23 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Haxhinasto, një tentativë për të shpëtuar Hekurudhën nga agonia Ministri i Transporteve beson dhe ka projekte, të cilat mund të rikthejnë në jetë Hekurudhën shqiptare të harruar prej vitesh

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 23 qershor 2014. Numër 1242. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

30 mijë objekte pa leje

Legalizimet, afatet dhe procedurate reja për ndërtimet e padeklaruara

hakmarrja për vrasjen e peshkopisë

Babai i zisës: rrëfej vrasjen e tim biri, drejtësia na bëri me hasëm Rexhep Ziza, babai i Shpëtim Zizës, i akuzuar për vrasjen e Bekim Çengës në vitin 2007 në Peshkopi tregon momentin e vështirë dhe kalvarin me drejtësinë: E thirrën në derë dhe në dorë mbanin një fotografi. Vrasësi tha: Ky është. Më pas e sharruan me plumba. Njerëzit e vërtetë që kanë vrarë fëmijën në vitin 2007 janë të lirë. Kjo drejtësi më futi në burg tim bir. Më vrau djalin tjetër dhe tani ata duan të më zhdukin edhe mua Më ka marrë dhëndri në telefon. Më tha: “O Rexhep, duhet me ardh në Shqipëri me u kthy se Saimiri është rrëzuar me motor dhe duhet me u kthy urgjent!” I

Të gjithë qytetarët që nuk kanë vetëdeklaruar objektet e ndërtuara pa leje deri në vitin 2009, do të mund të aplikojnë në sportelet e ALUIZNI-t pas datës 28 qershor. ALUIZNI: Me hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar, pas dy javësh do të nisin edhe plotësimet e kërkesave që ne do t’i njoftojmë. Më pas do të vijojë verifikimi i objekteve në terren dhe më pas legalizimi i tyre. Faqe

Zbardhen dosjet, ja akuzat e plota për Florenc Hoxhën dhe Zyhdi Dajtin

NgërÇ

thashë a është rëndë gjendja që duhet me ardh? “Po, - më tha, - është e rëndë, duhet të vish” dhe mbylli telefonin. Më pas... Faqe 4

Formula e re e pensioneve, baza që do vlerësohet për llogaritjen Zbardhet baza me të cilën do të llogariten pensionet e reja pas 2015. Ja kush përfiton pension më të lartë sipas ligjit të ri

Florenc Hoxha, akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjin në katër raste. Ndërsa Zyhdi Dajti, akuzohet se ka dalë mbi vendimin e gjykatës që kishte urdhëruar rifillimin e punimeve për Bulevardin e Ri dhe një pallat në Tiranë. FAQe 3

Rexhepi, babai i Shpëtim Zizës

aritja. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve vlerësohet si raport i shumës së pagave për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për rivendosjen e parimit kontributiv në këtë projektligj parashikohet ripërcaktimi i formulës së përllogaritjes së pensionit, duke zëvendësuar pensionin bazë me pensionin social dhe duke... Faqe 9

Duke nisur që nga viti 2015, me hyrjen në fuqi të projektligjit të ri të pensioneve do të ndryshojë edhe përllog-

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Katër “rrufepritës” të dobët për sistemin Kosta Barjaba

Çfarë i sjell Francës Shqipëria europiane

‘Fetë’ e shqiptarit gjatë Botërorit Alfred Lela

Albert Doja

vizita

Rama e Meta në kanionet e Osumit: Potencial i zhvillimit të turizmit

Media

Kryeministri dhe kreu i Kuvendit fundjavë në qarkun e Beratit. Rama: Kanionet e Skraparit, një eksperience e re e Shqipërisë magjike, nga një kënd që s’e kemi parë kurrë!

Basha: Dyshja Rama-Meta, vizion i vjetruar, nuk foli plejada e re e së majtës Rudina Xhunga na Kryetari i Partisë Demokratike, në kuvendet kombëtare të kësaj force në Mirditë dhe Lezhë. Ai tha se Meta e Rama e shikojnë pushtetin si sulltanat personal

rrëfen Shqipërinë e bukur

Shqipërinë e madhe do e bëjë turizmi. “Fryma e këtyre emisioneve është ide dhe ndryshim, komunikim dhe bashkim. Besoj fort se turizmi është sekreti ynë i madh. Sot në 2014-ën nuk mund të flasësh me gjuhën e Konferencës së Paqes, por bashkëpunimit ekonomik. Vetëm në sajë të turizmit, shqiptarët do të bëhen bashkë në Pargë dhe Volos, Plavë e Guci, Gjakovë dhe Rugovë” Fitoreee

FAQE 14-15


2

afër/larg

1

intervistë / Babai: Drejtësia

kronikë/ Janullatos: Kisha

më bëri me hasëm, ja vrasësit vazhdon të përndiqet e vërtetë të Bekim Çengës në mënyrë të fshehtë Faqe 4

Faqe 5

Legalizimet, kush nuk ka vetëdeklaruar, rinis procesin

ekonomi/

Faqe 9

Udhëtimin për në Durrës që zgjat rreth 45 minuta me makinë, me tren do të zgjaste më shumë se 1 orë e gjysmë. Stacionet e trenit edhe ato të qyteteve janë zona të braktisura, me godina të rrënuara dhe të stërvjetra. Gjithçka si e dalë nga filmat

“Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka prioritet çështjen e investimeve në hekurudhë dhe po shikojmë gjithë mundësitë tona të brendshme për ta ringjallur hekurudhën, por jemi gjithashtu të hapur edhe për bashkëpunime strategjike me investitorë të ndryshëm; jemi të hapur për të dhënë kontrata koncesionare për segmente të ndryshme të hekurudhës, si dhe për forma të ndryshme si partneriteti publik dhe privat”, - u shpreh Haxhinasto.

Haxhinasto, një tentativë për të shpëtuar Hekurudhën nga agonia Ministri i Transporteve beson dhe ka projekte, të cilat mund të rikthejnë në jetë Hekurudhën shqiptare të harruar prej vitesh

K

ush i ka parë stacionet e trenit apo trenat e pasagjerëve në Shqipëri, e di se ato mund të përdoren sa herë të duhet për skena filmi të pasluftës. Janë ilustrimi i përsosur i varfërisë, rrënimit dhe njëkohësisht mbeten prozaikë dhe romantikë. Çaf-çufi i ngadaltë që duket sikur tërhiqet zvarrë mbi shinat e hekurta krijon mundësi për të shijuar pafundësisht panoramën jashtë dritareve, ndërsa përtyp fara për të shtyrë mërzinë dhe tejzgjatjen e udhëtimit. Duhen orë të tëra për të mbërritur nga Tirana në Elbasan apo në Vlorë. Udhëtimin për në Durrës që zgjat rreth 30 minuta me makinë, në tren do të zgjaste më shumë se 1 orë e gjysmë. Stacionet e trenit edhe ato të qyteteve, janë zona të braktisura me godina të rrënuara dhe të stërvjetra. Gjithçka si e dalë nga filmat. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, duket se ka vendosur ta ndryshojë këtë, dhe siç thotë ai, jo për hir të romantizmit, por sepse beson se hekurudha, edhe pse e harruar deri tani, ka një potencial të jashtëzakonshëm. Deklarata u bë gjatë inspektimit në Bazën e Shërbimit të Mjeteve të Lëvizshme në sektorin e Hekurudhës shqiptare pranë zonës së plazhit në Durrës. “Jemi këtu për të parë se çfarë farë potenciali të jashtëzakonshëm ka hekurudha për t’u ringjallur dhe për të ofruar ato shërbime të nevojshme që ka zhvillimi i sotëm i vendit. Nga vizita këtu është shumë evidente që është trashëguar një bazë mekanike, teknike, e rëndësishme, e cila është lënë në degradim të plotë, por me drejtimin e ri të Hekurudhës shqiptare kjo bazë po vihet në lëvizje dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm, së pari për t’u shërbyer mjeteve që sot janë në shërbim nga hekurudha, si për mallrat ashtu dhe për pasagjerët, por edhe për nesër, për të pasur mjete të reja”, - tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës në këtë bazë. Pretendimi në këtë rast mund të jetë edhe thjesht romantik. Pra, mbajtja gjallë e një sektori, i cili është zëvendësuar prej makinave, që janë tani më të lira dhe për të cilat është men-

duar duke hapur rrugë të reja dhe rregulluar të vjetrat. Hekurudha në gjithë këto vite është parë si diçka që nuk mund të ngjallej. I vetmi rast kur u dha një dritë jeshile që mund ta ndryshonte këtë, qe lidhja e kontratës me “General Motors” në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, e cila më pas u anulua me kosto të rënda për Shqipërinë nga qeveria ‘Berisha’. Kjo e fundit jo vetëm u tërhoq nga ky projekt, por e shtyu më tej braktisjen e hekurudhës dhe shumë linja që funksiononin deri atëherë dolën dalëngadalë jashtë shërbimit apo u bënë të rrezikshme. Sipas informacionit prej Njësisë së Shërbimit të Mjeteve Lëvizëse që riparon dhe mirëmban lokomotivat dhe vagonët në vend, numri i tyre ka rënë nga 80 më 1990-ën, në 26 në ditët e sotme, që sipas tyre janë në gjendje jo fort të mirë dhe në proces daljeje jashtë përdorimit. Një pjesë e mirë e vagonëve nuk përdoren për shkak se ata nuk kanë ku të shkarkohen (vagonë cisternë), ndërsa pjesa tjetër përdoret kryesisht për transport mallrash dhe udhëtarësh. Lëvizja, sidoqoftë ka ardhur duke u rrëgjuar. Me një histori që fillon diku më 1916-ën gjatë Luftës së Parë Botërore, e ndërtuar prej Austro-Hungarisë dhe prishur po gjatë luftës, askush deri tani nuk ka parë mundësinë e ringjalljes së hekurudhës apo transformimit të saj. Ministri i Transporteve nga ana e tij beson se kjo mund të ndryshohet dhe duket se ka një plan për ta përmirësuar dhe nxjerrë prej agonisë këtë pjesë të infrastrukturës së vendit. “Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka prioritet çështjen e investimeve në hekurudhë dhe po shikojmë gjithë mundësitë tona të brendshme për ta ringjallur hekurudhën, por jemi gjithash-

Pogradec-Ohër, tani me traget Këtë verë do të funksionojë trageti për turistë, Pogradec –Ohër. Linja u përurua pak ditë më parë dhe të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, si dhe ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali. Më herët ministri Haxhinasto ka parë nga afër molin ku do të ankorohet trageti i linjës ujore Pogradec-Ohër-Strugë. Sipas tij, kjo linjë ujore do i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në Pogradec. “Qyteti i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që e gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar”, – tha ministri Haxhinasto. “Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregun tjetër, por unë jam i bindur se do t’u japë një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjitha shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin, por edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, – shtoi ai.

“Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka prioritet çështjen e investimeve në hekurudhë dhe po shikojmë gjithë mundësitë tona të brendshme për ta ringjallur hekurudhën, por jemi gjithashtu të hapur edhe për bashkëpunime strategjike me investitorë të ndryshëm; jemi të hapur për të dhënë kontrata koncesionare për segmente të ndryshme të hekurudhës, si dhe për forma të ndryshme si partneriteti publik dhe privat”, - u shpreh Haxhinasto.

tu të hapur edhe për bashkëpunime strategjike me investitorë të ndryshëm, jemi të hapur për të dhënë kontrata koncesionare për segmente të ndryshëm të hekurudhës, si dhe për forma të ndryshme si partneriteti publik dhe privat”, - u shpreh Haxhinasto. Ndërkohë, për herë të parë ai foli edhe për segmente që shiheshin si prioritare. Ministri Haxhinasto tha se “një prioritet madhor përbën realizimi i trekëndëshit hekurudhor Tiranë-Rinas–Durrës, për të cilën është duke u realizuar projekti i detajuar dhe besoj se në të ardhmen e afërt do të shikojmë edhe mundësinë e investimit të saj”. Sipas tij, këto investime do të marrin kohë, por ndërkohë është duke u punuar me projektet. Haxhinasto po ashtu ka folur për një përmirësim të linjës mes Durrësit dhe Pogradecit dhe një lidhje të saj me Maqedoninë fqinje. “Po kështu, një prioritet përbën edhe përmirësimi i linjës midis Durrësit dhe Pogradecit, duke parë edhe potencialin e lidhjes me Maqedoninë. Prioritet gjithashtu përbën edhe lidhja e Durrësit me Bajzën dhe më lart me Malin e Zi, të cilat janë linja kryesisht për trajtimin e mallrave dhe që kanë filluar t’i sjellin të ardhura të konsiderueshme Hekurudhës shqiptare”, - nënvizoi Haxhinasto. Ministri beson se duke u përqendruar në krijimin e një hekurudhe që sjell vlera, kjo mund të krijojë edhe mundësinë për punësime të reja dhe hapë një sërë vendesh pune. Haxhinasto theksoi se “jemi duke e parë hekurudhën me gjithë vëmendjen e duhur, veçanërisht potencialin e jashtëzakonshëm që ajo ka për Shqipërinë, për lidhjet me fqinjët, por edhe për gjithçka tjetër që ka të bëjë me punësimin e njerëzve, pasi duke përmirësuar kapacitetet këtu, 161 punëtorë që janë aktualisht mund të bëhen 300 punëtorë nesër dhe të arrijnë të krijojnë vlera shumë më të mëdha”. Nëse projekti do të funksionojë, kjo sigurisht do ta shpëtojë hekurudhën edhe për romantikët, që duan të shijojnë një udhëtim me tren qoftë edhe vetëm për trillin.


kryesore

hetimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

"INUK s'ka arsyetuar dhe as ka argumentuar ndonjë prej rasteve të treguara në nenin 10/1 dhe si e justifikon veprimtarinë e tij. INUK ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin"

3

Ndërtimet pa leje

Zbardhen dosjet, ja akuzat e plota për Florenc Hoxhën dhe Zyhdi Dajtin Kreu i Inspektoratit të Bashkisë, Florenc Hoxha, akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjin në të paktën katër raste, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës që kishte ndaluar prishjen e një objekti. Ndërsa Zyhdi Dajti, kreu i INUK, akuzohet se ka dalë mbi vendimin e gjykatës që kishte urdhëruar rifillimin e punimeve për Bulevardin e Ri dhe një pallat në Tiranë Tiranë Zbardhen dosjet e prokurorisë për Zyhdi Hoxhën, kreun e INUK dhe Florenc Hoxhën, kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë. Sipas prokurorisë, Hoxha akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në të paktën katër raste, ndërsa mbi Dajtin rëndojnë dy akuza për shpërdorim detyre. Mbi bazën e këtyre dosjeve, Gjykata e Tiranës urdhëroi arrestimin e dy zyrtarëve të lartë, por vetëm dy ditë më parë, i njëjti gjyqtar ndryshoi vendimet që kishte dhënë ndaj të dyshuarve. Ai caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj Dajtit, për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Florenc Hoxhës. Një ditë pas lirimit të tyre, “Mapo” publikon dosjet e plota për të cilat akuzohen dy zyrtarët. Dosja e Florenc Hoxhës Kallëzuesi ka në pronësi një objekt me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, Tiranë, i cili është i regjistruar në Hipotekë dhe është ndërtuar në vitin 1991 me leje për ndërtimin e një banese vetjake. Shtetasi B. C., i cili ka bërë edhe kallëzimin, pronën e ka dhuratë nga babai i tij dhe disponon të gjitha dokumentet e nevojshme të pronësisë. Në vitin 2000, Policia Ndërtimore i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që nëpërmjet KRRT-së të marrë vendim për prishjen ose ligjërimin e këtij objekti. Nisur nga dokumentacioni, KRRT-ja e bashkisë nuk ka miratuar prishjen e objektit edhe pse kishte mosmarrëveshje me pronarët e truallit ku ishte ndërtuar banesa. Në vitin 2009, pronarët e truallit kanë lidhur marrëveshje me një kompani ndërtimi për zhvillimin e pronës, edhe pse në të ndodhet shtëpia e banimit të shtetasit B. C. Pronari i kompanisë që do të zhvillonte pronën i ka kërkuar Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë të marrë masa për objektin në fjalë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tij. Më pas i është drejtuar INUK, të cilit i kërkon të prishë banesën e shtetasit B. C, pasi objekti nuk lejon zhvillimin e pronës për të cilën kompania në fjalë kishte një leje të rregullt ndërtimi. Pas kësaj kërkese, INUK ka marrë dy vendime për prishjen pjesërisht të murit rrethues të objektit dhe dënimin me gjobë të shtetasit B. C, por ky i fundit i ka kundërshtuar ato në gjykatës. Në korrik të vitin 2011, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë dy vendimet e INUK ndaj shtetasit B. C. Por pavarësisht këtij fakti përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit i ka drejtuar një tjetër kërkesë Inspektoratit të Bashkisë, të cilit i kërkon të prishë tërësisht murin rrethues dhe të lirojë sheshin e ndërtimit. Por kësaj kërkese, kreu i INUK, Florenc Hoxha i është përgjigjur negativisht duke vënë në dijeni subjektin ndërtues se vendimet e INUK ishin pezulluar nga Gjykata. Në nëntor të vitin 2011, Gjykata e Tiranës ka vendosur të shfuqizojë si absolutisht të pavlefshme aktet e Inspektoratit Ndërti-

Zyhdi Dajti

Florenc Hoxha

akuzat

Florenc Hoxha Më datë 21.01.2013, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 431 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” mbi bazën e kallëzimit të shtetasit B.C. Më datë 02.09.2013, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 4392 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit M.D. Më datë 02.09.2013, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 4398 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, mbi bazën e materialit kallëzues të Policisë së Tiranës. Më datë 21.10.2013, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr.5642 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit G.E.

Zyhdi Dajti Në datë 09.06.2014, Prokuroria mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga shoqëria “2 G” sh.p.k ka regjistruar procedimin penal nr.4495, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Në datë 10.06.2014, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Bashkia Tiranë është regjistruar procedimi penal nr.4508 për veprën penale “shpërdorim detyre” mor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objektit në pronësi të B. C dhe dënimin e tij me gjobë. Në gusht të vitit 2012, në ambientet e objektit në pronësi të shtetasit B. C janë paraqitur dy inspektorë të Inspektoratit të Bashkisë, të cilët kanë konstatuar me procesverbal se në këtë pronë janë konstatuar punime të përfunduara dhe të pa përfunduara dhe në zhvillim, të cilat sipas inspektorëve kanë qenë pa dokumentacion. Në bazë të këtij konstatimi, kryeinspektori Florenc Hoxha ka marrë vendim për dënimin me 700 mijë lekë gjobë ndaj shtetasit B. C. Por në shtator të vitit 2012, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për shfuqizimin e akteve administrative të INUK ndaj pronës së shtetasit B. C. Gjatë kësaj kohe, kallëzuesi B. C, kishte depozituar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në Bashkinë e Tiranës, por nuk kishte marrë përgjigje prej saj edhe pas afatit ligjor prej 30 ditësh. Në nëntor të vitit 2012, pas aplikimit të masës gjobë ndaj subjektit në fjalë, Inspektorati i Bashkisë ka marrë vendim për pezullimin e punimeve me afat 10-ditor, si dhe një

gjobë e dytë për shtetasin B. C. Por në muajin dhjetor të citit 2012, kryeinspektori Florenc Hoxha ka marrë vendim për prishjen e objektit, edhe pse një gjë e tillë ishte ndaluar nga Gjykata me vendim të formës së prerë. Pavarësisht këtij fakti, inspektorët e Inspektoratit të Bashkisë kanë ekzekutuar vendimin, duke prishur edhe një pjesë të objektit ekzistues, të ndërtuar me leje që prej vitit 1991. Ky fakt sipas prokurorisë është vërtetuar nga ekspertimi i kryer në terren, çka sipas hetimit provon akuzën “shpërdorim detyre” ndaj Florenc Hoxhës, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës. Akuzat për Zyhdi Dajtin Më datën 9 qershor të këtij viti, kompania “2G”, sh.p.k ka kallëzuar në prokurori abuzimet e pretenduara nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për pezullimin e punimeve të një objekti në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë. Shoqëria në fjalë ishte pajisur me leje zhvillimore në tetor të vitit 2013 për ndërtimin e një godine banimi e shërbimi 5, 7 dh 9 kate me dy kate parkimi nëntokë. Në

mars të këtij viti, inspektorët e INUK kanë mbajtur një procesverbal, sipas të cilit konstatonin mungesë të dokumenteve nga kompania e ndërtimit, si akt-piketimin e objektit dhe planin e organizimit të punimeve të ndërtimit. Për këtë arsye INUK ka vendosur pezullimin e punimeve për 10 ditë. Kallëzuesi thotë se në momentin e ardhjes se inspektorëve ata kanë qenë në fazën e ngritjes së kantierit dhe nuk kishin filluar asnjë punim ndërtimi në kantier, as pilotimin e sheshit dhe as gërmimin e tij. Ata kanë venë në dispozicion të INUK gjithë dosjen e dokumenteve që dispononin, por inspektorët kanë hartuar procesverbalin për konstatimin e mungesës së dokumentacionit, të cilat sipas kallëzuesit kanë qenë në dosjen që dispononte Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë. Pas procesverbalit të INUK, kompania i është drejtuar Inspektoratit të Bashkisë, të cilit si organ kompetent i kërkon të shprehet për rregullsinë e dokumentacionit dhe punimeve në terren. Pas kontrollit të kryer, inspektorët e INUV konstatojnë se janë respektuar punimet e kryera në kantier konform lejes së ndërtimit. Në datën 27 mars, inspektorët e INUK kanë ushtruar përsëri kontroll në vendin ku po përgatitjen kantieri i ndërtimit dhe me procesverbalin nr. 3 shprehen se ka konstatuar se në kantier mungon projekti teknik i zbatimit të punimeve. Në bazë të këtij procesverbali, kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti ka vendosur: “dënimin e kundravajtësit me pezullimin e punimeve për një afat 20 ditor. Për të dyja vendimet e INUK, kompania ka bërë padi në Gjykatën Administrative, e cila ka pranuar padinë dhe ka konstatuar se të dy aktet administrative janë të pavlefshme. Gjykata ka detyruar INUK të lejojë punimet e pezulluara për ndërtimin e kantierit. Por pavarësisht këtij fakti, inspektorët e INUK nuk kanë lejuar kryerjen e punimeve dhe më datë 20 prill kanë vendosur sërish pezullimin e punimeve për një afat prej 10 ditësh. Në muajin maj inspektorët e INUK kanë ushtruar sërish kontroll në kantierin e ndërtimit ku sipas tyre kanë konstatuar kundravajtje administrative, pasi kishte mungesë të dokumentacionit tekniko-ligjor. Mbi bazën e këtij konstatimit, kreu i INUK ka nxjerrë një tjetër vendim më 30 maj 2014, sipas të cilit vendoste pezullimin e punimeve në kantier për një afat prej 60 ditësh. “INUK në të tre rastet që ka vendosur pezullimin e punimeve nuk ka vërtetuar se në cilin prej rasteve ka qenë për të ushtruar inspektimin në kantier ndërkohë që nuk ka arsyetuar dhe as ka argumentuar ndonjë prej rasteve të treguara në nenin 10/1 dhe si e justifikon veprimtarinë e INUK”, thuhet në dosjen e prokurorisë, e cila argumenton se INUK ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Ndaj Dajti rëndon edhe akuza e pezullimit të punimeve për Bulevardin e Ri të Tiranës, për të cilin Gjykata Administrative ka urdhëruar të kryhen punimet.

Dajti rikthehet në detyrë, drejton aksionin në Vlorë Një ditë pasi u lira nga Gjykata e Tiranës për shkak të problemeve shëndetësore, kreu i INUK, Zyhdi Dajti është rikthyer në detyrë. Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve pa leje në aksin Skelë-Uji i Ftohtë ka vijuar edhe ditën e djeshme. Mësohet se pjesë e aksionit ka qenë dhe vetë kreu i këtij Inspektorati, Zyhdi Dajti, i cili i është rikthyer detyrës me kompetenca të plota. Ai ka ndjekur nga afër aksionin e INUK për shembjen e ndërtimeve në vijën bregdetare, ku pritet të ndërtohet projekti i quajtur “Lungomare”. Dajti ndodhej prej disa ditë në qytetin e Vlorës, aty ku dhe u vetëdorëzua pas lajmit se ndaj tij kishte një vendim arresti nga Gjykata e Tiranës. Në kuadër të projektit “Lungomare”, aksioni parashikon prishjen e 10 objekteve në këtë zonë, të cilat nuk disponojnë dokumentacion. Por kjo ndërhyrje ka ndeshur në kundërshtinë e vetë banorëve, të cilët janë të shqetësuar sa i takon fondit të kompensimeve, pasi ende nuk janë shpërndarë. Banorët mësohet se nuk janë kundër prishjes së objekteve të tyre, por kërkojnë edhe respektimin e ligjit sa i përket shpronësimeve. Ndërkohë, në muajin shtator pritet të nisë nga puna dhe realizimi i projektit “Lungomare”.

Lirimi i Dajti, PD: Gjykatat, nën diktatin e Ramës Pak momente pas lirimit të kreut të INUK, Zyhdi Dajti, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila tha se vendimi i gjykatës është një shenjë e qartë që drejtësia po dorëzohet në duart e kryeministrit Edi Rama. “Për të njëjtën akuzë, zyrtari i Edi Ramës lihet i lirë nga gjykatësi Artan Laze, ndërsa zyrtari i Bashkisë së Tiranës që drejtohet nga kryetari i opozitës, lihet në masë arresti”, - tha zëdhënësja e PDsë, duke theksuar se në këtë mënyrë kryeministrit po i kryhet një shërbim politik. PD tha se kjo drejtësi preferenciale, e diktuar nga urdhrat politikë të Edi Ramës, është një zhvillim shumë negativ për vendin dhe një këmbanë alarmi. “Vendimi i sotëm i gjykatës është parathënia e një kohe të errët ku po zhytet drejtësia, kur gjykatësi zbaton standard të dyfishtë për të njëjtën akuzë dhe për të njëjtat rrethana ligjore. Gjyqtari Artan Laze është një shërbëtor i kahershëm i Partisë Socialiste, por me vendimin e sotëm haptazi preferencial, ai i ka dërguar sinjal të gjithë drejtësisë se zyrtarët e Edi Ramës nuk mund të hetohen, nuk mund të arrestohen, nuk mund të gjykohen”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike. Vendimi i gjykatës u cilësua si prova e parë e sulmit dhe presionit që kryeministri Rama ka nisur prej kohësh ndaj sistemit të drejtësisë në vend. “Kryeministri kërkon të jetë i paprekshëm. Dhe të paprekshëm kërkon kryeministri që të jenë dhe zyrtarët dhe sejmenët e tij. Kjo është rilindje”, thuhet në deklaratën e PD-së.


4

në fokus

Intervsta

Vrasja e Saimirit, Rexhep Ziza rrëfen momentin e vështirë dhe torturat e tij me drejtësinë. E thirrën në derë dhe në dorë mbanin një fotografi. Vrasësi tha: Ky është. Më pas e sharruan me plumba.

Hakmarrja e peshkopisë

Babai: Drejtësia më bëri me hasëm, ja vrasësit e vërtetë të Bekim Çengës

“Një komandant i kampit të Burrelit ku ishte çuni im i burgosur, më mori në numrin e shtëpisë. Më mori në telefon dhe më tha: “Bëni mirë t’i bini djalit nga pas, se ai nuk e ka bërë këtë krim”. Radhën e parë çova gruan sepse nuk mund të dilja vetë” Dashamir Biçaku

R

exhep Ziza, babai i Shpëtim Zizës, i akuzuar për vrasjen e Bekim Çengës në vitin 2007 në Peshkopi, rrëfeu dje për MAPO-n momentet e vrasjes së djalit të madh të tij, Saimirit në derën e shtëpisë së tij. Ai beson se vrasja është hakmarrje nga familja Çenga për vrasjen e djalit të vogël 10-vjeçar në vitin 2007, krim për të cilin është dënuar Shpëtimi, djali i tij i vogël. Rexhepi akuzoi se njerëzit e vërtetë që kanë vrarë fëmijën në vitin 2007 janë të lirë, ndërsa i biri vuan një dënim të padrejtë. “Kjo drejtësi më futi në burg tim bir. Më vrau djalin tjetër dhe tani ata duan të më zhdukin edhe mua. E kam denoncuar vrasjen e Bekimit dhe autorët e vërtetë të vrasjes së tij që në vitin 2007 në televizion, por askush nuk ka menduar të vërë drejtësi. Njerëzit e lidhur me vrasësit e bënë djalin tim vrasës dhe më vranë edhe djalin tjetër”, - është akuza e Rexhep Zizës, burrit 60-vjeçar që gjysma e jetës i ka shkuar rrugëve të Greqisë si emigrant. Rexhep, ju keni jetuar në Greqi dhe në momentin e vrasjes së djalit tuaj ishit po në këtë shtet. Si jeni informuar mbi ngjarjen? Më ka marrë dhëndri në telefon. Më tha: “O Rexhep, duhet me ardh në Shqipëri me u kthy se Saimiri është rrëzuar me motor dhe duhet me u kthy urgjent!” I thashë a është rëndë gjendja që duhet me ardh? “Po, - më tha, - është e rëndë, duhet të vish” dhe mbylli telefonin. Më pas më mori në telefon prapë dhe më tha: “O Rexhep, a e do drejt? E kanë sharru me plumb në bark dhe në kokë i kanë gjujt dy plumba”. Këto fjalë i dëgjoi edhe gruaja që po mbante vesh bisedën tonë. Ajo kishte nja dhjetë ditë që kishte ardhur atje tek unë. Kur më tha kështu, që çunin e kishin sharru, u nisa dhe të shtunën në mëngjes në orën 10:00 kam qenë në Rinas. A keni dyshime se kush mund të jenë autorët? Nuk di të them se kush mund të jenë, por ne nuk kemi pasur probleme. Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt apo ndonjë problem me ndonjë njeri tjetër. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Si ndodhi ngjarja? Ai ka qenë në shtëpi që herët. Kurrë nuk rrinte vonë jashtë shtëpisë edhe pse ishte i rritur dhe i martuar. Në orën 10 të darkës ra dera dhe një person e thirri ‘o Jetmir’, dhe jo në emër, o Saimir. Ky doli te dera për të parë se kush ishte. Sa hapi derën, një nga ata e pa dhe i tha tjetrit: ‘Ky është’. Ai nisi e qëlloi. E gjithë dera këtu ka qenë e larë në

gjak. Këtu kishte shtatë-tetë gëzhoja. Madje një gëzhojë bëri rikoshetë me llamarinën e veturës dhe u përplas në shkallë tek vazot e luleve. Një gëzhojë kishte mbetur te gjethet e rrushit, pranë derës. Ai kishte mbetur pa frymë aty në vend. Vajza e gocës time, katër vjeçe, ishte në oborr dhe ajo thirri dhe ulëriti: ‘E vranë djanë, mami mami mami!’ Policia erdhi më pas sot, mori deklarimet e mia, të familjes, të pjesëtarëve të tjerë, ndërsa atë natë ekspertët morën gëzhoja e bënë punën e tyre. Autorët di që pasi më vranë çunin, kanë dalë nëpër lumë dhe kanë dalë në Babrru në anën tjetër. Aty di që njërit i ka ngelur një këpucë sportive. Policia e ka marrë dhe po bën punën e vetë. Policia ka shoqëruar të afërm të fëmijës Bekim Çenga për t’i pyetur. A jeni në dijeni? Unë e kam dëgjuar, por s’di gjë me saktësi. Ata nuk më kanë ardhur të ma gjejnë shtëpinë. Deri dje unë i prisja. Po them deri sot. Prisja të më vinin në varrim dhe të më thoshin që nuk kanë dorë në vrasjen e tim biri. Nuk kanë ardhur. Unë ua kam thënë të vërtetën që di. Si është e vërteta ? Policia ma ka marrë fëmijën, Shpëtimin në Peshkopi, pikërisht atje ku u mbyt fëmija i vogël Bekim Çenga. Shpëtimi Ziza, djali im ka qenë me të meta mendore. Ky fakt provohet nga të gjitha raportet e KEMP-it që ne kemi marrë për të që në moshën trivjeçare, kur ai u diagnoztikua si i sëmurë mendor. Nëna e tij, Melita ishte edhe kujdestarja e tij dhe paguhej nga shteti për t’u kujdesur për të. Kështu që djalin tim e kapën në bulevard dhe vrasjen e fëmijës së vogël ia lanë sikur e kishte bërë një i sëmurë mendor. Por e vërteta është se unë i kam dhënë me emër tre njerëz që për mua janë kriminelë dhe unë i kam dhënë me emra në një televizion në një emision para tri vitesh dhe i kam denoncuar edhe me emra. Pra, ju thoni që djali juaj nuk është autori i vrasjes së Bekim Çengës? Absolutisht jo, nuk është ai autori i vrasjes. Është e vërtetë që fëmijën e ka marrë im bir dhe se ua ka dhënë këtyre tre personave të tjerë. E ka marrë nga shkolla dhe ua ka dhënë atyre të treve. Njëri prej tyre e ka mbytur. Shpëtimi i ka thënë: ‘Pse more e mbyte?’ Dhe ai i është përgjigjur: ‘Unë e mbyta, por ti mos trego se po tregove, ne do të të vrasim! Ti je me të meta mendore dhe nuk të dënon njeri’. Çuni im e ka marrë përsipër këtë nga frika. Kush janë këta njerëz ? Ata janë Elmaz Shulku, që e ka mbyt, ndërsa dy të tjerët janë Genc Lleshi dhe Admir Saraçi, një bashkëfshatari im.

Rexhep Ziza duke folur për gazetën

Saimir Ziza i vrarë të premten në mbrëmje

“Kur arrestoi policia djalin tim, nuk i rashë mbrapa sepse isha i bindur në atë moment se ai e kishte vra. Mirëpo e vërteta është ndryshe, se im bir nuk e ka vrarë. Këtë fakt ma thotë edhe djali im, edhe tani që është në burg në Zahari të Krujës. Nuk mund të dilja, sepse ai Çenga më vriste”

Po përse e morën fëmijën e mitur ata? Se çfarë problemesh kanë pasur ata me njëri-tjetrin, unë nuk e di. Por unë jam përpjekur që të sqaroj këtë fakt dhe të sqaroj të gjithë opinionin, gjykatat etj., por askush nuk më ka dëgjuar. Nga kjo situatë mua m’u vra fëmija tjetër. Kishte një vajzë 11-muajshe. Këtë gjë më bënë ata mua. Unë u përpoqa, por se qeveria e kaluar nuk më hapi rrugë. U bënë të gjithë kundër meje në qeveri e në shtet për të mos e zbardhur të vërtetën dhe që me çdo kusht të dënohet im bir. A i d ë rgu at njerëz familjes së Bekim Çengës, kur u vra fëmija në vitin 2007 ? Unë u kam çuar njerëz, por nuk më kanë pritur. Nuk kanë pranuar të më presin. Unë isha në atë kohë në Greqi, isha emigrant, atje po punoj prej më shumë se 23 vitesh. Ata nuk pranuan të më prisnin. Iu çova tre persona dhe ata iu thanë që ke selam nga Rexhep Ziza dhe donim të bisedonim. Ai tha: “Bëj selam Rexhep Zizës. Unë kam vëllezër në Dibër. Unë e di se ku rri Rexhepi me shtëpi. Ia kam lënë veç shtetit”. Mirëpo nga kjo kuptova se ai më kishte lënë as këtej e as andej. Mirëpo burri një llaf duhet ta thotë de, duhet t’i japë drejtim. Ose do të të vras, ose s’kam punë me ty. A keni dijeni nëse personat që ju akuzoni janë marrë dhe janë hetuar nga policia në cilësinë e të dyshuarve, apo që kanë dijeni mbi vrasjen e Çengës ? Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Por unë ua kam dhënë me emra, me foto, me fakte, me të gjitha. A janë shoqëruar apo s’janë shoqëruar nga policia këta persona, unë nuk e di. Por di që ata janë të lirë, livadhisin. Ata janë njerëz që janë me lidhje me pushtetin, me gjykatat e ku di unë. Autori i vrasjes, ai që ka mbytur atë fëmijë,është nipi i kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Metush Saraçit. Është pikërisht ky Elmaz Shulku. Unë kur arrestoi policia djalin tim, nuk i rashë mbrapa sepse isha i bindur në atë moment se ai e kishte vra. Mirëpo e

vërteta është ndryshe, se im bir nuk e ka vrarë. Këtë fakt ma thotë edhe djali im, edhe tani që është në burg në Zahari të Krujës. Nuk mund të dilja, sepse ai Çenga më vriste. Por pas dy muajsh kam nisur t’i bie djalit pas unë, sepse deri atëherë kisha besuar që e kishte bërë djali im. Më vonë, një komandant i kampit të Burrelit ku ishte çuni im i burgosur, më mori në numrin e shtëpisë. Më mori në telefon dhe më tha: “Bëni mirë t’i bini djalit nga pas, se ai nuk e ka bërë këtë krim”. Radhën e parë çova gruan sepse nuk mund të dilja vetë. Djali im, Shpëtimi i tha gruas sime: “Mami, nuk e kam bërë unë këtë gjë. Këtë gjë e kanë bërë Genc Lleshi, Admir Saraçi dhe Elmaz Shulku. Mua më kanë detyruar ta pranoj këtë gjë, sepse më kanë thënë që isha me të meta mendore dhe nuk dënohesha”. Pas një muaji e gjysmë dërgova djalin tjetër dhe i mora një taksi dhe e hipa në derë të shtëpisë sepse kisha frikë se ma vrisnin. Edhe atij i kishte thënë të njëjtën gjë. Pas një muaji e gjysmë shkova vetë dhe po atëherë po kështu. Atëherë u detyrova kapa një avokat, Qazim Gjonin mora. Mua ma bënë gjyqin me dyer të mbyllura. Mua nuk më njoftonte njeri, edhe pse isha në shtëpi, sepse ata e dinin. Gruaja ishte në gjykatë, por ajo qëndroi në korridorin e gjykatës. Ai ishte me të meta mendore dhe shteti e paguante për këtë gjë. Si mund të bëhet gjyqi me dyer të mbyllura ndaj një njeriu me të meta mendore? Brenda vitit e dënuan me burgim të përjetshëm të gjitha gjykatat. Genc Lleshi, një nga autorët e dyshuar sipas meje, është djali i Hasan Lleshit në Dibër. Ai e nxori djalin tim të shëndoshë vetëm për momentin e krimit, ndërsa djali im edhe sot e kësaj dite vazhdon të marri mjekimin që merrte edhe përpara se të bënte krimin. I bie që djali im qenka shëruar në momentin që ka bërë krimin dhe më pas kur është dënuar prapë është sëmurur. Çfarë bëtë? Iu drejtova Sali Berishës, Bamir Topit, Ina Ramës, iu kërkova takim për t’u sqaruar çështjen e djalit tim. Askush nuk pranoi të më priste. Askush nuk pranoi të hidhte dritë mbi të vërtetën, ose së paku të më dëgjonte. Bamir Topi dhe Jozefina Topalli janë shprehur që këtij njeriu t’i jepej dënimi maksimal. Tani dua që të më zbardhet edhe kjo çështje, se kush ka vrarë Bekim Çengën në të vërtetë në Peshkopi, sepse për këtë shkak më është vrarë edhe djali im, Saimiri.


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

23.06.2014 arrestimi

Ndalohet një person, i bllokohen 13 mijë euro Burimet e policisë thanë se dje gjatë një kontrolli, një personi i është bllokuar një sasi prej 13 mijë eurosh, të cilat i kishte në autoveturë. Menjëherë ai u ndalua dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Policia nuk dha emrin e personit të shoqëruar, por tha se paratë e gjetura iu bllokuan në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq për të policia tha se kishte nisur një procedim penal dhe se strukturat e hetimit të antikrimit ekonomik kishin nisur veprimet dhe verifikimet përkatëse për të identifikuar burimin e të ardhurave të këtyre parave. Burimet e policisë thanë se dyshimet për sigurimin e kësaj shume parash lidhen me aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike në pronat e të shoqëruarit dhe shitjes së tyre më pas tek blerës të ndryshëm. Ndërkaq pas verifikimeve të kryera personi është lënë i lirë, ndërsa paratë e tij janë mbajtur dhe sekuestruar nga policia. Ai është pyetur nga hetuesit e zyrës së Antikrimit Ekonomik të Policisë së Gjirokastrës, por ende nuk dihen pretendimet e tij mbi sigurimin e të ardhurave që iu sekuestruan, por burimet e policisë thanë se dyshimet e tyre janë se personi ka tentuar t’i nxjerrë ato nga fshati për t’i shpëtuar nga frika e bllokimit që mund t’u bënin policia dhe prokuroria parave. Organi i akuzës ka nisur një hetim pasuror për një pjesë të konsiderueshme të personave në Lazarat, të identifikuar si pjesë e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

Lazarat, banorët nxjerrin nga shtëpitë armët e drogën Nis faza e dytë e operacionit me rikontrollimin e banesave të kontrolluara më parë, ndërkohë që policia bllokoi edhe dje sasi të konsiderueshme armatimi municionesh, lënde narkotike e sende të tjera Dashamir Biçaku TIRANE- Nisi dje faza e dytë e operacionit në Lazarat, kur policia ka nisur të rikontrollojë banesat imtësisht, duke kontrolluar shtëpi më shtëpi me mjete speciale për të gjetur dhe identifikuar armë, drogë dhe mjete të tjera të kundërligjshme. Ndërkaq banorët mësohet se kanë nisur t’i hedhin vetë jashtë armët, municionet apo edhe lëndën narkotike që mund t’iu ketë mbetur në banesë. Gjatë ditës së djeshme efektivët e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet e banesave në pjesën e poshtme të fshatit, duke nisur nga blloku i banesave pranë komunës deri në hyrje të fshatit Lazarat, në pjesën ku rruga kryesore e fshatit bashkohet me rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë. Ndërkaq, nga kontrollet që policia ka pasur në vazhdim të operacionit të djeshëm, ka shoqëruar tre persona, të cilët më pas janë ndaluar nga efektivët e Policisë

së Shtetit, nga të cilët një prej tyre dyshohet se është përfshirë drejtpërsëdrejti në sulmet me armë ndaj Policisë së Shtetit që prej së dielës së 15 qershorit të këtij viti, kur nisi operacioni i goditjes së Lazaratit. Sipas burimeve zyrtare të policisë janë arrestuar tre persona të akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, kultivim i bimëve narkotike, apo mbajtje pa leje e armëve dhe municionit. I arrestuari i parë është Minush Brahimi, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga këto të fundit gjatë kësaj jave në fshatin Lazarat për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. “Ky person është identifikuar të ketë hapur zjarr ndaj forcave të policisë në datat 15, 16, 17 dhe 18 qershor 2014. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kalu-

shifrat Automatikë AK 47 20 copë 24 copë Pushkë karabinë 27 copë Krehra automatikësh 2 copë Granatahedhës Antitank 1 copë 5 copë Mitraloza të lehtë 9 arka Arka me fishekë 1700 Municione pistolete Granata dore 16 copë 10 copë Ndezës Eksploziv 25 pako Fitil zjarrpërcjellës 2 topa 5 arka Predha kundratank Dylbi një palë Maska kundërgazi 2 copë Janë shoqëruar në polici 24 automjete të ndryshme, që mendohet se janë të personave të inkriminuar - Lëndë narkotike çokollatë 1.3 kg - Farë kanabis-sativa 3 kg - Armë gjahu 4

ar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 të Kodit Penal”,- tha policia në njoftimin e saj zyrtar. Po ashtu, sipas të njëjtit burim janë ndaluar edhe Laçe Zane Koli, 69 vjeç, banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve të gjahut”. Me të njëjtat akuza policia tha se kishte arrestuar Gjirit Shaqo Malajn, vjeç 30, banues në Lazarat. Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij i janë gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike, disa fishekë dhe një tytë arme e prerë. Ndërkaq në banesën e babait të të arrestuarit të fundit, policia tha se kishte gjetur ambiente inkubatorë, llamba tharjeje dhe objekte të tjera të

ndaluara, të cilat janë sekuestruar nga efektivët e policisë. Dje policia tha se kishte kontrolluar banesa nga zona pranë godinës së komunës së Lazaratit e në pjesën e shtëpive poshtë saj. Këto banesa sipas burimeve të policisë janë kontrolluar një herë më parë, por se tashmë ato janë duke u rikontrolluar nga efektivët blu. Burimet thanë se gjatë këtyre kontrolleve janë bllokuar sasi të konsiderueshme armësh e municionesh, marijuanë dhe objekte të tjera, që sipas policisë kanë shërbyer për të kundërshtuar forcat blu gjatë ditëve në vijim, apo edhe sende që kanë shërbyer për kultivimin e kanabisit. Burimet e policisë thanë se pritet që edhe në ditët në vazhdim të kryhen kontrolle të imëta dhe të rikontrollohen shtëpitë, me qëllim identifikimin apo zbulimin e armëve të fshehura apo dhe sendeve të tjera të fshehura nëpër banesa, të groposura etj.

Dhunë në Mitrovicë, plagosen 13 policë dhe 10 qytetarë Situata në Mitrovicë është tensionuar për disa orë gjatë pasdites së djeshme, kur disa protestues janë mbledhur tek ura e Ibrit në një proteste si shprehje e revoltës ndaj ngritjes së parkut barrikadë mbi urë nga ana e autoriteteve lokale serbe nga veriu i Mitrovicës dhe qeverisë së Serbisë. Gazetarët kosovarë raportuan nga vendng jarja se janë dëg juar dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme, pas djegies së disa automjeteve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Veç Policisë së Kosovës, gaz lotsjellës ka përdorur edhe policia e EULEXit, që raportohet të ketë hedhur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve. Protestuesit mbanin në duar pan-

karta me mbishkrimet «S’duam park - duam urë», “Liri e lëvizjes» e të tjera, ndërsa dëgjoheshin brohoritjet “UÇKUÇK, Adem Jashari”, “Jo nuk ndahet Mitrovica” e të tjera. Një grup protestuesish më herët ka djegur flamurin e Serbisë. Edhe në pjesën veriore janë vërejtur tubime të serbëve lokalë. Policia e Kosovës ka krijuar kordonë si në jug, ashtu edhe në veri të qytetit, për të pamundësuar kështu kalimet e qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas, në përpjekje të parandalimit të ekseseve të mundshme. Në përfundim të situatës është raportuar për protestues dhe disa policë të plagosur. Sipas Radios “Evropa e Lirë” janë plagosur 13 policë. Megjithëse nuk dihet ende numri i saktë i protestuesve të plagosur gjatë protestës së djeshme, mediat kosovare kanë raportuar për dhjetë qytetarë dhe

dy gazetarë të lënduar. Policia e Kosovës dhe ajo e EULEXit kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të qeverisë së Serbisë. Ndaj situatës ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila u ka kërkuar qytetarëve të Mitrovicës të ndihmojnë në tejkalimin e gjendjes së krijuar për të parandaluar përshkallëzimin e saj. Me anë të një njoftimi për shtypin, Jahjaga ka përcjellë me shqetësim zhvillimet në qytetin e Mitrovicës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës të tregojnë maturi e vetëpërmbajtje dhe të ndihmojnë organet e rendit që të kryejnë punën e tyre.

Situata në Mitrovicë është tensionuar për disa orë gjatë pasdites së djeshme, ku disa protestues janë mbledhur tek ura e Ibrit në një proteste si shprehje e revoltës ndaj ngritjes së parkut barrikadë mbi urë nga ana e autoriteteve lokale serbe nga veriu i Mitrovicës dhe Qeverisë së Serbisë.


6

ngjarje e ditës

ditari

Kryepeshkopi, lutje nga Shkodra që Shqipëria të jetë shpejt pjesë edhe ligjërisht e Bashkimit Europian

Janullatos: Kisha vazhdon të përndiqet në mënyrë të fshehtë “Edhe në ditët tona, edhe sot është një përndjekje e fshehtë ndaj besimit. Jo në mënyrë zyrtare, por nomenklatura e vjetër nuk i ka mënjanuar ato çfarë ka bërë, dhe përsëri përpiqen të vënë pikëpyetje në mes”

Pas Tiranës, Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë ka shenjtëruar Katedralen Ortodokse të Shkodrës, “Lindja e Krishtit”. Kjo ceremoni e shënuar mblodhi dje në kryeqendrën e veriut që në orët e para të mëngjesit besimtarë të shumtë dhe autoritete vendore, si dhe deputetë të Parlamentit shqiptar. Mesha e drejtuar nga hirësia e tij, kryepeshkopi Janullatos, nisi që në orën 08:00 të mëngjesit, fillimisht me ecjen përreth katedrales, e më pas me bekimin e saj. Duke folur para besimtarëve për këtë moment të shënuar, hirësia e tij, Janullatos u ndal fillimisht tek peripecitë që ka patur Kisha Ortodokse për hapjen e saj në Shkodër, por edhe persekucionin komunist. Ky persekucion, sipas Janullatos është prezent edhe sot, por në një formë më të moderuar. “Kujtoj herën e parë kur erdha këtu në këtë qytet, në vitin 1991. Shumë nga të rinjtë ende nuk kishin lindur në atë kohë, ishte koha kur persekutimi ishte aq shumë i ndjeshëm, saqë ishte e pamundur që ne të gjenim se ku kishte qenë dikur kisha në këtë qytet, dhe bëmë shërbesën e parë në një kopsht. Dhe në vitet e tjera nuk patëm përsëri rast që të kishim kishën tonë, duhej të merrnim me qira një sallë kinemaje, që të kryenim aty liturgjinë hyjnore. Dhe ngulëm këmbë gjatë atyre viteve për një bashkëjetesë paqësore të të gjitha komuniteteve fetare

këtu në Shqipëri. Besojmë në mënyrë absolute në këtë bashkëjetesë. Është një dhuratë e veçantë e Perëndisë, që me anë të hirit të tij e jetojmë këtë gjë. Por edhe në ditët tona, edhe sot është një përndjekje e fshehtë ndaj besimit. Jo në mënyrë zyrtare, por nomenklatura e vjetër nuk i ka mënjanuar ato çfarë ka bërë, dhe përsëri përpiqen të vënë pikëpyetje në mes. Dhe ajo që nevojitet nuk është që të kemi vetëm kisha të reja; ajo që duhet të bëjë gjithsecili brenda nesh, të kthehet dhe të bëhet një tempull i shpirtit të shenjtë. Kjo mund të duket si diçka e tepruar, por ajo që kërkohet nga çdo besimtar, të bëhet vetë ai një kishë e shpirtrave të shenjtë”, - tha Janullatos. Hirësia dha edhe një mesazh për anëtarësimin në familjen europiane. “Kjo është lutja që ne japim, që shumë shpejt Shqipëria edhe ligjërisht të jetë brenda Bashkimit Europian, sepse esencialisht nga vetë ana e kulturës, Shqipëria tashmë është pjesë e kësaj Europe, dhe shpresojmë që Perëndia ruan për brezin e ri një epokë tjetër, në të cilën duhet të japim çdo gjë më të mirë të traditës sonë”, - u shpreh Janullatos. Sipas Kishës Ortodokse Shqiptare, ngjarja e Shenjtërimit të Kishës përbën një bekim të veçantë, jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin, dhe është një dëshmi shumë e rëndësishme e ortodoksisë në mbarë botën.

Rama e Meta në kanionet e Osumit: Potencial i zhvillimit të turizmit Kryeministrin Edi Rama pas ftesës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, zgjodhi ta kalonte këtë fundjavë në Skrapar për t’ia kushtuar promovimit ekonomik dhe turistik të kësaj zone të njohur për kanionet e famshme të Osumit. I shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Meta, dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Rafting-ut, kryeministri Rama do ta konsideronte vizitën në kanionet e Osumit si një eksperiencë unike. “Kanionet e Skraparit, një eksperience e re e Shqipërisë magjike, nga një kënd që s’e kemi parë kurrë!” – do ta përshkruante kryeministri këtë eksperiencë në rrjetin social Facebook, duke ftuar çdo shqiptar të krijojë eksperiencën e tij duke vizituar sipas tij një ndër komplekset natyrore më magjike të Shqipërisë. E përveç lundrimit me kanoe, një tjetër atraksion që tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Rama ishte Ura e Kasabashit, një monument i trashëgimisë sonë kulturore, i shekullit të 17-të. Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministri Rama inauguroi edhe rrugën e kanioneve. Duke folur për potencialet e kësaj zone për zhvillim, kryeministri theksoi se ato janë turistike dhe ekonomike dhe qeveria ka projekte që nxisin rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike të saj. Kryeministri veçoi synimin për të lidhur me infrastrukturë moderne luginën e Osumit me atë të Vjosës, çka, theksoi ai, do të transformojë jo vetëm jetën ekonomike të këtij rajoni, por do të rivlerësojë edhe kuptimin e turizmit, jo thjesht si turizëm bregdetar siç shihet deri më sot. “Është kënaqësi e dyfishtë, sepse nga njëra anë jemi këtu për të inauguruar jo thjesht një rrugë, por një kapitull të ri të marrëdhënieve mes gjithë kësaj zone dhe qeverisë në Tiranë, që, siç ju e dini shumë mirë, për shumë vite nuk i ka kthyer sytë nga kjo zonë. Jam i bindur që kanionet janë

Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministri Rama inauguroi edhe rrugën e kanioneve. Duke folur për potencialet e kësaj zone për zhvillim, kryeministri theksoi se ato janë turistike dhe ekonomike dhe qeveria ka projekte që nxisin rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike të saj.

një potencial i jashtëzakonshëm për ta transformuar plotësisht jetën ekonomike jo vetëm të qytetit dhe të zonës, por për të transformuar edhe kuptimin tonë për turizmin, sepse gjithmonë e kemi menduar si të lidhur vetëm me vijën bregdetare. Ndërkohë që këtu është një pasuri shumë e madhe, e pashfrytëzuar. Sinqerisht u ndjeva shumë keq që m’u desh të bëhem thuajse 50 vjeç për t’i parë kanionet, por pastaj u ngushëllova kur më thanë që edhe Iliri i ka parë këtë vit”, - tha Rama. Ai ka bërë të ditur se bashkimi i kësaj rruge me Përmetin do i japë një kuptim tjetër turizmit në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit, Meta përshëndeti kryeministrin për vëmendjen që qeveria i kushton zhvillimit të turizmit dhe rivitalizimit të potencialeve të tjera të kësaj zone. “Kjo rrugë e re përfaqëson një shpresë të madhe për të gjithë komunitetin këtu, për të ardhmen dhe perspektivën e tij dhe unë besoj se me këtë vizion të ri që kemi për mjedisin, për natyrën, për turizmin, absolutisht që ne kemi një resurs të jashtëzakonshëm për ta shndërruar gjithë këtë luginë të Osumit në një burim të jashtëzakonshëm mirëqenieje dhe progresi për gjithë komunitetin dhe në një atraksion unik për gjithë turistët”, - tha Meta duke shtuar se bashkimi i luginës së Osumit me luginën e Vjosës do të shumëfishojë potencialin turistik të zonës. Gjatë qëndrimit në Skrapar, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Meta, vizituan edhe biznesin fason të prodhimit të këpucëve, hapur vetëm pak kohë më parë në Çorovodë. Ndërsa në kthim, kryeministri Rama u ndal në Berat, ku inspektoi punimet për pedonalen në qendër të qytetit, nga ku njoftoi edhe nisjen së shpejti të dy projekteve të reja me rëndësi për rilindjen e qytetit, parkun e ri dhe rrugën e lumit.

Integrimi

Deputeti holandez Pieter Omtzigt: Ja pse votova kundër Shqipërisë Ndërsa Shqipëria pret që nesër të marrë një ‘Po’ nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat, deputeti holandez, Pieter Omtzigt shprehet se vendi ynë ka probleme serioze me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë. Kjo sipas tij ishte dhe arsyeja pse ai votoi kundër statusit të kandidatit në Parlamentin holandez. Deputeti holandez shpjegon se për Holandën, hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është e largët. “Vetë Komisioni Europian shkruan në raportin e tij se Shqipëria nuk është një ekonomi funksionale. Vetë ministri Timmermans tha që krimi i organizuar luan një rol të rëndësishëm në një pjesë të ekonomisë shqiptare. Unë personalisht jam anëtar i komisionit të Monitorimit në Këshillin e Europës dhe ne shohim probleme serioze me demokracinë shqiptare dhe situatën e të drejtave të njeriut. Ndaj Shqipëria është një nga dhjetë vendet që janë nën monitorimin e Këshillit të Europës në këtë drejtim. Përfundimisht, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara”, - tha deputeti holandez. Ai ka theksuar se sheh progres në Shqipëri, por vendi nuk i afrohet ende përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Sipas tij, Shqipëria mund t’i plotësojë një ditë kriteret dhe të bëhet anëtare e BE-së, por aktualisht është shumë larg tyre.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

7

Demokratët do tentojnë që të kenë një draft-reformë të tyren, të cilën me shumë gjasa do t’ia paraqesin mazhorancës si variant alternativ. Drafti, pas konsultimeve me ekspertët

Basha – Dean, vlerësim për zgjedhjet në PD Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti dje ishguvernatorin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të SHBA-së, Howard Dean, i cili shoqërohej nga Robert Benjamin, Drejtori Rajonal i Institutit Demokrat Amerikan (NDI) për Europën Lindore. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, në këtë takim u rikonfirmua angazhimi për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm midis Partisë Demokratike dhe Institutit Demokrat Amerikan. Më tej në njoftimin për mediat theksohet se Basha e njohu guvernatorin Dean me zgjedhjet e reja në parti, të cilat sipas tij bazohen tërësisht mbi parimet themelore demokratike të votës së lirë të anëtarëve të PD-së dhe promovimit të vlerave e kontributeve. Kryetari Basha u ndal në veçanti në entuziazmin që të rinjtë shqiptarë kanë dëshmuar ndaj këtij procesi, për t’u anëtarësuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në Partinë Demokratikë, duke sjellë energji dhe frymëzime të reja në misionin dhe veprimtarinë e saj. “Guvernatori Dean e vlerësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të PD-së, si dhe rolin e saj si opozitë demokratike në Shqipëri”, - bëhet me dije nga zyra për shtyp e PD-së. Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend, ku Basha ndau shqetësimin për vijimësinë e qëndrimeve dhe akteve të qeverisë dhe mazhorancës në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Reforma territoriale, PD ndryshon mendje, do propozojë variantin e saj Për demokratët rëndësi ka që të arrihet qëllimi i rritjes së eficiencës së qeverisjes vendore, dhe jo thjesht ndryshimi i kufijve të njësive vendore E vënë tashmë para një fakti të kryer, ku mazhoranca po vijon drejt miratimit të njëanshëm të reformës territoriale, opozita ka vendosur të mos rrijë duarkryq. Partia Demokratike megjithëse nuk ka pranuar që të marrë pjesë në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar që është ngritur për këtë qëllim, ka parë të arsyeshme që të heqë dorë nga pozicioni i deritanishëm dhe të bëhet pjesë e reformës, por në mënyrë të shkëputur nga qeveria. Demokratët do tentojnë që të kenë një draft-reformë të tyren, të cilën me shumë gjasa do t’ia paraqesin mazhorancës si variant alternativ. Natyrisht

drafti nuk do të hartohet thjesht nga zyrat e PD-së, por për këtë qëllim kjo forcë politike do të organizojë një seri takimesh e konsultimesh me qytetarë dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për një lëvizje që pritet të nisë këtë javë dhe ku parashikohen tryeza të posaçme konsultimesh, kryesisht me ekspertë të fushës dhe të pushtetit vendor. Por ndryshe nga të majtët, drafti që demokratët kërkojnë të hartojnë do të ketë në qendër të objektivit të tij decentralizimin e pushtetit me qëllim forcimin administrues dhe qeverisës të njësive vendore. Një fakt të tillë e ka konfirmuar para disa ditësh edhe deputeti demokrat Aldo Bumçi, i cili nuk ka nguruar ta cilësojë këtë përpjekje si reformën reale. “... Metodologjinë, do nisim me decentralizimin, e cila pasohet me hartën dhe jo anasjellas”, - tha Bumi gjatë një interviste televizive. Çka do të thotë se për PD-në rëndësi ka që të arrihet qëllimi

Demokratët do tentojnë që të kenë një draft-reformë të tyren, të cilën me shumë gjasa do t’ia paraqesin mazhorancës si variant alternativ. Natyrisht drafti nuk do të hartohet thjesht nga zyrat e PD-së, por për këtë qëllim kjo forcë politike do të organizojë një seri takimesh e konsultimesh me qytetarë dhe jo vetëm.

i rritjes së eficiencës së qeverisjes vendore dhe jo thjesht ndryshimi i kufijve të njësive vendore. Burime nga PD kanë bërë të ditur se në përfundim të këtyre konsultimeve, ku pritet të marrë pjesë edhe vetë kryetari Lulëzim Basha, do të hartohet një draft alternativ i reformës, që demokratët u pëlqen ta quajnë reforma e decentralizimit dhe jo thjesht reforma territoriale. Kjo ndoshta edhe për shkak se ata mendojnë që bashkë me reformën territoriale të ndryshojnë dhe ligjet që kanë të bëjnë me organizimin e pushtetit vendor. Gjithsesi, të pyetur dje se cili do të jetë fati i këtij drafti pasi të hartohet dhe se si opozita do t’i afrohet mazhorancës me propozimet e saj, burime nga PD nuk kanë pranuar të zbulojnë rrugën që do të ndiqet në këtë fazë, por nuk përjashtohet mundësia që këto propozime të vendosen në tryezën e bisedimeve si kusht që reformat të mirato-

Basha: Dyshja Rama-Meta, vizion i vjetruar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në kuvendet kombëtare të kësaj force në Mirditë dhe Lezhë. “Zgjedhja e drejtuesve të partisë me votë është një vlerë e jashtëzakonshme”, - tha Basha, ndërsa ka apeluar për demokratët që ta përdorin këtë me zgjuarsi dhe me përgjegjësi për të zgjedhur më të mirët. “Sfida dhe qëllimi kryesor i këtyre zgjedhjeve që po zhvillohen në të gjithë piramidën ka qenë dhe është të nxjerrim me votë ekipet e fitores. Kjo është një sfidë e përbashkët, një sfidë e gjithë anëtarëve, nga i pari tek i fundit. Jeni ju që vendosni, jeni ju që zgjidhni me votë të lirë. Kemi vënë votën e lirë në themel të organizimit dhe sistemit të karrierës në Partinë Demokratike. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, është një vlerë që duhet të dimë ta përdorim me zgjuarsi dhe me përgjegjësi. Ne do të ruajmë e do të zhvillojmë më tej në publik reputacionin e një partie të mirë duke zgjedhur mirë”, - tha Basha në

fjalën e tij. Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, Basha ka bërë të ditur se demokratët në platformën e tyre qeverisëse do të orientohen më mirë dhe më fuqishëm drejt sipërmarrjes së lirë, drejt Shqipërisë që punon e kërkon të

punojë. “Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, për fat të keq, nuk foli dhe nuk po flet dot një plejadë e re dhe një vizion i ri i së majtës shqiptare. Foli dhe po flet, kam bindjen se për herë të fundit, një vizion i vjetër dhe i vjetruar, që e shikon pushtetin si sulltanat personal. Përballë këtij realiteti të hidhur, ne kemi e duhet të zhvillojmë më tej alternativën tonë të lirisë dhe zhvillimit, duke u orientuar më mirë dhe më fuqishëm se deri tani drejt lirisë si promotor zhvillimi, drejt sipërmarrjes së lirë, të vogël, të mesme dhe të madhe, drejt Shqipërisë që punon, krijon dhe prodhon në bazë të kësaj aksiome që e kemi vendosur në radhët tona si kryesore dhe vendimtare; nismës së lirë dhe konkurrencës së lirë”, - tha Basha. Po ashtu gjatë ditës së djeshme u zhvilluan zgjedhjet edhe për kreun e Partisë Demokratike në degën e qytetit të Fierit. Mësohet se fitues është shpallur Luan Baci, me profesion avokat, i cili nga 411 delegatë ka marrë 209 vota.

hen me konsensus. Ajo që dihet deri më tani është fakti se vetë PD në mënyrë zyrtare është shprehur kundër varianteve të përzgjedhura nga mazhoranca për reformën territoriale, duke i konsideruar ato si variantet e bishtave dhe hilerave elektorale. Po ndërkohë që opozita bën përgatitjet e saj në këtë drejtim, Komisioni i posaçëm i Reformës territoriale dhe qeveria janë drejt fundit të konsultimeve të dy varianteve të përzgjedhura me drejtuesit e njësive vendore në të gjitha qarqet e vendit, për të dalë në fund me një propozim të unifikuar që do t’i paraqitet Kuvendit për miratim në formën e një projektligji. Dihet tashmë që grupet parlamentare të dy forcave kryesore të mazhorancës kanë përzgjedhur si variantet më të mundshme të ndarjes territoriale të vendit atë që e ndan Shqipërinë në 39 njësi vendore, dhe atë që e ndan në 47 të tilla.

Franca: Do ju mbështesim për statusin Franca u bashkohet vendeve anëtare të Bashkimit Europian që mbështesin dhënien e statusit për Shqipërinë. Qëndrimi është konfirmuar nga ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Moro, e cila dje, një ditë përpara provës që duhet të kalojë Shqipëria për marrjen ose jo të statusit, konfirmon qëndrimin pro të një prej 5 vendeve që në dhjetor të 2013-ës nuk aprovuan dhënien e statusit. Nga qyteti i Korçës, diplomatja franceze, Moro ka shprehur qëndrimin pozitiv në lidhje me “provimin” që do kalojë Shqipëria sot. “Franca mbështet Shqipërinë për statusin”,- tha ambasadorja Moro. Por, sipas saj, ky është një vendim kolektiv dhe do merret nga Këshilli Europian. Më tej ambasadorja theksoi se Shqipëria po shkon drejt statusit për vendin kandidat. Duke u ndalur tek aksioni i ndërmarrë nga qeveria me anë të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, Moro e ka konsideruar këtë aksion tepër të rëndësishëm dhe pozitiv.“Veprimi në Lazarat është veprimi i parë, i cili duhet të shtrihet edhe në zona të tjera. Mbështesim plotësisht ndërhyrjen e policisë”, - theksoi ambasadorja franceze, Christine Moro.


8

23.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

Kush shtyn datën e daljes në pension, përfiton shtesë I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie sipas nenit 92 të projektligjit të ri për pensionet, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj, në rast se shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas

rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, kjo masë është aplikuar për të nxitur pagesën e kontributeve në një kohë sa më të gjatë, për shkak se popullsia e vendit po shkon drejt plakjes së shpejtë që në këtë dekadë.

Projektligji, ja baza që do vlerësohet për llogaritjen e pensioneve Zbardhet baza me të cilën do të llogariten pensionet e reja pas 2015. Ja kush përfiton pension më të lartë sipas ligjit të ri Duke nisur që nga viti 2015, me hyrjen në fuqi të projektligjit të ri të pensioneve do të ndryshojë edhe përllogaritja. Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve vlerësohet si raport i shumës së pagave për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për rivendosjen e parimit kontributiv në këtë projektligj parashikohet ripërcaktimi i formulës së përllogaritjes së pensionit, duke zëvendësuar pensionin bazë me pensionin social dhe duke rritur atë pjesë të pensionit që lidhet drejtpërdrejt me madhësinë dhe vitet e kontributeve të paguara. Llogaritja që nga 1994

Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit, thuhet në projektligjin e ri për pensionet. Ndërsa për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merren pagat referuese të caktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994, si dhe të

periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 1.1.1994. Ndërsa për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 1.1.1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 1.1.1994 deri në 31.12.2014, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Çfarë nuk ndryshon

Pensionet për personat që u lind e drejta deri më 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë, janë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritjeje përveç indeksimit dhe kompensimit sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr.4171, datë 13.4.1966, “Për sigurimet shoqërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, quhen të mirëqena dhe nuk do të jenë objekt i ndonjë ndryshimi, me përjashtim të indeksit dhe kompensimit, sipas pikës 1, të këtij neni. Pensionet e caktuara në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, me të gjitha ndryshimet e tij të mëvonshme, quhen të mirëqena dhe nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi me përjashtim të indeksimit dhe kompensimit, sipas pikës 1, të këtij neni. Ligji i ri, si rriten përfitimet

Personat që kanë kontribuar më gjatë në skemë ose kanë kontribuar me paga të larta, masa e pjesës kon-

Personat që kanë kontribuar më gjatë në skemë ose kanë kontribuar me paga të larta, masa e pjesës kontributive të pensionit, me ligjin e ri, do të jetë më e madhe duke, krijuar një lidhje më të drejtë midis kontributit të paguar ndër vite dhe pensionit.

tributive të pensionit, me ligjin e ri, do të jetë më e madhe duke, krijuar një lidhje më të drejtë midis kontributit të paguar ndër vite dhe pensionit. Ky ndryshim i mënyrës së llogaritjes do të shoqërohet edhe me eliminimin e dy kufizimeve, duke lënë si pension që do të përfitohet vetëm masën e pensionit që del nga llogaritja sipas formulës. Sipas kësaj formule, për personat që kanë kontribuar me paga mbi pagën mesatare, masa e pensionit do të rritet në nivele të pranueshme ndaj pensioneve

aktuale dhe bazuar në shumat më të mëdha të derdhura si kontribut. Pensionistët që do të dalin në pension nga viti 2015, për një periudhë afatmesme do të kenë një rritje të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët aktualë. Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qenësishëm dhe të mbështetur mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listëpagesa dhe të indeksuara sipas VKM të përvitshme.

Haxhinasto me të rinjtë, për përmirësimin e sinjalistikës Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto iu bashkua dje iniciativës së Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI), për të pastruar dhe lyer urat dhe mbikalimet në Shqipëri, aksion i cili ndikon pozitivisht në përmirësimin e sigurisë rrugore. “Shpreh mbështetjen e plotë për këtë iniciativë të shkëlqyer, të ndërmarrë nga Lëvizja Rinore për Integrim, për të pastruar një mbikalim në çdo dy javë. Është një iniciativë që jo vetëm zgjon e forcon ndenjën e vullnetarizmit, një ndjenjë shpeshherë e harruar, por jep edhe një kontribut direkt për të realizuar planin kombëtar për sigurinë rrugore”, tha ministri Haxhinasto gjatë këtij aksioni që sot u zhvillua tek mbika-

limi përballë Kopshtit Zoologjik. “Gjithashtu, pjesë e këtij plani është edhe ruajtja dhe pastrimi i nyjave, i rrethkalimeve, i mbikalimeve e urave në Shqipëri, të cilat shpeshherë kanë kuptuar që janë objekte të rrezikshme ose vende të rrezikshme, pasi edhe këto zhgarravina apo reklama që bëhen pa autorizim dhe në vendin e gabuar, sjellin aksidente, janë të dëmshme për rrugën dhe për shërbimin që ajo ofron”, tha ministri. Sipas Haxhinastos, rruga është një pronë, një aset i rëndësishëm kombëtar dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të jetë sa më e rregullt, sa më e pastër, sa më miqësore me përdoruesin dhe sa më e sigurt, me qëllim që askush të mos humbë jetën teksa përdor rrugën.

“Penalitetet do të jenë sipas atyre që do të çojmë në parlament për të miratuar’ do të 10-fishojmë gjobat për këtë qëllim, por do të shikojmë edhe masat dhe ndërhyrjet e tjera penale për ndërhyrjet, llojet e tjera të ndërhyrjes, pasi e përsëris, rruga është një aset kombëtar”, - shtoi ai. Më pas, kreu i MTI shtoi se “kjo fushatë do të vazhdojë; një përpjekje e tillë ka nisur të realizohet në rrugën Tiranë-Rinas, do të vazhdojë më tej paralel me rikonstruktimin e asaj rruge dhe me ribërjen e saj, por do të vazhdojë edhe me segmente të tjera të vendit, pasi situata është tepër e rëndë. Kemi ndërhyrje krejtësisht të paautorizuara, të cilat rezultojnë se kanë sjellë edhe komprometimin e sigurisë në rrugë”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

9

Rivali i gazsjellësit TAP, Moska sheh Turqinë si mundësi Gazsjellësi i shumëpërfolur rus “Rrjedha e Jugut”, i cili do të transportonte gazin natyror në Europë nëpërmjet Detit të Zi, mund të kalojë nëpërmjet Turqisë. Lajmi është bërë publik nga ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, në Kongresin Botëror të Naftës në Moskë. Rusia, në teori, mund të marrë parasysh Turqinë si rrugëzgjidhje, nëse nuk zgjidhen problemet me Bullgarinë. Ministri Novak ka thënë se qeveria e Rusisë do të fillojë diskutimet më Turqinë, nëse shoqëria shtetërore e energjisë “Gazprom” do të cilësojë si të leverdishëm terrenin turk. Ministri i Energjisë në Rusi tha se kishte takuar homologun e tij, Yıldız, për të diskutuar rreth krizës së fundit të energjisë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Legalizimet, kush nuk ka vetëdeklaruar, rinis procesin Për më shumë se 30 mijë objekte pa leje nuk është bërë vetëdeklarimi sipas afateve të përcaktuara në ligjin aktual. Zyrtarët e ALUIZNI-t thanë se aplikimet për këtë kategori rinisin pas 28 qershorit, kur ligji i ri do të hyjë në fuqi. Të gjithë qytetarët që me ligjin aktual nuk kanë vetëdeklaruar objektet e ndërtuara pa leje deri në vitin 2009, do të mund të aplikojnë në sportelet e ALUIZNI-t pas datës 28 qershor. Drejtues të legalizimeve shprehen se pas këtij hapi do të jenë grupet e punës ato që do të verifikojnë në terren objektet. “Me hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar, pas 2 javësh do të nisin edhe plotësimet e kërkesave që ne do t’i njoftojmë”. Si për

shtëpitë pa leje edhe për shtesat në pallate, do të legalizohen vetëm ato të kryera deri në 2009-ën. Kush nuk ka vetëdeklaruar

Për më shumë se 30 mijë objekte pa leje nuk është bërë vetëdeklarimi sipas afateve të përcaktuara në ligjin aktual. Këto dosje kanë ngelur të ngrira, pasi mosdeklarimi në kohë i përjashton ato nga procesi. Në shumicën e rasteve të gjithë këta persona që disponojnë këto ndërtime, nuk kanë mundur të bëjnë deklarimin sipas afateve ligjore për shkaqe më së shumti objektive. Mësohet se shumica e tyre janë emigrantë dhe nuk kanë qenë në Shqipëri në momentin kur duhet të bëhej deklarimi sipas ligjit. Burimet nga ALUIZNI bëjnë me dije se qeveria do të tregohet e kujdesshme me këtë kategori, pasi pas çdo ndërtimi qëndron mundi i një familjeje të tërë. Për të rehabilituar edhe këtë kategori, aktualisht është duke

Qeveria nuk do të hapë asnjë proces për vetëdeklarime të reja. Domethënë, që të 290 mijë objektet që janë vetëdeklaruar si të tilla me ligjin aktual, do të jenë të mirëqena edhe me ligjin e ri të legalizimeve që hyn në fuqi më 28 qershor.

u marrë i gjithë informacioni që duhet për të verifikuar se sa është numri real i ndërtimeve pa leje, aplikantët e të cilave kanë tejkaluar afatin ligjor, por që objektet në pronësi të tyre datojnë para se ligji të hynte në fuqi. Për të bërë të vlefshëm legalizimin e këtyre objekteve, ALUIZNI me hyrjen në fuqi të ligjit të ri më 28 qershor do të marrë në dorëzim aplikimet e reja për këto objekte. Më pas do të vijojë verifikimi i objekteve në terren dhe më pas legalizimi i tyre. Përfitojnë objektet e ndërtuara deri në vitin 2009 dhe gjithashtu ato objekte që nuk janë në kundërshtim me planet rregulluese. Gjithashtu do të përfitojnë legalizim objektet e ndërtuara edhe pas 2009, por që janë jo në truall të huaj. Jo fushatë e re vetëdeklarimesh

Qeveria nuk do të hapë asnjë proces për vetëdeklarime të reja. Domethënë, që të 290 mijë objektet që janë vetëdeklaruar si të tilla me ligjin aktu-

al, do të jenë të mirëqena edhe me ligjin e ri të legalizimeve që hyn në fuqi më 28 qershor. Janë të vlefshme të gjitha vetëdeklarime që janë bërë që në vitin 1993, pastaj në 2005 e në 2007 dhe që nuk kanë marrë certifikatën. Për të gjitha këto objekte ALUIZNI do të bëje një verifikim në terren, për të vijuar më pas procedurat e mëtejshme. Projektligji i ri për legalizimet ka sjellë ndryshime, që përfshijnë nga pagesa për të marrë tapinë deri tek një seleksionim i qartë i objekteve që përfitojnë dhe nuk përfitojnë nga procesi. Projektligji parashikon një proces veçmas për ndërtimet pa leje që janë ndërtuar para vitit 2009. Mësohet se për këto banesa, që janë më shumë se 100 mijë në të gjithë vendin, do të ketë një verifikim të ri në terren dhe harta të reja, për të vijuar më pas legalizimin e tyre rast pas rasti. Gjithashtu, ligji i ri përmban penalitete mbi shtesat që janë bërë në objektet në proces legalizimi.

Matura Shtetërore

10 mijë maturantë mbetës në Matematikë Ledi Shamku: Faji i sistemit, nevojë për reformë Pas publikimit nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të notave të provimit të Matematikës ku kanë rezultuar 10 mijë nxënës mbetës në këtë lëndë, ka reaguar deputetja e PS-së, Ledi Shamku, e cila e ka quajtur gjendjen të mjerueshme të sistemit aktual shkollor, duke theksuar edhe një herë nevojën urgjente për një reformë të thellë arsimore për përgatitjen jo vetëm të nxënësve por edhe të mësuesve cilësorë Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar dje listën me notat e testit Matematikës për Maturën Shtetërore. Nga të dhënat rezulton se 10 mijë nxënës janë mbetës në këtë provim, duke shënuar kështu një të katërtën e numrit total të maturantëve që kanë hyrë në provim, rreth 45 mijë. Këto të dhëna të publikuara në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve janë zyrtarisht të konfirmuara. Deputetja e Partisë Socialiste, Le-

di Shamku ka reaguar në faqen e saj të Facebook-ut, duke shkruar se është krenare për transparencën e bërë nga MAS për gjendjen aktuale të shkollave, që sipas saj duket e hidhur. “Jam shume krenare për qeverinë time, e cila nuk fshihet pas gishtit e as luan ndytas me nivelin e kalueshmërisë siç bëhej rëndom, por dëfton hapur e me kurajë gjendjen, të cilën është pak ta quash e frikshme! Jam krenare për këtë kurajë në transparencë”, - ka shkruar ajo duke bërë edhe një analizë të rezultatit. “Ky rezultat është pak a shume i njëjtë me rezultatin e testeve ndërkombëtare të PISA-s dhe kjo përputhje vjen si rezultat i administrimit të shkëlqyer të sivjetshëm të Maturës Shtetërore, ku teza as s’u shit, e as u la të livadhisej me kopje vetëgënjyese”. Ajo ka shtuar se të dhënat kombëtare përputhen me ato ndërkombëtare, duke u bërë një lexim të dhënave, ku një e katërtave e totalit të maturantëve janë mbetës, me 10 pikë, ndërsa vetëm 250 maturantë gjithsej në të gjithë vendin kanë kapur pikët maksimale. “E thënë troç, gjendja e shkollës sonë del të jetë ajo që kemi thënë në të gjitha vitet e opozitës: Këtu, nxënësit o dinë, o s’dinë

MAS publikon online notat e Matematikës Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar listat e notave të provimit të Matematikës për 45 mijë e 65 maturantët që u janë nënshtruar provimeve të Maturës për vitin 2014 në të gjithë vendin dhe për të gjitha profilet, gjimnazet dhe shkollat profesionale. Megjithatë, nga numri total i maturantëve që u janë nënshtruar provimeve, 50 ka qenë numri i atyre që janë përjashtuar nga provimi i Matematikës. Notat janë publikuar në bazë të qyteteve dhe mbajnë kodin e sekretimit për secilin nga maturantët që kanë hyrë në provim. Më herët, zv/ministrja Nora Malaj është shprehur se Matura Shtetërore 2014 shënon edhe një standard të lartë, pas vitesh abuzimi me shitje të tezave, menaxhim i keq dhe mungesë korrektësie sipas saj. Malaj është shprehur se MAS do të marrë në shqyrtim dhe do të verifikojë çdo rast të denoncuar për shkelje dhe do të ofrojë sqarim të mëtejshëm për këdo që ka nevojë.

fare!” - shton Shamku duke thënë se nxënësit e shkëlqyer duken sikur më shumë kanë qenë fryt i talentit të tyre sesa për meritë të sistemit shkollor, pasi shifrat e mbetësve që shkojnë në 10 mijë, sipas saj dëshmon dështimin e sistemit të kaluar. Ajo e ka lidhur mungesën e mësuesve të mirë në lëndën e Matematikës edhe me mungesën e nxitjes dhe politikave të tërheq jes së studentëve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Gjithashtu, Shamku ka fajësuar edhe tekstet shkollore, që sipas saj janë të shëmtuara, të pakuptueshme, të pasakta dhe ajo ka shkuar më tej duke i quajtur edhe të pavlera. “Pasojat? Ja, këto që shohim. Çereku i nxënësve mbetës dhe vetëm një grusht nxënësish që falë përpjekjeve të tyre dhe talentit, ia dalin ashtu vetiu”. Shamku ka theksuar faktin e nevojës urgjente të reformës së thellë arsimore, duke e vënë gishtin te lëndët ekzakte që duken edhe si ‘thembra e Akilit’ për nxënësit e shkollave të mesme. “Lypet ndërmarrë sot dhe fort kjo reformë, edhe sa i takon formimit të mësuesve edhe sa i takon teksteve shkollore, Sot dhe fort dhe me zemër!” e ka përfunduar Shamku mesazhin e saj


10 23.06.2014 Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

Njoftime/reklama

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

NR. 16 (261),

VITI VIII BOTIMIT

MARS 2013

ÇMIMI 300 LEKË

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

ERË NUK KA QENË FERRY: BOTA ASNJËH

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut arët oriental te shqipt FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

ME

NJERIU I RILIND E PËRMUAJSH

e përmuajshme

MAKS VELO

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ushtarakisht i fushatave të UET Press. Në për të ndërhyrë Blair, botim i Eshtë spin doctor-i e shefit të tij e të tjera. e mia me Tony së në politikë, kur mbronte vendiminDitarët e atyre ditëve: Vitet me rëndësinë e strategji Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Are”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 10/7/2, vol 4, faqe 132, me sip. 2125 m2, , ZK 1303, pasuri e ndodhur ne fshatin Bujqes, komuna, Shirgjan, Elbasan, në pronësi të shtetasve Ndricim e Mynevere Sulmina. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Fondi Besa. Ankandi zhvillohet ditën e martë më dt. 01.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 401,200 (katërqindenjëmijëedyqind) leke. Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@ yahoo.com. Cel 0682099479.

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Apartament”, regjistruar në ZVRPP Peqin, me nr. pasurie 13/37+13, vol 2, faqe 102, me sip. 61,52 m2 , ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen “Xhami” Peqin, në pronësi të shtetasve Mahmud e Naxhije Dokja. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 02.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,860,365(njemilioneteteqindegjashtedhjetemijeetreqindegjashtedhjeteepese) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Katër “rrufepritës” të dobët për sistemin

S

ektori shtetëror në Shqipëri është nën një trysni të madhe nga të gjitha anët. Trysnia e parë vjen prej politikës. Gjithçka që politikanët u premtojnë qytetarëve (votuesve) vjen një ditë dhe shkarkohet e tëra në institucionet dhe agjencitë e shtetit. Trysnia e dytë e madhe vjen prej qytetarëve. Gjithçka që atyre u është premtuar si votues, vjen gjithashtu një ditë që e shkarkojnë në institucionet dhe agjencitë e qeverisë. Kjo marrëdhënie krijon përshtypjen e gabuar se gjithçka në këtë vend mund të realizohet vetëm si një marrëdhënie midis politikanëve dhe qytetarëve dhe vetëm nëpërmjet agjencive qeverisëse. Njeriu ka të drejtë të pyesë: Vetëm këta janë Shqipëria? Vetëm këta janë sistemi demokratik? Marrëdhëniet e mësipërme nuk janë rastësore dhe as një dëshirë e pakufizuar. Ato, në rastin më të keq, krijohen nga mungesa e alternativave jetësore për grupe të mëdha të popullsisë. Në rastin më të mirë, ato krijohen nga mentaliteti etatist i shtetarëve dhe qytetarëve. Por marrëdhëniet e varësisë shtet-qytetarë krijohen edhe nga dobësia e katër faktorëve të tjerë të sistemit: sektorit privat, sektorit publik, shoqërisë civile dhe klasës së mesme. Të cilët mund të karakterizohen si rrufepritës ende të dobët të sistemit demokratik. Roli i të cilëve, sidomos në sistemin e shërbimeve, është i kufizuar, duke ia lenë barrën kryesore sektorit shtetëror. Kontributi i pamjaftueshëm i sektorit privat Raportet midis shtetit dhe qytetarit në Shqipëri janë ende raporte të drejtpërdrejta varësie, për shkak të mungesës së një sektori të fuqishëm privat. Qytetarët duken ende shumë të varur prej shtetit të tyre. Madje edhe ekonomikisht. Sektori privat është një sektor i madh ekonomik, ai ka thithur rreth 82 për qind të të punësuarve dhe jep rreth 92 për qind të prodhimit të veprimtarive ekonomike në vend. Megjithatë, pesha e sektorit privat në jetën

koment Kosta Barjaba

Në Shqipëria ka një sensibilitet publik të lartë për veprimtarinë e shoqërisë civile. Megjithatë, vendi po përjeton prej kohësh paradoksin se një prej operatorëve më të mëdhenj të saj, komuniteti i OJF-ve dhe OJQ-ve, është kryesisht një shoqëri për jashtë sesa për brenda, një shoqëri për vete sesa për qytetarët, një shoqëri për donatorët sesa për tregun vendas. Në Shqipëri veprojnë rreth 2000 OJF/OJQ të regjistruara në organet tatimpaguese. Megjithatë, roli i tyre ndërmjetës midis shtetit dhe qytetarëve është ende elementar, ndërkohë që roli në tregun e punës dhe të shërbimeve jetësore bazë është ende më i pandjeshëm. Kjo është një tjetër arsye që qytetarët e “përplasin kokën” vetëm në institucionet dhe agjencitë e qeverisë.

publike të vendit është asimetrike në raport me madhësinë dhe vëllimin që ai zë në veprimtaritë ekonomike. Kjo është e lidhur me strukturën e veprimtarive ekonomike, madhësinë e ndërmarrjeve, informalitetin e lartë, por ajo që është më kryesorja me mentalitetin etatist të shoqërisë. Një sektor privat prodhues dinamik do të shërbente si një amortizator i fuqishëm për të “ndërmjetësuar” dhe akomoduar kërkesat dhe presionet e qytetarëve, sidomos ato të sferës ekonomike dhe të punësimit. Por kjo nuk po ndodh ende. Ndërmarrjet private prodhuese do të duhej të ishin një zgjidhja për qytetarët me kualifikim të ulët ose mesatar. Qendrat kërkimore dhe universitetet do të duhej të akomodonin trysninë e qytetarëve të kualifikuar. Por as kjo nuk ndodh. Ekonomia e dijes në Shqipëri nuk ekziston dhe universitetet thjesht punësojnë mësimdhënës dhe administratorë. Nuk shquhen ata as si operatorë tregu, as si thithës të specialistëve të kualifikuar, as si kontribues të problem-zgjidhjeve të shoqërisë. Ndrojtja e sektorit publik Qytetarët ndjehen thellësisht të varur prej shtetit ngaqë midis sektorit shtetëror dhe sektorit privat mungon ndërmjetësi: sektori publik. Duhet thënë se ky sektor është ende më i pafuqishëm se sektori privat. Ai është ende një sektor periferik dhe shpesh ngatërrohet me sektorin shtetëror. Jo vetëm kaq, por përpjekjet që bëhen për ta fuqizuar atë ndeshen me rezistencë pikërisht nga një pjesë e vetë këtij sektori. Shikoni çfarë reagimesh, në disa raste të pakuptimta, ka ndeshur reforma arsimore, pikërisht në një nga shtyllat kryesore të saj: krijimin e universiteteve publike. Kaq e madhe është kjo rezistencë saqë është krijuar përshtypja se sektori privat është më i hapur ndaj pranimit të sfidës sesa sektori shtetëror. Sektori privat është gati ta hedhë hapin e domosdoshëm para drejt publikes, ndërsa sektori shtetëror stepet të hedhë hapin e nevojshëm prapa. Të paktën në

fushën e arsimit. Por e njëjta mund të thuhet edhe në sektorët e tjerë. Sektori publik mund të shërbejë si një akomodues plotësues i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe mund t’i çlirojë marrëdhëniet intensive midis tyre, shtetit dhe qeverisë. Por kjo nuk po ndodh ende. Shoqëria civile: zgjatim i shoqërisë zyrtare? Në Shqipëria ka një sensibilitet publik të lartë për veprimtarinë e shoqërisë civile. Megjithatë, vendi po përjeton prej kohësh paradoksin se një prej operatorëve më të mëdhenj të saj, komuniteti i OJF-ve dhe OJQ-ve, është kryesisht një shoqëri për jashtë sesa për brenda, një shoqëri për vete sesa për qytetarët, një shoqëri për donatorët sesa për tregun vendas. Në Shqipëri veprojnë rreth 2000 OJF/OJQ të regjistruara në organet tatimpaguese. Megjithatë, roli i tyre ndërmjetës midis shtetit dhe qytetarëve është ende elementar, ndërkohë që roli në tregun e punës dhe të shërbimeve jetësore bazë është ende më i pandjeshëm. Kjo është një tjetër arsye që qytetarët e “përplasin kokën” vetëm në institucionet dhe agjencitë e qeverisë. Po kaq i pandjeshëm është edhe ndikimi i operatorëve të tjerë “civilë”, si komunitetet fetare, sindikatat, shoqatat profesionale dhe fondacionet e panumërta që veprojnë në vend. Por një e keqe e tjetër është varësia e shoqërisë civile prej shoqërisë politike. Dhe shoqëria civile duket si një zgjatim i shoqërisë zyrtare. E munguara klasë e mesme Ajo që i “vë vulën” monopolizimit të marrëdhënieve shtet-qytetarë si mekanizmi kryesor i problem-zgjidhjeve në Shqipëri është dobësia e klasës së mesme. Në nivel global, vitet e fundit prezenca dhe roli i klasës së mesme po rritet me shpejtësi, sidomos në ekonomitë në rritje dhe shoqëritë në tranzicion. Kjo shtresë në nivel global përbën mbi gjysmën e popullsisë. Sipas burimeve të OECD-së, mbi 1.8 miliardë njerëz janë pjesëtarë të klasës së mesme. Fuqizimi i klasës së mesme në Shqipëri do të ishte

një lehtësim i madh për qeverisjen dhe sistemin e mirëqenies. Në terma financiarë kjo do të thotë që të paktën gjysma e popullsisë nuk do të ishte e varur nga shteti për plotësimin e nevojave bazë: arsimimin, kujdesin shëndetësor, strehimin, shërbimet sociale dhe mjaft shërbime të tjera publike. Klasa e mesme është një konsumatore e madhe dhe kjo do të nxiste prodhimin dhe ndihmonte konsumin edhe të familjeve me të ardhura të ulëta. Klasa e mesme do të mbështeste fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e kursimeve të popullsisë. Nga ana tjetër, në terma politikë kjo do të thotë që mbi gjysma e popullsisë do të ishte një oponente e qeverisjes dhe e gjithë klasës politike, jo për problemet e përditshme, por për çështjet dhe politikat bazike të shoqërisë. Sepse ka një korrelacion të drejtë midis demokracisë dhe klasës së mesme. Në terma publikë, kjo do të ishte një lehtësim i madh për qeverisjen, një “rrufepritës” i trysnive të qytetarëve ndaj saj. Që këtej kuptohet sa të rëndësishme janë politikat ekonomike dhe fiskale për fuqizimin e klasës së mesme. Ajo ia kthen shoqërisë disafish dhe për një kohë relativisht të shkurtër investimin që bëhet për të. Sepse klasa e mesme do të furnizonte rregullisht klasën e sipërmarrësve, duke kontribuar në vetë-zgjidhjen e problemeve jetike për grupe të mëdha të popullsisë. Përveç investimit shoqëror do të ishte i nevojshëm edhe një investim ligjor për formalizimin e klasës së mesme, si pjesë integrale e formalizimit të ekonomisë. Banka Botërorë raporton se 34.1 për qind e ekonomisë shqiptare është informale. Formalizimi i ekonomisë do të kontribuojë edhe në formalizmin e klasës së mesme. Nëpërmjet këtij procesi Shqipërisë jo vetëm do t’i kthehen 700 milionë dollarë të pambledhura, por ç’është më kryesorja, do të vihet në punë gjeneratori që do të amortizojë marrëdhëniet e varësisë midis shtetit dhe qytetarëve.


op-ed

2

Blog / ‘Fetë’ e shqiptarit gjatë Botërorit

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Rudina Xhunga na rrëfen Shqipërinë e bukur

13

23.06.2014

Sport/ Kualifikohet Belgjika, fiton në fund ndaj Rusisë

Në dashuri komandon ai që dashuron më pak. -a. Kerr

Çfarë i sjell Francës Shqipëria europiane M ë 27 qershor, të 27 krerët e shteteve të Bashkimit Europian takohen për të vendosur të ardhmen e Europës. Ndër vendimet e rëndësishme politike për t’i dhënë Europës një vizion të ri strategjik, duket se zgjerimi është pjesë e asaj zone kritike apo të kritikuar që duket se deri tani duhej shmangur. Në këtë axhendë, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për vend kandidat deri vonë është parë me skepticizëm të paktën nga pesë vende anëtare themeluese të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe Francën. Arsyet janë komplekse dhe jo gjithmonë të qarta, me gjithë progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave të nevojshme. Megjithatë, arsyet nuk janë pa lidhje me politikat e brendshme në Europë dhe në Francë, sidomos me rritjen e partive anti-europiane në zgjedhjet e fundit. Në të vërtetë, si shoqëria shqiptare edhe shoqëria franceze ndodhen në një udhëkryq të rëndësishëm, ndonëse të ndryshëm, por që kërkon njëlloj zgjedhje të guximshme. Sigurisht, si Franca edhe Shqipëria kanë pikat e tyre të forta siç kanë edhe të metat e tyre, por në të dyja rastet këto janë kurdoherë të pandashme dhe gjërat duhen parë çdo herë e në çdo rast me shumë kujdes. Shoqëria shqiptare po përjeton transformime radikale, pothuajse në çdo fushë, çdo aspekt, çdo detaj, që në radhë të parë flasin më shumë për vitalitetin dinamik me të cilin ndërmerren transformimet se sa për rezultatet e tyre. Ç’është e vërteta, në të njëjtën

kohë shoqëria shqiptare po përjeton edhe shkatërrime radikale pothuajse në të gjitha fushat, sidomos për sa u përket vlerave morale dhe sociale. Me sa duket kjo lidhet me traditat e pakonsoliduara mirë për shkak të atij tranzicioni të pafund e problematik në kërkim të vetvetes që shoqëria shqiptare ka filluar para njëqind vjetësh dhe që vetëm është përshpejtuar këto njëzet vitet e fundit. Një gjë është megjithatë e sigurt. Shqipëria është vendi më europianist në kontinent, vendi më entuziast për idenë e Europës. Të gjitha sondazhet e fundit kanë treguar mbështetjen jashtëzakonisht të gjerë për idenë e Europës, deri në 77 për qind të popullsisë. Dhjetë vjet më parë, kjo ishte 97 për qind. Po edhe për sa kohë? Sidomos përballë mosbesimit te vendeve themeluese të Bashkimit Europian si Franca? Aktualisht, në fakt edhe Franca po përballet me sfida të mëdha e serioze. Këto lidhen sa me përshpejtimin e proceseve transformuese në mbarë botën dhe në Europë që venë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje pozitën e Francës si lider në gjenerimin e ideve dhe vlerave, aq edhe me problemet e brendshme sociale e ekonomike që gërryejnë g jithnjë e më shumë kohezionin e saj social e kulturor. Në këto kushte, përpara sfidash të tilla, v ë sht i r ë s it ë ap o p a mu n d ë s it ë transformuese duket se çojnë në një paralizë të brendshme që nuk është larg konvertimit në një shkatërrim të vërtetë vlerash. Shumë pak ka

ndryshuar, me sa duket për shkak të rezistencës së përgjithshme për të ndryshuar. Mbase kjo e ka origjinën e vet në vlerat e qëndrueshme mbi të cilat vetë Franca është ndërtuar. Megjithatë, është e pamundur të mbash anë në mes të gjithë pikave të forta dhe të metave të njërit apo tjetrit vend pa shkaktuar një farë paragjykimi ideologjik pothuajse në të gjitha rastet. Për më tepër, nuk është as e dobishme të bësh kështu kur je mësuar të njohësh nga afër dhe të vlerësosh e të duash shumë nga cilësitë europiane të shqiptarëve dhe të francezëve. Të dy popujt kanë pas tyre një kulturë dhe një histori të pasur me kontribute ndaj Europës. Megjithatë, ka një dallim të madh në mes të Francës dhe Shqipërisë. Në rastin e Shqipërisë, dëshira e saj e patundur për t’iu bashkuar Europës duket ndonjëherë se vihet në pikëpyetje nga një e kaluar herë bizantine, herë otomane dhe herë sovjetike, çka për disa kohë duket se e ka larguar nga Europa. Por, më e rrezikshme është kur ajo largohet prej Europës nga vetë Europa, sidomos nga Franca. Sepse ka njëfarë mendimi të papërgjegjshëm, nxitur nga grupe anti-europiane të indoktrinuar prej ideologjive ekstremiste, qofshin fetare apo nacionaliste, që kërkojnë vazhdimisht ta paraqesin Shqipërinë si “jo-Europiane”. Kjo është absurde dhe nuk është e rastit që shqiptarët vetë, kudo që ndodhen, në Shqipëri, në Kosove, në Maqedoni apo gjetiu, as nuk e ndjejnë nevojën për të “provuar” europianizmin e tyre. Qartë dhe

koment

Albert Doja

pas as më të voglin dyshim, gjeografia dhe historia e tyre i kanë destinuar në Europë. Nëse pjesa europiane e Francës njihet, pjesa europiane e Shqipërisë shpesh është injoruar, për të mos thënë është mbajtur fshehur. Nëse dihet sesi Shqipëria ka shërbyer si mburojë për mbrojtjen e Europës duke ndalur dyndjen otomane në shekullin e pesëmbëdhjetë, mund të thuhet se ajo ka shërbyer edhe si shkarkim i komunizmit të Europës në shekullin e njëzetë. Megjithatë, situata e tanishme globale është e tillë që asnjë gabim nuk mund të lejohet më. Bota është bërë në mënyrë fare të qartë një teatër i konfrontimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm që kërkojnë të ndikojnë në të gjitha drejtimet. Jo vetëm Europa është gjithnjë e më shumë nën një presion konkurrues, por tjetërsimi i Shqipërinë nga përjashtimi do të ishte vetëvrasës për vetë idenë e Europës dhe të ardhmen e saj. Historia na kujton, nëse është e nevojshme, se ngurrimi i Europës në Ballkan ka çuar në katastrofën europiane, së cilës këtë vit sapo i kemi përkujtuar njëqindvjeçarin. Në të vërtetë, fati i trazuar i Shq-

ipërisë dhe i Ballkanit mund t’i kujtojë Europës e sidomos Francës, të paktën disa prej fantazmave të saj egocentrike, rëndësinë strategjike të vlerave të paqes mbi të cilat është ndërtuar projekti Europian. Sidomos në një situatë të tillë kur në të gjitha vendet e tjera Europiane, përfshirë Francën por përveç Shqipërisë, ne jemi dëshmitarë të një rigjallërimi të skepticizmit nëse nuk themi një armiqësie të hapur kundrejt ndërtimit Europian. Por nëse duam vërtet të ndërtojmë projektin europian, atëherë na duhet të zgjedhin mirë radhët me kë kamp jemi. Mbyllja në vetvete nuk mund të jetë kurrsesi mënyra më e mirë për të përforcuar e përgatitur Europën të përballet me sfidat e sotme dhe të nesërme, si në Francë edhe në Shqipëri. Prandaj, miratimi i një qëndrimi të favorshëm nga Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian për pranimin e aplikimit të Shqipërisë si vend kandidat do të ketë një avantazh të dyfishtë. Nga njëra anë, kjo do t’i japë Shqipërisë një terren të shëndoshë për të konsoliduar dinamikën europiane të zhvillimit të saj. Nga ana tjetër, kjo do t’i japë Francës një dinamizëm më entuziast për të përmbushur vullnetin e saj për të qenë vend promotor i Europës, si dhe vetë Europës për të përmbushur fatin e vet. *Autori është Profesor i Sociologjisë dhe Antropolog jisë në Universitetin e Lilës, Francë, dhe Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Shkrimi është botuar fillimisht në Courrier des Balkans.

Diskurs me kurva e zagarë

A

ta që fyejnë të tjerët nga karriget e parlamentit e të qeverisë, duke i quajtur zagarë e idiotë, ose duke ua quajtur gratë kurva e prostituta nuk e bëjnë këtë për ndonjë arsye tjetër, por veç nga droja se po i humbin privilegjet, nga frika se pushteti po u rrëshqet nën këmbë ose nga ankthi se një ditë nga ta do të kërkohet llogari e përgjegjësi. Sali Berisha vazhdon t’i shajë e fyejë kundërshtarët politikë në Kuvendin e Shqipërisë, pa u mërzitur se çfarë mesazhesh përçon në publik me diskursin e tij që shumë më shumë se një politikani, i shkon ndonjë rrugaçi ordiner.Të enjten, nga foltorja parlamentare ai nuk hezitoi ta quajë kurvë e prostitutë gruan e ministrit Erion Veliaj.Asgjë e re nga Berisha, i cili pas humbjes spektakolare në zgjedhjet e vitit të kaluar më shumë në Kuvend po e luan rolin e një aktori komik që i argëton kolegët në momente monotonie, sesa që është i dobishëm si deputet. Dhe, prej gojës vazhdon të nxjerr

koment Imer Mushkolaj

sharje e fyerje - nga dëshpërimi se më nuk mund t’i shijojë të mirat që ia solli pushteti për tetë vjet atij e familjarëve të tij. Më nuk i ka privilegjet që ia solli pushteti dhe as fuqinë të bëjë çfarë të dojë. Prej gojës vazhdon të nxjerr vrer - nga frika se do t’i duhet të jep përgjegjësi për të gjitha bëmat e tij. Të enjten, ai po ia qante hallin Lazaratit dhe ndërhyrjes policore atje. Po përpiqej të kundërshtonte shtetin ligjor që zgjodhi të thyejë kalanë e drogës, që ishte turpi i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Për tetë vjet me radhë ai jo që nuk ndërhyri në Lazarat, por u dorëzua para një realiteti të frikshëm që e mbante peng një shtet. Të enjten, ai gjithë situatën po e

përjetonte rëndë, teksa mediat po shkruanin se në telefonat e të arrestuarve në Lazarat ishin gjetur mesazhe të tij dhe se për vite me radhë ai i kishte garantuar mbrojtje shtetërore kartelit të drogës atje. Të enjten, ai po shfaqte edhe njëherë gjithë egërsinë dhe matufllëkun e tij, në përpjekje për të fëlliqur të gjithë ata që iu kanë kthyer në ankth sa herë i sheh e i dëgjon. Sepse, kur nuk ke argumente, kapesh për të tjera gjëra. Në raste të tilla, Berisha e argumentet zor se kanë gjë të përbashkët. *** Me fjalor të ngjashëm me atë të Sali Berishës, dy ditë para zgjedhjeve më sulmoi një veteran i UÇK’së dhe eksponent i PDK’së, që (ende) drejton Zyrën për Çështje të Veteranëve të Luftës të UÇK’së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Ai në Facebook po e shfrynte mllefin duke më quajtur zagar, legen e idiot. Në këtë mënyrë, ai po reagonte ndaj shkrimit tim “Dita e Çlirimit”, në të cilin jepja

argumentet e mia pse nuk duhej votuar ata që keqpërdorën luftën për interesa personale, ata që uzurpuan prona të huaja, ata që keqqeverisën për vite më radhë. Ai po më akuzonte se isha pjesë e një fushate kundër luftës dhe udhëheqësve të saj, se po e sulmoja “luftën e sakrificën” dhe se nuk po zgjedhja mënyrë për të linçuar “luftën dhe njerëzit e luftës”. Ai po thoshte se mua dhe disa “zagarëve të fëlliqur” na pengonin komandantët“, sepse e dashkemi “UDBen” tonë. Ai po bënte me gisht kah unë dhe po më fyente vetëm pse pse kisha guximin të shprehesha kundër atyre që, në emër të lirisë, i kanë sjellë të këqija këtij vendi. Dhe, më shumë se për arsye parimore, këtë po e bënte nga droja se mos humb të mirat dhe privilegjet që ia ofronte posti që mbante. Ai nuk po kursente fjalë e shprehje për të më sulmuar vetëm për shkakun se, thjesht, shprehja mendimin se Hashim Thaçi me të tijët më nuk duhej të qeveriste. Ai po më shante pse thoja se më 8

qershor qytetarët duhet të votojnë për çlirimin e shtetit nga kapja mafioze-politike, nga ata që e kanë shndërruar shtetin në pronë private. *** Qoftë nga foltorja e parlamentit, qoftë nga ndonjë kolltuk qeverie, njerëz që mendojnë me kokën e tyre do të vazhdojnë të shahen, të fyhen e të linçohen. Me diskurs jotolerant e mosdurues, do të ketë të atillë që provojnë t’i heshtin të gjithë ata që mendojnë ndryshe, ata që nuk pranojnë të bëhen pjesë e sistemit. Ata do të vazhdojnë t’i identifikojnë të tjerët si qen, kurva, zagarë, prostituta e idiotë, ndërkohë që mbajnë poste me përgjegjësi publike dhe paguhen nga paratë tona. Dhe, këtë e bëjnë me vetëdije të plotë dhe me qëllim që t’i ruajnë privilegjet që ua ofron karriga. Natyrisht, duke u shitur edhe si nacionalistë e të brengosur për shoqërinë e shtetin.Krejt tjetër është kauza e tyre.Krejt arsye tjera kanë për shqetësimet e tyre, për brengat e tyre. *express.com


14 23.06.2014 universitet

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori

23.05.2014

15

Rekordi i Kloses, Ronaldo: Mirë se erdhe në Klub! Miroslav Klose barazoi rekordin e 15 golave të brazilianit të shënuar në kampionatet botërore pas golit të dytë të shënuar në mbrëmjen e Fortalezas kundër Ganës. Ish-fenomeni ka reaguar menjëherë me një cicërimë në Twitter, ku shkruan: “Mirë se erdhe në klub! E kuptoj lumturinë tënde në këto momente. Çfarë

Botërori i madh që po luhet!”. Ronaldo i realizoi 15 golat e tij në botërorët 1998, 2002 dhe 2006, ndërsa Klose, tashmë në moshën 36-vjeçare, jo vetëm që është kryegolashënuesi i kupave të botës, por ai mban edhe rekordin e shënuesit më të mirë për kombëtaren e Gjermanisë me 70 gola në total.

shkurt

Verdiktet e para të “Brazil 2014”

Kualifikohet Belgjika, fiton në fund ndaj Rusisë

Arbi Fortuzi

B

elgjika feston kualifikimin e saj në 1/8-at e botërorit të Brazilit, pas fitores 1-0 ndaj Rusisë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin “H” në “Maracana” të Rio De Janeiros. Në minutën e 88-të, Hazard do të shërbente Divock Origi në qendër të zonës, nga ku me të djathtën e tij do të lëshonte një predhë, e cila do të gjunjëzonte portierin Akinfeey, duke i hapur dritën jeshile festës Belge. Kjo fitore e ngjit në kuotën e 6 pikëve skuadrën ku bën pjesë edhe shqiptari Adnan Januzaj, duke e kualifikuar atë aritmetikisht në turin pas ardhës, ndërsa rusët presin ndeshjen e fundit në grup për të kuptuar të ardhmen e tyre. Ndeshja ishte e shpejtë dhe dhuroi mjaft raste. Rusët nën drejtimin e teknikut italian Capello, do merrnin tipare mbrojtëse, ndërsa do të shfrytëzonin kundrasulmet për të rrezikuar portën belge. Djajtë e kuq do të bënin diferencën me lojtar si Haz-

ard, Martens, Fellaini apo Company, duke kontrolluar lojën dhe duke shpërdoruar mjaft raste. Dries Martens në fillim të lojës kërkon të ndezë djajtë e kuq me disa aksione të shpejta nga krahu i djathtë, por skuadra e Capellos bllokon mjaft mirë të gjitha iniciativat. Ndryshe nga mbrojtja belge, e cila lejon disa herë Kanunnikov të godasë nga larg, por portieri i nënkampion Europe me Atletiko Madridin reagon mjaft mirë. Në fund të pjesës së parë në lojë do të ishin vetëm belgët, por Lukaku nuk tremb, Hazard nuk duket i qartë në manovrat e tij, ndërsa rastin më të mirë e ka Kokorin, që në minutën e 44’, i vetëm përballë portierit rus nuk shënon, çka bën që rezultati fillestar 0-0 të mos modifikohet. Fillimi i pjesë së dytë do t’i ngjante të parit. Rusia duket pak më agresive dhe i afrohet edhe golit përmes Eschenkos, por Courtois është aty dhe bllokon çdo tentativë të siberianëve. Në

Kjo fitore e ngjit në kuotën e 6 pikëve skuadrën ku bën pjesë edhe shqiptari Adnan Januzaj, duke e kualifikuar atë aritmetikisht në turin pas ardhës, ndërsa rusët presin ndeshjen e fundit në grup për të kuptuar të ardhmen e tyre.

minutën e 54’ në lojë futet lojtari që do të kthehet ne heroin e takimit, Origi, në vend të Lukakus dhe loja do të ndryshojë për djajtë. Hazard nga njëra në dhe Kompany nga krahu tjetër do të kërkonin shpeshherë fundoren për të krosuar në zonë, ku Origi, por edhe lojtarë të tjerë belgë do të humbin betejat në ajër me rusët. Por kjo deri në minutën e 88’, kur Hazard do ndërmarrë një aksion personal, duke dribluar dy prej kundërshtarëve të tij dhe nga fundorja do shërbejë në qendër të zonës ruse Origin, nga ku do të thërrmojë shpresat e rusëve për të marrë një pikë nga kjo përballje. 19-vjeçari Origi, i cili luan për Lilën në Francë dhe që ka një gjatësi prej 185 centimetrash, në fund të lojës do të shpallet dhe lojtari më i mirë i takimit. Për t’u shënuar është fakti se Belgjika në këtë botëror ka shënuar në total 3 gola dhe të tre kanë ardhur nga stoli. Ndërsa sa i takon botërorit “Brazil 2014”, janë në total 15 gola të shënuar nga stoli.

Test anti-doping për Kosta Rikën, kundërshton Maradona Fakti që Kosta Rika mundi Italinë dhe Uruguain në dy ndeshjet e para të Brazil 2014, është aq i pabesueshëm saqë FIFA zhvilloi një test anti-doping për 7 lojtarë të skuadrës së Amerikës Qendrore. Kosta Rika është në grupin “D” së bashku me Italinë, Anglinë dhe Uruguain. Me dy fitoret e para, atë ndaj amerikano-latinëve në ndeshjen e parë dhe ndaj të kaltërve në të dytën i ka surprizuar të gjithë dhe akoma më shumë FIFA-n. Këta të fundit një ditë pas takimit me Italinë kanë zbritur në fushën stërvitore të Kosta Rikës duke kryer kontrolle anti-

doping për shtatë lojtarë, çka i ka surprizuar të gjithë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës së Futbollit të Kosta Rikës, e cila përmes një komunikate zyrtare ka kërkuar shpjegime nga FIFA se përse u ndërmor një test i tillë. “Asnjëherë më parë nuk është parë apo dëgjuar që gjatë finaleve të botërorit të kryhen teste të tilla. Ne nuk kemi asnjë gjë për të fshehur, por na vjen keq që fitoreve tona iu vihet një hije e tillë. Kërkojmë shpjegime nga FIFA”, - lexohet në komunikatën zyrtare të Federatës së Kosta Rikës. Edhe Diego Arman-

do Maradona ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen. “Kontrolli i ushtruar ndaj lojtarëve të Kosta Rikës është i turpshëm. Ky kontroll ka ndodhur sepse dikujt i djeg kalimi i turit nga Kosta Rika, pasi lihen në shtëpi dy skuadra të mëdha, duke sjellë largimin e disa prej sponsorëve, duke rënduar xhepat e sponsorëve”, - ka thënë Maradona, i cili me “eksperiencë në këtë fushë” ka bërë të ditur se për çdo skuadër kontrollohen vetëm dy lojtarë, “siç më ka ndodhur edhe mua, por shtatë lojtarë në një kontroll, asnjëherë”.

Tashmë dy javë nga çelja e botërorit “Brazil 2014”, kur kanë përfunduar dy ndeshjet e para në grupe, mund të nxjerrim dhe përfundimet e para të këtij evenimenti madhështor. Në grupin “A”, Brazili ka zhgënjyer. Edhe pse fitoi 3-1 me Kroacinë, për më tepër mes polemikave për një 11- metërsh, skuadra e Felipe Scholarit barazoi me Meksikën duke treguar brishtësi. Kroacia. Skuadra ballkanase i tregoi dhëmbët Brazili në ndeshjen e parë, ndërsa u penalizua nga gjyqtari. Ndërsa në takimin e dytë ajo tregoj se është një skuadër e denjë për turin tjetër. Meksika dhe Kameruni. E para surprizojë në ballafaqimin me Brazilin dhe do luftojë me Kroacinë për një vend në 1/8at. Ndërsa Kameruni i Eto-s ishte një zhgënjim. Në grupin “B” eliminimi i Spanjës ishte surpriza më e madhe e Botërorit, ndërsa forma e Holandës dhe Kilit të cilat tashmë janë të kualifikuara për në turin tjetër, çuditën të gjithë. Në grupin “C”, Kolumbia është skuadra e vetme e kualifikuar, ndërsa për tre të tjerat loja është ende e hapur. Kolumbia 6 pikë dhe Bregu i Fildishtë 3 pikë, ndërsa Japonia dhe Greqia me nga 1 pikë. Grupi “D”, është dhe grupi i surprizës më të bukur të këtij evenimenti. Kosta Rika udhëheq me 6 pikë, pasi mundi Italinë dhe Uruguain. Anglia u eliminua dhe tashmë ballafaqimi me amerikano latinëve dhe të kaltërve do të përcaktojë edhe skuadrën e dytë të kualifikuar. Grupi “E”, Franca është tashmë e kualifikuar. Zvicra dhe Ekuadori do të duhet të presin turin e tretë për të kuptuar të ardhmen e tyre. Hondurasi është i eliminuar. Grupi “F”, apo grupi Messi mania, udhëhiqet nga Argjentina që falë 4 herë fituesit të topit të artë mundi Bosnjën në ndeshjen e parë dhe fitoi në sekondat e fundit ndaj Iranit në të dytën. Tashmë në këtë grup Nigeria është e avantazhuar për të kaluar grupin edhe pse ndeshjen e fundit e ka me Argjentinën. Grupi “G”, Gjermania fitoi bindshëm ndaj Portugalisë, por barazoi ndaj Ganës dhe rihapi gjithçka në këtë grup, ku të katërta skuadrat, SHBA, Ganë, Portugali dhe Gjermani janë ende në lojë. Grupi “H” është totalisht nën diktatin e djajve të kuq, të cilët kanë fituar të dyja ndeshjet e para dhe tashmë presin të qetë ndeshjen e tretë në grup; sa i takon skuadrave të tjera, Rusia është thuajse e eliminuar.


16

kulturë

Media Ujevarat në Valbonë

Në Plavë

Turizmi në emisionin “Shqip”

Këtë verë do të sjellë projektet potenciale të zhvillimit të turizmit, jo thjesht një tablo të fotografuar të vendeve turistike. “Në Plavë dhe Guci u promovua projekti i alpeve. Si alpet shqiptare duhet të udhëtohen bashkë. Udhëtimi nis në Valbonë, por udhëtimi nuk mbaron aty pasi alpet ofrojnë udhën e tyre deri në Guci.

Rudina

Xhunga

na rrëfen Shqipërinë e bukur

Shqipërinë e madhe do e bëjë turizmi. “Fryma e këtyre emisioneve është ide dhe ndryshim, komunikim dhe bashkim. Besoj fort se turizmi është sekreti ynë i madh. Sot në 2014-ën nuk mund të flasësh me gjuhën e Konferencës së Paqes, por bashkëpunimit ekonomik. Vetëm në sajë të turizmit, shqiptarët do të bëhen bashkë në Pargë dhe Volos, Plavë e Guci, Gjakovë dhe Rugovë”

S E gatshme të nisë një ‘aventurë’ që do të zgjasë gjithë verën me emisionin “Shqip” në “Top Channel”, me studion të zhvendosur në natyrë; në mal, në bregdet apo në vende që në ndërgjegjen tonë na duken sikur dalin nga legjendat, por që ajo tenton të na i kthejë në një realitet të prekshëm...

hqipërinë e njeh dhe e do vetëm kur e shkel pëllëmbë me pëllëmbë. Dhe…kur e tregon dhe e ndan me publikun e do edhe më shumë, sepse e sheh dhe me sytë e atyre që të shohin”. Rudina Xhunga e përjeton kësisoj Rudinën udhëtare, e cila nuk mund të ndahet nga Rudina gazetare. E gatshme të nisë një ‘aventurë’ që do të zgjasë gjithë verën me emisionin “Shqip” në “Top Channel”, me studion të zhvendosur në natyrë; në mal, në bregdet apo në vende që në ndërgjegjen tonë na duken sikur dalin nga legjendat, por që ajo tenton të na i kthejë në një realitet të prekshëm, me rrëfimtarë të njohur e të panjohur që janë rritur dhe kanë jetuar bashkë me bukuritë unike që ka çdo cep i trojeve shqiptare. 10 vjet më parë kur vendosi të real-

izojë emisionet e para kushtuar turizmit, janë sot për të si një kujtim i nisjes së një rruge që sa vjen e shtrohet me më shumë ide dhe me më shumë projekte. Nëse 10 vjet më parë Rudina i ngjasonte më shumë ‘turistit’ fantazues për Shqipërinë që do donte të shihte, sot ajo e prek këtë realitet nga afër dhe sheh Shqipërinë e bukur ashtu siç do duhej të ishte. “Unë e kam nisur emisionin kushtuar turizmit atëherë kur të bisedoje për turizmin ishte luks. Pronarët e lokaleve habiteshin kur u drejtohesha; “a do të flasësh për turizmin në një emision dedikuar turizmit”, sepse debati dhe shqetësimi i tyre ishin mungesa e ujit dhe dritave”. Ajo është vënë në kërkim të asaj cope parajse të fshehur diku, për ta zbuluar para syve tanë. Këtë nuk e ka bërë nga studioja e saj, as nga kërkimi në Google, por e ka shkelur me këmbë dhe vjen në 9 cikle emisionesh për të na e rrëfyer neve që ende nuk e njohim; Durrësin, Sarandën, Vlorën, Valbonën, Thethin, Shëngjinin, Plavën dhe Gucinë. Plava dhe Gucia?! A nuk ju duket sikur këto vende janë pjesë e legjendave me të cilat jemi rritur? Por Rudina i ka zbritur nga legjenda dhe i ka sjellë afër nesh përmes një rrëfimtari të pazakontë, Rexhep Qosjes. “Gucia të duket një vend që vjen nga historia. Gucia nuk është vetëm gjak, plaçkitje, dhunë e hakmarrje. Gucia është vendi më i bukur i Alpeve Shqiptare. Vuthaj është një copë parajse. Vuthaj, që publiku nuk njeh, është ajo që unë doja të tregoja dhe e trego-

va atë përmes Rexhep Qosjes. Nuk kishte më bukur sesa Qosja të rrëfente vendlindjen”. Ide të përkthyera në projekte Tregimi i bukurive është një gjë, por të përfshihesh drejtpërdrejt në atë që ndodh me turizmin, idetë e projektet për ta përmirësuar atë është diçka tjetër. Dhe Rudina Xhunga është një gazetare që nuk pëlqen vetëm rolin e tregimtares. Teksa flet me aq pasion për turizmin dhe rëndësinë e tij, ajo të gjallon si aktiviste e shoqërisë civile. E në fakt Rudina është dhe e tillë. Ka kuptuar herët se puna që bën, televizioni, kamera, fjala e thënë para publikut vlen më shumë sesa një tregim për të mbushur orët e qeta para ekranit. “Tani kemi ikur nga vendet dhe shkojmë tek projektet, kemi ikur nga debatet për ujin dhe dritat dhe shkojmë tek debatet për ta zhvilluar turizmin. Tani flitet për një turizëm ndryshe, me idenë e një Shqipërie të bukur që projekton të ardhmen e saj tek turizmi. Unë hyj tek njerëzit që besoj se turizmi do na çojë përpara, do na zhvillojë dhe do na bëjë pronarë të tokës, mundësive tona dhe jo thjesht duke bërë turizëm në Shqipëri, por duke na dhënë mundësinë që ne ta përdorim turizmin në ndihmë të zhvillimit ekonomik. Dhe kur flas për turizëm flas për agroturizëm; mundësitë e lidhjes së bujqësisë me turizmin, flas për lidhjet e hotelerisë me turizmin, për shkolla profesionale kushtuar turizmit, flas për një vend të angazhuar në shërbim të turizmit. Unë flas dhe e shikoj me sytë e imagjinatës Shqipëri-

në turistike, për të cilën mund të themi: “Albania nice too meet you”. Duke i mëshuar asaj që mund të bëhet më mirë, këto cikle emisionesh për turizmin nuk janë vetëm punë për Rudinën, por edhe angazhim. “Janë emisione që gjenerojnë ide. Ide që janë hedhur në 2002 dhe ne rikthehemi tek to më 2014 dhe i gjejmë të realizuara. Të shkosh në Korçë është e pamundur që të ndalësh e të flasësh vetëm për Boboshticën, Dardhën apo Voskopojën. Në Korçë flasim për çdo shtëpi korçare që mund të kthehet në një bujtinë fantastike. Andaj ne ishim në Korçë”. Me siguri që duhet t’i jetë përkëdhelur krenaria, ashtu si çdo njeriu i ndodh, kur një nga idetë e hershme të saj në Valbonën që të gjithë e njihnim gjeografikisht por që pak e kishim shkelur, është kthyer sot në destinacion turistik. “Kur kemi qenë në Valbonë për herë të parë, ishte një bujtinë e vogël buzë ujit, një hotel shumë modest që na hapi derën. Mbaj mend qengjin në hell, bukën me djathë që na shijoi aq shumë. Ne realizuam një emision në kushte shumë të vështira. Atje mungonte telefoni dhe në mungesë të tij ishte e pamundur të komunikoja me të ftuarit. Ata nuk më erdhën, kështu që emisioni u realizua me banorët e fshatit. Ishin ata vetë që na tregonin neve bukuritë e Valbonës. Ne udhëtuam bashkë me ta, publiku e pa me sytë e kameras Valbonën që nuk njihte”. Çfarë ndodhi më pas? Ndodhi që ai hotel, dikur modest buzë Valbonës, u


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

17

bashkëudhëtarja

Në Vuthaj vendlindja e Qosjes

Alana, turistja e vogël që çantën e shpinës ia dhuroi Rexhep Qosja Për Rudina Xhungën koncepti pushime duket sikur nuk ekziston. Ajo është në çdo kohë në punë. Edhe kur pushon mendon dhe projekton emisionet e ardhshme. Siç dhe duket, puna është shumë e rëndësishme për të, por kurrë më e rëndësishme se Alana, vajza që e shoqëron në çdo udhëtim të saj. Vetëm 1 vjeçe, Alana është kudo ku ndodhet Rudina, nga Valbona në Theth, nga Plava në Guci. “Unë pushoj në gusht dhe pushimet e mia janë zhvendosur në këto copëza parajse që zbuloj në trojet shqiptare. Vajza ime është pjesë e udhëtimeve të mia, ajo promovon turizmin bashkë me mua. Bashkë ishim në Plavë, Rugovë e Gjakovë, në Korçë e Himarë. Unë jam 41 vjeçe dhe tani po bëj mozaikun e Shqipërisë. Ajo është vetëm 1 vjeçe dhe po e formon mozaikun e Shqipërisë”.

Stafi i emisionit "Shqip" në Valbonë

bë një nga destinacionet më të vizituara nga turistët. “Aq sa pronari më merr në telefon dhe më thotë: Rudina të falenderoj, por kaq shumë turistë nuk i përballoj dot”. Tani ne do rikthehemi sërish në Valbonë tek ajo bujtinë, për të parë sesi është zhvilluar turizmi atje këto vite”. Historia e përkthyer në turizëm Turizmi në emisionin “Shqip” këtë verë do të sjellë projektet potenciale të zhvillimit të turizmit, jo thjesht një tablo të fotografuar të vendeve turistike. “Në Plavë dhe Guci u promovua projekti i alpeve. Si alpet shqiptare duhet të udhëtohen bashkë. Udhëtimi nis në Valbonë, por udhëtimi nuk mbaron aty pasi alpet ofrojnë udhën e tyre deri në Guci. Në emision flitet për mundësinë e rrugës, për ndërtimin e një infrastrukture që për dy orë të çon në Vuthaj. Dhe nëse ka infrastrukturë në Vuthaj, dikush që ka ide mund të ndërtojë atje. Kështu do bashkohemi ne, duke bashkuar mundësitë tona ekonomike. Unë tani që e udhëtoj Shqipërinë e shqiptarëve kudo janë, arrij të kuptoj shumë më tepër sesa nga historia se përse Shqipëria mbart këto probleme që ka; sepse i kanë shkëputur pjesën më të bukur dhe e ka lënë këtë trup pa gjymtyrë”. Çamëria deri sot është parë vetëm si një pjesë e historisë, një plagë që dhemb, një dhimbje që vazhdon, por Rudina me kameran dhe rrëfimtarët e saj të fton të shkosh në Çamëri si turist, të njohësh historinë dhe të shijosh bukuritë e saj.

“Unë kam parë Çamërinë për të realizuar një emision historik dhe aty ndjeva nevojën për t’u treguar shqiptarëve që jo vetëm nga historia mësojmë për këto vende, por dhe nga turizmi dhe tregova Pargën e jashtëzakonshme, Pargën e bukur dhe shumë shqiptarë shkojnë sot në Pargë dhe Volos për t’i parë e për t’i njohur ato nga afër”. Por ambicia e Rudina Xhungës shkon vërtet larg kur bëhet fjalë për turizmin mbarëkombëtar, një term që në fakt artikulohet shpesh, por që Xhunga e ka bërë realitet dhe për këtë e ka një qëllim. “Fryma e këtyre emisioneve është ide dhe ndryshim, komunikim dhe bashkim. Besoj fort se turizmi është sekreti ynë i madh. Sot në 2014-ën nuk mund të flasësh me gjuhën e Konferencës së Paqes, por të bashkëpunimit ekonomik. Vetëm në sajë të turizmit, shqiptarët do të bëhen bashkë në Pargë dhe Volos, Plavë e Guci, Gjakovë dhe Rugovë. Kështu e këtu do bëhet Shqipëria siç ka qenë”. Rrëfimtari si ftues Tani ka dhe një rrëfimtar. Ai mund të jetë piktori i qytetit, shkrimtari ose banori i thjeshtë i zonës. Ai është rrëfimtari i lidhur me rrënjët në atë vend, në vendlindjen e tij. “Rrugës ka ardhur duke u përmirësuar ideja e rrëfimtarit në emision. Ai është personazhi që flet për vendlindjen. Jo rastësisht është një filozof apo akademik si Qosja, por mund të jetë dhe një piktor si Taso në Pogradec. Qytetin e Lasgushit këtë radhë ma

tregoi piktori Anastas Kostandini (Taso), siç kurrë më parë nuk ma kanë treguar. Pogradeci me sytë dhe penelin e Tasos, ashtu siç do më rikthejë mua sërish atje, ashtu besoj do rikthejë shumë e shumë vizitorë të tjerë. Por Pogradeci i treguar edhe nga Mimoza Kusari Lila është një Pogradec që do të thërrasë gjithë Gjakovën aty. Ja dhe një mënyrë, një mundësi për të lidhur qytetet mes tyre”. Bashkëpunimi Për të realizuar këto emisione në mbështetje të turizmit, Rudina nuk është asnjëherë vetëm. E thekson aq shumë gjatë bisedës me të, sa është e pamundur të mos flasësh në këtë shkrim dhe për bashkëpunëtorët e saj. “Kryetarët e bashkive brenda dhe jashtë Shqipërisë, individë me ide dhe fantazi janë lënda e parë e bashkëpunimit, por nëse nuk do të ishte Top Channel, vështirë se do i bëja këto emisione”. Stafi që realizon emisionet është prej 25 vetësh, “të gjithë të njëjtët e të shkëlqyer”, - thotë Xhunga dhe veçon mjeshtërinë e jashtëzakonshme të regjisorit Bujar Kokonozi, kameran e bukur të Elin Kadillarit, gazetaren Sonila Agostini, që është pas çdo postproduksioni, Dorina Rizvanollin dhe Sibora Kokonozin që monton çdo gjë që vjen në post-produksion. “Pa harruar spotet e Zamir Licos, që sjellin një promovim që unë nuk e gjej në asnjë reklamë. I falenderoj të gjithë për përkushtimin e tyre për të realizuar këto cikle emisionesh që sjellin një copëz Shqipërie, që kur e sheh, të duket sikur është realizuar nga National Geographic”.

Para xhirimeve, në Himarë

Në studion e ngritur në Pogradec

Në studion e ngritur në Dardhë

Ajo është vënë në kërkim të asaj cope parajse të fshehur diku, për ta zbuluar para syve tanë. Këtë nuk e ka bërë nga studioja e saj, as nga kërkimi në Google, por e ka shkelur me këmbë dhe vjen në 9 cikle emisionesh për të na e rrëfyer neve që ende nuk e njohim; Durrësin, Sarandën, Vlorën, Valbonën, Thethin, Shëngjinin, Plavën dhe Gucinë.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Vijat për të mos kaluar gruaja gjatë lojës 4

11

5

6

7

12 16

23

24

30

26 32

46

28

34 39

43

46

29

33

38

42

19

27

37

41

18 22

31

36

10 14

17

21 25

9

13

15 20

8

40

44

47

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

48

49

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

52

51

Horizontalisht:

1. Vullneti i dikujt për të arritur patjetër atë që kërkon a mendon. 8. Dru gardhi. 10. Notë muzikore. 11. Industria Ushqimore. 12. Organizatë Arabe. 13. Njësi monetare e dikurshme e vendit tonë. 15. Formë e varësisë së një shteti nga një shtet tjetër më i madh. 18. Që ekziston me të vërtetë. 20. Parti Italiane. 21. Fjalë me kuptim të njëjtë, a të afërt. 23. Notë muzikore. 25. Markë makine. 27. Qytet antik ilir. 30. Ar italian. 31. Komuniteti Ndërkombëtar. 32. Pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit. 34. Repart Ushtarak. 36. Përemër vetor. 37. Simboli kimik i heliumit. 38. Përdoret për të ngritur makinën. 39. Venger, trajner i njohur futbolli. 41. Është e panjohur në matematikë. 43. Copa e dheut që ngre plugu. 45. Kumbara, ose... 46. Erëz që përdoret për gatim. 48. Rivënie anësore në futboll. 50. Në sasi të vogël. 51. Njësi matëse për lëngjet. 52. Tërësia e tipareve që përbëjnë anën e veçantë dalluese të një sendi ose të një dukurie.

Vertikalisht:

1. Ishte perëndia e dashurisë tek romakët e vjetër. 2. Njeri që nuk sheh mirë. 3. Dyqan veshjesh. 4. Njeri i prapë dhe me huqe. 5. Në gjendje të përga-titur. 6. Kujtim, kompozitor i njohur. 7. Viktor, shkrimtar i famshëm rumun me origjinë shqiptare. 8. Peshk deti i vogël, me trup të shtypur, që jeton në tufa. 9. Përemër vetor. 10. Pjesë toke shumë e ngritur. 14. Të qeshura të forta e me zë të lartë. 16. Piktor ikonograf i famshëm shqiptar. 17. Çrregullim që krijohet nga mungesa e drejtimit, e organizimit dhe e planifikimit. 19. Lëviz në këmbë! 22. Njeri anglez. 24. Thonë se vjen duke ngrënë. 26. Shkove, ose... 28. Koha e caktuar gjatë së cilës punon në një ndërmarrje një grup njerëzish. 29. Sheshi i cirkut. 33. Stari, aktore e njohur. 35. E vetme në llojin e vet. 37. Gënjeshtra, mashtrime. 38. Qytet i vogël pranë Burrelit. 40. Gatuhet me makarona, a me oriz. 42. Pjesë e një loje. 43. Pena pa të forta. 44. Lloj shpendi. 47. Industria e Rëndë. 48. Përemër vetor. 49. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 8

4

7

9

9

1 5

9 1

8

2

9 6

7 1

1

2

7

9

4

3 4

7 9 4

8

5 6

8

2 2

8

7

3

3 4

4

3

5

1 7

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 2

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Sikur referat në Kampionatin Botëror që bëjnë vija në tokë, njëjtë po veprohet edhe nëpër disa shtëpi. Që gratë apo të dashurat, mos të pengojnë pamjen në televizion, është marrë shembulli i vijave ndaluese sikur në fushën e futbollit. Me shkumë rroje apo mjete tjera alternative, burrat kanë bërë vija në dysheme, të cilat nuk bënë ti kaloj gruaja. Sidoqoftë, ato mund të shohin televizorin por të respektojnë afërsinë dhe lëvizjen gjatë zhvillimit të lojës

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite e mbushur me te papritura, por edhe me emocione te forta kjo e sotmja. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe do ndiheni mire pranë tij. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura afatshkurtra me disa perona qe nuk i kishin njohur me pare. Financat nuk do jene shume te mira, megjithatë rekomandohet serish maturi me shpenzimet.

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet qe keni mbajtur nga e kaluara. beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Ne planin financiar duhen mare disa masa para se situata te behet delikate.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. As vete nuk do ju besohet se po përjetoni ndjesi te tilla. Beqaret duhet te dine se ke dhe si ta joshin. Ne asnjë mënyrë mos ecni kuturu sepse do gaboni. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te pamenduara sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Do keni disa debate te vogla sot me atë qe keni ne krah, por nuk duhet ne asnjë mënyrë ta dramatizoni situatën. Me qetësi dhe maturi gjithçka do zgjidhet shpejt. Beqaret do kalojnë një dite shume te veçante. Do i pranojnë te gjitha ftesat dhe do njihen me shume persona. Financave duhet t’iu kushtoni me shume vëmendje. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Mos e kritikoni me partnerin për gabimet e se kaluarës dhe bëni sa me shume lëshime. Do ndiheni me mire edhe ju vete, Filloni te mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do jene romantike dhe do i joshin ne mënyrë te veçante personat qe do pëlqejnë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes. Nuk do keni asnjë problem edhe pse shpenzimet nuk do mungojnë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Do ja shprehni pa fund ndjenjat partnerit tuaj sot, por ne disa momente mund te keni edhe ndonjë debat. Mos harroni qe ne dashuri, mirëkuptimi dhe toleranca janë thelbësore. Beqaret do gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo aspekt. Ne planin financiar mos e lini situatën te përkeqësohet, por merrni masa ose kërkoni ndihmën e specialisteve.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

2

0

1

2

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 011, 039, 105, 111, 201, 203, 236, 251, 341, 342, 369, 413, 470, 521, 584, 854, 889, 920, 965, 966. Numra me 4 shifra: 0156, 2122, 2623, 3200, 3659, 5052, 5461, 8229. Numra me 5 shifra:

02213, 05020, 11120, 11825, 20214, 20239, 25535, 26482, 29081, 41524, 45326, 55501, 55563, 61272, 66584, 72176, 74854, 78444, 95504, 97461. Numra me 6 shifra: 075652, 232085, 452502, 513430, 541262, 599324, 966847, 985312.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Duhet te mundoheni ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe te provoni eksperienca te reja me partnerin. Do ndiheni mire dhe do ju duket sikur do rilindni. Beqaret do e kenë mendjen tek puna dhe nuk do e vrasin mendjen për gjendjen sentimentale. Fat me shumice pritet për financat. Do jeni ne gjendje ta përmirësoni situatën.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Te shumte do jene planetët qe do e mbrojnë gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do mundësojnë një atmosfere te ngrohte e plot ngjyra. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen përgjatë ditës. Buxheti do jete i ekuilibruar me shume se kurdoherë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos e ndaloni ne asnjë çast komunikimin ne çift sot sepse përndryshe mund te keni mosmarrëveshje. Nga ana tjetër mire është te flisni hapur nëse keni nevoje te qëndroni paksa vetëm. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria sepse te tjera çështje janë me te rëndësishme për ta. Plutoni ka rrezik te sjelle probleme financiare. Tregohuni te kujdesshëm.

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju te dashuruarit mos u tregoni te paduruar me partnerin. Mos kërkoni qe ai t’ua plotësojë te gjitha dëshirat menjëherë sepse nuk do mundet dot. Do jeni luftarake sot ju beqare dhe do bëni çdo lëvizje për ta bere për vete këdo qe do pëlqeni. Gjithçka do ndryshoje për mire. Dite me shume rrezik kjo e sotmja për financat. Gabimi me i vogël do ju rrezoje tërësisht.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni gjithë kohës ne humor gjate kësaj dite dhe do kaloni me shume kohe se me pare me partnerin. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret duhet t’i mbyllin sytë dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Mos mendoni shume për te ardhmen sot. Ne planin financiar do ketë stabilizim te situatës. Do merrni kohen e nevojshme për te riorganizuar buxhetin.

PESHQIT (20/II-19/III) Do ketë shume ulje dhe ngritje sot ne jetën tuaj ne çift. Here pas here nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe debatet mund te jene te forta. Mendohuni mire para se te merrni vendime ne mënyrë qe te mos pendoheni. Beqaret do kenë një dite normale. Financat do jene gjithë kohës te paqëndrueshme.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.06.2014

Viti

ditë që formësuan botën

19

A nuk ka vallë edhe dielli njollat e tij! - Napoleoni

431 p.e.s

Perikliu himnizon të rënët në Luftën e Peloponezit Në vitin 431 p.e.s, Perikliu mbajti fjalimin e tij të famshëm në një funeral publik në Athinë për të gjithë ata që kishin vdekur përgjatë 12 muajve të shkuar në Luftën e Peloponezit. Perikliu kishte qenë prominent në Athinë për 30 vjet: mbikëqyrës i ndërtimit të Partenonit dhe i së ashtuquajturës ‘Epoka e artë” të qytetit, por ai u bë pionier i një forme luftëndjellëse dhe imperialiste në raport me qytetet e tjera greke, që çoi në luftën me Spartën në vitin 432. Konflikti i përgjakshëm do të vazhdonte për rreth 30 vjet dhe përfun-

dimisht çoi në mundjen dhe shkatërrimin e demokracisë athinase, por në vitin 431 në fund të luftës, Perikliu kërkoi të frymëzonte qytetarët e Athinës me anë të oratorisë. Historiani Tuqididi shkruante se si në procesin mortor eshtrat e të vdekurve u futën në kofinë qiparisi: një u la bosh për ata eshtrat e të cilëve nuk u gjendën. Qe ndërtuar një varr i posaçëm publik për ata burra që ranë në luftë. Perikliu mbajti fjalimin. Nëse fjalët e Perikliut qenë të tijat apo të historianit që i ka shkruar, nuk dihet, por ato përfshinë një him-

nizim të theksuar të lavdive të demokracisë athinase, lirisë, barazisë dhe perandorisë. Në fund Perikliu lëvdoi të vdekurit dhe u bëri thirrje të gjallëve të vazhdonin me të njëjtin shpirt. Pavarësisht fjalëve të tij të zgjedhura, athinasit qenë gjithnjë e më të palumtur me mënyrën me të cilën po shkonte lufta, veçanërisht përballë përhapjes së një murtaje shkatërruese. Megjithatë, Perikliu e mbajti pushtetin deri sa edhe ai në vitin 429 ra në kthetrat e sëmundjes.

Blitz

Flickr

58

Lojtarë do të festojnë datëlindjet përgjatë kursit të zhvillimit të Kupës së Botës në Brazil.

43

Vjeç do të bëhet gjatë finaleve Faryd Mondragon, lojtari më i vjetër i kampionatit, i cili luan me ekipin e Kolumbisë.

27

Vjeç do të bëhet më 24 qershor Lionel Mesi, lojtari që pritet t’i japë Argjentinës Kupën e Botës.

13

Korriku, dita e finales së Kupës së Botës është datëlindja e John Mensa-s të Ganës dhe Guillermo Ochoa-s, portierit të Meksikës.

Foto: Andreas Lehner

‘Fetë’ e shqiptarit gjatë Botërorit

Alfred Lela

Ares Ypi

Nëqoftëse gjermanët nuk do kishin pushtuar fushën, ku luante Tomka dhe shokët e tij, sot do ishim në Botëror. Lutfi Dervishi

Belgjika po provokon si shumë këto minuta. Druaj se Rusia do të kundërpërgjigjet me ....aneksim! Ilir Kulla

Argjentinë -Iran 0 me 0; sikur t’barazojë Kamza me Real Madrid. Ermira Qosja

Paskan filluar inagurimet e rrugëve të fshatrave. Sikur ishte premtu’ ndryshe.. Leonard Bakillari

"Lazarati i Drejtesise" vazhdon te perbehet nga gjykata dhe politika. Prokuroria duhet te gjeje emrin e ndonje fshati tjeter", thote nje shoku im

gazetamapo@gmail.com

Shqiptarët kanë Botërorin e tyre paralel. Ai lëviz nëpër një vijë gjarpëruese konspiracioni që fillon në facebook e mbaron te skedinat e hedhura me nxitim e shpresë fitimi të shpejtë nëpër pikat e basteve. Te këto të fundit në fakt luhet më së shumti Botërori, sipas një pikëpamjeje financiare të shtrembëruar ku gërshetohen dështimi individual për të parashikuar rezultate me dështimin e skuadrës e cila nuk arrin të prodhojë ‘një realitet financiar’ shpëtues. Para, mbrapa, pasdite e në darkë vonë, nga çunakë e burra në moshë, dëgjon se si ndeshja ‘ishte shitur’. Se nuk kish mundësi që Argjentina të mos ia fuste dy gola Iranit që në pjesën e parë. Sepse, sigurisht, në botë luhen 1 miliard skedina dhe, sikur me një dollar secila të jenë, ja ku i ke 1 miliard dollarë që dalin e teprojnë për një konspiracion. Më të hidhurit janë ata që kanë investuar më pak. Kështu me një 2-mijëlekësh të vjetër dikush pret që të fitojë 1.4 milion dhe

nuk ia fal Gjermanisë që e la në baltë me një x-x dhe jo 1-1 siç ia kish thënë ‘horoskopi’ dhe nuhatja bastvënësit. Por, kjo luftë e ashpër në bursën e ndeshjeve të këtij Botërori nuk është gjë hiç para furisë dhe llavës që derdhet në statuset e facebook-ut. Në këtë log zbresin akilët dhe hektorët e betejave të munguara. Tifozët e Italisë janë më të zhurmshmit: duket sikur i trishton dergja e axurrëve dhe nguten për ta mbushur atë gropë bosh pasioni që kompenson performancën e dobët të ekipit të zgjedhur. Duelin dhe ushtën e madhe e kanë me kundërshtarët e përjetshëm, tifozët e Gjermanisë. I numërojnë atyre sa herë i kanë mundur. ‘Gjermanët’ bëhen aq joetikë sa kthehen mbrapsht deri në luftën e Dytë Botërore dhe u përmendin qurravitjet dhe qëndrimet jo dhe aq burrërore në fushën e betejave. ‘Langaraqë jeni edhe sot pas 70 vjetësh kur shtriheni në fushë dhe bërtisni mama mia’, u thonë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Italianët ua gjejnë pikën e dobët: skuadrën ‘ariane’ me turq, polakë e shqiptarë. Shqiptarët bëhen kështu përçmues të të huajit te të tjerët duke qenë vetë targeti më i preferuar i ‘të huajit’. I huaji i parapëlqyer i europianit. Kjo përplasje ‘epike’ shoqërohet me shije të tjera tifozerish. Tifozët e Holandës janë të paktë; anglezët gjithherë ta pafat; brazilianët një komunitet ekzotik; spanjollët kryesisht vajza të reja me mitin e latin lover; argjentinasit si një venerim i kujtimit të Maradonës që nuk është më. E kështu me radhë. Por edhe ky botëror si të tjerët para tij ka një mungesë të madhe: kombëtaren e Shqipërisë. Kur skuadra kombëtare të mbërrijë finalet, tabloja mund të jetë e ndryshme. Ose mund të ndodhë ajo që prania e Shqipërisë të kthehet në një bezdi, një dalje nga rendi normal i gjërave. Megjithatë, deri kur kjo të ndodhë, shqiptarëve u duhet të gëzohen me kolonët bashkëkombas në kampet futbollistike të të tjerëve: Shaqirin, Berhamin, Xhakën, Xhemailin, Mehmetin te Zvicra; Mustafin te Gjermania dhe Januzajn te Belgjika.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 23.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.