Gazeta Mapo

Page 4

4

në fokus

ngjarje e ditës

Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, analizon fushatën e deritanishme dhe shprehet se kjo forcë politike do të shumëfishojë rezultatin më 23 qershor

Petrit Vasili: Kryeministrin e ri do e vendosë vota e popullit “Në mënyrë absolute, fatin e çdo partie dhe çdo politikani e vendos vota e popullit. Vota e popullit në mënyrë të drejtë do përcaktojë dhe fituesin, dhe humbësin e zgjedhjeve”. Intervistoi Fejzi Braushi

N

umri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është optimist se LSI në zgjedhjet e 23 qershorit do shumëfishojë rezultatin e saj sa i përket përfaqësimit në Kuvend, në krahasim me atë që ajo përfaqësohet aktualisht. Duke komentuar debatin mbi emrin e kryeministrit të ardhshëm, nëse opozita fiton zgjedhjet, ai thekson se në çdo demokraci fituesin dhe humbësin e zgjedhjeve e vendos populli. Nga ana tjetër, ai është i bindur se kandidimet e Priftit dhe Malajt si të pavarur dhe Dukës nën siglën e PR-së, nuk do kenë ndikim në rezultat. Zoti Vasili, megjithëse fushata ende nuk ka filluar ligjërisht, faktikisht partitë kryesore e kanë nisur atë. Nga ajo që keni parë, si do ta vlerësonit fushatën e bërë deri më tani, të paktën nga aktorët kryesorë? Mendoj që është një fushatë e cila ka filluar prej muajsh, pavarësisht se jo zyrtarisht. Në mënyrë të veçantë kryeministri ka kohë që është në fushatë dhe nuk është në qeverisje dhe kjo është evidente. Ndërkohë që edhe partitë e tjera kanë ecur edhe ato në rrugën e tyre të bërjes së një fushate sa më intensive. Besoj se deri tani është një fushatë me intensitet të lartë dhe ku për t’u evidentuar është gjuha e kryeministrit dhe qeverisë, që është jashtë vendit dhe kohës. Kjo, qoftë sa i përket zhargonit të përdorur, qoftë logjikës së dobët. Ndërkohë që LSI vjen shumë e qartë në mënyrën sesi e ka orientuar fushatën e saj, duke vënë në fokus punësimin dhe ekonominë. Me këto ajo beson se i ka vënë gishtin plagës. Kjo pasi sot Shqipëria është në krizë ekonomike dhe kjo është evidente për të gjithë. Ka një varfëri që natyrisht, nga zyrat shumë komode qeveritare nuk mund të shikohet, por nga ajo që prekim dhe shohim çdo ditë me sytë tanë, varfëria në vende të caktuara është rrëqethëse. Ndaj besoj se LSI, duke u dhënë përgjigje këtyre çështjeve të mëdha, orienton atë që do të jetë veprimi i nesërm i qeverisjes për ekonominë dhe punësimin. Por, pavarësisht se janë 8 vite qeverisjeje nga e djathta, shohim që sheshet e mitingjeve të PD-së janë sërish plot dhe me entuziazëm... Besoj që është një argument shumë i konsumuar ky i shesheve zyrtare të PD-së. I quaj zyrtare, administrativeqeveritare, sepse nuk janë sheshe të vërteta. Nuk kemi asnjë lloj xhelozie për këtë gjë. Besoj se LSI ka provuar

që me pak muaj jetë më 2005-ën ka mbushur sheshin “Skënderbej”. Ndaj nuk provojmë asnjë lloj ndjenje rivaliteti në këtë çështje. Sheshet që mbushen me apel, e-mail-et komprometuese pa fund drejtuar nëpunësve, njerëzit që kanë marrë paralajmërim për pushim nga puna, mijëra fëmijë shkollash, administrata të boshatisura, janë një pamje qesharake që flasin vetë sesi mbushen ato mitingje. Megjithatë, dua të kujtoj këtu se të gjithë ne kemi parë në vitin ‘94 sheshet e mbushura plot gjatë fushatës për referendumin dhe në fund pamë rezultatin tmerrësisht katastrofik për PDnë. Besoj se jemi në të njëjtën situatë. Ju kandidoni në qarkun e Fierit. Dy ditë më parë është bërë dhe prezantimi i kandidatëve në këtë qark, ku u duk një mbështetje masive në shesh. Ndaj doja të pyesja se cilat janë objektivat e LSI-së në këtë qark? Po punojmë fort për të maksimizuar çdo votë dhe sigurisht, jo pretendimet, por objektivat tona janë të forta, sepse mbështetja jonë në qarkun e Fierit është e jashtëzakonshme. Sigurisht, mitingu i së hënës ishte një evidentim spektakolar i këtij riafirmimi të LSI-së. Një riafirmim, që besoj se nuk ka nevojë për komente, pasi ajo që u pa flet vetë. Këtë nuk e them sepse jemi në një moment elektoral dhe se dua të frymëzoja njerëzit, por se kjo tregon atë që qytetarët duan, sepse në fund të fundit një parti opozitare nuk mund të sjellë qytetarë me zor në shesh, sepse nuk ka nëpunës, aq më shumë LSI-ja përballë një lufte të egër të PD-së. Praktikisht nuk ka më asnjë njeri të LSI-së në detyrat shtetërore. Siç e dini nuk, janë kursyer edhe profesionet më të zakonshme, si sanitar, punonjës të tretë etj. Pra kurrkush. Furisë së dëshpërimit të humbjes së PD-së nuk i shpëton asnjë. Megjithatë, njerëzit, siç dhe u pa, ishin goxha entuziastë. Bazuar mbi këto edhe objektivat tona do jenë serioze dhe të forta, duke realizuar një fitore të rëndësishme të LSI-së dhe të opozitës në qarkun e Fierit. Do ketë ndikim kandidimi i Dritan Priftit si i pavarur në këtë qark, që opozita të ruajë 10 mandatet që ka dhe aktualisht? S’më thotë asgjë ky emër. Nuk shihni asnjë lloj efekti negativ? Nuk më thotë asgjë, jo vetëm mua, por edhe gjithë qytetarëve të qarkut të Fierit. Nuk ka vota të tepërta qarku i Fierit për t’i shpërdoruar për gjëra të tilla. Meqë jemi te kandidatët e pavarur, doja t’ju pyesja, po kandidimi i Malajt në Vlorë ka ndikim negativ

Zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Unë jam me prejardhje nga Vlora dhe nuk shoh ndonjë problem. Problemi në këtë rast ishte më tepër i etikës politike, sepse në fund të fundit zoti Malaj është njeri prej vitesh i së majtës, ka qenë gjithmonë pjesë e kandidimeve të së majtës. E majta Vlorën e ka respektuar së tepërmi, dhe unë kam provuar kënaqësi si vlonjat që kryetari i PS-së kandidon atje.

për opozitën, bëhet fjalë në mandate? Unë jam me prejardhje nga Vlora dhe nuk shoh ndonjë problem. Problemi në këtë rast ishte më tepër i etikës politike, sepse në fund të fundit zoti Malaj është njeri prej vitesh i së majtës, ka qenë gjithmonë pjesë e kandidimeve të së majtës. E majta Vlorën e ka respektuar së tepërmi, dhe unë kam provuar kënaqësi si vlonjat që kryetari i PS-së kandidon atje. Besoj se në këtë rast, bërja pjesë e skuadrës së kandidatëve është një mesazh pozitiv që i jepet Vlorës dhe të ardhmes së saj. Kështu që besoj që logjika e arsyeshme është që zoti Malaj i zgjidh vetë punët e tij, se është një politikanë i vjetër jo në moshë, por në përvojë, dhe sigurisht që di vetë ç’bën. Por qenia pjesë e ekipit të së majtës do ishte një normalitet dhe bërja pjesë nuk do ishte as cenim krenarie apo humbje. Do ishte një afirmim i një pjekurie të një politikani që ka milituar në të majtë prej vitesh. Përveç atyre që kandidojnë si të pavarur, kemi dhe një rast tjetër më ekstrem, siç është i Dukës në Durrës, që nga e majta kandidon për të djathtën. Dhe këtu efekti i votave që merr ai, është dyfish negativ për të majtën. Ky rast, a përbën shqetësim për rezultatin? Sot bëhet fjalë për një frymë të madhe popullore, që duket qartë që nuk ka hezitime në mbështetjen e saj për rrotacionin politik. Nuk është thjesht rrotacion politik, por është një rrotacion që krijon një frymë të re pas një skllavizimi dhe humbjes së çdo sensi realiteti nga qeverisja aktuale. Pra është një qeverisje që i ka mbaruar ditët dhe populli s’mund të presë që kjo qeverisje të japë dhe grahmën e fundit, pasi ai e di se e paguan ai vetë faturën. Këtë vullnet të jashtëzakonshëm për ndryshim nuk mund ta modifikojë asnjë lloj takticizmi politik, një kandidim i pavarur, apo një gjë e tillë. Këtu bëhet fjalë për një frymë plebishitare ndryshimi, e cila është e pamodifikueshme nga asnjë lloj faktori. Sa mandate pretendon të marrë LSI në gjithë territorin? Unë jam plotësisht i një mendjeje me zotin Meta kur thotë se do të ketë një shumëfishim të mandateve aktuale të LSI-së. Ky është një deklarim korrekt, i drejtë dhe që i përgjigjet realitetit të

zhvillimit të jashtëzakonshëm pozitiv të LSI-së. A pajtoheni ju me deklaratën e zotit Naço se, Meta është kandidat për kryeministër të ardhshëm të vendit pas zg jedhjeve të 23 qershorit? Sigurisht që duke patur një fushatë të jashtëzakonshme të LSI-së në gjithë territorin, që nga Shkodra, Berati, Fieri, Pogradeci, pra ku kanë qenë disa aktivitete të spikatura, besoj se ka kaq shumë lëndë të parë të një LSI-je që shkëlqen, saqë ky skupi i këtyre ditëve të nxehta me të cilin po merret kaq shumë media është shumë i vogël, me gjithë atë që bën LSI. Sot kemi një LSI të jashtëzakonshme që udhëhiqet nga Ilir Meta, që po realizon një kontribut të jashtëzakonshëm për rrotacionin, i cili do ishte i pamundur pa LSI-në. Dhe ne jemi të sigurt që në 24 qershor do kemi një të majtë në pushtet dhe një kryeministër aktual që s’do jetë më në atë karrige. Nga ajo që shprehni ju, por edhe vetë zoti Meta dy ditë më parë, del se ju nuk e përjashtoni mundësin që kreu i LSI-së është kandidat për kryeministër… Ne jemi, Zoti mbi të gjithë, në krye të punëve që t’i japim atë afirmim LSIsë që i takon dhe njëkohësisht që t’i japim fitoren LSI-së dhe së majtës, se shqiptarët këtë presin me padurim. Ata do votojnë në radhë të parë për të larguar këtë pushtet të konsumuar dhe që tallet me njerëzit dhe për afirmimin e së majtës që ka munguar prej vitesh. Këtë përgjigje presin qytetarët nga ne dhe ne këtë do ua japim, dhe nga kjo nuk mund të shfokusohemi nga asnjë lloj skupi. Gjithsesi, qytetarët votojnë edhe për kryeministrin që do t’i qeverisë. Por, a duhet të jetë ky produkt i një marrëveshjeje mes dy forcave kryesore të opozitës, apo do jetë produkt i verdiktit të qytetarëve se cilën parti do të votojë më shumë? Në mënyrë absolute, fatin e çdo partie dhe çdo politikani e vendos vota e popullit. Vota e popullit në mënyrë të drejtë do përcaktojë dhe fituesin, dhe humbësin e zgjedhjeve. Në radhë të parë, ne sot jemi për të mos u shpërqendruar nga çështja themelore, pra fitorja e LSI-së dhe e së majtës për të larguar këtë pushtet. Çdo shfokusim nga kjo do ishte dëmsjellës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.