Mapo 2 tetor ok

Page 15

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

Viti

15

Të thuash të vërtetën në kohën e mashtrimit universal, është një akt revolucionar.

510p.e.s

- George Orwell

Romakët përmbysin Tarquin-in, mbretin e fundit Tarquin Superbi, mbreti i shtatë dhe i fundit i Romës, u rrëzua nga një kryengritje popullore. Njerëzit ishin zemëruar nga akuzat se i biri Sextusi kishte përdhunuar një aristokrate, Lucretia-n. Tarquin, i njohur për egërsinë e tij, e kish sunduar Romën për më shumë se njëzet vjet pasi vrau mbretin paraardhës Servius Tullius dhe uzurpoi fronin e tij. Tarquin mund të ketë qenë me prejardhje nga etruskët, të cilët vinin nga zona që sot njihet si Toskana. Etruskët, në shumë mënyra më të përparuar se romakët në atë kohë, po e zgjeronin fuqinë e tyre

drejt jugut dhe mbishkrime etruske nga ajo periudhë janë gjetur në Romë. Nëse është kështu, kjo e shpjegon dhe faktin se pse Tarquin dhe paraardhësit e tij ishin kaq të urryer. Sapo Tarquin (dhe Sextus i cili u kap dhe u vra) kishin ikur nga Roma, thuhet se Lars Porsena, mbret i qytetit etrusk Clusium, u përpoq të merrte qytetin por u zmbraps nga trimëria e romakëve të udhëhequr nga Horatisu Cocles, i cili vdiq ndërkohë që po përpiqej të pengonte etruskët të kalonin urën e lumit Tiber. Pas më shumë se 200 vitesh monarki romakët vendosën se ishte koha që të qeverisnin veten. Dy

burra të njohur si konsuj u zgjodhën nga senati (këshilli i pleqve që formalisht këshillonte mbretin) të vepronin si bashkëkryetarë të shtetit. Mandati i tyre zgjaste vetëm për një vit dhe secili prej tyre ishte në gjendje të vendoste veton për çdo veprim të tjetrit, kështu që fuqia e tyre ishte qëllimisht e kufizuar. Për romakët e kohëve më të vona përmbysja e monarkisë dhe themelimi i republikës romake ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e qytetit, duke shënuar fillimin e pavarësisë së Romës nga tirania dhe ngjitjen e saj drejt madhështisë së njëmendtë dhe jetëgjatë.

Blitz

Flickr

73

Për qind është rritja e numrit të rojeve private të sigurisë të punësuar në Europë që nga viti 2004.

25

Për qind më shumë është numri i rojeve private krahasuar me policinë në Europë.

-73

Ndryshimi në përqindje i numrit të emigrantëve që po futen në Shtetet e Bashkuara ilegalisht ndërmjet viteve 2006-2011.

20

Dollarë çmimi i një kalimi kufitar të simuluar në një park zbavitjeje në Hidalgo të Meksikës.

*Sipas Harper’s Index, Tetor 2013.

Titulli: në pritje të pronarit të ri Foto: The Sloths

Në Facebook

Jugosllavia e re nuk është aq ambicioze

Marsel Lela

Sa e shet frëngu pulën? Sokol Shameti

Shfuqizimi i vendimeve të qeverisë së shkuar për dhënien me koncesion apo privatizimin e disa pronave publike, po shfuqizohet nga vendimi pasues, për moszbatimin e ligjit të statusit të nëpunësit civil. Mesazhi që po merr publiku është i qartë: Edhe punësimet në administrate kjo qeveri i sheh si koncesione të dhëna nga qeveria e kaluar. Ajo po i pezullon këto “koncesione” për t’ua dhënë të vetëve. Kësisoj, po tradhton veten duke na treguar se çfarë do të ndodhë edhe me koncesionet e pezulluara të pronave. Kjo s’është qeverisje socialiste. Kjo quhet oligarki preferenciale. Irena Shabani

Gjithsesi kur të zhdoganoni grifshat mos i etiketoni si kafshë, grifsha është një zog i vogël zhurmëmadh e aq... (dëgjova drejtoreshën e re të doganave që i quante kafshë në një emision të Krastës).

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

MICHAEL MCKENNA

Gazeta Zëri publikoi një shkrimth të çuditshëm i cili paraqiti një sërë planesh* bashkëpunimi nën orientimin e BE-së, mes Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, dhe Kosovës që paraqesin një lloj formacioni të një “Jugosllavie të re”. Meqë mediat janë çfarë janë, karakterizimin e vrazhdë dhe sensacionalist e përcolli më vonë edhe Koha Ditore (e cila e botoi artikullin nën flamurin gjigant jugosllav), andaj mendojmë se tani është koha që t’i bashkohemi mediave kosovare dhe të japim edhe ne kontributin tonë: Kjo “Jugosllavi e Re” nuk shkon aspak larg. Lëshojani një sy njëherë. E vetmja shtesë këtu është Shqipëria, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë lënë të lira, si antilopat në shkretëtirë. Kështu s’bën. Ne propozojmë ripërfshirjen e këtyre dy shteteve rebele, aneksimin e shpejtë të Hungarisë (meqë edhe i adhurojmë vaskat termike), si dhe ndërhyrje në Greqi për t’i ndaluar së foluri. Si Fazë të Dytë, do të zgjerohemi në drejtim perëndimor kah Sicilia (meqë italianët vërtet nuk e duan), do ta grabisim Kanadën brenda një vikendi (pse, ç’do të bëjnë ata?), dhe do të hapim ambasadë në sheshin Gezi Park.

Në fund, do të krijojmë flamurin tonë të ri dhe emblemën e re, nën të cilin kombet e botës me kënaqësi do të mblidhen së bashku. Vetëm si ide shtesë, përkthimi i shpejtë me Google Translate i artikullit të Kohës Ditore nga shqipja në anglisht e shndërron fjalinë nga “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” në “gjashtëshkrepësi i Ballkanit Perëndimor”, me fjalë tjera, e shndërron në pistoletë gjigante. Pse të mos e lëmë kështu? * Ky Plan — ashtu siç është dhe minus elementet e zmadhuara të Zërit — paraqet propozimin për një varg iniciativash të harmonizuara të përpiluara me qëllim që të shtyjë përpara integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Europës dhe BE-së. Për momentin, plani përmban propozimin që Mali i Zi i ka parashtruar Bosnjës në muajin qershor, si dhe ca raporte të shpërndara dhe të paverifikuara të cilat japin sinjale se Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, mendon se e tërë kjo është ide fare e mirë. Në sytë e cilitdo vrojtuesi neutral, kjo është diçka e përkohshme, e turbullt dhe e zbehtë – nëse në fakt paraqet diçka me vlerë. Por, për ne që e kemi punë që njerëzve t’ua kthejmë sytë kah fjala e shkruar, kjo paraqet ardhjen e një Jugosllavie të dytë. Vendosni vetë. *Kosovo 2.0.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.