26 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Skenari i diplomatëve për Kosovën: Qeveri teknike gjithëpërfshirëse Rreziku i krijimit të një qeverie pa PDK-në dhe frika e ndërkombëtarëve për destabilizim politik në Kosovë.

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 26 qershor 2014. Numër 1245. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Zbardhet kompromisi i çastit të fundit i qeverisë shqiptare

Legalizimet nis verifikimi derë më derë i sipërfaqeve të objektëve

Qeveria vendosi të shtojë me 100 punonjës stafin e ALUIZNI-t, për të nisur verifikimet në terren. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, vetëdeklarimet e objekteve pa leje do të verifikohen shtëpi më shtëpi FAQE 9

Dy ekzekutime në Shkodër dhe Lushnjë, dyshime për hakmarrje Një 50-vjeçar u vra dje për hakmarrje teksa ishte duke ndërtuar katin e dytë të shtëpisë në Shkodër. Në Lushnjë, një 40-vjeçar u gjend i masakruar në një kanal

A u këmbye vota çeke me 95 mln eurot e CEZ? Pohimi vjen nga Praga Ministri i Jashtëm çek nuk e mohon kushtëzimin e statusit me kompromisin për CEZ. “Mbrojmë interesat e kompanive tona, folëm deri në minutat e fundit për një zgjidhje me autoritetet në Tiranë”. Berisha: Marrëveshja për CEZ-in është megakorrupsion. Gjiknuri: Pakti me çekët shmangu katastrofën energjetike. Faqe 4

FAQE 7

Rubena Moisiu përgënjeshtron atësinë e dyfishtë të kryeministrit:

Edi dhe Linda presin vetëm 1 bebe Kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk kanë dashur të Këshilli Bashkiak PS shtyn Terminalin e mësojnë deri në Tiranës, LSI mbështet lindje, nëse fëmija është djalë apo vajzë projektin e Bashës

Korriku do të jetë muaji i fundit i “ankthit” të familjes kryeministrore. Për hir të një vendimi të pazakontë, “torturues” për të, çifti kishte vendosur të mos pyeste mjekun për gjininë e fëmijës, edhe pse ajo mund të zbulohej disa muaj më parë. E vetmja gjë e sigurt për ta është se do të presin një fëmijë dhe se ai është në gjendje shumë të mirë. Shtatzënia e Lindës, edhe pse ishte një surprizë e bukur, i ka sjellë... FAQe 19

FAQE 3

NgërÇ

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Perëndimi në “gjendjen” e tij më të keqe John Vinocur

Metamorfoza e gazetarit të kulturës Olimbi Velaj

Berisha: Klani i drogës, në krye të reformës në drejtësi. S’bëhemi pjesë Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dy reformat e rëndësishme që do të shoqërojnë post-statusin, reformën territoriale dhe atë në drejtësi. “…A mund të besojnë qytetarët se një nga përfaqësuesit e njërit prej klaneve më të fuqishme të drogës si Fatmir Xhafaj të bëjë reformën në drejtësi? Po pse zgjidhet ai dhe nuk lihet Ministria e Drejtësisë?... FAQE 5

Fair Play

Thirrjet e dëshpëruara të statusit Besart Kadia

Promovimi në UET

Çështja çame, Idrizi: S’ka ligj që mbulon genocidin grek U promovua dje libri më i ri i botimeve UET-Press, “Epiri i Jugut, Çamëria”, një kontribut i përbashkët i një grupi studiuesish të mirënjohur si Romeo Gurakuqi, Sami Repishti, Ferit Duka, Ledia Dushku, Ksenofon Krisafi, Fatmira Rama, Selman Sheme dhe Mentor Nazarko. I pranishëm në ceremoni ishte kryetari i PDIU... FAQE 16


2

afër/larg

1

Berisha: Klani i kronikë / Ekzekutohet për drogës, në krye të reformës një vrasje të 20 viteve më në drejtësi. S’bëhemi pjesë parë babai i 2 fëmijëve politikë/

Faqe 5

Faqe 7

ekonomi / Legalizimet, nis

verifikimi në terren i sipërfaqeve të objekteve

Faqe9

Ndërkombëtarët gjithashtu do të dëshironin që partitë politike të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët pa qenë nevoja të shkojnë në zgjedhje të parakohshme

Memo-ja e diplomatëve rekomandon një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me axhendë të qartë europiane, e cila duhet të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në zgjedhjen e Presidentit dhe të qeverisë.

Skenari i diplomatëve për Kosovën: Qeveri teknike gjithëpërfshirëse Rreziku i krijimit të një qeverie pa PDK-në dhe frika e ndërkombëtarëve për destabilizim politik në Kosovë. Cila është formula e diplomatëve për të ardhmen e Kosovës

N

jë raport i ndërkombëtarëve në Kosovë, që po qarkullon në disa diplomatë perëndimorë, e paraqet situatën të rrezikshme, duke paralajmëruar dhe mundësinë e hyrjes në një destabilitet politik. Nisur nga rezultati i zgjedhjeve dhe përpjekjet për rivalitet politik, Memo-ja e diplomatëve rekomandon një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me axhendë të qartë europiane, e cila duhet të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në zgjedhjen e Presidentit dhe të qeverisë. Po ashtu, qeveria duhet te aprovojë tri ligje në lidhje me Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Memo-ja konsideron se vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, duhet të jenë prioritet. Fokus të veçantë do të ketë krijimi i Shoqatës së Komunave të Kosovës. Memo-ja e botuar në gazetën “Tema” tregon se diplomatët e huaj nuk e kanë parë me sy të mirë marrëveshjen mes partive opozitare, që zbon nga pushteti PDK-në e Hashim Thaçit.

Nevoja për stabilitet politik në Kosovë LDK, AAK dhe Nisma arritën një marrëveshje paszgjedhore për të hyrë në koalicion me njëra- tjetrën dhe të formojnë një qeveri që do të udhëhiqet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjithsesi, të tria partitë bashkë nuk i kanë numrat për ta formuar qeverinë dhe do t’u duhet të mbështeten në votat e LVV-së ose minoriteteve për të siguruar shumicën në parlament. Edhe pse me suportin e LVV-së ata mund t’i sigurojnë votat që u duhen, ajo do të jetë një qeveri mjaft e brishtë, e cila pritet të testohet shumë shpejt, sidomos kur Kosovës do t’i duhet të vazhdojë negociatat me Serbinë. Është e vështirë të kuptosh se nga rrjedh e gjithë kjo frymë anti-PDK, veçanërisht kur të tria këto parti kanë qenë partnerë me PDK-në në një ko-

alicion qeverisës dhe vazhdojnë të jenë partnere në disa njësi në rang lokal. Gjithë ky entuziazëm për koalicionin buron nga fakti se liderët e këtyre partive duan ta anashkalojnë vëmendjen nga dështimet personale dhe performanca e dobët e partive të tyre në këto zgjedhje. Edhe pse PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve, ajo ka përballë një sërë vështirësish për të siguruar numrin e nevojshëm të votave për të formuar qeverinë….Qarkullojnë zëra se disa deputetë opozitarë, të pakënaqur nga liderët e tyre dhe të frikësuar nga mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, mund të kalojnë nga PDK-ja në këmbim të posteve shtetërore. Gjithsesi, as ky opsion nuk do të mundësonte krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe afatgjatë. Raporti thekson më tej se Kosovës do t’i nevojitet një qeveri e qëndrueshme në periudhën në vazhdim. Një nga skenarët, mjaft i preferuar nga diplomatët e huaj, është ai i formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, e formuar nga të gjitha grupet parlamentare në Kosovë. Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike. Skenarët e diplomatëve

Në qershorin e 2014-ës, Kosova zhvilloi një nga proceset më të mira zgjedhore dhe komuniteti ndërkombëtar e shikon këtë si një demonstrim të pjekurisë politike të arritur atje. Komuniteti ndërkombëtar ngurron të ndërhyjë në politikat e brendshme të vendit

Qarkullojnë zëra se disa deputetë opozitarë, të pakënaqur nga liderët e tyre dhe të frikësuar nga mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, mund të kalojnë nga PDK-ja në këmbim të posteve shtetërore. Gjithsesi, as ky opsion nuk do të mundësonte krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe afatgjatë

përsa kohë ato nuk paraqesin një rrezikshmëri të lartë, ku ndërhyrja do ishte e domosdoshme. Ndërkombëtarët gjithashtu do të dëshironin që partitë politike të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët pa qenë nevoja të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Në qoftë se partitë nuk arrijnë një marrëveshje brenda afateve të caktuara, vendit do t’i duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme 40 ditë pas dështimit të përpjekjes së dytë për të formuar qeverinë. Kjo do të thotë që Prishtina mund të mos ketë një qeveri nëpër zyra deri në 2015-ën. Në qoftë se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, shumë nga votuesit do ta ndjejnë vetën të privuar nga një fitore legjitime, duke rrezikuar që këto hatërmbetje të shkaktojnë parregullsira në procesin elektoral. Duke marrë parasysh klimën e ashpër dhe mungesën e besimit midis partive politike, probabiliteti që dhuna të shpërthejë është i lartë. Gjithashtu parashikohet që partitë humbëse nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve. Kjo do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike që do të shkonte në dëm të interesave kombëtare. Ne rekomandojmë që këmbëngulja e komunitetit ndërkombëtar për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kosovës të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të ndalojë institucionet ndërkombëtare të nxisin partitë politike të kenë një qasje konstruktive që i tejkalon interesat partiake e personale, gjatë negociatave për krijimin e qeverisë së ardhshme. Memo-ja e diplomatëve rekomandon një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me axhendë të qartë europiane, e cila duhet të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në zgjedhjen e Presidentit dhe të qeverisë. Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

3

Rama festë te Brigadat, Basha në Amfiteatrin e Liqenit

Politika rikthehet e njëjta, PS-PD, dy festa të ndara për Statusin Ceremonia e qeverisë, te Pallati i Brigadave të shtunën pasdite. Bashkia e Tiranës në të njëjtën ditë në kodrat e Liqenit, event festiv me qytetarët dhe koncert me autorë klasikë. Asnjë politikan nuk pritet të kalojë ‘gardhin’ e partisë për të qenë në festën e kundërshtarëve politikë Fejzi Braushi

As të qenit vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian nuk e ka bërë politikën shqiptare më europiane. Edhe festimet me rastin e marrjes së këtij statusi politika shqiptare do t’i bëjë e ndarë, ashtu siç edhe është sjellë në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre 23 viteve, si për të treguar se zakonet duan kohë të ndryshojnë. Mbase 10-15 vitesh, aq sa do të na duhet të bëhemi anëtarë të BE-së nëse gjërat ecin mirë. Ndërsa qeveria ka organizuar të shtunën pasdite një mbrëmje festive në ambientin përpara Pallatit të Kongreseve, opozita jo vetëm që s’do të marrë pjesë në të, por Bashkia e Tiranës ka vendosur të organizojë nga ana tjetër një festë paralele me këtë rast. Kuptohet qartë se në dy eventet s’do të ketë përzierje të krahëve politikë. Në Pallatin e Kongreseve ngjyra e të pranishmëve do të jetë vetëm rozë, deputetë maxhorance, ministra e drejtorë agjencish, ndërsa në Amfiteatrin e Liqenit, vetëm deputetë të opozitës.

Festa e qeverisë

Festa e organizuar nga qeveria do të mbahet një ditë pasi krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian të ratifikojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i akorduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Burime nga qeveria kanë bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për këtë ceremoni, e cila do të zhvillohet pasditen e së shtunës në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Nuk dihet ende ora e saktë se kur do të mbahet kjo ceremoni (do të jetë pasdite), por ajo që mësohet është fakti se në të janë ftuar të marrin pjesë i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, politikanë të ndryshëm, përfaqësuesit e partive politike, kreu i opozitës, Lulzim Basha, gazetarë e njerëz të artit etj. Gjithashtu janë ftuar të jenë pjesë e kësaj ceremonie në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në procesin e integrimit të gjithë ish-krerët e shtetit, ashtu edhe ish-kryeministrat, përfshi Fatos Nanon e Sali Berishën. Por

Kjesë e kësaj ceremonie në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në procesin e integrimit të gjithë ish-krerët e shtetit, ashtu edhe ish-kryeministrat, përfshi Fatos Nanon e Sali Berishën.

të kontaktuar nga gazeta dje, burime pranë ish-kryeministrit Berisha kanë bërë të ditur se ai nuk do të jetë në Shqipëri në fundjavë, ndërkohë që nga ish-kryeministri Nano nuk ka patur një konfirmim për pjesëmarrje. “Siç ju thashë, do të jetë një mbrëmje, pasi t’i vendoset dhe vula nga Këshilli Europian, ku do të jenë të ftuar që të gjithë pa përjashtim, pa dallim, për shkak të detyrave që kanë kryer apo të detyrave që kanë në shumicë apo në pakicë, në politikë apo në shoqëri civile apo në media, apo si përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri”, - do të shprehej Rama para dy ditësh në lidhje me këtë festë. Festa e Bashkisë

Gjithashtu, në festën e organizuar nga qeveria nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësuesit e opozitës, përfshi këtu kreun e saj, Lulzim Basha, ashtu edhe deputetët e grupit parlamentar. Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar për këtë mosprezencë, ajo është e pritshme për shkak se thuajse në të njëjtin orar

Bashkia e Tiranës ka organizuar një event tjetër festiv për këtë rast. Me sloganin “Rrugëtim drejt Europës!”, Bashkia ka organizuar një koncert për të festuar së bashku lajmin e shumëpritur të marrjes së statusit të vendit kandidat. Kështu ajo ka ftuar ditën e shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial artistë të njohur shqiptarë, për të performuar pjesë të zgjedhura të kryeveprave të njohura europiane. Sipas njoftimit të Bashkisë, repertori i përzgjedhur përmban vepra të kompozitorëve europianë si Moxart, Beethoven, Vivald etj., por nuk do të mungojë edhe vepra e të madhit Çesk Zadeja. Bashkia e Tiranës në njoftimin e saj fton të gjithë qytetarët t’i bashkëngjitën këtij organizimi festiv ditën e shtunë në orën 19:30, në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Ndërkohë që burime pranë Bashkisë kanë bërë të ditur se ftesa për të marrë pjesë në këtë aktivitet festiv u janë nisur dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Këshilli Bashkiak

PS shtyn Terminalin e Tiranës, LSI mbështet projektin e Bashës Këshilltarët e LSI-së duket se nuk kanë qenë të bindur me argumentet e dhëna nga socialistët. “Cili është neni që cenon ligjin e ri në raport me të vjetrin? Tirana ka nevojë për terminal. Nëse s’ka probleme juridike, e mbështesim projektin”, - u shpreh kreu i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka miratuar dot dje projektin për ngritjen e terminalit të pasagjerëve në kryeqytet, duke shtyrë vendimmarrjen për në mbledhjen e radhës. Shkak janë bërë pretendimet e këshilltarëve socialistë

se projekt-akti që parashikon dhënien me koncesion të realizimit të këtij projekti bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Këshilltari socialist, Eridian Salianji ka deklaruar se projektvendimi është hartuar duke patur parasysh ligjin e vjetër të koncesioneve dhe jo atë të riun. Ndërkohë që këshilltarët e djathtë i kanë quajtur argumentet e dhëna nga të majtët si përpjekje për të bllokuar projektin. Por ky debat ka përçarë aleatët e majtë në këtë këshill bashkiak, pasi këshilltarët e LSI-së duket se nuk kanë qenë të bindur me argumentet e dhëna nga socialistët. “Cili është neni që cenon ligjin e ri në raport me të vjetrin? Tirana ka nevojë për terminal. Nëse s’ka probleme juridike, e mbështesim projektin”, - u

shpreh kreu i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj. Të gjendur para mungesës së numrave, këshilltarët socialistë kanë kërkuar t’i japin kohë vetes për të shmangur përçarjen me këshilltarët e tyre aleatë, duke kërkuar më shumë kohë në dispozicion për t’u njohur me projektin. “Bashkia nuk dha përgjigje të saktë për truallin. Duam kohë të verifikojmë pronësinë e truallit”, - ka thënë Salianji. Me këtë kërkesë janë bashkuar edhe përfaqësuesit e LSI-së, të cilët kanë theksuar se për projekte të mëdha siç është ai për terminalin, duhet të votohet unanimisht. Për rrjedhojë, Këshilli ka shtyrë pa votuar këtë vendimmarrje për mbledhjen tjetër. Mbledhjes nuk i kanë munguar dhe tensionet, ku Gazmend Dibra i

Partisë Demokratike dhe Eridian Salianji i Partisë Socialiste, kanë shkuar deri në deklarata fyese ndaj njëri-tjetrit pas qëndrimit të këshilltarëve të majtë për të shtyrë votimin. Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve do t’i jepet një

zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksive, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik. Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035-ën llogaritet në 8524 mjete. Terminali do të ketë 340 vendparkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit në terminal do t’u shërbehet 60 000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve.


4

në fokus “Kompromisi u gjet në frymë miqësore me shqiptarët, çka duket se ka shmangur një votë kundër të Çekisë për statusin e vendit kandidat”

Ministri i Jashtëm çek:

Kompromisi për CEZ, folëm deri në minutën e fundit me Tiranën

Shefi i diplomacisë çeke nuk e mohon që vota për statusin e Shqipërisë u kushtëzua nga marrëveshja për CEZ. Nuk duhet të ketë vend për keqkuptime kur bëhet fjalë për detyrimin tonë që të mbrojmë investimet e kompanive tona në vende të tjera, konkretisht në Shqipëri” Publikimi i marrëveshjes me çekët e CEZ-it në të njëjtën ditë me votimin në Bruksel të statusit për Shqipërinë, u komentua gjerësisht si një pakt i minutës së fundit. Aq më tepër kur Çekia e kishte bërë të qartë se, pa gjetur një marrëveshje, do të vendoste veton për Shqipërinë. Kushtëzimi i votës pro në Bruksel me marrëveshjen për CEZ-in, që do t’i kushtojë Shqipërisë 95 milionë euro në katër vitet e ardhshme, nuk mohohet nga ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek. Ai u tha gazetarëve çekë, të interesuar për këto zhvillime pas vendimit për statusin, se Çekia pati mirëkuptimin e vendeve anëtare të Unionit që vendimi fillestar për bllokimin të shihej si mbrojtje e investimeve çeke. Ai pohon më tej se kompromisi u gjet në frymë miqësore me shqiptarët, çka duket se ka shmangur një votë kundër të Çekisë për statusin e vendit kandidat. Zoti ministër, përse Republika Çeke vendosi në momentet e fundit që të pranojë vendimin për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë? Nuk duhet të ketë vend për keqkuptime kur bëhet fjalë për detyrimin tonë që të mbrojmë investimet e kompanive tona në vende të tjera, konkretisht në Shqipëri. Ne arritëm në frymë miqësore me shqiptarët të gjejmë një kompromis për çështjen e investimeve të CEZ.

Gjithsesi nuk e gjejmë me vend që Republika Çeke, një nga vendet më entuziaste pro zgjerimit, të bllokojë një vend si Shqipëria pikërisht në fazën e fundit të procesit... Varet nga këndvështrimi juaj. Ne patëm mirëkuptimin e kolegëve tanë europiane që çështja të shihet thjesht si mbrojtje e investimeve të një kompanie të rëndësishme në një vend aspirant, që ka si detyrim krijimin e kushteve për një mirëfunksionim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përsa i përket vendeve të Ballkanit, afrimi i tyre është ende prioritet i politikës së jashtme të Republikës Çeke, por këto vende duhet të përmbushin standardet që rrjedhin nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Europian. Nuk e shihni këtë si çështje tërësisht të lidhur me vendimmarrjen e Brukselit për statusin kandidat për Shqipërinë? Nëse nuk paguhet CEZ, Shqipëria do të bllokohet në rrugën e integrimit? Nuk kishte ndonjë diskutim, që ta bazoje në fakte këtë kushtëzim që ju thoni, sepse ne u folëm partnerëve tanë shqiptarë këto muaj për parime dhe këtë mesazh e kishin të qartë edhe në Bruksel. Ne nuk kemi zhvilluar ndonjë diskutim dramatik rreth Shqipërisë. Ka çështje që duhen zgjidhur dhe kjo nuk është pengesë për bashkëpunimin me Shq-

“Ne kemi komunikuar edhe në momentet e fundit me palën shqiptare, nëse mund të arrihej një kompromis për çështjen e CEZ-it”

ipërinë, por edhe me vende të tjera që kishin rezerva. Po të shihni draftin përfundimtar, duket se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë dhe rezultate për të arritur në luftën ndaj korrupsionit, shtetit ligjor dhe reformave të tjera. Ne kemi komunikuar edhe në momentet e fundit me palën shqiptare, nëse mund të arrihej një kompromis për çështjen e CEZ-it dhe është e rëndësishme që ne arritëm marrëveshjen dhe që procesi do të vijojë normalisht.

Gjiknuri zbardh planin e qeverisë për CEZ: Do të ndahet në rajone Qëllimi final është privatizimi i kompanisë, por deri atëherë duhen shumë reforma që do të çojnë në përmirësimin e bilancit Perspektiva e kompanisë CEZ do të jetë përkohësisht në pronësi publike. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha dje për mediat se qëllimi final është privatizimi i kompanisë, por deri atëherë duhen shumë reforma që do të çojnë në përmirësimin e bilancit të kompanisë. Ministri ka zbardhur edhe një pjesë të planit për kompaninë që paralelisht me shëndoshjen financiare do të operohet me rajonalizimin apo fragmentimin në zona të caktuara të kësaj kompanie dhe më pas nisjen e një procesi që mund të shkojë drejt një privatizimi. Por më parë qeveria ka në plan të investojë në sistemin e shpërndarjes së energjisë një shumë prej 200 milionë dollarësh, e cila tashmë është e negociuar me donatorët. Këto investime do të forcojnë pozitat e kompanisë sidomos në komponentin e humbjeve. “Pa u bërë investime, pa u ngritur dhe shëndoshur performanca, pa rritur nivelin e pagesave dhe reduktimin e vjedhjeve, privatizimi do të ishte i parakohshëm dhe do të sillte një dështim të dytë”, - tha Gjiknuri. Ai pohoi se, për shkak

të keqadministrimit të CEZ-it, zinxhiri i borxheve midis kompanive të tregut energjetik është mbi 1 miliard dollarë. Privatizimi i dështuar e ka çuar në këtë pikë. Zgjidhja e çështjes jep mundësi që të nisin reformat e kërkuara me ngulm nga FMN-ja dhe Banka Botërore. Tani qeveria shqiptare mund të aprovojë ligjin e ri të energjisë, që parashikon një sërë detyrimesh dhe të drejtash të reja, që ndryshojnë dhe sistemin sesi funksionon sektori energjetik shqiptar. Rregullat e reja adresojnë edhe një sërë problemesh afatgjata që kanë qenë në themel të gërryerjes së këtij sektori. Shumë shpejt do të kryhet liberalizimi i një pjese të tregut, çka ishte e pamundur nëse sektori i Shpërndarjes do të ishte akoma në konflikt. Ministri Gjiknuri tha se do të tentohet të gjendet një marrëdhënie më e mirë midis KESH-it dhe prodhuesve të pavarur. “Do të kryejmë edhe rishikimin e mënyrës sesi i kanë raportet shoqëritë energjetike me njëra-tjetrën, që ato të mos varen vetëm në një kompani siç ishte CEZ, që rënkonte dhe krijonte atë borxh të madh financiar në kurriz të kompanive të tjera, dhe në fund të fundit, në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Pra, zgjidhja e kësaj çështjeje hap mundësinë, krijon mundësitë për të kaluar tri-katër ligje shumë të rëndësishme”, - shtoi ministri.

r e agimi

Berisha: Marrëveshja me CEZ, një akt megakorruptiv TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi marrëveshjen e arritur mes CEZit dhe qeverisë si një akt megakorruptiv. “…Ajo për mendimin tim është një akt megakorruptiv, shpallja e të cilit u bë jo pa qëllim ditën e lajmit të madh, në mënyrë që të mbetet një lajm i vogël. Unë u them shqiptarëve se kompania CEZ i detyrohet qindra milionë euro kompanisë shqiptare, qytetarëve shqiptarë dhe qeverisë shqiptare dhe ky vendim është vendimi më korruptiv që mund të jetë marrë ndonjëherë në historinë e vendit. Dita e zgjedhur ka lidhje vetëm në mënyrë që jehona e statusit ta zvogëlojë dhe ta bëjë të parëndësishme megavjedhjen që po bëhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë…”, tha ai. Berisha shtoi gjithashtu se Shqipëria mund ta kishte fituar çështjen në Arbitrazh. “…Unë dua të informoj shqiptarët se ne, gjithë procesin e kemi ndjekur së bashku me ekspertët e Bankës Botërore dhe se në këtë proces ne kontraktuam arbitrin, ndër më të shquarit, i cili fitoi disa arbitrazhe në interes të Shqipërisë, dhe se arbitri na siguroi ne se kemi plotësisht të drejtë në çështjen që kemi ngritur. Por qeveria, Edi Rama, u tërhoq dhe nuk vazhdoi Arbitrazhin. E bëri këtë në shkëmbim të tri ligjeve? Unë i kam shkruajtur mendimet e mia, por unë një dokument nuk e kam për këtë”, tha ai.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

5

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi dy reformat e rëndësishme që do të shoqërojnë post-statusin, reformën territoriale dhe atë në drejtësi. Berisha komentoi edhe aleancën Rama-Meta, si dhe hodhi akuza ndaj mazhorancës duke e cilësuar atë të inkriminuar

Pitella dhe Kukan: Statusi të shërbejë për dialog dhe realizim reformash TIRANË Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së mbi Shqipërinë u mirëprit nga Presidenti i PE-së, Gianni Pittella, dhe kreu i deritanishëm i Delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan, të cilët përmes deklaratave të veçanta kanë theksuar se tanimë politika duhet të përqendrohet tek reformat kyçe. “Është një gur kilometrik në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE”, - shprehet Presidenti në detyrë, Pitella. Sipas tij, “statusi njeh progresin e Shqipërisë në reforma, rolin e saj konstruktiv në rajon dhe vendosmërinë e qeverisë për axhendën

europiane”. “Shpresoj që ai do të ndihmojë për të ngritur urën, për ndasitë e thella ndërmjet forcave politike, që shpesh pengojnë progresin e vendit”, thuhet në njoftimin për shtyp të eurodeputetit italian. “Reformat ia vlejnë të ndiqen për të mirën e qytetarëve dhe jo vetëm për hir të BE-së, ndaj inkurajoj Shqipërinë në përpjekjet këmbëngulëse për çrrënjosjen e korrupsionit, krimit të organizuar, forcimin e gjyqësorit dhe për vazhdimin e modernizimit të ekonomisë, që përbëjnë dhe sfidat kryesore për vendin”, përfundon qëndrimi i socialdemokratit Pitella. Ndërkohë

që për të djathtin Eduard Kukan, vendimi vjen në “çastin e duhur”. “Shqipëria ka bërë përpjekje domethënëse për të arritur statusin dhe BE nevojitet të qëndrojë e besueshme në procesin e integrimit”, thuhet në deklaratën për shtyp të zyrës së Kukan. “Dua të përgëzoj qeverinë shqiptare për progresin e bërë mbi axhendën e BE-së. Vitet e shkuara treguan se një përparim i tillë është i mundur vetëm me përpjekje të përbashkëta të të gjithë aktorëve politikë”, - shprehet eurodeputeti i rizgjedhur sllovak, duke inkurajuar të gjithë politikanët shqiptarë që të fokusohen te reformat kyçe.

integrimi në BE

Basha në Kavajë: Dialogu me opozitën, faktor vendimtar TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Kavajë, ku komentoi edhe vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat. Basha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në funksion të statusit ndërsa shprehu keqardhjen që ky status nuk u mor dy vjet më parë, kur u rekomandua për herë të parë nga Komisioni Europian. “Për mua është një kënaqësi e veçantë që një ditë pas marrjes së statusit të vendit kandidat të ndodhem këtu në Kavajë nga ku nisi dhe mori jetë rrugëtimi europian i Shqipërisë. Është një ditë për të përkujtuar dhe për t’u përulur me mirënjohje dhe respekt të madh për të gjithë ata qytetarë të këtij qyteti heroik dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që u ngritën kundër regjimit diktatorial. Mirënjohje dhe respekt për kontributin e administratës, të lidershipit politik të PD të qeverisë së Sali Berishës që bëri të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në qershorin e vitit 2006, plotësimin e pyetësorit dhe dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE në prillin e vitit 2009, liberalizimin dhe heqjen e vizave në dhjetor të vitin 2010. Natyrisht që do të donim që këtë status ta merrnim më shpejt, ta merrnim dy vjet më parë dhe kur na u rekomandua për herë të parë por fatkeqësisht opozita e djeshme kishte një tjetër axhendë”, - tha Basha. Sfida e radhës, sipas tij, është hapja e negociatave. Ndërsa Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE i ka bërë sërish të qartë kushtet e Shqipërisë, kryetari i demokratëve ka shprehur angazhimin e PD për të kontribuuar me qëllim arritjen e standardeve. “Europa i kujtoi njëzëri mazhorancës se dialogu me opozitën është faktor vendimtar, edhe pse kjo e fundit me arrogancë kërkon të përqendrojë gjithë pushtetin në duart e saj. Ne do të bëjmë gjithçka për Shqipërinë europiane, por ne nuk do të lejojmë, as nuk do të pranojmë kurrë shkelmimin e standardeve dhe normave europiane. Ne po ndërtojmë dhe do të ndërtojmë standardin europian duke nisur nga shtëpia jonë, duke zgjedhur me votë drejtuesit tanë dhe duke u ngritur e duke u bashkuar njëzëri në vullnetin tonë të përbashkët për betejat, sfidat dhe fitoret që na presin përpara”, - tha Basha.

Berisha: Klani i drogës, në krye të reformës në drejtësi. S’bëhemi pjesë “…A mund të besojnë qytetarët se një nga përfaqësuesit e njërit prej klaneve më të fuqishme të drogës në Shqipëri të bëjë reformën në drejtësi? Po pse zgjidhet ai dhe nuk lihet Ministria e Drejtësisë? Sepse Ministria e Drejtësisë, çfarëdo që të ketë ndodhur, ka specialistë dhe juristë, të cilët dinë se çfarë është parimi juridik, norma juridike, çfarë është standardi europian, çfarë është pavarësia. Kurse ai që nuk pyet as për normë, as për standard, as për pavarësi, ai është Xhafa”. TIRANË Ashtu si edhe herën tjetër, brenda

pak ditësh ish-kryeministri Sali Berisha iu kthye sërish selisë blu për të mbajtur një konferencë për shtyp për dhënien e statusit të vendit kandidat. Edhe pse për këtë çështje ai kishte postuar një koment në faqen e tij në Facebook, Berisha nuk mundi ta shmangë takimin me median, duke sqaruar që në fillim se sërish për probleme teknike, ai ishte i detyruar të

fliste nga selia e PD-së. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të dalë nesër në një konferencë për shtyp mbi qëndrimin e tij për statusin, por Berisha, përmes pyetjeve nga përfaqësues të medias ka orientuar jo pak busullën që PD-ja do të mbajë për çështje të rëndësishme të ditës që lidhen me reformën në drejtësi dhe atë territoriale. Reforma në drejtësi

Berisha pranoi dje se ka gjyqtarë të korruptuar, porse sipas tij, inkriminimi më i madh ndodh tek nivelet e larta të politikës. “…Edi Rama e paraqiti drejtësinë shqiptare si bajlozin e zi, si demonin që u ka zënë rrugën shqiptarëve drejt integrimit. Ai bëri fjalë këtu për gjykatës që bashkëpunojnë me trafikantët, me vrasësit dhe duhet t’u them qytetarëve se ai këtu nuk shpiku dhe se kjo është e vërtetë se ata janë dhe duhen ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit. Por duhet t’u them shqiptarëve se kryebajlozë në rrugën e tyre të integrimit janë politikanët e inkriminuar dhe krimi në majat më të larta të politikës, janë lidhjet e Edi Ramës polivalente me krimin, janë sjellja e krimit në zyrat e shtetit në kuadër të ‘aleancës së qelbësirave’, janë lidhjet e tmerrshme me trafikun të qeveritarëve aktualë. Ky është kryebajlozi i zi në rrugën tonë drejt Europës”, tha Berisha. Ish-kryeministri tha se opozita do të pranojë

“…A e dini ju të dashur qytetarë dhe qytetare sesi funksionon ‘aleanca’? Pas çdo udhëtimi, Edi Rama i thotë bashkëkryetarit tjetër se, ‘më kërkuan arrestimin tënd. Por unë, Lilo, nuk do të të arrestoj’. A e dini ju se Edi Rama u thotë bashkëbiseduesve perëndimorë se unë do të merrja armët kimike për të shpëtuar nga Ilir Meta? Dhe ata hapin sytë se çfarë është ky”

një reformë në drejtësi gjithëpërfshirëse me mbështetje të plotë nga Komisioni i Venecias dhe ekspertizë nga BE-ja. Thënë këtë, Berisha qartësoi se nuk do të mbështesë asnjë reformë që do të vijë nga ekspertët e PS-së e konkretisht nga kryetari i komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj. “…A mund të besojnë qytetarët se një nga përfaqësuesit e njërit prej klaneve më të fuqishme të drogës në Shqipëri të bëjë reformën në drejtësi? Po pse zgjidhet ai dhe nuk lihet Ministria e Drejtësisë? Sepse Ministria e Drejtësisë, çfarëdo që të ketë ndodhur, ka specialistë dhe juristë, të cilët dinë se çfarë është parimi juridik, norma juridike, çfarë është standardi europian, çfarë është pavarësia. Kurse ai që nuk pyet as për normë, as për standard, as për pavarësi, ai është Xhafa. Gjeniu i Ramës është Fatmir Xhafa. Sepse vëllai i tij ka edhe një mandat tjetër arresti nga Venezuela, përveç atij italian. Cili është ai që mund të besojë se ky do të bëjë reformën në drejtësi. Fatmir Xhafa është një tokmak që e përdor Edi Rama për presionin më të keq ndaj gjyqtarëve”, - tha ai. Reforma administrativo-territoriale

Berisha tha gjithashtu se opozita nuk do të mbështesë variantin e propozuar nga mazhoranca për reformën territoriale. “…Ç’po bën ky? Ky po bën 38 njësi, fiks aq saç kishte Enver Hoxha

në kohën e diktaturës, rrethe, se edhe atëherë qarqet nganjëherë i kthenin, nganjëherë i hiqnin fare. Tani meqenëse u demaskuan, se ky është modeli hoxhist, shtoi disa rrethe dhe e bëri Hoxha plus. Si mund të bashkohemi ne me Hoxha plus? PD po punon me një projekt serioz për tu paraqitur shqiptarëve projektin më të mire”, - tha ai. Raporti me Metën

Jashtë deklaratave të tij nuk mbeti as aleanca Rama-Meta. “…A e dini ju të dashur qytetarë dhe qytetare sesi funksionon ‘aleanca’? Pas çdo udhëtimi, Edi Rama i thotë bashkëkryetarit tjetër se, ‘më kërkuan arrestimin tënd. Por unë, Lilo, nuk do të të arrestoj’. A e dini ju se Edi Rama u thotë bashkëbiseduesve perëndimorë se unë do të merrja armët kimike për të shpëtuar nga Ilir Meta? Dhe ata hapin sytë se çfarë është ky”. Ndërsa për Ramën, Berisha deklaroi se kryeministri duhet t’i nënshtrohet një mjekimi rigoroz. “…Pilulat anti-depresive nuk janë zgjidhja. Zgjidhja është mjekimi i tij i kontrolluar për sëmundjen psikike që ka, është person publik, ka në dorë ekzekutivin e vendit. Çdo ditë që kalon bëhet me kërcënuese për çdo shqiptar dhe për vendin, në rast se ky nuk i nënshtrohet një kontrolli të fortë serioz psikiatrik dhe një mjekimi rigoroz”, - tha ai. N.Perndoj


6

aktualitet

Ditari

“Për të vendosur për masën e sigurisë, është kompetente Prokuroria, që duhet t’ia kërkojë gjykatës, dhe gjykata duhet ta vendosë. Ne e kemi referuar në Prokurori dhe po kryhen të gjitha veprimet. Përderisa kemi bërë procedimin penal dhe referimin, personi në fjalë duhet të përgjigjet, pastaj për masën e sigurisë e vendos gjykata. Prova e gjallë është Lazarati që akoma po gjejmë kanabis dhe armë”

Aliko në PD

Berisha: Ai nuk u bë ndërmjetës i ministrit me bandat kriminale TIRANË I proceduar penalisht në gjendje të lirë, kreu i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko ishte dje në ambientet e selisë së Partisë Demokratike pak minuta para se ish-kryeministri Sali Berisha të zhvillonte konferencën për shtyp. Aliko ishte i shoqëruar nga disa persona teksa ka qëndruar për pak kohë në oborrin para selisë së PD-së. Ndërkohë Berisha, i pyetur për akuzat e ngritura ndaj Alikos, u përgjigj: “Së pari, dua të sqaroj shqiptarët se ne mbështesim çdo veprim të prokurorisë dhe secili qeveritar vendor apo zyrtar i PD-së është dhe do të mbetet gjithnjë i hapur ndaj prokurorisë. Ku fle lepuri tek Dasho Aliko? Jua them unë. Lepuri fle në faktin së në datën 17 qershor, në një takim të zhvilluar në Gjirokastër, ku ndër të tjerë ishte edhe zëdhënësi i qeverisë Rama për rendin, Tahiri, Dasho Alikos i kërkohet të kontaktojë kriminelët, të cilët ky i kishte denoncuar dhe t’u informohej atyre se do t’iu lihej shtegdalje. Ne e informuam në media këtë. Pra çfarë ishte kjo? Kjo ishte një mënyrë sesi të implikoje Dasho Alikon në arratinë e kriminelëve, por Dasho nuk mundej kurrë të implikohej. Gjatë gjithë atyre ditëve ka bërë çdo gjë për të qetësuar situatën, ka denoncuar në media praninë e grupeve kriminale, por po që të bëhej ai ndërmjetës midis Tahirit dhe kriminelëve, Tahiri kishte zgjedhur njeriun e gabuar…’, - tha Berisha. Sipas ligjit, kryetarët e komunave kanë detyrë të informojnë mbi situatën në territorin që ata drejtojnë. Dasho Aliko ka një shkresë më datën 05 03 2014, ku njofton drejtorin e Policisë Gjirokastër, për 109 persona që kishin pushtuar tokë publike për të mbjellë kanabis. Kjo është detyra e tij ligjore. Për hir të së vërtetës, ai e ka bërë edhe vjet këtë. Kaq i kërkon ligji atij, sepse ai nuk ka policë dhe mjete për të informuar ligjin, por iu thotë institucioneve, ja ku janë. Kjo është e vërteta deri tani që ka kërcënuar Saimir Tahirin për vrasje në tentativë. Ai ka fiksime. Ai nuk ka pranuar të bëhet ndërmjetës i ministrit me bandat kriminale. Ky është i gjithë thelbi i kësaj. Po bandat ku janë? U la shtegu. Kush u kap përveç atyre që u dorëzuan? Asnjëri”, - tha ai.

Didi: Prova e gjallë kundër Dasho Alikos është vetë Lazarati Kreu i Policisë tha dje se kryekomunari akuzohet për paligjshmëritë në fshat dhe se i takon prokurorisë të vendosë për arrestin e tij. Prokuroria: Po shqyrtojmë dosjen, por akuzat s’mund të jenë kolektive Dashamir Biçaku Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi tha dje se prova “e gjallë” kundër Dashnor Alikos është vetë fshati i Lazaratit. Këtë fakt Didi e pohoi dje paradite, ndërsa e akuzoi kreun e Komunës Lazarat, si të lidhur me të gjitha paligjshmëritë e zbuluara atje, që nga droga e kultivuar, armët e gjetura, municionet dhe reagimi me armë ndaj policisë. “Policia e Shtetit depozitoi në ngarkim të kreut të komunës Lazarat, Dasho Aliko, procedimin lidhur me paligjshmëritë e gjetura në fshat. Procedimi ndaj Alikos është depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa i takon asaj të vendosë nëse duhet të arrestohet apo jo”, - tha Didi për mediat. I pyetur konkretisht për akuzat, kreu i Policisë i lidhi ato me gjithë aktivitetin kriminal të zbuluar gjatë 11 ditëve të operacionit. “Për të vendosur për masën e sigurisë, është kompetente Prokuroria, që duhet t’ia kërkojë gjykatës, dhe gjykata duhet ta vendosë. Ne e kemi referuar në Proku-

rori dhe po kryhen të gjitha veprimet. Përderisa kemi bërë procedimin penal dhe referimin, personi në fjalë duhet të përgjigjet, pastaj për masën e sigurisë e vendos gjykata. Prova e gjallë është Lazarati që akoma po gjejmë kanabis dhe armë”, -tha Didi. Prokuroria nga ana e saj nuk ka ndërmarrë ende asnjë veprim ndaj Dasho Alikos. Burime nga grupi hetimor i thanë dje MAPO-s se kanë marrë procedimin e policisë dhe po e shqyrtojnë, ndërsa theksuan se akuzat janë individuale dhe nuk mund të jenë kolektive. Një tjetër çështje e diskutuar dje ka qenë edhe dekonspirimi i operacionit në Lazarat, ku një pjesë e personave të armatosur iu larguan forcave të rendit. Kryepolici Didi njoftoi se kishte nisur edhe një proces verifikimi dhe ndëshkimi me masa të ndryshme disiplinore, nga më të lehtat e deri tek më të rëndat për efektivë të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Kjo pasi dyshohet se një pjesë e operacionit të realizuar në Lazarat është dekonspiruar nga efektivë të Policisë së Gjirokastrës, që dyshohet se mund të jenë të

lidhur me banorë vendas. Dekonspirimin e veprimeve të policisë, Didi e pranoi gjatë një deklarimi për gazetarët, ndërsa shtoi se kishte nisur edhe verifikimi dhe ndëshkimi për një pjesë të cilët janë identifikuar si autorë të këtyre veprimeve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi tha po ashtu se Lazarati ka shërbyer edhe si bazë e narkotrafikut për drogat e forta, duke qenë se ajo zonë prej shumë kohësh kishte qenë tërësisht jashtë kontrollit të organeve ligjzbatuese të vendit. “Si një territor ku nuk kishte kontroll dhe organe ligjzbatuese ishte parë si një bazë e sigurt për të bërë trafik dhe tranzitin edhe të drogave të forta”. I kontaktuar nga MAPO, dy ditë më parë, Dashnor Aliko tha se nuk i pranonte akuzat e policisë. “Unë jam paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe janë ballafaquar me akuzat. Nuk i pranoj ato, sepse nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Por pretendimet e mia do të jenë të plota, në praninë edhe të avokatit tim”, - tha Aliko.

arrestimet

Policia, në kërkim të “grupit të zjarrit” Veç reagimit në lidhje me procedimin dhe ndjekjen penale ndaj kryekomunarit të Lazaratit, kreu i Policisë së Shtetit tha se efektivët e policisë ishin vënë në ndjekje të të dyshuarve që goditën me armë policinë në tri ditët e para të operacionit. Sipas Didit, efektivët e policisë ishin vënë në kërkim të personave që sipas tij, një pjesë janë të identifikuar. Deri më tani ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve që janë në kërkim nga policia si persona të dyshuar për goditjen me armë ndaj bluve. Ndërkaq mendohet se në kërkim janë më shumë se 40 persona, ndërsa për çdo ditë policia ka arrestuar të dyshuar të tjerë nga kjo kategori. Kreu i Policisë mbajti këto qëndrime lidhur me Lazaratin gjatë një takimi të Policisë së Shtetit me partnerët e Bashkimit Europian, me temë “Policimi në komunitet”.

Artan Didi: Policët nuk kanë marrë asnjë send nga shtëpitë Numri një i policisë, Artan Didi, gjatë deklarimeve për gazetarët tha dje se në mënyrë kategorike, punonjësit e policisë nuk ishin përfshirë në veprime të marrjes së sendeve apo objekteve me vlerë nga banesat e banorëve të fshatit të Lazaratit. “Nuk është vërtetuar asnjë rast që të jenë marrë sende me vlerë dhe nuk është e vërtetë që punonjësit e policisë kanë marrë sende me vlerë nga Lazarati”, - tha Didi. Në këtë mënyrë ai mohoi kategorikisht spekulimet se punonjësit e policisë kanë marrë sende me vlerë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat në Lazarat.

Nëna e Zizës: Dyshimet e mia për vrasjen në pragun e shtëpisë Familjarët e Saimir Zizës hedhin dyshime edhe për kushëririn e nuses së shtëpisë. “Ai ndërron dëshmi, ishte në shtëpi kur ndodhi krimi” Pesë ditë nga ngjarja e rëndë në Peshkopi, familjarët e Saimir Zizës hedhin dyshime për vrasjen. Përmes intervistave në “News 24”, familja Ziza akuzon kushëririn e nuses së Saimirit si personin që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. “Ai ka arritur t’i identifikojë, sepse një herë thotë që e dëgjova që ky është, pastaj thotë tjetër gjë”, - shprehet një nga familjarët. “Kur e pyesim ne Fredin, ai nuk rri në fjalë. Një herë thotë që ishin me dialekt dibran, ishin rreth të tridhjetave, ishin dy persona dhe një herë thotë që ky është ai njeri”, shprehet motra e 28-vjeçarit. Kushëriri i bashkëshortes së Saimir Zizës

ka qenë brenda në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Ky fakt ka shkaktuar tension mes familjarëve të viktimës. “Dua të zbardhet se kush ma vrau djalin, asnjë gjë më tepër nuk dua. Në momentin e vrasjes, drita ka qenë e fikur, pastaj u ndez. Shtëpia ime në të katër cepat ka drita dhe nga frika i kam vendosur dritat”, shprehet nëna e 28-vjeçarit. Për ngjarjen policia po heton 6 persona, mes tyre edhe një 38-vjeçar nga qyteti i Beratit. Në cilësinë e provës materiale, mbrëmjen e 20 qershorit janë sekuestruar tri predha fisheku luftarak ngjyrë bronzi, të përdorura tek armët model 55 dhe një foto-

grafi për dokumente. Ziza u vra në 20 qershor në orën 22:40, në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Ai ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak. Saimir Ziza ishte vëllai i shtetasit Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga në tetor të vitit 2007, në Peshkopi. Familjarët e viktimës thonë se 28-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga. “E kanë vrarë në pragun e derës së shtëpisë. Djalin ma ka vrarë hasmi për hakmarrje”,- deklaroi nëna e 28-vjeçarit. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

Viktima Saimir Ziza

“Dua të zbardhet se kush ma vrau djalin, asnjë gjë më tepër nuk dua. Në momentin e vrasjes, drita ka qenë e fikur, pastaj u ndez. Shtëpia ime në të katër cepat ka drita dhe nga frika i kam vendosur dritat”, - shprehet nëna e 28-vjeçarit


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

7

Familja e 50-vjeçarit Mani, sipas policisë është përfshirë në një vrasje rreth 21 vite më parë. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se të afërm të viktimës, në vitin 1993 kanë kryer një vrasje në fshatin Oblik të Shkodrës.

Lushnjë

Gjendet i masakruar në një kanal një 40-vjeçar Pasditen e djeshme është shënuar një tjetër vrasje në rrethin e Lushnjës. Një 40-vjeçar është gjendur i pajetë në kanal nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Viktima është identifikuar si shtetasi Taulant Daka, i cili është gjetur disa orë pas vrasjes. Sipas policisë mësohet se viktima është banor i fshatit Plug të rrethit të Lushnjës, ndërsa mbeten të panjohura motivet e këtij krimi. Nga këqyrja e kufomës dhe ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se 42-vjeçari Daka është qëlluar me sende të forta nga persona të panjohur. Si pasojë e goditjeve, ai ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është hedhur në kanal nga autorët e krimit. Policia ka marrë në pyetje familjarët e tij, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin konflikte me persona të tjerë, çka e vështirëson akoma më shumë punën e policisë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. Policia ka mundur të marrë informacione se 42-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt pronësie, por nuk ka mundur të sigurojë të dhëna të plota për këtë pistë të hetimit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave që kanë qenë në shoqërinë e 42-vjeçarit përpara se të qëllohej për vdekje, pasi mjekët kanë mundur të zbardhin edhe orën kur është kryer krimi. Një tjetër pistë ku po heton policia është edhe divorci që viktima kishte patur pak kohë më parë. Por, pavarësisht të dhënave të siguruara nga hetimet e para të policisë, nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve apo autorit të krimit.

Ekzekutohet për një vrasje të 20 viteve më parë babai i 2 fëmijëve Një 50-vjeçar u vra dje për hakmarrje teksa ishte duke ndërtuar katin e dytë të shtëpisë në Shkodër. Policia hap dosjen e 1993, kur të afërmit e viktimës dyshohet se kanë vrarë një person Shkodër Një vrasje me armë zjarri

është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia dyshon se krimi ka si motiv hakmarrjen. Një 50-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në lagjen “Shtëpia e Mushkonjës”. Policia bën me dije se viktima është Ibrahim Mani. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka qenë duke punuar në katin e dytë të shtëpisë në ndërtim e sipër në momentin që ka vënë re dy persona të armatosur që po i drejtoheshin banesës së tij. Sapo ka parë dy personat e armatosur,

50-vjeçari ka tentuar të fshihet në banesë, por nuk ia ka dalë të zbresë në kohën e duhur nga kati i dytë ku ka qenë duke punuar. Ai është gjendur nën breshërinë e armëve, duke humbur jetën menjëherë si pasojë e plumbave të marrë. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë kryer veprimet e para si dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarët. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se krimi është kryer për motive hakmarrjeje. Familja e 50-vjeçarit Mani, sipas policisë është përfshirë në një vrasje rreth 21 vite më parë. Sipas burime-

Policia bën me dije se viktima është Ibrahim Mani. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka qenë duke punuar në katin e dytë të shtëpisë në ndërtim e sipër në momentin që ka vënë re dy persona të armatosur që po i drejtoheshin banesës së tij

ve të policisë lokale mësohet se të afërm të viktimës, në vitin 1993 kanë kryer një vrasje në fshatin Oblik të Shkodrës. Kjo është edhe pista kryesore ku po heton policia e qytetit verior, por ende nuk ka persona të dyshuar si autorë të krimit. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës, ndërsa ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, si dhe po kryen verifikime për të identifikuar autorët e vrasjes. 50-vjeçari Ibrahim Mani kishte pak kohë që ishte transferuar në qytetin e Shkodrës bashkë me familjen e tij. Sipas policisë, viktima është me origjinë nga fshati Oblik i Shkodrës,

vend në të cilin kishte jetuar deri pak kohë më parë kur dhe ka vendosur të transferohet në qytet, ku dhe kishte ndërtuar një banesë modeste. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk kishte ende të dyshuar si autorë të krimit, edhe pse po hetohet një pistë e fortë siç është vrasja për hakmarrje. Mësohet se uniformat blu tashmë kanë hapur dosjen e vitit 1993, kur të afërm të 50-vjeçarit dyshohet se kanë kryer një vrasje në fshatin e tyre të lindjes, por sipas hetimeve të para ende nuk ka të dhëna konkrete për autorët e krimit të rëndë.

Mungon dëshmitari i akuzës, Frroku: Jepini fund kësaj telenovele! Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës, pasi nuk kishte mundur të njoftonte dëshmitarin kyç të procesit. Revoltohet Arben Frroku Tiranë Dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj Ar-

ben Frrokut nuk u paraqit dje në seancë, duke u bërë kështu shkak për shtyrjen e gjyqit javën e ardhshme. Dëshmitari A. K. që pretendon se ka parë Frrokun duke qëlluar ndaj komisarit Dritan Lamaj, nuk ishte njoftuar nga prokuroria, edhe pse ai është dëshmitar i mbrojtur dhe i përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Prokurorët pranuan në sallën e gjyqit se nuk kishin mundur të njoftonin dëshmitarin dhe kërkuan më tepër kohë për të bërë të mundur marrjen e dëshmisë së tij në sallën e gjyqit. Ata nuk kanë dhënë arsye mbi pamundësinë e njoftimit, por janë mjaf-

tuar me kërkesën për më tepër kohë, duke rindezur edhe një herë debatin me palën mbrojtëse që pretendon se ky dëshmitar është i sajuar nga vetë prokuroria. I pandehuri Frroku i kërkoi gjykatës t’i japë fund kësaj telenovele, siç e cilësoi ai procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Duke cituar kancelaren gjermane për sistemin e korruptuar të drejtësisë, Frroku tha se tashmë është e qartë se drejtësia në Shqipëri nuk ekziston. “Nuk flet kot Merkel, kur thotë, a e dini që s’keni drejtësi... Jepini fund kësaj telenovele!”- tha Frroku pas kafazit të hekurt. Në deklaratën e tij, biznesmeni i akuzuar për vrasje akuzoi prokurorinë se po sjell dëshmitarë pa vlerë në këtë proces, pasi sipas tij, akuza nuk ka asnjë provë që të vërtetojë fajësinë e tij. “Në këtë proces po sillen dëshmitarë që nuk thonë asgjë, që nga kameriere e banakiere. Dihet se

unë kam pasur konflikt me Lamajn, pasi kam bërë kallëzim për këtë gjë, përse duhet të vijnë dëshmitarët ta tregojnë këtë gjë?” - tha i pandehuri në sallën e gjyqit. Ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan nga prokuroria që të sjellë sa më shpejt dëshmitarin me inicialet A. K, i cili është përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe i janë ndryshuar gjenealitetet nga ana e prokurorisë, duke e bërë të pabesueshme dëshminë e tij. Më herët mbrojtja ka pretenduar se ky dëshmitar është sajuar nga prokuroria dhe ka kërkuar ballafaqimin me të, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga organi i akuzës. Tashmë pritet përballja në sallën e gjyqit mes dëshmitarit kyç të akuzës dhe avokatëve të të pandehurit Arben Frroku. Sipas prokurorisë, Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit të shkuar në Tiranë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

26.06.2014

Ilir Ikonomi PUSHTIMI

ga

8

dit.

t, t i 36 he i

ant 939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

UNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

26.06.2014

9

Riciklimi: Mbetjet do ndahen që në burim, nis në 2016 Shqipëria pritet t’i bashkohet listës së shumë shteteve ku gjenden kosha plehrash të veçantë për letrat, plastikën dhe mbetjet e tjera, me qëllim riciklimin e tyre. Pas ndalimit të importit të plehrave, qeveria shqiptare ka vendosur riciklimin e mbetjeve të brendshme. Sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, bashkitë e kategorisë së parë, në

përputhje me përcaktimin e nenit 3, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, përcaktojnë brenda datës 31 dhjetor 2016, masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, të paktën për rrymat e mbetjeve në katër kategori a) Letër/karton; b) Metal; c) Plastikë; ç) Qelq.

100 punonjës të rinj

Legalizimet, nis verifikimi në terren i sipërfaqeve të objekteve Sipas vendimit të qeverisë, punonjësit e rinj do të kenë kontrata të përkohshme me qëllim punën në terren. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, vetëdeklarimet e objekteve pa leje do të verifikohen në terren. Hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për legalizimet” do të shoqërohet edhe me 100 punonjës shtesë që tashmë janë vënë në dispozicion të ALUIZNI-t nga qeveria. Këta punonjës do të jenë sezonalë dhe kryesisht do të kenë mision verifikimin e objekteve në terren. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave, vetëm dy ditë para se ligji i ri për legalizimet të hyjë në fuqi. Verifikimi në terren

Burimet nga ALUIZNI bëjnë me dije se punonjësit e rinj do të kenë kontrata të përkohshme me qëllim punën në terren, për shkak se pas vetëdeklarimeve gjithçka duhet konfirmuar në terren. Madje, Agjencia e Legalizimeve bën të ditur se edhe dosjet që kanë kryer pagesat dhe kanë kaluar të gjithë procedurën dhe janë vetëm në pritje të lejes së legalizimit, do t’i nënshtrohen verifikimit në terren. Kjo për shkak se më parë janë ndeshur praktika mjaft abuzive. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame është shprehur më parë se mbi 100 mijë objekte të vetëdeklaruara nuk janë verifikuar asnjëherë në terren. Gjithashtu, kësaj kategorie i shtohen edhe 30 mijë objekte të tjera, të cilat nuk janë vetëdeklaruar në kohë e për pasojë kanë ngelur jashtë procesit të legalizimit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri përfiton edhe kjo kategori. Sipas procedurave të reja, poseduesit e këtyre objekteve të ndërtuara deri në vitin 2009, duhet që pas datës 28 qershor të vetëdeklarojnë dhe më pas ALUIZNI

menjëherë do të nisë punën në terren. Vetëdeklarimi bëhet nga subjekti juridik apo personi fizik, pronar i sipërfaqes së parcelës ndërtimore të zënë dhe ndërtimit pa leje ose të shtesës pa leje mbi ndërtimin me leje. Më pas bëhet identifikimi dhe verifikimi në terren i çdo ndërtimi pa leje dhe i hartës/fotografisë së gjendjes ndërtimore. Pastaj, njësia e urbanistikës në njësinë e qeverisjes vendore pajis çdo subjekt me formularin përkatës të vetëdeklarimit. Formulari, i shoqëruar me fotografitë e katër pamjeve të objektit, plotësohet dhe nënshkruhet nga subjekti në dy kopje. Njëra kopje, e nënshkruar edhe nga punonjësi pranues, e protokolluar dhe e vulosur me vulën e institucionit, i kthehet subjektit. Të dhënat e mbledhura nga vetëdeklarimi regjistrohen, verifikohen, ruhen dhe përpunohen. Nga të dhënat zyrtare, mbi 100 mijë deklarime për objektet informale nuk janë verifikuar asnjëherë në terren. Nga 270 mijë ndërtime pa leje, vetëm 21 mijë kanë marrë lejen e legalizimit, ndërkohë që akoma më pak, ndoshta rreth 18 mijë janë pajisur me certifikatë pronësie. Ligji i ri

Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë vlerën e legalizimit të objektit pa leje gjatë një viti, do të ngarkohen me barrë hipotekore sipas VKM-së që pritet të miratohet shumë shpejt nga qeveria dhe që do të hyjë në fuqi pasnesër. Kjo kategori mund të pajiset me lejen e legalizimit, por nuk do të mund të përfitojë hipotekën. Kështu, kjo kategori do të ngarkohet me barrën hipotekore deri në momentin që do të kryhet pagesa dhe të fitohet tërësisht pronësia. Mirëpo deri në këtë moment, leja e legalizimit mund të njihet nga disa institucione, të tilla si bankat për kredi, pasi me këtë leje garantohet se objekti nuk do të prishet. Ligji i ri përjashton nga legalizimet ndërtimet pa leje të kryera pas vitit 2009, kur kjo u klasifikua si vepër penale, me përjashtim të atyre që kanë ndërtuar në tokën e tyre. Për legalizimin e objekteve infor-

Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë menjëherë vlerën e plotë të legalizimit nuk përfitojnë nga lehtësirat. Nuk përfitojnë nga ulja 20 %

male në tokë të huaj do të përdoren çmimet zyrtare sipas hartës së vlerës së tokës në të gjithë vendin, të miratuar në fillim të vitit që shkoi. Nga ky çmim, sipas VKM-së zbriten 50 %. Mirëpo duke qenë se harta e vlerës ka çmime shumë të diferencuara për zonat urbane dhe ato rurale dhe nga njëri qytet në tjetrin, qeveria ka përcaktuar çmimet dysheme dhe tavan. Për zonat urbane, vlera e truallit do të jetë jo më shumë se 2 mijë lekë për metër katror, dhe jo më pak se 500 lekë për metër katror. Ndërsa në komuna, çmimi dysheme do të jetë 400 lekë për metër katror dhe ai tavan, 1500 lekë për metër katror.

Veliaj dhe Gjiknuri te “AlbChrome”, mosha e pensionit për minatorët ulet në 55-vjeç Mosha e daljes në pension e minatorëve nga 1 janari 2015 do të jetë 55 vjeç”, - deklaroi dje ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj nga Bulqiza, në ceremoninë e fillimit të punimeve për zhvillimin e thellësisë, hapjen e pusit nr. 9 në Minierën e Kromit në Bulqizë, nga kompania “AlbChrome”, pjesë e Grupit “Balfin”. Veliaj tha se qeveria e mëparshme nuk denjonte as t’i dëgjonte problemet e minatorëve. I pranishëm ishte edhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Shuma që do të investohet në këtë projekt është 20 milionë dollarë dhe do të bëjë të mundur shfrytëzimin e 2 126 800 tonëve rezerva gjeologjike min-

eral kromi. Nisja e punimeve për realizimin e projektit të pusit nr.9 shënon edhe një fillim të ri për gjithë zonën e Bulqizës. “Ekziston pra një formulë ku nuk fiton vetëm biznesi, shteti apo vetëm punëtorët, por ka mundësi të fitojnë të tre; edhe biznesi të bëjë një punë të pastër e të jetë i suksesshëm; edhe punëtorët të paguhen me rroga dinjitoze, por edhe shteti të marrë atë që i takon”, - deklaroi ministri Veliaj në fjalën e tij. Ai falenderoi kompaninë “AlbChrome” për investimin në zonën e Bulqizës, ku përveç sigurimit të vendeve të punës për punonjësit aktualë, me hapjen e pusit nr. 9 do të krijohen edhe vende të reja pune.

statistikat

Më 2013 ekonomia në rënie, ndërmarrjet në rritje Në vitin 2013, sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, janë 111 083 ndërmarrje që ushtrojnë aktivitetin ekonomik gjatë vitit 2013, krahasuar me 106 387 ndërmarrje aktive gjatë 2012-ës, njofton INSTAT. Krahasuar me një vit më parë, Qarku i Tiranës shënon një rritje me 4182 ndërmarrje aktive, ndërsa qarqet Durrës dhe Shkodër kanë një rënie, përkatësisht me 1026 dhe 598 ndërmarrje. Sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve, 12 131 është numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2013, krahasuar me 12 828 në vitin 2012, nga të cilat 36,9 % e ndërmarrjeve të reja kanë aktivitet ekonomik tregtinë. Në grupin e tregtisë, mbizotërues me 72,5 % është “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave”. Numri i njësive lokale aktive gjatë vitit 2013 është 123 332 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Krahasuar me vitin 2012, numërohen 4700 njësi lokale më shumë. Të dhënat tregojnë se 84,8 % e ndërmarrjeve aktive janë prodhuese të shërbimeve dhe gjatë vitit 2013, në këtë grup operojnë 3817 ndërmarrje më shumë se viti 2012. Gjithashtu, gjatë vitit 2013 janë klasifikuar si tatimpagues të mëdhenj 797 ndërmarrje, nga të cilat, 54,1 % e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta janë me origjinë nga Italia e Greqia dhe 27,8 % e ndërmarrjeve aktive menaxhohen nga femrat. Ndërmarrjet me aktivitet ekonomik tregtinë, akomodimin dhe shërbimin social mbizotërojnë me 56,4 %. Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më i preferuari në vendimmarrje për një aktivitet të ri dhe përfaqëson 36.9 % të ndërmarrjeve të reja.


10 26.06.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

dhe rënja dhe

në et ky rati”, etrën

ar

MAKS VELO

rami

e përmuajshme

etura

Nga 12 Maji në të gjitha libraritë

ËNË, 12 MAJ 2014, ORA 12:00 NË HOLLIN E UET

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.

njoftim për ankand

njoftim për ankand

Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e dyte per shitjen e pasurise te paluajtshme: Dyqan me Nr. 30, me siperfaqe 52.39 m2 e ndodhur ne katin perdhe ne godinen 2-8 dhe 12 kat me 2 kat parkim nen toke . Cmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 43,588.48 (dyzet e tre mije e pesëqind e tetëdhjetë e tetë pike dyzet e tetë) Euro. Vendi i ndodhjes|: Rr.Kavajes, Tirane. Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure date 25.06.2014 dhe do te qëndroje i publikuar deri në date 09.07.2014. Zhvillimi i ankandit behet me date 09.07.2014 ora 16:00. E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al

Shoqeria Permbarimore “Prestige Bailiff Service” Sh.p.k” zhvillon ankandin e pare per shitjen e pasurise te paluajtshme: 1- Pasuria e llojit Are me Nr.Pasurie 129/139, sip. 1050 m2 , Zona Kadastrale 2066, Volumi 24, Faqe 194. 2- Çmimi i sendit te paluajtshem qe shitet ka vleren 7,680,000 (shtate milion e gjashteqind e tetedhjete mije) leke. 3- Vendi i ndodhjes: Kamez, Tirane. 4- Ankandi per shitjen e sendit te paluajtshem shpallet diten e merkure, date 18.06.2014 dhe do te qendroje i publikuar deri ne date 02.07.2014. 5- Zhvillimi i ankandit behet me date 02.07.2014 ora 16:00 E-mail: info@prestige.al / Mob: 0696095727 Ankandet zhvillohen ne ambjentet e Shoqerise Permbarimore “Prestige ” ne adresen Rruga “Sami Frasheri”, Pall.14 Kati 2, përballë Drejtorisë së Policisë, Tirane , Tel: (04) 2274847, e-mail: info@prestige.al

Shpallje ankandi e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr 5/215 e llojit truall, me sip.114 metra katrore dhe ndërtese 4 katshe + bodrum + papafingo, me sip. ndërtimi 93.2 m2, ndodhur në ZK 8524, me adresë në lagjen “E Re “ Elbasan, në pronësi të Arben Laze. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 166,528 Euro Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 250.000 Euro. Ankandi zhvillohet në datë 02.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Shpallje ankandi PLUS

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasuris së paluajtshme: Pasuria me Nr.183/166, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 300m2, nga kjo ndertesë me sip 41m2 e ndodhur në fshtin Glinë, Gjirokastër, në pronësi të Kostandinos Vasil Beqo. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 1,640.000 Lekë. Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014, ditën e Premte ora 15:45 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Shpallje ankandi

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k hap Ankandin për shitjen e pasurive të paluajtshme: 1.Pasuria me Nr.491/10, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3100m2,e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 664.000 Lekë. 2.Pasuria me Nr.621/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 1800m2, e ndodhur në fshatin Gjat, Gjirokastër, në pronësi të Zigur Teli Xhaferri Çmimi fillestar në ankandin e parë është 432.000 Lekë Ankandi zhvillohet në datë 04.07.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

11

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Metamorfoza e gazetarit të kulturës K

ur në një moment gjatë Luftës së Dytë Botërore Uinston Çërçillin e pyetën, nëse duheshin shkurtuar fondet e kulturës për të rritur ato të luftës, ai u përgjigj: ‘Po atëherë, pse po luftojmë ne?’ Kjo është një nga thëniet që ripërsëritet shpesh për të treguar rëndësinë e kulturës për një shoqëri dhe faktin e identifikimit të saj me kulturën. Gazetaria e kulturës është një sfidë, sidomos në median shqiptare. Duke i përkitur një medieje, e cila ende nuk ka dalë nga tranzicioni, gazetaria e kulturës mbetet më e paqëndrueshmja dhe më e keqpaguara në çdo redaksi, sepse këqyret si një ‘shtojcë’ shpesh e parëndësishme nga drejtuesit dhe financuesit e mediave. Një vështrim i shpejtë i vendit të reporterit dhe gazetarit të kulturës, mbase është një mundësi për të parë pak më shumë rreth ‘evolucionit’ të këtij profili gazetarie në vite. Rënia e sistemit monist krijoi mundësi lirie edhe për median. Por, nëse liria ishte një mundësi, profesionalizmi ishte një premisë e munguar në fillimet e viteve ’90. Një ndër gazetat kryesore të kohës, e cilat shquhej për rubrikat cilësore të kulturës, ishte ‘Zëri i rinisë’. Ajo vijoi të botohej dhe për disa vite nuk e bjerri cilësinë. Gazeta ‘Drita’, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, vijoi gjithashtu të botohej, por ajo nuk kishte më cilësinë dhe rëndësinë e dikurshme, si emetuese e vlerave dhe orientuese e lexuesit për kulturën. Revista ‘Nëntori’, gjithashtu, për mungesë fondesh dhe stafi e humbi vijueshmërinë dhe rëndësinë e mëparshme. Gazetarët dhe redaktorët e njohur të kulturës në këto organe, me ndërrimin e sistemit, nuk iu kushtuan më profesionit të gazetarit, në të shumtën e herës. Megjithatë disa prej tyre mbeten si modele për t’u ndjekur nga gazetarët e rinj të kulturës, në mediat e reja, që filluan të ngriheshin; sigurisht, duke përjashtuar ideologjinë nga shkrimet e tyre, në rastet kur merreshin si referenca për më të rinjtë. Duhet pohuar se ishin gazetat ato që dominuan tregun në fillimet e viteve ’90. Më së shumti gazeta partiake, të cilat kishin herë pas here edhe lajme nga kultura. ‘Koha jonë’ ishte gazeta e parë e pavarur, e cila me rubrikat dhe organizimin fiks të saj nisi të bëhej një pioniere edhe e gazetarisë së re në vend. Tregu i gazetave të pavarura nisi të merrte formë, sidomos në fund të viteve ’90. Krahasuar me vendet e tjera të Lindjes, evolucioni mediatik shqiptar mbetet ende një çudi për studiuesit e huaj të mediave. Vendet e tjera të Europës Juglindore patën një rritje të madhe të numrit të gazetave, radiove dhe televizioneve në vitet e para të ndërrimit të sistemit, ndërsa Shqipëria nuk e njohu këtë trend. Rritja në vend e numrit të mediave ndodhi në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Ndërsa në pjesën tjetër të ish-kampit socialist, në fund të viteve ’90 mediat filluan të tkurreshin dhe të arrinin kufijtë normalë të raportit me popullatën dhe me tregun. Ka shumë arsye që e shpjegojnë këtë rrugë të kundërt të zhvillimit të medias në Shqipëri krahasuar me pjesën tjetër të vendeve ish-socialiste, por mbase më kryesorja mbetet arsyeja që mediat në

koment

Olimbi Velaj

vend nuk janë kurrë një biznes mediatik, por gjithmonë shtojca të bizneseve të tjera. Ato vetëm në raste shumë të rralla kanë mundur të balancojnë raportin e parave të shpenzuara për prodhimin e tyre me paratë e fituara pas shitjes së tyre. Pronarët e mediave në përgjithësi nuk vijnë nga bota e medias dhe drejtuesit që ata zgjedhin vihen shpejt në shërbim të interesave të pronarëve, në këmbim të pagave marramendëse. Nuk është e rastit sot të gjesh paga drejtuesish mediatikë që, krahasuar me reporterët, janë disa dhjetëra herë më të larta. Mungesa e ligjit dhe shkalla e ulët e zbatimit të tij mbeten gjithashtu arsye se pse media shqiptare ‘ecën mbrapsht’ krahasuar me trendin normal të zhvillimit. Mënyra se si media funksionon ka nxitur hyrjen në këtë industri të njerëzve që nuk shqetësohen për interesin e publikut, madje në disa raste ata e pohojnë natyrshëm se kjo nuk hyn në prioritetet e tyre. Nisur nga interesat e ngushta personale, shpesh drejtuesit e medias ushtrojnë presion mbi reporterët dhe në disa raste nuk bëhet më fjalë për censurë, por për autocensurë, sepse vetë reporterët e dinë ‘vijën e kufirit të lejuar’ nga media në të cilën punojnë dhe as që nxiten të shkruajnë për çështje, të cilat bien ndesh me interesat e pronarit të medias ku ata marrin rrogën. Ndërhyrja e politikës në media është, gjithashtu, e dukshme dhe është e qartë se kjo mbetet një nga arsyet kryesore të gjendjes jonormale të medias shqiptare. Mbi të gjitha, mungesa e statusit të gazetarit dhe puna në të zezë e njerëzve të këtij profesioni, që nuk është thjesht profesion, e dëmton rrënjësisht misionin e medias në shoqërinë shqiptare. Por çfarë ndodh me gazetarinë e kulturës? Sikurse iu referuam fillimeve të medias së lirë, disa nga gazetarët e kulturës të viteve të para në dekadën ’90, nisën punën në gazetën e parë të pavarur, disa të tjerë i patën fillimet në gazetat partiake. Është fakt se nga ata që nisën punën si reporterë kulture dy dekada më parë, sot vetëm pak syresh vijojnë të merren herë pas here edhe me kulturën. Përgjatë dy dekadave të fundit, në trajnimet dhe takimet me gazetarë europianë dhe amerikanë, atyre u bën përshtypje fakti që gazetarët shqiptarë nuk kanë karriera të gjata dhe nuk investohen gjatë karrierës së tyre në një fushë të caktuar. Rasti i gazetarëve të kulturës është rasti tipik i një karriere të paqëndrueshme dhe të papërcaktuar. Gazetarët e kronikës së zezë, ata të sportit dhe të politikës, janë mbase më të qëndrueshmit, nëse e shohim në vijimësi ecurinë profesionale. Pse gazetarët e kulturës ndërrojnë shpesh profil? Kjo ndodh, sepse në çdo redaksi rubrika e kulturës është më e keqpaguara dhe në vizionin e drejtuesve ajo shpesh është e parëndësishme. Nëse ka nevojë për më shumë

faqe, sepse diçka e rëndësishme ka ndodhur, nuk është çudi që kulturës t’i hiqet faqja atë ditë në gazetë. Vetë gazetarët e kulturës tentojnë të ndërrojnë profil, të ndodhur përpara një realiteti i cili është më deprivues për ta, sesa për kolegë të rubrikave të tjera. Janë me dhjetëra rastet e ndërrimit të profilit të gazetarit të kulturës në çfarëdo rubrike tjetër, vetëm pse paga e ofruar është më e lartë sesa tek rubrika e kulturës. Duke qenë të fundit për nga rëndësia në perceptim dhe në pagesë, gazetarët e kulturës mbeten midis dilemës së të qenit idealist, apo pragmatik. Dhe rëndom zgjedhin pragmatizmin, duke ndërruar rubrikë. Ka vetëm pak reporterë kulture që spikatin që në fillimet e tyre, sepse kanë një formim të mirë dhe që kultura e tyre u rezonon me rubrikën në të cilën punojnë. Duke qenë një fushë që kërkon patjetër një përgatitje të përgjithshme disavjeçare, shumë reporterë nuk e përballojnë dot mbulimin e rubrikës, edhe si pasojë e pamundësisë konkrete për ta mbuluar. Boshllëqet në kulturë dhe mungesa e dëshirës për t’u rritur profesionalisht janë shpesh arsyeja se pse një reporter i ri nuk e vijon më punën në rubrikën e kulturës. Në jo pak raste reporterët e rinj të kulturës e shohin stazhin e tyre në atë rubrikë si një mundësi kontaktesh dhe përfitimesh personale dhe jo si një angazhim në funksion të publikut. Ka një kontradiktë në mënyrën se si konceptohet gazetari i kulturës nga media ku ai punon dhe në mënyrën se si receptohet ai nga publiku. Lajmet e kulturës nuk janë ato që ‘shesin gazetën’, por, ama, nëse janë të shkruara mirë dhe nëse e mbulojnë siç duhet terrenin, gazetarët e kulturës i sigurojnë integritet dhe cilësi gazetës. Ka një kategori lexuesish që e blejnë atë vetëm për faqet e kulturës, kur ato janë shkruar me profesionalizëm. Një kontradiktë që e prodhon vetë sistemi është rekrutimi i gazetarëve të rinj. Ata më së shumti i fusin tek rubrika e kulturës, meqë edhe i paguajnë më pak. Nuk u kërkohet dhe nuk u bëhet ndonjë test për formimin dhe mundësitë reale që kanë për të mbuluar këtë fushë. Në dekadën e parë të medias së lirë në Shqipëri përzgjedhja e gazetarëve të rinj kishte kritere dhe ekzistonte konkurrenca brenda rubrikës; por në dekadën e dytë, sidomos në vitet e fundit, nuk ekziston më as gëzimi i botimit të një lajmi nga një reporter i ri. Redaksitë nuk kanë filtra dhe reporterëve u kërkohet të mbushin faqe që në ditën e parë të punës. Hierarkia profesionale nuk i ka më hallkat e zinxhirit. Nuk ka më redaktorë që paguhen vetëm si të tillë. Madje shpesh, në gazeta të vogla, të gjithë mbushin faqe, duke e kthyer daljen e gazetës në një sfidë të mbushjes së sipërfaqes dhe jo në një përzgjedhje dhe përcjellje profesionale të lajmeve tek lexuesi. Investimi në burime, në literaturë, në trajnime, udhëtime dhe në gjithçka tjetër që e rrit profesionalisht një gazetar kulture, është diçka e panjohur për ata që drejtojnë median dhe për ata që e financojnë. Kjo mungesë financiare reflektohet në shtrembërimin në pasqyrim. Po të shohësh gazetat e përditshme, ato

të servirin lajme për kulturën në një masë të madhe vetëm brenda Tiranës, sepse reporterët nuk dalin përtej kryeqytetit dhe reporterët e rretheve po pakësohen me shpejtësi, sepse i kanë të pasigurta pagesat. Le të ndalemi brenda rubrikës së kulturës. Shefi i kulturës nuk është gjithmonë gazetari më me përvojë dhe as redaktori më i mirë në sektor, i cili e drejton rubrikën sepse e njeh mirë dhe sepse ka treguar aftësi. Rëndom ai e ka atë pozicion nisur nga lidhjet me pronarin dhe me drejtuesin e medias. Aq e vërtetë është kjo, saqë në një nga redaksitë e njërës prej gazetave më të mëdha në vend, para disa vitesh, një lexues kërkonte shefen e kulturës në telefon, por përmendte emrin e vartëses. Kur shefja i doli në telefon, ai e refuzoi duke i thënë se po kërkonte vartësen, sepse nga perceptimi i tij si lexues, vartësja vlente më shumë dhe ai e kishte ndërtuar hierarkinë sipas shkrimeve të botuara në gazetë dhe jo sipas njohjeve dhe aferave brenda gazetës. Një problem mjaft i madh brenda vetë rubrikave të kulturës mbetet mungesa e profilizimit të gazetarëve. Ka pak gazetarë që dinë të trajtojnë mirë çështjet që lidhen me gjuhën shqipe, me librin, me monumentet, me muzikën, me pikturën, me teatrin, me filmin, me folklorin dhe me gjithçka tjetër që i përket trashëgimisë kulturore. Në termat e gazetarisë profesioniste, një gazetar bëhet thuajse specialist, nëse ai për disa vjet rresht mbulon të njëjtin sektor. Por kjo nuk ndodh në mediat shqiptare. Gjithë mënyra e funksionimit të tyre është kundër rritjes normale të një profesionisti dhe kundër profilizimit të tij. Çfarë bëjnë vetë gazetarët e kulturës për rritjen e tyre profesionale, shpesh u dedikohet lidhjeve me grupet e caktuara të profesionistëve në art dhe kulturë. Por këtu vërehen shpesh devijime nga pikëpamja profesionale. Kur një gazetar kulture sponsorizohet nga një shoqatë kineastësh për të ndjekur një festival filmi, në të cilin marrin pjesë edhe disa nga anëtarët e shoqatës, ai ka konflikt interesi. Nuk mund të shkruajë lirshëm çfarë mendon dhe ndien, sepse është i kushtëzuar nga financimi i kineastëve. Dhe nuk janë të pakta rastet kur gazetarët e kulturës krijojnë miqësi dhe bëhen zëdhënës të grupeve dhe klaneve, vetëm sepse këto grupe dhe klane i financojnë dhe u japin mundësi atyre herë pas here, mundësi të cilat nuk ua jep kurrë redaksia, që e ka për detyrë. Një problem mjaft i madh mbetet orientimi i publikut. Duke mos pasur

gazetarë profesionistë, njëkohësisht duke mos paguar me honorare specialistë të fushave të ndryshme të kulturës dhe letërsisë, redaksitë dëmtojnë publikun. Në gazeta botohen lajme, recensione dhe kritika të cilat nuk janë objektive. Një lexues i zakonshëm nuk do të mund të orientohej dot saktë, nëse ai do t’u referohej vetëm gazetave dhe televizioneve e radiove për të ndjekur se çfarë ndodh në kulturë. Gazetarët e kulturës nuk e kanë si qëllim promovimin e vlerave dhe as të talenteve të reja. Puna e tyre reduktohet shpesh vetëm në mbushjen e faqeve. Prandaj nuk është rastësi që në faqet e shtypit, ose në median elektronike, asnjëherë nuk mund të gjesh shkrime dhe materiale që u paraprijnë zhvillimeve kulturore, ose që lajmërojnë për suksesin e artistëve dhe shkrimtarëve të rinj. Njëkohësisht, e pambuluar mbetet ndjekja e aktivitetit të artistëve shqiptarë jashtë vendit. Zakonisht lajmet kulturore lajmërohen nga vetë të interesuarit dhe gazetari i kulturës shkon me porosi të mbulojë një aktivitet ose një zhvillim dhe jo e kundërta. Nuk është e rastit që shkrimtarët dhe artistët, të cilët kanë më shumë aftësi menaxheriale, gjenden më shumë të pasqyruar në media dhe ata që nuk janë menaxherë të mirë të vetes, thuajse nuk e njohin publicitetin. Një nga problemet që po bie shumë në sy së fundi është transformimi i gazetarit të kulturës në një gazetar të argëtimit, të thashethemeve dhe në njëfarë paparaci të kombinuar. Kanë mbetur vetëm pak gazeta që e kanë ruajtur profilin e tyre të papërzier me tabloidët. Fenomeni i shfaqjes së jetës private të njerëzve të njohur dhe i thashethemeve po merr terren tashmë edhe në televizione. E në këtë transformim edhe gazetarët e kulturës po i shkojnë pas trendit dhe nuk po e krijojnë ata trendin. E mbetur në skajet e vëmendjes dhe të financimit, gazetaria e kulturës tashmë është krejtësisht në dorën e atyre reporterëve dhe gazetarëve, të cilët nuk e shohin këtë profesion si një mundësi tranzit për të shkuar diku tjetër. Gazetaria e kulturës, ashtu si gjithë media dhe shoqëria shqiptare reflekton problemet e kohës dhe nuk është e as mund të shihet e shkëputur nga koha e tashme. Por, sikurse edhe e përmendëm në paragrafin e parë, nëse nuk jemi një shoqëri që investojmë për kulturën dhe për ata që e bëjnë dhe e pasqyrojnë kulturën, atëherë çfarë shoqërie jemi? *Komenti është pjesë e debatit ‘Media për Median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias.


op-ed

2

Blog / Të penduarit e tatuazheve: Nëse më lë, të fshij!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Jeta tjetër e një njeriu jo të zakonshëm

26.06.2014

Promovimi/ Çështja çame, Idrizi: S’ka ligj që mbulon genocidin grek

Thirrjet e dëshpëruara të statusit P

yetja e parë që filluam t’i bëjmë vetes të gjithë pas kalimit të entuziazmit të parë për marrjen e dritës jeshile për statusin kandidat ishte se çfarë përfitojmë ne nga ky status. Kaluan dy ditë dhe gjithçka është si më parë, do kalojnë vite dhe në rast se institucionet tona nuk arrijnë profesionalizmin europian, ne do të mbetemi njësoj. Mos harrojmë se Turqia ka bërë aplikimin për vend anëtar në 1987, i është dhënë statusi kandidat në 1997 dhe është akoma në negociata të gjata që nuk dihen kur do të kurorëzohen me anëtarësim. Ky proces duhet të bëhet i qartë dhe në mënyrë konstante nga çdo analist e çdo politikan për publikun vendas. Përfitimet ekonomike të shumëpritura do të vijnë vetëm atëherë kur ne do të ofrojmë infrastrukturë institucionale të ngjashme me vendet e tjera të rajonit dhe kur ne të bëhemi pak më shumë europianë me njëri-tjetrin. Paraprakisht, pak gjuhë teknike duhet përdorur për të kuptuar që në fakt BE ka dhënë asistencë financiare dhe teknike deri tani për dy fusha të rëndësishme në Shqipëri: së pa-

ri, ndihmë në procesin e tranzicionit duke dhënë asistencë në reformat institucionale dhe së dyti, bashkëpunim me shtetet e tjera të rajonit me projekte ndërkufitare, ku sipas BE-së, vetëm për vitin 2013 ne kemi përfituar 95 milionë euro. Më pas ne mund të përfitojmë asistencë në tri fusha të tjera të zhvillimit rajonal si në transport, mjedis dhe zhvillim ekonomik, në burime njerëzore dhe në të fundit, në zhvillimin rural. Të tre këta komponentë janë të ngjashëm me fondet që përfitohen nga vendet që janë anëtare të BE-së, si fondi i kohezionit, fondi i zhvillimit rajonal etj. Por për përfitimin e këtyre fondeve ne duhet të përmirësojmë shumë herë më shumë kapacitetet tona përthithëse, siç tregoi dhe mungesa e projekteve cilësore gjatë thirrjes së fundit të IPARD like me vlerë 8 milionë euro për sektorin bujqësor. Duke qenë se jemi vendi që i ka të ardhurat për frymë sa 30% e mesatares së BE-së, është padyshim fat gjeografik dhe ndihmë e jashtëzakonshme çdo asistencë që vjen nga BE-ja për ne. Por rruga nuk është e thjeshtë dhe këto instrumente apo

ndihma për vendet që janë akoma jashtë BE-së, do të ndikojnë pak dhe do të shtrihen në vite, e nuk ka asnjë argument që të bën të mendosh se do të ndikojnë direkt dhe pozitivisht në rritjen tonë ekonomike pasi dhe përfitimet nga liberalizimi tregtar Shqipëria po i ndjen që nga viti 2009, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, MSA. Shpresa e madhe është që ne do të përfitojmë transferta parash nga komuniteti europian në formën e fondeve të zhvillimit të rajoneve mbi parimin e solidaritetit. Sipas këtij parimi, BE-ja ndihmon rajonet e varfra të këtij bashkimi shtetesh nëpërmjet konkurrimit dhe aplikimit me projekte cilësore nga shtetet anëtare. Por asgjë nuk është falas dhe e garantuar. Rumania për shembull, anëtare që nga viti 2007 në BE mendonte se do të kishte akses deri në 20 miliardë euro nga fondet e BE-së, por në fakt aftësia e saj për të absorbuar projekte të BE-së ishte vetëm 7.4% e potencialit, më e ulëta në BE, duke bërë që qeveria e atjeshme të masë suksesin e saj politik me sasinë e projekteve që mund të përfitojë nga BE-ja, ndërkohë që

koment

Besart Kadia

Të gjitha këto procese të integrimit publiku ynë do t’i ndjejë me ngadalë dhe nga pak, duke mos patur ndonjë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre të përditshme, pasi në fund të fundit procesi i integrimit do të mbetet një proces i ftohtë, teknik e burokratik...

13

Në qoftë se është art, nuk është për të gjithë dhe, nëse është për të gjithë, nuk është art. -A. Shopenhauer

shqetësimi kryesor mbetet korrupsioni në nivel shtetëror. Të gjitha këto procese të integrimit publiku ynë do t’i ndjejë me ngadalë dhe nga pak, duke mos patur ndonjë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre të përditshme, pasi në fund të fundit procesi i integrimit do të mbetet një proces i ftohtë, teknik e burokratik. Integrimi do të vijë vetëm atëherë kur ne të ndihemi dhe të sillemi si europianë, e këtu dua të theksoj aksidentin e para do ditësh, ku një pasagjer i një makine private lëngonte për jetën e tij dhe thërriste për ndihmë njerëzore dhe hyjnore pranë makinës që digjej me mikun e tij brenda e që regjistrohej në celular nga një qytetar në rrethinat e Tiranës. Mbi 15 minuta as policia, as zjarrfikësit e as qytetarët nuk i afroheshin një shqiptari që i dëshpëruar kërkonte ndihmën e tyre. Këto pamje jo europiane u transmetuan nga mediat televizive dhe ishte një ndjesi zbrazëse kur asnjë autoritet politik, fetar e intelektual nuk e përmendi dështimin e plotë të një shoqërie që sot është kandidate për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

Perëndimi në “gjendjen” e tij më të keqe

J

a Perëndimi, në gjendjen e tij më të keqe dhe të pasigurt: Administrata Obama po shmang çdolloj angazhimi ushtarak për të luftuar kundër luftëtarëve islamikë dhe për t’i penguar që ta shndërrojnë Irakun në një shtet terrorist. Dhe tre aleatët e saj më të ngushtë në Europë, po thonë pak a shumë, se dobësia e administratës Obama në Siri është origjina e problemit dhe që çdolloj angazhimi ushtarak duhet të jetë një detyrë e SHBA. Tingëllon e fortë? Na duhet pak realitet këtu, ju lutem. Britania dhe Gjermania kanë përjashtuar çdolloj angazhimi ushtarak nga ana e tyre, ndërkohë që Franca, pasi e bëri të qartë se nuk dëshiron të jetë pjesë e luftës kundër ISIS, tha se as nuk ia kanë kërkuar. Është një mungesë koherence që e kemi parë tashmë. Në të njëjtën kohë, Volker Kauder, lideri në Parlament i kristian-demokratëve gjermanë të Angela Merkelit, u tha gazetarëve javën që kaloi: “Amerikanët, përmes angazhimit të tyre disavjeçar në Irak, praktikisht kanë marrë një përgjegjësi speciale për atë vend”. SHBA, vazhdoi ai, “duhet të mendojnë një rindërhyrje ushtarake”. Dhe shtoi: “Është detyrë e amerikanëve të kujdesen për sigurinë në Irak”. Merkel as nuk e mo-

koment John Vinocur

ri mundimin ta kundërshtojë. Ajo tha: “Sigurisht që amerikanët kanë një përgjegjësi të veçantë në Irak”. Deutsche Presse-Agentur, që raportoi deklaratat e saj dhe që kurrë nuk ia keqinterpreton, shtoi se “ajo i sheh SHBA, mbi gjithë të tjerët, të detyruar të ndalin islamikët dhe përparimin e tyre në Irak”. Në mënyrë disi më brutale, francezët ia hedhin në prehër Obamës të gjithë përgjegjësinë për shpërthimin në Irak. Le Monde shkruante të shtunën se diplomatët francezë përmendin shpesh si një hap fatal, vendimin e Obamës për të sprapsur sulmet ajrorë kundër regjimit të Assadit në Siri, në gusht të vitit që kaloi. Një aksion ku do të merrnin pjesë edhe francezët. Dy deklarata të zyrtarëve amerikanë javën që kaloi i inatosën edhe më keq aleatët dhe ashpërsuan këndvështrimin e tyre ndaj hezitimit të administratës Obama për të përdorur superioritetin e madh ushtarak kundër luftëtarëve të ISIS.

Njëra ishte deklarata e Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, i cili u tha gazetarëve se situata në Irak “nuk është pikësëpari një sfidë ushtarake”. Një tjetër frazë, që erdhi nga zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Caitlin Hayden, linte të kuptohej që Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron dërgimin e 300 këshilltarëve ushtarakë në Irak, si “përdorim të forcës ushtarake”. Pyeta një zyrtar të lartë europian të sigurisë se si e kupton ai këtë gjuhë. Duke folur në kushtet e anonimatit, ai më tha se në lidhje me Irakun, një formulim më i mirë do të ishte të thuhej që kjo sfidë “nuk ka të bëjë vetëm me strategjinë ushtarake”. Në lidhje me formulimin ligjor që Shtëpia e Bardhë i bën dërgimit të 300 këshilltarëve ushtarakë në Irak, ai qeshi dhe tha se i kujtonte një këmbëngulje të mëhershme të një presidenti: “Unë nuk kam bërë seks me atë grua”. Paralelisht, javën që kaloi dolën në pah edhe dy elementë të tjerë që tregojnë kotësinë e Perëndimit në këtë situatë – dobësinë e SHBA, pakënaqësinë e europianëve me të dhe paaftësinë e Europës, apo frikën që të bëjë ndonjë gjë vetë. Zyrtari i lartë europian më tha se javën që kaloi i kishin ardhur të dhëna specifike, që po bëhej gati një

ndërhyrje amerikane në Irak dhe se do të ishte e shpejtë. Pas një takimi të zyrtarëve të sigurisë kombëtare të SHBA me Presidentin Obama në fund të asaj dite, “ndodhi tërheqja”. Me sa duket, kontrollin nuk e ka një dorë e vendosur. Në mesin e gjithë kësaj, është edhe kotësia ironike e faktit që Europa është thellësisht e shqetësuar se hapësira mes Irakut dhe Sirisë që kontrollohet nga ISIS po shndërrohet në terren stërvitor për islamikë me nënshtetësi europiane, që do të riktheheshin në shtëpi pasi të fitonin eksperiencë në fushëbetejë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha se një rrezik që më parë ka qenë “abstrakt”, tashmë është bërë “konkret dhe vdekjeprurës”. Kryeministri britanik, David Cameron e quan evolucionin e ISIS “rrezikun më të madh ndaj sigurisë së Britanisë sot”. Dhe Pierre Lellouche, i komisionit të marrëdhënieve me jashtë në parlamentin francez, e përshkruan një shtet islamik jashtë kontrolli si një “rrezik vdekjeprurës për ne”. Por është e vështirë të imagjinosh një ushtri irakiane, qoftë edhe me mbështetjen e një qeverie më të bashkuar, që të eliminojë e vetme këtë rrezik. Gjë që ngre problemin, në mungesë të gatishmërisë së Eu-

ropës, nëse administrata Obama është apo jo e gatshme të bëjë një ujdi me Iranin për ta shmangur. Camille Grand, drejtor i Fondacionit për Studime Strategjike me qendër në Paris, ka shkruar se për shkak të një bindjeje në vende si Rusia dhe Irani se Amerika është e dobët, Obama duhet që të demonstrojë tani vendosmëri “për të rivendosur kredibilitetin e humbur”. Pasi u kthye nga një seri takimesh joformalë në Teheran javën që kaloi, Grand më tha: “Në këtë pikë, iranianët mendojnë që i kanë të gjithë kartat dhe që po e fitojnë lojën. Ne duhet t’u tregojmë që e kanë gabim në çështjen e armëve bërthamore”. Atëherë, çfarë ka mbetur për të trembur mullahët? Amerikanët kanë treguar vetëm një prirje të lëkundur për të demonstruar forcën. Dhe me veprimet e zbehtë të javës që kaloi në Irak, popujt në Perëndim kanë më shumë arsye të supozojnë se po zvogëlohen shumë shanset që administrata Obama të bëjë gjëra të mëdha kundër terroristëve brutalë pranë portave të Bagdadit, apo varietetit bërthamor përtej kufirit me Iranin. *Vinocur ka qenë Drejtor Ekzekutiv i International Financial Times. Komenti është sjellë në shqip nga bota.al


14

kulturë

debati

"Mendoj se kjo akademi duhet të kishte bërë palë edhe institucione të tjera shkencore për organizimin e këtij aktiviteti. Por filozofia e kësaj akademie gjithmonë ka qenë e mbyllur dhe përzgjedhëse"

Historianët “e djathtë”:

Akademia na përjashtoi nga Konferenca e Nolit Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë dhe Valentina Duka, e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, shprehen se në konferencë nuk u ftuan historianët e mendimit ndryshe Përse mungoi debati, mendimi ndryshe në Konferencën Shkencore organizuar një ditë më parë nga Akademia e Shkencave me rastin e 90-vjetorit të Revolucionit të Qershorit dhe Qeverisë Fan Noli. E bojkotuan apo u përjashtuan historianët “e djathtë”, ata që kanë një qasje tjetër ndaj lëvizjes së qershorit të vitit 1924 ? Akademik Beqir Meta, drejtori i Institutit të Historisë, shprehet se prej kohësh Akademia e Shkencave është izoluar dhe ia ka mbyllur dyert debatit. Teksa vlerëson mbajtjen e kësaj konference, Meta shprehet se pjesë e saj duhej të ishin ata historianë që e kanë studiuar këtë periudhë, pavarësisht pikëpamjeve shkencore të ndryshme që kanë për këtë ngjarje. Drejtori i Institutit të Historisë shprehet se pikërisht këta historianë, ku ai përfshin dhe veten, janë përjashtuar qëllimisht, duke mos u ftuar nga Akademia e Shkencave që

të jenë pjesëmarrës aktivë me kumtesat e tyre në këtë aktivitet. “Ne u ftuam thjesht për të marrë pjesë si dëgjues. Është tjetër gjë të ftohesh për të mbajtur një referat dhe tjetër të të ftojnë si pjesëmarrës vetëm për të dëgjuar. Unë mendoj se në një konferencë shkencore duhen thirrur për të referuar profesionistë, pavarësisht pikëpamjeve shkencore që ata kanë rreth çështjeve të ndryshme të historisë. Ky është koncepti im për konferencat që organizohen nga çfarëdo institucion shkencor. Në një konferencë duhet të ballafaqohen pikëpamjet. Akademia e Shkencës e organizoi konferencën me një rreth të ngushtë referuesish, në mënyrë që të mos kishte përplasje mendimesh dhe idesh. Unë personalisht, edhe pse jam anëtar i kësaj Akademie, jam përjashtuar nga disa aktivitete që ajo ka organizuar pikërisht për shkak të pikëpamjeve shkencore të ndryshme që kam për çështje të historisë. Unë mendoj se Akademia e Shkencave

ose çdo institucion tjetër shkencor duhet të jenë të hapur dhe të ftojnë të bëhen pjesë e diskutimeve mbi historinë studiues të mirëfilltë të fushës, që kanë kontribute, që shfaqin pikëpamje nga më të ndryshme dhe jo t’i përjashtojnë, duke organizuar konferenca të cilat që në nisje bëjnë një seleksionim pikëpamjesh”. Meta sheh si rrugën më të shëndetshme për shkencën e historisë ballafaqimin e mendimeve, dhe jo përjashtimin. Valentina Duka, pedagoge në Departamentin e Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, thotë se Konferenca Shkencore organizuar me rastin e 90-vjetorit të Revolucionit të Qershorit dhe Qeverisë Fan Noli ishte që në fillesë përjashtuese. “Departamenti i Historisë, ashtu si dhe Instituti i Historisë, nëse do të ishin ftuar nga Akademia e Shkencave mund të ishin pjesë aktive e kësaj konference që me organizimin e saj dhe me kum-

tesa në këtë aktivitet. Mendoj se kjo akademi duhet të kishte bërë palë edhe institucione të tjera shkencore për organizimin e këtij aktiviteti. Por filozofia e kësaj akademie gjithmonë ka qenë e mbyllur dhe përzgjedhëse. Ne u ftuam thjesht si pjesëmarrës në këtë aktivitet dhe jo për të referuar. Ne u bojkotuam nga Akademia për të qenë interaktivë me kumtesat tona. Në këtë konferencë mungoi pjesa më e madhe e historianëve që e kanë studiuar dhe merren me periudhën historike për të cilën u mbajt ajo konferencë. Unë nuk i shoh historianët që kanë qasje tjetër ndaj Revolucionit të Qershorit si armiqtë tanë. Unë i shoh si historianë që kanë mendim tjetër nga unë apo historianë të tjerë për atë ngjarje. Nuk mendoj se ajo lëvizje, ashtu si dhe Noli, kanë nevojë të glorifikohen në një kohë që ne sot i kemi të gjitha mundësitë që t’i interpretojmë ngjarjet ashtu siç kanë ndodhur”. A.Tuci

Nga Moska dhuratë, portreti i shkrimtarit Sterjo Spasse Fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve i është shtuar dje piktura me titull “Albanian writer Sterjo Spasse”, e autores ruse Raisa Nikolaevna Zelinskaya Plate. Portreti i shkrimtarit është realizuar në vitin 1959, në teknikën vaj në kanavacë, me përmasa 81x66 cm. Ai i është dhuruar dje Galerisë Kombëtare të Arteve nga i biri i piktores, Felix Plate. Procedura e dhurimit dhe kostot e saj u mundësuan nga ambasadori i Shqipërisë në Republikën Federale Ruse, Sokol Gjoka, ndërsa akti i dhurimit u krye në GKA midis drejtorit Artan Shabani dhe diplomatit Shkëlzen Logu, përfaqësues i ambasadës sonë në Rusi. Drejtori

Shabani e cilësoi një vlerë të shtuar të koleksionit të GKA-së këtë vepër, si dhe vlerësoi gjestin dhe vullnetin e familjarëve të artistes, të cilët e ruajtën dhe ia dorëzuan Galerisë Kombëtare. Ai theksoi faktin se ky dhurim përkon edhe me 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Sterjo Spasse. Siç u shpreh përfaqësuesi i ambasadës shqiptare në Rusi, Shkëlzen Logu, ky është një portret i realizuar gjatë vizitës së fundit të shkrimtarit Sterjo Spasse në Moskë, ku ka takuar edhe miken dhe kolegen e tij të fakultetit, piktoren Raisa Nikolaevna Zelinskaya Plate. Piktura do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit në GKA.

Drejtori Shabani e cilësoi një vlerë të shtuar të koleksionit të GKA-së këtë vepër, si dhe vlerësoi gjestin dhe vullnetin e familjarëve të artistes, të cilët e ruajtën dhe ia dorëzuan Galerisë Kombëtare...

aktiviteti

“Një hap më pranë BE-së”, konkurs dhe ekspozitë pllakatesh Me rastin e marrjes së vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian mbi dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, Qendra e Informimit e BE-së (EUIC) shpall një konkurs pllakatesh (posterash) me temë: “Një hap më pranë BE-së”. Pavarësisht temës, “Një hap më pranë BE-së” dhe interpretimit personal që konkurruesit mund të kenë për pllakatin, organizatorët shprehen se tema është thjesht orientim dhe se çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e konkursit është i lirë të shprehë krijimtarinë dhe origjinalitetin e vet. “Përfytyrimet vetjake rreth statusit të Shqipërisë si vend kandidat mund të shprehen në çdo formë të kreativitetit pamor, me përjashtim të punëve që nxisin dhunë, mosrespektim të të drejtave të njeriut, kaos publik e anarki. Punët duhet të reflektojnë prirjet moderne të artit të pllakateve, pa frenuar kreativitetin artistik”, - shkruhet në njoftimin për shtyp. Konkursi është i hapur për të gjithë artistët pamorë profesionistë dhe amatorë, studentë të arteve pamore, piktorë e grafistë etj., me kushtëzimin që t’i përkasin grupmoshës 18-25 vjeç. Për të qenë sa më transparentë, organizatorët do të publikojnë në faqen e tyre në Facebook të gjitha punët pjesëmarrëse në konkurs, për t’i dhënë mundësi publikut që të votojë për atë që mendon se i përgjigjet më mirë temës. Në fund, një juri profesioniste do të përzgjedhë dy pllakatet më të mira nga 20 pllakatet më të votuara në Facebook, të cilat do të marrin dy çmime monetare. Çmimi i parë do të shpërblehet me 700 euro, ndërsa çmimi i dytë do të përfitojë 300 euro.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

15

Dokumentari J

eta dhe vepra e tij kishin mbetur pa kurrfarë pikëtakimi në sytë e publikut deri kur gazetarja Rudina Xhunga vendosi t’i bëjë bashkë, sepse siç dhe thotë Xhunga, ai është një figurë e pazakontë dhe e patreguar. Askush nuk kish treguar më parë për Qosjen, djalosh, bashkëshort, baba, gjysh, mik, koleg. Ndoshta dhe sepse kjo ishte zgjedhja e vetë akademikut deri kur takoi dhe u njoh me gazetaren Rudina Xhunga, së cilës i besoi të rrëfente jetën tjetër, atë të panjohurën për sytë e publikut të akademikut Rexhep Qosja. Dokumentari “Rexhep Qosja, Rilindësi i kohës sonë”, me kast u shfaq mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, në 78-vjetorin e lindjes së tij. Ai ishte aty për herë të parë për të festuar në Tiranë ditëlindjen e tij të 78-të. “Sot i kam mbushur 78 vjet. 78 vjet janë shumë për t’u numëruar e lëre më për t’u jetuar: për t’u jetuar nga një i lindur në Bjeshkët e Nemuna e i rritur në Rrafshin e Kosovës. 78 vjet, për shkak se janë aq shumë, pashmangshëm më kanë sjellë shumë përjetime, shumë mendime e shumë ndjenja në jetë të gjithfarëllojshme. Gjatë këtyre 78 vjetëve më ka takuar të përjetoj një luftë botërore, Luftën e Dytë Botërore; rënien e një rendi politik e shoqëror, që i thonë komunist dhe ngritjen e një rendi tjetër politik e shoqëror dhe kushtetutar e juridik, që i thonë demokratik; shkatërrimin e një shteti federativ që i thoshin Jugosllavi dhe krijimin prej tij të shtatë shteteve të reja kombëtare. Në fillimet e pleqërisë më ka takuar të përjetoj edhe një luftë: luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit të Serbisë, ndërhyrjen në këtë luftë të forcave të NATO-s, dhe krijimin e shtetit ku jetoj, të shtetit të Kosovës, të cilit i kam dhuruar shumë përkushtim mendor dhe ndjenjor, sidomos para se të krijohej. Të gjitha këto ngjarje, të quajtura historike, i kanë lëvizur fort mendimet dhe ndjenjat e mia: i kanë lëvizur duke i bërë kur të gëzuara e kur të dëshpëruara. Mendimet dhe ndjenjat e mia tani po i lëvizin shumë dhe në vazhdimësi sjelljet, veprimet, të bërat, dhe mendimet kurrë më të ballafaquara të bashkëkohësve. Mendimet dhe ndjenjat e mia, tani, më së shpeshti e më së shumti, ndërkaq, po i zgjojnë sjelljet, veprimet, të bërat e një numri të dukshëm të njerëzve të pushtetshëm, në njërën anë, kurse heshtja, pajtimi, kur e kur edhe me pabarazinë e dinjiteteve, i një pjese të madhe të njerëzve të papushtetshëm. Të gjitha këto përjetime, të kundërta e të shpeshta, kanë bërë që, më në fund, të mos më dëshpërojnë më të këqijat. Dhe të mos më gëzojnë më të mirat. Nuk do të isha i sinqertë ndaj jush sikur të mos e pranoja se nderimi e kjo domethënë e mira që po më bëhet sot me dokumentarin në fjalë dhe me praninë tuaj në përurimin e tij këtu, në këtë sallë të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë, ma ka shuar atë pandjeshmëri të panatyrshme ndaj së mirës dhe së keqes dhe më ka gëzuar shumë.” Ky dokumentar është dhurata që Shqipëria i bën akademikut një dhuratë, që siç thotë e ka gëzuar shumë. “Më ka gëzuar shumë sepse po më nderon Shqipëria. Dhe, ky nderim, nuk është nderimi i parë, sado mund të jetë

Rexhep Qosja me bashkeshorten

Jeta tjetër e një njeriu jo të zakonshëm Për herë të parë në Tiranë, Rexhep Qosja feston dje 78-vjetorin e lindjes. Gazetarja Rudina Xhunga në këtë ditë shfaqi premierën e dokumentarit dedikuar akademikut, me titull “Rexhep Qosja, Rilindësi i kohës sonë” i fundit, që po më bëhet prej Shqipërisë, prej Shqipërisë, që sot po rilind në pikëpamje politike, ekonomike, arsimore, kulturore, juridike dhe etike, duke frymëzuar, madje, edhe ndjenjat me rëndësi historike të qytetarëve të saj dhe të shqiptarëve në përgjithësi, që të jenë çka ishin ftuar të jenë në kohën e Rilindjes sonë të madhe kombëtare të Pashko Vasës, të Jani Vretos e të Naim Frashërit: që të jenë të gjithë njëkohësisht edhe katolikë, edhe ortodoksë edhe myslimanë.” Në rrugëtimin e 78-viteve të Qosjes, gazetarja Rudina Xhunga ka ftuar dhe të tjerë udhëtarë. Secili tregon në dokumentar Qosjen që ka njohur. “Njohja ime me Rexhep Qosjen është shumë e hershme, i përket kohës së një periudhe të ndaluar. Kur në atë kohë, unë isha në Liceun Artistik, dhe përpiqeshim që të hapnim sa të mundnim dritaren krejtësisht të mbyllur të passhtëpisë, sepse dritarja e hapur në katër kanet e shtëpisë ishte dritarja e propagandës së përditshme dhe në atë

kohë më ra në dorë libri ‘Anatomia e Kulturës’, shkruar nga Rexhep Qosja. Libër i ardhur në Bibliotekën Kombëtare, por që kishte një qarkullim shumë të kufizuar dhe nuk ishte një libër i konsumit të përgjithshëm; e kam lexuar disa herë atë libër sepse në atë kohë tingëllonte si diçka absolutisht tjetër nga daullet e estetikës dhe të kohës, dhe prej atij momenti e kam admiruar Rexhep Qosjen për faktin se solli një gjë të re në jetën time”. Ky qe takimi i parë i kryeministrit Rama me akademikun që tutje këtij shfletimi të parë gjithmonë e ka admiruar. “Për më tutje, sigurisht që e kam admiruar gjithmonë për një sens shumë të qartë të lidhjes së atyre që thotë me atyre që mendon, edhe pavarësisht se dikush mund të jetë dakord, dikush mund mos të jetë dakord, por ka një lidhje shumë të qartë gjithmonë te Rexhep Qosja midis asaj që thotë dhe asaj që mendon dhe atë që mendon e thotë në një mënyrë shumë të respektueshme për nga forca, dhe për nga mënyra sesi

“Sot i kam mbushur 78 vjet. 78 vjet janë shumë për t’u numëruar e lëre më për t’u jetuar: për t’u jetuar nga një i lindur në Bjeshkët e Nemuna e i rritur në Rrafshin e Kosovës. 78 vjet, për shkak se janë aq shumë, pashmangshëm më kanë sjellë shumë përjetime, shumë mendime e shumë ndjenja në jetë të gjithfarëllojshme

e gdhend fjalën shqipe, ndër të rrallët, pa llogaritur faktin se përveçse një kontributor i shqipes si lëvrues sqimatar i saj, është dhe një nga mbajtësit në këmbë dhe mbështetësit megjithë zemër të gjuhës që kemi, një gjuhë e kërcënuar sot nga gjysmë injorantë e gjysmë të ditur, që nuk arrijnë dot të gjejnë paqe me gjysmën e tyre dhe kërkojnë të përgjysmojnë përsëri gjuhën tonë, që është një bashkim dy gjysmash të pandashme më, shpresoj, dhe që parathotë atë që për Rexhep Qosjen ka qenë gjithmonë një obsesion, bashkimin kombëtar.” Për ideatoren dhe realizuesen e këtij dokumentari, gazetaren Rudina Xhunga, është kënaqësi të shohë kaq shumë njerëz që e duan profesor Rexhep Qosjen, që e lexojnë, që e admirojnë, që e besojnë, që i referohen e që orientohen prej tij. “Në emrin tuaj dhe shumë të tjerëve, unë realizova këtë dokumentar. Që profesori të mund të fliste një herë të vetme për vete”. Për Rudina Xhungën, 78 vitet e Rexhep Qosjes janë vitet e një njeriu që është moshuar kaq fisshëm.


16 26.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Promovimi

U promovua dje libri më i ri i botimeve UET-Press, “Epiri i Jugut, Çamëria”, një kontribut i përbashkët i një grupi studiuesish të mirënjohur si Romeo Gurakuqi, Sami Repishti, Ferit Duka, Ledia Dushku, Ksenofon Krisafi, Fatmira Rama, Selman Sheme dhe Mentor Nazarko. I pranishëm në ceremoni ishte kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili u shpreh se libra të tillë ndihmojnë në daljen në dritë të së vërtetës për çështjen çame të manipuluar nga grekët

Çështja çame, Idrizi: S’ka ligj që mbulon genocidin grek Ky libër tregon se genocidi mbi çamët u përpoq të mbulohej me ligje që shkojnë kundër ndërgjegjes europiane. S’ka ligj që të mbulojë genocidin dhe ne sot kemi një armë më shumë në luftën tonë për të vërtetën. Ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet ligjore që e vërteta të fitojë

D

je në mesditë, në Universitetin Europian të Tiranës u zhvillua ceremonia e promovimit të librit “Epiri i Jugut, Çamëria”, një kontribut i përbashkët i një grupi studiuesish të mirënjohur si Romeo Gurakuqi, Sami Repishti, Ferit Duka, Ledia Dushku, Ksenofon Krisafi, Fatmira Rama, Selman Sheme dhe Mentor Nazarko. Krahas autorëve dhe shumë figurave të njohura të jetës publike ishin të pranishëm edhe kryetari Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili ka shkruar edhe parathënien e librit, kreu i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, si dhe shumë personalitete të komunitetit çam. Në fjalën hapëse të ceremonisë, rektori i UET-it, Tonin Gjuraj vlerësoi veprën si një kontribut të rëndësishëm në çuarjen më tej të çështjes çame si një çështje e të drejtave të njeriut dhe që meriton të trajtohet me vëmendje. Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi faktin se vepra të tilla akademike ndihmojnë në ndriçimin e së vërtetës historike, e cila sipas tij është manipuluar ndër vite nga grekët. “Grekët kanë pasur shtet më herët se ne dhe universitete shumë më herët se ne. Ata kanë ditur ta manipulojnë të vërtetën rreth komunitetit tonë duke punuar me standarde pseudoshkencore. Sot ne nuk jemi më të dobët. E vërteta vonon, por nuk mënon, themi ne, dhe më duket se nuk ka komb tjetër që ta ketë një thënie të tillë. Kështu ka ndodhur edhe me popullin e Kosovës, por “e vërteta” serbe

përfundoi në koshin e historisë. Ky libër tregon se genocidi mbi çamët u përpoq të mbulohej me ligje që shkojnë kundër ndërgjegjes europiane. S’ka ligj që të mbulojë genocidin dhe ne sot kemi një armë më shumë në luftën tonë për të vërtetën. Ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet ligjore që e vërteta të fitojë”,- u shpreh Idrizi , ndërsa vijoi se përpjekja e tyre është të konfirmojnë të vërtetën me kompetencë akademike. “Së pari, ne rikonfirmojmë nëpërmjet të vërtetës shkencore të pohuar me kompetencë akademike, se ajo që ndodhi me komunitetin tonë ishte genocid i vërtetë. Ishte i planifikuar; goditi esencën e tij kombëtare, goditi kokën, krerët e komunitetit, goditi ekonominë, kulturën, traditën, fenë dhe pronën. Pastaj tentoi të zhdukte ekzistencën e komunitetit tonë të pavdekshëm. Kjo e vërtetë shkencore sot është mbështetja më e mirë për dëshmitë e të mbijetuarve. Por kjo e vërtetë s’duhet të mbetet e jona. Ajo duhet të hyjë në cirkuitin universal të mendimit akademik. Duhet të bëhet pronë e universiteteve botërore, e historisë së Europës. Për këtë, ajo duhet të gjejë kanalet e duhura, të përkthehet, të kumtohet në forumet e duhura”. Profesor Romeo Gurakuqi, si drejtues shkencor i projektit dhe një prej autorëve të librit, tha se ky botim është një përpjekje për njohjen e së vërtetës historike, por që njëkohësisht i shërben edhe së ardhmes. E ardhmja, sipas tij fillon nga respektimi i të drejtave civile të popullsisë, e cila u nxor padrejtësisht nga vatrat dhe pronat e saj kudo në Epir. “Libri është i zhveshur nga nacionalizmat dhe përshkohet nga ideja që e vërteta duhet të shihet në sy dhe gabimet e së shkuarës duhet të korrigjohen. Ky mësim vlen për të dyja kombet tona. Respektimi i lirive civile, kulturore dhe nacionale për të dyja vendet tona, mbetet guri i provës në përqasjet respektive europianizuese. Libri është një përpjekje e konceptuar për t’i shërbyer të vërtetës

Së pari, ne rikonfirmojmë nëpërmjet të vërtetës shkencore të pohuar me kompetencë akademike, se ajo që ndodhi me komunitetin tonë, ishte genocid i vërtetë. Ishte i planifikuar; goditi esencën e tij kombëtare; goditi kokën, krerët e komunitetit; goditi ekonominë, kulturën, traditën, fenë dhe pronën.

për dy popuj europianë, në mënyrë që nesër t’i shërbejë më së miri të ardhmes së tyre”,- u shpreh Gurakuqi. “Epiri i Jugut, Çamëria” u realizua falë punës së Institutit të Historisë Bashkëkohore, pjesë e Universitetit Europian të Tiranës, në bashkëpunimin me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe Qendrën UET. Libri është një përmbledhje studimesh kushtuar Epirit të Jugut dhe Çamërisë, dhe synon t’i ofrohet komunitetit shkencor dhe joshkencor brenda dhe jashtë vendit. Sipas autorëve, nxitja e debatit shkencor mbi çështjen e Epirit të Jugut dhe Çamërisë është, ndër të tjera, përgjegjësi e klasës së studiuesve shqiptarë, si një hap i parë që prodhon dije teorike dhe shkencore. Debati publik që synon të promovojë kjo përmbledhje e studimeve

mbi këtë subjekt, gjeneron pikëpamje shkencore që çojnë përpara përgjegjësitë për të prodhuar dritare të reja të politikave dhe orientuar vëmendjen e komunitetit drejt çështjeve me rëndësi historike. Nga ana tjetër, ky botim synon të zhvillojë dijet teorike të studentëve të historisë, drejtësisë, antropologjisë, gjeografisë humane, gazetarisë, politologjisë mbi marrëdhënien komplekse mes Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër historik e deri në ditët e sotme, lidhur me çështje të përbashkëta siç është çështja çame. Në fund të ceremonisë, përfaqësues të shoqatës “Çamëria” u dorëzuan autorëve të librit pllakate mirënjohjeje me hartën e Çamërisë, si dhe kolanën e veprave të rilindasit të shquar, Hasan Tahsini.

Romeo Gurakuqi: Botimi, një përpjekje për njohjen e së vërtetës Botimi është një përpjekje e rëndësishme për njohjen e së vërtetës historike të periudhës moderne dhe bashkëkohore të krahinës, ku blloku kompakt etnik shqiptar takohet me bllokun kompakt etnik grek. Është një përpjekje për të njohur historinë e daljes së dy kombeve tona në këtë pjesë territori, nga robëria osmane drejt lirisë, shtetformimit, një dalje kjo e vështirë dhe e mundimshme, e ndërlikuar nga vetë kastat drejtuese të ballkanikëve. Botimi është një përpjekje e konceptuar për t’i shërbyer njohjes të së vërtetës, për dy popuj europianë, në mënyrë që nesër t’u shërbehet ndryshe dhe më mirë të ardhmes së tyre dhe brezave që do të vijnë. Pavarësisht ndonjë përshtypjeje paraprake emërtuese, libri në tërësi, mendojmë se është ndërtuar i zhveshur nga paragjykimet nacio-

naliste dhe përshkohet nga ideja që e vërteta duhet të shikohet në sy dhe gabimet e së shkuarës do të duhet të korrigjohen. Ky mësim vlen për të dyja kombet tona dhe për atë pjesë të shoqërive tona që kanë ushtruar dhunë ndaj fqinjëve respektivë. Respektimi i lirive civile, kulturore dhe nacionale për dyja vendet tona, mbeten gurët më të rëndësishëm të provës në proceset respektive europianizuese dhe dy vendet tona kanë shumë për të bërë në këtë drejtim. Respektimi i të drejtave të njeriut, njohja dhe korrigjimi në masën më të mirë të mundshme të dëmeve të shkaktuara nga historia e trazuar, nga koha e adoleshencës dhe e rritjes së kombeve tona në modernitetin e parë, janë akte dhe fakte që nuk mund të parashkruhen asnjëherë. Korrigjimi dhe plotësimi në nivelin e standardeve bashkëkohore i

lirive civile, të drejtave të pronësisë, është një obligim i përhershëm i klasave politike në bashkëkohësi, i dy republikave tona demokratike. Posaçërisht, njohja e të drejtave të popullsisë së Çamërisë, familjeve shqiptare që u nxorën dhunshëm nga vatrat familjare dhe nga pronat e tyre, është një obligim normal i Republikës Demokratike të Greqisë, veçanërisht në këto ditë të rëndësishme euro-

pianizuese edhe për shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, anëtarët e nderuar të Parlamentit shqiptar, që janë përfaqësues të popullsisë me origjinë nga Epiri i Jugut, të angazhuar me aq seriozitet në mbrojtjen e të drejtave të patjetërsueshëm të popullsisë së nacionalitetit shqiptar me shtetësi fillestare greke, janë të thirrur nga ndërgjegjja e politikanit europian dhe liberal, njëkohësisht nga koha e re e shekullit XXI të shtetit shqiptar, të japin kontributin e tyre të mëtejshëm në një veprimtari shumëplanëshe: në liberalizmin e mëtejshëm të sistemit politik shqiptar, në rritjen e shkallës së përgjegjshmërisë së institucioneve pozitare dhe opozitare, në gjithëpërfshirjen e segmenteve përbërës të shtetasve shqiptarë, përfshirë edhe minoritarët e nacionalitetit grek dhe në krijimin e qe-

verisjeve të balancuara, krahinarisht, kulturalisht dhe ndaljen e çdo përpjekjeje për persekutime të heshtura. Kjo sjellje është imperativ sot, pas vendimit të 24 qershorit, më shumë se kurrë. Përforcimi i frymës së bashkëpunimit, të lirisë dhe parimeve të së drejtës në përgjithësi, në mes të dy vendeve tona, mbeten prirje politike ende të paplotësuara dhe të pakryera në masën e vet ligjore dhe në trajtën e vet më të përshtatshme. Ndërkohë përmbajtja në linjat europianizuese të veprimit politik partiak, mbetet përherë një obligim i partive politike demokratike të një vendi që synon një proces integrues europian të njëmendtë dhe raporte miqësore e vëllazërore me kombet fqinje në bashkëkohësi. Mbështetur mbi këtë filozofi ne kemi ndërtuar një libër për të djeshmen për t’i shërbyer së ardhmes.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori

26.06.2014

17

Zvicra vishet kuq e zi, Shaqiri triplet dhe kualifikim Xherdan Shaqiri u shndërrua në një hero për zvicerianët mbrëmien e djeshme, pasi me tripletën e shënuar ndaj Hondurasit i dha kualifikimin skuadrës së drejtuar nga Hotmar Hicfeld. Ndeshja e vlefshme për turin e tretë të grupit “E” përfundoi me rezultatin 3-0 për europianët. Të tri golat u shënuan nga lojtari me origjinë shqiptare, që luan për Bayern e Mynich. Shaqiri është i katërti shqiptar që shënon në botërorin e Brazilit, pas Dzemailit, Xhakës dhe Admir Mehemtit. Valon Behrami është i vetmi shqiptar i cili nuk ka shënuar tek zvicra. Me këto tri gola,

Shaqiri ngjitet në vendin e tretë në tabelën e golashënuesve të Brazil 2014, sëbashku me dyshen Hollandeze, Robben dhe Van Persie. Tashmë Zvicra do të ndeshet me Argjentinën. Ndërsa Franca që barazoi me rezultatin 0-0 me Ekuadorin do të ndeshet me Nigerinë. Në përfundim të takimit, Shaqiri u shpreh i lumtur për tripletën që ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohej. “Jam i lumtur që i ndihmova skuadrën time të kualifikohej. Më shumë se golat rëndësi ka performance e grupit. Tani kemi argjentinën. Duhet të gjejmë mënyrën për të ndaluar Messin”-, theksoi Shaqiri.

shkurt

“Stuhia e kafshimeve” godet Suarez Uruguajani, i cili nuk e ka për herë të parë një gjest të tillë, rrezikon të ndëshkohet për një periudhë 2-vjeçare nga FIFA, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet me skuadrën me të cilën aktivizohet. Arbi Fortuzi

M

und t’i kushtojë rëndë sulmuesit uruguajan, Luiz Suarez, kafshimi i shpatullës së Chiellinit gjatë sfidës mes Italisë dhe Uruguait. Suarez, i cili nuk e ka për herë të parë një gjest të tillë, rrezikon të ndëshkohet për një periudhë 2-vjeçare nga FIFA, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet me skuadrën me të cilën aktivizohet. Sulmuesi uruguajan edhe pse pa top, u përplas me mbrojtësin italian, Giorgio Chellini. Pamjet filmike tregojnë që lojtari i Liverpulit ka ngulur dhëmbët mbi shpatullën e kundërshtarit gjatë momentit të përplasjes. FIFA ka deklaruar se po investigon për incidentin dhe se sulmuesi uruguajan rrezikon të ndëshkohet për një kohë të gjatë në qoftë se shpallet faj-

tor. “Ne jemi duke pritur për raportin zyrtar të ndeshjes dhe do të grumbullojmë të gjithë elementët e nevojshëm për ta vlerësuar këtë çështje”, - është shprehur një zëdhënës i FIFA-s për Press Association Sport. Kodi disiplinor i FIFA-s parashikon një dënim maksimal prej 24 ndeshjesh dhe një përjashtim për një periudhë dyvjeçare, por pavarësisht kësaj, ndëshkimi më i gjatë në historinë e Kupës së Botës është marrë ndaj italianit Mauro Tassoti, i cili theu me bërryl hundën e spanjollit Luis Enrique në 1994 (8 ndeshje). Zëvendëspresidenti i FIFAs, Jim Boyce është shprehur se është mjaft i shqetësuar në lidhje me veprimet e Suarez. “Nuk ka dyshim se Suarez është një lojtar i madh, por edhe një herë ai është vendosur në qendër të kritikave të forta ndaj tij. FIFA do ta investigojë incidentin me shumë kujdes dhe do të marrë masën disiplinore që ai meriton”. Kjo nuk është hera e parë për Suarez. Precedentët e Suarez

Mesa duket historia është përsëritur për herë të tretë, fillimisht kur luante me Ajaksin në 2010-ën dhe më pas ndaj lojtarit të Chelsea-s, Branislav Ivanoviç, majin e shkuar. Ndërkohë që pas veprim-

Kodi disiplinor i FIFA-s parashikon një dënim maksimal prej 24 ndeshjesh dhe një përjashtim për një periudhë dyvjeçare, por pavarësisht kësaj, ndëshkimi më i gjatë në historinë e Kupës së Botës është marrë ndaj italianit Mauro Tassoti, i cili theu me bërryl hundën e spanjollit Luis Enrique në 1994 (8 ndeshje).

Baloteli: Nuk jam italian! Zhgënjimi për një Botëror të mbyllur shpejt, shtuar këtu formën jo të mirë kanë bërë që bomberi italian, Mario Baloteli të reagoi ashpër ndaj atyre që e kanë kritikuar për mos impenjim në fushë, duke ia atribuuar këtë origjinës së tij. “Jam Mario Balotelli, 23 vjeç dhe nuk kam zgjedhur të jem italian. Edhe pse e dua shumë Italinë. Kam lindur në Itali dhe gjithmonë kam jetuar në Itali. Besoja shumë te ky Botëror dhe jam i trishtuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer me veten. Po, ndoshta mund të shënoja ndaj Kosta Rikës, keni të drejtë, e pastaj? Cili është problemi? Fajin këtë herë nuk

e mbaj të gjithin unë, sepse Mario Balotelli ka dhënë gjithçka për kombëtaren dhe nuk ka gabuar asgjë, prandaj kërkoni një tjetër shfajësim, sepse Mario Balotelli e ka ndërgjegjen e qetë dhe është gati të ecë përpara më fort dhe me kokën lart. Jam krenar që kam dhënë gjithçka për “Vendin Tuaj”. Apo, ndoshta siç e thoni edhe ju, nuk jam italian. Afrikanët nuk do ta hidhnin kurrë poshtë “vëllain” e tyre. Nuk është turp të gabosh një gol apo të vraposh më pak se të tjerët. Të turpshme janë këto gjëra, italianë të vërtetë! Apo jo?”- shkruan Baloteli në Instagram.

it të turpshëm të uruguaianit hoteli i tij ka qenë i survejuar nga 2 vetura të blinduara dhe gati 30 roje të armatosura. Veprimi i Suarez është kritikuar nga mbarë opinioni botëror. Ai ka qenë protagonisti kryesor në krye të faqeve të gazetave, të cilat e kanë cilësuar atë si “vampiri” uruguajan. Të shumta kanë qenë dhe komentet e tifozëve të Liverlpul-it kundrejt uruguaianit në rrjetet sociale. “Ai nuk e meriton fanellën tonë”, - shprehet një tifoz në Twitter. Real Madrid dhe Barcelona, të cilat janë në gjurmët e uruguaianit, pas këtij veprimi duhet të mendohen dy herë para se ta marrin Suarez në skuadër, për shkak të publicitetit të tij negativ. Pikërisht kurrikula e pasur me kafshime e sulmuesit ka bërë që një tifoz të fitojë nga një bast i vënë prej 5600 korona (700 euro). Bookmakersat duke njohur lojtarin për kafshimet e tij, kanë vendosur një koeficient 178 që gjesti i kafshimit do të përsëritej nga lojtari. Norvegjezi Thomas Syversen kishte vendosur një bast prej 4 eurosh që Suarez do të kryente gjestin dhe ka fituar 700 euro. “Është basti më i çmendur që kam vënë ndonjëherë. Nuk e di si më erdhi ndër mend”,- është shprehur djali për Aftenposten. Vetë Suarez lidhur me ngjarjen është shprehur se është një incident normal dhe që nuk duhet marrë seriozisht.

Messi i jep fitoren e tretë Argjentinës Argjentina e udhëhequr nga një super Messi ka mundur me rezultatin 3-2 Nigerinë në ndeshjen e fundit të grupit “F”, duke e mbyllur me pikë të plota fazën e parë të botërorit të Brazilit. Dy gola Lionel Messi dhe një gol Marcos Rojo, kanë udhëhequr drejt fitores së tretë skuadrën e Alejandro Sabelja, duke zhvleftësuar dy golat e shënuar nga Ahmed Musa për nigerianët. Afrikanët edhe pse humbën, falë fitores së Bosnjës ndaj Iranit kualifikohen mes 16-të skuadrave më të mira në botë, rezultat ky i arritur vetëm në dy raste, botërorin e 1998-s dhe 2002-it. Ndeshja e zhvilluar në “Beira-rio”, të Porto Alegres tregoi një Argjentinë të fortë e cila i beson Messi-t dhe Mascheranos organizimin e aksioneve sulmuese. Pikërisht “pleshti” do të jetë lojtari që hap valzerin e golave në minutën e tretë. Dhëmbë për dhëmbë do të jetë përgjigjja e nigerianëve, që barazojnë rezultatin një minutë më vonë me anë të Ahmed Musas. Loja do të vijojë e shpejtë dhe e ashpër, me një Argjentinë më këmbëngulëse e një Nigeri të shpejtë në kundra sulme. Diferencën e bënë Messi. Ai shënon golin e dytë në minutën e 47’ të pjesës së parë përmes një goditje d ë n i m i t ë f it u a r p o n g a a i . Rrufeshëm do të niste pjesa e dytë me 2 gola. Fillimisht Musa, që do të barazonte shifrat për të tijtë e më tej, Rojo që do t’i jepte avantazhin final skuadrës latinoamerikane. Me dy golat e shënuar dje, Messi ngjitet në krye të tabelës së golashënuesve me katër gola në tri ndeshje, po aq sa edhe Neymar i Brazilit. Ndeshja tjetër e vlefshme për grupin “F”, mes Bosnjës dhe Iranit përfundoi me fitoren e ballkanasve 3-1(Dzeko 23’, Pjanic 59’ dhe Vrsajevic 83’/ Reza 82’), që është dhe fitorja e parë për këtë përfaqësuese në një kampionat botëror.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

13 16

9

10

22

23

27

28 31

19 24

20

25

21

26 29

32

33

37

34

38

35

39

46

43

47

50

44

48

51

1. Ai që përkrah një forcë politike, pa qenë anëtar i saj. 11. Bashkoj me pe anët e copave të një pëlhure. 13. Krantja i njohur i muzikës. 14. Mikali, ish-udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, (ç=g). 16. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë. 18. Mjet lundrimi. 19. Roje pa të forta. 20. Shko! 22. Veprim i keq, punë e mbrapshtë. 24. Gjuhë artificiale, e krijuar në shekullin XIX mbi bazën e gjuhëve më të njohura të Evropës. 27. Banushi i humorit. 28. Lumë i madh në Rusi. 29. Grup tresh këngëtarësh. 30. Në rregull. 31. Pjesë e madhe e një vendi që dallohet sipas disa tipareve të veçanta. 33. Shtet në Afrikë. 35. Mjet pune. 36. Një nga artet. 38. Skuadra Turke. 39. Juria Italiane. 40. Rrëzohet. 41. Goxha, ose... 42. Është shkencë natyrore. 45. Teli pa të forta. 46. Ciklon tropikal me fuqi shkatërruese të madhe. 48. Të qënit në numër më të madh se kundërshtari. 50. Mauricio, futbollist i Juventus. 51. Përemër vetor. 52. Përemër pronor. 53. Zotëroj.

Koha e fillimit ____:____

49

52

Horizontalisht:

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

40

42

41 45

12

15

18

30

11

14

17

36

8

Koha e mbarimit ____:____

53

Vertikalisht:

1. Shenjat e jashtme të një sëmundje. 2. Lloj gazi për djegie. 3. Mendim që ia parashtrojmë dikujt për ta shqyrtuar e për ta miratuar. 4. Agjensi Martesash. 5. Përemër vetor. 6. Edi, ish-pilot i Ferrarit. 7. Grup makinash të ndryshme, të lidhura në një sistem për të kryer një punë të përbashkët. 8. Njeri i prapë dhe me huqe. 9. Mjet i thjeshtë lundrimi. 10. E kundërta, jap. 11. Pak qofte. 12. Largim nga një drejtim i caktuar. 15. Fatmir i njohur i letërsisë shqipe. 17. Vendi a tempulli ku në kohën e lashtë priftërinjtë paganë parashikonin të ardhmen. 21. Bashkëpunim. 23. Vepër muzikore për një ose dy vegla. 25. Tipar i një njeriu që mendon vetëm për vete. 26. Ndërmarrje Restauruese. 32. Gazmend i politikës. 34. Pjesë e futur në bregun e oqeanit. 37. Zonë Amerikane. 38. I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë. 40. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi. 42. Federata e Notit. 43. Instituti Perimeve. 44. Fillimi i këstit. 47. Pjesëz treguese. 49. Ndajfolje sasie.

Sudoku | nivel mesatar 6

9 2

5 7

7 4

5

4 3

2 1

8

5

1 4

5 8 1 3

7 6 4 9 7

3

4

7 9 5

7 6

1 8

2

2 7 4 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 5 6 1

2 8

Koha e fillimit _____:____

7 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5 0 2 4 6 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 162, 165, 246, 332, 541, 553, 583, 632, 682, 824, 947, 987. Numra me 4 shifra: 1452, 2365, 2635, 3854, 6235, 7845, 8751, 8887. Numra me 6 shifra: 015632, 121896, 245324, 252472,

Edi dhe Linda presin vetëm 1 bebe Çifti nuk ka dashur të mësojë deri në lindje nëse fëmija është djalë apo vajzë

9 2 3 6

Rubena Moisiu:

259620, 359652, 361559, 429289, 514947, 516152, 518920, 541526, 566555, 590152, 625586, 718570, 726536, 771765, 932118, 968784. Numra me 7 shifra: 3867686, 4312055, 6253659, 8541521.

Nga Jonida Hitoveizi/ Tema Korriku do të jetë muaji i fundit i “ankthit” të familjes kryeministrore. Për hir të një vendimi të pazakontë, “torturues” për të, çifti kishte vendosur të mos pyeste mjekun për gjininë e fëmijës, edhe pse ajo mund të zbulohej disa muaj më parë. E vetmja gjë e sigurt për ta është se do të presin një fëmijë dhe se ai është në gjendje shumë të mirë. Shtatzënia e Lindës, edhe pse ishte një surprizë e bukur, i ka sjellë disa telashe paradhënie. Telashet e para ishin thashethemet në rrjetet sociale për “binjakë”, pastaj ata që donin ta caktonin nëse është vajzë apo djalë. Më tej shihet se shtatzënia ka ndikuar në stilin e jetës së Ramës dhe Lindës. Rama po shfaqet përditë e më shumë në rrjetet sociale, i vetëm rrugëve, duke bërë pazar, apo duke ikur në shtëpi pa roje. Dje është fotografuar teksa ndiqte ndeshjen Itali- Uruguai në një nga pubet e Tiranës, i ulur në një tavolinë me të rinj, të cilët i takonte aty për herë të parë. Në një ndeshje që deri në momentin kur shënoi Uruguai kishte pak emocione, emocioni i vetëm ishin selfie-t që Rama bënte me të rinjtë tifozë të Italisë, “për ta mbajtur mend humbjen”. Por duket se stili i thjeshtë i jetesës ka mbijetuar dhe tek Linda. Dikur një tip sportiv, me pasion për udhëtimet, peshkimin dhe natyrën, sot ajo vazhdon të udhëtojë me Volkswagen-in e saj, pa pranuar t’i hapin dyert bodigardët. Si për të sfiduar shtatzëninë, ajo shfaqet në këmbë rrugëve të Tiranës dhe vazhdon të ndjekë projektet e saj duke dalë rregullisht në zyrë. Ka shpëtuar nga telefoni, por e ruan komunikimin me njerëzit përmes sekretares. Edhe pse këmbëngulëm gjatë të mësonim nëse do të lindë djalë apo vajzë, nuk ia dolëm. Linda duket se është po kaq kurioze sa të tjerët për këtë çështje, por po i përmbahet betimit për të mos e mësuar këtë gjë, deri ditën e lindjes. Me shpresë se mjekja do ta tradhtonte, iu drejtuam Rubenës, gjinekologes së njohur të Tiranës, që kujdeset për të. Duke përdorur ngacmimet nga artikujt e fundit në media, që raportonin se çifti Rama pret të bëhet me binjakë, gazeta Tema i kërkoi mjekes gjinekologe që ndjek zonjën Rama, të na flasë rreth fëmijës së çiftit kryeministror. Dr. Rubena Moisiu konfirmon se Edi dhe Linda nuk kanë dashur të zbulojnë nëse fëmija është djalë apo vajzë, por një gjë është e sigurt: Edi dhe Linda presin një dhe vetëm një bebe!

Krijohet cigarja e parë elektronike me marihuanë Një kompani holandeze ka shpikur cigaren e parë elektronike me marihuanë në botë. Kompania E-Njoint BV do të shesë cigaret me marihuanë në festa, ngjarje muzikore, bare dhe klube në të gjithë Evropën. Aktualisht janë duke u prodhuar 10 mijë cigare elektronike me marihuanë nga kompania në Kinë. Ajo ka formën e një cigareje e cila sa herë që thithet nga përdoruesi ndriçon. Cigarja E-Njoint nuk përmban THC, duhan apo nikotinë, duke e bërë atë të padëmshme dhe të lejueshme. Në vend të kësaj, ajo përmban përbërës natyrorë me 100% shije biologjike, në avujt e ujit. Cigarja E-Njoint mund të mbushet nga vet përdoruesit me kanabis në formën e tyre të lëngshme ose si bimë të thata. Produkti, i cili vjen me gjashtë shije të ndryshme duke përfshirë shalqi, mollë, qershi kushton mbi 7 dollarë. Kompania liston në faqen e saj në internet vendet në Evropë, ku ju mund të blini pajisjen dhe pohon se pirja e duhanit mund të jetë ‘e shëndetshëm’, duke e përshkruar E-Njoint si “prirje të fundit në treg.” E-Njoint është në diskutime me Tikun Olam, një biznes i specializuar në marihuanë mjekësore, për të ndihmuar në prodhimin e produkteve për industrinë e shëndetit. Se si do të reagojnë qeveritë e ndryshme për këtë pajisje është ende për t’u parë.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.06.2014

Viti

19

Dashuria fillon nga dashuria. Nga dashuria nuk del veçse një miqësi e dobët. - Franceze

1250 p.e.s

Moisiu i jep fund skllavërisë së hebrenjve Megjithëse data e saktë debatohet vazhdimisht, ishte ndoshta në fillim të sundimit të Setit I kur hebrenjtë e Kanaanit (Levantit), të cilët po vuanin nga uria, mërguan në Egjipt, ku u kthyen në skllevër. Ekzistojnë të dhëna që ata punuan në qytetin e Pithomit, siç edhe përshkruhet në Bibël. Sipas librit të Eksodit, një djalë hebre, Moisiu, u rrit si egjiptian në shtëpinë e mbretit. Megjithatë, pasi zbuloi prejardhjen e tij dhe pasi kuptoi vuajtjet e pësuara nga hebrenjtë, në vitin 1250 p.e.s, Moisiu vendosi t'i printe popullit të tij dhe t'i nx-

irrte nga skllavëria. Me të vëllanë Aronin, ai i kërkoi faraonit të ri Ramesesit që t'i linte të lirë. Kur Faraoni refuzoi, ata provuan disa ushtrime magjike me ndihmën hyjnore dhe më pas, sipas Biblës, mbretëria u prek nga fatkeqësitë (ndoshta rezultat i përmbytjeve të Nilit). Fatkeqësia e parë ishte vdekja e djalit të parë të çdo familjeje në mbretëri, përjashto ato të shenjuara nga hebrenjtë me gjakun e një deleje të flijuar, që do të thoshte se fatkeqësia hyjnore "kalonte mbi" atë shtëpi. Kjo ngjarje u mor si ndërhyrja e parë hyjnore në his-

torinë hebreje dhe festohet çdo vit si festa e Passover-it (Kalimit). Pas kësaj, Moisiu inkurajoi mijëra hebrenj të shpërnguleshin në shkretëtirën lindore. Faraoni nisi kundër tyre forca të panumërta, por Moisiu u priu njerëzve të tij përmes moçaleve të Detit të Kallamishteve (Sea of Reeds), shpesh i hamendësuar gabimisht si Deti i Kuq (Red Sea), ku karrocat egjiptiane u mbytën. Pas mbërritjes në Sinai, Moisiu shkroi ligjet e hebrenjve para kthimit eventual në tokën e Kanaan-it pas 40 vitesh bredhje në shkretëtirë.

Blitz

Flickr

29

Është mosha mesatare e Argjentinës, që e bën skuadrën më të vjetër në Brazil 2014.

25.6

Vjeç është mosha mesatare e Ganës, duke e bërë skuadrën më të re të kompeticionit.

27.5

Vjeç ka qenë mosha mesatare e përgjithshme e lojtarëve pjesëmarrës në tri finalet e botërorëve të fundit.

20

Lojtarë që marrin pjesë në “Brazil 2014”, shpresojnë ta fitojnë trofeun për herë të dytë.

Foto nga: Peter Ashton

Të penduarit e tatuazheve: Nëse më lë, të fshij!

Në Lutfi Dervishi Vetëm një njeri mund ta pengonte Mesin për të shënuar golin e tretë në këtë ndeshje- trajneri argjentinas... Hysni Ndreu

Me marrjen e statusit të vendit kandidat, u shënua edhe një rekord i ri botëror: një unazë fejese u ble për 95 milionë euro. Ermir Topi

Pashë një ëndërr të keqe. Sa u tremba. Sikur shqiptarët flisnin e shkruanin shqip, pa zhargone idiote si “jeta funit, e ke myt, e ke djeg” Erjon Luzi

“Statusi i vendit kandidat është mbi të gjitha meritë e popullit shqiptar.” ...unë po mendoj seriozisht ta shtoj këtë gjë në CV-në time Saimir Kola

Temperatura në urban 40 gradë, shoferi nuk ndizte kondicionerin sepse kishte frikë se ftohej, nga ana tjetër lëpinte grykën e një pagurje me akull. Bravo kompania Ferlut

gazetamapo@gmail.com

Nga Matteo Persivale Është vënë re se tatuazhi në krah i Melanie Griffith, një zemër brenda së cilës ka ndërhyrë kirurgu, nuk është më i njëjti ashtu si në fillim. Emri i bashkëshortit të saj, që e ka braktisur, është hequr, ashtu si dhe rrudhat me botox. Nuk është vetëm paraqitja e fundit e një komedie romantike: është rasti i fundit i një serie të historive të dashurisë të përfunduara keq dhe tatuazhe dedikuar personave të dashur, “të fshira” nga jeta dhe lëkura. Në vitet ’90, Johnny Depp kaloi tri vitet e fejesës me Ëinona Ryder, për të cilën bëri dhe tatuazhin “Ëinona Forever”, por “përgjithmonë” ka një datë skadence dhe kur historia e dashurisë përfundoi, aktori amerikan bëri një zgjedhje minimaliste: hoqi vetëm rrokjen e fundit, nga “Ëinona Forever” mbeti “Ëino Forever”. Paris Hilton, një optimiste e pashërueshme, kur ishte 22 vjeçe bëri tatuazh emrin e të fejuarit Nick Carter, ish-Backstreet Boys dhe kur i dha fund lidhjes, e pashmangshme ishte dhe vajta te kirurgu… Një tjetër bionde hollivudiane, ish-aktorja e “Bayëatch”, Pamela Anderson, në

vend të një unaze shkroi në gisht emrin e bashkëshortit, këngëtarit rock Tommy Lee. Edhe pas dyshimit për qarkullimin e një video porno të të dyve, dashuria përfundoi. Tatuazhi nga «Tommy» u kthye në «Mommy», (mami), duke ndryshuar thjesht një gërmë. Më pafat ishte Tommy, që kishte bërë tatuazh emrin e Pamelës, në një pjesë trupi, ku ishte vështirë të ndërhyje me lazer. Dhe kjo mbetet patjetër si një “markë” e një martese të shkuar keq. Kat Von D, mbretëreshës së tatuazheve dhe e programeve reality, i është dashur të fshijë portretin e ish të dashurit, Jesse James. Angelina Jolie, ikona e ndryshimit të pamjes së jashtme, nuk i ka shpëtuar modës së tatuazheve, me të cilat trupi i saj është absolutisht shumë “i dekoruar”: ndër të tjera ka pasur dhe një dragua me emrin e Billy Bob, që patjetër është fshirë dhe janë mbishkruar koordinatat e vendit te lindjes së fëmijëve të saj biologjikë dhe atyre të adoptuar. E ndjera Amy Ëinehouse, talent i muzikës, e shuar nga përdorimi i drogës, tri vite më parë, kishte përzgjedhur një tatuazh në krahun e djathë, ku paraqitej një

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

femër nudo, tipike për marinarët e viteve ’50, por që pak para fundit të jetës së saj pati vendosur “ta vishte me bikini” përmes një tatuazhi tjetër. Sigurisht që imazhi melankolik i Melanie Griffith pas ndarjes nga Antonio Banderas nuk mund të mos mbahet mend. «Nëse më lë, të fshij», filmi i Michel Gondry me Jim Carrey dhe Kate Ëinslet, një paralelizëm i një burri që kërkon të harrojë gruan që e la, falë ndihmës së një neurokirurgu, që garantonte fshirjen nga kujtesa e atij që të ka bërë të vuash…sikur njerëzit që kemi dashur janë folder i një kompjuteri, që mjafton një fshirje dhe hap një tjetër!! Më 1936, kur tatuazhet nuk ishin akoma në modë, kompozitori Cole Porter shkruan këngën «I’ve Got You Under My Skin», e rimarrë më pas nga emra shumë të njohur të muzikës, përfshirë këtu dhe këngëtaren Mina. Sepse Porter e dinte mirë që në historitë e mëdha të dashurisë, personi i dashur “banon” nën lëkurën tonë, me apo pa tatuazh… *Përgatiti: Miklovan Lugaj. Shkëputur nga “Corriere della Sera”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 26.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.