Gazeta Mapo

Page 11

E diel 3 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

11

Tashmë është propozuar që në librat e historisë të shkollës fillore fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me “pushtim” e “burgosje”. Ose, ta zëmë, fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” të fshihet tërësisht. Madje, edhe fjala “ashpërsi” është propozuar të shndërrohet në “ndërhyrje ushtarake”, kurse “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”.

Histori e Kosovës apo defter turk? M

und të ndodhë lehtë që pas disa dekadash stërmbesat e stërnipat tonë të mësojnë në libra historie se Republika Federale e Jugosllavisë/Serbia nuk ka vrarë e prerë në Kosovë. Deri atëherë është e mundshme që Kosova e Serbia të bëhen shtete mike dhe Beogradi të kërkojë nga Prishtina që t’i pastrojë librat e historisë nga disa terma “të pakëndshëm”, respektivisht ta ndryshojë historinë. Njësoj siç po ndodh tash, me kërkesën që shteti turk i ka bërë Kosovës. Shumë dekada pasi ushtarët e Perandorisë Osmane dëbuan e dënuan, vranë e prenë shqiptarë, ua hoqën kokat e i ngulën në hanxharë, Turqia po kërkon që historia që e mësojmë të ndryshohet. Tashmë është propozuar që në librat e historisë të shkollës fillore fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me “pushtim” e “burgosje”. Ose, ta zëmë, fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” të fshihet tërësisht. Madje, edhe fjala “ashpërsi” është propozuar të shndërrohet në “ndërhyrje ushtarake”, kurse “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”. Pra, sipas kësaj, del se Perandoria Osmane nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo ka qenë e ashpër me shqiptarët. Ajo vetëm ka sunduar, burgosur dhe ndërhyrë ushtarakisht! Gjithë këto marifetllëqe i ka pro-

pozuar komisioni i caktuar nga ministri kosovar i Arsimit, pas vizitave që i bënë Kosovës “vëllezërit” turq kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ai i Arsimit. Thjesht, shteti i Kosovës iu nënshtrua vullnetit politik të shtetit “vëlla” turk dhe nisi procesin e ndryshimit të historisë shekullore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane. Thuajse bëhet fjalë për diçka fort të parëndësishme, e jo për shekuj të tërë jete e identiteti shqiptar, që dikush me lehtësi zgjedh t’i fshijë ose t’i falsifikojë. *** Nëse pranohen propozimet e komisionit, atëherë del se historia nuk është ndryshuar, por është falsifikuar. Me zor. Nëse propozimet e komisionit merren si të mirëqena, atëherë në librat e historisë do të arsyetohen të gjitha të zezat e kryera ndaj shqiptarëve nga perandoria e dikurshme. Ose nuk do të mësohet fare për to, sepse do të fshihen sikur të mos kishin ndodhur asnjëherë. Propozimet e komisionit janë ndërhyrje të rënda në historinë e një populli. Janë të kuptueshme iniciativat për heqjen nga librat të paragrafëve fyes ndaj turqve dhe Turqisë, por vrasjet, masakrat, dhunimet, torturat, përndjekjet kanë ndodhur dhe nuk kemi si t’i “zbutim”. Aq më pak është e papran-

ueshme që ndryshimet provohen të bëhen me dekrete politike, e jo si rezultat i hulumtimeve shkencore nga historianët, të cilëve u takon të merren me këtë punë. Politika nuk duhet të përzihet në shkrimin e historisë, pavarësisht se dikujt nuk i pëlqejnë faktet që prezantohen. Turqia nuk është Perandoria Osmane dhe shqiptarët nuk e identifikojnë atë me perandorinë e dikurshme. Historianët duhet të sqarojnë këtë ndryshim në dukje të vogël, por shumë domethënës. Por jo edhe të shkelin mbi parimet themelore të shkencës, duke falsifikuar fakte për hatër të Erdoganit ose kujtdoqoftë tjetër. Shumë më e rëndë se ndonjë fjalë e “pakëndshme” që mund të haset në libra historie ka qenë jeta e shqiptarëve nën perandorinë, e cila, madje, ndryshe nga ç’bëri me kombe të tjera në Ballkan, shqiptarëve nuk u lejoi shtet të pavarur. Po ashtu, nuk kurseu masat represive për islamizimin dhe nënshtrimin e tyre. Është e pandershme të thuhen e shkruhen gjëra të paqena, siç është fyese që shekuj historie të ndryshohen sipas tekave të politikës dhe me qëllime thellësisht jofisnike. *** Para pak ditësh, në prag të Ditës së Kujtesës dhe pak ditë para 80-vjetorit të marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri, kancelarja gjermane An-

koment Imer Mushkolaj

Shumë më e rëndë se ndonjë fjalë e “pakëndshme” që mund të haset në libra historie ka qenë jeta e shqiptarëve nën perandorinë, e cila, madje, ndryshe nga ç’bëri me kombe të tjera në Ballkan, shqiptarëve nuk u lejoi shtet të pavarur. Po ashtu, nuk kurseu masat represive për islamizimin dhe nënshtrimin e tyre. Është e pandershme të thuhen e shkruhen gjëra të paqena, siç është fyese që shekuj historie të ndryshohen sipas tekave të politikës dhe me qëllime thellësisht jofisnike.

gela Merkel kujtoi se Gjermania ka “përgjegjësi të përhershme për krimet naziste, për viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe, para së gjithash, edhe për Holokaustin”. “Duhet ta themi në mënyrë të qartë, brez pas brezi dhe ta rithemi, me guxim dhe kurajë civile, edhe secili nga ne mund të kontribuojë, derisa racizmi dhe antisemitizmi të mos kenë asnjë shans”, tha ajo. Por ndryshe nga Merkel, udhëheqësit e lartë turq, në vend që të marrin përgjegjësinë që u takon për të bëmat e paraardhësve të tyre, kanë zgjedhur të shtrembërojnë historinë. Kanë gjetur një shtet të brishtë dhe njerëz të dobët brenda tij që ta realizojnë skenarin e mbrapshtë. Kanë gjetur “vëllezër” që falsifikojnë. Natyrisht, secili nga ne e kupton se Turqia është shtet mik dhe partneri më i rëndësishëm i Kosovës në rajon. Por nuk duhet assesi që udhëheqësit e saj të keqpërdorin këtë miqësi dhe të kërkojnë - mbase edhe të kushtëzojnë - ndryshimin e historisë. Kjo qasje aspak korrekte e Ankarasë ndaj Prishtinës duhet kundërshtuar. Miqësia nuk nënkupton edhe vasalitet ndaj dikujt. Qoftë edhe nëse ata janë “vëllezërit” turq. Mbase është e tepërt të thuhet se, nëse nuk mësohet nga historia, ajo mund të përsëritet. Ne po na falsifikohet.

Nga Kennan-i te Trocki Si Shtetet e Bashkuara u bënë një superfuqi e së majtës Rusia dhe Kina sot gëzojnë të njëjtin avantazh të madh strategjik përkundrejt ShBA-së, që Shtetet e Bashkuara gëzonin përgjatë 44 viteve të Luftës së Ftohtë. Bashkimi Sovjetik ishte asokohe superfuqia e të majtës, ashtu si e majta kuptohej globalisht që prej Revolucionit francez. Ishte shteti i angazhuar për promovimin e ndryshimeve revolucionare në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara, për kontrast, ishin superfuqia e së djathtës. Ishte e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimësisë së sistemeve qeveritare në botë. Shtetet e Bashkuara e fituan Luftën e Ftohtë. Dëshira për qëndrueshmëri, paqe dhe vazhdimësi mes qeverive dhe popujve doli padyshim më e fortë se shkëndijat kalimtare të etheve revolucionare. Bashkimi Sovjetik në fund u lodh fizikisht dhe u izolua botërisht nga angazhimi i tij ideologjik për ndryshimet revolucionare. Sot, megjithatë, rolet e dy fuqive të mëdha kanë ndryshuar. Që nga shfaqja e Madeleine Albright si Sekretare e Shtetit më 1997, Shtetet e Bashkuara gjithmonë e më shumë janë angazhuar ideologjikisht për përhapjen e ‘demokracisë të pudrosur të çastit’ për çdo komb të botës, përku-

The American Conservative Martin Sieff

Përpjekjet e revolucionarëve francezë dhe Napoleonit për të eksportuar liri, barazi dhe vëllazëri në çdo cep të Europës, me ndihmën e shpatës dhe zjarrit, siguruan mbijetesën e perandorive tradicionale për 120 vjet të tjerë. Përpjekjet e Leninit dhe Trockit për të eksportuar socializëm dhe komunizëm nëpërmjet mjeteve të ngjashme, ishin edhe më katastrofike. Rebelimi ndaj tyre në Gjermani solli Adolf Hitlerin në pushtet.

fizuar dhe aprovuar nga Shtetet e Bashkuara. Rusia dhe Kina janë bërë fuqitë kryesore ‘konservatore’ apo ‘të djathta’ për ruajtjen e status quo-së. Për ironi, angazhimi i Shteteve të Bashkuara për revolucion të vazhdueshëm në të gjithë botën është një ringjallje e koncepteve të diskredituara të Leon Trockit. Josif Stalin i braktisi idetë e Trockit më 1920, kur mori drejtimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo i dha atij fleksibilitetin ideologjik për të krijuar Aleancën e Madhe me Shtetet e Bashkuara dhe Perandorinë Britanike që fitoi Luftën e Dytë Botërore-Lufta e Madhe Patriotike. Por Nikita Hrushovi e risolli konceptin rrënimtar të Trockit: ai dhe pasuesi i tij, Leonid Brezhnjev, e thanë fare superfuqinë e tyre duke përdorur burimet për promovimin e revolucionit në të gjithë botën në zhvillim e sipër, që nga Egjipti në 1954 deri tek Afganistani më 1979-1987. Kjo çoi në kolapsin e sistemit sovjetik. Kjo gjithashtu i bëri qeveritë e tjera që të kërkonin mbrojtje nga përpjekjet për të rritur zjarrin e revolucionit brenda tyre, duke u kthyer kah Shtetet e Bashkuara për siguri, sipas termave të ShBA-së. Sot, janë Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e presidentëve nga të dyja partitë që kanë përqafuar idenë e gënjeshtër trockiste. Revolucion i Përhershëm deri sa të arrihet Demokracia Totale dhe Perfekte, është bërë politika bipartizane e Shteteve të

Bashkuara. Kjo vetëm mund të përfundojë ashtu siç ka përfunduar: për Maximilien Robespierre-in në Revolucionin Francez dhe për Trockin në atë Bolshevik. Është e përshtatshme që shumë prej atyre të gjeneratës së vjetër të neokonservatorëve amerikanë e kanë filluar jetën si komunistë entuziastë në vitet ‘30, ‘40. Neokonservatorët e sotëm janë në të vërtetë neo-trockistë që promovojnë entuziazmin e vjetër, dhe të destinuar për dështim nën një petk të ri. Për kontrast, Rusia dhe Kina po udhëhiqen nga qeveri shumë pragmatike, që ndjekin rrugën e përfitimit dhe vetinteresit. Ato mbështesin dhe duan të bëjnë biznes me qeveritë dhe sistemet qeverisëse ekzistuese në të gjithë botën. Kjo i ka bërë ato fuqitë e mëdha të së djathtës të shekullit të 21-të. Kjo është forca strategjike dhe psikologjike prapa suksesit të madh të Kinës në zhvendosjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Afrikë. Ndihma dhe investimet kineze vijnë pa detyrimet ideologjike destabilizuese dhe mundësisht revolucionare, që vënë në rrezik sistemet ekzistuese të qeverive në atë rajon. Qeveritë e Kinës dhe Rusisë e urrejnë dhe e kanë frikë revolucionin dhe e shohin promovimin e pafund ideologjik të demokracisë alla-amerikane për vendet e tyre dhe ato përreth, si mbjellja e farave të kaosit dhe dezintegrimit. Demokracia punon shumë

mirë në ato shoqëri ku lejohet të zhvillohet organikisht. Por, kur qeveri të tjera mundohen ta përshpejtojnë artificialisht rritjen e demokracisë, ose e ngucin nga jashtë triumfin e saj, sidomos kur arrijnë në përdorimin e forcës ushtarake për këtë qëllim, rezultati është gjithmonë një reagim i fortë kundër forcave të demokracisë. Ky reagim shpesh prodhon forca fashiste, represive dhe jotolerante. Dhe këto forca zakonisht fitojnë dhe marrin pushtet. Pastaj ato e imponojnë veten te shoqëritë në fjalë, duke vonuar çdo zhvillim demokratik për dekada apo brezni të tëra. Përpjekjet e revolucionarëve francezë dhe Napoleonit për të eksportuar liri, barazi dhe vëllazëri në çdo cep të Europës, me ndihmën e shpatës dhe zjarrit, siguruan mbijetesën e perandorive tradicionale për 120 vjet të tjerë. Përpjekjet e Leninit dhe Trockit për të eksportuar socializëm dhe komunizëm nëpërmjet mjeteve të ngjashme, ishin edhe më katastrofike. Rebelimi ndaj tyre në Gjermani solli Adolf Hitlerin në pushtet. Nuk është në interesin e Amerikës të ndjekë këto gjurmë - për ta thënë me fjalë të buta. *Martin Sieff është kryeanalisti për Çështjet Botërore për The Globalist dhe autor i Cycles of Change: The Patterns of U.S. Politics from Thomas Jefferson to Barack Obama (Cikli i Ndryshimit: Modelet e Politikave Amerikane që nga Thomas Jefferson te Barack Obama).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.