Gazeta Mapo

Page 20

20

MAPO

E diel 3 shkurt 2013 www.mapo.al

sport

Fair-Play Financiar

Paris SG gjen sponsorin milioner “Asociated Press” njoftoi se Paris Saint Germain dhe Fly Emirates kanë arritur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre me kompaninë e fuqishme ajrore që sponsorizon fanellën e klubit. Partnerë që prej vitit

2006, palët gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin deri në vitin 2018 të sponsorizimit që në vlerë komike është e frikshme. Nëse akordi aktual parashikon që Fly Emirates të derdhë 4 mln Euro në sezon, me mar-

rëveshjen e re ajo do shumëfishohet, ose në shifra plot 25 mln Euro në vit që do të thotë se për 5 vitet e ardhshme, PSG do të përfitojë 125 mln Euro nga Fly Emirates, shifër historike për një klub francez.

Kupa e Shqipërisë

Laçi mposht Flamurtarin, është i dyti Kurbinasit fitojnë ndeshjen e “jetës” përballë vlonjatëve, ndërsa tani janë në të njëjtën kuotë pikësh, 6 Grupi B e ngriti siparin e ndeshjeve të katërta çerekfinale në këtë grup sfida Laçi-Flamurtari 1-0. Flamurtari kishte udhëtuar drejt Laçit me 6 pikë në “llogarinë” e vet, tre të tilla më shumë se bardhezinjtë e Nicës, ndaj me të drejtë vlerësohej si një finale për të dyja palët. Diferencën e ka bërë goli i Buljan, në minutën e 76-të, duke shtuar tri pikë tepër të çmuara në llogarinë e të tijve dhe u barazuar me vlonjatët. Beteja për vendin e dytë, që do të thotë kualifikim për në gjysmëfinale, mbetet krejtësisht e hapur, me ballshjotët të sigurt për kreun e këtij grupi, edhe pse jo ende matematikisht. Bregdetarëve u mungonte sulmuesi kryesor, Migen Memelli, për arsye kartonësh, ndaj barra e ofensivës binte mbi Idrizin, që ka luajtur vetëm 44 minuta. Ka vonuar, por nuk ka munguar suksesi i plotë vendësve, çka i vë ata në një hap në pjesën e mbetur të çerekfinaleve, ku befasitë mund të prodhojnë gjithçka. Goditjen e parë të rrezikshme e bën Muzaka, nga një largësi prej 30 metrash, por ka pritur pa problem Vashaku. Pa kaluar dhjetë minutat e para të lojës, është edhe Veliu, që ndërmerr një aksion individual drejt portës vendëse, por në fund ndalohet nga Vucaj, që eviton një rrezik serioz për të tijtë. Duket një dëshirë e madhe e kurbinasve për të kontrolluar topin dhe lojën, por i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë vlonjatët, që nuk pozicionohen në detyra mbrojtëse, por e tentojnë zhbllokimin e rezultatit sa më shpejt të jetë e mundur. Zeqiri filtron të gjitha aksionet e kuqezinjve, teksa tenton pasimin pas krahëve të mbrojtjes kundërshtare për Idrizajn, në majën e sulmit të Flamurtarit, apo në krahë, duke shfrytëzuar daljet e shpejta të Muzakës. Te miqtë mungon në mbrojtje përforcimi i janarit, Laz-

Kupa e Shqipërisë Grupi B Laçi – Flamurtari Teuta – Bylisi

1-0 14:00

Grupi A Skënderbeu – Kastrioti Shkumbini – Kukësi

14:00 14:00

arevski, ndërsa Lena detyrohet ta nisë nga stoli (zë vendin e Idrizit në fundin e pjesës së parë), duke “ia hapur krahun” Bratiç. Te formacioni bardhezi nuk ka ndonjë risi, me përjashtim të pozicionimit të Emiljano Çelës në qendër të mbrojtës, duke mbushur boshllëkun e lënë aty nga lezhjani i larguar, Henri Ndreka. Vucaj merr përsipër shumë te vendësit, duke dirigjuar jo vetëm lojën e mesfushës, përballë Zeqirit e Telushit, që s’i ndahen këmba-këmbës, por asiston me pasime të përpikta sulmuesin Emurllai. Ky i fundit arrin ta mbajë në tërësi në sulm skuadrën e vet, ashtu sikurse vë në presion prapavijën bregdetare. Emurllai, i gjendur te pika e penalltisë, humbet një rast ideal për të prishur bardhësinë e shifrave. Pjesa e dytë nis me një goditje të bukur të Lenës, që pritet me një planzhon të bukur të portierit Vashaku. Në vijim të këtij aksioni ka shënuar skuadra vlonjate, por anulon gjithçka për pozicion jashtë loje anësori. Loja nis e ashpërsohet disi me kalimin e minutave, sidomos në dyluftimet që zhvillohen në mesfushë. Presioni te të dyja skuadrat sa vjen e rritet, ndërsa lojtarët në fushën e lojës duhet të përveshin mirë mëngët edhe për diçka tjetër, për t’i rënë në sy trajnerit të kombëtares, Xhiani De Biazi. Ai është i pranishëm në tribunën e stadiumit të Laçit, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në minutën e 72-të, Bratiç ka në këmbët e tij rastin e artë për të shënuar, teksa dalja e gabuar e portierit Vashaku e vë kroatin kuqezi përballë portës së boshatisur, por goditja është për t’u harruar. Tenton nga distanca edhe Zeqiri, duke testuar reflekset e portierit kurbinas, që pret bukur. Kundërpërgjigjet për

Lacin Emurllai, që lëshon një predhë nga distanca, por jashtë kuadratit të Koliqit. Shqiptaro-maqedonasi gatuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 76-të, teksa fut një pasim të zgjuar në zonën para Koliqit, ku Buljan godet saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë. Shpërblehet më në fund këmbëngulja e bardhezinjve të Nicës, që kanë bërë tri zëvendësime për ta përforcuar sa më shumë sulmin e tyre, ndërsa minutat e mbetura nuk mjaftojnë që bregdetarët të rikthejnë në fuqi ekuilibrat rezultativë. Mbrohen heroikisht të besuarit e Nicës, që në fund dalin fitimtarë me mjaft vështirësi, por ama marrin tri pikë të arta, që i mbajnë në lojë për të qenë ata në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shaqiri i dhuron presidentes Jahjaga fanellën e Bajernit Xherdan Shaqiri, kosovari i Bajernit të Mynihut në Bundesliga, është takuar të premten me presidenten e Kosovës. Kjo e fundit ishte atje në konferencën e 49-të për Sigurinë. Ylli i kombëtares zvicerane i ka bërë me këtë rast dhuratë presidentes Jahjaga një fanellë të tij me skuadrën bavareze. Gjithçka është zhvilluar në Mynih, aty ku luan talenti kosovar, i vendosur me familjen prej vitesh në Zvicër. Presidentja Jahjaga e përgëzoi Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat, ndërsa po e dëshmojnë gjithë talentin e tyre edhe në sport. Futbollisti në këtë takim ishte së bashku me familjarë të tij. Ai e falënderoi presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.

Merkato Uest Ham, akord me Liverpulin për Kerroll

Kaka-Milan, gjithçka e shtyrë për në verë

Uest Ham ka një marrëveshje me Liverpulin për transferimin e sulmuesit Endi Kerroll gjatë verës, ka njoftuar bashkëpronari i klubit, David Salivan. Përforcimi i ardhur në formë huazimi në fillim të këtij sezoni ka bërë vetëm nëntë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon. Dhe, duke llogaritur se nuk zë vend në planet e menaxherit të Liverpulit, Brendan Roxhers, Uest Ham shpreson ta mbajë gjatë. “Uest Ham ka marrëveshje me Liverpulin për transferimin e Kerrollit në fund të këtij sezoni, por ne nuk kemi marrëveshje me futbollistin”, deklaroi Salivan

Rikthimi i shtyrë. Kaka ka vendosur të mbetet në Real Madrid deri në fund të këtij sezoni për t’u rikthyer në Milan g jatë afatit kalimtar të verës. Ylli brazilian pritej të largohej nga Bernabeu g jatë janarit, por nuk arriti marrëveshje për rikthim në San Siro. Së fundmi spekulohej se mund të kalojë te Anzhi, mirëpo ende mbetet te g jiganti madrilen, edhe pse përkohësisht, deri në fund të këtij edicioni kur thuhet se do të realizojë dëshirën e tij për rikthim në Milano.

Raiola: Roma refuzoi të merrte Pol Pogban Menaxheri i Pol Pogbas ka bërë të ditur se Roma refuzoi mundësinë e transferimit të klientit të tij para kalimit të mesfushorit në Juventus, në fillim të këtij sezoni. 19-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te gjiganti torinez duke shënuar katër gola në 14 paraqitje. Por, menaxheri i tij Mino Raiola ka njoftuar se para se të kalojë te Juventusi, Pogba ishte refuzuar nga Roma. “Pogba? Para se të shkonte në Juventus, ia kam ofruar Romës. Por, Valter Sabatini tha jo. Më pas erdhi Juventus dhe ata e transferuan në Torino”.

Ikën Baloteli, Siti ia ka vënë syrin Suarezit Mançester Sity është duke planifikuar transferimin e zëvendësuesit të Mario Balotelit për edicionin e ri. Pas dështimit të angazhimit të sulmuesit të Barcelonës, David Vija g jatë afatit kalimtar të janarit, menaxheri Roberto Mançini ka ndërruar objektiv. Sipas tabloidi britanik “The Sun”, strategu italian ka bërë gati një ofertë me vlerë prej 40 milionë stërlinash për transferimin e sulmuesit të Liverpulit, Luis Suarez. Ylli uruguaian të dielën do të jetë në Etihad, por për të sfiduar kampionin e Premier Ligës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.