Gazeta Mapo

Page 7

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

19.04.2013

7

Ngjarja mësohet se ka ndodhur katër ditë më parë, kur 31-vjeçari ka qëndruar në radhë me të moshuarit, me pretekstin se po merrte pensionin e një të afërmi të tij

shkurt Një greke kapet me hashash në Kakavijë Një shtetase greke është ndaluar nga blutë e Kakavijës në tentativë për të trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë me marijuanë. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare, një shtetase greke që udhëtonte nga Saranda në drejtim të Greqisë u ndalua në doganë, pasi dyshohej se në automjetin “Hundai” me targa greke TKZ 58 48, kishte bimë narkotike. Gjatë kontrollit në brendësi të derës së shoferit, policia ka evidentuar një pako të mbështjellë me letër natriban, e mbushur me lëndë narkotike marijuanë. Në këtë situatë, Policia Kufitare ka bërë menjëherë bllokimin e drejtueses së automjetit dhe ka lajmëruar grupin hetimor si dhe specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shtetasja nga Larisa është shoqëruar në ambientet e policisë, ku edhe është marrë në pyetje. Pas hetimeve të kryera është realizuar arrestimi i Dhimitra Tulikas, e datëlindjes 1964, lindur dhe banuese në Larisa të Greqisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pakua me lëndë narkotike si dhe automjeti. Materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Bledi Shehu

Kurth vjedhjeje me ilaç gjumi, arrestohet 31-vjeçari nga Tirana Dy pensionistë, një taksist dhe një picier kanë rënë në kurthin e një 31-vjeçari, që i drogonte me ilaç gjumi e më pas u merrte paratë. Policia arreston Florenc Burrin dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin Dashamir Biçaku Tiranë Vjedhje me ilaç gjumi! Kjo

ishte metoda e ndjekur nga një hajdut në Tiranë, i cili është arrestuar dje nga Komisariati Nr.2 i Policisë. Mënyra e pazakontë e vjedhjeve u zbulua nga hetuesit, pas denoncimeve të mbërritura nga disa qytetarë të dëmtuar nëpërmjet kësaj forme. Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së Komisariatit Nr.2 në kryeqytet, që thanë se kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur një të dytë në kërkim. Sipas policisë, të dyshuarit ftonin persona të ndryshëm, të cilët i takonin rastësisht për t’i qerasur dhe pasi iu hidhnin në gotë ilaç gjumi, u vidhnin paratë dhe sendet me vlerë. Florenc Burri quhet i arrestuari, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Burimet e policisë thanë se kanë marrë 3 denoncime deri më tani, por dyshohet se numri i të mashtruarve është shumë më i madh. Sipas këtyre burimeve, ka informacione

dhe të dhëna edhe për shumë raste të tjera të cilat nuk janë denoncuar nga të dëmtuarit për motive të ndryshme. Ngjarja e parë e regjistruar dhe e dokumentuar nga policia i përket dy pensionistëve nga Tirana, të cilët prisnin në radhë për të marrë paratë e pensionit në një filial poste. Ngjarja mësohet se ka ndodhur katër ditë më parë, kur 31-vjeçari ka qëndruar në radhë me të moshuarit, me pretekstin se po merrte pensionin e një të afërmi të tij. Ndërsa qëndronte në radhë, hajduti shikonte dhe zgjidhte se cilët do të ishin personat që do të bastiste. Personi i arrestuar qëndroi në radhë dhe ftoi dy pensionistë për të pirë diçka freskuese në një lokal aty pranë tyre. Sipas policisë, ai kishte shkuar vetë në banak për të marrë pijet, të cilat edhe pse të hapura, nuk kanë ngjallur dyshime tek të moshuarit. Menjëherë pas pijes ata janë përgjumur dhe kur janë zgjuar, nuk kanë gjetur portofolat dhe sendet perso-

nale. Menjëherë pas këtij rasti, të moshuarit denoncuan në Komisariatin Nr.2, ndërsa policia nisi hetimet. Rasti i dytë i përket një taksisti pranë stadiumit “Dinamo”. Pasi kanë bërë pak rrugë bashkë, 31-vjeçari i ka kërkuar të ndalë dhe

Personi i arrestuar qëndroi në radhë dhe ftoi dy pensionistë për të pirë diçka freskuese në një lokal aty pranë tyre. Sipas policisë, ai kishte shkuar vetë në banak për të marrë pijet, të cilat edhe pse të hapura, nuk kanë ngjallur dyshime tek të moshuarit. Menjëherë pas pijes ata janë përgjumur dhe kur janë zgjuar, nuk kanë gjetur portofolat dhe sendet personale.

Vrasja e Vodhinës, autorët lihen në burg

të presin një person tjetër që do vinte me ta. Nga çanta ka nxjerrë një kanaçe me pije energjike dhe e ka hapur. Më pas ia ka ofruar shoferit, i cili nga ana e tij e ka pirë. “Taksisti humbi ndjenjat dhe kur është përmendur ka parë se i mungonin 90 mijë lekë të reja, ora e dorës, unaza, byzylyku dhe katër telefona’, - tha për MAPO-n një nga hetuesit. Po ashtu edhe taksisti denoncoi vjedhjen në Komisariatin e Policisë Nr.2. Ndërkaq një rast tjetër për të cilin hetuesit akuzojnë 31-vjeçarin Florenc Burri është ai i vjedhjes së një picieri, të cilit iu deshën 24 orë në spital për të dalë nga gjendja pas konsumimit të ilaçit gjumësjellës. Një takim rastësor e ka ulur atë në kafe me hajdutin Burri, ndërsa më pas e ka parë veten në spital. Veç këtyre rasteve policia thotë se po verifikon disa raste të tjera për të cilat ka dyshime se autorësia është e njëjtë, ndërsa është në kërkim të bashkëpunëtorit të të arrestuarit.

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg dy të ndaluarit e dyshuar si autorë të ngjarjes së Vodhinës, ku gjatë një tentative për grabitjen e një banese humbi jetën edhe i zoti i shtëpisë. Sipas burimeve zyrtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, gjatë seancës trupi gjykues ka dhënë masën “burg pa afat” për 25-vjeçarin Adrian Qopekaj dhe Dashamir Kamon, 43 vjeç, të dy nga Libohova. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë, mbi 25vjeçarin Qopekaj rëndojnë edhe akuzat për “prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake”, si dhe për “vjedhje të kishave dhe bizneseve”. Të dy të akuzuarit u ndaluan nga policia e Gjirokastrës si autorët e dyshuar të tentativës së grabitjes së një shtëpie ne fshatin Vodhinë, Gjirokastër, ngjarje gjatë së cilës humbi jetën edhe i zoti i banesës ndërsa u përlesh fizikisht me të dy hajdutët. Bledi Shehu

Parcela hashashi në Lekbibaj, RENEA arreston Gjeloshin Tiranë RENEA arreston në kryeqytet Filip Gjeloshin me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike në Tropojë. Bashkë me të policia arrestoi edhe tre persona të tjerë të dyshuar për të njëjtën akuzë. Arrestimi i tij u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet një deklarate zyrtare. Mësohet se aksioni u realizua në fshehtësi në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Gjeloshi, 38 vjeç nga Tropoja, banues në Tiranë në rrugën “Siri Kodra” u arrestua nga efektivët e RENEA-s në kuadër të operacionit të koduar “PISHA”. Policia tha se për arrestimin e tij u ekzekutua një urdhër arresti i lëshuar nga Prokuroria e Tropojës, e cila e akuzon atë për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim. Përveç Gjeloshit, në pranga përfunduan edhe Nikollë Mulaj, 66 vjeç, Rinard Progni, 22 vjeç, Besnik

Mëshaj, 35 vjeç, të gjithë nga Tropoja. “Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur në kuadër të një procedimi penal të vitit 2012, nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal”,- tha Policia e Shtetit në një deklaratë të saj dje për mediat. Operacioni i koduar “Pishat” është fundi i një hetimi të shtrirë në harkun kohor të rreth 9 muajve. Sipas saj, këta persona janë autorët e dyshuar të kultivimit të një sasie të konsiderueshme të bimëve narkotike hashash në një sipërfaqe prej rreth 6 parcelash në komunën e Lekbibajt në Tropojë. “Filip Gjeloshi njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar disa herë për krime të rënda kundër personit dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit”, njoftoi policia më tej në

I arrestuari Filip Gjeloshi

deklaratë. Ndërkaq për personat e mësipërm Gjykata e rrethit të Tropojës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në sajë të materialeve dhe provave të grumbulluara gjatë këtij hetimi. Veç të arrestuarve të mësipërm policia tha se ka dyshime dhe po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal të mbjelljes e kultivimit të narkotikëve. Filip Gjeloshi është i njohur dhe i skeduar nga ana e policisë për një sërë krimesh që kanë të bëjnë me plagosje dhe tentativa vrasjeje dhe është dënuar disa herë për këto veprime. Ai u plagos në vitin 2011 nga persona të panjohur në rrugën “Siri Kodra” të kryeqytetit, pas një konflikti. Gjeloshit iu zu pritë në afërsi të shtëpisë së tij dhe u qëllua me armë. Pavarësisht plagëve të marra, Gjeloshi arriti të shpëtonte mrekullisht nga ky atentat. D.Biçaku


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.