Gazeta Mapo

Page 13

tendencë

Nga Hueyda El Saied Nëse dëshironi të dini sesi mund të keni një pamje elegante e të bëheni një virtuoz i modës për burra, duhet të mësoni disa gjëra të cilat konsiderohen si çelësat e modës. Javën e kaluar ju tregova cilat janë 10 veshjet e domosdoshme që duhet të ketë një mashkull në gardërobën e tij dhe një nga këto ishte këmisha e bardhë.

Si të përzgjidhni një këmishë cilësore dhe të bukur

www.mapo.al

intervistë

Anila Çela:

Në daljen e parë në ekran kisha turp t’u tregoja njerëzve Prezantuesja e “Ora 5” vjen në një rrëfim interesant për vitet në televizion, si u njoh me bashkëshortin dhe dashuria më e madhe, Enio, djali i saj Anila Çela tashmë numëron plot vite punë në televizion qysh adoleshente. Aktualisht ajo është imazhi i pasdites në “Vizion plus” me emisionin e saj “Ora 5”, një program që i ka dhuruar shumë lumturi por edhe emocione. Këtë sezon pasditja me Anilën vjen sërish ndryshe, me të ftuar dhe tema mjaft interesante. Prezantuesja simpatike ndalet në vitet e para kur nisi të punonte në televizion, rreth 17 vjeçe dhe pohon se ishte shumë e turpshme. “Kam qenë rreth 17 vjeç kur kam qëndruar për herë të parë përpara një kamere. Siklet i madh, por me natyrën time të ndrojtur e përballova me sukses. Thuhet që emocionet të rrëzojnë ose të ndihmojnë, me sa duket mua me vlejtën pozitivisht dhe kështu vijova më tej gjatë gjithë këtyre viteve në vazhdim”, - tregon ajo për fillimin e saj. Më pas çdo gjë vijoi normalisht, me emisione të tjera deri këtu ku është. Një prezantuese e afirmuar, një grua e lumtur dhe një nënë e përkushtuar.

“Brezi i humbur” i zërave të artë Këngëtarët që bënë epokë në muzikën shqiptare dhe ku “humbën” ata pas viteve ‘90 Heminguej është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të atij që u quajt “Brezi i humbur” i shkrimtarëve. Janë quajtur “brezi i humbur” për shkak të kohëve të vështira në të cilat jetuan dhe zhvilluan veprat e tyre. Vepra që i njohu jo vetëm historia, por që mbetën në listën e kryeveprave botërore. Kohë të

papërshtatshme, por talente të papërsëritshme. Nëse do të vlejë ta bëjmë këtë krahasim edhe për kohët e papërshtatshme të një brezi të artë këngëtarësh shqiptarë, mund të themi se edhe ata janë njëlloj si ky “brez i humbur” shkrimtarësh. Njëlloj edhe emrat e mëposhtëm jetuan mes dy kohëve, diktaturës së egër...

Faqe 13


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.