat kulturore që pozoheshin në shoqëritë e zgjedhura, apo të ashtuquajtura elitare, dhe i rezultonte që në shumicën e gjerave që hidheshin në diskutim e linin disi të ftohtë dhe pa shumë rrokje të nxehtë të gjësë që diskutohej. Në këto dilema prove në grupe të ndryshme vinte re se nuk ndihej i përjashtuar me ta; jo se i bëhej vonë për dallimin nga ata, por për të qenë si më i kontrolluar në mjediset ku respektohej përpiqej që të ishte në korrent të gjerave që fliteshin dhe diskutoheshin mes tyre. Një lloj autokontrolli për të mos qenë krejt jashtë teme me ata që kish vullnetin të ndante idetë e tij. Shan Rrjollit i bënte përshtypje se si grupe të caktuara ngulnin këmbë për disa territore kulturore dhe se si ata i vendosnin si kryefjalë gjëra absolute në vlerat që afronin një gjë me të cilën ai nuk kish ndonjë afri. Apo një tjetër grup që ngulnin këmbë në përzgjedhjen e tyre, se ky art apo ajo lëvizje ishte mbizotëruese dhe duhej vënë mbi krye si busull orientimi për të gjithë krijuesit. Apo grupe të tjera që pëlqenin me çdo kusht gjërat e përzgjedhura të tyre. Të gjitha i dukeshin broçkulla dhe përrallisje njerëzish që u dukej se e sillnin botën së prapthi duke luajtur me flamurin “më mirë bëj diçka sesa të rrish kot”. Shan Rrjolli kishte format e tij shumë të veçanta në raport me atë që në gjuhën e krijuesve quhej zonë e shenjtë arti. Kishte një stil komunikimi krejt të vetin, duke i ruajtur zonës së zgjedhur një raport intimiteti që nuk se e ndante me njeri. Një zonë e zgjedhur tashmë ku i kish besuar një qëndrim të pastër e të paprekur në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme. Magjia për të qenë në zonën e krijimit ishte si një inkursion i njeriut që jeton në rrymë, ku njeriu aftëson shqisat e tij për të qenë në një raport të vërtetë, si në një stad prove, që përbën një nevojë për t’i dëshmuar (pa ndërmjetës) ose jo shumëçka vetvetes. Përndryshe çdo gjë që ndodh do ishte një reminishencë ose një trysni e pavetëdijshme, e ardhur nga shkaqe të jashtme, që do e prishnin magjinë e një marrëdhënieje të virgjër. Madje shkonte dhe më thellë në

Tallava

ndarjet e gjykimit të tij në këtë proces, saqë ajo çfarë qe e dukshme nuk do ishte një e vërtetë përfundimtare, dhe ajo që e bënte të magjishme një marrëdhënie konsumimi të inteligjencës ishte se duhej talent për ta zbuluar atë territor që dukej nën të, apo që nuk dukej fare. Toka, ajo e premtuara, qe në zgrip të hijeve të palexuara akoma nga njerëz të zakonshëm, të rrahur me dritën e dijes. Të jetuarit pikërisht në këtë zonë, që nuk deshifrohej ende, e bënte gjendjen e tij në grupime të ndryshme si të epërme dhe enigmatike. Arratitë e Shan Rrjollit drejt vetmisë dhe zonave të pabanuara nga pellgjet e njerëzve, me ngarkesa historike dhe veçmas të atyre që ishin të mbarsur me krijimtari, qe një trill i përzgjedhur i tij për të hyrë në zona oksigjenimi të pastra e të shenjta. Një zgjedhje që i krijonte shpesh idenë e paqtë e të dyzuar mes njeriut si qenie dhe ëndërrimtarit që e ka të domosdoshme hapësirën e vet për t’u realizuar. Aq shumë ishte i lidhur nga ky trill, saqë shpesh e gjente veten si truall absurd, të harruar periferive të zhytura e të keqkuptuara, sa pothuaj hutohej edhe vetë për devijimet e tij, ku harronte se në të shumtë të rasteve kishte bërë objekt vetveten. Njerëzit e vetëquajtur si kulturologë i dukeshin si kallëpe të derdhura në seri, që nuk i jepnin më gëzim, dhe e zhvendosnin mërzitshëm ndër reagime që përmbanin më shumë prishje shijeje dhe mëshirë të zbutur e bajate. Shani kishte vendosur që në raport me jetën e gjallë të mos bjerrej më tej, por si një gjuetar i vjetër i jetës ta konservonte atë energji burimore në sirtarët e fshehur dhe të mbante në gatishmëri aftësinë e nuhatjes në zona që nuk i kishte konsumuar akoma. Kështu, vrojtimet e tij ishin të zhveshura nga statuset e gjërave që pozoheshin nga industritë e emulacionit dhe kuotimeve publike. Ai zhbëhej ëmbël në një trill lirie të pakontrolluar, duke u vetëprovokuar në shumëllojshmëri situatash dhe gjendjesh të papërzgjedhura e lakuriq. Fundjavat që kalonte në bregdet i shkaktonin një lloj tensioni të brendshëm me përsëritjet mediokre të njerëzve që sikur i bindeshin të gjithë një komande në veprimet tipike që bënin. Por, edhe këto arrati të vogla për Shan Rrjollin po merrnin të njëjtën formë mediokre, duke rënë në batakun e përsëritjes. I vetmi shkak i lumtur ishte se nuk njihej në plazh dhe nuk e bezdiste njeri. Në këtë pikë ishte i fatlum. I përhumbur në një territor të panjohur kishte mundësinë që të zbavitej ndër darkat e vona të kësaj rutine, ku si me pikatore bëhej e mundur ndonjë ngjarje ose ndonjë zakon i konservuar egër, që e argëtonte ashtu kalimthi e spontanisht. Shan Rrjollit i shkonin nëpër mend gjëra krejtësisht të kundërta e përjashtuese, dhe përpiqej të gjente një pikë takimi mes asaj që e tërhiqte në fshehtësi dhe asaj që e bashkëshoqëronte si panatyrshmëri në dukje, si e pangjitshme dhe e pajetueshme njëkohësisht. Nuk kishte të bënte as me strukturat dhe as me format e mjeshtërisë. Ishte një korkolepsje mes të pamundurës si një gjendje që një vullnet subjektiv donte t’i bashkonte në një rrethanë të tretë. Për shkak të një lloj organizimi në një sistem të ri, i dukej që dita me ditë njeriu po

humbiste me dashje të plotë një nga veçoritë humane, siç është solidariteti. Kjo premisë e shqetësonte si humbja e një balance përcaktuese për një shoqëri. Kjo bindje e tij qe një arsye e mjaftueshme që e mundonte në raportin e madh e të diskutueshëm mes artit dhe jetës si dy vektorë që shtyjnë me forcë të përkundërt: njëri si aftësi për bashkëjetesë dhe tjetri si përjashtim i së parës, si një kërcim pupthi për t’u shkëputur si ide, besim, apo si lojë e inteligjencës. Konflikti i vetëm i tij ishte se herë zihej rob nga njëra dhe herë merrej peng nga tjetra. *** Mbrëmjet e shpeshta ku ai zihej rob ishte një lokal disi i veçantë në bregdet, që ruante formën e një kabareje popullore, por e një formati sa grotesk e komercial, aq edhe të preferuar nga një mori njerëzish që rindërtonin solidaritetin përmes një gëzimi në grup, si në vitet e para herët të çlirimit. Më së shumti ngjante me një pikë takimi të nxehtë e të hapur, me histori krejt të ndryshme, zënë në grackë nga një solidaritet në rritje shumëzërësh, në një hall krejtësisht të vetëzbuluar forme. Lokalin e etiketuam “GjermaniaGjermania”, për arsyen se, në formë buçimash ritmike, këndoheshin këngë për emigrantët që vinin në Shqipëri. Në stilin e përzier mes valles dhe yshtarit i këndohej Gjermanisë si falënderim për këto njëzet e kusur vite rimëkëmbje! Një shkartisje e pangjitshme mes folkut, muzikës rock, monologëve me tekste në këngë plot pathos dhe tallavasë. Një formë e rrallë në një bashkim të pamundur zërash të shkartisur si një jehonë që të ngre peshë dhe të lë shtang. Një amalgamë gjendjesh nga pjesëmarrësit, po edhe një bukuri e gjallë trupash që vallëzojnë në solidaritet, që për nga shenjat e drejtpërdrejta të lëvizjes nuk se e ndante dot nga një përballje e lirë që e shformonte në hapësirë të pakomanduar dhe vetë solidaritetin. Një formë performimi dhe shprehjeje pa skenar e kurator, e zhdërvjellët nga një tutor miklues i komunikimit për grupe e turma, që e vinte në lëvizje të ethshme. Për Shan Rrjollin kjo mpleksje qe e çuditshme, e palexuar dhe e paparë, se si i ndërtonte takimet e tij me këtë piskamë të rrallë e dehëse, ku mund të zbuloje një galeri të pafund lëkundjesh në ajër të puthitur ëmbël sipas çdo karakteri dhe afshi mishor. Shan Rrjolli gjente një takim të fshehtë me këtë udhëtim të turmës pa kontroll, që ngrihej në hava në formë ritmi tribalësh që pa dashje të kthente në origjinën e njeriut. Iu duk si zbulim ky lloj përjetimi burimor, i pangjashëm në gjetje. Për një moment dyshoi se ndoshta nuk i kishin sosur ende gjendje të tilla parake, si solidaritet dhe herë-herë si një flirt erosi në masë, pluksuar me tematikë atdhetarizëm dhe nganjëherë me rrethimet trup me trup, të ngjashme me protestat e njeriut. Kishte marrë pjesë disa herë në shfaqje të muzikës rock, soul, jazz e kështu me radhë; në opera e koncerte alternativë etj. I kishte qëlluar shumë të ishte live nëpër kabare të famshme dhe në koncerte të stërmëdha në stadiume e livadhe e dhoma intime. Tërheqja nga këto shkulme të vulgut sikur ia shkundi të gjithë atë çfarë kishte shtresuar përbrenda si kulturë në ngricë. U mahnit dhe, për një moment dyshoi se instinkti e kishte tradhtuar

31

duke e lënë në mëshirën e dhunës së rastit. Donte ta besonte se ishte në një zonë tërheqëse për të asociuar një mosmarrëveshje të brendshme. Ishte i ngazëllyer dhe filloi të dyshonte për shpirtin e tij rrugaç e të dalë boje, si i gatshëm për t’u dashuruar në çdo marrëdhënie të panatyrshme e në konflikte përjashtuese. Ra në hall. E mori seriozisht që udhëtimi i tij drejt zonave në hije duhej nxjerrë në pah, qoftë edhe si kundërvlerë apo si zonë konfliktuale arti. E kishte të pamundur të shkëputej nga udhëtime të fshehura të ndërgjegjes, krejt të përkundërta e gjithaq të ngjyrta. Arratitë imagjinare e fusnin në skuta të tilla në të cilat mbetej rob i thirrjes së parë, si zëri i vërtetë që ai nuk donte ta vinte në kontroll, duke e lënë baritur e përtypur gjatë si një lëndë e virgjër që gjakon të ankorojë diku bregut të ndërgjegjes. Iu bë zakon të shkonte pothuajse çdo natë në lokalin Gjermania-Gjermania, emër që u përftua nga refreni i një kënge tipike vulgu. Zbavitej i lirë duke lundruar nën hyjnitë e instinktit dhe kureshtjes. Pleksej si mos më mirë me njerëz që visheshin nën një ritëm sugjestionues të zërit të tyre të brendshëm, duke u tundur e shkundur në njëmijë forma karakteresh e tipash nga më të papërshkrueshmit. Një hare kolektive e ngritur lart në qiell, e motivuar nga tingujt në një prerje të çuditshme shenjash trupi nga më ngazëllueset për një sy të mprehtë si ai i Shan Rrjollit. Këto skena i kishte konservuar në memorie diku veç, në gjendjen e një bishe e pandërsyer, që sapo kontaktonte me vendin ku shkaktohej kjo përzierje temash muzikore, zgjohej automatikisht si sfond i largët, kuturisur shumë përafërt me tallavanë. Nuk i shqitej nga mendja një artist turk në një mbrëmje në Stamboll, që dridhte trupin në një kundërharmoni ngjethëse. I thërriti kujtesës së brendshmi, impostimeve të hershme si të pandërgjegjshme në të tilla darkime përjashtë skemave, në një hedhje të lirë e të pakontrolluar. Në të kaluarën e tij dallohej lehtë që i pëlqenin filmat dramatikë amerikanë me cowboy. Po aq pëlqente edhe karaktere të përshkitura nga sfondi i letërsisë botërore, me një gjuhë asimetrike e pa platforma standarde. Iu kujtua se sa i urrente turmat dhe mediokritetin e tyre, por ja që kish rënë në kurthin e tyre, ku i duhej të përballej me anonimatin e shumëfishur. Të gjitha këto e çonin drejt kësaj përzierjeje të lirë e kontroverse, që përbashkohej dhunshëm me zëra kuptimorë kulturash të gërshetuara. U shtang sërish dhe ndjehej i përzier dhe i paqartë në grackën ku kishte rënë tashmë. Nuk i shqiteshin nga mendja figura veç në grup për shkakun e afërt të origjinës me qëndrime burrërore e të arketipuara qartë në përmbajtjen e tyre. Zakonisht në atë lokal vinin një numër i fryrë si me shkop magjik kosovarësh, të tipizuar për një lloj hovi të zjarrtë dëshire në prag të lirisë së sapo marrë në vendin e tyre. Edhe ky mund të qe një shkak që këto grupime nuk ishin thjesht qukje komerciale e të shpëlara, por plot energji e karakter ngacmues e çlirimtar në kuptimin e plotë të fjalës. Me ngjashmëri karakteriale me jugun e vendit, ku burra e gra këndonin me zëra të gjallë, pa ndërmjetësimin e instrumenteve. Të gjitha mejtimet dhe analizat e topotisnin përfund gjërash që e bashkonin me vrojtimet e tij noprane në të kaluarën. Shpesh ikte i pafuqishëm nga kjo tërheqje e pavullnetshme që po i kthehej në zakon. – Zot! – tha me vete – kurrë mos thuaj jo pa e provuar diçka! U kthye në banesë me një çapitje të avashtë. Ora shënonte 3 pas mesnate. Nga pas la jehonat e larta e buçitëse të një përzierjeje folku me tallave, por që nuk qe i bindur në përcaktimin që i bënte kësaj atmosfere. Nuk ndihej i çliruar e në triumf në ndeshjen e tij më vete. Ndjente që në zonën e tij kishte trokitur një element i hershëm, i kamufluar, pa dëshirën e analizës si e pambrojtur. Ngjiti shkallët dhe u përpoq që të mos bënte zhurmë. U fut në shtresat e krevatit dhe mbylli sytë. – Çfarë skëterre! – tha vetëmevete. Iu duk sikur po shkonte në krevat me një prostituim publik që sikur nuk i ndahej. Aty për aty ndjeu sëmundjen e vjetër, që kishte vite që donte të mos e kujtonte, me të cilën luftonte për t’u shkëputur. Origjina, e shkuara, ecejaket e tij të para në sfidën me veten po nisnin të nxirrnin krye për ajrim. Një krizë e përsëritur e njerëzve të distancuar si intelektualë. Ndjeu një aromë ilaçi në çarçafë. U ndje përsëri keq dhe u përpoq të largonte skrupujt e ndërgjegjes së helmuara në zona të ndaluara, por shumë joshëse dhe fatalisht tërheqëse për të. Një ritual i përsëritur. Njeriu më në zë në qytetin verior u gjend sërish në një konflikt të pazgjidhur e të mundimshëm, në një tërheqje që nuk mund ta deklamonte për shkak se ndjehej keq, në kufij të panjohur të së tashmes. Mbylli sytë dhe donte t’i dorëzohej gjumit. Pa e kuptuar, në një ankth që nuk e linte të lirë të shuante libidon, arsyen, seksin dhe ç’të donte në pamundësinë e shfaqjes së lirë, lakuriq, si një e drejtë që e ndalonte. Nën efektin e një inercie të pandërgjegjshme, pikërisht në kufirin ku gjumi po ia ledhatonte lehtë qenien, belbëzoi lehtë: – Poshtë intelektualët! – dhe fjeti. Ndërkaq nata zbardhëllonte nga jehona e mugët e ishulluar si dritë e bregdetit. Atje tej, përtej gardhit të njeriut të sofistikuar këndohej.


32

E shtunë - e diel qershor E shtunë - e28-29 diel 13-14 prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.