Issuu on Google+

2

3

DHJETOR 2011

32

26 50

4

38 MAPO CHAT Luljeta Lleshanaku dhe Lazër Stani; njëra poete e tjetri prozator. Të mbërthyer në biznesin prozaik të martesës. Dalin prej aty: njëra me poezitë e tjetri me tregimet të cilat, mendja ta do, i ndajnë së pari me sho-shoqin. Siç kanë ndarë edhe “sekrete” të tyre në këtë intervistë, ku ata kanë ndërruar vendet duke pritur pyetje e hedhur përgjigje. 46 PYETËSORI I MAPO Sokol Balla: Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër. Ndër pyetjet që ndoshta bëhen kur emri ose portreti

i Sokol Ballës shfaqet ose sillet ndërmend, duhet të jetë: pse është kaq kontrovers; e ka të brendshme apo të kërkuar? Kjo intervistë mund të ta japë përgjigjen e pyetjes, siç edhe mund të ta shtojë ndërdyshjen. 74 LIBRI I VITIT, EMILY BRONTË MUND HELENA KADARENË Revista MAPO sjell në këtë numër të fundit të këtij viti 12 librat e 2011-ës sipas shijeve të: një përkthyesi, një kritiku letrar, një gazetari dhe një shkrimtari, gjë që u shndërrua rastësisht në

misionin për të nxjerrë në pah dhe librin më të nominuar. “Lartësitë e stuhishme”, i Emily Brontë, i përkthyer nga Amik Kasoruho 60 DËSHMIA E BASHKIM FINOS Kur Bashkim Finon e thirrën nga Gjirokastra për t’u bërë Kryeministër, shteti shqiptar luhatej mes udhëkryqesh të rrezikshme. Në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ai do të përpiqej të kthente paqen dhe sigurinë në vend. 98 SIKUR FATOS TARIFA TË ISHTE KRYEMINISTËR Ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë e Amerikë, është kandidati i MAPO-s për postin (virtual) të shefit të qeverisë. Çfarë do të kish bërë ndryshe një sociolog në krye të ekzekutivit... 54 IDENTITETI I DYFISHTË NË BALLKAN OSE “TOKA E ASKUJT” Gazmend Kapllani i shtron vetes një pyetje “të mundimshme”, një dilemë identiteti. “Shqiptar apo Grek?”. Çfarë do të thotë identiteti i një njeriu në Ballkan?: Gjendja ime shpirtërore përpara se të përfitoja njohje publike në Greqi, ishte shumë e afërt me atë të dikujt që ende është duke kaluar kufirin

DHJETOR 2011

MAPO 88 BUNKERTHYES VS BUNKERNDËRTUES Një bunkerthyes, një bunkerndërtues, një kolonel, një ushtarak, tregojnë historinë e bunkerëve, nga lindja në vdekje. Fillimin dhe fundin e asaj që për shumë njerëz është marrëzia më e madhe e diktaturës komuniste në garë me planet amerikane për “Luftën e Yjeve”, e cila konsumoi gjithë energjinë dhe miliardat e një ekonomie të rrënuar 94 HYRJA E ENVER HOXHËS DHE PARTIZANËVE NË TIRANË Autokolona prej 12 makinash dhe tre kamionësh që transportonte Qeverinë Provizore nga Berati për në Tiranë, u nis nga Elbasani herët në

mëngjes. Nuk kish zbardhur ende, por tregojnë se qielli kishte një shkëlqim që të bënte të besoje se do të ishte ditë e bukur vjeshte. 66 DORËSHKRIM/ LINDJA E IDESË SË “NJERIUT TË RI” Albert Nikolla është një prej atyre pak autorëve shqiptarë që bën rrugëtimin e kundërt: botohet jashtë dhe më pas në vendin e vet. Libri i tij studimor L’uomo nuovo albanese-tra morale comunista e crisi della transizione është botuar në Itali nga Bonanno Editore dhe

58

është në proces përkthimi e do të sillet së afërmi edhe për publikun shqiptar. 83 DOKUMENT/ KUR ENVER HOXHA DËNOI STALININ Fjalimi i rrallë i mbajtur në Kongresin III, pak pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku ishte kritikuar kulti i Stalinit, tregon se ndërsa priste i pasigurt se nga do të frynin erërat e pushtetit në Kremlin, diktatori shqiptar u rendit përkohësisht në krah të hrushovianëve.

Cover Story Andis Harasani sjell në Shqipëri kompani-

në amerikane që do të shpëtojë Partizanin. Investimet e fuqishme përfshijnë mjedise e fusha sportive, Akademinë Partizani e të tjera. Këshilltari i ministrit Imami, shpjegon se është gati kalimi i Partizanit nën pronësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Projekti i plotë që do ta rikthejë Partizanin në Superligë dhe Europë...

70 42

5

Kryeredaktor: Alfred Lela “Mënyra se si e përshkruan ai Fatos Nanon, absolutisht është mënyra më primitive njerëzore, e cila është identike me ato të Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin. Në fund ai punoi së bashku me mua për rrëzimin e tij, se ato sheshet e MJAFT-it i mbushte PD-ja.” Sali Berisha për librin e Ramës, në një takim me studentë në Durrës. Është e tmerrshme, e tmerrshme! Berisha ka një kundërshtar si Rama, që gjithmonë punon kundër Shqipërisë.” Ish-Ministri i Jashtëm Italian Franco Frattini, takimi i Partive Popullore Evropiane në Francë.

Botimi i gazeta MAPO E përmuajshme Politike dhe kulturore Çmimi 300 lekë dhjetor 2011 Viti I botimit Nr. 2 Email: maporevista@gmail.com

Marketing Vera Preleka

“Shaluar mbi kalin e rrenave, Saliu shpon veshët e botës duke luftuar me opozitën e vendit të tij në sytë e dinjitarëve të huaj. Ç’turp!” Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në faqen e tij në Twitter.

Tel: 06820 55 437 v_perleka@yahoo.com

“Unë dhe oferta që ju e shprehët në mënyrën tuaj profesionale, jemi aty me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen europiane...” Fatos Nano, në përgjigje të pyetjes mbi postin e Presidentit.

Tel: 06820 55 440

Shpërndarja Robert Mane

Editor Vladimir Karaj Editor i fotografisë Armand Sallabanda Design & Layout Florenc Elezi Gazetarë që bashkëpunuan Aida Tuci Iva Tiço Jeton Selimi Suadela Balliu Vladimir Karaj Korrektore letrare Bruna Meno Lila Plasari Bashkëpunëtorë të posaçëm: Përkthimet e shkrimit të Gazmend Kapllanit: Ina Xhani Fotot dhe materiale nga AQSH: Ortenc Meçani Fotot e muajit: LSA Columns Ardian Civici economicus Ardian Ndreca kodra mbas bregut

Adresa Universiteti Europian i Tiranës,

“Serasqeri e priti kokën e Ali Pashës me nderimet ushtarake që i takonin një Vezir-dovleti të gjallë. U përkul përpara sinisë së argjendtë, e mori kokën në duar, e puthi në ballë dhe e vuri në kutinë e artë, duke qarë mbi të në heshtje”. I ndjeri Sabri Godo, nga romani “Ali Pashë Tepelena”

Albert Nikolla ju flet tirana Alfred Lela homo albanicus

Bulevardi Gjergj Fishta

Belina Budini medialand

Nd. 70, Tirana, Albania

Gilman Bakalli im(press)

Lexuesit Mund të na kontakojnë me ide e sugjerime në adresën e-mail

Henri Çili campus Iva Tiço karusel

maporevista@gmail.com

Mark Marku ditari i rastësive

Ose na vizitoni në www.mapo.al

Preç Zogaj zgjedhja e zogajt Sokol Balla 20/20

Harta Rruga

Shkëlzen Maliqi kontraste

utka Sali B

Universiteti Europian i Tiranës ta rgj Fish

rdi Gje Buleva

6

www.mapo.al

7

LETRA E KRYEREDAKTORIT Për një Shqipëri që ka pas qenë dhe një Shqipëri të librit Ky numër i dytë i revistës është, në njëfarë mënyre, një vështrim i një Shqipërie që ka pas qenë, i një Shqipërie retro. Argument kryesor kemi një ekip të harruar, por të paharruar: Partizanin e Tiranës, ndërsa histori të dytë një sagë bunkerthyesish e bunkerndërtuesish. Gazetarët Jeton Selimi e Lad Karaj na kanë sjellë përmes takimesh me personazhe herë në dritë e herë të futur pas “burime që nuk duan të identifikohen’ një Shqipëri paralele që lëviz me ritmin e kërmillit, por prapëseprapë zë vendin e luanit në çarshinë e diskursit publik. Dy vajza, Orgesa Zaimi dhe Aulona Musta, të dyja tifoze të Partizanit, edhe pse Partizani e ceku lavdinë shumë rrallë për të befasuar sytë e tyre përgjatë viteve ‘90 e sidomos 2000, vijnë në mbulesë të revistës sikur kanë qenë aty përherë ose 8

siç do të nguliteshin dy flutura mbi motivin e një qëndisme. Mund ta kemi zbukuruar ca si shumë atë përzinë sportive shqiptare, ku lavdinë e ndajnë të ngjashmit e Xhani, Laskaj & CO, por nejse…Pa këto zbukurime e pa të tjera zbukurime të ngjashme edhe vetë pasioni i atyre 2 mijë vetëve që ende ndjekin Partizanin në Kategorinë e Dytë, edhe kur ai luan në Këlcyrë, do të kish vdekur me kohë. Duke qenë se ky vit është konsideruar si viti i librit, ne kemi ‘zbuluar’ edhe librin e vitit. Nuk ka qenë një nga ato sipërmarrjet e stisura, por një befasi. Një dorë njerëzish të kulturës të pyetur nga MAPO, kanë përzgjedhur leximet më të mira ndër leximet e tyre- përfshi këtu Preç Zogajn, që ka një rubrikë të përhershme të librit- dhe si për të shuar kureshtjen vendosëm të pikasim librin më të votuar. Është Lartësitë e stuhishme të Emily Brontesë.

9

10

L’AMERICA

E PARTIZANIT Viti 1993 daton titullin e fundit ‘Kampion’ të Shqipërisë. Viti 2004, të fundit Kupë Shqipërie. Sot, Partizani i 15 titujve dhe 5 kupave të fituara ka prekur fundin e kategorive profesioniste që njeh Federata Shqiptare e Futbollit. Për ata që nuk e njohin historinë legjendare të fanellës së kuqe, kjo mund të mos ketë asnjë domethënie, por të gjithë ata që kanë parë qoftë disa çaste futboll, që janë ulur qoftë njëherë përballë ekranit të televizorit për të ndjekur një ndeshje, nuk mund të mos e njohin Partizanin e madh. Madhështia e të cilit ka marrë zemrat e qindra-mijëra tifozëve anembanë vendit, të cilët sot e kësaj dite vuajnë qëndrimin në Kategori-

në e Dytë. Në fillim Desimone dhe më pas Albert Xhani, nuk bënë asgjë për legjendën e kuqe (ndonëse italiani e fitoi një titull ‘Kampion’) dhe sot një nga skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptar lëngon në harresën e atyre që mund të bëjnë diçka, por i paharruar nga tifozët që e ndjekin me besnikëri edhe në ndeshjet kundër Domosdovës apo Këlcyrës. Megjithatë, gjërat janë të destinuara të ndryshojnë. Xhani shumë shpejt do të kujtohet si e keqja e fundit që ka jetuar Partizani. Ora e ndryshimit po vjen dhe në muajin janar gjithçka mund të bëhet realitet. Legjenda e kuqe po përjeton orët e fundit në hirin e saj dhe ashtu si Feniksi, po pret me durim të ringjallet.

11

Do të krijohet një kompleks gjigant futbolli që do të përfshijë skuadrën e parë dhe akademinë e futbollit

E PARTIZANIT

Harasani: Po punoj për ringritjen e Partizanit Jashtë botës së futbollit njihet si një deputet i PS-së, por sot, sidomos sot, Andis Harasani ka lënë mënjanë politikën për t’iu përveshur një misioni shumë të madh: Partizanit. Ai është një tifoz i kuq, një nga ata deputetë që së bashku me Bashkim Finon, Erjon Braçen apo edhe ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, e shikoje gjithnjë në tribunë kur Partizani luante në shtëpi. Tifozët shpeshherë janë ankuar për indiferentizëm nga ana e deputetëve-tifozë të Partizanit, pasi deputetët-tifozë të Tiranës ishin më të dhënë për skuadrën e tyre. Por tani Harasani ka vendosur të mos rrijë më duarkryq. Ish-drejtori i KESH-it ka nisur lidhjet e para me një kompani të fuqishme anglo-amerikane, e cila pritet të investojë në klubin e kuq. Shifrat janë marramendëse, të padëgjuara ndonjëherë në futbollin shqiptar. Synohet ngritja e një sistemi modern futbollistik, që do ta shndërrojë Partizanin jo vetëm në klubin më modern në Shqipëri, por një nga më modernët në Ballkan. Pak ditë më parë refuzoi një post në kryesinë e Partisë Socialiste, duke deklaruar “se kam projekte shumë të rëndësishme”. Mbase Partizani mund të jetë pikërisht ky projekt i rëndësishëm. Zoti Harasani, fjalët kanë kohë që qarkullojnë, por kam dëgjuar se ju jeni përfshirë personalisht në atë që mund të quhet ring-

jallja e Partizanit… Po, është e vërtetë. Prej disa kohësh po bëj ndërmjetësin që Partizani t’i besohet një kompanie serioze, e cila do të investonte jo vetëm për ta kthyer Partizanin në Kategorinë Superiore, por për ta bërë atë skuadrën më të fortë në vendit dhe një nga më të fortat në rajon. Mund ta thoni se cila është kjo kompani? Jo, nuk mundem, sepse janë disa rregulla që duhen respektuar, por është një kompani që xhiron shumë, vërtet shumë brenda një viti. Në çfarë konsiston investimi i kësaj kompanie? Në gjithçka. Do të krijohet një kompleks gjigant futbolli që do të përfshijë skuadrën e parë dhe akademinë e futbollit. Stadium? Për momentin jo, por më vonë nuk i dihet. Sa është shuma që do të investohet? Keni bërë një preventiv? Jemi akoma në fazë studimi, por asnjë klub në Shqipëri nuk ka investuar ndonjëherë shifrat që do të investohen te Partizani. Por Partizani vijon të endet dyerve të gjyqeve. Ende nuk dihet se kush e ka… Ky është një problem. Kompania në fjalë nuk ka ndërmend të investojë asnjë kacidhe në një klub me probleme pronësie. Amerikanët i duan gjërat e qëruara.

Ju vetë, çfarë roli do të keni te Partizani i ri? Më parë të shohim se çfarë mund të bëjmë për Partizanin, më pas do të shqyrtojmë gjithçka. Cili është imazhi juaj për Partizanin e ri? Është imazhi i një klubi modern bashkëkohor. Një skuadër e vërtetë, që fiton pastër dhe që nuk do t’ia dijë se cili ministër apo cili deputet do të ndërhyjë për të siguruar një fitore nën rrogoz. Te Partizani nuk do të ndodhin gjëra të tilla dhe nuk do të ketë lojtarë me mik! Pra tifozët mund të ëndërrojnë? Nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur, në atë ligjore, tifozët do të shohin ëndrrat e tyre që bëhen realitet. Por tifozët duhet ta kuptojnë se pa mbështetjen e tyre kjo nismë është e kotë. Përse? Ka shumë faktorë. Në Shqipëri, një gjyq mund të blihet me pak lekë në terr të palës tjetër dhe kjo gjë do të sillte një zvarritje të situatës që nuk është në të mirë të Partizanit. Pastaj, investitorët janë shumë të kujdesshëm. Ata nuk duan të kenë probleme më pas dhe nuk do t’i futen kurrë kësaj rruge nëse kartat nuk do të jenë në rregull. Këtë ta kenë të qartë të gjithë. Që projekti im për Partizanin të marrë jetë, nuk duhet kurrsesi që të qëndrojnë përqark mbetje të së shkuarës, pasi ata që do të investojnë te ky projekt nuk do ta bëjnë.

Këshilltari i Imamit: Partizani te Ministria, vetëm çështje kohe Në fakt i referohet vendimit të gjykatës, pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur zyrtarisht Partizanin si pjesë të Ministrisë. Megjithatë, konflikti mes krijuesit të Partizanit, Ministria e Mbrojtjes, dhe Albert Xhanit, ka shkuar në apel, pasi gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Xhanit. Por për këshilltarin Mentor Beqa, njeriu që në Ministrinë e Mbrojtjes merret me çështjen “Partizani”, në seancën e radhës ministria do të rimarrë atë që i takon. Natyrisht që në këtë mes duhet njohur kontributi i ministrit Arben Imami, që ka qenë iniciator për ta rikthyer skuadrën e kuqe në bazë.“Ajo që ndodhi në 12 e parë ishte një gabim. Partizani do shkallën

t’i kalojë ministrisë brenda pak kohësh dhe kjo do të thotë se shndërrimi i skuadrës së kuqe në sh.a sipas rregullave të FSHF-së dhe sipas një procedure ligjore të rregullt, do të bëhet në janar”. Natyrisht, kur lexon këto fjalë menjëherë të shkon mendja te raporti i n/kolonel Bashkim Nikollës, drejtori i Drejtorisë Juridike, që në raportin e tij të datës 9 tetor 2002, vëren parregullsi të theksuara në kalimin e skuadrës së kuqe nën administrimin e Albert Xhanit. “Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se firma e zotit Neptun Bajko nuk mund të kalonte një pronë publike nën pronësinë e Xhanit. Janë shkelur shumë rregulla dhe prandaj ministria

beson se Partizani do të kthehet në bazë shumë shpejt. Sapo të mbarojë gjyqi, ministria do të jetë e hapur ndaj biznesit dhe atyre që duan të investojnë te Partizani. Skuadra e Partizanit i takon Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministria do të jetë gjithnjë aty për ekipin”, - deklaron për revistën këshilltari Beqa. Në fakt, që pas futjes në valle të ministrisë, Partizani rifitoi besimin e humbur dhe tani gjendet i pari në klasifikim dhe me shumë shpresë për rikthimin në Kategorinë e Parë. Ka qenë pikërisht ky edhe momenti i parë që tifozët kanë ndjerë se për Partizanin ekziston një derë shpëtimi, të cilën tani e ka në dorë Ministria e Mbrojtjes.

13

P E PARTIZANIT

artizani, si klub futbolli, është themeluar më 4 shkurt 1946, për të pasur më tej një performancë spektakolare në futbollin shqiptar, veçanërisht në rang kombëtar, por jo vetëm. Skuadra e kuqe, që ka në palmaresin e saj 15 tituj kampionë (i pari më 1947 dhe i fundit në sezonin 1992-1993); 15 trofe të Kupës së Shqipërisë (e para më 1948 dhe e fundit më 2004); 2 Superkupa të Shqipërisë (1993 dhe 2004), por edhe një Kupë Ballkanike (1970), po përjeton tashmë periudhën më të vështirë të saj, duke u dergjur në kategorinë e dytë, kategoria më inferiore e futbollit profesionist shqiptar. Kjo situatë është pasojë e një amullie dhe problematike mjaft të mprehtë të dekadës së fundit, nën drejtimin e presidentit Albert Xhani, ku Partizani ka njohur tatëpjetën më të madhe, duke prekur fundin, tashmë. Dihet se, që nga themelimi i saj e deri në vitin 1990, kjo skuadër është drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes. Pas rënies së regjimit komunist, Partizani u bë klubi i parë i futbollit, që do të privatizohej në Shqipëri. Konkretisht nga shtetasi italian, Desimone (viti 1992). Megjithatë, kjo përvojë nuk qe pozitive, pasi klubi i mirënjohur shqiptar u zhyt në vështirësi të shumta ekonomike dhe në mosmarrëveshje ligjore mbi pronësinë e tij. Fillimisht ky lloj “dueli” u zhvillua me pronarët italianë, ndërkohë që qëndrimet e kundërta të palëve kulmuan me zgjidhjen e tyre në gjyq. Fjala është pikërisht për kohën kur Partizani e përfundoi sezonin 1999‑2000 (kampionati i 61‑të kombëtar) në vendin e 14-të, pozitën më të ulët në

kampionatin elitar tonin, duke rënë në kategorinë e dytë, për herë të parë në historinë e vet. Gjykata, më në fund vendosi në favor të Albert Xhanit, i cili gjithashtu mori përsipër rolin e presidentit të skuadrës së kuqe, post që e ka humbur tashmë, pasi skuadra e kuqe është kthyer në bazën e saj, në ministri. Asokohe, Ministria e Mbrojtjes mori vendimin për t’iu drejtuar gjykatës për prishjen e shoqërisë aksionare, që kishte krijuar italiani Desimone. Për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme dhe për realizimin e të gjitha gjykimeve në të tria shkallët e gjykimit, Ministria e Mbrojtjes caktoi si përfaqësues të palës shtetërore Neptun Bajkon, disa herë trajner i skuadrës së kuqe, madje edhe trajner i kombëtares kuqezi. Në të tria shkallët e gjykimit, pala shtetërore arriti të provojë pavlefshmërinë e themelimit të kësaj shoqërie, ndaj u vendos kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme. Më datën 2 gusht 1999, pasi kishte përfunduar gjykimi në Gjykatën e Apelit dhe vendimi kishte marrë formë të prerë, u mblodh asambleja e jashtëzakonshme, e cila votoi unanimisht për zgjedhjen e presidentit të Klubit të Futbollit “Partizani”, si dhe të 10 anëtarëve të Këshillit Provizor të Emergjencës së klubit të kuq, ndërsa në përfundim u zgjodh si president Albert Xhani. Nën drejtimin e këtij të fundit, tashmë plot 10 vite, skuadra e kuqe ka njohur zigzage të shumta, ndërkohë që ka shijuar një trofe të vetëm, një Kupë të Shqipërisë, në vitin 2004. Shumë pak për traditën, emrin dhe performancën e mëparshme të Partizanit, që dominonte skenën futbollistike shqiptare. Fillimisht, nën drejtimin e Xhanit, skuadra e

RRËNIMI NË PAK VJET I NJË KLUBI FUTBOLLI QË BË 14

kuqe pati njëfarë përmirësimi, teksa rriti pretendimet e veta për trofe. Xhani afroi brazilianë me shumicë, ndërkohë që tentoi të kthente në spektakël ndeshjet e Partizanit. Janë ende të paharrueshme ndeshjet festive të skuadrës së kuqe, me drita, që parapriheshin nga fishekzjarrët e shumtë dhe koreografitë e balerinave. Por vetëm kaq, sepse me kalimin e viteve filloi të ndihej shterpësia financiare, çka bëri që Partizani jo vetëm të mos rivalizonte më për trofe, por të vijonte “rënien e lirë”. I paharrueshëm mbetet sezoni 20072008, i epokës “Xhani”, kur Partizani qe fare pranë fitimit të titullit kampion, pas një kampionati të bukur dhe tejet rivalizues me Dinamon. U desh ndeshja e fundit e kampionatit në fjalë, e zhvilluar mes Dinamos dhe Partizanit, në stadiumin “Selman Stermasi”, që të përcaktohej edhe fituesja e titullit. Dihet se si rrodhën ngjarjet e asaj sfide, ku gjyqtari italian Tavaliento nxori nga fusha me kartonë të kuq dy lojtarë të bluve, duke

krijuar kësisoj mundësinë e artë që Partizani të fitonte dhe të shpallej kampion. Por, ishte Dinamo, ajo që fitoi, me rezultatin 2-1, ndërkohë që më pas pati shumë thashetheme, se të kuqtë lëshuan, në këmbim të kush e di se çfarë gjëje, për të cilën u akuzua drejtpërdrejt presidenti Xhani. Vetëm një vit më pas, skuadra e kuqe do të zbriste për herë të dytë, brenda 10 viteve, në Kategorinë e Parë dhe dy sezone më pas në Kategorinë e Dytë. Për pasojë, ekzistenca e këtij klubi është vënë në pikëpyetje të madhe. Sidomos me marrjen e kompleksit të tij nga pronarët, situata në kampin e kuq u bë katastrofike. Xhani pranoi dorëzimin, ndaj kërkoi donatorë të tjerë. Ishte Paro Laçi, ai që iu përgjigj pozitivisht ftesës së Xhanit për t’u bërë aksioner i Partizanit, me 40 për qind të aksioneve, fundvitin 2009. Por vetëm pak muaj pati paqe mes tyre, sepse më tej nisën mosmarrëveshjet dhe kontestimet gjyqësore.

PARTIZANI NË 12 VITET E “EPOKËS” XHANI 1999-2000: Partizani – i 14-ti, 24 pikë (bie në Kategorinë e Parë) 2000-2001: Partizani – Kategoria e Parë, (i dyti, 19 pikë) 2001-2002: Partizani – i 3-ti, 46 pikë (Kupa UEFA) 2002-2003: Partizani – i 3-ti, 46 pikë (Kupa Intertoto) 2003-2004: Partizani – i 4-ti, 67 pikë 2004-2005: Partizani – i 8-ti, 46 pikë 2005-2006: Partizani – i 4-ti, 60 pikë (Kupa Intertoto)

2006-2007: Partizani – i 4-ti, 57 pikë 2007-2008: Partizani – i 2-ti, 55 pikë (Kupa UEFA) 2008-2009: Partizani – i 10-ti, 36 pikë – (bie në Kategorinë e Parë) 2009-2010: Partizani – i 5-ti, 57 pikë (Kategoria e Parë) 2010-2011: Partizani – i 16-ti në Kategorinë e Parë 2011-2012: Partizani – Militon në Kategorinë e Dytë

NTE PJESË NË PESËSHENEN E ARTË TË SKUADRAVE 15

KUJT I TAKON PARTIZANI? DRITËHIJET E NJË PR

Dosja e Ministrisë: Ishim në Më poshtë po botojmë të plotë një raport të datës 09.10. 2002, i drejtorisë juridike të Ministrisë së Mbrojtjes, i titullarit përkatës, Z.Bashkim Nikolla, mbi Klubin e Futbollit “Partizani” dhe bazën ligjore të shndërrimit të tij në “Shoqëri Aksionare”. Ky raport adresohej për Pandeli Majkon, asokohe Ministër i Mbrojtjes

E PARTIZANIT

16

“Klubi i Futbollit ‘Partizani’, në vitin 1992 krijoi një Shoqëri Aksionare të përbashkët me shtetasin italian, Desimone, njëkohësisht edhe presidenti i këtij klubi. Shoqëria e përbashkët u krijua në kundërshtim me ligjin e kohës, pasi u parashikuan raporte që kapërcenin ato të fiksuara nga ligji dhe që nuk lejonin partneritetin e huaj, që të kishte më shumë se 49 % të kapitalit në një shoqëri të përbashkët me persona juridikë publikë shqiptarë, ku këta të fundit duhej të ruanin patjetër 51% të kuotave në një shoqëri të tillë. Shoqëria e mësipërme u krijua me raporte 80% për palën italiane dhe 20% për palën shqiptare. Pas krijimit të kësaj shoqërie të përbashkët, ecuria e Partizanit erdhi gjithmonë në rënie dhe gjendja fizike e ambienteve në të cilat zhvillonte aktivitetin e përditshëm klubi u bë edhe më e keqe, për të mos thënë katastrofë. Kështu, ambientet e stërvitjes nuk njohën asnjë lloj investimi nga ana e kësaj shoqërie dhe cilësia sportive e futbollit të këtij klubi erdhi gjithnjë e më tepër në rënie, aq sa Partizani gjendet sot (1992) i dalë nga kategoria. Për të gjithë këtë gjendje, fajin e kanë ata që drejtuan dhe ideuan krijimin e një shoqërie të tillë. I ndodhur përballë një situate të tillë, dikasteri ynë mori vendimin për t’iu drejtuar gjykatës për prishjen e kësaj shoqërie, pasi krijimi i saj ishte i pavlefshëm që në momentin e themelimit. Për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme dhe për realizimin e të gjitha gjykimeve në të tria shkallët e gjykimit u caktua si

përfaqësues i palës shtetërore zoti Neptun Bajko. Në të tria shkallët e gjykimit, pala shtetërore arriti të provojë faktin e pavlefshmërisë së themelimit të kësaj shoqërie dhe në përfundim u vendos nga ana e gjykatës, kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme, gjykime të cilat përfunduan me gjykimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, të muajit dhjetor 1999, e cila la në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe asaj të Apelit. Më datën 02.09.1999, pasi kishte përfunduar gjykimi në Gjykatën e Apelit dhe vendimi kishte marrë formë të prerë, u mblodh asambleja e jashtëzakonshme, e cila, pas realizimit të të gjitha procedurave të nevojshme dhe të përcaktuara në statusin e FSHF-së, si dhe të statusit të Klubit të Futbollit “Partizani”, votoi unanimisht për zgjedhjen e presidentit të Klubit të Futbollit “Partizani” si dhe të 10 anëtarëve të këshillit provizor të emergjencës së Klubit të Futbollit “Partizani”, dhe në përfundim Albert Xhani u zgjodh president i Partizanit. Në vijim të veprimeve të mësipërme nga ana e shoqërisë tregtare “Areks” sh.p.k, me ortak të vetëm dhe administrator Albert Xhanin, është paraqitur pranë dikasterit tonë një kërkesë, ku propozohet marrja me qira e ambienteve të Klubit të Futbollit “Partizani”, si dhe marrja me sipërmarrje e menaxhimit të aktivitetit të këtij klubi, duke dhënë edhe një përshkrim të hollësishëm, si dhe garancitë e nevojshme për realizimin e synimit të shoqërisë së drejtuar nga ana e Xhani. Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes nuk e dha pëlqimi për propozimin e Xhani, në këto kushte ai u tërhoq nga pozicioni aktiv i mëparshëm, por vazhdoi të sponsorizojë për Klubin e Futbollit “Partizani”. Gjithashtu edhe Ministrisë së Mbrojtjes iu desh që të ndihmonte me fondet e saj modeste Klubin e Futbollit “Partizani”, por ato ishin të pamjaftueshme. Në këtë fazë, me gjithë masat e sipërpërmendura u krijua një gjendje shumë e vështirë për Klubin e Futbollit “Partizani”, pasi likuiditori i SHPK-së së lidhur me italianin Desimone, shfrytëzoi periudhën e likuidimit të shoqërisë dhe arriti të shiste

OCESI MES BIZNESMENËVE DHE MINISTRISË

terr për shitjen e Partizanit lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke e katandisur atë në një ekip të paratërinjve dhe të stolit të rezervës. Pavarësisht se Xhani bëri blerjen e disa futbollistëve brazilianë, kjo nuk e pengoi rënien nga kategoria e parë të ekipit. Pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, Xhani vazhdoi të investonte në ambientet e Klubit të Futbollit “Partizani”, si dhe për pajisje (autobus etj.), bëri blerje futbollistësh dhe mori përsipër pagat e stafit drejtues të klubit. Me ndryshimet e ligjit Nr.8114, datë 28.03.1996 “Për sportin”, të pasqyruara këto në ligjin 8650, datë 28.07.2000, dhe Udhëzimit nr.9, datë 12.09.2000, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. z.Xhani, si president i klubit, dhe z.Neptun Bajko, si sekretar i tij, më datën 20.09.2000 mblodhën Asamblenë e Jashtëzakonshme të Klubit të Futbollit “Partizani”, e cila kreu shndërrimin e tij në shoqëri aksionare. Veprim ky që u miratua edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është shprehur me shkresën e datës 02.11.2000, me nr.protokolli 46. Më tej ata realizuan edhe regjistrimin e shoqërisë aksionare në Gjykatën e Rrethit Tiranë, vendimi i së cilës mban datën 07.11.2000, me nr.akti 24628. Veprime këto, që janë kryer konform ligjit. Materialet konkrete të praktikës që është ndjekur deri në arritjen e kësaj gjendjeje të re juridike të Klubit të Futbollit “Partizani” i janë bashkëlidhur këtij informacioni. Duke iu referuar këtyre materialeve dalin tri pyetje kryesore: 1. A do të pranojmë këtë gjendje të re juridike, që “de jure” dhe “de facto” tanimë është krijuar për Klubin e Futbollit “Partizani”? 2. A duhet këmbëngulur për një zgjidhje tjetër? 3. Cila nga zgjidhjet do të ishte optimalja? Për të dalë në një konkluzion më të drejtë, argumentojmë si më vijon: Në rastin konkret është krijuar “Shoqëria Tregtare “Partizani” (Sh.A), duke qenë se organizimi i klubit si shoqatë, deri më sot, me ekonominë e tregut, nuk ka rezultuar efektiv për t’i dhënë impulset e duhura zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti. Gjatë

studimit me vëmendje të materialeve që tregojnë procesin e shndërrimit të Klubit të Futbollit “Partizani” në “Partizani” Sh.A, konstatoj se janë ndjekur me përpikëri procedurat ligjore, duke respektuar ndryshimet e bëra në “Ligjin mbi Sportin”, Udhëzimin e Ministrisë së Rinisë, Kulturës e Sporteve, si dhe në ligjin Nr.7638, datë 19.11.1992, “Për Shoqëritë Tregtare”. Në dokumentet që ata na kanë dërguar, vërtetojnë se çdo gjë është bërë transparente, në prani të përfaqësuesit tonë atje, Z.Neptun Bajko. Por më duhet të theksoj se ky i fundit “nuk është ulur” me institucionin që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes, që problemin serioz dhe shumë të ndjeshëm të Klubit të Futbollit “Partizani” ta konsultonte me specialistët e këtij dikasteri, për t’iu dhënë zgjidhja më optimale dhe e pakontestueshme. E theksoj këtë, pasi s’mund të mjaftoheshim ne, si Ministri e Mbrojtjes, të lajmëroheshim thjesht me një ftesë, në datën 20.09.2000, që të merrnim pjesë në mbledhjen e asamblesë, e cila do të bënte një hap jo të zakonshëm, atë të shndërrimit të “Partizanit” në SH.A. Arsyet përse Z.Neptun Bajko veproi në mënyrën e sipërpërmendur nuk na i ka treguar asnjëherë dhe për këtë propozuam zëvendësimin e tij me Z.Bashkim Lika, por tashmë në një kohë kur ishin marrë vendime të rëndësishme, duke sjellë dhe pasoja juridike të caktuara, duke e kthyer “de jure” përfaqësuesin e institucionit tonë vetëm në një aksioner, që përfaqësohet në Shoqërinë Aksionare të krijuar vetëm me stemën dhe emrin e pandryshuar të Klubit të Futbollit “Partizani”, i cili në çfarëdo rasti dhe rrethane nuk do të ndryshojë si i tillë. Nga materialet vërejmë gjithashtu se u është lënë kohë dhe mundësi plot një muaj subjekteve të ndryshme fizike dhe juridike për t’u regjistruar si aksionerë në “Partizani” SHA, por pavarësisht se është bërë njoftimi në gazetë, sipas udhëzimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, asnjë subjekt nuk është afruar për t’u bërë aksioner. Pra, për të kërkuar një zgjidhje tjetër nga ajo që është

17

E PARTIZANIT

18

dhënë në fakt, sot (në vitin 2002) “Partizani” Sh.A do të duhej të riniste një punë nga e para, e cila do të bllokonte mbarëvajtjen e Klubit të Futbollit “Partizani” dhe në fund të fundit përsëri do të ndiqnim të njëjtat procedura, që janë ndjekur për të thirrur aksionarë të ndryshëm, për të marrë pjesë në shoqërinë aksionare. Nëse duke diskutuar me një grup të gjerë specialistësh do të diskutonim dhe do të vendosnim se nuk do të pranojmë këtë “Partizan” SHA, që është realizuar sot në fakt, atëherë neve do të na duhej t’i drejtoheshim gjykatës për të bërë të mundur arritjen e shpalljes së pavlefshmërisë juridike të vendimit nr.24628 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, gjë që si jurist e shikoj të pamundur, ose të vështirë për t’u fituar. Nëse ne do të përdornim bllokimin e dhënies së pasurive të patundshme të Klubit të Futbollit “Partizani” në dispozicion të Shoqërisë “Partizani” Sh.A, në një nga format e përcaktuara në ligj, siç janë dhënia në përdorim e në enfiteoze, koncesion, etj., edhe kjo mundësi bllokimi në këtë fazë është e pamundur, pasi “Partizani” Sh.A tashmë është regjistruar me një vendim gjykate të caktuar. Nëse do të ndjekim rrugën e bllokimit, do të ndesheshim me një sërë vështirësish, të cilave për mendimin tim, në këtë fazë që kanë evoluar gjërat, do të ishin me pasoja jo të mira për klubin, megjithatë jam për një diskutim mes specialistësh, në praninë Tuaj, Zoti Ministër. Po qe se do të ndjekim rrugën e dytë, atë të marrjes si të mirëqenë të gjithçkaje ka ndodhur me Partizanin sot, nisur kjo nga fakti sepse janë ndjekur procedurat ligjore, që shpjegova gjatë përshkrimit të këtij materiali, atëherë do të duhej të urdhërohej: * Ndërprerja e financimit nga Ministria e Financave për Klubin e Futbollit “Partizani”, këtej e tutje. * Krijimi i një grupi ekspertësh për përfundimin e bilancit aktual të Klubit të Futbollit “Partizani”, para kalimit në

gjendjen e re juridike. Ky grup do të fiksojë mirë, gjithashtu, gjendjen konkrete të dorëzimit në fakt të anekseve të këtij klubi, për të ndjekur pastaj në mënyrë permanente prej tij investimet që do të bëhen, të cilat kërkojnë patjetër një precizim konkret në kontratën që do të lidhet për dhënien me qira apo në enfiteoze të pasurisë së patundshme. Kontrata për këtë të fundit do t’i kërkohet me insistim nga ana jonë Z.Xhani dhe, pasi ne të pasqyrojmë vërejtjet tona, vetëm atëherë do të jetë e mundur dhënia e pëlqimit nga ana juaj, Z.Ministër, për të kaluar procedurat më tej në Ministrinë e Punëve Publike dhe të Privatizimit. Materiali i mësipërm është bërë prezent para titullarit të institucionit për zgjidhje në një nga format e propozuara nga ana jonë dhe nuk u kalua në veprime të mëtejshme për arsye të panjohura nga ana jonë. Ne mendojmë se me kushtet e krijuara në raportet Klubi i Futbollit “Partizani”‑Ministria e Mbrojtjes, siç i shpjeguam në këtë informacion, ky problem zgjidhet duke i propozuar Ministrisë së Ekonomisë dhënien e Klubit të Futbollit “Partizani” me uzufrukt, neni 232 e në vijim të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Theksojmë se përparësitë e dhënies me uzufrukt në gjendjen e krijuar janë: 1. Klubi i Futbollit “Partizani” Sh.A (Uzufruktari) gëzon sendin e vënë në uzufrukt, por nuk mund të ndryshojë destinimin ekonomik që ka pasur ai në fillim të uzufruktit, pa pëlqimin e pronarit (Ministrisë së Ekonomisë), si i vetmi institucion i menaxhimit të pasurisë shtetërore. 2. Klubi i Futbollit “Partizani” ShA (Uzufruktari) detyrohet t’i japë pronarit (Ministrisë së Ekonomisë) një garanci me shkrim për përmbushjen e detyrimeve të rrjedhura nga uzufrukti. 3. Ambientet e Klubit të Futbollit “Partizani” Sh.A ngelen në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Klubi i Futbollit “Partizani” Sh.A detyrohet ta ruajë e mirëmbajë atë brenda një afati, që nuk mund të zgjasë më shumë se 30 vjet.

* Memo e drejtorit të Drejtorisë Juridike, Bashkim Nikolla drejtuar ish-ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko

19

Si u shit finalja m e Dinamon për faturën e papaguar te Tajvani

E PARTIZANIT

20

lbert Xhani në krye të Partizanit i ka dhënë jetë një epoke aspak të mirë në futbollin shqiptar. Era “xhaniane”, siç quhet tani rëndom, ka pasur një anë pozitive dhe dhjetëra negative. Gjëja e mirë e vetme e bërë nga Xhani, kanë qenë milionat e hedhura te Partizani, sidomos në fillimet e tij. Pasuria e shpenzuar për të ngritur një Partizan të denjë për Champions League, siç trumbetonte fort edhe në himnin e bërë enkas për dëshirat e presidentit të kuq, i ka kaluar të 5 milionë eurot dhe e bëjnë Albert Xhanin mbase presidentin më dorëlëshuar të historisë post-komuniste të futbollit shqiptar. Por kjo shifër e lartë mund të cilësohet e shkuar dëm, pasi Xhani kurrë nuk pati aftësitë për të administruar skuadrën ashtu siç duhej, ndonëse përpiqej me të gjitha mënyrat për të qenë në krye të gjithçkaje. I pompuar fuqishëm nga mediat dhe i adhuruar nga tifozët, që kanë qenë në terr informacioni për sa i përket ardhjes në krye të Partizanit nga ish-sponsori i Përmetit, Xhani, u ndje i përkëdhelur. Nuk mungonte në asnjë takim me rubrikat sportive dhe nuk kishte javë që të mos e shikoje në faqet e para të gazetave. Miti i tij po ngrihej shpejt, por edhe rënia po kaq e shpejt do të ishte. Xhani u bë presidenti, drejtori teknik, financieri, trajneri, zëdhënësi i shtypit, madje shpesh edhe gaztori i skuadrës. Kërkoi të bënte gjithçka dhe dështoi në të tëra, duke mos bërë asgjë mirë. Krijoi lidhje të tepruara me lojtarët, kalonte kohë me ta dhe me shoqëritë e tyre duke humbur shpejt respektin e tifozëve dhe të kolegëve të tij. Marrëdhënia Xhani-Delijorgji Në vitin 2004 sharlatanizmi i Albert Xhanit arriti kulmin. Partizani fiton një Kupë të Shqipërisë, e cila praktikisht iu dhurua nga miku i tij i atij sezoni, Mihal Delijorgji. Akuzat për tolerim të Dinamos në finalen e fituar 2-0 ishin të shumta. Skuadra e kuqe fiton trofeun e parë të madh nën drejtimin e Xhanit dhe ky i fund zbret vetë në fushë duke marrë përsipër detyrën e kapitenit të skuadrës. Feston me tifozët dhe në muajt pasardhës bëhet gati për aventurën europiane në Kupën UEFA. Kanë qenë të shumta mediat, sidomos ato rumune, që kanë aluduar për shitje të ndeshjeve DinamoOcelul Galaci (1-4, 0-4), Partizani-Birkirkara (4-2, 1-2), Partizani-Hapoel Bnei Shakhnin (1-3, 0-3). Madje është

shkruar se presidentët respektivë (Xhani dhe Delijorgji) kanë kooperuar mes tyre për të rritur fitimet. Dyshimet për shitje ndeshjesh ndaj Birkirkarasë Në turin e parë të kuqtë ndeshen me maltezët e Birkirkarasë. Kurrë nuk ishte parë një skuadër më mediokre se ishullorët, që ishin të paaftë të kalonin mesin e fushës. Megjithatë, dëshmitarët okularë janë të shumtë, trajneri i maltezëve kthehet nga ata pak tifozë që kishin ardhur me skuadrën nga ishulli dhe u tregon me duar rezultatin 4-2. Ndeshja përfundon me atë rezultat. Nëse pyesni sesi ka mundësi që një skuadër e paaftë të bënte dy pasime radhazi ka shënuar dy gola, kureshtjen mund ta shuani shpejt me një kërkim të thjeshtë në Google. Golat për miqtë u shënuan nga Partizani me dy autogola! Tifozët në shkallët e stadiumit e kuptuan shpejt atë që e cilësuan si “filmin e Xhanit”. Në ndeshjen e kthimit të luajtur në Maltë, Partizani rrezikon të eliminohet, pasi ndeshja shkon 2-1 për Birkirkaranë dhe një tjetër gol do t’i flakte të kuqtë jashtë Europës. Një nga lojtarët më të dalluar në mbrojtjen e kuqe, sot pjesë e Kamzës, rrëfen se “skuadra u përça. Dikush zbriti nga tribuna dhe foli me lojtarët. Një pjesë, edhe unë aty, ishin me Xhanin dhe e kishin vënë ndeshjen fitore për Partizanin. Pjesa tjetër e kishin vënë ndeshjen me shenjën 1 në skedinë, ndaj Birkirkara duhej të fitonte patjetër. Por ndeshja mori keq për ne pasi mbetëm me 10 vetë. Unë vetë u përplasa me shtyllën për të evituar një gol që do të na eliminonte”. Në raportin e ndeshjes (ishte shumë e vështirë të gjeje raport për ndeshjen e luajtur në Maltë), u pa se portieri Blendi Nallbani ishte ndëshkuar me karton të kuq për goditje të kundërshtarit jashtë zonës së rreptësisë. Në ato çaste Partizani udhëhiqte 1-0 dhe mbetet me 10 vetë. Natyrisht kjo ndeshje u vërtetoi tifozëve edhe njëherë se Xhani nuk ishte i aftë të menaxhonte skuadrën, pasi ndërhyrjet nga jashtë ishin të mëdha. Akuzat e Xhanit për skuadrën pas eliminimit nga Bnei Shakhnin Në turin pasardhës Partizani do të ndeshej me izraelitët e Hapoel Bnei Shakhninit, skuadra e vetme e pjesës arabe të Izraelit që kishte mundur të fitonte një trofe të madh, Kupën e Izraelit, që nga krijimi i veprimtarive futbollistike

21

E PARTIZANIT

22

në atë shtet. U gjykua se do të ishte e lehtë për Partizanin, por që në ndeshjen e parë në Lindjen e Mesme, skuadra shqiptare u mund 3-0 duke mos kaluar qoftë një herë mesin e fushës. Por shpërthimi do të vinte në ndeshjen e dytë në “Qemal Stafa”. Partizani mundet 1-3 dhe Albert Xhani përjashton 7 lojtarë nga skuadra me akuzën për shitje të ndeshjes. Në krye të grupit komplotist ishte Skerdi Bejzade, lojtar me të cilin Albert Xhani do të akuzohej herë pas here e sërish do të pajtohej. Ai sezon vajti si mos më keq, pasi përjashtimi i lojtarëve erdhi në një moment të keq, duke qenë se kampionati niste pas pak ditësh. Titulli i humbur me Dinamon: Xhani shleu drekat e papaguara te “Tajvani” Do të duket absurde dhe mbase pjesa më e madhe e tifozërisë së kuqe janë në terr të asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit të kampionatit që u etiketua si ‘finalja e madhe’. Partizani e Dinamo ndesheshin mes tyre për titull. Blutë që kishin avantazhin e dy pikëve. Të kuqtë ishin të detyruar të fitonin dhe nga pas kishin tifozërinë e ringjallur nga emocionet e titullit. Por Dinamo i luan mirë letrat e saj. Nuk pranon ta zhvendosë ndeshjen në “Qemal Stafa” pasi ishte e bindur se ndonëse ishte ajo pritësja, tifozëria blu do të ishte e papërfillshme përpara urisë së tifozëve të kuq. Atëherë luhet në “Selman Stërmasi”, ku një pjesë e mirë e stadiumit nuk mund të hapet pasi është jashtë përdorimit (pjesa mbrapa porte). Sfida nis e fortë, janë blutë që shënojnë të parët, por goli i Tefik Osmanit barazon gjithçka në pjesën e parë. Në të dytën ndodh apokalipsi i kuq. Dinamo, ndonëse me 9 lojtarë, fiton 2-1 dhe Partizani nuk arrin ta vërë në vështirësi. Përfundimisht Dinamo fiton titullin kampion dhe tifozëria e kuqe u largua kokulur, duke kapërdirë lotët e disfatës. Por janë të paktë ata që e dinë se përgatitjet për festimin e titullit kampion ishin bërë me ngjyrat blu që në orën 8 të mëngjesit. Dëshmitarë okularë, përfshirë edhe ish-drejtues të Partizanit, njerëz të afërt me Xhanin, do të pohonin se presidenti i kuq e kish shitur titullin për 200 mijë euro, ose saç kishte edhe faturën e papaguar të drekave e darkave që konsumonte në kompleksin “Tajvan” prej thuajse një viti, pronë e Besnik Sulajt, që ishte edhe sponsori i Dinamos. Dëshmitë do të pohonin se Xhani u ofronte dreka e darka të shtrenjta personave të shumtë pa e futur dorën në xhep, çka në fund i kushtoi presionin e Sulajt, që i kërkoi paratë pak ditë përpara sfidës. Titulli u vendos në këmbim, duke vulosur një tjetër akt të turpshëm të Xhanit. Fushat e klubit, Xhani ka marrë 800 mijë euro dhe 2000 metra katror tokë Pronarët e tokave kishin vite që kërkonin t’u ktheheshin fushat e kompleksit të futbollit të skuadrës së kuqe. Aty përfshiheshin 4 fusha stërvitjeje; dy prej tyre ishin me madhësi olimpike dhe dy pak më të vogla. Por, në atë territor ishte edhe parkimi i skuadrës dhe disa hapësira të tjera më të vogla, që mund ta çonin sipërfaqen diku te rreth 20 mijë metrat katrorë. Pa rënë ende nga Superliga, Partizani kishte filluar të shkonte herë pas here për stërvitje nga Kodrat e Liqenit, ndërsa në kategorinë inferiore kjo gjë u bë më e

theksuar. Është e qartë se drejtuesit e kuq vendosën qëllimshëm që të spostonin skuadrën nga Kodrat e Liqenit. Kjo u dha gojë pronarëve që të kërkonin tokat. Mirëpo, jo gjithçka u bë e ditur në mënyrën korrekte. Vonë, në një prej sherreve të famshme Paro Laçi- Albert Xhani, aksioneri që pretendon se ka 40% të aksioneve akuzoi Albert Xhanin se e ka hequr me vetëdije skuadrën nga fushat ku stërvitej dikur, pasi ka marrë në këmbim 800 mijë euro dhe 2000 metra katrorë tokë në pronësi. Laçi asokohe paraqiti dhe një sërë dokumentesh që vërtetonin, sipas tij, atë që ai thoshte. Skuadra sot Legjenda e kuqe luan në Kategorinë e Dytë, ku është në valle për t’u kthyer në Kategorinë e Parë. Ndonëse me elementë të rinj dhe pa shumë përvojë, djemtë e Marko Pelinxhit po bëjnë maksimumin që ta mbajnë lart në renditje skuadrën e kuqe, të paktën derisa të vijë edhe merkatoja e janarit. Aktualisht Partizani është i pari dhe mund ta braktisë që këtë sezon Kategorinë e Dytë. Ajo që të gjitha rubrikat sportive veçojnë, është se skuadra e kuqe, ndonëse ka prekur fundin, ka përkrahjen e vazhdueshme të tifozërisë së saj, e cila arrin minimalisht në 2000 veta në çdo ndeshje. Kaq tifozë nuk po arrijnë t’i mbledhin dot skuadrat e superligës, çka tregon edhe njëherë besnikërinë që kanë grupimet e tifozëve si “Çunat e Dollarit”, “Ultras Guerrils” etj. ndaj fanellës së Partizanit.

Aulona e Orgesa Për ne, Partizani është shumë gjëra bashkë to i bashkon i njëjti pasion, dashuria për Partizanin. E para e ka pjesë të ngushtë të familjes së saj, duke qenë se është pinjolle e familjes Musta, që ka nxjerrë nga gjiri i saj Perlat Mustën, gjigantin e portës së kuqe dhe asaj të kombëtares. E dyta, është një këngëtare e mirënjohur me një zë që ka bërë për vete shumë fansa, por lënë mënjanë këtë, është një tifoze e zjarrtë e legjendës së futbollit shqiptar. Aulona Musta do të shprehet me shumë emocion kur vjen puna për atë ndjenjë që i ka lënë babai i saj Perlati. Për të, Partizani është “shumë gjëra së bashku”. “Fillimisht krenari, sidomos për periudhën kur ajo fanellë është mbajtur e veshur nga babi im dhe gjithë brezi i futbollistëve të asaj kohe, të cilët jam e bindur që jo vetëm mua, që jam e vogël dhe emocionet e asaj periudhe i kam më shumë me të dëgjuar e me të lexuar nga ato copat e gazetave që ka mbledhur babai im ndër vite, por për gjithë brezin e futbolldashësve dhe tifozëve të flaktë të Partizanit. Emocion pa dyshim, për periudhën kur u rrita dhe e shoqëroja tim atë, tashmë në rolin e trajnerit, thuajse çdo të shtunë në stadium, duke brohoritur e bërtitur më fort se tifozët meshkuj (qesh). Dhe së fundmi, ajo që ndjej kur shoh sot atë fanellë, është një ndjenjë e madhe trishtimi dhe keqardhjeje për mjerimin në të cilin ka rënë ky ekip, që ka bërë historinë e futbollit shqiptar”. Edhe Orgesa Zaimi ka të njëjtën linjë. Pasionin për Partizanin e ka trashëguar nga familja e saj. “Është një pasion i hershëm, i trashëguar nga familja ime, të cilin vazhdoj ta ruaj. Emocioni që sjell sporti dhe muzika janë të ngjashme me njëra-tjetrën, veçanërisht Partizanin e kam ndjekur që e vogël, pavarësisht se me shkëputje, kjo për shkak edhe të gjendjes së paqëndrueshme të Partizanit”. Aulona kujton me nostalgji ditët e zjarrta kur bënte tifo. “Kam qenë një tifoze,

e çmendur, do ta përkufizoja veten! Aq sa nuk lija ndeshje të Partizanit që luhej në Tiranë pa shkuar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, herë pas here isha prezente edhe gjatë stërvitjeve që zhvilloheshin, për të kontrolluar më mirë gjendjen e ekipit përpara ndeshjes (qesh). Mirë emrin, mbiemrin, numrin e fanellës me të cilën luanin, që i dija përmendësh, por dija edhe emrin e babait, numrin e këmbës, peshën, gjatësinë (qesh). Kam qenë bashkë me një miken time Sara Gëzdarin,vajzën e Mond Gëzdarit, që në atë kohë ishte dhe ai trajner i Partizanit, dhe i bënim njëra-tjetrës teste sa njohuri kishim mbi ekipin e Partizanit. Më thoni ju tani, a futem apo jo në grupin e ultrasve të Partizanit?” - e mbyll retorikisht Aulona, që nuk kërkon kurrsesi të heqë dorë nga “feja” e saj e kuqe. Por të dyja vajzat kanë kohë që nuk ikin në stadium. Përveç punëve të përditshme që kërkojnë shumë angazhim, Aulona dhe Orgesa presin edhe shkëndijën e duhur nga skuadra e kuqe që t’u rikthehen shkallëve të stadiumit. “Në fakt, hera e fundit që kam qenë në stadium ka qenë para një jave, kur u organizua një ndeshje bamirësie mes gazetarëve dhe tifozëve kuq e zi. Kisha kohë që nuk kisha qenë në ‘Qemal Stafa’ dhe mund të them që më kishte marrë malli për ato ndjesi që të dhurojnë shkallët e atij stadiumi. Sa për prezencën time në stadium për të ndjekur Partizanin, mund të them që janë bërë disa vite që nuk kam qenë më. Duke qenë se vitet e fundit, nga ai Partizani i madh e i lavdishëm nuk ka mbetur më as kujtimi, pasi edhe atë ia kanë njollosur shumë shëmtuar, edhe motivimi për ta ndjekur nga pas në stadium mungonte nga ana ime”, - rrëfen pa dorashka Aulona. Kështu edhe Orgesa. “Nuk jam shumë e dhënë pas stadiumeve, për shkak se stadiumet shqiptare kanë humbur shumë nga ajo magji që duhet të ketë një stadium. Ka shumë vul-

garitet, pak cilësi dhe një mungesë totale të etikës sportive”, - nënvizon ajo. “Kemi parë më së shumti ndeshje të kombëtares, por jo të Partizanit. Shpresojmë që të vijë ajo ditë që t’ia vlejë të shkojmë ta shikojmë Partizanin në stadium”, - përfundon këngëtarja duke rrëfyer edhe ëndrrën e saj në sirtar. “Kam një dëshirë të madhe që të performoj himnin tonë kombëtar para një ndeshjeje futbolli në praninë e 20 mijë vetave. Do të ishte një nder nëse do të më jepej rasti ta bëja edhe për Partizanin këtë gjë. Nuk jam pjesë e ndonjë grupi ultras, megjithatë njoh shumë tifozë të Partizanit, shumë miq i kam tifozë të këtij ekipi dhe për mua është gjithmonë bukur kur dëgjoj dikë të më thotë që është tifoz i Partizanit. Dhe po aq shumë më bëhet qejfi kur të tjerët, sapo mësojnë se bija e kujt jam, menjëherë më identifikojnë si tifoze të këtij 23 ekipi.

DITARI I RASTËSIVE

MARK MARKU

HISTORIA SI RASTËSI DHE SI MANIPULIM Meqë asnjëherë nuk më ka pëlqyer pozita e veteranit, nuk do të rrëfej se ç’ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ka shumë rrëfyes të zellshëm për këtë. Pafund

N

dodh shumë rrallë që njeriu t’i përjetojë drejtëpërdrejt ngjarje të tilla historike si luftërat, revolucionet apo përmbysjet e mëdha historike. Aq më rrallë të jetë vetë i përfshirë në to. Përmbysja e komunizmit nëpërmjet lëvizjes studentore është një nga këto ngjarje dhe ngaqë në atë periudhë isha student në vit të parë kam patur rastin (edhe fatin) të jem një protagonist modest i atyre ngjarjeve. Madje për shkak se unë banoja në godinat e reja (Godina 20) pikërisht në ato godina ku u inicua dalja në protestë e studentëve, më është dhënë rasti të jem i pranishëm që në momentin e parë të fillimit të asaj që quhet Lëvizja Studentore. Meqë asnjëherë nuk më ka pëlqyer pozita e veteranit, nuk do të rrëfej se ç’ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ka shumë rrëfyes të zellshëm për këtë. Pafund. Madje ka aq shumë rrëfyes të zellshëm, dëshmitarë të ngjarjes, sa që nëse i numërojmë na dalin shumë tepër se ç’kishte studentë në atë kohë në godinat e Qytetit Studenti. Mendoni, natën e parë, më 8 dhjetor nuk kanë qenë më tepër se 200-300 studentë. Ditën e dytë tek Liceu jo më shumë se 1 000. Por ç’rëndësi kanë shifrat. Rëndësi ka historia. Sepse ajo ng-

24

Diku pikas edhe ndonjë person tjetër që ka të njëjtin hall: domethënë të sistemohet diku në sirtarët e historisë. E ndan praninë me hallexhiun dhe e bën edhe atë pjesëmarrës

jarje është tashmë histori, dhe edhe nëse dikush nuk ka qenë atje në atë rrugicë të përbaltur që zbriste nga Qyteti Studenti tek Rruga e Elbasanit, mund t’ia gjejë anën për të hyrë në histori. Unë e kam hetuar me kujdes mënyrën se si arrihet një gjë e tillë. Po e shpalos këtu me dëshirën për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk e dinë një gjë të tillë. Dhe ja se si: Fillimisht ai që do ta fusë veten në këtë histori ku s’ka qenë lexon me kujdes kujtimet e të tjerëve. Shikon kronikat. Njeh fizikisht terrenin ku janë zhvilluar ngjarjet dhe njeh me përpikmëri çdo detaj të atyre ditëve. Përcakton më pas personazhet kryesore, të vërtetët (do t’i duhet më vonë që të mos e shfaqë veten në praninë e tyre pasi ata mund ta përgenjështrojnë). Fillon pastaj dhe e tregon historinë me miq. Kudo. Paprerë. Bën kujdes që në rrëfimet e para të jetë asnjanës. Më pas le të kuptojë se gjithë ajo njohje vjen prej pranisë së tij atje. Pastaj fillon fut disa elementë biografikë. Gjithnjë duke ruajtur disa nota modestie. Duke u dhënë të kuptojë të tjerëve sikur ai ka qenë atje, por thjesht nuk i kushton asnjë rëndësi këtij momenti. Pak nga pak fillon dhe hedh dyshime mbi versionet e të tjerëve. Diku pikas edhe ndonjë person tjetër që ka të njëjtin hall: domethënë të sistemohet diku në sirtarët e historisë. E ndan praninë me hallexhiun dhe e bën edhe atë pjesëmarrës. Shton edhe

të tjerë. Të bashkuar në një qëllim krijojnë një histori të përbashkët duke furnizuar secili “fakte” të pranisë së tjetrit (dhe rrjedhimisht të vetes në këtë histori). Më pas një libër, një deklaratë publike e kështu me rradhë. E kemi parë këtë skemë të funksionojë në jo pak raste. Kemi parë se si historia e vërtetë, ajo rastësorja, pa heronj, por me studentë të vërtetë që u kishte hyrë i ftohti deri në palcë, që shpërthyen papritur në një revoltë rinore për të thyer limontinë rraskapitëse të atyre ditëve të trishta dhjetori, retushohet pak nga pak e përmbytur nga fluksi i rrëfimeve të personazheve që kërkojnë një vend në histori. Mua për vete kjo më duket thjesht e neveritshme. Më pëlqen ta quaj një rastësi pjesëmarrjen time atje, madje rastësi edhe faktin që ne ishim të rinj dhe nuk i merrnim parasysh pasojat. Natyrisht nuk ishte rastësi pse ne ishim të revoltuar, pse kërkonim ndryshim, pse kërkonim frymëmarrje, pse kërkonim liri. Jo rastësisht kjo lidhej me sistemin. Rastësi ishte prania në një ngjarje ku edhe mund të mos ishim. Mund të mos ishim jo për shkak të predispozitës apo vullnetit, jo për shkaqe politike, kulturore apo ideologjike. Thjesht mund të mos ishim rastësisht, ashtu siç rastësisht ishim.

25

PyetĂŤsori

26

Gjërat nuk bëhen me dhunë, por standardi i ‘72-it është përjashtimi që vërteton rregullin. Sot përpjekjet për të bërë gegnishten variant të vetëm zyrtar, mpleksen ndonjëherë me shenja dhune, e shpesh me ndjenja sektare. Si gazetar, gjuha e standardizuar është komoditet. Si shqiptar, unifikues. Si geg, jam indiferent

Sokol Balla:

ASNJANËS? NDOSHTA NË BOTËN TJETËR Ndër pyetjet që ndoshta bëhen kur emri ose portreti i Sokol Ballës shfaqet ose sillet ndërmend, duhet të jetë: pse është kaq kontrovers; e ka të brendshme apo të kërkuar? Kjo intervistë mund të ta japë përgjigjen e pyetjes, siç edhe mund të ta shtojë ndërdyshjen. Por, për një redaktor, Balla është njëfarë bekimi: prej çdo përgjigjeje të tij mund të nxjerrësh një titull! Nuk shtërzen dhe nuk është i mërzitshëm. Dhe siç thotë një mendje e zgjuar: pakësimi i ekscentrizmit është një nga dëmet më të mëdha të modernitetit. 1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Nuk jemi çliruar akoma. Jemi robër të datave se kemi frikë të heqim prangat psikologjike të një shoqërie ende të pazhvilluar, që i sheh gjërat në baza fisnore dhe liderët, të përjetshëm. Sa i përket luftës, rëndësi ka që bëmë qoftë edhe një përpjekje, që të mos na thoshin se na çliruan njëqind për qind të tjerët. 2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Sulltanatit otoman. Janë kaq të forta, saqë prej vitit 1945 po bëjmë çmos të zhdukim gjurmët e vetme të dukshme të civilizimit të një pushtuesi tjetër, italianëve. 3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? E meritonte Tirana. Tani po bëhet edhe ai, fshat si gjithë të tjerët. 4-WikiLeaks, mirë apo keq? Më mirë, sidomos për ne, por jo vetëm. Unë jam gazetar, luftoj për transparencën.

5-Gegnishtja apo standardi? Unë jam geg, por nuk gjej ndonjë gjë të keqe te gjuha standarde, përkundrazi. Gjërat nuk bëhen me dhunë, por standardi i ‘72-it është përjashtimi që vërteton rregullin. Sot përpjekjet për të bërë gegnishten variant të vetëm zyrtar, mpleksen ndonjëherë me shenja dhune, e shpesh me ndjenja sektare. Si gazetar, gjuha e standardizuar është komoditet. Si shqiptar, unifikues. Si geg, jam indiferent. 6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Shqipëri europiane. Del e tepron. Një koleg nga Prishtina, shkruante me pezëm pak ditë më parë, se “ç‘i do Shqipëria 2 milionë të tjerë, si ata që ka vetë”. Bashkimi kulturor ka nisur tashmë, por është një proces që do kohë. Në këtë pikë ku jemi, njëri-tjetrit po i japim në fakt kryesisht veset e këqija. Ndaj mendoj se bashkimi fizik duhet të ndodhë në Europën e Bashkuar. Edhe për të hequr ëndrrat elektorale të dikujt, që mezi pret të iki Veriu i Kosovës te serbët, që Kosova e mbetur të bashkohet me pjesën tjetër të elektoratit që e voton në trungun mëmë, për ta zgjedhur “mbret” të pashpallur deri në vdekje. 7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Nuk ka dhe mendoj se nëse ka një frymë civilizimi, investimi apo kulture, që kërkon të vijë nga dritarja jonë që sheh lindjen, nuk kemi si e ndalojmë e as duhet, në emër të shoqërisë sonë pluraliste. Nëse dikush do të vërë një shami në kokë, s’ka pse e ndalojmë për sa kohë nuk kërkon të më imponojë mua, ta vendos me zor në kokën e vajzës sime, pa e pyetur atë. 8-A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

27

Por këto njëzet vjet e ca, ato në shumicë kanë rënë në duart e fshatarëve, që mendojnë e shkruajnë sikur ndriçimi vjen prej tyre. Ndaj shtypi i përditshëm nuk shitet në qytet.

Për fat të keq, jo. Do të kishte qenë shpëtimi ynë. Në kuptimin kulturor e kam fjalën. Kombet e vegjël si ne, e kanë vështirë të shpëtojnë nga pushtimet e të mëdhenjve. Por ne nuk patëm as fatin e Indisë së largët, që u pushtua vërtet nga britanikët, por sot janë demokraci, në mes të një zone të prapambetur, ekstremistësh dhe diktatorësh. Ne patëm fatin e keq, se u pushtuam në mes të Europës nga një sundues, që humbi shpejt shkëlqimin e lartë dhe përqafoi lagështinë e errësirës. Dhe ne e deshëm pikërisht për këtë. Se shkëmbyem errësirën me copat e bakllavasë së pushtetit që ai na falte. 9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…? Nuk qëndron si trekëndësh. Nëse do qëndronte, atëherë Berisha do ishte pjesë e trekëndëshit të Bermudës së historisë sonë. Sepse i pari (Zogu) shpiku Mbretin për të mbajtur Pushtetin, i dyti e zhduku atë dhe Zotin, për të qenë të dyja njëkohësisht. Berisha e mjekoi Enverin për të njëjtën arsye, dhe në 1997-ën “dha” shah me Mbret, sigurisht për të qëndruar në pushtet. Por nga të tre, Berisha mund të thuhet se nuk ia ka arritur. Për të mirën e tij. Nuk di nëse ëndërron përjetësinë në pushtet (shpresoj jo), por në çdo rast, një herë në katër vjet, qoftë edhe formalisht duhet të vuajë makthin se mund ta humbasë atë. 10-Ballist, legalist, partizan apo asnjanës? Legalist, në sensin e mbështetësit të ligjit. Ruajalist mund të isha vetëm në Britani. Kjo ishte arsyeja pse në 1997-ën votova kundër Monarkisë, jo se isha kundër Lekës, por kundër asaj që la prapa i ati. Ballist jo, se do dukesha sipërfaqësor për shkak të mbiemrit. Partizan i Luftës II Botërore, në sensin europian të fjalës, po, megjithëse nuk kam asgjë kundër komunizmit, pavarësisht se nuk besoj në të. Asnjanës? Ndoshta në botën tjetër. 11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që për një kohë të gjatë i shërbeu atyre. Nisur nga faktet, besoj jugosllavët e vodhën, por Hoxha u tregua dhelpër. Fillimisht i la të kuptonte se po të vinin atë, do t’u shërbente. Por në fakt, i shërbeu vetëm vetes së tij. 12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Një shkrimtar i yni shkruan se “shqiptarët flasin aq shumë për besën, pikërisht se nuk e kanë atë”. Po të kishim folur e

28

analizuar më shumë Hamza Kastriotin, do të kishim ecur më përpara. I ngjajmë më shumë atij, se të ungjit. 13-Po Mbretëreshën Geraldinë? I vetmi fakt që mund të mbështeste shprehjen (e adoptuar) popullore: “Paç fatin e Ahmet Zogut”. Ende më duket çudi si bashkëjetoi me bashkëpatriotin tonë. Por ai, ose ka pasur ndonjë dhunti që ne nuk e njohim, ose ajo e ka dashur shumë. Duke nisur nga djali i tyre i pashëm, sigurisht ka pasur dashuri në mes. Thonë që fëmijët e bukur janë produkt i një dashurie të fortë. Më fat pati Leka. Ishte i vetmi shqiptar që pati pak gjak mbretëror në deje. Sigurisht, jo për meritë të të atit, por të Geraldinës. 14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? “17 nëntori” i viteve ‘80 dhe Tirana e viteve ‘30. I pari, bashkë me Flamurtarin bënë atë që ‘World Soccer’ e vuri titull kopertine në vitin 1989: “Revolucioni Shqiptar në futboll”. I dyti, pasi i dha lavdinë futbollit shqiptar, me Lushtën, Kryeziun, Stërmasin dhe Ballën e djathtë të ekipit, gjyshin tim Hasan Ballën. Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Si sportdashës, jam i zhgënjyer nga kryeministri Berisha që nuk mbajti premtimin për të shkrirë atë që sot quhet kampionat futbolli, e të niste çdo gjë nga zero. 15-A është frymëzuese figura e Krishtit? Sigurisht, megjithëse si gazetar kam qejf që “profecitë” e mia, të jem gjallë e t’i shoh të realizohen dhe si i përkatësisë myslimane, kam rezerva nëse ishte profet apo i biri i Zotit. Por gjithsesi: Kam qenë në vendlindjen dhe pranë varrit të tij. Nuk ka mundësi të mos ketë qoftë një gjë të vockël hyjnore në historinë e Krishtit. 16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti? Krishti u kujdes për tranzicionin, Muhameti dhuroi stabilitetin e besimit. Por sot ka nevojë për tjetër profeci, se bota po i harron dhe i lexon keq të dy prej shekujsh. 17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? I njoh, i respektoj, mundohem të mos u nënshtrohem, megjithëse ndonjëherë janë shumë të forta. Sidomos kur udhëtoj apo nis diçka të re. Dikush thoshte se nuk e besonte Zotin, por kishte frikë prej tij. Sa më shumë e beson ama, aq më shumë frika shtohet. 18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Një fshatar i fortë. U jepte njerëzve atë që ata donin. U thoshte atë që donin të dëgjonin. U merrte atë që ata nuk ia jepnin. U jepte atë që ata e kishin, injorancën, por ua shiste si dritën e diellit. I frikësonte mbështetësit, ndaj e adhuronin, se u falte sigurinë e përkohshme përballë ndryshimit revolucionar, por të panjohur. Ishte dhe iku si një aksident, por fenomeni i tij sot ekziston. Shumë bile. Por jo aty ku thotë Jozefina. Më pranë saj. 19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve? Jo. Bëjmë mirë që e venerojmë, se është rast unik suksesi për kombin tonë. Siç tregoi edhe lufta e Kosovës, aftësitë tona ushtarake si komb janë një mit, pa ndihmën e forcave

të huaja. Siç tregoi viti 1967, respekti ynë për Zotin nuk ekziston. E vetmja veti e Skënderbeut, që ne e kemi në masë, është pragmatizmi. Por për vetë Skënderbeun, ky nuk kishte një veti parësore. Unë besoj se për të, parësore ishte hakmarrja. Dhe priti me dekada, para se të hakmerrej, ftohtë dhe egër. Sa pak shqiptare ngjan edhe kjo! 20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’… premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Diaspora jonë ka tri faza. E vjetra, ajo pas Luftës së Dytë Botërore dhe ajo pas Luftës së Ftohtë. E para ishte romantike, e dyta e verbuar, e treta ende e pavlerësuar. Ka mbizotëruar e dyta, ajo e verbuar nga ndjenja antikomuniste, që mbyste ose më saktë i mbivendosej ndjenjës kombëtare. Si rrjedhojë, me gjithë dashurinë për mëmëdheun, zgjedhjet e saj kanë qenë shpesh të gabuara. Vëllavrasjes së komunizmit iu përgjigjën me të njëjtën mënyrë, ndërsa si shtetas amerikanë, dekadat e fundit kanë bërë gjithmonë zgjedhjet e gabuara. Votuan për Bush dhe Bob Dole, kur Clinton do ishte ai që çliroi Kosovën. Mbështetën Al Gore, kur do ishte Bush i riu ai që do i jepte Kosovës pavarësinë. Nxorën mësim në 2008-ën, kur të paktën nuk dolën kundra rrymës publikisht, megjithëse jam i sigurt se mbështetën më shumë McCain. Por brezi i ri i diasporës është shpresa jonë, padyshim. 21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Po. Sepse megjithëse ishte shprehje romantike, u përdor më shumë nga komunizmi sesa nga rilindasit. 22- Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri, apo për Zotin? Për asnjërën, për fat të keq. I kemi nxjerrë prej kohësh në treg të gjitha kredot tona. 23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Jetuam mes pushtuesish, që suksesin nuk e kishin tek armët, por tek përçarja. Ajo farë mbinte mirë në këtë tokë. Ndaj nuk jetojmë në bregdet e fushë, por në maja kodrash e malesh. Mundësisht vetëm. Për t’iu ruajtur pritës. Dueli është për burrat. Ne, burrninë e tregojmë kryesisht para grave. Dhe vlerësojmë edhe kur këto gra janë burrnesha dhe jo kur tregohen femra. 24-A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Po. Do saktësoja: më shumë i keqinterpretuar. Nuk di si ka mundur ky libër ligjesh të prodhohet në atë ambient të ngurtë social të kohës. Por është shembulli sesi në këtë vend lindin herë pas here burra. Në kuptimin e zgjuarsisë dhe urtësisë e kam fjalën. 25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’? E kam shkruar pak me cinizëm për herë të fundit, muajin e shkuar te gazeta MAPO. Do doja të arrija të jetoja deri në ditën kur e kundërta të bëhet realitet. 26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Rrëqethem. Nga hipokrizia që tek shqiptarët jep simptoma

kolektive. Neoshovinizmi jep vota, por nuk dhuron aspak sinqeritet. Nuk mundet askush të më tregojë mua mënyrën sesi unë duhet ta dua kombin tim. 27-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Naimi. Sepse poezia e tij “Bagëti e Bujqësi” të frymëzon edhe sot për vendin tënd. Shqipja e tij është si absynth: të fut në një botë ideale, ku defektet e kombit tënd zhduken. Romanticizëm dhe Rilindje, kombet kanë gjithmonë nevojë. Dhe unë i mbaj përmendsh akoma poezitë e Naimit. Por nuk jam kundër të kemi më shumë se një poet kombëtar. Fishta mund të ishte pa frikë një dimension tjetër i këtij nocioni. 28-Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare? Ekziston, por nuk shihet. Jam në pritje të korridorit të kohës që do ta sjellë atë në realitetin tonë. Me skepticizëm të gjerë, po i jap për momentin benefitin e dyshimit pozitiv fjalëve që thotë Bamir Topi. 29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH? Po. Ndoshta një ditë duhet ta mendojnë se, kush në 2013-ën do të jetë 60 e sipër, të mendojë të futet te Këshilli i të Urtëve, por jo në parlament. Me ndonjë përjashtim të shkurtër, që bën mirë të shkojë te nëna e tij, po e shkurtër. 30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? 1997, padyshim. Ndryshe nga ato vitet e tjera, në 1997-ën kemi qenë më të ndërgjegjshëm për krimet që po i bënim vendit tonë dhe njëri-tjetrit. E kjo është e pafalshme! 31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Shtypi dhe media ekzistojnë edhe për të rritur nivelin e çuar ndriçimin nga qendra në zonat më të largëta. Ky është funksioni i tyre social. Por këto njëzet vjet e ca, ato në shumicë kanë rënë në duart e fshatarëve, që mendojnë e shkruajnë sikur ndriçimi vjen prej tyre. Ndaj shtypi i përditshëm nuk shitet në qytet. Ndërsa në fshat, jo e jo nuk shesin dot, se atje bashkëfshatarët i njohin edhe më mirë. 32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni, dhe kujt? Zotit. Ku ishe ditën që krijove shqiptarët? 33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Kjo e juaja. Sepse është e vetmja që do t’i gjeja përgjigjen më të shkurtër.

Më fat pati Leka. Ishte i vetmi shqiptar që pati pak gjak mbretëror në deje. Sigurisht, jo për meritë të të atit, por të Geraldinës.

29

JU FLET TIRANA

ALBERT P. NIKOLLA MIRË SE ERDHËT NË TOKË! Nuk thoshte kot Baudelaire: “E qeshuara është diabolike: pikërisht për këtë arsye është thellësisht njerëzore”. Mirë u dëgjofshim herën tjetër!

T

ë dashur dëgjues, mirëmbrëma! Më 22 nëntor 2011, anija hapësinore ruse Soyuz TMA-02 është ulur në një zonë të shkretë të Kazakistanit, pas pesë muaj misioni në Stacionin hapësinor ndërkombëtar. Ndërkohë Toka që kanë gjetur nuk i përngjet aspak as shkretëtirës hapësinore në të cilën kanë “lundruar” për pesë muaj, as zonës së shkretë të Kazakistanit, e cila është përzgjedhur për uljen e anijes kozmike. Ajo është më e ndezur se kurrë nga një krizë e përgjithshme, e cila sigurisht nuk ka filluar pesë muajt e fundit e nuk ka gjasa të përfundojë pesë muajt e ardhshëm. Sheshi Tahrir, pas një periudhe paqeje gënjyese, po rivlon nga turma dhe forca e tyre e dëshpërimit në mungesë të një zgjidhjeje në favor të së mirës së përbashkët. Ekoja e vrasjeve të fundit masive në Egjipt është më e fundmja, por jo e fundmja zile alarmi, përpara se flijimi i këtyre njerëzve të bëhet rutinë e të kalojë pa na prekur. Pas dështimit të fundit të qeverisë, në horizont nuk mungojnë trajtat e paqarta të një referendumi dhe zgjedhja e një presidenti të ri, megjithatë është një horizont i turbullt. Ndërkaq jo vetëm që vrasjet përflakin piacën Tahrir, por përflakin edhe turmat e pashpresa, të cilat nga ana e

30

tyre kërcënojnë bindshëm siguritë e përkohshme të qeverive të brishta, por ende rezistente. Libia mbylli me gjak një kapitull dhjetravjeçar të përgjakur. Miliardat dhe as besnikët nuk e shpëtuan dot ish-prijësin e Libisë nga fundi i tmerrshëm. Thonë se në çadrat e Gadafit, para dhe pas vdekjes, kishte shumë miza. Ndërkohë Siria po përpëlitet mes dy Al Assad-ëve, në një përpjekje “tërhiq e mos këput” sfilitëse. Assad-i president, me pushtet të “dhuruar”, ka deklaruar se është gati të vdesë për Sirinë. Dashuri sublime! Ndërsa Assadi, ai tjetri, ka themeluar ushtrinë e çlirimit të Sirisë prej Assadi-t president. Më erdhi ndër mend një moto e njohur komuniste “Nga kongresi në kongres”, por ndoshta asocimi me “nga Assadi në Assad” nuk është më i sakti, pasi gjithçka duhet akoma të ndodhë në Siri. Lëvizje si “Occupy Wall Street” dhe ajo e “të indinjuarve”, pati suksesin që ndoshta nuk pritej, duke u përhapur si njollë vaji në mbi 900 qytete, në shtete të tilla, si ShBA, Japoni, Spanjë, Portugali, Kili, Gjermani, Greqi e shumë të tjerë në tërë botën dhe dukë përfshirë kështu dhjetëra mijëra qytetarë të indinjuar të botës. Sigurisht vetëm kriza dhe papunësia, fjalë kyçe të lëvizjes, sado arsye të forta, nuk mundet kurrë të përmbledhin mosrehati të tjera më të artikuluara që fshihen poshtë. Mënyra e të protestuarit ishte globale dhe kishte karakter unifikues, por kurrsesi arsyet nuk mund të unifikohen për shkak të shumëllojshmërisë së tyre, e drejta për arsimim më të mirë, për strehim, për një jetesë më pak të shtrenjtë, e drejta për p u n ë s i m , ku n d ë r s h t i m e t ku n d ë r përqendrimit të pushtetit, masat ekstreme kursimtare të shteteve në krizë të thellë sikurse Greqia. Nën këtë optikë 15 tetori i kaluar nuk është thjesht një datë kalendari, por shpërthimi i dëshpërimit të disa të dëshpëruarve, që me sa duket gjuhë tjetër nuk gjetën, përveçse atë të shkatërrimit, për të shfaqur me egërsi një situatë që po aq egërsisht po bren edhe Italinë e afërt prej muajsh. Roma mori flakë, përmes dorës së një turme të çmendur e të lodhur prej krizës së tejzgjatur e padrejtësisë sociale, turmë e çmendur dhe e lodhur prej teatrosh politikanësh e palaçollëk ekranesh të vogla, që mundoheshin të bënin po aq të vogël edhe krizën, në një sforco të dëshpëruar për ta kthyer në të

paqenë. Dhe kur veshët atyre që duan të dëgjojnë janë shurdh e sytë e atyre që duhet të shohin janë qorr, edhe sjelljet p a q ë s o r e e ka n ë n j ë f u n d . . . t ë paparashikueshëm... Megjithatë, drita në fund të tunelit duket sikur ka trajtat e një burri të gjatë e autoritar, Mario Monti. Nuk është akoma koha për të qeshur, por një fill buzëqeshje nuk do të ishte anatemë, përkundrazi mund të ketë efekt terapeutik edhe për ne shqiptarët, që megjithëse nuk druajmë krizat tona, i kemi sytë te krizat e të tjerëve. Nuk e di pse, pas gati 100 vitesh shtet shqiptar, akoma nuk arrijmë as të qeshim vetëm e as të gëzohemi vetëm, gëzimi ynë varet nga të tjerë dhe disfata jonë po ashtu. Nën këtë frymë përcollëm kremtimet për pavarësinë në vitin e parafundit para përmbushjes së 100-vjeçarit në një garë groteske: kush e ka flamurin më të madh: uuurrrraaaa! Ndërkohë ka “profetikë” që besojnë se Europa pikërisht për këtë shtet 100-vjeçar (shtet, jo plak 100 vjeç!) do të na bëjë një “dhuratë” të veçantë, kandidimin e vendit si shtet anëtar i BE-së. A thua Europa të ketë oreks për surpriza të tilla kundrejt atyre që nuk janë akoma pjesë e trungut të saj, kur sot vetë ajo nuk po arrin të shprehet njëzëri për masa shpëtimi të ekonomisë së saj, e mbi të gjitha të kredos së saj? Sepse ajo që aspirojmë më shumë është pikërisht kredoja që rrjedh nga përfshirja në Europën politike sesa detyrimet e një angazhimi si vend anëtar i saj. Në këtë pikë arsyet për të patur frikë janë të shumta, po aq sa janë të shumta arsyet për të shpresuar pavarësisht kuadrit të sapo paraqitur, pasi në një mënyrë apo në një tjetër nuk janë gjithmonë zgjidhjet politike që e shpëtojnë situatën, ato mund të jenë edhe zgjidhje të vogla mendjesh gjeniale. Për ta mbyllur: asnjëherë më ogurmirë e shpresëdhënëse nuk më janë dukur udhëtimet në hapësirë dhe rikthimi i tyre me një lajm të mirë. Lajmi i mirë nuk është thjesht zbritja në tokë shëndosh e mirë e ekuipazhit të anijes apo shembulli i bashkëjetesës paqësore, si ai mes astronautit rus, amerikan dhe japonez, por lajmi i mirë mund të ishte zbulimi i një hapësire të sigurt në ndonjë planet tjetër. Shpresojmë të kemi arsye për të qeshur. Nuk thoshte kot Baudelaire: “E qeshuara është diabolike: pikërisht për këtë arsye është thellësisht njerëzore”. Mirë u dëgjofshim herën tjetër!

31

Fundi i luftës së yjeve Një bunkerthyes, një bunkerndërtues, një kolonel, një ushtarak, tregojnë historinë e bunkerëve, nga lindja në vdekje. Fillimin dhe fundin e asaj që për shumë njerëz është marrëzia më e madhe e diktaturës

32

komuniste në garë me planet amerikane për “Luftën e Yjeve”, e për të tjerë, një sistem fortifikimi mjaft origjinal, i cili konsumoi gjithë energjinë dhe miliardat e një ekonomie të rrënuar

Bunkerthyes vs bunkerndërtues

Shqiptarët duket s’do kenë fatin të mësojnë se sa ishte numri i saktë i bunkerëve që mbulonin peizazhin e vendit, aq sa këtij në krah të përcaktorit “vendi i shqipeve” i ngjitën edhe atë të “vendit të bunkerëve”. E ndërsa shumëkush prej kohësh dyshon nëse në këtë vend ka mjaftueshëm shqiponja sa ai të mund ta mbajë me nder përcaktorin e parë, është e sigurt që mjaft shpejt nuk do të ketë më asnjë bunker për të siguruar përcaktorin e dytë, zhdukja e të cilit pak njerëz do të shqetësojë. Kur ende ka nga ata që besojnë se, qoftëlarg!, bunkerët do të na duhen një ditë, të tjerë janë duke menduar të nxjerrin një dorë paresh duke i thyer e shitur hekurin për skrap. Mund të duket e habitshme, por në këtë vend ka një “bursë” bunkerësh (e për çfarë mund të kishte tjetër një të tillë?!), një “bursë” për çelikun që nxirret prej tyre dhe në tre vitet e fundit qindra njerëz në të gjithë vendin i kanë gjetur vetes punë në thyerjen e kafkave të betonta, prej të cilave fitohet deri në 35 mijë lekë të reja për copë. Ne kemi takuar një bunkerthyes, një kolonel në pension që ka punuar dhe studiuar fortifikimin, një ish-komandant ushtrie që ka ndërtuar bunkerë në male, dikë që ka mbajtur në shpinë thasët me çimento që duheshin për t’i ngritur ato dhe pronarin e një kaf-

eje në të dalë të Tiranës që është i vendosur t’i mbrojë dy bunkerët e tij, që duken mjaft të vetmuar në një panoramë ku sivëllezërit zhduken si të përpirë nga dheu...Kjo është një histori bunkerësh në një vend që i ndërtoi ato me qindra mijëra, i hipnotizuar nga paranoja e një diktatori në ethet e Luftës së Ftohtë, për t’u matur me të ashtuquajturën Luftën e Yjeve të dy superfuqive, dhe që po i shkatërron ato me një shpejtësi dhe pasion po aq të madh, këtë herë i përfshirë nga ethet e skrapit. ...Bunkerthyesi, kështu po e quajmë personazhin tonë, për lehtësi dhe për të mos i hapur punë me policinë, i cili ngrihet herët në mëngjes. Ngarkon mushkën me thasët e eksplozivit, të cilin e ka “gatuar” duke përzier pleh kimik me naftë, fut një dorë kapsollash në xhep dhe i ngjitet malit mbi fshatin e tij diku mes Elbasanit dhe Librazhdit. Udhëton një copë herë të mirë, deri sa sheh prej së largu kupolën e bardhë të bunkerit. Frëngjia e kësaj të fundit, si të ishte sy ciklopi, e mban në vëzhgim ndërsa ai i afrohet, por bunkerthyesi nuk ka kohë të mendojë për k’si metaforash. Ai e di nga eksperienca, gjatë gjithë verës çdo ditë ka thyer bunkerë, se maksimumi ata mund të fshehin ndonjë gjarpër dhe

33

Në ndërtimin e bunkerëve u përdor beton sa për të asfaltuar një rrugë 20 metra të gjërë, Tiranë-Londër shumë merimanga. Dielli është ngritur një pëllëmbë në horizont ndërsa ai fillon punën. “Në fillim vendos përreth gjithë perimetrit të kupolës së bunkerit baltë e dhe, pastaj me pluhurin e bardhë (eksplozivin e krijuar nga përzierja e naftës me nitratin e amonit) e mbuloj të gjithë kupolën e betonit”, - tregon ai. Diku në mes të “kokës” së bunkerit vendoset kapsolla dhe fitili që përdoret për ndezje. Ai i vë flakën dhe në pak sekonda zhduket që aty me vrap. Shpërthimi i thatë dhe një shtëllungë tymi mund të dëgjohen dhe dallohen prej së largu, por njerëzit në fshatrat aty afër e dinë çfarë po ndodh, janë mësuar me këtë dhe askush nuk shqetësohet. Për bunkerthyesin ky shpërthim i parë është vetëm fillimi i një dite të gjatë pune. Ai duhet të përsërisë deri 7 herë ritualin e mbulimit të kupolës me eksplozivin artizanal, derisa koka e “ciklopit” prej betoni të shkërmoqet dhe ai të mund të marrë prej saj hekurin... ...Bunkerndërtuesi, një ushtar i kategorisë së tretë (një mesoburrë rreth të 40-tave), të cilit partia nuk i besonte armë por vetëm lopatën dhe kazmën, zgjohet prej alarmit të mëngjesit në repartin e tij dikur në vitet 80’. Atij i duhet të vishet, rreshtohet dhe pasi të kryejë ritet e ushtarit, ngarkohet me një thes çimento, bidon uji apo të tërheqë një element parafabrikat betoni dhe në rresht bashkë me dhjetëra të tjerë aty e qindra në të gjithë vendin, i ngjitet të njëjtit mal. Derisa arrin në vendin e caktuar është bërë ujë në djers��, mund të ketë shkarë disa herë dhe ka rrezikuar kokën (shumë e kanë humbur edhe pse për këtë nuk ka të dhëna). Kur arrin aty ku duhet ai fillon të montojë pjesët e kërpudhës së betontë. Fillimisht elementet e gatshme që kanë formën e një thele bostani (të përdorur në bunkerët malorë) vendosen në

gropën e hapur për ta dhe të mbushur më parë me beton që shërben si themel i ngrehinës, pastaj për të gjithë këtë bëhet beton veçan, i cili përdoret që thelat të ngjiten me njëratjetrën. Krijesës i shtohen më pas krahë që shërbejnë si korridore dalëse dhe elementë shtesë në hyrje të frëngjive. E gjithë kjo kërkon një skuadër të tërë dhe të gjithë ata duhet të plotësojnë normën. Në një terren normal ata duhet të ndërtojnë të paktën një bunker në ditë. Në fund, një grup ekspertësh do të shohë nëse gjithçka është në rregull, ndërsa ushtari shpreson që të mos duhet t’ia fillojë nga e para. Provohet cilësia e betonit (për ta pasur zili mjaft pallate të ndërtuar rishtazi), korrektësia e vendosjes gjeometrike, largësia mes tij dhe sivëllezërve që ndërtohen apo do të ndërtohen diku më tutje, dhe në fund edhe këndi i zjarrit apo hapësira që mitralieri apo pushkatari i vendosur aty do duhet të mbulojë me plumba. ...Koloneli në pension, thotë se çdo metër linear që rrethon këtë vend e prej nga mund të futej armiku duhet të rrihej nga 5-7 plumba në minutë. Një furi e tillë zjarri sipas kolonelit Miti Golloshi, i cili së fundmi ka botuar një libër që studion fortifikimin e Shqipërisë dhe efektshmërinë e tij, nuk do të linte të gjallë askënd. Koloneli që vetë ka marrë pjesë në ndërtimin e veprave të mëdha fortifikuese, mijëra metra tunele të betonizuara nën male, që i bëjnë bunkerët sipërfaqësorë të duken si çikërrima thotë se çdo detaj, nga prodhimi parafabrikat në repartin e xhenios në Tufinë të Tiranës deri te vendosja e saktë në shkrepa malesh kontrollohej me rreptësi nga grupe të ndryshme ekspertësh dhe një gabim mund të të kushtonte shtrenjtë. Ai thotë se fortifikimi ka filluar herët menjëherë pas Luftës II Botërore, kur u ndërtuan trashe të

Bunkerët dhe vetëvrasja Bunkeri më i famshëm në botë është ai, në të cilin Adolf Hitler u martua dhe më pas kreu vetëvrasje në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Nga një anë dihet pse e vrau veten Fryheri, por nga ana tjetër mund të hamendësohet se struktura prej betoni masiv që duket sikur të shtyp, të shtyn më shumë drejt depresionit. Për shumë ekspertë edhe pse kjo nuk do kallauz, bunkerët ishin akti i fundmë i vetëvrasjes së ekonomisë shqiptare të diktaturës. Ata ishin një nga plumbat, sepse shtetet duket duan disa të tillë, bashkë me kooperativizmin, industrinë e rëndë që u vu në shërbim të tyre dhe elementë të tjerë që i dhanë fund ekonomisë dhe ashtu të mbytur prej izolimit.

34

thjeshta të fortifikuara me gur kryesisht në kufi me Greqinë dhe pastaj ky është zhvilluar me faza në bazë të eksperiencave që krijoheshin nga betejat në Korenë e Veriut apo Vietnam. Bunkerizimi total ka filluar më vonë aty nga vitet 70’ dhe ka marrë përmasat e “çmendurisë” që ne shohim sot vetëm në mesin e viteve 80’. Në këtë kohë diktatori vendosi siç kujton koloneli: “Mbi male do ngremë male”. A ishte kjo një paranojë personale siç është thënë shpesh?! Apo Shqipëria, megjithëse e izoluar dhe e harruar, ishte si gjithë bota e përfshirë prej garës së ethshme të armatimit, sindromë botërore e Luftës së Ftohtë, e në pamundësi për të ndërtuar avionë apo bomba bërthamore, vendosi të ngrinte sistemin unik të mbrojtjes, atë të kërpudhave prej betoni, që siç hamendësojnë ish-ushtarakët: Ishte vërtet i aftë të thyente çdo sulm armik edhe pse me këtë “ekzagjerohej”, pranon Golloshi ish-profesor në Akademinë Ushtarake. ...Komandanti, është një nga njerëzit që ka shërbyer si drejtues ushtarak në zonën në kufi me Maqedoninë, nga malet e Librazhdit deri në ato të Dibrës. Sot punon si taksist i palicencuar, ndërsa ankohet se qeveria nuk ia ka njohur kontributin në ushtri dhe se ende nuk paguhet për atë që ka dhënë. Ndërsa flet për bunkerët ndryshe nga ata që mendojnë t’i shkatërrojnë, ai beson se një ditë kërpudhat prej betoni do të na duhen dhe hamendëson se atëherë mund të jetë shumë vonë për t’i lypur sërish. Komandanti ruan respekt të madh për ushtrinë e dikurshme që brenda pak orësh mund të mobilizonte 1 milion njerëz nën armë dhe, edhe pse nuk beson që lufta është në prag, shikon me dyshim marrëdhënien e vendit me fqinjët dhe nacionalizmin e shprehur dhe të pashprehur të tyre. “Situatat politike komplikohen gjithmonë. Po sikur në një moment në Greqi të vijnë në pushtet nacionalistët?!” - thotë ai ndërsa duket se prej taksisë së tij sheh bunkerët si të vetmen shpresë për të përballuar një sulm. Ai kujton se si me ushtarët e tij ka ndërtuar bunkerë në vende si Mali i Gurit, një majë në rrethin e Librazhdit në kufi me Maqedoninë, ku mungonte uji dhe çdo gjë tjetër. “Gjithçka e merrnim në krah. Ujin e merrnim me bidona, pastaj thasët e çimentos dhe elementët e gatshëm”, - kujton ai, ndërsa thotë se ka shërbyer një pesëvjeçar në këtë zonë, kur janë ndërtuar veç bunkerëve edhe linja telefonike nëntokësore dhe kurthe në formë ushtash për të penguar apo dëmtuar desantimin ajror. Ushtarët e tij që shërbenin me armë, ndryshe nga ata të kategorisë së tretë, gjatë vitit kryesisht kryenin stërvitje, por 2 muaj në vit duhej të ndërtonin edhe ata fortifikata. Në fakt ai kujton se thuajse gjithkush ishte i detyruar të ndihmonte në ndërtimin e bunkerëve. Repartet ushtarake, kooperativat, ndërmarrjet e ndërtimit dhe çdo pjesë tjetër e vendit që mund të shërbente në këtë fushë kishte planin e saj vjetor edhe pse pjesa më e madhe u ndërtua nga xhenio. Komandanti i mëshon faktit se një ditë shqiptarët do të bëhen pishman që po i shkatërrojnë bunkerët, por ai e ka të qartë se askush nuk ka ndërmend t’i mbrojë ata. ...Kiu, është mbrojtësi i fundit i bunkerëve. Dy bunkerët që

35

mbron ai ndodhen pak metra nga lokali i tij një bar- kafe pa ngjitur mirë Krrabën, që mban emrin e të zotit. Kiu vjen vetë te ne ndërsa na sheh afër dy bunkerëve, njërit prej të cilëve ia kanë hequr gjysmën e skalpit. Dikush ka ardhur për ta prishur me një makineri të posaçme për thyerje gurësh dhe Kiu i ka ndaluar. “U zura me të”, thotë pronari i kafenesë, edhe pse e ka të paqartë se përse mund t’i hyjnë në punë bunkerët. Një herë thotë se i do për “t’i bërë muze, që t’i shohin turistët”, pastaj thotë “se mund të shërbejnë si objekt loje” dhe në fund: “Le të jenë aty”. Ai, ndërsa xhiroi gomat e Benz-it dhe ndaloi pikërisht në vendin ku është hapur rruga dytësore që të çon në tunelin e Krrabës, i cili do të lidhë Elbasanin me Tiranën dhe mund të jetë ndër të paktat ndërtime që për nga madhësia mund të krahasohet me bunkerët, na kërcënohet njëfarësoj duke menduar se ishim aty për të prishur bunkerin. “Ata që erdhën desh i vrava”, - thotë ai ndërsa trash zërin për ta bërë të besueshëm kërcënimin. Përreth në gjithë zonën numri i bunkerëve rrallohet çdo ditë. Ndryshe nga fshatrat e thella të Elbasanit, Korçës apo Mirditës, në periferi të Tiranës apo edhe afër qyteteve thyerja bëhet me makineri. Madje këtejpari, duke qenë se bunkerët ndodhen gjithmonë në tokë të dikujt, ai që vjen t’i thyejë duhet t’i blejë. Kiu thotë se për një bunker, thyesi i paguan atij që e ka në pronë deri në 15 mijë lekë të reja. Avantazhi i këtyre thyesve me makineri është transporti, pasi bunkerët që ata blejnë janë përgjithësisht buzë rrugëve dhe skrapi transportohet lehtë deri në Metalurgjik. ...Metalurgjiku, është ai që lidh të tashmen me të shkuarën në gjithë këtë histori. Dikur me emrin “Çeliku i Partisë”, ai shkrinte mineral dhe prodhonte çelikun që duhej për të ndërtuar dhe prodhuar bunkerët. Sot kur është thjesht ish-Metalurgjiku, por me disa furra që ende funksionojnë, ai shkrin skrapin që del nga bunkerët dhe e rikthen atë në treg. Dikush mund të thotë se minimalisht diçka po përfitohet nga ai shpenzim që deri më sot ka qenë e pamundur të llogaritej. Bunkerthyesi na thotë se një bunker ka rreth 1 ton skrap çeliku dhe ai mund të fitojë nga një i tillë, 30 mijë deri 35 mijë lekë të reja, pa llogaritur shpenzimet dhe transportin. Nëse marrim numrin minimal të bunkerëve të ndërtuar në vend rreth 200 mijë siç tho-

36

në disa, përfshi edhe kolonelin në pension Golloshi, bunkerthyesit në të gjithë vendin do të bënin deri 50 milionë euro nga tregtia e skrapit nëse ai vazhdon të shitet me 30-35 lekë të reja kilogrami. Në versionin tjetër atë maksimalin prej 750 mijë bunkerësh, shuma e fituar arrin në rreth 190 milionë euro. Këtu bëhet fjalë për çelikun që shitet si skrap, ndërsa vlera reale e tij vetëm mund të hamendësohet. Çmimi i skrapit të çelikut varion sot nga 270 euro deri rreth 800 euro për atë të cilësisë së parë, ndërsa një ton çelik ka në treg një vlerë mes 900 deri në 3000 euro. Nëse sipas legjendës, por edhe asaj që thonë oficerë të lartë të angazhuar në këtë sipërmarrje për ndërtimin e tyre është përdorur cilësia më e mirë, paratë që përfitojnë bunkerthyesit janë çikërrima përballë vlerës së vërtetë. Por çfarë e shtyu diktaturën të bënte ndërtime të tilla masive? ...Lufta e Yjeve, një term i përdorur për të ilustruar teorinë e mbrojtjes raketore të iniciuar nga presidenti amerikan, Ronald Reagan, mund të quhet në një farë mënyre frymëzimi për bunkerët shqiptarë. E pra, ndërsa SHBA dhe BRSS harxhonin miliarda në sisteme të ndërlikuara raketore, superavionë dhe flisnin për luftë yjesh, diktatori shqiptar vendosi ta kthente vendin e tij në një “tokë ufosh”. Sepse bunkerët ngjajnë shumë në formë me ato që imagjinohen si objekte fluturuese nga planetë të tjerë saqë nuk është çudi që ashtu si për piramidat e Egjiptit të thuhet dikur edhe për ta, që u ndërtuan nga qenie jonjerëzore. Në fakt puna e bërë ishte jonjerëzore. Nuk dihet as sot sa për qind e buxhetit të shtetit kaloi dhe u përdor për fortifikimin, mjaft prej veprave të mëdha u ndërtuar falë ndihmës së Kinës dhe më herët të BRSS-së, pjesa tjetër sidoqoftë ishte një llokëm e jashtëzakonshme e ekonomisë së Shqipërisë që duhej të përballonte po ashtu edhe prodhimin masiv të municioneve dhe armëve që do duheshin në rast lufte. Kjo ishte strategjia e Shqipërisë për t’u përballur me armikun dhe në mes të luftës së ftohtë kjo nuk dukej aq e çmendur. Koloneli në pension dhe komandanti thonë të dy se bunkerët ishin ndërtuar në mënyrë të atillë që të përballonin disa lloje sulmesh armike. Zbarkimi nga deti, desantimi nga ajri apo marshimi përmes kufijve tokësorë, nuk do të ishin sipas këtyre ushtarakëve të pamundura, por sulmuesi duhej të mendohej gjatë nga kundërshtari dhe kjo do të ishte një aventurë që mund të kushtonte mjaft jetë. “Varet nga forca goditëse, por ky sistem që mund të them është origjinal me elementë unikë shqiptarë, ishte llogaritur të përballonte sulme të mëdha”, - thotë Golloshi. Sipas tij, aviacioni apo çdo

bombardim tjetër do ta kishte të pamundur t’i eliminonte qendrat e zjarrit, për vetë mënyrën si ato ishin vendosur, dhe rezistenca nuk do mund të shuhej përmes bombardimeve që mund të dëmtonin vetëm minimalisht sistemin e mbrojtjes. ...Koloneli në pension ka një libër të tërë mbi këtë sistem. Thuajse çdo bunker në këtë vend ka një emër të vetin, ai i përket një bashkësie, ka të ngjashmit e tij dhe kushërinjtë e parë apo ata të largëtit fare. Ka bunkerë të përshtatur për zonat bregdetare, bunkerë të ngritur në 1500 metra lartësi, bunkerë fushorë, bunkerë malorë, ka bunkerë për mitraloza, bunkerë për artileri të të gjitha kalibrave, bunkerë për komandën që drejton luftën në front, bunkerë për komandën në prapavijë, bunkerë me një frëngji, bunkerë me dy frëngji, kundërajrorë, kundërtank, bunkerë monolit, bunker jo monolit, të gatshëm, gjysmë të gatshëm, të gjithë të shënuar me numra dhe me “sy” të drejtuar nga kufiri. Të vegjlit të mjaftueshëm për të strehuar ata që luftonin, të mëdhenjtë të pajisur me gjithçka mund t’u duhej aty drejtuesve të luftës nga sallat për mbledhje, deri te banjot. Dhe mendoni këta janë pjesa e dukshme. Pas tyre ishin tunelet. Tunele municionesh, tunele komunikimi, tunele për strehimin e industrisë së luftës dhe të armëve të mëdha. Tunele që sipas legjendës, që me shumë gjasa është e vërtetë, i çajnë tejpërtej malet e këtij vendi dhe mjaft prej tyre ishin dingas me municione, nga ato që tani po i shkatërrojmë sepse janë të rrezikshme. Ndërsa koloneli na tregon një për një llojet e ndryshme, ne e humbasim herë pas here fillin. Ajo që përgjithësisht i themi bunker, në fakt është një sistem i komplikuar vijash mbrojtjeje. “Drejtime” i quan koloneli Golloshi, ndërsa i shpjegon me emra pikash gjeografike në bazë të të cilave janë vendosur. Çdo vijë e tillë mbrojtjeje është përballë një fronti të mundshëm nga mund të vijë sulmi dhe po ashtu ajo vetë është e përbërë nga një mori nënndarjesh, elementi bazë i të cilave është bunkeri. Ata dukej sikur ishin hedhur kuturu dhe pa ndonjë qëllim të caktuar në të vërtetë janë vendosur secili në vendin e tij pas matjeve topografike, studimeve të terrenit, në mënyrë që asnjë plumb të mos shkonte kot dhe asnjë metër tokë të mos mbetej zbuluar. Koloneli flet për “palosje zjarri”, “kryqëzim zjarri” apo “efektshmëri zjarri” dhe një mori termash të tjerë që supozohet duhej të funksiononin në rast lufte. Sigurisht, nëse ata që ishin përgjegjës do të ishin mjaftueshëm guximtarë dhe të përgatitur për të përballuar sulmin. ...Armiku, që duhej ta bënte sulmin nuk i vuri në provë asnjëherë bunkerët. Koloneli dhe komandanti që ne kemi intervistuar, flasin për gjeneralë të NATO-s që e kanë vlerësuar sistemin me nota maksimale. Por gjithçka mbeti në teori, askush nuk u pa i arma-

tosur deri në dhëmbë përballë frëngjive të hekurta që duken sikur mezi e prisnin një rast të tillë, për të qenë qoftë vetëm njëherë të vlefshëm. Në mungesë të armikut me armë e topa, pozicionet me 5 bunkerë për një skuadër apo ato në vija të pandërprera buzë detit filluan të fundoseshin. Disa, për shkak se nuk ishte llogaritur erozioni apo batica e zbatica, u thithën nga deti. Të tjerë u mbuluan nga rrëketë dhe normalisht ferrat e shkurret, ndërsa brenda tyre u strehuan merimangat. Dhe kur në një moment njerëzit u kujtuan për ta, nuk ishte për luftë. Një pjesë plot fantazi i përshtatën në restorante, shtëpi apo stalla lopësh. Një pjesë i hoqën zvarrë dhe i vunë në det që të fitonin një copë breg të vlefshëm për plazh. Të tjerët i larguan sa të mundeshin pasi shëmtonin zona të tëra turistike. Dy studentë arkitekture planifikuan gjerë e gjatë se si mund t’i shndërronin ata në dhoma hoteli dhe t’i bënin fitimprurës dhe ndjellës për turizmin, një plan që normalisht mbeti në letër dhe pse interesant. Të huaj u ngjitën deri majë kodrave me qëllimin e vetëm për t’i ngjyrosur dhe zbukuruar apo thjesht për t’i fotografuar, apo për të bërë një fotografi me ta. Pak nga pak ndodhi ajo që tani duket e pashmangshme, qendrat e zjarrit njohën armikun. Fillimisht ishte vetëm koha, agjentët atmosferikë, batica, zbatica, rrëketë dhe shkurret që rriteshin pavarësisht se bunkerët kishin pamje kërcënuese. Pastaj erdhi ai, 20-vjeçari që kemi

37

përshkruar në krye të herës. Ai dhe një turmë e madhe të papunësh apo njerëzish që menduan se kështu mund të bënin një dorë parash. ...Paratë, duket se janë e vetmja gjë që ende mund të nxirret prej bunkerëve, ndoshta sepse ato janë përdorur pa kursim mbi strukturat e betonit. Ne do të bëjmë më poshtë disa hamendësime që mund t’i afrohen të vërtetës, por asnjë ekspert nuk mund të nxjerrë shifrën e harxhuar për ndërtimet që, sipas Golloshit janë bërë “pa preventiv”, “janë ndryshuar duke u shtuar me një të rënë të lapsit” dhe për të cilat nuk është kursyer asgjë. Një vlerësim prej ekspertësh të paemër i cituar nga BBC, e që duket minimal duke pasur parasysh se ai nuk llogarit krahun e papaguar të punës, energjinë e konsumuar dhe kohën që është dashur për të ndërtuar, i afrohet një shifre 2.2 miliardë eurosh apo sa dyfishi i linjës Magniot të ndërtuar në Francë pas Luftës së Parë Botërore. Nga ana tjetër, ajo që mësuam nga ish-ushtarakë ndërsa interesoheshim për bunkerët është se njëri prej tyre kishte koston e një apartamenti 1+1. Nëse e përkthejmë këtë në koston mesatare të ndërtimit të një apartamenti të tillë me 60 metra katror në ditët e sotme, vlera e 200 mijë bunkerëve (numri minimal që mendohet të jenë ndërtuar) shkon deri në 3.6 miliardë euro. Shifra zmadhohet katër herë nëse merret për bazë versioni i ekzagjeruar i 750 mijë kërpudhave të betonta, për të cilët kostoja sot do të ishte 13.5 miliardë euro. Asnjëra prej këtyre llogarive nuk mund të jetë e saktë. Në fakt ato e humbasin të drejtën për t’u quajtur të sakta që në momentin që anashkalojnë, për shkak të mungesës totale të të dhënave, ndërtimet më të mëdha se sa qendrat e thjeshta të zjarrit, bunkerët e artilerisë apo ata të ndërtuar për të strehuar komandën, megandërtimet nëntokësore, tunelet në male apo ato që u bënë për të strehuar anijet e nëndetëset në bazat detare. Numri i tyre ashtu si në atë të bunkerëve të vegjël është i paqartë, kostoja po ashtu e pallogaritshme. ...E pallogaritshmja, duket se ishte pjesë e asaj që synonte të ndërtonte sistemi në krah të bunkerëve. Ai më shumë se sa për luftën, i ndërtoi veprat gjigante ushtarake dhe bëri masivizimin e bunkerëve edhe për të bindur njerëzit se ishte ashtu siç propagandohej një superfuqi që mund të hahej dhëmbë për dhëmbë me të mëdhenjtë. Për të kuptuar se sa madhështor dhe

38

çfarë ndikimi kishte një bunker në mes të viteve 80’ mjafton t’i hedhësh një sy studimit të Elian Stefës dhe Gyler Mydytit, studentë shqiptarë të Politeknikut të Milanos, që guxuan në 2009-ën të propozonin një fat ndryshe për bunkerët dhe ndër të tjera bënë një sërë llogarish mjaft domethënëse. Ata llogaritën se me betonin e përdorur për bunkerë mund të ishte asfaltuar një rrugë e gjerë 20 metra dhe e gjatë 2.636 kilometrash, pak më shumë se sa duhet për të udhëtuar nga Tirana në Londër, ose afërsisht dy herë më e gjatë se sa një rrugë me këtë gjerësi që do të përshkonte gjithë vijën kufitare të vendit. Studentët e politeknikut që në projektin e tyre planifikonin shfrytëzimin e bunkerëve për turizëm llogaritën se çdo familje shqiptare më 1985 kishte “harxhuar” 3650 euro për bunker, ndërsa të ardhurat vjetore të kësaj familjeje ishin jo më shumë se 1 mijë euro. Një pjesë tjetër e pallogaritur dhe në praktikë e pamundur të saktësohet është kostoja në jetë që pati ky operacion. Josif Zegali, një nga drejtuesit e lartë ushtarakë që udhëhoqi ndërtimin e bunkerëve, më pas i dënuar si sabotator i tyre, i cili u përjetësua në personazhin kryesor të filmit “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, thotë në një intervistë të botuar më 2009-ën se çdo vit vdisnin aksidentalisht në sipërmarrjet për ndërtimin e fortifikimeve dhe tuneleve nga 40 deri në 80 vetë. Kjo nuk llogarit numrin e atyre që si Zegali u dënuan apo u persekutuan për sabotim të procesit të fortifikimit. Koloneli Miti Golloshi nuk është dakord me këtë. Shifra sipas tij është e ekzagjeruar, por humbje jetësh ka pasur edhe pse numra (që në këtë rast do të ishin cinikë) si për shumë gjëra që lidhen me bunkerët nuk mund të ketë. ...Bunkerndërtuesi nuk e mohon që e ka vrarë mendjen dikur për gjithë atë që bënte dhe bëhej rreth tij. Por vetëm kaq, as ai e askush tjetër nuk guxonte asokohe të shkonte më shumë se një vramendje, madje kjo ishte mjaft e guximshme sepse edhe mendja mund të të tradhtonte apo spiunonte në ndonjë moment dobësie. Por ai na sqaron se, përtej besimit të përgjithshëm se bunkerët u ndërtuan nga Enver Hoxha dhe diktatura, kërpudhat e betonit dhe çelikut janë ngritur shumica nga ajo që quhej “kategoria e

Nga një bunker fitohet 30 mijë lekë skrap, nëse do të thyheshin 750 mijë bunkerë fitimi është 190 milion euro tretë e ushtarëve të Shqipërisë”. Më qartë personat që nuk gëzonin besimin e partisë dhe që nuk shërbenin me armë. Hoxha ishte ai që dha urdhrin, ndërsa ata që hoqën zvarrë, mbi shpinë apo sido të ishte e mundur malet e betonit ishin në shumicë ushtarë të thjeshtë të kategorisë së tretë, edhe pse edhe ata të kategorive më të larta dhe shumë civilë qenë për mjaft kohë argatë të papaguar të këtij aksioni. Sipas kolonelit Miti Golloshi, një skuadër prej të paktën 7 vetash duhej për të montuar në vend një qendër zjarri në zona fushore apo kodrinore. Norma ditore në një terren normal ishte 1 bunker në ditë, por në vende me akses makinerish mund të ndërtoheshin më shumë, ndërsa në male dhe terren të vështirë norma ulej. Ajo që dinë mirë personat që kanë marrë pjesë në këtë sipërmarrje është se mosplotësimi i normës apo shkelja e parametrave teknikë të përcaktuar mund të kushtonte shtrenjtë. Nuk ishte një gabim nga ata që kaloheshin me autokritikë dhe mund të çonte deri te fundi fatal. Ndërsa ulet mbi një prej bunkerëve diku në autostradën Tiranë-Durrës, koloneli në pension Miti Golloshi, që ka kaluar një jetë duke i ndërtuar e më pas studiuar bunkerët, është i dyzuar mbi atë që po u ndodh bunkerëve. Pjesërisht ai është dakord që një pjesë e bunkerëve duhej të zhvendoseshin, tu linin hapësirë ndërtimeve apo turistëve, nga ana tjetër nuk e sheh me të njëjtin sy shkatërrimin në masë të tyre, që i duket një katastrofë po aq e madhe sa ajo që shohim ne te ndërtimi në masë i bunkerëve. Kur i themi se fshatarët i thyejnë këto me një eksploziv të bërë vetë me pleh kimik dhe naftë ai shpreh mos besim. “Nuk është e mundur”, thotë. Sipas tij maksimumi mund të thyhen elementët plotësues që ishin më të dobët se kupola, por në asnjë mënyrë kjo e fundit, fortësia e të cilës është legjendare. ...Legjenda thotë se pasi u ndërtuan bunkerët e parë, për t’i provuar ata Hoxha i kërkoi drejtuesit të lartë ushtarak që komandonte procesin të qëndronte brenda kupolës ndërsa ajo bombardohej nga artileria. Sipas legjendës njeriu i mbijetoi bombardimit nga predha të madhësive të ndryshme dhe menjëherë pas kësaj Hoxha dha urdhër që bunkerët të masivizoheshin. Njeriu për të cilin është shkruar legjenda, është një nga Ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu i cili ishte dhe një nga drejtuesit e ndërtimit të sistemit të fortifikimit. Miti Golloshi thotë se nuk ndodhi tamam kështu. Në fakt në një provë gjenerale të bunkerëve që u bë në një fshat të Sarandës brenda tij u futën kafshë të cilat pas bombardimit me të gjithë arsenalin e artilerisë

shqiptare përfshi edhe aviacionin dolën prej bunkerëve të gjalla por të shurdhuara. Pas kësaj, sipas Golloshit u vendos që dalja e bunkerëve të mos mbyllej në mënyrë që efektet e zhurmës të minimizoheshin. Pyetja që del prej kësaj është se si ka mundësi që bunkerë që nuk u thyen nga predha 152-milimetërshe që i godisnin drejtpërdrejt, shkërmoqen nën eksploziv artizanal me naftë e pleh kimik? Koloneli dyshon shumë për këtë por ne kemi dëshmuar me sy se si nga një treshe bunkerësh që i mbanim mend në majë të një kodre që prej fëmijërisë tani kanë mbetur vetëm copëza betoni dhe hendeqet e zbrazëta. ...Bunkerthyesi ua ka gjetur ilaçin tonelatave të betonit dhe hekurit. Atë që nuk e zhbënte dot predha 152- milimetërshe, ndoshta edhe sepse për shkak të formës sferike të kokës së bunkerit kjo sipas ekspertëve bënte rikoshet në kontakt me betonin, ai e thyen brenda pak orësh me nitrat të zier dhe më pas të përzier me naftë. Se kush e zbuloi formulën është mister. Bunkerthyesi jonë na tregon se për të thyer një prej “kryeveprave” të diktaturës mjafton një thes nitrat amoni dhe 4 litra naftë. Ato përzihen në një enë çfarëdo duke shkrirë fillimisht nitratin e shtuar në fund naftën. Pluhuri përftohet pas ftohjes është eksploziv i njohur artizanal, i përdorur në një nga atentatet e dështuara terroriste për të shembur kullat binjake (1993) dhe në mjaft raste të tjera. Duket se kjo e bën të rrezikshme punën edhe pse nuk ka të dhëna për ndonjë viktimë deri tani. Në fakt kjo është edhe arsyeja pse policia, e cila nuk është se shqetësohet për bunkerët, ka ndaluar më shumë se 15 bunkerthyes gjatë këtij viti dhe pjesa më e madhe janë dënuar me gjoba për prodhim lëndësh plasëse artizanale. Një rrezik që bunkerthyesit e marrin me sy duke qenë se dënimet janë minimale, ndërsa përfitimi në kushte papunësie mjaft i majmë. Një skuadre “bunkerthyesish” siç na thonë, i duhet jo më shumë se një ditë për të shkërmoqur minimalisht 7 qendra zjarri, siç njihen nga ushtarakët bunkerët e vegjël mbi sipërfaqe, të pajisur me 1-2 frëngji. Personazhi ynë thotë se në zonën ku ai punon nuk kanë mbetur më bunkerë. Përjashto ca të rrallë mjaft afër shtëpive, të cilët nuk mund t’i thyesh me metodën e shpërthimit artizanal pasi rrezikon banesat. Ai gjithashtu thotë se tani do të fillojë një “luftë e re”, kundër bunkerëve të mëdhenj të artilerisë dhe atyre që shërbenin si vendkomanda. Do të duhet më shumë punë dhe sigurisht më shumë naftë e pleh, por fundi i tyre është i sigurt. U prehshin në paqe...

39

20/20 SOKOL BALLA GOGOL NË TWITTER & FACEBOOK Gazeta RD nuk thoshte gjë të detajuar, por unë po ju jap takim në vitin 2031, njëzet vjet më pas, të lexojmë titujt e gazetave atëherë kur “Zoti blu” do jetë 90 vjeç

E

shtë interesante kur kthehesh prapa njëzet vjet. Kujtesa vjen e zbehet dhe në mend mbeten vetëm gjërat e mira, por të vendosura në kornizat e reja të kohës. Kjo është arsyeja pse megjithë nostalgjinë, kur shohim fotot e së shkuarës, nuk ka si të jemi dakord, me formën e flokëve, syzeve apo veshjeve që kemi pasur. Por a kemi ndryshuar? Si njerëz, si shoqëri, si politikë? Ja si shkruan shtypi 20 vjet më pare. Ishte koha e qeverisë së Stabilitetit, por themelet e saj po tundeshin. Frangaj dhe Koha Jonë po i jepnin një dorë. 13 dhjetor 1991

40

“Ylli Bufi Gogol I bukës” … të gjithë u alarmuan nga deklarata e Ylli Bufit në mbledhjen e qeverisë. “Edhe 6 ditë bukë”. Dhe kur? Fill pas tërheqjes së PD nga qeveria… pra lagjia e vogël thotë: PD-ja po e lë popullin pa bukë, PS nuk ka faj. Gramoz Pashko në konferencën për shtyp: nuk di çka thënë kryeministri, por furnizimet me drithë, janë siguruar. Mund të ketë probleme në përpunimin e drithit në porte e hekurudha…”. Pra – përfundon A. Frangaj, Zoti Ylli Bufi, paraqitet si Gogol i Bukës, kur buka është në portat tona”. Në nëntor të vitit 1991, situata në PS (ose fiksimin e Koha Jonë, e mesa duket të gjithë shqiptarëve), nuk paraqitet më ndryshe nga sot. “Zeri i Popullit” 28 nëntor 1991, natyrisht nis me urimin në kaptinë, “Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!”. E më poshtë, shkrimi për mbledhjen e Konferencës së Parë të PSSH, themeluar në qershor (lexo Asambleja mblidhet për herë të parë pas Kongresit, me fjalët e sotme): Vendimi I Konferencës së parë Kombëtare të PSSH, 28.11.1991 Të miratojë programin themeltar të PSSH Të miratojë programin social të PSSH Të miratojë rezolutat: Për qëndrimin e PSSH ndaj PPSh dhe Enver Hoxhës Mbi pajtimin kombëtar dhe bashkimin kombëtar Për qëndrimin e PSSh ndaj reformës ekonomike Dhe nënshkruar: Fatos Nano kryetar i KPD Njëzet vjet më vonë, me një tjetër program ekonomik e social, e me rezoluta pro BE-së, e me kryetar të ri, sërish fiksimi i gogolit vazhdon. Vetëm se tani ai nuk quhet Ylli Bufi apo Fatos Nano: Koha Jonë, 13 dhjetor 2011: “Meidani: me Ramën në krye, PS nuk fiton as 2013”. Koha Jonë. Botues: serish Aleksandër Frangaj. Vetëm se atë ditë gogoli ishte një “scapegoat”, se “Zoti blu” ishte pak sëmurë me “debulesë”. Në fakt Zot, nuk ka, të paktën ashtu si mendon “Koha Jonë” sot. Mjaft t’i rikthehesh asaj njëzet vjet më parë: 13 dhjetor 1991 “I rrëzuari nga demokracia, përshëndet Demokratët” … një vit pas mezi pranoi të takoi me rrugacët dhe huliganët, “sot në përvjetorin e parë të atyre ditëve dimërore, Presidenti (Alia) përshëndet plot dashuri, aktin e atyre

studentëve që tronditën dinastinë e kuqe, shkruan Alfons Zeneli. Sot, 21 vjet më vonë, “zoti” i asaj kohe, nuk foli dot më, për dhjetorin që e bashkëideoi në mënyrë spontane me Shqipërinë e re, që e urrente atë. Po përjeton javët e para të hiçit të pashmangshëm për të gjithë. Të gjithë vdesin një ditë, po e rëndësishme është çfarë emri lëmë pas. Por, a shqetësohemi vallë? Apo zotat nuk vdesin apo jo? RD, 13 dhjetor 2011: 21 vjetët e PD, struken këlyshët e bllokut Ndërsa ka parë se kryetari i PD, kishte për pak momente komplikacione me shëndetin, njeriu që ecën me pompë në xhep, ka shfaqur hapur gëzimin përmes rrjeteve sociale. Kryeministri, për fatin e keq të të sëmurit mendor, është shumë mirë. Ai do ta përcjellë njeriun me pompë në xhep, ashtu sikur ka përcjellë edhe etërit e tij, jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht. ??? Pse? Gogoli i radhës, Edi Rama, shfaqet së fundmi në twitter. Aty shkroi dy fjalë dhe i uroi shërim armikut të tij politik. Përdori fjalën sëkëlldi, pra nuk e quajti as sëmundje. Mori mbrapsht kërcënimin e egër: se ai, 47 vjeçar, do të rronte më pak se rivali i tij 68 vjeçar. Por kur do të ndodhte kjo? Gazeta RD nuk thoshte gjë të detajuar, por unë po ju jap takim në vitin 2031, njëzet vjet më pas, të lexojmë titujt e gazetave atëherë kur “Zoti blu” do jetë 90 vjeç. Gogoli me siguri do jetë një tjetër. Jo në Twitter, e as në qeveri, që të na kërcënojë mitet, apo bukën. Të gjithë përfundojnë njësoj. Gogolët në Shqipëri janë vetëm të majtë dhe të destinuar të zhduken. Këtë e thoshte edhe Koha Jonë, në 21 dhjetor 1991 Replikë me Kastriot Islamin Ndoqa konf për shtyp që i dhatë gazetarëve. Nuk dëshiroj të merem e as të zgjatem me ju, por si bir i një populli të rrënuar ekonomikisht… por të mençur, që ju mundoheni ta tallni me një marifet të vjetër komunistësh, e ndjej të udhës t’ju çoj një shëndet. Ju ironizuat se vetëm popullit shqiptar nuk i rrihet pa shkuar në zgjedhje. E shoh të domosdoshme të shtoj se keni të drejtë, veçse ju duhet të kuptoni diçka tepër esenciale: Populli do të shkojë sërish në votime pikërisht për t’i vënë vizë një herë e mirë, emrit tënd dhe sërës komuniste që përfaqësoni. Kështu shkruante në atë kohë, Marash Mirashi. Hmm. Gogolët në Shqipëri janë vetëm të majtë dhe të destinuar të zhduken. Përveç Kastriot Islamit. Njerëzit lënë kur vdesin, një emër të mirë. Por Ramizi, ka lënë diçka më shumë. Veç “zotit”, edhe një gogol të vogël.

41

MARS ‘97, ISHTE KOHA PËR PAJTIM... Suadela Balliu/ Fotografia: Armand Sallabanda Kur Bashkim Finon e thirrën nga Gjirokastra për t’u bërë Kryeministër, shteti shqiptar luhatej mes udhëkryqesh të rrezikshme. Në krye të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ai do të përpiqej të kthente paqen dhe sigurinë në vend. Por si i kujton vetë Fino ato ditë të mbrapshta të vitit ’97?! Ky është rrëfimi i tij... Bashkim Fino, një burrë tek të 50-at, duket se i ka kaluar të gjitha sfidat e një politikani, madje ka mbërritur të mbërthejë edhe ato majat e vështira që jo gjithkush në ‘profesionin’ e tij ia del. E nisi si anëtar i Partisë Socialiste, për të kaluar në vendimmarrjen lokale, për të arritur kulmin si Kryeministër i vendit. E megjithatë, kohëve të fundit profili i tij politik duket i rezervuar; i palakuar nga mediat, ndryshe nga kolegët e tij si Blushi, Harasani, Malaj apo Islami, të rreshtuar në frontin e mendimtarëve në rryma të ndryshme me atë të kreut të PS-së. I fundmit episod që mbahet mend bujshëm kur Fino ishte një prej protagonistëve të shumëmediatizuar ishte mbledhja e famshme e KPD-së pas lëvizjes ‘katharsis’ që kish ndërmarrë kryetari Nano. Asokohe ministër, Fino bashkë me Anastas Angjelin dhe Mustafa Muçin dhanë dorëheqjen. Nuk ngjan të jetë as ndonjëri prej benjaminëve

42

të kryetarit Rama, si Ruçi, Braçe, e të tjerë, të zgjedhur në Kryesi e në Asamblenë Kombëtare, megjithëse në deklaratat publike ka artikuluar shpesh përjashtimin me rregullore të atyre që shkojnë kundër rrymës së përgjithshme të Partisë. Larg zhurmnajës mediatike, axhenda duket e ngjeshur. Nga seancat plenare në Kuvend si deputet i Partisë Socialiste, qyshse opozita iu rikthye Parlamentit, tek komisioni i Ligjeve. Më pas mbledhja e Asamblesë, nga ku do të dilte me një post si sekretar për Pushtetin Vendor. Paskëtaj, mbledhje të gjata me kryetarin Edi Rama. Pikërisht në një prej sallave të vogla të mbledhjeve në selinë rozë, Bashkim Fino risjell edhe njëherë ditën kur e thirrën nga Gjirokastra të bëhej Kryeministër. Ishte pikërisht 9 marsi i vitit 1997 edhe kulminacioni i karrierës së tij politike. Sigurisht që nuk është nga ato ngjarjet e parëndësishme që njeriu i vendos në skuta të errëta dhe pasi ia kanë kërkuar t’i nxjerrë prej aty, mundohet shumë t’i kujtojë me vështirësi...Kjo është një nga ato ngjarjet që në kujtesën e tij është e gjallë, ndaj kur nis të tregojë me detaje duket si i ulur në kolltukun e një kinemaje, ku e gjitha shfaqet si një film që nis nga 9 Marsi për t’u mbyllur më 29 Qershor të vitit 1997.

43

Bashkim Fino: Ishte koha për pajtim...

Telefonata që e bëri Kryeministër Ora shënonte 15:30, kur telefoni i shtëpisë së tij u duk sikur tringëlloi më fort se herët e tjera. Ishte ajo orë përpara muzgut kur njerëzit pasi kishin mbyllur angaritë e vogla shtëpiake, nguteshin t’i vinin shulet dyerve për t’i shkyçur vetëm mëngjesin tjetër. Në atë orë krismat dëgjoheshin edhe më fort; mbi tarracat e çdo pallati qëndronin të gatshëm në rojë të armatosurit gjer në dhëmbë. Pothuaj në çdo shtëpi gjendeshin armatime dhe municione të çdo lloji; automatikë, pistoleta, mitraloza, të cilët shpraznin inatin e mbledhur mbi perden e përhime të qiellit, e cila çahej tejetej për pak çaste për t’u nxirë edhe më nga të shtënat, që si bumerang i kthenin gëzhojat në tokë. Ishte kjo atmosfera që rrethonte Gjirokastrën, ashtu si e përshkruan Bashkim Fino, por nga edicionet e lajmeve kjo ishte gjendja edhe në qytetet si Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Vlorë... “Nuk bëhej fjalë për shtet, për pushtet lokal, për polici, gjykatë, çerdhe, kopsht, arsim, pothuaj të gjithë të mbyllur,

44

një gjendje gri, një gjendje që të krijonte një ndjesi ku pas orës një e gjysmë të drekës të gjithë njerëzit mbylleshin nëpër shtëpi”, kujton Bashkim Fino përpara se të riprodhojë thuajse me të njëjtin precizion siç pat ndodhur bisedën telefonike që i lajmëroi se qe zgjedhur për të qenë Kryeministër. Teksa rrufiste kafenë me mikun e tij Hito Hitaj dhe ndiqnin së bashku të rejat nga situata në vend, dikush e kërkoi në telefon për t’ia prishur njëherë e përgjithmonë qetësinë e asaj pasditeje, nëse mund të kishte qetësi në kuptimin e parë të fjalës në ato kohë. Në anën tjetër të receptorit, 142 km larg, nga Tirana fliste Namik Dokle. Pas përshëndetjes kordiale, të dy e dinin që kishte diçka tjetër që e kishte shtyrë anëtarin e Kryesisë së Partisë Socialiste të telefononte. “Bashkim, të kemi zgjedhur të bëhesh Kryeministër i vendit”, foli zëri i qartë dhe i prerë. Për ish-kryetarin e Bashkisë, i cili prej tetorit të vitit 1996, kur kryente funksionet e Këshilltarit në atë seli që për katër vite e kishte drejtuar vetë e që prej pesë muajsh e konsideronte veten të papunë, ajo që dëgjoi t’i thuhej nuk mund të merrej ndryshe veçse si një shaka. Por ç’ta shtynte Doklen, që në ato kohë të vështira, kur në Tiranë opozita arrinte një marrëveshje me mazhorancën e asaj kohe për krijimin e një qeverie të re me pjesëmarrje të gjerë politike, të kishte ngenë dhe kohën për shaka?! Sigurisht, ai i kish paraprirë duke i thënë se propozimi do i dukej i çmendur dhe duke e shtensionuar situatën Fino kujton t’i ketë thënë: “Do doja të bëhesha vetë, por nuk më lejojnë”. Kushtet e Presidentit të asokohe, Sali Berisha kishin qenë të prera; askush nga kryesia e Partisë Socialiste nuk duhej të propozohej për kryeministër. Vetë Fino pohon se ishte në brendësi të informacioneve mbi bisedimet që bëheshin mes Presidentit dhe partive politike. Por për ato detajet ku propozoheshin emra të përveçëm nuk ishte në dijeni. “E mora si një shaka të momentit, por ndërsa biseda vijonte nisa të ndërgjegjësohesha që nuk bëhej më fjalë për shaka, por ishte e vërtetë. Në pjesën e dytë të bisedës nisi rezistenca ime. Ç’ne unë?! Pse erdhët deri tek unë? Ka shumë të tjerë në Partinë Socialiste, të tjerë që ndodhen në Tiranë...Gjeja mundësi dhe shkaqe për të shmangur kur kishte shumë të tjerë që mund të bëheshin kryeministër”. Argumentet nga ana tjetër ishin gjithaq ngulmues për të thyer rezistencën e tij. Pasi dëgjoi edhe njëherë ç’ishte folur në tryezën me presidentin Berisha, sesi do të bashkëpunonin forcat politike, sesi PS-së i kishin dhënë postin e kryeministrit dhe partive të tjera poste ministrore, duke përjashtuar anëtarët e kryesisë si edhe nga disa rrethe, si Vlora. Ndër emrat e propozuar ishte pranuar ai i Finos. Presidenti kishte qenë dakord që kandidatura e 35-vjeçarit anëtar i Asamblesë, që kishte shërbyer si kryetar Bashkie i Gjirokastrës, të cilin e kishte njohur në rrugë institucionale në vizitat zyrtare në qytet, të ishte Kryeministri i vendit. Rezistenca e tij do të zgjaste edhe pak, derisa të gjithë anëtarët e Kryesisë në një maratonë telefonike i kalonin radhën njëri-tjetrit për të shpalosur aftësitë e tyre bindëse. Et’hem Ruka, Rexhep Mejdani, i cili në atë kohë ishte Sekretari i Përgjithshëm. “Qe i ngjirur e i lodhur dhe pasi bëra një tur telefonik me ta kuptova rëndësinë kur ata më thoshin: “Bashkim, ne nuk kemi kohë. Duhet të shkojmë te Presidenti t’ia japim përgjigjen. Por nëse

ti nuk e konfirmon, kjo do të thotë se ne mund ta humbasim drejtimin e vendit. Ne do të jemi bashkë dhe do të të ndihmojmë”. Natyrisht që e doja një ngrohtësi të tillë shpirtërore dhe një afrimitet me ta dhe pasi bëra rezistencën e domosdoshme, i mbështjellë nga një sërë dilemash...”. Sot kur e kujton, sërish mendon se qe ndërmarrje shumë e rrezikshme e ndoshta në kushte të tjera nuk do e kish pranuar në mënyrë të prerë. “Por për shkak të argumenteve të të gjithë anëtarëve të Kryesisë, pranova të vija me kushtin e mbështetjes që ata do më jepnin”. Gjatë asaj bisede që dukej sikur nuk do kishte mbarim, familjarët, gruaja, nëna, fëmijët që kishin arritur të mblidhnin copëzat e asaj bisede kishin mbetur të habitur. Duke kërkuar ndonjë farë miratimi në sytë apo mimikat e tyre, ai nuk arrinte të kuptonte asgjë. “Ata ngrinin supet si për të thënë që kjo është zgjedhja jote, ne nuk dimë ç’të të themi. Kishte një lloj frike dhe aspak kënaqësi të tipit ‘shyqyr, të ra kjo mundësi dhe o burra pranoje!’ Aty kuptova që nuk qe kënaqësi për ta”. Por ndoshta ishte optimizmi i shfaqur hapur në fytyrën e mikut të tij Hitaj, i cili me gjeste i thoshte të pranonte, e shtyu të thoshte “Dakord, pranoj!” “Pas pranimit, miku im u ngrit menjëherë e më dha dorën, ndërsa gruaja dhe nëna rrinin të strukura. Ishte një situatë e dhimbshme dhe rrëqethëse kur e kujtoj tani. Mendoj se i vura familjarët përpara një vështirësie për ta pranuar propozimin.” Përshëndetje prej Cezari Kishin kaluar vetëm 15 minuta ndërsa përcillte mikun e tij jashtë shtëpisë dhe nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme për ta përtypur lajmin dhe për ta mësuar veten se tanimë ai ishte Kryeministër i Shqipërisë. “Ndërsa po kthehesha, shoh të gjithë banorët e pallatit tim që kishin dalë në dritare dhe më uronin”. Ndërkaq lajmi qe dhënë në media se Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar kishte një emër dhe ai ishte Bashkim Fino. “E kam gjetur veten kur hyra në shtëpi ashtu si isha, i veshur me rroba sportive, me një turmë njerëzish, të gjitha agjencitë e huaja të lajmeve, sidomos greke që gjendeshin me shumicë në Gjirokastër, të cilët kërkonin të më shkëpusnin intervistën e parë. Ndërkohë që unë kisha folur vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste dhe nuk kisha mundur dot të bisedoja ende me Presidentin e vendit. Ai kujton se ishte ora 8 e mbrëmjes kur Presidenti i Republikës e telefonon për herë të parë. “Ai më tha: ‘Bashkim, unë të kam dekretuar me propozimin që kemi bërë me forcat politike për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar me dhjetë partitë politike. Pres të vish nesër në mëngjes të takohemi e të marrësh detyrën. Janë ndarë postet sipas partive politike. Ata i kanë thuajse gati emrat. Do të punojmë bashkë dhe kemi përpara një punë të vështirë. Të lutem, do të vijë helikopteri në jug për të të marrë, por duhet të marrësh përsipër të mos e qëllojnë”. E nesërmja do ta shndërronte vendimmarrësin lokal në një politikan të lartë, në kreun e ekzekutivit të një vendi i cili pat marrë rrokopujën. Ashtu si e përshkruan edhe vetë, një vendi i cili pas falimentimit të skemave piramidale, nuk kishte më shtet; në një vend ku banorët që humbën thuajse gjithë kursimet e tyre, e shfrynë frustrimin në histeri masive duke shkatërruar çdo gjë që u dilte para; në një vend ku ishte paralizuar vetë jeta. Banorët e Gjirokastrës ia bënë të gjitha nderimet, e shoqëruan në turma dhe me të shtëna armësh në ajër, që ndoshta për të parën herë ishin nga gëzimi, deri në fushën e helikopterëve, ndërsa bash-

këqytetari i tyre largohej vetëm me një çantë të vogël ndërresash e shumë pasiguri dhe pikëpyetje që i vareshin mbi kokë. Udhëtimi qe i qetë, ndoshta në një formë apo tjetër, ishte marrë vesh që helikopteri në qiellin gri të Jugut ishte ai që transportonte Kryeministrin e vendit. “Kur u ulëm në Tiranë, pashë se kishin ardhur të më prisnin me eskortën shoqëruese dhe makinën zyrtare. Në atë moment dëgjova të më thërrisnin për herë të parë “Zoti Kryeministër!”. Kjo do të ishte edhe shkundja e parë që do e zgjonte njëherë e mirë nga trullosja, ku prej telefonatës së Dokles nuk kishin kaluar ende 24 orë. “Kërkova që stacioni i parë në Tiranë, e cila dukej më e qetë se Gjirokastra dhe krejt Jugu, të mos ishte selia e Kryeministrisë, por ajo e Partisë Socialiste. Nuk m’u duk e drejtë të bëja asnjë veprim pa u takuar më parë me anëtarët e Kryesisë. Përpara selisë rozë qëndronin turma njerëzish, të cilët e morën mbi krahë kryeministrin. “Takova të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë dhe isha shumë i kënaqur që vajta në fillim atje. Së bashku pastaj shkuam të takonim presidentin Berisha”. Atë pasdite që i binte të ishte e dyta si Kryeministër, do të pinte një kafe me Aleksandër Meksin, i cili vetëm pak ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen nga Kryeministër i Shqipërisë, si një gjest fairplay mes dy lojtarësh, kur njëri ndërron tjetrin në çastet më kritike të ndeshjes. Dita e parë në zyrën e Kryeministrit ishte tejet e ngarkuar. Takimet me kryetarët e partive politike, të cilët me emrat e propozuar plotësonin kuadrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Ministrat e tij do të ishin: Belul Çela, ministër i Brendshëm, Shaqir Vukaj, ministër i Mbrojtjes, Arian Starova, ministër i Jashtëm, Arben Malaj, ministër i Financave, Spartak Ngjela, ministër i Drejtësisë, Eduard Ypi, ministër i Privatizimeve, Astrit Kalenja, ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit, Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit të Lartë dhe kërkimeve shkencore, Luan Skuqi, Ministër i Arsimit dhe Sportit, Haxhi Aliko, Ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë, Kastriot Shtylla, ministër i Mineraleve dhe Burimeve Energjetike, Foto Dhuka, ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë, Engjëll Ndocaj, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas, Elmaz Sherifi, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Vasillaq Spaho, ministër i Punëve Publike, Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. “Ky ishte momenti i parë si filloi dhe nisi të funksionojë qeveria e re”, tregon Fino.  Fino kujton edhe takimin e parë me Vranickin, i cili atëkohë ishte de facto kryeministri i Shqipërisë, i vendosur nga Amerika dhe vendet e Europës për të monitoruar situatën në vend dhe në krye të negociatave me ndërkombëtarët. “Ajo që kërkohej urgjentisht ishte vendosja e qetësisë, për të mos e lënë vendin të kalonte në Luftë Civile”. Takimin me Vranickin e kujton ta ketë kryer mbi një Fregatë ushtarake në mes të detit Adriatik. “Në një shtet ku nuk funksiononte as ushtria dhe as forcat e policisë, kërkohej me patjetër ndihma e forcave shumëkombëshe për të vendosur qetësinë në vend. Nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të merrej leje nga të gjitha parlamentet e vendeve pjesëmarrëse në mënyrë që ndërhyrja të ratifikohej prej tyre. Pra ishte diçka që nuk mund të bëhej menjëherë”. Situata në vend bëhej çdo ditë e më tragjike, tanimë nuk ishin më vetëm ‘të fortët e jugut’ që posedonin armatime. Depot kishin shpërthyer edhe në Tiranë e rrethe të tjera, ndërsa të gjithë donin të largoheshin nga sytë

45

Bashkim Fino: Ishte koha për pajtim...

këmbët prej këtij vendi, fatet e kryqëzuara të të cilit ishin gjithnjë e më të pasigurta. Atë ditë ministrat njëzëri dolën në deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje ish-ushtarakëve se vendi kishte nevojë për ta më shumë se kurrë. “Më erdhi mirë për këtë veprim të tyre”, pohon ai. Të rejat që i solli presidentit nga takimi me Vranickin, duket se nuk e kënaqën aspak këtë të fundit. Forcat shumëkombëshe do të mbërrinin vetëm nga mesi i prillit, ndërsa presidenti mendonte se ndërhyrja e tyre do të qe e menjëhershme, duke marrë parasysh që situata nuk mbante më. Nga ana tjetër ishin zërat shqetësues që paralajmëronin një ikje të mundshme të presidentit, duke e lënë në mëshirë të fatit gjithçka. “Kërkova takim me presidentin dhe i thashë që duhet të mblidhte menjëherë parlamentin që të votëbesohej qeveria e re. Nëse do të ndodhte se ai ikte, të paktën qeveria të ishte legjitime”. Në atë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, kabineti i ri qeveritar paraqiti një program prej vetëm katër faqesh. Sigurisht që nuk bëhej fjalë për një program mirëfilli ekonomik, politik, reformash e për çdo fushë të jetës. “Ishte një qeveri e vullnetit politik të 10 partive që kërkonin realizimin e mundshëm t�� zgjedhjeve të parakohshme, të pranueshme nga të gjithë dhe natyrisht, vendosja e një rendi kushtetues që ishte cenuar”. Ndërsa fjalimi që ai mbajti, të pashkruar në letër, por i shtytur nga ndjenja patriotike, u duartrokit nga parlamenti me shumicë të djathtë. Ajo të paktën qe një natë e qetë. “Qeveria ishte legjitime”. Kur merreshin vendime Periudhën nga marsi deri në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme, që duhej të ishin me patjetër të pranueshme nga të gjitha palët për t’i dhënë zgjidhje të ardhmes së vendit, e kujton të mbushur me plot episode, të cilat i ka përshkruar imtësisht në librin “Humnerë ‘97”. Vendosi ta botonte pas dhjetë viteve, në 2007-ën për publikun e gjerë. Në fakt, ky është një libër me dëshmi. Unë kisha detyrimin që shqiptarët të kishin dëshmitë e një prej protagonistëve të asaj kohe, të Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar. Kisha kohë që kisha përmbledhur gjithë ato momente të vështira për popullin tonë. Këtu e kam fjalën për muajt mars-korrik të 1997-ës”, - shprehej ai ditën e promovimit të librit. Axhenda e kryeministrit ishte e ngarkuar, vendosej sipas zhvillimeve të ditëve, të cilat bëheshin më të lodhshme se kurrë. Ndërkaq, forcat shumëkombëshe kishin mbërritur në vend dhe policia e cila funksiononte vetëm në Tiranë, jepte ndihmesën e vet. Një prej atyre zhvillimeve që do të caktonte jo vetëm axhendën prej kryeministri por edhe fatet e një komuniteti, i cili për ironi ishte në mëshirë të fatit: të burgosurve, disa të arratisur, disa të mbledhur në burgun e Tiranës. “I kërkova presidentit të lëshonte një dekret për faljen e të burgosurve për aq kohë sa ne nuk mund të dilnim garant për sigurinë e jetës së tyre. Në një moment të dytë kur ujërat të ishin qetësuar mund t’i arrestonim sërish”. Presidenti, si politikan me përvojë dhe njohës i mirë i shtetit, siç e pranon edhe vetë Fino, kërkoi të hartohej një vendim nga Këshilli i Ministrave. “Mblodha kabinetin dhe në momentin që ne hartonim vendimin shpërtheu edhe burgu i Tiranës. Të vetmit që nuk ishin larguar nga burgu, për hir të së vërtetës, ishin Fatos Nano dhe

46

Ramiz Alia”. Presidenti e pranoi të nxirrte një dekret faljeje me një listë të gjatë emrash. “Por më kërkoi të dilnim në një deklaratë të përbashkët për të hedhur poshtë përshtypjet se këto dy institucione nuk shkonin, gjë që ishte e vërtetë. Megjithatë, pranova për të mirën e vendit”. Situata u rëndua edhe më pas tragjedisë në Kanalin e Otrantos. “Ata njerëz u larguan për një jetë më të mirë pasi vendi i tyre nuk mund t’ua siguronte. Ishin ditët më të errëta kur pyesja veten: ‘Pse? Çfarë bëja unë aty’?! Një tjetër moment i rëndësishëm në jetën prej kryeministri ishte edhe vizita e kryeministrit italian Prodi në Gjirokastër. Pas ngjarjes së Otrantos, shefi i opozitës së asaj kohe në Itali, Berluskoni kishte kërkuar mocion mosbesimi për Prodin. Situata shqiptare prekte edhe politikën italiane. “Unë isha nisur të takoja kryeministrin grek Simitis dhe po qëndroja një natë në shtëpinë time në Gjirokastër. Prodi këmbëngulte për një takim. Isha në dilemë për ta pranuar nga frika se mos shkaktoja ndonjë incident diplomatik”. Por më 2 prill 1997, ai dhe Prodi dalin në një komunikatë të përbashkët për mediat, gjë që i shpëtoi postin kryeministrit italian. Pas masakrës së Cërrikut, informacionet që kish marrë kryeministri flisnin qartë për një tjetër masakër drejtuar opozitës. “Kisha të dhëna se nën justifikimin se po vidhej Banka e Shtetit, Berisha do të nxirrte autoblindat me qëllimin e vërtetë për asgjësimin e opozitës. “U telefonova kancelarive ndërkombëtare, të cilët ndërhynë duke e ndalur masakrën e mundshme. Them se kemi shpëtuar një konflikt të hapur që nuk dihej si do mbaronte”. Fundi i Qeverisjes së Pajtimit Kur bën një bilanc të kohës së shkurtër por ndoshta më intensiven që mund të ketë një kryeministër, i cili ka gjithë kohën, mundësitë dhe qetësinë e duhur për të krijuar një program dhe për ta vënë më pas në jetë, ai nuk e fsheh krenarinë për arritjet, për faktin se bëri atë që do bënte gjithkush me ndjenjë patriotike, por edhe një krenari të paartikuluar, por të ditur nga gjithkush se ishin pikërisht ata muaj të trazuar që e bënë Bashkim Finon të dilte nga anonimati e të kthehej në një politikan të lartë. Mendon se ka bërë ç’ishte më e mira e gjykuar për atë kohë, por në disa raste-siç është fakti i debatuar se në krye të komiteteve të shpëtimit kishte shpesh emra kriminelësh si Zani Çaushi, i përdorur shpesh si truprojë në takimet me Prodin. “Ishe i detyruar të luaje të gjitha rolet, që t’i mbaje të qetë këta njerëz, se s’kishe rrugë tjetër. Kur e mendon më pas, është edhe mirë, edhe keq mbase, duke menduar bëmat që kanë bërë këta njerëz, por në atë moment ata ishin të fuqishëm në zonat përkatëse”, është shprehur në një intervistë të disa viteve më parë ai. Ndoshta kur e mendon tani, në të atilla kushte nuk do e kishte pranuar kurrë propozimin që i erdhi me anën e një telefonate të papritur, por në fund të fundit pas asaj kohe të vështirë kur i duhej shpesh të shfaqte shpresë dhe optimizëm për popullin, qeveria e përkohshme i arriti dy synimet kryesore: gjendja nisi të stabilizohej dhe në korrik u zhvilluan zgjedhjet e lira dhe të pranueshme nga të gjitha palët, që do të sillnin partinë e tij në krye të qeverisë. Ai i dorëzoi postin Fatos Nanos, ndërsa vetë do të bëhej Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

47

PHOTO OP Njeriu i Glasnostit dhe Perestrojkës dhe ish-Sekretari i Parë i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov vizitoi Tiranën për të ndarë një çmim shahu - Rosaku i TEG (Tirana East Gate), në ditët para hapjes së qendrës së re tregtare, që u përurua me vërshim blerësish e sehirxhinjsh në të dalë të kryeqytetit - Ambasadorja e Francës duke nderuar 640 ushtarë francezë, që u vranë në frontin e Lindjes gjatë Luftës së Parë Botërore

48

Kryetari i PS u rikthehet “refleksioneve” në sallën e Akademisë së Arteve, bashkë me bashkëshorten - Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu duke pritur një autograf nga Helena Kadare dhe librin e saj në Panairin e Librit - Muzikë, modë dhe provokim në festën e Ditës së Rinisë, përballë vilës ku jetoi diktatori Enver Hoxha

Zjarri në një magazinë fishekzjarrësh shkrumboi më 21 nëntor një treg të tërë në Kombinat- Shqipëria nderoi 99-vjetorin e Pavarësisë. Foto e Tiranës së zbukuruar me flamuj dhe ngjyra kombëtare - Ministrat, Genc Ruli i Bujqësisë dhe Ridvan Bode i Financave, duke degustuar verë në Panairin e Verës dhe Kulinarisë në qytezën e festës në Tiranë - Edi Rama duke shkruar autografe për “Kurbanin” gjatë ditëve të Panairit në kryeqytet - Lideri i socialistëve në ceremoninë e vendosjes së kurorave pranë memorialit “Nënë Shqipëri”

Princi Leka II dhe përfaqësues të monarkisë i japin lamtumirën e fundit me përshëndetjen Mbretërore, pretendentit për fronin - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një takim me përfaqësues të BE, Eduart Kukan dhe ambasadorin Ettore Sequi - Komuniteti shqiptar në Boston SHBA, duke festuar ditën e Flamurit para Bashkisë së Bostonit - Agron Domi, një nga organizatorët duke folur në hapjen e Festivalit të Filmit në Tiranë (TIFF), një event kulturor, me pak ndjekës

49

LULJETA LLESHANAKU LAZER STANI

NËSE TI DO TË KISHE QËLLUAR…

BIZNESMEN GOZHDËSH Luljeta Lleshanaku dhe Lazër Stani; njëra poete e tjetri prozator. Të mbërthyer në biznesin prozaik të martesës. Dalin prej aty: njëra me poezitë e tjetri me tregimet të cilat, mendja ta do, i ndajnë së pari me sho-shoqin. Siç kanë ndarë edhe “sekrete” të tyre në këtë intervistë ku ata kanë ndërruar vendet duke pritur pyetje e hedhur përgjigje. Në dhoma të ndryshme në shtëpinë që ndajnë

50

me dy vajzat e tyre, janë kthyer në rini dhe kanë kryer një ritual të zakonshëm mes të rinjve të sotëm: online dating. Rinia e tyre ishte e zënë me rituale të tjera, të vjetra: botime poezish e tregimesh apo plane arratisjesh nga Shqipëria. MAPO i falenderon për mendjen e hapur dhe gatishmërinë për të sjellë, për herë të parë në median shqiptare, një intervistë të këtij lloji.

51

Luljeta: Kur ka qenë hera e fundit që kemi folur online, të kujtohet? Lazri: Në 2009-ën, besoj. Kur ishe në Las Vegas. U bë kohë..ndaj edhe më duket disi e çuditshme… Luljeta: Atëherë...nga t’ia fillojmë? Cili do të ishte një fillim i mirë? Lazri: Fillimi është gjithmonë i vështirë, i mbushur me mëdyshje...Ndodh që duke ecur rrugës, i izoluar prej zhurmës mbytëse nga një mekanizëm i brendshëm vetëmbrojtës, e gjej veten në një fillim të mirë, tregimi, bie fjala, por unë asnjëherë nuk mbaj shënime. Mund të rri një orë në tryezë dhe nuk filloj asgjë. Gjithçka tek unë fillon në lëvizje, në ecje… Luljeta: Besoj se është e njëjta gjë: fillimi përcakton kursin e asaj që vjen mbrapa: bisedë, prozë…a qoftë edhe poezi. Kur fraza e parë në një poezi nuk ma mbush mendjen, shënoj vetëm fundin, që të mos e humbas fillin më vonë. Prandaj edhe njerëzit ndoshta, zakonisht, zgjedhin të flasin për motin në fillim, një hyrje disi neutrale, për t’ia “lënë topin” tjetrit… Lazri: Ndoshta unë prej fëmijërie kam mendim tjetër. Kisha vënë re se kur njerëzit donin të fillonin ndërtimin e një shtëpie të re mendoheshin gjatë, jo vetëm për projektin modest dhe shpenzimet, por edhe për truallin ku do ta ndërtonin shtëpinë; është truall “i mirë”, truall “i hajrit”, apo truall “i keq”, truall “ters”… e deri te përpjekja për ta bekuar vendin e zgjedhur për truall. Pastaj fillimi, vendosja e gurit të parë në themel shndërrohej në festë, therej dashi e spërkateshin themelet me gjak. Me gjak gjeli, kur dashi mungonte. Dhe pastaj kur njerëzit bënin vizitën për shtëpinë e re, shpreheshin si me vete: “shtëpi hijelehtë”, “shtëpi hijerëndë”, sikur flisnin për njerëz të gjallë a vepra arti. Luljeta:  Kurse unë mbaj mend vetëm sherr kur hapeshin themelet e një shtëpie të re. Nuk e di pse çdo projekt cenonte në interesat e dikujt tjetri. Pronarë të rinj…pronarë të vjetër…mosmarrëveshje brenda familjes, abuzim me një pëllëmbe brenda gardhit të tjetrit... Lazri: Qyteti kështu është, truallpak e sherrshumë. Me sa duket gjithçka e nis me sherr. Po ti, fillimet i ke nervoze me sa mbaj mend, edhe njohjen me mua me të bërtitura e fillove…Të kujtohet si biseduam për herë të parë në telefon...? U ndodha rastësisht në zyrën e kolegëve kur telefonove ti dhe po rastësisht ngrita receptorin. Luljeta: Nuk kam durim zakonisht, jo se jam nervoze. Por njerëzit e avashtë më nervozojnë, është e vërtetë. Por, herën e parë që folëm bashkë…e mbaj mend mirë, madje edhe nervat me të cilat kam bërë atë telefonatë. Qe e shtunë, e telefonoja nga posta e qytetit. Ishe në redaksinë e «Zërit të Rinisë». Lazri: A gënjeni shumë ju të “Zërit të Rinisë?» the, pa më pyetur as kush jam, pa thënë as ‘mirëdita’. Dhe unë që ta kthej: “Po prit njëherë, më avash, se ti as e di me kë po flet”.  Luljeta: Unë në të vërtetë nuk isha përgatitur të flisja me ty, por me redaktorin e poezisë. Ti u ndodhe krejt rastësisht. Lazri: Gjithsesi u kujtova për ty kur më the emrin. Një shoqe e jotja dhe mike e imja më kishte folur për ty, por kurrë

52

nuk na pati prezantuar. Luljeta: Dhe…e mban mend se çfarë ndodhi më pas? Lazri: Them se po. Të thashë diku nga fundi i bisedës, nëse do, kur të dalësh në Tiranë, eja e më tako. As unë nuk e di se si më doli nga goja. Ti nuk prite shumë gjatë. Të hënën ishe në Tiranë. Dhe, në mos gaboj, më solle dhe disa poezi të reja që t’i lexoja. Luljeta: Poezitë nuk ishin më qëllim, por pretekst. Dhe tani e di mirë se çfarë efekti ka zëri tek njeriu, se sa shumë thotë...Të kujtohet kur erdha në zyrë? Lazri: Mua, e di ç’më bëri më shumë përshtypje në takimin tonë të parë...? Luljeta: Që dukesha naive? Lazri: Jo. Fakti që harrove të merrje pasaportën kur ike. Punonjësi i shërbimit ma dha mua, duke të konsideruar miken time. Luljeta: Ka ndonjë variant të ri të historisë pas 22 vjetësh? Ti kujton se e kam bërë me qëllim? Mendon se qe truk? Lazri: Në fakt, pata kohë të të shikoja fotografinë e pasaportës nja dy muaj. Se ti vije dhe prapë harroje ta merrje. Atë kohë, më dukeshe si e ardhur nga një botë tjetër dhe kjo ishte shumë joshëse. U lidhëm prapë në telefon dhe të thashë se pasaportën e kam unë. Po pastaj nuk folëm më për të. Gjithsesi unë e mbaja si diçka të çmuar, pa ndonjë arsye, kuptohet. Fundja, kjo harresë e jotja më bëri të kuptoj se ti “lije kokën pas meje”. Luljeta: Ndoshta mund të mos ishim takuar kurrë…që do të thotë s’do të ishim as miq. Por unë zakonisht nuk jam në gjendje të imagjinoj një vijë tjetër alternative të jetës, me «po qe se», ose “në rast se». Trilli nuk e kapërcen dot realitetin. Lazri: Sigurisht që do të më takoje, se do më kishe ftuar në studio si shkrimtar, pa pasur frikë se po keqpërdor programin për familjen.  Luljeta: Po flet për programin televiziv për të cilën punoj tani? Lazri: Pikërisht, apo do të thuash se edhe aty je për fajin tim... Luljeta: Në një farë mënyre, po. Po të ishe marrë ti me ndonjë biznes gozhdësh, ndoshta tani do të isha në ndonjë katund turistik të Sllovenisë duke shkruar poezi e medituar. Lazri: Po të isha sot ai i gozhdëve, njëzet e dy vjet më parë nuk do martohesha me ty. Do shikoja ndonjë nga bijat e pushtetarëve të atëhershëm. Luljeta: Puna në TV është një punë që për dreq, e dua. Dhe e di se pse? Se të mban trurin në kërkim gjithë kohën, dhe ritmi nuk të lë mundësi zgjedhjeje. Në televizion ekziston vetëm një fjalë: “duhet”. Por, mos më ik: meqë jemi tek pushtetarët..çfarë kanë të veçantë bijat e pushtetarëve? Lazri: Sjellin fat industrial. Dhe karakterin e fituesit në garën e kapitalizmit shqiptar. Luljeta: Ke nevojë për një grua fituese në krah? Lazri: Grua fituese?! As e kam menduar ndonjëherë këtë. Më tërheqin femrat luftarake, por deri në një farë mase. Kur humbin dozën e intimitetit me veten dhe të tjerët, pastaj

bëhen të lodhshme.  Luljeta: E nisëm me njohjen tonë. Më lër ta përshkruaj unë takimin e parë, në mënyrën time... Lazri: Pa hë, se ju poetët i sheqerosni disi gjërat.. Luljeta: (qesh) Unë u ngjita në kat të tretë, të Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe, ku e kishe zyrën ti. Nuk të gjej në zyrë, dhe trokas në një zyrë tjetër, ku ishte Laura Konda. Ajo më solli tek ti. Lazri: Në kat të katërt. Luljeta: Mirë, por mos më torturo, se ti e di që nuk jam mirë në shifra. Ishe ulur me shpinë nga dritarja dhe po haje mëngjes, Ndërkohë, pasi u përshëndete, më more leje për të bërë disa telefonata me dikë, të cilat, të them të drejtën, ishin gjysmë flirtuese. Dhe kishe veshur një pulovër gri të errët, që është ngjyra ime e preferuar. Mua, sytë më bënë tmerrësisht përshtypje, sepse ishin shumë njerëzorë. Ishte i njëjti efekt që kishte bërë edhe zëri tri ditë më parë. Unë po ndiqja skenën e ulur në një kolltuk të vjetër dyvendësh. Pastaj biseduam bashkë. Folëm për familjet. Politikisht, korrekte çdo gjë. Por më shumë lihej të nënkuptohej sesa thuhej. Më kanë pëlqyer shumë njerëzit që flasin më shumë me sy se më gojë. Janë të rrallë, por ka. Lazri: Nuk e di, nuk mund të flas me saktësi për ato çaste. Di që më dukeshe shumë e kthjellët dhe e vërtetë. Luljeta: Uf, pa dyshim! Kam qenë 21 vjeçe. Si do të isha ndryshe?!! Uhu..le të mos flasim për poezitë në këtë rast. Së paku, njëherë të vetme poezitë më kanë shërbyer si pretekst. Lazri:  Di se të përcolla deri poshtë, dhe këtë e bëja rrallë, ndoshta i tërhequr edhe prej biografisë tënde familjare, si bijë e armiqve të përmendur. Kjo më dukej intriguese. Luljeta: Të shijon rreziku, ëëë?  Lazri: Më është dukur gjithmonë joshës, ndonëse nuk është filozofi e mirë për jetën. Po unë s’mund të jetoja dhe as mund të jetoj ndryshe. Luljeta: Meqë ra fjala…mendohu pak dhe më thuaj, kur je ndjerë më i lirë në jetë? Disa momente që i dallon prej të tjerave.. Lazri:  Kur gjendem jashtë shtetit. (qesh) Them se gjithmonë jam ndjerë i lirë, pasi nuk mund ta jetoja ndryshe jetën time. Gjithmonë ruaja një mundësi rezervë për lirinë time, atë më të rrezikshmen, gjë që ka koston e vet, sigurisht… Por ia vlen. Luljeta: Një nga momentet kur unë jam ndjerë më e lirë, ishte ajo natë në shtëpinë e prindërve të tu, kur ne vendosëm të bënim një përpjekje për t›u arratisur. Të kujtohet? Lazri:  Më kujtohet. Në fakt ish e pamundur, survejoheshim dhe do të na kishin vrarë, por mirë që nuk u nxituam. Por edhe pse nuk tentuam të arratiseshim, të pakënaqur që ne nuk mësymë kufirin, na shpallën të vdekur. Luljeta: Dhe të arratiseshim nga mali me çfarë?! Me sandale. Të vetmet që kisha me vete. Dhe plani ishte për në dhjetor, kur të binte bora. Nga Thethi. Sot e kësaj dite nuk e kam parë Thethin si është. E di pse u ndjeva më e lirë? Sepse ishte e vetmja zgjedhje që më jepej përpara. Nuk kisha të tjera për të hezituar. Asgjë për të humbur. Lazri: Gjithsesi nuk e provuam. Dhe mirë bëmë. Luljeta: Qe punë fati. Thjesht gjërat u rregulluan disi para dhjetorit, dhe neve na u dha një mundësi për të jetuar. Kjo qe!

53

Dhe kishe veshur një pulovër gri të errët, që është ngjyra ime e preferuar. Mua, sytë më bënë tmerrësisht përshtypje, sepse ishin shumë njerëzorë. Ishte i njëjti efekt që kishte bërë edhe zëri tri ditë më parë. Unë po ndiqja skenën e ulur në një kolltuk të vjetër dyvendësh Tamam punë fati! Lazri: Por ideja e arratisjes, qoftë dhe e imagjinuar, ishte një mundësi, një shpresë që të bënte të ndjehesh i lirë. Luljeta: Ku i dihet pse ndodhin gjërat? Kam mjaft fakte për të besuar se nuk ndodh asgjë rastësisht. Lazri: Sabato thotë se në politikë rastësi nuk ka! Në jetë është ndryshe, ka edhe rastësi fatlume, dhe fatkëqija. Njohja jonë nuk kishte asnjë lidhje me politikën. Por fakti që ti nuk mund të ishe e lirë si unë, ishte një moment vendimtar për mua. Kurrë s’e kisha dashur atë regjim dhe as bëhej fjalë të bëhesha pjesë e tij, edhe pse punoja si gazetar. Ai donte prej meje Lazrin që nuk isha dhe unë e doja aq vetën time, sa nuk do t’ia jepja askujt, as pushtetit që të rrezikonte kokën. Aq më tepër mund të ma merrte kush veten time me forcë, me dhunë. Unë ia kisha dalë të arrija diçka në jetë duke qenë vetvetja, jetoja relativisht mirë, por e dija se nën atë regjim nuk kisha të ardhme dhe me mikun tim Ndoc Dedën, që shtatëmbëdhjetëvjeçarë bënim plane për arratisje. Na mbajti në Shqipëri gjyshi im. Nuk doja që ai burrë i mrekullueshëm të shuhej në kampe për shkakun tim. Po bash kur ai vdiq të njoha ty. Edhe pse Ndoci me kish porositur shumë herë: Mos u lidh me ndonjë vajzë se do na marrësh në qafë të dyve! Sot e kësaj dite nuk e di se si do të kisha vepruar po ta kisha marrë në kohë telegramin me kod që më dërgonte Ndoci një ditë para se të arratisej. Po unë nuk u ndodha në Tiranë dhe telegramin e mora dy ditë me vonesë, kur ai tashmë ishte arratisur. Nuk e di, por them se nuk do ta kisha lënë vetëm në atë natë të tmerrshme, edhe pse isha i martuar me ty. Lazri: Ndaj vetë jetës. Në rini, gjithçka e mbulon me energjinë dhe gazin e moshës. Po vjen një kohë dhe këto të braktisin. Atëherë ngrenë krye pyetje të ndryshme, pyetje pa përgjigje, pyetje tmerruese. Dhe njeriu i tmerruar kërkon shpëtim... Luljeta: Tek kush? Tek çfarë? Lazri: Në religjion, ose kthehet në hakmarrës. Urren gjithçka. Kam njohur një plak që priste pemët e oborrit dhe i digjte kur po i afrohej fundit. “Pse të m’i hanë të tjerët frutat e pemëve që mbolla e rrita vetë!”- mërmëriste. Natyra e njeriut është e paparashikueshme. Nga librat dinim historinë e kundërt, sigurisht. Luljeta: Është e vërtetë. Njoh raste të tilla. Bekimi më i madh në pleqëri duket Alzhajmer-i. Është mjaft i shëndetshëm për personin. Të tjerët rrotull e vuajnë, por jo ai. Lazri: Nuk ia uroj kujt. Jeta nuk është dhe aq bujare me njerëzit, sa dhe paravdekja t’i torturojë aq mizorisht. Luljeta: Ok. Le të shpresojmë se unë do të kem Alzhajmer, dhe ti do të jesh ai që do të më lexosh çdo ditë prej fillimi librin e përrallave. Lazri: Jo moj, nuk besoj se kam bërë aq mëkate sa të ndëshkohem kaq rëndë!

54

Luljeta: Meqë ra fjala..cilat janë disa nga makthet që të përsëriten herë pas here në gjumë? Situata që do të kenë lënë shenjë tek ti... Lazri: Janë disa. Një lartësi e rrezikshme, prej ku më duket se gjithmonë do të bie, dhe prapë ia dal të mbahem. Po ankthi duket se zgjat një jetë. Pastaj gjithmonë kur dua të jem vetëm, më duket se në atë shtëpi, në atë dhomë është edhe dikush tjetër. Jo se me kërcënon, por është i pranishëm. Dhe kjo ta prish çastin. Luljeta: E di se kush janë tri nga makthet e mia të përsëritura? Lazri: Jo, nuk m’i ke thënë? Luljeta: I pari është shtëpia. Vazhdimisht shoh veten në ëndërr sikur jam pa shtëpi ose në një shtëpi të vjetër e të shëmtuar, që me sa duket, lidhet me traumën për të pasur një shtëpi tonën, që ka zgjatur jo pak vjet. I dyti: lindjet. Sa herë shoh veten në ëndërr shtatzënë, zgjohem e tmerruar nga gjumi, dhe ky makth vjen nga dy lindjet po traumatike. Dhe i treti, e ndoshta më interesanti nga të gjithë, lidhet më fëmijërinë: e shoh veten vazhdimisht të më prishen planet minutën e fundit, të më nxjerrin nga rreshti, e të ma marrin nga dora atë që më takon, që është e imja. Është krejt e qartë: unë isha fëmija i armiqve të klasës, dhe këtë bënin me mua çdoherë: më mbanin deri minutën e fundit, dhe pastaj më përjashtonin nga çdo lloj protagonizmi. Lazri: Nëse nuk do të kishe pasur këto tri ankthe, do të kishe tri të tjera. Luljeta: Nuk thashë se ka njeri pa ankthe, por po të tregoj se cilat janë të miat. Dhe, a e di se cili është tipi i njeriut që më fut frikën? Njerëzit e dhunshëm dhe ata me nishane të mëdhenj në fytyrë. Të dyja kanë diçka infantile dhe jashtë përvojës. Lazri: Unë shpesh shikoj një qytet të vjetër në ëndërr, dhe aty jetoj, takoj njerëzit që dua më shumë. Nuk e kam gjetur askund këtë qytet antik, as në Romë, as në Athinë, as në Kostandinopojë. Është një qytet i humbur, po njëherë, duke fluturuar mbi Vjenë pata përshtypje se po ndjeja poshtë qytetin e ëndrrës. Kjo është dhe arsyeja pse e dua Vjenën. Absurde, apo jo? Por dashuritë po nuk patën një fillesë të marrë, një fillesë absurde, nuk janë dashuri. Luljeta: A e di se cilat janë fobitë e mia? Me siguri që jo. “Coulrophobia” është njëra prej tyre, ose fobia ndaj klounëve. Ndaj edhe karroca e akullores, me atë melodinë gazmore që e ndjek..më fut tmerrin. Fobi tjetër e di se çfarë kam? Me siguri që jo. Rroftë kjo intervistë që ta mësosh. Lazri: Klaustrofobike. Luljeta: E gjete. Po tjetër? Lazri: Tjetër...nuk di. Luljeta: Fobia nga malet shumë të lartë. Desh më pushoi zemra kur po udhëtoja me tren nga Graci në Vjenë, në një

shteg që kalonte midis malesh thikë që ngriheshin njëherazi. Është gjithashtu njëlloj klaustrofobie. Fobitë e tjera janë të zakonshme: gjarpri dhe vdekja. Po ti? Lazri: Fushat. Luljeta: Por nuk është fobi, apo jo? Lazri: Fushat më duken pa identitet. Dhe qytetet pa male afër, pa male dhe pa lumë. Malet i dua, janë të fisme, mistike... Luljeta:  Është preferencë, jo fobi. Nuk ke asnjë fobi, atëherë? Lazri: Duhet të kem dhe unë ndonjë. Njerëzit që bërtasin kur flasin sikur japin kushtrim lufte, i kam tmerr. Luljeta: Ti qenke i mërzitshëm, pa frikëra! Lazri: Gjithkush ka frikërat e veta, por jo kaq absurde... Luljeta: Po fobitë të pashpjegueshme janë, pse si do të jenë? Po të ishin racionale, e kanë zgjidhjen. Lazri: Me sa duket, arsyeja ime punon si lugat, në mënyrë të pavarur prej meje. Luljeta: Cili është modeli ideal i femrës për ty? Lazri: Poete jo njëherë. Hahahahha… Luljeta: Nuk të pyeta për zanatin. Ok: çfarë të duket më interesante tek një grua, atëherë? Trego një gjest…një shenjë… një tipar… Lazri: E qeshura e syve. Drita e beftë që vjen prej thellësive, si një kumt. Kur të vështron përmbi pikëllimin e brendshëm. Luljeta: Ahaaa...Të pëlqejnë sytë e pikëlluar. Lazri: Gratë e lumtura nuk i pëlqej... Luljeta: Interesant. Në botë ndodh e kundërta. Zakonisht, njerëzit u rrinë larg natyrave të pikëlluara. (qesh) Mirë, së paku e di se çfarë roli do të luaj tani e mbrapa. (qesh) Lazri: (qesh) Se mos nuk e ke luajtur. Pikevrer sabah e aksham. Luljeta: Më duket sikur të takoj për herë të parë. Lazri: Mos më provoko të flas më shumë! Luljeta: Pse jo: ndahemi dhe fillojmë e frekuentojmë ilegalisht njëri-tjetrin. Gjërat e ndaluara…rreziku…A nuk janë këto që ke dashur prej në krye të herës? Lazri: Kush ia fillon nga fillimi? Luljeta: Si e ke marrë shprehjen “A jemi takuar ndonjëherë më parë ne të dy?”, kur ta ka bërë dikush në prezantimin e parë? Lazri: Klishe për të hyrë në bisedë me dikë…Bile një klishe e dobët. Luljeta: Në të vërtetë, kjo është shprehja që më erdhi në majë të gjuhës kur u pamë për herë të parë. Dhe kjo është pyetja që më bëri Robert Hasi kur u takuam për herë të parë në Angli, në ceremoninë e hapjes. Lazri: Ti si u përgjigje? Luljeta: Mua më interesonte të them po, se ai ishte Hasi. Por…kur ia bëjmë këtë pyetje tjetrit, qoftë edhe pa zë, tregon që personi para nesh ngacmon një lloj memorieje, e cila e kapërcen përvojën tonë; është shumë më e vjetër se kaq. Ku i dihet.. sa të vjetra janë lidhjet tona në këtë botë! Sa vjen dhe po bindem për këtë. Lazri: Këtë keni tipike ju gratë: prirjen për mistifikim. Kjo më kujton makinat me perde të ish- Byrosë Politike. Luljeta: E mbyllim atëherë…se do të përfundojmë prapë tek politika. E këtu nuk ndjehem rehat.

55

KONTRASTE

SHKËLZEN MALIQI SHKAQET E MËRISË NDAJ EDI RAMËS NË KOSOVË Rama u prit mirë në Kosovë dhe në tubimet kishte më shumë vizitorë seç pritej. Ai takohej me njerëz në një atmosferë pa eufori, por dinjitoze dhe me respekt të konsiderueshëm ndaj tij

V

izita e Edi Ramës në Kosovë në fund të nëntorit u përcoll me mjaft kuriozitet. Ishte njëra prej vizitave të tij të rralla dhe, pos promovimit të librit “Kurban” kishte edhe përmbajtje dhe porosi të tjera që zgjuan interes të opinionit. Sipas protokollit që ishte bërë me kujdes, kryesocialisti kishte takime me zyrtarë të Kosovës dhe u bëri homazhe ikonave të luftës dhe të pavarësisë së Kosovës. Në takimet me qytetarët dhe mediat, Rama është përpjekur që të krijojë përshtypjen se Kosova do të zërë vend të spikatur në politikën e tij të re, me të cilën ai beson se do ta çajë rrugën e fitores në zgjedhjet e vitit 2013. Sjellja dhe diskursi i tij publik ishin si të një kryeministri të ardhshëm të Shqipërisë. Rama u prit mirë në Kosovë dhe në tubimet kishte më shumë vizitorë seç pritej. Ai takohej me njerëz në një atmosferë pa eufori, por dinjitoze dhe me respekt të konsiderueshëm ndaj tij si shef i opozitës dhe autor. Kjo sikur demantonte një bindje të përhapur se Kosova nuk e do Edi Ramën, pasi e adhuron tej mase Sali Berishën. Sigurisht që nuk ka sondazhe që do ta dëshmonin se sa është reale kjo bindje. Vetëm se vlerësimet diametralisht të kundërta të kosovarëve për liderët e dy blloqeve poli-

56

tike të Shqipërisë zakonisht merren si një fakt që nuk kërkon evidencë, si diçka e vetëkuptueshme. As pas vizitës së Ramës kjo bindje nuk u lëkund shumë. Por të paktën u bë shkas për reflektime pse Kosova është aq joproporcionalisht në favor të Berishës, nëse dihet se edhe këtu skena politike ndahet në blloqe që ideologjikisht do të duhej të ishin të ngjashme me ato në Shqipëri. Por, ç’rëndësi ka çështja se kë e do Kosova, - do të mund të shtronte pyetjen dikush, - pos atij të një prestigji të jashtëm për Berishën dhe Ramën? Dihet se qëndrimi i kosovarëve nuk çon peshë në garën për pushtet mes tyre. Por, me këtë konkluzë nuk duhet të nxitohet, ngase prestigji në Kosovë mund të ketë vlerën deri më sot të pahetuar. I kam parasysh marrëdhëniet gjithnjë e më të zhvilluara ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dhe krijimin e një hapësire mediatike gjithnjë e më të ndërvarur, ku edhe ky prestigj në dukje anësor po bëhet mjet për ndikime në qendrën e betejës, në Shqipëri. Qoftë edhe vetëm si një vërtetim ose alterim të disponimeve politike. Ose edhe si një treg politik në zgjerim e sipër, sepse duke promovuar librin “Kurban”, Rama promovonte edhe programin e tij politik që synon të ketë jehonë në krejt botën shqiptare. Ndërkaq, reflektimet mbi atë se pse kosovarët e duan Berishën dhe për çfarë arsye kanë mëri ndaj Ramës nuk sollën ndonjë risi. Argumentet që më shumë përmendeshin ishin përkushtimi i Berishës për Kosovën dhe sidomos vepra monumentale, rruga e kombit, që i atribuohej vullnetit të Berishës, ndërkaq që për Ramën thuhej se ka treguar indolencë ndaj Kosovës, dhe ka mbajtur qëndrim negativ për autostradën duke deklaruar se është një “rrugë që çon askund”. Në analizat më të matura, dhe këtyre i ndihmuan edhe demantimet e vetë Ramës, që tha se kurrë nuk e ka thënë atë fjali, u kontestua perceptimi bardh e zi i kontributeve të dy partive shqiptare për Kosovën. A nuk ka luajtur PS-ja gjatë luftës, kur ishte në pushtet, një rol shumë të rëndësishëm në armatimin e UÇK-së? A nuk ishte kryeministri socialist Pandeli Majko ai që i pari projektoi rrugën e kombit? Disa e thjeshtëzojnë preferencën e kosovarëve duke e vendosur në rrafshin e paragjykimeve të ndërsjella që janë prezente në raportet Kosovë-Shqipëri, veri-jug, gegë-toskë, si dhe të paragjykimeve ndërfetare. Kështu Migjen Kelmendi në

një emision televiziv shpjegonte se kosovarët nuk e duan Edvin Kristaq Ramën, për shkak të këtij emri të tij të mesëm, Kristaq, në të cilin ata e shohin të përmbledhur atë që për “shqiptarizmën kosovare” është një tjetërsi e dyshimtë ose edhe e papranueshme. Sali Berisha, sipas kësaj logjike, shihet si “i yni dhe kosovar” pasi që ka lindur në Tropojë, e cila si gjeografi bën pjesë në Malësinë e Gjakovës. Megjithatë, mëria ndaj Ramës ka një histori të prodhimit dhe propagandës së fuqishme që zhvillohej në disa qarqe politike dhe mediat e Kosovës gjatë viteve ’90, e që me disa bishta është prezente edhe sot. Rama, që ka hyrë në PS si një parashutist, në fillim nuk është perceptuar negativisht në Kosovë, përkundrazi, shihej me simpati puna e tij në ringjalljen e Tiranës. Ai u bë personazh negativ kur mori drejtimin e PS-së dhe sidomos kur në vitin 2006 Goran Bregoviçit iu dha Çelësi i Tiranës. Bregoviçi, frontmeni i “Bijelo Dugme”-s, një rok grup i famshëm nga Bosnja i popullarizuar në Jugosllavi dhe rajon, e që në rininë e Ramës adhurohej fshehurazi edhe në Tiranë, sigurisht se për muzikën dhe ndikimin e tij emancipues kulturor e meritonte çmimin, por në Kosovë Bregoviçi shihej si një person pro-Millosheviç, çka ai nuk ka qenë, duke e ngatërruar qëllimisht me një tjetër krijues nga Bosnja, regjisorin Emir Kusturicën. Si reagim ndaj këtij gjesti të Ramës që vlerësohej “ofendues për kosovarët”, kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Ismet Beqiri, ia dha pas disa javësh çmimin e qytetit të Prishtinës Sali Berishës, duke e prezantuar si politikanin më të adhuruar. Ky ishte vazhdim i një politike shumëvjeçare antikomuniste dhe antisocialiste të një bërthame djathtiste në LDK, që të gjitha këqijat e brendshme e edhe të politikës së Shqipërisë ndaj Kosovës, ia mveshte PS-së dhe Fatos Nanos. Gazetat që përkrahnin këtë kurs radikal të LDK-së, sidomos “Bota sot” ku me diskurse ekstreme shquheshin Abdi Baleta dhe çifti Buçpapaj, në vitet ’90 dhe më vonë, gjithnjë e shihnin komunizmin shqiptar dhe PSnë si një agjenturë të Moskës, Athinës dhe Beogradit, që po e sakrifikojnë Kosovën. Këto akuza patën arritur kulmin pas një takimi praktikisht pa pasoja të Nanos me Millosheviçin në Kretë. Edi Rama në Kosovë, në këto qarqe ekstreme djathtiste nuk është dalluar pothuajse fare nga Fatos Nano, duke trashëguar deri më sot gati në tërësi mërinë e ushqyer ndaj tij.

KODRA MBAS BREGUT

ARDIAN NDRECA TALLJA SI PREMTIM Nji pjesë e analistave më shkrijnë gazit pse sidomos atëherë kur nuk kanë asgja se çka me thanë, e mprehin penden dhe i turren lexuesit si me dashtë me e mbytë me persiatje, arsyetime, ecejake, kujtime, kundrime...

Nandori kaloi si kalë çalë, tue lanë mbas vetes nji mori me ngjarje. Ma në fund predikuesi 90 vjeçar kalifornian Harold Camping dha dorëheqjen. Mbasi predikoi për tri herë fundin e botës (në shtator 1994, 21 maj dhe 21 tetor 2011), e pa të udhës mos me kambëngulë. Nejse. Tri parashikime të shkueme bosh dhe fap dorëheqja. Sa premtime dhe parashikime kote kanë ndigjue shqiptarët në këto vitet e fundit? Un s’kam pa kurrkund që të ketë dhanë dorëheqjen. Ka nji dallim veç, tek ne parashikimet janë pozitive: do të rritet eksporti, të ardhunat për kokë, pensionet, do të hyjmë në BE, do të vijojë me dalë të parët... Nji populli pa kujtesë si ky i yni thueji çka të duesh se ka me e harrue. E gjithçka nisë rishtas: sot nji vjetë ma mirë... Me 6 nandor 2011 Iliç Ramirez Sançez, i njohtun edhe si Karlos e i mbiquejtun “Çakalli”, u paraqit para nji trupi gjykues në Paris, ku vuen dënimin e përjetshëm prej vitit 1997. Komunist, revolucionar, atentator – 62 vjeçari venezuelan, rreh gjoksin se ka vra 1500 deri në 2000 vetë. Tek ne regjimi komunist vra e preu

shumë ma tepër por gjykatat demokratike nuk mbërrijtën me dënue askënd për këto krime mizore. Sot gjykatat shqiptare merren me gjoba, tue qenë se korrupsioni asht zhbi. Ah, tash së fundi u iku për duersh edhe Ramiz Alia, pse donin me e hetue për masakrën e Tivarit. U kujtuen për masakrën e Tivarit 20 vjet mbas ramjes së komunizmit e 65 vjet mbas ngjarjes së kobshme! Prit tash kur të ngrejnë ndonji komision për me hetue luftat punike. Jam i sigurt se vetëm historia ka me qenë gjykatorja jonë, për tjetër s’ka shpresa. Lexova në shtyp, se në muejin nandor speaker-ja e parlamentit priti nji grup të rinjsh europian dhe u mbajti nji fjalim ku i ftoi me e vizitue Shqipnín mbasi, simbas saj, asht ba si nji Maldive ekzotike. M’u kujtuen thirrjet alla kinezçe të kryeministrit për me mbjellë ullinj, agrume, lajthishta, boronica, kamomil. Në Shqipní mbas pak vjetësh ka me qenë e vështirë me gjetë aha, ilnje e lisa, pse ka 20 vjet që pyjet shkatrrohen nën soditjen e pafuqishme të qeverive që janë ndrrue. Por, tash që kemi Shqipninë ekzotike duhet të mbjellim edhe banane dhe hurma Arabijet, mbasi edhe institucionet i kemi në naltsinë e vendeve ku këto fruta prodhohen. Megjithatë e vetmja kulturë e re në këto vite mbetet cannabis sativa, tymi i së cilës ban me folë përçart politikanët tanë. Udhëheqësi i fundit i BRSS Mihajl Sergejeviç Gorbaçov u prit në Tiranë në fund të nandorit me shumë nderime. Të kishte ardhë ndonji javë ma parë do të kishte mujtë me takue edhe Ramiz Alinë, por në mungesë u mjaftue me takue Berishën, Topallin dhe Islamin. Do të ishte me interes me e pasë pyet Gorbaçovin rreth marrdhanjeve që ka pasë PK e BRSS me PPSH gjatë viteve e sidomos për intensifikimin e tyne në periudhën 1989-1990. Kur u pat zgjedhë sekretar i parë në vitin 1985, nën kujdesin e KGB-së u përgatit fotoja zyrtare e udhëheqësit të ri, dhe në ketë foto u retushue njolla që kishte në krye. Gorbaçovi u zemrue pa masë dhe menjiherë dha urdhën me përgatit nji foto tjetër me shenjen e dukshëm në tollën e sekretarit të parë. Në Shqipni, në atdheun e retushit, këto gjana nuk ndodhnin. Madje, ende sot vijon tradita me retushue, tashma jo ma foto historike por vetë historinë. Gorbaçovi deklaron kudo se ka mbetë komunist i thekun. Jo më kot nji prej takimeve me të në Tiranë asht ba në zyrën që

dikur qe e Enverit... Tek ne vlojnë pasionet e vjetra, ndër të cilat ma i përhapuni asht marria e madhshtisë, kundrojmë rretherrotull shumë sish që rreken me hy edhe rrëshqanë në histori. Ndërsa Gorbi i shkretë sillet nepër botë tue mbledhë pare për fondacionin që mban emnin e tij, e tue mbart të pashlyeme fenë komuniste dhe njollën e kuqërreme në krye. Ka nji serí të tanë analistash e gazetarësh që shkruejnë përditë ndër gazetat tona gjana që mbas dy orësh nuk mund të lexohen ma për asnji arsye. Kjo në të vërtetë asht karakteristika themelore e gazetës: të qenit ditore, dhe s’mund të jetë ndryshe. Nji pjesë e analistave më shkrijnë gazit pse sidomos atëherë kur nuk kanë asgja se çka me thanë, e mprehin penden dhe i turren lexuesit si me dashtë me e mbytë me persiatje, arsyetime, ecejake, kujtime, kundrime... që vetëm të pengojnë me e krye së lexuemit artikullshkretën. Disa sish shkruejnë për problemet e Shqipnisë si të ishin ata vetë specie të hueja që Perendia na i ka dhurue përkohsisht për me kuptue se sa të marrë jemi. Do tjerë ngjajnë si formuluesa zhurmash, hedhin bombe tymçe, tjerrin muhabete mbas kosit, japin mendime banale dhe sidomos mbahen me të madh se kanë parashikue gjana të thella, si psh. ardhjen e pranverës apo fundin e vitit të kaluem shkollor. Ka nji kategori tjetër shkrivanash magmatikë që derdhin lavën e tyne të zjarrtë të pasionit, tue përmjerrë rreth vedit prej frikës se po i djeg. Disa tjerë janë të gjithëdijshëm e të duket se shkruejnë në nji atmosferë etilike të tejngopun me avuj frymzues; në fakt flasin për emigracionin, gjuhësinë, përmbytjet, për pushimet verore, historinë, vizitën e fundit të kryeministrit, aksidentet rrugore... me tonin dhe kompetencën e atij që jo vetëm i ka njohtë këto fenomene përpara se të verifikoheshin, por edhe me forcën e atij që mund t’i ndalë në çdo çast, po ta shohë të arsyeshme. Ndoshta lypet ma shumë profesionalizëm dhe sidomos kambëngulje në përgatitjen profesionale të gazetarëve, mbasi opinioni publik asht diçka mjaft e randësishme për me ia besue nji teveqeli që ngatrron gjeografinë me historinë. Për me tregue se bashkëbisedimi im ka nji qëllim konkret, po e përfundoj me nji pyetje: ty, lexues i dashtun, a të ka ra rasti me mësue nji fjalë të re shqipe prej artikujve që ke lexue ketë javë ndër gazetat tona?

57

58

Në Kongresin III, pak pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku ishte kritikuar kulti i Stalinit, edhe Enver Hoxha, vasali i Tiranës, bëri të njëjtën gjë. Ai priste, i pasigurt, se nga do të frynin erërat e pushtetit në Kremlin. Për sa kohë që në favor dukeshin hrushovianët, duhej pak antistalinizëm, por jo aq sa për të prishur gjithçka. Me veshë të ngritur, gjithmonë, në pritje të ankthshme të ndërrimit të mundshëm të situatave dhe të kthimit në pushtet të stalinistëve. ...Partija e Punës e Shqipërisë dhe i gjithë populli shqiptar i aprovuan plotësisht vendimet historike dhe të drejta të Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i konsiderojnë këto vendime jo vetëm si një fitore të shkëlqyer të Partisë Komuniste dhe popullit sovjetik, por edhe si fitore të mëdha për Partinë e Punës dhe për popullin shqiptar. Partia jonë dhe populli ynë aprovojnë luftën guximtare dhe parimore që iu bë kultit të individit. Kulti i individit në personin e shokut Stalin ka pasur edhe në partinë dhe vendin tonë shfaqjet e saj shumë të theksuara. Populli dhe Partija jonë, me të drejtë, kanë theksuar dhe do të theksojnë se Bashkimi i madh janë faktorët vendimtarë të çlirimit të përjetshëm që themeloi Lenini i madh, janë faktorët vendimtarë

të çlirimit të përjetshëm të popullit tonë dhe për këtë arsye dashuria e partisë dhe e popullit tonë për ta, do të jetë e pathyeshme dhe e përjetshme. Por ne tani e kuptojmë mirë rolin dhe vendin që duhet të zërë shoku Stalin në ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit në Bashkimin Sovjetik, si edhe me ndihmën dhe rolin që ka luajtur ai në çlirimin e vendit tonë... ...Këtë kuptim të drejtë marksist-leninist të këtij problemi të rëndësishëm parimor na e bëri të qartë Kongresi XX i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Partija e Punës e Shqipërisë dhe populli shqiptar, që i detyron dhe begatinë Bashkimit Sovjetik, do të ndjekin me besnikërinë më të madhe, si kurdoherë, mësimet e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe do të përfitojnë çdo ditë nga mësimet e saj leniniste... ...Partija e Punës e Shqipërisë nxjerr mësime të rëndësishme nga vendimet e Kongresit XX mbi kultin e individit. Është një detyrë me shumë rëndësi për partinë tonë të luftojë në të gjitha instancat e saj për respektin me rreptësi të parimit të kolegjialiteti në udhëheqje dhe për respektimin e plotë të normave leniniste të partisë. Të zhvillohen në rregull dhe të karakterizohen nga një frymë luftarake marksiste-leniniste mbledhjet e organizatave bazë, ato të byrove dhe të komiteteve, aktivet dhe konferencat e partisë.... *Fjala e mbajtur në Kongresin III të PPSH, viti 1956. Marrë nga Arkivi i Shtetit. Dosje 8, faqe 200-205. 59

HYRJA

E ENVER HOXHËS DHE PARTIZANËVE NË TIRANË

A

utokolona prej 12 makinash dhe tre kamionësh që transportonte Qeverinë Provizore nga Berati për në Tiranë u nis nga Elbasani herët në mëngjes. Nuk kish zbardhur ende, por tregojnë se qielli kishte një shkëlqim që të bënte të besoje se do të ishte ditë e bukur vjeshte, siç kishin qenë pothuajse gjithë ato ditë të fundit të nëntorit 1944. Udhëtimi nga Elbasani në Tiranë zgjati mbi 2 orë. Kryeqyteti ishte i lirë. Forcat ushtarake gjermane qenë tërhequr 11 ditë më parë dhe Qeveria Provizore e Beratit kishte marrë fuqinë, duke ia deleguar drejtimin e qytetit komandantit ushtarak Mehmet Shehu, një partizan i ri 33-vjeçar, i edukuar në Shkollën Teknike amerikane të Tiranës, e njohur si “Shkolla e Fullzit”, dhe më pas i përjashtuar nga akademia ushtarake e Napolit si militant komunist: një personazh që kishte marrë pjesë aktive në luftën e Spanjës, ku kish arritur të drejtonte edhe një batalion vullnetarësh internacionalistë, kryesisht italianë. Në afërsi të qytetit 4 motoçiklistë të ceremonialit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare iu bashkuan autokolonës në formacion parade. Shehu kishte dalë për t’i pritur në periferi të kryeqytetit, pranë një rrethrrotullimi në një fshat që quhet Sauk. Në mes të rotondës tabela që tregonte drejtimin e Tiranës mezi lexohej nga vrimat e plumbave. Mehmet Shehu mori qëndrim dhe truproja e nderit zgjati armët në nderim të kreut të Qeverisë, burrit të ri, me trup të gjatë, simpatik, mbërthyer në uniformë dhe me gradat e gjeneral-kolonelit.Ndryshe nga zakoni i partizanëve gjatë atyre tri viteve, kryeministri nuk e përqafoi Mehmet Shehun, komandantin që kishte çliruar Tiranën, as drejtuesit e tjerë të lartë që e shoqëronin. Ai vetëm nderoi me grusht, përshëndeti truprojën dhe hyri sërish në makinë. Autokolona u nis drejt Pallatit Mbretëror, në kodrat e Saukut, ku qe vendosur Shtabi Partizan. Hoxha qëndroi pak minuta në Pallatin e ndërtuar nga Françesko Jakomoni. Ishte hera e parë që hynte aty, por kjo pak i interesonte. Deri në fund të jetës së tij dhe në gjithë 41 vitet që sundoi Shqipërinë ai nuk fjeti asnjë natë në atë pallat elegant e madhështor. Autokolona u nis sërish drejt Sheshit “Skënderbe” dhe bulevardit të ri, që zbriste prej qendrës drejt kodrave jugore të kryeqytetit. Anash bulevardit ndodheshin selitë e ministrive, ndërsa diku, në mes të tij, hotel “Dajti”, hoteli luksoz i ngritur nga italianët. Përballë tij qe ngritur tribuna e paradës ceremoniale. Formacionet partizane qenë rresh-

60

tuar në fund, në sheshin pranë ndërtesës së “Dopolavoros”. Të pajisur me armë të reja dhe me uniforma britanike, dukeshin të qeshur. Ishin fitimtarë dhe mezi prisnin të shihnin komandantin e tyre. Shumica nuk e kishte parë kurrë nga afër dhe vetëm pak vetë mund ta dallonin nga fotoja e shpërndarë në traktin e muajit gusht të atij viti. Autokolona e makinave ndaloi jo përpara hotel “Dajtit”, por në krah të selisë së Legatës Italiane ose ish-selisë së Regjencës deri disa ditë më parë. Askush nuk di të thotë përse ndaloi aty. Zbritën të gjithë dhe vijuan më këmbë përpara monumentit të gjeneralit Telini përmes rrugës së Kacelëve drejt Sheshit “Skënderbe”. Hoxha ndaloi instinktivisht përpara minares së dëmtuar të xhamisë së Et’hem Beut, sa për t’u fiksuar nga aparatet e fotografëve që shkrepeshin papushim drejt tij. Drejtuesit e propagandës kishin marrë masa që hyrja e qeverisë në Tiranë të fotografohej e të filmohej. Kolona vijoi të lëvizte drejt hotel “Dajtit”. I pari dhe në mes qëndronte Enver Hoxha, kryetari i Qeverisë, njeriu që e drejtonte atë qysh prej Kongresit të Përmetit në maj të atij viti. I graduar gjeneralkolonel dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, nuk ishte njeri me njohje të gjerë. Ishte një politikan i ri, nuk i takonte klasës së vjetër politike, as kishte qenë protagonist politik dhe shumë vetëve emri i tij nuk u thoshte asgjë. Gjatë Luftës kishte qenë i panjohur, duke u fshehur herë nën pseudonimin “Tarasi”, huazuar nga Taras Bulba hero rus i një filmi britanik që ishte shfaqur me shumë sukses në Shqipërinë e viteve ’30, luajtur nga stari Harry Braur dhe të cilit i thoshin se i ngjante nga shtati i lartë, herë “Shpati”, huazuar nga zona ku fshihej prej gjermanëve, dhe herë duke u mbyllur në shtëpinë e kunatit të tij Bahri Omari. Pak vetë e mbanin mend tek shërbente në një tregtore cigaresh dhe pijesh, njëherësh edhe kafene e vogël, të quajtur “Flora”, pronë e paraardhësit të tij, kryeministrit kolaboracionist Ibrahim Biçakçiu, që sapo ishte burgosur. Së bashku me djalin e hallës së milionerit Biçakçiu, Esat Dishnicën, Enver Hoxha nuk ishte fare i panjohur për disa rrethe të Korçës, por edhe të Kryeqytetit. Por për ata që e njihnin, për ata që qenë shoqëruar me të përpara Luftës, ai s’kishte manifestuar ndonjë interes politik. Nuk dihej se çfarë kishte ndodhur në ato tri vite të trazuara dhe se si qe transformuar ky djalosh i pashëm nga një shitës indiferent dhe gjysmë dandy në një militant dhe udhëheqës politik. *Shkëputur nga libri ‘Enver Hoxha’ i Blendi Fevziut.

Në afërsi të qytetit 4 motoçiklistë të ceremonialit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare iu bashkuan autokolonës në formacion parade. Shehu kishte dalë për t’i pritur në periferi të kryeqytetit, pranë një rrethrrotullimi në një fshat që quhet Sauk

61

Hoxha qëndroi pak minuta në Pallatin e ndërtuar nga Françesko Jakomoni. Ishte hera e parë që hynte aty, por kjo pak i interesonte. Deri në fund të jetës së tij dhe në gjithë 41 vitet që sundoi Shqipërinë ai nuk fjeti asnjë natë në atë pallat elegant e madhështor

62

ECONOMICUS

ARDIAN CIVICI KRIZA, POPUJ DEMBELË APO “SËMUNDJE” STRUKTURORE ?  “Europianët e jugut punojnë shumë, e në mjaft raste edhe më gjatë se gjermanët”, pohim që hedh poshtë tezën e “jugut dembel”.

V

endet europiane më të prekura nga kriza si Italia, Spanja, Portugalia, Irlanda dhe veçanërisht Greqia, përveç halleve të mëdha me borxhin sovran dhe financat e tyre publike, po përballen dhe me një “akuzë” të rëndë nga kolegët e tyre europianë, sidomos ata gjermanë. Kancelaria gjermane Angela Merkel, në më shumë se një rast është shprehur publikisht se grekët, spanjollët dhe portugezët “punojnë pak dhe kërkojnë të përfitojnë shumë”, ndërkohë që gjermanët “punojnë më shumë, prandaj dhe fitojnë e konsumojnë më shumë”. Me një fjalë, kjo krizë e rëndë që këto vende po kalojnë është edhe pasojë e “dembelizmit” apo e “rehatit social” të tyre, duke shkuar deri në cilësimin e grekëve si “popull buzëqesh”. Ajo që këta popuj mesdhetarë apo “të jugut” këshillohet të bëjnë për të dalë nga situata e vështirë, është “t’i kthehen urgjent punës”, të shtojnë orët e punës, të rrisin moshën e pensionit, të zvogëlojnë ditët e festave dhe pushimeve zyrtare etj. Po sa i vërtetë dhe real është një konstatim dhe rekomandim i tillë ? A qëndron pikërisht këtu “e keqja” për këto vende? Analizat dhe studimet specifike dëshmojnë për të kundërtën e këtyre pohimeve.

Sipas Patrick Artus, kryeekonomistit të bankës së financimeve dhe investimeve Natixis,  “europianët e jugut punojnë shumë, e në mjaft raste edhe më gjatë se gjermanët”, pohim që hedh poshtë tezën e “jugut dembel”. “Gjermanët punojnë më pak orë gjatë vitit se grekët apo spanjollët, bile edhe me intensitet më të ulët”. Duke iu referuar shifrave të OCDE dhe Eurostat-it, rezulton se mesatarisht një gjerman punon 1390 orë në vit dhe një francez 1554 orë në vit, ndërkohë që një grek punon 2119 orë, një italian punon 1773 orë, një portugez 1719 orë dhe një spanjoll 1654 orë në vit. Sipas studimit të Natixis, edhe po ta shikosh në total kontributin e një personi deri sa ai del në pension, pra vitet e punës dhe moshën e pensionit, nuk është se ka ndonjë diferencë të konsiderueshme ndërmjet gjermanëve e francezëve nga njëra anë dhe grekëve, spanjollëve, portugezëve e italianëve nga ana tjetër. Mosha mesatare e daljes në pension të gjermanëve është 62.2 vjeç dhe e francezëve 60 vjeç, ndërkohë që mosha mesatare e grekëve është aktualisht 61.5 vjeç, me një tendencë të qartë që brenda vitit 2015 të shkojë në 63.5 vjeç. Këto shifra hedhin poshtë pohimin e Kancelares Merkel se “duhet që në vende si Greqia, Spanja, Portugalia, të mos dilet në pension më herët se në Gjermani….se përballimi i kësaj krize kërkon që të gjithë të bëjmë përpjekje të njëjta”. Patrick Artus reagon duke nënvizuar se “Angela Merkel nuk e vë gishtin mbi plagën e vërtetë të vendeve të jugut në zonën euro”. Studiuesit dhe analistët ekonomikë konkludojnë se performanca ekonomike, sukseset dhe diferenca e madhe e Gjermanisë, me vendet e jugut të eurozonës i dedikohet në radhë të parë specializimit “hot game” të industrisë dhe shërbimeve në Gjermani, i dedikohet përpjekjeve të saj të jashtëzakonshme për futjen e inovacioneve të reja në çdo fushë të ekonomisë. Këtu duhen shtuar dhe dy elementë të tjerë të rëndësishëm, të lidhur ngushtë me biznesin gjerman: cilësinë e lartë të kualifikimit specifik dhe fleksibilitetin e jashtëzakonshëm të fuqisë punëtore dhe menaxherëve, si dhe shkallën e lartë të kursimit në sektorin privat, në krahasim me “kushërinjtë e jugut”, të cilët janë akoma shumë mbrapa në të katër këta tregues thelbësorë të shëndetit dhe produktivitetit të një ekonomie. Nëse do të flisnim me shifra konkrete,

Gjermania shpenzon në fushën e kërkimzhvillimit 2.82% të PBB, ndërkohë që Spanja dhe Portugalia shpenzojnë në këtë aspekt vetëm 1.38% të PBB ose më pak se gjysma e Gjermanisë. Greqia nuk e kalon shifrën e 0.65% të PBB për kërkimzhvillimin. Gjermania depoziton çdo vit 70 herë më shumë inovacione e marka të reja në krahasim me Spanjën, Portugalinë dhe Greqinë së bashku. Po t’i referohemi një treguesi të rëndësishëm siç është ai i borxhit privat që individët dhe bizneset kanë, bie në sy rasti i Spanjës, ku borxhi privat i individëve dhe bizneseve arrin në shifrat 178% të PBB, ndërkohë që edhe Greqia, Italia e Portugalia janë në përmasa alarmante të këtij lloj borxhi. Pra, nuk janë thjesht orët e punës apo “jeta e qejfit” që këto vende duhet të ndryshojnë për të qenë më afër Gjermanisë dhe Francës në sakrificat apo ndryshimet drastike që ato duhet të bëjnë për përballimin e krizës. Ndryshimet e vërteta kanë të bëjnë me reformat strukturore për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe shërbimeve, krijimin e një klime shumë më miqësore në thithjen dhe adoptimin e inovacioneve të reja, zhvillimin e sektorëve për eksport, kualifikimin jo thjesht profesional e cilësor të punëtorëve e menaxherëve, por mbi të gjitha fleksibilitetin e këtij kualifikimi. E keqja e vendeve “të jugut” nuk qëndron thjesht dhe vetëm te borxhi sovran apo politikat e gabuara sociale, por edhe te niveli i lartë i borxhit të individëve e bizneseve, te niveli i ulët i kursimeve dhe për pasojë i investimeve në ekonomi, te “gropa” e madhe financiare e sistemit të pensioneve dhe ndihmave sociale etj. Pikërisht, këto diferenca ndërmjet vendeve të ndryshme të eurozonës, krahas shpërthimit të borxheve sovrane, po evidentohen si “shkaktaret e vërteta e strukturore” të destabilitetit të kësaj zone dhe monedhës së përbashkët, euros. Kontrolli i deficiteve buxhetore e borxhit publik kërkon përpjekje disavjeçare, por në fund të fundit është i menaxhueshëm nga qeveritë e eurozonës. Por, pikëpyetja e madhe qëndron tek zvogëlimi i këtyre diferencave të mëdha strukturore ndërmjet vendeve anëtare, diferenca që e vështirësojnë ndjeshëm procesin e konvergjencës ekonomiko-financiare në eurozonë, konvergjencë që do ta garantonte këtë të fundit dhe monedhën e përbashkët nga kriza të reja.

63

64

GENC RULI I MINISTRISË SË LEXIMEVE Librat e të rriturve që i njohu i vogël dhe përrallat që i njohu i rritur. Shkrimtarët që e kanë magjepsur dhe ata që i rilexon herë pas here për t’i rizbuluar. Ministri i Bujqësisë rrëfen bibliotekën e re dhe dhe huqet e vjetra prej lexuesi.

Iva Tiço/Fotot: Armand Sallabanda

65

Por nuk është vetëm pasioni për librin historik ai që ia ka ngushtuar kohën e leximit të letërsisë, por kanë qenë dhe impenjimet politike të viteve të fundit. “Është e vërtetë që politika ta kufizon shumë kohën e librit, por dikur edhe puna si pedagog më kufizonte leximet e letërsisë artistike...

itë më të përshtatshme se kjo nuk mund të mendohet për të folur për librat me Genc Rulin: shiu sapo ka filluar të bjerë, ai ka mbaruar punët dhe impenjimet politike të ditës dhe na pret në shtëpinë e tij të re në Sauk. Pasi na bën një miniguidë për të na treguar shtëpinë, ku ai ka meritën kryesore në zgjedhjen e stilit të mobilimit, ngjyrave dhe të gjithë detajeve, pasi dalim dhe në kopsht ku njihemi me pasionin e tij të fundit, kopshtarinë (mesa duket detyra e fundit si ministër Bujqësie i ka zgjuar edhe këtë dëshirë që nuk e kishte pasur më parë), na bën udhë drejt asaj pjesë të shtëpisë, për të cilën ndihet veçanërisht krenar: studion në bibliotekën me dru ngjyrë qershie që zë dy faqe muri. Aty jo vetëm që ka këmbëngulur me muratorë, marangozë e tapicierë që çdo gjë të realizohet ashtu siç e ka menduar ai, por dhe ndihet më mirë se në çdo cep tjetër të shtëpisë. Pasi ulet në kolltukun me shpinë nga dritarja e madhe, është i gatshëm që nën zhurmën e shiut të flasë me orë të tëra për letërsinë, shkrimtarët, personazhet e dashur, përkthyesit, kujtimet e fëmijërisë... Në kurriz të letërsisë Është një bisedë e gjatë dhe e shtruar. E ngjashme për nga tematika, por e ndryshme nga kohëzgjatja, me shumë të tilla që kemi bërë që nga viti 2005, kur fillova të punoj në kabinetin e tij, atëherë kur Ruli drejtonte Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Me atë tonin e shtruar e që i lë fjalitë në mes, sa për të pritur aprovimin e bashkëbiseduesit e për të vijuar më tej, na është dhënë rasti që në pesë vjet e gjysmë që kam punuar si zëdhënëse e tij, të flasim shumë herë për librat. Biseda të hapura herë nga ai, për t’u informuar nëse kishte dalë ndonjë botim i ri i ndonjë romani nga ata që s’të bëhet t’i shqisësh nga dora, apo edhe nga unë, për ta pyetur se si i ishte dukur një libër i caktuar, me shpresën për ta hequr bisedën nga ndonjë pyetje për ndonjë detyrë administrative të pakryer apo të bërë shkel e shko e për ta shpënë drejt një sfere ku Ruli ka shumë dëshirë të flasë... Një “rreng” që ka funksionuar më së shumti, jo vetëm nga unë, por edhe nga disa vartës të tjerë, që shpeshherë me shaka e lidhnin humorin e shefit me atë që ishte duke lexuar për momentin.

66

Kështu mes nesh, na ishte mbushur mendja që momentet e nervozizmit, më tepër sesa me krizat energjetike apo punën me privatizimet strategjike t’i lidhnim me ndonjë libër historik, joshja e re që kishim mësuar se ai kishte vitet e fundit. Sepse edhe në momentet me më shumë punë, atëherë kur koha e leximit ishte një luks i munguar, të gjithë e dinim se ai nëse do kishte edhe pesë minuta të lira, do kishte patjetër në dorë një libër të tillë. “Në fakt, në këto dhjetë vitet e fundit jam kthyer në një lexues insistues të librave historikë”, rrëfen ai, “e ndjej dhe e vlerësoj ndikimin që ata kanë tek unë”. Përtej shakasë së ish-stafit, për ndikimit e këtyre librave në humorin e përditshëm, për Rulin njohja e historisë të bën të kuptosh më mirë të djeshmen dhe të sotmen, aq më tepër për një njeri si ai, që politikën e ka profesion, kultura historike të ndihmon mjaft. “Prej vitesh, kur futem në librari apo në stendat e panairit, ndaloj në fillim tek sesioni i librave historikë, dhe vetëm pastaj shkoj tek artistikët”. Por nuk është vetëm pasioni për librin historik ai që ia ka ngushtuar kohën e leximit të letërsisë, por kanë qenë dhe impenjimet politike të viteve të fundit. “Është e vërtetë që politika ta kufizon shumë kohën e librit, por dikur edhe puna si pedagog më kufizonte leximet e letërsisë artistike, sepse në kohën e leximit duhej të impenjohesha me tematika apo libra që lidheshin ngushtësisht me profesionin”. Në kurriz të librit për Rulin jeta politike kufizon kohën e të lexuarit në tërësi, prandaj ai hera herës e ka gjetur veten duke bërë ato që ai i quan lexime “hileqare”, që janë leximi i subjekteve, fragmente aty këtu, perifrazime, artikuj dhe analiza të revistave... “E ndjej që kam njëfarë deficiti në leximin e letërsisë në krahasim me atë që lexoja më parë. Por vijoj të blej rregullisht, me të njëjtën këmbëngulje si më parë, duke i thënë vetes që duke e pasur në shtëpi librin do e gjej patjetër kohën”. Dhe shpeshherë e gjen gjatë pushimeve apo fundjavave, atëherë kur “leximi është rituali më luksoz”. Në botën e librit E megjithatë ka qenë një kohë që procesi i leximit as që mund të mendohej si një ritual luksoz, por si një mënyrë të jetuari, siç ka qenë në fakt për shumicën e moshatarëve të Genc Rulit, të rritur në Shqipërinë e viteve ‘60 – ’70. “Cilësimi

që bëhej asokohe - fëmijë që lexon - është atribut i brezit tonë. Ne jemi brez i rritur me librin, siç është ky i sotmi brez i rritur nëpërmjet internetit dhe televizionit. Ndryshe nga brezi i sotëm, në kohën tonë kuriozitetit të fëmijëve i përgjigjej vetëm libri dhe radioja”. Në fakt ishte radioja ajo që do ta shtynte Genc Rulin drejt leximit. Tani, vite më pas, fëmijë i dy prindërve që lexonin e që do t’i shërbenin si model leximi, i rritur në një shtëpi me bibliotekën që zinte një vend të dukshëm në dhomën e miqve e ku babai dallohej që kishte marrë rrogën, sepse atë ditë vinte në shtëpi me dy a tre libra të rinj, Ruli kujton se drejt leximit të të parit libër e shpuri radioja. “Dëgjonim shumë radio në atë kohë, ku programi më i dashur për mua ishte radiodramatizimi i romanit “Zekthi”. E kisha dëgjuar disa herë dhe kur në një nga librat që kishte sjellë im atë në shtëpi, pashë titullin “Zekthi”, ndjeva se u bëra mjaft kurioz. E lexova dhe m’u duk sikur kisha bërë një zbulim madhor, subjekti, personazhet, gjithçka kishte një tjetër përmasë në libër”. I ka mbetur ende ajo ndjesia e zbulimit madhështor sa herë që i ndodh të krahasojë një libër me filmin që është bërë prej tij, siç i ka mbetur dhe njëfarë keqardhjeje që leximet e tij të para nuk janë librat për fëmijë. Apo më saktë përrallat. “Tani në këtë moshë me vjen keq që nuk kam jetuar gjatë me to. Sepse përrallat janë hyrja më e bukur për në botën e fantazisë. Unë me përrallat jam njohur më vonë, ndoshta sepse prindërit e mi nuk kanë pasur ndonjë talent të veçantë për të treguar përralla. Më vonë, nëpërmjet vajzës sime Korës e kam kuptuar se si mund të futeshe në botën e fantazisë nëpërmjet përrallave, që unë vetë i kam lexuar vonë. Kam lexuar Andersenin apo dhe “Tregimet e moçme shqiptare”, shumë më vonë pastaj “Njëmijë e një net” dhe kam vlerësuar vlerën didaktike dhe lehtësinë me të cilën përralla i jep mesazhet”. Megjithë mungesën e përrallës, pas përvojës së parë me libra të rriturish siç ishte “Zekthi, Genc Ruli u kthye natyrshëm tek librat e moshës: “Aventurat e Çipolinos”, “Shpella e Piratëve”, “Tom Sojeri, “Djemtë e rrugës Pal”. “Ishin libra që ndihmonin në zhvillimin e fantazisë, sillnin imazhe të reja duke nxitur përfytyrimin, të frymëzonin, në botën tonë ende prej fëmije sillnin perceptimin e të mirës dhe të keqes, luftës mes tyre”. Të kësaj periudhe janë dhe librat e Zhyl Vernit, që jo vetëm e bënin të zbulonte botë të panjohura, por edhe të vihej në rolin e shkencëtarit. “Me një mikun tim bënim lloj-lloj eksperimentesh kimikë, të frymëzuar nga “Udhëtim në qendër të tokës”. Nuk kishte ditë të mos shkonim në shtëpi me baluke e qerpikë të përzhitur”. Por librat i ngacmonin fantazinë edhe si “shkrimtar”: “Me një shok kishim një garë, nëse njëri lexonte i pari një libër, ia tregonte shokut. Por ky varianti i treguar nga ne, fare pak i përmbahej origjinalit, ishte si një libër i ndërtuar nga e para. Ishte një rreng shumë i bukur”. Përtej çapkënllëqeve të fëmijërisë, nga ajo periudhë Genc Ruli kujton dhe rolin e jashtëzakonshëm që luante

shkolla, krahas familjes, në kultivimin e dëshirës për të lexuar. “Asokohe ora e leximit, ose ora letrare ishte mjaft serioze, sidomos nëse kishe fatin të kishe mësues të mirë, siç më ka ndodhur mua. Një mësues i tillë, bashkë me vlerësimin që të bënte, të kultivonte dhe shijen. Mbaj mend që në gjimnaz, hartimi, i cili për shumicën e nxënësve ishte kokëçarje më vete, për mua ishte sprova më e këndshme e shkollës. Dhe kjo falë mësueses sime të përkushtuar të letërsisë Ferial Vasilit, që më nxiste në lexime të thelluara edhe me vlerësimet që iu bënte hartimeve dhe referateve. I jam thellësisht mirënjohës”. Lexime të ndaluara Ndërsa ka ruajtur ende një pjesë të fletoreve të dikurshme të hartimeve apo referateve letrare, Genc Ruli nuk e mban mend veten ndonjë fëmijë të disiplinuar në oraret e mësimeve, por kishte orën e vet të të lexuarit dhe kjo me kalimin e kohës i krijoi shprehinë e të lexuarit të librave, që pastaj erdhi e u bë nevojë e natyrshme. “Në ato kohë m’u bë “ves” që të lexoja jo vetëm kategorinë e librave për fëmijë, por edhe të të rriturve, madje fshehurazi prindërve. Ndoshta kjo sepse leximi im i parë kishte qenë libër për të rritur...”. Ende fëmijë ai mban mend se është magjepsur pas romaneve të shkrimtarëve Arçibald Kronin, Çarls Dikensi apo Xhek London, nisi të njihte nga shkrimtarët shqiptarë Jakov Xoxën e Mitrush Kutelin për të lënë për më vonë Dritëro Agollin e Ismail Kadarenë. “Nuk mendoj se ka një moshë strikte se kur dikush duhet të lexojë një libër. Leximi i parakohshëm ka dy anë: vërtetë që duket sikur e shkëput fëmijën nga mosha e vet, por nuk sjell ndonjë

“Nuk mendoj se ka një moshë strikte se kur dikush duhet të lexojë një libër”

67

“Nuk më pëlqen që ta dhunoj librin me shënime nëpër faqe, e quaj madje brutale edhe thjesht përthyerjen e fletëve”. Më të dashurit në bibliotekën e tij janë botimet e vjetra, ato që ka trashëguar nga i ati e që janë lexuar aq shumë sa mezi mbahen të lidhur....

68

dëm sepse nuk është një lexim i mirëfilltë”. Kohë më vonë, kur i ka lexuar këto libra si i rritur, Ruli ka parë se në të vërtetë ishin shumë ndryshe nga ç’i mbante mend. “Edhe pse unë preferoja përshtypjen e parë”. E njëjta shije leximesh të ndaluara do të përsëritej edhe shumë më vonë, në vitet’80, kur ai tashmë mund ta quante veten një lexues të rregullt e cilësor, gati gati adikt të librit. Ishte koha kur përkthimi i letërsisë së huaj, për shkak të dogmatikës së atyre viteve ishte shumë i cunguar, kur më tepër përktheheshin shkrimtarë revolucionarë apo libra të dorës së tretë, që për Rulin dhe miqtë e tij ishin tejet të palexueshëm. Sidomos nëse krahasohej kjo me përkthimet aq cilësore të viteve ‘60 – ‘70, kur u botuan të përkthyera kryeveprat e letërsisë botërore nga një gjeneratë përkthyesish të talentuar, me një gjuhë aq të pasur e të plotë. “Megjithëse kishim një traditë kaq të mirë përkthimesh, librat e botuar ishin të pamjaftueshëm. Mbi librin e huaj kishte një censurë shumë strikte, kontakti me të ishte gjithmonë ilegal. Në Bibliotekën Kombëtare ishte e pamundur të kishe akses në fondin e librave të rezervuar”. Prandaj për të njohur këtë letërsi praktikohej “huazimi konfidencial”, që librin duhej ta ktheje brenda një kohe shumë të shkurtër, që ndonjëherë ishte dhe fare pak orë. “Në këtë mënyrë”, thotë Ruli, “kam njohur një pjesë të letërsisë bashkëkohore, duke i kaluar nëpër duar shpejt e shpejt librat që m’i jepte Gramoz Pashko, Bashkim Shehu e Petro Zheji. Por me ndërmjetësinë e Helenës rrallë e tek na binte në dorë edhe ndonjë libër që arrinte të dilte nga biblioteka e Kadaresë, që duhet thënë ishte mjaft koprac për të huajtur libra”. Njohja e letërsisë që shkruhej e lexohej në atë kohë në Evropë e ka ndihmuar Genc Rulin për të qenë më i formuar: “ka dhënë një ndikim të madh në gjykimin tim jo vetëm mbi artin, por edhe politikën, sistemin ku jetonim, krijimin e një antikonformizmi ndaj sistemit”. Umberto Ekon, Luixhi Pirandelon, dhe Alberto Moravinë i lexoi kështu në italisht; leximet e tij të parapëlqyera, Kafkën, Kamynë dhe Sartrin, në frëngjisht, ndërsa në anglisht nga ajo kohë mban mend më pak lexime, Xhon Dos Pasos dhe Xhois Keri. “Në fakt janë shumë pak libra për kaq shumë vjet”, thotë me njëfarë trishtimi, “por ky qe maksimumi i aksesit që ne kishim në këtë letërsi, jo vetëm të ndaluar, por edhe të ndëshkueshme. Gjithsesi, ilegaliteti e shtonte ekzotizmin, ishim kaq këmbëngulës për të kërkuar që të na jepnin qoftë dhe katër orë një libër”. Rituale dhe mani leximesh Me të njëjtin përkushtim që trajtonte dikur librat që huazonte për pak orë, Genc Ruli i trajton në përgjithësi të gjitha librat. Me rregullin që e karakterizon gjithmonë, maninë për ta pasur gjithçka rreth veten të pastër e pa rrëmujë ai ruan edhe librat. “Nuk më pëlqen që ta dhunoj librin me shënime nëpër faqe, e quaj madje brutale edhe thjesht përthyerjen e fletëve”. Më të dashurit në bibliotekën e tij janë botimet e vjetra, ato që ka trashëguar nga i ati e që janë lexuar aq shumë sa mezi mbahen të lidhur. “Kam qenë gjithmonë i kujdesshëm që i vogël, i riparoja, i ngjisja, madje kisha sajuar edhe një vulë individuale për librat e mi. Nëse ndodhte të jepja një libër borxh, mbaja inventar të rregullt dhe gjithmonë e merrja mbrapsht. Por ama ka ndodhur e kundërta, kam ende në shtëpi mjaft libra që i kam zgrapur

nga shtëpitë e të tjerëve”. Si shumëkush nga ai brez, edhe Ruli ka pasur parimin që gabim bën ai që e jep librin, jo ai që e mban dhe se vjedhja e librave nuk konsiderohet fare vjedhje... Muajt e fundit, gjatë zhvendosjes në shtëpinë e re, bëri dhe të fundit inventar të bibliotekës, nga ku ka nxjerrë një mori librash që kanë nevojë për një restaurim profesional, e që pastaj do jenë krenaria e tij në bibliotekën ngjyrë qershie sa dy faqe muri. “E kam pasur hera herës nevojën që të mbaj shënime, për një mendim të artikuluar bukur, për një frazë që më ka magjepsur. Por kam preferuar mos t’i bëj në libër, krijova skeda të vogla ku shënoja ide, mendime apo fraza, apo shkruaja reflektime të miat mbi diçka që mund ta kisha lexuar në një libër... Gjithsesi, parapëlqej që të mos bëj citime apo referime”. U kthehet hera herës atyre skedave, por më së shumti u rikthehet librave që ai i pëlqen mbi të tjerët. Ka shumë njerëz që adhurojnë librin, që pasi e lexojnë njëherë nuk e tradhtojnë më kurrë shijen e parë. Siç ka dhe shumë të tjerë që u kthehen e u rikthehen për të zbuluar gjithmonë diçka të re. Genc Ruli bën pjesë në këtë kategori. “Rileximi më ndodh fare natyrshëm, qoftë dhe nga nostalgjia. Mund të ndodhë që një libër të të ketë mbetur në kujtesë bashkë me moshën që e kë lexuar dhe ngjarjet që të kanë ndodhur në atë kohë, rileximi në këtë rast është nostalgji konkrete për atë moshë ose ngjarje. Nëse një libër ka pasur ndikim të veçantë, rileximi vjen si nevojë e të rikuptuarit të vetvetes, sepse nuk jemi më ata që kemi qenë dikur, ashtu si nesër s’do jemi më ata që jemi sot”. Rileximi pra për Rulin është një lloj shfletimi i vetvetes, një kthim në kapitujt e dikurshëm të jetës, një retrospektivë aspak e sforcuar. “Asnjë libër i ri nuk është aq joshës sa shija që të ka lënë dikur një libër”, thotë Ruli, i cili leximet i ndan në dy lloje: relaksues, kur preferon thjesht të kullotë sytë dhe të ngacmojë vëmendjen pa u lodhur e përqendruar, e në këto raste preferon rileximin; dhe i dyti, kur lexoj një libër të ri, për të cilin ndodh të kem dëgjuar komente nga më të ndryshmet e që i kushtoj më tepër përqendrim, duke pranuar të kapërcej edhe mbi lodhjen apo mërzinë”. Për shijen e rileximeve ai quan kohë të artë kohën e pushimeve, ndërkaq që nuk ka ndonjë nga ata libra që ta mbajë gjithmonë pranë, që të mund t’i rikthehet gjithmonë. “Nuk mendoj se kam ndonjë lidhje kaq fanatike me libra të veçantë, që t’i kem si ungjilli, por kam sigurisht libra të preferuar. Nuk ka ndonjë argument për këtë zgjedhje, thjesht janë ata libra që janë lexuar me dhjetëra herë”. Nuk ka arsye specifike pse pëlqen të rilexojë disa libra gjithmonë e gjithmonë, por ka disa arsye paksa më të vogla, gati-gati të imëta. Për shembull shquan ndër të tjera tregimet e O’Henrit, për befasinë e tyre, paradoksin e koincidencën, sepse edhe kur i rilexon befasohet në fund si t’i kishte lexuar për herë të parë. Po ashtu u kthehet hera herës monografive historike të Cvajgut, që për të ndonëse nuk janë libra mirëfilli historikë, kanë dozën e duhur të besnikërisë historike të pasuruar pastaj me një shije artistike të papërsëritshme. Dhe ndonëse nuk e quan veten lexues poezish, janë disa që hera herës kërkon t’i rilexojë, si Rubairat e Omar Khajamit dhe lirikat e Robert Bërnsit, me përkthimin e Lasgush Poradecit. Por edhe përkthimin që Noli i ka bërë Edgar Allen Poes... Pastaj... Më në fund Genc Ruli kujtohet për një preferencë: “Një herë në vit lexoj “Ushtari i mirë Shvejg”... Thjesht ngrihem, e

marr, e hap në një faqe dhe filloj e lexoj prej aty…”. Një “sekret” ky që nuk na e kishte thënë më parë, nëse do ta dinim, do bënim çmos, bashkë me ish-kolegët e mi, që ta shpërqendronim me historitë e Shvejgut, siç ndodhte ta bënim ndonjëherë me iPadin, që gjithmonë e më shumë ia shihnim në dorë dy vitet e fundit. Mos elektronika do arrijë t’ia bëjë më pak të dashur bibliotekën e tij të re? “Nuk ka gjasa të ndodhë, magjia e librit në letër është e paarritshme, është si katekizmi për besimtarin e thellë”, thotë mjaft i bindur, teksa tregon që në fakt, ato që quhen lexime elektronike ai i bën në Amazon Kindle, por vetëm gjatë udhëtimeve. “Elektronika thjesht të lehtëson, ta bën më të lehtë të gjesh një libër, mund ta shkarkosh shumë shpejt nga interneti, apo të krijon mundësinë që të marrësh me vete një bibliotekë të tërë pa pasur nevojë të rëndosh valixhen e udhëtimit. Prandaj dhe unë e përdor vetëm në udhëtime, leximin komod e konceptoj vetëm në shtëpi. Për mua libri, në formën e vet klasike nuk do ta humbë kurrë vlerën”. Pra biblioteka që sapo ka bërë do vijojë të jetë krenaria e tij, që do t’ua rrëfejë miqve vetëm në fund, pasi t’u ketë bërë miniguidën në shtëpi. “Por në shtëpinë time tashmë ka dy biblioteka, kjo që shihni, e trashëguar nga prindërit dhe e pasuruar nga unë, dhe ajo e vajzës sime Korës”. Për momentin nuk mund ta vizitojmë, Kora prej pak muajsh studion në Oxford dhe Ruli tregon shumë i kënaqur se leximi më i këndshëm për momentin janë bërë esetë e të bijës, që i vijnë rregullisht... Ndoshta do kemi mundësi ta shohim pas disa javësh, kur ajo të kthehet për pushime. Sepse ky është një tjetër argument i dashur për të cilin mund të flasësh me Genc Rulin. Ata që kanë punuar pranë tij, e dinë mirë.

“E kam pasur hera herës nevojën që të mbaj shënime, për një mendim të artikuluar bukur, për një frazë që më ka magjepsur. Por kam preferuar mos t’i bëj në libër, krijova skeda të vogla ku shënoja ide, mendime apo fraza, apo shkruaja reflektime të miat mbi diçka që mund ta kisha lexuar në një libër... Gjithsesi, parapëlqej që të mos bëj citime apo referime”.

69

IDENTITETI I DYFISHTË NË BAL

GREK APO SHQIPTAR: NGJASHMËRIA E PADURUESHME E TJETRIT Gazmend Kapllani Këto 10 vitet e fundit, jam përpjekur dhe kam pasur si qëllim të bëhem një rrëfyes i mirë. Megjithatë, po e filloj këtë kumtesë me një poezi në gjuhën greke. Në këtë mënyrë ju mund të shihni vetë se si tingëllojnë në buzët e mia shqiptare fjalët greke: «Δεν θέλω τίποτε άλλο παρά να μιλήσω απλά// να μου δοθεί τούτη η χάρη… Κι είναι καιρός να πούμε τα λιγοστά μας λόγια// γιατί η ψυχή μας αύριο κάνει πανιά». E di që çka thashë nuk ka kuptim për ju, prandaj po e shqipëroj: «Nuk dua kurrfarë gjëje tjetër, përveçse të flas thjesht/ le të më jepet kjo dhunti/ ka ardhur koha të themi ato pak fjalë/ sepse nesër shpirtrat tanë tutje do të lundrojnë...» - Kjo është poemë e një poeti grek, të quajtur Jorgos Seferis. Të flasësh me fjalë të thjeshta për një çështje të ndërlikuar, identitetin e dyfishtë, sidomos në Ballkan, nuk është gjë e lehtë. Fillova të pyesja seriozisht veten për identitetin e identiteteve të mija kur u gjeta përballë pyetjes “ndihesh Shqiptar apo Grek?”. U përballa me këtë pyetje kur fillova të fitoja njëfarë njohjeje publike në Greqi, 70

njëfarë pranimi publik si shkrimtar dhe gazetar. Të them të vërtetën, ishte një pyetje që nuk më kishte kaluar nga mendja më parë. Gjendja ime shpirtërore, përpara se të përfitoja njohje publike në Greqi, ishte shumë e afërt me atë të dikujt që ende është duke kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi. Edhe pse kalimi i vërtetë i kufirit kishte ndodhur nja 10 vite të shkuara dhe në atë kohë unë jetoja në Athinë- shumë kilometra larg kufijve. Bashkëbiseduesit që ma bënin këtë pyetje më shikonin si njëfarë paradoksi. Si dikush që ishte arratisur nga një hapësirë e paracaktuar. Për ta unë isha i vetmi emigrant që shkruante në gazetat më të mëdha greke. I vetmi emigrant që u bë shkrimtari më i shitur në një vend ku emigracioni, në debatin publik, trajtohej si një kërcënim i vazhdueshëm dhe pothuajse si një ‘aksident historik’. E dëgjoja këtë pyetje në greqisht, si edhe në shqip. Edhe kritikët e letërsisë, veçanërisht në Greqi, me disa përjashtime, e kishin të vështirë të më etiketonin në sensin e identitetit kombëtar. Dhe, siç e kuptova, ata e kishin shumë qejf etiketimin...

LLKAN OSE “TOKA E ASKUJT”

71

...Romanet dhe artikujt e mi i shkruaja në një gjuhë që nuk ishte gjuha e nënës. I shkruaja në gjuhën zyrtare të vendit ku jetoja, Greqisë. Kur libri im u përkthye në disa gjuhë europiane, pyetja ‘je grek apo shqiptar?’ u shndërrua në dilemë. Si duhet të kategorizohesha? Isha një shkrimtar grek me origjinë Shqiptare, apo një shkrimtar Shqiptar që shkruan në greqisht? Ndoshta zgjidhja më e mirë në këtë rast do të ishte të etiketohesha si një shkrimtar greko-shqiptar apo shqiptaro-grek. Por një gjë e tillë ishte e pamundur për ata që vinin etiketat. Vura re se që ndonjëherë, njerëzit që më bënin këtë pyetje- ‘ndihesh grek apo shqiptar?’- ishin më shumë se kureshtarë: ata ishin në ankth. Ndonjëherë ata arrinin, me sukses, të ma përçonin edhe mua këtë ankth. Në fillim përgjigjesha: “mendoj se ndoshta jam edhe grek edhe shqiptar’. Vura re se shprehjet ‘mendoj’ dhe ‘ndoshta’ shkaktonin një farë turbullimi tek bashkëbiseduesit e mi. Fjalët ‘mendoj’ dhe ‘ndoshta’ janë në kundërshtim me fjalët ‘besim’ dhe «konvertim».

Fillova të pyes veten: ‘Mos vallë po qëndron me të vërtetë në “Tokën e Askujt”? Në shkollat e mesme, sidomos, ku ftohesha për të diskutuar librat e mi me nxënësit, pohimi ‘Jam grek dhe shqiptar’ provokonte njëfarë pështjellimi mendor e ndonjëherë edhe emocional. Së pari te studentët me ‘gjak të  pastër’ grek. Dhe mandej edhe tek fëmijët e emigrantëve. E kuptoja se ajo çka po thosha unë nuk përputhej me rrëfimet për identitetin kombëtar që ata mësonin në shkollë. Për më shumë, pikërisht gjatë këtyre vizitave nëpër shkolla unë fillova të dëgjoja, shpesh e më shpesh, një pyetje të re, që në fillim më gjeti të papërgatitur: ‘je më shumë grek apo shqiptar?’ apo ‘ndihesh më shumë grek apo shqiptar?’ Pas një reagimi tim fillestar prej të sikletosuri, e gjeta, më në fund, një përgjigje konstante: ‘varet nga personi që ma bën këtë pyetje. Nëse ai është një nacionalist dhe racist grek atëherë unë jam më shumë shqiptar, dhe e anasjellta’. Vura re se, pavarësisht kësaj, studentët kurrë nuk kënaqeshin plotësisht me përgjigjet e mia. Në sytë e tyre unë isha si një njeri që qëndronte në “Tokën e Askujt”. Me kalimin e kohës jam mësuar me atë lloj shikimi ndaj meje. Një shikim që, për sa i takon identitetit, më vendos në “Tokën e Askujt”. Na pëlqen apo jo shikimet e të tjerëve përcaktojnë edhe mënyrën se si ne shohim veten tonë. Kështu që, dikur, fillova të pyes veten: ‘Mos vallë po qëndron me të vërtetë në “Tokën e Askujt”? Kur dikush fiton njohje publike në një vend ‘të huaj’, kryen një kalim vendimtar: nga pozicioni i ‘të jashtmit’ (outsider) në atë të ‘të brendshmit’ (insider). Megjithëse kufijtë mes këtyre dy pozitave janë të papërcaktuar mirë dhe ndryshoj-

72

në gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, në rastin tim, sa më shumë njohje publike fitoja dhe sa më shumë ‘i brendshëm’ bëhesha nga aspekti social, në çështjen e identitetit po e gjeja veten gjithnjë e më shumë në “Tokë e Askujt”. Ndjeja se ndonjëherë kishte një hendek midis meje dhe audiencës sime, që më bënte të ndihesha jo edhe aq mirë. Kaq shumë, saqë në njëfarë pike fillova ta mendoja seriozisht ta lija Greqinë për një vend të tretë, por vetëm me një kusht: në vendin e ri ku do të emigroja nuk do të kishte as Grekë as Shqiptarë. Një ditë qëndrova para hartës së botës, duke kërkuar këtë vend të tretë. Më duhet të pranoj se nuk gjeta asnjë vend që më pëlqente, ku të mos kishte as Grekë, as Shqiptarë. Duke parë hartën dhe duke kuptuar se Grekët dhe Shqiptarët janë gjithandej, fillova të pyes veten: pse këta popuj që udhëtojnë kaq shumë dhe kanë një diasporë të madhe, dhe mbi të gjitha, popuj që jetojnë në Mesdhe, prej shekujsh nën perandori multikombëtare, turbullohen nga ideja e identitetit të përzier? Edhe unë isha pjesë e kësaj bote që po vija në pyetje dhe dyshim. Pra, hetimi i saj ishte edhe një proces vetënjohjeje. U dhashë një përgjigje teorike, por të pjesshme, pyetjeve të mia gjatë hulumtimeve për doktoraturën. Tema ishte: Imazhet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në shtypin grek dhe imazhet e Greqisë dhe grekëve në shtypin shqiptar. Në të vërtetë, për mua hulumtimi nuk ishte vetëm një proces pjekurie akademike dhe vetënjohje, por gjithashtu edhe një proces mazokizmi par excellece - për shkak të mbizotërimit të imazheve negative dhe stigmatizuese në të dy anët. Për sa i përket çështjes së identitetit, u mundova të analizoja rrëfimet mbi identitetin kombëtar në të dyja anët e kufirit. Rrëfimet mbi imigracionin, në veçanti, m’u dukën shumë interesante. Gjatë gjysmës së fundit të shekullit 19të dhe gjysmës së parë të shekullit 20të, teksa mundoheshin të formonin shtet-kombet e tyre të reja, Grekët dhe Shqiptarët emigronin në mënyrë masive drejt vendeve të industrializuara, sidomos drejt SHBA-ve.  Bostoni, për shembull, ishte një qytet ku gjatë fillimit të shekullit 20të jetonin shumë emigrantë Grekë dhe Shqiptarë. Në të dyja rastet, emigracioni në  rrëfimet mediatike nuk përshkruhej si një mundësi apo si një zgjedhje e lirë por si një mallkim. Përshkrimet dhe perceptimet e “emigrantëve të mirë” më interesonin në veçanti. Një ndjenjë e fortë viktimizimi përshkruante rrëfimet mbi emigracionin. “Emigranti i mirë” përshkruhej si dikush që mbetej gjithmonë i lidhur me rrënjët e tij kombëtare. Nga kjo pikëpamje, ai qëndron i pandryshueshëm dhe nuk ndikohet nga kontaktet me kulturën e vendit të huaj ku ka emigruar. Në këto histori, ku, midis radhëve mund të dallosh frikën e vazhdueshme për asimilim, “qëllimi madhor” i një “emigranti të mirë” ishte të kthehej në vatrën kombëtare, te Itaka e tij. Modeli më epik i këtij përmallimi për t’u rikthyer ishte padyshim eposi i Uliksit. Ndërkohë, në këto rrëfime identiteti kombëtar, përshkruhej kryesisht me terma gjaku dhe projektohej si një ‘bërthamë e paepur dhe e  patretshme’. Virtyti i madh i një emigranti, në luftën e tij kundra harresës dhe humbjes, ishte ta mbante këtë ‘bërthamë’ të pastër nga ndikimet e jashtme: sa më të

pastër të ishte e mundur. Ndërsa përparoja me hulumtimet e mia, kuptova se këto përshkrime të emigrantëve dhe emigracionit ishin projektime dhe zgjatime të rrëfimeve kryesore kombëtare të zhvilluara në atdhe. Rrëfime që mund të përmblidhen në një frazë: “Grek/ Shqiptar lindesh, nuk bëhesh.” Një perceptim që jo vetëm e redukton dhe e bazon identitetin kombëtar mbi elementin ‘gjak’, por në të njëjtën kohë, përjashton çfarëdolloj ndërmjetësimi dhe kontrate politike. Në këto terma, kombi perceptohet si një klan i mbyllur, anëtarët e së cilit i bashkon ekskluzivisht gjaku. Kombi modern nuk perceptohet si një bashkësi politike e përbërë nga qytetarët në bazë të një kontrate sociale, që bazohet në të drejta dhe përgjegjësi të përbashkëta. Qytetari, në këtë rast, identifikohet dhe pështjellohet me anëtarët e ‘klanit’ para-modern. Shumë afër ngjizjes së ‘fisit’ në shqip dhe ‘genos’ në greqisht- i cili në këtë rast kombëtarizohet dhe modernizohet. Është e qartë se dikush që është mësuar ta shikojë identitetin kombëtar në këto terma do t’i shohë ata që deklarohen si ‘hibride kulturore’ si bujtës të dyshimtë, të çuditshëm dhe ngacmues. ë rastin tim, unë jo vetëm po e deklaroja veten si një ‘hibrid kulturor’ por edhe si një ‘hibrid kulturor’ ballkanik. Dhe vura re se vetëdeklarimi si një hibrid kulturor ballkanik konsiderohej një humbje e skajshme e ekuilibrit identitar. Deklarimi i bashkëjetesës të dy identiteteve ballkanike brenda të njëjtit person konsiderohej diçka jo natyrale, diçka anormale. Gjatë hulumtimeve në shtypin Grek dhe Shqiptar më ra në sy ambiguiteti kundrejt Tjetrit ballkanik. Nga njëra anë ekzistonte prirja për të revendikuar të njëjtat rajone gjeografike, të njëjtat tradita kulturore, të njëjtët heronj kombëtarë. Nga ana tjetër, sidomos në shtypin grek, në tekstet që analizova, kishte një tendencë për të mbytur dhe fshehur çdo lloj ngjashmërie historike apo kulturore midis Grekëve dhe Shqiptarëve. Do të thosha se ngjashmëria mes Grekëve dhe Shqiptarëve shkaktonte ankth, i cili si reagim shkaktonte përsiatje dhe argumente për të imponuar jo vetëm një skemë antagonizmi mes këtyre dy identiteteve, por imponimin e dallimit/ndryshimit absolut mes identiteti Grek dhe atij Shqiptar. Personalisht, një nga privilegjet kryesore mendore e të jetuarit mes dy identiteteve ballkanike ishte që pata mundësinë të kuptoj atë çka unë quaj ‘sindroma ballkanase’. Mundohem ta shpjegoj këtë me anë të idesë frojdiane të ‘narcizizmit të dallimeve të vogla’. Sipas kësaj teorie urrejtja, frika dhe përbuzja jonë shpesh drejtohen kah njerëz që na ngjajnë, ndërsa krenaria jonë është e lidhur me shenjat e vogla që na dallojnë nga ata. Bazuar mbi këtë perceptim, në librin tim të dytë “Emri im është Europë”, protagonisti hedh idenë e «Ngjashmërisë së padurueshme të Tjetrit». Thënë me fjalë të tjera, ‘përplasjet e qytetërimeve’ në Ballkan shkaktohen jo nga fakti qe Tjetri është i ndryshëm nga vetja por kryesisht ngaqë na ngjan shumë dhe në mënyrë të padurueshme. Nëse më kërkohet të përshkruaj apo analizoj kuptimin e kësaj, atëherë do të të jap këtë përshkrim të shkurtër: ‘ngjashmëria e padurueshme e Tjetrit’ është një lloj mekanizmi psikologjik, i cili shkakton një farë ambigiteti ndaj Tjetrit etnik.

N

Aktivizohet atëherë kur Tjetri nuk është ‘Tjetri i përsosur’, por prania e tij provokon ankthin e jo-dallimit. Aktivizohet kur duhet të vërtetosh ndryshimin tënd absolut nga dikush me të cilin ti ndan kujtime të përbashkëta të së kaluarës dhe rrugë kulturore të përbashkëta. Prandaj, mendoj unë, koncepti i një identiteti të dyfishtë në Ballkan tingëllon kaq i parehatshëm: provokon kujtimet e një bashkëjetese dhe këmbimi në kuadër të Perandorive para-kombëtare, ku kombësitë, klanet, etnitë, gjuhët, ritualet dhe besimet ekzistonin, përplaseshin, bashkë-ekzistonin dhe jepnin e merrnin mes tyre për shekuj të tërë. Kryesisht, sepse koncepti ‘identitet i dyfishtë’ vë në dyshim thelbin e rrëfimeve moderne në Ballkan - sipas të cilave, dikush ose lind grek, ose lind shqiptar; pra duke përjashtuar apo duke fshehur procedurat ndërtuese politike për sa i përket identitetit kombëtar në erën moderne të shtetit-komb. Nuk ka dyshim që për gjithçka të sipërpërmendur, mund të gjejmë shpjegime në histori. Një nga këta është fakti që në përpjekjet e tyre për të ndërtuar identitete kombëtare të qëndrueshme dhe homogjene, rrëfimet e promovuara në shtetkombet e reja ballkanike, që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, përjashtojnë, apo në rastin më të keq demonizojnë çfarëdolloj elementi të një bashkekzistence dhe përzierje të mëparshme.  Këto procedura, për të cilat fola më pare, nuk janë unike. Këto lloj rrëfimesh mund t’i gjesh në pjesë të tjera të Europës apo te kombe në kontinente të tjerë. Kur unë flas për procedurat politike dhe rrëfimet që formuan kombet moderne ballkanike, duhet të theksoj se ata kurrë nuk janë të njëzëshëm apo të mbyllur hermetikisht. Ato gjithmonë lënë vend për interpretime, kontradikta dhe përjashtime më të gjëra. Në çdo rast, është e rëndësishme të mbahet gjithmonë parasysh perspektiva historike, për të hetuar momentet kyç kur mbizotëruan treguesit e ‘komunitetit kombëtar të mbyllur, homogjen dhe të pastër’. Një moment i tillë kyç në rastin e Greqisë janë vitet pas 1922it, pra fundi i ‘Megali Ideas’ sipas të cilit, destinacioni ‘fizik’ i shtetit kombëtar moderno-europian grek do të ishte trashëgimtari i Perandorisë Bizantine (i famës dhe tokave). ‘Megali Idea’ dështoi pas tragjedisë në Azinë e Vogël dhe u pasua me këmbimin e popullsisë (ortodoksët u detyruan të linin Turqinë për Greqinë dhe myslimanët Greqinë për Turqinë). Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mbizotërimin e rrëfimeve zyrtare për një ‘komunitet kombëtar të pastër dhe homogjen’. Një tjetër moment kyç është lufta civile greke dhe pasojat e saj: mënyra se si shteti grek e formoi dhe  përdori ‘ithagenia-n’ - që është ekuivalentja e natyralizimit dhe shtetësisë, që nënkupton se dikush i përket “genos-it” grek, pra një komunitet biologjik i bazuar në lidhjet e gjakut dhe të fesë- si një armë kundër atyre që kishte deklaruar si armiq, shpesh duke u privuar atyre shtetësinë. Një tjetër moment kyç, edhe më i freskët, ka ta bëjë me prezencën e emigrantëve në Greqi- që sfidon rrëfimet për një “komunitet nacional të mbyllur, homogjen e të pastër”. ë të njëjtën kohë, në rastin e Shqipërisë, përhapja e narracioneve kombëtare mbi identitetin shqiptar të bazuar mbi gjak, tokë e gjuhë, sipas meje, ka të bëjë me përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për të kapërcyer ndarjen fetare

N

73

në mënyrë që t’i jepej formë identitetit modern kombëtar shqiptar. Shumë interesant është fakti që narracionet për një “komunitet nacional të mbyllur, homogjen e të pastër” në Shqipëri u fabrikuan sidomos gjatë komunizmit-paralelisht me një diskutim për internacionalizmin e klasës punëtore. Cilido qoftë rasti, narracionet mbi identitetin kombëtar të përqendruar në fjalinë “grek/shqiptar lind nuk bëhesh” janë të mishëruara në kodin kushtetues të shtetësisë të të dyja vendeve- në të dyja rastet shtetësia bazohet në ”jus sanguinis” (‘të drejtën e gjakut’) ndërsa “jus solis” (‘e drejta e territorit’) është parashikuar vetëm për raste të veçanta. Është shumë interesante të shohësh se si, në kushtet e reja të krijuara nga globalizimi, këto rrëfime, në versionin e tyre zyrtar apo jozyrtar, përsëri sfidohen, rishfaqen, rezistojnë, ndryshojnë apo u adaptohen realiteteve të reja. Në këtë pikë ndjej nevojën të sqaroj se nuk po propozoj si model eksperiencën time personale dhe zgjedhjen time mbi identitetet. E pranoj se identiteti i dyfishtë nuk është fati i çdo qenie njerëzore dhe për më tepër nuk është e lehtë të jetosh për një kohë të gjatë midis dy identiteteve antagoniste; nuk është fare qejf të jetosh në “Tokën e Askujt”. Ndonjëherë duket si një lojë ekstreme. Ndonjëherë ndihesh sikur harxhon shumë kohë duke luftuar me mullinjtë e erës. Ajo çka unë po përpiqem të bëj është të ofroj një histori dhe perspektivë individuale, si edhe një rrëfim personal dhe individual. uhet ta pranoj që jam shumë i lidhur me rrëfimet personale . Ndoshta prej faktit që u rrita në Shqipëri, nën totalitarizëm, ku personalja dhe individualja përçmoheshin dhe mbyteshin. Në një rrëfim totalitar nuk ka vend për një zë personal dhe individual. Ti je thjesht fragment i një mase të njëtrajtshme dhe homogjene. Ajo çka thua, zgjedh dhe mendon është përzgjedhur nga të tjerët. Ti duhet të jetosh jetët e të tjerëve, duhet të tregosh historitë e të tjerëve, në të kundërt do të përjashtohesh, shtypesh dhe shkatërrohesh. Individi që mundohet të marrë përgjegjësi për zgjedhjet dhe jetën e tij është ankthi jo vetëm i totalitarizmit por i çfarëdolloj pushteti autoritar dhe çdo lloj rrëfimi që e projekton vetveten si “të paprekshëm”, “të pasfidueshëm” dhe “të shenjtë”. Me erdhi fjala tek “narracioni i shenjtë” qëndrimi im kundrejt identitetit tim të dyfishtë ballkanik i përngjan përshkrimit të filozofit gjerman Odo Marquard “Nëse- duke ekzaminuar një tekst të shenjtë- dy interpretues kontradiktorë deklarojnë: Unë kam plotësisht të drejtë, mënyra ime e perceptimit të këtij teksti është e vetmja e vërtetë, dhe për rrjedhojë, e vetmja rrugë shpëtimi-kjo do të sjellë vetëm konflikt. Por nëse ata bien dakord që teksti mund të kuptohet në një mënyrë ndryshe, dhe në një tjetër mënyrë e kështu me radhë, atëherë ata do t’i japin mundësi negocimit, dhe ai që negocion nuk kryen vrasje”. Duke ekzistuar midis dy vendeve ballkanike kam marrë një superdozë Ballkanizmi. Duke ekzistuar midis këtyre dy identiteteve ballkanike antagoniste, shpesh kam ndier këta dy interpretues, këto dy pikëpamje, dhe zëra të ekzistojnë, bile edhe të përplasen brenda meje. Ishte shushurima e tyre

D

74

konstante, antagonizmi i tyre, rrëfimet e tyre konfliktuale, lojërat e tyre mizore për pushtet, që më ndihmuan të zhvilloja një sens të fortë individualizmi dhe një zgjedhje individuale.  Individualiteti si një zgjedhje etike, si një qëndrim intelektual dhe etje për hulumtim dhe njohuri, por gjithashtu edhe si një mbrojtje dhe “dalje rreziku” gjatë rrugëtimit tim në “Tokën e Askujt”, ku perceptimi i “të tjerëve të njohur” më kishte vendosur. Në të njëjtën kohë, këta zëra antagonistë zhvilluan tek unë një “përkthyes” të tretë, një dimension të tretë, i cili nuk ekzistonte më parë: identitetin tim ballkanik që është i përbërë nga një shumicë zërash. ur them se duke jetuar ndërmjet dy identiteteve ballkanike unë ndiej gjithmonë e më shumë se i përkas një identiteti ballkanik, duhet gjithashtu të them se është shumë e vështirë të përcaktoj me saktësi se çfarë do të thotë “identitet ballkanik”. Është i vështirë për t’u përkufizuar, sepse një gjë e tillë nuk është e pranuar apo e institucionalizuar. Si një rrëfim politik ju mund ta gjeni në ligjëratat e intelektualëve, të lindur aty apo të huaj, të cilët i referohen rajonit. Mund ta gjeni nocionin “identitet ballkanik” edhe në rrëfimet letrare, nga shkrimtarë dhe eseistë të ndryshëm. Dhe pastaj në rrëfenjat e udhëtarëve, sidomos në shekullin 19të dhe çerekun e parë të shekullit 20të, shumica e të cilëve vinin nga Europa Veriore dhe Perëndimore, që e përshkruanin Ballkanin si streha e fundit e romantizmit ose si “Tjetri e brendshëm” i Europës; njëfarë ure midis Lindjes dhe Perëndimit, midis para-modernizmit dhe Modernizmit, midis Islamizmit dhe Krishtërimit. Rrëfimet mbizotëruese aktuale që lidhen me “identitetin ballkanik”, me sa kam dijeni, gjithashtu nënkuptojnë diçka ndryshe nga ajo që dua të them. Disa prej tyre n��nkuptojnë njëfarë identiteti ballkanik të përbashkët të bazuar në kohët Bizantine apo Otomane. Të tjerë nënkuptojnë një identitet ballkanik të bazuar mbi një fe të përbashkët apo mbi tolerancën midis besimeve të ndryshme. Dhe disa rrëfenja, të cilat u formuan gjatë luftës civile në Jugosllavi, e përdorin termin në një mënyrë fyese, duke e barazuar “identitetin ballkanik” me prapambetje dhe egërshani. Me trazirat e fundit ekonomike në Greqi, termi “Ballkan” gjithashtu përdoret në një mënyrë fyese, duke u përpjekur të jetë një parim shpjegues për atë çka po ndodh. Le të themi se unë e kuptoj  “identitet tim ballkanik” të vetëpërfytyruar më shumë në termat e të sotmes se sa të së djeshmes; në termat e së tashmes më shumë se sa në termat e së kaluarës. Imja nuk është një përqasje esencialiste kulturore ku Ballkani është diçka krejt ndryshe nga pjesa tjetër e Europës. Do e përkufizoja më shumë si një vetëdije për rrugëtimet kulturore dhe jetesën e përbashkët, si edhe procedura të përbashkëta për sa i përket ndërtimit të identiteteve moderne dhe shtet-kombeve që lindën në këtë pjesë Europiane të Perandorisë Otomane të quajtur, dhe të përkufizuar si “Ballkan”. Materiali bazë për identitetin tim ballkanik është vetëdija për historikun e termit Ballkan- se si simulakra (shenjëzimi) i tij lindi dhe u farkëtua nga dhe në narracionet e Europës Perëndimore. Është më në fund, të paktën për mua, një kër-

K

kim i elementëve kozmopolitë që u margjinalizuan, mohuan apo shtypën në historitë kryesore zyrtare e shtetërore të kombeve ballkanike. Nëse në jetën time nuk do të kisha pasur rastësinë apo zgjedhjen e quajtur emigrim, ndoshta sot nuk do të isha këtu duke folur për identitetin tim ballkanik dhe identitetet në përgjithësi. Kalova kufirin nga një vend ballkanik që i përkiste Lindjes komuniste për në një tjetër vend ballkanik që i përkiste Perëndimit liberal. Takimi midis këtyre dy botëve paralele dhe të ndara europiane për mua ndodhi në versionin ballkanik, në kufirin greko-shqiptar. Greqia ishte vendi fqinj ballkanik për të cilin unë nuk dija gati asgjë. Përveç narrativës që kisha mësuar në orën e historisë në Shqipërinë komuniste, sipas së cilës, shqiptarët ishin po aq të vjetër sa edhe grekët, dhe se në kohët antike grekët ishin të mrekullueshëm ndërsa në kohët moderne ata kishin një oreks djallëzor për të gllabëruar tokat shqiptare. Në imagjinatën time Greqia nuk identifikohej plotësisht me Perëndimin dhe dëshira ime ishte të vazhdoja rrugëtimin tim drejt vendeve që identifikoheshin më shumë me Perëndimin; drejt vendeve gjuhët e të cilave unë i kisha përvetësuar gjatë izolimit tim të plotë në Shqipëri. Plani im fillestar ishte të qëndroja në Greqi vetëm 20 ditë. I kam bërë tashmë 20 vite. Qëllimi im sot nuk është të flas për emigracionin, sepse shumë kam folur për të në librat e mi. Në epilogun e librit tim të parë shkruaj se pavarësisht faktit se vetë jam emigrant, ëndërroj për një botë pa emigrantë. Mos me keqkuptoni. Më pëlqen të udhëtoj. Thjesht preferoj që njerëzit të udhëtojnë në kuptimin e plotë të fjalës. Të udhëtojnë me dinjitet. Nuk dua që njerëzit të udhëtojnë ashtu siç Grekët ishin të detyruar të udhëtonin njëherë e një kohë dhe siç shumë Shqiptarë janë të detyruar të udhëtojnë sot. Megjithatë, dua të them se falë emigracionit dhe kushteve me të cilat lidhet, unë zhvillova jo vetëm një identitet të dyfishtë, por gjithashtu edhe një farë vizioni të dyfishtë: atë të “të brendshmit” dhe të “të jashtmit” në të njëjtën kohë. Nga kjo pikëpamje, jam mësuar me të qenët një “i brendshëm-i jashtëm” apo një “i jashtëm-i brendshëm”, në varësi të rrethanave. Ky është një pozicion shumë i privilegjuar por edhe tejet i pakëndshëm në të njëjtën kohë. Nëse mund ta përshkruaj në terma narrativë, do të thosha se vizioni i dyfishtë të jep aftësinë të shohësh veten me sytë e të tjerëve dhe të evitosh identifikimin absolut me çdo lloj narracioni, të njëanshëm dhe të paracaktuar. Më duhet ta pranoj se shpesh personi që zhvillon dhe identifikohet me një narracion absolut, zakonisht e gjen vetveten në një pozicion më të rehatshëm se unë. Ajo që unë e quaj “vizion i dyfishtë” me ka ndihmuar jashtë mase me të shkruarin. Unë shkruaj libra në një gjuhë që nuk është gjuha e nënës. Nuk e kisha imagjinuar kështu. Nuk e kisha imagjinuar që një gjuhë, prej së cilës deri në moshën 24-vjeçare nuk dija asnjë fjalë, do të kthehej në një mjet jetese për mua dhe mbi të gjitha do të bëhej mjeti me të cilin do joshja të tjerët, shumica e të cilëve më shihnin mua si një të huaj apo furacak. Në librin tim “Emri im është Europë”, protagonisti bën një rrëfim në lidhje me gjuhën: “Po pra, ishte atëherë kur unë rashë në dashuri me gjuhën greke dhe e zotërova atë. Zotërova gjuhën e njerëzve, shumë prej të cilëve përbuznin origjinën dhe gjuhën

time. Në anën tjetër, mendoj se kjo është arsyeja që marrëdhënia ime me gjuhën greke u bë kaq speciale... Gjuha më dha një mundësi të vija nën kontroll, të joshja, të bëja për vete brenda një mjedisi refuzimi. Marrëdhënia ime me gjuhën e juaj u bë speciale sepse më ofroi mundësinë të evoluoja nga një “kokë turku” dhe “i padëshirueshëm” në një bashkëbisedues dhe rrëfyes. Unë doja të dëgjohesha. Doja të tregoja historitë, e mia si edhe të të tjerëve”. Të shkruash në gjuhën e nënës apo në një gjuhë tjetër, kërkon një “gjueti” të vazhdueshme gjuhe dhe pamjesh përfytyrimi dhe kureshtjeje; Të përmbysësh të parashikueshmen, të shtosh mundësitë e ngjarjeve; të krijosh identitete prej hiçit, të përballësh me durim qëndrimin përtacak të narcizizmit tënd, dhe të sabotosh “NE-të” dhe “Neve-të” e njëzëshëm në narracione njëjës të “unë”, “ti”, “ai” dhe “ajo”. Nga kjo pikëpamje, të shkruarit kërkon një vizion të dyfishtë dhe një shumicë zërash. Letërsia dhe krijimtaria artistike janë e kundërta e një tregimi të paracaktuar. Duke i hedhur një sy asaj çka kam thënë deri më tani, e pranoj se jam endur nëpër rrugë dhe eksperienca të përziera: totalitarizëm, Ballkani, kufijtë Greko-Shqiptarë, Europa, Perëndimi, imagjinata, gjuha e nënës dhe e thjeshtrës, letërsia dhe imagji-

Unë shkruaj libra në një gjuhë që nuk është gjuha e nënës. Nuk e kisha imagjinuar kështu nata. Në fund të fundit, a nuk e ndërtojmë ne identitetin dhe identitetet tona individuale dhe kolektive mbi një bashkëveprim të vazhdueshëm me këta elementë të përzier, duke përzgjedhur, refuzuar, shtypur apo projektuar aspektet e tyre sipas vlerave tona morale, shqetësimeve dhe rrethanave ekzistenciale? Nëse unë do të përshkruaja identitetin, nuk do t’a krahasoja atë me një kolazh elementesh të përzier, por me një prizëm i cili përthyen dritën në reflektime dhe ngjyra të ndryshme. Jam i vetëdijshëm se duke folur për identitetet nuk është se kam thënë ndonjë gjë shumë origjinale. Statusi qendror që ka sot ky koncept ndodh edhe falë faktit se identiteti si një koncept ka pushuari së qeni i vetëkuptueshëm. Kur po shkruaja për identitetin tim të dyfishtë, mendja më shkoi te një libër që kisha lexuar se fundmi, të shkruar nga Jean Amery, një shkrimtar gjermanisht-folës, emri origjinal i të cilit ishte Hans Maier. Jean Amery, ish-Hans Maier, jetoi gjysmën e parë të jetës së tij në Gjermani. Ai ishte hebre dhe u përball me përndjekjen dhe vdekjen në kampet naziste të zhdukjes. Vjen një pikë në librin e tij, ku ai pyet veten (lexuesit më shumë) se nëse ne, si qënie njerëzore, kemi nevojë për një atdhe? Sepse dikush, shkruan ai, nuk mund të jetë, ose nuk mund të jetë vetëm çka ai arrin të realizojë vetë. Më pas, ai përshkruan se si atdheu i tij, Gjermania, u bë armiqësor ndaj tij për shkak të origjinës dhe besimit.

75

Gjuha në të cilën ai shkroi dhe ëndërroi u transformua në gjuhën e anktheve të tij. Amery i referohet një shkrimtari bashkëkohor, Alfred Mombert, i cili vdiq në kampet e përqendrimit të jug të Francës. Amery kujton se si Mombert, përpara se të vdiste, u shkroi një letër miqve të tij, dhe midis të tjerash përdori frazën “ne shkrimtarët gjermanë”. “Një shkrimtar gjerman nuk është dikush që vetëm shkruan në gjermanisht, - thotë Amery, - por dikush që shkruan gjithashtu për ata që lexojnë dhe kuptojnë gjermanisht... Por nuk kishte asnjë dorë gjermane që ta mbronte Mombert-in, i cili shkruante në gjermanisht, nga nazistët. Kjo “dorë e munguar” e përjashtoi atë nga të qenit një shkrimtar gjerman”, përfundon ai. Është një përshkrim shumë i egër. Ajo që më preku është imazhi i një dorë që mungonte në një moment të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë më bëri të ndihesha shumë me fat që në udhëtimin tim mes dy vendeve kam takuar shumë duar, -greke dhe shqiptare- që jo vetëm më mbrojtën kur kisha nevojë, por gjithashtu më ofruan kurajë, admirim, miqësi dhe dashuri. Pa këto duar ky do të ishte një tekst shumë ndryshe. E fillova këtë diskutim me një tekst në greqisht. Dua ta mbyll me disa vargje në shqip. Ishte dikur një kohë kur unë shkruaja edhe poezi, në shqip. Më pas, me sa duket, jeta ime u bë shumë prozaike, kështu që tani shkruaj vetëm proza. Kam zgjedhur një poemë nga ato vite poetike. Dua ta lexoj në shqip-që ju ta shihni vetë se si fjalët shqipe rrëshqasin në buzët e mia të adoptuara greke.   Pas çdo melodie / fshihet një heshtje / që kërkon mëshirë / mbi pragun e ndërrimit / të stinëve / mbi pragun e shkëmbimit / të territ dhe dritës / kur një vajzë e brishtë / inauguron / lojën e pamëshirshme të shqisave dhe / gishtave / kur secili jep llogari para fatit të vet / lypsar dhe mbret, se / e dashur / arti më i vështirë / është / të dish / të jesh i lirë / mandej vijnë të tjerat / çatitë dhe qelitë / kufomat dhe pajtimet / kangurët dhe guackat / ora e mirë dhe ora e ligë, oratorët / dhe kjo muzikë / me shtatë shpirtra / si macet...

76

77

konteksti sovjetik dhe huazimi shqiptar Albert Nikolla është një prej atyre pak autorëve shqiptarë që bën rrugëtimin e kundërt: botohet jashtë dhe më pas në vendin e vet. Libri i tij studimor L’uomo nuovo albanese-tra morale comunista e crisi della transizione është botuar në Itali nga Bonanno Editore dhe është në proces përkthimi e do të sillet së afërmi edhe për publikun shqiptar. Nikolla, një emër i njohur në shtypin e shkruar të Tiranës, ka marrë si case study ‘Njeriun e ri’, një huazim sovjetik të zbatuar edhe në Shqipëri, eksperiment që është pjesërisht përgjegjës për shtrembërimet psiko-sociale të shqiptarit dhe Shqipërisë së sotme.

78

79

Albert P. Nikolla / Fotot: Petrit Kumi Duhet theksuar që në fillim se koncepti i “njeriut të ri” shqiptar është huazuar nga komunizmi sovjetik. Ndonëse i huazuar, ky koncept fiton veçori sui generis që kanë pak lidhje me reflektimin filozofik marksist mbi këtë argument. Vizioni marksist mbi “njeriun e ri” bazohet kryesisht në çështjen e eliminimit të “ndarjes së punës”, që sipas Marksit përbën motivin kryesor të “tjetërsimit” dhe të stresit për punëtorët në sistemin kapitalist. Kjo “ndarje e punës”, sipas tyre, e skllavëronte njeriun dhe për rrjedhojë, në sistemin socialist duhet të synojmë të kemi një “njeri të ri” të lirë nga skllavëria e “ndarjes së punës”. Skllavërimi kishte të bënte me një realitet të dyfishtë: nga njëra anë punëtori ishte një krah pune nën sundimin e pronarit të ndërmarrjes dhe subjekt i përfitimit të mbivlerës, nga ana tjetër skllavërimi vinte edhe nga mjetet e prodhimit që ai përdorte, pasi ai kufizohej vetëm në përdorimin e një makine, ndrydhej krejtësisht dhe ishte i paaftë për të kryer një punë tjetër. Përballë këtij punëtori të robëruar të sistemit kapitalist, duhet krijuar një “njeri i ri” krejtësisht i zhvilluar dhe “politeknik” që nuk ka vetëm një, por shumë profesione, që nuk është skllav i një makine në fabrikë, por që di shumë gjëra të tjera e madje ka edhe përmasë shpirtërore që kultivohet vazhdimisht. Ja si e përshkruan studiuesi italian B. Spirito “njeriun e ri” në këtë perspektivë: “Gjithë problemi i eliminimit të ndarjes së parcelizuar të punës dhe reduktimit të nevojave në një minimum jetik përbën atë çka është parësore për të kuptuar figurën e njeriut të ri, i cili është një individ krejtësisht i zhvilluar, veçoritë e të cilit mund t’i përshkruajmë në këtë formë: ai është një punëtor, i cili në ndryshim nga figura e vjetër e punëtorit të parcelizuar (fragmentar) që është ingranazh i thjeshtë i një procedure prodhimi industrial, ushtron në mënyrë të këmbyeshme funksione të shumta në mjaft degë të prodhimit nëpërmjet zhvillimit të lirë të aftësive të veta”. Pra, “njeriu i ri” do të jetë një lloj politekniku, që di të bëjë shumë punë njëherësh në bashkërendim me kolektivin komunist dhe sidomos në ambientin industrial të punës. Kujtojmë në këtë kontekst rëndësinë që i jepte Partia klasës punëtore si ndërtuese e socializmit dhe “syri kritik” ndaj kooperativistëve që ishin të lidhur akoma me pronën private. Në ecurinë e reflektimin të Marksit, Engëlsit dhe disa mendimtarëve të tjerë marksistë, çelësi i interpretimit të figurë së njeriut të ri është teknik dhe vetëm rrjedhoja e mëvonshme mund të ketë efekte sociale mbi të. Nuk shohim pra elementë moralë tek figura e njeriut të ri në fillesat e reflektimit marksist. Aq e vërtetë është kjo gjë, saqë disa autorë të tjerë flasin, për më tepër, për një eliminim të “çështjes morale” në doktrinën marksiste. Lenini, në artikullin e tij “Përmbajtja ekonomike e Narodnizmit dhe kritika e tij në librin e Z. Struve” në vitin 1894 shkruante: “Pra, nuk mund të mos e konsiderojmë të drejtë pohimin e Zombari-it që «në doktrinën marksiste, që nga fillimi deri

80

në fund nuk gjejmë asnjë thërrmijë etike»: për sa i përket pjesës teorike, «pikëpamjen etike» marksizmi ia nënshtron «principit të shkakësisë», ndërkohë, për sa i përket pjesës praktike, ia nënshtron luftës së klasave”. Duket qartë një mënyre e re e interpretimit të etikës marksiste nga Lenini. Interpretimi filozofik i etikës reduktohet vetëm në nivelin antropologjik të mënyrës së sjelljes dhe edukimit të vazhdueshëm të njerëzve të rinj, në mënyrë që të bëhen të mirë. Kjo mënyrë e të parit të gjërave nuk ka lidhje të fortë me vizionin marksist të etikës të shprehur nga Marksi dhe Engëlsi. Nën këtë frymë arsyetimi lind koncepti i “njeriut të ri” në kontekstin e socializmit sovjetik. Njeriu i ri është një model moral që duhet të ndiqet nga të gjithë, pasi të gjithë, pa përjashtim dhet të bëhen “njerëz të rinj”. Ata që nuk bëhen, i nënshtrohen ashpërsisë së luftës së klasave. Siç e thamë në fillim, socializmi shqiptar e huazon konceptin e njeriut të ri nga ai sovjetik. Kjo del në pah edhe në revistën Rruga e Partisë, numrat e së cilës janë analizuar që të gjithë që nga viti 1953 deri në vitin 1989. Në të njëjtën mënyrë, si autorët sovjetikë, edhe autorët shqiptarë e shikojnë krijimin e njeriut të ri si procedurë morale. Por, duke analizuar numrat e mëtejshëm të revistës, njeriu i ri shqiptar fillon e merr veçori tipike shqiptare që e bëjnë atë një figurë të mirëpërcaktuar e që dallon nga modeli klasik komunist. Numri i parë i revistës Rruga e Partisë ka dalë në vitin 1953, ndërkohë që për herë të parë flitet për “njeriun e ri” një vit më vonë dhe vazhdimisht në vitet e tjera në çdo numër të saj. Nuk ka reflektim ku të mos dalë direkt apo indirekt kjo figurë kaq e rëndësishme për ndërtimin e socializmit. Përkufizimin e figurës së “njeriut të ri” nuk e japin autorët shqiptarë. Përkufizimi merret nga një autor sovjetik, Igor Kon, në numrin 8 të revistës të vitit 1954: “Duke u nisur nga superioriteti i sistemit socialist dhe nga kujdesi i vazhdueshëm i Partisë për edukimin komunist të punonjësve të vendit tonë, është rritur njeriu i ri, i cili është bartës i vlerave të larta politike e morale, ndërtues i komunizmit dhe është pakrahasimisht më i denjë se çdo përfaqësues i botës së vjetër. Ai është një njeri, interesat personale të të cilit janë të lidhura pazgjidhshmërisht me interesat e popullit, ai është gati të luftojë deri në vetëmohim për kauzën e Komunizmit. Ai është një njeri, qëndrimi i të cilit për jetën është përherë krijues, ai nuk mund ta mendojë jetën pa punë, është një humanist i cili, duke ngritur lart flamurin e dinjitetit njerëzor dhe është gati për të sakrifikuar vetveten në luftë për lumturinë e njerëzimit. Borgjezia që është duke vdekur ka frikë nga ai dhe e urren, vetë ekzistenca e tij është mohimi i regjimit kapitalist. Ideologët e borgjezisë janë të gatshëm të shpifin në çdo mënyrë kundër tij”. Ky është përkufizimi më i plotë në panoramën ndërkombëtare komuniste dhe jo më kot autorët shqiptarë e konsid-

81

Autorët shqiptarë ndjekin këtë model sovjetik stalinist sepse partia në pushtet ka pikërisht këtë linjë aleance me BS dhe nga ana tjetër ajo është e bindur të ndjekë rrugën ideologjike staliniste.

erojnë atë si pikë fillimi të analizave të mëtejshme në farkëtimin e njeriut të ri shqiptar. Duke analizuar artikullin e studiuesit sovjetik, bie në sy fakti që qysh në fillim ai flet për suksese të jashtëzakonshëm të njeriut të ri duke folur për fabrika e për uzina, por asnjëherë (sic!) nuk jep referenca se në cilin vend kanë ndodhur këto suksese të mëdha. Manipulimi, siç do ta shohim edhe në kapitujt e tjerë, e shoqëron përherë farkëtimin e figurës së njeriut të ri. Një tjetër element interesant që del nga ky artikull qëndron në faktin se ai pohon se njeriu i i ri është krijuar përfundimisht në Bashkimin Sovjetik. Ndërkohë që në revistën Rruga e Partisë” duket se ka një përpjekje të vazhdueshme për krijimin e kësaj figure dhe hera herës ka konfuzion dhe pohohet nga disa autorë se akoma nuk është krijuar, nga autorë të tjerë pohohet se është krijuar dhe duhet ta ruajmë nga “infeksionet e mbeturinave të së kaluarës”. Në Bashkimin Sovjetik, formimit të njeriut të ri i jepej një rëndësi e jashtëzakonshme. Në vitin 1970, L. Brezhnjev, kryetar i Partisë Komuniste të BS pohonte: “ ... në raportin e paraqitur në Kongresin XXII të Partisë në vitin 1970, që njeriu sovjetik përbën rezultatin më kuptimplotë të gjashtëdhjetë viteve të fundit”. Me termin “njeri sovjetik” kuptohet “njeriu i ri” dhe të dy termat në literaturën mbi këtë argument janë të barazvlefshëm. Megjithëse Brezhnjev flet për gjashtëdhjetë vitet e fundit duke iu referuar krijimit të kësaj figure, termin “njeri i ri” në kontekstin rus e gjemë para vendosjes së komunizmit. Atë e gjejmë shtjelluar në romanin Ç’të bëjmë të autorit rus Çernishevskij. Lenini, pasi kishte lexuar këtë roman ishte shprehur se kishte ngelur tërësisht i impresionuar. Megjithëse si term është përdorur akoma më herët nga një grupim politik misterioz para revolucionit i quajtur “Komiteti Qendror Revolucionar”. Përballë kësaj panorame sovjetike, autorët shqiptarë fillojnë e përpunojnë një ide shqiptare për formimin e njeriut të ri. Në fillim ata kopjojnë autorët sovjetikë. Ja si shprehet autori H. Beqja në revistën n° 3 të vitit 1955: “Fryma e kolektivitetit dhe solidaritetit është një cilësi e rëndësishme morale e njeriut të ri, e cila shprehet në nënshtrimin e interesave personale të individit ndaj interesave të përbashkëta të shoqërisë, të klasës, në gatishmërinë dhe aftësinë për t’ia nënshtruar vullnetin e individit, vullnetit të kolektivit”.

82

Shihet krejt qartë që Beqja kopjon Igor Kon në artikullin e vitit 1953 që kemi cituar më sipër dhe nuk e përmend fare atë. Ai e paraqet këtë shprehje si reflektim të tij. Po i njëjti autor, Beqja, bën edhe qartësimin metodologjik se fushata e formimit të njeriut të ri përfshin si komunistët ashtu edhe kuadrot pa parti. Është interesant termi “pa parti” pasi presupozohet se një person që nuk është anëtar partie është si një jetim. Në fakt në shumicën dërmuese të literaturës shqipe mbi këtë argument nuk gjejmë thuajse askund shprehjen “nuk është anëtar”, por “është i pa parti”. Autorët shqiptarë ndjekin këtë model sovjetik stalinist sepse partia në pushtet ka pikërisht këtë linjë aleance me BS dhe nga ana tjetër ajo është e bindur të ndjekë rrugën ideologjike staliniste. Në realitetin shqiptar del në pah edhe një element tjetër. Komunistët janë njerëzit e rinj më të preferuar të partisë, ata janë bijtë e saj. Nga ana tjetër, për pranimet në parti, pra për t’i shndërruar në njeri të ri të preferuar, dallohet një element interesant: partia a preferencë për njerëzit me origjinë sociale të varfër. Janë thuajse të përjashtuar ata që kanë qenë të pasur dhe intelektualët shihen me mjaft dyshim. Mjaft konfuz paraqitet problemi se kush e ka për detyrë të formojë njeriun e ri. Ideologët e Partisë pohojnë se kjo është detyrë e të gjithë kuadrove të partisë, e të gjitha organizatave të masave. Pra të gjithë edukojnë njëri – tjetrin! E. Hoxha paraqet edhe kontekstin e përgjithshëm ku duhet formuar njeriu i ri, duke lënë të qartë të kuptohet se çdo gjë është në funksion të këtij qëllimi: “Krahas shkollës, librit, veprës artistike etj., e tërë jeta, edhe prodhimi, edhe mënyra e jetesës edhe e sjelljes, edhe krijimi i ambienteve në uzinë, në shkollë, ose në fshat, edhe mënyra se si ne i ndërtojmë dhe rregullojmë qytetet dhe fshatrat tona, arkitektura dhe urbanistika jonë, mirëmbajtja e rrugëve, edhe mënyra se si i shërbehet popullit, të gjitha, çdo gjë tek ne duhet t’i shërbejë formimit kulturor të njeriut të ri”. Atmosfera e përshkruar nga diktatori nuk lë hapësirë për zgjedhje tjetër, gjithçka që ekziston brenda kufijve të Shqipërisë është në funksion të njeriut të ri. *Materiali, siç është dorëzuar nga autori, ka qenë i shoqëruar me footnotes. Ato janë hequr nga redaksia për arsye teknike.

83

Jeni të lutur t’i merrni seriozisht këto këshilla leximi dhe t’i zbatoni ato, pa frikë, edhe në kushtet e shtëpisë! MAPO, duke qenë se ky është numri i fundit i vitit 2011, i cili përkon edhe me Krishtlindjen, ju sugjeron gjithashtu ta përdorni këtë 12-she pelegrine të Zogajt edhe si udhërrëfyes për dhuratat që shoqërojnë kremtimin e kësaj feste.

“Mosmarrëveshja”

“Del hija”

“Ylli i largët”

Ismail Kadare Botues: “Onufri”

Filip Roth Botues: “Skanderbeg books”

Roberto Bolano Botues: “Toena”

Ka qenë e pritshme që autori i novelave që pahitën me ndriçim arbëror kujtesën, karmën dhe ndërgjegjen e lexuesve të tij në periudhën e komunizmit, si për shembull “Ura me tre harqe” apo “Kush e solli Doruntinën”, të përballej në qetësinë e lavdisë dhe famës me temën madhore të kornizës shpirtërore të shqiptarëve. Libri “Mosmarrëveshja-mbi raportet e Shqipërisë me vetveten” është sprova e parë. Në të vërtetë , një eksplorim si ky, i mbështetur në dije të gjera por gjithnjë të pamjaftueshme, nuk mund të mos jetë letrar. Të vërtetat artistike përfaqësojnë, siç pranohet nga shumica e filozofëve, shkallën me të lartë të së vërtetës. Pra, sprova letrare është qasja e duhur për të sjellë një tablo sa më gjerë të raportit të Shqipërisë me vetveten, apo , më saktë, për të ndërtuar figurën sa materiale aq edhe himerike të Mosmarrëveshjes, si shprehje e ngërçit kombëtar.

Një takim i vonuar, (po më mirë vonë se kurrë), ky i lexuesve shqiptarë me shkrimtarin e madh amerikan Filip Roth, shtatëdhjetë e shtatë vjeçar, romancier i klasit të parë, nga më të vlerësuarit në ShBA, nga më të përkthyerit në botë, fitues i çmimeve më të larta në vendin e tij, pretendent i përhershëm këto dhjetë vitet e fundit për marrjen e çmimit “Nobel”. “Del hija” është një meditim i ri për bukurinë dhe kohën. Personazhi kryesor i romanit, që është vetë shkrimtari, magjepset nga bukuria e Xhenit. Bisedat e imagjinuara me të, që janë hedhur në libër si ndërkapituj, janë një model i idhujtarisë, veneracionit dhe vuajtjeve që provokon bukuria. “Del hija” vjen edhe si një monument imponues i letërsisë në një periudhë krize, kur duket se njerëzit e leximit-shkrimit janë të mbaruar, janë fantazma, janë dëshmitarë të fundit të epokës letrare.

Është një roman i shkurtër, por i ngjeshur, i shkruar “nga larg” prej dikujt që mendon se Kili e ka harruar. Sekreti i këtij libri qëndron te seleksionimi i rreptë i gjithë një lënde që mund të zinte tre-katër-fishin e faqeve, te mungesa e magjisë dhe tendencës, te një lloj lodhjeje stilistike, që sikur kërkon të spikasë historia dhe jo kallëzimi i saj, te një mjeshtëri e veçantë në harmonizimin e reales me imagjinaren. Në këtë pikë të fundit, jo më kot Bolano është konsideruar shkrimtari që ka “pajtuar “ në veprën e vet Borhesin dhe Kortasarin- dy stile dhe dy vizione të ndryshme. “Ylli i largët” mund të mos jetë libri më i mirë i Bolanos. Por lajmi për lexuesit shqiptarë mendoj se është “debutimi” në shqip i këtij shkrimtari, i këtij romantiku zemërak dhe të rrahur, për të cilin flitet shumë në ditët tona. Ekzigjent, profesionist, i ditur, i kulturuar, kryengritës, por jo mohues, Bolano iu përkushtua deri në fund letërsisë.

84

LIBRAT E ZOGAJT “Kryeveprat”

“Lartësitë e stuhishme”

““Muzeu i pafajësisë”

Dino Buzati Botues: “Ombra GVG”

Emily Bronte Botues: “Dudaj”

Orhan Pamuk Botues: “Skanderbeg books”

“Kryeveprat” e shkrimtarit të madh italian Dino Buzati janë përmbledhur e botuar në një libër të vetëm me rreth njëmijë faqe nga “Ombra GVG” me kontributin e Ministrisë së Jashtme të Italisë. Të gjitha këto proza, disa prej tyre të njohura edhe më parë nga publiku shqiptar, risjellin në pranëvënien dhe lidhjen e tyre portretin e një shkrimtari modern, të lindur dhe të kultivuar, konservator dhe popullor, neokafkian dhe origjinal, skrupuloz dhe kërkues, mjeshtër i fjalës dhe rrëfimit, qëmtues i shfaqjeve të shumëllojshme të absurdit, vrojtues i paradokseve të imta të jetës ,një autor realist nga një pikëpamje, që arrin t’i përballë njerëzit me temat e vetmisë dhe ankthit ekzistencial, por edhe ëndërrues nga ana tjetër, një nga të paktët në Itali, siç ka vënë në dukje kritika në vendin e tij, që promovoi kanonet e literaturës fantastike dhe të realizmit magjik.

“Lartësitë e stuhishme” është një libër që të mban peshë me situatat intriguese. Vlera e veçantë e këtij libri qëndron te stili i të shkruarit. Në pikëpamje të stilit, ky është një roman tipik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i shkruar me përkushtim të madh dhe me kërkesa shumë të larta për fjalën dhe tekstin. Shpeshherë teksti duket si qëndismë. Në penën e autores fjalët kombinohen me lehtësi për të dhënë gjendje, sentenca dhe situata psikologjike nga më të ndërlikuarat, si dhe për të portretizuar me art lëvizjen e mendimeve dhe ndjenjave në fytyrën e personazheve. Të duket se autorja sheh me sy me të qartë se sytë e zakonshëm, se ka një lente zmadhuese për të dalluar thellësi, kombinime dhe hollësi që ne nuk i shohim. “Duket se ajo i mbush pamjet delikate të tejdukshme me një fllad të atillë jete, sa ato e kapërcejnë realitetin”, ka shkruar për stilin e Emily-së shkrimtarja tjetër e famshme angleze Virgjinia Volf.

“Muzeu i pafajësisë” është një romancë dashurie; është një libër për një histori sublime, të sëmurë dhe tragjike; ndoshta për një histori të vërtetë dashurie, nëse pranojmë se kriteri i vërtetësisë së kësaj ndjenje është përfundimi në palumturi, për të mos thënë fundi i keq në raport klishetë për jetën e gëzuar e të lumtur. Dashuria që anulon gjithçka tjetër, dashuria që sundon me rregullat e saj kundër shumë rregullave të tjera të botës, dashuria që krijon një botë më vete të shënuar nga një spikamë hyjnore, që në vështrimin e zakoneve të përditshme duket si sëmundje apo çmenduri, sado që thellë-thellë të gjithë njerëzit e pranojnë bekim-mallkimin e saj- kjo është me pak fjalë e përbashkëta e “Muzeu i pafajësisë” me romanet e të njëjtit motiv për dashurinë. Duket ta themi ndërkohë se “Muzeu i pafajësisë” megjithë karakterin e fortë psikologjik, nuk kufizohet të jetë një vizitë, një guidë apo një investigim në enigmat e ndjenjës.

85

“Zgjerimi i fushës së luftës”

“Libri iluzioneve”

““Historia e bukurisë”

Michel Houellebecq Botues: “Skanderbeg books”

Paul Auster Botues: IDK

Umberto Eco Botues: “Dituria”

Kriza e identitetit të njeriut në një botë që duket e rregulluar. Vështirësitë për t’ia dalë me lehtësinë, një paradoks në dukje, por një dramë e thellë në fakt, që shfaqet veçanërisht në mungesën e miqve dhe në raportin me seksin. Ky është romani “Zgjerimi i fushës së luftës”, një sërë anekdotash ku qëllimi i autorit nuk është të na marrë mendtë me shënime të holla psikologjike dhe as të korrë duartrokitje me finesën dhe humorin e tij. Përkundrazi, jeta është një mbingarkesë, shkrimtari vjen për të thjeshtuar, për të shkatërruar fije e për pe një tufë hollësish. Marrëdhëniet njerëzore kthehen dalëngadalë në të pamundshme. Dhe pak nga pak, nënvizon ai, “shfaqet fytyra e vdekjes me tërë shkëlqimin e saj. Mijëvjeçari i tretë po hyn për së mbari”. “Zgjerimi i fushës së luftës” lexohet si një vajtim dhe thirrje ngjitëse për të artikuluar e nxjerrë jashtë gjithsekush hidhësinë e tij të brendshme, bashkëkohore.

“Libri i iluzioneve”, në thelb, është një roman për trajtat e të ashtuquajturit makth makbethian në shekullin e dritave. Figura e makthit makbethian ka hyrë në letërsi dhe në psikologji për të përshkruar pasojat e vrasjes në ndërgjegjen e vrasësit, dyluftimin e tij të vazhdueshëm me fantazmën e viktimës, jermin e tij, rrënimin e tij shpirtëror dhe mendor. Përveç kësaj, “Libri i iluzioneve” është njëkohësisht një rrëfim për gjëra që përvoja njerëzore i konsideron të rrëfyeshme pas vdekjes. Është një formë klasifikimi, por edhe një raport efemer, si në përralla, me disa fenomene sa fizike aq edhe fluide që bashkudhëtojnë me njeriun dhe njerëzimin. Gjuha është e gatshme t’i shprehë dhe t’i përcjellë live, por etika dhe liria jo. Gjatë shtjellimit të subjektit, jo rastësisht Paul Auster referon fragmente nga libri me kujtime i Shatobrianit “Kujtime nga bota e përtejme”.

Prej shekujsh është diskutuar e debatuar shumë për vetë përcaktimin e konceptit të bukurisë. Libri i Umberto Eco-s është një enciklopedi e larmisë së mendimeve që kanë sjellë në këtë diskutim të pambaruar filozofët, teologët , estetët dhe vetë artistët e mëdhenj të të gjitha kohërave. Përbri tekstit të tij, autori ka vendosur pjesë të zgjedhura dhe postulate lapidare mbi temën e bukurisë nga Platoni, Pitagora, Thoma Akuini, Edmond Berk, Emanul Kanti e shumë filozofë e artistë të tjerë të njohur. “Historia e bukurisë” është një histori e rrallë, e shkruar nga një penë e jashtëzakonshme, që zotëron si pakkush dhuntinë për ta sjellë dijen në nivelin e lexuesit , pa e poshtëruar. Ajnshtajni thoshte për fizikën se sfida e shkencës është thjeshtësia. Umberto Eco e ka bërë këtë në fushën e tij, duke shkruar një libër enciklopedik dhe shumë tërheqës; një libër për bukurinë që nuk mund të mos jetë vetë shumë i bukur.

86

LIBRAT E ZOGAJT

“Tjetri si unë”

“Majkëlli im”

“Pylli norvegjez”

Jose Saramag Botues: “Dudaj”

Amos Oz Botues: “Skanderbeg books”

Haruki Myrakami Botues: “Skanderbeg boks”

Forca e prozës së Jose Saramagos në ketë libër qëndron te zhbirimi plot inteligjencë në nënshtresat e natyrës njerëzore dhe njëherësh te tensioni dramatik i zhvillimit të subjektit, ku nuk mungojnë zigzaget e forta dhe të papriturat. Në disa episode ai na tregon se vetëm dashuria arrin t’i dalloje dy njerëz identikë. Nuk është e drejtë t’ia heqim lexuesit shijen e përjetimit të kësaj drame, duke treguar hollësira. Kjo do të ishte edhe mungesë respekti për shijen, që ka nevojë të zbulojë dhe jo thjesht të informohet. Por lexuesi duhet ta dijë se po merr në dorë një roman të mrekullueshëm, letërsi e mirëfilltë, e denjë për emrin, që nga kompozimi i lëndës , te finesa dhe thellësia e fjalës. Është një roman tipik i Saramagos, i ndërtuar me ngjarje të pazakonshme, kontraverse, sureale, apo edhe të pamundura, zhvillimi i të cilave i jep mundësi shkrimtarit të shpalosë format e shumta të mendimit dhe sjelljes njerëzore.

“Majkëlli im” është një nga romanet e tij të hershëm, ndër më të bukurit e të veçantët, sipas studiuesve të veprës së Amos Ozit. Është një roman relativisht i gjatë apo relativisht i shkurtër - merreni si të doni- me rreth treqind faqe, pa një subjekt të mirëfilltë në kuptimin klasik të fjalës. Një roman i ndërtuar si një koleksion kujtimesh, që rrjedhin nëpër parandjenja të çuditshme, nganjëherë ogurzeza, por që nuk përfundojnë keq, siç i shkon mendja lexuesit. Ndoshta është pikërisht kjo lloj teknike, pra shtyrja ndjesore e episodeve buzë humnerës apo tragjedisë, që, duke u bashkuar me stilin e kulluar të të shkruarit, bëjnë që ky roman të lexohet me endje, me një frymë, edhe pse në faqet e tij mungojnë elementeve e romanit thriller të aksionit, enigmave e tjerë. Romani të rrëmben me refleksionet e holla dhe veçanërisht me përshkrimet plot ndjenjë të qytetit të Jerusalemit, që vibron gjithandej nëpër fjali të mrekullueshme.

Romantizmi i një djali të dashuruar kalon i paprekur në labirintet e modës dhe zakoneve që ka krijuar revolucioni seksual, duke provuar epërsinë dhe sovranitetin e pandryshueshëm të dashurisë në piedestalin e ndjenjave njerëzore. Ky është një mesazh qendror, që përcillet përmes një guide të tërë të qasjes japoneze të kohës për seksin, për dashurinë, për martesën, për familjen, për hapjen, për traditën, për globalizmin e tjerë. Refleksionet mbi episodet apo mbi drejtimet që marrin ngjarjet harmonizohen natyrshëm me rrëfimin, duke i dhënë peshë dhe brendi të thellë intelektuale subjektit. Por duhet thënë se një prej sekreteve të këtij libri ka të bëjë me mjeshtërinë e portretizimit të personazheve, sidomos të femrave të bukura deri në kult, që vinë kurdoherë në imazhin e nimfave dhe krillave të gjalla; apo me mjeshtërinë e përshkrimit të situatave subtile, që janë tipike për letërsinë japoneze.

87

LIBRI I VITIT

“Lartësitë e stuhishme”, i Emili Bronte, i vetmi roman i shkruar në jetën e saj të shkurtër, një nga klasikët e letërsisë europiane është në krye të kolanës së librave më të mirë të këtij viti, e sjellë në shqip nga Amik Kasoruho

Dy gra në garë, Emily Brontë mund Helena Kadarenë Ky ishte viti i Librit, viti i një Panairi ku avantazhi i shitjeve në numra rekord ishte botimi i autorëve-politikanë. Një avantazh, që jo pak xhelozoi botues e shkrimtarë e që hapi një debat rreth vlerave të librit, rreth asaj që edhe sot mbetet një diskutim i hapur nëse librat më të shitur të ashtuquajtur best seller janë librat më me vlerë për t’ia sugjeruar lexuesit. Nëse për dikë në Panairin e këtij viti, libri pati vëmendjen dhe publicitetin që i duhej pikërisht për shkak të aleancës mes medias dhe botimeve, për një tjetër Panairi i humbi vlerat e vërteta për shkak të vëmendjes mediatike që iu dha botimeve të autorëve-politikanë. E në vorbullën e këtij debati ku libri artistik po kërkon rrugën për të shkuar sa më

88

afër lexuesit, në të njëjtën kohë me shkrimtarët politikanë, jo gjithmonë lexuesi priret ose orientohet saktë drejt një librit me vlera estetike, letrare apo stilistike. Nëse leximin e librave do ta shohim si një lloj bisedimi me autorët më të mirë të kohërave të kaluara (siç thotë Dekarti), atëherë misioni i Revistës MAPO për të sjellë në këtë numër të fundit të këtij viti 12 librat e 2011-ës sipas shijeve të: një përkthyesi, një kritiku letrar, një gazetari dhe një shkrimtari, u shndërrua rastësisht në misionin për të nxjerrë në pah dhe librin më të nominuar. “Lartësitë e stuhishme”, i Emili Bronte, i vetmi roman i shkruar në jetën e saj të shkurtër, një nga klasikët e letërsisë europiane është në krye të kolanës së librave më të mirë të këtij viti, e sjellë në shqip nga Amik Kasoruho.

AMIK KASORUHO PËRKTHYES

Elena Kadare Kohë e pamjaftueshme Është shkruar me gjuhë të pastër shqipe, rrjedhshëm, edhe pse voluminoz lexohet me ëndje, jo aq për kureshtjen që ngjall, sesa për sinqeritetin, kulturën dhe etikën në të shkruar Emili Brontè –Lartësitë e stuhishme Është letërsia që kishte munguar në Shqipëri, vlen për lexues të çdo kohe dhe gjuha e stili i autores janë shprehje shumë e veçantë e një prej më të bukurave histori dashurie. Ilir Konomi Faik Konica Në llojin e vet, libri është shkruar qartë, i plotësuar me dokumente, sqarime dhe mbush një boshllëk në studimin e figurës së Konicës dhe kohës në të cilën ai jetoi e punoi. Blendi Fevziu –Enver Hoxha- një biografi Ka objektivitet në shtjellimin dokumentar, ka larmi dokumentesh të zhveshura nga interpretimi personal, dhe nuk ka fjalë parazite që e dëmtojnë shkrimtarinë. Barack Obama – Ëndrra nga im atë Për letërsinë e mirë që ofron, për humanizmin që e përshkon, për të vërtetat që i paraqet me thjeshtësi dhe në mënyrë bindëse. Arshi Pipa - Skicë e një konceptimi mbi jetën plotësuar me Mbi-gjeniun 

Dëshmi e përkushtimit të autorit ndaj botës së ideve, shkruar me njohje të thellë të filozofisë, ky libër, për temat që trajton, do të thosha se është i pashoq në Shqipëri. Ai pasuron kulturën tonë me vizione të reja dhe të vlerta jo vetëm me idetë që parashtron, por edhe për mjeshtërinë e të shkruarit. Philip Rooth – Del Hija Stil tërheqës, autorin e mbaj si njohës të mirë të natyrës njerëzore. Simon Montefiore – Stalini: Në oborrin e Carit të kuq Është një libër që të ndihmon të njohësh një pjesë të historisë që, ose nuk e kemi njohur, ose e kemi njohur në mënyrë të njëanshme. Shkruar rrjedhshëm. Ayn Rand – Ne të gjallët Shkrim i ndjerë, i rrjedhshëm, ngjarje tronditëse që të lë mbresë jo vetëm për dramaticitetin e temës, por edhe me dinamikën e rrëfimit Robert Prifti – Shenjtori i dhunës Një nga të paktët libra artistikë që trajtojnë periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri, i shkruar me sinqeritet dhe me përkushtim. Do të thosha, një befasi për lexuesin dhe në të njëjtën kohë një kënaqësi.

89

LIBRI I VITIT

DHURATA SHEHRI KRITIKE

Helena Kadare- Kohë e pamjaftueshme Është libër i gjatë, i rëndë në pamje, por delikat dhe jo pompoz brenda tij. Është libri i pamjaftueshmërisë së të rrëfyerit, i rrëfimit të një jete, i një jete të rrëfyer, i një jete të ndërtuar përmes rrëfimit. Rrëfimi për autoren është peng dhe çlirim, mburojë dhe dorëzim, ankth e vizion. Kur e mbaron këtë libër, e vetmja pyetje që më bie në mendje është: Si mund të jetojë Helena Kadare tani, pasi e ka mbyllur këtë libër? Muhamet Ademi- Lirikat e fijes së barit Autori i vargjeve me shijen e papërsëritshme të së shkuarës ka ndërruar jetë pak vite më parë. Lirikat e tij që kanë të ngjashëm ndoshta vetëm “Buzë të ngrira në gaz” të Zef Zorbës, përmbushin atë pjesë të panoramës së letërsisë shqiptare që e dyshonim të humbur. Letërsia që u shkrua nën diktaturë, larg tam-tameve, e pashpresë për t’u botuar, mbijeton në mënyrë brilante në këtë libër që ka vetëm një qëllim, të mos jetë e dobishme, pra poezi e pastër. Bilal Xhaferri-Vepra Në letërsinë shqiptare është bërë zakon që libri më shumë të përflitet se të lexohet, kjo ndoshta edhe për shkak të anomalive që sistemi ynë letrar i ka pasur të shpeshta e të rënda. Botimi i pesë vëllimeve të veprave të Bilal Xhaferrit, përgatitur me seriozitet e dashuri nga studiuesi Bashkim Kuçuku, është së pari një ftesë për të lexuar një nga autorët e mirë e pothuaj të panjohur të letërsisë shqipe. Albania Periodikët që kanë ndikuar në shoqërinë shqiptare janë të pakët. Albania e Konicës (1897-1909) shkëlqen në këtë listë të shkurtër e zë kryet e vendit për nga pesha, cilësia e shkrimit, temat e trajtuara e personalitetet e kulturës e jetës shqiptare që shkruan në të. Tani janë në dorë të lexuesit tri vëllimet e para (1897-1899) të Albanisë, një botim fototipik luksoz, dhuratë e këndshme për bibliofilë (e jo vetëm). Paul Auster-Libri i iluzioneve Për herë të parë në shqip, një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore amerikane, i njohur dhe i vlerësuar në të gjithë botën. Përkthimi i tejdukshëm i Ines Ko-

90

nomit lë të ndërduken ngjyrat e një libri mes imazhit e historisë, mes letërsisë e kinemasë që është edhe epiqendër, edhe procedim narrative. Si pak libra ia kanë dalë ta bëjnë, ky libër arrin t’i ndjellë lexuesit emocionet për të shkuarën dhe ndërgjegjësimin për humbjen e saj të pakthyeshme. Ndoshta ky libër është thjeshtë një … iluzion Umberto Eco - Historia e Bukurisë Nëse keni menduar ndonjëherë se e bukura është një vërtetë e dhënë një herë e përgjithmonë, në librin e famshëm të pak viteve më parë të Umberto Eco-s përgjigja do të jetë shumësia, shumëllojshmëria e konceptimeve, e ndjesive, e shijeve për të bukurën. Kjo është historia e të bukurës fizike dhe hyjnore, as nuk është një histori arti, as një histori estetike, por historia e një kulture të tërë nga këndvështrimi ikonografik e filozofik- letrar. E gjitha vjen në shqipen e pashembullt të Shpëtim Çuçkës, përmes së cilës shpresojmë të na vijë po kaq bukur edhe libri pasardhës ”Historia e shëmtisë”. Umberto Eco - Varreza e Pragës Një nga ato raste gjithnjë e më të shpeshta në botimet shqiptare, kur vepra e botuar në origjinal ndahet me shumë pak kohë prej botimit në gjuhën shqipe. Ndonëse ka ndërruar përkthyes, botimi në shqip i “Varrezës së Pragës” ka shijen e romaneve të aventurës e të rebusit të shekullit XIX, mbushur plot efekte të reales e fantazi erudite, çka e kemi ndeshur edhe në paraardhësit në shqip “Emri i trëndafilit”, apo “Baudolino”. Një roman në nivelin e estetikës dhe studimeve të një prej figurave më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor. Orhan Pamuk-Muzeu i Pafajësisë E kam dashuruar fort “Muzeun e pafajësisë” për arsye të ndryshme, po rendis vetëm disa prej tyre: për stilin para së gjithash. Një prozë e pasur dhe harmonike, shpesh jashtëzakonisht e rafinuar, që di të përdorë të gjitha mundësitë që i jep gjuha. Ndonëse ndonjëherë duket sikur zgjatet në përshkrime kaq të hollësishme, autori i vë të gjitha në funksion të historisë, një histori dashurie në Stambollin e përjetshëm të Pamukut. Shpesh thuhet se përkthyesi përkthen qartësi-

MARK MARKU STUDIES

në e vet për librin, në këtë rast Drita Çitaku ka përkthyer dashurinë e vet për këtë libër. Rilke-Elegji Duine Bashkë me Sonetet e Orfeut, janë veprat më të famshme të njërit prej poetëve më të mëdhenj europianë të të gjitha kohërave. Janë dhjetë elegji, dhjetë poezi lirike që përbëjnë thelbin e botës poetike të Rilkes, që ka qendër “pamjen e Zotit e të sendeve”. Duke shkuar përtej kufijve të gjuhës, poezia bëhet ekstazë muzikore, që për fat të mirë vjen edhe në shqip në përkthimin mjeshtëror të Jonila Godoles. Letërsia shqipe ka fatin të ketë këtë poezi të përkthyer për herë të dytë. Emili Brontè –Lartësitë e stuhishme Ndonëse sot njihet si një nga romanet më të rëndësishëm të letërsisë angleze, për fat të keq, ky libër i përket asaj kategorie klasikësh që botimet shqiptare i njohin shumë vonë. Përkthimi i ëmbël i Amik Kasoruhos i jep lexuesit shqiptar këtë roman tashmë klasik. Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë, për të njohur një nga ikonat e letërsisë sentimentale. M.V.Ljosa- Festa e cjapit Në formë herë të suksesshme, herë jo, kryeveprat e letërsisë botërore kanë njohur shndërrimin në filma. Rasti i “Festës së cjapit” dhe “E vranë dhinë” është ai i suksesit të dy veprave, një libër dhe një film i jashtëzakonshëm. Në Shqipëri ka ardhur më parë filmi. Përkthimi i Bajram Karabollit, i dominuar për çmimin e përkthimit këtë vit sjell ankthin, revolucionin, vuajtjen, atmosferën rrëqethëse të një prej librave më të mirë, ndonëse ideologjikë të Ljosës. Les Murray-Poezi të zgjedhura E kanë mbiquajtur poetin e madh të qenies, të ekzistencës, e kanë krahasuar me Derek Walcott-in e Seamus Heaney-in. Vepra e tij i ka sjellë çmime të rëndësishme kombëtare në atdheun e vet Australinë, por edhe ndërkombëtare. Si të gjithë poetët e mëdhenj, edhe Murray kur përhumbet në realitetin e vet të veçantë, plot personazhe e situata që lexuesit europian i duken të largëta, ndërton në fakt një shumëllojshmëri imazhesh e vizionesh. Poetika e tij është ajo e imazheve të një poezie, për të cilën ka më rëndësi ajo që është dhe ajo që “do të thotë”.

Ismail Kadare-Mosmarrëveshja (Varianti i ripunuar). Një nga këndvështrimet më interesante dhe komplekse të shoqërisë shqiptare. Niveli i tekstit në lartësinë e përmbajtjes. Cesllav Millosh-Mbi udhëtimet në kohë. Gjenial në trajtimin e detajeve në dukje të parëndësishme. Një autor ku sinqeriteti shndërrohet në vlerë stili. R. M. Rilke-Elegjitë Duine Koncentrim liriko-filozofik për thelbin e jetës dhe vdekjes. I krahasueshëm për nga ndikimi në poezinë moderne me Kantot e E. Paundit, Varrezën detare të P. Valerisë apo me Tokën e shkretë të T. Eliotit. Aurel Plasari-Skëndërbeu/Një histori politike Një nga studimet më të plota për Skëndërbeun. Serioziteti shkencor dhe eleganca e stilit janë në ekuilibër të plotë. Francis Balle-Mediat dhe shoqëria Një nga librat më gjithpërfshirës të shkruar ndonjëherë për marrëdhëniet mes mediave dhe shoqërisë. Arshi Pipa-Politika e gjuhës në Shqipninë Socialiste (Fund 2010-fillim 2011) Një terapi e domosdoshme dhe e shëndetshme antikomuniste. Helena Kadare-Kohë e pamjaftueshme Dëshmi e rëndësishme për jetën kulturore në Shqipërinë Komuniste. Një libër i shkruar këndshëm. Perandoria e barit-Tomas Transtromer Ndjeshmëria e pazakontë poetike skandinave e një poeti të konsakruar edhe botërisht me çmimin Nobel. Blendi Fevziu-Enver Hoxha Një libër që hedh mjaft dritë mbi jetën e një prej diktatorëve më perversë të Lindjes. Samuel Hantigton-Vala e tretë Një libër që na ndihmon për të kuptuar më mirë atë pjesë të historisë që e kemi përjetuar edhe vetë. Kronikat e Tursun Pashait Një libër ku për shkak të ngjarjeve të tmerrshme që rrëfehen historia të duket si fiction. Filip Roth- Del hija Vetë rrëfimi.

91

LIBRI I VITIT

ELSA DEMO GAZETARE George Steiner- Në kështjellën e Mjekërkaltrit Kritiku brilant amerikan na hedh te një diskutim tronditës mbi kundër-kulturën dhe pasojat e saj shkallmuese. Nisur nga një pozicion i ri i qytetërimit europian në krye të shek. XX, Steiner e pohon dhe njëherësh e dyshon kulturën dhe traditën e Europës. Tekst me shkallë të lartë vështirësie, që i përgjigjet një përkthim i mirë i Bashkim Shehut. Idlir Azizi -Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur Një aktore e njohur e teatrit kërkon të kthehet në skenë. Për të realizuar rolin e fundit, ajo bashkëpunon me ish-kolegun e saj shumë më të ri. Në romanin e tij të katërt, Azizi krijon karaktere gati natyraliste, të cilat, ndërsa e shkartisin veten nëpër një përrua psikik, e deziluzionojnë njohjen tonë për mjedisin e sotëm shqiptar. Virginia Woolf - Njolla në mur Proza e shkurtër e Virginia Woolf në një përmbledhje me 23 tregime, ku lexuesi gjen përpjekjen autentike për të kuptuar natyrën njerëzore, atë femërore në veçanti, përpjekje që shkrimtarja angleze e bëri gjithë jetën me romanin dhe esenë, me mendimin filozofik, social dhe politik përgjatë tridhjetë viteve të para të shek. XX. Emili Brontè – Lartësitë e stuhishme Romani i Bronte-s, për herë të parë në shqip, një vepër e pashmangshme nga repertori i letërsisë botërore. Një histori që ka tërhequr vëmendjen e estetëve për natyrën e erosit dhe të forcave shkatërrimtare të dashurisë. Sepse është një libër për dashurinë dhe çmendurinë, i përkthyer nga Amik Kasoruho. Michel Foucault - Disiplinë dhe ndëshkim, Lindja e burgut Ky libër i historianit të filozofisë është një projekt që i shikon praktikat penale jo aq si pasojë e teorive juridike, sesa si një nga kapitujt e anatomisë politike. Foucault analizon ecurinë e shoqërive disiplinore në Perëndim në shek.XVIII deri në fillim të shek. XX, në epokën që shënon hyrjen e shpirtit në skenën e drejtësisë penale. Përkthyer nga njohës i mendimit të Foucault-it, Orgest Azizi. Rudian Zekthi-Poezi Nga më të talentuarit e brezit të poetëve të viteve nëntëdhjetë, të ashtuquajtur poetë të avangardës, prezantohet me veprën e plotë poetike. “Poezi” përmbledh krijime të shkruara nga dhjetori 1990 deri në janar 1992. Zekthi reshti së shkruari poezi, por letërsia mbetet interesi i tij kryesor tanimë si studiues dhe mësimdhënës në Universitetin e Elbasanit.

92

Vasil Makoçi-Petalet dhe idealet Libri i parë me poezi i Vasil Makoçit është libër pjekurie, ku mendimi më i vështirë puthitet me një teknikë vargu të sprovuar. Nga njeriu-situatë në rrugë, në shtëpi, në vaskën e gjakut ekzistencial, i ndërprerë herë pas here nga peizazhet e kujtesës, del një poezi me humor të zi dhe vaj të bardhë. Roberto Saviano- Eja me mua Kjo përmbledhje reportazhesh, portretesh, analizash, e Roberto Savianos nuk janë përshkrimi tronditës i Italisë së Gomorras por, po aq sa ai roman dokumentar ato kanë forcën e besueshmërisë së një njeriu, lufta morale e të cilit nuk është as e stinës, as e rastit. Për gazetarët, libri është një mënyrë leximi pa vokal i një shoqërie dhe politike të korruptuar. Slavenca Drakulic-Vizitë me ciceron në muzeun e komunizmit Shkrimtarja dhe intelektualja e angazhuar kroate, ka një mënyrë për të treguar si ideologjia përgjatë komunizmit e përpunoi njeriun deri në atë masë që prej rafinerive të kontrollit mbi dhe nën tokë, të vinte një ditë në tranzicion dhe specia ta shihte të shkuarën e saj si një peshk i kuq akuariumi. Tetë rrëfime nga ish-Lindja komuniste, pa përjashtuar Shqipërinë. Arshi Pipa- Skicë e një konceptimi mbi jetën plotësuar me Mbi-gjeniun Traktati filozofik që Arshi Pipa e shkroi më 1955, në Burgun e Burrelit, përveç vlerës së një vepre që botohet 50 vjet pas shkrimit, konsiderohet si përpjekja e parë për një sistem të plotë teoriko-filozofik në nivelin më të lartë të njohur deri më tani në mendimin filozofik shqiptar. Adam Michink- Në kërkim të sensit të humbur Gazetari polak Adam Michnik, me një seri artikujsh publicistikë për nga zhanri, por më tepër se kaq për nga metoda e kërkimit të së vërtetës që aplikon ai. Metodë që përcakton njëherësh stilin e tij, ndërmjet filozofisë kur kërkon rrënjët e problemit, dhe letërsisë, së cilës i referohet për ndihmë pa rezerva, për të marrë zemër e për të thithur shpresë. Camille Paglia - Personale seksuale. Arti dhe dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson Me librin Personale seksuale, autorja amerikane tregon se shkrirja e trupit të njeriut me mendjen është një problem i thellë që nuk e zgjidh dot seksi argëtues apo zgjerimi i të drejtave qytetare të grave. Prezantimi i parë me lexuesin shqiptar i kritikes sociale, Camille Paglia.

MEDIALAND

Emergjenca e së tashmes së tij politike kumbon më fort se çdo zë tjetër në libër. Edhe aty ku nis e flet me zë pak më personal e intim, gjë që e bën rrallë, e mbyt përsëri me altoparlantin e zërit të vet publik e mediatik, që e dëgjojmë përditë

BELINA BUDINI LIBRI SI EMERGJENCË POLITIKE E RAMËS Megjithëse libri është një formë tjetër komunikimi nga tribunat publike, Rama ruan të njëjtin ton dhe ligjërim publik kur flet për Sali Berishën, duke e pikturuar më të zi se djallin

Z

akonisht, librat me kujtime ose rrëfime, ata të natyrës autobiografike, nuk çmohen fort si forma komunikimi, pikërisht për raportin e tyre të dyshimtë me të vërtetën. Ato shpesh priren që ta bëjnë të shkuarën e personazhit kryesor më të bukur, më domethënëse, më të rëndësishme nga çfarë ka qenë në të vërtetë, duke u veshur qëllime e kuptime të reja bëmave e sjelljeve të vjetra, në funksion të një roli që është mbyllur në të shkuarën. Rasti i librit “Kurban” të Edi Ramës nuk është i tillë. Nuk kemi të bëjmë pra me një libër për të shkuarën, ide që e ka promovuar edhe vetë autori bashkë me mbështetësit e tij. Nuk na gabojnë. Edhe ato pak thërrime nga e shkuara si kryetar bashkie që përmban libri, përzihen me të tashmen emergjente të autorit politikan. Leximi si kujtime është kësisoj i pamundur. Më i mundshëm duket leximi si e tashme, sepse e tashmja shkon e përzihet në të gjitha ngjarjet, faktet e personazhet që autori nxjerr nga e shkuara e tij. Edhe kohët foljore janë më shpesh të së tashmes. Vlerësimet, përgjithësimet, reflektimet, portretizimet, kryhen të gjitha në të tashmen sipas optikës aktuale, pa

më të voglin preokupim nga ana e autorit për ndërfutjen e së tashmes në rrjedhën e një rrëfimi për të shkuarën. E tashmja është pikënisja dhe vendmbërritja e një libri që ngjan më tepër si një fletore shënimesh të mbajtura shpejt e shpejt, ku në një rend të prishur temash kalon sa tek Tirana, tek e gjithë Shqipëria, sa tek Bashkia, tek qeveria. Një rrëfim që përpiqet të rrokë gjithçka dhe nuk elaboron asgjë. Emergjenca e së tashmes së tij politike kumbon më fort se çdo zë tjetër në libër. Edhe aty ku nis e flet me zë pak më personal e intim, gjë që e bën rrallë, e mbyt përsëri me altoparlantin e zërit të vet publik e mediatik që e dëgjojmë përditë. Ndërsa, ngado në fletoren e tij të punës, shfaqet gati nënvetëdijshëm, si shkarravinat në fletoren e një nxënësi të shpërqendruar, i njëjti emër, i njëjti personazh i aktualitetit, ai i përndjekësit, ai që ia ka prishur të gjitha: në jetën prej kryetari bashkie, në jetën prej socialisti, në jetën personale e madje edhe rrëfimin duket se po ai ia ka prishur: Saliu, siç e thërret edhe në libër, njëlloj si në konferencat për shtyp. Megjithëse libri është një formë tjetër komunikimi nga tribunat publike, Rama ruan të njëjtin ton dhe ligjërim publik kur flet për Sali Berishën, duke e pikturuar më të zi se djallin dhe duke dalë i pabesueshëm në këtë version njëlloj si në ligjërimin e gabuar publik ndaj tij. Një përmbajtje e nxehtë, e denjë për fletush-

ka revolucionare, pa qetësinë dhe kthjelltësinë reflektive të një libri. Vështirë të gjesh ndonjë element surprizë apo të re në portretizimet që u bën Rama edhe personazheve të tjerë të mjedisit politik e mediatik në Shqipëri. Momentumi politik nuk ia lejon. Personazhet e tij dalin të vizatuar në përputhje të plotë me politikën e ditës, pa marrë mundimin të ndezë llambushkat e memories për t’i parë nën dritën e kohës kur i janë shfaqur. Ky vështrim me drita të shkurtra, sigurisht nuk mund të prodhojë asnjë surprizë në përmbajtje politike. Sepse, Rama politikan mund të jetë ende një estet që s’e ka për gjë të shkelë konvencionet e fjalisë, rregullat e pikësimit ose të ortografisë formale, por është një penë që tanimë i bën mirë llogaritë e veta politike përpara se të ngjyejë me bojë ngjarje dhe njerëz. Si i tillë, libri “Kurban” nuk i ka shpëtuar dot funksionalizmit politik në përmbajtjen e vet, pra për ato që thotë. I shkruar në funksion ose në shërbim të emergjencës së vet politike, pra nga pozita e politikanit që ezauron mundësitë e veta të fundit intelektuale për të ndërtuar kapital politik, ky libër nuk prodhon megjithatë asgjë të re për opinionin publik. Ky nuk është ndonjë qamet i madh, sidoqoftë! Thjesht një libër tjetër për t’u hedhur në koshin e plehrave! Tek e fundit, ky ishte një rrëfim i parakohshëm dhe një libër i së shkuarës së Ramës si politikan duhet të jetë ende diku në të ardhmen…

93

IM(PRESS)

GILMAN BAKALLI ARTISTI PËRBALLË VEPRËS SË PAPËRFUNDUAR (përshtypje e lirë, kryekëput subjektive) “Kurbanin” e Edi Ramës e kam lexuar duke ndjerë peshën e një dyzimi të brendshëm që të shoqëron nga faqja e parë e deri tek ajo e fundit.

P

ërgjithësisht, kritikët e librave nuk janë aspak tolerantë. Zakonisht ata nuk shtrojnë pyetjen: “Vepër! Çfarë ke për të më thënë?”, por ngrenë drejt saj kërcënueshëm gishtin tregues: “Vepër! Ki kujdes dhe më dëgjo mirë se çfarë po të them!” Veçanërisht për një libër si “Kurban” apo për një autor si Edi Rama, për arsye që mund të kuptohen lehtë, gjesti i kritikës është imponues dhe në rastin më të mirë të thotë se “si duhet lexuar Rama”. “Kurbanin” e Edi Ramës e kam lexuar duke ndjerë peshën e një dyzimi të brendshëm që të shoqëron nga faqja e parë e deri tek ajo e fundit. Fillon ta lexosh librin si një memuar politik, prej të cilit pret një farë kronologjie dhe objektiviteti në pasqyrimin e fakteve dhe ngjarjeve, por shpejt kjo pritshmëri rrëzohet nga vetë autori, i cili të thotë se libri mëton të jetë një “rrëfim i lirë, fundekrye subjektiv”. Prej këndej buron pastaj ajo dëshira përvëluese, që nuk rresht gjatë gjithë leximit të librit, për të ballafaquar “të vërtetat” sipas optikës së autorit me “të vërtetat” e realitetit; prej këndej ngre krye pastaj edhe ai dyshimi, nëse të vërtetat siç i shkruan Rama përputhen me ato të vërtetat siç i mendojnë miqtë e bashkë-

94

punëtorët e tij, të afërt e të largët. I njëjti dyzim zhvendoset në një rrafsh tjetër, më artistik, aty ku gjuha luan në kurriz të përmbajtjes, duke u dashuruar pas vetes, aty ku gjuha të verbon me inkandeshencën e saj dhe s’të lë të shohësh, çfarë fshihet pas fakteve dhe ngjarjeve. Askush, më shumë se vetë Edi Rama, s’e ka fajin për një dyzim të tillë! Sepse qytetari Edi Rama, sidomos në këtë libër, shfaqet si një qenie brenda së cilës ngërthehen pazgjidhshmërisht artisti dhe politikani. Çfarë na thotë njëri dhe çfarë na thotë tjetri? Midis tundimit për t’iu dorëzuar pa kushte bukurisë së gjuhës dhe rezistencës së vazhdueshme për ta pranuar të papërtypur përmbajtjen, shfaqet artisti Rama me gjuhën e mrekullueshme, me fraza të gjata, poetike, vende-vende nietzsche-ane, si akorde shungulluese të një simfonie vagneriane, e hera-herës, melankolike, si nota të ëmbla të një sonate shubertiane. Tamam si dikur, mjeshtri i ngjyrave në retushimin e realitetit të Tiranës, në “Kurban”, mjeshtri par excellence i fjalës, shfaqet në të dyja rastet me të njëjtin mision, atë të modifikimit të realitetit, duke fshehur e shfaqur njëkohësisht anë të ndryshme të tij, duke lyer me ngjyra të forta e fraza ekstravagante që maskojnë, por s’fshehin asgjë nga thelbi i shëmtuar i realitetit. Një artist i mirëfilltë pra, i cili nuk i pasqyron gjërat siç janë, por siç i sheh ai; një artist, i cili, tamam siç thoshte Paul Klee, nuk riprodhon të dukshmen, por na bën të shohim të paparën e të padukshmen... Kjo është gjuha e artistit Edi Rama! Kthjelltësi apoloniane dhe dalldi dioniziane! Të dyja në një realitet, i cili duhet lexuar si e shkuara edhe e ardhmja... Politikani Rama na tërheq zvarrë drejt peizazheve e skutave të errëta e gjysmë të errëta të një realiteti politik, ku kanë zënë pritë të përjetshme personazhe herë reale e herë fantazmagorike intrigash, makinacionesh, marifetesh të liga e kurthesh diabolike që duan ta rrjepin atë dhe familjen e tij për së gjalli. Gjithçka ka mbetur e papërfunduar nga ëndrra e tij për Tiranën, sepse monstrat politike përreth

kanë patur veç një qëllim: ta pengojnë, t’i fusin shkopinj në rrotat e projekteve për realizimin e ëndrrës së tij... Kaq na thotë artisti dhe politikani Rama në “Kurbanin” e tij. Çfarë mund t’i them unë “Kurbanit” të Ramës? Ndërkohë që shkruhen këta rreshta, në publik kanë filluar të dalin shkrime ishmiqsh-e-bashkëpunëtorësh të Ramës, të cilët na thonë se realiteti që përshkruan Rama nuk përputhet me ato që kanë ndodhur në të vërtetë. Artur Zheji dhe Armand Shkullaku janë dy prej tyre. Nëse të vërtetat e Ramës janë thjesht të vërtetat e tij, të cilat miqtë apo bashkëpunëtorët e tij, të afërt e të largët, herët a vonë mund t’i relativizojnë nëpër libra e memuarë politikë, atëherë kemi të drejtë të themi se “Kurbanit” të Ramës, hë për hë, mund t’i japim kuptim e vlerësim vetëm nga këndvështrimi estetik. E thënë ndryshe, vetëm si fenomen estetik “Kurbani” mund ta fitojë legjitimitetin e tij. Të drejtën për të ekzistuar edhe si memuar serioz politik, “Kurbanit” i duhet ta fitojë në betejat e së ardhmes me të vërtetat e ish-miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Si mund të lexohet “Kurbani” i Ramës? Nga dyzimi që shoqëron leximin e “Kurbanit” mund të çlirohesh po të mendosh se ky libër është produkt i një artisti të zhveshur (përkohësisht?) nga politikani. Produkt i një artisti, i cili qëndron para veprës së tij të papërfunduar dhe mendon me shqetësim për “gjurmën autentike”, siç e thotë dhe vetë, që do lërë pasi të jetë larguar nga kjo botë. “Asgjë s’vlen më shumë sesa të lësh pas një kujtim të mirë”! – thotë i ati i autorit, edhe ky artist. Është tamam ai moment, kur artisti ka filluar të merakoset për kujtesën kolektive, e cila do ta gjykojë kur ai të mos jetë më: do ta dënojë me harresë e indiferentizëm, do ta ndëshkojë me asgjësim apo do ta glorifikojë me përjetësim atë dhe veprën e tij? Një Zot e di! Në këtë kuptim, “Kurbani” mund të lexohet edhe si përjetimi i jetës së përtejme, e cila, si për çdo artist, edhe për Edi Ramën, fillon para vdekjes.

HOMO ALBANICUS

ALFRED LELA KURBANI, HEROI POZITIV, NEGATIV DHE AI QË NDREQET Krijohen kështu dy palë ose dy lloje karakteresh që të kujtojnë tekstet socrealiste me personazhe të këqij, të mirë dhe ata që ndreqen

N

ëse i bën bashkë të gjithë artikujt e shkruar mbi librin e ri të Edi Ramës Kurban, pro apo kundër, vëllimi i tyre ia kalon në faqe e fjalë vetë tekstit për të cilin flitet. Kjo bojë, miratim apo kundërshtim, e derdhur me shumicë, është bashkuar megjithatë në një pikë: atë se stili publicistik i Edi Ramës është i pashoq dhe i rrallë për letrat shqipe. Daut Gumeni, në një shkrim panegjerik në të përditshmen ‘Shqip’ ka shkuar më tej duke i rreshtuar edhe nja 40 neologjizma (fjalë të reja) të shqipes, megjithëse të paktën njëri prej tyre (i ububushëm) i përket, në fakt Ismail Kadaresë. Teksti i Edi Ramës nuk i ka shpëtuar megjithatë banaliteteve. Të paktën në dy raste. Njëri është kur ai quan ‘gazetar të madh’ Filip Çakulin, drejtorin e emisionit parodiko-problemor ‘Fiks Fare’. Edhe pse cilësimin e tij ia kundërvë një epiteti të përdorur nga kryeministri Berisha (çakalli i medias), kjo nuk e bën më pak të ububushëm epitetin e Ramës për Çakulin. Shumë vetë në media do të kishin probleme me dy elementët përbërës të togfjalëshit si ‘gazetar’ ashtu dhe ‘i madh’. Tjetër moment i prezantuar ligsht dhe

që stonon me ritmin dhe lëbyrjen e përgjithshme të tekstit të Ramës së Kurbanit vjen kur ai quan bashkëshorten e tij, Lindën ‘gjysma ime më e mirë”. C’mon!! Përveçse është e stërpërsëritur, fraza do të rrinte ngushtë në fjalorin vuajtës të një rioshi, por në diskursin politiko-intim të kryetarit të gjatë e në moshë të opozitës së një vendi i cili ka kulm të aksionit të tij kredon për t’u bërë kryeministër i vendit, kryen atentat ndaj qëllimit për të cilin është përdorur. Nuk i shkon dikujt që, për të perifrazuar Gumenin, ka futur 40 neologjizma në trupin e shqipes. Mund t’i shkonte, m’anë tjetër, për të perifrazuar vetë z. Rama, Robert Çamçakëzit. A është më shumë se e guximshme dhe ndoshta pretencioze të etiketosh si banalitet diçka që përndryshe, fare mirë, mund të ishte vetëm një rrëfim ‘me zemër të hapur’ i z. Rama? Në rast se ngjarjet dhe personazhet, të sjella siç janë sjellë nën trusninë e penës së Ramës nuk do të ishin pjesë e peizazhit publik shqiptar, po. Por pjesa më e mirë e tyre janë dhe lexuesit e ‘Kurbanit’, atyre që e lexojnë tekstin pa u zhveshur nga kujtesa kolektive e gjërave, individëve dhe ngjarjeve, i dinë raportet në kohë të Edi Ramës me personazhet e Kurbanit të tij. Këtij lloj lexuesi nuk i duhet ndërmjetësimi i Edi Ramës për të lexuar raportet e Edi Ramës me Mero Bazen, Fatos Lubonjën, Fatos Nanon, Ilir Metën e kështu me radhë. Megjithatë duke qenë se te kujtimet, siç shkruan Ardian Vehbiu për librin e Ramës, ndikojnë edhe përthyerjet e kohës, shkruesit të tyre i lejohet hapësira që e ndan përthyerjen nga ajo që Fatos Lubonja në një shkrim te ‘Panorama’ e quan kulturë të simulim-manipulimit. Përtej saj kujtimet shndërrohen në rivendikime ose shfrytëzohen për të mbajtur gjallë një kulturë tjetër, atë të qokave. Krijohen kështu dy palë ose dy lloje karakteresh që të kujtojnë tekstet socrealiste me personazhe të këqij, të mirë dhe ata që ndreqen. Për këta të fundit nuk është kursyer pudra dhe as penelatat dashamirëse, por të gjithë e dimë, ashtu si grija socialiste poshtë furçave

bojëshuma të pallateve të Tiranës rri, i ftohtë dhe pritës, zemërimi dhe përbuzja e kahershme. Galeria e personazheve që ndreqen nën penën e Ramës janë edhe banaliteti kryesor i tekstit të tij. Më shumë se ‘gjysma ime më e mirë’ apo ‘gazetari i madh filan fistek’. Sigurisht kjo mund të mbulohet dhe të rrëshqasë nën vetë një prej emërtimeve të gjetura për gjininë e Kurbanit, ‘refleksione’. Kjo si për të thënë se si autori, si personazhet, me kohë e pas ngjarjeve, kanë reflektuar e të gjithë bashkë janë pjesë e këtij refleksioni të madh e të përgjithshëm që quhet rrugëtim në politikë. Ose thënë më shkurt e qartë: Inkoherencë. E kujt i duhet koherenca...A nuk është edhe ajo një banalitet?

Këtij lloj lexuesi nuk i duhet ndërmjetësimi i Edi Ramës për të lexuar raportet e Edi Ramës me Mero Bazen, Fatos Lubonjën, Fatos Nanon, Ilir Metën e kështu me radhë. Megjithatë duke qenë se te kujtimet, siç shkruan Ardian Vehbiu për librin e Ramës, ndikojnë edhe përthyerjet e kohës, shkruesit të tyre i lejohet hapësira që e ndan përthyerjen nga ajo që Fatos Lubonja në një shkrim te ‘Panorama’ e quan kulturë të simulim-manipulimit.

95

PA SHUME FJALE

E bukura dhe Politika Bukuria është perceptim i sensualitetit që dikush ka, e pikërisht për faktin e të qenurit i ndërgjegjshëm për këtë, kjo duhet të përcillet si një veprim dashurie ndaj të tjerëve, përpara se të jetë një nevojë personale. Të vërehet prejardhja e termit “sensual” nga latinishtja “sensum”, që do të thotë “sens” ose “kuptim”. Por, çfarë e shtyn njeriun ta reduktojë pjesën sensuale? Një zhvlerësim i gjendjes në ekuilibrin midis mendjes dhe trupit. Nuk u referohem senseve vetëm si mjet perceptimi ndaj stimujve të jashtëm, por edhe si interpretimi që ne u bëjmë në sferën introspektive dhe

96

private të ekzistencës sonë. Një fenomen i tillë zhvlerësimi çon pashmangshmërisht në veprime nervotike, e kuptuar si një mbivendosje konstante e veprimeve ndaj mendimeve. I shkruaj këto rreshta, për kënaqësinë që ndjeva kur fotografova një politikane të re, Grida Dumën. Shembull i shkëlqyer i një femre në politikë, që nuk e humbet kurrsesi feminilitetin dhe elegancën e saj; e kuptuar kjo si një virtyt i fortë në një ambient (si politika shqiptare) të burrëruar së tepërmi, qoftë dhe nga politikbërëse të tjera.

97

NËSE DO TË ISHA KRYEMINISTËR FATOS TARIFA Ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë e Amerikë, është kandidati i MAPO-s për postin (virtual) të shefit të qeverisë. Çfarë do të kish bërë ndryshe një sociolog në krye të ekzekutivit... Pse duhet t’ju zgjedhim ju? Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të kësaj interviste që po më kërkoni. Në fakt, dikush tjetër, më i aftë se unë dhe më i mirë se çdo kryeministër që kemi njohur në këto 20 vjetët e fundit, do të duhej të zgjidhej në këtë post të rëndësishëm. Si do t’i bënit paratë për të mbuluar fushatën tuaj elektorale? Me çdo mënyrë të ndershme, të lejuar dhe të kontrolluar nga ligji, duke u mbështetur tek aktivistët dhe përkrahësit e partisë, së cilës, me këtë rast, supozohet se i përkas. Cili prej aktiviteteve tuaja do të përbënte pengesën më të madhe për stafin tuaj? Puna studimore dhe krijimtaria. Sa informacion personal kanë të drejtë votuesit të dinë për ju? Aq sa është i domosdoshëm për të gjykuar dhe vlerësuar karakterin, integritetin dhe aftësitë e mia për të kryer, siç dëshirojnë ata, detyrën për të cilën kërkoj të më votojnë. Cili aktivitet do të ishte problemi më i madh për truprojat tuaja? Nëse truprojat do të ishin të domosdoshme, puna me orë të zgjatura. Cili është problemi më i madh në Shqipëri dhe si do e zgjidhnit atë? Mungesa e besimit

98

të qytetarëve tek ata që janë zgjedhur apo emëruar të drejtojnë, për shkak të karakterit, paaftësisë dhe aferave të tyre, si edhe mungesa e besimit tek institucionet shtetërore, sidomos ato të drejtësisë. Shembulli personal i kreut të shtetit dhe i kryetarit të qeverisë, zgjedhja apo emërimi i njerëzve në krye të punëve sipas parimit “sa di dhe cili je, jo i kujt je dhe cilin njeh”, si edhe zbatimi me rreptësi i ligjeve dhe i parimit trias politica, që bazohet në sistemin demokratik të “checks and balances”, janë të vetmet mënyra për ta krijuar dhe rritur besimin e qytetarëve tek drejtuesit e shtetit dhe institucionet e tij. Shqipëria ende nuk ka një Rechtsstaat, një shtet ligjor, në të cilin, të gjithë aktorët politikë kryesorë, duke filluar nga qeveria, të japin rregullisht llogari. Shteti ligjor, është një shtet që i nënshtrohet ligjit. Këtu fillon krijimi dhe konsolidimi i demokracisë. Kë do të emëronit në qeverinë tuaj? Individë të mençur, të aftë dhe të drejtë, të cilët të dinë të zgjedhin si bashkëpunëtorë të tyre të tjerë individë të mençur, të aftë dhe të drejtë. Po kështu, është e rëndësishme që ata të kenë të njëjtën filozofi politike dhe të njëjtin vizion për zhvillimin e Shqipërisë si unë, por edhe të dinë më shumë se unë. Ajo që mund të them me siguri është se politikanë të tillë si Kastriot Islami, Fatmir Mediu apo Luan Rama, nuk mund të kenë kurrsesi vend në një qeveri të tillë. Shkruani titullin e lajmit të parë të madh për qeverinë tuaj? Lajmi i parë do të burojë nga deviza ime: Europën e duam! Është koha të duam më

shumë vendin tonë dhe të punojmë për të. Sepse unë i përmbahem pikëpamjes se, për një vend si Shqipëria, politika e jashtme më e mirë për të është politika e tij e brendshme. Si Kryeministër i Shqipërisë, sipas cilit politikan të vdekur apo të gjallë do e modelonit veten? Bill Clinton dhe të ngjashmit e tij, Wim Kok dhe Tony Blair. Cilët libra do të ishin ‘duhen lexuar’ në administratën tuaj? E përbërë nga njerëz të mençur dhe të aftë (jo nga kushërinjtë dhe miqtë e drejtuesve të lartë në pushtet apo të kushërinjve dhe jo nga njerëz të paaftë apo me diploma të dyshimta), drejtuesit dhe punonjësit e administratës do të dinin të zgjidhnin vetë librat që duhen lexuar. Ata supozohet të jenë profesionistë të zotë dhe administratorë të mirë. Si të tillë, vetë ata do të dinë se ç’të lexojnë. Ç’gjë do të bënit ‘të jashtëligjshme’? Para së gjithash, pasuritë e politikanëve, të vëna nga abuzimi me pushtetin që u është besuar (dhe do kërkoja zbatimin e ligjit për çdonjërin prej tyre). Pas kësaj, edhe të tjera “gjëra” që janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të interesave kombëtare dhe të interesave publike. Kë do preferonit si President dhe Kryetar Parlamenti? President do të pëlqeja të ishte Pëllumb Xhufi, të cilit ia çmoj diturinë, integritetin dhe patriotizmin, cilësi këto të domosdoshme për këdo që merr përsipër përgjegjësinë e kreut të shtetit. Kryetar të Parlamentit do të pëlqeja një politikan të urtë dhe të drejtë si Gazmend Oketa.

99


Revsita Mapo