Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

drejtorët shumë të rinj të Ramës Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 2 tetor 2013. Numër 1027. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Kalon te LSI Statusi i Nëpunësit

Basha: Rama ekzekutoi konsensusin

Kryetari i Partisë Demokratike reagon për Aktin normativ të miratuar dy ditë më parë nga qeveria, që shtyn për gjashtë muaj zbatimin e ligjit “Për Shërbimin Civil FAQE 4

Perikli Shqevi, 3 vjet me kusht për zjarrvënien e Ndrecës Gjykata e Tiranës dënoi Perikli Shqevin me 3 vjet me kusht, duke marrë parasysh arsyet e djegies

merkato në Kuvend, deputeti i PR i jep votën e 84-t qeverisë Deputeti i Elbasanit, Luan Duzha regjistrohet në grupin parlamentar të LSI-së, duke shënuar rrjedhjen e parë nga opozita. Mazhoranca arrin në 84 mandate, duke i pasur duart e lira në miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, edhe pa konsensusin e opozitës. Mediu: Nuk jam në dijeni të largimit të Luan Duzhës. Negociatat u shpejtuan nga konflikti për ligjin e Nëpunësit civil. Basha: Meta të bëjë detyrën e tij dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës për të peshkuar mandate të opozitës me mënyra korruptive. Faqe 3

FAQE 7

Rama: Kush e meriton do rrijë në punë, do goditen të korruptuarit

Deputeti i Elbasanit, Luan Duzha

Dy portretet

Meta, në zyrë me Ismail Qemalin dhe Bujar Nishanin FAQE 3

op-ed / 10-11

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në Twitter. “Në fund të mandatit do të japim llogari për çdo premtim. Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës, do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot. Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit”

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Nëntoka e virgjër e Tiranës

“Motra” e Erdoganit

koment

Arbana Xharra

simi, kanë qenë disa nga çështjet që kanë zënë vendin kryesor në këtë bashkëbisedim. I pyetur në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, kreu socialist ka konfirmuar se qeveria ka tashmë gati kuadrin ligjor me të cilin do të ndërhyjë për t’i prishur ato. Ndërkohë që ai ka mbrojtur emërimin e drejtoreshës së re të Tatimeve... Faqe 4

Biznesmeni Kosta padit në gjykatë Inspektoriatin Ndërtimor Biznesmeni Vladimir Kosta padit Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, pas lajmit se ai është kallëzuar në prokurori për një ndërtim pa leje. Përmes padisë së dorëzuar në gjykatë, Kosta, njëherazi biznesmen ndërtimi mohon të ketë ndonjë ndërtim në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Në Gjykatën e Tiranës është depozituar një padi penale me kërkesë dhe për dëmshpërblim ndaj shefit të Inspekto-

Gushti është muaji më i mirë për të jetuar në Tiranë. koment Gentian Kaprata Temperaturat e larta, që duket...

Investimeve strategjike të Ankarasë, të cilat kanë synim rritjen e prezencës ekonomike...

“Bashkë do ia dalim”. Me këto fjalë e ka mbyllur Edi Rama bashkëbisedimin e tij të parë në rrjetin social “Twitter” që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, ku për afro një orë iu është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të ndryshëm. Punësimet, rendi, ndërtimet pa leje, shkrirja e Gardës së Republikës, shëndetësia, ar-

riatit Ndërtimor, Florenc Hoxha, për të cilin Kosta pohon se ka publikuar në media një njoftim të rremë me prapavijë politike. Dy ditë më parë nga email-i i Bashkisë së Tiranës iu shpërnda medies një njoftim se policia ndërtimore ka paditur Vladimir Kostën, pasi sipas policisë po bën ndërtim pa leje tek rruga “Bajram Curri”. Kosta ka depozituar të martën padinë ndaj Florenc Hoxhës, ku provon se jo vetëm... Faqe 7

ish kryeministri

Nëpunësi pa status

Berisha takon Nishanin dhe poston në FB: Të gjithë në këmbë

FAQE 5

12 universitet

Promovohet kolana “Thesis”, revolucion për tregun e botimeve shkencore UET-Press promovoi dje kolanën më të re të botimeve. “Thesis” sjell punimet e doktoraturave të akademikëve të njohur nga fusha të ndryshme studimi dhe synon të revolucionarizojë tregun e botimeve shkencore.

editorial / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Katër rreziqet e përmbysjes së Ligjit të Nëpunësit Civil Në pamje të parë duket se ngulmi i mazhorancës së majtë për t’i futur stërkëmbësha ligjit të Nëpunësit Civil, tani kur nuk i intereson më neutraliteti i tij, duket si një histori e përsëritur. PD e PS e kanë bërë me radhë këtë lojë duke e kthyer administratën civile në një strehë militantësh, kryesisht të paaftë, talenti kryesor i të cilëve është përkushtimi partiak dhe roli permanent i mitingashit. Gjendemi megjithatë në një moment të veçantë i tillë për katër arsye, dhe zhbërja e ligjit të votuar në fund të majit është katërfish më implikuese dhe katërcipërisht më e gabuar. Arsyeja e parë është konsensusi i cili është dashur për të arritur te ky ligj. Vetëm në fotofinish, kur u duk se nuk kishte më asnjë shpresë, Partia Socialiste dhe Rama edhe...

2

afër/larg

1

bashkëbisedimi / Rama: Kush

e meriton do rrijë në punë, do goditen të korruptuarit

Faqe 4

politikë / Basha: Rama shkeli

konsensusin, Meta të tregojë se s’jemi banana-Kuvend ’

Faqe 5

kronika / Ish i përndjekuri

i vuri flakën Ndrecës, por i shpëton burgut

Faqe 7

Mesatarja varion te të 30-tat dhe pjesa më e madhe nuk kanë ndonjë CV të pasur në administrim edhe pse po u besohen punë mjaft të rëndësishme të vendit.

Kryeministri i mori në mbrojtje edhe emërtesat e tij të reja, apo të paktën ato që iu përmendën në intervistën virtuale, duke theksuar se do ishte puna që do të tregonte cilësinë e tyre. Në fakt emërtesat përtej mungesës së një akti qoftë formal garimi, janë që në fillim nën dyshimin për atë që mund të arrijnë për shkak se përzgjedhja dukshëm ka pasur si kriter moshën e re.

Drejtorët shumë të rinj të Ramës Vladimir Karaj

N

jë pjesë e atyre që kërkonin përgjigje prej kryeministrit Edi Rama dje në Tuiter shqetësoheshin për vendin e punës të humbur apo për atë që mund të fitonin në këto ditë ku vetëm për vende pune flitet. Përgjigjet e kryeministrit ishin thuajse të njëjta. “Gjithëkujt do t’i jepet mundësia të konkurojë”, shkroi ai duke ritheksuar moton e fushatës për një administratë të ndërtuar mbi merita, por deri dje ndërsa vijojnë emërimet në postet të larta zyrtare (kryesisht emërtesa të qeverisë apo ministrave), për asnjë prej tyre nuk ka pasur konkurs dhe as është shpallur ndonjë i tillë. Dje Rama sidoqoftë premtoi konkurse deri për emërimet e mësuesve. Kryeministri i mori në mbrojtje edhe emërtesat e tij të reja, apo të paktën ato që iu përmendën në intervistën virtuale, duke theksuar se do ishte puna që do të tregonte cilësinë e tyre. Në fakt emërtesat përtej mungesës së një akti qoftë formal garimi, janë që në fillim nën dyshimin për atë që mund të arrijnë për shkak se përzgjedhja dukshëm ka pasur si kriter moshën e re. Mesatarja varion te të 30-tat dhe pjesa më e madhe nuk kanë ndonjë CV të pasur në administrim edhe pse po u besohen punë mjaft të rëndësishme të vendit. Duket se i vënë mes dy zgjedhjeve: Asaj të të vjetërve që veç eksperiencës mund të kene cene në kohën që kanë shërbyer në administratë dhe eksperimentin me drejtues të rinj të paparovuar në rangje të larta, kryeministri ka zgjedhur këtë të dytën. Një zgjedhje që u bë e qartë që me emërimet e ministrave të rinj, ku u shmangë në masë “garda e vjetër” dhe u zgjodhën figura krejt të reja, deri diku edhe të papritura.

Në të njëjtën masë kryeministri i qëndron edhe barazisë gjinore në emërimet që ka bërë. Detyra nga më të rëndësishmet u janë besuar femrave. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tatimet dhe Doganat do të drejtuar nga gra. Ndërkohë përtej kësaj vendimet veç dyshimit mbi aftësitë për shkak të CV jo fort të pasura apo mungesës së një gare për këto vende pune, duket se rëndohen edhe nga lidhje jo fort të qarta. Përshembull opozita nuk humbi kohë për të denoncuar emërimin e drejtorit të ri të Albpetrolit si një zgjidhje “klienteliste”. Ajo e sheh këtë si emërim që vjen si pasojë e lidhjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS Koço Kokëdhima, botues i gazetës “Shekulli” dhe njëkohësisht një prej njerëzve më të afërt të kryesocialistit. Emërime të tjera po ashtu janë përfolur apo janë akuzuar për lidhje të ngjashme apo mungesë ekspertize në fushat ku janë dërguar. Ndërkohë në sy bie edhe fakti që emërimet janë po ashtu të ndara mes PS dhe LSI ndërsa deri tani mbeten jashtë thuajse gjithë aleatët. Edhe në bashkëbisedimin që Rama kishte në Tuitter u vu re një tension i tillë mes pyetjeve. Një pjesë e tyre “sulmonin” paktin mes PS dhe LSI, që sipas tyre në disa qytete po favorizonte këtë të fundit. Pyetjet

Por ndërkohë kryeministri po ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Zëvendësimet dhe emërimet po bëhen masivisht mbi kritere politike. Ndarja mes drejtorë të angazhuar në PS apo të angazhuar në LSI e tregon qartë këtë. Gjasat janë që e gjithë kjo të shtojë mëtej kostot në buxhetin e shtetit dhe po ashtu të rrisë numrin e personave që paguhen për të njëjtin vend pune.

Ndërkohë në sy bie edhe fakti që emërimet janë po ashtu të ndara mes PS dhe LSI ndërsa deri tani mbeten jashtë thuajse gjithë aleatët. Edhe në bashkëbisedimin që Rama kishte në Tuitter u vu re një tension i tillë mes pyetjeve.

ishin të natyrës: “A ja keni lënë LSI këtë qytet”. Rama këmbënguli se kishte ndarje përgjegjësish me partinë aleate, por mohoi ndarje të tjera edhe pse bie në sy që PS dhe LSI kanë ndarë mes tyre emërtesat në një raport të qartë që shkon diku mes 60 dhe 40 për qindëshit. Po ashtu si me qeveritë e mëparshme një hije dyshimi për vijimin e krahinizmit dhe emërimeve bazuar në vendlindje apo lidhje të ngjashme shoqëron ndryshimet e reja në administratën publike. Kështu ndërsa kryeministri këmbënguli se do të vijonte refoprma në Gardën e Republikës, ai nuk iu përgjigj drejtpërndrejt pyetjes së një oficeri të lartë që identifikohej “MajtistVeriu” dhe kërkonte të ndalohej ristrukturimi “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”. Përtej kësaj qeveria është duke i mbrojtur vendimet e saj edhe përmes shtyrjes së futjes në fuqi të ligjit për nëpunësit civilë apo shkeljes në një mënyrë e tjetër të ligjit të vjetër. Kjo ka shkaktuar prej ditësh edhe përballjen e saj më të ashpër me opozitën që pretendon në shkarkime pa bazë dhe atë të shumicës që flet për largime me motive të qarta dhe mos prekje të të aftëve siç këmbënguli edhe dje kryeministri që tha se “do pastrohej administrata nga korrupsioni dhe jo nga njerëzit”. Por ndërkohë kryeministri po ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Zëvendësimet dhe emërimet po bëhen masivisht mbi kritere politike. Ndarja mes drejtorë të angazhuar në PS apo të angazhuar në LSI e tregon qartë këtë. Gjasat janë që e gjithë kjo të shtojë mëtej kostot në buxhetin e shtetit dhe po ashtu të rrisë numrin e personave që paguhen për të njëjtin vend pune.

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

3

Luan Duzha është një ndër të shumtët deputetë të kësaj legjislature, të cilët njihen pak ose aspak në politikë. Por ish-studenti i akademisë “Skënderbej”, i diplomuar më pas për inxhinieri, e ka kryer aktivitetin e tij në qarkun e Elbasanit, ku së fundmi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Uzinës së Mjekësit

Hapet merkatoja në Kuvend, deputeti i PR i jep votën e 84-t qeverisë Deputeti i Elbasanit, Luan Duzha kalon në grupin parlamentar të LSI-së, duke i dhënë mazhorancës mandatin “e artë”. Mediu: Nuk jam në dijeni të largimit të tij. Negociatat me Duzhën u nxitën nga konflikti për ligjin e Nëpunësit civil Një deputet i Partisë Republikane ka hapur merkaton parlamentare, duke i ofruar mandatin “e artë” mazhorancës. Luan Duzha, një emër thuajse i panjohur, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit në garën elektorale të 23 qershorit, pritet të kalojë në grupin parlamentar të LSI-së. Vetë Duzha i është shmangur komenteve për mediat, duke e mbajtur të fikur telefonin, por burimet konfidenciale e konfirmojnë një lëvizje të tillë. Kapërcimi i ylberit prej deputetit të PR-së, një fenomen ky i njohur edhe në legjislaturat e mëparshme, diskutohet prej ditësh në korridoret politike. Ky akt merr rëndësi të dorës së parë, për shkak se mazhoranca kap 84 mandatet e shumicës së cilësuar, duke pasur kështu dorë të lirë në miratimin e nismave dhe projektligjeve, edhe në kushtet e mungesës së konsensusit. I kontaktuar nga MAPO mbi rrjedhjen e një deputeti nga grupi i tij parlamentar, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se ai nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Por kalimi i deputetit të tij në të majtë, kon-

siderohet tashmë një çështje e mbyllur. Deputeti i 84-t Luan Duzha është një ndër të shumtët deputetë të kësaj legjislature, të cilët njihen pak ose aspak në politikë. Por ish-studenti i akademisë “Skënderbej”, i diplomuar më pas për inxhinieri, e ka kryer aktivitetin e tij në qarkun e Elbasanit, ku së fundmi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Uzinës së Mjekësit. Në muajt e nxehtë të fushatës, ai u shfaq përkrah Mediut si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, mandat të cilin e fitoi, si shumë deputetë të tjerë surprizë të këtyre zgjedhjeve. Burimet e mësipërme bëjnë me dije se Duzha ka negociuar prej ditësh me drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të kaluar më pas si deputeti i 18-të i këtij grupi parlamentar. Një rrjedhje e tillë nga e djathta në të majtë është paralajmëruar fill pas zgjedhjeve të qershorit, por asokohe Rama tha se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim në Kuvend, por jo për “birësime” të këtij lloji. Pak javë më pas, Luan Duzha bëhet deputeti i

I kontaktuar nga MAPO mbi rrjedhjen e një deputeti nga grupi i tij parlamentar, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se ai nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Por kalimi i deputetit të tij në të majtë, konsiderohet tashmë një çështje e mbyllur.

parë i djathtë që i bashkëngjitet mazhorancës, edhe pse Rama pati premtuar se një gjë e tillë nuk ishte e nevojshme të ndodhte. Nëpunësi civil Konflikti i ri politik mes qeverisë dhe opozitës rreth shtyrjes së ligjit “Për Nëpunësin Civil” duket se e ka shtyrë mazhorancën drejt numrave të sigurt, edhe përkundër një lëvizjeje të diskutueshme në rrafshin etik. Vetëm dy net më parë qeveria vendosi të shtyjë me akt normativ hyrjen në fuqi të ligjit që u miratua me konsensus në maj, edhe pse opozita e kundërshtoi ashpër një hap të tillë. Në këto kushte, vota e 84-t ishte determinante për miratimin e shtyrjes së ligjit të Nëpunësit civil në Kuvend, kurdo që qeveria do ta dërgojë atë. Nga ana tjetër, largimi i Duzhës i hap rrugën të tjera rrjedhjeve nga opozita në të ardhmen. Gjatë konferencës së djeshme për mediat, kryetari i PD-së i bëri thirrje Metës që të mos e trajtojë si ‘banana-Kuvend’ arenën parlamentare, duke peshkuar mandate të opozitës me mënyra korruptive.

Emërimet e reja, Spiropali në krye të Doganave Edi Rama u ka besuar Doganat dhe Tatimet dy vajzave në moshë të re, duke ndjekur kështu modelin e promovuar me anëtarët e kabinetit të tij. Kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali është emëruar dje në krye të Doganave, vendim që nuk ka kaluar pa habi në rrjetet sociale. E përfolur për një post zv.ministreje, Spiropali ngjitet kështu në krye të njërës prej drejtorive më të rëndësishme në vend, duke zëvendësuar Flamur Gjymishkën. E diplomuar në SHBA për shkenca politike dhe ekonomike, Spiropali debuton në administratën publike me një post të nivelit të lartë. “Do bëj çmos që shërbimin doganor ta disiplinoj, ta përmirësoj, ta modernizoj, për të mirën e shtetit shqiptar dhe në funksion të forcimit të dinjitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit”,shkroi në FB Elisa Spiropali, duke falenderuar Ramën dhe Këshil-

lin e Ministrave që i besuan këtë detyrë. Një tjetër emër surprizë ishte e zgjedhura e Ramës për Drejtorinë e Tatimeve. Brisida Shehaj, anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe drejtuese e degës së një banke të nivelit të dytë në vend, është emëruar dje në krye të Tatimeve, duke zëvendësuar Gazmir Spahiajn. Doganat dhe Tatimet janë dy prej institucioneve më të rëndësishme, prej nga qeveria e re pritej të mbushte boshllëkun në buxhet, ndërkohë që emrat e përzgjedhur lënë hapësirë për diskutim, për shkak të mungesës së eksperiencës. Një tjetër emërim i konfirmuar dje është edhe ai i drejtorit të Postës Shqiptare, Ardit Çela, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. I pyetur dje në ‘Twitter’ për mungesën e eksperiencës së drejtoreshës së re të Tatimeve, Rama u përgjigj: “Keni informacion të gabuar.

Emërimet

Drejtoria e Doganave > Elisa Spiropali Drejtoria e Tatimeve > Brisida Shehaj Drejtoria e Postave > Ardit Çela > Zyhdi Dajti INU

Shumë shpejt rezultatet do të tregojnë që kemi marrë vendim të drejtë”. Me ndryshimet e djeshme është plotësuar kuadri i disa prej dikastereve kryesore të shtetit. Vetëm një ditë më parë, ministri Gjiknuri emëroi drejtuesit e 8 dikastereve, të cilat u ndanë në mënyrë të barabartë mes PS dhe LSI. Në krye të KESH-it u emërua Agron Hetoja. Në krye të kompanisë Albpetrol u emërua Endri Puka, ndërsa në atë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Eng jëll Zeqo. Gjithashtu, ministri Damian Gjiknuri firmosi emërimin e Ardian Çelës si kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik, Viktor Doda si drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik, Rrapush Tola drejtues i Repartit të InspektimShpëtimit të Minierave dhe Dael Dervishi si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Njerëzore.

portrete

Meta mes fotove të Ismail Qemalit e Nishanit Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shfaq dje në zyrën e tij mes portretit të Ismail Qemalit dhe atij të Presidentit Bujar Nishani. Vetëm pak javë më parë, qeveria “Rama” miratoi zëvendësimin e fotos së presidentit me atë të themeluesit të shtetit shqiptar, vendim që shkaktoi jo pak debat. Vetë Meta pohoi asokohe se në zyrën e tij do të vareshin të dy portretet, çka u konfirmua dje në foton e tij me ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Përmes njoftimit për shtyp, Kuvendi lajmëroi se ambasadori i përcolli Metës urimet më të ngrohta në emër të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit. Ambasadori  Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë. “Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Kuvajtin dhe shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet ndërparlamentare dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. z. Meta shprehu gjithashtu vullnetin për të konkretizuar marrëdhëniet mes grupeve të miqësisë parlamentare dhe theksoi se vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zgjerimit të shkëmbimeve njerëzore, tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kuvajtit”,- thuhet në njoftim.

4

intervista

ngjarje e ditës

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në Twitter. “Në fund të mandatit do të japim llogari për çdo premtim”

Rama: Kush e meriton do rrijë në punë, do goditen të korruptuarit “Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës, do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot. Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit”. “Bashkë do ia dalim”. Me këto fjalë e ka mbyllur Edi Rama bashkëbisedimin e tij të parë në rrjetin social “Twitter” që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, ku për afro një orë iu është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të ndryshëm. Punësimet, rendi, ndërtimet pa leje, shkrirja e Gardës së Republikës, shëndetësia, arsimi, kanë qenë disa nga çështjet që kanë zënë vendin kryesor në këtë bashkëbisedim. I pyetur në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, kreu socialist ka konfirmuar se qeveria ka tashmë gati kuadrin ligjor me të cilin do të ndërhyjë për t’i prishur ato. Ndërkohë që ai ka mbrojtur emërimin e drejtoreshës së re të Tatimeve, si dhe ka shuar shpresat e gjithë tifozëve të futbollit për një stadium të ri kombëtar. Më poshtë pyetje-përgjigjet mes Ramës dhe qytetarëve Po flitet për një projekt të Serbisë së madhe, ku qeveria e Saliut ka marrë pjesë me konsensus në të. Pse nuk reagoni? Nuk ka asnjë projekt të tillë, qeveria e mëparshme ka plot faje, por jo këtë. A do të ketë kallëzim penal për ish-pushtetarët “në qoftë se” do të perceptohen afera korruptive? Padyshim që po. A do të shohim siç nuk i kishim parë dhe institucionet në nivel lokal si shkollat, universitetet? Programi ynë dhe plani i veprimit i ministres sonë të Arsimit janë shumë inkurajues. Universitetet publike janë kthyer në vatra korrupsioni, si do veproni me “sekserët” e provimeve? Do të jemi gati për të monitoruar me thellësi e transparencë vërtetësinë e provimeve. Z. Kryeministër, si do të veproni kundër korrupsionit, duke filluar nga institucionet e larta deri tek ato të vogla? Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit. Kur do i vijë fundi kaosit në Tiranë? Ngado parregullsi, kaos dhe plot me policë. Kaq e vështirë të jetë vendosja e rregullit? 10 ditët e para në detyrë të ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë. Z. KM, matura shtetërore sivjet= 5 provime + mesatarja= 6.100/6=16.6% vlen mesatarja në fund të 4 viteve. Priten ndryshime? Matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës. Z. Rama, a do të hiqet TVSH për produktet e shportës, si të importuara apo të vendit në fillim të vitit 2014? Ne do mbajmë zotimet tona dhe do të përgjigjemi për to një për një në fund të mandatit. Si fillim duhet të ndalim rënien e madhe! Z. Kryeministër, kur do ndërrohet drejtori i përgjithshëm i AKU-së? Do mbahen në punë njerëzit që vërtet vlejnë? Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës, do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot. Zoti Rama, si prind fëmije kërkoj të na ktheni dyqanet nëpër shkolla si shërbim shumë i domosdoshëm për fëmijët tanë. Nëpër shkolla nuk do të ketë aktivitete tregtare. Kanë rezultuar shumë problematike dhe në dëm të cilësisë së shkollës. Zoti Rama, pas një kontributi 20-vjeçar për PS, me urdhër të ministrit të Arsimit për heqjen e dyqaneve në shkolla mbetëm të papunë! Dyqanet në shkolla janë një fenomen i papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve. Si do të veprohet me vendimet e marra nga qeveria e larguar, në mbledhjen e saj të fundit më dt.05/09/2013.

Kemi nisur shfuqizimet sikundër jemi zotuar publikisht dhe do të vazhdojmë. Jam një qytetar nga Vlora, më është zaptuar prona private me forcë. Çfarë do bëhet me ndërtimet pa leje? Qeveria ka bërë gati bazën ligjore për një ndërhyrje të fortë kundër ndërtimeve pa leje. Ç’do bëhet me protestën e studentëve të juridikut? Po me të shkarkuarit e policisë dhe shkrirjen e Gardës? Po ndjekim me vëmendje edhe të parën, edhe të dytën. Z.Rama, Unaza e Re është në varësinë e njësisë nr.6 dhe të komunës Kashar. A do të kalohet në varësi të Bashkisë Tiranë? Është një anomali e kudondodhur dhe do ta shërojmë përmes reformës tërësore të administrimit të territorit. Cili është plani juaj në lidhje me bulevardin e ri. Çfarë do bëhet me qytetarët që po grabiten nga Basha, na ndihmoni... Po e shohim me kujdes. Për mungesë fondesh, vizioni dhe keqmenaxhimi, filmi shqiptar po kalon ditë të errëta. Çfarë politika keni ju? Kriza e ekonomisë dhe financave të vendit është e thellë. Po përgatitemi për një ndërhyrje radikale. Do ta kapërcejmë së bashku. Cilët janë hapat që keni menduar për “çlirimin e Shqipërisë” nga KLD e mafia ekzistuese gjyqësore? Apo 4 vjet pritje? Shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi. Kur do kemi një stadium europian zoti kryeministër, se gjithë Europa qesh me ne ! Dhe çfarë do bëni për sportin? Do ta nisim nga sporti për të gjithë. Të premtosh stadiume në kohë krize ekonomike, është një sport i së shkuarës:-) Jam një banor i Vlorës, në lagjen time nuk ka ujë të pijshëm dhe asnjë rrugë të shtruar... Do të punojmë së bashku për t’i shëruar plagët e vjetra të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Çfarë vendimi do merrni me institucione si TVSH, ATSH etj? Do t’ia kthejmë publikut. Do të shtyni ligjin e nëpunësit civil, një precedent i rrezikshëm, çfarë ju shtyu të merrni këtë risk? I rrezikshëm është vakuumi që krijon ligji në fjalë si i pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore. A do të ketë një akt të posaçëm për ata nëpunës me 20 vite në profesion që u hoqën nga puna me një letër? Gjithkujt do t’i jepet mundësia të konkurrojë. Keni deklaruar se do të zhvillohen konkurse për punësimet në administratë. Ku konsistojnë këto konkurse? Dotëketëvazhdimishtnjoftimepublikesipasligjit. Kur do lirohen hapësirat publike, ku lulishtet e Laprakës që bërë ti, sot Luli i ka mbushur me tavolina e karrige? Kjo është pyetje për Bashkinë. Keni deklaruar para zgjedhjeve që në shumë shkolla të vendit matematikën e jep një militant i partisë? Ç’do bëhet? Çdo vajzë e djalë që ka mbaruar për mësuesi dhe çdokush që dëshiron të bëhet mësues do ketë shansin të konkurrojë. A do mund të konkurrojmë ne që humbëm punën, pasi kandiduam për PS, sepse znj. Nikolla tha se asnjë mësues s’do largohet? Mësuesit s’janë të partisë, por të fëmijëve e nxënësve të Shqipërisë! Koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar. I dashur Edi, sot mora vesh që është emëruar drejtoreshë Tatimesh një person që s’ka fare njohuri për fushën ! Mbi ç’kritere bëhet zgjedhja ? Keni informacion të gabuar, shumë shpejt rezultatet do të tregojnë vlerën e përzgjedhjes së bërë.

Mësuesit s’janë të partisë, por të fëmijëve e nxënësve të Shqipërisë! Koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar.

Garda e Republikës është strukturë që s’e ka shoqen në botën bashkëkohore. Shkrirja e saj, nevojë strukturore e shtetit.

A mundet të ketë rilindje me 2 bashkëkryetarë? Çfarë do të bëhet për sportin, kam parë programin dhe s’kishte shumë për sportin... Me siguri do keni parë programin e PD dhe keni parasysh PD në shumëbashkëkryetarësi:-) Konkurrenca e paligjshme në biznesin privat. Ç’masa do merren nga qeveria juaj për këtë problem? Formalizimi i ekonomisë do të jetë objekt i palëvizshëm i përpjekjes sonë. Si do zgjidhet problemi i plehrave dhe ndotjes së mjedisit. Po për ata që djegin gëlqere me plastikë e goma ç’do të bëhet? Thamë do ndalim importin e plehrave dhe e bëmë që ditën e parë të qeverisjes. Një Shqipëri e pastër është ambicia jonë! Pse po shkatërrohen hekurudhat? Në çdo shtet ku ka demokraci ka hekurudha, ka 23 vjet që Shqipërinë po e shkatërrojnë... Sepse shteti ka ikur në drejtim të paditur dhe ne përditë do të punojmë pa u lodhur ta kthejmë në krye të detyrës. Jam oficer i nivelit të lartë në Gardën e Republikës. Ndalojeni ristrukturimin e tipit “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”... Garda e Republikës është strukturë që s’e ka shoqen në botën bashkëkohore. Shkrirja e saj, nevojë strukturore e shtetit. Do përfitojnë nga këto legalizime edhe shfrytëzuesit e hapësirave të përbashkëta tek pallatet e Tiranës? Hapësirat e përbashkëta të zaptuara për qëllime fitimi do çlirohen. Çfarë do bësh me fëmijët që kanë probleme në pasaporta në Greqi? Po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të trashëguar nga pakujdesia e qeverisë së mëparshme. Si shpjegohet mospërfshirja e Taulant Ballës në kabinetin qeveritar, kur Librazhdi doli rrethi më i votuar pro PS? Taulant Balla është nënkryetar i grupit tonë parlamentar dhe drejtues i delegacionit tonë në Parlamentin Europian. Deri kur do të vazhdojë vjedhja që çdo muaj na bëjnë KESH dhe Ujësjellësi në fatura? Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm. A keni ndonjë program për emigrantët shqiptarë? Do të jemi më pranë emigrantëve se qeveritë paraardhëse. A do ta mendoni seriozisht pastrimin me themel të administratës aktuale të Shqipërisë? Ne nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit, po shtetin nga korrupsioni. Ndërtimet pa leje në zonën e Golemit kur do t’i hiqni? Sepse ato po ndotin shumë plazhin. Bregdeti do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë. Mund ta dimë çfarë do bëhet për punësimin e të rinjve dhe si do veprohet për punësimin? Do të krijojmë hapësira të reja punësimi për të

rinjtë përmes arsimit profesional, investimeve prodhuese, konkurseve reale. A mendoni se duhet ndërhyrë në sistemin e arsimit në lidhje me librat që iu shpërndahen nxënësve? Jam absolutisht dakord. Mbaj premtimin për punësim këtej nga Selenica e Vlorës, se po vdes populli për bukë, po hanë akoma ata njerëzit e Salës. Qeveria s’ka mbushur ende pesëmbëdhjetëditëshin dhe nuk ka asnjë shkop magjik për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë! Jam një 21-vjeçar që kam kontribuar sadopak në PS dhe po kërkoj një takim me kryeministrin Edi Rama... Rrjetet sociale janë një hapësirë takimi dhe ja ku po komunikojmë. Por mund edhe të më shkruani e-mail direkt. Në reformim e Policisë së Shtetit do të largohen punonjësit e policisë me diploma false? Kam besim të plotë se në një kohë të shkurtër do të shohim një polici tjetër dhe do të kemi një polici me të tjerë parametra. Do shkojë ndonjë nga ish-ministrat që ju akuzoni para drejtësisë, apo do i falim dhe kësaj here? Qeveria as shpall dënime, as jep falje. Lufta jonë me të korruptuarit do jetë frontale. Mbas sa kohësh, nën qeverisjen tuaj, do fillojmë të shohim ndryshim përsa i përket papunësisë, krimit dhe rendit ? Siguria do të vijë më shpejt sesa punësimi, por pas katër vitesh do ballafaqohemi me çdo zotim. LSI i keni dhënë Pogradecin (emërtimin e drejtorëve: Posta, OSSH, Spital). Ku janë konkurset/meritat? Në vend të ministrive, LSI-së i keni dhënë qytetet (Pogradecin). Ku është ndryshimi nga PD-ja këtu? Po vihen drejtorë të paaftë... Me LSI s’kemi ndarë qytete, por përgjegjësi. A do ta kontrolloni edhe bujqësinë, farërat, plehrat kimike helmet e ndryshme? Është zotim i yni. Do të bëjmë për fshatin shumëçka fshatit i është mohuar në këto vite. Infermierët që punojnë në Fier nëpër spitale fillojnë punë në nëntë dhe e lënë në 12:00... Nuk do vazhdojë gjatë kjo gjendje, shpejt do të shihni përmirësimet. Meqë e vendose të shkrish Gardën, ku u bazove? Në praktikat më të mira ndërkombëtare. A do ndërmerrni ndonjë iniciativë që t’i bëni “të zbatueshme” marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni? Jemi në mbështetje të plotë të vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve. Sot isha në spitalin onkologjik Tiranë “Nënë Tereza”. Doktorët janë kasapë. Të shohin nga duart... Spitali “Nënë Tereza” po ndryshon dhe do ndryshojë përditë pa ndalim, deri sa të bëhet një spital normal.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.11.2013

5

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon për Aktin normativ të miratuar dy ditë më parë nga qeveria, që shtyn për gjashtë muaj zbatimin e ligjit “Për Shërbimin Civil” q ë n dr imi

Berisha takon Nishanin dhe poston në FB: Të gjithë në këmbë TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një

takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Pas takimit të zhvilluar dje në mesditë në Presidencë, pak orë më vonë Berisha nuk la pa komentuar edhe vendimin e fundit të qeverisë, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. “... Edvini miratoi mbrëmë Aktin normativ për shtyrjen nga data 1 tetor, që ishte afati konsensual i fillimit të efekteve të ligjit për shërbimin civil, në datë 1 prill 2014. Me këtë akt ai përmbysi konsensusin e arritur me datën 30 maj në votimin e tri ligjeve që ishin të vetmet kushte për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për anëtar të BE…Përmbysja e tij për herë të parë në dy dekada përben dhe aktin më të rëndë, më të pashembullt, më amoral, më të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërmjet forcave politike të vendit. Por tejet të rënda janë motivet e asgjësimit të tij. Kjo u bë vetëm e vetëm për të kaluar në gijotinë administratën që e konsideron armike sepse bëri çdo gjë për integrimin dhe zhvillimin e vendit. Qytetare dhe qytetarë, këta nuk njohin Kushtetutë, ligje, as dhe besë. Në këmbë! Ky është vetëm fillimi!!” - shkruan ai.

Basha: Rama shkeli konsensusin, Meta të tregojë se s’jemi banana-Kuvend “Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend, dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash” TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi antikushtetues Aktin normativ të qeverisë “Rama” për të shtyrë për gjashtë muaj zbatimin e ligjit “Për Shërbimin Civil”, që më 30 maj është miratuar me konsensusin e të dyja palëve. “…Mbrëmë, me një akt të njëanshëm antikushtetues dhe në mungesë totale transparence, Edi Rama shpalli shfuqizimin gjashtëmujor të ligjit ‘Për Nëpunësin Civil’, i miratuar me konsensus dhe unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë në maj të këtij viti. Ky është një nga tri ligjet, mosmiratimi i të cilave me konsensus vitin e kaluar, u bë shkak që Shqipëria të mos përfitonte statusin e vendit kandidat. Ky është një nga tri ligjet, për të cilat Brukseli zyrtar u shpreh se nuk mjaftonte as miratimi me referendum, por duhej patjetër konsensus, konsensus që u dha më në fund në 30 maj, pasi Rama u sigurua se ishte tepër vonë për të përfituar statusin në pranverën që shkoi”, - tha dje Basha përmes një konference për shtyp. Sipas tij, Rama me një firmë të vetme hodhi poshtë konsensusin e arritur mes

palëve. “Kjo nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë në vendet që mbështeten në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo ndodh vetëm në ‘banana-republikat’ që mbështeten në ligjin e xhunglës. Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si ‘banana-Kuvend’ dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë”, - tha ai. Një thirrje publike ai pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. “Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është ‘banana-Kuvend’ dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash”, - shtoi ai. Kryetari i demokratëve theksoi se opozita nuk mund të pranojë zbatimin e këtij akti dhe se me miratimin e tij po riciklohet konfliktualiteti politik në vend. Por cilat do të jenë rrugët që PD-ja do të kundërshtojë këtë Akt normativ? Për këtë çështje demokratët do të

"Duke zhbërë me një firmë të vetme një ligj konsensual, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si ‘banana-Kuvend’ dhe partnerët tanë që aq shumë këmbëngulën në vlerat e konsensusit, si manekinë”

mblidhen sot në mesditë dhe jo vetëm. “Do të mblidhet Grupi parlamentar i PD dhe aleatët për të vendosur për hapat e mëtejshëm. PD është e angazhuar që t’u ofrojë anëtarëve të administratës që ndjehen të kërcënuar me pa të drejtë, siç ka bërë deri më tani, ndihmën nëpërmjet rrjetit të zyrave. Ligji mbronte administratën dhe shtyrja e tij me 6 muaj bëhet për të pastruar administratën. Hoqën mbrojtjen ligjore të ligjit që të nisin spastrimet në administratë në kundërshtim të plotë me zotimin e tyre para partnerëve në Bruksel”,- tha Basha. Dy ditë më parë, qeveria miratoi Aktin normativ për të shtyrë zbatimin e ligjit “Për Shërbimin Civil”. Akti normativ përcakton se deri në datën 1 prill do të zbatohet ligji aktual “Për Statusin e Nëpunësit Civil”. Sipas Aktit normativ, ky ligj do të shfuqizohet vetëm kur të hyjë në fuqi ligji i ri në datën 1 prill. Deri në këtë kohë, lëvizjet në administratë do të jenë të shumta. Ligji i vjetër që do të veprojë deri në muajin prill nuk e mbron nëpunësin publik nga largimet, si rezultat i ristrukturimit apo mbylljes së një vendi të caktuar pune. N.P

Anulimi i koncesioneve, Mima: Akte të pastra abuzive TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Florion

Mima deklaroi dje se me anulimin e shumë koncesioneve në hidroenergjetikë, Rama po tregon se 23 qershori për të ishte data 0 dhe se çdo gjë e mëparshme duhet të zhbëhet. “Partia Demokratike ka qenë e para që e ka inkurajuar qeverinë e re që të hulumtojë e investigojë me lupë në dorë çdo koncesion, leje a privatizim të aseteve publike, por fakti që kjo nuk ndodh dhe qeveria zgjedh rrugën e anulimit bazuar vetëm në datën 0, na jep arsye të forta për të besuar se i vetmi qëllim është që subjektet të

cilat u prekën dje, por edhe të tjera që do të preken në ditët në vijim, të fillojnë të vendosin kontakte me zyrat speciale a me persona të caktuar afër qeverisë. Partia Demokratike inkurajon dhe trimëron të gjithë investitorët të qëndrojnë fort e të mos thyhen përballë asnjë presioni korruptiv. Ligjshmëria do të fitojë mbi çdo përpjekje për të nënshtruar ligjin me akte të pastra korruptive e abuzive dhe të nxjerra në shpërdorim të pastër të detyrës zyrtare”, - tha dje Mima. Po dje PD-ja akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po

shkatërron INSTAT-in. “Qeveria e re ka nisur një proces shkatërrimi në vend të procesit të Rilindjes. Vendimi i qeverisë së re është që të tregojë atë që tha Rama në Kuvendin e Shqipërisë ‘do të shihni, pasi kjo nuk është asgjë’. Dhe po shihet se si po shkatërrohen objektet. Dua të denoncoj shkatërrimin e Institutit të Statistikave me shkarkimin e anëtarëve të bordit të këtij institucioni. Arsyeja e shkatërrimit të bordit është që Edi Rama të ketë gjithçka nën kontroll, pasi bordi ka qenë mjaft i kualifikuar”, - tha dje deputeti Sherefedin Shehu.

reagimi

Shkarkimi i konsujve, Bumçi: Rama po denigron shërbimin e jashtëm TIRANË Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi reagoi dje ndaj vendimit të kryeministrit Rama për të liruar nga detyra gjashtë konsujt e përgjithshëm të Shqipërisë në katër shtete. “Ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë, në mënyrën se si qeveria e re po trajton shërbimin e jashtëm që në programin politik që u votua në Kuvend, shërbimi i jashtëm cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes. Kjo është një deklaratë çnderuese, një deklaratë që është bërë nga kryeministri jashtë Shqipërisë, gjatë vizitës në New York, një deklaratë që nuk është e denjë sepse shërbimi i jashtëm është bashkëbiseduesi ynë, interlokutori i Shqipërisë me partnerët tanë”, - tha Bumçi. Ai shtoi se kontributi i diplomacisë shqiptare është i jashtëzakonshëm në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, ndërsa shtoi se ky shërbim tanimë po trajtohet në mënyrë denigruese nga Rama. “Shkarkimi i menjëhershëm pa filluar detyrën është shkarkim që niset nga një qëndrim subjektiv, i njëanshëm i zotit Rama. Dëshiroj t’ju kujtoj që në vizitën e tij në Vjenë, në Akademinë Diplomatike të Vjenës është shprehur me fjalët më të rënda ndaj shërbimit diplomatik, shërbimit tonë të jashtëm, pra kemi një nisje paragjykuese ndaj një shërbimi që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, ka kontribuar në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë”, - tha ai.

6

Kronika e ditës

ditari

Energjia dhe eksportet rrisin prodhimin industrial Prodhimi industrial vijoi rritjen në tremujorin e dytë të vitit, i shtyrë nga ecuria pozitive në sektorin e energjisë elektrike dhe në industrinë nxjerrëse, ndërkohë që industria përpunuese pësoi rënie. Sipas të dhënave nga INSTAT, prodhimi total në degët e industrisë u rrit 58.2% me bazë vjetore, në ngadalësim të lehtë nga rritja 68.6% e tremujorit të mëparshëm. Përcaktuese

ishte sasia e lartë e prodhimit të energjisë elektrike në vend, që për tremujorin e dytë u rrit 118% me bazë vjetore. Industria përpunuese, sektori që ka peshën më të madhe veçanërisht në punësim, pësoi rënie me 2.8%, duke konfirmuar se është nëndega më e ndikuar nga kriza. Nëse energjia elektrike nuk e ka problemin e kërkesës dhe industria nxjerrëse nxitet nga

kërkesa e jashtme për lëndë të para, industria përpunuese e vuan më shumë dobësimin e kërkesës së brendshme për shkak të krizës. Ecuria e ndryshme e nëndegëve të industrisë duket qartë edhe në ecurinë e treguesve të punësimit dhe pagave. Në industrinë nxjerrëse, INSTAT raporton rritje të punësimit me 22% dhe të pagave me 58%.

Borxhi 600 mln USD ndaj biznesit, Financat: Aplikoni online Bizneset që pretendojnë se qeveria u ka borxhe, duhet të aplikojnë nga sot online në faqen e Ministrisë së Financave. Aplikimi i vlefshëm deri më datë 20 tetor. Qeveria zbardhi 600 milionë USD që duhet t’i kthehen biznesit, ndërkohë që ky i fundit ka pranuar vetëm 200 mln euro Blerina Hoxha

Ka një paradoks të madh me detyrimet që buxheti i shtetit i ka biznesit, pasi ky i fundit nuk po ankohet. Vetëm ndërtuesit kanë artikuluar një shifër detyrimesh rreth 200 milionë euro. Thuhet se kompanitë e shërbimeve kanë për të marrë para nga qeveria, por nuk kanë dhënë deri tani një shifër. Ministria e Financave ka zbuluar një detyrim prej 600 milionë dollarësh, por ende nuk dihet kujt i përkasin këto detyrime. Nisur nga kjo situatë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani u ka hapur derën bizneseve të deklarojnë borxhet që kanë për të marrë nga qeveria. Aplikimi

Duke nisur nga dita e sotme, Ministria e Financave do të lëshojë një formular online, i cili do të jetë i vlefshëm për plotësimin e dosjes nga firmat private që pretendojnë se buxheti i shtetit u ka detyrime të papaguara. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Financave dje, biznesi mund ta shkarkojë dokumentin në excel, i cili ndodhet online. Më pas duhet të plotësohet me informacionin e nevojshëm dhe të ruhet në kompjuter. Hapi i fundit është ngarkimi i dokumentit në excel i plotësuar, në faqe dhe të shtypet butoni “Dërgo”. “Ministria e Financave fton të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin dhe njëkohësisht

sqaron se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor”, përfundon njoftimi. Burimet në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se ky hap u ndërmor në kuadër të transparencës që qeveria e re ka marrë për të zbardhur borxhet ndaj biznesit, të cilat kanë bërë punë me qeverinë dhe nuk janë paguar sipas kontratave. Në dakordësi me Fondin Monetar Ndërkombëtar është rënë dakord që këto detyrime të shlyhen të parat, qoftë edhe duke marrë borxh të ri. Borxhi enigmë

Borxhi i fshehur dhe i padeklaruar deri më tani ndaj biznesit është vlerësuar në bashkëpunim me FMN në ofro 55-60 miliardë lekë. “Po të përfshihet kjo shifër në totalin e borxhit, në fundin e 2013-ës detyrimet arrijnë jo më pak se 71%”, është shprehur pak ditë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ai tha se niveli 60 % i borxhit të shtetit, i deklaruar si normal për mundësitë e vendit, nuk do të arrihet para vitit 2018. Ndërsa veç këtij borxhi janë një mal me fatura që duhet të paguhen nga buxheti i shtetit i këtij viti, për të cilat nuk ka para gjendje. Kështu fatura që presin prej muajsh likuidimin nga thesari janë afro 9 mld lekë. Por janë edhe 6 mld lekë kërkesa (të paplanifikuara në buxhetin e vitit 2013) për pagesa sociale. Më tej biznesi po kërkon prej kohësh rimbursimin e TVSH-së, që aktualisht llogaritet në rreth 6 miliardë lekë, pa përfshirë edhe mbi 7 miliardë lekë TVSH të tjera në pritje për rimbursim, por që paraprakisht duhen verifikuar dhe konfirmuar nga organet përkatëse. Së fundmi janë rreth 10 miliardë lekë këste të tatimit mbi fitimin të parapaguara, por të pakthyera biznesit nga administrata tatimore. Por shifrat janë konsideruar tepër të fryra nga ish-ministri Bode, i cili i konsideroi si një justifikim për dështimin e pritshëm në administrimin e arkës së shtetit.

Shehu: Shifrat për nivelin e borxhit, jorealiste Ministria e Financave ka zbuluar një borxh prej 600 milionë dollarësh, por ende nuk dihet kujt i përkasin këto detyrime. Nisur nga kjo situatë, Cani u ka hapur derën bizneseve të deklarojnë borxhet që kanë për të marrë nga qeveria.

Niveli i borxhi publik që po serviret nga qeveria nuk është i vërtetë dhe po fryhet qëllimisht”. Kështu u shpreh në një komunikim me mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, sipas të cilit, borxhi i madh i pretenduar nga qeveria si fatura të pashlyera ndaj biznesit, është në nivelin 1 % të PBB. Sipas tij, gjithçka është e verifikueshme nëpërmjet veprimeve të Thesarit të Shtetit. Ndërsa lidhur me reformën në sistemin e sigurimeve shoqërore, Shehu shprehu opinionin kundër rritjes së moshës së pensionit, por pro ndryshimeve në sistem. Vetëm pak ditë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë një konference për mediat me Përfaqësuesin e Misionit të FMN-së deklaroi se do të nisë një reformë e thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore, ku nuk përjashtohet rritja e moshës së daljes në pension.

Basha: 25 kompani, interes për terminalin multimodal Përfaqësues të 25 kompanive europiane kanë marrë pjesë sot në takimin informues mbi studimin e fizibilitetit të hartuar nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me financim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në takim ishin të pranishëm z. Fabio Serri drejtor i zyrës së BERZH në Tiranë, z. Davor Indiç - ekspert bankar, përfaqësues i BERZH në Londër, përfaqësues të Bashkisë Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja, si dhe stafi i konsulentit të

huaj “ITAL-FERR” SpA. Të pranishmit u njohën me prezantimin e bërë nga konsulenti “ITAL-FERR” SpA, në lidhje me të gjitha aspektet teknike, ekonomike, financiare si edhe me procedurat e prokurimit që do të ndiqen. Në këtë takim krahas informimit për detajet e projektit janë tërhequr edhe opinione e propozime për përmirësimin e paketës së dokumenteve të tenderit. Gjithashtu, të interesuarit kanë parë nga afër dhe ambientin ku është planifikuar ndërtimi i terminalit. Në këtë terminal me sipër-

faqe 80.000 m² do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri deri në sheshin “Nënë Tereza”. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë nëpërmjet parkimit të mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.

takimi

Franca kërkon linjë ajrore direkte me Shqipërinë Shqipëria dhe Franca janë të interesuara për vënien e një linje ajrore direkte. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti dje ambasadoren e Francës, Sh. Christine Moro. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin e transportit ajror, ku ambasadorja franceze shprehu interes për vendosjen e një linje ajrore direkte Tiranë – Paris dhe mundësinë e ardhjes së investitorëve francezë, të cilët, siç u shpreh ajo, janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në projektet shqiptare. Ministri Haxhinasto vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tej. Ambasadorja franceze i dorëzoi z. Haxhinasto manualet e standardeve për sistemin e ujësjellës – kanalizimeve, frut i një projekti të mbështetur nga Franca. Ministri Haxhinasto theksoi se puna do të vazhdojë edhe më tej lidhur me vendosjen dhe përmirësimin e standardeve si në rrugë dhe në aspektet e tjera të infrastrukturës. Ai kërkoi nga Moro që bashkëpunimi me Francën të vazhdojë në këtë drejtim, si edhe në sektorë të tjerë dhe në atë të mbetjeve urbane.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

7

Biznesmeni Kosta padit në gjykatë Inspektoriatin Ndërtimor Hoxha, për të cilin Kosta pohon se ka publikuar në media një njoftim të rremë me prapavijë politike. Dy ditë më parë nga email-i i Bashkisë së Tiranës iu shpërnda medies një njoftim se policia ndërtimore ka paditur Vladimir Kostën, pasi sipas policisë po bën ndërtim pa leje tek rruga “Bajram Curri”. Kosta ka depozituar të martën padinë ndaj Florenc Hoxhës, ku provon se jo vetëm që nuk është pronar i ndonjë ndërtimi në atë zonë, por as rezul-

Biznesmeni Vladimir Kosta padit Inspektoriatin Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, pas lajmit se ai është kallëzuar në prokurori për një ndërtim pa leje. Përmes padisë së dorëzuar në gjykatë, Kosta, njëherazi biznesmen ndërtimi mohon të ketë ndonjë ndërtim në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Në Gjykatën e Tiranës është depozituar një padi penale me kërkesë dhe për dëmshpërblim ndaj shefit të Inspektoriatit Ndërtimor, Florenc

ton të ketë ndonjë kompani në pronësi që të ketë ndërmend të ndërtojë. Sipas Kostës, gjithçka është bërë për të përbaltur politikisht atë si kandidat për deputet i Partisë Socialiste dhe për të balancuar në opinion publik akuzat për ndërtime pa leje në Tiranë. Kosta tha se ka verifikuar po ashtu që ndaj tij nuk ka asnjë kallëzim në prokurori të Tiranës, çka i bën edhe më të rënda rrethanat e shpifjes nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës.

Kosta tha se ka verifikuar po ashtu që ndaj tij nuk ka asnjë kallëzim në prokurori të Tiranës, çka i bën edhe më të rënda rrethanat e shpifjes nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës.

Ish i përndjekuri dënohet 3 vjet me kusht për djegien e Ndrecës Gjykata e Tiranës dënoi Perikli Shqevin me 3 vjet me kusht, duke marrë parasysh arsyet e djegies gjatë protestës së ish të përndjekurve. Shqevi: Do të apeloj, sepse unë jam i pafajshëm Leonard Bakillari

Një kolegj penal i kryesuar nga gjyqtari Albert Meça nxori në liri ish të përndjekurin politik Perikli Shqevi, i cili akuzohet për djegien e shokut të tij, Gjergj Ndreca gjatë grevës së urisë që ish të përndjekurit politikë zhvilluan rreth një vit më parë. Shqevi që pretendon pafajësi për këtë akuzë, u dënua me tre vjet e gjysmë heqje lirie për akuzën e ‘plagosjes së rëndë me dashje’. Gjykata u tregua e “mëshirshme” me ish të përndjekurin politik, pasi pezulloi dënimin e dhënë ndaj tij duke e vënë në provë për tre vjet. Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i kryer nga Shqevi në dëm të shokut të tij Gjergj Ndreca ishte një mënyrë që qeveria të dëgjonte kërkesat e ish të përndjekurve politikë gjatë kohës që ata ndodheshin në grevë urie. Ky është motiv i mjaftueshëm për gjykatën, e cila tha se i pandehuri ka vepruar me dashje direkte. “I pandehuri ka vepruar me dashje direkte pasi ai e kishte të qartë që i dëmtuari sapo ishte lyer me një lëndë djegëse që ndizej lehtësisht dhe që intensiteti i flakëve do dëmtonte rëndë shëndetin e të dëmtuarit. Nisur nga fakti si i pandehur, i dëmtuari dhe shumë shokë të tyre prej shumë ditësh ndodheshin në një grevë urie me qëllim përmbushjen e të drejtave të tyre, gjykata vlerëson se dëmtimi i shëndetit të pjesëmarrësve në

grevën e urisë, duke përfshirë edhe veprimin me anë të djegieve dhe vetëdjegieve ka qenë një mjet për arritjen e kërkesave të personave pjesëmarrës në grevë”, - tha gjyqtari Albert Meça. Sipas tij, dëmtimi i shëndetit të Gjergj Ndrecës ka qenë një mjet proteste nga të ish të përndjekurit politikë që kërkesat e tyre të merreshin në konsideratë nga autoritetet e vendit. “Duke qenë kështu, dëmtimi i shëndetit të të dëmtuarit Gjergji Ndreca ka qenë një mjet proteste dhe ky ka qenë qëllimi dhe motivi i kryerjes së veprës nga i pandehuri Perikli Shqevi”, - thuhet në vendimin e gjykatës. Përtej argumenteve të gjykatës që sqaron se i pandehuri e ka kryer krimin me dashje direkte, duket se trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ibrahim Hoxha, Sokol Tona dhe kryetar Albert Meça, kanë gjetur konsensusin për pezullimin e dënimit të dhënë ndaj 56-vjeçarit, ndaj të cilit më herët ishte caktuar edhe masë e sigurisë “arrest shtëpie”. “Në rastin konkret, nisur nga mosha dhe mënyra e jetesës së të pandehurit, gjykata vlerëson se do të ishte një vendim human pezullimi i dënimit të tij duke dhënë mundësinë që nëpërmjet një periudhe prove prej 3 vitesh, të dëshmojë se ai është rehabilituar dhe se nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria”, - tha gjykata, e cila vendosi të heqë edhe masën e sigurisë ndaj Shqevit.

“Në rastin konkret, nisur nga mosha dhe mënyra e jetesës së të pandehurit, gjykata vlerëson se do të ishte një vendim human pezullimi i dënimit të tij duke dhënë mundësinë që nëpërmjet një periudhe prove prej 3 vitesh, të dëshmojë se ai është rehabilituar dhe se nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria”

Ky moment u prit me ovacione në sallën e gjyqit, e cila ishte tejmbushur me ish të përndjekur që shoqëronin Shqevin në seancën e fundit gjyqësore. Por në fakt ky është vetëm një nga dy proceset gjyqësore me të cilat po përballet ish i përndjekuri politik Perikli Shqevi, pasi që prej majit të këtij viti në Gjykatën e Tiranës ka nisur edhe një tjetër gjyq. Në procesin e dytë 56-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi është kapur nga policia sepse kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar më parë nga gjykata. Në përfundim të seancës së djeshme Shqevi pretendoi sërish pafajësi, duke thënë se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për t’u shpallur i pafajshëm.

Dajti me akuzë të re: Muça ka gisht në vrasjen e Tivarit I akuzuari për vrasjen e 4 policëve nxjerr një tjetër akuzë të paprovuar për shefin e policisë, Arjan Muça Dritan Dajti, i pandehur për vrasjen e katër oficerëve të policisë akuzoi dje nga kafazi i hekurit shefin e skuadrës së operacionit për arrestimin e tij, Arjan Muçën, si të përfshirë në një tjetër vrasje. Në nisje të seancës gjyqësore, Dajti tha se Arjan Muça ka ideuar vrasjen e ish-sekretarit të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, e ndodhur në janar të vitit 2003. “Muça është autori i vrasjes së ish-sekretarit të Komunitetit Mysliman dhe bashkë me babanë e tij janë përfitues”,- tha Dajti teksa replikonte me kreun e trupit gjykues, i cili i ndërpreu fjalën, pasi i pandehuri ishte jashtë objektit të procesit gjyqësor me këto deklarime. “Kërkoj përjashti-

min e trupit gjykues, pasi ju po bëheni palë me prokurorinë duke manipuluar procesin tim”, - tha Dajti. I pandehuri insistoi me akuzat duke kërkuar nga gjykata të procedohet nëse po shpif me deklaratat që po bën. “Është mungesë edukate të ndërpresësh dikë kur flet

dhe më lini të mbaroj fjalinë. Nëse këto që unë po them janë mashtrime, atëherë prokuroria ose ju më procedoni penalisht. Kam prova që të vërtetoj këtë akuzë”, - tha Dajti duke iu drejtuar trupit gjykues. Gjatë deklaratës së tij, i pandehuri nuk kurseu akuzat as për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. “Vrasja që unë përmenda ka ndodhur para shumë vitesh dhe ende nuk është zbardhur... E kam unë gabim që merrem me ju, por më ka zënë rrota bishtin”, - tha Dajti. Edhe seanca e djeshme ndaj Dajtit dështoi për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës të përzgjedhur nga lista e avokatëve kryesisht. Kreu i trupit gjykues caktoi dy avokatë të tjerë dhe më pas vendosi të shtyjë seancën ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë në atë që njihet si masakra e Durrësit në gusht të vitit 2009.

projekti

Nisma e policisë, regjistër për armët me leje Policia do të nisë regjistrimin elektronik të armëve që janë në përdorim, ndërsa mësohet se është përgatitur një projekt i posaçëm. Këtë fakt e pohoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dje gjatë një takimi në nivel rajonal, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit. Sipas Burgajt, në Shqipëri janë bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe marrjen e masave konkrete për të luftuar krimin e organizuar. Ndërsa theksoi se po punohet për implementimin e projektit për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike, i cili fillimisht po realizohet në Tiranë dhe Durrës, e më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Një fakt të tillë Burgaj e konfirmoi në një moment, kur duket se më tepër se armët e zjarrit, eksplozivët me celular janë bërë të përdorshëm po aq sa edhe pistoletat apo llojet e tjera të armëve të zjarrit, ndërsa policia prej kohësh nuk arrin të kontrollojë dot asgjë. “Aktualisht Policia e Shtetit po implementon një projekt për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike. Ky projekt po implementohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Por do të shtrihet në gjithë vendin në sajë të bashkëpunimit. Janë intensifikuar masat për goditjen e krimit të organizuar. 20 raste janë identifikuar vitin e kaluar për trafikimin e armëve dhe janë arrestuar 23 persona.

CMYK

8 02.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

9

Kontakt ne Shqiperi Tel: + 355 44 50 54 24 Cel: + 355 69 22 66 525 E-mail: flora.manuka@acibadem.com.tr www.acibadem.al Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha Tirane-Albania

10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Nëntoka e virgjër e Tiranës G

ushti është muaji më i mirë për të jetuar në Tiranë. Dielli i fortë, që duket sikur është afruar aq sa mund ta prekim, dhe rrymat e ajrit të tejnxehtë që duket sikur shpërthejnë nga asfalti dhe betoni i kudogjendur, mund ta lëkundin për ndonjë moment këtë bindje timen. Por vetëm për një moment, jo më tepër. Sepse, edhe unë sikurse çdo qenie njerëzore, me karakteristikë racionalitetin në arsyetim, bëj renditjen sipas rëndësisë së asaj që duhet të përballoj. Pra nga dy të këqija, zgjedh më të voglën. Pranoj temperaturat që i kalojnë 40 gradët dhe që rriten çdo vit e më shumë, për të përfituar situatën normale të trafikut në gusht. Në njëmbëdhjetë muajt e tjerë të vitit nuk kam më të drejtë zgjedhjeje. Nuk mund të vendos unë, sepse kam një punë dhe një banesë. Të dyja të palëvizshme dhe që nuk mund të ndryshohen sipas muajve të vitit. Kështu që, për muajt e tjerë e ka vendosur administrimi urban i qytetit. Mua më duhet të pranoj, pa kushte, këtë trafik që e imponon mënyra sesi është administruar territori urban i Tiranës. Që sigurisht është po aq urbane sa dhe dimensioni njerëzor i strukturës së saj. Me njëmijë e një probleme, Tirana vazhdon e rritet duke tërhequr banorë të zonave rurale apo suburbane. Apo, duke gllabëruar territore natyrore për t’i konvertuar në urbane. Tejshtrihet Tirana, e zvogëlohet Shqipëria natyrore. Zvogëlohen fshatrat, qytezat dhe qytetet e tjera. Ajo vazhdon të tejshtrihet në horizontalitetin e saj naiv duke të krijuar shijen se nuk kemi të bëjmë më me një qytet. Tashmë kemi të bëjmë me një fshat të madh, ku çdo gjë që nuk lëviz është montuar në një plan, ndërsa çdo gjë që lëviz gjendet në të njëjtin rrjet. Në të njëjtin rrjet lëvizin njerëzit, biçikletat, motoçikletat, veturat, por edhe automjetet e transportit publik apo shërbimeve të tjera. Ndërsa në botën e qytetëruar nuk është kështu. Atje kanë më shumë respekt për tokën. Atje nuk tjetërsohet kaq thjesht përdorimi i tokës. Ata e dinë se toka e përfshirë në proceset urbanizuese nuk mund të kthehet më në gjendje natyrore. Urbanizimi është rrugë me një kah. Por, ndërkohë sipërfaqja e tokës, në tërësinë e saj nuk rritet. Ajo ngelet aq sa ka qenë prej miliona vjetësh, ndërsa zvogëlohet toka në gjendje natyrore. Ndërsa Tirana tejshtrihet duke “kulturuar” natyroren, fshatrat, qytezat apo qytetet e tjera ngelen të pandry-

koment Gentian Kaprata

Përfitime të shumëfishta, apo jo? Është edhe një zgjidhje e qëndrueshme sepse dimensionit ekonomik do t’i shtohej edhe dimensioni social dhe mjedisor. Nuk do dëmtonim pafund natyrën duke e urbanizuar. Nuk do zvogëlonim akoma dhe më shumë fondin bujqësor të tokës. Dhe kjo është një gjë e madhe për një nga vendet ku natyrën nuk po e mbron realisht askush. Ndërkohë që tokën bujqësore e ka më me pakicë se çdo vend tjetër në Europë. Është gjithashtu një zgjidhje gjithëpërfshirëse sepse në zhvillime të tilla mund dhe duhet të përfshihet edhe Bashkia, që në fakt është menaxheri i pronave tona të përbashkëta si qytetarë të të njëjtit qytet. shuara, në dimensionin e raportit përdorim urban me gjendje natyrore të tokës. Atyre u ikin banorët drejt Tiranës, ndërsa terrenet e urbanizuara të tyre ngelen të njëjta. Të pabanuara, të papërdorura, të shkretuara por gjithsesi të pakthyeshme në gjendje natyrore. Sepse edhe në botën e superteknologjisë njeriu nuk mund të bëjë punën e natyrës. Punën e saj e bën vetëm natyra. Ndërsa në Shqipëri, akoma nuk kemi filluar të mendojmë për një shpërndarje të balancuar të popullsisë nëpër territor. Këtë duhet të iniciojmë sa më shpejt, sepse burimet territoriale nuk janë të pashtershme. Ato zvogëlohen shumë shpejt, nëse sil-

lemi si viruset duke populluar një territor që pasi i grabisim çdo burim e braktisim për t’ia nisur nga e para në një territor tjetër. Vetëm viruseve u “lejohet” të sillen kështu, por jo qenies më inteligjente të planetit. Njeriut. Aq më pak njeriut të mijëvjeçarit të tretë. Shqiptari i mijëvjeçarit të tretë duhet t’i japë zgjidhje çështjeve të rëndësishme urbane me mendje të mprehtë, jo me krahë të fuqishëm. Për problemet duhet të japë zgjidhje të z g j u a r a , t ë q ë n d r u e sh m e d h e gjithëpërfshirëse. Tejshtrirja urbane apo kualifikimi i territoreve natyrore për urbanizim, nuk është as zgjidhje e zgjuar, as zgjidhje e qëndrueshme dhe aq më pak gjithëpërfshirëse. Në fakt, është rruga më e shkurtër dhe zgjidhja më e thjeshtë. Është përgjigjja më dëmtuese e shkatërruese për mjedisin natyror dhe tokat e bukës. Dhe është mënyra e zhvillimit që nuk përfshin askënd, përveç ndërtuesit dhe pronarit të trojeve që tjetërsohen. Prandaj, ta refuzojmë këtë mënyrë, përgjigje dhe rrugë. Të studiojmë mënyrat, përgjigjet dhe rrugët që kanë ndjekur qytetet perëndimore. Dhe nëse e bëjmë këtë, përgjigjja është shumë e thjeshtë për çdo shqiptar. Qytetet në botë nuk zhvillohen në një plan. Për to, zhvillimi nuk kryhet vetëm mbi tokë. Ta importojmë si ide dhe ta implementojmë të kontekstualizuar sipas nevojës e mundësisë. Kjo është një rrugë e zgjuar, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Është një zgjidhje e zgjuar sepse “shumëfishohet toka”. Në nëntokë mund të ndërtohen parkingje publike apo rrugë të transportit publik, kurse në sipërfaqen e së njëjtës tokë mund të zhvillohen lulishte, parqe, terrene sportive, të kohës së lirë apo edhe ndërtime të përdorimeve të ndryshme shoqërore, kolektive apo individuale. Përfitime të shumëfishta, apo jo? Është edhe një zgjidhje e qëndrueshme sepse dimensionit ekonomik do t’i shtohej edhe dimensioni social dhe mjedisor. Nuk do dëmtonim pafund natyrën duke e urbanizuar. Nuk do zvogëlonim akoma dhe më shumë fondin bujqësor të tokës. Dhe kjo është një gjë e madhe për një nga vendet ku natyrën nuk po e mbron realisht askush. Ndërkohë që tokën bujqësore e ka më me pakicë se çdo vend tjetër në Europë. Është gjithashtu një zgjidhje gjithëpërfshirëse sepse në zhvillime të tilla mund dhe duhet të përfshihet edhe Bashkia, që në fakt është menaxheri i pronave tona të përbashkëta si qytetarë të të njëjtit qytet.

Nëpunësi pa status

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Kosova dhe zhgënjimi i pranverës arabe Nga Kolin, çun tirone dje - shtetas europian sot Tek lexova shkrimin e Z. Ukaj e tek bëj retrospektivën e Kosovës PARA, GJATË dhe PAS luftës për lirinë e saj, nuk kisha se si të mos hiqja paralele me “pranverën arabe”. Sakrificat që vende si Egjipti, Tunizia apo Libia bënë me jetë njerëzish, u zëvendësuan me ZHGËNJIMIN. Shfrytëzimi i këtyre revolucioneve prej injorantëve islamikosalafistë po përsëritet me doza të padukshme dhe në Kosovë. -Ky shkrim e ilustron më së miri këtë realitet. Sipas trutharëve islamikë kosovarë si në qeveri ashtu dhe në disa qarqe fetare, çdo person në këtë trevë që nuk është i fesë myslimane O ËSHTË SERB (ARMIK), O ËSHTË I PAFE, O ËSHTË “ANTI-SHQIPTAR!!!. Desha t’i pyes këta dallkaukë-injorantë: DERI MË SOT JU QË PO E KTHENI KOSOVËN NGA DREJTIMI EUROPIAN NË ATË TË “VLLAZËNVE TURQ” ÇFARË TË MIRASH KENI PARË DERI MË SOT PREJ KËTYRE HALLDUPËVE ORIENTALË PA MARRË PARASYSH SE NGA VIJNË NË KËTO VITE TË LIRISË QË PO GËZONI? Përgjigjen po ua jap unë: -VETËM NDËRTIME XHAMISH E JO NDËRTIME SHKOLLASH, VETËM PRESION NDAJ SHTETIT LAIK DHE PO QE E MUNDUR INSTALIMI I “SHARIAS” (Ligjit islamik), REKRUTIMIN E TË RINJVE NË XHAMITË E KOSOVËS PËR TË LUFTUAR E DHËNË JETËN SI MYSLIMANË KUNDËR USHTRISË SË ASADIT, EDHE KY MYSLIMAN!!! Vëllezër shqiptarë të Kosovës, Fati por edhe çdo “superman” lirinë ta dhuron vetëm një herë, por po ia kafshove dorën, herën e dytë të tregon gishtin e pastaj nuk ka më halldup a beduin të na bëjë derman. Tung. *Koment për Sevdaja turke.

Një shkrim i dobët Nga kriskulli Shkrimi është i dobët. Në fakt siç e tha dikush tjetër më parë, ishte Enrico Letta që vendosi bllokim e çdo nisme për të ulur taksën e vlerës së shtuar. Pastaj pasoi dorëheqja e ministrave të partisë së Berluskonit. Sa për pjesën ku thotë se ndërkombëtarët e detyruan të linte pushtetin në 2011, nuk është aspak e vërtetë. Berluskoni i kishte të gjitha votat e duhura për të patur votëbesimin në parlament. Zgjodhi vetë që ta linte drejtimin për Mario Montin, duke i dhënë mbështetje të plotë, edhe pse në afat gjatë ndërhyrjet e Montit i sollën dhimbje të madhe popullit italian. *Një koment për BE i trembet një Italie të çoroditur

Të përkthesh do të thotë… Nga Dea Gilman, ky shkrim i mrekullueshëm më solli ndër mend fjalët e babait tim i cili përktheu poezinë angleze të shek. 19: ‘Të përkthesh do të thotë të shkrihesh e të bëhesh një me shpirtin e poetit që ke zgjedhur; pra të derdhësh e të harmonizosh frymën e pathosin tënd”. *Një koment për Përkthyesi; midis shkëlqimit privat dhe mjerimit publik

op-ed

2

Blog / Jugosllavia e re nuk është aq ambicioze

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Festivali i Filmit, pa uverturën dhe ankthin e çmimeve

02.10.2013

Universitet /Promovohet kolana “Thesis”, revolucion për tregun e botimeve shkencore

11

E dini që “prodhimi pa limit i literaturës është një ofendim publik”? - George Eliot

Katër rreziqet e përmbysjes së Ligjit të Nëpunësit Civil N

ë pamje të parë duket se ngulmi i mazhorancës së majtë për t’i futur stërkëmbësha ligjit të Nëpunësit Civil, tani kur nuk i intereson më neutraliteti i tij, duket si një histori e përsëritur. PD e PS e kanë bërë me radhë këtë lojë duke e kthyer administratën civile në një strehë militantësh, kryesisht të paaftë, talenti kryesor i të cilëve është përkushtimi partiak dhe roli permanent i mitingashit. Gjendemi megjithatë në një moment të veçantë i tillë për katër arsye, dhe zhbërja e ligjit të votuar në fund të majit është katërfish më implikuese dhe katërcipërisht më e gabuar. Arsyeja e parë është konsensusi i cili është dashur për të arritur te ky ligj. Vetëm në fotofinish, kur u duk se nuk kishte më asnjë shpresë, Partia Socialiste dhe Rama edhe me një ndërhyrje ndërmjetësuese të Metës, tashmë i ikur nga qeveria në drejtim të opozitës, u arrit kalimi në parlament i ligjit që bashkë me g jykatën administrative dhe rregulloren e Kuvendit plotësoi kushtin e fundit të BE dhe i hapi rrugë mundësisë për statusin e vendit kandidat në dhjetor. Konsensusi ishte një shenjë e mirë nga dy palë që rrallë janë treguar lëshuese me njëra-tjetrën dhe kanë luftuar dhëmb për dhëmb për

grimën e fundit të kapitalit politik. Në këtë rast, investimi negativ i Ramës është veçanërisht kryeneç. Ngulmimi i tij për të mos i kaluar ligjet edhe pa arsye të forta gjeti më në fund një gozhdë ku të varej, pikërisht te një përplasje për këshillin e qarkut të Fierit. Është e njohur tashmë aksioma e pakundërshtueshme socialiste e asokohe “Brukselin për Fierin”. Të kthyerit mbrapsht në gjurmë të rrahura përplasjesh flet jo vetëm për pretekstet dhe situatat e vjetra të Ramës por edhe për një këmbëngulje në konfliktualitet të tij, sidomos tani kur numrat e mazhorancës ia lejojnë edhe zemërgjerësinë edhe galanterinë. Arsyeja e dytë lidhet me të parën dhe madje kushtëzohet nga ajo. Kalimi i statusit të ligjit për Nëpunësin Civil nga ‘i miratuar’ në ‘pezull’ do të emëtojë sinjale alarmi në Bruksel. Jo vetëm se mund të shihet si dalje nga natyra e qetë e konsensusit dhe futja në konfliktualitet të panevojë, por edhe se BE nuk ka ndërmend të paguajë dy herë për të njëjtin trajnim, gjë që do të ndodhë nëse nëpunësit shqiptarë e shohin veten në rrugë për t’u zëvendësuar nga të tjerë në bazë të kritereve partiake. Shqipëria mund ta shohë veten edhe njëherë përballë një

drite të kuqe nga Europa. Është ironike kjo ‘plagë e vetëshkaktuar’ nga Rama po të kujtosh deklaratën e tij se nën qeverisjen e majtë Shqipëria do të anëtarësohet në BE në vitin 2020. Një ‘Jo’ në dimrin e 2013ës e sheh edhe më të ngushtuar këtë dritare duke i lënë vetëm 5 vjet, një fragment kohor që duket mikroskopik po të kesh parasysh zvjerdhjen që ka pushtuar vendet e BE në raport me zgjerimin. Arsyeja e tretë është paniku social që përhap ideja e ndryshimit apo përmbysjes së ligjit aktual të Nëpunësit Civil. Mijëra vetë që presin bashkë me familjarët e tyre të dinë për fatin e punësimit të tyre, është një sizmikë e tepruar për shëndetin ekonomik të vendit. Paniku shoqërohet zakonisht me rënien e fuqisë blerëse. Heq ja nga puna e nëpunësve të administratës vjen edhe me një implikim tjetër, që janë paditë në gjykatë. Edhe kjo ka koston e vet financiare dhe duket si një çmenduri që një shtet që ankohet për arkë të boshatisur është gati të paguajë dy herë për të njëjtin vend pune. Sepse gjasat janë që shumica e atyre që hiqen nga puna të fitojnë gjyqet dhe të dëmshpërblehen me rrogë të plotë për një vit. Arsyeja e katërt është një frymë anti-reforme që fut anulimi i ligjit.

editorial Alfred Lela

Duket i çuditshëm Akti normativ i qeverisë, i cili e shtyn me 6 muaj kohën e nxjerrjes së akteve nënligjore ndërkohë që ligji vetë parashikon 3 muaj për këtë. Një dyshim që ka të drejtë të lindë në këtë rast, dhe që është shpallur në fakt nga opozita, është se mazhoranca po lëviz në drejtim të pamundësimit të marrjes së statusit në dhjetor, në mënyrë që kreditet të mos fitohen nga Partia Demokratike dhe qeveria paraardhëse.

Një hap mbrapa aty ku është arritur të ecet përpara në legjislacion që ka si pasaportë të vlerës pajtueshmërinë me normat europiane. Duket i çuditshëm Akti normativ i qeverisë, i cili e shtyn me 6 muaj kohën e nxjerrjes së akteve nënligjore ndërkohë që ligji vetë parashikon 3 muaj për këtë. Një dyshim që ka të drejtë të lindë në këtë rast, dhe që është shpallur në fakt nga opozita, është se mazhoranca po lëviz në drejtim të pamundësimit të marrjes së statusit në dhjetor, në mënyrë që kreditet të mos fitohen nga Partia Demokratike dhe qeveria paraardhëse. Edhe më i çuditshëm është nguti për ta zhbërë sistemin kur është më e lehtë ta shëndoshësh atë. Konkurset dhe ritestimet e administratës çdo një ose dy vjet janë një rrugë më e lehtë për të hequr nga puna të paaftët e punësuar të aftët. Pavarësisht se çfarë janë ata: socialistë apo demokratë. Gjithashtu, krijimi i një administrate dynivelëshe, e ngjashme me sistemin amerikan ku nëpunësit civilë kanë status tjetër e stafet politike tjetër. Zëvendësimi kokë për kokë i kësaj administrate me enturazhin politik të radhës nuk bën gjë tjetër vetëm se e përforcon precedentin që ‘Rilindja’ ka shpallur se do të luftonte.

“Motra” e Erdoganit

I

nvestimeve strategjike të Ankarasë, të cilat kanë synim rritjen e prezencës ekonomike me qëllim të fuqizimit të influencës politike në Kosovë, tashmë u janë hapur dyert. Ndikimi i frymës erdogane po shtrihet pa ndalur në Kosovë, me ndihmën e pushtetarëve “vëllezërve” të tij. Fillimisht duke e ditur terrenin e përshtatshëm, situatën e ndjeshme politike, dhe stagnimin në masë të madhe ekonomik, ata kanë zgjedhur format më efikase të shtrirjes së tyre në Kosovë. E nga ana tjetër, Qeverisë së Kosovës nuk i mjaftoi t’i japë asetet kryesore: Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) kompanisë “Limak”, dhëndrit të kryeministrit turk, Erdogan, por

koment Arbana Xharra

Disa vjet më parë Rexhep Taip Erdogan kur u takua me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti vëlla, tash ka edhe një arsye të fortë ta bëjë motër ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila.

tashmë po i jep edhe tregun e Kosovës. Ministrja në largim, Mimoza Kusari-Lila, nënshkroi Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila liron mallrat e të dyja shteteve nga doganat, duke u lavdëruar se edhe “Kosova do të përfitojë” nga kjo marrëveshje. Por, për ata që nuk e dinë, brenda vitit Turqia deri më tash ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej 200 milionë euro, kurse Kosova ka shitur në tregun e Turqisë vetëm 8 milionë euro. Për të mos harruar se një nga eksportuesit kryesorë të Kosovës në Turqi është ndërmarrja “Ballkan” nga Suhareka e privatizuar po ashtu nga biznesi turk. Kështu që le të bëhen gati prodhuesit vendorë për një “termet” që i pret me vërshimin e mallrave nga Turqia, të cilat do t’u

bëjnë konkurrencë marramendëse me çmime tashmë të liruara nga çdo ngarkesë doganore. E për detajet e pasojave që do t’i kenë bizneset vendore, s’ka nevojë për analizë kushedi se çfarë ekonomike. Është matematikë e thjeshtë, e cila të sqaron se prezenca e një fuqie ekonomike botërore si Turqia në ambientin ku prodhuesit vendorë me mezi mbijetojnë, ata do të dalin nga tregu brenda natës pa fije problemi. Prodhuesit vendorë nuk do ta kenë të lehtë të përballen me konkurrencën e produkteve turke, ato të tekstilit, ushqimit dhe të ndërtimit, pasi që Turqia është ekonomia e 17-të më e madhe në botë, ndërsa ekonomia e Kosovës është në fund të pusit. Ky është veprimi i fundit më i dëmshmi ekonomik, që u është

bërë prodhuesve vendorë, duke i “sakatuar” në palcë nga vetë Qeveria e Kosovës, e cila po thirret në kritere të barabarta për të dyja shtetet nga kjo marrëveshje. Por një pyetje duhet shtruar: Çfarë ka Kosova për të eksportuar në Turqi? Degradimi i ekonomisë edhe ashtu të brishtë vendore padyshim se ka një prapavijë të fuqishme politike. Kjo garniturë politike na e ka dëshmuar se është në gjendje të bëjë gjithçka për vëllezërit e tyre turq, ndërsa kësaj radhe pa mëshirë po i vë lakun në fyt edhe prodhuesve vendorë. Disa vjet më parë Rexhep Taip Erdogan kur u takua me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti vëlla, tash ka edhe një arsye të fortë ta bëjë motër ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila.

12

bota akademike

uet-press

Ishin gjashtë punimet e disa prej pedagogëve më të njohur të stafit akademik në UET, njëkohësisht ekspertë në fushat e ekonomisë, historisë e shkencave sociale si Elvin Meka, Tonin Gjuraj, Enilda Bozdo, Tomi Treska, Edlira Gjuraj dhe Nevila Xhindi, që u promovuan ditën e djeshme dhe që i hapën rrugën kësaj iniciative.

Autorët: Punimet tashmë pronë e lexuesit Edlira Gjuraj “Kultura kombëtare në kulturën organizative” Këto botime janë pronë e të gjithë lexuesve që do të kenë interes. Punimi im jep disa dimensione kulturore. Një studim shumë i njohur në botën perëndimore por që është risi apo i pastudiuar plotësisht në Shqipëri. Nuk pretendon t’i japë vulën disa zbulimeve, por t’i hapë rrugën një studimi të mëtejshëm. Kultura kombëtare ka ndikim, megjithëse është jo lehtësisht e matshme dhe e dukshme, ka ndikim të madh në kulturën organizative.

Autorët e 6 librave të parë të kolanës "Thesis" gjatë promovimit në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës

Promovohet kolana “Thesis”, revolucion për tregun e botimeve shkencore UET-Press promovoi dje kolanën më të re të botimeve. “Thesis” sjell punimet e doktoraturave të akademikëve të njohur nga fusha të ndryshme studimi dhe synon të revolucionarizojë tregun e botimeve shkencore.

T

Tonin Gjuraj Nëse do të thosha se Shqipëria është rast i harmonisë fetare apo bashkëjetesës ekumenike, asgjë të re nuk do të thosha pasi është fakt i ditur. Jam përpjekur të mos e idealizoj rastin e harmonisë dhe ta shoh ç’ndodh me një qytet multifetar kur gjendet midis fesë dhe politikës, a mund të ketë diskordancë ose mobilizim nëse sjelljet e liderëve politikë dhe fetarë mund të jenë problematike? Po mund të ndodhë, por sjellja e qytetarëve është sekolare dhe bashkekzistenca vjen nga poshtë sepse i takon historisë, etnopsikologjisë së shqiptarëve dhe kulturës sonë.

ë botosh një libër sot në Shqipëri, e veçanërisht me subjekt shkencor, është shumë e vështirë. Autorët mundohen ta nxjerrin në dritën e botimeve me shpenzimet e tyre ose me sponsorë të ndryshëm...Për ta luftuar këtë ngërç në tregun e botimeve, Shtëpia botuese universitare “UET-Press” promovoi dje kolanën më të re të botimeve. “Thesis” vjen si kontribut që Universiteti Europian i Tiranës jep për të mbushur boshllëkun në botimet shkencore. Ishin gjashtë punimet e disa prej pedagogëve më të njohur të stafit akademik në UET, njëkohësisht ekspertë në fushat e ekonomisë, historisë e shkencave sociale si Elvin Meka, Tonin Gjuraj, Enilda Bozdo, Tomi Treska, Edlira Gjuraj dhe Nevila Xhindi, që u promovuan ditën e djeshme dhe që i hapën rrugën kësaj iniciative. Presidenti i UET, Adrian Civici tha se kjo kolanë nuk vjen vetëm si element i ri i politikës botuese por edhe si zhvillim i akademisë, duke shpresuar se punime të tjera do të botohen në të ardhmen, ndërsa doktorantët e parë të UET-it përgatiten për tezat e tyre. “Pse kjo kolanë e thjeshtë por e rëndësishme dhe cilësore ?! Së pari se, megjithëse tregu shkencor në Shqipëri është i vakët dhe i varfër, teza jo vetëm i reziston kohës por edhe bëhet pjesë e shkëmbimit dhe gjuhës akademike e shkencore. Këto botime janë ajo pjesë e gjuhës sonë komunikuese sa i përket punës shkencore dhe përmbajtjes”, - u shpreh Civici Kolana “Thesis” vjen si kontribut për komunitetin shkencor shqiptar për të njohur punën e njëri –tjetrit, u shërben doktorantëve për të kuptuar dhe cituar, ose punuar më shpejt dhe më thjesht për të komunikuar me veprën e mentorëve, udhëheqësve të tyre dhe i shërben komunitetit shkencor në Shqipëri për të rritur transparencën, produktivitetin dhe shkëmbimin e ideve dhe mendimeve. Punimi “Shembja e Idhujve” nga Tonin Gjuraj,

është një kërkim sociologjik mbi arsyet e bashkëjetesës fetare në një qytet simbol të multifetarizmit si Shkodra. Cili është raporti mes aksionit të hierarkisë fetare në këtë lokalitet dhe sjelljes së pjesëtarëve të komuniteteve fetare në bazë. “Drapër dhe Çekan” nga Anila Bozdo, me parathënie, është një vështrim kritik i procesit të shpërndarjes dhe rishpërndarjes së të ardhurave kombëtare në ish-BRSS 1956-1990. “Reformimi i pronësisë së tokës në Prefekturën e Shkodrës, 1945-1947” nga Tomi Treska, me parathënie, ka qenë një nga punimet e para në fushën e historisë që solli një studim të ç’ideologjizuar në fillim të viteve ’90. “Bursa e Tiranës, midis të sotmes teorike dhe së ardhmes praktike” është një punim i ekonomistit Elvin Meka, për mundësitë dhe mënyrat e krijimit të një tregu të letrave me vlerë në Shqipëri. “Kultura kombëtare në kulturën organizative”, nga Edlira Gjuraj, hedh një vështrim se sa e rëndësishme është kultura kombëtare në kulturën organizative. “Evolucioni i hapësirës urbane në qytetin e Shkodrës”, Nevila Xhindi hap edhe njëherë debatin e një plani rregullues për lëvizjet migruese drejt qyteteve. Kjo kolanë e cila iu bashkëngjitet të tjerave si ese, studime, monografi të Shtëpisë botuese “UET-Press”, është pjesë e nismës së madhe të UET, të quajtur “Ekselencë 2020”. “Në kuadër të kësaj iniciative lançuam disa aksione që UET do të ndërmarrë, dhe promovimi i kolanës është një prej aksioneve të rëndësishme që shënon themelimin e përpjekjeve tona për një revolucion në botimet shkencore”, – u shpreh rektori Tonin Gjuraj, duke iu bërë thirrje universiteteve private e publike për një bashkëpunim në fushën e botimeve shkencore. “Monopolin e shkencës e ka ende shteti, dhe UET-i me këtë nismë dëshmon se sa shumë mund të bëjë sektori privat po të mbështeten dhe po të ndërmerren reforma që janë të rëndësishme, që i shërbejnë së mirës publike”, - përfundoi rektori Gjuraj, duke e quajtur këtë nismë si revolucioni i universiteteve private. UET e ka hapur këtë iniciativë jo vetëm për botimin e tezave të stafit të tij akademik, por edhe për bashkëpunëtorë të huaj, duke i quajtur botimet dhe monografitë shkencore një pasuri publike e të gjithëve. Gjithashtu ky universitetet po përgatitet të botojë observatorin UET për Europën Juglindore, në shqip dhe anglisht.

Tomi Treska “Reformimi i pronësisë së tokës në Prefekturën e Shkodrës, 1945-1947” Kur ndërmora një punim të tillë isha jabanxhi në Shkodër dhe duhet të shkruaja për të. Ishte përgjegjësi e madhe pasi duhet të ngrihesha në nivelin e kulturës dhe traditës. Koha kur mora përsipër këtë iniciativë, në fillim të viteve ’90, solli një metodë të ndryshme të studimit në histori për të ç’ideologjizuar historinë me vepra konkrete. Shpreh konsideratën për punimet e kolegëve. Ndjej se cilësia e kërkimit shkencor në këto 6 monografi i reziston kohës dhe tendencave të botimit shkencor në përputhje me parimet bazë të Bolonjës dhe standardet e kërkimit shkencor në UET. Anilda Bozdo “Drapër dhe Çekan” Falënderoj për mundësinë e botimit të kësaj monografie, pasi ka qenë një punë shumëvjeçare. Ishte sfidë e vështirë të shihja një proces financiar të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare në ish-BRSS; ishte e vështirë të gjeje materiale dhe t’i përktheje nga rusishtja dhe anglishtja dhe kur e shoh të botuar, vërtet më jep kënaqësi. Nisa ta shkruaj kur kishim një formë tjetër ekonomike, por e kam rishikuar disa herë që ato ndryshime dhe ato kritika që kisha të ekzistonin dhe vendi ynë kalon sërish në ato lloj gabimesh të shpërndarjes së të ardhurave dhe proceseve teknike e të tjerave me radhë. Nevila Xhindi “Evolucioni i hapësirës urbane në qytetin e Shkodrës” Ka pasur shumë andralla asaj kohe, por të cilat qëndrojnë ende. Tema është sot ende reale, pjesë e tranzicionit të Shqipërisë, rritja e qytetit ndaj prurjeve migratore të brendshme. Mbaj mend në 2006-ën kur e kam mbrojtur, kam thënë që, për fat të keq timin dhe Shkodrës, kjo temë mbetet aktuale në 2006-ën; vazhdoj të them aktuale dhe në 2013-ën, sepse Shkodra ende nuk ka një plan rregullues të përshtatur me strukturat që duhet të ishin nga lëvizjet migratore në qytet. Elvin Meka “Bursa e Tiranës, midis të sotmes teorike dhe së ardhmes praktike” Jo më larg se një javë më parë nisi të flitet prapë për bursën. Frekuenca është një herë në katër vjet, mund të thuhet nga një fjalë...ajo që më ka shtyrë të shkruaj vite më parë, 2007, ka qenë fakti se u kam kushtuar 10 vjet të jetës sime përpjekjeve të mëdha për të krijuar në Shqipëri një treg të letrave me vlerë si në çdo shtet tjetër. Kam jetuar një fat të mirë dhe një fat të keq. I keqi është që edhe sot nuk kemi ende një treg të tillë të letrave me vlerë, bursë. Fati i mirë është se kam shkruar diçka që ka të bëjë me këtë treg dhe mënyrën sesi mund të vihet në punë nëse do vihet në punë. Shpresoj të mos jem i vetmi që e ka shkruar dhe shpresoj që një temë tjetër të tregojë se ç’bëhet aktualisht me këtë treg. Këtu kam shkruar gjithçka që duhet të bëhet për të pasur një treg të tillë në Shqipëri, mundësitë që janë për ta krijuar dhe sesi duhet të krijohet. Për fat të keq, kurdo të lexohet, aty janë shkruar ato gjëra që duhen bërë, por janë ende të pazgjidhura.

kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

13

Gladiatori Shfaqja e tre filmave të prodhimit të traditës kinematografike shqiptare “Shtigje të luftës” (1974) e “Zonja nga qyteti” (1976) me regji të Pirro Milkanit, dhe “Shoku ynë Tili” (1981), me regji të Fehmi Hoshafit, janë një rikthim në kinematografinë shqiptare, ku është luajtur me shpirt, është interpretuar me talent dhe me përkushtim!

Në Amfiteatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, sonte në mbrëmje nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe përfundon në Tiranë në Kinema “Millenium”, të dielën në mbrëmje. Tri rrëfime të kineastëve, aktorit 79-vjeçar Lutfi Hoxha, regjisorit Pirro Milkani dhe aktorit e producentit Avni Abazi

N

ë edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës (tashmë po mbahet në vjeshtë) është hequr dorë nga shpërblimet, por do të ndajë apriori dy çmime të veçanta! Pas pesë edicioneve të suksesshme Festivali i Filmit në Durrës vjen në edicionin e gjashtë pa garën e gladiatorëve për filmin më të mirë në kategoritë përkatëse. Nuk do të këtë juri, por as të ftuar special! As tapet të kuq! Dhe kjo zhveshje jep shpresën themeltare: janë veprat që do të shfaqen në retrospektivë si “Diktatori i madh” i Chaplin- it, dy filma të regjisorit italian Amelio, tre filmat e Pirro Milkanit etj., dhe në përmbyllje me filmin e fundit për lady Dianën. Dy çmime dhe atë në një kategori: për karrierë në kinematografi: regjisorit Pirro Milkani dhe aktorit Lutfi Hoxha. Shfaqja e tre filmave të prodhimit të traditës kinematografike shqiptare “Shtigje të luftës” (1974) e “Zonja nga qyteti” (1976) me regji të Pirro Milkanit, dhe “Shoku ynë Tili” (1981), me regji të Fehmi Hoshafit, janë një rikthim në kinematografinë shqiptare, ku është luajtur me shpirt, është interpretuar me talent dhe me përkushtim! Përgjatë pesë mbrëmjeve shfaqet filmat “L’interpido” (G. Amelios), “Trishtimi i Zonjes Shnajder” (P. Milkani), “Aktori që i ngriti vetes monument” (K. Nesturi), “Nuk është lavazh” (G. Koçi), “Dita e fundit e Loro Shestanit” (S. Kera), “Shoku ynë Tili” (F. Hoshafi), “Diktatori i madh” (Ch. Chaplin), “Shtigje lufte” e “Zonja nga qyteti” (P. Milkani) dhe “Diana” (O. Hirschbiegel). Suksesi i bashkëpunimit dhe sfida e 25- të 

Mbi një nga pyetjet e një bash-

Festivali i Filmit, pa uverturën dhe ankthin e çmimeve këbisedimi të mëhershëm që kishte të bënte me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” (i cili do të shfaqet në Festival), regjisori Piro Milkani do të fliste për suksesin e filmit dhe bashkëpunimet e kineastëve. “Filmi ‘Trishtimi...’ nuk mund të xhirohej ndryshe, përveçse me një narracion të shkruar, të qetë, të ngadalshëm, pa efekte të jashtëzakonshme. Ajo që mua më befasoi, ishin komponentët e filmit. Kur flas për komponentët e filmit flas për bashkëpunimin ndërkombëtar. Aktori çek, aktori sllovak, Arta Dobroshi, Mikele Placido, Paulo Bulonji, një italian që bën rolin e një shefi policie, kompozitori çeko- kanadez etj., të gjithë e kuptuan esencën e filmit çfarë desh të tregonte, si dhe kontribuuan në një rezultat final që gjithë komponentët e filmit të jenë në nivel profesional. Është një rezultat i një eksperience 50-vjeçare. Mund të them se ishte një koincidencë fatlume që pikërisht në shtator 2005, fiks 50 vjet, një gjysmë shekulli më vonë, nga dita që unë kisha filluar studimet në Pragë, rikthehem në

Çeki për të realizuar filmin tim të 25- të...”, ka thënë Pirro Milkani. Rrëfimet e të kundërtave, aktorit Hoxha dhe Abazi 

Aktori që do të nderohet me Çmimin e Karrierës është Lutfi Hoxha. Luti, siç e thërrasin kolegët në lidhje me bashkëpunimin me të riun Arben Latifi në një nga filmat në të cilin interpreton një nga rolet kryesore, “Shoku ynë Tili” (i cili do të shfaqet në Festival), ka rrëfyer një çast për vështirësitë jashtë kuintave. “Jashtë kuintave ishte si në film. Ishte çapkën djalë. Në një moment demonstrimi erdhi dhe unë do të qëlloja. Një gjest që mua nuk më pëlqeu, të qëlloja. Regjisori më tha: “O Luti po bjeri më mirë, more!?” Po i them: “Po në prova jemi!” “Bjeri, bjeri!” - më tha. I kisha ra dy herë në prova. “Po do t’i bie kur të xhirohet more!” Më tha: “Po jo ore! Shiko mua!” Në prova ai e bënë dialogun dhe ky e qëllon! Pa mbaru fjalën: “E pe?! Kështu duhet t’i biesh!” Ai çuni, Tili i futi një të shame regjisorit dhe iku. Tri ditë na iku se u fye djali. E gjetëm dhe kur

“Jashtë kuintave ishte si në film. Ishte çapkën djalë. Në një moment demonstrimi erdhi dhe unë do të qëlloja. Një gjest që mua nuk më pëlqeu, të qëlloja. Regjisori më tha: “O Luti po bjeri më mirë, more!?” Po i them: “Po në prova jemi!” “Bjeri, bjeri!”

erdhi, tha: “Ooo, mua nuk m’qëllon baba im që e kam në film, po më qëllon ky!”, - ka treguar aktori 79-vjeçar Lutfi Hoxha. Një mik, aktori Avni Abazi në lidhje Festivalin e filmit në Durrës ka një mendim “ndryshe”, një klithjeje për më përkushtim dhe si një refleksion për ngjarje të tillë. “Shtatori ka qenë muaji i festivaleve të shumta, për të cilat them sinqerisht s’kam pas ndonjë nostalgji, ndoshta edhe për faktin që kur ke shumë sikur edhe të bëhen bajate. Por më erdhi shumë interesant fakti që Festivali i Durrësit këtë vit do sjellë disa nga kryeveprat botërore të kinematografisë, dhe si me shkas ndjeva nevojën që ndoshta të bëj përpjekje që ta vizitoj për faktin që aty nuk kishte shpërblime, ndërtime opinionesh se ky qenka ma i mirë se tjetri. Më pëlqen edhe fakti që nderoheshin dy kolosë të kinematografisë shqiptare për vepra jetësore si Lutfi Hoxha dhe regjisori Pirro Milkani, të cilët padyshim meritojnë këtë titull...”, është shprehur Avni Abazi.  Enver S. Morina

14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

14

6

7

8

18

27 31

28

23

24

29 33

37 43

38 44

47

39

45

48

50

22

32

36 42

13

20 22

30

12

19

26

41

11 16

21

35

10

15

17

25

9

34

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

40

46 Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Punë e veprimtari tregtare që bëhet nga afaristë të mëdhenj. 5. Naum, aktor i njohur. 11. Përemër pronor. 14. Unë në Itali. 15. E metë trupore, a mendore e dikujt. 17. Tulla zjarrduruese. 20. Koka e tjetrit. 21. Zakone, vese, huqe. 22. Dokumenti i anëtarësimit në një parti. 25. Ekipi Kombëtar. 27. Qytet i vogël pranë Vlorës. 30. Televizion italian. 31. Ai që shkon në një vend të shenjtë. 33. Parti Franceze. 35. Në rregull. 36. Notë muzikore. 37. Ent Industrial. 38. I përgjithshëm, që përfshin gjithçka, tërësor, i plotë. 41. E vërtetë shkencore, e cila duhet provuar me arsyetime e me veprime të ndryshme. 44. Këshilli Europës. 46. Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta me kërcell të drejtë e me nyja, që mbillet e rritet në ngastra me ujë. 47. Aliaj, këngëtare dhe aktore e njohur. 48. Çitjane, dimi. 50. Roman i njohur i Sterjo Spasses. 51. Reforma që u bë nga Perandoria Osmane gjatë shekullit të XIX. 52. Periudhë kohe.

1. Lista e pagave të punonjësve. 2. Lëndë për shtrimin e rrugëve. 3. Heroina e Kelmendit. 4. Sopatë në dialekt. 5. Vegël bujqësore krahu. 5. Peshk i vogël i ujërave të kripura. 7. Përemër vetor. 8. Janë në hyrje të ndërmarrjes. 9. Grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme. 10. Industria Kromit. 11. Instituti Pemëtarisë. 12. Tregtar i vogël mashtrues. 13. Të merr kur ke kohë pa pirë. 16. Pjesë ndërrimi. 18. Ambasada Bullgare. 19. Tregu Agrar. 23. I ka pesa në mes. 24. Elbasani në makina. 26. Bimë me gjemba. 28. Qytet turistik pranë Vlorës. 29. Pak vizita. 31. Mineral me ngjyrë të verdhë. 32. Port i vogël natyror. 34. Marrëdhënie e shkurtër dashurie. 36. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar. 39. Papuçiu i stadiumit të Fierit. 40. I ka Korabi në fund. 42. Studim i gjatë me karakter kritik. 43. Përdoret në kuzhinë. 45. Qazimi e këngës. 47. Juria Prishtinës. 48. Përemër vetor. 49. Baba.

Sudoku | nivel mesatar 6 4

5 6

7

2 9

3

8

7

9 6

4

5

2

9

8

4

8

6

2

5 9 5 3 2

7 4

7

5 3

8

1 2

3

6

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 1

1

6 4

6 2

Koha e fillimit _____:____

8 2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Supermarketi që do të shesë ushqime me afat të skaduar Një supermarket në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shesë vetëm ushqime të cilave u ka kaluar afati i përdorimit. Ai do të hapet në fillim të vitit 2014 në Boston nga biznesmeni Doug Rauch. Sipas ekspertëve, rreth 40 për qind e ushqimeve në SHBA shkojnë dëm, pasi u kalon afati i përdorimit, por datat e skadencës nuk kanë lidhje vetëm me sigurinë e konsumatorit, por me shijen e prodhimit . Dana Gunders, shkencëtare ushqimi në Këshillin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, thotë se ka shumë ushqime që mund të konsumohen pa problem edhe pasi u ka skaduar afati i përdorimit. Ja disa prej tyre: Kosi (mund të konsumohet deri në 6 javë pas skadencës), çokollata (është shumë e rezistueshme, por në kontakt me ajrin krijon një shtresë të bardhë, kjo shtresë nuk është myk dhe mund të konsumohet pa problem), vezët (mund të konsumohen tri deri pesë javë pas blerjes nëse mbahen në një temperaturë nën 5 gradë celsius).

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Perspektivat ne jetën tuaj ne çift janë shume te mire gjate kësaj dite. Do i besoni me tepër njeri-tjetrit dhe do e forconi komunikimin se bashku. Edhe për beqaret do jete një dite premtuese dhe e mbushur me risi. Ne planin financiar do jete dite ideale për te riorganizuar situatën. Do jeni me te qete ne këtë sektor dhe do shpenzoni pak me tepër.

Edhe pse situata ne çift do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite, nuk është koha e duhur për t’u marre vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beni edhe pak durim. Nëse jeni beqare dhe dëshironi me patjetër te krijoni një lidhje, përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jene te favorizuara transaksionet dhe investimet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ka disa kohe qe nuk ndjeni te njëjtat emocione si ne fillim ne lidhjen tuaj? Partneri nuk iu mbështet me për asgjë dhe here pas here ju neglizhon? Ka ardhur koha te vendosni pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Beqaret, fale ndikimin te Venusit dhe Marsit do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te shpenzoni.

Jupiteri do e influencoje pozitivisht jetën tuaj ne çift dhe do iu beje te ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. bashkëpunimi me te do vazhdoje te përmirësohet. Beqaret do e duan shume lirinë qe kane dhe fillimi i një lidhjeje do i “frikësojë”. Financat nuk do jene ne gjendje shume te keqe, por maturia dhe kujdesi do e mbanin situatën te stabilizuar.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Ju do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi qe momentet te ishin te tilla deri ne pafundësi. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai qe ata kane ëndërruar. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv për financat. Kryeni ndonjë investim te nevojshëm.

PESHORJA (23/IX-22/X)

3 7 2 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite shume e qete dhe pa as me te voglin problem kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ruani një komunikim te mire me partnerin tuaj dhe do kaloni momente te ngrohta se bashku. Për beqaret nuk do ketë dashuri pasionante, por njohjet e reja nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni te keni tronditje te buxhetit.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

015, 112, 124, 125, 245, 266, 270, 372, 416, 425, 441, 467, 546, 611, 632, 680, 744, 785, 854, 867.

Numra me 4 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

1256, 1953, 2015, 3525, 5422, 5632, 5755, 6965.

Numra me 5 shifra:

11675, 15102, 15628, 19317, 20152, 21456, 25608, 26562, 29939, 37798, 41521, 42102, 44025, 52300, 54814, 56072, 56141, 77789, 84815, 85481. Numra me 6 shifra: 078248, 126551, 202809, 415210, 563591, 633325, 685668, 995232.

Dielli do favorizoje mirëqenien dhe ngrohtësinë ne jetën tuaj ne çift. Nga ana tjetër do jeni edhe me te kthjellet pe rate qe duhet te bëni ne lidhjen e krijuar. Beqaret do kenë disa takime, por ende nuk do përballen me princin e tyre te kaltër. Ne planinfinanciarkaardhurkohatemerrnimasa strikte qe buxheti te mos ketë probleme. Do jete e vështirë, por ju mund t’ia dilni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite e bukur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet dhe mosmarrëveshje do marrin fund menjëherë dhe te dy me partnerin do filloni te thurni plane për te ardhmen.Beqaretdodëshpërohenedheme tepër kur te marrin vesh se personi qe pëlqejnë ka krijuar tashme një lidhje. Ketë periudhduhettëulnishpenzimetsameshume.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mundohuni ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Asnjërit prej jush nuk do i pëlqejnë te jetoje ne një mjedis tërësisht te qete dhe pa emocione. Beqaret ka mundësi te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën! Financat do kërkojnë me shume kujdes.

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta juaj ne çift do ketë gjate gjithë kohës mbështetjen e yjeve gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do kuptoheni edhe vetëm me një shikim. Beqaret duhet ta hapin zemrën nëse duan te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse keni për te humbur shumta te mëdha parash.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Konfigurimi i yjeve do jete mjaft negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate me partnerin tuaj dhe kjo do iu beje te ndiheni keq. Beqaret do jene me te vendosur për te bere për vete personin qe do pëlqejnë. Me pak durim do ia arrini qëllimit. Ne planin financiar duhet te mendoni edhe për te ardhmen , jo t’i shpenzoni te gjitha paratë ne një moment.

PESHQIT (20/II-19/III) Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete shume monotone gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Mos e lëshoni veten, por bëni gjithçka mundeni për ta ndryshuar situatën. Beqaret do jene shume kërkues dhe te pavendosur, prandaj dhe sot do mbeten vetëm. fati nuk do jete me ju ne planin financiar, tregohuni vigjilente.

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

02.10.2013

Viti

15

Të thuash të vërtetën në kohën e mashtrimit universal, është një akt revolucionar.

510p.e.s

- George Orwell

Romakët përmbysin Tarquin-in, mbretin e fundit Tarquin Superbi, mbreti i shtatë dhe i fundit i Romës, u rrëzua nga një kryengritje popullore. Njerëzit ishin zemëruar nga akuzat se i biri Sextusi kishte përdhunuar një aristokrate, Lucretia-n. Tarquin, i njohur për egërsinë e tij, e kish sunduar Romën për më shumë se njëzet vjet pasi vrau mbretin paraardhës Servius Tullius dhe uzurpoi fronin e tij. Tarquin mund të ketë qenë me prejardhje nga etruskët, të cilët vinin nga zona që sot njihet si Toskana. Etruskët, në shumë mënyra më të përparuar se romakët në atë kohë, po e zgjeronin fuqinë e tyre

drejt jugut dhe mbishkrime etruske nga ajo periudhë janë gjetur në Romë. Nëse është kështu, kjo e shpjegon dhe faktin se pse Tarquin dhe paraardhësit e tij ishin kaq të urryer. Sapo Tarquin (dhe Sextus i cili u kap dhe u vra) kishin ikur nga Roma, thuhet se Lars Porsena, mbret i qytetit etrusk Clusium, u përpoq të merrte qytetin por u zmbraps nga trimëria e romakëve të udhëhequr nga Horatisu Cocles, i cili vdiq ndërkohë që po përpiqej të pengonte etruskët të kalonin urën e lumit Tiber. Pas më shumë se 200 vitesh monarki romakët vendosën se ishte koha që të qeverisnin veten. Dy

burra të njohur si konsuj u zgjodhën nga senati (këshilli i pleqve që formalisht këshillonte mbretin) të vepronin si bashkëkryetarë të shtetit. Mandati i tyre zgjaste vetëm për një vit dhe secili prej tyre ishte në gjendje të vendoste veton për çdo veprim të tjetrit, kështu që fuqia e tyre ishte qëllimisht e kufizuar. Për romakët e kohëve më të vona përmbysja e monarkisë dhe themelimi i republikës romake ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e qytetit, duke shënuar fillimin e pavarësisë së Romës nga tirania dhe ngjitjen e saj drejt madhështisë së njëmendtë dhe jetëgjatë.

Blitz

Flickr

73

Për qind është rritja e numrit të rojeve private të sigurisë të punësuar në Europë që nga viti 2004.

25

Për qind më shumë është numri i rojeve private krahasuar me policinë në Europë.

-73

Ndryshimi në përqindje i numrit të emigrantëve që po futen në Shtetet e Bashkuara ilegalisht ndërmjet viteve 2006-2011.

20

Dollarë çmimi i një kalimi kufitar të simuluar në një park zbavitjeje në Hidalgo të Meksikës.

*Sipas Harper’s Index, Tetor 2013.

Titulli: në pritje të pronarit të ri Foto: The Sloths

Në Facebook

Jugosllavia e re nuk është aq ambicioze

Marsel Lela

Sa e shet frëngu pulën? Sokol Shameti

Shfuqizimi i vendimeve të qeverisë së shkuar për dhënien me koncesion apo privatizimin e disa pronave publike, po shfuqizohet nga vendimi pasues, për moszbatimin e ligjit të statusit të nëpunësit civil. Mesazhi që po merr publiku është i qartë: Edhe punësimet në administrate kjo qeveri i sheh si koncesione të dhëna nga qeveria e kaluar. Ajo po i pezullon këto “koncesione” për t’ua dhënë të vetëve. Kësisoj, po tradhton veten duke na treguar se çfarë do të ndodhë edhe me koncesionet e pezulluara të pronave. Kjo s’është qeverisje socialiste. Kjo quhet oligarki preferenciale. Irena Shabani

Gjithsesi kur të zhdoganoni grifshat mos i etiketoni si kafshë, grifsha është një zog i vogël zhurmëmadh e aq... (dëgjova drejtoreshën e re të doganave që i quante kafshë në një emision të Krastës).

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

MICHAEL MCKENNA

Gazeta Zëri publikoi një shkrimth të çuditshëm i cili paraqiti një sërë planesh* bashkëpunimi nën orientimin e BE-së, mes Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, dhe Kosovës që paraqesin një lloj formacioni të një “Jugosllavie të re”. Meqë mediat janë çfarë janë, karakterizimin e vrazhdë dhe sensacionalist e përcolli më vonë edhe Koha Ditore (e cila e botoi artikullin nën flamurin gjigant jugosllav), andaj mendojmë se tani është koha që t’i bashkohemi mediave kosovare dhe të japim edhe ne kontributin tonë: Kjo “Jugosllavi e Re” nuk shkon aspak larg. Lëshojani një sy njëherë. E vetmja shtesë këtu është Shqipëria, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë lënë të lira, si antilopat në shkretëtirë. Kështu s’bën. Ne propozojmë ripërfshirjen e këtyre dy shteteve rebele, aneksimin e shpejtë të Hungarisë (meqë edhe i adhurojmë vaskat termike), si dhe ndërhyrje në Greqi për t’i ndaluar së foluri. Si Fazë të Dytë, do të zgjerohemi në drejtim perëndimor kah Sicilia (meqë italianët vërtet nuk e duan), do ta grabisim Kanadën brenda një vikendi (pse, ç’do të bëjnë ata?), dhe do të hapim ambasadë në sheshin Gezi Park.

Në fund, do të krijojmë flamurin tonë të ri dhe emblemën e re, nën të cilin kombet e botës me kënaqësi do të mblidhen së bashku. Vetëm si ide shtesë, përkthimi i shpejtë me Google Translate i artikullit të Kohës Ditore nga shqipja në anglisht e shndërron fjalinë nga “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” në “gjashtëshkrepësi i Ballkanit Perëndimor”, me fjalë tjera, e shndërron në pistoletë gjigante. Pse të mos e lëmë kështu? * Ky Plan — ashtu siç është dhe minus elementet e zmadhuara të Zërit — paraqet propozimin për një varg iniciativash të harmonizuara të përpiluara me qëllim që të shtyjë përpara integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Europës dhe BE-së. Për momentin, plani përmban propozimin që Mali i Zi i ka parashtruar Bosnjës në muajin qershor, si dhe ca raporte të shpërndara dhe të paverifikuara të cilat japin sinjale se Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, mendon se e tërë kjo është ide fare e mirë. Në sytë e cilitdo vrojtuesi neutral, kjo është diçka e përkohshme, e turbullt dhe e zbehtë – nëse në fakt paraqet diçka me vlerë. Por, për ne që e kemi punë që njerëzve t’ua kthejmë sytë kah fjala e shkruar, kjo paraqet ardhjen e një Jugosllavie të dytë. Vendosni vetë. *Kosovo 2.0.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440

CMYK

16 02.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Tonin GJURAJ

SHEMBJA E IDHUJVE

BASHKËJETESA FETARE NGA POSHTË. RASTI I SHKODRËS

Një kërkim socioloogjik mbi arsyet e bashkëjetesës fetare në një qytet simbol të multifetarizmit si Shkodra. Cili është raporti mes aksionit të hiearkisë fetare në këtë lokalitet dhe sjelljes së pjesëtarëve të komuniteteve fetare në bazë. Ja studimi doktoral i Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj me parathënie të akademik Albert Dojes. Promovimi po ashtu, në kuadrin e kolanës së re të UetPress “Thesis” doktoraturave të pedagogëve të UET, ANILDA BOZDO, ELVIN MEKA, NEVILA XHINDI, TOMI TRESKA dhe EDLIRA GJURAJ.

PROMOVIMI I KOLANËS “THESIS” BËHET DITËN E MARTË, 1 TETOR 2013, ORA 18:00 NË HOLLIN E UET


Mapo 2 tetor ok